Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/21

Jorgani i Nasradinit, lapidari dhe bisedimet e Brukselit

Nehat Hyseni


Nehat Hyseni


Dikur Nasradin Hoxhën e kishte zgjuar nga gjumi një tollovi që zhvillohej para shtëpisë së tij. Si i trishtuar nga rrëmuja e tillë, ai kishte harruar fare të vishet, por kishte dalë në rrugë me jorganin mbi supe. Mirëpo, pasi mbaroi tollovia dhe u qetësua situata, ai e pa veten të zhveshur dhe pa jorgan mbi supe. Atëherë, konstatoi me dëshpërim se “kjo paska qenë hallakatmë e jorganit”. Sa duket, tek ne “hallakatma” e lapidarit e ka zhvendosur vëmendjen tonë nga negociatat politike për statusin e serbëve të veriut të Kosovës në Bruksel, pa u përmendur fare Lugina e Preshevës, duke u ofruar atyre pakon “Ahtisari Plus”, kurse Luginës as “Ahtisarin Minus”.

Situata e tendosur rreth Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë ka ngritur tensionet politike me përmasa shqetësuese. Gjuha kërcënuese ndaj shqiptarëve të Luginës që përdoret nga ana e kreut të Qeverisë serbe Daçiq, si dhe nga presidenti Nikoliq, për nga ashpërsia dhe tonet kërcënuese ia kalon edhe Millosheviqit.

Rivaliteti politik midis tyre paraqet garë politike për “bajrakun” e antishqiptarizmit që gjithnjë u ka sjellë mbështetje dhe vota tek elektorati dhe votuesit e tyre.
Foto: Emra të paharrueshëm!
Pozita tejet e “fortë” e Daçiqit sa duket është duke e sjellë në siklet SNS-in e Nikoliqit, meqë Daçiqi është duke i prirë bisedimeve me Thaçin në Bruksel, Nikoliqi ngutej që “t’ia trasoj rrugën” dhe t’ia presë rrobat sipas masës së tij me të ashtuquajturën Platformë mbi Kosovën.

Kjo punë disi nuk është duke i shkuar sipas qejfit, sepse as punët e Vuçiqit me arrestimet dhe burgosjen e “tajkunëve” serb, ose magnatëve ekonomikë, është duke u sfiduar nga Daçiqi. Deri më tani sukseset pa problem të theksuara janë duke u vjelë vetëm ndaj DS-it që është hedhur në opozitë dhe në konsolidim të ngadalshëm, për t’u “rikuperuar” me nguti dhe për t’i konsoliduar radhët që në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, të hyjnë me çdo kusht në qeveri, me qëllim që t’i shpëtojnë kuadrot e veta që janë në “listën” e Vuçiqit.

Ndërkaq, kuadrot e SPS-it të Daçiqit janë duke i rezistuar me sukses deri më tani, duke e sfiduar projektin e Vuçiqit, që është duke i sjellë mbështetje të madhe, krahas luftës së tyre ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe Luginë.

Kjo garë e tyre synon të çoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare Serbinë, për ta “zhveshur” Daçiqin nga pushteti dhe ndoshta për ta risjellë DS-in, me liderin e ri Gjillasin (e afërt me Vuçiqin), sërish në pushtet. Sinjalet janë dhënë tanimë dhe beteja politike do ta shndërrojë Serbinë në arenë të vërtetë politike gjatë këtij viti që disa e quajnë “ters” meqë mbaron me numrin “baksuz” 13.
Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!
“Tersllëku” i këtij viti ka hasur në ambientin sfidues të negociatave për “djepin e serbizmit” që duan të përfundojnë në qershor. Dhe këtu duan t’i ngasin kuajt për ta bindur sa është e mundur më tepër votuesin serb me peshën e “serbizmit” që e kanë secila nga ato.

Lufta në Serbi bëhet mes ëndrrave se “Kosova është Serbi” dhe se ajo “duhet të kthehet në shtetin e vet Serbinë”, pa çka se as presidenti i saj nuk mund ta vizitojë Kosovën pa lejen e Prishtinës zyrtare. Dhe ky “djep” i serbizmit është duke i sjellë telashe këtij kombi meqë nuk e lë të “piqet” kurrsesi politikisht, duke synuar gjithnjë “djepin” e vet për t’u përkundur në ëndrrat e veta antishqiptare të “foshnjërisë” ultranacionaliste e shovniste.

Kjo “foshnjëri” politike e serbëve ka qenë dhe mbetet akoma si burim i rrëmujave politike dhe skenës gjithnjë të tensionuar politike, që aktualisht manifestohet me lapidaromaninë që e ka kapluar Serbinë fillim e mbarim në tërë hapësirën e saj territoriale, duke ndërtuar dhjetëra përmendore të përmasave gjigante Drazha Mihajlloviqit si kryekriminel serb që u dënua me vdekje dhe u pushkatua në vitin 1945, meqë akuzohej se ishte fajtor për vrasjen e qindra mija serbëve, kroatëve, myslimanëve, hungarezëve, shqiptarëve etj. E tillë ishte edhe përmendorja e xhandarëve serbë të rënë në luftë kundër shqiptarëve në Luginë.

Dhe dekorit të lapidarëve në Serbi, e veçanërisht atyre që i ndërtuan serbët në Luginë nuk i mungon në asnjë rast kryqi i përmasave gjigante, i cili doemos duhet të jetë i pajisur me drita të fuqishme që mund të shihen nga largësia. I tillë është edhe lapidari serb në afërsi të fshatit Lluçan, i cili mund të shihet nga autostrada ditën, kurse natën edhe shumë më larg.

Ndërkaq, ndodhi paradoksi. Derisa Serbia është e përfshirë nga histeria e “lapidaromanisë” dhe “kryqomanisë” anembanë territorit të vet, ajo bënë luftë të “pakompromis” kundër lapidarëve joserbë. Kështu, në korrik 2012 u ngrit kundër lapidarit të Aqif Efendisë (me origjinë shqiptare), i cili ishte kryetar i komunës së Novi Pazarit dhe organizoi mbrojtjen e popullatës nga sulmet e hordhive çetnike kah fund i Luftës së Dytë Botërore. Ky lapidar qëndron i palëkundur edhe sot e kësaj dite.

Pastaj, erdhi në rend edhe lapidari i Preshevës. Këtu sulmi ishte edhe më i “furishëm”, duke koinciduar me afërsinë e datës së bisedimeve për Mitrovicën e veriut dhe për komunat tjera në veri të Kosovës. Me këtë u zhvendos vëmendja nga bisedimet e Brukselit tek lapidari i Preshevës. Kurse, Lugina e Preshevës nuk u përfshi fare në agjendën e bisedimeve të Brukselit. Pra, ra lapidari dhe e “harruam” Brukselin!

Gjykuar sipas hapave të bërë dhe “hyzmetit” që ia kanë bërë kësaj pune, këtu vend për rastësi nuk ka. Pra, Serbia me kohë kishte filluar ndërtimin e lapidarit për xhandarët e rënë serbë, duke zënë një hektar tokë në bregun e malit mbi Lluçan, me çka ka zaptuar tërë horizontin hapësinor që sidomos natën imponohet me dritat e kryqit gjigant nga largësia dhjetëra kilometrash. Pastaj, Serbia kishte ngritur “peshë” tërë rajonin për ta ndaluar lapidarin e dëshmorëve shqiptarë me qëllim që ta fshehë nga opinion imponimin e lapidarit serb që vendosej si provokim ndaj popullatës shqiptare, meqë aty nuk jeton asnjë serb i vetëm.

Ndërkaq, premieri i Kosovës - Hashim Thaçi - dhe premieri i Serbisë - Ivica Daçiq - me ndërmjetësimin e kryediplomates së BE baroneshës Eshton realizuan bisedimet mbi pesorëshe. Aty oferta e Kosovës ishte pakoja “Ahtisari Plus”, duke ofruar një shportë të madhe ndihmash ekonomike dhe pranimin e situatës faktike të strukturave paralele serbe, të cilat sipas Thaçit “do të hiqen”, kurse sipas Daçiqit ato u “legalizuan”. Për Luginën e Preshevës nuk u tha asnjë fjalë e vetme, duke e lënë atë krejtësisht jashtë agjendës së bisedimeve.

Derisa temperatura politike në Luginë është ngritur aq shumë dhe është duke vluar rreth lapidarit të rrënuar në Preshevë, si dhe atij serb në Lluçan, “treni” i bisedimeve të karakterit gjeopolitik në Bruksel, ku është duke u vendosur fati i Kosovës si shtet dhe statusi politik i serbëve të Kosovës, Lugina po mbetet në stacion duke pritur “trenin” tjetër, e mbërthyer në zhurmën dhe tensionet politike me rrezik real të shpërthimit të edhe një konflikti të armatosur, duke bërë “sehir” qytetarët e shqetësuar demonstrimin e forcës ushtarake të shtetit serb dhe të rimilitarizmit të çdo pëllëmbe tokë të kësaj treve tonë stërgjyshore.

Turp të keni


Situata e tensionuar kohëve të fundit në Luginë, ka ndikuar që shumë qytetarë të largohen nga vendi në drejtim të Kosovës dhe shteteve perëndimore. /Telegrafi/


Ky burrë shpreh zhgënjimin e tij para mediave të pranishme në sheshin e Preshevës, ku ishte i vendosur edhe lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së
Ai flet në gjuhën serbe për padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve në Luginë, duke i cilësuar ato si më të vështira se në kohën e Milosevicit.
Foto: Emra të paharrueshëm!
“Ju e keni pruar situatën deri në këtë pikë”, tha plaku duke aluduar në Qeverinë e Serbisë. Ai tha se dëshmorët që ranë dhe sot u hoqën nga sheshi i Preshevës, kanë vdekur për këtë vend dhe se asnjë nga familjet e tyre nuk ka përfituar asnjë pension, raporton Titulli.


“Është turp kjo që keni sjellë nga Beogradi. Mos na keni sjellë ndonjë fabrikë. Turp të keni”, thoshte ai.

Preshevari theksoi se vetëm pse ishte shqiptar, në kohën kur ishte i sëmurë në spitalin e Vranjës, atij i kanë thënë se do ta presin si derr.

“Më thanë se do të më presim si derr nëse nuk jap të holla”, tha plaku.

Situata e tensionuar kohëve të fundit në Luginë, ka ndikuar që shumë qytetarë të largohen nga vendi në drejtim të Kosovës dhe shteteve perëndimore.

2013/01/20

Rrënohen 27 përmendore të varrezave serbe në Kllokot

Në varrezat ortodokse serbe në fshatin Kllokot afër Vitisë janë rrënuar 27 përmendore mbi varreza, njofton radioja serbe nga Kosova, KiM.

Sipas njoftimit, në varreza gjenden pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po e bëjnë hetimin e ngjarjes. Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasa Mirkovic, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave, deklaroi se është i shokuar me këtë kat vandal.

Informatën e ka konfirmuar edhe drejtori i radios lokale të Kllokotit, Nikola Stolic, i cili tha se “ka informata për rrënimin e varrezës” dhe se atje gjendet policia.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe Zyra për Kosovë e qeverisë së Serbisë, e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që sa më parë t’i zbulojë dhe ndëshkojë aktorët e këtij akti vandal, transmeton Koha Net.

Siç dihet, sot në Preshevë, pikërisht qeveria serbe i dha urdhër xhandarmërisë së saj që të heqë nga lapidarin përkujtimor të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe ka mundësi që ky akt të jetë një lloj hakmarrje për atë që ndodhi në Preshevë.



58

Nga Mentor Thaqi :NËNA E MADHE FISNIKE LINDË E RRITË FISNIKË-BURRËSHTETAS KOMBI

Një formë tjetër nderimi, fillim nga rrënjët-djepi!


Mentor Thaqi

JU KAM THANË QYSH N´LINDJE

(Nanës Sofë Rugova, Homazh Nderi)

I thanë,
mbahu fisnike,
baben Rrustë vranë
për inati
t´Plisit
dhe t´Bardhësisë Shqiptare!
- Ka lanë djalin, tha,
ai do t´ia ruan
emrin dhe vendin!

Paj, edhe djalin-Uken
vranë,
i thanë,
oj fisnike,
ti shëndosh për burrin
ori sojnike!
Shmoi pak si fshehtë,
qoi kryet naltë,
rregulloi lidhcë e marhamë:
- Ka lanë djalin,
ai do ua ruaj
emrin dhe vendin,
babës e babgjyshit
me rrajë e skajë,
qebesa edhe kuvendin!

Deshten ti thonë
edhe shumëçka,
kush nga dhimbja,
hasmi nga smira,
ajo shkurt,
prajtë dhe urtë:
- Zoti m´ka dhanë
durim e besim
dhe me djalin
edhe bekim!

Eh, motet shkuan,
Nana Sofë
vertikale
si Majë Hajle:
- Kam dhe kunatin
Aliun,
si vëllaun tim,
thoshte me g´zim!
Tevona,
Ibra, i Madh u bë,
ajo e lumtur
thoshte plot bindje:
- Epo,
i Madh do t´bahet
Ibra jem,
ju kam thanë qysh n´lindje,
tash, të Madh e kem!

Mentor Thaqi VS., 08.04.2012 (23,05 h, ad hoc)


AKT VANDAL I BISHAVE SERBE

* Shqiptarët në të gjitha trojet t´i lenë anash bindjet politike e fetare dhe të solidarizohen me vellëzerit tanë në Kosovën Lindore
* Askush të mos bejë pazar në kurriz të tyre, perndryshe do t´iu kendohet kenga me lahutë e tradhtisë, brezpasbrezi


Reshat Badallaj, kryetar
Foto: Emra të paharrueshëm!
Shoqata Atdhetare “Gryka e Lumës” me seli ne Hanover, reagon kunder aktit vandal të xhandarmarisë çetnikoserbiane, që sot, në oret e hershme te mengjesit, Presheves i´u turren si llavë ujqish. Barbaret serbian të armatosur deri ne dhemb me mjetet me moderne luftarake,tanke,autoblinda, mitraloz e arme tjera, rrethuan lapidarin e UÇPMB-ës, per ta shkulur nga vendi. Keta bisha serbe, e benë hajnisht dhe barbarisht dhe e vodhen me kamion pa targa,taman si ne stilin Arkanokuqian…
Por, harron se Deshmoret janë të pavdekshem dhe nuk ka forcë qe mund t´i shkul shqiptaret nga keta troje stergjyshore. Ne kerkojm si asnje here me parë te lemë anash bindjet politike e fetare, por te bashkohemi dhe te solidarizohem me vellezerit e Kosoves Lindore.


Shoqata Atdhetare “Gryka e Lumës” me seli ne Hanover, kerkon nga bajraktaret e Qeverive shqiptare, kudo qe janë te mos bejë pazar në kurriz të vellezereve tanë,se perndryshe do t´i mbuloj turpi i historise dhe do t´iu kendohet kenga me lahutë e tradhetisë.
Ne kerkojm qe gjithë shqiptaret kudo qe janë të ndihmojm dhe te ngrihem ne kembë per te mbrojtur gjakun e Deshmoreve nga gjaksoret serboçetnik me te gjitha mjetet. Do të ishte mirë qe lapidari te kthehet ne vend, ose ne kemi bindjen se do te behet hataja.

Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!
Ju, kriminel cetnikoserbian e keni larë në gjak terë Ballkanin dhe e hubet luftën. Do ta humbni edhe ketë betejë qe e vodhet hajnisht ketë gur me emera te skalitur te HERONJEVE TË KOMBIT. Ju ulkonja te karpatave, sot, keni trazuar eshtërat e Deshmoreve, por ata kane filluar te levizin nga nentoka mbajeni mend dhe do t´i pergjigjen si ateherë kur i mblodhet trupet e qe ishin berë mercinë pë korba.
Shoqata Atdhetare “Gryka e Lumës”, solidarizohet me të gjitha mjetet me UCPMB-en, si ateherë moti. Kjo, shoqate e themi tani publikisht se ka qene e soliderazuar me mjete luftarake kunder hordhive cetnikeserbiane DHE AKUSH NUK MUND TE KUNDERSHTOJ KETË.
RESHAT BADALLAJ, kryetar

Çka bajne e çka jo spiunet e Izraelit per atdheun e vet


Per here te pare, pese femna spiune te Mossad dalin publikisht ne interviste per gazeten "Lady Globes", tue ju dhane lexuesve mundesine me u njofte veç pak per jeten klandestine te tyne si agjente sekrete te sherbimit sekret izraelit Mossad. Ato flasin se si perdorin bukurine e trupit dhe feminilitetin per nevoja te shtetit dhe deri ku shkon sherbimi i tyne ndaj shtetit.

Me flirtue, thone ato, asht nji loje qe lejohet nese asht ne rrezik siguria e shtetit. Femna e buzeqeshun ka ma shume mundesi me pase sukses, thane ato.

Keto gra, qe secila ka graden e komandantes dhe grade edhe ma te nalte, kane qene te perfshime ne operacione shume te rrezikshme dhe te randesishme.

“Na perdorim feminilitetin tone sepse te gjitha mjetet jane te lejueme", tha agjentja me emnin Efrat per gazeten. “Mirepo, edhe nese ne mendojme se per me avansue operacioni duhet me ba seks edhe me presidentin e Iranit Ahmadinejad, askush ne Mossad nuk na lejon me ba diçka te tille. Grate ne Mossad nuk perdoren per seks. Ne flirtojme, por, vija e kuqe asht - seksi."

Ne foto: Modelja izraelite Bar Refaeli luen rolin e nji spiune te sherbimit sekret te Izraelit, Mossad, bashke me aktorin Tomer Sisley ne filmin qe i kushtohet vrasjes se operativit te levizjes radikale palestineze Hamas, Mahmoud al-Mabhouh.

Daciç vendosi kufinin ndërshtetnor me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Kostunica, ka vlerësue se me marraveshjen për me i pague doganat në Kosovë “minohen themelet e shtetit” dhe se kryeministri Ivica Dacic duhet me dhane dorëheqje. 


“Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që menjihere me marrë vendimin për pezullim zbatimi te vendimit që lidhet me menaxhimin e integruem të kufinit, sepse me marraveshjen e fundit të Dacic minohen vetë themelet e shtetit”, ka thanë Kostunica për agjencine serbe të lajmeve, Beta.
Foto: Emra të paharrueshëm!
Ai tha se  me marraveshjen e arritun mes kryeministrit Dacic dhe homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, asht ngrite kufini ndërshtetnor mes Kosovës e Serbisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...