Ish te perndjekurit politike i bejne thirrje Partise Socialiste te mos e perdore per qellime politike greven e te perndjekurve. Sipas tyre, selia roze duhet te kete kuraje per te kerkuar ndjese publike, per gjenocidin komunist. "Partia Socialiste nuk u ka kerkuar ndjese publike shqiptareve, pra qe eshte nje detyrim moral. E dyta, nuk ka thene nje fjale te vetme per te perndjekurit. Ajo qe vret me shume, eshte se 8 vite ne pushet, PS nuk ka dhene nje qindarke leke per te perndjekurit dhe sot bejne demagogun. Nuk ka denuar diktatorin", - tha Ilir Vata, perfaqesues i te perndjekurve politike. Ne nje konference per mediat, ata deklarojne se nuk do te pranojne te mashtrohen nga asnje force politike dhe aq me teper nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj qe nuk kane kerkuar ndjese per krimet e komunizmit. "Ne nuk manipulohemi nga asnje lloj partie. Ne vecanti, Partia Socialiste nuk ka shanse qe te beje politike me te denuarit nga regjimi. Une jam i denuar me vdekje dhe shokeve te mi nuk u dihen varret", - u shpreh dje perfaqesuesi i ish-te perndjekurve politike, Adem Allci. Gjithashtu, te denuarit politike i kane cilesuar si farse edhe deklaratat e drejtuesve te partise se re Fryma e Re Demokratike. Sipas tyre, kreu i kesaj force politike, Bamir Topi, ne kohen kur mbante postin e Presidentit te Republikes, refuzoi kerkesen e tyre per hapjen e dosjeve. Ndersa dekoroi vrasesin e Xhelal Koprenckes. "Ish-presidenti dekoroi vrasesin e Xhelal Koprenckes. Ish-presidenti nuk dekretoi ligjin per lustracionin, nuk priti te perndjekurit ne fund te mandatit per hapjen e dosjeve", - u shprehen te perndjekurit. Nderkohe, ish te perndjekurit politike kerkojne hapjen e dosjeve per te vendosur drejtesi dhe propozojne dhenien e kesteve te demshperblimit, per te burgosurit qe jane gjalle, brenda nje viti. Deklaratat e ish te perndjekurve u bene dje pas qendrimeve te mbajtura nga Partia Socialiste, kunder mazhorances per mosdemshperblimin e ish te perndjekurve. Kreu i PS-se dhe drejtues te tjere te opozites kane deklaruar se mazhoranca aktuale nuk ka zbatuar asnje detyrim ndaj kesaj kategorie shoqerore. Ata kane shfrytezuar greven e urise qe po mban nje grup te perndjekurish, duke deklaruar se PS do te mundesoje demshperblimin e ish te perndjekurve.
Akuzat
Perfaqesuesit e ish te perndjekurve e kane cilesuar si demagogji qendrimin e PS-se ne favor te tyre. Sipas drejtuesve te Liges se Djathte, Adem Allci dhe Ilir Vata, PS-ja duhet me pare te kerkoje falje per krimet e komunizmit. Nderkohe, ish-presidentit Topi i kane kujtuar se nuk miratoi ligjin per hapjen e dosjeve dhe dekoroi persona qe kane qene ekzekutues gjate komunizmit.
No comments:
Post a Comment