2012-10-13

Freud, Sigmund (1856-1939)dhe luftërat e tij të brendshme


 Nga Flori Bruqi


Ka një pikë në të cilën të gjithë bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX




Sigmund Freud (Zigmund Frojd 1856 - 1939) lindi më 6 maj të vitit 1856 në Freiberg, një qytet në Mähren (Çekia e sotme).

Sigmund freud um 1905.jpg
Familja e tij i takonte kulturës hebraike në ketë qytet dhe ky ishte një nga 130 judenj në një qytet të banuar nga 4500 banorë. Frojdi filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotësoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në spitalin e Vjenës. Në vitin 1903 Frojdin e takojmë si profesor, pas 17 vitesh përvoje pune në profesion (koha normale ishte tetë vjet), ndërsa në vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt gjashtë fëmijë.

Teoria Froidiane.

Puna e parë e Frojdit në teorinë e psikoanalizes ishte ”Studie über Hysterie” të cilën e shkroi së bashku me kolegun e tij të punës Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libër u botua në vitin 1895, pra nëntë vite, pas hapjes së klinikës së tij private. Libri i parë të cilin ai e shkroi vetë ishte ”Traumdeutung” - "Ëndërrshpjegim" që doli në qarkullim në vitin 1899.

Në fillim më 1902 një grup studjuesish u interesua aq shumë rreth këtij libri saqë filluan të takohen me Freudin çdo javë në shtëpinë e tij për të diskutuar idenë e librit të ëndrrave dhe shkrimet e tjera në të.



Frojdi shkroi edhe një sasi të madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizën në fillim të vitit 1900. Në këtë kohë, ai ishte 40 vjeç, që zakonisht mendohej si një moshë produktive në bazat shoqërore.


Në vitin 1908 u formua shoqata e psikoanalistëve, ku në fakt, shumë studius të jashtëm udhëtonin shpesh në Vjenë për të studjuar tek Frojdi dhe për ketë edhe mori edhe shumë urime dhe premtime dhe komplimente.



Në vitin 1909 Frojdi u bë mjek nderi në Clark University në Amerikë dhe po në të njëjtin vit u mbajt edhe kongresi i parë mbi psikoanalizën në Salzburg të Austrisë. Frojdi u propozua edhe për marrjen e çmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumë, kontribuoi shumë dhe dha teori të rëndesishme, ai nuk e mori kurrë ketë çmim.

E bija e tij Anna Freud filloj që të shkojë së bashku me të nëpër seminare të ndryshme dhe e zëvendësonte edhe atë nganjëherë.



Anna e cila shkoj për analiza tek babai i saj dhe e studijoi psikoanalizen tek ai, ishte edhe si sekretare e tij, infermiere por edhe si kolege më e besuara e tij.

Skeda:Freud Sofa.JPG
Divani i Freudit

Përforcimi i nazistëve në Gjermani dhe përndjekja e judenjve krijoi një pasiguri tek Frojdi.



Në një bashkpunim të hershëm në lidhje me një libër Woodrow Wilson (kryetar i Amerikës) Frojd e njihte ambasadorin amerikan në Francë William Bullin dhe kishte marrëdhënje të mira me të, ky e ndihmoi Frojdin që të dalë në Angli për shkak të pasigurisë së tij në Gjermani, e gjithë kjo ndodhi në vitin 1938, kur ai kaloi në Angli.

Në vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetera operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri.


 Pak pasiqë ai mbërriti në Angli, dhimbjet e tij u rritën aq shumë saqë ndikuan që ai edhe e kërkoi nga mjeku që ti japë një sasi morfine vdekjeprurëse më 23 shtator të vitit 1939.

Kronologjia jetësore.

1860 - Vendosja e familes në Vjenë
1865 - Fillimi i Liceut
1873 - Fillimi i Universitetit
1873 - Udhëtim në Angli
1877 - Publikimi i parë shkencor
1878 - Sigismund ndryshon emrin në Sigmund
1876 - 1882 Punë kërkimore në laboratorin Brücke
1881 - Doktoratura në mjekësi


Nuk ka neutralë në luftën e Frojdit. Admirimi dhe lajkat në njërën anë; skepticizmi dhe përçmimi në anën tjetër. Nuk ka asnjë hiperbolë. Një psikoanalist që aktualisht po mundohet ta mbajë Frojdin në panteonin e heronjve kulturorë mund të kënaqet vetëm me kritika të pamëshirshme kundër atyre që e kalojnë jetën, duke e shfaqur Frojdin si një sharlatan.


Por, ka një pikë, në të cilën të dyja palët bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX. Vetë egërsia dhe qëndrueshmëria e diktatorëve të tij ishte një atribut i dhunshëm i faktit që idetë e Frojdit vazhdojnë të jenë në fuqi.


Nuk ka asgjë të re rreth këtyre konfrontimeve të acaruara; ata kanë ndjekur një pas një hapat e Frojdit, që kur zhvilloi vargun e tij të teorive, të cilat i quajti psikoanalizë.




Ideja e tij thelbësore, që të gjitha qeniet njerëzore janë të pajisura me të pavetëdijshmen ku potenca seksuale dhe agresive dhe mbrojtja kundër tyre ndeshen me njëri-tjetrin për epërsi sikur të jetonin pas shpinës së një personi, është parë nga disa njerëz si një nocion romantik i paprovuar shkencërisht.




Kundërshtimi i tij se, katalogu i sëmundjeve neurotike prej së cilave njerëzit janë shumë të prekshëm, është gati gjithmonë i lidhur me çrregullimet seksuale dhe se dëshira erotike nuk fillon në pubertet, por që në foshnjëri, është komentuar nga të respektueshmit si asgjë më shumë se një paturpësi.


Evokimi i tij dramatik i kompleksit universal të Edipit, në të cilin një djalë i vogël dashuron të ëmën dhe urren të atin, duket më shumë si një mendjemadhësi e thjeshtë se sa një tezë që ia vlen të studiohet shkencërisht nga psikologët.


Frojdi e përdori për herë të parë termin psikoanalizë në vitin 1896, kur kishte mbushur të dyzetat. Ai ishte drejtuar nga ambicia në fillim të karrierës së tij dhe ishte nxitur nga prindërit e tij të marrosur që ta mbivlerëzonte veten.


No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...