2012-10-13
"100 vjet me Himnin e flamurit", fakte dhe histori ne Jubile
Izaura Ndoj
"100 vjet me Himnin e Flamurit" eshte dokumentari qe se shpejti do te preke ekranin shqiptar ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Nje shekull histori e himnit kombetar ka bere bashke dy nga emrat me te njohur te kinematografise shqiptare, Piro Milkanin dhe Petrit Ruken. Per producentin Piro Milkani, "Historia e himnit kombetar te Shqiperise eshte shume interesante, eshte nje kenge patriotike qe e sollen patriotet shqiptare nga Rumania ne qytetin e Korces. Permes kesaj historie tregohen edhe ngjarjet historike qe ka kaluar Shqiperia keto 100 vjet", - pohon Milkani. Realizimi i dokumentarit ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise ka perfunduar xhirimet qe kane nisur nga Tirana ne Vlore, Himare, Permet e Gjirokaster e deri ne SHBA. Por, ne kete histori nje shekullore te himnit kombetar nuk kane munguar as xhirimet ne Rumani, aty ku u ngjiz himni yne kombetar nga kompozitori Cipriam Porumbesku. Skenari i dokumentarit prej 50 minutash eshte shkruar nga Ruka, sipas te cilit ai trajton 100 vjet histori duke sjelle fakte mjaft interesante dhe disa prej tyre te panjohura deri me sot mbi historine e vertete te himnit shqiptar, i cili u soll ne Shqiperi per te paren here nga emigrante, te cilet e paten mesuar permendesh ne Bukuresht, per ta kenduar ne Shqiperi.
Projekti
Ky projekt eshte miratuar qe ne 2011 nga Qendra Kombetare Kinematografike me nje fond prej 20 milione lek te vjetra, si projekti i pare qe realizohet nga QKK per 100-vjetorin e Pavaresise. Dokumentari per flamurin u perzgjodh nga QKK pas nje konkursi me teme Pavaresine e Shqiperise. Me heret drejtori i QKK-se, Artan Minarolli, ka pohuar se ajo qe ka befasuar bordin ka qene historia njerezore e pese burrave qe rrugen nga Bukureshti ne Shqiperi e pershkuan duke kenduar nen ze himnin kombetar. "Ata e kendonin gjate gjithe rruges himnin, sepse nuk mund ta shkruanin me nota dhe kishin frike mos e harronin dhe kendonin motivin ne menyre qe t'u fiksohej derisa motivi te hidhej ne nota per te marre formen e vet qe kendojme dhe njohim dhe ne sot", - theksoi Minarolli".
Premiera
Filmi eshte programuar te shfaqet ne edicionin e 13-te te Festivalit te Filmit Shqiptar. Filmi ne qender te tij ka figurat e dy patrioteve, Hile Mosi dhe Tashko Ilo dhe kaluarin e gjate qe ato ndoqen per te sjelle nga Rumania ne Shqiperi kete kenge pa nota duke ua mesuar shqiptareve. Interesante eshte se ne kete dokumentar rolet kryesore iu jane besuar dy aktoreve te rinj te kinematografise shqiptare, Lulezim Zeqja dhe Albano Bogdo.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.
Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD. Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS. STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN L ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
No comments:
Post a Comment