Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/13

Pushohet nga puna se kishte trup me forma provokuese


Auren Odes është një vajzë 29 vjeçare që u pushua nga punëdhënësi i saj me besim ortodoks për shkak se format e saj trupore ishin mjaft provokuese për ambientin e punës. “Ne nuk duhet të paragjykohemi nga madhësia e gjoksit tonë apo format e trupit”, është shprehur Lauren. Avokatja e Odes, një juriste e famshme, Gloria Allred, tha se ajo ka paraqitur një ankesë për diskriminim gjinor dhe fetar në Komisionin e Shanseve të Barabarta në New York, transmeton Lajmeshqip. Odes tha se pronarët e bënë të ndihet shumë keq pasi sipas saj e ndjente se veshjet i kishte të përshtatshme. Lauren është ankuar se është ndjerë shumë keq nga eprorët e saj, pasi sipas saj veshjet ishin mjaft të përshtatshme për ambientin e punës. Odes ka treguar se në Prill dhe në vazhdim i ishte kërkuar që të vishej më thjeshtë dhe gjoksin ta mbulonte që të dukej sa më i vogël. “Kjo eksperiencë ka qenë e tmerrshme për mua. Unë e dua modën por nuk mendoj se gratë duhen trajtuar në këtë mënyrë. Punëdhënësi nuk mund të më imponojë mua besimet fetare”, është shprehur ajo. Ndërkohë, kompania në fjalë nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me ngjarjen.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...