Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja


Një taksit rumun u bë protagonist i një ngjarje të rrallë dhe për pak tragjike. 

Nicolae Stan, dëshmoi nga krevati i një spitali, se si një vajzë e pashme u ngjit në taksinë e tij, e ftoi në shtëpinë e saj dhe atje i vendosu thikën në fyt e i kërkoi që të kryenin marrëdhënie seksuale mes tyre.

Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e vendit, Bukuresht. Siç raportoi e përditshmja “Gazeta de Bistrita”, vajza e identifikuar më pas si 30-vjeçarja Luminita Perijoc, kundrejt një shpërblimi bindi viktimën që ta ndihmonte për ngritjen e valixheve në një apartament, ku pas refuzimit të joshjeve të saj, ajo u bë e dhunshme.

Në atë moment, ajo i vendosi babait të familjes thikën në fyt dhe e detyroi që të realizonin marrëdhënie seksuale.
Megjithatë, e pangopur, Perijoc i kërkoi taksistit që të rikthehej të bënte seks për herë të dytë dhe për të tretë. Kur u shpreh se ishte i paaftë të kënaqte dëshirën e fundit të pasagjeres së çuditshme, ai u godit në brinjë me armën e ftohtë dhe pati nevojë për t’u kuruar në spital për plagën e marrë.

Ndonëse e reja u arrestua më pas, taksisti u shpreh se e gjithë kjo ngjarje e pazakontë i ka shkatërruar jetën, sepse gjëja e fundit që do të donte ishte të fitonte vëmendje mediatike dhe të bëhej objekt komenti i të gjithë Rumanisë. Me cinizëm, në disa forume ai është ironizuar për mungesën e dëshirës për të realizuar marrëdhënie me një vajzë me ngjashmëri të çuditshme me Angelina Jolie për nga pamja, por mediat serioze në vend kanë kërkuar që 30-vjeçarja të dënohet për përdhunim dhe plagosje, në të njëjtën mënyrë se si do të ishte dënuar krimi nëse ai do të ishte realizuar nga një mashkull.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)