Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/23

Ramadan Sokoli, kolos i etnomuzikologjisë shqiptare



Shkruan: Prof. dr. sc Akil Mark Koci
AKADEMIK PROF. DR. SC. AKIL KOCI 
Si mund ta kuptojmë krijimtarinë e Ramadan Sokolit po të mos ravijëzojmë figurën ikonoklastike të këtij personaliteti të shquar nga shumë aspekte, si fryt i punës kolosale shumëvjeçare befasuese, si njohje empirike, si arketip dhe prototip në eter, që sublimon jo vetëm parimet shkencore, artistike dhe estetike, por edhe vrojtimet fondamentale të moderuara filozofike?
Profesorin e nderuar e kam takuar për herë të parë në vitin 1970, pikërisht më 26 dhjetor të atij viti, në Tiranë. Atëkohë, bashkë me kompozitorin e profesorin Lorenc Antoni, si përfaqësues të Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, në kuadrin e marrëveshjes për shkëmbime të ndërsjella nëmes Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, patëm shkuar në Festivalin tradicional që organizohej çdo vit, – Kënga në Radio, – njëri prej aktiviteteve të shumtë ku i këndohej Partisë së Punës së Shqipërisë, kooperativistit, shokut Enver dhe tërë plejadës së udhëheqësve partiakë.
Ai festival me vlera kombëtare në muzikën e lehtë shqiptare, krahas pasurimit për vite me radhë të fondit të kësaj gjinie, nxirrte në pah edhe krijime të tjera ,,me elemente të huaj,,, siç thoshin anëtarët e byrosë politike të ngarkuar me çështjet ideologjike në artin shqiptar dhe, fill pas mbarimit të edicioneve të festivalit, mbanin plenume dhe konferenca për të trajtuar “mangësitë ideologjike” të këngëve. Ende e kam të freskët Plenumin IV të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë, që u thirr menjëherë pas festivalit të XI, për të ndëshkuar, siç shpreheshin, frymën liberale që kishte nxjerrë krye në disa nga këngët dhe që përbënin “shfaqje të huaja,, për normat e shoqërisë socialiste.
Pra, sidoqë kanë kaluar shumë vite, më kujtohet si tani ai festival, se kam qënë i pranishëm dhe më befasoi me këngë të një stili të ri, stil që nuk ishim mësuar ta dëgjojmë herë të tjera. Prandaj edhe debatet, autokritikat dhe kritikat ishin të ashpra dhe në fund u shoqëruan me marrjen e masave drakoniane ndaj të gjithë atyre kompozitorëve dhe këngëtarëve, të cilët shprehnin ,,mani për të huajën,,.
Kështu doli edhe termi ksenomani, që u huazua nga fjalorët dhe u përdor nga propaganda dhe nga politika e diktaturës në lëmin e artit e të kulturës. Qëllimi ishte të bëheshin zap dëshirat e përpjekjet e shkrimtarëve dhe artistëve për t’u njohur e përfituar nga arti dhe kultura përparimtare botërore. Me këtë u hap “drita jeshile,, që të anatemohej, ndalohej dhe dënohej çdo lëvizje kulturore, e cila nuk përmbante të gjithë elementet përbërës të realizmit socialist, duke u bërë sinonim i krimit. Ndëshkimi në kësi rastesh nuk kufizohej vetëm me burgim, por shkonte deri në asgjësim fizik. Meqë ishim mysafirë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, na pritën në lokalët e saj ku, pos shumë krijuesve, të cilët na i prezantuan me protokoll, ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, të cilët as që guxonin të na afroheshin pa lejen e funksionarëve partiakë.
Në mesin e tyre çuditërisht ishte edhe profesori Ramadan Sokoli. U habitëm paksa duke e ditur se në çfarë ferra kishte kaluar menjëherë pas ,,Çlirimit,, të vendit.
Nuk e kam pasë njohur më parë, por kisha lexuar mjaft prej veprave të tij shkencore, ndër të tjera edhe një botim voluminoz e një studim të thukët shkencor me titull Folklori muzikor shqiptar, (Morfologjia), dalë nga shtypi më 1965. Ishte ndër veprat e para shkencore të këtij autori, të cilën ma kishin dërguar vëllezërit dhe motrat e mia, që ishin asokohe në Shkodër. Ua kishte dhënë motra e profesorit, Safetja, me porosi që të ma dërgonin në Kosovë. Ishte vërtet një kënaqësi që e njoha këtë artist dhe etnomuzikolog të shquar personalisht dhe me shumë lutje e bëmë sëbashku një fotografi me kolosin e krijuesin e doktrinës etnomuzikologjike shqiptare.
Po ta analizojmë atë fotografi me kujdes, do të vërejmë se, ndërsa në fytyrat tona shihet një lloj gëzimi për takimin tonë me të, në fytyrën e tij bie në sy njëfarë droje, ankthi, disponim i zymtë që merr përmasa të njeriut të frikësuar. Ndjenjë e natyrshme kjo për këtë intelektual të rrallë, që pat njohur izolimin shumëvjeçar nga diktatura, çka bëhej “në emër të popullit,,. Po në emër të tij, i dërgonin nëpër burgje dhe internime. Me siguri që nuk i kishte harruar bisedat paraprake dhe të shumta në zyrat e errëta të hetuesisë dhe të Sigurimit, që zhvilloheshin gjithnjë sipas një plani dhe programi, si reminishencë dhe retiçencë e dhunës, jo vetëm fizike, por sidomos psikike.
Ishte shtatlartë, me pamje fisnike dhe gjatë bisedës shumë të shkurtër që zhvilluam me të, unë dhe profesor Lorenci u bindëm se ishte një njeri i predestinuar për shkencë, mendimtar që zotëronte prirjen për objektivitetin shkencor, për krijimtarinë e vërtetë artistike, si veprime pragmatike me cilësi dhe përmbajtje humaniste, substancë intelektuale të rafinuar në kuptimin më pozitiv të kësaj stileme.
Si do që fjalët e tij ishin mbresëlënëse, i dilnin nga goja me një pianissimo, saqë mezi e dëgjoja. Si dukët frikohej sepse ,,Sigurimi, syri vigjilent i Partisë”, siç dëgjohej të thuhej shpesh e kudo, të bënte gjëmën. Pra, nuk kish çudi që t’i ndodhte edhe njëherë tragjedia që pat pësuar pa bërë asnjë faj. Prandaj ruhej se mos e ,,tepronte,,, sikurse thoshin pushtetarët për normat e ,,sjelljes,, së papërgjegjshme para të huajve e sidomos para atyre që vinin nga shtetet revizioniste, siç emërtohej në radhë të parë ish-Jugosllavia.
Pavarësisht prej gjithë atij konstelacioni optik që zotëronte dhe atmosferës mikpritëse dhe solemne për nderin tonë, gjatë tërë kohës ndjehej edhe një lloj mjegullëze mikluese, intelektuale e artistike, që dukej qartazi se ishte farsë e ushtruar mirë nga kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, si specifikë e diktaturës, edhe pse artificialisht bënin çmos ta mbulonin.
Ramadan Sokoli: E si mund të punosh kthjellët, kur mbizotëron parimi hegelian ,,gjithkush kundër të gjithëve,,?
Ramadan Sokoli
Profesor Sokoli edhe në ato rrethana punoi pa pushim dhe me veprat e veta krijoi një logjikë jashtëzakonisht të fuqishme, një postulat, që nuk ka nevojë të vërtetohet.
Mendoj se, as sot e as nesër nuk mund të përfytyrohet shkenca e etnomuzikologjisë pa të, pa kontributin që ka dhënë qysh para shtatë dhjetëvjetëshash, sepse, pos brezit të parë që krijoi, siç thotë kompozitori dhe muzikologu prof. dr. .Sokol Shupo, ,,botimet e tij të shumta influencuan dukshëm në rritjen e sensibilizonit të formimit të muzikologëve të shkolluar vetëm në Shqipëri. Ato ishin kthyer në një lloj Bible për këtë profesion … në krijuesit shqiptarë, njohja e sistemuar e lëndës folklorike shqiptare krijoi një premisë reale për t’u shprehur me një gjuhë të pasur në elemente shqiptarë,,. Prandaj universi estetik i etnomuzikologjisë shqiptare, pa Ramadan Sokolin në Shqipëri dhe pa Lorenc Antonin në Kosovë, të cilët filluan veprimtarinë e tyre kërkimore dhe artistike dhe vunë themelet e saj në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, nuk do ta kishte këtë zhvillim dhe utilitarizëm muzikor si funksionalizim estetik. Do të përqendrohemi posaçërisht në aktivitetin krijues të kompozitorit dhe të etnomuzikologut Ramadan Sokoli, jo vetëm për të kuptuar nervin e tij hulumtues, por edhe për ta njohur krijimtarinë që paraqet njëmetaforë artistike si pjesë përbërëse e kohës sonë, si sublimim i ndjenjave krijuese dhe i përjetimeve origjinale
me qasje të duhura artistike. Me emrin e tij është e lidhur ngushtë etnomuzikologjia shqiptare, kjo degë e shkencës, historia dhe ecuria e saj në Shqipëri dhe më gjerë.
Etnomuzikologjia fillestare dhe pa traditë
Etnomuzikologjia nuk ka pasur ndonjë traditë të madhe si shkencë në trojet tona, sikurse edhe e gjithë shkenca dhe kultura shqiptare. Në një të kaluar jo fort të largët, kemi pasur disa emra të nderuar, të cilët kanë qënë mbledhës të folklorit dhe ndonjëherë kanë mundur t’i deshifrojnë këngët që kanë mbledhur. Ndër ta duhet përmendur Gjon Kolë Kujxhija, që ka dhënë një ndihmesë të shquar me botimin e vëllimit të parë me titull Valle kombëtare – Dasma Shkodrane, më 20 qershor 1943 në Firence, si dhe Pjetër Dungun me përmbledhjen e njohur Lyra shqiptare.
Të dy këto punime mund të konsiderohen në mos të parat, së paku ndër të parat botime të kësaj gjinie. Ramadan Sokoli është studiues e hulumtues, i cili i shtrin problemet etnomuzikologjike në tema universale të kësaj shkence duke i prezantuar në referenca. Ai pikërisht është i pari që na solli brenda një harku kohor të shkurtër një varg studimesh dhe tekstesh etnomuzikologjike me struktura komplekse, moderne, jo vetëm në aspektin e parimeve estetike, por edhe të qasjeve të tyre, duke u bazuar në diskurse që burojnë nga vetë gjenia krijuese e popullit. Kësaj të fundit i jep pa ngurrim përparësi, siç i ka hije një shkencëtari me bagazh të konsiderueshëm diturie dhe pa dilema, si përfaqësues i denjë dhe teoricien i parë i etnomuzikologjisë shqiptare.
Tek vepra e Ramadan Sokolit shquajmë një krijimtari të madhe dhe të gjerë, jo vetëm në etnomuzikologji, por edhe në kompozicion. Nga ky këndvështrim, duke i shpalosur punimet e tij shkencore, me plot gojë mund të themi se kredoja e tij krijuese dhe hulumtuese bazohet në binomin artist shkencëtar, binom që shumë shpesh e hasim edhe te krijues të tjerë, sepse koha ka qenë ajo që ua ka imponuar një realitet të tillë.
Shkodra, qytet i një kulture të madhe gjithëshqiptare
Shkodra ka qenë qyteti në të cilin u lind ky shkencëtar, që rrjedh nga një familje me tradita të hershme kombëtare, atdhetare e qytetare. Fisi i Sokolajve pat ardhur nga fshati Boja i Sumës i Malësisë së Madhe dhe ka nxjerrë shumë trima. Po të shfletojmë pak historinë, do të na shfaqet përpara figura e Hodo Pashë Grudës, mbrojtësit legjendar të Hotit e të Grudës – dy treva shqiptare në Mal të Zi.
Ramadan Sokoli u lind pikërisht në Shkodër, më 19 qershor të vitit 1920. Aty filloi të mësojë muzikën artistike dhe në moshën 16-vjeçare kompozoi një sërë këngësh, si: ,,Turtulleshë,,, ,,Jelino,,, “Lulja me erë,, e shumë të tjera, që u përqafuan nga publiku dhe u bënë pjesë e shpirtit të tij.
Në vitet 1940-1944 vazhdoi studimet për flaut dhe kompozicion në Konservatorin e Muzikës ,,Luigi Cherubini,,, në Firence (Itali). Pas përfundimit të studimeve, duke grumbulluar tashmë dije të konsiderueshme, e ngriti nivelin jo vetëm të mësimdhënies së flautit, të teoretikës e të teorisë së kompozicionit, por u fut plot sukses në të fshehtat e në enigmat që mbante në gji ai kozmos muzikor, si katarsis aristotelas. I gjithë ky proces nuk kish si të mos shoqërohej me ,,trandje,, shpirtërore. Rëndësi të posaçme i kushtoi përcjelljes e zbatimit të përvojës së fituar sakaq, si mesazhe bindëse për krijimtarinë e tij jo vetëm në rrafsh teoriko-praktik, por edhe artistik. Njëkohësisht bëri hapa drejt sintetizimit të tyre në aspektin gnoseologjik.
Mjerisht, me kthimin në atdhe, fill pas mbarimit të studimeve, çka përkoi me kohën kur komunistët e ,,çliruan,, Shqipërinë, Ramadan Sokoli pësoi jo vetëm katarsis e tronditje të vërteta shpirtërore, por edhe tragjedi. Befas ,,çlirimtarët,, e burgosën bashkë me të dy vëllezërit, Ibrahimin dhe Hodon, për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari nacionaliste dhe legaliste. Ky ishte “mëkati“ i tyre. Pas shumë viteve, falë ndihmës së shokut të tij, shkrimtarit Llazar Siliqi, – që shfrytëzoi, siç thuhej, nevojën e regjimit për kuadro të afta në fushën e studimeve muzikore, – u lirua nga gulagu enverist. Por, pas vuajtjeve fizike, filluan vuajtjet, po aq të mëdha, shpirtërore, sepse e detyruan të krijonte si “anonim”, pa pasur të drejtë të vinte emrin në veprat e në shkrimet që botonte.
Me të dalë nga burgu, me qenë mse ia kishin nevojën, donin s’donin e caktuan instruktor muzike në Ministrinë e Mbrojtjes, instruktor të korit shtetëror, përgjegjës të muzikës në Pallatin e Kulturës në Tiranë, ndërsa më 1967 e caktuan pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”nga ku e nxorën në pension në moshën 55-vjeçare, bash në kohën më të përshtatshme krijuese. Gjithnjë u është përmbajtur fjalëve “Chi va piano, va sano”, (Kush ec ngadalë, mbërrin shëndoshë e mirë). Me durim e këmbëngulje, me zell e përkushtim, botoi shumë artikuj e studime shkencore dhe praktikisht u bë themelvënësi i muzikologjisë shqiptare, pastaj edhe modernizuesi i saj në tërësi, përmes zbatimit të diskurseve dhe referencave konkrete, të cilat u mishëruan e u materializuan në veprimtaritë e specializuara të fushës përkatëse. Paralelisht me këtë, i vuri vetes detyrë që të përgatiste kuadrot e nevojshëm, duke qënë i vetëdijshëm se në muzikologji mungesa e tyre ishte mjaft e theksuar.
Studim i shkëlqyer: “16 shekuj” – njih vetveten!
Lista e punimeve të tij do të ishte shumë e gjatë, por ne do të ndalemi vetëm në veprën 16 shekuj, ku çuditërisht as në kopertinë e as në brendinë e botimit nuk hasim as datën e botimit e as atë të krijimit, çka mund të konsiderohet si lajthitje teknike. Parathënia fillon me fjalët e së madhes Dora d’Istria (Elena Gjika): ,,Arbëria gjithmonë ka nxjerrë njerëz të
mëdhenj,,.
Qysh në rreshtin e parë të kësaj parathënieje lexojmë dy fjalë: ,,Njih vetveten,,, si lajtmotiv i krejt studimit, edhepse profesori i nderuar në të nëntë kaptinat nuk thotë as edhe një fjalë të vetme për veten, por ligjëron e shkruan për personalitete që pak ose aspak nuk janë hulumtuar, që nuk është shkruar për ta, përfshi krijimtarinë shkencore dhe artistike të humanistëve, artistëve dhe shkencëtarëve mërgimtarë. Pra, sintagma: ,,Njih vetveten!,, e përligj plotësisht e më së miri vënien në ballë të parathënies, duke qënë se i sugjeron çdo krijuesi, duke filluar nga vetvetja, njohjen e modeleve që duhen ndjekur, nga të cilët duhet të mësojë secili. Në kreun e parë shpaloset veprimtaria e madhe e dijetarit dhe muzikantit Niketë Dardani ose Niketa i Remesianës, për të cilin autori me të drejtë shprehet: ,,Niketë Dardani, i pajisur me prirje letrare e muzikore, përpilonte këngë dhe himne e ua mësonte besimtarëve që t’i këndonin së bashku. Me sa duket ai ishte rritur në një mjedis ku muzika përfshihej në planin mësimor për edukimin e rinisë, si pjesë e lëndës së metrikës”.
Më tej, autori shton: “Pra, ky prelat i devotshëm, njeri i gjakut tonë, në moshë të re, 26-vjeçare, ishte në postin më të lartë në hierarkinë kishtare katolike, që i dha qytetërimit një opus të gjerë të kanonizuar, të pranuar si model, aktual dhe i përdorshëm edhe në ditët e sotme. Mjafton të përmendim Te Deum Laudamus, himn i cili njihet në literaturën e përbotshme dhe ka mbetur aktual që nga viti 525 pas Krishtit e ndodhet në Antifonarin e Bangorit të Irlandës, si dorëshkrim i kopjuar ndërmjet viteve 680-691, si relikë paleokristiane që të kujton disa skulptura arkaike plot patos në thjeshtësinë tyre. Sa i përket natyrës së himnit të sipërpërmendur, profesor Ramadan Sokoli thotë se ky himn tradicionalisht shtjellohet lirshëm, duke u mbështetur në pikat parësore sipas stilit responsorial, domethënë duke gërshetuar zërin e solistit me zërat e grupit të këngëtarëve, që i përgjigjet verset pas verseti. “Te Deum ,vazhdon autori, pa druajtje është më i famshmi himn në liturgjinë kishtare të mbarë botës.
Më tej, Ramadan Sokoli shpjegon edhe shumë elemente të tjerë dhe ve në dukje se “me të drejtë mund të konstatojmë se ky krijues sikur asgjë të mos kishte bërë, por vetëm këtë himn, do të kishte ngelur i njohur si autor me një të shprehur dhe të menduar si krijues i vetëdijesuar dhe i formësuar artistikisht në nivel të lartë artistik dhe duke pasur soditje imagjinative në kontekstin jo vetëm spiritual, por më gjerë”. Në fund, autori konstaton:  kjo dukuri dëshmon jo vetëm për qëndrueshmërinë e himnit, por edhe për azhdimësinë e pandërprerë të traditës sonë, duke hapur shtegun për hulumtime të mëtejshme rreth etnogjenezës së popullit tonë, si dhe të vazhdimësisë etnokulturore iliroarbërore- shqiptare. Me qënë se vendi në gazetë nuk na lejon të flasim për të gjithë kapitujt veç e veç gjerësisht, ne vetëm sa i përmendëm ato.

Në vend të përkujtimit pëe muzikologun e njohur Lorenc Antoni(1909-1991)




Lorenc Antoni lindi në Shkup më 23 shtator 1909; vdiq në Prishtinë më 21 tetor 1991. ishte kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog i shquar shqiptar.

Qysh fëmijë aktivizohet në ansamble të ndryshme muzikore të shqiptarëve. Studion privatisht muzikë në Shkup dhe Beograd.

Pas shkollimit në Fakultetin Filozofik të Shkupit kthehet në Ferizaj dhe më pas ngre të parën shkollë të ultë dhe të mesme muzike “Josp Sllavenski” në Prizren më 1948. Po në këto vite drejton si dirigjent edhe korin e shkollës muzikore, atë të shoqërisë kulturore artistike “Agimi” si dhe orkestrën simfonike të qytetit të Prizrenit.




Pas këtyre viteve vazhdon të merret intesivisht me kompozime, dirigjime të veprave, veprimtari pedagogjike etj. Në fushën e studimit të folklorit, Lorenc Antoni vlerësohet se i pari mblodhi dhe botoi shtatë vëllime të muzikës popullore shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Moravës Jugore të shoqëruar me analiza etnomuzikologjike mbi gjithë këtë lëndë që është transkiptuar po prej tij.

 Ka kompozuar edhe muzikë, ndër to dallohen kompozimet vokale. L. Antoni konsiderohet edhe si kompozitori i gjeneratës së parë të kompozitorëve të Kosovës. Sipas Prof. Engjëll Berishës, në përgjithësi veprat e Lorenc Antonit bazohen në idiomën muzikore popullore shqiptare.

Si veper e vequar e tij esht edhe "KENGA E REXHES " e cila respektohet dhe ndegjohet edhe ne ditet e sotme . Gjithashtu ai beri perpjekje per hapjen e shkolles se par te muzikes me 1948 ne Kosovë.


Triviale

Shoqata e artistëve pamorë të Ferizajit e mbanë emrin e tij



Veprat letrare

“Këngë popullore shqiptare të Kosovës dhe Metohisë”, Prishtinë 1953
“Folklori muzikor shqiptar”, me shtatë vëllime, Prishtinë 1956-1977
“Balada dhe legjenda”, Prishtinë 1973
“Përrallat”. I, Prishtinë 1979
“Kërkime folklorike”, Prishtinë 198
“Përrallat”, II, Prishtinë 1982ë
“Këngë kreshnike”, I,II,III
“Vajtime, gjamë dhe elegji
“Këngë dasme”, I,II etj.

Artikuj shkencorë

“Folklori muzikor shqiptar”, tek “Jeta e re”, 1949, nr. 1
“Format e ritmit të këngëve popullore shqiptare”, tek “Jeta e re”, 1949 (nr. 1), 1950 (nr. 5 dhe 6) 1951(nr. 1)“Bazat tonale të këngëve popullore shqiptare”, tek “Përparimi”, , 1952, nr. 11-12
“Këngët popullore nga Opoja”, tek “Përparimi”, 1959, nr. 2-3
“Të kënduemit popullor shqiptar”, tek “Zvuk”, 1960, nr. 41-42
“Dy mënyra të kënduemit te shqiptarët e Malit të Zi”, tek “Përparimi”, 1961
“Format muzikore të këngëve popullore shqiptare”, tek “Zvuk”, 1963
“Trajtat polifonike të muzikës popullore vokale të gegëve”, “Gjurmime Albanologjike”, II/1972
“Elementët polifonikë në muzikën popullore të Opojës”, Gjurmime Albanologjike”, II/1974 etj.

Shiko edhe këtë

Muzika korale e Lorenc Antonit, nga prof. Akil Koci




Akademik Profesor Dr.sci., Mr.Sci Akil Mark Koci,Muzikolog

LORENC ANTONI –JETA DHE VEPRA "Kujtojmë shkrimtarë e stilistë për veprat që i rilexojmë, kujtojmë piktorë e skulptorë për modelet që i shkëlqejnë kohës, por mbajmë gjallë e të paharruar përjetësisht edhe lëvrues të mëdhenj të muzikës edhe muziktarë për komponimet e tyre me anë të tingujve të pavdekshëm".

Një ndër këta është edhe biri i Kosovës, Lorenc Antoni, që bashkë me të tjerë emra të shquar të fushave të ndryshme të artit, shkencës dhe kulturës dëshmoi se kjo tokë martire nuk lind vetëm fatosa për beteja, të kësaj gjuhe të përbotshme të njerëzimit. Pr. Dr. as. Tefë Topalli.

PERTEJ LOTIT ME THONI NJE FJALE…




Refleksione rreth lisit te mocem te muzes poetike te Nebih Bunjakut

 


ZEF PERGEGA
 
Ne muret e gurta te Olimpit shqiptar, lotet kane lene testamente, qe mund te deshifrohen ne kapaket e baladave dhe pergamenteve te lashte. Sa here qe lexoj materiale tek “Agjencioni Floripress” qe Flori Bruqi e mban ndezur mangallin e vatres se qytetit te kultures kosovare dhe  e ben fytyren e miteve dhe te legjendave te regetijne ne grushtin e yjeve, me duket se ai me togen e vargjeve, cel nje porte te madhe, per t’u dhene jehone zerave poetik te rinje e te vjeter te ketij koloseu te historise tone.
            Keshtu me ndodhi me mua nje pasdite te lodhshme ketu ne Detroit te Amerikes, kur cela e-mailin tim dhe mu shfaq para syve ne rend te pare nje terapi dashurie, qe e kishte fillin deri ne zanoret e embela te gramatikes se zemres, aty ku nenshkruhej testament i lotit, me prushime te zjarrta, me dridhje, si pasarela e nje lumi te vershueshem dhe, mora fryme e thashe me vete: C’ka ben poeti Nebih Bunjaku, e si po i cel ato shtigje te ngushta fjalesh?! Pse po me nguc e po me fut me vullnetin tim ne ato balada, si ushtar i nje beteje te pambaruar! Sic duket poeti Bunjaku e largon pak luftetarin nga fronti i llogores, per te mjekuar plaget, qe nuk i ndjen nga gjaku i nxehte dhe urrejtja per armikun, qe te shkel pragun, per te hyre serish me me energji ne luften jete, per ta bere ate me krah e me flete.
            Te pagjeturit e Kosoves nuk jane te pagjetur. Varret e tyre pa mbishkrim mund te gjenden aty ku ka nje krim. Se krim eshte indiferentizmi dhe grykesia e verdhushkave. Po ta shikosh ylberin, miqesine e lidh me diellin dhe kandilin e mbush me henen e plote. Martiret jane gjaku qe gufon ne zemer te dheut dhe damaret e tokes pershkojne lumin e eshtrave te tyre dhe ne ate lum ylberi e mbeshtet sypin. Kete sekret e mesova kur lexova disa poezi te krijuesit te talentuar kosovar Nebih Bunjaku, te marra nga libri me ri “Testamenti i Lotit”
          Loti i nanave, si krua pikon neper ato foto engjej te heshtur, te cilat shpesh varen ne kangjella te hekurta te kuvendit qe poiI thone eshte i popullit….Atje larg pertej shallit te reve ne nje sfond ku agimi ia vjedh sekondat nates, dalloj nje misionar te moshes se thinjave, qe ecen ne gjumet e kerkimit. Me thone se eshte kosovar me emrin Nebih Bunjaku. Po me pare se t’i leshoj ze me doren e djathte pas veshit, si gjysem kembane: “ hej more hej, pa ndalu pak e sipas zakonit ta nderrojme kutine e duhanit!” shoh neper rruge disa flete me vargje qe rrjedhin si fara e lokes pas parmendes. Kureshtja me shtyn te ndalem dhe ta humbas qenien ne lexime.


Nebih Bunjaku, si nje banor i lisit te mocem, me driten e qiririt te pasosur te shpirtit te tij, pasi eshte bere bujtes i honeve te dhimbjeve te plageve te reja, gjaku i te cilave nuk eshte mpiksur ende, e ve doren mbi vetull, si ne mahnitjen e koloneve, qe rrezja e yllit te mengjesit te pushoje pak nga udha e gjate dhe te ngroh pak me shume te verteten. E ai pasi degjon korin e vajit te nenave ne bulevardin e Prishtines, ne lekuren e qengjit te kohes ulet dhe shkruan vargun:
            Kur hijenat kobzeza
            Naten byzantine pa hene
            Ne jemi plaga e re
            E Gjergj Elez Alise…!
            Bunjaku me doren e rende nga pesha e vuajtjeve, nje pluhur mjegullash e largon nga dheu i shkelur, qe renkime frymon dhe aty ai zbulon mbishkrimin e tharmit te vet mes kryqezatave te pabeseve.
            Na ka mbatur vetem shpirti
            Midis roberise dhe lirise
            Midis jetes dhe vdekjes
            ….
            Sot imazhi yne
            Varur eshte ne grillat e Kuvendit…!
            Po ku vene keta shpend te plagosur nga vetja?! Jane te rritur ne cerdhe te huaja e nuk po dine te flutuojne ne qiellin, qe ua falen deshmoret, se bashke luftuan ne nje llogore?! C’emer te humbur ka ai qe ve lule hipokrizie ne pllaka varresh, perulet perpara kamerave si pikepytje kolltuku?! Po poeti Bunjaku nuk ka merak per miradina. Ai ulet kembekryq ne trotuarin e udhes se vet dhe shkruan me thengjille mbipplaken e gurte, e kaliminaret mbajne vesh mesazhin e vargut te tij.


            Ne ritualin e pritjes
Testament i lotit
Lare nga dielli
E  lagur nga shiu…
Eshte rituali i perditshem i nanave qe presin. Eshte bere si nje harte e zhubrosur. Ne liqen loti i kane kthyer parzmoret. Dhe nanat e gjora i mbledhin ato fjale te poetit , sikur po mbledhin kockat e te pagjeturve.  Sepse sipas poetit ne ritualin e pritjes nuk duhet te jemi mjet kusuritjesh… Poeti Bunjaku me vargun poetik nuk e lidh dora, lapsi e letra, por talenti, shpirti dhe zemra, ai eshte misherim i dhimbjes se tyre. Aty ku hyjne e dalin baballaret e kombit, qe tash i bezdisin ato foto, qe nuk trazojne, vec kekojne me sy nje varr, degjohet nje thirrme. Eshte thirrma e vargut te Nebih Bunjakut qe piskat:
Te humbur jane ata
Qe ende jetojne
Ne iluzionin
E vdekjes tone…!


Misionari I fjales se lire Bunjaku e vahdon udhetimin e tij te shenjte dhe nen hijen e nje lisi te mocem mundohet ti mjekoje brengat me melhemin e rrenjeve te tij. Trungu u lisit i drejte deri tek qielli si qiri dhe rrenjet deri ne det. Nje figuracion i gjetur poetik per identitetin tone qe nuk ka nevoje per piramida e roje kufitare. Lisi i ka te percatuara trojet qe kur mbiu mbi balle te malit tone e, poeti Bunjaku numeron shekujt ne rrudhat e lekures te kesaj fortese shqiptare natyrore, bash aty ku princat kane matur forcen e dores para perdorimit te shpates.
Midis bjeshkes Lisi i Mocem
I vjeter qindravjecar
Hija e tij mbulon nje qiell
Gjer ne re plisin e bardhe!


Poeti, jo pa shkak rrugeton gojtanave te gjoksit te lavdise se Kosoves, dhe me nje fije te argjende ne muzen e penes se vet e cel ngadale deren e Shtepise se Lidhjes se Prizrenit, aty nen binaret e lashte te shekujve ne armaturat e ardhmerire mbeshtet koken krenaria e popullit shqiptar.
…Ligjeron me fjale perendie
Besa e Beses lidhet nyje
Ky atdhe ka zot
Ne vend te bukes hame barot!



Poeti Bunjaku me syrin e vemendshem, kur i hedh nje sy pllakave te arta qe ajo Shtepi, si themeli i pare i Rilindjes, vallon emrin shqiptar ne varken e Odisese deteve e oqeaneve i ka rene botes rreth e qark, per t’i dhene e per t’i lene nje emer bregut tone. Ja sa bukur shkruan ai per aktorin e famshem Bekim Fehmiu, qe me rolet e veta mahniti edhe Odisene edhe vete Uliksin
…Itaka jote noton me mjerimin
I ka enderrat pa dritare
Se  vetveten ka harruar
Ne kete bote te piste zagare
Si Zeusi maje Olimpit
Ligjerove art magjie!
Nuk ka poet shqiptar qe nuk i ther ne zemer plaga e mergimit. Leshimit te trojeve me hir o me pahir. Nuk e di nese autori i shtate librave, Bunjaku e ka provuar ne lekure te vet, por ne lekuren e rreshkur te kombit secili e perjeton kete njolle te zeze qe na ra per hise. Nuk kam lexuar gjer me sot varg me te forte se ky i Bunjakut per emigrantin.
Emigranti ne pike te dites si hije
Cung udhekryqesh fatin nyje!
Njeriun Bunjaku dhe poetin me te njejtin mbiemer i duket se mbi gjoksin e tij i paksohet frymemarrja nga se dikudh derdh llave zifti te zi, per ate qe ne e quajme shperfytirim te lirise nga se nga njerezit e se djeshmes te veshur me hekur ne te sotmen allafranga me kepuce llusftrafin ne kercitje takash e kane pullos shkelqimin ne marka te reja makinash edhe pse fytyra e lluksit u rri shtrember ne pasqyren e te vertetes. Dhe ai pyet pa ndrojtje per lirine.
Kush ia sheron plaget
Kur e pat marre pushka?!
….
A harroj betimin
E luftes clirimtare
Gjakun e deshmoreve
A mos jeton me marre?!
Pertej lotit, te dashur poet, me thoni nje fjale! Po me pare merrni ne dore librat e Nebih Bunjakut dhe secili do te marre nje pergjigje sipas ndjenjes dhe perjetimit shpirteror, se aty kemi veten tone,  qe nga kembet me thonj te paprere te pushtetit e deri tek i verberi, qe pret lemoshe ne qoshe te rruges, ku ende degjohet klithma  renkonjese e lirise…ndoshta per ta gjetur ate qe na e grabiten e qe na mungonte ma shume se shekujt ne nje pike gjaku te harruar! Poezia e Bunjakut ehte si nje buke e pjekur nen kakine e mocme , por qe ka mesazhe te reja blerimi me krahasime dhe me fllad te ngrohte metaforash.

2012/11/22

Fadil Maloku: Kapitalizmin në Kosove pë e ndërton elita (pardon:mafia!) politike!



FADIL MALOKU
1. Kosova si shoqëri e tranzicionitShoqëria kosovare si një shoqëri akoma tipike e transicionit, duke qenë e hendikepuar me faktin e mungesës së një lloj tradite sado kudo të vogël dhe të natyrshme në ndërtimin e raporteve kapitaliste, pra raporteve dhe logjikave të pamëshirshme tipike konkurruese përmes të cilave pa dyshim do të profilizoheshin, si: shtresat e ndryshme sociale ashtu edhe elitat e reja politike, ato ekonomike, kulturore e sociale. Shoqëria kosovare, duke qenë e privuar nga ky rrugëtim i natyrshëm i ndërtimit të kapaciteteve dhe institucioneve demokratike shkaku i fenomenit të“katapultimit” të saj nga një shoqëri tipike postsocialiste(bile edhe fisnore!) në një shoqëri të re demokratike, kujtoj është interesant për çdo eksplorues social të bëjë krahasimet e duhura sociologjike, në mënyrë që të kuptojë si specifikat ashtu edhe përvojën (nëse dëshmohen si të tilla) e ndërtimit të këtyre raporteve deri tani të panjohura.
Në shkrimet e mëhershme kam theksuar se rrugëtimi i Kosovës në ndërtimin e një kapitalizmi identik me vendet e tjera që tradicionalisht kanë kultivuar një tip të natyrshëm të këtyre raporteve ka dështuar… Dhe se ajo çfarë është duke ndodhur në Kosovë ka të bëjë me një lloj kapitalizmi grabitqar…i cili pamëshirshëm po e rrit dhe zbulon veten e vet përmes ushtrimit të monopolit në politikë dhe gllabërimit të sferave të tjera të jetës ekonomike, në vend që të krijojë parakushte ligjore e ekonomike për një shtresëzim të natyrshëm social që do të duhej të kultivohej sipas logjikës së një konkurrence lojale me rregulla strikte të arritura përmes një konsensusi të gjatë dhe maratonik midis botës së biznesit dhe shtetit si rregullator i këtyre raporteve. Bartësit e këtij lloji të kapitalizmit të vrazhdë dhe pa dyshim joproduktivë për gjithë shoqërinë kosovare, në fakt janë jo biznesmenët e ngritur në bazë të konditave dhe parametrave ekonomikë, por politikanët e rekrutuar përmes ushtrimit të fuqisë që u mundësoi aparati shtetëror dhe mekanizmat e ndryshëm institucionalë që për imperativ ekskluziv e kanë pasurimin brenda natës përmes shitjes së pasurisë shtetërore…
2. Mafia politike në rolin e kapitalistëve
Do të ishte krejt e natyrshme sikur procesi i shtresëzimit social në Kosovë të ushtrohej përmes konkurrencës së tregut, ku nismëtarët e rinj apo pronarët e vegjël në tregun e brendshëm të fuqizoheshin dhe të pasuroheshin sipas kësaj logjike, por procesi i krijimit të shtresës së të pasurve shkoj në një drejtim tjetër interesant. Në realitet rolin e kapitalisteve të rinj, e morën politikanët, të cilët deri dje s‘kishin në pronësi të tyre pothuajse asgjë pranë vetes, ndërsa tani janë bërë pronarë të shumë kompanive shtetërore, apo të paktën kanë aksione në këto kompani të cilat u sollën më parë me “meritat” e tyre në greminën e bankrotit në mënyrë që më vonë të njëjtat përmes procesit të privatizimit të egër (të ndodhur të spinofit të famshëm?!) t’u shiten kompanive transnacionale. Dukuria e kooperimit të mafisë politike lokale dhe bosëve të kompanive të mëdha dhe të dyshimtë për fshehje të tatimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë në krijimin e kastës së re kapitaliste në vendet e transicionit është një proces do të thosha tejet i ri edhe nga ekspertët e lëmenjve të tjerë, por esenca është se ky fenomen në fazën e parë të ndërtimit të kapaciteteve kapitaliste, pra akumulimit të parë të kapitalit në një mënyrë apo tjetrën (siç e vlerësojnë ata) ishte në favor dhe funksion të fillimit të krijimit të kapitalit fillestar. Dukuri kjo që për shumicën e sociologeve ishte pa dyshim një shteg i radhës që pak a shumë e ndihmoi procesin tjetër të kriminalizuar dhe të njohur si “shpëlarje të parave” të një vendi që nuk ka ndonjë tradite në konsolidimin e legjislativit dhe të sundimit të ligjit. Tani kur të kihet parasysh që efektet e privatizimit në rastin e Kosovës akoma nuk janë të prekshme në kuptimin e shifrave të reduktimit të papunësisë për shtresat e gjera të punëtorëve, atëherë bëhet shumë më e qartë se shteti i ri i Kosovës është në rrugë të dështimit në menaxhimin e resurseve dhe pasurisë se gjithëmbarshme nacionale që qe ngritur me djersen e gjeneratave të tera në ish-regjimin e komunizmit.



3. Faktet kriminale që adresojnë kah elitat politike
Zakonisht për një përshtypje të këtillë shërbehen parametrat ekonomikë dhe ata socialë, që gjenden jashtë atij vendi apo atij shteti që ndodhin këto keqpërdorime dhe këto manipulime në nivele herë herë aferash e skandalesh sikurse ishte ai i vetëvrasjes së ish-kryetarit të AKP-së dhe aferave të tjera kriminale që në rastin e Kosovës, janë evidentuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë që monitorojnë këtë proces.
Shtresëzimi që prodhoi ky fenomen i kolapsit të pasurisë shtetërore, në favor të grupeve apo klaneve që ishin afër apo më mirë me thënë menaxhonin procesin e ndërrimit të titullarit të pronës shtetërore, bëri që tani kemi një tipologji interesante dhe do të shtoja specifike të elitave ndër ne këtu në Kosovë.
Aktualisht do të mund të flisnim në vija të trasha për disa lloje elitash; elitat makrobiznesore që u rekrutuan nga sfera e politikës së pasluftës dhe elitat e tjera biznesore që përpëlitën dhe varën tërësisht nga ajo e lartcekura. Elita e cilësuar si makrobiznisore në rastin tonë menaxhohet kryesisht në parime familjare, fisnore, krahinore, etj. dhe në fakt tani edhe de jure është në proces të pronësisë së shumicës së kompanive dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore. Ndërsa, elita biznesore që realisht është ajo e kompanive të vogla të cilat kane hy me rreziqe në konkurrencës jolojale vendore edhe për shkakun se bosët e makrobizneseve ushtrojnë haraç si përmes taksave të ndryshme që ua shtojnë këtyre të dytëve në cilësinë e shtetarëve, ashtu edhe përmes financimit të dyshimtë të fushatave elektorale gjatë kohës së zgjedhjeve në nivele lokale dhe nacionale.
Kjo elitë që nuk ka qasje në politiken shtetërore, por që bashkëpunon ngushtë me elitat politike përmes formave të ndryshme të korruptimit dhe krimit të organizuar, është duke e ngulfatur si konkurrencën ashtu edhe në mënyrë indirekte instalimin e demokracisë në vend

4. Pozita klasore kontradiktore (contradictory class location) dhe populizmi
Pra, duke i identifikuar në vija të trasha këto procese kontradiktore në shoqërinë kosovare, kuptojmë shumë thjesht se kapitalizmi grabitqar i ndërtuar në këtë mënyrë shumë lehtë mund të prodhojë edhe situata të tjera më komplekse në ndërtimin e vetë demokracisë.
Në Kosovë shembull më të qartë të populizmit politik kemi apelet e opozitës kosovare për të denigruar idetë dhe projektet sociale, politike e juridike sidomos të gjitha qeverive të pasluftës. Por, kësaj kur t’i shtohet edhe vetëdija qytetare për t’i denoncuar këto deformitete, demokracia është me lehtë për t’u instaluar. Demokracia populiste është e orientuar armiqësisht kundër sojit të kapitalizmit grabitqar dhe kërkon që pushteti sa më tepër të bartet në duart e qytetarëve, pra të ndodhë një lloj decentralizimi vetëm e vetëm që ata të kuptojnë se janë të përfaqësuar dhe se çdo gjë është transparente. Mjete karakteristike institucionale që zakonisht i përdorë për arritjen e qëllimeve politike të populizmit janë referendumi, iniciativa popullore dhe revokimi. Por, termi populist ngandonjëherë asocon edhe në diktatorët karizmatikë që fitojnë pushtetin duke i kritikuar politikat paraprake konvencionale të qeverive të korruptuara. Është, interesant që në rastet e tilla kur ka probleme të mëdha sociale këta tipa karizmatikë e shfrytëzojnë shumë shkathët këtë pakënaqësi sociale dhe shumë shpesh arrijnë si thuhet: që krizat sociale dhe ato ekonomike të vendeve të tyre i blejnë me bukë dhe me fenomenin e ashtuquajtur „cirkusin në rrugë“.
Historia e shoqërive perëndimore ka dëshmuar se ilaçi më adekuat për të ndërprerë proceset e tilla devijante në vendet dhe shtetet e korruptuara dhe ato të kriminalizuara janë pikërisht demonstrimet civilizuese të qytetarëve të atyre vendeve. Termi i tillë në kushtet dhe rrethanat tona aktuale të transicionit ngandonjëherë përdoret edhe me kuptim eufemist, ngase pretendimet për t’ i definuar jo qartë dhe jo në mënyrë shkencore proceset devijante sociale e sidomos ato ekonomike, manipulohen nga qeveritarët me arsyetime të llojllojshme! Në literaturën sociologjike, ky termë apo koncept nënkupton „taktikë politike primitive, që ka për qëllim mashtrimin e turmave, manipulimin me to në saje të dhënies së gjërave që janë të parealizueshme dhe të flirtimit demagogjik me turmat“. Kurse në literaturën politike bashkëkohore ai definohet si ideologji ose doktrinë politike që shoqërinë e sheh si të ndarë në grupe homogjene antagoniste: njerëz të ndershëm dhe elita të korruptuara, dhe që pohon se politika duhet të jetë shprehje e lirë e njerëzve (volonté générale) dhe se nuk do të ishte e arsyeshme të intervenojë gjithherë ndajë kërkesave të tilla të shfaqura ndër qytetarët e vendeve të transicionit. Arsyeja e thjeshte, është se kështu ngulfatet demokracia dhe ndërtimi i kapaciteteve shtetërore…një hapësirë që në pothuajse të gjitha vendet e transicionit e shfrytëzuan me shkathtësi milimetrike elitat politike të atyre vendeve, si Rusia, Moldavia, Serbia…po as Kosova s’bënë ndonjë përjashtim të theksuar. .

5. Populizmi s’është gjithherë ideologjik
Gjithashtu kur jemi te ky koncept duhet ndonjë definim për të ilustruar situatat identike shoqërore të një vendi apo shteti s’ka, ngase në kushtet dhe rrethanat psh të shek. tonë termi i populizmit mund të kuptohet e identifikohet me ndonjë lëvizje apo edhe një ideologji që përdorë taktikat e mobilizimit të qytetareve për qëllime të caktuara politike. Në rastin tonë me siguri partitë e tjera qeveritare dhe opozitare kur dëshirojnë ta stigmatizojnë psh kundërshtarin e tyre politikë, zakonisht përdorin sintagmën e populizmit në mënyrë që kundërshtarin e vetë ta fusin në  një thes me lëvizjet komuniste të tipit cegeverian dhe atë kastrian…që është një absurd i llojit të vet, ngaqë me siguri në një analize më të thuket do të kuptonim që kjo lëvizje s’kanë asgjë psh. të përbashkët me ideologjitë e lartcekura.
Ajo që e shquan zakonisht lëvizjet e tilla, në fakt edhe parti politike është një lloj popullzimi demokratik që ka të bëjë me një përfaqësim shumë më gjerë të pushtetit nga ana e njerëzve pra qytetarëve të Kosovës. Por, për këtë çështje në ndonjë nga analizat tona të ardhshme do flasim patjetër. Por, ajo që dua të theksoj është se: tipi i populizmit të cilësuar si demokratik, pra një rebelimi modern të qytetarëve që janë tejet të pakënaqur me statusin e tyre te ri social e ekonomik në demokracitë e reja të transicionit, pa dyshim janë mjetet e zgjedhura dhe të lejuara për të shprehur sidomos pakënaqësitë e natyrës sociale dhe të tyreve ekonomike. Arsyeja, është thjesht: Ky rrafsh është zakonisht më i ndjeshmi për shtresat e pamësuara sociale të kenë probleme ekzistenciale, ashtu siç ndodhi në shumicën e vendeve të transicionit( por interesant, jo akoma edhe në Kosovë!) .
Ndër këto mjete padyshim që s’përjashtohen ato të inicimit të referendumeve të ndryshme, iniciativave në formë dhe përmbajtje të peticioneve që zakonisht u adresohen shtyllave institucionale, pastaj mekanizmin e revokimit, etj. Pra thënë në tërësi një spektri të gjerë mjetesh dhe mekanizmash institucional për të kontestuar si p.sh. keqqeverisjen ashtu politikat e ndryshme jo produktive politike, ekonomike, sociale e strategjike për një vend apo shtet ku s’ka lëshuar akoma bie fjala shtat demokracia.

Përkujtohet poeti Ndre Mjeda në përvjetorin e lindjes

Në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe shtetit shqiptar, komuna e Bushatit dhe qendra muzeore “Ndre Mjeda” organizuan dje në Kukël ditën përkujtimore të lindjes se poetit Mjeda (Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër e vdiq më 1 gusht 1937). Në ketë manifestim morën pjesë personalitete të larta fetare, kulturore dhe politike të qytetit të Shkodrës, si kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Cannon, konsulli i Nderit të Austrisë, Gjergj Leqezja, deputetë e nxënës shkollash. Së pari një homazh pranë shtatores së Mjedës, për të vijuar me fjalët e rastit nga kryetari i komunës se Bushatit Zef Hila, imzot Angelo Massafra, i cili ndau porosinë e letrës baritore të ipeshkvijve shqiptarë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, si dhe nga ambasadori Cannon, i cili shprehu kënaqësinë që pati rastin të vizitonte ambientet ku ka jetuar e punuar poeti i madh Ndre Mjeda. Në vazhdim, të pranishmit vizituan kishën e poetit Mjeda të ndërtuar në vitin 1913, si dhe shtëpinë-muze të themeluar qe në vitin 1962, e cila pret restaurimin e plotë të saj e, përveç saj, dhe tryeza 100-vjeçare e Mjedës, e cila ende gjendet në depot e Muzeut të Shkodrës.

Sejdi Berisha: Lezha, kjo dëshmi historie që më shkapërderdhë cep më cep të atdheut…!



SEJDI BERISHA
Nga aktiviteti i Klubit të shkrimtarëve “Ndoc Gjetja” në Lezhë me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

LEZHA, KJO DËSHMI HISTORIE QË MË SHKAPËRDERDHË CEP MË CEP TË ATDHEUT…!

…Sa herë që kthej këtu, gjurmët e historisë më provokojnë që në shpirtin dhe mendjen time t’i bashkojë shumë dokumente e dëshmi…
_____________
Tanimë, me Lezhën është rritur dashuria shpirtërore, janë thelluar marrëdhëniet dhe bashkëpunimi kulturor dhe krijues, sidomos në fushën e krijimtarisë letrare. Dhe, për në këtë qytet, nga Peja nisemi me plotë dëshirë për shumë arsye dhe për shumë gjëra. E para ishte, se do të marrë pjesë në Takimin Letrar të Klubit të Shkrimtarëve “Ndoc Gjetja”, i cili nuk ka shumë kohë që është themeluar, por që po shënon rezultate shumë të mira. Këtë e dëshmon edhe manifestimi ku do të marrim pjesë, e i cili organizohet në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke bërë ndarjen edhe të Çmimit “At Gjergj Fishta”për veprat më të suksesshme nga të gjitha fushat e krijimtarisë letrare. Dhe, e dyta. Se, aty, së bashku me krijuesit, Muharrem Kurti dhe Tahir Bezhani nga Gjakova dhe me Lulzim Logun nga Bajram Curri, do të takohemi me shumë shkrimtarë e poetë lezhjanë, por edhe me krijues nga Vlora, Tirana e Shkodra dhe vende të tjera.
Gjurmët që të bëjnë të lumtur e krenar, por edhe që të hidhërojnë…!
Sërish, me krenari gjarpërojmë Rrugës së Kombit, sepse, dot s’kemi se kah t’ia mbajmë! Nuk vonuam dhe kthehemi në të djathtë për në Lezhë. Atje, si gjithnjë, na presin krijuesit e këtij qytet historik, dhe, sa herë që kthej këtu, gjurmët e historisë më provokojnë që në shpirtin dhe mendjen time t’i bashkojë shumë dokumente e dëshmi, të cilat më vonë, si përherë më krijojnë gjurmë, më shpërndajnë dhe të tërin më shkapërderdhin, gjithkah, cep më cep të atdheut, skaj me skaj të Evropës dhe të botës. Dhe, kudo hasi nga një njeri, nga një vepër, nga një pjesë krenarie të njeriut tim. E, këto gjurmë, edhe të bëjnë të lumtur por edhe të hidhërojnë…!
Për të mos e zgjatur, bashkohemi në sheshin e Lezhës dhe nisemi për në Fishtë, për tek Mrizi i Zanave… Nisemi për atje, ku do të organizohet manifestimi letrar. Atje, sepse, në këtë vend e ka peshën më të madhe, aty ku është edhe vendlindja e At Gjergj Fishtës. Edhe tash, gjatë tërë rrugës bisedojmë duke komentuar karakteristikat e banorëve të kësaj ane, kuptohet, duke e bërë gjithnjë alegro bisedën, miku ynë, Azem Balija, i cili është një njeri me veçanti spirituoze dhe është shumë i këndshëm.
Ndalemi tek një përmendore e cila është shumë modeste, e cila shënjon vendin e lindjes të Gjergj Fishtës. Aty bëjmë foto, por edhe secili e komenton historinë e këtij vendi mbase edhe veprimtarinë e Gjergj Fishtës.

Aty pranë, kjo vizitë begatohet me një tufë dhish ngjyrë kuqe, të cilat rastësisht e zbukuruan asfaltin e rrugës, e për të cilat, dikur kur isha i vogël, babai më thoshte se e kanë qumështin shërues. M’u kënaq syri dhe zemra me tufën e këtyre dhive dhive, të cilat nuk hezitonin që përgjatë rrugës t’i “vjedhin” nga dy-tri fije bari të stinës së vjeshtës, apo edhe të luleve, të cilave, rrezet e diellit ua kishin ngrohur kurorën krenare dhe plotë bukuri e me plotë ngacmim për të shpjeguar madhështinë dhe begatinë e kësaj ane edhe në stinën e vjeshtës. Për këtë, i bëra edhe disa foto.
Ecim tutje. Vendbanimi Fishtë i ngjanë një toke-pllajë, e cila tek do t’i tregojë vlerat e veta, deri më tash më pak të njohura dhe më pak të shfrytëzuara. Ndërkaq, në shpatin plotë gjelbërim dhe i rrethuar me drunj gjithfarësh, shtrihet restoranti “Mrizi i Zanave”, i cili tanimë me veprimtarinë e vetë i joshë mysafirët e shumtë nga e tërë Shqipëria, por edhe nga jashtë, dhe në këtë mënyrë i afirmon vlerat e kësaj ane. Në hapësirën përballë restorantit, tani tuboheshin mysafirët dhe krijuesit, që numri i tyre sa vinte e shtohej. Edhe aty, duke pritur, bisedohet për historinë, për krijimtarinë por edhe për veprat dhe librat e botuar sivjet.
Në këtë“rrethrrotullim”, nuk pata se kah t’ia mbaja, dhe të gjitha librat që i kisha sjellë nga Peja, saora mu “avulluan”! Ishte kështu, sepse, kureshtja për libër ishte shumë e madhe, dhe se kjo formë forconte njohjen dhe bashkëpunimin e këmbimin e përvojave reciproke. Në këtë “tollovi” e kërkoja me shikim poetin Viktor Gjikolajn dhe kryetaren e Klubit të Shkrimtarëve “Ndoc Gjetja”, znj. Lulëzime Celami, por më thanë se edhe pak kohë janë të preokupuar me mbarëvajtjen e punëve organizative. Dhe, ashtu ishte. Kthehem dhe takohem me Gjergj Shytin, një krijues i spikatur dhe drejtor biblioteke në Lezhë, që flet qetë e butë për vargun e për librin,… edhe për historinë e kësaj ane. E hasi edhe Hekuran Kokajn, nusen e Kosovës, poeten Angjelina Gjeka, edhe shumë krijues të tjerë, kështu që, begatohej atmosfera dhe inspirimi për takimin letrar.
Çmimi “At Gjergj Fishta”, dëshmi e vlerësimit të punës krijuese dhe letrare
Në sallë tani ishin akomoduar të gjithë krijuesit dhe mysafirët tjerë. Bile, për ne krijuesit nga Kosova dhe Bajram Curri, kishin qenë të kujdesshëm. Na kishin nderuar duke na vendosur në krye të sallës, atje prej nga edhe udhëhiqej manifestimi. Tani, moderatorja me zërin e saj të ëmbël e shpallë të hapur manifestimin letrar, duke ia dhënë fjalën poetit, Viktor Gjikolaj.

Do theksuar edhe njëherë, se kjo ngjarje ishte një rrumbullakim i sukseseve dhe i punës së mbarë të letrarëve lezhjanë gjatë këtij viti, i cili, me të vërtetë është përshkuar në frymën e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Për këtë arsye, në këtë ngjarje kulturore ishte edhe qëllimi që të veçohen veprat letrare duke u nderuar autorët e tyre me Çmimin “At Gjergj Fishta”. Ishe kjo një kënaqësi, sepse, respektohej e çmohej mundi krijues i letrarëve, të cilët janë ambasadorë të veçantë të afirmimit të vlerave shpirtërore, kulturore dhe letrare.
Atëherë, kryetarja e Klubit të Shkrimtarëve “Ndoc Gjetja”, solemnisht dhe përzemërsisht prezanton punën dhe rezultatet e këtij asociacioni kulturor. Dhe, pas përshëndetjes së kryetarit të Bashkisë së Lezhës, pason ndarja e Çmimit “At Gjergj Fishta”. Ky çmim, për krijimtari nga fusha shkencore dhe historiografike, i takoi z. Mark Vujit, ndërsa për krijimtari nga fusha e prozës, u nderua shkrimtari, Gjergj Shyti, për librin e dalluar me tregime, krijuesi, Hekuran Koka, kurse për veprën e dalluar nga fusha e krijimtarisë poetike, poeti Prengë Maca.
Tërë këtë manifestim, i cili tani e tutje do të jetë tradicional, e madhështoi edhe programi artistik dhe muzikor. Mysafirët dhe të gjithë të pranishmit i relaksoi këngëtarja Albana Përvathaj me zërin e saj të çiltër dhe profesional dhe pianisti Flamur Toska me tingujt e zjarrtë të violinës së tij. Ndërsa, vlerën e mesazhit poetik e madhështuan dhe e ngritën edhe aktorët, Ismet Zusi dhe Salvator Gjeci, duke recituar vargje poetike që përkojnë me shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorën e Ismail Qemalit.
Asgjë nuk teprohet, por secila pikë programore rrjedhë natyrshëm, si jeta e krijuesit… dhe përfundon për t’u takuar sërish me krijime dhe vlera të reja shpirtërore, kulturore dhe letrare…
Bukuria e Shëngjinit dhe biseda për antologjinë e krijuesve të Malësisë së Gjakovës

Pastaj, gradualisht i vjen fundi edhe i këtij manifestimi kulturor dhe letrar, por mbase edhe historik, sepse, po mbahej në kuadër të shënimit të një shekulli të Pavarësisë së Shqipërisë. Zbresim shkallëve të restorantit dhe për një kohë, sërish ndalemi në pjesën e përparme të këtij objekti duke u përshëndetur por edhe duke shkëmbyer edhe ndonjë fjalë për letërsinë, për kulturën, për peshën e 100-vjetorit të pavarësisë, për unitetin, për thellimin e bashkëpunimit dhe për çdo gjë që njeriun e kësaj toke e bën unik dhe faktor me rëndësi për rrugëtimin e mëtejmë.
Me makinë drejtohemi sërish për në rrugën e kombit, për t’u kthyer në Kosovë dhe në Bajram Curri. Por, miku ynë spirituoz dhe punëtor i devotshëm i kulturës, Azem Balijaj, i cili, kur ia dhurova librin tim më të ri me poezi “Vargje të këputura”, në faqen ku ia kisha shkruar një grimë tekst, menjëherë më“kritikoi” se mbiemri i tij nuk shkruhet Balia, por Balijaj, na propozoi që të kthehemi në Shëngjin, për ta kaluar një copë kohë vetëm sa për t’i shikuar bukuritë e këtij vendi turistik detar, i cili prej viti në vit po e merr pamjen gjithnjë më serioze dhe madhështore të një vendi ku mund të pushohet mirë e rehatshëm, por edhe ku mund të kalosh edhe pushim aktiv, duke shkruar, lexuar apo edhe duke pikturuar. Sepse, vetë pamja e këtij vendi është madhështore, e cila të provokon me bukuritë përrallore edhe të detit, por edhe të bjeshkëve-kurorë që e rrethojnë, e përveç gjelbërimit, edhe pishat krijojnë atmosferë, e përmirësojnë klimën për t’u ndier këtu plotësisht i relaksuar.

Duke shëtitur nëpër plazhin tani të qetë por vetëm me zhurmën e valëve të buta të detit, gjithnjë e më shumë më rritët e më bëhet zemra mal për zhvillimin e kësaj pjese të vendit, i cili dikur nuk i ngjante as fshatit. Duke u tretur kështu gjithnjë në mendime të “pakuptimta”, një njeri i moshës bukur të shtyrë, doli nga uji i detit (edhe pse në këtë kohë) dhe na u drejtua:
-Nëse doni të pushoni mirë dhe shëndetit tuaj t’i shërbeni, atëherë, mu në këtë kohë shfrytëzojeni ujin e detit, sepse, ka jod të bollshëm, ka edhe shumë gjëra të mira,…
Kurse, unë ia shtova:
-Frymon, këndon dhe rebelon shqip,…! Sa kënaqësi është ky realitet.
Pas pak, në qetësinë e hoteleve dhe të objekteve të tjera turistike, e gjejmë një vend të rehatshëm për ta pirë nga një lëng apo kafe, të cilat kësaj radhe na shërbenin për të zhvilluar një bisedë shumë me peshë, të cilën e kishim filluar dy-tre muaj më përpara. Fjala ishte për rrumbullakimin e projektit për botimin e monografisë, apo të një pasqyre të krijuesve nga Malësia e Gjakovës, që ishte ide dhe nismë e disa krijuesve tropojanë. Ishte një bisedë shumë e përkushtuar, sepse, qëndronte ambicia që kjo vepër të jetë e nivelit sa më të lartë, e cilësisë por edhe përfshirjes mundësisht të të gjithë krijuesve të kësaj ane, e cila padyshim se është histori në vete, por edhe një prej krahinave, e cila  ka dhënë shumë emra nga fusha historike, letrare, muzikore, teatrore por edhe arsimore, të cilët i kanë vënë themelet por edhe i kanë ndërtuar e zhvilluar bazat e mirëfillta të përparimit dhe jetësimit të Malësisë së Gjakovës por edhe të tërë atdheut.
Biseda që u zhvillua në mënyrë shumë konstruktive përfundoi me aminin që një projekt i tillë të realizohet brenda pjesës së parë të vitit 2013.

Lajmi i hidhur: Babi ngushëllime,… ka vdekur shkrimtari H. Gjonbalaj…!
Tash, përshëndetemi edhe me Azem Balijajn, dhe “mbërthehemi” për në Kosovë e Bajram Curri. Sërish, gjatë rrugës, përveç që biseduam për manifestimin letrar shumë përmbajtjesor në Lezhë, i cili rrumbullakoi rezultatet e deritashme të krijuesve lezhjanë, por edhe kurajoi për punë edhe më të suksesshme, duke mbajtur mend këtë ditë(e shtunë, 03 nëntor 2012), e cila ishte gjithnjë në frymën e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Biseduam edhe për shumë çështje të tjera që mua ma bënin zemrën mal!
Dhe, posa kaluam “kufirin” në Qafë Morinë, celulari më jep shenjë se tani ishin në funksion valët e “Vala-900”, të cilat na shërbejnë në Kosovë. Posa e hapa telefonin, shoh se kisha një mesazh, dhe me padurim e lexova. Më kishte shkruar djali im. Ishte një lajm i hidhur. Pasardhësi im më shkruante: Babi, ngushëllime!… Ka vdekur shkrimtari Hasan Gjonbalaj…!
Mbeta pa tekst. U nemita, dhe për një moment nuk u tregova miqve dhe krijuesve me të cilët isha në makinë, por më vonë ua kumtova këtë lajm, të cilin edhe ata rëndë e pranuan dhe më shprehen ngushëllime. Pas kësaj, rruga më dukej e gjatë kurse makina thua se si për inat nuk i lëvizte dot rrotat.
Të nesërmen, rruga tjetër më solli në Krahinën e Plavës dhe Gucisë, respektivisht në fshatin Vuthaj, në vendlindjen e Hasan Gjonbalajt, ku edhe do të varrosej trupi i këtij biri të kësaj ane, i këtij malësori të Vuthajve.
Ishte ditë me peshën e dhembjes dhe të kujtimeve edhe për Krahinën e Plavës dhe Gucisë, për të cilën shpeshherë kam shkruar, ishte ishte moment që nuk më hiqej dot nga mendja jeta e Hasan Gjonbalajat dhe dashuria e malli i tij për këtë anë, të cilën edhe e bëri të pavdekshme me shkrimet e tij. Për atë arsye, edhe më shtyri shpirti e zemra që ta bëjë një shkrim për Hasan Gjonbalajn, për Hasan Isufin, siç kishte dëshirë ta thirrja unë me emrin e babait të tij. Ai shpeshherë thoshte se në fshatin Nokshiq dhe në disa vendbanime tjera të kësaj ane, tash, vetëm varret frymojnë shqip. Dhe, shkrimin tim refleksiv e titullova : “Këtu, tash vetëm varret frymojnë shqip…!
Ky ishte edhe fundi i udhëtimit tim në Lezhë,… edhe në Vuthaj të Plavës dhe Gucisë… dy gjëra të kundërta, por dy realitete të jetës së njeriut…!

Ndue Ukaj: Heronjtë dhe tradhtarët


Ndue Ukaj
Historia njerëzimit, është e mbushur me personazh të gjithfarshëm, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë njerëzore, për të mirë apo të keqe. Në fakt, historia e heronjve dhe tradhtarëve, duket të jetë e vjetër, aq sa gjallimet njerëzore. Në mos, njeriu ka lindur bashkë me prirjet e çuditshme, për të qenë hero ose tradhtar.
Nëse gjurmojmë nëpër historinë njerëzore, empiria na tregon se faqe të shumta të historisë së tij, janë të stërmbushura me elemente të fuqishme dhe të thella konfrontuese, pikërisht mes tradhtarëve dhe heronjve. Pikërisht për këtë, shumë drama njerëzore, kanë si pikënisje pikërisht konfrontimet e ashpra mes këtyre dy kategorive njerëzore. Ndërkohë që këto modele, për etni të caktuara, qytetërime, kultura e fe, nëpër kohë janë shndërruar në modele ose antipod të tyre.
Një analizë e thelluar në këto dy kategori, le të kuptohet se këto prirje të njeriut kanë stimuluar aq shumë, dhe në të gjitha kohët, njëra-tjetrën, aq sa duket se kanë bërë njëlloj bashkëjetese të dhunshme. Heronjtë kanë lindur, janë krijuar, shpikur shpeshherë, do të mund të shprehej njeriu, vetëm pse kanë ekzistuar tradhtarët dhe atë në çdo kohë, kulturë, etni e fe.
Në historinë biblike, tek e cila gjen mbështetjen civilizimi perëndimore, shenjat e shumta të këtyre dy kategorive i gjejmë që në zanafillë. Mjafton të rikujtojmë ngjarjen dramatike mes Abelit dhe Kainit, nga zanafilla biblike. Kjo histori, flet shumë. Mirëpo, një shembull të fuqishëm dhe ilustrativ, po në këtë aspekt paraqet historia e Makabejve, nga Testamenti i Vjetër Biblik. Aty kemi një tipizim të fuqishëm të tipareve të heroit, i cili flijohet për atdhe e fe dhe tradhtarit, që për smirë, para e lakmi, tradhton. Këtë subjekt biblik, me mjeshtëri e ka funksionalizuar në letërsinë shqipe, edhe shkrimtari ynë kombëtar At Gjergj Fishta, te tragjedia me titull ”Juda Makabe”, e shkruar në vitet e para të lirisë së Shqipërisë. Koha e botimit të saj është viti 1920. Mirëpo, autori filloi ta shkruante këtë tekst në vitin 1911, në një periudhë tejet të ndjeshme kombëtare të transformimeve historike, që shoqëroheshin me dramacitet e dhimbje të mëdha. Nëse vendoset tragjedia në kontekstin politiko shoqëror që kalonte Shqipëria, atëherë alegoritë që i sugjerojnë faktet biblike të tremijë vjetëve më parë me faktet aktuale shqiptare të zhvillimeve 1891-1914, janë të prekshme, shenja e ide që tingëllojnë fuqishëmKjo tragjedi letrare, ruan shenja të fuqishme aktuale në çdo kohë, veçmas në ambientin shqiptar, i cili edhe sot, pas afërsisht një shekulli, ballafaqohet me të njëjtat probleme. Dhe e ka të pamundur të ndajë qartësisht tradhtarët nga heronjtë. Për pasojë, ajo ende nuk ka ndërtuar një histori unike reprezentative.
Fishta përmes kësaj tragjedie stigmatizon fuqishëm njeriun shqiptar që për kamje e pasuri, tradhton heroin e idealeve të shenjta, heroin e mishëruar me pasionin për liri, për përparim të kombit e fesë. Mirëpo, At Fishta përmes kësaj tragjedie thekson fuqishëm nevojën e njohjes së tradhtarëve dhe heronjve, sepse kështu vetëdijesohet njeriu, konsolidohet shoqëria dhe etnia mund të ec qartësisht drejt së ardhmes më të ndritshme. Për arsyen e thjeshtë, sepse, ata bëhen udhërrëfyes. Prandaj të tillë, pra udhërrëfyes, nuk guxojnë të bëhen psuedoheronjtë, ata që shesin atdhe e fe, pra tradhtarët. Apo edhe më keq, ata që shpiken heronj.
Këto ditë të acarta dimri, duke soditur zhvillimet dramatike në Shqipëri e Kosovë, tingëllon fuqishëm thinja e At Fishtës nga tragjedia në fjalë: “O Perëndu, a’ndjeve/ Tradhëtarët na lanë pa Atdhe”. Një luftë ë pashembullt, absurde, tanimë afër dy dekada zhvillohet në Shqipërinë e lirë, për të ditur heronjtë dhe mundësisht tradhtarët e Shqipërisë. Sekush mundet dhe sekush di pakëz, mundohet t’i përvetësoi bëmat e mëdha të thyerjes së komunizmit. Duke i soditur këto ngjarje, vetja më duket sikur ndodhem para një teatri absurd, ku personazhet luajnë fatet e një kombi të mjerë. Mirëpo, kjo ndodh, realisht në Shqipërinë dhe Kosovën tonë, aty ku sendërtimi i ëndrrave për liri të njëmend ende vazhdon, ku konsolidimi i shtetit të mirëfilltë, ende mungon, ku ligji dhe politika janë për një kategori të caktuar shoqërore dhe ku populli i traumatizuar bërtet Hosana dhe Kryqëzoje, thuajse paralelisht.
Gjendja shqiptare është përplot makth. Pasiguri. Kemi lojë me zgjedhje të gjithfarshme, përpos demokratike, shpikje heronjsh e tradhtarësh, që luhen sikur nga kalamaj që imagjinatën e ushqejnë me filma të ndryshëm aksion. Dhe e gjithë kjo bëhet, sepse ne ende na mungon një vlerësim i qartë sekush është hero, se kush ka vlera dhe kush ja ka shpikur vetës ato. Prandaj, në historinë e re të Kosovës, bëmat e shumëpërfolura, më shumë tingëllojnë të shpikura sesa reale.
Aspak puna më mirë nuk qëndron me raportin tonë me historinë dhe figurat historike, në raport me ngjarje dhe fenomene të caktuara historike.
Po cila është e vërteta shqiptare në këtë kontekst dhe a kemi arritur ne si komb të bëjmë një vlerësim aproksimativisht të pranueshëm për heronjtë kombëtar, së këndejmi edhe për tradhtarët? Kjo pyetje ka dhjetëra nën pyetje tjera, të cilat, asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje të duhur, as nga historianët, as nga filozofët, as nga politikanët, as nga shkrimtarët. Pra, kjo pyetje rri ankthshëm mbi etninë shqiptare, e bënë të tashëm e saj shumë të komplikuar dhe të ardhmen e zbehtë.
Një popull që nuk arrin të vlerësoi dhe selektoi historinë e tij ashtu siç duhet, e ka të vështirë të konsolidohet mirë, mbase të pamundshme të paraqitet unik para botës. Mbi të gjitha, ai e ka të pamundur të tejkaloi ngërçet politike, përçarjet e shumta dhe harmoninë etnike e ka vetëm iluzion. Kjo e bënë atë të jetë i nëpërkëmbur nga faktorët e fuqishëm ndërkombëtar.
Nuk është asgjë e re nëse themi se shumica e problemeve shqiptare i dedikohet historisë, apo më mirë të themi vlerësimit të saj sipas parakoncepteve të caktuara, herë lokaliste, herë regjionaliste, e madje, herë sipas prirjeve fetare e ideologjike. Kësisoj, nuk kemi arritur asnjëherë të ndërtojmë një koncept unik për të kaluarën, për heronjtë tanë, për shenjat identitare, për historinë tonë, letërsinë, artin, etj. Mbase, konfrontimet më të mëdha shqiptare të politikës e dijës, në mënyrë implicite i dedikohen të kaluarës së paqartë dhe vlerësimit ambiguel të saj. Dhe për fat të keq, edhe dy dekada pas lirisë nga diktatura, Shqipëria feston dy dada të çlirimit, Kosova ka disa shenja identitare shtetërore. Historianët shqiptar grindën si është më keq për figurën e Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, për fillimet e nacionalizimit shqiptar, për pasojat e Perandorisë Otomane, për Haxhi Qamilin e Ismail Qemajlin, për Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën, për Ernest Koliqin e Fan S. Nolin. Ata grindën për heronjtë e demokracisë. Nesër për ata të integrimeve. Pra, historia jonë është arenë e grindjeve të pashembullta.  Kësisoj, siç thoshte i madhi At Zef Pllumi, ne vazhdojmë të numërojmë në vend dhe e kemi të pamundur të organizojmë kaosin që gjendet brenda nesh.
Edhe historitë e kombeve të tjera njohin heronj dhe tradhtar. Mirëpo, kombet e konsoliduara, i kanë tejkaluar ato probleme, me debate konstruktive dhe qëllimmire, me histori të vërteta dhe jo kauzihistori e shpikje. Prandaj, ata para botës paraqiten unik. Është koha e jonë, të unifikojmë historinë, të kaluarën, rrjedhat e saj, heronjtë dhe të paraqitemi denjësisht para botës.
Të qartësojmë vetveten dhe identitetin tonë.
Duke mos festuar ndaras data të rëndësishme kombëtare; duke mos i vlerësuar heronjtë ndaras; duke mos i diferencuar; duke mos i përvetësuar ata që nuk përvetësohen dhe duke ndërtuar një histori unike të identitetit shqiptar- shoqëria shqiptare mund te tejkalon edhe shumë ngërçe, përçarje çoroditëse dhe kështu mund të bëhet e aftë të hyjë në rrugën e mirëfilltë të prosperimit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...