Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, është zbuluar përmendorja e heroit Isa Boletini.Në fjalimin e tij Kryeminstri i Kosovës ndër të tjera tha:Është një kënaqësi e veçantë sot pas përpjekjeve njëshekullore që bashkërisht Prishtina dhe Tirana, Tetova dhe Presheva, shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të diasporës, kudo që jetojnë lirshëm, të tubohen në Isniq për të zbuluar monumentin e heroit të kombit, kolosit të lëvizjes kombëtare, Isa Boletini.
Ka qenë një rrugë e gjatë, një rrugëtim njëqind vjeçar për të ardhur në këtë ditë, që lirshëm të gjithë pa dallime të na bashkoi ideali i lirisë së shqiptarëve, ideali i bashkimit kombëtar, ideali i vlerave euroatlantike, që të jemi këtu bashkë për të kujtuar të kaluarën, por në të njëjtën kohë, për të marrë zotime edhe për të ardhmen.
Heroi i kombit, Isa Boletini, ishte gjithmonë aty ku e kërkonte koha, aty ku e kërkonte çështja kombëtare
Ishte gjithmonë pranë ideatorit dhe themeluesit të shtetit shqiptar, Hasan Prishtinës.
Ishte gjithmonë pranë njeriut që e shpalli pavarësinë e Shqipërisë, Ismail Qemajlit. Ai ishte gjithmonë në fushëbetejë, ishte në Boletin, në Drenicë, në Shalë, në Shqipëri, në Dukagjin, ishte aty ku zhvillohej beteja për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Isa Boletini luftoi për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve. Isa Boletini u lëndua në vitin 1912. Vetëm shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, në territorin që ekziston edhe sot, ishte lëndim i aspiratave të tij, Hasan Prishtinës, dhe të gjithë shqiptarëve që mbeten jashtë territoreve administrative të Shqipërisë aktuale. s
Por, nipat dhe mbesat e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, Isuf Gërvallës, Mehmet Graincës dhe të gjithë patriotëve të kombit nuk u ndalën. E konsoliduan shtetin e Shqipërisë, dhe vazhduan përpjekjet për lirinë e tyre.
Vazhduan përpjekje jo të lehta, njëshekullore për të ardhur përsëri tek aneksimi i Kosovës nga Serbia në vitin 1945, për të vazhduar me përpjekjet e njeriut, të simbolit të rezistencës kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, Adem Demaçi për liri dhe bashkim kombëtar, për të vazhduar me demonstratat e vitit 1968 për Kosovën Republikë.

Duhet t’i jemi mirënjohës gjithmonë shtetit shqiptar që e kultivoi frymën atdhetare në Kosovë, duke dërguar mësimdhënës, pedagog, dhe mbështetje të gjithanshme për të përgatitur kryengritjen studentore gjithë popullore të vitit 1981 përsëri për Kosovën Republikë.
Me gjithë brutalitetin serb, rezistenca vazhdoi, për të ardhur në vitet 1988-89, kur shqiptarët të parët në rajon i thanë “jo” komunizmit edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, dhe kudo që jetonin.
Shqipëria në vitin ’90-të u çlirua nga monizmi, ndërsa Kosova vazhdoj të mbetej nën sundimin serb.
Pra, ne i zhvillonim dy beteja, për çlirim, por edhe për demokratizim, se pa çlirim të Kosovës nuk mund të zhvillonim demokraci, prandaj edhe synimin, qëllimi dhe vizioni ynë ishte së pari liri, pastaj demokraci.

Djemtë dhe vajzat e Kosovës, të mbështetur fuqishëm në të gjitha aspektet nga Shqipëria dhe bota demokratike, treguan shembull në botën qytetarë ndaj Serbisë, dhe fituam mbështetjen ndërkombëtare, edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe të Bashkimit Evropian, për tu kurorëzuar në përpjekjen heroike, sublime, më madhore të kombit shqiptar, themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe fitoren e saj heroike dhe të gjithë popullit shqiptar, 10 qershor 1999-çlirimin e plotë të Kosovës.
Sot, jemi tubuar këtu në rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë. Këtij 100 vjetori i jep kuptim të plotë 5 vjetori i pavarësisë së Kosovës, i jep kuptim të plotë edhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Preshevë dhe në Mal të Zi. Kosova do të vazhdoj të shpreh interesimin legjitim për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon.
Kosova do të vazhdoj në përpjekjet e saj të sigurta për tu integruar në NATO dhe Bashkim Evropian.
Prandaj" sot jemi tubuar këtu të gjithë, si kurë ndonjëherë më parë, të bashkuar, për të respektuar jetën, veprën heroike të Isa Boletinit, por kjo nuk është vetëm vepra e heroit Boletini, kjo është historia e të gjithë shqiptarëve, historia 100 vjeçare e tyre për liri, për pavarësi, për demokratizim dhe integrime.

Prandaj, jemi të sigurt në rrugën tonë, se shqiptarët do të jetojnë të bashkuar në familjen e madhe evropiane"tha Kryeminstri i Kosovës Hashim Thaçi.
No comments:
Post a Comment