2012-12-29

Ish-e dashura rrëfen 18 vitet me Redon Makashin në një libër: Do publikoj intimitetet



Mbas 18 vitesh dashuri me Makashin, Elda sjell librin “Legjenda Redon”
Një dashuri problematike në një libër biografik. Elda Koçi: Do rrëfej detaje intime dhe do publikoj shumë foto.
Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 1994. Redon Makashi ishte një këngëtar i lakmuar nga femrat dhe Elda Koçi thjesht një gjimnaziste që e takoi për herë të parë Redonin në paskuintat e një koncerti. I kërkoi një autograf dhe kaq mjaftoi që një ëndërr e saj të bëhej realitet, pra të mund të niste një histori pasionante dashurie me idhullin e saj, që zgjati deri pak muajsh. Edhe pse ishte nga ato historitë që e dinin të gjithë, kantautori Redon Makashi nuk pranoi kurrë të rrëfehej për këtë lidhje. Ndërkohë që Elda, e cila pas takimit të saj të parë me Redonin nisi jetën e saj në Tiranë duke i hyrë profesionit të gazetarisë në Radio Tirana, për herë të parë ishte ajo që vendosi të rrëfehej ekskluzivisht për gazetën “Panorama” në vitin 2009, ndërsa dha një intervistë ku zbulonte gjithçka për lidhjen e tyre të gjatë. Kësaj interviste të saj iu bashkëngjitën dhe fotot e paparacit tonë, ndërsa ata pinin kafe në intimitet me njëri-tjetrin. Për Redonin, kjo intervistë ishte krejt e papritur dhe e padëshirueshme, pasi u paraqit në redaksinë e “Panorama” i indinjuar nga kjo deklaratë e të dashurës së tij, që nuk do të kishte dashur të botohej. Më vonë, çifti pati kontradikta që përfunduan me ndarje dhe sërish ajo që deklaroi ndarjen ishte vetë Elda. Ajo për ditë me radhë shkruante statuse në facebook, ku informonte miqtë e saj për ndarjen nga Redoni. E tashmë pas një pauze të shkurtër, Elda ia beh sërish më një lajm, ku pohon se është duke botuar një libër dedikuar Redon Makashit. Nuk dihet nëse kjo është një mënyrë e saj për t’iu afruar sërish kantautorit apo nëse ajo e cilëson një kapitull të mbyllur historinë mes tyre, përderisa vendos të shkruajë libër. Ajo u drejtohet miqve të saj me fjalët: “Miqtë e mi virtualë, gazetarë të medias së shkruar dhe elektronike. Shumë shpejt del në treg katalogu “ALIVE 2013” që do të thotë një rikthim i imi në botën e spektaklit, por jo vetëm. “Eldaagency” nuk do të merret vetëm me modën, por tashmë është edhe një agjenci biografike e botës së brendshme të gjithë artistëve shqiptarë,  që do të thotë:  Surprizë! Libri i parë në treg me titullin “Legjenda Redon – të thënat dhe të pathënat e një VIP-i”: histori jete, fotografi të papublikuara më parë, jo vetëm të personazhit kryesor, por edhe të atyre që kanë jetuar me të. Ky është vetëm VIP-i i parë”, shkruan Elda për miqtë e saj. Ndërkohë ne i kemi i marrë një intervistë për të na zbuluar më shumë rreth këtij rrëfimi intim për Redon Makashin, se si po e përjeton ndarjen dhe zhgënjimin e saj nga kjo histori e gjatë dashurie.

Elda, po rikthehesh në botën e spektaklit me katalogun ”Alive”, na thuaj diçka më shumë rreth këtij projekti.

Ky projekt ka vite që është në tavolinën time të punës dhe tani vendosa t’i heq pluhurin.
Agjencia që menaxhon nuk merret vetëm me modë, por edhe me biografi, ju do të hidhni në treg edhe librin tuaj të parë?
Kjo është eksperienca ime e parë me librin, por në revistën time “Stars” ka zënë gjithmonë vend kjo pjesë.
Në të do të përfshihet jeta e personazheve të njohura, cili është personazh kryesor i librit?
Kjo nuk është më e panjohur, dihet që flitet për kantautorin Redon Makashi.
Çfarë ju ka ngjallur interes te ky libër, nga se jeni inspiruar?
U detyrohem ndjenjave të mia, profesionit tim, edukimit tim akademik, traditës sime familjare, dëgjuesve të programeve të mia dhe fansave të Makashit.
Në brendësi të librit ka ndonjë rrëfim personal, ka të bëjë me jetën tënde private?
I tërë libri është një rrëfim personal.
Në të do të publikoni rrëfime, histori jete, madje edhe fotografi të papublikuara…
Po, sepse historia jonë është në kufijtë e një legjende midis reales dhe ëndrrës, këtë ëndërr do ta ndaj me lexuesit qoftë dhe nëpërmjet fotove ku jo gjithmonë unë jam protagoniste.
Kush është ”Legjenda Redon” në këtë rast?
Kantautori, partneri, vëllai, biri, miku, kolegu, inspiruesi i këtij libri…
Në çfarë mënyre i ke hulumtuar personazhet e njohura?
Falë intuitës sime si gazetare dhe si një femër kërkuese.
Do na zbulosh se kush ju ka bindur që t’i futeni sërish kësaj rruge?
Nuk ka ndonjë ngacmim real, mendoj që tani kam arritur pjekurinë letrare dhe forcoj mendimin që biografia e artistëve të bëhet në ngjallje të tyre dhe jo pasi të vdesin.
Ka shumë vite që je pjesë e medias, na thuaj çfarë ka ndryshuar në këtë drejtim.
Vitet e fundit kam vënë re një qasje kah gazetaria e së vërtetës, larg banaliteteve.
Ende beson në dashuri, mendon se një ditë do të vijë ai ideali?
Unë jam fryt i një dashurie të fortë, kësisoj nuk jetoj dot pa dashuri, por atë të vërtetën, të vrullshmen, gjithëpërfshirësen, në logjikë të fundit i besoj, por këmbët i kam në tokë.
Si i përshkruan meshkujt e sotshëm?
Meshkujt lindin vërtet nga një femër, por nuk janë si ne.
Mendon se ekziston ai ideali?
Në vijim të mendimit të mëparshëm, janë një ideal që nuk ekziston.
Si është mashkulli që do t’i vidhte zemrën Eldës?
Kur thonë që vajzat kërkojnë te një mashkull imazhin e babait, nuk është klishe.
Jeni xheloze?
Ata që më njohin, e dinë që jam natyrë e drejtpërdrejtë dhe korrekte.

Sokol Shupo urren këngët nacionaliste shqiptare


Sokol Shupo





Gjarpërinjtë në raste të tilla nxjerrin kokën- thotë një fjalë e urtë popullore. Se di por mu kujtua ajo fjalë e urtë kur lexova rastësisht “shokun” Shupo sesi e argumentoj këngën e përfolur që fitoi Festivalin e 51-të në RTSH.
Shupo: “Identitet” nuk është e vjedhur, por e konsumuar.
“Nuk i dhashë pikët maksimale. Nuk më pëlqejnë këngët nacionaliste”
“Ka ikur koha e këngëve nacionaliste”, thotë Shupo

Sinqerisht më ngritën qimet e kokës kur dëgjoj akoma sesi pengohet dëshira shekullore e shqiptarëve për idealin e bashkimit të trojeve shqiptare të grabitura me dhunë nga grekët, serbët dhe të shitur në pazar nga turqit. Irritohem jashtëzakonisht kur veshët e mi dëgjojnë rastësisht akoma edhe sot ish anëtarë të PPSH-së që mezi ç’presin të sh’figurojnë pasionin dhe energjinë e dashurisë së flaktë që qoftë nëpërmjet muzikës të idealizojnë Bashkimin Kombëtar. Të quash nacionaliste një kërkesë ideale mëse legjitime, këtë mund ta thojë vetëm një i përkëdhelur i komunizmit shqiptaro-greko-serb.
Dhe t’ ju them të drejtën hyra të informohem më shumë mbi “shokun” antinacionalistë Sokol Shupo dhe pashë koinçidenca të çuditshme si për shembull diploma e tij me specializim në Rumani në vitin ’78, ku as miza po të mos ishte komuniste nuk dilte jashtë Shqipërisë, “shoku” ynë u diplomua edhe jashtë shteti. Për të mos thënë se në moshën 23 vjeçare , në vitin 1977 emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Tiranë. Apo dhe dëshmimi  i ditëve të sotme që “shoku” ynë antinacionalistë mbrohet nga klanet e ndryshme edhe në vazhdimin e tij në postin e dekanit duke dalë dhe mbi demokracinë e emërimit me votë të posteve ne fakultetin e muzikës, shikoni për më shume videon:
Pra një “personazh” i tillë lejohet akoma dhe sot të dalë publikisht pa ju dridhur qerpiku dhe të hedh vrerë mbi shqiptarinë dhe të quajë të vjetruar apo të komsumuara ndjenjat shqiptare për të rimarrë në gjirin e saj vllezërit e grabitur dhe të burgosur nën sistemin armik antishqiptarë sllavo-greko-turk.
I them “shokut” Sokol Shupo që kënga “IDENTITET” e kënduar nga BLEDAR SEJKO dhe ADRIAN LULGJURAJ jo vetëm që ka fituar falë drejtësisë së 3 të huajve dhe 2 shqiptarëve por edhe qëllimi i kësaj kënge ishte pikërisht të përfaqësoj identitetin e shqiptarisë dhe idealit të saj për Bashkim.
Vetë fakti që ju Sokol dhe shokët e tu po vjedhin vrerë lart e poshtë duke vënë linke nëpër internet të fshehur pas pseudonimeve, dhe po mundoheni të ndaloni shkuarjen në Malmò të kësaj kënge pasi kjo këngë ja arriti qëllimit që kishte. Pikërisht kjo përfolje nga persona si puna juaj e përforcon edhe më shumë identitetin e kësaj kënge dhe origjinalitetin prej nga vjen pra atë të folkut shqip.
Shoku Shupo bëji të fala miqve tuaj serb dhe thuaju se do ta mbrojmë identitetin edhe në Malmò me fuqinë e shqiptarisë së bashkuar.

Bledar Sejko përgenjështron akuzat për këngën fituese të Festivalit të 51-të në RTSH


Bledar Sejko: Ja e vërteta për këngën fituese.
Menjëherë pas shpalljes si fitues të Festivalit të 51-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj janë akuzuar për plagjiaturë.
Në internet nisi të shpërndahej një këngë, e cila i përket artistëve serb Bajaga & Instruktori dhe mban titullin PLAVI SAFIR.
Pasi ka falenderuar të gjitha ata që e mbështetën, dhe theksuar se në Festivalin Europian do të duhet ndihma e të gjitha shqiptarëve, dhe se sjellje apo publikime të tilla nuk i shërbejnë qëllimit tonë të përbashkët, Sejko sqaron;
“1) Per motivet e kenges jam mbeshtetur ne folklorin shqipëtar dhe me saktesisht ne ate te valleve te Tropojes, te valleve çame dhe disa krahinave te Jugut, gje qe duket qarte nga prezenca e lodrave (daulleve), çiftelise zevendesuar me kitarren, isos se jugut zevendesuar me sektorin e violinave, dhe thirrjet e veriut “hej” pershtatur per korin.
2) Kam dëgjuar kengen serbe te cilen disa shqipetar po publikojnë ‘Plavi safir’ 1988 dhe ju them nga njohuritë e mia si kompozitor që kënga ka një intro, një strofe, një bridge, një refren dhe një mbyllje.

Kënga ime nuk ka asnjë nga këto komponente të ngjashme më këtë këngë perveç 3 notave të intros, të cilat me kombinim përsërisin njëra-tjetrën ose me saktë keta shqipetarë duhet me mirë të thonin që kompozitori serb ka vjedhur 3 notat e para të këngës “Kur bie fyelli çiftelia” të kenduar nga këngëtarja jone e madhe Vaçe Zela .”
Artisti Bledar Sejko e mbyll sqarimin e tij duke kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve nëpër botë, në mënyrë që vendi ynë, edhe pse i vogël, të përfaqësohet sa më denjësisht në festivalin Europian vitin që vjen, në Malmò të Suedisë.

Panorama

Këtu mund të dëgjoni të 3 këngët:
Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko – 

Identitet
Bajaga & Instruktori- PLAVI SAFIR 1988
Vace Zela – Kur bie fyelli e çiftelia
Vijon debati mbi këngën fituese të 

Festivalit të RTSH-së.


“Nuk i dhashë pikët maksimale. Nuk më pëlqejnë këngët nacionaliste”

Pas zhurmës që shkaktoi linku i një kënge serbe, prej së cilës pretendohet se është vjedhur kënga fituese e Festivalit, në vijim të debatit të djeshëm, muzikantët mendojnë se “Identitet” nuk është e vjedhur, megjithatë duhet verifikuar.  Nëse ka rezerva, sigurisht që po, në asnjë edicion festivali nuk kanë munguar.
Ashtu siç ndodh rëndom para festivaleve të këngës, gjithnjë qarkullojnë emra fituesish. Disa qëllojnë në shenjë, të tjerë jo. Kësaj here, para edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH, qarkullonin gjithfarë emrash, por jo ai i Bledar Sejkos dhe Adrian Lulgjurajt. Pa u bërë paranojakë, dukej se era filloi të frynte nga kënga “Identitet”, kur prezantuesit filluan ta prezantojnë atë si këngën e “bashkimit kombëtar”, ku bashkohet Çamëria e Ulqini. Kjo më pas u bë e qartë, kur anëtari i parë i jurisë i dha 12 pikë duetit Sejko-Lulgjuraj, që mblodhi 74 pikë. Pesë anëtarë të jurisë, tre të huaj e dy shqiptarë, i dhanë pikët maksimale. Dy anëtarë, muzikologu dhe dekani i Fakultetit të Muzikës, Sokol Shupo, si dhe kompozitori Zef Çoba, i dhanë nga 7 pikë. Për Shupon, kjo nuk ishte kënga që duhej të fitonte Festivalin e aq më pak të na përfaqësonte në Festivalin Europian. Sipas tij, kënga nuk është plagjiaturë, por është e “vjetër”. “Ka ikur koha e këngëve nacionaliste”, thotë Shupo. Sa u përket pretendimeve se kënga është plagjiaturë e një kënge serbe të vitit 1988 të Bajaga dhe Instruktori, “Plavi Safir”, Shupo thotë se pavarësisht se nuk ka bërë ndonjë verifikim, kënga e Sejkos tregon qartë mbështetjen në motivet e valleve të Veriut dhe të Çamërisë. Dhe ngjashmëria vjen pikërisht për shkak të instrumentit, çiftelisë, që kudo luhet njëlloj. Për kompozitorin Genti Lako, krijimi i të cilit zuri vendin e tretë në festival, mënyrën se si kënga fituese është krijuar e ka shpjeguar vetë Bledar Sejko, 5 miniplagjiatura në një. Ndërkaq, institucioni që duhet të merret me vjedhjen e pasurisë intelektuale dhe artistike është Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit. Drejtori Mujë Buçpapaj thotë se nuk ka një padi, të cilën normalisht duhet ta bëjë personi që ka pësuar vjedhjen dhe në rastin konkret, këngëtarët serbë. Më poshtë, muzikologu Sokol Shupo shpjegon përse i dha 7 pikë këngës së Bledar Sejkos.
Ndryshe nga shumica e anëtarëve të jurisë, ju i dhatë 7 pikë këngës fituese të Festivalit, pse?
Problemi im me atë këngë është moral. Ajo nuk është një këngë e keqe edhe djemtë e kënduan mirë, por unë nuk isha që ajo të fitonte dhe nuk i dhashë pikët maksimale. Unë nuk jam për këngë nacionaliste. Për mua këto janë të konsumuara. Në festivalin Europian po vemi vetëm me brekushe e qeleshe, i shtojmë edhe një topuz nga pas. Dhe me këngë të tilla e kemi parë se deri ku kemi shkuar.
Ju thoni se është e tejkaluar, megjithatë anëtarët e huaj të jurisë i dhanë pikët maksimale…
Unë kam debatuar shumë për këtë këngë, pse ajo nuk duhet të ishte fituesja, megjithatë anëtarët e huaj të jurisë ngulën këmbë për të. Ata ishin të parët që i dhanë maksimalen, iu duk një këngë interesante. Por, nuk duhet të jenë të huajt që duhet të na thonë se ç’këngë duhet të zgjedhim, duke iu përshtatur tendencave të Europianit. Në këtë mënyrë, ne i kemi hequr rëndësinë festivalit tonë, duke e nxjerrë tërësisht jashtë loje e duke u vënë në funksion të Festivalit Europian.
Ju vetë ia dhatë pikët maksimale këngës së Flaka Krelanit…
Për mua, kënga e Endri Sinës ishte më e mirë në të gjitha komponentët. Nga pikëpamja profesionale ishte një këngë e vogël, por e qepur mirë.
Besoj se i keni dëgjuar zërat për plagjiaturë të këngës fituese, ç’mendoni?
Kënga fituese në pamje të parë është shqiptare, ka dy shtresëzime, atë të Veriut që vjen përmes çiftelisë dhe të valles së famshme çame, e cila vjen përmes harqeve. Këto janë motive të njohura dhe kudo janë njëlloj. Kur flasim për motivet e Veriut, ato i gjejmë edhe në Bosnje-Hercegovinë, i gjejmë në Serbi e në vende të tjera. Këto janë raste të njohura. Mua më ka ndodhur personalisht me një këngë në vitin 1980. Avni Mula ngriti pretendimin që kënga ishte kopjuar dhe Xhelil Gjoni ngriti menjëherë komisionin. Ka qenë Çesk Zadeja që e zgjidhi çështjen, duke thënë se ajo ishte një këngë me motive nga vallja e Obotit. Dhe në fakt unë isha mbështetur te vallja e Obotit. Megjithatë, kënga u hoq nga aktiviteti.
Si funksionon në këto raste, si vërtetohet që një këngë është plagjiaturë?
Nëse është apo nuk është e vjedhur një këngë, ajo duhet të ndjekë një rrugë ligjore. Nuk është faji as i festivalit, as i atyre që e pranuan atë dhe as i jurisë, pasi është e pamundur që të njohësh miliarda këngë në të gjithë botën, siç ndodh edhe me librat që botohen me mijëra përditë. Duhet të jetë drejtori i festivalit që duhet të rimbledhë jurinë apo të ngrejë një komision të posaçëm për të verifikuar këngën. Megjithatë, mua nuk më duket e vjedhur, por më shumë se zhurma që po bëhet këtu dhe që për mendimin tim nuk ia vlen të jetë kaq e madhe, problemi qëndron në faktin që kjo këngë do të shkojë në Festivalin Europian dhe çështja është si do duket andej. Problemi është te dëmi moral që mund të na shkaktojë kjo këngë, nëse është e vjedhur. Do të ishte shumë e rëndë nëse gjatë festivalit serbët do të ngrenë pretendimin e tyre për këngën. Megjithatë, duhet verifikuar.
Mujë Buçpapaj
Flet drejtori i zyrsës së të Drejtave të Autorit, Buçpapaj:
“Nuk ka padi për plagjiaturë, nëse vërtetohet, dënimi është moral”
Kur flitet për vjedhje të pasurisë intelektuale dhe artistike, është Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit që vepron dhe merr masat e duhura, por këtë mund ta bëjë vetëm mbi bazën e një padie. Ndërsa flitet shumë për plagjiaturën në Festivalin e RTSH-së, specialistët e ZSHDA-së janë njohur me rastin, por ata nuk mund të veprojnë pa një padi. Por edhe nëse ndodh dhe akuzat vërtetohen, dëmi mbi kompozitorin është moral. Drejtori i ZSHDA-së, Mujë Buçpapaj, sqaron:
“Pranë nesh nuk është ngritur asnjë padi. Zyra e të Drejtave të Autorit mund të veprojë vetëm në rastin kur ngrihet një padi ndaj këngës së akuzuar. Në këtë rast duhet të jenë autorët e këngës “Plavi Safir” që duhet të bëjnë padinë për vjedhjen e këngës së tyre. Por, sido që të jetë, nuk bëhet fjalë për ndëshkim administrativ, por moral. Në rastin e Festivalit të RTSH-së ka një paradoks. Është e vërtetë që Festivalin e bën RTSH-ja, por këngët nuk i prodhon ajo. Ato vijnë me CD dhe janë prodhuar në studio muzikore dhe këngëtari ka kontratë me këtë studio. Personalisht nuk mendoj se është e vjedhur. Siç e ka shpjeguar dhe vetë autori, ka elementë të valles çame, të isos së Jugut, të valles së Tropojës… Për këtë të fundit, ju garantoj që ishte e mrekullueshme”, tha Buçpapaj.
Genti Lako
Genti Lako: Nuk i shpëton dot ndikimeve
Kënga “Kush ta dha këtë emër” e kënduar nga Herci Matmuja, me muzikë dhe orkestracion të Genti Lakos dhe me muzikë të Jorgo Papingjit u rendit e treta në edicionin e 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH, i cili u mbyll mbrëmjen e së shtunës. Sigurisht që edhe Genti Lakos i ka rënë në vesh kjo zhurmë, por për kompozitorin nuk bëhet fjalë për një plagjiaturë, ajo është thjesht një ndërthurje motivesh të ndryshme:
“Asnjë kompozitor nuk është gjeni në Shqipëri. Kush më shumë e kush më pak ndikohet nga 5 miliardë këngë që dalin në botë. Kompozitori mund të marrë një motiv këtu, një atje dhe të bëjë një miksim motivesh, ku secila mund të duket e vjedhur. Mua personalisht nuk më duket plagjiaturë. Ajo është një këngë e ndërlikuar, ku ndërthuren shumë ritme. Vetë Bledar Sejko e ka thënë se ka shfrytëzuar motive të Veriut, ison e Jugut, vallen çame, këngën e Vaçe Zelës dhe që ngjan edhe më këngët e “Bijelo Dugme”. Pra, janë 5 miniplagjiatura në një. Personalisht jam që një kompozitor duhet të bëjë diçka vetë, jo të kapet pas “fustanit” të një kënge të provuar…”

Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj, pas shpalljes fitues të Festivalit të 51 në RTSH
me këngën “Identitet”



Me muzikë të Bledar Sejkos dhe tekst të bashkëshortes së tij, Edës, kënga e interpretuar nga vet kitaristi i njohur dhe Adrian Lulgjuraj, “Identitet”, fiton edicionin e 51-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin publik Shqiptar.  Juria i dha 74 pikë këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”, të performuar në mënyrë origjinale. Në vend të dytë u shpall kënga “Love” e interpretuar nga Anjeza Shahini dhe vend të tretë këngëtarja Hersi Matmuja, me këngën “Kush ta dha këtë emër”.
Ani Çuedari, performuesja e këngës “Më ler një ëndërr”
Përjashtimi për plagjiaturë
Nata e tretë e Festivalit filloi me një lajm tjetër të bujshëm. U përjashtua nga Festivali i 51-të në RTSH kënga e kompozitorit Arion Muka, interpretuar nga Ani Çuedari. Pas një shkrese nga drejtori artistik i Festivalit, ku denoncohej plagjiatura, juria e përbërë nga shtatë anëtarë, pasi dëgjoi dy variantet, vendosi që kënga të përjashtohet nga finalja. Pas këtij përjashtimi, juria vendosi që në finale të prezantoheshin 17 këngë nga 18 të parashikuara, pa e zëvendësuar atë me asnjë konkurrent të mbetur jashtë. “Më lër një ëndërr”, sipas verifikimeve që bëhen lehtësisht edhe në YouTube, është kopjuar nga këngëtarja J-Min nga Koreja Jugut.
Nata finale
Ajo çka e ka mbajtur gjallë këtë festival dhe duket se është në rrugën e kthimit të personalitetit të dikurshëm, është interpretimi live. Për të dytin vit me radhë, festivali është 100% live, duke filluar nga këngëtari, orkestra simfonike e RTSH-së, bendi muzikor, nën drejtimin e drejtorit artistik Shpëtim Saraçi, madje edhe të ftuarit, ata shqiptarë që interpretuan këngët homazh për Festivalin e 11-të apo të huaj. Vlerësim pozitiv për skenografinë e Adnand Kastratit dhe regjinë e dyshes kosovare Agron Vula e Astrit Idrizi. Ishte ndrequr dora këtë vit edhe në skenar, që mbante firmën e Engjëll Ndocajt dhe Edi Ogës. Sa i takon prezantimit, përkundër gjithë gjetjeve të çuditshme të edicioneve të shkuara si këngëtarë e aktorë që nuk mbanin mend tekstet e nuk i çonin sytë nga skaleta, dyshja Floriana Garo e Enkel Demi u paraqit më e ftilluar. Pavarësisht se Enkeli skenës i thoshte studio, pavarësisht se me një diferencë të dukshme gjatësie nga partnerja, çka u kthye edhe në fabulën e prezantimit apo me “Ok”-it që shtonte vazhdimisht Floriana, prezantimi i këtij viti ishte i mirë. Ndër spektatorët VIP që spikatën në sallën e Pallatit të Kongreseve ishte prania e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, me zonjën e tij, kryetarja e Kuvendit, znj.Jozefina Topalli etj. Nata finale e edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH vijoi në vazhdën e homazhit për Festivalin e 11-të, i ashtuquajtur “i ndaluar”, që këtë herë shënjoi 40 vite nga dita e organizimit të tij. Dy prezantuesit e dikurshëm të kësaj ngjarjeje muzikore, Edi Luarasi e Bujar Kapexhiu, u rikthyen si dikur në skenën muzikore të këtij festivali. Ndërsa mysafirët specialë ishin këngëtarët nga Azerbajxhani dhe tenori i mirënjohur Sajmir Pirgu, të cilët bashkarish përcollën emocione të bukura, në edicionin e 51-të të Festivalit të fundvitit, që mbylli siparin natën e mbrëmshme.
Çmimet e Festivalit të 51-të të RTSH-së
Kënga fituese
“Identitet’, e kënduar
nga Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjura
Vendi i dytë
“Love”, e kënduar nga Anjeza Shahini
Vendi i tretë
Kënga ‘Kush ta dha këtë emër’,
prezantuar nga Hersi Matmuja
Konkurrentët e natës finale
Selami Kolonja
Rosela Gjylbegu
Kejsi Tola
Vesa Luma
DR.Flori dhe Fabi
Merland Kademi
Rezarta Smaja
Ardian Bujupi
Xheni&Enxhi Kumrija
Adrian Lulgjura
Bledar Sejko
Hersi Matmuja
Grupi LNYX
Anjeza Shahini
Kelly
Bojken Lako
Valon Shehu
Flaka Krelani


Infekcionet urogjenitale tek femrat


Forma më e zakonshme e infektimit në vaginë është kërpudhat, por nuk mund të jetë një infeksion vaginal ose vaginakatar.
Shkarkimet vaginale e lengut është një gjendje normale në të gjitha gratë. Lëngjet apo sekrecionet e langshme vaginale herë pas here, mund të paraqesi një gjendje më të rëndë patologjike se sa një infektion. Janë disa shenjat në raste të rralla të sëmundjes.
Shkarkimi natyror i langut vaginal përmban sasi të larta të baktereve të acidit laktik (laktobacil), sasi më të vogla të disa baktereve të tjera të grupit B Streptokokut, Gardnerella, Bakteroide, Mikoplazma) dhe viruseve, kërpudhave dhe në një ekosistem të ekuilibruar mikrobial.

Infeksionet vaginale mund të ndahen në:



* Vaginosis bakterial (vaginekatar) asht kur substanca e florës normale vaginale e mikroorganizmave është zëvendësuar me sasi të mëdha të baktereve që kërkojnë shumë pak oksigjen duke u zhvillue bakteret anaerobe( Anaerobet përbëjnë një grup të baktereve të cilat nuk mund të jetojnë në prani oksigjenit, respektivisht në prani të potencialit të lartë oksido-redukues (redoks potenciali). Në prani të oksigjenit, këto baktere gjatë metabolizmit të tyre prodhojnë substanca toksike, siç janë radikalet superokside dhe peroksid hidrogjenin. Bakteret strikte anaerobe nuk posedojnë disa enzime që veprojnë në metabolizmin aerob (p.sh. superoksid dismutaza dhe katalaza), prandaj ato nuk mund t’i detoksikojnë këto substanca.). Vaginakatare quhet në zhargon vaginosis.


* Vaginitis është një infeksion i vaginës, që shkaktohet nga kërpudhat, bakteret aerobe(Bakterie Aerobe ekzistojnë apo mbijetojnë në ato vende ku oksigjeni asht prezent. Këto bakterie në akuarium oksidojnë amoniumin me nitritin dhe ky proçesi aerob quhet nitrifikacion B.M.P.) si më së shpeshti streptokoku, koli i baktereve E., apo bakteri i organizmave njëqelizor të quajtur trikomonas(Trichomonas). Deri tani shkaku më i zakonshëm i vaginitis është një kërpudhë (sfungjer vaginale). Infeksionet e tjera në këtë grup (vaginitis) quhet inflamacion i vaginës.



Frekuenca
Vaginitis bakteriale (katari damtues) ndodh në 1 në tre gra me çrregullime anormale vaginale.

Vaginitis është sfungjer vaginale afërsisht të 80% të rasteve, ndërsa Trichomonas, Infeksionet me bakteriet Streptokokut dhe bakteri E. koli janë përgjegjës për pjesën tjetër. Sfungjeri Vaginal(kërpurdha) është 80-90% e rasteve të shkaktuar nga maja e kërpurdhës e tipit kandida albikans (Candida albicans), pjesa tjetër janë lloji i majës së kërpurdhës (kandida glabrata dhe kandida tropikalis).



Shkaqet
Sekrecioni vaginal natyrore ka një pH të ulët (më pak se 4.5), që do të thotë se është “kosi”.

Kjo është për shkak të pranisë së baktereve acidit laktik (lactobacillus), e cila formon acid laktik.
Një pH e ulët e mbron gruan kundër baktereve, ku nuk mund të lulëzojnë në këtë mjedis acid.

Kërpudhat kandida janë gjetur kudo në natyrë dhe njerëzit kanë në lëkurë të kanalit të barkut apo te zorrët, ose në vaginë, pa shkaktue asnjë simptomë. Së pari ka mekanizma normale të trupit mbrojtës që ja ulin aciditetin vaginës në qoftë se është ndryshuar flora bakteriale, dhe ka një infeksion të vaginës. Ose mund të ketë një vaginëkatar të cilat kanë zhvilluar bakteret anaerobe (vaginosis) ose nuk bahet fjalë për një tampon vaginal ose vaginitis.

Të gjitha gratë të prekur nga një infeksion i vaginës ndeshen me faktorët e mëposhtëm, që rrisin rrezikun e gjetjes së një infeksion fungale si:
* Baktereve të jashtme në vaginë
* Shtatzënia
* Terapia me hormone duke përfshirë pilula kontraceptive
* Diabet
* Trajtimit me antibiotik (vrasin bakteret e acidit laktik)
* Larje e tepruar me sapun në ijë
* Sistemin imunitar i dobësuar
* Menstruacionet e parregullt apo gjakderdhje të zgjatur – ngjyra aciditetit rozë në vaginë, sepse gjaku është alkaline.



Simptomat
Sekrecioni normale i lëngut vaginal mund të jetë ngjyrë e verdhë apo e bardhë. Kjo është shumë e ndryshme në qoftë se gratë mendojnë se pengon shkarkimin ose jo. Kjo është e zakonshme për ndryshimet e sekrecionit, si te pamja e saj në erë dhe në cilësi. Ndryshimet në pamjen normale varet nga marrëdhëniet menstruale, nga mosha dhe nga aktiviteti seksual. Kufijtë e sekrecionit vaginale normal dhe jo normal është vështirë për t’u përcaktue.

Ngjyrat e gjelbër ose kafe derdhjes të sekrecionit të lëngjeve në vaginë duhet gjithmonë të kontrollohen, dhe ju gjithashtu duhet të shkoni tek mjeku juaj në qoftë se lengjet vaginale kanë shumë erë të keqe.



Simptomat më të zakonshme të infeksionit me kërpurdhë të sfungjerit vaginale janë:
* Ngjyra e bardhë, lëkura e cikatrizuem, sekreconet vaginal pa erë
* Kruarje dhe skuqje
* Djegie dhe ndjesi thumbues në hapjen e buzëve vaginale
* Ënjtje e mukozës vaginale
* Ndoshta. urinim i djegur
* Dhimbje gjatë aktivitetit seksual dhe të prekjes me penis apo me gishta



Për katarin vaginal janë simptomat më të zakonshme:
* Shumimi i lengjeve vaginale

Sekrecionet vaginal është një gjendje normale në të gjitha gratë. Herë pas here, shenjat e sëmundjes dhe në raste të rralla mund të jetë një gjendje më të rëndë në rastet e vetëm të infeksionit, megjithëse ka femna sekrecione në vaginë.

Ndonëse gratë në periudha të caktuara të jetës kanë tendencë të derdhin lengjet/sekrecionet vaginale që është shpesh një sistem që i rregullon vetë.

Në përgjithësi, lengjet vaginale për këtë arsye nuk çojnë për të kontaktuar te mjeku. Megjithatë, studimet e kohëve të fundit sugjerojnë se inflamacioni vaginale nuk është gjithmonë i parrezikshëm. Infeksionet vaginale janë diagnostikuar dhe trajtuar para operacionit, në krahasim me një infeksion të patrajtuar.



Çfarë mund të bëni?
Seksualisht mund të parandaloni për të mos pasë katar vaginal duhet përdorë kondomin dhe ndoshta edhe pilulën.
Gra që e përdorin spirale, kanë një rrezik më të madh të shfaqjes së katarit/infeksioni vaginal. Kjo është për shkak të spirales që duket si një trup i huaj dhe për këtë arsye mund të shtojë lengjet vaginale. Inflamacioni vaginal në gratë pas menopauzës shpesh mund të parandalohen nëpërmjet trajtimit me hormon.

Nëse keni katar në vaginë apo sfungjer vaginale, ju mund të kryeni këto veprime në vijim:
* Nëse keni marrëdhënie, përdorni kondom derisa infeksioni të jetë prezente.
* Shmangni larje me sapun të thjeshtë në ijë ose përdorin një sapun të butë.
* Fshini pas larjes së vaginës në tualet, në mënyrë që asnjë bakteret nga zorrët të infektojnë vaginën.
* Përdorni brekë pambuku, në vend të mbathjeve të ngushta sintetike.
* Të kufizoni përdorimin e Liners panty,(shtrëngimin) ku ka shumë sekrecione dhe mos harroni të ndryshoni madhsinë e brekve shpesh.
* Heqni gjurmët e spermës pas seksit sepse sperma vepron si ushqim për infeksion
* Lahuni nëse është e nevojshme të paktën mbathjet me 60 gradë.

Duke përdorur preparatet jo-mjekësore.

Një numër i madh të përgatitjeve jo-mjekësore kanë qenë në fokus për parandalimin dhe trajtimin e sfungjer vaginales:



Hudhra ka një efekt këpurdhëvrasës sipas analizave laboratorike. Efekti nuk eshte provuar klinikisht dhe hudhra mund japin reaksione alergjike lokale. Është e paqartë se sa thalba hudhra duhen për t’u përdorur sipas mjekut.

Produkte të qumështit si e thartuar në kos dhe A38 si këpurdhëvrasës, por mund të ketë një efekt parandalues nga bakteret e acidit laktik mund të ndihmojnë në rikthimin e pH të vaginës. Ekziston edhe një formë bimor të kapsulës vaginal me bakteret acid laktik, i cili mbron dhe rikthen flora natyrore vaginale.



Sinjale të rrezikëshme
Nëse keni kruajtje, djegie gjatë urinimit apo të sekrecionit vaginal ose ndonjë ndryshim në funksionin vaginal mund të jetë një shenjë e sëmundjes të ndryshme në bark. Prandaj, ju duhet të kontaktoni doktorin tuaj:
* Nëse jeni të pasigurt në lidhje me simptomat
* Ju nuk kanë pasur më parë një infeksion fungale, apo ju keni pasur më shumë se 2 infeksione fungale brenda gjashtë viteve të fundit
* Ju jeni shtatzënë
* Ka gjak në lengjet vaginale, kur ju jeni me menstruacione
* sekrecionet vaginale i vjen era e keqe
* Ju keni plagë apo të çara në buzët gjenitale
* Ju ndjeni dhimbje ose siklet gjatë urinimi.

Nëse jeni paqartë nëse do të testoheni ose jo – pyesni mjekun tuaj për këshilla dhe udhëzime.



Studim
Mjeku duke bërë një vizite te kujdesshme mjeksore i duhet të marri pak material langut të sekrecionit vaginal në sipërfaqen e vaginës. Kjo mund të dërgohen në kultivim në laborator ose ajo mund të shifet në mikroskop direkt. Aciditeti mund të gjykohet nga një matje pH duke shtuar një substancë kimike (hidroksid kaliumi 10%) – test ashtu-quajtur amine, pra pështymë që çliron një erë karakteristike si peshk, i cili tregon se infeksioni është shkaktuar nga bakteret anaerobe (vaginosis – skedekatar).

Mjeku është në gjendje ose me kultivimin e sputum(pështymës) me mikroskop dhe nga ky studim, diagnostikonë nëse ka një infeksion bakterial ose një infeksion fungale.
Nga kanali i qafës së mitrës analizon langun dhe e shqyrton për ndonjë;

lythat gjenitale (kondilomia) ose Herpesi gjenital (plagë të ftohtë në zonën vaginale), dhe kultivojnë për ndonjë; STDs tjera (, klamidia gonorrea, sifilizi) dhe të shqyrtojë urinën për infeksion në fshikëz dhe për të marrë një grimë lëkurë në sipërfaqe për zbulimin e kancerit të kanalit të qafës së mitrës.

Trajtim i katarit vaginal

Katari vaginal apo Vaginosis bakterial – zakonisht trajtohet me një antibiotik që përmban Metronidazole. Ky antibiotik është veçanërisht i përshtatshëm për trajtimin e infeksioneve me bakteret anaerobe.

Trajtimi mund të jepet në tableta ose supozitor, për disa ditë, ajo mund gjithashtu të aplikohet në trajtimjn ditor në vaginë. Efektet anësore të këtij trajtimi janë të pakta, por Metronidazole mund të ketë një efekt Antabuse, kështu që duhet të shmangin alkoolin gjatë trajtimit dhe 2 ditë pas ndërprerjes së trajtimit. Vagina ose kapsula klindamycinkan përdoret gjithashtu.



Sfungjer – lloji i kërpurdhës
Sfungjer në vaginë zhduket në mënyrë spontane në më shumë se 25% pas një jave, por infeksioni i jep siklet të madh dhe është e lehtë për të trajtuar, kështu që nuk ka asnjë arsye që të hezitojnë për të marrë trajtimin. Sfungjer vaginal trajtohen me fungicides në vend të një supozitorit për përdorim në vaginë (pessaries) ose një kombinim i këtij trajtimi. Këto fungicides janë në dispozicion në pikat e forta të ndryshme për 1, 3 ose 5 ditë, dhe jepen pa recetë.
Ka edhe fungicides që përdoret si një tabletë për trajtim. Ky trajtim kombinohet me një krem kërpudhash përreth vaginës dhe buzëve, në qoftë se ka shumë, acarim të lëkurës ose mukozës.

Në rastë simptomash karakteristike duhet larë vagina (kruarje, djegie në formë të lëkurës thatë të cikatrizuem/të çarar të imta). Zakonisht femrat nuk duhen me vrapë me shkue te mjeku pasi ilaçet për pessaries vaginale me janë në dispozicio në barnatore medikamenti klotrimazole. Klotrimazole është droga më e studiuar mirë dhe mund gjithashtu të përdoret gjatë shtatzënisë.



Nëse jeni shtatzënë
3 muajtë e parë të shtatzënisë, gratë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para trajtimit të infeksionit fungale. Nëse përdorni pessaries / antifungal vaginale gjatë kohës që grueja asht shtatzënë nuk duhet të përdorin tubë shkarkimit të derdhjes së lengjeve.



Trajtim afatgjatë
Në qoftë se një grua ka katër ose më shumë raste me infektion të tipit me kërpurdhë sfungjer vaginale për vite, flet për një vaginit përsëritura (relapsing). Këtu ne rekomandojmë një trajtim të zgjatur me drogë antifungal për të paktën 6 muaj, për shembull. si terapi orale, të marra në lidhje me menstruacionet. Partneri nuk është i rekomanduar të kryeji marrëdhanie derisa të shërohet.

Kur xhelatët dënonin dhe persekutonin në emër të popullit. Aktgjykimi kundër Smajl Haradinajt dhe Lëvizjes Nacional Çlirimtare e Kosovës – Grupi i Deçanit



( Me rastin e vdekjes së veprimtarit dhe atdhetarit, Smajl Haradinaj po shpalosim aktakuzën dhe aktgjykimin e prokurorisë dhe të Gjykatës së Qarkut një Pejë, kundër intelektualëve dhe rinisë revolucionare shqiptare në vitet 80 të shekullit të kaluar.) Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës, Dega e Deçanit ka qenë një organizatë atdhetare e cila kishte synim masovizimin e idesë së çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Aktiviteti i kësaj organizate mbështetej në platformën e Lëvizjes, të cilën shumë kohë më parë e kishte trasuar veprimtari i mirënjohur, atdhetari dhe militanti i çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, me të cilin anëtarët e kësaj Organizate mbanin kontakte dhe merrnin instruksione rreth zgjerimit dhe veprimtarisë konkrete. Kryetari i Organizatës Smajl Haradinaj kishte vepruar në drejtim të masovizimit të organizatës qysh prej vitit 1979. Ai së bashku me Hasan Ukëhaxhajn, Avdullah Hasanmetaj, Drita Kuçin e të tjerë kishin formuar bërthamën e sigurt, e cila për një kohë të shkurtër u masovizua jo vetëm në Deçan e Dukagjin por edhe në Drenicë e më gjerë.

Aktgjykimi kundër Smajl Haradinajt dhe Lëvizjes Nacional-çlirimtare e Kosovës – Grupi i Deçanit. Viti 1981

P. nr. 106/81. “NË EMËR TË POPULLIT “

Gjykata e Qarkut në Pejë, në trupin gjykues të përbërë nga kryetari i gjykatës, Riza Loci, kryetar, gjyqtarit Orhan Basha dhe gjyqtarëve porotë: Pren Veselloviqit, Cvetko Baqeviqi dhe Bajram Blakaj, anëtarë, me pjesëmarrjen e procesmbajtëses Fehime Avdiu, në çështjen juridiko-penale të të akuzuarëve: Ismajl Haradinajt nga f. Gllogjan, Hasan Ukëhaxhaj nga f. Carabreg, Avdullah Hasanmetaj nga f. Strellc i Epërm, Jashar Salihu nga f. Batush, Shkurte-Drita Kuqit nga f. Junik, Xhavit Hoxhës nga Juniku, Dinë Ahmetajt nga f. Gllogjan, Ali Dervishaj nga f. Gllogjan, Nazmi Selmanajt nga f. Gllogjan, Muhamet Haklaj nga f. Isniq dhe Nimon Mustafaj nga f. Gllogjan, të cilët i mbrojnë avoketnit Avdylaziz Daci, Mustafa Radoniqi, Gavrillo Vuleviqi dhe Adem Bajri të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë publike të qarkut në Pejë, PP.nr. 62/81 dhe 112/81, të dt. 20. korrik 1981, për shkak të veprave penale edhe atë:
I akuzuari Nazmi Selmanaj, për shkak të veprës penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore nga neni 131 të LPJ,
i akuzuari Ismajl Haradinaj për veprat penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore nga neni 131 të LPJ, si dhe bashkimit të veprimtari armiqësore, nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 të LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ;
të akuzuarit Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasan¬metaj, Jashar Salihu e Shkurte - Drita Kuqi, për veprat penale të bashkimit për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 të LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 114 të LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ, e cila aktakuzë gjatë shqyrtimit kryesor me dt. 6. gusht 1981, ka pasur ndryshime kështu që janë akuzuar për shkak të veprave penale edhe atë:
I akuzuari Nazmi Selmanaj për shkak të veprës penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore nga neni 131 të LPJ,
i akuzuari Ismajl Haradinaj për veprat penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore nga neni 131 të LPJ, dhe veprës penale të bashkimit për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ;
të akuzuarit Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasan¬metaj, Jashar Salihu dhe Shkurte-Drita Kuqi, për vepër penale të bashkimit për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ, ndërsa
të akuzuarit Xhavit Hoxha, Dinë Ahmetaj, Ali Drvishaj, Muhamet Haklaj dhe Nimon Mustafaj, për vepër penale të bashkimit për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ e të cilën aktakuzë e përfaqësoi Prokurori publik i qarkut në Pejë, Selmon Ukaj, pasi që u mbajt shqyrtimi kryesor verbalo-publik, me dt. 5. dhe 6. gusht 1981, të njëjtën ditë në praninë e përfaqësonjësit të akuzës publike, të akuzuarve, mbrojtësve të tyre dhe interpretuesit të gjykatës mor dhe publikisht

AKTGJYKIM

I akuzuari Ismajl Haradinajt, nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur me 26 mars 1943 në të njëjtin fshat, me profesion arsimtarë i edukatës - fizike pranë shkollës fillore “Drita” në Gramaqel, KK – Deçan.
I akuzuari Hasan Ukëhaxhaj, nga f. Carabreg KK – Deçan, i lindur me 15 mars 1943, në të njëjtin fshat, me profesion profesor i gjuhës shqipe pranë QAMO “Vllëzërit Frashëri” në Deçan.
I akuzuari Avdullah Hasanmetaj, profesor nga f. Strellc i Epërm KK – Deçan, i lindur me 16 mars 1950, në të njëjtin fshat, me profesion profesor i matematikës pran QAMO “Vllëzërit Frashëri” në Deçan.
I akuzuari Jashar Salihu, profesor nga f. Batushë KK – Gjakovë, i lindur me dt. 10 shkurt 1953, në të njëjtin fshat, me profesion profesor i gjuhës angleze pranë QAMO “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ka të kryer Fakultetin Filozofik.
E akuzuara Shkurte – Drita Kuqi, profesoreshë nga f. Junik KK – Deçan, e lindur më 20 shtator 1956, në të njëjtin fshat, me profesion profesoreshë e gjuhës shqipe pranë QAMO “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
I akuzuari Xhavit Hoxha, profesor nga f. Junik KK – Deçan, i lindur me 15 tetor 1952, në të njëjtin fshat, me profesion profesor i gjeografisë pranë QAMO “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ka të kryer Fakultetin e Shkencave Natyrore - Grupi i Gjeografisë.
I akuzuari Dinë Ahmetaj, profesor nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur me 16 nëntor 1947, në të njëjtin fshat, me profesion profesor i gjuhës dhe letërsisë anglo-amerikane.
I akuzuari Nazmi Selmanaj, student nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur me 25 nëntor 1954, në të njëjtin fshat.
I akuzuari Ali Dervishaj, student nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur me 16 shkurt 1960, në të njejtin fshat.
I akuzuari Muhamet Haklaj, arsimtar nga f. Isniq, KK – Deçan, i lindur me 13 prill 1955 në Pejë, arsimtarë pranë QAMO “Vllëzërit Frashëri” në Deçan.
I akuzuari Nimon Mustafaj, arsimtar nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur me 5 gusht 1938 në të njëjtin fshat me profesion arsimtar pranë shkollës fillore në f. Gramaqel, KK – Deçan, ka të kryer Fakultetin e Shkencave Natyrore - Degën e Gjeografisë.

JANË FAJTOR

Kundër të akuzuarit Ismajl Haradinaj përcaktohen këto dënime:
për veprën penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore nga neni 131 të LPJ, dënimi me burg në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vjetësh.
Për veprën penale të bashkimit për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ dënimin me burg në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) vjetësh.
Konform nenit 48 të LPP të akuzuarit Ismajl Haradinaj i shqiptohet dënimi i unifikuar me burg në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë) vjetësh.
Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje,
Të akuzuarin Hasan Ukëhaxhaj me dënim burgu në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) vjetësh. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
Të akuzuarin Avdullah Hasanmetaj me dënim burgu në kohëzgjatje prej 9 (nëntë) vjetësh.
Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
Të akuzuarin Jashar Salihu me dënim burgu në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjetësh.
Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
Të akuzuarën Shkurte-Drita Kuqi me dënim burgu në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vjetësh.
Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
Të akuzuarin Xhavit Hoxha me dënim burgu në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh.
Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
Të akuzuarin Dinë Ahmetaj, me dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh.
Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
Të akuzuarin Nazmi Selmanaj me dënim burgu në kohëz¬gja¬tje prej 5 (pesë) vjetësh.
Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 11 maj 1981 e tutje.
Të akuzuarin Ali Dervishaj me dënim burgu në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh. Në këtë dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10. maj 1981 e tutje. Të akuzuarin Muhamet Haklaj me dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh.
Në këtë dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10. maj 1981 e tutje. Të akuzuarin Nimon Mustafaj me dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 4. qershor 1981 e tutje. Ndaj të gjitha të akuzuarve vazhdohet paraburgimi dhe i njëjti do të zgjas gjersa aktgjykimi të merr formë të prerë.

A R S Y E T IM

Të akuzuarit Ismajl Hajradinaj, Dinë Ahemtaj, Ali Dërvi¬sh¬aj, Nazmi Selmanaj dhe Nimon Mustafaj janë nga fsh. Gllogjan. I akuzuari Nazmi Selmanaj është student i Fakultetit Teknik në Prishtinë, i akuzuari Ali Dervishaj është student i Fakultetit Filozofik – Dega e Filozofisë në Prishtinë, ndërsa të akuzuarit Ismajl Hajradinaj dhe Nimon Mustafaj mësimdhënës pranë shkollës fillore në fshatin Gramaqel. Dinë Ahmetaj është mësimdhënës prannë QAMO-s, “Vllëzrit Frasheri” në Deçan, i akuzuar Hasan Ukëhaxhaj është nga fsh. Carabreg, profesor pranë QAMO-s “Vëllezërit Frasheri” në Deçan, i akuzuari Jashar Salihu është nga fsh. Batushë, punon si profesor pranë QAMO-s “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ndërsa Shkurte-Drita Kuqi, është nga fsh. Junik, e punon si profesoreshë pranë QAMO-së “Xhevdet Doda” në Prishtinë, i akuzuari Xhavit Hoxha po ashtu është nga fsh. Junik, e punon si profesor pranë QAMO-s “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, i akuzuari Muhamet Haklaj është apsolvent i Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matemati¬kore e punon pranë QAMO-s “Vëllezërit Frashër” në Deçan. Kah fundi i vitit 1979 i akuzuari Ismajl Haradinaj fillon të shpreh qëndrim armiqësor ndaj shtetit dhe sistemit tonë vet¬ë¬qe¬¬ve¬risës për çfarë edhe fillon të kontaktoi me personat të ndryshëm me qëllim të krijimit të bashkëmendimtarëve të idesë së vet, e njëherit tenton që të gjejë mundësi që të vijë në kontakt me Jusuf Gërvallën, përndryshe nga f. Dubovik e ish gazetar i “Rilindjes” i cili është i arratisur në RF të Gjermanisë prej kah edhe vepron në mënyrë anti-jugosllave dhe armiqësore. Duke qenë i njoftuar për veprimtarinë e tij armiqësore anti jugosllave e me qëllim të vënies së kontaktit me të për koordinimin e përbashkët të punës armiqësore në fillim të vitit 1980, nëpërmjet të të akuzuarit Nazmi Selmanaj vë kontakt (...) me te, në atë mënyrë që të akuzuarit Nazmi i jep një letër në të cilën shpreh disponimin e vet armiqësor (...). I akuzuari Nazmi me të shkuar në RF të Gjermanisë, pasi që më parë ka qenë i njohur me adresën e tij, kontakton me Jusuf Gërvallën, i dorëzon porosinë-letrën dhe prej tij merr instrukcione verbale që t’ia përcjell të akuzuarit Ismajl për veprimtari armiqësore (...) duhet të formoi “Komitetin e vendit” prej 5 anëtarësh me ç’rast i jep edhe instrukcionet e para lidhur me personat se kush ishte dashtë që të bëjë pjesë në Komitetin e vendit. Sipas mendimit të Jusuf Gërvallës në komitet duhet të marrin pjesë të akuzuarit: Ismajl Haradinaj, Nimon Mustafaj, Nazmi Selmani dhe dy hoxhallarë, imami i f. Drenovc dhe një hoxhë nga Gjakova. Njëherit i jap edhe “Statutin” e “Programin e “Levizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës” që t’ia dorëzon të akuzuarit Ismajl Haradinaj dhe të veprojë në bazë të tij. Po ashtu i jap edhe instrukcione tjera lidhur me formimin e organizatës, mënyrën e veprimit të organizatës, nivelin e konspiracionit, mënyrën e furnizimit me material armiqësor dhe udhëzime tjera.

I akuzuari Ismajl fillon të veproi në drejtim të gjetjes së bashkëmendimtarëve të vet, personave të përshtatshëm për punë armiqësore, kështu që kontakton me të akuzuarit Hasan Ukëhaxhajn dhe Dinë Ahmetaj, të cilët shprehin gatishmërinë për veprimtari të tillë, por bisedon edhe me persona të tjerë.
Në të kthyer nga RF e Gjermanisë i akuzuari Nazmi Selmanaj i përcjell të akuzuarit Ismajl porosit dhe instrukcionet e Jusuf Gërvallës si dhe ia dorëzon “Statutin” dhe “Programin” e “Lëvizjes Nacionalçlirimtare” të Kosovës, si dhe dy revista armiqësore dhe anti-jugosllave “Lajmëtari i lirisë” organi organizatës të Lëvizjes nacionalçlirimtare të Kosovës.
Pas marrjes së këtyre instrukcioneve dhe materjalit të përmendur, “Statutin” dhe “Programin” e “Lëvizjes nacionalçli¬ri¬mtare të Kosovës” së pari e shqyrton dhe analizon të akuzuarit Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Nazmi Selmanaj dhe Dinë Ahmetaj, edhe atë në shtëpinë e të akuzuarit Dinë. Sipas porosisë së Jusufit bëjnë bisedë me të akuzuarin Nimon Mustafaj, e njoftojnë me “Statut” dhe “Programin” e “Levizjes nacionalçli¬ri¬mtare të Kosovës” i përcjellin porositë e Jusuf Gërvallës dhe i shtrojnë për detyrë që të kontakton dhe ta angazhoj Hafizin-hoxhë, të cilën detyrë e pranon, kështu që pas 3-4 ditësh shkon në Gjakovë, gjen momentin e përshtatshëm për bisedë me Hafizin, i parashtron qëllimin e ardhjes së tij, mirëpo nuk arrin ta bind për shkak se i njëjti refuzon. Për këtë e njofton të akuzuarin Ismajl. Për të akuzuarit Ismajl dhe Hasan kanë qenë të pa pranueshme me bazat “Marksiste” që anëtarë të Komitetit të jenë hoxhallarët, kështu që në këtë drejtim të akuzuarit Ismajl e sidomos i akuzuari Hasan Ukëhaxhaj është angazhuar që të gjejnë njerëz të përshtatshëm për komitet, në këtë drejtim angazhon të akuzuarin Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihun dhe Shkurte-Drita Kuçin, kështu që pasi që i gjejnë njerëzit e përshtatshëm, e pasi që më parë vendosin që për shkak të qëndrimit jo konsekuent që të akuzuarin, Dinë Ahmetaj mos ta angazhojnë si anëtarë të komitetit por edhe më tej të ngel hallkë e tyre.

Pasi që bëhen përgatitjet paraprake në korrik të vitit 1980 në shtëpinë e të akuzuarit Ismajl mbahet mbledhja e parë konstitu¬i¬ve e ”Komitetit të vendit”, në të cilën mbledhje përveç që përpu¬no¬het “Statuti” dhe “Programi” i “Lëvizjes Nacionalçli¬ri¬m¬¬t¬¬a¬re të Kosovës” të akuzuarit të pranishëm me atë rast për çështje kons¬pi¬rative marrin edhe pseudonimet përkatëse kësh¬t¬u¬¬¬ që i aku¬zu¬ari Ismajl merr pseudonimin “Ora”, i akuzuari Hasan Ukëhaxhaj “Drini” Avdullah Hasanmetaj “Shpati” Jashar Salihu “Shigjeta” dhe Shkurte - Drita Kuqi pseudonimin “Guri”. Pas formi¬mit të “Ko¬mitetit të vendit” në këtë mbledhje, anëtarët e komitetit marrin detyra konkrete që të furnizohen me material propa¬ga¬ndues e anti-jugosllave, të njëjtin ta lexojnë dhe këtë organizatë ilegale dhe armiqësore ta masovizojnë edhe atë në atë mënyrë që secili anëtarë i komitetit është dashtë që t’i formoj hallkat e veta, pasi që më parë t’i njoftojnë me qëllimin e kësaj organizate. Me qëllimin e masovizimit të kësaj organizate është dashtë që edhe hallka të (...) treshet e tyre e kështu me radhë e në rast se krijohet një numër i madh hallkash atëherë mund të for¬mo¬het komiteti i vendit të posaçëm. Hallkat është dashtë mun¬dë¬sisht që të përfshihen edhe jashtë territorit të Komunës së Deçanit.
Pas formimit të komitetit të vendit e me qëllim të thellimit të mëtejmë të aktivitetit armiqësor kontrarevolucionar dhe me qëllim të njoftimit të drejtpërdrejtë me Jusuf Gërvallën si dhe marrjes së instrukcioneve konkrete dhe të drejtpërdrejta, i akuzuari Ismajl Haradinaj shkon në RF të Gjermanisë ku qëndron disa ditë te Jusuf Gërvalla, në ç’rast njoftohet nga Jusufi se komiteti i vendit është pranuar nga RPS e Shqipërisë se kjo organizatë po ashtu është e përmbajtur nga RPS e Shqipërisë dhe se kontaktet mbahen nëpërmjet të një prsoni nga ambasada shqiptare në Vjenë.
Gjatë qendrimit të tij në RF të Gjermanisë është njoftuar në detaje me punën kontrarevolucinare dhe armiqësore të Jusuf Gërvallës është njoftuar se i nëjti boton revistën armiqësore anti-jugosllave “Lajmëtari i lirisë”, është njoftuar edhe me Ibrahim Kelmendin nga f. Llabjan KK – Pejë, i cili po ashtu vepron në mënyrë armiqësore kundër shtetit dhe sistemit tonë vetëqeverisës udhëheqë organizatën armiqësore “Fronti i kuq popullore” e organ i secilës organizatë është revista “Bash¬k¬i¬mi”. Përveç këtyre njoftimeve i akuzuari Ismajl merr edhe detyra konkrete se si duhet vepruar organizata në të ardhmen sikurse rreth përgatitjes së personave të përshtatshëm për veprimtari armiqësore, masovizimit të organizatës, furni¬zi¬mit me material propagandistik si dhe çështjes së konspira¬ci¬onit, i jap për detyrë që të mbledh sa më shumë shënime dhe të dhëna që kishin me pas për qëllim kompromi¬ti¬min e shtetit dhe sistemit tonë dhe që kishin për tu botuar në revistat ilegale e tj. Gjatë qëndrimit të tij në RF të Gjermanisë kanë qenë edhe bijtë e tij Naimi dhe Nasimi të cilët po ashtu janë furnizuar në mënyrë armiqësore, më vonë kanë sjell nga RF e Gjermanisë për qëllime të veprimtarisë së organizatës dy toki-voki, një palë dylbi, 300 fletushka “Lajmëtari i lirisë” dhe material tjetër, nga shkolla QAMO në Deçan së bashku me disa shokë të tyre vjedhin dy shaptilograf për shumëzimin e materialeve propaga¬ndi¬stike, formojnë grupin armiqësor e kundërrevolucionar “Shqi¬p¬o¬¬nja” i cili gjatë vitit 1981 ndërmerr aksione konkrete sikurse rreth shpërndarjes së trakteve, pamfleteve, shlyerjes së emërtimeve të rrugëve që mbajnë emrat e heronjve të kombësisë serbe dhe malazeze etj.
Kah fundi i muajit shtator të vitit 1980 i akuzuari Ismajl Haradinaj konvokon mbledhjen e dytë të “Komitetit të vendit” edhe atë në një livadh afër stacionit të autobusëve në Gjakovë, në të cilën mbledhje marrin pjesë të gjithë anëtarët e komitetit përveç të akuzuarit Jashar, i cili në ndërkohë shkon në shërbimin ushtarak. Në mbledhjen e dytë të komitetit të vendit përveç që bëhet vlerësimi i punës së anëtarëve të komitetit nga mbledhja e parë, zgjidhet edhe udhëheqja, kështu që të akuzuarit Ismajl Haradinaj i besohet posti i kryetarit të komitetit, të akuzuarit Hasan Ukëhaxhaj posti i sekretarit, të akuzuarit Avdullah posti i arkëtarit ndërsa të akuzuara Shkurte Kuçi dhe i akuzuari, Jashar Salihu ngelin anëtarë të komitetit.
Në këtë mbledhje përcaktohet edhe anëtarësia e anëtarëve të organizatës, e cila kap lartësinë prej 100 dinarësh në muaj për çdo anëtarë, e të cilën anëtarësi është dashtë që ta mbledhë i akuzuari Avdullah Hasan¬metaj – arkëtar, të mbajë evidencën përkatëse edhe atë sipas pseudonimeve. Anëtarë¬si¬në është dashtë që ta dorëzojnë udhëheqësit e tresheve për hallkat e tyre. Anëtarësia është dedikuar për shpenzimet rreth siguri¬mit të materialit propaga¬n¬d¬i¬stik, shpenzimeve të ndryshme lidhur me veprimtarinë armiqë¬s¬o¬re si dhe eventualisht për mba¬jt¬jen e familjeve të personave të paraburgosur për vepri¬m¬t¬ari armiqësore etj.
Në muajin tetor të vitit 1980 i akuzuari Ismajl Haradinaj konvokon mbledhjen e tretë të komitetit të vendit në shtëpinë e vet në f. Gllogjan në të cilën mbledhje marrin pjesë përveç të akuzuarit Ismajl edhe të akuzuarit Hasan dhe Avdullah, pra nuk marrin pjesë i akuzuari Jashar i cili ka qenë në shërbimin ushtarak dhe e akuzuara, Shkurte. Në këtë mbledhje përveç vlerësimit të punës së anëtarëve të Komitetit rreth angazhimit të personave në këtë organizatë vendoset që i akuzuari Xhavit të angazhohet si hallkë e të akuzuarit Jashar, i cili përndryshe pas bisedave që ka bërë me te është bërë anëtar i organizatës ilegale armiqësore, merr pseudonimin “Pushka” dhe paguan anëtarësinë për 5 muaj. Në mungesë të të akuzuarit Jashar kontaktet me të aku¬zu¬arin Xhavit është dashtë që t’i bëjnë të akuzuarit Ismajl dhe Hasan dhe të njëjtit i përcaktohet si detyrë që të mbledhë sa ma shumë shënime lidhur me paraburgimet e personave të ndry¬sh¬ëm e sidomos të atyre për veprimtari armiqësore si dhe shëni¬m¬e¬¬ve tjera të cilat kishin me u botuar në botën e jashtme e me qëllim të kompromitimit të shtetit dhe sistemit tonë vetëqeverisës.
Për shkak të veprimtarisë propaganduese, meqë në bibliotekën e shkollës QAMO-s “Vëllezërit Frashër” në Deçan janë gjetur revista anti-jugosllave, i akuzuari Hasan Ukëhaxhaj që nga dt. 6 dhjetor 1980 gjerë me 5 shkurt 1981 ka qenë në vuajtjen e dënimit sipas aktvendimit të gjyqtarit për kundërva¬jtje, atëherë kah fundi i muajit shkurt të vitit 1981, konvokohet mbledhja e katërt të “Komitetit të vendit” e cila mbahet në një qebaptore në Gjakovë, në të cilën mbledhje përveç të akuzuarit Ismajl morën pjesë edhe të akuzuarit Hasan dhe Avdullah. Në këtë mbledhje i akuzuari Hasan raporton lidhur me sjelljet e tij gjatë vuajtjes së dënimit, sjelljes së tij para organeve të sigurimit shtetëror, përshtypjet nga vuajtja e dënimit etj., vlerësohet në tërësi aktiviteti i organizatës – “Komitetit të vendit” kështu që për qëllim të thellimit të veprimtarisë armiqësore koordinimit të punës me Jusuf Gërvallën vendoset që i akuzuari Avdullah Hasanmetaj të shkojë në RF të Gjermanisë në mënyrë që personalisht të kontaktoi me Jusuf Gërvallen dhe nga ai të merr instrukcione, udhëzime dhe detyra konkrete dhe materiale propagandues dhe armiqësore. Mirëpo, për shkak të ngjarjeve që pasojnë që nga 11 marsi i vitit 1981 e tutje si dhe disa problemeve familjare i akuzuari Avdullah këtë detyrë nuk arrin ta realizojë.

Me qëllim të realizimit të detyrave që i parashtron organizata ilegale dhe armiqësore e përmendur si dhe detyrat që rezultojnë nga “statusi dhe programi i lëvizjes nacionalçli¬ri¬m¬tare të Kosovës, të akuzuarit përveç veprimeve të sipërpër¬shkruara kanë ndërmarr edhe këto veprime:
I akuzuari Ismajl Haradinaj, vepron me intensitet rreth pro¬p¬a¬¬gandimit dhe gjetjes të personave të përshtatshëm për veprimtari ar¬mi¬qësore, për masovizimin e organizatës, konta¬k¬ton me nje¬r¬ëz, në mes tjerëve edhe me Bajram Gashin, i cili jo vetëm që bëhet anëtar por edhe angazhon një numër njerëzish, nga territori i ko¬mu¬nave tjera. Angazhohet dhe furnizo¬het me ma¬terial me për¬mbajtje armiqësore dhe të njëjtin t’iu jep në lexim anëtarëve tjerë.
I akuzuari Hasan Ukëhaxhaj përveç që me influencën e vet ka angazhuar të akuzuarit Avdullah, Jashar dhe Shkurte e të cilët janë edhe anëtarë të komitetit, si hallkë të vetën angazhon edhe të akuzuarin Muhamet Haklajn, nëpërmes të akuzuarit Nazmi Selmanaj një punim letrar Jusuf Gërvallës për ta botuar në fletushkën “Lajmëtari i lirisë”. Me qëndrimet kategorike arrin që ke akuzuari Dinë Ahmetaj të forcojë qëndri¬min armiqësor ndaj shtetit dhe sistemit tonë vetëqeverisës. Përveç që furnizohet dhe lexon material me përmbajtje armi¬qësore, të njëjtin e shpërndan nëpër hallkat e veta dhe personat tjerë dhe në mënyrë bindëse ndikon edhe të anëtaret tjerë dhe aktivisht punon në angazhimin e personave tjerë për veprimtari armiqësore.
Së bashku me të akuzuarin Ismajl dhe Avdullah merr pjesë ak¬¬ti¬ve në të gjitha mbledhjet e komitetit dhe është i njoftuar me të gjitha ecuritë dhe veprimet armiqësore të anëtarëve të komitetit.
I akuzuari, Avdullah Hasanmetaj përveç aktivitetit të tij në kuadër të komitetit, pjesëmarrjes në të gjitha mbledhjet, pranimi i detyrave konkrete, me pedanteri dhe përpikëri mbanë evide¬n¬c¬ën sipas pseudonimeve të pagesës së anëtarësive nga ana e anëta¬r¬ë¬¬ve të organizatës dhe formon-angazhon si hallkë të vetën Bi¬s¬l¬im Bajramin nga Mitrovica, i cili në territorin e Mitrovicës for¬m¬on treshin e vetë armiqësor. Bislim Bajrami merr pseudo¬ni¬min “Besniku”. Më tej tenton që si hallkë ta angazhojë edhe Zade Kuqin.
I akuzuari Jashar Salihu edhe pse pas formimit të “Komitetit të vendit”, pasi që është bërë anëtar i tij pas ca ditësh ka shkuar në shërbimin ushtarak, dhe mundësia e tij për veprimtarinë më të madhe armiqësore objektivisht ka qenë e kufizuar, megjithatë duke shfrytëzuar format e ndryshme të kontakteve me personat e ndryshëm arrijnë që si hallkë ta angazhon të akuzuarin Xhavit Hoxhën, i cili merr pseudonimin “Pushka” të njëjtit i jep detyra konkrete mirëpo e udhëzon që në mungesë të tij të kontaktojë me të akuzuarit Ismajl dhe Hasan, angazhohet me gjetjen e perso¬nave të përshtatshëm dhe të krijoj bashkëmendimtar e njëherit furni¬z¬o¬¬het edhe lexon materjal me përmbajtje armiqësore.
E akuzuara Shkurte-Drita Kuqi, përveç aktivitetit të lartë cekur me qëllim të realizimit të detyrave që rezultojnë nga Statuti dhe programi i organizatës si dhe vendimeve të marra nga “Komiteti i vendit” si hallka të veta angazhon Haxhi Haxhiun nga f. Batushë i cili merr pseudonimin “Shpejtonvala” dhe Hidajete Shabanin nga f. Perlepnicë KK – Gjilan e cila merr pseudonimin “Ylli”. Angazhimin e personave të përmendur e bënë pasi që më parë iu shpjegon dhe ju jap në lexim Statutin dhe “Programin” e kësaj organizate. Në fazën hetimore një ekzem¬plar i “Statutit” është gjet në shtëpinë e Hidajete Shabanit.
I akuzuari Xhavit Hoxha me qëllim të realizimit të detyrave që rezultojnë nga statuti bënë biseda të dëmshme me personat e ndryshëm nga territori i Gjakovës e gjetiu me qëllim të përfitimit të tyre, nëpërmjet personave të ndryshëm mbledh shënime lidh¬ur me paraburgimet si dhe shënimet për ngjarjet e ndryshme të ci¬lat janë të drejtuara kah kompromitimi i shtetit dhe sistemit tonë.
I akuzuari Dinë Ahmetaj edhe pse që nga fillimi dhe para formimit të “Komitetit të vendit” ka qenë i njoftuar me statut dhe program të organizatës në fjalë, ka pasur të njohur në tërësi qëllimet kryesor të kësaj organizate, në fillim nuk është i vendo¬sur në veprimtari armiqësore për çfarë edhe heshtazi eleminohet që të jetë anëtarë i komitetit mirëpo pas bisedave dhe bindjeve permanente i njëjti riaktivizohet dhe në këtë drejtim angazhon si hallka të veta Emrush Lokaj dhe Sylë Xhaferajn, të cilët edhe marrin pseudonime “Drini 1” dhe “Drini 2”.
I akuzuari Ali Dervishaj si anëtarë i organizatës e me qëllim konspiracioni merr pseudonimin “Blini” si dhe hallkë të vetën angazhon Isa Jasiqin.
I akuzuari Muhamet Haklaj si anëtar i organizatës ilegale dhe armiqësore vepron me pseudonimin “Korabi” dhe tenton që si hallkë të vetën ta angazhojë Qazim Kuklecin mirëpo në këtë drejtim nuk ia arrin qëllimit.
I akuzuari Nimon Mustafaj për veprimtari armiqësore të organizatës në fjalë ka qenë i njohur qysh në fillim edhe para se të formohet “Komiteti i vendit”, meqë në fillim tenton për ta angazhuar si hallkë Hafiz Idrizin – hoxhë në Gjakovë, mirëpo te i njëjti nuk ka patur sukses. Para se të ndërmerret aksioni rreth përpilimit dhe shpërndarjes së trakteve, afisheve dhe parullave në Deçan dhe fshatrat përreth nga ana e Ali Selmanaj, ka qenë i njoftuar se të njëjtit dispononin për qëllime armiqësore me makinë shtypi, shaptilograf etj. Dhe se iu korrigjon testin të disa afisheve dhe parollave, e të cilat më vonë shpërndahen në Deçan dhe disa fshatrave përreth.
Të gjithë të akuzuarit jo vetëm që kanë lexuar material me për¬¬m¬b¬ajtje armiqësore por edhe është dashtë që të interesohen për furnizimin me material të tillë dhe pas leximit dhe shpë¬r¬ndarjes.
Gjendja e fakteve e sipërpërmendur është verifikuar në bazë të mbrojtjeve të të akuzuarve, deponimit të dëshmitarit Ibrahim Mustafaj, procesverbaleve mbi përkufizimin dhe vërtetimet për hyrje në banesë dhe lokalet tjera të dt. 10 prill dhe 10 maj 1981, e që kanë të bëjnë me shtëpitë e të akuzuarëve Ismajl Ha¬r¬a¬¬dinaj dhe Avdullah Hasanmetaj “Statutit dhe programit të lë¬vi¬z¬jes nacionalçlirimtare të Kosovës”, evidencës lidhur me mble¬dhjen e anëtarësisë së anëtarëve të organizatës, letrës së dër¬guar nga ana e Jusuf Gërvallës, të akuzuarit Ismajl Haradinaj e të nënshkruar me pseudonimin “Kerturi” si dhe në bazë të foto¬doku¬emntacionit H. nr. 152 dhe 157/81.
Sipas mbrojtjes së të akuzuarit Ismajl Haradinaj pa mëdyshje është vërtetuar rrethana se i njëjti me qëllim të intensifikimit të veprimtarisë së vetë armiqësore nëpërmjet të akuzuarit, Nazmi Selmanaj ka vu kontakte me Jusuf Gërvallën në RF të Gjerma¬nisë dhe nga ai, po ashtu nëpërmjet të akuzuarit Nazmi Selmanaj është furnizuar me “Statut dhe program të lëvizjes nacionalçli¬ri¬m¬tare të Kosovës” me fletushka ilegale dhe armiqësore si dhe me instrukcione dhe porosi verbale lidhur me punën e mëtej¬sh¬me sikurse me rastin e formimit të “Komitetit të vendit” dhe veprimtarisë së më tejshme armiqësore të tij. Në këtë drejtim po ashtu në bazë të mbrojtjes së të akuzuarit Ismajl dhe mbrojtjes së të akuzuarit Nazmi Selmanaj është vërtetuar se i akuzuari Ismajl gjatë verës së vitit 1980, ka qenë në Gjermani ku ka qëndruar tek Jusuf Gërvalla, me ç’rast detalisht është njoftuar me veprimtarinë armiqësore të tij dhe Ibrahim Kelmendit, ndërsa në biseda që kanë pasur ka marrë këshilla, udhëzime, instrukcione lidhur me punën e mëtejshme të organizatës ilegale duke filluar sikurse në aspektin e furnizimit me material, dety¬rave angazhimeve, konspiracionit e gjerë ke aksionet konkrete.
Në bazë të mbrojtjes së të akuzuarit Nimon Mustafaj, është vërtetuar rrethana që i njëjti ka tentuar që të angazhojë në vepri¬mtari armiqësore Hafiz Idrizin, i cili përndryshe ka qenë imam i një xhamije në Gjakovë, si dhe dështimi për angazhimin e tij.
Rrethana lidhur me konstituimin e “Komitetit të vendit”, mbledhjeve të mbajtura, aktivitetit konkret të antarëve të komitetit janë vërtetuar në bazë të mbrojtjeve të të akuzuarëve Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihut dhe Shkurte-Drita Kuqit.
Në bazë të letrës të cilën ia ka dërguar Jusuf Gërvalla me pseudonimin “Merturi” të akuzuarit Ismajl Haradinaj në mënyrë më bindëse verifikohet bashkëpunimi dhe lidhja në mes tyre.
Në bazë të listave të cilat i ka mbajtur i akuzuari, Avdullah Hasanmetaj lidhur me pagimin e anëtarësisë nga ana e anëtarëve të organizatës është vërtetuar rrethana lidhur me pjesëmarrjen e të akuzuarve në aktivitetin armiqësor, pseudonimet e tyre etj.
Sa i përket karakterit që ka pasur organizata ilegale dhe armiqësore e formuar nga të akuzuarit dhe komitetit të vendit i njëjti është vërtetuar në bazë të statutit në të cilin në mënyrë shprehimore është caktuar qëllimi i kësaj organizate e i cili është i shprehur në baza të irredentizmit – shkëputjes së territorit të KSA Kosovës dhe viseve tjera të banuara me shqiptarë dhe bashkimit me RPS të Shqipërisë. Në këtë drejtim sipas (...) parashihet: “qëllimi i parë dhe i vetmi i LNÇK është çlirimi shoqëror e kombëtar i Kosovës (me të gjitha viset shqiptare në Jugosllavi dhe bashkimi me vendin amë)”. “LNÇK është pararojë e luftës për çlirimin social nacional nga Jugosllavia dhe për bashkimin me vendin amë Republikën Socialiste Popullore të Shqipërisë”. Poashtu, në bazë të statutit të organizatës së përmendur janë paraparë mënyra dhe kushtet se si dhe në ç’mënyrë duhet vepruar në realizimin e qëllimeve të përcaktuara si dhe aspekti financiar i organizatës në fjalë.
Po ashtu edhe programi i organizatës në fjalë ven në pah karakterin nacionalist, irredentist dhe kontrarevolucionar dhe është i drejtuar kundër unitetit bashkëjetesës në KSA të Kosovës dhe RSFJ e po ashtu më qëllim kryesor të shkëputjes të KSA të Kosovës dhe viseve tjera të banuara me shqiptar dhe bashkimit të këtyre viseve më RPS të Shqipërisë.
Në bazë të procesverbaleve mbi përkufizimin e shtëpive se të akuzuarve Ismajl Haradinaj dhe Avdullah Hasanmetaj si dhe materialit më karakter armiqësor i cili është gjetur te ata, është vërtetuar rrethana lidhur me furnizimin e tyre me materiale që kanë shërbyer për realizimin e qëllimeve të parapara me statutin dhe programin e organizatës në fjalë. Mbrojtjet e të akuzuarve lidhur me shkaqet-motivet të cilat gjoja i kanë shtyrë për veprimtari armiqësore, se nuk e kanë kuptuar sa duhet apo nuk janë pajtuar me qëllimin kryesor të organizatës ilegale armiqësore që rezulton nga statuti, se organizata ka qenë jetëshkurtër dhe nuk ka pasë ndonjë veprimtari të dendur armiqësore, nuk mund të aprovohen sepse nuk përkojnë më gjendjen faktike dhe se janë të orientuara në zbutjen e përgjegjësisë juridiko-penale, njëherit të njejtat janë edhe të palogjikshme, sepse në mënyrë të padyshimtë është e vërtetuar se anëtarët e “Komitetit të vendit” si dhe pjesëtarët tjerë të organizatës para se të bëhen anëtar kanë lexuar dhe kanë qenë të njoftuar me statut dhe program e mandaj kanë dhanë pëlqimin që të jenë anëtar të kësaj organizate duke mos shprehë ndonjë vërejtje. Prandaj, duke u gjetur në praninë e rrethanës së kanë qenë të njoftuar më statut dhe program më parë, e duke patur parasysh shkallën e arsimimit të të gjithë të akuzuarëve (nëntë prej të akuzuarëve janë punëtor arsimi me kualifikime të larta) ose superiore ndërsa dy student) atëher rezulton më pa mëdyshje se që të gjithë mirë e kanë kuptuar statutin, programin, qëllimin e organizatës kanë dhanë pëlqimin e se pajtohen me qëllime të tilla duke u bërë anëtar dhe në atë drejtim me anëtarësimin e tyre kanë shprehur vullnetin në realizimin e qëllimeve të përcaktuara e që rezultojnë nga statuti dhe programi. Pra, për këto arsyera ne këtë drejtim mbrojtet e tyre nuk mund të aprovohen.

Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e sipërpërmendura mënyrën e organizimit të organizatës ilegale dhe armiqësore, karakterin e saj irredentist dhe kundër revolucionar si dhe rretha¬nën që në KSA të Kosovës në muajt mars, prill dhe maj janë shkaktuar demonstratat armiqësore e që paraqesin pjesë përbërëse të veprimit të organizuar të armikut të brendshëm dhe të jashtëm nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, qëllimi i kësaj organizate dhe veprimtarisë së të akuzuarve është rrënimi i rendit kushtetues, rrezikimit të integritetit dhe sovranitetit të RSFJ e shprehur nëpërmes të shkëputjes së KSA të Kosovës dhe viseve të banuara me shqipëtar dhe bashkimit të këtyre viseve me RPS të Shqipërisë, prandaj duke pasë parasysh të gjitha këto rrethana kjo gjykatë gjen se në veprimet e të akuzuarve përmbahen të gjitha elementet e veprave penale për të cilat kanë akuzuar të akuzuarit dhe se të njëjtit janë penalisht përgjegjës.
Duke vendosur lidhur me lartësinë e dënimit gjykata i ka vlerësuar në mënyrë të hollësishme të gjitha rrethanat e parapara me nenin 41 të LPJ, të cilat ndikojnë në lartësinë e dënimit kështu që ndaj të akuzuarve: Ismajl Haradinaj si rrethana lehtësuese gjeti gjendjen familjare se është babë i 5 fëmijëve, (...), ndaj të akuzuarit Hasan Ukëhaxhaj si rrethana lehtësuese gjeti gjendjen familjare se është babë i 5 fëmijëve (...); andaj të akuzuarit Avdullah Hasanmetaj si rrethanë lehtësuese: gjendjen familjare është baba i 3 fëmijëve, më parë i pa dënuar, (...) ndaj të akuzuarit Jashar Salihut si rrethanë lehtësuese gjeti: vetëm rrethanën se më parë nuk ka qenë i dënuar; ndaj të akuzuarës Shkurte-Drita Kuqit si rrethanë lehtësuese se më parë nuk ka qenë e dënuar dhe moshën e saj relativisht të re; ndaj të akuzuarit Xhavit Hoxhës si rrethanë gjete se nuk ka qenë i dënuar ndaj të akuzuarit Dinë Ahmetaj si rrethanë lehtësuese gjeti gjendjen e tij familjare, është baba i 2 fëmijëve si dhe i pa dënuar më parë, ndaj të akuzuarit Nazmi Selmanaj si rrethanë lehtësuese i pa dënuar ndaj të akuzuarit Ali Dervishaj si rrethanë lehtësuese gjeti moshën e tij të gjendjen familjare është babë i 2 fëmijëve, ndaj të akuzuarit Muhamet Haklaj si rrethanë lehtësuese gjeti jo dënuashmërinë e tij të më parshme dhe gjendjen e varfër ekonomike ndërsa ndaj të akuzuarit Nimon Mustafaj gjeti si rrethanë lehtësuese gjeti gjendjen familjare, është baba i 6 fëmijëve, gjendjen e varfër ekonomike si dhe jo denuashmerinë e tij të ma parshme.
Ndaj të të gjithë të akuzuarëve si rrethana posaçërisht rënduese nuk është gjetë asnjë rrethanë. Mirëpo duke pasur parasysh intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore, shkallën e përgj¬e¬gjë¬sisë penale dhe peshën e veprave të kryera penale e sidomos duke vlerësuar volumin e aktivitetit armiqësor të çdo të akuzuari, veprimtarinë konkrete të secilit prej tyre në kontestin e pranisë së rrethanës së nivelit të arsimimit të të akuzuarve si dhe pasojave të veprimtarisë të organizuar armiqësore nga armiku i brendshëm dhe i jashtëm që nga muaji mars e këndej i këtij viti atëherë gjykata pruri bindje se vetëm me dënimet e shqiptuara si në dispozitiv të këtij aktgjykimi mundë të arrihet qëllimi i dënimit i paraparë me nenin 33 të LPJ, dhe se dënimet e shqiptuara u përgjigjen intensitetit të rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallës së përgjegjësisë penale të të akuzuarve.
Konform nenit 353 al. 1 të LPP, ndaj të akuzuarve Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihu, Shkurte-Drita Kuqi dhe Nazmi Selmanaj iu vazhdua paraburgimi dhe i njëjti do të ju zgjas gjersa aktgjykimi të merr formën e prerë, ndërsa konform nenit 353 al. 2 lidhur me al. 6 të LPP, ndaj të akuzuarve Xhavit Hoxhës, Dinë Ahmetaj, Ali Dërvishaj, Muhamet Haklaja dhe Nimon Mustafaj vazhdohet paraburgimi dhe i njëjti do të zgjas gjersa aktgjykimi të merr formën e prerë meqë për vazhdimin e paraburgimit ekzistojnë kushtet e parapara nga neni 191 al. 2 pika 3 e 4 të LPP, sepse ekziston rreziku që të akuzuarit të vazhdojnë me veprimtari inkriminuese armiqësore dhe se duke pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale si dhe rrethanave nën të cilat është kryer vepra, me gjetjen e tyre në liri kishte me u shkaktuar shqetësimi i opinionit publik.

(...) Nga Gjykata e Qarkut në Pejë,
Me dt. 6 gusht 1981.
P. nr. 106/81.
Procesmbajtësja, Fehime Avdiu d.v
Kryetari i Trupit Gjykues Riza Loci d.v

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...