Ajo është bërë e njohur në të gjithë botën për format e saj. Dhe, nuk resht së ekspozuari herë pas here. Këtë gjë ka bërë edhe për revistën franceze “Factice”, ku Kim Kardashian shfaqet vetëm me të brendshme. 32-vjeçarja duket në një formë të shkëlqyer, duke treguar përse konsiderohet një nga femrat më të dëshirueshme.
2012-12-11
“Radioactive”, videoklipi më i ri i Rita Oras
Ylli i muzikës, Rita Ora vjen me një videoklip ndryshe nga çfarë është paraqitur më parë.
“Radioactive” është prodhim i “Roc Nation” dhe ka nisur të klikohet dhe të komentohet mjaft në YouTube.
Pop këngëtarja nga Britania, me prejardhje kosovare, Rita Ora, po vazhdon me karrierën duke ndezur para pak ditësh gjysmë-finalen e X-Factor Britani dhe tani me videklipin më të ri.
Bëhet fjalë për një kënge të shkruar nga këngëtarja australiane Sia dhe do të lansohet për tregun amerikan. “Radioactive” është kënga e katërt nga albumi i saj debutues “ORA”, që doli në treg më 27 gusht 2012 nëpërmjet „Roc Nation Records“.
Elvana seksi në këtë dimër
Ditëve të fundit po qarkullon kjo foto që shihni, ku duket Elvana Gjata. Nuk dihet nëse është një foto e këtyre ditëve të ftohta, ndërsa këngëtarja duket shumë seksi, dhe me një gjoks disi më të madh se zakonisht.Mos vallë ajo ka ndërhyrje në të? Nuk dihet ende, vetëm ndoshta mund të jetë edhe pjesë kjo fotografi e videos së fundit që pritet të vijë nga Elvana Gjata, megjithëse kohë më parë sipas fotos paralajmëruese, ne ju thamë se ajo do të mbulohet, e këtu është tepër e zbuluar.
Elvana Gjata: Feja e shqiptarit është shqiptaria
Duket se jehona e festimeve me rastin e 100 vje torit të pavarësisë ende nuk është shuar. Kjo jo vetëm nga koncertet e ndryshme që ende vazhdohen të zhvillohen por edhe nga statuset e shumta të personazheve publikë.
Kështu këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata ka publikuar dje në faqen e saj në Facebook frazën “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.Me siguri që Elvana do ta ketë shkruar këtë frazë e frymëzuar nga ndonjë koncert i saj, ku më të vërtetë zë vend kjo shprehje, pasi në këtë 100 vjetor të gjithë shqiptarët në mbarë botën ishin më të bashkuar se kurrë.
Rita Ora çmend publikun në “ X Factor”
Rita, padyshim qe ka pasur një nga javët më të vështira në jetë e sidomos përcjellë skandlin me Rob Kardashian,por, kur vie puna tek karriera, ajo ka dëshmuar që asgjë nuk e ndalon t’i realizoj planet e veta.
Duke vërtetuar se ajo vërtetë është e pandalshme, Rita ka performuar mbrëmë në natën finale të, “X Factor” në Angli, duke ndezur publikun me hitet e saj, “RIP” dhe “How we do”.
Kur jemi tek performanca e saj, duhet cekur qe edhe kësaj radhe sikurse herave tjera, Rita ka mahnitur me paraqitjen e saj.
Ajo kishte veshur një kostum të zi kombinuar me një xhaketë shumë ngjyrëshe ndërkaq, stlili i saj retro, ngjante me një vajzë të viteteve 90-ta.
Unë nuk jam Che Guevaraë
Ben REXHEPI
Më thonë Zeqë. Nuk imitoja Che Guevarën, une vetëm i kisha dëgjuar emrin dhe kisha dëgjuar shumë pak se cfarë ka bërë. As filma dokumentarë për të nuk kisha parë , nuk kam mundur të shoh, se gjuhën që fliste Che Guevara nuk e dija. Ata dokumentarë që ekzistonin për të ishin me përkthim në gjuhën angleze . Nuk dija as gjuhën që fliste Che Guevara, nuk dija as gjuhen angleze, nuk kishte kush të përkthente filmat dokumentarë në gjuhën amtare. Kjo ishte si mungesë e përkthyesve , por edhe po të kishim filmin dokumentar për Che Guevaren të përkthyer në gjuhen amtare nuk kishte gjasa që ta shikonim për arsye se cdo dokumentar më së paku zgjat një orë e gjysëm, kurse programet ne gjuhën tonë kishim mundësi t'i shikonim dhe dëgjonim vetëm një orë prej 24 orëve !
Ishin interesante programet televizive. Aty shikoje kryetarin e homoseksualëve që me mish e me shpirt kërkonte që të drejtat e tyre të legalizoheshin, kurse askush nuk mendonte per ne qe prej 24 orëve se paku 10 orë te mundnim te shikojme programe në gjuhën tonë. Kjo më bënte pak për të qeshur se as që mund të paramendoja homoseksualë ndërmjet popullit tonë të vuajtur, mos vallë vuajtjet shekullore kanë bërë që sot për mua të jetë absurde të mendoj për këtë gjë ?! Kjo më bënte ende më tepër të urreja njerëzit që pritnin nga unë tu trokisja në derë dhe tu tregoja se çfarë duhej bërë.
Me vrap nga dera në derë bërtisja në gjuhën time , duke bërtitur, se ne jemi ato të cilët duhet të qëndrojmë sy hapur për fatin tonë. U bërtisja në gjuhën tonë atyre që nuk meritonin ta flasin po atë gjuhë. Po si të kerkonim qëndrim kur gjysma e njerezve qe takoja ndersa trokitja nga dera në derë, fjalën qëndrim as që e kishin përdorur ndonjëherë në jetën e tyre?! Lëre që nuk e kanë perdorur si fjalë të gjuhës sonë, por kur e përdorin për interesa individuale e përdorin të përkthyer nga gjuhai nga e cila shumë plaka nuk i zë gjumi prej frikës së mbjellë thellë në shpirtin e tyre..
Duke vrapuar nga dera në derë duke kerkuar qëndrimin e burrave, fëmijët e po atyre burrave duke ditur se nuk jam aty, shkonin te shtëpia ime, kërcenin derën mblidhnin qershi në oborrin tim, pastaj thyenin degët e qershisë duke i lënë ashtu për tokë.
Skizofrenia kolektive
Gjakush KABASHI
Mbrëmja e së dielës na përkujtoi edhe një herë çmendurinë e vendit dhe kohës ku jetojmë. Si rutinë, u raportua që një grup huliganësh kanë vijuar egërsimin e tyre pas lojës futbolistike, duke e shfryrë veten mbi dy pleq dhe një vajzë të mitur. Çmenduria jonë kolektive arrin deri në atë pikë, sa që reagimi është tronditës vetëm shkaku i profilit të viktimave. Tani më është bërë tërësisht e pranueshme rrahja e gjimnazistëve, dajaku mbi ata që janë pakica në anën e gabuar të metropolit shkupjan – dardan ose antik. Shkupit ‘të vjetër’ ose atij ‘evropian’.
Vetë fakti që shqetësimi i secilit prej nesh fiton në intenzitet vetëm për shkak se tani janë rrahur pleq e vajza, e tregon deformimin tonë etik e moral. Do të thotë, nuk ka dert që fëmijët rriten në frikë e psikozë - dajaku për ta është i pranueshëm, të paktën më i pranueshëm se thikat e dedikuara për vajzat e pleqtë. Kemi harruar që kur një herë legjitimohet dhuna, kur mësohemi me lëndimet pranë vetes dhe mosdënimin e krimit, mbeten vetëm nuancat që çdo herë lëvizin një hap tutje.
Të rehatshëm në mbrojtjen që e ofron mosndëshkimi, dorasit e incidentit të fundit nuk kanë arsye për frikë. Nuk kanë pse frikohen vrasësit e Muhamedali Jasharit, as bashkëdorasit e vrasjes së Martin Neshkovskit. Arsyeja pse ‘heronjtë’ e autobusëve janë aq të fuqishëm gjendet pikërisht në forcën që ua jep shteti dhe mosfunksionimi i institucioneve. Viktimat mund të jenë nga Çifliku ose Stajkovci, Saraji ose Autokomanda - ata bashkohen në dhembje dhe lotët e prindërve të tyre të shkretë, ndërkohë që pushtetmbajtësit blejnë edhe një ditë për t’i fshehur dështimet e tyre.
Nuk ka shoqëri që ka prosperuar duke i fshehur krimet. Nuk ec shteti përpara me institucione të mbështjellura në amnestinë e akteve makabër. Nuk ka burrëri dhe as patriotizëm në heshtjen e dhunës – pa dallim kush i kryen ato dhe në shpinën e kujt thehen. Nuk ka paqe pa drejtësi, si që nuk ka drejtësi pa barazi. Ne, shqiptarët e kemi mësuar këtë me dekada dhe pikërisht për këtë arsye, nuk na falet amnezioni ndaj padrejtësive dhe dhunës, kushdo qoftë viktima.
Para dy javëve, elita shqiptare bëri namin në Shkup me deklarata të paskajshme për historinë dhe legjendat tona të lavdishme. Sot, krenaria jonë si shqiptarë vlen po aq sa edhe poshtërimi i viktimave të të dielës. Flamujtë tonë janë po aq të zbehur sa edhe fytyra e viktimës së mitur. Kot janë kuvendimet e nikoqirëve dhe mysafirëve, kur një person në Shkup bëhet viktimë vetëm për shkak se është shqiptar. Nuk vlejnë pesë para premtimet për shtetësi shqiptare, kur ne që jemi këtu ndihemi të pafuqishëm si pjesë e shtetit që ka detyrë të na mbrojë. Të pashpresa janë deklaratat e zyrtarëve që kur flasin - drejtohen në vetën e tretë, duke i bërë thirrje ‘institucioneve që duhet të veprojnë’.
Natyrshëm, skizofrenia nuk ka kuptim pa pjesëmarrjen e të gjithëve. Anash fushatës megalomane prej €600.000 për tolerancë, Qeveria rregullisht i bën thirrje palëve të qetësohen, duke e përsëritur përkushtimin e koalicionit qeverisës për integritetin e vendit. Realiteti paralel është shndërruar në model – incidentet dhe rrahjet përsëriten në seri, disa ditë më vonë dalin përgjegjësit me deklarata shtërpe dhe gjithçka merr fundin për të rifilluar sërish si ritual. Ngjan se institucionet dhe partnerët e koalicionit janë organizatë e promovimit të paqes, jo organe të obliguara me ligj për ndëshkimin e krimeve. Kush e rrezikon integritetin që u premtua se duhet të ruhet, kur institucionet nuk kanë raportuar për asnjë incident të zgjidhur ose dënim të shqiptuar për rrahjet gjatë vitit të fundit?
Në mars 2012, Ministresha e punëve të brendshme deklaroi që janë ngritur 28 paraqitje penale për huliganë. Madje, për këtë fitoi edhe mbështetjen dhe inkurajimin e bashkësisë ndërkombëtare, që kërkoi edhe përmbajtje nga qytetarët. Ne si qytetarë, kemi treguar dhe po tregojmë përmbajtje dhe përgjegjësi më të madhe nga të ngarkuarit me zbatimin e ligjit. Në përmbylljen e vitit të përgjakshëm, mbetet e papërgjigjur pyetja e thjeshtë – kush do të jep përgjegjësi për krejt incidentet dhe çka pason muajin e ardhshëm, vrasja e foshjnave në djep si një goditje për zgjim nga skizofrenia kolektive?!
Mendoni mirë përgjigjen, të gjithë kemi fëmijë ose familjarë që nesër mund të jenë pjesë e lajmit!
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...