Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/13

Gjarpër gjigant prej 6 metrash i gjetur ne Florida


Në Everglades të Floridas është gjetur një piton indian prej gati 6 metrash e me diametër 30 cm, për rreth 70 kilogramë, aq sa duket se bëhet fjalë për gjarprin më të madh të shikuar ndonjëherë në zonë dhe është me prejardhje nga jug-lindja e Azisë. Kjo specie i është nënshtruar autopsisë për të kërkuar njohjen më të mirë të aftësive të saj riprodhuese. “Ky piton – ka shpjeguar një kërkues i Universitetit të Floridas – kishte 87 vezë të gatshëm për t’i lëshuar”. Pitoni i parë i Burmas u gjet në Everglades në vitin 1979 dhe gjuetarët e zonës kërkojnë ta njohin më mirë, për të ndaluar përhapjen e shpejtë të këtij lloji invaziv. Për të shmangur kështu një ndotje të rrezikshme biologjike

No comments:

Post a Comment

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...