Pse femrat beqare ndizen pas meshkujve të martuar

Mes një mashkulli të lirë dhe tërheqës dhe atij të martuar, disa femra do ta bëni zgjedhjen e dytë. E për një gjë të tillë, ato kanë arsyet e veta, të tjerët pyesin, pse?

Se meshkujt e martuar janë më tërheqës për femrat beqare, kanë treguar hulumtime të ndryshme, ndërsa si arsye është fakti se pasi tashmë është i martuar, do të thotë se në pyetje është një mashkull që edhe femrat e tjera e dëshirojnë dhe posedon shumë vlera, pasi tjetra tashmë e ka ‘grabitur’.

Le të jetë si të jetë, nuk është në pyetje vetëm të qenit tërheqës, marrë parasysh numrin e madh të meshkujve të lirë dhe tërheqës. Ja disa prej arsyeve.

Sfida

Për disa femra është sfidë e vërtetë pushtimi i një mashkulli të zënë, i cili shkaku i tyre do të braktiste gruan dhe fëmijët dhe që do të shkelte betimet e martesës.

Meshkujt e martuar janë më ‘burra’

Vetë fakti se një femër ka vendosur që të lidhë kurorë me një mashkull, tregon shumë për atë mashkull. Femrave të lira u intereson ta dinë se për çfarë mashkulli bëhet fjalë këtu dhe vendosin ta ‘hulumtojnë’.

Në krahasim me meshkujt e vetmuar, meshkujt e martuar janë më intim. Për faktin se janë të martuar disa femrave u mjafton se ata meshkuj janë të aftë në dashuri, vëmendje, intimitet që për to mjafton t’i dëshirojnë.

Tashmë ai është i martuar, e ajo nuk dëshiron martesë

Kjo arsye është më e thjeshtë, tërhiqen nga meshkujt e martuar ngase nuk duan martesë dhe obligime të ngjashme. Për disa femra kjo do të thotë se do të kenë një mashkull pjesë-pjesë, ngase ai duhet t’u kthehet gruas dhe fëmijëve. Këto momente tinëzare për to janë shumë të bukura

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)