Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/10

Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit


                    Mr,.sc.Shkodran  Cenë Imeraj


Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosja në Isniq e familjeve të para

Në fund të shekullit XV, në qendrën e sotmet të Isniqit, u vendosën Familja Çetaj, Familja Blakaj, Familja e Bojku dhe pas një kohë në këtë pjesë u vendosën edhe djemtë e Familjes së Lekë Vukës. Familja e Çetajve dhe Familjet e djemve të Lekë Vukës i takonin fisit të Shalës.

Familja e Bojku, u vendos në juglindje të fshatit, rreth 100 metra larg qendrës së sotme të Isniqit. Kjo familje në këtë kohë kishte tri (3) shtëpi.

Familja e Blakajve ishte vendosur pak më larg së Familja e Bojku në anën jugore dhe numëronte gjithsej tri (3) shtëpi.

Familja e Çetajve, u vendos në anën jugperëndimore të qendrës së Isniqit, afër 100 metra larg nga qendra e sotme e Isniqi. Kjo familje kishte gjithsej dy (2) shtëpi.

Me lëvizjen e familjeve Çetaj, Blakaj, Bojku dhe të Lekë Vukës, dhe shpritjes nga pjesa kodrinore-malore dhe vendosja në tokën pjellore në rrafsh, ata fillaun që të punonin tokën dhe të bënin hapjen e tokave të reja të punës. Në fillim të shekullit XVI, trualli i moçëm i familjes së Lekë Vukës, u trashëgua nga djemtë e tije, Nika, Preka dhe Cana.

Pas vendosjes në Isniq, të djemve të Lekë Vukës, familja e Nikë Lekës, u vendos në perëndim të qendrës së fshatit, aty ku sot gjendet trualli i Familjes Imeraj dhe i Familjes Maksutaj. Po ashtu Familja e Canë Lekës, djali tjetër të Lekës, u vendos në veri të qendrës së fshatit Isniq, në afërsi ku sot gjendët trualli i Familjes së Tafajve. E djali tjetër i Lekë Vukës, Preka me familjen e tije, u vendos në disa metra larg familjes së të vëllait Canës, aty ku sot gjinden trualli i Familjes Sinanaj, Mehmetaj dhe Ahmatajve.

Djemtë e Lekë Vukës, patën një shtim shumë të madh, nga familje e tjera në fshat por edhe me gjerë. Ky shtim i madh, i detyroi pasardhësit e Lekë Vukës, që të ndahen në familje me të vogla.

Një shtim të madh të familjes pati edhe Mujë Nika (nipi i Lekë Vukës – në breza Nikë Lekë, Lekë Vuka), ku djemtë e tije Dema, Imeri, Meha dhe Ibra ishin punëtorë shumë të mëdhenj. Pas një kohë, u ndanë edhe djemtë e Demë Mujës (Rexha, Halili, Hajdari dhe Ahmeti), ndahen në dy familje. Hajdari si me i madhi mbeti bashkë me vëllezërit e tjerë Halilin dhe Ahmetin ndërsa Rexha mbeti i vetëm me familjen e tijë. Edhe pse trualli i moçëm u nda në pjesë të barabarta, Hajdar Dema lëvizë dhe rikthehet në truallin e moçëm të gjyshit të tije, në vendin e quajtur Brrakat e Poshtme lokalitet në malet e Isniqit.

Hajdar Dema, shpërngulët për në Boletin të Mitrovicës

Pas ndarjes me vëllezërit e tij, Hajdar Dema, u rikthye në truallin e të parëve të tije në Brraka të Poshtme. Arsyet së pse ai u rikthye në token e të parëve të tyre, nuk është e dokumentuar me dokumente, por në popull thuhet së ai kishte një mosmarrëveshje me vëllezërit e tij rreth pasurisë së tokës, dhe për të ju larguar mosmarrëveshjeve me vëllezërit ai vendos që me familjen e tije të rikthehet në truallin e moçëm të familjes. Ndërsa versioni i dytë rreth shpërnguljes së Hajdar Demës për në Brraka të Poshtme ishte ngase atje ende ishin të ruajtur mirë godinat e banimit dhe së ajo pjesë ishte e pasur me kullosa dhe ujë të bollshëm. Si dëshmi e gjithë kësaj janë gjurmët e mullirit të cilat edhe sot mund të shihen si dhe mikro-toponimi “Ara e Demës”.

Se pse Kisha e Deçanit e kishte vë nën sy Hajdar Demën dhe familjen e tije ishte së ai kishte pasuri shumë të madhe të tokës në Brraka të Poshtëm. Pasuria e Hajdar Demës, shtrihej nga Lumi i Bardhë në jug deri afër Qafzave në vëri dhe shkonte deri tek Kisha e Deçanit dhe Kullës së Qelisë (lokalitet i vjetër arkeologjik).

Për Kishën e Deçanit, vendosja në këtë pjesë e Hajdar Demës me familjen e tijë ishte një pengës, e nxitur nga politika e vëllavrasjeve midis shqiptarëve, duke e kuptuar këtë dobësi të shqiptarëve, ajo filloi që të kontribuoi në këtë aspekt shumë.

Në mugës të dokumente të kohës, në lidhje me largimin e Hajdar Demës nga Brrakat e Poshtme për në Boletin e argumentojmë më gojëdhëna, ku thuhet së : “meshkujt e Hajdar Demës, ishin të zëne me punë, dhe në mugës të tyre, për bagëtitë kujdesej e bija e Hajdarit, Bardha. Një ditë prej ditësh aty rreth vitit 1750, dy djem të fisit të Gashit (fisit të Gashit i takojnë popullata e fshatit të Deçanit të asaj kohe), ishin duke u kujdesur për bagëtitë në fushën punues, ku ne të njëjtën kohë edhe e bija e Hajdar Demës, ishte duke u kujdesur për bagëtitë në anën tjetër të Lumit të Bardh (në pjesën e tokës së saj), djemtë e fisit të Gashit gjatë ter ditës i thërrasin dhitë e tyre me emrin “Bardha, Bardha....”. Pas kësaj ngjarje e bija e Hajdar Demës, Bardha të nesërmen nuk i lëshon bagëtitë. Duke e kuptuar këtë djemtë e Hajdar Demës, e zënë një pritë dhe i vrasin dy djemtë e rinj të fisit të Gashit. Kjo ishte edhe arsye së pse në vitin 1750, Hajdar Dema së bashku me familjen e tije”.

Pas ngjarjes së vrasjes së dy djemve të fisit të Gashit, Hajdar Demës me familjen e tije, nuk i mbeti gjë tjetër vetëm të largohet nga toka e të parëve të tyre dhe të vendosët në një vend tjetër me të largët. Duke e kuptuar rrezikun e qëndrimit në trojet e veta, ai merr rrugë për në fshatin Tomoc të Istogut. Në lidhje me rrugëtimin e të parët të tyre për në Tomoc, thekson së në fshatin Tomoc, familja e Hajdar Demës e la nipin Shatrin, ku prej tije rrjedhe Familja Shatri.

Pas lëvizjes prej fshatit Tomoc, familja e Hajdar Demës u vendos në Bjeshkën e Sokolicës 6 deri 7 km në veri të Mitrovicës dhe me pas në fshatin Boletin. Gjatë lëvizjes së familjes së Hajdar Demës, atij dhe bashkëshortes së tij, do ti lindë edhe djali Murseli respektivisht babagjyshi i Isa Boletinit.


Isa (Adem) Boletini – disa të dhënë të shkurta jetësore dhe lidhjet e vazhdueshme me Isniqin

Isa Boletini u lind më 15 janar të vitit 1864 nga babai Adem Murseli dhe nëna Ajshja, në fshatin Boletin të Shalës së Bajgores. Ai rrjedh nga një familje e njohur për patriotizëm si në Mitrovicë po ashtu edhe në tërë Vilajetin e Kosovës.

Isa Boletini lindi në një kohë kur në trevat shqiptare nuk kishte depërtuar në masë shkollimi, sepse në gjysmën e dytë të shekullit XIX, as që do të mund të bëhej fjalë për shkollim në gjuhën shqipe, andaj Isa mbeti i pa shkollë. Por në edukimin e tij, në frymën patriotike, ndikoi shumë oda e burrave e cila ndër vite shërbeu si shkollë tek shqiptarët.

Të dhënat për jetën e Isës, sa ishte fëmijë, qofshin a to të dhënë dokumentare ose të dhënë gojore janë shumë të pakta.

Familja Boletini (para se të arrinte në Boletin janë thirrur në popull si Shalë, duke u thirrur në emrin e fisit të cilit edhe i takonin), edhe pas vendosjes në Boletin, u vu në shënjestër të pushtetit osman. Kështu, në vitin 1830, veziri i madh i Stambolli, mori një ekspeditë ushtarake në Vilajetin e Kosovës. Gjatë ekspeditës u shkatërruan shumë rajone të Vilajetit të Kosovës duke përfshirë edhe Rajonin e Mitrovicës. Gjatë kësaj ekspedite, forcat ushtarake të Perandorisë Osman, sulmuan edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të familjes së Adem (Mursel) Boletinit, duke djegë e demoluar gjithçka. Po ashtu, forcat ushtarake osmane, plaçkitën edhe bagëtitë e familjes Boletini. Duke e parë rrezikun e sulmit osman, Adem (Mursel) Boletini bashkë më tre vëllezërit dhe familjen e tij, strehohet tek kushërinjtë në Isniq, duke qëndruar atje për tri vite rresht.

Në vitin 1875, vdes Adem (Murseli i biri i Hajdarit - i shpërngulur nga Isniqi) Boletini. Pas vdekjes së Ademit, Ahmeti mbeti vetëm 15 vjeçar dhe Isa mbeti 12 vjeç.

Në vitin 1894, familjen Boletini e goditë një tragjedi, duke u vra Ahmet Boletini, vëllai i madh i Isës.

Pas largimit nga Brraka e Poshtme, Hajdar Dema, dhe vendosjes në Boletin, Kisha e Deçanit, e porositi vrasjen e Ahmet Boletinit (babai i Tafil Boletinit dhe vëllai i madh i Isës) më 1894, e që edhe sipas Kujtimeve të Tafil Boletinit, të botuara në Tiranë më 2003, theksohet se : “Ahmeti është vrarë nga serbi Jovani i Zernosekut, i cili i shtyrë nga Kisha e Deçanit e kishte kryer vrasjen”. Më tej, Tafil Boletini thekson se i vëllai i Ahmetit, Halili, pas një kohë e ka vrarë Jovanin e Zernosekut duke e nxjerrë gjakun e të parëve.

Me vrasjen e Ahmetit, Isa mbeti vëllai i madh në familjen Boletini.

Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, bëri përpjekje për tu çliruar nga pushteti osman si dhe nga kërcënimet e shteteve fqinje, e kjo është kohë kur Isa Boletini, filloi që të afirmohej si një udhëheqës e strateg ushtarak.

Më 22 nëntor të vitit 1908, forcat ushtarake të Perandorisë Osmane rrethuan dhe më pas dogjën Kullën e Isa Boletinit në fshatin Boletin. Duke e parë rrezikun nga forcat e Perandorisë Osmane, Isa se bashku me familjen e tij vendoset në Isniq.

Në lidhje me arritjen e Isa Boletinit në Isniq, në një raport konfidencial të mytesarifit të Pejës dërguar Valiut të Kosovës, konfirmohet se Isa Boletini më 15 dhjetor gjendej në Isniq dhe ishte strehuar në shtëpinë e Hasan Selmonit dhe mjekohej nga Tahir Syla.

Për këtë shkak forcat ushtarake osmane, nën komandën e Xhavit Pashës, rrethuan Isniqin, Strellcin e Epërm dhe atë të Poshtëm, me shpresë që do ta arrestonin Isa Boletinin.

Pas rrethimit të Isniqit, ku gjendej Isa Boletini, u dha urdhër që të gjitha gratë, fëmijët dhe pleqtë të largohen nga fshati, ndërsa ai me 700 burra të armatosur do të vazhdonte rezistencën kundër ushtrisë osmane. Me këtë rast, Xhavit Pasha kërkoi nga fshatrat e rrethuar që ta dorëzonin Isa Boletinin, ose në të kundërtën do të sulmoheshin. Fshatrat e refuzuan kërkesën e Xhavit Pashës. Më pastaj ai urdhëroi që të sulmoheshin me topa dhe artileri të rëndë Isniqi, Strellci i Epërm dhe i Poshtëm.

Gjatë sulmit të ushtrisë osmane, në Isniq u dogjën 27 kulla, ndër të cilat edhe kulla e Selmon Shabanit, Nimon (Hysen) Balajt, Hajdar Tafës, Isuf Bardhoshit, Rexhep Latit, Dervish Mulës, Isuf Keqës, Nezir Bruqit, Tahir Sylës, si dhe çardaku i Rexhë Ahmetit. Ndërsa në Strellc u dogjën kullat e Feriz Hoxhës, Sami Kamishit, Baki Tafilit, Sadik Vuçës etj. Njëherit, pas sulmit, ushtria osmane në Isniq arrestoi 36 burra të cilët kishin mbështetur dhe strehuar Isa Boletinin.

Burimet historike dëshmojnë se edhe në mars të vitit 1909, Isa Boletini qëndroi në Isniq. Më 25 mars 1909, forcat osmane nën komandën e Xhavit Pashës, e ri rrethuan prapë Isniqin, më shpresë që do ta kapnin Isa Boletinin, por këto përpjekje përfunduan pa sukses.


Përgatitjet për Kuvendin e Parive në Isniq prill 1910

Në fund të vitit 1909, Isa Boletini ripërtëriu lidhjet që kishte krijuar në pranverën e vitit 1909. Në këtë kohë, Isa, qëndroi në krahinën e Pejës, ku u takua më parin e Isniqit, të Malësisë së Gjakovës, të Deçanit si më Sylejman Batushën, Lush Demën, Bajram Hasanin, Demë Isufin, Elez Hoxhën etj. Në këtë kontekst në fillim të vitit 1910, Isa Boletini, bisedoi në Isniq me parinë e Rekës e të Malësisë së Gjakovës.

Isa Boletni, mori premtime nga paria e Isniqit për mbështetje logjistike në këto aspekte:
- Në aspektin ushtarak, atij iu premtuan rreth 100 ushtarë vetëm nga Isniqi;
- Ndërsa në aspektin logjistik iu premtua mbështetje dhe furnizim me ushqim për forcat e armatosura.

Pas shumë bisedimeve që pati Isa Boletini me krerët e nahijeve dhe fiseve të cilat u zhvilluan në Isniq dhe fshatrat për rreth gjatë tërë marsit 1910, këtu njihen negociatat e vështira me Sylejman Batushën, të bëra në shtëpinë e Rexhë Ahmetit për disa ditë me radhë, më në fund arrin që t’i bindë të gjithë për nevojën e fillimit të kryengritjes. Kështu, Isa Boletini, ishte shumë i bindur së vetëm më lidhjen e Besës, do të mund të vazhdohej lufta e përbashkët për çlirim nga zgjedha osmane. Prandaj, u pa se ishte nevojë e domosdoshme thirrja e një Kuvendi. Pas shumë konsultimeve dhe bisedave të njëpasnjëshme, në fillim të muajit prill të vitit 1910, nën udhëheqjen e Isa Boletinit u thirr Kuvendi i Parisë, i cili u mbajt në Kullën e Osdautajve në Isniq. Në këtë Kuvend të Parisë u vendos për fillimin e kryengritjes më 1910 dhe lidhjen e Besës të Verrat e Llukës.

Kulla e Osë Dautit në Isniq, kur në fillim të prillit të vitit 1910, u mbajt Kuvendi i Parive

Sipas kujtimeve të Tafil Boletinit, nga ky kuvend ju dërgua letër Zenel beg Begollit, ku ndër të tjera thuhej: “...Sikurse e keni marrë vesh, të dy nahijet Pejë e Gjakovë, në marrëveshje me krahinat e mbarë Kosovës kemi vendos më lidhë besë tradicionale të Verrat e Llukës. Lutemi që edhe delegatët tuaj brenda dy ditëve të gjinden këtu për me marrë pjesë në këtë besë të krejt Kosovës...Isniq, prill 1910.... Nga Paria e të dy nahijeve, Pejë e Gjakovë...”. Po ashtu në Kullën e Osë Dautit (Nuredin Osës) u zgjodh kryetari i Kuvendit.

Në lidhje me Kuvendin e Parive të mbajtur në Isniq, dritë hedhë Xheladin Mjeku, i cili në punimin e tij me titull “Isa Boletini (1864-1916)-Në nëntëdhjetë vjetorin e rënies heroike”, thekson së “...Në Besëlidhjen e Isniqit, ishte mbledhur paria nga të katër anët e vendit. Në atë mbledhje vjen nga Shkupi edhe Bajram Curri. Brenda tri javësh u arrite qëllimi që të organizohej një kryengritje e madhe me tri komanda të hartuara në Isniq : Bajram Curri e Hasan Prishtina udhëhiqnin trimat e Pejës e të Gjakovës, Isa Boletini dhe Xhemail Prishtina (Berisha) do të mbronin Mitrovicën dhe Fushë Kosovën, ndërkaq në anën e Gjilanit ishin Idriz Seferi dhe Hasan Hyseni...”.

Kuvendi i Parisë, i cili u mbajt në Isniq, ka një rendësi të veçantë ngase aty u unifikuan krerët e Parive, duke bërë Lidhjen e Besës, e cila ishte shumë e rëndësishme, për rrethanat e kohës dhe organizimin e kryengritjes së vitit 1910.
Kështu, jehona e Kuvendit të Parisë dhe e Lidhjes së Besës te Verrat e Llukës, shumë shpejt u përhap në mbarë Vilajetin e Kosovës.

Gjithashtu, Lidhja e Besës te Verrat e Llukës gjeti përkrahje edhe nga Idriz Seferi, i cili në këtë kohë kishte filluar organizimin e kryengritjes në kaza të Gjilanit.

Kryengritja e vitit 1910, për Isa Boletinin shënon një moment të veçantë në personalitetin e tij, prej nga ai merr tiparet e një tribuni dhe strategu, pa të cilin nuk do të mund të mendohej as një përpjekje dhe ngjarje e rëndësishme e historisë tonë.

Isa Boletini, ka dhënë një kontribut të çmuar në betejën te Gryka e Caralevës. Kështu, ai në krye të 100 luftëtarëve u nis nga Isniqi, së bashku me Misin Balën, Isuf Bardhoshin, Mehmet Dervishin, Selmon Shabanin, Deli Xhemajlin, Sadri dhe Nuredin Osen si dhe Ali Musën, kaloi në Podgur, në Drenicë, në Vushtrri dhe më 19 prill, arriti në Sedllarë. Kryengritësit shqiptar nën komandën e Isa Boletinit, zunë Grykën e Carralevës. Numri i përgjithshëm i kryengritësve të komanduar nga Isa arriti në 5000 veta. Në luftën e Grykës së Caralevës, në mesin e luftëtarëve nga Isniqi u plagos Sadri Osa.

Isa Boletini, si një burrë i dëshmuar i pushkës dha kontribut shumë të madh edhe në Kryengritjen e vitit 1912, e si rezultat i saj u shpallë Pavarësia e Shqipërisë. Ai si udhëheqës i luftëtarëve nga Vilajeti i Kosovës, u ndesh në shumë beteja me forcat e Perandorisë Osmane dhe atyre të shteteve fqinjë, të cilat dëshironin që të copëtonin trojet shqiptare.

Fundi i vitit 1912, popullin shqiptar do ta gjej para sfidave të mëdha. Pas shumë përpjekjeve të njëpasnjëshme dhe kryengritjes së përgjithshme, përfaqësues të viseve shqiptare, më 28 nëntor 1912, në Kuvendin e Vlorës, Shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë ngjarje historike për popullin shqiptar kanë marrë pjesë edhe Misin Bala, Isuf Bardhoshi, Sakë e Sadri Fazlia, Canë Selmoni dhe Arif Bajrami që të gjithë nga Isniqi. Këta luftëtarë të dalluar i qëndruan pran çdo herë Isa Boletinit.

Isa (Adem) Boletini dhe Ismail Qemali, disa ditë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Edhe në kohën kur u vra tinëzisht në Podgoricë të Malit të Zi, më 23 janar 1916, Isa Boletini, kishe pranë kushëririn e tij Misin Balën nga Isniqi, i cili mbeti i vrarë së bashku me Isa Boletinin. Prandaj, Isniqi, jo në vetëm në të kaluarën, por në çdo moment do ta kujtoj dhe do ta ruaj nderin dhe respektin për figurën e heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij. Isniqi, çdo herë ka dhënë kontribut të çmuar ndër lufta për çlirim kombëtar. Isniqasit i hasim edhe si luftëtarë të ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit më 1878, në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, në kryengritjet nga viti 1908 e deri më 28 nëntor 1912, kur edhe u Shpall Pavarësia e Shqipërisë si dhe në Luftën Çlirimtare 1998-1999, e cila u kurorëzua më çlirimin e Kosovës e më vonë edhe më shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

(Autori është asistent në Institutin e Historisë-Prishtinë)

Kosova a është Republikë apo Perandori Bizantine?




Mr.Sci.Shkodran Cenë Imeraj

Pas vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, për pronat e dy ndërmarrjeve shoqërore në Deçan, vendosa që të Ju drejtohem me këtë letër të hapur, krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Me anë të kësaj letre publike, dua të kërkoj që të vihen në veprim të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës (përfshirë Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca), për t`u respektuar kushtetuta dhe ligjet e institucioneve legjitime të shtetit tonë.

Të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Ditë me parë, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme e Republikës së Kosovës, e kryesuar nga gjykatës shqiptar, ka marrë Vendim që pronat shoqërore të Ndërmarrjes bletare “Apiko” dhe të Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” në Deçan, t`i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit.

Siç dihet, të nderuar krerë të institucioneve të Kosovës, këto prona në vitin 1993 dhe në vitin 1997, në kohën e masave të dhunshme, dhe kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia, ju dhuruan Manastirit të Deçanit. Për hir të opinionit të gjerë, me duhet ti publikoi të dhënat e dy dokumenteve:

1.Pronat e Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” ju dhuruan Manastirit të Deçanit me këtë dokument: Republika e Serbisë, Nr.1235, 9 gusht 1993. Palët nënshkruese: Gruiq Zoran, Sekretar i Episkopisë Prizren-Rashkë dhe nga Republika e Serbisë, falësi Vukqeviq Dragisha. Sipas dokumentit, Manastirit të Deçanit i dhurohen 11 hektar, 40 ari dhe 51 m².

2.Pronat e Ndërmarrjes shoqërore “Apiko”, ju dhuruan Manastirit të Deçanit me këtë dokument: Republika e Serbisë, Nr. 4464/2914-97, 5 nëntor 1997. Palët nënshkruese: Manastiri i Deçanit, Iguman Teodosije Shibaliq dhe nga Republika e Serbisë, falësi Dr.Millan Jovanoviq. Sipas dokumentit, Manastirit të Deçanit i dhurohen 12 hektar, 5 ari dhe 12 m².

Të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Dihet që pas 23 marsit të vitit 1989, kur u suprimua me forcë Autonomia e Kosovës, dhe kur në të gjithë territorin e Kosovës, u vendosën masat e dhunshme, e deri më 10 qershor të vitit 1999, kur përfundoi me sukses Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila rezultoi me çlirimin e Kosovës, regjimi famëkeq i Sllobodan Millosheviqit, ka marrë shumë vendime në dëm të popullit shqiptar. Të gjitha vendimet, ligjet dhe aktet e tjera ligjore të periudhës 1989-1999, për të gjithë shqiptarët janë dhe duhet të jenë të pa pranueshme.

Andaj, duke e marrë si shkas, Vendimin e disa ditëve më para të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga gjykatës shqiptar, e cila duke iu dhënë përparësi ligjeve të miratuara gjatë viteve ’90, dhe duke u thirrur në disa marrëveshje anti ligjore në mes të Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit (AKM) dhe Misionit të UNMIK-ut, merr vendim që pronat shoqërore të Ndërmarrjes bletare “Apiko” dhe të Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” në Deçan, t`i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit, më shtyri që të shkruaj këtë letër publike, duke kërkuar që institucionet e Republikës së Kosovës të vihen në veprim.

Të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Si qytetar i Deçanit, kërkoj nga ana e Juaj krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, që të filloj procedurën sa më parë, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, për të nxjerrë një Ligj Special ose një Ligj të Veçantë, i cili në përmbajtjen e vet të ketë në thelb hedhjen poshtë të të gjitha vendimeve, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore, të cilat i ka marrë Republika e Serbisë dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit gjatë periudhës 23 mars 1989 e deri më 10 qershor 1999.

Nxjerrja e këtij ligji, të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, do të jetë një punë e mirë dhe do të jetë një shërbim i mirë që do të ju bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve të drejtësisë në shtetit tonë, të cilat mos të vazhdojnë të sfidohen me ligjet e ish sistemit pushtues serb në Kosovë.

Po ashtu nxjerrja e këtij ligji, do të zgjedh një herë e përgjithmonë shumë pa qartësi në Kosovës e sidomos në sistemin e drejtësisë dhe do të parandalon një herë e përgjithmonë sfidimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë me ligje diskriminuese të Serbisë, e siç është rasti i fundit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës në lidhje me pronat shoqërore të Ndërmarrjes bletare “Apiko” dhe të Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” në Deçan, të cilat po parashihet që t`i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit.

Unë me ketë rast shtroj një pyetje publike për Kreun e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Sahit Sylejmani, se si duke u thirrur në Marrëveshjet diskriminuese të vitit 1993 e 1997, lejon që Dhoma të cilën ai e drejton, të sjell një vendim i cili këto prona shoqërore, të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat u ngritën me djersën dhe punën e shumë e shumë familjarëve tanë, t`i falen Manastirit të Deçanit.??

Unë nuk mund të kuptoj së si gjyqtarëve shqiptar, si gjykatës në Dhomën e Posaçme, iu mbanë ndërgjegjja kombëtare, morale e profesionale të shpallin legjitime një marrëveshje e cila është bërë nga regjimi vrastar i diktatorit të fundit në Ballkan Sllobodan Millosheviqit.

Me vendimin e fundit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, si historian, më shtynë të mendoj se Kosova a është Republikë apo Perandori Bizantine? Nga historiografia e dimë që në Perandorinë Bizantine, perandorit iu ka falur toka manastireve dhe kishave.

Shqiptarët e Kosovës e posaçërisht ata të Deçanit dhe rrethinës, nuk kanë prona për të humbur, dhe mbi të gjitha nuk kanë prona për t`i falur Manastirit të Deçanit, respektivisht një manastiri i cili gjatë luftës së fundit (1998-1999), kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për çlirim nga pushtuesi serb, priftërinjtë e këtij manastiri i kanë bekuar me ujin dhe tymin e shenjtë, qindra e qindra paramilitarë serbë, të cilët me pastaj në pjesë të ndryshme të komunës sonë por edhe me gjerë, kryen krimet me makabre duke vrarë, masakruar e dhunuar me qindra shqiptarë të pafajshëm.

Unë nuk dua të besoj, që sot ka gjyqtarë dhe gjykata në Republikën e Kosovës, kur e dimë që sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që të nxjerrë një vendim, duke legjitimuar ligjet dhe vendimet diskriminuese dhe anti-shqiptare të kohës së sundimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Sot, është koha e fundit, që organet me të larta ligjvënës në Kosovë, të thonë fjalën e vet. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, duhen të hartojnë dhe të miratojnë Ligjin Special ose Ligjin e Veçantë me të cilin do të shpallën të pa vlefshme të gjitha ligjet dhe aktet e tjera diskriminuese të viteve 1989-1999.

Në fund, shpresoj të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, që institucionet të cilat Ju drejtoni do të vihen në veprim. Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca, duhet të thonë fjalën e vet, të cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse falë votës së popullit Ju jeni në krye të institucioneve dhe Ju duhet të jeni zëri i jonë dhe të jeni në mbrojtje të të drejtave tona.

(Autori është nga fshati Isniq,KK Deçan,ai është anëtar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”-Dega në Deçan dhe asistent në Institutin e Historisë-Prishtinë)

Floripress




Ass. Mr.sci.Shkodran  Cenë Imeraj

Emri e mbiemri
Shkodran Imeraj
 
Web 
E-mail


Telefon  
+377 (0) 44 613 413
+381 (0) 38 512 303
Data dhe vendi i lindjes
 27.08.1984
Isniq-Deçan
Fazat e shkollimit
  • Shkollimi fillor 1992-1999,  në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Isniq,
  • Shkollimi i mesëm 1999-2003, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan,
  • Shkollimi universitar 2003-2007, në Universitetin e Prishtinës Fakulteti Filozofik - Dega e Historisë me sistem katërvjeçar. Diplomimi me 04 korrik 2007, me temën : “Deçani gjatë shekujve XIV-XVI”,
Përvoja e punës në arsim
  • Në muajin janar 2008, gazetar në Televizionin Syri – Gjakovë.
  • Prej 11 prillit deri me 30 qershor 2008, profesor i lëndës Histori dhe Edukatë Qytetare pranë Gjimnazit “Vëllezërit  Frashëri” në Deçan,
  • Prej 11 prillit deri më 15 qershor 2009, profesor i lëndës Histori dhe Edukatë Qytetare pranë Gjimnazit “Vëllezërit  Frashëri” në Deçan,
  • Prej 1 dhjetor 2009 - Asistent në Institutin e Historisë në Prishtinë,
Përvoja të ndryshme &
aktivitete

  • Prej 19 prill 2007-, Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” - Dega në Prishtinë
  • Prej 17 janarit 2009 deri me 24 maj 2009, Kryetar i Komisionit për Informim dhe Botim në Asociacionin e Studentëve Kosovar të Historisë,
Fusha dhe periudha e interesimeve shkencore
  • Historia e Kosovës gjatë shekullit XX,

Monografi të botuara
  • Bashkautor i Monografisë “Fillimi i jetësimit të Kushtetutës së Kaçanikut në komunën e Deçanit” e botuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” Dega në Deçan dhe  Shtëpia Botuese “Focus”, Prishtinë 2008,
Punime shkencore në dorëshkrim
  •  “Sali Çekaj - Jeta dhe Vepra”,
  •  “Demonstratat e Vitit 1968”: “Kontributi i të rinjve nga komuna e Deçanit më rrethinë në Demonstratën e 19 tetorit 1968 në Pejë”

Pjesëmarrje në aktivitete shkencore

  • Më 24 - 25 nëntor 2008, pjesëmarrës në Konferencën Shkencore “Demonstratat e Vitit 1968”, në Prishtinë, kumtesa : “Kontributi i të rinjve nga komuna e Deçanit më rrethinë në Demonstratën e 19 tetorit 1968 në Pejë”,
  • Më 1 korrik 2009, pjesëmarrës në Tribunën Shkencore “Deklarata Kushtetuese, 2.7.1990”, Deçan 1 korrik 2009, kumtesa : “Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990”,

PLANI TEKSTUAL I OPERACIONIT 'SHIGJETA'




PLANIN OPERATIV "SHIGJETA" (prej 6 faqesh), është cilësuar si dokument tepër "SEKRET USHTARAK" i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës. Realizimit të këtij plani operativ ushtarak në PASHTRIK i kanë paraprirë disa vendime e urdhëra të SHP të UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të QPK-ës.

Fillimisht SHP i UÇK-së me VENDIMIN Nr.151, datë 31. 03. 1999, ka Shpallur MOBILIZIM TË PËRGJITHSHËM, ndërkaq po të njejtën ditë, më 31 mars 1999, për t'i konkretizuar veprimet operative-ushtarake gjatë mobilizimit, ka nxjerrë edhe dy URDHËRA: Nr. 97 - 98. Në këtë rrjedhë kanë pasuar edhe disa URDHËRA të MINISTRISË së MBROJTJES të QPK-ës, siç janë: Urdhërat me nr. 10, datë 01. 04. 1999; me nr.11, datë 01. 04. 1999; me nr.12, datë 10. 04. 1999; me nr.13, datë 17. 05. 1999 dhe atë me nr.14, datë 23. 05. 1999, të firmosur nga Ministri Azem Syla. (Këto udhëra pashtriku.org, i ka publikuar më 29 prill 2012). Me këto dokumente, është emëruar struktura komanduese e operacionit “SHIGJETA”. Komandant i Operacionit është emëruar Shefi i SHP të UÇK-së kolonel Bislim Zyrapi, zv.komandant kolonel Spiro Butka, ndërsa Shtabin e këtij operacioni e përbënin: major Shaban Musliu, Gramoz Kelmendi, Agron Haradinaj, major Mark Shala, kapiten Shefki Abdullahu, Fadil Hoxha, Nexhmedin Kastrati, Musë Jashari, Nexhip Hajdari, Rifat Sulejmani, Fadil Demiri, Uran Rexhepi, Bilall Syla, Ruzhdi Saramati, Hysni Syla, Dritan Dervishi, Ermir Bega, Agim Sallaku, e të tjerë.

PËRSHKRIMI I PLANIT OPERATIV "SHIGJETA"

Për të pasqyruar shtrirjen e strukturave ushtarake e komanduese në terenin e thyer të PASHTRIKUT kërkohej hartimi i PLANIT OPERATIV, të paracaktuar me emrin e koduar "SHIGJETA". Plani Operativ "SHIGJETA" me nr.prtokolli J-03/1, datë 31. 03. 1999 - u hartua nga Ministria e Mbrojtjes të QPK-ës dhe SHP i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kryesuar nga Shefi i Operacionit "Shigjeta" kolonel Bislim Zyrapi.

LEXONI KREUN E KËTIJ PLANI:


__________________________________________

Në këtë PLAN tekstualisht është shpërfaqur Organizimi i forcave ushtarake: FDVV (Forcat e Destinuar për Veprime të Veçanta) siç janë: FDVV - 1, FDVV-2, FDVV-3, Njësitë autonome, Njësitë e logjistikës dhe FDVV "QORRI".

LEXONI PLANIN:


_____________________________________

Në faqen 2 të Planit Operativ "SHIGJETA" përshkruhet situata brenda në Kosovë dhe nevoja e hapjes së korridorit tokësor për furnizimin e UÇK-së me municion e armatim...

LEXONI PLANIN:


______________________________

Në vijim të faqes 2 të PLANIT, përshkruhen FORCAT TONA dhe MBËSHTETJA e Operacionit nga aviacioni i NATO-s…

LEXONI PLANIN:


_______________________________________

Në faqen 3 të PLANIT, përshkruhet zbatimi i detyrave nga Forcat e Destinuar për Veprime të Veçanta (FDVV) dhe manovrimi i tyre në teren.

LEXONI PLANIN:


________________________________________

Në faqen 4 të PLANIT, shpërfaqen detyrat e NJËSIVE MBËSHTETËSE, Artileria, FDVV, Aviacioni i NATO-s, forcat Xhenjere dhe forcat e zbulimit.

LEXONI PLANIN:


____________________________________

Në faqen 5 të PLANIT, përshkruhet ORGANIZIMI I BASHKËVEPRIMIT të të gjitha forcave në luftim, vijat e bashkëveprimit, Sigurimi i operacionit nga Logjistika dhe sigurimi shëndetësor nga skuadrat sanitare.

LEXONI PLANIN:


_______________________________

Në faqen 6 të PLANIT, përshkruhen: Edukimi moral, sigurimi personal dhe ruajtja e sekretit të operacionit…



LEXONI PLANIN:


______________________________

Dhe në fund të faqes 6 të PLANIT, përshkruhet KOMANDIMI DHE NDËRLIDHJA e të gjitha forcave pjesëmarrëse në operacionin "SHIGJETA" me forcat e brendshme të UҪK-së në Kosovë dhe mënyra e komunikimit…PLANI OPERATIV "SHIGJETA" ka Vulën e UҪK-së dhe firmën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm - Bislim Zyrapi.

LEXONI PLANIN:


_____________________________________________


Pashtrik, Maj 1999: Anëtarët e Shtabit të Operacionit "Shigjeta": Bislim Zyrapi, Fatmir Limaj, Maliq Doçi dhe Musa Jashari.

SI E BËMË LUFTËN NË PASHTRIK?!



Intervistoi: Sheradin BERISHA 


PËRMBAJTJA 

Kush është Bilall Syla?; Përhapja e luftës nga Sllovenia në Kroaci për ne ishte një alarm...; U keqtrajtova pamëshirshëm nga udbashët serb...; Daljen e UÇK-së në skenë e kam pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm; Në fillim të marsit 1999 ... i bashkohem radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm, nga Qeveria e Përkohëshme dhe SHP i UÇK-së (në fund të marsit 1999), u shtua numri i vullnetarëve.; Brigada “Feken” mori pjesë aktivisht në operacionin ”Shigjeta”; Planin operativ të operacionit ”Shigjeta” e ka përpiluar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së; Itinerari i njësive të UÇK-së, pas përfundimit të operacionit “Shigjeta”. 
 
Bilall Syla? 

Bilall Syla ka lindur më 14 mars 1965 në fshatin Gerbavc të komunës së Medvegjës. Në vitin 1973 familja e tij shpërngulet në Prishtinë dhe Bilalli aty do ta kryen shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm. Ndonëse kishte interesim të madh për artin ushtarak, në vitet 1980-1988 në Beograd e kryen gjimnazin dhe akademinë ushtarake. Nga viti 1988 deri në vitin 1991 shërbeu në Vërrnik të Sllovenisë në brigadën tankiste, ndërsa pas shpërthimit të konfliktit në Slloveni, më 16 gusht 1991 dezerton nga APJ-ja dhe kthehet në Kosovë. Nga vjeshta e vitit 1991 deri në vitin 1993 si ushtarak merrë pjesë në përgatitjen teorike dhe ushtarake të të rinjëve për luftë. Në shtator të vitit 1993 arrestohet nga UDB-a serbe dhe pas dhjetë muajve “lirohet “nga burgu, por jo edhe nga akuza. Për të mos rënë sërish në duart e UDB-ës, z.Syla largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani. Atje ven kontakt me veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe pa u lodhur do të punojë në financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mars të vitit 1999 do t´i bashkohet radhëve të UÇK-së dhe gjatë muajve mars – qershor ´99 merrë pjesë në stërvitjen e vullnetarëve të rinjë që kishin ardhur nga perëndimi... si dhe duke qenë komandant i Brigadës “Feken” në maj të këtij viti përfshihet aktivisht në operacionin ”Shigjeta” të përgatitur nga SHP i UÇK-së. 

*** 

Përhapja e luftës nga Sllovenia në Kroaci për ne ishte një alarm... 

PASHTRIKU.ORG: Z.Bilall, pas konfliktit të armarosur në Slloveni (1991) ju do të këtheheni në Kosovë. Cili ishte angazhimi juaj asokohe në Kosovë? 

Bilall SYLA: Derisa isha në Slloveni e kisha të qartë se Jugosllavia po shkonte drejtë shpërbërjes së saj, prandaj gjithnjë mendoja se herët a vonë një luftë e armatosur çlirimtare do të zhvillohet edhe në Kosovë. Meqë s´doja t´i shërbeja “armatës jugosllave” e cila komandohej tashmë kryesisht nga eprorët serbo-malazez, pa hezitim u largova nga radhët e saj dhe u ktheva në Kosovë. Me tu kthyer në Kosovë, në tetor 1991 rash në kontakt me disa veprimtarë politik (ish të burgosur) si me: Shemsi Veselin, Shukrie Rexhën, Zijadin Hoxhën, Fatmir Humollin... dhe për një kohë të shkurtë ne, në Prishtinë dhe në Besianë formuam disa grupe të rinjësh, të cilët fillimisht i përgatitëm në aspektin teorik, ndërsa më vonë edhe praktikisht duke bërë stërvitje me armë. Me këto stërvitje kishim për qëllim edhe të aftësonim drejtues të skuadrave (si njësi të para ushtarake), sepse përhapja e luftës nga Sllovenia në Kroaci për ne ishte një alarm, se duhet të përgatiteshim për rrethana të luftës. Në verën e vitit 1992 përmes Abedin Bytyqit njoftohem edhe me Hajzer Hajzerajn, i cili asokohe kishte nisur formimin e ”Ministrisë së Mbrojtjes” por në fakt unë s`kam pas ndonjë aktivitet në këtë ministri, për arsye se aty s´kishte gadishmëri për veprime konkrete dhe gjithmonë më sugjeronin se duhet të pres... për t´u angazhuar konkretisht!! 

U keqtrajtova pamëshirshëm nga udbashët serb... 

PASHTRIKU.ORG: Dhe përkundër këtij sugjerimi ju do ta vazhdonit aktivitetin tuaj - apo...? 

Bilall SYLA:Po pa dyshim...e kam vazhduar aktivitetin tim, deri sa u arrestova nga punëtorët e sigurimit serb. 

PASHTRIKU.ORG :Kur u arrestuat dhe si ka rrjedhur procesi hetues dhe ai gjyqësor? 

Bilall SYLA: Unë u arrestova më 17 shtator 1993 në fshatin Tupallë, derisa bëja një vizitë familjare, ndërkohë që një natë përpara, policia serbe e kishte bastisur shtëpinë time në Prishtinë. Me këtë rast kanë konfiskuar disa materiale dhe e kanë marrë peng babain tim me kusht që t´ju dorëzohem. Por mua siç thash më lartë më arrestuan dhe më sollën në burgun e Prishtinës. Dihet mirëfilli se në gusht - shtator të vitit 1993 pasoi një fushatë e egër burgosjesh të veprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe pjesëtarëve të të ashtuquajturës ”ministri e mbrojtjes” gjithëandej Kosovës. Dhe në Prishtinë, në të njëjtën kohë zhilloheshin hetimet ndaj pjestarëve të ”ministrisë...” dhe grupit të LPK-së prej nëntëmbdhjetë vetash. 

Gjatë procesit hetimor, ashtu sikur të tjerët, u keqtrajtova pamëshirshëm nga udbashët serb, dhe me këtë rast madje pata marrë edhe lëndime të rënda trupore, sidomos në kokë (këtë e konfirmon edhe Amnesty-International në raportin e shkurtit 1994). Pas 5 muajve, pikërisht më 11 shkurt 1994 mora aktakuzën e ngritur nga zv.prokurori Jovica Jovanoviç dhe për çudi mua më kishin futur në grupin e ministrisë, a në të vërtet tërë veprimtarinë e kisha kryer me pjesëtarët e ”nëntëmbdhjetshes”, ku bënin pjesë Shemsi Veseli, Ismet Mahmuti, Sali Salihu, Bajrush Xhemaili, Raif Çela, Nehat Selimi, Hajredin Hyseni etj. 

Kjo ka ndodhur, siç e kam kuptuar me vonë, për arsye se, meqë isha epror (toger) më kanë futur në grupin e “ministrisë” ku qenë përfshirë eprorë të lartë të ish-armatës jugosllave, siç ishin Hajzer Hajzeraj, Zaim Berisha, Haxhi Ferati, Ejup Dragaj,Agim Krasniqi, Ibush Kelmendi etj . Pavarësisht nga kjo, mund të them se këto dy grupe edhe pse të burgosur për të njejtin qëllim, s´ kanë pas asnjë veprimtari të përbashkët. 

Pas një procesi gjyqësor që zgjati për afër 2 muaj, më 15 korrik `94 trupi gjykues i drejtuar nga Dragolub Zdravkoviq, mua, Heset Sahitin dhe Xhelil Ramën na “liruan”, por jo edhe nga akuza e prezentuar në gjykim. 

Daljen e UÇK-së në skenë e kam pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm... 

PASHTRIKU.ORG: Pas daljes nga burgu qëndruat në Kosovë, apo dolët jashtë...? 

Bilall SYLA: Ndonëse s´u lirova plotësisht nga aktakuza, për t´i ikur arrestimit të dytë, ndërkohë vendosa të largohem nga Kosova. Fillimisht kalova në Shqipëri dhe pastaj emigrova në Gjermani. Në fillim kisha pak kontakte me bashkëatdhetarët tanë atje, sepse kushtet e jetës në të ashtuquajturat ”hajme” ma impononin një gjë të tillë. Mirëpo më vonë kur e fitova të drejtën e strehimit u njoftova me shumë veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, si me Fehmi Lladrovcin, Fazli Veliun, Abdullah Prapashtican, Jashar Salihun e shumë të tjerë dhe natyrisht merrja pjesë në të gjitha manifestimet, demonstratat, tubimet me bashkëatdhetarët, homazhet tek varrezat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës në Shtutgart,... që organizoheshin nga Lëvizja popullore e Kosovës,...etj. 

 
Bilall Syla me eprorët tjerë në Helshan 

PASHTRIKU.ORG: Dihet mirëfilli se në vitet 1993-1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të kryej dhjetra aksione kundër forcave policore e ushtarake serbe... së fundi përballen edhe frontalisht, ndërsa mërgata shqiptare ishte ajo që e financoi këtë ushtri të lavdishme. Cili ishte angazhimi juaj në këtë drejtim? 

Bilall SYLA: Daljen e UÇK-së në skenë e kam pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm, për faktin se aksionet e kryera nga radhët e saj e thyen “status quon”e krijuar nga ata që druanin të mos e ”provokojnë situatën...” duke menduar se kishin ndërtuar një klimë demokratike nën pushtimin serb. Aksionet e UÇK-së gjithashtu kanë ngjallur edhe interesimin e bashkësisë ndërkomëtare për Kosovën, dhe kjo do të dëshmohet në ngjarjet e mëvonshme. 

Duke e ditur se rrita UÇK-ja kishte nevojë financiare, me kohë u angazhova në fondin ”Vendlindja thërret” që grumbullonte mjete për te, madje për këtë qëllim e formova edhe një këshillë të këtij fondi në Vaihingen me rrethinë, (aty ku jetoja). Së këndejmi, që nga fillimi i vitit 1998 e deri në shkurt 1999, kam marrë pjesë në dhjetra tubime me bashkëatdhetarët tanë, të organizuar nga Këshilli Qëndror i Fondit ”Vendlindja Thërret” për Baden Württemberg, të cilët i informonim për rrjedhat e luftës çlirimtare në Kosovë dhe nevojën për ta ndihmuar financiarisht UCK-në. Ofensivat e përgjakshme të verës së vitit 1998 dhe masakrat e shumta të ushtrisë e policisë serbe, që ushtronin ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, e që kulminacioni i tyre do të arrijë me masakrimin e mbi 40 mashkujve të Reçakut (më 15 janar 1999), përveçse nxitën përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare e sidomos të SHBA-ve, në procesin e zgjidhjes së çështjes sonë, ku rezultoi me organizimin e konferencës së Rambujesë, këto ngjarje për më tepër tek unë ndikuan fuqishëm, për t´ju bashkuar radhëve të UÇK-së edhe fizikisht. 

Në fillim të marsit 1999 ... i bashkohem radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 

PASHTRIKU.ORG: Dhe ju a e braktisët Gjermaninë, për t´ju bashkuar radhëve të UÇK-së...? 

Bilall SYLA: Po pas krijimit të këtyre rrethanave unë më nuk ndjehesha i qetë. Kështu që vendosa përfundimisht t´i bashkohem radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - në fillim të marsit 1999. 

Në shkurt të atij viti, takohem me kolegun tim Shaban Musliu, i cili që nga fillimi i vitit 1998 ishte në luftë dhe në Gjermani kishte ardhur për t´i kryer disa punë. Ai më informoi detalisht për rrjedhat e luftës së UÇK-së në Kosovë dhe nevojën e përfshirjes së ushtarakëve në radhët e saj. Ndonëse ishim përgatitur për të shkuar në Kosovë, ato ditë kontaktuam edhe me Bashkim Lladrovcin, i cili ishte me qëndrim në Belgjikë dhe përfundimisht në fillim të marsit, ne të tre nga Zyrihu udhëtuam për në Tiranë. Në Tiranë, paraqitemi në selinë e UÇK-së dhe takohemi me Shaip Mujën, Adem Grabovcin, Halim Krasniqin (vëllaun e Xhevë Krasniqit), Ramiz Lladrovcin etj. Aty do të qëndrojmë një javë dhe gjatë kësaj kohe u informuam gjithëanshëm për ecurinë e zhvillimeve në Kosovë si dhe morëm informacione të duhura për detyrat tona, që do t´i kryenim. Pas një jave do të udhëtojmë në zonën kufitare dhe u vendosëm në fshatin Vlanë të Hasit. Aty gjetëm një qendër të vogël stërvitore e cila shërbente për mobilizimin, përgatitjen dhe përcjelljen e luftëtarëve të lirisë për në Kosovë. 

PASHTRIKU.ORG :Kush ju priti në Vlanë? 

Bilall SYLA: Në Vlanë takuam Xheladin Gashin - Plakun, i cili ishte përgjegjës i armatimit në atë zonë, ...por ndërkohë do të takohemi edhe me Azem Sylën - ministrin e atëhershëm të mbrojtjes. Me Plakun dhe Azem Sylën biseduam gjerësisht për organizimin tonë dhe u ngarkuam me detyra konkrete: gjetjen e rrugëve për t´u futur me armatim brenda në Kosovë. 

PASHTRIKU.ORG: Dhe ju do të futeni në Kosovë...? 

Bilall SYLA: Jo..., ndryshuan planet për futjen tonë me ushtarë dhe armatim në Kosovë. Kjo ndodhi për faktin se, në gjysmën e dytë të marsit 1999 në Tropojë: Azem Syla, Xheladin Gashi - Plaku dhe Shaban Musliu mbajtën një takim me Rrystem Berishën - komandantin e Brigadës 138, që operonte në Koshare dhe aty pasi analizojnë gjendjen e krijuar përgjatë kufirit, ku forcat serbe kishin përqëndruar trupa të mëdha ushtarake, merret vendimi për t´i koordinuar veprimet ushtarake rreth thyerjes së kufirit shqiptaro - shqiptar. Dhe si rrjedhojë, pas këtij takimi filluam stërvitjet intenzive me ushtarët e rinjë. 

 
Qendra stërvitore në FEKEN 

PASHTRIKU.ORG: Kush ishin eprorët që morën pjesë në stërvitjen e ushtarëve në Vlanë? 

Bilall SYLA: Në Vlanë ishim disa eprorë: unë, Shaban Musliu, Bashkim Lladrovci, Agim Haziri, Esat Krasniqi, Fadil Demiri etj. Ky stafë eprorësh i përgatiti ushtarët e rinjë, ashtu që në fillim të prillit dërguam grupin e parë prej 70 ushatrësh në frontin e Koshares, i cili kishte shpërthyer më 9 prill 1999 - me vendim të ShP të UÇK-së. 

Pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm, nga Qeveria e Përkohëshme dhe 

SHP i UÇK-së (në fund të marsit 1999), u shtua numri i vullnetarëve.. 



PASHTRIKU.ORG: z.Syla, a kishte edhe qendra tjera stërvitore, përveç stërvitores në Vlanë? 

Bilall SYLA: Po, pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm, nga Qeveria e Përkohëshme dhe SHP i UÇK-së (në fund të marsit 1999), u shtua numri i vullnetarëve, kështu që me kohë u hapën edhe disa qendra të reja stërvitore, si në: Burrel, Kolsh, Dukagjin, Kalimash, Helshan (afër Krumës)...dhe së fundi edhe në “Feken” në qendrën e Akademisë Ushtarake ”Skënderbeu” në malet e Dajtit. 

PASHTRIKU.ORG: Po, si rrodhën ngjarjet pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm...? 

Bilall SYLA: Në fillim të prillit, meqë në Helshan u rritë numri i ushtarëve, mua, Bashkim Lladrovcin dhe Ibër Elezajn na caktuan që të shkojmë në këtë qendër stërvitore, komandant i së cilës ishte koloneli Maliq Doçi. Ndërkohë në Helshan do të na bashkohen edhe disa eprorë të tjerë të ushtrisë shqiptare si: kolonel Spiro Butka, kolonel Arqileu dhe togerët: Agim Sallaku, Ermir Begaj dhe Dritan Durmishi. 

Ky stafë komandues dha kontribut të madh në aftësimin fizikë e luftarak të rreth 1000 vullnetarëve, që kishin ardhur nga anë të ndryshme të trojeve shqiptare dhe nga shumë vende të botës perëndimore. Në mesin e vullnetarëve ishte edhe eprori Ibrahim Shaqiri nga fshati Llojan i Kumanovës, i cili na u bashkua në stërvitjen e ushtarëve. Në fillim kushtet e përgjithshme në qendrën stërvitore ndonëse nuk ishin të mira, ato do të përmirësohen dukshëm pas vizitave që i bënë kësaj qendre, disa anëtarë të SHP të UÇK-së. 
 
* * *
Përhapja e luftës nga Sllovenia  në Kroaci
për ne ishte një alarm
PASHTRIKU.ORG: Kush e koordinonte aktivitetin e komandave përkatëse nëpër qendrat stërvitore? 

Bilall SYLA: Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Qendrën tonë e kanë vizituar disa herë eprorët e SHP të UÇK-së: Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Musa Jashari, Rifat Sylejmani, Fadil Zejnullahu, Enver Rrustemi, Nexhmidin Kastrati etj, madje edhe gjenerali i ushtrisë shqiptare Kudusi Lama - Komandant i Divizionit të Kukësit,i cili ka merita të jashtëzakoshme në koordinimin e aktiviteteve ushtarake në gjithë zonën kufitare. 

PASHTRIKU.ORG: Pas thyerjes së kufirit në Koshare, a keni dërguar ushtarë tjerë në vijat e frontit ku zhvilloheshin luftime të përgjakshme? 

Bilall SYLA: Meqenëse fronti i Koshares ishte pjesë e operacionit të përgjithshëm, që zhvillohej në gjithë zonën kufitare, ishte obligim i qendrave stërvitore që të dërgojnë ushtarë atje. Prandaj kah mesi i prillit 1999 nga qendra stërvitore e Helshanit për në Koshare kemi dërguar edhe 204 ushtarë të stërvitur mirë, ndonëse interesimi për të shkuar në front ishte shumë i madh. Në përcjellje të ushtarëve ishim: Maliq Doçi, unë, Alush Shala dhe Shaban Musliu dhe në fshatin Papaj të Tropojës ushtarët ia dorëzuam eprorit Nasim Haradinaj. 
Komandant Bilall Syla duke lexuar tekstin e betimit - më 25 Maj 1999,
para ushtarëve në Feken.
--------------------------------------------

Brigada “Feken” mori pjesë aktivisht në operacionin”Shigjeta” 

PASHTRIKU.ORG: Dhe pastaj...si u zhvilluan ngjarjet? 

Bilall SYLA: Në fund të prillit nga Helshani rreth 650 ushtarë i transferuam në qendrën stërvitore të akademisë ushtarake “Skënderbeu” në Feken, ku kushtet për stërvitje ishin më të mira. Në këtë qendër gjetëm edhe qindra ushtarë - vullnetarë, të cilët ato ditë kishin ardhur nga disa vende të Evropës perëndimore, por kishte edhe nga Shqipëria. Në kuadër të konsolidimit të komandës ushtarake nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së u emrova komandant i gjithë efektivit të UCK-së në këtë qendër stërvitore. Ndërkohë, stafi komandues bëri edhe strukturimin ushtarak dhe formuam një brigadë me tre batalione, e cila do të merrte pjesë aktivisht në operacionin “Shigjeta” që do të zhvillohet në malet e Pashtrikut. Me këtë rast Brigadës ia dhamë emrin e qendrës stërvitore ”Feken”. Në radhët e brigadës kishim edhe vullnetarë gjermanë, anglezë, një sllovake e cila ishte e martuar me një shqiptar etj. Në “Feken”, stërvitjet ushtarake (ushtrimet taktike dhe gjuajtjet luftarake me armët personale dhe ato të përbashkëta) planifikoheshin, udhëhiqeshin dhe realizoheshin drejtpërdrejtë nga eprorët e akademisë. Dhe kontribut të madh në mbarëvajtjen e këtyre stërvitjeve, ka dhënë padyshim edhe komandanti i akademisë z.Flamur Skarparlliu me tërë stafin drejtues të tij. 

PASHTRIKU.ORG: Ndonëse asokohe në Shqipëri ishin të përqëndruar edhe shumë ekspetë ushtarak të NATO-s, a kishit kontakte më pjestarë të saj? 

Bilall SYLA: Po, kemi pasur. Me këtë rast dua të përkujtojë një vizitë, që ato ditë na bënë atashtë ushtarake të SHBA-ve dhe të Anglisë. Gjatë qëndrimit të tyre në qendër, ne bëmë një demonstrim ushtarak me emrin ”togu këmbësorik në sulmë” dhe nga ky demonstrim yni u ndanë shumë të kënaqur...madje në shenjë admirimi, para nesh deklaruan se: ”sikur ta kishim moralin e lartë tuajin për luftë, me armatimin tonë modern që kemi do të arrinim deri në Beograd”. 

PASHTRIKU.ORG: z.Bilall, dihet mirëfilli se më 25 maj 1999 në këtë qendër stërvitore do të organizohet edhe ceremonia e dhënjes së betimit. A mund të na thoni si u zhvillua kjo ceremoni? 

Bilall SYLA: Një nga ngjarjet më mbresëlënëse për mua dhe gjithë efektivin ushtarakë të UÇK-së, ishte padyshim dhënja e betimit. Atë ditë maji betimin e dhanë 1180 ushtarë. Në këtë ceremoni përveç dhjetra prindërve të ushtarëve, morën pjesë përfaqësues të SHP të UÇK-së dhe të strukturave shtetërore të Shqipërisë: Jakup Krasniqi, Sabit Brokaj, Xhavit Haliti, Raif Gashi e shumë të tjerë. 

Planin operativ të operacionit ”Shigjeta” e ka përpiluar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së 

PASHTRIKU.ORG: Më lartë theksuat se Brigada ”Feken” ka marrë pjesë në operacionin “Shigjeta”. A mund të na thoni se, kush e përpiloi planin e operacionit ”Shigjeta” dhe si u zhvillua ky operacion përgjithësisht? 

Bilall SYLA: Planin operativ të operacionit ”Shigjeta” e ka përpiluar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së me qëllim të thyerjes së forcave të shumta serbe që ishin përqëndruar në zonën kufitare dhe depërtimin tonë në drejtime të caktuara në thellësi të Kosovës, për t´u lidhur pastaj me njësitë e UÇK-së që operonin në Zonën Operative të Dukagjinit dhe në Zonën Operative të Pashtrikut, të cilat kishin shumë nevojë për ushtarë dhe armatim. 
Bilall Syla me bashkëluftëtarët e tij


PASHTRIKU.ORG: Si u zhvillua operacioni “Shigjeta” ? 

BILALL SYLA: Pasi dhamë betimin, me urdhër të SHP të UÇK-së batalioni i parë dhe i dytë i Brigadës “Fekeni” me gjithë efektivin e saj do të marshojë në drejtim të Pashtrikut, ndërsa batalioni i 3 i kësaj brigade nën komandën e Bashkim Lladrovcit do të marshojë si përforcim në frontin e Koshares. Në bjeshkët e larta të Pashtrikut arritëm mbas një marshimi të gjatë e të mundimshëm në drejtimin: Mali i Dajtit - Malësi e vermut – Helshanë (Krumë) – Cahan - Maja e Pashtrikut, me komplet paisjet ushtarake që kishim. Detyrën luftarake të Brigadës ”Feken” në Cahan e pranova nga komandanti Nexhmedin Kastrati, ndërsa aty ishin edhe eprorët: Musa Jashari, Rifat Sylejmani, Enver Rrystemi etj. 

-Në kuadër të Operacionit, njësitë e brigadës ”Feken” ishin caktuar të operonin në Drejtimin e dytë Taktik (D2T) ku një ditë përpara në këtë zonë ishte futur në luftime me armikun, njësia e ashtuquajtur “Taktik Force - 0” (TF-0) e komanduar nga eprori Fadil Zejnullahu dhe një pjesë e Brigadës 126 e Hasit. 

-Në krahun e majtë, në drejtim të “qafës së mullarit” (D3T) operonte batalioni ”Atlantiku” nën komandën e Hysni Sylës, ndërsa në vijim mbi fshatin Nikoliq ishte njësiti tjetër nën komandën e Binak Gashit. 

-Në krahun e djathtë në drejtim të fshatrave të Hasit të Thatë dhe përgjatë Drinit të Bardhë (D1T e D4T) operonin njësitë ushtarake të komanduara nga Kemail Shaqiri dhe Ruzhdi Saramati. 

Me këtë rast vlen të theksohet, se ne operacionin “Shigjeta” ka marrë pjesë edhe efektivi i Divizionit të Kukësit, i cili ka vënë në dispozicion tërë arsenalin ushtarak. 
Bilall Syla gjatë kohës së konsultimeve me bashkëpunëtorët e tij
Brigada jonë pra, ka operuar në qendër të forcave tona, pikërisht në majën e Pashtrikut dhe ka mbuluar 3 km të vijës sulmuese. Atje tereni ishte jashtëzakonisht i vështirë, i zhveshur nga malet e me thyerje të thella të terenit, çka e vështirësonte lëvizjen tonë, furnizimin, por edhe bartjen e të plagosurve gjatë luftimeve.

Harta e Operacionit "Shigjeta" (Maj - Qershor 1999)
---------------------------------------------------
Megjithatë forcat e UÇK-së në fund të majit 1999 patën përparime dhe u futën disa kilometra në thellësi të territorit, ku operonin forcat serbe. Mirëpo, mbas kësaj, armiku shumë shpejt solli përforcime të reja nga forcat elite parashutiste të Brigadës 549 të korpusit të Prishtinës si dhe aktivizoi helikopterë të shumtë për të përballuar situatën. Madje ajo përdori edhe artilerinë e rëndë duke gjuajtur shpesh herë edhe predha me helme kimike, por fatmirësisht për shkak të lartësisë mbidetare (1990 m) era e barte shpejt helmin ashtu që ne nuk patëm pasoja. Në fillim të qershorit, pas konsolidimit të forcave tona, ndërmorëm një seri sulmesh të rrufeshme kundër forcave serbe, për të qëndruar në pozicionet e marra. Gjatë luftimeve të përditshme në Pashtrik kemi pasur një bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve edhe me forcat e NATO-s, ku në shumë raste ua kemi dhënë koordinatat identifikuese për babmardimin e pozicioneve serbe nga ajri, ndërkohë që njësitë tona sulmonin vazhdimisht nga toka. 
PASHTRIKU.ORG: Dhe pas një lufte të përgjakshme përgjatë tërë vijës së kufirit, më 9 qershor 1999 forcat pushtuese serbe kapitullojnë me nënshkrimin e marrëveshjes tekniko - ushtarake në Kumanovë. A pati luftime pas kësaj marrëveshje...? 

Bilall SYLA: Me nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës ra intensiteti i luftimeve, por megjithatë akoma kishte gjuajtje sporadike nga forcat serbe, dhe këtë e bënin, tani jo se donin të rezistonin, por nga frika se si do të tërhiqeshin mbrapa për në Serbi. 
 
Ibrahim Shaqiri në mesin e luftëtarëve, gjatë Operacionit “Shigjeta”
në Pashtrik (Maj 1999)
PASHTRIKU.ORG: Sa ishte numri i të rënëve dëshmorë gjatë këtij operacioni ? 

Bilall SYLA: Po në këtë operacion ranë dëshmorë shumë ushtarë. Vetëm nga brigada ime gjatë operacionit ”Shigjeta” në altarin e lirisë ranë pesë ushtarë: Florim Rushiti, Avdi Xhaçku, Lulzim Llugiqi, Bedri Gashi që të katër në Pashtrik, ndërsa Fatmir Ratkoceri ra dëshmorë në frontin e Koshares. 

Itinerari i njësive të UÇK-së, pas përfundimit të operacionit “Shigjeta” 

PASHTRIKU.ORG: Po...pas përfundimit të operacionit “Shigjeta”, cili ishte itinerari i njësive të UÇK-së? 
Plani operativ i operacionit„Shigjeta“i hartuar nga SHP i UÇK-së
Bilall SYLA: Pas përfundimit të plotë të luftimeve, ne organizuam homazhe tek varrezat e deshmorëve, dhe më pastaj me urdhër të komandës së operacionit, më 16 qershor 1999 gjithë efektivi i brigadës marshuam për në Kosovë në drejtimin: Kushnin - Rogovë e Hasit. Një natë kemi fjetur në shkollën e fshatit Rogovë dhe të nesërmen sipas planit, rreth 700 ushtarë u transferuan në zona të ndryshme operative të UÇK-së, sipas përkatësive teritoriale të ushtarëve.
Bilall Syla me bashkëluftëtarët e tij në Pashtrik, gjatë operacinoit “Shigjeta” (Maj 1999)
 --------------------------------------------------

Ndërkohë eprorët e Brigadës: Dritan Durmishi, unë, Ermir Begaj, Ibrahim Shaqiri, Rrahim Bekteshi dhe Florim Balaj udhtuam për në Kleçkë dhe në selin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u takuam me komandantin e shtabit Agim Çekun.
Ibrahim Shaqiri (i pari nga e majta) me eprorët e Brigadës”Feken”
në Pashtrik (Maj 1999)
-----------------------------------------

 Në këtë takim komkandantin Çeku e informuam hollësisht për rrjedhat e përgjithshme të operacionit ”Shigjeta” dhe nga aty dolëm me detyra të reja, tanimë në rrethana paqe. Unë meqë isha nga Prishtina u transferova në Zonën Operative të Llapit, mirëpo pas një kohe, për shkaqe familjare u demobilizova dhe u ktheva në Gjermani. 

 
Brigada “Feken” mori pjesë aktivisht në operacionin”Shigjeta”
PASHTRIKU.ORG: Cili ishte angazhimi juaj, pasluftës në Gjermani? 

Bilall SYLA: Pas luftës, duke e parë neglizhencën e institucioneve të Kosovës, për t´i ndihmuar familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, në Gjermani nuk ndejta duarkryq. Përkundrazi, së bashku me një grup shokësh organizuam disa herë aksione humanitare dhe ju ndihmuam familjeve të atyre që dhanë bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës. Ndihmat materiale i kemi dërguar në Prizren, Dardanë, Ferizaj, Prishtinë etj. Tani së fundi kemi grumbulluar 1600 € dhe i ndihmuam 5 familje të dëshmorëve. Besoi se aksione të ngjashme do të organizojmë edhe në të ardhmen. 

MALIQ DOÇI: LUFTËN E ZHVILLUAM PËR BASHKIM



Në një intervistë për gazetën “Lajm”, koloneli Maliq Doçi që kishte braktisur ushtrinë e rregullt shqiptare për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se në kohën e luftës nuk ka pasur asnjë mundësi që të zhvillohen trafikim organesh, siç pretendonte Dick Marty. Sipas tij, UÇK-ja kishte problem që të shëronte ushtarët e saj të plagosur, ndërsa për trafikim as që ka mundur të bëhet fjalë. Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës (FARK) kishin pranuar që të bashkëpunonin me UÇK-në. Ndërsa, politikanët në viset shqiptare i ka porositur të mos harrojnë idealin për të cilin është zhvilluar lufta për bashkimin kombëtar

Alban Zeneli

Prishtinë - Kishte braktisur ushtrinë e rregullt shqiptare për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku kishte kontribuuar për përgatitjen e ushtarëve që shkonin në front. Kolonel Maliq Doçi ka folur për kohën e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kontaktet e tij të para, bashkëpunimin me Forcat e Armatosura të Kosovës dhe vendimi i udhëheqësve të FARK-ut për t’iu bashkuar UÇK-së.

Doçi ka thënë që nuk ka asnjë mundësi që të zhvillohej trafikim i organeve njerëzore në kohën e luftës në Kosovë, pasi që sipas tij UÇK-ja kishte probleme për të shëruar ushtarët e plagosur e jo më të merrej me trafikim. Koloneli Doçi ka shprehur qëndrimet e tij edhe në lidhje me politikën aktuale që është duke u zhvilluar në Kosovë e Shqipëri, sipas tij nuk ka asnjë lloj politikani në trojet shqiptare që mund të mos punojë për bashkimin kombëtar.

Lajm: Kolonel, nëse mund të na tregoni për kontaktet tuaja të para me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur dhe si janë realizuar ato?

Doçi: Kontaktet e mia të para kanë qenë në prill të vitit 1997, me Xhavit Halitin. Sipas informacioneve ishin krijuar njësitë e para guerile që vepronin në Kosovë. Problemi ishte i përgatitjes, i funksionimit më të mirë të veprimeve ushtarake brenda në Kosovë dhe sidomos i furnizimit me armatim, municion dhe mjete tjera logjistike.

Lajm: Në atë kohë ju a keni qenë ende në shërbim aktiv të Ushtrisë Shqiptare?

Doçi: Në atë kohë kam kryer detyrën e shefit të shtabit të divizionit të Kukësit. Prezantimi ose njoftimi me Xhavit Halitin është bërë nëpërmjet ish-shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Adem Çopalli.

Lajm: Deri kur ka zgjatur bashkëpunimi juaj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?

Doçi: Etapa e parë ka qenë koha kur unë kam qenë i angazhuar me detyrën funksionale, por vepronim në mënyrë ilegale për të dhënë ndihmë drejtueseve të UÇK-së, sidomos ndihma ime ka qenë në konsolidimin e platformës dhe metoda që do të ndiqeshin për organizimin dhe zhvillimin e luftës më të zgjeruar në gjithë Kosovën, pajisja me teknikë dhe armatim luftarak edhe përgatitja e një pjese të kuadrove sa ishte e mundshme dhe e grupeve ilegale. Kontaktet i kam pasur me dëshmorin Luan Haradinaj në atë kohë në muajin prill.

Ne përgatisnim, hapnim korridore në drejtim të Kosovës që të jenë më të sigurt këta djem që bënin kalimin e armatimit, teknikës dhe disa shokëve të tyre. Një organizim i mirë, sa më perfekt dhe sa më ushtarak, në mënyrë sa më profesionale kishte vlerat e veta, sepse rriste moralin e këtyre djemve, futeshin teknika dhe armatime dhe ishte më i kontrolluar nga njësitet serbe të shërbimit kufitar. Për këtë ne kishim angazhuar dhe shokë dhe njësitë tona të vëzhgimit dhe zbulimit që ishin në varësi tonën, sipas detyrës funksionale.

Lajm: Që nga viti 1997 deri në 1999 të angazhimit tuaj për UÇK-në, cilat janë ato raste që i veçoni si një kontribut tuaj të rëndësishëm në këtë luftë?

Doçi: Kontributi im ka qenë i detyrueshëm si çdo shqiptar, nuk e quaj kontribut, e quaj detyrim që e kam pasur, sepse edhe ky detyrim rridhte nga disa ide tonat, ose dëshirat tona. Në të gjithë terminologjinë ushtarake, problemin e Kosovës e kemi trajtuar qoftë në akademitë ushtarake, qoftë në stërvitje dhe për fatin tim, unë kam shërbyer në një divizion që është në kufi që i ndante shqiptarët. Pastaj ne kishim lidhje, të gjakut e farefisnore që kishim ne me rajonin e Prizrenit në tërësi me Kosovën, nëna ime ishte mbesë në Vërmicë, halla ime në Zhur, pra ishin njerëzit e gjakut tim.

Lajm: Cilat kanë qenë angazhimet tuaja kryesore për UÇK-në?

Doçi: Angazhimi fillon më herët, nuk dua të flas për vitet 1992-93, që kanë qenë fragmentare, me njerëz ilegalë që mundoheshin të vepronin që bënin një incident në Kosovë, për të ngjallur pakënaqësinë tek popullsia shqiptare. Unë flas sidomos për rajonin e Prizrenit, disa incidente kundër kryesisht policisë dhe forcave ushtarake serbe. Kurse në profil më të organizuar, flas për 97-n, që ishin ngritur strukturat, ishin ngritur njësitet e para, kishim informacion para nesh dhe fati që na qëlloi që nganjëherë edhe dyshonim se a është vërtetë lidershipi i UÇK-së ky apo jo, dhe vet tek ne.

Në mënyrë institucionale unë mund të flas për periudhën 97 deri në fund të luftës më 20 qershor 1999. Rënia e Luan Haradinajt, që erdhi me 5 maj 1997, na shkaktoi, edhe dhimbje, por edhe problem që të themi të drejtën, sepse për mua ishte njëri nga kryetrimat, një djalë shumë i përgatitur, shumë atdhetar, i jashtëzakonshëm, është monumental për aq kontakte sa kam pasur. Sinqerisht emrin mua ma ka thënë Xhavit Haliti, pasi kam vajtur në spital për një të plagosur tjetër, Rafet Ramën, për t’i shpëtuar jetën dhe emrin e kam mësuar pas vdekjes të Luan Haradinajt.

Kurse më vonë, është shkallëzuar lufta, unë jam angazhuar, kam dalë në lirim nga ushtria shqiptare dhe jam angazhuar gjithnjë në drejtimin e Xhavit Halitit dhe më pas kam vazhduar me Azem Sylën, në drejtim të UÇK-së.

Aktiviteti im përfshin nga 97-ta deri në prill-dhjetor oficer aktiv, t’i ndajmë gjërat. Projektuam që në kufirin shqiptaro-shqiptar në të dy anët të krijojmë bazat ilegale si shtëpi, ish objekte ushtarake që ne i kishim tërhequr forcat, duke i marrë me qera, duke bërë një pagesë simbolike, për të përqendruar armatim, municion, dhe për të krijuar baza për të pritur ushtarët e plagosur, ata që vinin nga larg nga distanca të largëta dhe për futjen e armatimit dhe municionit dhe kjo është bërë në të gjithë kufirin shqiptaro-shqiptar, dhe infiltrimi ishte aty ku ishte situata më mirë.

Lajm: Sipas jush, kur ka arritur UÇK-ja që të tejkalojë fazën e luftës guerile, për të krijuar front luftarak?

Doçi: Në pranverën e vitit 98, UÇK-ja i krijoi njësitë e veta në zona të caktuara, dhe u krijuan njësitë dhe këto do të bënin veprime rajonale, veprime për të goditur kundërshtarin, aty sipas mundësive që kishim për t’i shkaktuar dëme, dhe për ta sensibilizuar popullin në Kosovë, për të krijuar idenë që vetëm me luftë mund të çlirohet Kosova, për të treguar edhe palës kundërshtare. Më pastaj kemi kundërveprimin e ofensivës në verën e vitit 98, ofensiva serbe që mori mbi njësitë tona dhe popullsinë e pambrojtur. Pra, këtu kemi shkallëzimin nga veprimet e njësive guerile, ilegale, të cilat kanë dhënë efekt, pastaj është kaluar në krijimin e njësive, që tashmë dihen dhe u kryen veprime rajonale.

Pastaj me zhvillimin e ngjarjeve, unë kam qenë në 98-n, ku erdhi komandat i frontit të veriut, Xheladin Gashi me pseudonimin Plaku, aty pastaj evoluoi situata dhe ne duhet të ndërmerrnim një veprim operacional, duhet të kalonte UÇK-ja, kishte ardhur momenti, sepse jemi pas ngjarjes së Ramubjesë, bllokimin e kufirit, minimi i tij, shumë zona, pakalueshmëria ishte e lartë për këmbësorët për të dërguar mjete dhe furnizim për UÇK-në, dhe sidomos për popullsinë civile, kryesisht në ilaçe të ndryshme, ky ishte objektivi ynë.

Atëherë do të ndërmerrnim një fushatë ushtarake, ose një operacion për të çliruar njëherë e përgjithmonë Kosovën dhe fati e deshi që ne vërtet mund të kemi humbur beteja, por luftën e kemi fituar. Dhe politikisht realizuam diçka që ka qenë një ide e Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Përgjithshme, që në një marrëveshje politike ndërkombëtare, ne të na gjejë pa ushtarë në kufirin shqiptaro-shqiptar. Ideja jonë ka qenë që ne me shumë sakrifica, me shumë të humbur, kemi mbi 400 të vrarë në kufi, por ideja jonë ka qenë që ne kufirin shqiptaro-shqiptar të arrijmë që kazermat serbe, njësitë ushtarake serbe t’i largojmë njëherë e përgjithmonë.

Objektivi ynë ishte që të marrim territorin shqiptaro-shqiptar, të ngremë flamurin shqiptar, t’i prishim piramidat, të krijojmë korridore të fuqishme, që u krijuan për furnizim me armatim dhe municion të UÇK-së, dhe të kalonim përfundimisht flamurin në Prishtinë.


UÇK-ja është historikisht ushtria më e lavdishme e kombit shqiptar, sepse ka produktin material, ka çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Në etapën e fundit, UÇK-ja arriti jo ta kombëtarizojë, por ta ndërkombëtarizojë problemin e Kosovës. Ushtarët dhe fshatrat e brezit kufitar kanë marrë pjesë në operacionin Shigjeta, në betejën e Goroxhubit, ku kundërshtari ynë serb ka pasur humbjet më të mëdha, na janë vrarë edhe neve 14 veta përnjëherë. Edhe në beteja kemi pasur tërheqje, kemi pasur rimarrje fronti, sepse kaq ishin mundësitë bashkëvepruese. Ky ishte niveli. Arritëm ne që për një kohë të shkurtër të përgatisnim komandantë të skuadrave, togjeve, t’i pajisim me armatim e municion. Morali ishte më i madh sesa jeta e një shqiptari të Kosovës, flas për ato vite.


UÇK-ja, si vepra më e madhe e kombit shqiptar, nuk flas me pasion, por flas për një realitet, ka bërë diçka shumë produktive, sepse kemi bërë me gjak, me jetë, kaluam nën një luftë të organizuar frontale nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve. Operacionin ‘Shigjeta’ e dallojnë shumë gjëra nga operacionet tjera, është operacion i një ushtrie të re, të mirë organizuar, të planëzuar, të drejtuar dhe masiviteti i saj. Janë mbi katër mijë forca fronti dhe mbi dy mijë forca logjistike, gjashtë mijë veta.

Por mediatikisht nuk ka dalë aq kthjelltë. Ky operacion po ashtu ka pasur nivel drejtimi, çdo komandant njësie ka pasur radiolidhjen, ka pasur tabelën e bisedimit dhe është informuar. Problemet e luftës, janë probleme të luftës, mund të them fragmentet që ne arritëm që të mos kemi lëshim fronti, në etapën e dytë ne i varrosëm aty, e kemi bërë varrimin në front dhe nuk e kemi lëshuar frontin.

Lajm: Disa organizata ndërkombëtare kanë akuzuar lidershipin e UÇK-së për trafikim me organe, meqë i njihni rrethanat e asaj lufte, çfarë mendoni, a ka pasur kushte që të realizohet ndonjë veprimtari e tillë?

Doçi: Unë njoh rrethanat dhe mentalitetin, rrethanat kanë qenë që asnjë shqiptar, asnjë lidership, asnjë ushtar, nuk e ka pasur mendjen për të bërë veprime të tilla, nuk i ka punuar truri askujt në këtë drejtim. Truri në atë kohë ka punuar që i gjithë funksioni të vihet në interes të luftës për çlirimin e Kosovës. Po ashtu, populli i Kosovës nuk i kishte në natyrë këto veprime antinjerëzore.

Ato janë trillime. Duhet reagim më i madh, sepse qëllimi është që të na e denigrojnë luftën e Kosovës, duhet të denigrojnë humbjet në njerëz që kemi pasur, pafajësinë e tyre. Ne po ashtu kemi qenë të monitoruar edhe nga ndërkombëtarët, as në mend mos t’i shkojë ndokujt kjo punë. Edhe materialisht kjo është e pavërtetë. Në atë kohë ne me një telefonatë na vinin mjetet logjistike dhe gjithçka tjetër, sepse kontributi i kosovarëve në perëndim ka qenë i madh.
Ne me zor dërgonim ushtarët tanë të plagosur për t’u shëruar e nuk mund të bëhej fjalë për transplanto organesh.
Lajm: Në fillimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur edhe një organizim tjetër ushtarak të shqiptarëve në Kosovë që është quajtur FARK, a keni pasur kontakte me ta dhe çfarë kanë qenë marrëdhëniet tuaja me këtë grup?

Doçi: Kanë ekzistuar Forcat e Armatosura të Kosovës nën qeverinë e Bujar Bukoshit, dhe këto kanë pasur njësi që kanë qenë në afërsi të kufirit. Unë njoh një pjesë, kam zbatuar porositë që me jepte Xhavit Haliti, për komunikimin dhe tendenca jonë ka qenë nëpërmjet njerëzve të bëjmë propagandë që të vijnë për të hyrë në Kosovë, kjo ka qenë tendenca jonë dhe e kemi arritur këtë.


Në pranverë të vitit 1998, unë kam qenë pjesëmarrës me një takim me Xhavit Halitin, të ndjerin Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemën dhe një tjetër me emrin Vehbi që ishte shefi i sigurisë aty. Takimi është bërë në Kukës, shumë ilegal, diskutohej për rrafshin e Dukagjinit kush do të caktohej komandant. Është pranuar bashkëpunimi nga ish-ministri i Mbrojtjes, për pjesën që kam qenë unë aty, kemi replikuar me palën për të hyrë në Kosovë dhe për të vepruar në Kosovë. Pastaj në ngjarjet e verës së 98-s, kishin një njësi me komandant Agim Ramadanin në rajonin e Tropojës, falë punës sonë dhe evoluimit të ngjarjeve, pranuan që të bashkëngjiten, pranuan që të hapej fronti.


Ata kanë pranuar që të jenë në komandën e UÇK-së, bile e di edhe pozicionin e tavolinave që kemi qenë ulur, në këtë takim që është mbajtur në Kukës, unë kam qenë prezent, ne i rrinim idesë së afrimit. Pastaj, ata shpesh na kanë ndihmuar edhe me mjete logjistike.

Lajm: Ideali i luftës së atëhershme të UÇK-së ishte bashkimi i trojeve shqiptare, por politika aktuale e krerëve shtetërorë në Kosovës e Shqipërisë a është duke iu mbajtur këtij ideali?

Doçi: Politika e shfrytëzon dhunën. Kush është dhuna? Veprimi ushtarak, i cili ka një kufi. Këtu tani përfiton politika, por nuk mund të përmendet ideali. Lidershipi i luftës së Kosovës për mua ende nuk e ka çuar në fund idealin. Ideali dhe betimi nuk kanë marrë fund. Politika duhet të luajë rolin e vet. Aty ku nuk është dakord politika me idealin tonë, aty do ta kundërshtojmë. Është i detyruar çdo lidership që të shkojë në parametra të idealit.

Nuk dua të ikësh...


Myrvete Osmani lindi në Smrekovnicë fshat afër Vushtrrisë ku edhe filloi shkollimin e vet e njëherit që si fëmi krijonte vargje të cilat nuk i dërgonte për botim gjer këtë vit (2012) kurr edhe publikoi librin e parë "Rënkimet e vjeshtës". Tani ajo ka përgatitur vëllimin tjetër dhe ai së shpejti do të del nga shtypi, me redaktor poetin e mirënjohur Prof.Dr. Agim Vinca.
Myrvetja jeton dhe punon në Vushtrri e njëherit vazhdon studimet juridike në Prishtinë.

Këtu zgjodhëm për adhuruesit e vargut disa poezi të mrekullueshme të Myrvetes:


NË SYTË E HËNËS MË KËRKO!

I dashur sa herë nuk jam me ty
vështroje hënën pushoj në sytë e saj
Sa herë emrin tënd e mallin thërras
petale lulesh do shkëputen mbi ty
si shkëputen pikat e shiut qetë qetë
nga i njejti qiell mbi ne të dy
I dashur sa herë jam me ty
vështroi sytë e mi,
aty pushojne ëndërrat e pagjuma...
Emrin tim kur e thërret,
mos e fol mendueshëm,
petalet do te ikin, do te tremben,
as nga qielli nuk do ket më shi!

***
Nuk dua të ikësh,
kam frikë
Kujtesa do më kafshoj
për vdekje
Ti ngjashë trishtimit
të zogjve netve pa çerdhe
ç'te duhet!?
Të shkelësh mbi liqenin
shtrat i ndritur i hënës
Mbi akullin vezullues
të shtrirë si det i mardhët
Nuk dua të mi trazosh
yjet e mi të ndezur
Ti zgjosh mallkimet
e fjetura përsëri
tu falësh lotin e njelmët!
Aty ku nuk takon
jeta asnjëher,
ku shirat
kalben në grushte lotësh
të qiellit
dhe kurrë nuk zbresin
Larg ëndrrëva të mia,
mos ik,
me varkën e ngecur
në shteg ,kuçur në rrënjët
e një lisi pa gjeth e degë
Larg bekimit tim
të tretesh
Aty ku nuk gjenë
strehë dashuria
fatkeq nuk dua të mbetesh.


KUJTIM!

Ndodh të ndrydhet shpirti
Djalli nën imazhin e tij dhe,
Në çast gjarpri heq lekuren
Shfaqet lakuriq në sytë e mi...
Gjakoset buza e puthur...
Kujtimi i hidhur,
përhumbur mes trishtimit
Një grua, dy e tri...!


UNË DHE HIJA IME!

Brenda dhomës time,
hije e trishtë rend pas meje...
Here zhduket në qoshkezen e saj,
nën dritën e dridhur të qiririt,
përbrenda flakës së tij merr krahët
dhe digjet bashke me mallin tim...
Këtu muret fillojnë të shemben tani,
ne ëndrra qe u mplakën e në pritje thyhen!
Drithërimë mes natës verbuese kaplon,
dhe prehet pa ty shpirti qe ne mall shqyhet


PETALE SHPIRTI

Përvëluar nga malli që kam,
deri në mbrëmje dhimbja,
do të shkrihet mbi nurin tim!
Numeroj orët që isha me ty,
dhe mu thyen vargjet,
penda mes tyre ne robërim!
Ne pritje te zërit tënd sot,
petalet e shpirtit shkëputen papritur!
Nga zemërimi u dergjen ne heshtje,
ne rrugicat e kohes duke u çapitur...


MERRMË TË TË DUA....

Ti thua se jam ajo,
mes ëndrrave te tua që regjur i ka nata!
Veshur me fustanin mëndafsh të bardhë,
qe yjet e qiellit si perendeshe arrija ti mbaja...
Jam aty merrmë, pse pret!?
Zgjoje ëndrrën nga gjumi i moçëm lëkunde!
Me afshet e tua çdo mesnatë jeto i përflakur,
Lundro në lumin tim dhe vdekjen shkunde...

SHIRAT NGRIJNË....

Dera hollake gjysmë e hapur,
sonte nuk troket si duket!
Rrugët kane mbetur te boshatisura,
Shirat kane ngrirë në acarë,
si çastet e mia,
si zgjimi im i pazgjuar,
që nga ai Tetor i zymtë vjeshte!
Dhe ëndërrat e bardha si duket jane trembur,
gremisur jane që në nisje, kthyer ne heshtje!


NE JEMI JETA!

Dëgjoni tingujt e saj ata jemi ne
Ne jemi kënga, vaji dhe qeshja
Lutja,pendimi,dashuria,
Ëndrra dhe zhgënjimi,
Erërat kur fryejn stuhi,
Ne jemi dhembja, tundimi, rizgjim!
Ndalojmë, rrëzohemi, ecim, ikim, vrapojmë
Kalorsë të denjë nëpër lindje dhe vdekje,
Pranverë qoftë apo dimër, Ne prape jetojmë!


NË SE ...

Nëse më ik’
E fortuna mbrëmjesh
pas detrash ngrihen?
Hënën më dysh do ta këpus,
Me buzët që të preka ty
do te puthë rënkimin e saj.
Me duart e lodhura,
yjet e qiellit do ti zhubros
Zërin e qetë në klithmë nate,
do ta liroj jehonave të pa fund,
dhe tempuj hyjnishë do të rrënoj!


TI VESA IME!

Sa iki nga Ty tretem,
si përplasje vale në shkumëzim...
Liqenit të trazuar i kthehem,
të dergjem në shtratin e tij!
Unë si trëndafil i mardhur,
edhe në vapën e gushtit mërdhi..
Kur mbi petalet e mia të djegura,
si një pikë vese rrokullisesh Ti!


DUA TË TE KEM PRANË

Dua të te kem pranë
edhe kur shkëputem e në tokë të bi!
Edhe kur lumi do me bartë
përpalsur fort nëpër shkëmbinjë
Dhembjen as vdekjen sdo i kem frikë'
sa shkëlqimin e syve tu
e vjedh nën tëndin qerpik

AKUAREL I FTOHTË

Errësirë !Nuk shof veten sonte
As në pasqyrën tuaj të kristaltë
Ku yjet prushnin syçkat e tyre nuk jan më!
Veç drita neonesh
Të krisura ,akuarel i ftohtë
Dritëzinë nëpër mjegull sonte
Ndoshta fytyrën time të zbehur
Shohin vetëm ato....përtej mjegullimit verbues !
Në këndin e vet hëna qenka zhdukur
Në përvëlimin e vetmuar të saj!
Kam frikë sytë e strehuar të natës
Që mbijnë magji shkretëtire kudo
Pika shiu zbresin ngadalë si fluska të ngrira
Udha ime përtej rrufesh ka daljen
E unë, me duar të dridhura tërheq veten time
Si një trup të vdekur
Në harkun e një varri pa emër!



NË MUNGESËN TËNDE

Shpirti në kujtesë
i falet vetvetes
gjakut uluritës,
ankthit magjepës

frymës që bartë
bashk me mua gjethet...!

Endërroj mbi pyllishte
ti ngjitem flatrimit
të shkruhem në vargje,pse jo!?
Një zanore në vargun e shtrirë
bashtingëllore e pa zë !
Penda jote të më ngris
lapidarë dashurie
me kostumin tend
ti mbulosh krahët e saj
kur i ngrinë i ftohti acarë.

Q'është vdekja
frika e saj tani
më thuaj pyes veten!?
Nga se kam harruar
ate ndjesi,ka kohë
Sado në kilometra
përhumbet imazhi Yt
dhe erërat rrëzojnë
me shtrëngatë rikthimin tënd
Pluhur akulli fryen
gjatesinë e rrugës sime
q'ti bej dashurisë
armatosur gjer në dhëmbë!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...