Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/13

Pushohet nga puna se kishte trup me forma provokuese


Auren Odes është një vajzë 29 vjeçare që u pushua nga punëdhënësi i saj me besim ortodoks për shkak se format e saj trupore ishin mjaft provokuese për ambientin e punës. “Ne nuk duhet të paragjykohemi nga madhësia e gjoksit tonë apo format e trupit”, është shprehur Lauren. Avokatja e Odes, një juriste e famshme, Gloria Allred, tha se ajo ka paraqitur një ankesë për diskriminim gjinor dhe fetar në Komisionin e Shanseve të Barabarta në New York, transmeton Lajmeshqip. Odes tha se pronarët e bënë të ndihet shumë keq pasi sipas saj e ndjente se veshjet i kishte të përshtatshme. Lauren është ankuar se është ndjerë shumë keq nga eprorët e saj, pasi sipas saj veshjet ishin mjaft të përshtatshme për ambientin e punës. Odes ka treguar se në Prill dhe në vazhdim i ishte kërkuar që të vishej më thjeshtë dhe gjoksin ta mbulonte që të dukej sa më i vogël. “Kjo eksperiencë ka qenë e tmerrshme për mua. Unë e dua modën por nuk mendoj se gratë duhen trajtuar në këtë mënyrë. Punëdhënësi nuk mund të më imponojë mua besimet fetare”, është shprehur ajo. Ndërkohë, kompania në fjalë nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me ngjarjen.

Aktori i madh Al Pacino ka rrenje shqiptare?


Duke ju referuar faqes “online”, wiki.answers, që përgjigjet saktë në çdo pyetje që i bëhet, nëse bën pyetjen, ‘Al Pacino a ka origjinë shqiptare?’, përgjigja që merr është: Alfonso Pacino është shqiptar. Famija e tij është me origjinë nga Kruja, qytet në qendër të Shqipërisë. Qindra e mijëra shqiptarë lanë Shqipërinë mes viteve 1571 – 1912, për t’i shpëtuar ofensivave të perandorisë Osmane të asaj kohe. Ishin kryesisht katolikët shqiptarë. Një shifër e përafërt e shqiptarëve që lëshuan Shqipërinë është 1.2 milionë. Mbiemri Pacino në shqip është Pacini. 


Emri i plotë në shqip i aktorit me famë botërore është Alfons Pacini.Qeveria italiane e asaj kohe detyroi shqiptarët e ardhur në Itali që të jetojnë në Jugun e Italisë, në rajonet e Kalabrisë, Puljas, Aleksandrisë, Sicilisë dhe Napolit, në periudhën e viteve 1621 – 1913 të përshtasin emrat dhe mbiemrat. Prandaj, emrat e komunitetit shqiptar që jetuan në Jugun e Italisë u ndryshuan në mënyrë që Italia të jetë e bashkuar në një, pa dallime etnike.Shumë familje ndryshuan mbiemrat e tyre duke shtuar “O” në fund ose duke ndryshuar rrënjësisht mbiemrat e tyre, nga shqiptarë në italianë. Të dhënat në Shqipëri tregojnë se më 23 Tetor 1801, 203 shqiptarë nga rajoni i Pac, Krujë, lëshuan Shqipërinë nga porti i Durrësit për të marrë rrugë drejt Jugut të Italisë. 
 

Propozimi i veçantë për martesë

Amerikania Teresa Elsey ka dalë nga shtëpia duke menduar se kjo është një ditë e zakonshme. Asaj as që i ka shkuar mendja se e pret befasia e jetës. I dashuri i saj Jack vendosi që atë ditë ta kërkojë dorën e saj në mënyrë të pazakontë. Ai arriti të bindte të huajt që një nga një t’ia dhurojnë lulet në rrugë. Jack dhe Teresa atë ditë u pajtuan për të shkuar në drekë në Muzeun e Arteve Moderne, ndërsa në rrugë i ka pritur një grup i “operativëve” që dhuronin lule. Në video shihen marrëveshjet e tyre për koordinimin e dorëzimit. Ndërsa, është interesante se lulen e parë ajo e refuzoi. Duke u afruar afër Muzeut, atëherë u afrua turma e të panjohurve me lule. Jack e shfrytëzoi tollovinë që të ndërronte rrobat e të dilte me kostum. Teresa ishte e hutuar, ndërsa kur Jack u gjunjëzua dhe e pyeti nëse do të martohej me të, ajo tha: "Sigurisht". Akti i propozimit të martesës u shoqërua me muzikë dhe turma e të huajve uroi të fejuarit me duartrokitje

Vogelushi kap prinderit duke bere seks, por...

Mund të jetë tepër traumatizuese për një fëmijë, nëse hyn në dhomën e prindërve, kur ata janë duke bërë seks. Po ç'mund të bëjë për të qetësuar veten fëmija, pas një skene të tillë? Këtë problem duket se e ka zgjidhur paksa çuditshëm spoti që i bën reklamë "Ragu", një salce të kuqe. Për më shumë mund të ndiqni videon kurioze që jep mesazhin: "Një dite të vështirë të fëmijërisë tuaj i duhet salca më e pëlqyer amerikane". Po se ku është lidhja me seksit dhe salcës, vërtet duket fare e pakuptimë.

Criss Angel ndan pergjysem nje femer!



    Kim Kardashian ka kryer marredhenie me dy veta njekohesisht?

    Vajza i shpëton vdekjes

    Kamerat e sigurisë kanë arritur të xhirojnë një vajzë të vogël, e cila me fat të madh i është shmangur vdekjes. Vajza ka rënë nga motoçikleta e prindit të saj dhe për pak sa nuk është shkelur nga një automjet që ishte pranë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Jinhua në provincën kineze Zhejiang, ndërsa fëmija ka pësuar lëndime të lehta

    Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

        Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...