Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, ka garantuar dje ish te perndjekurit e futur ne greve urie se trajtimi i kerkesave te tyre per demshperblim do te behet sipas ligjit. Deklarata e kreut te shtetit eshte bere gjate nje takimi te zhvilluar paraditen e djeshme me nje perfaqesi te grevisteve ish te perndjekur politike. Kreu i shtetit shprehu bindjen se cdo zgjidhje duhet te kaloje permes zbatimit te legjislacionit per kompensimin financiar te kesaj shtrese. Duke folur per ceshtjen e demshperblimit, kreu i shtetit ka theksuar se "do te ndermarre nismen per ndjekjen ne vijimesi te procesit te zbatimit te ligjit per kompensimin financiar te ish te perndjekurve politike dhe per kete do te kerkoje informacion te vazhdueshem nga Ministria e Financave dhe e Drejtesise per zbatimin e ketij ligji".Ai ka theksuar se duhet shmangur perdorimi politik i greves. "Presidenti i Republikes shprehu bindjen se cdo zgjidhje duhet te kaloje permes zbatimit te legjislacionit per kompensimin financiar te ish te perndjekurve politike si nje mundesi rehabilitimi social per kete shtrese dhe jo thjesht si demshperblim monetar", - ben te ditur zyra e shtypit te Presidences ne lidhje me takimin. Nga ana tjeter, Presidenti Nishani shprehu respektin ndaj institucionit te greves si institucion i se drejtes se fjales, ndersa shprehu vleresimin per kontributin e pazevendesueshem qe shtresa e ish te perndjekurve politike ka dhene ne historine e Shqiperise dhe ne ardhjen e demokracise. Nishani ka theksuar se kjo shtrese me guxim, atdhedashuri dhe kuraje eshte ngritur per idealet dhe bindjet e saj kunder regjimit komunist dhe eshte perballur me pasoja te renda per jeten e tyre. Ai ka shprehur shqetesimin e thelle per pasojat fizike dhe psikologjike te grevisteve dhe familjareve te tyre. "Rrezikimi i jetes, jo vetem i dy pjesetareve te greves, por edhe i gjithe grupit te grevisteve dhe dhimbjes qe shkakton, duhet te shmanget ne respekt te vleres qe jeta ka. Presidenti Nishani u beri thirrje perfaqesise se grevisteve qe te kontribuojne ne shmangien e akteve ekstreme qe demtojne shendetin fizik dhe psikologjik te grevisteve dhe familjareve te tyre", - ben te ditur zyra e shtypit e Presidentit. Pas takimit me kreun e shtetit, ne emer te grevisteve foli ish i perndjekuri Fatmir Lamaj. Ai u shpreh per mediat se takimin me presidentin ishte "shkrirje e akujve me institucionet e shtetit". Ndersa shtoi se greva e urise do te vazhdoje deri ne plotesimin e kerkesave te grevisteve. "Nuk mberritem ne nje perfundim. Presidenti i mbajti shenim kerkesat tona dhe la te hapur shtegun e bisedimeve. Ne nuk heqim dore nga kerkesat tona", - tha Fatmir Lamaj.
Qamil Xhani
No comments:
Post a Comment