Arrestohet banda e femrave, përdhunonin meshkujt

Tri femra janë arrestuar në Zimbabve me një akuzë të pazakontë: përdhunim meshkujsh. Policia në qytetin Gëeru i ka arresutar tri gratë, të cilat mendohet se i rrëmbenin meshkujt, i përdhunonin dhe më pas i hidhnin në anë të rrugës.



 Nisur nga kontrolli i automjetit të tyre, autoritetet janë shprehur se ka mundësi që rrëmbimi i meshkujve dhe detyrimi i tyre për të kryer marrëdhënie sek suale ishte pjesë e një rituali. Tri femrat, dy 24-vjeçare dhe e treta 26, mendohet të jenë pjesë e një bande që endet nëpër autostradat e vendit duke përdhunuar meshkujt nën kërcënimin e armës. Bashkëqytetarë të grave, të mbledhur para ndërtesës së policisë. Ato u zbuluan rastësisht pas aksidentit me makinë të të dashurit të njërës prej tyre, i cili lajmëroi policinë. Menjëherë pas mbërritjes në vendin e aksidentit, policëve u tërhoqi vëmendjen tensioni i tri femrave, të cilat përpiqeshin të hiqnin diçka nga makina. Pas kontrollit, atyre iu gjetën në një çantë 33 prezervativë të përdorur. Emrat e përdhunuesve nuk janë bërë të ditur nga policia për arsye hetimi, ndërsa një numër i madh njerëzish u mblodhën para stacionit të policies pas arrestimit të 3 femrave

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)