Inxhinieri holandez, Jarno Smets, pasi ka montuar krahët ecën me vrap në një park në Hagë dhe papritur ngrihet në ajër duke fluturuar për 90 metra. Smets pretendon se është njeriu i parë që fluturon si zog pa motor reaktiv dhe pa helika, transmeton Start njoftimin. Në vend të tyre ai përdor krahët që amplifikojnë muskujt e tij. Sensorët e lëvizjes nga Nintendo WII transferojnë veprimin në motorët e krahëve. Videoja e Smetsit, e cila është shikuar qindra mijëra herë ka ngjallur reagime të shumta. Disa prej komentuesve e akuzojnë për mashtrim. Në video tregohet fluturimi në një park në Hagë dhe zgjat afërsisht një minutë. Inxhinieri 31-vjeçar deklaron se fluturimi i tij nuk është akt heroik magjepsës porse vetëm një projektim i zgjuar. Pajisjet wireless në krahë funksionojnë si amplifikatorë të krahëve të Smetit, duke bërë të mundur që të përplasë krahët në një mënyrë që do të ishte e pamundur për një njeri normal. Duke përdorur teknologjinë wireless dhe përshpejtuesin, Smets ka kapërcyer një problem tepër të vështirë që ka bërë të dështojnë të gjitha projektet e mëparshme duke filluar që nga koha e Leonardo Da Vincit. Sensorët wireles në krahë kuptojnë lëvizjet e Smetsit, me ndihmën e një përshpejtuesi nga smartfoni HTC. Lëvizjet transferohen në motorët Turnigy, të cilët i japin Smetsit fuqinë për të lëvizur krahët gjigantë. “Që në vogëli jam frymëzuar nga pionierët si Otto Lilienthal dhe Leonardo da Vinci”, thotë Smeets. Shtypi britanik thotë se projekti është zhvilluar në gjashtë muaj. Smeets ka hedhur online progresin e bërë me programin e tij dhe ka marrë këshilla.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/10/13
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel
Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil Kadare foli pak, por...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment