Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/08

Larg termeve sllave, shqipja jonë është e bukur!




Larg termeve sllave, shqipja jonë është e bukur!


















Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të shkruhet. Bëmë këngë këshillat e urta, që të mos harrohet gjuha. Kjo gjuha arbërishte, Është gjuhë trimërishte.

Emrat me të cilat përcaktohen, emërohen gjërat janë të rëndësishëm për formimin dhe interpretimin tonë të realitetit. Njerëzit, individët shpesh janë të befasuar, të çoroditur, kur zbulojnë se etiketat historike me të cilat quhet, emërohet, përcaktohet e kaluara, historia, janë shpikje e studiuesve modernë dhe të ideologjive. Kështu, disa emra nuk shërbejnë thjesht ose vetëm për të shpjeguar të kaluarën. Burrat dhe gratë në mesjetë nuk e dinin që jetonin ne Mesjetë, sepse jemi ne, ose më saktë: janë studiuesit modernë që e kanë emëruar atë periudhë me këtë emër për të thjeshtëzuar studimin dhe komunikimin e diturive.
Kështu, njerëzit që jetonin në periudhën klasike ose ata që jetonin në Evropën e Rilindjes kishin të njëjtën injorancë përsa i përket emërimeve tona për periudhat e ekzistencës së tyre. Kështu, njerëzit e Perandorisë "Bizantine'' nuk kishin asnjë ide për të qënit "bizantinë''. Ata mendonin që ishin pasuesit e vërtetë të botës autentike romake, të jetesës romake, të virtyteve romake. Te vetmit romanë të Romës. Romanët-Romakë.
Në këtë logjikë duhet të bëjnë shumë kujdes shqiptarët e mi të dashur e të ndritur të edukatave e kulturave të ndryshme që fatkeqësisht nga shumë shekuj fatkeqësisht, po e përsëris për ata që nuk kanë bërë kujdes: Të edukatave e kulturave të ndryshme; që fatkeqësisht nga shumë shekuj: Fatkeqësisht po shvyejnë Shqipërinë, shqiptarinë dhe shqiptarizmin. Unë personalisht nuk njoh më shqiptarë, as edhe veten time. Por njoh vetëm ulëritës, myslimanë, të krishterë, politikanë, tregtarë, emigrantë, refugjatë, turq, arabë, vllehë, sllavë që flasin me gjuhën tonë për të na shqyer, studiues kusarë që na shkruajnë me gjuhën tonë për të na vjedhur, edhe për të na shitur gjënë tonë si të tyren, përçarës, shvatës kriminelë.
Këtu lartësohen figurat dhe heroizmat e heronjve, edhe të plot njerëzve të thjeshtë që na mësojnë dhe na kujtojnë pasuritë, të vyerat tona; traditat, përrallat, vjershat, meloditë, këngët, veglat, heronjtë, gjellët, veshjet, armët, emrat, tokat, ujërat, të mirat e të ligat. Ato të dukshme dhe plot të tjera të padukshme edhe nga koha të ngatërruara, të zhubravitura e të venitura.
Sikur shqiptarët e sotëm të ishin të zot të bënin një heroizëm në dukje pa vlerë; përdorimin e fjalëve të vyera shqipe, të rregullave të vyera të shqipes. Të mos flasin me shqipen tonë, me rregullat e gjuhëve të huaja. Të quhen dhe të përdorin emra edhe mbiemra shqiptarë. T'u thërrasin tokave, maleve e fushave, ujërave, deteve e lumenjve me emra të mrekullueshëm e të ndritur shqiptarë. Sa mirë dhe sa me vlera do të ishte. Shqipëria është e madhe, shumë e madhe, nga Evropa në Mesdhe e në Azi. Dardania (Kosova) është djepi i shqiptarisë, shpirti ynë. E tani që jemi të ringjallur në trup, në Kosovë të lirë, kemi jetë. Tani duhet të bëjmë heroizma, të ringjallim edhe mendjen tonë, traditat tona të vyera në atë pafundësi dialektesh të mrekullueshme të gjuhës së perëndive, Shqipes së vyer e të ndritur që më e mira nuk gjendet tjetër në qiell e në tokë. Shqipëria edhe mes saj, Shqipja është një besim, një vlijim, një fe.
Udhëtarja angleze, zonja e nderuar Edit Durham, shkruan në ditarin e saj të famshëm që ka marrë dhenë e është vlerësuar nga gjithë studiuesit seriozë. Ja se çfarë thotë kjo zonjë e nderuar kur flet për indoktrinimin fetar ballkanik: “Kur kaloja në Rumeli pyesja njerëzit:- Çfarë je ti? Katolik përgjigjej njëri, ortodoks tjetri. Në Bullgari pyesja, Çfarë je ti? Ortodoks. Në Jugosllavi, çfarë je ti? Protestant, ortodoks. Secili në qiellin e vet. Dhe thashë së fundi, çfarë do të bëhet me këto fe që turbullojnë mendjet dhe dobësojnë shpirtin me anë të frikësimit dhe te të pa-arsimuarit. Kështu isha mbytur e tëra nga dogmat idiote të njerëzve dhe duke hyrë në Shqipëri pyeta:- Çfarë jeni ju këtu?- Mu përgjigjën prerë e qartë, shqiptarë. Më në fund, thashë. U çlirova këtu nga fanatikët dhe zotkrijuesit.
I.K

Heshtja e mumies!


Nga Ali Cenaj


Heshtja e mumies!
Asnjë reagim! Hiç! Si të mos kishte ndodhur asgjë. E isha vërtet kureshtar çka do të thoshte ministri ynë Bajram Rexhepi, kur dy ditë më parë xhandarmeria serbe në pikë të ditës e në mes të Mitrovicës hyn me xhipa të zi, maska e shkorpionë, fut në thes një shtetas kosovar dhe tërhiqet pa therë në këmbë.
Kaluan dy ditë e për këtë punë nuk iu dëgjua zëri kujt.
Jo vetëm ministrit por edhe deputetët dje në Kuvend, edhe ata të Vetëvendosjes që shkumojnë patriotizëm, u zunë për shumëçka, por harruan ta përmendin fare punën e xhandarëve të Daçiqit në Mitrovicë.
E në një vend më normal e në rrethana tjera, diçka e tillë do të konsiderohej ashtu siç është, agresion dhe do nënkuptonte reagimin e organeve të rendit e sigurisë në bazë të ligjit dhe kompetencave që i kanë. Normalisht, nëse këto kompetenca nuk ua ka përvetësuar ministri i urdhrave “për një minutë....”
Fshehja prapa KFOR-it dhe EULEX-it nuk pi më ujë. Më në fund ata janë aty me mision të përkohshëm. Me gjithë specifikat e Veriut ne duhet të marrim përgjegjësisë. Dhe ta bindim edhe veten se jemi shtet. E të sillemi si të tillë. Se kemi kërkuar njohjet dhe na kanë njohur në këta kufij.
Ministri Rexhepi dje pati komoditetin që nuk pati asnjë pyetje për çështjen që do të meritonte edhe mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit. Po ta pyeste kush, do të ishte vërtetë interesante të shihej çka do të thoshte ministri Rexhepi.
Poshtërimi me kidnapimin, muaj më parë, i dy policëve kufitar bashkë me automjetin, armatimin e pajisjet tjera u bë disi me arsyetimet: jo janë kidnapuar në vijën kufitare, jo xhandarët serbë kanë hyrë 20 metra brenda territorit, jo policët kanë kaluar gabimisht 50 metra matanë kufirit, jo nuk mund të përcaktohet saktë vija dhe se u dashka të dalë KFOR-i që të saktësojë ngjarjen etj.
E çka të thuhet tash? Çka ka të paqartë. Xhandarmëria hyn rreth 60 kilometra në brendi, me pajime, xhipa, armatim dhe në mes të rrugës afër spitalit në veri arrestojnë Joviqin. Njeriun ndoshta edhe me prapavijë kriminale, i njohur me nofkën Pagi por më shumë për organizimet e strukturave serbe atje dhe për të shtënat mbi ushtarët e KFOR-it nga të cilat pati edhe të plagosur me një qershor 2012 te ura në Rudare afër Zveçanit.
E sërish heshtet. E çuditshme, sidomos kur kujtojmë teatralizmin e reagimit ndaj vizitave të ndonjë zyrtari serb. Jo, s’ka pa na pyetur, nuk e lëmë, do ta arrestojmë... Që më në fund sërish hynte përmes rrugëve “anësore”
E tash, askush të qartësojë se si ka qenë e munduar që xhandarmëria serbe të futet në Kosovë, të arrestojë një person dhe të dalë nga Kosova po u vërejtur.Se të gjithë e dinë por bëhen të verbër, se krejt kjo është rezultat i takimit Thaçi- Daçiq, dhe gjoja marrëveshjes që Daçiqi, sa për fillim t’i thyejë vetë disa nga arrat e forta në veri. Që për të ruajtur qetësinë brenda shtëpisë, të mos duken andej as KFOR-i, as EULEX-i e aq më pak Policia e Kosovës, por këtë “punë” ka kryejë vetë të policia e Daçiqit dhe “të kidnapuarit” të barten në Serbi për t’u gjykuar, duket pak si në filmat fantastiko-shkencorë. Por megjithatë edhe në filmat e tillë ka diçka të vërtetë.
Sidoqoftë, hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, është shkelja më e rëndë e marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës. Është fyerje dhe poshtërim për Kosovën por edhe për misionet partnere, NATO-n, KFOR-in, EULEX-in.Pse të gjithë heshtin. Si mumia. Pse ministrit Rexhepi nuk iu dëgjua zëri? Përveç nëse ministri tanimë e di epilogun e bisedimeve. Dhe ka hequr dorë para kohe

Të jesh femër në Shqipëri


Gazeta C


Të jesh femër në Shqipëri





















Elvira Haxhiu : Po a do mund të mbijetonte Shqipëria pa gruan? A do mund të jetonte kjo shoqëri maskiliste pa imazhin dhe frymën femërore? Në djall të gjitha; vendi që më quan shqiptare, shoqëria që e quan shpesh femrën të përdalë...
Çdo të thotë të jesh femër në shekullin e 21.. ?! Pyetje banale, por ta lexosh këtë pyetje në sytë e një femre do të thotë shumë. Kam 10 vjet që bëj punonjësen sociale në një nga zonat më problematike të Tiranës; kam parë gra të dhunuara që kanë harruar të buzëqeshin, por arrijnë të mbijetojnë, që rrisin fëmijë me frymeë e një nëne plot jetë, por që jetë s'kanë kurrë, që i zgjasin dorën shtetit e shteti s'dëgjon. Kam lexuar ligje mbi të drejtat e gruas; copy-paste e ligjeve më të mira të marra nga vende nordike, ku gruaja është mbi bazën e gjithçkaje e mbrohet denjësisht. Këtu ligjet janë por nuk gjejnë zbatim, pasi këtu jeta e një gruaje s'vlen . "Ka gra me shumicë". Këtu shteti e ka gruan vetëm numër matematikor, as relativ e as absolut,  thjesht numër. Duke marrë shkas nga vrasjet makabër që po i ndodhin gruas këto vite më vjen të ulëras dhe të kem frike pasi "Vdekja ka emrin Grua". U vra Erieta, Irena, Kozeta, Aurora, Aishja e tani së fundmi në lagjen time Jolanda që vritet në sy të djalit 9 vjeçar nga i shoqi edhe pse kishte urdhër mbrojtjeje.  Në trupin e saj u ngulën aq thika sa dhe vdekja pati frikë...Ndoshta nesër është radha ime, e motrës sime, shoqes sime e kjo më ngre peshë frikshëm. Pyes: Ku është shteti??? A janë kapur vrasësit? A doli ndonjë në bangën e të akuzuarit të mbante përgjegjësi për këto vrasje ??? Asnjw...? A është Shqipëria vend për gra? A mos vallë gruaja mban emrin Shqipëri...?!Revolta e brendshme më bën të shprehem në të tilla forma, por nëse
këto gra do ishin në një vend tjetër ndoshta do ishin akoma gjallë. Këtu, kur një grua denoncon burrin për dhunë fizike ndaj saj, polici qesh dhe e drejton në shtëpi, pasi edhe ky polic është edukuar që burri ka çdo të drejtë mbi gruan e tij; e ka pronë të vetën. Këtu gruaja dhunohet seksualisht nga shefi dhe ajo nuk mund ta denoncojë sepse shoqëria është patriarkale e të paragjykon pa një e pa dy, nuk mund të konkurosh për një vend pune me një mashkull se femra është gjithmonë e humbur para tij sado të mëdha të jenë kapacitetet e saj. Militantizmi i një mashkulli vlen më shumë se meritokracia e një gruaje. Të jesh grua në Shqipëri të vrasin lehtë, të përdhunojnë, të ngacmojnë seksualisht, të zhubrosin karakterin ,të pushojnë nga puna nëse si përgjigjesh egos së shefit, të vënë  damka...Gjithçka të bëjnë derisa zëri i një femre të humbasë në humnere e të mbetet të thuash: Shqipëri jam unë apo ti që po më detyron të të braktis? Çdo grua ka të drejtë të barabarta me një mashkull, por a ka barazi gjinore vallë? Çdo grua kërkon të jetë e lirë, por a ka vallë liri kjo grua në Shqipëri? Shpesh herë më frymëzon fantazia për të bërë diçka për gruan shqiptare dhe e vetmja dritë që i ndizet fantazisë sime në një tunel të errët është ta arratisësh këtë grua në një anije që ta shpjerë në atë vend ku fjala Femër është gur i rëndë, është peshë e madhe, është civilizim, është jetë e mbi të gjitha fjala vdekje nuk mban emrin femër. Në ato vende ku të ngresh dorë mbi gruan është si të kesh frike para Zotit, ku ta përdhunosh është si të jetosh i verbër. Po a do mund të mbijetonte Shqipëria pa gruan? A do mund të jetonte kjo shoqëri maskiliste pa imazhin dhe frymën femërore? Në djall të gjitha; vendi që më quan shqiptare, shoqëria që e quan shpesh femrën të përdalë, në djall ato pseudo politikane femra që s'janë veçse fytyra femërore me imazh mashkullor. Zëri femëror më thërret: kërko lirinë tënde grua, kërko dinjitetin e nëpërkëmbur, kërko imazhin që ti dëshiron, ndiq lirinë që kaq shumë e do. Gruas në këtë vend i ka mbetur vetëm ëndrra, por të ëndërrosh në të tilla kushte është privilegj më vete. Ta prekësh ëndrrën e ta kthesh realitet është sakrificë./

Ehe,... qeveria , është si gjithmonë në kalë dhe nuk i lagen këmbët ..!!... Thashë më mirë të shkruaj për kulturë...se më mirë ma qetë....

Flori Bruqi

Ehe,... qeveria , është si gjithmonë në kalë dhe nuk i lagen këmbët ..!!...  Thashë më mirë të shkruaj për kulturë...se më mirë ma qetë....


Kërcënimet vijnë nga grupe të ndryshme interesi dhe nga zyrtarë të lartë. Policia thotë se është e njoftuar për rastet dhe është e gatshme t'u ofrojë kujdes më të shtuar gazetarëve, që merren me tema hulumtuese...


Ne politike , mafioze te regjur ..

Kjo situate alarmante u përcaktua nga pjesëtarët e ekipit të lartpërmendur pas një analize dhe të detajuar që ,i u bënë veprimtarive të kohëve të fundit të mafies ballkanike,...!!iKeto i paraqiten në raportin përkatës të përgatitur prej tyre. Sipas ketyre ekspertëve, institucionet financiare në Evropen Juglindore dhe Ballkan, gjatë 19 viteve të fundit, kanë qenë aleati bashkepunetor me i rendesishem ,i kriminalitetit të organizuar. Klanet kriminale në Shqiperi, Kroaci , Maqedoni, Mal te Zi, Kosove dhe Bosnjehercegovine,si dhe bashkepunetoret e tyre jashtë kufijve, paratë e fituara, si rezultat i veprimtarive kriminale, kanë arritur t'i legalizojnë përmes operacioneve financiare me ndërmjetësinë e bankave të ndryshme në Ballkan, por edhe më gjerësisht, në Evropë.

Ish-kryepolici i Skotland Jardit Xhon Slejter (John Slater) paralajmëroi para ca kohesh ne Koferencen , e Beogradit pe luften kunder krimit te organizuar,se krimi i organizuar në Ballkan dhe Evropen Juglindore ,po zhvillohet me një intensitet të tillë saqë grupet mafioze kriminale , i kombinojne veprimtarite jolegale , me ato legale . Këto grupe, duke pasur në dispozicion mjete të tilla financiare, sidomos, ato, në pamje të parë, legale, arrijnë të korruptojnë politikanë dhe administratore shteterore (edhepolice te thjeshte),që të arrijnë deri tek informacionet e nevojshme për ta.

"Elementët kriminalë me peshë dhe influencë më të madhe kanë, madje, edhe partitë e veta politike, megjithëse njerëzit në këto parti nuk arrijnë ta dallojnë këtë",(ose nuk duan ta dallojne ne shume raste ) thotë Xhon Slejter që, sikurse dihet, është një prej policive më profesioniste evropiane. Sipas tij, veprimtaria primare e mafies ballkanike është kontrabanda i te gjitha drogave , te lehta e te renda ,dhe transportimi i emigrantëve,te paligjshem, e pasuar nga kontrabanda ne pergjithesi, dhe "larja" e parave. Kontrabanda e cigareve dhe tregtia e "mishit të bardhë" është një veprimtari sekondare e grupeve kriminale dhe kjo e fundit, në shumicën e rasteve, është një veprimtari që shoqëron kontrabandën e heroinës dhe shitjen e makinave të vjedhura. "Për realizimin e sigurt dhe të papenguar të këtyre aktiviteteve, mafia ka ngritur një sistem të kontrollit të aparatit shtetëror, ekonomisë, politikës dhe të organeve të ndryshme të medias në shtetet ballkanike", theksoi z. Slejter.


*******


Rastësishtë , u futa në disa saite , të letërsisë shqiptare .. Më bëri përshtypje , se vetëm aktivitete arritje , dhe vetëm arritje pashë në to ..Përshtjellimin që ndjeva , nuk e fsheh që mu kthye në neveri , për papërgjegjshmërinë e këtyre njerzve , që padrejtësishtë vazhdojnë të drejtojnë këtë vend ...në ca ministri të kulturës...

Nuk ka njoftime , për situatën , por flitet për "kodra pas bregut " apo si thërriste e "ëma e Cigos majë thanës ". Pikërishtë kaq rëndësi kishin ato që pashë aty , duke pasur parasysh situatën ku ndodhemi .. ..
Thashë më vehte...më mirë të shkruaj për një shkrimtar që ka vlerë kombëtare dhe letrare....

Faqja zyrtare e Ministrisë së kulturës flet dhe shkruan , vetëm njoftime mbi aktivitetet e ministrit dhe asnjë informacion apo njoftim mbi atë se cfarë po ndodh me Kulturë ...se si po administrohet situata e Librit shqip...

Një tjetër ministri e përfshirë direkt në administrimin e situatave të emergjencës është ajo e Brendshme....Këtu lexojë pothuaja çdo ditë vrasje,korrupcion...tenderomani...

Por edhe në faqen zyrtare të saj, jo vetëm që nuk ka asnjë njoftim mbi gjendjen, por në ballë të saj qendrojnë ende akuzat e ministrit dr.Bajram rexhepi për Lëvizjen Vetëvendosje e asnjë rreshtë për hajnitë në Policinë e Prishtinës dhe Pejës...

Po kështu edhe Ministria e Transporteve që monitoron akset rrugore ka vetëm informacione për aktivitetet dhe deklaratat politike të ministrit....

Shkrime dhe njoftime boshe shikon edhe në edhe në Ministrinë e Bujqësisë, institucioni direkt përgjegjës për investimet dhe mirëmbajtjen e argjinaturave....dhe patateve...

Ajo që u ngrin më shumë nervat , të prekurve nga fatkeqsia , është se e kanë bërë modë tashmë , që megjithse situatat janë dramatike , ata që janë përgjegjës dhe që duhet të m4enzhojnë ligjërishtë situatën janë jashtë shtetit " me punë ".....

Qeveria , pa mohuar se po përpiqet për menazhimin e situatës në përgjithësi ka përgjegjsinë maksimale për drejtimin e e Shtetësisë në vete të Kosovës , në raste të tilla emergjente .....

Ehe,... qeveria , është si gjithmonë në kalë dhe nuk i lagen këmbët ..!!...

Thashë më mirë të shkruaj për kulturë...se më mirë ma qetë....





NGA PARTIZAN CENE 


1.Hakun e mori deti ..!!

Koha kishte ditë që mbante për bukuri . Bile dhe dielli , vende vende gjatë ditës sillte sado pak ngrohtësi në atë vend të braktisur . Por nga ana tjetër dielli rriste edhe etjen dhe dëshirën për ujë , pasi kur detin e ke pranë , të pihet më shumë ujë .. Të gjithë ndodheshin në një trase të braktisur , në të dalë të Pyllit të Sodës .
Gra , burra dhe fëmijë , po thuaj të panjohur midis tyre , po shkëmbenin muhabetete e çastit , me qëllim që ta thyenin kohën deri në mbrëmje .
Kur erdhi Arturi , përgjegjësi që i kishte mbledhur nga qendra e qytetit , u thirri shkurt :
- Solla ujë ..
Dy vajza të reja dhe Marku , u afruan të parët , si duket kishin më shumë etje .Në kohën që grupi u shpërnda për të gjetur një mundësi për të lagur sadopak grykën , u pa se ishin goxha , mbi 15 vetë .
Hekurani , një i ri nga Burreli , u bë kurioz dhe filloi ti numuronte , me gishtë ..13, 14, 15, 16 ...
- Oo qënkan shumë , si do të nisen të gjithë këta , ju drejtua ai Arturit , që po u shpërndante ujë me një gotë plastike të gjithëve me radhë ..
- Aha , akoma ti .. Presim edhe tre të tjerë , patriotë të tutë , që do të vijnë me autobus nga Fieri , pasi nuk ikën dot nga Semani , ja preu shkurt Arturi dhe , po mblidhte çantën , në të cilën kishte sjellë ujë ..
Lena , një grua rreth të 40-ave , ju afrua dhe i tha:
Po ndonjë kafshat për kta fëmijët nuk na sollët , gjith ajo rrugë , do ti marrë edhe më shumë uria , u shpjegua gruaja dhe shikonte me interes se si do të përgjigjej tjetri ..
- Moj zonjë , unë jam puntor . Zotnia më tha shpjeru ujë , unë solla . Po të më thoshte për bukë unë do të sillja edhe bukë.Por me sa di unë nuk keni bërë pazar edhe për bukë ..
- Ç 'pazar o i shkret , ja kthen një burrëtjetër aty pranë , dymijë e pesëqind dollarë nuk mjaftuan as për një kafshat për fëmijët ?
- O njerës , mos më vini në siklet , do të vijë Dashi para se të ikni dhe kërkoni çfarë të doni .. Do të më pushoni nga puna unë e shikoj . Kështu si e keni nisur ju do të më hiqni nga puna . Dashi nuk të fal . Po mori vesh që bëj fjalë me ju , më fluturoi ..Aman mos më kërkoni mua sqarime , ju kam rixha ..
... Dhe biseda u ndërpre si me thikë , pasi Arturi u zhduk në horizontë , me motocikletën e tij , tip të vjetër , që lëshonte më shumë tym nga oxhaku i fabrikave dikurë ..
Të gjithë pjestarët e grupit , kush me gruan e kush me vëllain apo me ndonjë kushëri ,a të afërm tjetër , u afruan dhe po diskutonin me zë të ulet , duke pritur sa të errësohej dhe të niseshin për rrugë .
Marku e kishte për herë të tretë që tentonte të shkonte , në Itali por nuk kishte mundur ti a arrinte qëllimit . Dy herë të tjera e kishin kapur në det dhe e kishin kthyer menjëherë në Vlorë .Tashmë për të kjo punë nuk ishte aventurë e pritshme , por aventurë që po e kryente dhe ri kryente disa herë . Por megjithate ankthi për të panjohurën nuk i kishte ikur .
Ai ishte 27 vjeç , dhe për dreq sapo kishte filluar punën , kishte dalë një problem shumë i madh . Në Malsinë e Madhe , aty ku ishte fshati i tij , para dy vjetësh , djali i xhaxhait të tij Lulashi , kishte vrarë një burrë nga një fis i Lumajve , për një hasmëri që asnjë nuk e mbante mend ..Thoshnin se ishte hasmëri 60 vjet përpara ..
Kjo e detyroi atë të lerë punën ,dhe e ema që e kishte të vetëm , e mbylli brenda me frikën e hasmit .
Prandaj Marku , u josh nga tregimet , e shokëve dhe miqve që ktheheshin nga Italia , dhe vendosi thyejë frikën nga hasmi , dhe të ikte edhe ai aty ,pasi ashtu mendonte se ,do ti shpëtonte "hakmarrjes " për një gabim që nuik e kishte bërë kurrë !
Këto mendime , sollën edhe darkën e cila sa vinte dhe muzgëronte horizontin .. Sa më shumë vinte errësira aq më shumë shtohej ankthi tek të gjithë antarët e këtij grupi , që një hall i kishte mbledhur bashkë ....
Ishte fillim dhjetori dhe nata shyqyr vinte herët . Në orën 6:30, të mbrëmjes , në horizontë , ashtu siç kishin premtuar , u dukën dritat e makinave të , zotninjve , që do ti çonin matanë detit .Gratë filluan të mbledhin gjithshka kishin dhe hodhën ato që nuk do t'iu duheshin më ...
Nga makinat zbritën disa vetë , por Marku megjithse ishte shumë afër , nuk arriti të dallojë asnjë fytyrë pasi errësira kishte pushtuar gjithë ambientin .. Për një çast , heshtja dhe nata u bashkuan si petët e bakllavasë , duke emetuar një farë ëmbëlsire , që të sjell mbarimi i ankthit të pritjes .. Pra më në fund do të niseshin ..
Diku , disa dhjetra metra nga deti u dëgjua një zhurme ë afërt e motorrëve që me sa duket ishin të skafeve që prisnin " pasagjerët e linjës " Vlorë - Brindisi ..
Pasi i hypën një nga një dhe u ngjeshën afër njëri tjetrit , pa pritur dhe pa e menduar se do të niseshin kaq shpejt e panë veten në det .Motorrët gumëzhinin dhe skafi mori shpejtësi ..Një zdap i gjatë i cili dallohej nga një pelerinë që kishte hedhur në trup , u tha që të gjithë të dorzonin lekët ashtu siç e kishin fjalën .. Asnjëri nuk kundërshtoi lekët po jepeshin dhe pasi numëroheshin , hidheshin në një çantë të madhe meshini .. Ai me pelerinë , si një engjëll me pamje djalli , dukej se po e shtonte akoma më shumë erresirën pasi qëndronte në ballë të skafit dhe nuk kishte as më të voglën mundësi që ndonjë rreze sado e vogël drite nga horizonti të afrohej brenda skafit ..
Njëri , me zë zë mbytur aty nga mesi i varkës , tha :
- Unë kam vetëm dymijë e treqind dollarë se nuk munda ti mbledh të gjitha ..
- Sokol , ndaloje skafin , nuk tallemi këtu , ne kemi kokën në rrezik dhe ky po tallet me ne ..
- Hidhe në det , u dëgjua i prerë , urdhëri i Sokolit .
Ndërkohë skafi me të vërtetë ndaloi por motorrat punonin , dhe pardesyja e zezë ndezi një elektrik dore , që sillte një dritë të zbehtë , në gjithë errësirën tronditëse të natës së dhjetorit .:
- Hidhu , i tha , ik bëj lekët dhe hajde nesër në darkë prapë po deshe , bregu është disa dhjetra metra nga këtu ....
Për shumë çaste pllakosi një heshtje varri dhe asnjë nuk foli .Por nga drita e elektrikut , Marku dalloi shumë mirë atë fytyrë , e cila nuk kishte lëkët për të paguar ..Atë fytyrë e njihte aq shumë , sa edhe ëndërrat natën , i shikontë të gjitha të t[ personiofikuar me atë fytarë ..
" Po më ndjek edhe këtu ?? ", pyeti veten ,
Një përshtjellim mendimesh , kaloi trurin e tij ,në disa dhjetra sekonta , kur në skaf kishte pllakosur heshtja . Një ndjenjë e paqartë , e përshtjelluar me ankth por edhe me shpresë , e bëri që të flasë vetë dhe të thyejë heshtjen ..Me mendje të paqartë dhe pa e menduar gjatë , ju afrua dhe i tha atij që nuk kishte paratë ..:
- Shtjefën Lumaj , unë do të paguaj për ty .Megjithse po ta dia që ishe edhe ti në këtë skaf unë nuk do të hypja .. Kam gati pesqind dollar më shumë për ditët e para sa të shkoj në Itali , po i paguaj , se dikurë ishim shik dhe miq ....
Shjefni , po e shikonte me sy të zgurdulluar dhe nuk foli asnjë fjalë , deri sa përsëri Sokoli , drejtuesi i skafit , e prishi heshtjen :
- Hajde se të hodhëm në det , nuk ka shaka me këto punëra , kërcënoi ai seriozishtë ...Shtejfni po dridhej , jo nga të ftohtit , por më shumë nga neveria ,dhe nuk fliste , por vetëm shikonte i hutuar . Shikimi i tij binte direkt në sytë e Markut . Pra Marku , ja ku e kishte para syve , hasmin e tij , atë që e kishte detyruar , për gati dy vjet të ngujohej në shtëpi .Por e mori në sy . Do ta ndihmonte dhe do ti kërkonte dorën e faljes ashtu siç e kishte zakoni ..
Pa e zgjatur më shumë , futi dorën në zhep dhe nxorri edhe dyqind dollarët , që trafikantët i kërkonin hasmit të tij ..
Kur Ai me pardesy, zgjati dorën të merrte edhe paratë e fundit , që skafi të nisej , u dëgjua përsëri Shtjfni :
- Mos i merr , unë nuk marr para nga hasmi ..
- Mos më shit mend mua , i tha Dashi me pardesy , se kur të përfundosh në det do ti kërkosh dhe nuk do ti gjesh paratë as nga hasmi ..hahahaha ... qeshi me të madhe , si për të treguar triumfatorin e madh ..E qeshura e tij u shoqërua edhe nga Sokoli dhe dy djem të tjerë që shoqëronin skafin dhe u bë shumë e zhurmshme . Kaq e zhurmshme sa mbyty edhe zhurmën e ujit kur Shtjefni u hodh në det .. Ata qeshnin e qeshnin dhe nuk e panë se , ai ishte hedhur vërtetë . Të qeshurën e tyre e ndaloi thirrja e fortë e Markut :
- Mooooossss...Çfar po bën . Uji është shumë i ftohtë ..
Por Shtjefni nuk dëgjonte më se tashmë ca dalgët e ca zhurma e motorrit ,i humbën lidhjen akustike më skafin dhe grupin .
Si duket Shtjefni , u pendua menjëherë që u hodh në det se nuk po notonte normal . Ose kishte shumë ftohtë ose nuk dinte not, fare ..Ata që qeshnin , nuk e "vunë ujin fare në zjarr ", dhe diskutonin të niseshin ..
- Hajd pra në të s 'ëmës të vesh , u dëgjua zëri i njohur tashmi i Sokolot , që drejtonte skafin.. Marku meqë ishte disa vjeç më i madh se Shtjefni , u rëndua shumë nga mërzitja pasi për një çstë mendoi se ishte ai sebepi që u hodh tjetri në det ..
Kur skafi u nis , ai u çua në këmbë dhe u hodh pa u menduar në det . Nga skafi dëgjoi vetëm një zhurmë që më shumë vinte nga një " Uaaa " që ja bënë të gjithë pjestarët e atij fati , në atë skaf .. Duke qënë se dinte not mirë , u drejtua për nga Shtjefni , që tashmi besoj ishte shumë metra larg, pasi vetëm mballaçitjet e detit dëgjoheshin . Në çastë mendoi për keq , por vendosi ta provonte me zë :
- Eeeeej , Shtjefën , a më dëgjon ...
- Këtu , këtu jam , po notoj drejt bregut , por kam shumë ftohtë ..
Ata të dy notuan për gati dy orë , deri sa deti i çoi në breg , disa qindra metra, me në afërsi të qytetit të Vlorës ..
- Më fal o njeri i perëndis , por nuk e dija se më ndiqje deri edhe këtu , i thotë Marku atij ..
Shtjefni nuk po fliste por vetëm se dridhej nga të ftohtit ..
Marku edhe njëherë i foli :
- Po hë thuaj një fjalë, ke rastin të marrësh hak ..
- Për ne të dy , tashmë hakun e mori deti , ja ktheu Shjefni , duke e ndihmuar që të shtrydhte rrobat e bëra qullë ... Tashmë nata ishte shumë e thellë dhe atyre u duhej një vend , ku mund të ngroheshin .
...Pa para dhe pa shpresë , tashmë Marku do ta mendonte mirë se a do të ishte në gjendje ta përsëriste për herë të katërt këtë aventurë të pa fat ..drejt asaj që dikush e quante ..shpresë ..!


2.Klithmat , qe historia i jashteqit dhe i hedh menjeane .. !!


Opinion nga Partizan Cene .. !!

25 mas 2010 ... nje tufe horrash ekstremistesh , te spektrit te zi ne Greqi , duke shfrytezuar , diten e madhe per popullin grek , festen e Pamvaresise , arriten qe nepermjet parakalimit , te shprehnin ate qe te gjithe e dime tashme , thirrjen per dhune , dhe urrejtjen ndaj shqiptareve dhe popujve te tjere komshi .. !!

E pecaktoj nje tufe horrash , pasi si asnjehere tjeter , pashe se i gjithe populli i civilizuar dhe i kulturuar greke , direkte dhe me ane te perfaqesuesve te pergjegjshem te tij , ngriten zerin , duke e cilesuar si te paprabueshem , dhe shume te turpshem kete akt ekstrem nga njeres te nje grupimi ekstrem ..!!

Cdo shqiptar qeu ndodh ne ate parakalim , ose me vone pa videon , e atij parakalimi , menjehere ndjeu nje shije te hidhur ne stomak dhe nje nje mgushtim ne kraharor .. Ato thirrje per urrejtje , nuk mund te te ngjallnin vetem urrejtje ...Kjo e rriste edhe me shume hebdekun pasi u bene ne nje parakalim zyrtar..

Ne biseda te ndryshme me nmjerez te thjeshte , greke , konstatova , se jane te shumte , bile nje shumice e madhe ata qe e denojne , dhe e hedhin poshte me neveri , nje veprim te tille .Ka ne Greqi parti dhe grupime , te spektrit ekstrem te djathte , qe vec lekures se tyre , dhe gjakut te zi qe u rrjedh ne damar , nuk duan asgje tjeter .. Veprimet e tyre jane shembelltyre e qarqeve fashisto shoviniste greke , qe here pas here kane vene ne shenjester, territoret shqiptare ,dhe popullin tone ..!
Ata trashegojne , genin famekeq Grek qe , dikure , ne fillimet dhe gjithe shekullin e kaluar , kane persekutuar , masakruar dhe debuar nga trojet e tyre , popullin shqiptar te camerise .. !!

Por , ashtu sic duket sot , i gjithe populli grek solidarizohet , me popullin shqiptar , dhe te dy u jane mirenjohes njeri tjetrit .. Ne u jemi mirenjohes qe ne situata te veshtira , populli grek ka hapur dyert , me gjithe veshtiresite dhe kundershtite , e ketyre qarqeve ekstremiste . Po ashtu populli dhe qeveria greke eshte e vete dijshme dhe mirenjohese , me ate qe, me punen e tyre , emigrantet ekonomik shqiptar , po bejne per perparimin dhe zhvillimin e Greqise ..!!

Nga ana tjeter populli shqiptar , shprehu indinjaten dhe e denoi me force kete orvajtje , ekstremiste .. Bile ne shume mitingje , sporadike u leshuan si kunderpeshe , sllogane dhe thirrje ne dem te grekeve dhe Greqise .Dhe kjo e ka zanafillen pikerishte nga ky zjarr , qe ndezi ajo video ..
Por nuk eshte as ushtria dhe as populli grek i perfaqesuar nga disa sharlatane ..
Une do te thoshja se rrymat antishqiptare kane gjetur strehe edhe brenda ushtrise greke ..

Pa harruar asnjehere , se midis dy popujve tane , ka llogarira , te pa mbyllura , sic eshte problemi i madh cam , mendoj se ka ardhe koha , qe Greqia dhe Shqiperia , te jene krah perkrah njeri tjetrit ,jo vetem si rezultat i realitetit gjeografik , por edhe si dy popuj , me afrimitet dhe qellime te njejta ... Minoritaret ne Shqiperi , Camet , arbereshet arvanitas dhe sigurishte emigrantet , jane nje ure e madhe dhe e fuqishme , qe duhet te kontribojne , ne rrugen e perbashket , euro atllantike te te dy vendeve tona mike..

Ekstremiste te tipit te tille si ne paraden e 25 marsit , nuk e zbehin aspak kontributin shekullor qe kane shqiptaret ne pamvaresine dhe zhvillimin e Greqise .. Bocari , Bubullima , e te te tjere jane emra qe duan apo nuk duan , fashistet e rinj ne Greqi .. qe e lidhin popullin shqiptar me ate grek .. !!
shija e hidhur e momenteve te para nga ajo parade gankstjerash , qe vec vetes se tyre te zeze nuk perfaqesojne askend .. duhet te kthehet ne gjakftohtesi duke menduar , per vllazerim dhe bashkeqytetrim , per te dy popujt tane ... Vete kryeministri Papandreu dhe qeveria e tij , shpejt e dnuan kete rast ekstrem . ne kete menyre ata treguan se jane per vazhdimin e politikave te fqinjesise se mire , dhe integrimit te emigranteve ne jeten politike te vendit ...Politike kjo e filluar dhe ka marre rrugen e mbare .. !!

Greqia eshte dhe do te jete nje faktor ne favorin e Shqiperise dhe qeverise shqiptare , per liberalizimin e vizave , dhe anetaresimin e plote ne Bashkimin Evropian , ashtu si dha ndihmen e madhe per anetaresim ne NATO .. !!
Gjitheashtu , Greqia dhe qeveria e saj pa tjeter ne nje kohe qe do ta percaktoje ajo ,do te njohe realitetin e ri ne ballkan n duke njohur , Kosoven si shtetin shqiptar , qe ka zbukuruar harten e Ballkanit

Te gjitha keto thirrje, qe u degjuan ne ate parakalim , nuk jane vec klithma, qe vete historia i jashteqit dhe i hedh menjane .. !!



3.Valicia e madhe ..!! Tregim horror ..Marre shkak nga nje ngjarje reale ..!!


Nuk rekomandohet te lexohet nga femije deri ne 17 vjec !!!!

Ne qytetin tone , historite kishin shume shembuj .. dhe shembujt tregoheshin historira ..Por , mbas fillimit te viteve '90, kur demokracia ja zuri vendin diktatures .. edhe levizja e lire e njerezve , u be premise per shume ngjarje dhe ndodhi te ndryshme , te mira dhe shume here, dhe te keqia deri edhe ne raste makabre ..!

Alieta , ishte nje vajze nga nje fshat i Elbasanit , por me ndryshimet qe thame , familja e saj ishte zhvendosur ne qytetin tone ..Ajeti , i ati dhe Sania e ema e saj, u ingranuan disi ne vorbullen e , qytetit bregdetar ..por pa mundur te pershtateshin shpejt me jeten dhe ritmin e qytetit .. ! Ata erdhen ne qytet in tone , sepse ashtu u dukej se do te ishin me afer , djemve te tyre .
Astriti djali i madh dhe Feruzi i vogli ,te dy beqare , paten fatin e madh qe ditet e hapjes se ambasadave, munden te hynin ne ambasaden Italiane .. Keshtu qe ,u bene pjese e korteut njerezor , qe la Shqiperine diktatoriale dhe u sistemuan ne vendet e Evropes .. Te dy ata u rregulluan shpejt ne Itali ..!!... Mbas disa muajsh , ata filluan te dergonin leke tek familja e tyre e tyre . Kjo beri qe prinderit dhe motra e tyre , te mund te zinin nje shtepi me qera , ne qytetin tone ..

Alieta , ashtu si te gjitha vajzat , u hodh shpejte ne trup .. dhe megjithese , nuk kishte mbushur akoma te 15 vjetet, te jepte pershtypjen e nje vajze te rritur ... Ne qytet ajo , zuri shpejte shoqerine e saj ..
Si vajze e huaj ne lagjen ne hyrje te qytetit , ajo ra shpejt ne syte e shume djemve. Ajo terhiqte vemendjen e tyre , jo vetem nga trupi i bukur dhe i gjate i nje femre njomshtake , por edhe me finesen dhe gjallerine e dukshme qe ajo zoteronte .. Anjela e vogel , megjithese e re .. nuk e ndjente shume , kete ''pike te dobet'' te saj ,ndaj dhe nuk merakosej shume per kete ..
Nga ana tjeter , babai dhe e ema , si vajze te vetme , qe e kishin .. ja plotesonin shume hateret , duke e perkedhelur tej mase .. !!

Mirepo jeta ka dhe kapricot e saj .. Familja e xha Ajetit . erdhi ne qytet , per nje jete me te mire , kryesishte per vajzen , duke pasur parasysh se aty mund ti buzeqeshte edhe fati ..

Dhe nje vajze e bukur si Aljeta , nuk do te vononte , qe te kishte rastet e para .. Djali qe ajo donte ishte nga qyteti .. Asaj i ishte mbushur mendja se djali e donte shume .. Ndaj, dhe afrimi me te , u be me i ngushte .Deri sa nje dite e pa babai i saj , tek perqafoheshin dhe putheshin .. me ate tipin .. !

Xha Ajetit nuk i erdhi hic mire ..por e kishte te veshtire ti prishte qejfin Alietes se vetme .. Nuk i tha pothuaj asnjegje .. Gjithe naten nuk e zuri gjumi .. Djali,qe e bija donte , ishte nje burre , ne moshe 15 vjec me i madh nga ajo .. Te pakten keshtu e preu ai .. Ne shikimin e vetem qe pati me ate , ai pa se ishte nje veshvogel ; me floke shume te shkurtera , dhe me nje qafe te holle si ato te qeve te paushqyera .Ai kishte trup te vogel dhe te imet .Nuk mund ti hiqej nga mendja , shikimi i syve gjelberush , te cilin e ndeshi ne kohen qe shkembyen shikimet me te ..Te gjitha keto i jepnin pershtypjen se ai ishte i madh ne moshe .. dhe nuk ja vlente..Per me shume ai nje vajze kishte dhe .. nuk kishte menduar nje fat te tille per te ..
Diten tjeter , sa u kthye ne shtepi nga pazari , e shoqja i tha se , vajza nuk ishte kthyer .. !
Ai u prish ne fytyre , dhe pasi tha dicka neper dhembe , doli te shkonte nje xhiro , andej nga rruga e poshtme , afer shkolles aty ku kishte pare ''ciftin'' nje dite me pare .. Pasi dhe aty nuk gjeti gje , u kthye ne shtepi duke u ngushelluar veten se , nga casti ne cast , vajza do te kthehej ..!!...
.....

Por ajo nuk u kthye .. As mbas disa ditesh , nuk mundi te mesonte gje per vajzen e tij .. Policia , te gjitha kerkimet e saj , i perfundoi pa sukses.. ! Xha Ajeti , lajmeroi djemte .. dhe gjithe te afermit e tij qe te benin dicka per te gjetur Aljeten e vogel te tij ..Ai nuk la vend pa kerkuar , duke mbartur mbi supe gjithemone fajin , per humbjen e vajzes se tij te shtrenjte ..
Nje dite nje i njohur i tyre , u tha se ka mundesi qe vajzen ta kene ne Itali .. Por nga te gjitha kerkimet , nuk arriten qe te kishin qofte edhe nje fije , mundesie ..per te gjetur , se ckishte ndodhur me vajzen e tyre ..

Zemerimi i Aletit ishte kthyer ne terbim ..Te gjitha rruget e qytetit , ne hyrje dalje , lagje , rrugica dhe kudo ishin shetitoret e perditshme te babait Ajet .Bile dite dhe jave te tera kerkonte i gjori burre , per ndonje shenje nga plazma e tij. Si njeri i zakonit qe ishte , ai nuk e shprehte dashurine , por kjo prove qe kalonte , tregoi se jo thjeshte e donte vajzen e tij .. por tani qe nuk e kishte , i dukej vetja gjysem njeriu , sa vetem shpirti , i jepte force qe te kerkonte per Aljeten , qe per te ishte gjysma tjeter .. !!

Me gjithe insisitimet e njerezve dhe te policise , se vajza eshte shendosh e mire , dhe mund te kete ikur me deshiren e saj ne Itali , atij i brente zemra , se dicka , me e keqe e kishte gjetur ate .Kete mendim e kishte edhe gruaja e tij .. Kjo gje e mundonte me shume .

Pasi nuk mundi te gjeje asnje shenje, filloi te mesohet me idene se vajzes dicka shume e keqe i kishte ngjare ..Ndaj te gjitha kerkimet po beheshin kot ..Ne mendim e siper ,vendosi te ruaj toruan dhe te nderroje taktike .. '' Do te shkoj,aty ku e pashe me ate ''bandillin'' dhe do ruaj mos shikoj ate qafir .. '' , thoshte me mendje rruges ..!

Dhe ashtu beri .. Disa dite dhe nete bashke .. e ruajti ate rrugice , duke u maskuar dhe fshehur qe te mos binte ne sy te gjitoneve .. pse jo as te kalimtareve . I trembej edhe ndonje spiuni te rastit apo ku i dihet ..Kjo gje e mundoii per disa kohe ,por zemra ja donte qe dicka te shihte dhe te krijonte nje rreze shprese per hallin e madh qe e kishte zene ..E vdekur apo e gjalle , duhej te dinte per vajzen e tij .. Dhe me shume se ai djale qe ajo shoqerohej , nuk mund te dinte kush tjeter ..

I kishin vene disa te njohur idene se , vajzen edhe mund ta kishin vrare , dhe ta kishin hedhur ne ndonje kanal .. Kjo ide e therte shume ne zemer .. por , ku ishte trupi .. Dikush do ta kishte pare ...!!Me gruan , bisedonte shume pak pasi ajo , gjithemone i kishte syte me lot ..Prandaj e mori vete persiper qe te gjente me cdo kusht vajzen te gjalle apo te vdekur ...

Ishte kohe vjeshte dhe , vranesirat kishin filluar te benin prezencen e tyre . Nje paradite nga keto, bile filluan edhe pikalat e pare te shiut .. Xha Ajeti , vendosi qe te shkonte nen nje strehe aty me tutje , nga ku mund ta kishte edhe rrugen nen vezhgim .. Mendimet e trullosnin me shume , se sa lodhja nga qendrimi ne kembe .. Mosha e tij ishte rreth te gjashtedhjete e pestave , keshtu qe jo vetem ajo por edhe puna ne bujqesi , kishin lene ne trupin e tij shenjat, por ai mbahej shume i fuqishem . Kjo fale edhe trupit te tij gjate e te mbushur . Ai ndjehej akoma i forte ashtu si dikur kur ishte djale , dhe nuk i dilte kush ne hunede ..

Kur shiu filloi me shume te shtohej , vendosi qe te rrinte edhe pak pa cka se filloi te lagej ..
Duke dashur te mbrohej me mire nga shiu qe , tashme po forcohej , syri ne ane te deres se mbasme te nje kafeneje i zuri , dy burra qe dicka flisnin midis tyre .. vendosi te afrohej me afer , dhe aty per aty , e dalloi menjehere ''bandillin'' qe i kishte puthur vajzen , ate nate te fundit ...

Syte ne moment ju celen , duke i dhene nje cehre sikur mbi koken e tij te mbreteronte dielli dhe jo shiu , te cilin e harroi fare dhe e la te binte me furi ne supet dhe gjithe trupin .. Te dy burrat u ndane .. Njeri iku majtas dhe tjtri , '' bandilli '', erdhe drejte tij .. Me kete rast ju dha mundesia ideale qe ta shikonte mire ..!!Ai mori rrugen drejte per te dale ne nje rruge qe te conte ne te dale te qytetit , per nga fidanishtja e vjeter ... Aty per aty xha Ajeti , vendosi qe ta ruante akoma me me kersheri , se ku do te shkonte .. Djaloshi , i bere qull nga shiu ; pa ditur se kush mund ta ndiqte vazhdoi rrugen anes bunkereve ..
Mendja e vrare e babait Ajet , ne cast nuk kisghte dhe shume kohe per tu menduar ndaj vendosi, te vinte ne zbatim planin e tij ..

Nga brenda xhaketes ,nxorri nje kame te madhe , dhe e fshehu n nen menge duke u afruar me shume . Ne kete rast perfitoi edhe nga shiu.. ''Bandilli'',po futej ne rrugen per tek bunkerat dhe mbas asaj mund te dilte ne rruge kryesore .. E therriti :
-Ej na mor djal .. me ndihmo pak .. Dhe ai ndaloi :
- He xhaje , c'do .. por xhaja ishte aq afer sa mundi dhe i drejtoi thiken ne gurmaz ne pozicion gati per ti kepute fytin.. Djali nuk e priste ne asnje menyre nje reagim te tille ,ndaj befasia me te cilen ju drejtua plaku , e shtoi me shume friken .Pastaj edhe trupi i tij i imet, nuk i jepte asnje shans per te shpetuar nga duart e ''xhajes'' gjigant.!

Plaku e urdheroi , qe te bente si i thoshte se levizja me e vogel , do ta conte ne varr ...
- Mos je gabuar , xhaje .. une nuk ... te.. njof.. moooss, i thoshte ai me aq sa mund te fliste i shtrenguar ne gryke nga Xha Ajeti .. !!
Gjysme zvarre e gjysme shtyre , mundi ta fuste ne tunelin qe ishte mbas bunkereve , .. Tashme ishin larguar mjaft nga shtepite , njeresit dhe qarkullimi ...

Sa zbriten shkallet ne hyrje te tynelit , ''bandilli'' ndjeu nje goditje te forte , ne koke , dhe ....

.....Me vone e shikon veten te lidhur, duar e kembe me ngjites kutish dhe po ashtu edhe gojen e kishte te mbyllur ...Nga drita e zbehte , qe vinte nga dera e karget e tunelit , arriti temerrte nje pamje te ambientit ku ndodhej .. Tuneli i larte , dhe i gjere , ishte shume i njohur per te , pasi meqe e frekuentonte shpesh ate lagje , qe ne femijeri e deri tani i kishte qelluar rasti te futej shume here ketu poshte .. Ai e dinte se tuneli ne hyrje kishte nje porte qe mbyllej nga brenda dhe nga jashte . Megjithese e kishte te mbyllur gojen , hunda ju ca nga era e keqe e e tunelit . Kjo vinte nga lageshtia , por edhe nga mbetyrinat e jashteqitjeve dhe urinimeve qe benin aty here pas here kalimtare te rastit ..
Ne momentin qe u be gati te kthente koken te shikonte se ku ishte plaku , dora e forte e plakut , i ckuli ngjitsin , nga goja , aq forte sa ju duk se i rropi lekuren .. !!
- Ku eshte vajza ime .. Cma bere vajzen mor qen, ju drejtua ashper plaku ..
- Per cilen vajze e keni fjalen .. nuk e di per se flisni , guxoi te kundershtonte '' bandilli ''.
aty nje e djathte e forte e plakut i solli xixellonjat neper sy .. dhe menjehere filloi te ngrinte zerin .. Plaku ja vendosi prape ne goje ngjitesen .. Ne ate pak drite te imet qe po vinte nga hyrja e larget e tunelit , arriti te dalloje qarte pamjen e plakut te cilin e njhte mire , pasi e kishte ruajtur per kohe te tera deri sa shtiu ne dore vajzen e tij ..

- He po pres te me thuash , i tha plaku dhe ja dha nje tjeter perseri me te djathten e tij si plumb .. ''Bandilli '' as qe mund te fliste ..por te pakten mund te ngulcoje duke i bere me shenje me koke qe ti hiqte ngjitesin .. edhe kjo gje do ti shkaktonte dhimbje te tmerrshme por duhej te bente dicka ..
Plaku ja hoqi ngjitesin , dhe me ton autoritar i tha : - Vajzen time ku ma ke cuar , ne Itali , apo ku mor edpsez .. Me thuaj qe te di , ku e kam , qe te mund te shpetosh i gjalle nga ketu .. !!
Une nuk di gje por ajo nuk deshi te ikte ne Itali .. dhe u zume e u ndame , genjeu aty per aty , ai dhe priste reagimin e plakut .. E djathta u leshua prape me force duke e balsamosur mishim e faqs se tij ne kockat e pakta te fytyres ..!!
- Ku eshte vajza e ime ..Me thuaj te verteten .mos pa dshje .. mos ..sikur....
- Dhe ti pastaj te me ...
- Nuk te bej gje , e nderpreu Ajeti , vetem se dua te di .. Pastaj do te te coj ne degen e brendshme ..dhe kaq .. Ose ne te kundert do te te le ketu te vdesesh .. dhe nuk do te te gjej njeri , ashtu si nuk gjeta edhe une vajzen time ..
...''Oh.., tha ''bandilli''me vete, me mire ne dege se ketu , i torturuar , dhe i vdekur ne duart e ketij ..
dhe filloi te belbezoi ..dhe te nxjerre fjalet nje nga nje :
- Ne jemi nje grup djemsh qe , cojme vajza ne Itali . Ato i dorezojme tek disa te tjere ,kundrejt pageses.
Vajzen tuaj per ate pune e deshem .. Une i thashe se do te shkonim bashke ne Itali , dhe aty do te martoheshim .. dhe do te jetonim Bashke ..ate darke .. kur e cova , tek pylli ne ane te detit , dhe po prisnim te vinin e te na merrnin ajo , si duket kuptoi dhe me iku me vrap ....
... E ndoqa . Ajo bertiste ne mes te nates , se do te me conte ne dege .. se do tu thoshte vellezerve .. e keshtu te tilla gjera ....Kjo me frikesoi pa mase .. ndaj e ndoqa qe ta kapja me cdo kusht ...!

Ky fliste ..dhe plakut ju erresua akoma me shume pamja , jo nga erresira e tunelit por nga ato qe po degjonte per vajzen e tij ..gjaku i kishte pushtuar gjithe pjesen nen lekure te kokes , ngaj edhekoka filloi ti duket e rende sikur ne vend te saj te kishte nje gur te rende ..
Megjitheate e mori veten dhe mbas nje loti qe i rrodhe furishem nga syri , e mblodhi veten , se nuk donte qe ti bente qejfin ketij krimineli ...!
- Kush e vrau Vajzen time , provokoi ai ''bandillin'' , qe te tregonte .
- Pa dashje te betohem ,filloi te kerkoje mbrojteje ai ...
- Pra ti e vrave , kembenguli plaku ..
- Por pa dashje ...besome .. , pa dashje .... !! Pastaj ku eshte trupi ???

Heshtja , pllakosi per disa minuta .. Ajeti mendonte per vajzen e gjore , per hallin e madh mbi te gjitha hallet e tij . I erdhi ne mendje qe me ne fund do ti bente nje varr vajzes se tij te vetme . Kete maskara do ta conte ne dege ..Por tani per tani donte te dinte se ku ishte trupi i vajzes ...!Ndaj e pyeti dhe e ripyeti , duke e zhdepur nedru .. me ne fund degjoi pjesen makabre te tregimit per castet e fundit te vajzes se tij .. '' Bandilli '' ndofta edhe nga pendimi por me shume nga frika , e shqepi perfundimishte gojen dhe zemren dhe vazhdoi te tregoje :

- Pasi e kapa i mbylla gojen qe te mos te bertiste me ze dhe te silltese i trembeshim policise ... Mirepo nga shtrengimi i tepert i gojes , pashe se nuk po reagunte me .. ndaj pasi pashe se kishte vdekur , nuk dija cte beja me trupin e saj .. Keshtu tregonte , ai pa teklif , sikur kishte mbytur nje pule dhe jo nje vajze te re .. !!!!!
- Edhe ??.. e shtynte ,babai per te mesuar me shume ..per fatin e vajzes se gjore ..
- Pastaj meqe isha vetem mora ca , dega pishe .. i bera grumbull dhe pasi i ndeza , hodha trupin e saj siper tyre .. keshu duke hedhur , here pas here deri mbi mngjes , arrita ta digja te gjthe trupin sa u be njesh me reren e detit ....
- Oooohhhh , renkoi me zemer babai fatkeq .. dhe thirri :
- Mjaft , qen kriminel , mjafte se me cave zemren dhe melcine ... mjaft se me hape kraharorin .. Dhe e qelloi aq forte sa e beri te humbe ndjenjat ...!
Duke e lene te shtrire, ashtu te lidhur pa ndjenja , mbylli me kujdes kapakun e tunelit dhe doli tek rruga qendrore .

Ajeti shkoi ne shtepi me ne jete qe te mbaronte pune shpejte sa mos te merrnin vesh te tjeret .. .
Dhe nuk i tha gje te shoqes , se e dinte qe do te hapte renkimin .. Kjo gje, do ti prishte planin qe kishte ne koke ..Truri i tij punonte shume shpejte sa nuk i linte kohe ndergjegjes, as te shfaqej jo me te komandonte ..Veprimete e tij .
Vajti ne qilarin e shtepise se tyre, mori aty nje kashun sa nje valixhee shume e madhe .( Kashuni ishte i te zotit te shtepise qe kishin marre me qera) .. Hoqi te gjitha gjerat qe kishte brenda , .. Nga ana e mbarapme e kopshtit , doli me te ne sup dhe me nje bidon ne dore ..
Duke e ditur qe ne ane te rruges aty tek tuneli ishte nje benzinate , u drejtua per nga atje .. Pasi e mbushi bidonin 30 kilsh , me nafte , u drejtua per nga tuneli .. Per te mos rene ne syte e njerezve , te cilet , mbas shiut kishin dale , ne levizjet e darkes , u fut mes permes ullishtes dhe arriti nga ana e pasme e tunelit ..Hapi kapakun , dhe pasi futi valixheen , u fut edhe vete , e mbylli prape kapakun pasi u sigurua se askush nuk e ndiqte .. dhe shkoi tek ''bandilli''. Ate e gjeti duke ngulcuar , i zgjuar mbas gjumit qe i kishte ''dhene '' e djathta e hekurt e plakut ..Ashtu i lidhur kembe e duar dhe me ngjitesen ne goje , ai , per plakun, dukej si nje top mish izbehte. ky efekt rritej me shume nga drita e elektrikut te dores .... !!
Menjehere emori dhe e futi shtu sic ishte ne valicen e madhe .. qe per cudi edhe te vete plakut ishte sikur ta kishte bere me porosi, per te ..
Ne kete raste , megjithese mendja e tij ishte semurur nga te gjitha ato qe degjoi per fatin e vajzes se tij , kishte nje kthejellim . Mendonte se me ne fund , edhe vajza e tij do te prehej e qete , pa cka se ky godosh kriminel e kishte bere hi ...
As nje ngulcime dhe snje levizje e '' bandillit'' , nuk binte me ne veshin apo ne syrin e plakut .. Ai me shpejtesi i hoqi , ngjitesen nga goja .. dhe mbylli po aq shpejte kapakun ..
Pasi i vuri drynin .. e shkelmoi njehere si ta zgjonte nga gjumi ..
Nga brenda degjoheshin disa thirrje si nga varri .. por nuk kishte aftesine plaku , ne gjendjen qe ndodhej , ti degjonte ..!!!

Pasi e lau mire me naften e paster per motorat . u terhoh pak mbrapa ndezi nje leter dhe ja hodhi valixhes .. mbas nje casti zjarri u ndes , dhe mbulloi te gjithe valixhen..
Ulerimat dhe ngulcimat nga brenda nuk kishin te sosur .. sa me shume degjoheshin ato aq me sume nafte hidhte ai ne zjarr .....

Plaku qeshte .. dhe qeshte duke jetuar, besoj , per pak caste kenaqesine qe te jep , ne raste te tilla cmenduria ..
Flaket coheshin, dhe ky hidhte akoma me shume nafte .. Megjithese tuneli kishte lartesi , ju desh here pas here te largohej deri ne hyrje .. pasi ulej zjarri vinte dhe e ngjallte prape .. deri sa nje lemsh i vogel mishi dhe hiri , ja zuri vendin valices se te zotit te shtepise , te mbushur me mish .. Po po .. per Ajetin nuk behej me fjale se kishte vene aty , nje trup njeriu, por nje cope mish te prishur .. qe duhej te asgjesohej .. me qe llim qe te mos hapte me mort dhe vdekje , jo vetem ne lagje , por ne gjithe qytetin ....

..... Pasi i u sigurua , per ''misionin '' e kryer , shkoi ne shtepi..
- Grua , kafene mua te te ngushelloj per vajzen . i tha ai se shoqes , dhe lotet filluan ti lagin faqet ...
- Sania , si nene qe ishte , ja dha kujes .. dhe hapi renkimin ..!!
Pasi beri adetet , per vajzen e gjore .. disi me i qetesuar , mbas atyre muajve ne tension, te henen e pare qe ne mengjes ,u drejtua per ne komisariatin e policise ....!!



4.Jarani dhe gruaja tek çezma..!!

(Hëngëllon një kalë i shkruar në ballë ..ngritur vertikalë ,i pa mbajtshëm , i përdalë ..)

ek çezma e fshatit ,një grua shkonte shpesh, me shkak, apo pa shkak..!! Jarani ,një burrë azgan* , i cili nuk linte mundësira të tilla ti kalonin pa u parë , filloi të vizitoi edhe ai , me shpesh çezmën e fshatit.!!
Gruaja pasi mbushte ujë rrinte dhe një hovdan* dhe pastaj qetë - qetë , merrte rrugën për në shtëpi . !!
Megjithtë lëvizjet e saj nuk tregonin për një grua të qetë , ndaj edhe ky Jarani ynë , kishte rastin ideal ta hidhte në dorë .!!
U mendua gjithë natën , se si do ti tërhiqte vemendjen ,zonjës , dhe më në fund e gjeti . !

Të nesërmen , zuri vend të dukshëm dhe priti atë gruan e bukur dhe lozanjare , gjatë tek çezma . Kurë ajo u duk , ai filloi , tëbëjë shenja me dorë dhe me zë , deri sa edhe hëngellitje si kalë ..! Këtë e bëri që ti tregonte që ishte shumë i fuqishëm dhe në formë të lartë që vetëm me një kalë hamshor mund të krahasohej .
E reja , dukej se nuk interesohej shumë për gjestet e Jaranit . Por ky i fundit , ashtu si rrukullitjet e ujit , vazhdonin të binin në të njëjtin vend , edhe ai vazhdonte avazin e tij tërë ditën dhe përditë të ditëve ..
Ky ritual zgjati për disa ditë .Mirëpo gruaja, një ditë i thotë burrit të saj ,për atë që po i ndothte ...!
Këtij menjëherë filloi ti punojë mendja , dhe gjeti zgjidhjen , në çast :
- Bëj sikur e do dhe ftoje në shtëpi , i thotë se shoqes .!!
Ajo bëri fije e për pe si i tha burri i saj .Pra të nesërmen në dreke , Jaranit i "buzeqeshi fati "dhe i doli me sukses , shenja e kalit që i bëri zonjës së bukur tek çezma .!Ajo ju përgjigj , duke bërë edhe ajo si një hengëllimë , por si të pelës .. .hihi hiii hi hi hiii ......!
Jaranit , për një çast e ndjeu veten tamam si kalë , dhe nuk mendonte gjë tjetër , por vetëm se si kali do të ndihej po të ishte lartë mbi një "pelë" të tillë . Ndaj nga goja filluan shkumëzimet , ashtu si jargët e kërmillit mbas vesës .. Duke i lëpirë dhe mbllaçitur , filloi të dridhej i tëri , ashtu si sahati kur tundet nga zilja ..
Horizonti i kaltër iu bë igjithi rozë dhe u nis vrullshëm të arrinte gruan që iku duke i bërë shenjë përpara tij ..
Mbas disa çasteve, kurë Jarani kishte mposhtur frikën u ndodh në odën e zonjes .Por nuk priti të hiqte pantallonat , dhe befas u shfaqën dy burra .
Gruaja , nisi prezantimin , si të ishte në një moment balloje me miq e shokë :
- Ky është Taqoja , burri im , kurese ky tjetri është kunati im Didi ..
Jaranit filloi ti vinte tavani vërdallë ... Dhersët filluan ti rridhnin çurk , dhe gjuha i dali instiktivisht jashtë ashtu si e nxjerrin qentë kur kanë vapë ..
Nuk dinte çtë thoshte , por pati kurajon të prekë pak pantallonat e tij , me një gjest si të donte të mbulohej ..
- Mos u tremb, i thanë , të dy burrat si në kor .I dimë të gjitha .. Por ka një zgjidhje shumë praktike ..Që të shlyesh këtë gabim .. dhe aq më keq, të mos të të zhdëpim në dru , do të punosh për ne deri në mëngjes .. Dakort ???.
- Ddddaakkkorrttt Po ,çfare pune të bëj ..?? pyeti ai iedhe i tmerruar por edhe i çliruar disi , nga "mirësjellja " e dy burrave "të mirë" ..
- Ja .Do të rrahësh dhe do të shkoqësh , deri nesër në mëngjes ,misrin që kemi në koçek (hambar).!!!
- Mmmiiirëëë , sssiii tttëëë doni jjjju , iu muar përsëri goja , Jaranit
Dhe sigurisht që nuk kishte rrugë tjetër ..
Punoi i bindur Jarani deri në mëngjes ashtu siç ishte "kontrata " , dhe të nesrmen iku me të katra nga syte këmbët .!!Duke vrapuar , filloi ti duket prapë vetja kalë , po në drok se hingëllimat i ishin prerë me kohë nga puna e rëndë , gjatë gjithë natës , në koçekun e asaj "fantazmës tek çezma e fshatit ..
Kaluan disa ditë dhe përseri gruaja e bukur , shkonte e pa shqetësuar në çezem , me broken e saj prej balte . Një ditë ajo e pa përsëri Jaranin ..
Gruaja e bukur , po vazhdonte ritin e saj të përditshëm duke pritur që Jarani ti fliste prapë , me atë "gjuhën" .Por kjo nuk ndodhi .!
Atëherë e mori inisiativen vetë gruaja dhe ju drejtua,Jaranit me një hengellime kali .!Hhhhhiiihihihihi ...hihihi .. !
Jarani e dëgjoi dhe duke parë i frikësuar majtas - djathtas i thotë :
E çfare don moj..?? Kokërr ua bera misrin ,mos doni tashti të më vini tua bluaj dhe tua bëj miell ???
Hiiii...Hiiiii,Hiiiii....Hiii.....dhe ajo vazhdoi ritualin e saj të zakonshem , për të zëneë ne çark ndonjë Jaran tjetër ndofta të fortë si Gomari këtë radhë ...!!

Epilog :
Sa për mbyllje ...
Për atë burrin e gruas, dhe kunatin e saj nuk kam ç'tju them ...!! Njerës me mend .. !!... Dijnë bota , pra i bëjnë punët ..!!

********************

Azgan* - Burrë i hedhur ( fjalë nga turqishtja e vjetër )
hovdan*- Disa çaste , njëfarë kohe ( nga turqishtja e sotme )



5.Unë i njoh ato

Kishte disa ditë që binte shi . rrugët ishin mbllaçitur dhe larë disa herë , por megjithtë , vazhdonte të mbizotëronte kudo balta .

Ardiani , e pa të udhës që deri te shtëpia të merrte një taksi , paçka se nuk e ndanin as 200 metra deri aty .Turri i mbasdites gjithmonë e lodhte më shumë .Duke ngjitur atë dy tre shkallë deri tëk porta e shtëpisë së ulët pa instiktivishtë orën .Ajo po shkonte 22 :00 .

Megjithse kishte çelsat , shtypi butonin e ziles , dhe priti sa u hap dera . Ishte babai i tij , i cili sapo ishte kthyer si duket nga kafeneja e lagjes , se akoma ishte pa veshur bizhamet. Kur e pa ashtu tek porta , për një çast i erdhi ndër mend një merak që kishte tani e shumë vite më parë ..

I ati i tij, Azemi ishte një trupmadh , që dukej se vetë ky nuk kishte marrë asgjë nga i ai. Kjo pasi vetë Ardiani vinte trup vogël , me gjatësi mesatare , por me konstrukt jo të shëndosh .. Pamvarësishtë kësaj , ai nuk e kishte problem pse nuk kishte lindur kaq i gjatë sa i ati , por shumë herë e brente nga brenda që pse nuk ngjau edhe ai nga raca e babait ..

Me këto mendime krejt spontane , hyri në shtëpi , dhe pa se tavolina e darkës ishte shtruar .. E ëma e tij , Merjemja ishte një grua jo vetëm e thjeshtë por mbi të gjitha edhe shumë e dashur , dhe gjithmonë e sjellshme edhe me Adrianin që ishte djali i saj i vetëm ..

Familja ishte , gjithmonë e saktë në oraret e ngrënies dhe në përgjithësi shumë e rregullt në funksionimin ditor dhe jetësor ..

Azemi , kishte ditur që gjithë jetën , pamvarsishtë se kishte punuar në hekura dhe punëra të rëndomta , e kishte mbajtur , në gjendje të mirë familjen . Atyre pothuaj se ,edhe tani që kishte ndërruar sistemi , nuk u kishte munguar asgjë .. Shtëpine e kishin të tyre , disa të holla për një ditë të keq i kishin , dhe bile po përpiqej , Azemi të bënte një shtesë tjetër në shtëpinë një katshe , se Adriani po rritej dhe tashme 23 vjeç mbase edhe do të martohej ..

Pasi lau duart dhe po i fshinte me peshqirin e varur në koridor jashtë banjës , sytë i shkuan nga televizori .Menjëherë i bëri përshtypje , pse e kishin fikur .Ndaj pyeti të ëmën :

- Mama , pse nuk do ta shikosh telenovelën sonte ??

- Jo të keqen mamaja , jam disi e lodhur , ndaj do shkoj të fle ..Po edhe ti , shtrihu se je për punë nesër , ju përgjigj ajo shpejt , sikur donte të mbaronte diçka ..

- Jo jo unë nuk kam punë nesër , më lajmëruan , ndaj do ti hedh një sy , televizorit ..
- Po shtrihu mor bir , se vajti ora 11 : 00 , je lodhur sot , ndërhyri i ati Azemi , si për të mbështetur të shoqen e tij ..
- Ja për pak , tha Adriani , dhe shkoi tek televizori dhe shtypi butonin ..

- Mos e hap se më dhemb koka , tha përsëri e ëma , Merjemja , duke këmbëngulur akoma ..
Ndërkohë që Adriani po kërkonte telekomandën , televizori u hap dhe në ekran , ishte një emision që e kishte parë edhe herë të tjera . Ishte emisioni ku kërkoheshin dhe gjendeshin njerëzit , e munguar apo të humbur , siç i thoshnin rëndom ..

- Eee e shikoni , për pak harruam moj mama , sonte që ështe e premte ,është emisioni që pamë javën e kaluar, harruat.. ??A ju kujtohen ato dy vajzat e vogla 14 dhe 16 vjeç që , kërkonin vëllain e tyre , ishte shumë prekse , nuk e kishin parë kurrë dhe thoshnin për të fjalët më të mira dhe më të dashura . Shumë më mallëngjyen .., tha me entuziazëm Adriani .

- Mirë biri im , unë do të shkoj të fle , tha Merjemja , shikoje me babanë tënd ..
- Jo moj mama , nuk ke kuriozitet ta marrim vesh , ja mbani qetsi të dëgjojmë ..

Spikerja e emisionit , me mirsjellje i uroi mirseardhjen në emision babait të vajzave , i cili doli disi i ndrojtur , para kamerës , dhe zuri vendin në karrigen përballë spikeres ..

Për një moment , Adrianit ju shpërqëndrua vëmendja , nga një klithmë e mbytur e së ëmës , e cila pshertiu thellë por nën zë , dhe Adriani më shumë e ndjehu ngulçimin e së ëmës , se sa e dëgjoi . Ju afrua dhe e pyeti lehtë , që mos të dëgjonte Azemi , i cili ishte në anën tjetër të sallonit të madh ..

- Çke mos jeni zënë ?? Ti nuk e prish gjakun shumë ? Keni bërë fjalë ?
- Jo jo nuk kemi asgjë , por unë sikur nuk ndihem mirë .
- Mos je sëmurë , tha ai shpejt i alarmuar për shëndetin e mamasë ..
- Jo jo , mos u shqetëso . Ja nga emisioni , që po shikon ti ..
- Pse , kaq gabim i rëndë është që të shikoj edhe unë një emision , tha disi mosbesues djali dhe u largua nga veshi i së ëmës dhe u ngjesh në kolltukun , pak më tutje ..
Merjemja , nuk i dha më udhë fjalëve por , e fiksoi shikimin e saj në ekranin e televizorit ..
Emisioni , vazhdonte , dhe kamera shumë herë , e çonte në profil të plotë dhe plan të afërt , tek babai i vajzave , i cili u përgjigjej pyetjeve të spikeres ..

Adriani u përhumb , në botën e emisionit , që e tërhiqte aq shumë , dhe nuk i vuri veshin më fjalëve të mamasë ..
Duke parë, atij i bëri përshtypje ai burrë , me finesën, konstruktin dhe pamjen e tij ..U habit shumë kur pa se ishte një kopje , më e vjetër e fytyrës dhe trupit të tij ..Pë një çast instiktivishtë hodhi shikimin majtas djathtas , andej nga ishin ulur , të ndarë , kush në kolltuk dhe kush në karrige , babai dhe mamaja .
Pa se mamaja filloi të dridhej dhe në fytyrë i erdhi një verdhëllim shumë i dukshëm .. Menjëherë i tha të atit , dhe shkoi tek guzhina për një gotë ujë ..Kur erdhi , shikon se e ëma shkumonte e tëra nga goja ! Babai ishte në telefon si duket po lajmeronte ndonjë ambulancë ..
Nuk arriti të bënte veprimë të tjera dhe shikon që mamaja po ndërronte fytyrë , nga e verdhe në të zezë ..Vuri veshin në kraharorin e saj , dhe u tmerrua kur nuk dëgjonte asgjë ..
Nga shpresa se mund të ishte i tronditur prandaj nuk dëgjonte , ju afrua të ëmës , dhe filloi ti shtypte forte kraharorin e saj . Shikonte se ajo nuk reagonte. Ndërkohë Azemi , ishte përlotur dhe po turfullonte me të madhe duke sharë nëpër dhëmbë , ambulancën dhe shërbimin e ndihmës që nuk po dukeshin .
Adriani i mori dorën mamasë dhe ndjeu , se ajo ishte e ftohtë . Për herë të parë , i shkoi ndër mend se edhe mund të kishte vdekur .. Thirri njëherë fort : - Mamaaaa , dhe ra mbi trupin e saj , i trobitur dhe i mërzitur në kulm ..
Nuk arriti të shikojë se sa minuta kaluan kur u dëgjua një shurme e afërt makine që frenoi , dhe ra zilja e jashtme .Tek dera që hapi babai , pa dy bluza të bardha .. Mjeku sa e pa dhe e preku me dore ne temth ,mamanë , tundi kokën në shenjë mohimi , dhe tha:
- Më vjen keq , por ...!!!
Adriani gërthiti me të madhe duke rënë edhe njëherë mbi trupin e së ëmës , të cilën po e humbte ashtu papritur dhe pa asnjë paralajmërim ..Ngashrimi ishte , në maksimum dhe ambienti u rëndua shumë ..
...Funerali i u bë ditën tjetër .Të aferm dhe të njohur , mbushën shtëpinë dhe në varreza kishte shumë njerëz .. Familja e tyre ishte dashamirëse me të gjithë ..
Për të edhe era edhe shiu edhe edhe i ftohti , i plotësonin të plotë pamjen e shpirtit të tij brenda thellë , në ngashrim dhe mjerim , për njeriun më të dashur që humbi .
Ditët kalonin zymshëm . Me gjithë mallngjimin dhe mërzitjen që kishte ,pasi varrosi të ëmën , Adrianit nuk i hiqej nga mendja , ai burri që pa në emision.
Shumë pyetje , nuk mund ti linte pa marrë asnjë përgjigje , ndaj vendosi që të bënte diçka .. Por çfar të bënte ?
Atë e mundonite nga brenda ajo që , pse mamaja u mërzit pasi pa atë burrin tek emisioni , dhe pse vetë Adriani i ngjante aq shumë atij burrit ??
Këto mendime , e mundonin shumë dhe shtonin trishtimin e tij për mamanë e dashur , që nuk do ta shikonte më kurrë ..
..... Që nga vdekja e mamasë , tezja e tij Lushi , kishte denjtur pranë tij tërë këto ditë . Kur e pa që servirte kafenë tek disa vizitorë , që kishin ardhur për ngushëllim , i erdhi në mendje , se ajo ndofta mund të dinte diçka ..

...Një ditë , në kohë dreke kur edhe babai nuk ishte në shtëpi , gjeti rastin që të bisedonte me teze Lushin :
- Unë tashmë e shikoj që duhet të të them diçka ,i thotë ajo , por nuk e di sa je gati ti të kuptosh apo të pranosh realitetin , dhe të mundesh të arsyetosh vetë për të gjitha .
- Do të isha shumë i lumtur të dia gjithshka . Mamamnë e kisha nënë , dhe shoqe , por si duket ajo nuk më kishte shok , ndaj nuk më tha asgjë nga ato që e brenin gjithmonë , tha djali dhe shikonte në sy tezën e cila i hiqte mallin e mamamsë , nga mgjashmëria e madhe që kishin ..
Dhe Lushi filloi ti tregoi , ato që ajo dinte apo që i kishte përjetuar bashkë me motreën e saj para shumë viteve të largëta ..
" ....- Mamaja e jote ishte e fejuar me Azemin , filloi tregimi i saj , i shtruar dhe tërheqës për Adrianin ..
Por n jë ditë , ajo u takua , me një shokë lagjeje , me të cilin kishte bërë edhe shkollën fillore . Ky tip i pëlqente që fëmijë Merjemes , por prindërit nuk deshën të marrtohej me të se ai kishte biografi të keqe . Pra kishte një xhaxha të arratisur , dhe familja e tij kishte bërë disa vite internim para se të vinin në qytetin tonë .
Ai shoku i saj ishte trup vogël por shumë simpatik dhe tërheqës .. Me pak fjalë , ajë u drodh sa e pa , dhe menjëherë , siç më ka treguar edhe vetë , u ndez brenda saj zjarri i vjetër i dashurisë që kishte për të .
Nga ana tjetër , fejesa me një njeri që nuk e njihte , me shkijes , dhe pa as më të voglën ndjenjë dashurie , e kishte drobitur të tëren , dhe rastin e shokut e pa me shumë përparësi si mundësi që , të shpëtonte edhe nga fejesa e detyruar , me Azemin ..
Edhe ai shoku i saj , Mandi quhej, tregoi interes , për të .. Kështu që lidhja nuk vonoi , dhe takimet e fshejta u shtuan .
Në një nga këto takime , krevati i dashurisë së tyre , solli një shatzani të pa dëshiruar ..Menjëherë e vuri në dieni edhe atë shokun . Por aty ndodhi edhe zhgënjimi i madh ; Ai nuk i doli për zot fëmijës duke i kërkuar dështimin e fëmijës ..Mirëpo mamaja e jote nuk donte në asnjë mënyrë ..
Kur ishte në ditët e para të muajit të dytë , ajo ja tha këtë ,të ëmës së saj .
Kjo menjëherë ja tha të atit dhe kështu u dha alarmi në shtëpi .. Druri ishte më i shpeshtë se buka dhe përfundimishtë , martesa duhej të bëhej patjetër ..
Azemi , siç edhe ti e di , ishte i ardhur në qytet dhe gjyshi jot, e kishte në ndërmarrjen e ndërtimit ku ishte edhe përgjegjës . Kështu që martesa u bë shpejt , "me urdhër të shefit", dhe Merjemja përfundoi në shtëpinë e Azemit .

Mbas 7 muajsh afërsishtë , linde ti ..

Për Azemin u rregulluan punët , sikur ishte , e sëmurë Merjemja , dhe e lindi para kohe fëmijën ..Nga frika se mos fëmijët e tjerë do ti ngjanin Azemit dhe do të ishin të ndryshëm nga ty , ajo nuk bëri më fëmijë .. Këtë nuk ta shpjegoj dot se si e arriti .. " vazhdonte tregimin rrënqethës , teze Lushi ..Për një çastë edhe ajo pshertiu , dhe piu një gllënkë ujë , pastaj shtoi : ".. Ai shoku i saj , Mandi , mori vesh , rastësishtë , në një aksion për pastrimin e qytetit , që Merjemja , e kishte lindur fëmijën dhe e kishte djalë ..Për çudi , ai nuk u bë më i gjallë kurrë . Një herë rastësishtë , unë mora vesh se e kishin transferuar elektricist në Koman , dhe ndofta kjo ishte arsyeja pse nuk ishte dukur më ...
Si duket ai është martuar , më vonë dhe ka bërë edhe dy vajzat që pamë në emision .." Përfundoi , tregimin e një jete të tëre , për disa minuta tezja e tij e dashur ..

Adriani , e kishte humbur kaq shumë vëmendjen sa , edhe shikimin e kishte tretur larg , nga dritarja , dhe nuk e kuptoi se tezja kishte mbaruar .. Jashtë puhia e rëndë e dimrit që po afronte , dukej sikur donte ta merrte me vete ambietin , edhe ashtu disi të trishteuar dhe dimror , të shpirtit të tij nga brenda ..
Kur tezja mbaroi , e pyeti perzemersishtë ..
- Xhani i tezes , nuk besoj se të merzita më shumë , por duhej që një ditë ti ta dije ..Merjemja , megjithse nuk e kishte harruar , shpresonte se kurrë nuk do të dilte me të gjallë të saj e vërteta , se siç thoshte , nuk do të mund ta përballonte ngarkesën emocionale të asaj që ajo ndihej tëre jetën tënde fajtore ..
- E përse ndihej fajtore ?? pyeti pa ndonjë ide të dytë djali , por në mendje i shkonte gjithmonë ai burri që tani e kuptoi pse ishte shëmbëlltyra e tij , në të ardhmen ..
Jashtë degët e pemve , loznin me erën duke e shpërblyer atë me gjethet e verdhelluara , nga pesha e vjeshtës, të cilat i leshonin mbi kurorën e tyre , si orizi mbi kurorën e nuses ..
".. Unë kam lindur at'her , por tani kuptova se jam bërë burrë " mendoi Adriani , ndërkohë që ato vajzat e vogla , hynë në mendjen e tij nga dritarja e kujtesës, dhe po rrinin bashkë me të , diku aty në një cep të zemrës duke pritur që tu hapë derën e madhe të dashurisë i vëllai, që kurrë nuk e kanë parë dhe nuk e kanë njohur ..

... Unë i njoh ato ,tha Adriani dhe mendonte sa më shpejtë të takohej me ato ,dy ëngjëj që pa i prekur i sillnin ndjenjën e hijësisë .. .. ..


6.Çobanët kasapë !!



Poterja e madhe ,

dëgjohej që larg ,

bagëtitë po mblidheshin,

në stan, përdarkë ..



Në rrugë aty ,

përballë stanit ,

u vanë syte

te thika e çobanit ..



Por sa ngritën kokën ,

vetëm një çak

panë çoban kasapin

"lyer" në gjak ..!



- Oooboobo moj shoqeni ,

patë a më bënë sytë .

Varur në çengel ,

mu duk si shoqja shytë ..!!



- Jo jo nuk tu duk ,

por ashtu është vëretë ..

Ne të gjorat dele

ç heqim në kët jetë ..



- Oooboobo kam frikë ,

tha një e vogël shqerkë ,

se sonte shytën për darkë ,

mua nesër për drekë ..



- Aaa sa frikacake , u hodh

një dash leshtorë ..,

çobani po të dojë

ju ka të gjitha në dorë .,.



Sado që të fshihesh

e të përpëlitesh

në mos sot moj syçkë ,

nesër do të piqesh ..



- Eeeh , sa i pa shpirt

dhe ti dash efendi

a nuk e kuton se radhën

do kesh dhe ti ??



Po nuk bëmë gjë ,

po nuk ngritëm lartë zënë

Këta çoban kasapët,

në thikë do na vënë ...



Pa çka se dhe ti dash burracak ,

flet dhe e mbron ,

ashtu si ne edhe ti ,

nga thika nuk shpëton ..



Hajde të gjithë bashkë ,

të blegërimë ,ti mëshojmë zërit ,

se nesër do të jetë vonë ,

ti shpëtojmë satërit ..



- Hahahaha .. E pastaj do shpëtojmë

mga thika e çobanit

duke blegëritë ne delet

tek dera e stanit ..!!



A nuk ishte ky çoban ,pa shpirti ,

kur i vuri në satër ..

jo një e nga një por

edhe deri në katër ..



Se i kishin shkuar gafil ,

po po , katër për një herë ,

i prishën qetësinë dhe ..

i blegërinin në derë .. !!




7.Gomari dhe Kali ...

Në rrugën malore
me gurë dhe strallë
lëviznin ngarkuar ,
një gomarë, e një kalë ..

Gomari përpara
dhe kali mbas tij
I zoti krekosej..
i komandonte të dy ..

- ...Ai ulërinte ,
mbas tyre ,kuptohet ,
familja pret nga drutë,
. në darkë të ngrohet...

Ai me shkop ,
qëllonte kalin
dhe ky me hundë,
shtynte gomarin ..


- Aman ,se mi bëre
vithet damarë,
unë eci avash
Sa një gomar

- Në hall jemi të dy ,
mos u qaj , mor mik
ti nga kjo hundë,
unë nga ai kamxhik

- Po mirë të keqen
të kam rixha
unë eci sa mundem ,
...nuk bëj shaka

..Normal eci
dhe nuk të kam faj,
më ka vënë të parë
ndaj rruga ecën vaj ..

- A ndërrojmë vendin
or gomar i mirë
të shkojmë në shtëpi
pa u bërë errësirë..

- Këtë tia thuash zotnisë
se ai i di vetë ato punë
unë, një copë gomar jam ,
nuk i dal dot në hundë ..

- Të drejtë , e kuptoj
ty si duket s'të bëhet von,
si mua nga mbrapa,
askush s'të qëllon..

- Po të isha i parë
do të ikja për bukuri ,
tani nuk mundem
se ,më pengon ti ...

Të ka vënë të parë,
jo se zotnia nuk di ,
por kështu ja do puna
dhe nuk pyet njeri ...

Sado të më rrahë ,
edhe të në godasë
aq ,sa të ecë gomari,
unë do ti shkoj pasë ..

Kështu është thënë
dhe kështu është bërë
shpejt s'mund të ecësh
me rrugën e zënë ...

Garima e gomarit
dhe hingëllima e kalit ,
argëtojnë zotninë ,
në këmbën e malit ...

Ai kamxhikun
e mban fort në dorë
në vithet e kalit
e fshikëllin çdo orë ..

Sikur të kishte akoma
ca gomerë
do ti vinte të parët
derë më derë ..

Kështu kuajt,
të shpejtë e të zgjuar,
as mendjen, as punën,
s' kanë për tia trazuar ..




8.Lopa dhe pula ...



Lopa kuqa loshe ,
gjithë natën rënkoi ,
por shumë avash ..
Askush s' e dëgjoi

Në mëngje e arta ,
kishte sjellë në dynja
Një viç larosh
për marshalla ..

Por dhimbjet akoma ,
nuk u mbaruan
sa, nga pullazi
brimtat u shtuan ..

Një poteeere e madhe
me kakarima ...si ato.!
pra , pula njoftonte ,
kishte pjellë , dhe ajo ..

Dhe poterja u shtua
u bë veç bezdi ,
sa lopa e gjorë
nuk mbyllte dot sy

Ndaj doli te pragu
dhe deshi ta qetsojë
, pules i tha
që të dëgjojë :

- Avash moj pulë se
një vezkë ke bërë
dhe ngtite nga gjumi
një fshat të tërë ..

Pa na shiko dhe ne
kendej moj e uruar ,
një viç të tërë bëmë ,
asnjë nuk kemi zgjuar ...


Por pula nuk dëgjon
kur flitet për berihaj
do të tregojë çdo hërë
për bëmat e saj

Kështu ndodh gjithmon
me mendtë sa një pulë ,
një vezë që bëjnë
e tjerrin tërkuzë ..


9.Prelud


Gjumin shpesh ta prishte ..

një ëndërr si përrallë

një merak , një brengë ,

sillte zemrën vërdallë ..



Kur dita e bekuar ,

dhe e larë me flori,

solli engjëllin që doje

edhe unë edhe ti ..


Një jetë që rritet ,

një ëngjell , një diamant

një kënaqësi ,një prelud..

Qiell i tërë me briland...


Një levizje e vogël

nga brenda barkut thellë,

një përshëndetje e ëmbël

nga jeta që sjellë ..


Dhe gjithshka , e vërtetë

nuk është më ëndër , a përrallë,

ndaj ,një minut kur mungoni ..

kam mall ....shumë mallë !!!


8.Ata sy

Më shikon me ata sy ,

të bukur , të mëdhenj

të gështenjtë

Dhe kraharori im
pastaj fillon dhe lodron ,

vallen
për shpirtin e shtrenjtë ..




Veç një shikim i yti

dhe zemra punon me nxitim

nuk e di ..dhe fjalët më meken

as të marr frymë nuk kam më
guxim ..




Unë nuk flas ,kam frikë ,
se e tremb atë shikim,

dhe fluturon lart e larg

nga drita, në terr ,
në mërgim ...


Më shplaj me vështrimin tënd ,

dhe mua ëndërrat të më pushtojnë ..

të zgjohem i dehur nga lumturia,

ti lë fjalët ,
...të vijnë ,e të shkojnë ...




10.Asnjë çast vetëm ..!




Asnjë moment të vetëm ,
nuk ndjej vetmi
Çdo çast të ditës
brenda meje je ti ..

Por kam mall gjithmon ,
t'ju përkëdhel kam dëshirë
Si përkëdhelet qengji
sorkadhja ime e mirë ..


Tju ledhatoj me butësi
si të voglin delja rruzë
Tju shtrëngoj fort në krah..
embël tju puth në buzë ..


11.Llafazanët pa shkak ..(Fabul në vargje ..)


Në vapën e madhe të shkretëtirës pa fund

Një elefant i madh , u tkurr e u shkund ..

Më tej deveja , si kafshë e urtë ..

Mbllaciste , jargërat shpejt me ngut ..

Të dya kafshë gjigante dhe rezstente

mendonin për të tjerët , pa patur mendje

Dhe kur filluan ta shanin njëri , tjetrin të trembnin

thonë se shkak kishin hallet për e vendin ..

nuk mjaftonte vapa përvëluese, dhe mizat gjithandej

filluan me sharje dhe grindje , kush të gënjejë ..

zihen e grinden , për asnjë hall

vetëm për ego për krif , për shall ..

Elefanti i madh , e i krekosur mbarë

Ajo që mund të bëjë veç , të hajë më shumë barë..

- Ah moj deve , Moj turp nuk të vjen ?

Cicat në kurriz , shoqen kush sta gjen ...

- Uuuuf mor Elefant ,mend kërkon të shesësh ,

Me bibilen në hundë , gjer sa të vdesësh ..

Pra ..kështu kot ziheshi ngjithmon të dy

dhe kafshët që i dëgjonin

i duartrakisnin , i lumturonin i merrnin në sy ...

Por ata vashdonin të " zgjidhnin" hallët e shkretëtirës

edhe sot e kësaj dite , nuk i janë afruar pasqyrës .. ..



12.Dialogu i mashtruesit .

U takuan diku , në tren nuk më kujtohet ,

Dy njerëz , nga jo i njëjti brumë ..

I pari ,filloi të flasë dhe të krenohet ,

I dyti , filloi të tregoi ,së di më shumë ..

- Jam unë ai që mund të të mbush mendt,

se nesër do të kesh të mira shumë ,

mos u beso të gjithve në këtë vend ,

se i lëshojnë premtimet lumë ..

- Nuk më the njëherë o njeri i perndisë.

me se merresh , çfarë pune bën ,

se me dukesh i fisshëm, i shoqërisë

dhe po më shet shumë mënd

- Duhet të kuptoni , zotri i nderuar ,

se vetëm ne nga krahu i jonë ,

dhe kjo gjithkund është shkruar ,

do të sjellim begati ,në vendin tonë ..

- Prap nuk më the në fillim o njeri i mirë .

me se merresh dhe ç'far pune bën ?

Më dukesh akull, kallup i shkrirë

ndaj po më thua fjalë pa vend ..

- Unë kam një punë shumë të nderuar ,

aq sa jo të gjithëve u buzëqesh fati,

puna ime është vet e uruar ,

nga qyteti , fusha dhe fshati ..

- As këtë herë s'më the o njeri i hasdisur

Ç'far pune ben dhe mos u bën i bezdisur ..

- ....Po kam një orë që të them o njeri për një mend

punoj mashtrues , ta ndryshoj këtë vend .!!

- Po folë o derzi që punon për ktë mbret

që na mashtron, gënjen , na blen dhe na shet ..

- Po ,por unë tani ,nuk kam me se të blej

sa të më jepni votën, gjithshka do të vlej

At'her do të kem dhe unë ,veç fjalve ,

mirësinë ...

nga ju bashkë o njerëz të ve pasurinë ... !!






Partizan Cene , u lind në Ninat të zonës së Konispolit, (Në Ninat ka lindur dhe është rritur Dietari rilindas Hasan Tahsini , dhe shkrimtari disident Bilal Xhaferri) në rrethin e Sarandës, më 26 Nëntor 1964. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare e mbaroi në fshatin e lindjes. Më pas, vazhdoi Shkollën e mesme të Ndërtimit , në Sarandë. Këta 28 vjetët e fundit jeton në qytetin e Vlorës .

Me mbarimin e shkollës së mesme, me rezultate të shkëlqyera, fitoi të drejtën për tu arsimuar në Shkollën e Lartë të Oficerëve të Aviacionit në Vlorë të cilën e mbaroi me sukses. Emërimin e parë e kishte , në detyrë udhtarake në aerodromin e Gjadrit në Lezhë .

Me ndryshimet e sistemit, në fillim të viteve '90, Partizani , me dëshirën e tij u largua nga Aviacioni ushtarak dhe u mor me aktivitet privat. Kështu vetëm disa muaj, pasi ishin bërë zgjedhjet e para Demokratike në Shqipëri, Partizan Cene , duke e zgjeruar aktivitetin tregtar të familjes, arriti që të hapë të parin Supermarket në Shqipëri të emërtuar "Papastratos - Cene" , në kuadrin e firmës tregtare Cene SHPKNdërkohë që bisnesi i tij kishte sukses, vetë ai nuk e la mbas dore edhe rishkollimin e lartë. Kështu ne 1994 diplomohet inxhinier ndërtimi. Duke qënë se nga trazirat e vitit 1997, Firma Cene SHPK, pati dëmtime katastrofike, i zhgënjyer për vendin dhe shtetin e tij si dhe për të ardhmen e familjes, Partizan Cene detyrohet të vendoset familiarishtë, me banim në Greqi .

Gjatë luftës së Kosovës, Partizan cene, bashkë me 39 bashkëkombas të tjerë iu përgjigjën thirrjes së atdheut dhe shkuan në ndihmë të luftës së drejtë të UÇK, dhe popullit kosovar. Për gati 11 muaj ,si ushtarak në lirim , në ilegalitet dhe hapur, ata ndihmuan luftën dhe refugjatët Kosovar që iknin t'i shpëtonin ushtrisë serbe!
Në Greqi , bëri përshtatjen e diplomës në universitetin politeknik të Athinës. Ndërkohë, falë aftësive të tij Partizani vazhdoi të merret edhe me hobin e tij të hershëm atë të shkrimeve, politike dhe letrare .

Në vitin [2000-2003] u diplomua, për herë të tretë, por këtë herë në një fushë tjetër, në atë të analistit politik, nga universiteti politiko-shoqëror i Greqisë, në degën politikë dhe politizim , në kategorinë [anlist politik ].


Që at'her, Partizan Cene, është i pranishëm me shkrimet dhe analizat e tij politike dhe jo vetëm për shumë gazeta greke dhe shqiptare, por edhe për gazeta të huaja, angleze dhe italiane. Gjithashtu Partizani flet katër gjuhë të huaja.

Ai i ka shkuar edhe në zhanret artistike, shumë poezi dhe esse humoristike. Por ajo në të cilën ai ka kushtuar një vëmendje të veçantë është proza e shkurtër. Tre vëllimet me tregime: "Koha e bëmave"," Valiçia e madhe" dhe "Halla me burrë dhe nipi", kanë qënë shumë të dashur për lexuesit. Gjithashtu ai ka botuar, përmbledhje analizash dhe artikuj të tij, të titulluara "Vitet i kthesës" dhe "Çorbë shqiptare ".

Po ashtu, me pseudonime të ndryshme por edhe me emër të vërtetë, ai ka botuar dhe shumë e shumë artikuj, tregime dhe humor, në gjithë këta dhjetë vitet e fundit. Veç studimeve, për diplomimet Partizani ka dy mastera në studimet politike. Është në gradën profesor, dhe po punon për dizertacionin ndihmues për mbrojtjen e titullit. Aktualishtë Partizan Cene është sipërmarrës ndërtimi në Greqi, por njëkohësishtë edhe publicist dhe gazetar i pavarur. Ai është bashkëpunëtor, i disa gazeta ve shqiptare dhe greke, si dhe komentator për agjenci të huaja në Athinë.

Partizan Cene, boton me një staf ndihmës, On line në internet, [Gazeta C], e cila ka me mijra klikues dhe lexues të rregullt.

Partizani ka dy fëmijë, vajza Eneva-Harallbia Cene dhe Nevisa-Maria Cene .

Përgatiti:Flori Bruqi

Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet në New York


BEQIR SINA

Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet në New York

Gjonaj bënë thirrje:

(Bota Sot) - Bronx - New York - Mark Gjonaj, shqiptari i parë që fitoi zgjedhjet për anëtarët e Asamblesë së New York-ut, distrikti 80-të, në Bronx - New York, mbrëmë në atë të ashtuqujturën "Nata e Madhe", përpara një turme entusiate mbështetësish, përfshirë vëllezërit e tij shqiptarë ka festuar fitoren në njërën prej lagjeve më të popullara me shqiptarë me këtë rast Gjonaj ka falënderuar votuesit për mbështetjen që i dhanë.
Gjonaj, i cili kryesoi në këto zgjedhje, fillimit dy muaj më parë në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, përballë rivales së tij Naomi Rivera, në mesazhin e tij të urimit deklaroi se tashti është koha për të lënë pas politikën dhe fokusimi duhet të jetë tek nevojat e qytetarëve, të qarkut 80, të Kuvendit të New Yorkut.
“Votuesit e qarkut 80-të, të Kuvendit të New York-ut, bën një zgjedhje të qartë me votën që më dhanë dhe besimin ndaj meje dhe unë u jam tepër mirënjohës për mbështetjen e tyre. Unë pres që të punojmë së bashku me udhëheqësit e komuniteteve të tjera, në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë pres që të bashkohemi në luftën e tyre për punësim, paga më të mira dhe për të një shkollë, më të mirë duke ulur mbipopullimin”, shprehet Gjonaj.
Mark Gjonajt është shqiptari i parë si përfaqësues shqiptarëve të New York-ut në Asamblenë, ku fitoi mbrëmë ndaj rivalit të tij Republikan Torres me me 78.9 perqind te votave - Distrikti 80-të, 78.9% për Mark Gjonaj dhe 9.1% Torres, ndërkohë që 12.0% janë të tjerët nga 100%, të numëruara
43-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua në Universitetin St. John's, Queens.
Mark Gjonaj, kështu bëhet edhe dhurata më e bukur në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që shqiptarët e Amerikës po i bëjn me këtë rast kombit tonë në prag të këtij 100 vjetori - Mbasi u desh të kalonte një shekull që mbas Joseph DioGuardit me gjak shqiptari(Arbëreshë nga jugu i Italisë) të dilte një bir shqiptari nga Reçi i Ulqinit të ngjitej në një post kaq të lart në Shtetet e Bashkuara.
Ky është rasi i parë mbas 100 vjetësh shqiptarët e Amerikës nxjerrin një shqiptar në krye të Kuvendit të Shtetit të New Yorkut, që ti përfaqësojë ata dhe të jetë zëri i tyre në këtë shtet , ku shqiptari i Amerikës Mark Gjonaj e "shkaterron" kundershtarin e tij me më shumë se 60 përqind të votave nga rivali i tij Torres
Mrk Gjonaj kështu që tash do të hyjë në historinë e shqiptarëve të Amerikës si i pari shqiptar në historinë e këtij emigracioni që zgjidhet në një post kaq të lart shtetëror në SHBA -
Një fitore tjetër e madhe e së Martës së Madhe si thirren këtu zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara është dhe Miku i madh i shqiptareve, dhe i dëshmuar në Kongresin amerikan Eliot Engel fiton me 77.5 përqind te votave -77.5 përqind Engel - 21.4 përqin McLaughlin 1.2 përqind të tjerët nga 90 përqind të votave të numëruara
Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut, në ditën e votimeve përveç votës së Presidentit, për kandidatët për Kongres dhe Senat, kanë pasur rastin në shtetin e New Yorkut, për të votuar për herë parë për një shqiptarë . Sidomos, ata që ishin të regjistruar dhe jetonin në Distriktin 80 në Bronx - New York, heret në mëngjes shkuan të votojnë pa humbur kohë për bashkëkatdhetarin tonë Mark Gjonaj .
I cili ishte i cilësuar nga sondazhet dhe analistët e këtyre zgjedhjeve në këtë qytet si kandidatur më e fortë për marrë mandatin për një ulëse në Dhomën e Ultë e Legjislaturës së Shtetit të New Yorkut- New York State Assembly.Zoti Gjonaj së bashku me gruan e tij Robertën ka votuar të martën në orën 9 të mëngjesit në qëndrën e votimit 108 - në Bronx - New York, i shoqëruar dhe nga djali i tij Josephi.
Në të njëjtën qëndër votimi ku kishin votuar dhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.Ndërkohë,që Gjonaj ka pritur rezultatin në mbrëmje të gjithë mbështetësit e tij - në të ashtuquajturën "night of victory", në Maestros Restaurant në Bronx - New York, aty mbas shpalljes së rezultateve Gjonaj ka bërë "lansimin" e kandidaturës -
Votuesit shqiptarë gjatë kësaj fushate të gjatë dhe të lodhshme janë bërë pjesë e mbështetjes së plotë në fushatën e tij,- duke e parë fitoren e tij si atë të një përfaqësues i parë komunitetit shqiptar për një vend në Kuvendin e shtetit të Nju Jorkut
Megjithse, bashkëatdhetari ynë Mark Gjonaj, duhet pranuar se është përballur me një konkurrencë të fortë, me një Republikan , një të Pavarur dhe ku "parpitmas" si kandidate nga "Partia e Punës - Workers Party " ka hyrë një ish Assemblywoman, pra një ish përfaqësuese grua Naomi Rivera, nga ish partia Demokrate, ku ajo humbi në zgjedhjet parprake brenda partisë, Gjonaj ishte fitues me votat e mbështetësve të tij në qytetin e Bronxit.
Partia Demokrate u bëri thirrje demokratëve të votojnë prapseprapë Mark Gjonaj, i cili ka treguar gjatë kësaj fushate, se ai i kishte të gjitha shancet e mëdha, për të fituar. Megjithëse, në fund të funditi çdo gjë është përcaktuar nga rezultati i 6 nëntorit në mesnatë nga vota e hedhur sot në kutin e votimit - ajo që e përcaktoi fitues bashkëatdhetarin tonë zotin Mark Gjonaj!
Shqiptarë të regjistruar në këtë zonë elektorale kan dalë, dje për Mark Gjonajn masivisht dhe kan votuar Mark Gjonaj mbasi ai tash është i pari Asamblyman i shtetit të New Yorkut, me prejardhje shqiptare. I cili është bërë, edhe me votën shqiptarëve i pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në poste të larta publike në Bronx - New York. Dhe shqiptarët e Amerikës bëjnë histori - duke nxjerr të parin shqiptarë në këtë post kaq të lart në shetin e New Yorkut.
Gjonaj në zonën elektorale (Distrikti 80-të) mori shumë se 3.000 vota të shqiptarëve(të regjistruar) që banojnë në këtë zonë dhe ishin më se të nevojëshme për të mposhtur tre sifidantët, e tjerë një Republikan dhe një të Pavarur si dhe rivalen që ri-kandidonë në Partinë e Punës dhe është pjestare nga një familje e fuqishme politike në Bronxin e Demokratëve.
Mark Gjonaj, është regjistruar si një demokrat dhe mban detyrën e tainshme të komisionerit të Komisionit Taxi & Lemuzine të Qytetit të Nju Jorkut dhe tash prej janarit 2013, do të jetë zëri i komunitetit në këtë qytet por edhe i shqiptarëve në Kuvendin e New Yorkut, mbasi do të përfaqësojë lagjet me të populluara me shqiptarë Qarkun 80-të që përfshin lagjet e njohura të shqiptarëve Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Garden, Allerton dhe një pjesë e Bedford Park.
Mark Gjonaj, 43 vjeçar, është i lindur në Amerikë nga prindër shqiptarë emigruar nga Reçi për-rreth Ulqinit - Mali i Zi, dhe flet shumë mirë gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe:
Ai është dalluar si veprimtarë dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptar në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më të madhe të emigrantëve shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare, e dyta ose e treta për nga numëri në shetin e New Yorkut.
Ai është veprimtari, i cili për çdo 28 nëntorë, me shpenzimet e tij e zbukuron qytetin e Bronxit me flamujt kuq e zi, duke bërë që që flamuri ynë kombëtarë të valvitet në çdo rrugë e shesh të këtij qyteti me dy milion banorë.
Mark Gjonaj u rrit në një lagje italo - shqiptarësh në lagjen e njohur Arthur Ave si një shqiptarë i vërtet në Belmont, ku babai i tij emigrant punoi si inspektor ndërtimi. Ai mabroi shkollën e mesme në shkollën St Raymond ndërsa u diplomua Universitetin e djemve në "Parkchester and St. John's University" në Queens.
Queens.
Prindërit e tij më vonë hapën një kompani të pasurive të patundshme në Morris Park, MP Realty Group. E cila tani është e mbikëqyrur nga Mark Gjonaj, ajo zotëron disa njësi pallatesh dhe qindra banesa.
Mark Gjonaj është anëtarë i shoqatës VATRA, dhe bashkë-themelues i Shoqatës të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe president i kompanisë Corp Realty Group, një firmë e vogël me "një lumë" të ardhurave vjetore, të cilat "vërviten" në mes të 500,000 dollarve deri në 1 milion dollar në vitë. Ai ka kontribuar në mijëra dollarë për fushata Demokratike dhe gjithashtu edhe Republikane, për fushatën Presidenciale, Senatit, Kongresit, dhe politikanëve të tjerë, të New Yorkut, dhe në ato të komunitetit shqiptarë.
Edhe një arsye më shumë! Mark Gjonaj jeton me besimin se është Shqiptar dhe po investon ekonomi dhe moral edhe në trojet Shqiptare.Votoni për Mark Gjonaj..
Shteti i Nju Jorkut i cili ka një popullsi rreth 20 milion banorë ka Kuvendin me dy dhoma përfaqësuesish të cilën e zgjedh me të drejtë vote, çdo katër vjetë. Kuvendi ka Senatin e quajtur New York State Senate dhe Dhomën e ultë të Legjistaturës e cila thirret New York State Assembly. Dhe çdo përfaqësues që përfaqëson rrethin e tij është anëtarë Assemblymen në dhomë e ulët e Legjislaturës së Shtetit. Senati - New York State Senate, e cila ka gjithësejt 61 anëtarë.
Ndërkohë, që Dhoma e Ultë e Legjislaturës - New York State Assembly, përbëhet nga 150 anëtarë që përfaqësojnë një numër të barabartë të rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) që ka një popullsi mesatare prej 128,652. Anëtarët e Kuvendit shërbejnë në një mandat dy-vjeçarë, por pa kufij afati - pra, mund të zgjidhesh deri sa t'ë përfundosh karjerën politike në këtë dhomë përfaqësuesish.
I urojmë fatë kadidatit shqiptarë Mark Gjonaj !

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...