Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/13

Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja


Një taksit rumun u bë protagonist i një ngjarje të rrallë dhe për pak tragjike. 

Nicolae Stan, dëshmoi nga krevati i një spitali, se si një vajzë e pashme u ngjit në taksinë e tij, e ftoi në shtëpinë e saj dhe atje i vendosu thikën në fyt e i kërkoi që të kryenin marrëdhënie seksuale mes tyre.

Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e vendit, Bukuresht. Siç raportoi e përditshmja “Gazeta de Bistrita”, vajza e identifikuar më pas si 30-vjeçarja Luminita Perijoc, kundrejt një shpërblimi bindi viktimën që ta ndihmonte për ngritjen e valixheve në një apartament, ku pas refuzimit të joshjeve të saj, ajo u bë e dhunshme.

Në atë moment, ajo i vendosi babait të familjes thikën në fyt dhe e detyroi që të realizonin marrëdhënie seksuale.
Megjithatë, e pangopur, Perijoc i kërkoi taksistit që të rikthehej të bënte seks për herë të dytë dhe për të tretë. Kur u shpreh se ishte i paaftë të kënaqte dëshirën e fundit të pasagjeres së çuditshme, ai u godit në brinjë me armën e ftohtë dhe pati nevojë për t’u kuruar në spital për plagën e marrë.

Ndonëse e reja u arrestua më pas, taksisti u shpreh se e gjithë kjo ngjarje e pazakontë i ka shkatërruar jetën, sepse gjëja e fundit që do të donte ishte të fitonte vëmendje mediatike dhe të bëhej objekt komenti i të gjithë Rumanisë. Me cinizëm, në disa forume ai është ironizuar për mungesën e dëshirës për të realizuar marrëdhënie me një vajzë me ngjashmëri të çuditshme me Angelina Jolie për nga pamja, por mediat serioze në vend kanë kërkuar që 30-vjeçarja të dënohet për përdhunim dhe plagosje, në të njëjtën mënyrë se si do të ishte dënuar krimi nëse ai do të ishte realizuar nga një mashkull.

Magjistari “heq” dhe e rikthen kokën

Videoja e publikuar në Youtube i ka lënë pa fjalë përdoruesit e internetit në mbarë botën. Një iluzionist japonez po çudit botën me trukun e tij. Duket sikur magjistari japonez sfidon të gjithë kolegët e tij me “magjinë” e heqjes së kokës së vet, një truk që nuk është parë ndonjëherë më parë nga iluzionistët, transmeton Albeu. Ai e heq kokën e vet, ecën me të në dorë e më pas e rikthen në vend. Në video shfaqen të pranishmit e tmerruar nga “hileja” e iluzionistit.

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë?


Per dashurine jane thurur shume kengë, janë shkruar shumë libra, janë bërë shumë beteja dhe janë kryer shumë krime. Dhe kjo nuk ndodh pa arsye. Dashuria me të vërtetë ndikon në trup, personi ndihet ndryshe. Shkencëtarët kanë gjetur disa nga përgjigjet në sjelljet e caktuara në dashuri. Ekzistojnë materie të caktuara të cilat sekretohen në mënyrë të shtuar gjatë kohës së rënies në dashurisë dhe gjatë dashurisë. Ato materie shpjegojnë disa sjellje tipike të personave të dashuruar dhe të çifteve në lidhjet e gjata.

Dopamina

Dopamina është materie kimike e cila shërben si neurotransmetues, ndërsa në sasi të shtuar prodhohet kur trupi është i kënaqur. Po ashtu dopamina në mënyrë të shtuar sekretohet te varësia dhe te dashuria. Kur dashuroheni lirohet dopamina, për ç’arsye personi ndihet i ngazëllyer dhe energjik. Sekretimi i shtuar i dopaminës mund të jetë i pranishëm gjithmonë, si në fillim të lidhjes, ashtu edhe pas disa viteve të kaluara në lidhje. Dopamina është stimulans natyral, e jep ndjenjën e ekstazës, ndihmon përqendrimin në veprime individuale dhe motivon. Kur ndieni nivel të lartë eksitimi do të thotë që dopamina sekretohet në mënyrë të shtuar. Ajo po ashtu është e lidhur me ndjenjën e lehtë të shqetësimit dhe ankthit. Dopamina është e lidhur me të gjitha varësitë siç janë varësia nga kokaina, alkooli, heroina dhe nikotina.

Oksitocina

Shkëmbimi i puthjeve dhe i prekjeve nxit sekretimin e oksitocinës, për ç’arsye çiftet ndiejnë afërsi dhe lidhje. Niveli i oksitocinës rritet te femrat shtatzënë dhe te nënat, sepse shfaqet ndjenja e lidhjes me foshnjën. Duke iu falënderuar oksitocinës, ndiejmë afërsi dhe lidhje.

Oksitocina ka meritë për aftësinë e mbajtjes së raporteve të shëndetshme ndërmjet njerëzve dhe lidhjes së shëndetshme psikologjike me njerëzit e tjerë. Lirohet gjatë kohës së orgazmës dhe gjatë lindjes. Oksitocina nxit sekretimin e vazopresinit, hormon i cili është i lidhur me krijimin e marrëdhënieve afatgjate dhe monogamike. Shkencëtarët pohojnë që oksitocina dhe vazopresini pengojnë sekretimin e dopaminës dhe norepinefrinës, për ç’arsye vjen deri te zvogëlimi i pasionit në lidhjet e gjata.

Estrogjeni dhe testosteroni

Estrogjeni është hormon seksual femëror, por është i pranishëm te të dy gjinitë. Niveli i ulët është i lidhur me depresionin dhe ndryshimet e shpeshta të humorit. Gjatë ovulimit femrat kanë nxitje më të madhe seksuale, ndërsa partnerët e tyre paraqesin dëshirë më të madhe për seks, më shumë vëmendje, por edhe më shumë xhelozi. Edhe pse për testosteronin mendohet që është vetëm hormon mashkullor, gjendet edhe te femrat. Testosteroni shkakton ndjenjën e pasionit dhe rregullon dëshirën seksuale te të dy gjinitë. Meshkujt, sigurisht kanë nivel më të lartë të testosteronit, ndërsa gjendet edhe në pështymë. Testosteroni është ai që na jep libido dhe dëshirë seksuale. Niveli i ulët i testosteronit mund të shkaktojë libido të zvogëluar te të dy gjinitë.

Norepinefrina

Belbëzimi shkaktohet me sekretimin e norepinefrinës, neurotransmetuesit, i cili nxit sekretimin e adrenalinës, hormonit të stresit për shkak të të cilit rritet niveli i rrahjeve të zemrës, ndërsa mund të shkaktojë ndjenjën e ngrohtësisë, por edhe të konfuzionit kur personi i caktuar ju shikon. Niveli i lartë i norepinefrinës shkakton reduktimin e apetitit dhe ndjenjën e lumturisë. Për këtë arsye kemi nevojë më të vogël për ushqim derisa jemi të dashuruar. Norepinefrina shkakton zgjerimin e bebëzës, përqendrimin e forcuar të vëmendjes dhe rritjen e fuqisë së zemrës. Po ashtu ndikon edhe në rregullimin e gjumit dhe të humorit, për ç’arsye na ndodë që të mos kemi nevojë për gjumë derisa jemi të dashuruar.

Feniltilamina

Shpesh quhet molekula e dashurisë. Vepron si ndërmjetës në mes norepinefrinës dhe dopaminës. Tërheqja shkakton prodhimin e shtuar të feniltilaminës, për ç’arsye vjen deri te rritja e energjisë fizike dhe emocionale. Gjendet në çokollatë, prandaj nuk është e çuditshme pse çokollata shkakton përmirësimin e humorit. Kur kombinohen feniltilamina, dopamina dhe norepinefrina vjen deri te krijimi i ndjenjës së dashurisë së vërtetë. Partnerët atëherë ndihen euforikë dhe energjikë.

Endorfina

Endorfina është hormon i lumturisë. Ky është ilaç natyror kundër dhimbjeve që po ashtu luan rol kyç në lidhjet afatgjata. Endorfina nxit krijimin e ndjenjës së mirëqenies dhe sigurisë. Endorfina po ashtu lirohet gjatë stresit, veçanërisht gjatë orgazmës. Shpesh quhet edhe narkotik natyral, për ç’arsye vjen deri te ndjenja e madhe e pasionit për partnerin. Konsumimi i drogës nxit lirimin e endorfinës dhe krijimin e ndjenjës së lumturisë. Endorfina është ajo që na nxit që përsëri t’i kthehemi dashurisë. Për shkak të saj na lumturon dashuria. Me ndihmën e saj trupi në një mënyrë e shpërblen veten. Sekretohet gjatë kohës së të qeshurave, seksit, ushtrimeve dhe rënies në dashuri. Endorfina na bën të lumtur, energjike dhe na jep ndjenjën e forcës dhe gjallërisë.

Kortezh femrash me gjoks jashte per “Topless Day”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Topless, një korte i përbërë nga dhjetra gra me gjoks jashtë ka sfiluar në rrugët e New Yorkut, Washingtonit dhe disa shteteve të tjerë amerikanë. Ndonëse ka pasur edhe femra që e kanë marrë iniciativën në mënyrë të veçuar. Kjo ditë ka përkuar edhe me “Women's Equality Day”, që në SHBA kujton ligjin që i dha femrave të drejtën e votës. “Topless Day” ka edhe synimin për të eliminuar aspektin seksual të gjoksit femëror dhe për të respektuar të drejtat e grave, gjithmonë duke u mbështetur në Kushtetutë”. Mirëpo, për ligjin amerikan, shfaqja e gjoksit në publik mund të kushtojë edhe 48 orë heqje lirie.

Ne plazh nuk shkohet vetem per relaks por edhe per...

Duke pare parasysh videon qe do tju servirim,te krijohet pershtypja se ka dale nga...plazhi!Aty ku pretendon të kesh një ditë çlodhëse buzë detit, duke u freskuar apo duke bërë banjë dielli, nuk të lënë të qetë. Shkon për t’u relaksuar, për ta shoqëruar plazhin me një pije freskuese apo duke lexuar gazetën, kur papritur të vjen një shezlong në kokë

Incident ne shfaqje, aligatori i kollufit doren zbutesit

Një shfaqje aligatorësh në Ohio ka pasur një fund të papritur. Spektakli u ndërpre, sepse krahu i zbutësit përfundoi në "gojën" e zvarranikut. Incidenti ndodhi para syve të dhjetra fëmijëve të trembur. Për të liruar burrin u desh ndërhyrja e një tjetër zbutësi, i cili duke futur një shkop në gojën e krokodilit, arriti të lëshojë dorën e kolegut. I gjithë episodi është filmuar nga një spektator që e ka publikuar videon në Youtube.

Ecen ne 457 metra lartesi mbi...plazh

Si çdo kush që bën shëtitje nëpër plazh, Nik Vallenda ka preferuar ta bëjë shëtitjen paksa të veçantë, duke sfiduar ligjet e fizikes. Falë ekuilibrit, ai ka përshkruar një tel rreth 457 metra, mbi plazhin e Atlantic City. "E të thuash që ishte me të vërtetë e rrëshqitshme", tha ai. Aq e rrëshqitshme sa ai e konsideroi për ta bërë ecjen me këmbët zbathur. Por në fund, Wallenda vendosi të mbajë këpucët e kamoshit të bëra nga nëna e tij dhe përfundoi gjithçka në këmbë pa ndonjë vështirësi reale. Në qershor, ishte po Wallenda, i cili eci mbi Kaskadën e Niagaras.

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...