Akti vetëflijues i Gjergj Ndrecës, që ia vuri flakën vetvetes në mes të kryeqytetit, është një pike tjetër kritike në tranzicionin shqiptar. Gjergj Ndreca dhe shokët e tij bashkëvuajtës, të ngujuar në një grevë urie, tash 17 ditë kërkojnë të drejtat e tyre që nuk u jepen nga sunduesit e shtetit shqiptar. Kjo ndodh me te gjithë palët, si ata që janë në qeverisje ashtu edhe ata që janë në opozitë. Prandaj edhe paria e Tiranës u soll sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Edhe më keq, paria sunduese u soll sikur grevistët po kërkonin vetëm ndihmë ekonomike dhe me disa kërkesa të tepruara po shfaqnin babëzinë e tyre prej njerëzish të uritur për pasuri. Duke ia hequr thelbin thellësisht politik veprimit të grevistëve, paria e Tiranës u mundua t’i paraqiste grevistët thjesht si materialistë dhe zhvatës nga pasuria e shtetit.
Mirëpo vetëflijimi i tij ua ka djegur letrat në dorë politikanëve të parisë, ia ka çjerrë maskën demagogjisë së shfrenuar të gjithëve, dhe ka treguar shkallën e mungesës së ndërgjegjes politike tek pjesëtarët e parisë sunduese. Më shumë se Gërdeci, ky akt heroik e unik në historinë tonë, i ka lënë pa mbrojtje të gjithë eksponentët e parisë. Pra, fytyrën e tyre të vërtetë e kanë treguar jo vetëm bajraktari i Trustit të Gështenjave të Tropojës, Sali Berisha, shefi i Mafias së Skraparit, Ilir Meta, dhe Agai i Ortës së jeniçerëve e arkondëve, Gramoz Ruci. Në fund të fundit, sjellja e tyre kuptohet sepse këta i kanë rrënjët në atë sistem që kaloi. Fytyrën e tyre të vërtetë e treguan edhe shumë të tjerë, që kanë bërë karrierë si të përndjekur, por që janë të kapur për fyti nga paria dhe që sillen si figura të spikatura në Tiranë. Vetëflijimi i tij ua ka çjerrë maskën edhe pjesëtarëve të tjerë të parisë që na shiten si të persekutuar në shtyp si Edison Ypi, Daut Gumeni, Kurt Kola, Spartak Ngjela apo Fatos Lubonja. Këta nuk iu bashkëngjitën bashkëvuajtësve të vet. Ishin pikërisht këta që duhej t’ia kishin vënë flakën vetes me kohë, pse janë të përdorur e të stërpërdorur nga paria sunduese.
Më shumë se kaq. Gjergj Ndreca që dogji veten për të drejtën e vet, tashmë është kthyer në ndërgjegjen e në simbolin e të gjithë shqiptarëve. Duke mos ditur mënyrë tjetër për të protestuar, ai i hipi kalit të Skënderbeut dhe tentoi vetëvrasjen, i hodhi miell kryeministrit, formoi një parti politike dhe më së fundi organizoi grevë urie. Paria e Tiranës dhe mjetet e saj të propagandës e trajtuan Ndrecën si personazh komik. Mirëpo, thellë-thellë, Gjergj Ndreca është mishërimi i asaj gjendjeje që përjetohet përditë në shtetin shqiptar. Ai është mishërimi i përplasjes midis një shoqërie të thërmuar në individë, që po plas e kërkon zgjidhje, dhe të një grupi koherent të parisë që kontrollon shoqërinë dhe që synon skllavërimin e saj sistematik. Ai është e drejta që nuk ka ku kërkohet. Ai është ndërgjegja që përballet me mashtrimin. Njerëzorja që përballet me krimin. Ai është qytetari që nuk gjen mënyrë me u dëgjue nga shteti i vet. Ai është prindi që plas sepse nuk mundet me ushqye me nder fëmijët e vet. Ai është i burgosuri që nuk lejohet me kenë i lirë. Ai është njeriu që kur është i lirë duhet të bëhet skllav për me mbijetue. Sistemi i ndërtuar nga paria nuk i ka lanë as Gjergj Ndrecës e as shqiptarëve të tjerë rrugë të tjera.
Kjo përballje midis shtetit të parisë e shqiptarëve është në një pikë kritike sepse çdo shqiptar skamnor dhe jo në gjendje është si Gjergj Ndreca. Prandaj, nga një anë është Gjergj Ndreca, një i përndjekur për arsye politike në kohën e regjimit parti-shtet, një i papunë, një njeri pa të ardhme ekonomike e me të shkuar të mohuar. Prandaj, Gjergj Ndreca është një simbol i gjendjes në të cilën janë të gjithë shqiptarët. Të pafuqishëm për të thënë fjalën e tyre dhe për të marrë të drejtën e tyre edhe kur ajo përbëhet nga një këst parash. Të pazotët për t’u përballuar me makinerinë e fuqishme dhe mbytëse të shtetit. Të zhgënjyer dhe të braktisur nga intelektualët e tyre. Të manipuluar e të mashtruar pambarimisht nga paria sunduese. Të rrethuar me krim e me vrasje, të detyruar që të jetojnë në një shoqëri pa vlera të mirëfillta njerëzore. Të zhytur e të lënë pa frymë në një kënetë të pamoralshme ku nuk kanë mbrojtje. Të izoluar nga njëri tjetri dhe të detyruar që të struken në botën e tyre të vogël sepse nuk e pranojnë mënyrën e jetesës pa vlera e pa identitet që paria synon që t’ua imponojë me çdo kusht.
Shqiptarët janë të shtypur me njëmijë mënyra e metoda të stërholluara nga paria sunduese e Tiranës. Nga ana e vet, paria është kthyer në një shtresë të ngushtë oligarkike, që kontrollon shtetin, ekonominë, vlerat, dhe politikën me dorë të hekurt. Paria e Tiranës e ka vënë shtetin dhe të gjitha burimet materiale e natyrore në shërbim të pakushte të interesave të saj të ngushta. Dhe komedia është se të gjithë këta që sot kontrollojnë në nivele të njëjta dhe me dorë të hekurt, por me metoda të ndryshme, shoqërinë shqiptare dhe fatet e saj, janë zyrtarë, kuadro të piketuar me kohë, apo instrumente përndjekjeje të sistemit të partisë-shtet. Edhe pse të gjithë këta e kanë përdorur shtresën të cilës i përket Gjergj Ndreca, kurrë nuk ia kanë dhënë të drejtat që ka merituar. Por të njëjtën metodë kanë ndjekur edhe me të gjithë shqiptarët e tjerë. Atyre nuk iu kanë dhënë lirinë, begatinë, qetësinë e sigurinë që kanë merituar. Prandaj Gjergj Ndreca përfaqëson të gjithë shqiptarët. E të gjithë shqiptarët kanë në familjet e tyre dikë që ka vuajtur e vuan si Gjergj Ndreca. Dallimi midis shqiptarëve është se Gjergj Ndreca ia vuri flakën vetes e të tjerët ende druhen për jetën e tyre të vogël e meskine. Duke e ndjerë këtë tulatje të popullit, këta sundimtarë, pjesëtarë të parisë, i kanë shfrytëzuar shqiptarët, i kanë përbuzur shqiptarët, i kanë manipuluar shqiptarët, i kanë mashtruar shqiptarët, i kanë lënë pa të ardhme shqiptarët, dhe tash mendojnë se janë krejtësisht afër objektivit të tyre të skllavërimit përfundimtar të shqiptarëve.
Prandaj përpjekja për vetëflijim e Gjergj Ndrecës është një akt qytetarie që do të mbahet mend për shumë kohë. Trajtimi që i bëri atij akti struktura e frikshme propagandistike e parisë ishte tipik. Paria synoi ta paraqiste sikur shokët e tij i kishin vënë flakën, tregon se deri ku ka shkuar zvetënimi, mungesa e ndjenjës së shërbimit publik, mungesa e përgjegjësisë dhe e respektit për popullin që e sundon nga ana e parisë së Tiranës. Pafytyrësia e tyre e skajshme, zhveshja e përplot nga humanizmi e ndjenjat njerëzore, shihet qartë në përpjekjen e tyre intensive mediatike e shtetërore për ta shitur vetëflijimin e Gjergj Ndrecës si një akt të kryer nga bashkëvuajtësit e tij. Këta nuk rrejnë për të fshehur realitetin. Për këta, tashmë rrena është realiteti.
Ky rast është dëshmia më e qartë e gjendjes kritike në të cilën jemi. Zgjidhjet nuk vijnë më nga paria. Këta që na sundojnë janë krejtësisht të kriminalizuar, të zhveshur nga ndjenja e shërbimit publik dhe mendojnë vetëm e vetëm për interesat e tyre. Këta duhen vënë para gjyqit historik, në të cilin do të marrin dënimin e merituar. Paria sunduese synon me çdo mjet që ka në dispozicion, që të bindë shqiptarët se iu ka vdekur shpresa. Shqiptarët duhet t’i tregojnë parisë sunduese se ata e kanë shpresën gjallë dhe se sundimi i tyre i ka ditët e numëruara. Shqiptarët duhet që të zgjohen dhe të kuptojnë se këta janë të pakorrigjueshëm, të kriminalizuar dhe se i kanë marrë ne qafë si shtet, si popull e si të ardhme. Të binden se tranzicioni ishte një dështim. Të kuptojnë se nuk duhet të jetojnë për një kafshatë buke, e se nuk iu detyrohen asgjë këtyre sundimtarëve që kanë. Të gjejnë mënyrat për t’iu shmangur influencës së tyre të keqe. Të punojnë me ndershmëri e me vlera për të mirën e tyre e të fëmijëve të tyre.
Rasti i vetëflijimit të Gjergj Ndrecës tregon qartë se koha ka ardhur për një fillim të ri dhe nevoja për ndryshim është e pashmangshme. Ndryshimi duhet mbështetur në vlerat e vërteta të një populli si shqiptarët, dhe në një projekt të ri modernizues, të balancuar, dhe të mbështetur në themelet e forta të parimeve dhe elementëve të mëposhtëm. Së pari, në identitetin e padiskutueshëm të shtetit-komb. Së dyti, në një sistem politik demokratik. Së treti, në një administratë shtetërore të pakorruptueshme e të mbështetur në ligj. Së katërti, në një ekonomi tregu të institucionalizuar ku i jepet përparësi prodhimit kombëtar. Së pesti, në një politikë të jashtme të bazuar në interesin kombëtar. Së gjashti, në luftën e pakompromis kundër krimit e kundër të keqes në çdo formë që të materializohet e keqja shoqërore. Së shtati, në krijimin e në kultivimin e vlerave të vërteta të një shoqërie që krijon mundësi për të gjithë. Së teti, në kultivimin e vlerave të një shoqërie civile efektive. Së nënti, në ndërtimin dhe konsolidimin e strukturave të shërbimeve shoqërore si edukimi, shëndetësia, e mbrojtja e fëmijëve dhe e pensionistëve. Më në fund, por jo më e fundit, ndërtimi i strukturave funksionale te një sistemi partiak politik i cili të avancojë e te mbroje interesat e bashkësisë me mjete legjitime demokratike.
Vetëflijimi i Gjergj Ndrecës duhet të jetë pika e kthesës, mbas së cilës shqiptarët duhet t’i thonë njëri tjetrit “vepro tani” dhe parisë sunduese “Koha juaj ka kaluar” dhe “do të jepni llogari deri më një.” Shqiptarët duhet të marrin në duar fatet e veta me metoda sa më demokratike që të jetë e mundur. Përndryshe, ajo që kanë përjetuar gjatë këtij tranzicioni do të jetë vetëm preludi i së ardhmes së zymtë që i pret dhe që tashmë duket sikur është e pashmangshme. E ardhmja që e pret secilin, nëse nuk ndryshon gjendja është se gjithkush do të jetë një skllav në makinerinë e parisë oligarkike të Tiranës, dhe këta do të vazhdojnë që të jenë shërbyes të interesave antishqiptare dhe të klaneve të tyre kriminale. Koha është që të veprohet sa më shpejt, me mjete të sprovuara e demokratike por pa pikë mëshire për parinë, jeniçerët e djeshëm të Enver Hoxhës. Keta që vazhdojnë të vjedhin përditë ëndrrën e shqiptarëve për një jetë të lumtur, me siguri e begati në shtetin shqiptar nuk duhet të luajnë me jetën e me të ardhmen e të gjithë neve.