Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/10

Botuesit kosovarë në Panairin e Frankfurtit



Slogani i firmës më të madhe në botë për këtë vit është "Rimendoni, rinovohuni", kurse misafirja i nderit është Islanda, vend ku lexohen me shumë libra dhe ku çdo personi i takojnë më shumë libra.



Edhe tema kryesore e Turqisë, gjithashtu ëshzë viti i 50-të i emigrimit në Gjermani...
Nëpër aktivitete do të flasin dhe do të shprehin opinionet e tyre shkrimtarë, gazetarë dhe artistë nga Turqia në shumë tema si emigrimi, arti, letërsia, dhe gjuha turke.
Në stendën e Turqisë, përveç të tjerave është edhe TEDA, "Projekti për mbështetjen e përkthimit dhe publikimit".


Në Frankfurt u hap të mërkurën Panari i Librit , që është edhe më i madhi në botë.Në të marrin pjesë rreth 7000 mijë ekspozues që prezantojnë 400 000 libra.



Por pa hapur ende dyert panairi shkaktoi zhurmë me zgjedhjen e Kinës si të ftuarën e nderit.Çdo vit panairi i Librit në Frankfurt zgjedh një temë speciale dhe këtë vit kjo është Kina.

Nga botuesit e Kosovës, me botime të prezantuara shquhen Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës,  Instituti Albanologjik, “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Dija”, “Drita”, “Dukagjini”, “Mendimi Pozitiv”, “Pa”, “Rugova Art”, “Titanik”, “Zëri”, etj., gjithsej 25.

Panairi i Librit në Frankfurt. 
Qindra botues dhe tregtarë të librit nga Kina marrin pjesë në këtë eveniment pesëditor, përmes prezantimit të letërsisë dhe kulturës së vendit.Zgjedhja e Kinës si e ftuar nderi ka shkaktuar kritika nga grupet për të drejtat e njeriut që i akuzojnë autoritetet në Pekin se kufizojnë lirinë në literaturë.Zëvendëspresidenti i Kinës, Xi Jinping mori pjesë në hapjen zyrtare të panairit.Ai tha se vendi i tij ishte i hapur ndaj elementeve prej jashtë, por vetëm mbi bazat kulturore të Kinës.

image de l'article
Kancelarja Merkel premtoi se në bisedimet e saj me zyrtarin kinez nuk do të kishte tabu.

Ky parim, tha ajo, ishte thelbi i lirisë së shprehjes.Jo të gjitha prezantimet janë sanksionuar nga Pekini.

Disidentëve dhe kritikëve kinezë u është dhënë hapësirë për të eskpozuar punët e tyre.



Sot u hap panairi i 63-të i librit i Frankfurtit, më i madhi i tillë në botë me pjesëmarrje të më se 7.000 botuesve nga 100 shtete të botës.
Mysafire nderi është Zelanda e Re, e cila prezanton të arriturat e këtij shteti nëfushën e librit. Mbi 3.200 aktivitete janë paraparë gjatë katër ditëve sa zgjat panairi.


Kosova,  me traditë të mirë prezantimi merr pjesë me një stendë më të madhe se herave tjera, por edhe të disenjuar estetikisht, që po bie në sy të vizitorëve dhe botuesve të shumtë tëpranishëm qënga orët e para.
Simbolet shtetërore, fotografi artistike të personaliteteve të shtetbërjes dhe letërsisë, emrat e botuesve më të mirë që ka Kosova, më se 200 tituj të ekspozuar janë veçantitë e stendës së Kosovës, e organizuar nga stafi i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, bartëse e këtij aktiviteti.

Duke qenë se viti 2012 shënon edhe 100-vjetorin e shtetit shqiptar, Shoqata e Botuesve e Kosovës dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë (e Shqipërisë) janë bashkë, duke shënuar kështu, me praninë e tyre kombëtare një kulturë, një frymë, një letërsi. Stenda është vërtet impresive dhe paraqet njëhap para drejt integrimeve gjithëshqiptare jo vetëm në fushën e librit, të kulturës, por edhe më gjerë.

Foto
Nga botuesit e Kosovës, me botime të prezantuara shquhen Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës,  Instituti Albanologjik, “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Dija”, “Drita”, “Dukagjini”, “Mendimi Pozitiv”, “Pa”, “Rugova Art”, “Titanik”, “Zëri”, etj., gjithsej 25.

Hapet Panairi i 63-të i Librit në Frankfurt
 Në listën e shtëpive botuese është edhe Botimet KOHA. “Lakorja e Ik’sit” e Eqrem Bashës, “Autobiografia” e Vanessa Redgrave, “Arbën Xhaferi rrëfen - Në Tetovë, në kërkim të kuptimit”” i Enver Robellit, “Pararendësi” i Idriz Ajetit, “Libri i fluturave” i Veton Surroit, “Ithtarët e librit” i Zakarija Karabell, trilogjia e Blerim Shalës “Libri i fitores”, janë disa nga titujt që do të prezantohen atje. Edhe “Lum lumi” i Ali Podrimjes, të cilin KOHA e ka ribotuar së fundmi në ditëlindjen e autorit të ndjerë, është në listën e Botimet KOHA.


PAGESA E STEDES është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, por qeveria ka mundur të bëjë më shumë për të pasur aktivitete me shkrimtarë, bashkatdhetarë, media e të tjera, një rast që nuk do të duhej lëshuar, sidomos sa i përket aktivitetit diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Diasporës, Ministrisë së Integrimeve Europiane dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të cilat nuk iu janë përgjigjur kërkesës për mbështetje të Shoqatës së Botuesve të Kosovës për ta pasur Kosova edhe një dritare më shumë drejt afirmimit të plotë ndërkombëtar.



Vizitorët, megjithatë, mund të pajisen me katalogun e SHBK-së dhe të botuesve të tjerë, botimet e të cilëve krijojnë mozaikun e gjithë asaj që është arritur në Kosovë në fushën e librit.


E enjtja do të jetë njëra nga ditët më interesante, kur edhe do të dihet fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, ngjarje kjo që do reflektojë tek botuesi, shteti dhe kultura që do nderohet. Edhe shqiptarë kanë shpresat me Kadarenë, sikundër sirianët me Adonisin, izraelitët me Amos Oz, amerikanët me Filip Rot etj.

F.B me agjencitë tjera informative shqiptare.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...