2012-10-13

Qeni i braktisur dhe deshira per te qene qen


Nga Frrok Cupi

Thuajse te gjithe fqinjet e mi mbajne qen; madje shume prej tyre i mbaj mend per shkak te qenit. Emrat personale nuk ua di, por kam gjetur menyren si t'i njoh qe nga larg: "Mamaja e qenit te bardhe", "babai i qenit qe noton", etj. Ndersa fqinji qe leshoi qenin kesaj te diele eshte shume i afert dhe kam miqesi para se ta kisha me qenin. Por ka bere nje gabim tragjik gjate pranveres: E kane zene punet ne Tirane dhe e ka lene qenin mbyllur ne shtepi. Qeni, sa here jam shfaqur ne ate oborr, dilte ne ballkon dhe therriste (d.m.th. ulerinte), nuk e kuptoja ne c'kuptim, a si thirrje per ta liruar, a si urrejtje qe edhe une si i zoti isha njeri. Kur e liroi i zoti kesaj te diele, atehere kuptova sa shume urrejtje kishte mbledhur qeni kunder njeriut. Sapo doli ne rruge, te parin kafshoi nje grua qe kalonte aty. Pastaj iu versul nje punetori qe shtynte karrocen e tullave per nje shtepi qe po zgjerohej aty prane. Edhe me mua qe kishte pasur "shume muhabet", nuk tregoi as me te voglen shenje miqesie. Qeni i bardhe, ne kompozimin e nje lemshi peri qe duket se rreshqet me ze rruges, qe kishte miqesi me te gjithe fqinjet, tani eshte kthyer ne nje egersire te vogel. Qeni i braktisur keshtu behet...

Me qente jane luajtur dramat me te medha te njerezimit. Aq te fuqishme jane dramat njerezore, saqe njeri nga protagonistet sikur te mos jete "nje qen", atehere nuk mund te kuptohet deri ne fund dramaciteti. Asgje tjeter si qeni nuk mund te deshmoje dramacitetin e ardhjes se vrasesve rreth keshtjelles apo rreth shtepise; asgje si qeni nuk mund ta deshmonte mbytjen e Raspudinit te oborrit te madh te Carit te Rusise; asgje si qeni nuk mund ta deshmonte tradhtine e zonjes me kordele... Ne Tirane shikoj perdite qen me tre kembe, dhe, kjo me deshmon dramen e qytetit tim. Kush zgjohet i pari ne kete qytet, mbush xhepat me gure dhe ndjek qente; te njejten gje bejne shoferet me Mercedeset e sapo ardhur nga Perendimi, keshtu bejne zonjat me taka te larta dhe me parfum te shtrenjte. Qente me tre kembe me deshmojne se akoma jetojme ne nje shoqeri te ashper, ku nuk te vijne ne dore pellumbat, ku te kthejne shpinen femijet dhe ku behen greva urie per te fituar pushtet. U dashka braktisur qeni, ose u dashkan sakatuar qente qe te kuptohet se edhe "greva e urise" eshte nje arme per te gjetur lumturine e pushtetit.

C'pune kishte qeni i fqinjit tim te "shtepia e detit" me greven e Partise Socialiste apo ne grevat qe behen nen udheheqjen e ish- komunisteve te cilet nuk pranojne asnje qen rreth e rrotull?!. Aty, ne sheshin historik para selise se Qeverise, tashme ka shume minj, minj te medhenj sa nje mace, qe shkojne e vijne qe nga grevat dhe ngjarjet e tjera politike te Mjaft apo 99, apo Kqezi.. Shkojne e vijne ne kerkim te ushqimit qe nga tribuna e fjalimit te udheheqesit deri ne cader ku vuan tjetri, pastaj te te zgavra ne cep te rruges; por nuk ka qen. Qeni eshte alegoria, ose mesatarja alegorike qe lidh njeriun me urrejtjen, ose edhe njeriun me humanizmin- ne qofte se e ka. Nje nga deputetet e Partise Socialiste (ish-komuniste) ne tribunen e fjalimeve politike me vuajtje, kishte treguar nje histori personale me qenin:

Kam takuar nje femije 12 vjecar- tha. - E kam takuar dhe i thashe se jam i Partise Socialiste; pastaj e pyeta "cfare do te behej". "Do te behem qen"- me tha femija. "Si?"... "Qen, po, po qen- tha- qe te ruaj voten e babait nga grabitqari". Deputeti i Partise Socialiste, i panjohur qe ka qene roje trupore e kryeministrit demokrat, e tregoi historine si "Lavdi Socialiste". Partia Komuniste, tani e quajtur "Socialiste" si simboli me antihuman i krijeses politike, e kishte degraduar personalitetin njerezor deri ne piken e qenit. Jo te qenit te fqinjit tim qe derisa u braktis ushqej me qumesht dhe me biskota, por te qenit me tre kembe. Deputeti i tanishem i Partise ish- Komuniste, nga perbrenda gezohet se ka mundur te krijoje nje qenie aq te bindur sa c'eshte vete qeni; ne rastin konkret femija qe ka deshire te behet qen.

Valle, keta udheheqes te idese "te te qenit sa me keq", e dashurojne qenin apo e urrejne? Ideja komuniste eshte ndodhur gjithmone ne mes. Ideja komuniste edhe krijesen e vet e kishte frike; me ne fund e vrau edhe krijesen e vet: Socializmi hengri vetveten. Tani udheheqesit e Partise Socialiste kane frike nga "qeni" i tyre. Kishin futur ne nje greve urie 200 vete, iu kishin premtuar pushtetin, iu kishin premtuar se do te dilnin ministra dhe ose drejtore, pastaj iu premtuan per te bllokuar vizat, per te bllokuar rruget, per te bllokuar vizat, per te bllokuar statusin, ... po tani cfare te bejne!? Gjate kohes qe deputetet dhe militantet socialiste (ish- komuniste) jane izoluar ose braktisur si qeni i fqinjit,,,, taqni shiko si jane egersuar. A nuk i keni degjuar duke thene se "nuk pyes per femijen 2 vjecar", se "nuk dua t'ia di per gruan shtatzene"? Keshtu shfaqin heroizem. Por nderkohe jane egersuar. Neser kur te mös e gjejne pushtetin ne tepsi, do t'i sulen te zotit. I zoti prandaj vertitet andej kendej sa ne Fier aq edhe ne Bruksel me nje ekspozite alias "harta", si ne "fermen e qenve", dhe tani ka tmerresisht frike nga te vetet.

Kjo eshte ceshtja. Qeni i fqinjit tim ne Durres eshte kavja e kavjeve te politikes.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...