Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/10/13
Rrezimi ne emision i zbulon se eshte pa mbathje
Shpesh, emisionet televizive bëhen arenë e momenteve qesharake të papritura, por që njëkohësisht ofrojnë edhe zbulime "hot". Ky është rasti i një emisioni serb, ku njëra prej të ftuarave, e ulur në buzë të një karrigeje bashkë me prezantuesen, është rrëzuar në mënyrë tepër të bujshme, sapo prezantuesja është çuar. Por sikur të mos mjaftonte kaq, gjatë rrëzimi i ka hapur aq shumë këmbët, sa që është dalluar qartë se nuk mbante mbathje. Më shumë ju tregon video e mëposhtme
Rrefen tradhtite ne "show", i fejuari e vret
Nga spektakël tepër popullor është shndërruar në shkak për kryerjen e një vrasjeje në Peru. Në "El Valor de la Verdad" (Vlera e së vërtetës), konkurrentët u përgjigjen pyetjeve të sikletshme dhe një "makinë e së vërtetës" u zbulon gënjeshtrat. Sa më sekrete intime janë të gatshëm të rrëfejnë, aq më shumë rritet çmimi. Kështu, një 19-vjeçare e quajtur Ruth Thalía Sayas është detyruar të rrëfejë jetën e saj të dyfishtë (7 korrik), të përbërë nga njëra anë prej jetës që bënte me të fejuarin e saj dhe nga ana tjetër nga tradhtitë e shumta si rrjedhojë e punës "sekrete" si një balerinë në lokalet e natës. Kaq është dashur që gjatë ditëve të fundit, trupi i saj të gjendet pa jetë në një fushë në të dalë të qytetit Jicamarca, ku jeton. Mësohet se autor i vrasjes ka qenë i fejuari, Bryan Romero, i cili e ka pranuar se e ka mbytur. Arsyeja? Xhelozi, por edhe 5000 eurot e çmimit të fituar nga spektakli-fatal.
Nudo e me maska, ja invazioni perfekt i fushes se futbollit
Invazioni i fushës gjatë një eventi sportiv duhet të jetë efikas dhe sensacional. E ç'gjë mund ta bëjë më të veçantë, sesa lakuriqësia? Ja ku vjen i filmuar një invazion me stil madhështor i një fushe të futbollit amerikan në një shkollë të Floridas. Rregulla e parë është të qenit nudo, por pa u njohur, prandaj protagonisti i videos ka vënë një maskë në kokë. Ndërkohë që lëvizjet e tij kanë kapur në befasi forcat e rendit, duke realizuar si përfundim një vrapim më të shpejtë sesa ata, që janë më të shumtë në numër...
Njeriu i parë që fluturon si zog
Inxhinieri holandez, Jarno Smets, pasi ka montuar krahët ecën me vrap në një park në Hagë dhe papritur ngrihet në ajër duke fluturuar për 90 metra. Smets pretendon se është njeriu i parë që fluturon si zog pa motor reaktiv dhe pa helika, transmeton Start njoftimin. Në vend të tyre ai përdor krahët që amplifikojnë muskujt e tij. Sensorët e lëvizjes nga Nintendo WII transferojnë veprimin në motorët e krahëve. Videoja e Smetsit, e cila është shikuar qindra mijëra herë ka ngjallur reagime të shumta. Disa prej komentuesve e akuzojnë për mashtrim. Në video tregohet fluturimi në një park në Hagë dhe zgjat afërsisht një minutë. Inxhinieri 31-vjeçar deklaron se fluturimi i tij nuk është akt heroik magjepsës porse vetëm një projektim i zgjuar. Pajisjet wireless në krahë funksionojnë si amplifikatorë të krahëve të Smetit, duke bërë të mundur që të përplasë krahët në një mënyrë që do të ishte e pamundur për një njeri normal. Duke përdorur teknologjinë wireless dhe përshpejtuesin, Smets ka kapërcyer një problem tepër të vështirë që ka bërë të dështojnë të gjitha projektet e mëparshme duke filluar që nga koha e Leonardo Da Vincit. Sensorët wireles në krahë kuptojnë lëvizjet e Smetsit, me ndihmën e një përshpejtuesi nga smartfoni HTC. Lëvizjet transferohen në motorët Turnigy, të cilët i japin Smetsit fuqinë për të lëvizur krahët gjigantë. “Që në vogëli jam frymëzuar nga pionierët si Otto Lilienthal dhe Leonardo da Vinci”, thotë Smeets. Shtypi britanik thotë se projekti është zhvilluar në gjashtë muaj. Smeets ka hedhur online progresin e bërë me programin e tij dhe ka marrë këshilla.
“Ninxha” i zhveshur nudo sfidon pa frike policine
Një burrë nudo 27-vjeçar në Indianapolis ka vendosur të sfidojë policët, përmes veprimeve karateje, si të ishte një ninxha. E përkundër shkundjeve elektrike që kanë ushtruar njerëzit e rendit, burri s'ka dashur aspak të ndërpresë sulmin e tij, aq sa agjentët u desh ta bllokonin në tokë. Vetëm atëherë u konfirmua se 27-vjeçari kishte abuzuar me një lloj droge speciale, me prejardhje nga kanabis.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel
Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil Kadare foli pak, por...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...