2012/10/13
Sali Berisha: Demshperblimi sipas radhes, PS te mos coje benzine
Debate te ashpra ne Kuvend per pershkallezimin e greves se ish te perndjekurve dhe djegien me benzine te tyre. Qe ne fillim te seances plenare, Kryeministri Sali Berisha tha se grupi qe ben greven politike ka marre leke privatizimi dhe leke ne dore, rreth 256 mije dollare dhe nuk jane llogaritur ketu 4 apartamente qe, sipas Berishes, me keto apartamente vlera shkon ne 400 mije dollare. "Nuk kam llogaritur ketu cfare kane perfituar ata, me leket e privatizimit nga te gjitha sipermarrjet 2763 sipermarrje. Dhe i gezojne te gjitha dhe i meritojne plotesisht. Por atij, te cilit iu vu flaka, ai zoteria i nderuar me parate qe mori, me leket e privatizimit privatizoi fabriken e miellit ne qytetin e Lacit dhe kjo nuk i mjaftoi. Ju dha nje kredi e bute nga qeveria per te blere fermen e mbareshtimit te derrit, por nuk i mjaftoi as kjo. U prish me ortakun, mori kredi dhe ndertoi fabrike te re mielli. Ai falimentoi se nuk e menaxhoi dot dhe ia konfiskoi banka", - tha Berisha, duke sqaruar se kjo eshte historia e zoterise qe i vune zjarrin ne shtepine e vet. Nga ana tjeter, Kryeministri akuzoi opoziten se dergon shishe benzine tek grevistet dhe merr pjese ne ekzekutimin e tyre. "Ju qe me deputetet tuaj ndergoni shishe benzine atyre, ju vete merrni pjese ne ekzekutimin e tyre, por ju paralajmeroj ketu se shishe benzine mos nisni me. Ndaj dhe jam ketu per t'u bere thirrje familjareve te tyre, i terhiqni njerezit tuaj nga greva. Qe te gjithe do te trajtohen njelloj. Une ju them atyre, se pavaresisht se ju mbeshtet PS, jashte radhe ju nuk mund te kaloni kurre", - beri te qarte Berisha. Kreu i qeverise tha se ky eshte qendrimi i qeverise dhe PS qe i futi ne greve, le t'u jape gjysmen e rroges e t'i nxjerre nga greva. "Une ligjin nuk e thyej dot, do te zbatoj ligjin dhe qytetaret jane te barabarte para tij. Ua dhame leket dhe do vazhdojme t'i japim, por gjithmone sipas rendit qe parashikon ligji dhe jo sipas asaj qe parashikon greva e manipuluar e urise", - theksoi Kryeministri. Por ne replike me te, kreu i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, tha se grevistet nuk duan meshire, por reflektim. "PS nuk kerkon kredo politike. Mungesa e maturise suaj i coi ata njerez ne veteflijim. Ata nuk digjen per lemoshe, ata duan te vleresohen, jo t'i zhvleresoni, kjo qe beni eshte turpi juaj", - tha Ruci, duke kerkuar reflektim nga qeveria per kete ceshtje. Duke ju pergjigjur akuzave te kryeministrit, Ruci tha se edhe sikur opozita te kishte dore ata nuk pyeten as PS dhe as PD per greven. "Po pate argumente shko e thuaja ne sy, mos u fshi. Nuk duan meshiren tone, ata po djegin veten, meshiren e neveritin, nuk kane nevoje per rrogen tone, duan te negociojne me ju", - iu pergjigj Ruci, Berishes. Sipas tij, grevistet e futur ne greve nuk kerkojne meshire dhe as gjysmen e rroges, por qe qeveria te dialogoje me ta.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Urrejtje dhe protesta anti Tesla
Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
640 × 480 Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Kërko brenda në imazh Donald Trump & Elon Musk: The Billionaire...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri , PHD Në portalin “Agjencioni Floripress” ,, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Baj...
No comments:
Post a Comment