Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/12

Isniq 2012! Vendi ku do vendost shtatorja e Heroit ton Kombetar, Isa Boletini , me 12 tetor 2012 , e punuar nga skulptori Idriz Balani-Durres!..



Shkruan Flori Bruqi






“Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia”
Isa Boletini








Prej Gurit t'Boletinit në Mitrovicë, nëpër Podgurë t'Istogut e n'Lug t'Baranit e përpjetë Bjeshkëve të Nemuna deri te Huni i Maxhupit n'Roshkodol dhe Trekëndëshi Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi, është Isniqi .





Figura:Isa Boletini me trima.jpg





sa Boletini u lind në 15 janar 1864 në Boletin të Shalës, Mitrovicë, në kufi me Serbinë. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit.

Mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës. Turqit kërkonin shkatërrimin e Boletinëve dhe veçanërisht zhdukjen e Isës, pasi ata ishin kthyer në kundërshtarët kryesorë të pushtimit. Pikërisht një gjeneral turk, Dervish Pasha, shtypi popullin e krahinës dhe dogji kullën e parë të Boletinëve.

Armiqësia ndaj serbëve nis më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia. Pas Luftës së Parë Botërore turqit, të mbështetur nga serbët vendas sulmuan Boletinin, por nuk ja arritën qëllimit pasi ushtria turke thyhet. Kjo ngriti shumë reputacionin e Isa Boletinit dhe si rrjedhojë me të u bashkuan qindra shqiptarë të tjerë. Në të njëjtën kohë ai rindërtoi kullën si dhe shkollën shqipe, që ruhen edhe sot.

Duhet thënë se Isa Boletini ka qenë në krye të kryengritjeve shqiptare kundër serbo-malazezëve, por edhe turqve, nga viti 1901 deri në vitin 1912. Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve.

Në nëntor 1912, për ti shkuar në krah Ismail Qemalit, Isa Boletini i ndjekur nga serbo-malazezët e turqit, përmes një moti të ashpër, e shkurton në kohë rekord largësinë nga skaji më verior i banuar me shqiptarë, deri në Vlorë. Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke.
Më 1913 shkon në Londër si përfaqësues i Ushtrisë shqiptare. Në muzeun historik të Londrës gjendet një portret i tij i titulluar: Gjenerali me qeleshe të bardhë.











Më 1915 vihet në mbrojtje të qeverisë së Princ Vidit dhe me mbështetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmërinë e parë shqiptare


Më 1916 gjendet në Shkodër për të organizuar mbrojtjen nga malazezët, kohë kur sajohet edhe vrasja e tij.

Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, aktualisht i instaluar në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.



Kryeministri  shqiptar Prof.dr.Sali Berisha do të zhvillojë të premten, një vizitë në Gjakovë dhe në Deçan, në Kosovë.


 Kjo vizitë bëhet në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në të gjitha trevat shqiptare. Kryeministri Berisha sëbashku me autoritetet më të larta të Kosovës do të jetë i pranishëm në ceremonitë e vendosjes së shtatoreve të patriotëve shqiptarë në Gjakovë dhe Deçan.
Fillimisht, Kryeministri Berisha do të ndalet në komunën e Gjakovës, ku në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, të Kryeministrit Sali  Berisha dhe autoritete vendore do të zhvillohet ceremonia e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra, në qendër të këtij qyteti.
Më pas, Kryeministri do të vizitojë Deçanin.


 Kryeministri Berisha do të nderojë kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, do të bëjë një vizite në familjen Haradinaj, si dhe do të vendosë buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.
Kryeministri Sali Berisha do bëjë zbulimin e shtatores së heroit Isa Boletini në Isniq të Deçanit
Në një ceremoni të veçantë, Kryeministri Berisha do nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi.

Më pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi do të vazhdojnë në fshatin Isniq të Deçanit, ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Isa Boletini.
Në këto vizita, Kryeministri Berisha do t’i drejtohet me një fjalë qytetarëve të Gjakovës dhe Deçanit, ku do të shprehë ndjenjën e krenarisë dhe përuljes, në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, para kontributit të shquar she sakrificave të patriotëve shqiptarë, në ngjarjen më të madhe të historisë moderne shqiptare.


http://dir.groups.yahoo.com/group/cameria/message/2531

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...