Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/21

Serbia po vazhdon trashëgiminë raciste anti-shqiptare


LSHR: Serbia po vazhdon trashëgiminë raciste anti-shqiptare

“Lëvizja Shqipëria e Re” (LSHR) e dënon aktin e largimit me autoblinda dhe terror nga autoritetet qendrore të Beogradit, të përmendores së heronjve shqiptarë në Luginën e Preshevës, të cilët dhanë jetën kundër regjimit barbar të Millosheviçit.
LSHR e konsideron këtë akt dhune të Serbisë zyrtare si një dëshmi tjetër se autoritetet politike në Beograd vazhdojnë trashëgiminë raciste anti-shqiptare Serbe të Sllobodan Milosheviçit dhe në fakt nëpërmjet njërit prej pinjollëve të së njëjtës parti socialiste serbe.
“Lëvizja Shqipëria e Re” beson se me këtë akt të rëndë të Serbisë ndaj shtetasve të saj të cilët duhet të gëzojnë të drejta të barabarta me të gjithë shtetasit e tjerë, politika zyrtare Serbe ka shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombëtare ndaj të cilave ka detyrime të përcaktuara dhe pranuara prej shtetit Serb; specifikisht: Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventën Evropiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Evropës, Kartën Evropiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale.
LSHR mbështet qëndrimin publik dhe politik të Qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për qëndrim të matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe premtimin se Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë, pa asnjë lëkundje, liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Lëvizja Shqipëria e Re” beson se qytetarët Shqiptarë të Serbisë duhet të gëzojnë standarde që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e Veriut dhe i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të mbështesin të njëjtin qëndrim duke reaguar me forcë ndaj veprimeve të tilla të dhunshme dhe luftë nxitëse në rajonin e Ballkanit, sepse vetëm kështu mund te sigurojmë paqen dhe stabilitetin në vendet tona dhe në rrugën e pashmangshme të integrimit evropian të çdonjërit dhe të gjithëve së bashku si të barabartë", thuhet në reagimin e “Lëvizjes Shqipëria e Re”. 

Mijëra qytetarë bëjnë homazhe te varri i Presidentit Akademik Ibrahim Rugova


Në shtatë vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, lideri i aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar lart figurën e ish-presidentit Rugova, duke thënë se ai ishte lideri që vulosi fundshekullin e kaluar dhe këtë fillim shekull me konkretizimin e pavarësisë së Kosovë. Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se figura e Rugovës është historike për vendin. Familjen e ish-Presidentit Rugova e kanë vizituar edhe Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në akademinë përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës, foli për ideologjinë, punën dhe vizionin e tij.
Presidentja Jahjaga tha se jeta dhe veprimtaria e Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës, të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, na bënë të ndjehemi krenar për rrugën që si popull bashkërisht e kemi kaluar.
Jahjaga e quajti Presidentin Rugova, arkitekt të pavarësisë, udhëheqës largpamës, i cili përfundimisht e orientoi vendin dhe shqiptarët drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne sot e kujtojmë Presidentin e parë të shtetit, i cili në kohë të vështira, diti të marrë vendime të rëndësishme që i dhanë kahje historisë duke e përcaktuar përfundimisht fatin tonë si popull dhe të ardhmen e atdheut”, tha ajo.
Jahjaga vlerësoi se që nisje të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, me fillimin e dominimit të hegjemonizmit serb, Ibrahim Rugova e zgjodhi rrugën e krijimit të mendimit filozofik e politik të pikëpamjes së atdhetarizmës të formësuar, si filozofi e politikës aktive paqësore, që mobilizoi popullin e etshëm për liri, për pavarësi e për demokraci, për zhvillim të jetës pluraliste, për avancim të proceseve demokratike dhe për shtet ndërtim. Presidentja tha se kjo politikë rugoviane i dëshmoi aftësitë organizative të popullit, për të pasur dhe për të mbajtur shtet, dhe njëkohësisht krijoi përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, si kurrë më parë në histori. “Patëm një përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, të pashënuar ndonjëherë në historinë tonë, që kulmoi me intervenimin ushtarak humanitar të NATO-s në këto hapësira, për të parandaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik”, tha ajo.

Presidentja edhe për krijimin e LDK-së, meritat ia adresoi presidentit Rugova, që sipas saj së bashku me intelektualët e tjerë krijoi dhe udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilën ajo e quajti, partia e parë Demokratike në historinë tonë, që vepronte publikisht, e orientuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. “Së bashku me partitë e tjera krijoi jetën shumëpartiake për shtet ndërtim duke iu kundërvënë me shumë sukses sistemit okupues”, tha ajo.
Po ashtu ajo rikujtoi se ishte nisma e liderit Ibrahim Rugova, për të krijuar Këshillin e Partive Politike të Kosovës, e më vonë edhe të Këshilli Koordinues të njëmbëdhjetë Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, që mbi bazën e barabartë të parlamentarizmit, ndërtoi dhe miratoi “Platformën Politike për zgjidhjen e çështjes shqiptare në ish Jugosllavi”.
Po ashtu ajo tha se meritat i takojnë Rugovës për ndërtimin e një sistemi efikas qeverisjeje e administrimi për Republikën e Kosovës, shtet demokratik dhe të lirë, të gjithë qytetarëve të barabartë. Për më tepër ajo e vlerësoi Rugovën si strateg të shtetit të Kosovës, të Republikës, e që e kishte legjitimitetin e përkrahjen e gjithëmbarshme popullore dhe bazën legale të veprimit e të funksionimit.
Presidenti tha se me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe Presidenciale u bënë përpjekjet për funksionimin e procesit zgjedhor, nën kushtet e okupimit, si një dëshmi dhe një vullnet se populli i Kosovës do dhe di të mbajë shtet.
Jahjaga tha se Presidenti Rugova shpresonte shumë që në Kosovë do të mund të evitonte luftën kundër popullit të pambrojtur, duke llogaritur se bota përparimtare kishte marrë mësim nga luftërat e përgjakshme në Kroaci dhe në Bosnje dhe do të parandalonte gjenocidin dhe shpërnguljen e popullit të Kosovës. Ajo tha se Rugova pa as më të voglin hezitim në Konferencën e Rambujesë ia kaloi udhëheqjen e delegacionit dhe rolin prijës përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jahjaga tha se Presidenti Dr. Ibrahim Rugova njihet për sintagmën LIRI PAVARËSI, DEMOKRACI që ishte platforma e Tij politike; të punojmë, të fitojmë lirinë të shpallim pavarësinë të ndërtojmë demokracinë. Kjo tashmë është bërë realitet, ashtu si edhe vizioni për miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq një delegacion i kryesisë së LDK-së vizitoi sot familjen Rugova. Kreu i LDK-së Isa Mustafa vlerësoi lartë figurën e ish presidentit Rugova dhe kontributin e tij në shtetformimin e Kosovës.
“Si një filozof i cili e zhvilloi një aktivitet dhe një lëvizje të veçantë në një periudhe kur ishte shumë vështirë të lëvizej për liri, pavarësi dhe demokraci, lider i cili e vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit të ri dhe të arritëm që Kosovën ta pavarësojmë, që Kosova të ec drejtë integrimeve evropiane dhe euro- atlantike, kërkesë e tij e kamotshme”, tha Mustafa.

Për të nderuar ish presidentin Rugova, homazhe pranë varrit të tij bënë edhe kryesia e AAK-së. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se në nderim të veprës së tij kujtojmë gjithë arritjet që ka shënuar vendi.
“ Në përvjetorin e ndarjes fizike nga ne të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova,bëjmë nderim dhe kujtojmë rrugën e gjatë të popullit tonë deri këtu e veçanërisht rolin historik të presidentit Rugova në rrugën e gjatë të arritjeve e popullit të Kosovës”, tha Haradinaj.
Homazhe te varri i ish presidentit Rugova kanë bërë edhe drejtues të partive tjera politike, ndërkohë në shenjë të nderimit të veprës së tij, forumi rinor i LDK-së , organizoi marsh në qendër të Prishtinës.
Ndërkaq seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot nuk është mbajtur me kërkesë të Grupit parlamentar të LDK-së për shkak të aktiviteteve në përkujtim të vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova.
* * * * *
Në shtatë vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, lideri i aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit Rugova, duke thënë se ai ishte lideri që vulosi fundshekullin e kaluar dhe këtë fillim shekull me konkretizimin e pavarësisë së Kosovë.

Mustafa këto komente i ka bërë sot derisa sa ka vizituar familjen Rugova.
“LDK e çmon shumë lartë figurën dhe personalitetin e presidentit Rugova edhe si kryetar të LDK-së, edhe si president i vendit. Si një filozof i cili e zhvilloi një aktivitet dhe një lëvizje të veçantë në një periudhe kur ishte shumë vështirë të lëvizej për liri, pavarësi dhe demokraci, lider i cili e vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit të ri dhe të arritëm që Kosovë ta pavarësojmë që Kosova të ec drejtë integrimeve evropiane dhe euro- atlantike, kërkesë e tij e kamotshme”, ka thënë Mustafa.
* * * * *
Përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike po nderojnë dhe bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Në 7 vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, në Prishtinë do të mbahet edhe një Akademi Përkujtimore e cila do të organizohet nën patronatin e presidentes Atifete Jahjaga.
Për shkak të organizimeve të shumta në kujtim të presidentit të ndjerë Rugova, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën e planifikuar për sot për një ditë tjetër.
Përveç homazheve tek varri i presidentit Rugova, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një Akademi Përkujtimore, me ç’rast do të flitet për jetën dhe veprën e kryetarit të parë të kësaj partie.
Profeti i Paqes dhe Lirisë
Ai nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë ta sulmonte askënd, përpos të keqen, padrejtësinë, diktaturën, urrejtjen, rrenën, mashtrimin, dhe atë gjithnjë me fuqinë e së vërtetës, me strategjinë këmbëngulëse dhe frymëzuese për falje, pajtim, bashkëpunim dhe bashkëjetesë me të gjithë.
Fjalët, shkrimet, idetë, politika paqësore jodhunore e Dr. Ibrahim Rugovës ishte një risi dhe befasi gati për të gjithë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, sipas parimeve të Gandhit, të Martin Luther King-ut, deri diku Havelit, apo si thoshte ai, ishte strategjia jonë “tereziane” duke u referuar dhe frymëzuar në jetën dhe veprën e Nënës Tereze Bojaxhiu.
Këtë përcaktim e shpjegonte kështu: edhe jemi të detyruar, sepse nuk kemi as ushtri, as polici, as armë, dhe ndoshta kjo atëherë ishte edhe fatbardhësia jonë /vërejtja ime/, por edhe duam, sepse nuk besojmë në fitoren e luftës dhe të armëve, dhe ajo do ta përgjysmonte dhe pakësonte popullatën tonë, ndërsa ne dëshirojmë ta mbrojmë çdo jetë dhe çdo njeri...
Ishte studiues dhe krijues burimor, njohës i thellë i traditës dhe kulturës sonë të lashtë, kritik letrar me aftësi të rralla shkoqitëse, njohuri të sakta, stil elegant, qëndrime gjithnjë pozitive dhe optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor shqiptar. Mbi të gjitha ishte strategu i politikës paqësore, do të thosha edhe më tepër, Profeti i Paqes, Gandi i ditëve tona në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare, njeri i cili shkencën, kulturën, artin, jetën e vuri në shërbim të politikës, ndërsa politikën në shërbim të të mirës së përbashkët, duke dëshmuar kështu një stil të ri tejet human të politikës paqësore dhe jodhunore.
Shpesh thoshte: “Politika nuk është matematikë”, duke menduar dhe theksuar se njeriu nuk është kurrë vetëm numër, por person, individ i pacenueshëm, dhe se pakica dhe shumica duhet të bashkëpunojnë gjithnjë në kërkimin dhe zbatimin e paqes.




Mijëra qytetarë ia kanë mësyrë Velanisë për të bërë homazhe të varri i Presidentit  Akademi Prof.Dr.Ibrahim Rugova. Turma e njerëz është shumë e gjatë, ndërsa për ruajtjen e rendit po përkujdeset Policia e Kosovës.

----------------

Krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe në Velani tek varri i presidentit Akademik Prof.Dr.Ibrahim  Rugova, ndërkaq pas tyre këtë rit po e kryejnë edhe qytetarët, të cilët po presin në radhë të gjata.

----------------

Në përkujtim të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rrugova, mijëra qytetarë janë nisur nga sheshi "Nëna Terezë" për në varrezat e Velanisë, ku prehet presidenti Rugova. Marshuesve po u prinë kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Të gjitha udhëkryqet që çojnë për në Velani janë bllokuar nga Policia e Kosovës.




Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu së bashku me bashkëshorten e tij, ne orët e hershme të mëngjesit bëri homazhe dhe vuri lule pranë varrit të Presidentit Rugova në shtatëvjetorin e vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova .

Presidenti Sejdiu, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Presidentit Rugova, nën organizimin e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Ai tha se fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI i dha gjysmës së kombit tonë të robëruar pas qindra vjetësh, lirinë dhe pavarësinë. Liria dhe Pavarësia e Kosovës ishte projekti nacional-politik në krye të të cilit ishte mendimtari i thellë dhe politikani i urtë, Presidenti Ibrahim Rugova.
Sejdiu shtoi se vepra dhe emri i tij, që nga viti 1988, kur ai u zgjodh në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, u bënë ndërtues të një filozofie dhe projekti nacional-politik që u avancua me krijimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989, në krye të së cilës, do të jetë deri në ditën e shkuarjes në amshim, më 21 janar 2006.

"Lidhja Demokratike e Kosovës ishte Lidhje e ngjashme me Lidhjen e Lezhës, Lidhjen e Prizrenit dhe Lidhjen e Pejës, që i bashkoi të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh ideologjitë, besimet rajonet dhe gjeneratat. Projekti i Kolosit të Lirisë për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran arriti të krijojë mirëkuptimin e gjithë botës demokratike dhe të qytetëruar. Ai i ndërtoi themelet e shoqërisë dhe të shtetit tonë mbi parimet e mëdha: Liri, Pavarësi, Demokraci. Liria si vlerë themelore do të nisej nga guximi i artikulimit dhe veprimit botërisht kundër okupimit serb", tha Sejdiu, duke shtuar se Presidenti Rugova, lideri i rezistencës aktive, ua rriti lirinë shpirtërore dhe vepruese shqiptarëve duke u shëndrruar kështu vetë në emblemë të lëvizjes së përgjithshme politike dhe të rezistencës të popullit tonë.

Sejdiu tha se Rugova e tregoi rrugën nëpër të cilën duhej ecur duke punuar dhe rezistuar, por pa humbur asnjëherë nga vlerat etike dhe humane, përherë për të qenë të njerëzishëm dhe të dashur, madje edhe në një kohë të panjerëzishme dhe të vështirë.

"Duke theksuar gjithmonë se Kosova dhe shqiptarët gjeografikisht dhe kulturalisht i takojnë Europës dhe botës perëndimore, Presidenti Rugova nuk hezitonte të nënvizojë:

“Ne deshëm t’i afrohemi Perëndimit dhe nuk u mbyllëm në histori” thoshte ai. Në këtë mënyrë Lëvizja politike për Liri dhe Pavarësi nën drejtimin e Presidentit Rugova u shëndrrua në një model të pakapërcyeshëm dhe unikat për filozofinë e veprimit politik bashkëkohës. Kështu, Presidenti Rugova gjithë energjinë e tij intelektuale prej dijetari të pashoq e orientoi në dy rrafshet më të rëndësishme të rezistencës që ai i shihte si parësore. Në radhë të parë të bëhej punë e pandërprerë në fuqizimin e rezistencës së përgjithshme qytetare ndaj okupimit të egër të Kosovës, duke vënë kështu themelet insitucionale të shtetit të pavarur të Kosovës dhe në të njëjtën kohë shprehte këmbëngulësinë për internacionalizimin e fuqishëm të çështjes së Kosovës".

Ai tha se presidenti Rugova ia hapi derën paqes, si kundërpeshë për terrorin afër qindvjeçar kundër shqiptarëve të Kosovës, duke bërë po kështu që lëvizja e përgjithshme e rezistencës të identifikohet si lëvizje sui-generis dhe në përmasa botërore.

"Si vizionar i kalibrit unikal, Presidenti Rugova me urtësinë dhe këmbëngulësinë e tij, durimin dhe guximin e tij, arriti të përballojë shumë situata të vështira dhe të ndjeshme. Ai ishte dhe mbeti i palëkundshëm për Pavarësinë e vendit".





Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, kishin zgjedhur akademinë përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova që t’i relaksojnë marrëdhëniet mes vete. Ata bënë llaf e muhabet pandërprerë derisa fillojë akademia.
Jahjaga: Ibrahim Rugova arkitekti i Pavarësisë së Kosovës
Madje kreu i LDK-së edhe gjatë fjalimit e falënderojë presidenten e vendit për akademinë që e kishte organizuar me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së Rugovës.

I pari që foli në këtë akademi përkujtimore ishte ish-Presidenti Fatmir Sejdiu.
Jahjaga: Ibrahim Rugova arkitekti i Pavarësisë së Kosovës
Ai tha se Liria dhe Pavarësia ishte gjithherë në mendjen e presidentit Ibrahim Rugova, politikanit të urtë dhe të mençur, raporton indeksonline.

Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë ishte e vogël për t’i zënë të gjithë qytetarët që kishin shkuar për të nderuar presidentin Ibrahim Rugova.

E pranishme në këtë akademi përkujtimore ishte edhe familja Rugova.

Në akademinë e organizuar nga LDK ndër të tjera u tha se vepra dhe vlera e Rugovës do të mbesin përherë në mendjen e shoqërisë.

Kombi shqiptar është komb pa zot



Për fatkeqësinë tonë kombëtare, kombi shqiptar në Evropën Juglindore është komb pa zot. Turpi e mbuloftë në jetë të jetëve klasën politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, këtë klasë mercenare të grekosllavëve. Me këtë qëndrim të turpshëm që mbajti ndaj vëllezërve tanë të Luginës së Preshevës, kjo klasë politike i vuri një njollë të rëndë mbarë kombit shqiptar dhe u bë palë me shovinizmin serbomadh, i cili, me shkuljen e lapidarit kushtuar dëshmorëve të Preshevës, tregoi faqe botës se është vazhdues dhe mbrojtës i veprës gjakatare të Millosheviçit në raport me kombi shqiptar.
Ky fakt dëshmon përsëri e përsëri se ngjarjet e vitit 1999, me sa duket, janë prapa derës.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
20 janar 2013

NË TROJET TONA ETNIKE SHQIPTARE, QE 22 VJ, PO NGJAJNË TURPE QË S´ PO KANË FUND!



Fadil Shyti 




NGA CERBERË SERBOMËDHENJ DHE MERCENARË TË FASHIZMIT PO RRËZOHEN DHE PO LARGOHEN MONUMENTET E HERONJVE TË LUFËTRAVE ÇLIRIMTARE!!!
JA, DISA VARGJE QË I KAM SHKRUAR MË 20 SHKURT 1991, ME RASTIN E SULMIT TË HULIGANËVE MBI MONUMENTIN E GJENIUT ENVER HOXHA:
Foto: Emra të paharrueshëm!
KUJDES!

HERONJT JANË SI AJRI,
HERONJT JANË SI BUKA,
MOS I FYENI ZOTËRINJ,
SE, MUND TË KËRCET PUSHKA,

HERONJT , JANË SI BURIMET,
HERONJT, JANË SI DIEJ,
MOS I FYENI ZOTËRINJ,
SE LËKUNDEN TOKË E QIEJ!

(Më 20 Shkurt, 1991).

NË SPIKAMË:KONGRESI I LUSHNJËS



NGA FLORI BRUQI




Shtëpia ku u mbajt Kongresi i Lushnjës.

Kongresi i Lushnjës çeli punimet në 23 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Në atë situatë dhe në ato rrethana, u përgatit mbajtja e një kongresi Kombëtar, i cili u realizua duke u bërë realitet në qytetin e Lushnjes, më 21 janar të vitit 1920-të.

Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i të cilëve ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Këtë mbledhje e hapi Ferit Vokopola që ishte përfaqësues i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, i cili i uroi delegatët për ardhgjen e tyre në atë kongres.


 Pas Vokopolës, fjalën e mori Aqif Pashë Elbasani, që asokohe nga të gjithë shqiptarët konsiderohej si një nga patriotët më të mëdhenj. Aqif Pasha ju përgjigj me një fjalë të shkurtër të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët dhe pas kësaj mori fund ceremonia e hapjes së kongresit. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 28 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani. Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.

Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t'i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.


Zgjidhet Senati e qeveria

Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë qevri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi,


                                                     Pas mbledhjes 28 .01. 1920

Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafëve. Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.

Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit


Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin. Gjatë gjithë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç. Gjatë kohës që mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrisë italiane që ishin akoma në Shqipëri.



Po kështu, mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të atij kongresi, shumë nga delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.

                                           QEVERIA E DALË NGA KONGRESI I LUSHNJES


Zogu : Të njihet Kongresi

Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu.

Mes të tjerash ai ju tha delegatëve:" Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu".

                                                  QEVERIA E DALË NGA KONGRESI I LUSHNJES


Kështu, siç dhe ishte parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave italiane që ishin të armatosura me topa e mitraloza.


Myderiz Ismail Efendi Ndroqi



Një oficer italian ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian duke i thënë : "Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjes". Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e Kavajës.

Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël administratës vendore. Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësojë shumë qeverinë e Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund që ta ndalonte dot Zogun, filloi që të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij një delegacion për të hyrë në bisedime.


AHMET ZOGU

Delegacioni që u dërgua nga ana e qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër Kombëtar atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri.

Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve. Me 23 te janarit qe shkoi u mbush dyzetvjetori i Kongresit te Lushnjes, i cili u mblodh ne disa rrethana shume te veshtira per kombin tone.

Shqipëria ishte njohur si shtet i pavarur, me 1913, por çfarë shteti ! Gjysma e saj kish mbetur jashtë kufijve, përbrenda ziente anarkia me e plote : Kundër Qeverise se Ismail Qemalit në Vlore, mbinte Qeveri e Esad Toptanit në Durrës.

Aventurieret e brendshëm menduan se gjeten shesh te bëjnë rrëmuje, ndërsa armiqtë e jashtëm, te pangopur me ato pjesë që kishin rrëmbyer, u sulen mbi shtetin e ri gjysmak me qëllim që ta copëtonin fare : Greket e shkretuan Toskërinë me zjarr e me hekur, serbet shkelin Shqipërinë e veriut, malazezet hyjnë në Shkodër mbas një qëndrese heroike te atij qyteti. Patriotet shqiptare nuk dinin se nga t’i jepnin. Forcat e errësirës përbrenda ishin te shumta dhe armiqtë e jashtëm ishin tepër te forte për atë popull te vogël.

Një princ gjerman që u dërgua si mbret i Shqipërisë prej fuqive te mëdha, zbriti në Durrës në mars te vitit 1914 dhe u shtrëngua te largohej në shtator te atij viti. Lëvizja e Rebeleve në Shqipërinë e mesme dhe vërsuljet e grekeve në Shqipërinë e jugut po e bënin te pamundur organizimin e një shteti shqiptar. Në ketë kohe pëlcet Lufta e Pare Botërore dhe Shqipëria shkelet prej ushtrive ndërluftuese austro-hungareze, italiane dhe frënge.

Me mbarimin e Luftës Botërore, problemi shqiptar dilte m’i koklavitur akoma : Traktati i fshehte i Londrës (i nënshkruar me 1915) i premtonte Italisë Vlorën me qarkun e saj dhe një fare protektorati mbi Shqipërinë e mesme, mbasi te merrnin greket Shqipërinë e jugut dhe serbo-malazezet atë te veriut. Në baze te këtij traktati, Italia vazhdonte te mbante te pushtuar Vlorën dhe ca krahina te tjera shqiptare duke përkrahur njëkohësisht një Qeveri kukull në Durrës, me ane te se cilës donte te siguronte protektoratin mbi Shqipërinë e mesme.

Në vazhdim te kësaj vije politike, nënshkroi me Greqinë, me 1919, marrëveshjen Tittoni-Venizelos, e cila ia njihte Greqisë kërkesat mbi Shqipërinë e jugut me kusht që edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesën tjetër te Shqipërisë. Natyrisht, edhe Jugosllavia, që kish dale nga lufta si fëmije e përkëdhelur e fuqive te mëdha, nuk do te mbetej me duar thate ; do te shqyente edhe ajo një cope nga veriu duke përfshire ndoshta edhe Shkodrën.

Këto ishin planet e jashtme mbi Shqipërinë dhe Konferenca e Paqes, që u mblodh në Paris me 1919, kërkonte ta zbërthente problemin shqiptar në mbështetje te këtyre planeve. Gjendja dukej fort e dëshpëruar, shpresat dukeshin te humbura. Shqipëria s’kish asnjë përkrahje te jashtme përveç zërit te fuqishëm te Presidentit Wilson te Amerikës.

Presidenti Wilson ish një njëri idealist që besonte në drejtësinë, në përparimin moral te njerëzisë dhe parimet për te cilat vendi i tij kish hyre në lufte u mundua t’i mbronte gjer në fund. Presidenti Wilson ish një nga te rrallët burra shteti që atë çka flasin e kane megjithe mend dhe që e përdorin gjuhen, jo për sofizma e dredhira, por për te shpallur te vërtetën.

Mire po ç’mund te bënte Wilsoni sikur shqiptaret te mos ishin te zote te lëviznin vete? Amerika s’mund te dërgonte ushtri në Evrope për te siguruar pavarësinë e Shqipërisë. “Duhet te shpresoni në veten tuaj”, iu ish përgjigjur ambasadori i Amerikës, në Paris, disa patrioteve shqiptare që kishin vajtur ta shihnin dhe që i thane se te tera shpresat i kishin varur tek Amerika.

Cila ishte gjendja e Shqipërisë përbrenda? Një rrëmuje, një kaos ku se merrte vesh i pari te dytin. Italia mbante te shkelur ushtarakisht një pjesë te vendit dhe përkrahte një Qeveri kukull, e cila dërgonte delegacione në Konferencën e Paqes.




Jugosllavet ishin në Dibër dhe here-here nuk përtonin te zbrisnin me poshtë. Greket nga jugu futnin fite dhe bënin ngacmime. Shqiptaret përbrenda s’dinin nga te mbroheshin me pare as dinin nga te faleshin. Shqiptaret e kolonive dërgonin në Konferencën e Paqes delegacione, që vinin shpeshherë në kundërshtim me atë te Qeverise se Durrësit. Esad Toptani ndodhej në Paris, në qendër te intrigave që thurnin armiqtë e Shqipërisë. Si mund te dilej nga kjo gjendje e turbullt?

Si mund te vihej një rregull në mes te këtij kaosi? Në këto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, me 23 te janarit 1920, si një shfaqje e vullnetit kombëtar, si një akt trimërie në mes te dëshpërimit. Përfaqësuesit e krahinave, që u mblodhën në Lushnjë nga te gjitha anët e Shqipërisë, ishin te vendosur te bënin bashkimin kombëtar, t’i jepnin fund anarkisë, te ndërtonin një shtet shqiptar te përqendruar mbi forcat e tij dhe te pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi. Por kjo u prishte planet atyre që vepronin si agjentet e te huajve dhe që kishin varur tek te huajt shpresat e ambicieve te tyre. Prandaj disa anëtare te Qeverise se Durrësit shtinë e vranë Abdyl Ypin që ishte një nga iniciatorët e Kongresit.

Megjithatë, Kongresi nuk u tund as nga këto kërcënime as nga vështirësitë e gjendjes. U shpall si një Kuvend kombëtar i plotfuqishëm, i tregoi botes se Shqipëria ish e pavarur dhe e pandashme dhe iu përvesh punës për organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e fqinjëve e kishin neveritur popullin aq shume sa që ky e pa Kongresin si një force shpëtimi dhe e brohoriti me tere entuziazmin nacionalist te asaj kohe. Duke iu dale kundër intrigave te jashtme dhe planeve te copëtimit që bëheshin në Konferencën e Paqes Kongresi i Lushnjes nisi te veproje si i vetmi autoritet i Shqipërisë, me fuqi sovrane: Hartoj statutin e shtetit shqiptar me një Këshille te Nalte në krye, zgjodhi Tiranen për kryeqytet dhe i dha vendit një Qeveri te ligjshme, e cila iu vu me energji organizimit te administratës, te xhandarmerisë, te shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkisë.

 Në pak kohe, Qeveria e Tiranes, e dale nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej te gjithë shqiptareve dhe u formua kështu një qendër rreth se cilës mund te mblidheshin energjitë e kombit.

Ndërhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante te pushtuar ushtarakisht Vlorën dhe qarkun e saj gjer në Tepelene; jugosllavet mbanin Dibrën dhe nganjëherë patën zbritur deri në shkalle te Tiranes ; greket vazhdonin këngën e vjetër për Korçën dhe Gjirokastrën. Por tani kish te paktën një qendër shqiptare që mund te kanalizonte përpjekjet e kombit. Kongresi i Lushnjes kish ngjallur shpresa dhe iu kish dhëne shqiptareve një fare besimi në vetvete. Aq sa, pa marre parasysh përpjesëtimin e forcave, rrethet e Vlorës e te Labërisë dhe pastaj e tere Shqipëria e jugut u ngritën me arme në dore kundër ushtrisë italiane, te cilën brenda pak muajve e shtrënguan te tërhiqet dhe te lëshoje Vlorën.

                             Shehu Ibrahim Karbunara 

 Disa përpjekje kundër serbeve në veri, tregonin te njëjtin vullnet lirie dhe pavarësie. U duk edhe njëherë se shqiptaret e bene fora.

Tërheqja e Italisë nga Vlora sillte si rrjedhim logjik pavarësinë e shtetit shqiptar. Pse në qofte se gjer atëherë kish pasur për Shqipërinë një rrezik copëtimi, ky vinte me fort nga ndërhyrjet e Italisë se sa nga fqinjët ballkanas. Këto te fundit mund te ngulnin thonjte mbi tokat shqiptare vetëm atëherë kur Italia ta mohonte pavarësinë ose tërësinë tokësore te Shqipërisë duke e përmbysur ajo vete ekuilibrin në Adriatik dhe në Ballkan. Sikur Italia te vendoste njëherë e përgjithmonë se një shtet shqiptar i pavarur është i nevojshëm për sigurimin e saj dhe në vend te një politike imperialiste copëtimi ose kolonizimi, te kërkonte me kombin shqiptar marrëdhënie miqësore me pajtim interesash te te dy palëve, fqinjët e Ballkanit i binin dhe i bien kavallit kot.

 Ajo që ka vene në rrezik ekzistencën e Shqipërisë që prej traktatit te fshehte te Londrës (1915) dhe gjer me ardhjen e komunisteve në fuqi, nuk kane qene aq fort fqinjët ballkanase se sa qëndrimi i lëkundshëm i politikes italiane.


Ndërrimet here mbas hershme te politikes italiane kundrejt vendit tone i kane sjelle Shqipërisë dem me shume ndoshta nga barbarizmat e fqinjëve ballkanase (Por jemi te sigurt se Italia e sotme e ka kuptuar ketë te vërtete). Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, me 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tille u pranua në gjirin e Lidhjes se Kombeve që në shtator te atij viti. Një vit me vone, me 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadoreve në Paris, i hodhi poshtë kërkesat e grekeve mbi Korçën dhe Gjirokastrën dhe Lidhja e Kombeve nisi te vëzhgoje lëvizjet e jugosllaveve.

Vrasja politike e Lapidarit të dëshmorëve në Luginën e Preshevës


image
Blerim S. Shabani
 Të jesh ose të mos jesh   në  pallatin e “ Hamletin “  shqipëtar  ,me protagonist   mbret  politikanë ,princa analist ,e kontesha  administrator ,qytetar shërbëtor.Përpjekja për ta bërë autorin e romanit shqipëtarë  është mashtrim iluzor ,përderisa nuk arrinë dot ta skulpturosh shqipëtarin e sotshëm postmondernist nga i djeshmi tradicional  e kanunor .
Metamorfoza e shoqërisë shipëtare  ka plasaritje dhe deformime ne identitetin kombëtar e kulturor ,përballë sfidave të globalizimit ,tregut të lirë ekonomik ,komunikimeve qytetërimor dhe krizave identitare .Toerite e nacionalizmit shqipëtar sot janë shkrirë e relativizuar në emër të politikave integraliste dhe ideologjitë neoliberaliste ,patriotizmi ligjerohet nga folklorizma romantik ,e subjektivizmi njerëzorë është bërë teknokratik në varësi nga toknologjitë e avancuara të komunikimit .Foto: Emra të paharrueshëm!
Më shumë se fjala ,sot përpiqem të shkruaj e lexoj esenë fotografike ,sepse komunikoj pa zë me ty që smë flet dot ,dhe më shumë sesa një fotografi,sot  heshtjen tuaj  e vuaj duke mos  i lexuar më  emrat  tuaj  të skalitur në pllakën e simbolikës së idealeve dhe gjakut tuaj ,për lirinë e humbur për vite, që ju  sublimuat me sakrificën e fundme  ,jetën, kapitalin më të çmuar njerëzor. 
Narracionin e tregimit horror e tregon edhe leximi i fotografise të këtyre engjujve femijëror ,loti i tyre tani më është tharë . Njeriu , qenie epistemologjike,  ndjenë nevojën e sigurisë dhe  lirisë së strehimit ,ekzistencës ,dinjitetit ,pronësisë ,e si rrjedhojë organizimi i jetës është e drejta që mbrohet me ligjet njerëzore për ta ndërtuar paqen sociale. 
Shqipëtari i Luginës së Preshevës përballë terrorit mediatik sërb  njëmujor  si pasojë e kërcënimeve ushtarake  e policore  të kreut më të lartë shtetëror ,kryeministrit  Ivica Dacic , ankthi i egër psikologjik dhe social ,duke numëruar ditët e “ rrethimit ushtarak ”  të Preshevës dhe post-efektet. Dhe sot , në mëngjesin e hershëm dhunshëm u përzënë shpirtërat e dëshmorëve të lirisë ,që deri dje ishin tubuar si ushtri e grupuar,  emrat e tyre tregonin vulen e tokës shqipëtare autoktone ,por fatkeqësisht ata ikën për të mos u kthyer  më .

Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!
Presheva ime ,sot more  ngushëllimet  vëllazërore ,por ti vdiqe ,ngase ata lejuan vdekjen nga plagët e harresës  politike ,ekonomike  nga shqipëtarët dhe shtetet matanë kufirit, Shqipëria e Saliut , Kosova e Thacit .Nga zemërata e thellë e qytetarit preshevar pyes ,pse shkele kushtetuten e shtetit amë Sali ? E gjithë shqipëtaria e ndertoi   mitin  berishian duke aluduar se i mbroje shqipëtarët kudo që janë ,por jojo tani më emri yt është iluzion mashtrues ,ik në pension sa mëparë  !
Zotnia Thaci ,je kaq miop ,provincial në mendje , luajte me ndjesitë e preshevarit duke llomotitur e u bërë fjalamanin kalmajësh përballë “mikut” tënd të tavolinës së drekës e kafesë ,pinjollit te Miloseviqit .Do doja ta “justifikoj” injorancës politike   në lidhjë me Dacicin ,të diplomuarin e shkencës politike që për frymëzues të filozofise politike ka  Makiavelin , cili jep definicion  Si bëhet lufta në dy mënyra  ; me ligjë dhe me dhunë ,e para i përkte njeriut e dyta kafshës  :
“Princit që i duhet të veprojë si kafshë , duhet të imitojë dhelprën dhe luanin ,sepse luani nuk mund të mbrohet nga kurthet dhe dheplra nuk mund të mbrohet nga ujqërit.Kështu që njeriu duhet të jetë dhelpër për të shpëtuar grackave dhe luan për të trembur ujqërit.Ata që duan te jenë vet luan ,nuk e kuptojnë këtë .” (Makiaveli , vepra “Princi “ kap.XVIII).
Harrove të luash si dhelpër zoti Thaçi ,sepse mendja jote të mashtron duke ia atribuar vetes Luanin e bisedimeve Serbi –kosovë!
Foto: Nga: Kushtrim R. Krasniqi  / Ekuiliber.

Influenca mediatike e pakontrolluar e rrjetave sociale ,ku e vërteta ngatërrohet qëllimshëm si lojë e mendjes për tu përdorur në bërjen e lajmit me instruksione qëllimshëm në shërbim të aktualitetit ditor politik ,si dhe mediave elektronike dhe të shkruara pa redakturën cilësore e profesionale me qytetarin shqipëtar , përkatësisht preshevar ,kishte efektin e rëndesës psikologjike pvr  eksperiment mediatik .Më nxitë të kujtoj filozofin amerikano- japonez Francis Fukuyama, i cili në bestsellerin e tij të famshëm që botoi në vitin 1992, “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” parashikoi se në periudhën postmoderne, sidomos pas përmbysjes së komunizmit në shoqëri, nuk do të kemi më përballë njeriun arkaik, të deformuar ideologjikisht, të përdorur masivisht për qëllimet politike të luftës së “ftohtë”, por “njeriun e fundit”. Uroj të jetë qyetetaria shqipëtare të zgjohet përfundimisht dhe të dalë nga llogoret e errëta dhe të heshtjes !


Dhe media ndërkombëtare kishte interesin e shtuar mediatik që të krijonte lajm me Luginën e Preshevës ,duke përdorur zgjuarsisht  simbolikën e identiteti kombëtarë në një shtet armiqësor  me nacionalizmin urryes.Ishte orkestër  mediatike me skenar nga jashtë ,do ta thoshin konspiracionistët ,u mbetet politikanëve tanë lokal ta tregojnë moralitetin e tyre politik përballë popullit ,te bojktojnë e ndërkombëtarizojnë ose të vazhdojnë jetëgjatësinë politike pa reflektim kombëtar por thjesht elitar e partiak , biznisor  !

THUMB: AKSH-ja ishte gati të reagonte në Preshevë, por nuk iu aktivizua alarmi!

Foto: Emra të paharrueshëm!

image
Situata e krijuar në Luginë të Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës janë pikat të cilat diskutohen nga njerëz që e quajnë veten eprorë të AKSH-së. Ata deklaruan se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit, kurse këtë armatim e shfaqën vetëm nëpërmjet fotove.
Paraqitje e AKSH-së, qoftë me komunikata apo me xhirime, ka pasur edhe më herët, sa herë ka pasur tensionime të situatës me shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon, por gjithçka ka përfunduar me pompozitete mediale, për çka shumëkush AKSH-në e ka quajtur edhe “ushtri virtuale”.

Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!

Mirëpo, burime të mirë informuara të THUMB-it brenda radhëve të AKSH-së, bëjnë të ditur se AKSH-ja ka patur informata të sakta se sot forcat speciale serbe do ta ndërmerrnin këtë veprim: heqjen e lapidarit.
AKSH-ja në krye me komandantin e saj "Kobra" kanë qenë të stërvitur prej kohësh, që të reagojnë në situatat të ndërlikuara e të njëanshme si ajo e sotshmja. Ata poashtu me armatimin e tyre më modern të cilat i kanë vetëm nëpër fotografi kanë mundur ta parandalojnë heqjen e lapidarit.

Foto: Nga: Kushtrim R. Krasniqi  / Ekuiliber.
Por, ajo që i ka penguar ata ta realizojnë këtë gjë ka qenë prishja e telefonit celularë të një pjesëtari të AKSH i cili ka qenë përgjegjës për zgjimin e ushtarëve nga gjumi, me çka nuk ka bërë alarmi dhe për këtë shkak ata nuk kanë arritur të zgjohen nga "gjumi i thellë dimëror".

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...