2012-12-11

Në Serbi ekzistojnë vampirët!


image
















Autoritetet zyrtare të rajonit Balina Basta në Serbi kanë njoftuar banorët e zonës të bëjnë kujdes, sepse një vampir vërdalliset i lirë.
Mediat serbe transmetojne se Sava Savanovic, përbindëshi më i frikshëm i vendit fqinj, mendohet se është i lirë pas shkatërrimit të një mulliri të vjetër që ka qenë shumë kohë më parë shtëpia e tij.
“Njerëzit janë shumë të shqetësuar. Të gjithë e dinë legjendën e vampirit dhe tani banorët mendojnë se ai është duke kërkuar për një tjetër strehë dhe për viktima të reja. Jemi të gjithë të frikësuar”, ka thënë kryetari i komunës, Miodrag Vujetic.
Mulliri ishte blerë nga familja Jagodic, por nuk është riparuar sepse familjarët nuk donin të hidhëronin vampirin, por tashmë kjo pronë është rrënuar tërësisht dhe vampiri mund të jetë i lirë.
“E di që njerëzit që e dëgjojnë këtë gjë fillojnë e qeshin, por në zonën tonë të gjithë janë të bindur se vampirët ekzistojnë. Kemi këshilluar të gjithë banorët që të vendosin hudhra në dyert e shtëpive, sepse ato e largojnë vampirin”, ka shtuar kreu i komunës.

Lulzim Basha i bën reklamë Sali Berishës në “Facebook” dhe “Twitter”



image
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka pak ditë që i është bashkuar komunikimit në rrjetet sociale. Berisha jo vetëm që është i fundit në këtë aspekt në krahasim me liderët e tjerë botërore apo Perëndimor, pasi është iu bashkua vetëm pak ditë pasi një gjë të tillë bëri dhe Papa por edhe “i prapambetur”.
Kjo për fakti se ai i është bashkuar rrjetit social “Facebook”, ndryshe nga liderët dhe personalitet që në shumicë absolute anëtarësohen në rrjetin tjetër “Twitter”.
Por në Shqipëri përzgjedhja mes “Facebook” dhe “Twitter” ka edhe aspekte të tjera. Njëra është që edhe kreu i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha përdor po ashtu “Facebook”, ndërsa "Twitter" përdoret nga lideri i opozitës Edi Rama.
Basha, madje po i bën edhe marketing proflit të Berishës, duke i bërë ftesë anëtarëve të faqes së tij, që t’i bashkohen dhe faqes së kryeministrit.
“Kryeministri Sali Berisha na është bashkuar sot në rrjetin social Facebook. Njeriu që si askush tjetër bëri realitet ëndrrat e të rinjve shqiptarë, nga sot do të na shoqërojë edhe në këtë komunikim të veçantë, më i preferuari sot për të rejat dhe të rinjtë e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Bashkohuni me mua për t’i uruar mirëseardhjen në Facebook Kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë "like" faqen e tij”, shkruhet në një mesazh në faqen e Bashës.
Berisha është bërë pjesë e Facebook me 5 dhjetor dhe e bëri publike me 8 dhjetor me rastin e “Ditës së Rinisë”. Deri tani ai numëron afro 70 mijë anëtarë në faqe.

Historiani bullgar: E kujt do të jetë Maqedonia, e shqiptarëve apo e maqedonasve?



image
Maqedonia mund të hyjnë në Bashkimin Evropian në dhjetë vitet e ardhshme, por a do të jetë shtet i maqedonasve apo i shqiptarëve, ka deklaruar për agjencinë “Fokus” historiani bullgar Bozhidar Dimitrov, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. 
“Sivjet jam takuar me një gjykatëse nga Shkupi. Ajo mu ankua se këtë vit do të duhet më herët t’i ndërpres pushimet për shkak se duhet të ndjek një kurs në gjuhën shqipe, pasi që ashtu ishte dakorduar më parë. Kur të gjykojë një shqiptar të Maqedonisë, gjykatësi duhet ta njeh gjuhën shqipe dhe gjatë procesit gjyqësor duhet t’i drejtohet në atë gjuhë. Ajo më tha gati me zemërim “Nuk donim më parë të mësonim gjuhën bullgare, e tani do të duhet ta mësojmë shqipen”. 
Historiani bullgar Dimitrov ka deklaruar se derisa maqedonasit do ta konsiderojnë si armik kryesor Bullgarinë e jo Greqinë e cila është duke e bllokuar rrugën e saj drejt BE – së, shqiptarët ngadalë janë duke e “pushtuar” gjysmën e Maqedonisë.

Turqi, brenda sekondës "zhduket" ura



image
Pamjet nga një kamerë sigurie ofrojnë një panje jo të zakontë nga një pjesë e qytetit turk Korum, ku një urë e mbuluar me borë, e dedikuar për këmbësor, rrënohet, përderisa mbi të lëviznin njerëz.
Është fat i madh që askush nuk e ka pësuar, përderisa, një student është lënduar.
Zyrtarët e qytetit kanë deklaruar se deri më tani nuk i dinë shkaqet e rrëzimit të urës.

Vazhdon tmerri me kamerën e fshehtë në ashensor, kësaj radhe ngjallet “kufoma”!



image
Kohë më parë shumica nga ne e kishte rastin ta shihte një prej kamerave të fshehta më të frikshme që janë realizuar deri më tani. Aty shihej se si njerëzit ngecnin në ashensor pa drita dhe papritmas para tyre shfaqej një vajzë e vogël si fantazmë, e cila i tmerronte me pamjen dhe bërtimen e saj.
Siç duket ky episod ka pasur sukses të madh, derisa televizioni brazilian që realizon emisione të tilla ka vendosur që ta bëjë pjesën e dytë të një kamere me skenografi të njëjtë. Kësaj radhe, në vend të vajzës së vogël fantazmë, në ashensor shfaqet arkivoli dhe “kufoma” që ngjallet. Se sa e tmerrshme është një skenë e tillë dhe se cfarë reagime kanë pasur viktimat e kamerës së fshehtë, mund ta zbuloni nga pamjet në vazhdim./Almakos
Mund të thuhet se kjo është ndoshta kamera e fshehtë më e frikshme në botë.

Magjistari merr flakë live dhe nuk është truk



image
Spektatorët në fillim menduan për një magji. Ndoshta një efekt special. Një nga ato truket e e pabesueshme që bëhen në television, për të lënë me gojën hapur shikuesit. Por, flakët në kokën e magjistarit Wayne Houchin kanë qenë të vërtetë.
Ngjarja ka ndodhur live në Republikën Domenikane gjatë shfaqjes «Closer to the Stars». Flaka Houchin i është vënë nga drejtuesi i shfaqjes, pasi mendonte se ai do ta fikte më pas me magji. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe Houchin është katandisur si mos më keq. Drejtuesi i shfaqjes ndërkohë, Franklin Barazarte do të përballet me akuzën e aktit kriminal.

Grekët sulmojnë televizionin që prodhoi dokumentarin pro shqiptar



image
Grekët kanë protestuar para godinës së televizionit që ka prodhuar dokumentarin me titull “1821”. Seria e dokumentarëve ka provokuar reagim të fortë sa që njerëzit kanë sulmuar disa prej punonjësve që kanë punuar për këtë dokumentar duke i akuzuar për shtrembërim të historisë.
“Tani shqiptarët kanë në duart e tyre atë që kërkonin për të vazhduar propagandën e tyre dhe planet për Shqipërinë e Madhe... kjo gjë është shtyrë së fundmi edhe nga kryeministri i tyre”, ka qenë reagimi i qytetarëve grekë.
Një reagim i tillë erdhi pas publikimit të lajmit në gazetën “Proto Thema” se televizioni grek SKY kishte arritur marrëveshje me një televizion kabllor shqiptar për transmetimin e serisë së dokumentarëve.
Dokumentari grek që i hedh benzinë zjarrit
Në një kohë kur nacionalizmi në Shqipëri po rritet frikshëm, një dokumentar kontraversal i televizionit “Sky” në Greqia, i ka hedhur zjarrit benzinë. Një seri dokumentarësh me titull “1821”, tregon se historianë grekë pranojnë faktin se udhëheqësit më të shquar të Greqisë në vitin 1800 ishin shqiptarë.
Ky dokumentar ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, ku shumica e shqiptarëve shprehen se grekët nuk kanë lidhje me grekët antike por shumica janë arvanitas.
Në Greqi dhe Shqipëri janë “nxehur” gjakrat të frymës nacionaliste që pas deklaratës së kryeministrit, Sali Berisha se territori i Shqipërisë fillon nga Preveza deri në Preshevë.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...