Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/25

Shkruan: SHEFQET DIBRANI:BOTËKUPTIM EVROPIAN MBI LETËRSINË SHQIPE Sarë Gjergji & Zef Ahmeti, “TË TJERËT PËR VEPRËN LETRARE TË ISAK AHMETIT”, kritika e recensione, botoi “Albanisches Institut”, St. Gallen – Zvicër 2011, faqe 198. ISBN: 978-3-9523077-5-5

Isak Ahmeti.jpgLibri “TË TJERËT PËR VEPRËN LETRARE TË ISAK AHMETIT ose letërsia ndryshe e tij”, përgatitur nga Sarë Gjergji dhe Zef Ahmeti, është një vepër monumentale për krijimtarinë letrare e jetësore të një autori. Isak Ahmeti ka arsye të ndjehet i nderuar me publikimin më të kompletuar të mendimit kritik, përkitazi me krijimtarinë e tij letrare.
Ky libër për lexuesin sjell një diversitet vlerash, opinione e kritika të cilat janë shkruar në kontekste të caktuara kohore, dhe të botuara nëpër gazeta e revista të ndryshme. Sido qoftë lexuesit i afrohet një material i përmbledhur kritik, si të themi një kronologji kritike e cila dëshmon përparimet e autorit në fushën e librit dhe të shkrimit letrar.
Por, kështu siç është, ky material kritik nuk le mundësi për të folur për ndonjë soj a rrymë të kritikës letrare, por bënë për të kuptuar se autorët në mënyra vetanake sikur kanë transplantuar mendime e ide të shprehura në formë të recensioneve, në formë të mendimit kritik më të përparuar a të një lloj studimi, por të shkruara e publikuara në përvijim kohësh, e që deri më tani kanë qenë të shkapërderdhura nëpër shtypin e kohës. E, tani të publikuara në një libër të këtij lloji (të paktën për Isak Ahmetin), shënon risi, por edhe duke i përballur opinionet njërin me tjetrin, sikur kanë futur në spikamë vlerën, kurse lexuesit me këtë mënyrë ia mundësojnë për të kuptuar më mirë qasjet e kritikës që janë bërë në rrethana dhe kohëra të tjera.
Pavarësisht nga kjo sorollatje, (ndoshta pa lidhje?!), ne “po shënojmë daljen nga shtypi të një libri me interes”[1]sidomos për kundruesit e kritikës letrare dhe më gjerë, sepse krijimtaria letrare dhe ajo studimore e Isak Ahmetit “me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit, veçanërisht te kritika letrare”[2], ka potencuar Zef Ahmeti, tek shënimi “hyrje”, përkitazi me shënimet e përmbledhura në librin: “TË TJERËT PËR VEPRËN LETRARE TË ISAK AHMETIT”.
Shikuar në përgjithësi libri, edhe kështu siç është, sjell një vlerë universale, që nuk mund t’i shmangemi konstatimit se autori me krijimet e tij “ka qenë mjaftë shpesh pikë e fortë referimi, objekt observimi dhe analize nga studiues të shumtë”[3], ose siç mendon Sarë Gjergji: “Isak Ahmeti preku ato fusha të artit e të kulturës sonë ku kishte mungesë studimesh duke u bërë kështu prijës në këtë drejtim”[4]. S’ka dyshim edhe kjo vepër sikurse “vepra e gjithmbarshme letrare e këtij autori është e pasur dhe e veçantë”[5],sepse ai është marrë e ka trajtuar segmente të veçanta, madje fare të pa hulumtuara të studimeve letrare, duke u bërë një emër jo vetëm i dalluar, por edhe mjaftë i pranuar në fushën e studimeve letrare.
Këtë mendim të shprehur më parë, jo vetëm që e plotëson por e ka trajtuar me mjaft sukses Zef Ahmeti në shkrimin: “Isak Ahmeti në optikën studimore të Mentor Qukut për Ndre Mjedën”[6]Madje sipas këtij shkrimi, e sidomos sipas citimeve që theksohen, lë për të kuptuar se shkrimet kritike të Isak Ahmetit, të publikuara në formë përshtypjesh, recensionesh apo studimesh më të thelluara(edhe sot e kësaj dite), mbetën të shkapërderdhura nëpër shtypin e kohës, dhe me një përkujdesje të vogël qoftë nga vet autori apo nga ndonjë dashamirës i zellshëm i fjalës së tij publike, mund të sajohet e konceptohet edhe një libër tjetër që do ta pasuronte jo vetëm opusin e tij letrar por do të sillte edhe një frymë dashamirësie të këtij autori për librin dhe zhvillimet letrare gjatë viteve dhe periudhave të gjata letrare. Si do qoftë, ne nuk e kem ndërmend të dyshojmë se emri i Isak Ahmetit edhe vetëm me këta libra të publikuar do të zgjon edhe më tej kërshërinë e studiuesve dhe të atyre që letërsinë e kanë vokacion të përhershëm studimi e krijimi.
Shikuar në përgjithësi, libri ndërtohet mbi tre koncepte krijimi: Poezia, përkthimi artistik dhe studimet letrare. Prandaj edhe rruga e Isak Ahmetit nis me publikimet e poezisë, por sipas disa shënimeve kritike mësojmë se ai më parë qe bërë i njohur me përkthime të letërsisë artistike, bile në këtë të fundit sikur kishe bërë emër më të pranuar, ndoshta për vet faktin e mungesës së theksuar të përkthyesve letrar nga letërsitë e mëdha botërore, apo për shkak të vlerave që sillte autori si përkthyes nga italishtja dhe gjermanishtja.
Në fillimet e tija, Isak Ahmeti i ka botuar tre libra me poezi “Gallatea”, 1972, “Uratë zbulimi”,1976 dhe “Kushtimebesë”, 1983. Siç duket, për këta libra sikur është shkruar më me kursime dhe ato shënime kanë mbetur tipar i kohës që u jepte kartë depërtimi autorëve të rinj, të cilët i merrnin hapat e parë drejt krijimit letrar. Sipas këtyre kritikave, në poezinë e Isak Ahmetit “ndihet fryma e spastruar lirike me një ironi të përditshmërisë”[7], në të cilën “simbolika që del prej episodeve mbi Polifeminë, Gallatenë, Endimionin me të tëra aluzionet e drejtpërdrejta ose të tërthorta”[8], e bëjnë atë poet i fillimeve të veçanta, kurse “në një drejtim tjetër simbolik, vërehet tendenca për të zgjeruar dhe amplifikuar interesimin tematik”[9], përkatësisht simbolikën në poezi që e kultivon si “trazime poetike”[10], duke i avancuar kërkimet me shprehje të reja, dhe në gjetjen e simboleve që kanë personifikuar jetën e autor të mbytur në robëri, ose të lënë anash në një izolim provincial.
Karshi dy kritikave të para (ajo e Mensur Raifit[11] dhe e Ali Aliut[12]), shënimi kritik i Mazllum Sanejes[13] është i një natyre krejtësisht tjetër, ai më tërë qenien emocionale, sikur nuk i ka marrë parasysh ngurtësimet dhe rezervimet e tejdukshme që i kanë bërë për poezinë e librit “Gallatea”,dy folësit e theksuar më parë. Mazllum Saneja mendon se “poezia e Isak Ahmetit është gjuhë e mendjes dhe e arsyes, gjuhë e një filozofie ekzistenciale... poet i një fuqie artistike në verbin e tij poetik dhe shprehjes ekspresive... poeti është ndjekës besnik i traditës së lirikës bashkëkohore intelektuale të perëndimit”[14]. Me një fjalë “Isak Ahmeti është i lidhur ngushtë me shoqërinë, me kohën, me njeriun dhe raportet e tij – në krijimet poetike”[15], dhe “sipas të gjitha gjasave, në këtë rrugë mbizotëron afiniteti për t’u mbështetur në traditën dhe në shpirtin e truallit të vet”[16]qoftë ky truall poetik apo edhe etnik.
Sipas Andon Cacit, poezia e Isak Ahmetit, është konsideruar poezi e simboleve e cila paraqet një dinamizëm jetësor të atyre viteve, ose, një “manifestim i shkëlqyer... i një vështrimi të botës e të jetës nëpërmjet luftës së kundërthënieve... duke u mishëruar me kompleksitetin e zhvillimeve... e duke hyrë në poezi me plot shqetësime dhe ngjyra poetike”[17]. Gjithsesi libri i parë është pritur mirë dhe ka zgjuar interesimin e kritikës, prandaj mendojmë se qysh në atë kohë autori “i ka siguruar poetikës së vet freskinë e poezisë, njomësinë e frymëzimit dhe larminë e figuracionit... që i japin asaj frymëmarrje të gjerë”[18].
Përmbledhja e dytë poetike “Uratë zbulimi”, është cilësuar si “libër që mban një titull biblik, (ku)vërehet tendenca për poezi objektive”[19], dhe në vazhdim kritiku letrar Ibrahim Rugova thotë se“përmes tri cikleve, sikur sugjerohet procesi i krijimit poetik deduktiv. Po ashtu konkretizohet kuptimi ironik – ironi edhe ndaj mitit të qëndresës, që nuk është e pranishme në poezinë tonë...”[20].
Ndër shkruesit më të rëndësishëm, për veprën letrare të Isak Ahmetit, pa asnjë dyshim është dhe mbetet kritiku Ramadan Musliu, i cili (të paktën mua kështu më duket!), si asnjë tjetër e ka trajtuar mirë dhe me profesionalizëm krijimtarinë letrare të Isak Ahmetit. Përmes kësaj prurje kritike mund të kuptojmë se kjo vepër duhet “të shihet në rrjedhën e poezisë evropiane, gjithherë ndodh që ta shikojmë në raport me frymën simboliste dhe surrealiste e jo në kontekst të nivelit të sotëm të poezisë”[21],sepse “poezia e Isak Ahmetit, (edhe ajo) e librit “Kushtimebesë” i imponohet lexuesit për shumë arsye...”[22],të paktën për frymën e re që ka sjell në kohën kur është botuar. Po më mirë po i referohemi mendimit kritik të Ramadan Musliut i cili shkruan: “Natyrisht se kur themi rezymim, me këtë shprehje nënkuptojmë procedurën e seleksionimit të atyre specifikave më pozitive të poezisë së dy fazave dhe avancimin e këtyre kualiteteve, qoftë si modele të vargut e strofës dhe përgjithësisht të njësive teksture, qoftë si përvoja që janë divergjente në planin e realizimit artistik të vjershës, por homogjene si botëkuptim mbi botën dhe manifestimet e saj”[23].
Vetëm nga këto konstatime që i shkëputëm nga një mendim më gjithëpërfshirës i kritikut Ramadan Musliu mund të nënkuptojmë se “poezia e Isak Ahmetit është e pasur me trajta të ndryshme shprehëse dhe se këto konstituohen forma të ndryshme, duke filluar nga inversioni i gjymtyrëve, përputhshmëria e idesë së vjershës me idenë që del nga forma grafike, madje po kaq rol të rëndësishëm ka edhe dendësimi i vargut deri në të shprehur gnomatik”[24].
Padyshim poezia e Isak Ahmetit ka sjellë risi në poezinë shqipe të Kosovës, sado që janë ndruajtur se ndikimi i poezisë moderne Evropiane ka lënë gjurmë te ky autor, pasi siç kemi theksuar edhe diku tjetër, Isak Ahmeti kishte bërë emër edhe si përkthyes letrar nga gjuha italiane dhe ajo gjermane. Ndër risitë e shumta që iu kanë përmendur janë edhe “trajtat shprehëse”, “niveli sintagmatik” dhe “një jokonvencialitet i pazakonshëm”[25]për kohën kur janë publikuar këto poezi.
Vlera të tjera, qofshin ato të nivelit estetik, apo figurativ janë thënë e përmendur edhe nga krijues, poet e kritik të tjerë të cilët pranojnë se “tonaliteti i saj (poezisë) vihet në shërbim të virtytit, humanizmit dhe flijimit, duke hapur një vizion të dramës jetësore që e përcjell njeriun lirik të saj”[26]dhe vetëm ky konstatim kulturor bënë që të kuptojmë se “këtë poet e karakterizon fakti dhe tendenca për të bërë eksperimentime me gjuhën poetike”[27]Padyshim “Isak Ahmeti bën eksperimentime me teknikën surrealiste, hulumton akordet e gjuhës, simbolikën e nocionit”[28], etj.
***
Ndërsa, veprat studimore të Isak Ahmetit janë cilësuar si “mënyrë studimi i letërsisë (që) lirohet nga kufizimet e mëparshme, (në të cilat) afirmohen vlerat letrare dhe artistike të qëndrueshme ndër shekuj dhe zhvillohet edhe më tutje krijimtaria letrare e shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptarë”[29]për të cilët, jo vetëm që ka pasur botëkuptime sektare, por kanë qenë të anatemuar e të përjashtuar dhe “nuk janë përfshirë më parë në historinë e letërsisë shqiptare”[30].
E gjithë vepra e Isak Ahmetit, sidomos kjo e natyrës studimore ka për qëllim të dëshmoj se Kosova ka një traditë Evropiane, “një traditë kishtare iliro – dardane më se dymijëvjeçare”[31]. Libri“Kosova” duhej të ishte dokument i rrallë që do t’i shërbente të sotmes Evropiane, a më mirë të themi “për t’i lidhur shqiptarët e Kosovës dhe kulturën e tyre me Perëndimin, me Evropën... (sepse) Isak Ahmeti me fakte e të dhëna konkrete i kundërvihet pseudoshkencës serbe”[32], duke sjell “një varg të dhënash interesante për trevën e Kosovës dhe krejt këtë e bën sipas burimeve zyrtare të Vatikanit dhe burimeve turke”[33].
Shikuar sipas këtyre që u thanë, vetvetiu të imponohet ideja se deri më tani Kosova do të duhej të krijonte industrinë e vet të propagandës, sidomos me këta lloj të librave. Kosova përmes kësaj literature duhej të ngulmonte më shumë për mendim Evropian të saj, për vlerën reale të saj. E pse jo të mos shpjegoheshin mirë “rrugët e zhvillimit të letërsisë shqiptare në Kosovë”[34]kurse Isak Ahmeti, në librin “Kosova”, e bënë këtë. Ai ka sjell dëshmi për identitetin shtetëror të Kosovës “traditën e shkrimit në Kosovë. Autori për herë të parë tek ne shkruan se rrënjët e qytetërimit tonë, pra edhe të letërsisë sonë, janë shumë më të hershëm se ç’ishte pohuar deri tash në të gjitha Historitë e Letërsisë Shqipe”[35].
Sipas këtyre shkrimeve len të kuptohet se Isak Ahmetime studimet e tija të kësaj natyre ka bërë shumë “për t’i lidhur e bashkuar shqiptarët dhe kulturën e tyre me Perëndimin"[36]përkatësisht me Evropën, me truallin gjeografik dhe me lidhjet shpirtërore e tradicionale, historikisht.
Siç thamë edhe diku më lart, Kosova do të duhej që ta krijonte industrinë e vet të propagandës, nëse do të donte t’i shërbente të tashmes dhe të ardhmes evropiane të saj. Vetëm me këtë frymë etike të qasjeve dhe studimeve ne do të mund të konkurronim në Evropën përplot vlera morale etike dhe demokratike që po i kultivon dhe i ka kultivuar për shekuj të tërë. Kosova do të duhej vetëm përmes kësaj literature të ngulmonte për mendimin emancipues demokratik të saj.
Por, Kosova në vend që të mbulohej me këtë lloj të literaturës e cila do t’i shërbente të tashmes dhe të ardhmes së saj, ajo sikur pa dashje u mbulua me një literaturë dhe ndikim frenues për të tashmen, bile nesër hala, do t’i hakmerret të ardhmes së saj.
Jo vetëm libri “Kosova” (1996), por edhe studimet tjera, a librat e shumtë të këtij autori siç janë:“Kleri katolik shqiptar dhe letërsia” (1994), “Bibla në letërsinë shqiptare” (1999), “Letërsia kishtare dhe filozofia e saj” (2000), apo studimi “Kurani në letërsinë shqiptare” (2006), janë“studime interesante, në të cilat ndriçohen çështje të rëndësishme shkencore”[37]prandaj mendojmë se Isak Ahmeti jo “për të parën herë ka marrë në shqyrtim tema vërtetë komplekse”[38].
Në përfundim të këtij leximi profesional për veprën letrare: “TË TJERËT PËR VEPRËN LETRARE TË ISAK AHMETIT”, mendojmë se libri përveç që ka qit në pah një diversitet konceptesh e trajtesash letrare, qofshin ato kritike, recensione apo studime më të thelluara, (kështu siç janë prezantuar brenda këtij libri), qet në pah manit e një kohe e cila si duket po reflekton edhe në të tashmen e shkrimeve letrare:
  1.      Autori sikur ka paguar tagrin e të qenit përkthyes letrar nga gjuhët italiane dhe gjermane. Pasi në fillimet e tija, jo pak iu kanë theksuar ndikimet e këtyre letërsive, pa iu pranuar sa duhet vlera krijuese e tij, si poet me ndikime nismëtare. Isak Ahmeti, përveç përkthimeve të herëpashershme ka përkthyer nga italishtja poezitë e Salvatore Quasimodos, “NJERIU I KOHËS SIME”, botoi “Rilindja”, Prishtinë 1976, pastaj nga gjermanishtja librin “QUMËSHTI I ZI I AGIMIT”, (Antologji e lirikës së re gjermane), botoi “Rilindja”, Prishtinë 1988.
2.      Isak Ahmeti, ka paguar tagrin pse ka jetuar në provincë (në Stubëll dhe Viti). Nga kjo mund të konkludojmë se ato vite kishin fërkime e klane të ashpra, ku secili autor që ka jetuar 30 metra vijë ajrore larg Pallatit të Shtypit, por që nuk ka pas rol dhe ndikim qoftë në Universitet, në Institucionet tjera me ndikim në Prishtinë, në Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP), apo në vendet udhëheqëse politike, ka qenë i privuar edhe nga sukseset, pavarësisht nga vlerat që mund t’i ketë krijuar.
3.      Krijimtaria e Isak Ahmetit, sado që ka pasur një vlerë (poezia), dhe nisma të shumta studimet për “Klerin katolik dhe letërsinë”, ndikimi i këtyre veprave të rralla ka qenë i zbehtë dhe terciar.
4.      Kritikat e bëra përkitazi me krijimtarinë letrare të Isak Ahmetit, bazuar nga kjo që është përfshirë në këtë libër qesin në pah jo vetëm kahe dhe primesa të asaj kohe por shpjegon edhe mangësitë e kritikës letrare të asaj kohe. Ta zëmë: Mensur Raifi dhe Ali Aliu, kanë shkruar vetëm për librin e parë, dhe atë vetëm sa për ta bërë një shënim për daljen e një libri me poezi, ndërsa kritika e Emin Kabashit, lexuar tash nga distanca dhe të shkëputur edhe nga rrethanat e kohës, nuk thotë asgjë. Madje edhe për kohën kur ka shkruar Emin Kabashi, gjithë ato proverba e ilustrime janë jashtë mundësisë për ta kuptuar se çfarë ka dashur të thotë. Për kritikën e kësaj natyre, nëse ka pasur qëllime pozitive, qoftë edhe vetëm si shkrim letrar, është vështirë për ta kuptuar. Për më shumë, kur dihet se poezia e Isak Ahmetit është kritikuar pse i ka ikur frymës së realizmit socialist, duke sjell simbole e koncepte moderne. Krahasimet me letërsinë ruse e autorët rus siç ka bërë Emin Kabashi, sikur kanë qitur në pah një defekt orientimi, që ka pasur autori në atë kohë për letërsinë moderne që po lëshonte rrënjë edhe në Kosovë.
5.      Shkrimi i Vehbi Miftarit, për librin “BIBLA NË LETËRSINË SHQIPTARE”, më shumë i ngjason punës së çirakut të zellshëm i cili me çdo kush e mbron padronin - zotëriun, pasi në tërësi kritika e tij është një tendencë për t’ia bërë me dije autorit se nuk është i pari, dhe për t’ia mbushur mendjen lexuesit se Sabri Hamitit (idoli i tij), “i takojnë meritat që i pari në studimet tona letrare e heton këtë fenomen”[39]edhe pse Vehbi Miftari e pranon se libri “Bibla në letërsinë shqiptare”, “është një studim, ndër të rrallët në gjuhën shqipe, i tërësishëm për një aspekt motivor, i cili ka përshkruar krijimtarinë letrare shqiptare prej filleve të saj e deri më sot”[40]por nuk e thotë dot se ishte i pari dhe i vetmi që atëherë e gjer më sot.
6.      Se kritika letrare e studimore as atëherë nuk ka pasur qasje të drejt e serioze për krijimtarinë letrare, e sidomos për atë të aspektit shkencor pasi shihet se shumica e kritikëve janë të një krahine, që në njëfarë mënyre kanë shkruar për të respektuar e plotësuar një vlerë morale ndaj autorit, vetëm pse e kanë njohur, dhe po aq janë marrë edhe kritikët me një përkatësi fetare duke u ndjerë një lloj krize e mohimit dhe e mbi ekzistencës, në një kohë të ashpër dhe përplot kurthe.
7.      Aq sa kanë ndikuar negativisht këto bindje e dukuri që i theksuam më lart, po aq anash ka mbetur krijimtaria letrare e studiuese e Isak Ahmetit, edhe për shkak të përzgjedhjes (qoftë kjo edhe e imponuar?!), e shtëpive botuese të cilat nuk e kanë aq sa duhet të rregulluar rrjetin e shpërndarjes së librit qoftë në Kosovë apo edhe në nivel kombëtar.

Në përgjithësi libri “TË TJERËT PËR VEPRËN LETRARE TË ISAK AHMETIT ose letërsia ndryshe e tij”, përgatitur nga Sarë Gjergji dhe Zef Ahmeti, plotëson opusin letrar të këtij autori, kurse me shkrimet e tyre, përveç autorëve që i kemi cituar a përmendur kanë shkruar edhe: Resul Shabani, Gjergj Gega, Jusuf Salihu, Nuhi Ismajli, dom Lush Gjergji, don Fatmir Koliqi, Tiberius Puju, Prend Buzhalla e ndonjë tjetër.
Gjithsesi, një meritë e posaçme për botimin e kësaj vepre, për krijimtarinë letrare të Isak Ahmetit, i mbetet “Albanisches Institut – Instituti Shqiptar”, në St. Gallen të Zvicrës i cili si një institucion i llojit të vet ka shënuar rritë dhe suksese, të paktën në fushën e botimit të veprave të karakterit letrar dhe të atyre me studime.


St. Gallen - Zvicër, 6 mars 2012.
Shefqet DIBRANI


[1] Engjëll Sedaj, faqe 87.[2] Zef Ahmeti, faqe 9.[3] po aty, faqe 9.[4] Sarë Gjergji, faqe 173.[5] po aty, 173.[6] Zef Ahmeti, faqe 169-171.[7] Ibrahim Rugova, faqe 19. -Po ashtu krahaso: Ibrahim Rugova: Strategjia e kuptimit", botoi "Rilindja, 1980, faqe 223.[8] Mensur Raifi, faqe 22.[9] po aty, faqe 23.[10] Ali Aliu, faqe 27.[11] Mensur Raifi: FRUTE POETIKE TË VRULLIT TË PARË”, faqe 21-23.[12] Ali Aliu: ”MIDIS DY PRIRJEVE”, faqe 25-28.[13] Mazllum Saneja: ”POET I INTELEKTIT DHE NDJENJES”, faqe 29-32.[14] po aty, faqe 29.[15] po aty, faqe 32.[16] Andon Caci, faqe 33.[17] po aty, faqe 34-35.[18] po aty, faqe, faqe 38.[19] Ibrahim Rugova, faqe 39. -Po ashtu krahaso: Ibrahim Rugova: „Strategjia e kuptimi“, faqe 223 – 224).[20] po aty, faqe 39.[21] Ramadan Musliu, faqe 52.[22] po aty, faqe 61. -Po ashtu gazeta „Rilindja“, 11 qershor 1983).[23] po aty, faqe 63.[24] po aty, faqe 68.[25] po aty, faqe 64.[26] Nazmi Rudari, faqe 74. (Jeta e re, nr. 5 / 1983).[27] A. Petrov, faqe 75, (cit. sipas Andon Cacit).[28] Sreten Petroviiq, faqe 75, (cit. sipas Andon Cacit),[29] Isak Shema, faqe 124.[30] po aty, faqe 126.[31] Agron Kodra, 127.[32] po aty, faqe 127.[33] po aty, faqe 128.[34] po aty, faqe 130.[35] po aty, faqe 130.[36] po aty, faqe 130.[37] Isak Shema, faqe 136. -Isak Shema, „PROCEDIME LETRARE“, Rilindja, Prishtinë, 1999, f.118-121.[38] Shyqri Galica, faqe 139, (mendim pak i plotësuar nga autori i shkrimit).[39] Vehbi Miftari: „MONOGRAFI LETRARE ME KARAKTER GJITHËPËRFSHIRËS“, përkitazi rreth librit: „Bibla në letërsinë shqiptare », faqe 141-148.[40] po aty, faqe 147.

KARTOLINA NË DOSJEN E VISAR ZHITIT


                       

                           VISAR ZHITI 


- në kohën kur dënoheshin dhe urimet -







Në ndërrim të viteve, kur urimet shtohen dëndur, diçka si shiu e bora e stinës, që përfshijnë gjithë vendin, edhe jashtë kufijve, përtej kontinentit, në të gjithë botën, miliarda urime që mbushin ajrin, më shumë se vetëtimat, e krahasueshme mbase me yjet, urime elektronike që ikin nëpër eter si mesazhe, fjalë dëshirash pafund, zëra në celularë, imazhe në ekrane kompjuterash e gjithfarë aparatesh të sofistikuara komunikimi, që sikur e kanë bërë më të afërt botën, e kanë zvogëluar atë, kështu thuhet zakonisht, por kanë rritur njeriun, shtoj unë, dhe përcjellin nëpër qiejt dimërorë muzikë të përzierë me bredha e xixëllima, drerë, me plakun mitik të Vitit të Ri, me dhuratat e tij e urime, urime, urime, sa kurrë njerëzimi nuk është më i dashur sa në vigjilje Vitesh-të-rinj dhe ti beson te lumturia, tek e ardhmja, tek vetja, tek njeriu.


Me dëshirën që ta ndiejmë më shumë këtë arritje mahnitëse të njerëzimit, këtë liri drithëruese, dashurinë dhe gjithë këtë dritë, se jo gjithmonë ka qenë kështu, dua të them për ne deri vonë, nga që nuk mund të uronim si të donim, si të na e donte shpirti, madje as këdo nuk mund të uronim. Ishin të përcaktuara dhe urimet ashtu si llojet e kartolinave e të pullave, të politizuara dhe propagandistike dhe, si të thuash, kishte një si përcaktim se kush mund të urohej dhe duhej uruar patjetër, së pari, i madhi fare, diktatori, siç i themi sot, jetë të gjatë atij sa malet dhe sistemit të tij ideokratik, urohej socrealizmi, veprat e pesëvjeçarëve, armët e partisë dhe të shtetit, etj., etj., të gjitha për inat të armikut, që na kishte në grykë të pushkës, por ne e kishim në grykë të topit. Kështu bërtiste Enver Hoxha dhe brohoritej nëpërkudo. Natyrisht, që ne e uronim dhe njëri-tjetrin, edhe hapur, dhe fshehurazi, uronim ndryshimin, përmbysjen, etj, etj.

Dua të kujtoj, s'e di pse, edhe me një lloj ngazëllimi trishtan, (...Vitet e Rinj kanë dhe një si trishtim vezullues... koha që ikën...), pra, do të desha të tregoj për një kartolinë të dikurshme të Visar Zhitit, e rrëmuar në arkiv, kur ai sapo kisha mbaruar shkollën e lartë, Institutin Pedagogjik në Shkodër dhe ishte mësues stazhier, kështu quhej atëherë, nga që nuk e kishin dhënë ende provimin e fundit të diplomimit. Visar Zhiti-student i dërgonte një kartolinë një poeti të njohur. S'e dimë a e mori dot, s'e dimë se si ajo kartolinë përfundoi në organet e Sigurimit të Shtetit. Se përgjoheshin dhe urimet, dënoheshin dhe ato. Prandaj, mes materialeve të shumta të dosjeve të dënimit të shkrimtarit Visar Zhiti, aty ku janë akuza, proceset hetimore, klithmat e pashkruara, torturat e harruara, kundërshtitë, gjyqi, dënimi, etj, mes fletëve me poezi si prova të armiqësisë, (atëherë ato vërtetonin armiqësinë e Visarit ndaj shtetit, tani provojnë armiqësinë e shtetit ndaj Visarit), copa ditarësh, ekspertizat të tyre, emra ekspertizuesish dhe dëshmitarësh, të tërheq vëmendjen dhe ajo, e pafajshmja, e vobekta, e pa besueshmja, miqësorja dhe armiqësorja, provë dhe ajo, kartolina që thashë, e Visarit, më se e zakonshme, me ngjyra të vobekta, lule, një tendë druri, det, e shkruar nga pas fare qartë, hapur, me anën e së cilës uronte mikun e tij, shkrimtarin Frederik Rreshpja, në një Vit të Ri të dikurshëm. Të largët, por jo dhe aq të largët.

Pse ke uruar t'i një poet që do të binte në burg? Armik ai dhe pas tij edhe ti. Ç'është ky urim kështu, me nënkuptime, i dyshimtë, pesimist, armiqësor! Pse thua t'i që është mëkat t'i urosh një shkrimtari gëzuar? Pse gëzohet rrallë ai? Apo ata që janë kundër? Folë! Ç'ke dashur të thuash? Ç'do të thuash t'i me "romane mermeri"? Mermeri u takon varreve, varrezë jemi ne? Hë, folë, i pandehur! Pse nuk e fute në zarf, pse nuk ia dhe dorazi, cila është parrulla juaj, kë keni ndërlidhës? Pse, pse ia çove? Po nuk ua kam çuar juve, kush ua dha? Kush të pëllcasin sytë, ne të pyesim ty e jo ti ne, maskara, armik! Hiqjani batanijet, të dergjet mbi dërrasat e birucës, mos e lini të flerë, mos ia jepni cigaret, pavarësisht se janë të tijat, ia ka sjellë familja.

Pak a shumë ky është dialogu i hetuesit me Visar Zhitin në dosje. Kurse sipër, mbi qelitë e nëndheshme, dëgjoheshin britma dhe hare e egër. Oficerët dhe rojat festonin Vitin e Ri, të ndaluar të zbriste qelive shkruan, Visar Zhiti në një nga burgologjitë e tij.

Kartolina u konfiskua, u fut në laboratore, u ekspertizua nga specialistët e Sigurimit të Shtetit, duke u krahasuar shkrimi i saj me letra të tjera të Zhitit, u zmadhuan shkronjat me lente, me mikroskop a teleskop a ku di unë me çfarë tjetër, u bënë shenja si mbi një lëkurë të sëmurë, u torturua alfabeti, iu dha për koment një "anëtari të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë", i bëri ai komentin më së miri, siç e donte Sigurimi i Shtetit, e dorëzoi me shkrim dore, të firmosur, ia daktilografuan, i futën në dosje, edhe kartolinën e urimit, edhe pyetjet-përgjigjet e hetuesit në lidhje me të. Ja që edhe kartolinat kanë fatin e tyre si zogjtë nëpër qiej, mund të shqyhen nga grabitqarët.

Ti kujton se po bën një urim parajsor dhe ai të çon në ferr. Njerëzit e ligj, përsërit Viktorin Hygoin një shkrimtar i shkëlqyer kilian, Bolanjo, janë ata që kanë mbarësi të zezë.

Për fat, kjo u ndërpre tani, të paktën si sistem, kushtetutë e parim. Nejse, unë dua të kujtoj dhe Frederik Rreshpen, ishte poet i shkëlqyer dhe ai, por nuk është më midis nesh, prehet në amëshim, ndoshta pa e marrë kurrë atë kartolinë. Edhe hetuesi i Visar Zhitit nuk e di ku është, thonë se me një dëshmi persekutimi ka emigruar, edhe akt-ekspertizuesi i kartolinës, (sh)krimtar, siç shkruhet në burgologji, nuk jeton më, në varrezë tjetër nga ajo e poetit. S'është më as diktatura e dikurshme e burgjet e saj politikë, por kanë mbetur dosjet, aq sa kanë mbetur, që s'hapen dhe hapen, e ç'rëndësi ka. Rëndësi ka që në to janë urimet, qoftë dhe një i vetëm, mes mijërave të pashprehur, për një Vit të Ri ndryshe. Dhe kur ai vjen, sado i çuditshëm si vetë ata që kanë qenë nëpër burgje, do të thotë se diktatura është lodhur shterpueshëm. Absurdi i saj tragjik u mposht, makineria e saj vrasëse ndryshket si hekurishte e tepërt. Për mua prej saj tani ka vlerë vetëm ajo kartolinë. Nëse e para ishte fjala, në fund mbetet urimi, këtë desha të thosha. Të urojmë sa më shumë, me shpirt dhe vepra.

HEKURAT E FRENGJISË SIME


Kaq bukur këndoi bilbili
te hekurat e frengjisë sime,
sa dhe hekurat m'u bënë
degë të gjelbra qershie.

Dyshemeja u mbush plot me
cicërima

dhe unë mëgjunjazi
si therrime buke,
si therrime jete
një nga një po i mblidhja.

--

KOHA


Koha

Sesi me kalon neper gishta
pa ma vene unazen e saj
dhe une mbetem veç i dashuruar
--

NJË BORË E ÇUDITSHME QË BIE SË PRAPTHI


Ka rene bore,
ka rene bore,
cuditerisht eshte e bardhe sikur ne
te ishim te lire,
ka mbuluar pemet qe s'kane bere asnje krim
dhe supet e te burgosurve
qe mbajne krimet e te tjereve.
Ç'bore e bukur! Dhe telat me gjemba befas i zbuti,
i shkelqeu, sikur te ishin ornamente.
Jashte qytetet qeshin.
Qytetet lozin
dhe statujat do kene zbritur nga piedestalet
dhe qellojne me topa bore. Statujat,
ne qofte se s'kane vrare te tjeret
per t'u ngritur lart.
Ç'mrekulli! Çdo gje eshte bere me e bute, me njerezore,
vetem njerezit kane ashpersine e shtetit
qe bora s'ka c't'i beje. Po dhe shteti
s'e ndalon dot kete frymezim bardhesie, fluid
qe vjen nga qiejt
e keshtu do te jete gjithmone.
Pavaresisht se tek une ka rene bore e zeze
se prapthi, ka dale nga toka
si muzg i derrmuar,
funebër...

--

FUNDI SI FILLIM

E kuptove
ç’është...? Ti e dite truall,
por më shumë qënka shpirt.
U përsërit Beteja e Madhe, e dikurshmja,
qëllimet ishin ndryshe aq sa dhe armët,
veç betejat e përditshme janë njëlloj
dhe fryma, fryma, e jotja dhe e gjithçkaje të gjallë,
por dhe e sendeve. Vdekje s’ka.

S’është simboli këtu,
por vetë thelbi me qytetet
si shfletim i historisë,
e cila ka mallkimin të jetë përherë e tashme.
Është emblemë, do të thuash ti, jo, ideal,
akt. Provë e botës. Jo dhe jo! Janë rrugët
më shumë, janë njerëzit shumë më shumë,
ku urrejtja shkrin e bardhë
si bora dhe bari i dashurisë mugëllon kudo
livadheve dhe parqeve
deri dhe te flokët.
Mos e krahasoni hënën me kosën e vdekjes.
Nuk kam frikë nga vdekja,
nga jeta kam më frikë. E ardhmja vjen
prapa shpine. E kuptove?

Është njeriu përgjysmë
në kërkim të gjysmës tjetër, përtej miteve,
qofshin dhe modernë. Po na shikon,
e njohe? Je ti, unë. Është çdo vetvete
krejt e veçantë
në njerëzimin e njëjtë. Që
meriton gjithë qiejt, Perënditë
e së Mirës, (brenda nesh janë, zgjohini!),
ujrat e jetës, shkumba e valëve gjithmone krijon
çudira dashurish,
duam parajsën në tokë, që është gjendja jonë normale,
praruar me diej
dhe drejtësinë duam, të thjeshtë si natyra apo si epitafi
dhe bukuritë që gjithmonë janë hyjnore

deri në Fundin pa Fund.

--

 

FËMIJË TË LINDUR NGA PËRDHUNIMET

Fëmijë
të lindur nga përdhunimet,
si iu shkëlqejnë sytë!?
Ta krahasoj me të këlyshëve të ujqërve,
më vjen keq, shumë keq,
jeni fëmijë...
Po as te ujqërit nuk ndodh kështu?

Etërit tuaj - tërbimi i krimit
e nënat - pafajwsia e kapur robinjë.

Qe çmendur Perëndia e Luftës, Aresi!

E si mund ta besonim
se s’do të ishit më fruta të shenjtë
të dashurisë?
Që edhe shtrigat mund të lindnin,
por urrejtja e madhe të bënte fëmijë? E pamu...
...ndur, o Zeus i zi!... pranë kufomave e shtëpive
që digjen,
ai zjarr ju lindi, i betejave
dhe ftohtësia e vdekjes bashkë.
Në ç’shtëpi fëmije do të rriteni,
ëngjëj të së keqes?
Vërtet, kur të rriteni,
adritë të padëshërueshëm,
kë do të kërkoni të vrisni,
etërit apo nënat?
Foshnja të paligjshme,
dhe lufta përligjet. As në tragjeditë e lashta
nuk ndodh kështu,
orestër të vegjël, klitemnestra, edipër,
prapë është pakë dhe më keq.
Ç’do të bëjë Medea me ju, medet!?
Po unë si t’ja u tregoj përrallën
e Kësulkuqes? Mos u trembni, s’janë hapa
ushtarësh, po vjen kali
që sjell Konstandinin me Doruntinën!
Po ju ç’vëlla e motër kini?
Thikat, armët?
Me fishekë do të luani?

1 fishek + 1 vdekje + një kukull e therur.
2 fishekë = 2 vdekje x dy çerdhe të helmuara.
3 fishekë + 3 vdekje = tre shkolla të vrara,
pastaj një popull i masakruar
dhe mbetet një bajonetë
në barkun e një gruaje shtatzënë.

Lindja ka dhëmbje,
po jo kështu!
Lindja ka gjak dhe ulërima,
po jo kështu!
Si mundën dhe i shndërruan
në makina të dhunës dhe shkatërrimit?
Bomba hodhën mbi mitrën e Afërditës?
Kufoma e dashurisë
shkelet me çizmet e luftës.

Që pastaj të urrejmë dhe fëmijët...
Oh, e pamundur!

Kur do të lindim
edhe njëherë mirë? Kur(rë)?

--

KUAJT E MTROVICËS

Kuajt në Mitrovicë,
më të hijshëm se ideja e Kuajve të Triumfit,
të shëndetshëm dhe të urtë,
me xhufkat e verdhëllemta mbi ballë
si një tufë rrezesh hyjnore.

Kuajt në Mitrovicë,
më të edukuar se ushtarët e huaj tek ura
që s’lënë shqiptarët
të venë në shtëpitë e tyre
në lagjen me sërbë. Urat

Gjithmonë i kam krahasuar me kuajt shekullorë.
Kali të çon në bregun tjetër të një legjende,
të fut nëpër qytet, sado modern qoftë.
Dua të rend pas kuajve të Mitrovicës,
të tërheq bashkë me ta ngjarjet
drejt ngjarjeve të tjera më të mira.

Kuaj fisnikë të Mitrovicës,
adhurimi ndaj jush
do të më bëjë sonte kentaur:
gjysma zell shtegtimesh me patkonj floriri,
gjysma tjetër dhëmbje
e madhe njerëzore.

Mitrovicë, 20. 11. 1999

--

PEMËT VAJTOSA



Pemët
më të trishtuara në botë
janë në Prishtinë.

Vajtojnë rrugëve,
janë vetë vajtimet.

Në trup u dhembin
si fasho plagësh
lajmërimet e bardha të vdekjeve.
O Zot! Do të varrosin
përsëri ata që i vranë
dhe i hodhën në gropat e përbashkëta
të luftës!

Nga vdekja
të heqësh vdekjen.

Varroset shpesh këtu e njëjta pafajsi,
ma thonë pemët, Hekubat e vajtimeve.

Dhe unë ngrij si ato rrugëve të Prishtinës.

--

 

* * *



Më njohu
qeni i gërmadhave,
edhe pse s’më kishte parë kurrë.
M’u hodh te këmbët,
lëpiu me gjuhë
mallëngjimin tim dhe lehu i ngazëllyer.

Qetësohu, qetësohu,
ngushëllim i errët imi,
lozonjar i tëri.

Sa kohë u bënë
që ledhatoj hijen time,
përpara prin
dhe më pret si qen shtëpie
në qoshe tragjedish?

Unë i hedh
maska të lumtura.
Luaj me to,
rrokullisi me putrat e pista
sarkazmave të truallit.
--

* * *


Me kalë,
me tren?
Si shkohet atje?
A janë të lartë muret rrethues? Në postblloqe
sa cerberë na presin?


Trenat,
kur futen në tunele, nuk dalin më.
Shinat humbin si rrëke të zeza dhe bien në ferr.
Kuajt nuk kthehen
me kalorësin e vrarë, por na i vjedhin bashkë me legjendat
në kufi.


Po si të shkoj?
Është amanet
i gjithë të vdekurve të mi. Dhe ata janë
më shumë se të gjallët. Avionët atje s’ulen.
Si në kohë të keqe gjithmonë. Semaforët janë të verbër
si syri i përgjakur i qikllopit.


Të hipi mbi kurrize zhgabash,
mes flatrave të tyre të mbahem? Të bëhemi bashkë
me dy kokë si në flamur.
Por në malet e mia s’kam parë më zhgaba
dhe mua s’më lënë të largohem nga puna... si i lidhur
në direkun e një anijeje. Veshët i kam të zënë si me dyllë
me dy kufje të zeza. Dëgjoj lajme dhe muzikë.


Ç’t’i them erës, psherëtimave të mia,
reve të dëshirave humbur qiejve,
ylberit delikat të guximit?


Një letër si ta nis për atje, të vogël fare sa puthja.
(Pëllumbat korrierë
ngrohin vezët në foletë e plagëve...)


Ç’më këshillon udhërrëfyes i përrallave shqiptare?
Ah,
muza
do të më çonte dot
në vendet e munguara...?


Në ëndrra
mos shkohet vallë veç me ëndrra?


25. 07. 2000

--

NË NJË TAKIM NDËRKOMBËTAR POEZIE



Të bukura janë poezitë e botës,
gjithë mister si sy dashurie.
Por kur lexon poeti i Kosovës
loti rrjedh e përndriten hijet.

Të çuditshme janë poezitë e botës,
si ashensorë të çojnë nëpër yje.
Por kur lexon poeti i Kosovës
ferri tronditet, portat Skee thyhen.

Paradokse janë poezitë e botës,
kollona ajri tempujsh t’vërtetë.
Por kur lexon poeti i Kosovës,
ujvara Agimesh derdhen mbi jetë

--

SI SHKOHET NË KOSOVË



-baladë-


- Ti, kalë i bardhë, Pegasi im,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
Malli më ka marrë pa qënë kurrë.


- Përtej varrit të atit tënd
varret e tjerë u rritën dhe u bënë male.
Pas maleve ka varre prapë si retë
nëpër luginë.
Shtegtojnë varret në qiejt e ulët
dhe ta ngatërrojnë udhën.
Avionët kthehen pas të hutuar
nëpër mjegull nate.
Karvanët e veturave janë kthyer në shkëmbenj
si kuajt e krushqëve në mallkimin e lashtë.
O Zot! Dardhat dimërore dhe mëllenjat
janë bërë fushë me ofshama
të gjuhës time!


- Ti, yll blu i fatit mbi ballë të Atdheut,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
- Kur të kesh një plagë tjetër të re në trup,
ndiq udhën e rrëkesë së gjakut,


që gjithmonë arrin para meje
dhe më pret atje - gurgullimë jete.


Marr dy pishtarë të shuar dardanë,
i ngjyej në gjakun tim
dhe ndriçoj udhën. Ndizen krahët,
flakët bëhen flatra,
unë bëhem shqiponjë prej dheu
dhe ndiej ciklonet e stepave
si duan të ma brejnë emrin prej guri.

--

ATJE NË KOSOVË

Atje, çudi,
je dhe pa qene. S'eshte larg
fare.Dhe s'te duhet te udhetosh
gjithe jeten. S'eshte ishull.
Vazhdimi yt eshte, neper gjak
dhe s'di te arrish atje
si ne enderren e nje planeti
tjeter. Bota

ndjek me ankth beteja qe perseriten
pa meshire.Si te ishin hije gladiatoresh
dhe tigrash te padukshem. Çahet mishi i
popullit, Shqyhen gojet e pushtimit
breda teje
dhe mbi peisazhin e hershem,
te permbysur.

Meridianet te gurte-
shkallet te amfiteatrit.
Zeri im ze syte me duar
per te mos pare vrasjet.
Une bie mbi veten,
Te tjera vetvete bien mbi mua.
Kufomat e mija te pafundme
behen muri rrethues i vdekur
i nates se asgjese.

--

CIGARE BURGU


Grise nje cope gazete
vure pak duhan
Te mbledhur nga bishtat e flakur
dhe drodhe nje cigare

Lajmet
T’u futen ne mushkeri
Si tym i hidhur

dhe atdheu kollitet i semure.

--

DITËLINDJA IME NË QELI


Eshte dita e dyte e dimrit
Dhe une kam ditelindjen.
Jam fare i vetem, aq me teper i arrestuar.
Tani sa m’u zhduken fantazma e nje tavoline
Dhe fantazmat e kitarave
Me shishe vere nder duar.

Kurse urimet
"U befsh 100 vjec", "me nje nuse",
"lumturi" e te tjera
para syve me lekunden
si nje tufe me kordele te zeza.

Mbusha 27 vjec,
Ne kete moshe vdiq dhe Migjeni.
(Poezia eshte prostituta qe me denoncoi tek policet!)
Qelia, si nje vagon absurd treni
Rrokulliset,
Rrokulliset.

E ja mbeti gjalle, por c’fat eshte per mua
Kur dhe krahet paqesore te zogjve
Do me duken si teh thike.
Me kapen se paskam patur mendime te ndaluara,
Se paskam shkruar gjera hermetike.

Por me hermetikisht me mbyllen keta
Qe na qenkerkan per menimin e lire, patjeter.
Koka poshte me ra
Si nje abazhur i lodhur
Me llamben te djegur.
Ç’te bej? I lutem te me shpetoje vjershes:
Ti qofsh Shen Meria
E une qofsha prej teje i bekuar!

Ja, une pranove te mbush 100 vjec,
Por me ke kam per tu martuar?
Me Ana Frankun natyrisht,
Ajo eshte e dashura ime,
Qe do me prese me mall.
Me ato pak reze qe rane ne qeli rastesisht
Do thurr
Kuroren e do t’ia ve mbi balle.

Ana Franku
Mbi gjoksin tim ka per t’u shplodhur
E lumtur do qaje, e brengosur do qeshe.
Po, po, keshtu ka per te ndodhur
Se jo me kot u bera
(pas vdekjes) 27 vjec.

--

VAZHDIMISHT TRADHTOHET NJERIU

Vazhdimisht tradhëtohet njeriu,
nuk e kam fjalën për ditën e tij që befas
bëhet mbremje,
as për mbrëmjen e flokëve të tij
që zbardhet e bëhet ditë e heshtur pleqërie.

Tradhtohet njeriu
S'e kam fjalën që dhe varri i tij vdes dhe emri
Shndërrohet në barë të kalbur harrese.

Por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu.

Dhe kur gjysma ha gjysmën
S'bëhet më e tëra,
Më tha një plak që u plak burgjeve.

--

JETOJ NË SYRIN TËND



Siç duket
Unë jetoj brenda në syrin tënd.
Bashkohen qerpikët,
Vjen nata për mua,
E ngrohtë.

Gjumi im rrëzon rrobet si gjethet e mëdha.
Kur të treten, të mos të di gjë
Që jam ajo pemë në largësi.
Zogjtë ndërtuann një fole. Është zemra
Ime.
Pastaj dhe një zemër tjetër
Me fijedritë
Dhe me kokrriza dheu si dhimbjen
Te krahët e mi e ndërtuan zogjtë.
E dija
Është zemra jote.
E pashë
Kur hape sytë dhe solle agimin tim.

Kam kaq kohë që jetoj në syrin tënd,
Dhe që të shplodh,
Dal herë pas herë shetitje
Në formën e kulluar të lotëve.

--

ZBATHUR SHETITET NËPËR BUZËT E MIA

Zbathur,
Vetëm zbathur
Shëtitet nëpër buzët tua.

Këmbët m'u mbushën
Me petale të kuqe puthjesh
Që më bien gjatë ecjes.

Dhe kështu u krijuan yjet
Në qiellin tonë prej toke.

--

RRETHIMI



Zbardhin

kudo bajoneta

si thinja përbindëshi.

Peizazh i tërë i plakur.

Kur do të vijë vdekja

e Vdekjes?



PORTRET PËR NJË ISH NXËNËS: MËSUESI U GËZOHET ARRITJEVE TË NXËNËSIT TË TIJ





PORTRET PËR NJË ISH NXËNËS: MËSUESI U GËZOHET ARRITJEVE TË NXËNËSIT TË TIJ

1. Më 8 tetor 2012, diku rreth orës 10:15 min. në shëtitoren "Nëna Terezë" në kryeqytet, fare rastësisht takoj ish nxënësin tim Shefqet Dibrani. Më kishte marrë malli për te, pasi kishte vite që nuk e kisha parë. U përshëndetem siç përshëndetet mësuesi me ish nxënësin e tij. Dhe pasi u falëm, aty pranë në njërën nga kafenetë u ulem për të pirë nga një kafe.




 Shefqeti ishte i gëzuar se kishte ardhur në Kosovë. Ti e di mësues se unë nuk jetojë pa Kosovën mu drejtua me një "ti" të rëndomtë. Ai edhe kur ishte nxënës gjithmonë kështu drejtohej me "ti", jo veç me mua, por me gjithë personelin e shkollës sonë, duke përjashtuar drejtorin dhe punonjësit teknik. Bile më kujtohet kur e kam pyetur pse sillesh kështu i lazdruar?! Ai, fare qetë ma pat kthyer: "A nuk qenka i mjaftueshëm respekti në orën mësimore?", e kjo ishte e vërtetë, aq sa ishte e vërtetë dashuria e tij se "nuk mund të jetoj pa Kosovën", në kohën kur të tjerëve ky vend u ka dalë për hundësh, megjithatë është mirë kur dikush e do këtë vend!




Sigurisht për ta ndërruar bisedën, ai nxori nga xhepi celularin "iPhone", dhe mi tregoi "Gurët e varreve" që atyre ditëve ua kishte rregulluar prindërve të tij. Mësues kanë kaluar 13 vite nga prilli i kobshëm që mori babain, dhe ja vetëm tani e kreva edhe një "detyrë shtëpie", u shpreh tamam ashtu siç mund të flet njeriu kur nga krahu heq një barrë që e ka të ngarkuar. Më pas më tregoi edhe ca gjëra të "shtëpisë në katund" siç shprehej ai. Ishte i entuziazmuar, kurse unë nuk doja ta ndërprisja, bile tha se "këtë fund jave i pata bijat", kam një motër të cilën e mora në të panë dhe qeshi sa nuk bëhet më... po këto gjëra e bëjnë të rëndësishme jetën e njeriut... e më pas ktheu bisedën me pyetjen për jetën dhe punët e mia.

Jam i pa punë, i thash, për të të mos thënë se jam pensionist. Kështu me shaka iu përgjigja edhe unë. Fëmijët janë rritur dhe kanë jetën e tyre, unë me gjërat e ditës, lexoj vazhdimisht, por gëzohem kur i lexoj librat e nxënësit tim, u shpreha me dashamirësi. Pastaj i fola për krijimtarinë e tij ku më dëgjoi me vëmendje. Po autori është person publik, e ai mund ta mat vetën me interesimin e lexuesit për librat e tij. Si të them u shpreh ai: Këtu në Kosovë, përjetohen deficite, kurse në Evropë dhe Amerikë, duke mos përjashtuar as Shqipërinë gjërat kanë ecur më mirë, prandaj s'kam pse të ankohem. E sheh si janë krijuar klanet, jo vetëm në politikë, po kudo të cilat po bëjnë kërdinë, megjithatë karshi angazhimit tim për t'i shpërndarë, librat kanë qarkulluar mirë, bile mjaftë mirë, u shpreh i bindur.

Në ndërkohë i ra cingërima e telefonit, dhe si në një orë mësimore, ne detyrimisht u ndamë për t'i ruajtur kujtimet për nxënësin tim!...


2. Gjatë rrugës për në shtëpi, blova edhe njëherë tërë bisedën, sepse tek ai pash një individualitet të kompletuar dhe përplot ide pozitive, për vete dhe të tjerët, e ky gjest më shtyri tu rikthehem disa pikëpamjeve që gjenden nëpër librat e tij.


a). Poezia që krijon Shefqet Dibrani, ka një vlerë që kalon mesataren e asaj që i thuhet poezi e sotme shqipe, por më duket se prezenca publike e poezisë që krijon ai është nën çdo mesatare, madje as "poema e bukur kushtuar Rugovës" që është një krijim i rrallë, nuk është përfshirë në librat që i kushtohen Ibrahim Rugovës, sikurse as "elegjitë" e shumta nuk janë përfshirë nëpër monografitë që u kushtohen këtyre heronjve për të cilët ai ka shkruar.



b). Pastaj kritika letrare e tij e përmbledhur në librin "Libra dhe mbresa", nuk është dashur të heshtet nga shtresa intelektuale e akademike e Kosovës, pasi dihet se pikërisht ajo kritikë ka ndikuar që të themelohet në Amerikë një rrymë e re letrare e quajtur "PROTONIZËM".




c). Është libri "Letrat e Agimit" që ka sjellë një letërkëmbim interesante në mes tij dhe poetit kuksian Agim Spahiu, letra këto të bëra publike me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së poetit, kurse autori dëshmon jo vetëm kulturën e shkrimit të letrave, por libri është dashur të futet si literaturë në fushën e gazetarisë pasi shënon një risi tek ne në Kosovë. ç). Janë edhe dy libra të tjerë me analiza politike "Zhgënjimi ballkanik 1 dhe 2", të cilat e bëjnë këtë autor vizionar, sepse është treguar mjaftë i saktë në prognozimet e tija. d). Dhe së fundi është libri "11 Minuta para orës '00", i cili merret kryekëput me zhvillimet politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke mos anashkaluar as segmente të tjera dhe duke mos përjashtuar as individ që kanë qenë të involvuar në këto procese. Libër ky që është pritur mirë në Evropë ku jeton autori, por është heshtur në Kosovë(?!), prandaj pa dashje shtrohet pyetja: Pse?


3. Nuk dua të bëhem i mërzitshëm, por dua të apeloj tek ndërgjegjja e kombit tim, për të cilën nuk dyshoj. Ti respektojmë vlerat dhe individët që kanë bërë shumë për këtë vend, qoftë rasti me nxënësin tim, apo edhe me të tjerët. Është kjo arsye, pse dua të apeloj tek strukturat akademike të Kosovës, tek zyrtarët politik në Kosovë, dhe veçmas po apeloj tek strukturat e LDK-së, për të cilat, nxënësi im, ka shkruar më shumë, të mos injorojnë personalitetet që mund t'i dalin zot këtij vendi.


Madje kjo detyrë i takon më shumë se kujt do tjetër vet kryesisë dhe kryetarit të LDK-së z. Isa Mustafa, të hapin debat publik për pikëpamjet e shtruara në librin e tij, pasi debati shkon në dobi të proceseve demokratike që i duhen Kosovës. LDK-ja duhet ti nderon intelektualët, ti afroj ata dhe tu japi shansin për ta treguar veten. Po këtë gjë mund ta bëjnë edhe strukturat tjera shtetërore, politike, akademike dhe madje edhe ata individ që udhëheqin biznese të suksesshme anë e këndë Kosovës.


Ndonëse nxënësi im nuk u ankua, më takoi mua të flas, si mësuesi i tij, me qëllimin më të mirë për interesin e këtij vendi. Prandaj po apeloj edhe tek mediat e shkruara dhe ato elektronike që të hapin debat për veprat e tilla dhe t'u krijojnë mundësi të flasin mendjet e ndritura të kombit tonë, që i kanë sfiduar vështirësitë për vite të tëra, madje duke dalë fitimtar e duke u treguar të suksesshëm. Vetëm rasti në fjalë thotë shumë, pasi dihet se pa ia krijuar mundësitë e veprimit ai ka arritur ta dëshmoj veten. Shtrohet pyetja: "nëse këtyre njerëzve u krijohen mundësitë dhe u lejohet hapësira e veprimit", çfarë do të kishin bërë për Kosovën! Prandaj, mendoj unë se vetëm duke i nderuar njerëzit tanë do të bëjmë diçka të vlefshme për këtë vend të bekuar nga Zoti!...

Faik Berisha

Prishtinë, Nëntor 2012.

Ndërron jetë diplomati,shkrimtari Gani Azemi, Këshilltar i Ambasadës së Kosovës në Bruksel





Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka marrë lajmin për vdekjen e Gani Azemit, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, stafi i MPJ-së dhe Ambasada e Kosovës në Bruksel, u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të shumtë të kolegut Azemi, i cili u nda nga jeta në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë.
"Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh konsideratat më të larta për punën dhe angazhimin e madh të zotit Azemi, veprimtari e cila do të jetë përherë shembull për kolegët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, kudo që ata ndodhen.



 I vendosur në Bruksel më 1978 si refugjat politik, Gani Azemi për dekada të tëra ishte aktivist i palodhshëm për lirinë dhe pavarësisë së Kosovës. Angazhimi i tij ishte i pareshtur e i shumanshëm, si gazetar, publicist, aktivist e diplomat.



Puna dhe veprimtaria e pakursyer dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Azemit, është shoqëruar përherë nga synimi i paepur për sensibilizim të vendimmarrësve në Bruksel me kauzën e Kosovës. Gani Azemi ishte në ballë të një numri nismash, përfshirë edhe si bashkëthemelues i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ndërsa gjatë tri viteve të fundit shërbeu si këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel", thuhet ne njoftimin e MPJ'së.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Prishtinë, me datë 1 dhjetor 2012.





Gani Azemi a vécu en exil pendant plus de 20 ans jusqu’en 1999, essentiellement à Bruxelles, et ‘profite’ de l’intervention des forces de l’OTAN pour retrouver enfin son pays pour lequel il continue d’exercer des fonctions politiques et diplomatiques de tout premier plan.

Gani AZEMI a dirigé le Bureau pour le Bénélux et l'Union européenne du gouvernement de Kosova en exil de 1995 à 2000.
Proche collaborateur du Président de Kosova, Dr Ibrahim Rugova, il a été son Représentant à Bruxelles de 2001 à 2005.
Il a ensuite été le Conseiller à Bruxelles de l'actuel Président de Kosova, Dr Fatmir Sejdiu en 2006 et 2007.

Juriste, diplomate, écrivain et journaliste, il est le plus important lobbyiste de la diaspora albanaise en Europe.

Il est l'auteur d'un recueil de poèmes "La Saison éveillée" publié en 1982 et une dizaine de ses autres poèmes ont été publiés dans le
recueils de poèmes "Metafora e Arratisur". La qualité de son oeuvre lui vaut d'être repris dans l'encyclopédie des poètes et écrivains albanais.
Il a aussi été le rédacteur en chef et l'éditeur de la Revue de Kosova publiée en 1989-1990 à Bruxelles.
En 1978, après que l'auteur ait fui Kosova pour se réfugier à Bruxelles, la police serbe a confisqué cinq de ses cahiers de poèmes et de nouvelles lors d'une perquisition chez ses parents.
Il a été interdit de publication par les autorités yougoslaves de 1978 à la libération de Kosova en 1999.

A Bruxelles, il a mené une lutte pendant trois décennies pour la défense des droits des Albanais de Kosova.
Il s'est opposé, avec un courage exemplaire, au régime communiste de Belgrade et, dans les années nonante, au dictateur et criminel de guerre serbe Slobodan Milosevic.

Gani AZEMI a organisé de nombreuses manifestations, donné régulièrement des conférences de presse et participé à des débats télévisés à Bruxelles et Paris. Il a rencontré beaucoup de responsables politiques belges et européens pour les informer des violations des droits des Albanais de Kosova sous occupation de la Serbie.

Né en 1951 dans un village proche de Prishtina, la capitale de Kosova, l'auteur est issu d'une famille patriotique opposée au régime yougoslave.

Alors qu'il étudie à l'Ecole normale, il participe aux manifestations albanaises de 1968 pour que Kosova obtienne le statut de République.
Les manifestations sont violemment réprimées par l'armée et la police yougoslave. De cette violence, il lui reste une profonde cicatrice au bras droit.

Après l'obtention de son diplôme, il enseigne la langue albanaise pendant quatre ans tout en étudiant l'albanologie. Il entame ensuite des études de droit, section journalisme et diplomatie, à l'Université de Prishtina.

Il effectue plusieurs voyages en Europe de l'Ouest et de l'Est et, en 1977, il se rend aux Etats-Unis avec d'autres étudiants de Kosova. Il y noue des relations avec des opposants albanais ayant combattu pour l'indépendance de Kosova et contre la dictature communiste en Albanie pendant et après la deuxième guerre mondiale. Il se lie ainsi d'amitié avec le célèbre dissident albanais, le Professeur Luan Gashi, Secrétaire général de L'Union des Kosovars.

A son retour en Kosova, l'auteur s'engage de plus en plus en faveur de la démocratie et de l'indépendance en Kosova.
Il est alors subitement appelé à effectuer son service militaire et craint de connaître le sort des dissidents abattus à l'occasion d'un exercice militaire.

En 1978, il déserte l'armée yougoslave et se réfugie en Belgique. Il s'installe à Bruxelles et milite à Amnesty International et à la Ligue belge des droits de l'Homme.
En 1981, il devient le Président du Comité National de Kosova en Europe qu'il a fondé avec d'autres dissidents albanais.
En 1983, il est membre fondateur du Comité pour la Défense des Droits de l'Homme en Kosova, présidé par Enver Hadri.
Ce dernier a été assassiné à Bruxelles, en 1990, par les services secrets yougoslaves.

Gani AZEMI devient un proche collaborateur du Président Rugova dès 1990, date de la création de la Ligue Démocratique de Kosova
dont il est l'un des dirigeants pour la diaspora.

En août 1999, après l'intervention de l'OTAN contre Belgrade et la libération de Kosova, il rentre à Prishtina après 21 ans d'exil.

Marié à une journaliste et père de deux garçons, l'auteur vit à Bruxelles.


------------------------
Floripress :6 mars 2011

Takimi i tre shkrimtareve shqiptare, Gani Azemi, Eden Babani, Albert Nikolla

Takimi i tre shkrimtareve shqiptare, Gani Azemi, Eden Babani, Albert Nikolla, ne kuader te sallonit te 11 te Librit dhe Festivalit te 28 te Migracionit. Takimi do te mbahet te dielen 20 mars, ne oren 17:00 ne LuxExpo.
Ne oren 14:40 Grupi "ILIRI-Les Aigles do te jap nje koncert me kenge e valle shqiptare.
Jeni te mirepritur nga Shoqata "ILIRI, Shqiptaret dhe miqte e etyre ne Luksemburg"

Programi

Takim me shkrimtar Gani Azemi (Kosovë dhe Belgjikë), Eden Babani (Shqipërisë, Belgjikë,Albert Nikolla (Shqipërisë, Belgjikë) në sallën, katin e pare hyrje kryesore.

14h: 40 Music, valle, kulture, Koncert i grupit «Iliri-Les Aigles» Kenge dhe valle tradicionale shqiptare (Propozuar nga shoqata ILIRI shqiptarët dhe miqte e tyre në Luksemburg) ( takimi do te perkthehet Fr-Sh)
Salloni i 11 i Librit dhe i kultures. Festivali i 28 i Migracionit, i Kulturave dhe i Qytetërimeve, Luksemburg (18 • 19 • 20 mars 2011 )

Kirchberg LUXEXPO Plateau - Luksemburg

10 Circuit de la Foire L-1347 Luksemburg Internationale

Autorët

Lettere al mio vicino serbo

Gani Azemi, shkrimtar, gazetar, u lind në 1951 në Kosovë. Avokat i zjarrtë i Kosovës, ai ka jetuar në mërgim për më shumë se njëzet vjet deri në 1999. Ai kryen aktualisht funksione politike dhe diplomatike për vendin e tij. Ai është autor i Letër feqinjit tim serbë (2009), një thirrje mprehtë për mbrojtjen pa kompromis të lirive dhe vlerave universale.

Eden Babani u lind në vitin 1935 në Shqipëri. Diplomë në gjuhën dhe letërsinë shqipe, mësues dhe gazetar, ai iku nga Shqipërisë në vitin 1997 për ne Bruksel, ku ai vazhdoi aktivitetet e tij politike. Ai ka botuar ... «era e ringjalljes» (2006), Nekrologji (2008), Nje Birrë me pak (2009) Qoshku i rrëfenjave-te Fadili (2010).

Albert Nikolla, romancier, gazetar. Ai ka lindur 1968 në Shqipëri. i diplomuar në letërsi dhe gazetari. Ai jeton në Bruksel që nga viti 2000. Nuk do të nxjerrë 400 rastet e hetimeve dhe të raporteve. Tregime: Humbja e Vetë, Dashnori i fundit, Ngjyra e k çmendurisë dhe loje Tulipaësh. Novela:Thellesia, Në kërkim të Perpetum-Mobile, Ukend i Mallkuar, Golgota e Kuqe dhe Kanuni etj...


-------------------------


Stafi diplomatik


Z. Ilir Dugolli

Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë

E-mail: ilir.dugolli@rks-gov.net


Z. Srdjan Sentiq

Ministër-këshilltar(Marrëdhëniet me NATO-n)

E-mail: srdjan.sentic@rks-gov.net


Z. Valon Krasniqi

Ministër-këshilltar(Diplomaci ekonomike; dialogu teknik)

E-mail: valon.a.krasniqi@rks-gov.net


Z. Gani Azemi

Këshilltar (Marrëdhëniet me autoritetet regjionale belge; marrëdhënie bilaterale me Luksemburg)

E-mail: gani.azemi@rks-gov.net


Znj. Lendita Haxhitasim

Sekretare e Parë (Marrëdhëniet me Parlament Evropian; marrëdhënie me vendet anëtare të BE-së; marrëdhënie bilaterale me Estoni)

lendita.haxhitasim@rks-gov.net


Z. Labinot Hoxha

Sekretar i Parë (Marrëdhëniet me Komision Evropian)

E-mail: labinot.hoxha@rks-gov.net

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...