Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/22

Mikro-milionerët





Ligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, u mundëson këtyre të fundit që të transformohen në bankë apo të investojnë deri në 25 për qind të aksioneve. Këtë ligj e kundërshtojnë mbi 50 OJQ, pasi që sipas tyre ky ligj u mundëson këtyre IMF-ve që të gjitha donacionet dhe paratë e krijuara si profit t`i investojnë pas transformimit, ndërsa hedhin dyshime edhe për mundësinë e shpëlarjes së parave. Sipas drejtuesve të disa OJQ-ve, këto para nuk duhet të investohen pasi që janë dhënë për t`i ndihmuar popullatës së varfër dhe nuk kanë pronarë dhe për këtë arsye në raste të tilla, kur duan të transferohen asetet duhet t`i shpërndahen OJQ-ve tjera që kanë aktivitete të ngjashme. Ankesën e mbi 50 OJQ-ve e ka marrë parasysh Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur që të pezullojë disa nga nenet e këtij ligji deri më 31 janar të këtij viti, por shqetësimi i këtyre OJQ-ve është se çka do të ndodhë pas kësaj date.

Preportr, që publikohet nga Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese, shkruan se institucionet mikrofinanciare (IMF) që veprojnë në Kosovë, do të kenë mundësi që të përfitojnë edhe më shumë sesa që janë duke përfituar aktualisht. Këto institucioneve mikrofinanciare kanë filluar veprimtarinë e tyre përmes donacioneve të ndryshme në emër të ndihmës për qytetarët e varfër të Kosovës. Por që nga 12 prilli i vitit 2012, Ligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, u mundëson këtyre IMF-ve që të transformohen në bankë apo që në një bankë të kenë deri në 25 për qind të aksioneve.

Tashmë institucionet mikrofinanciare janë duke e shqyrtuar me seriozitet këtë mundësi që u jep ky ligj që të shndërrohen në banka, ku do t’i mundësohet që të pranojnë edhe depozita, e jo të japin vetëm kredi, siç kanë funksionuar deri më tani.

Raportet vjetore të BQK-së, tregojnë për luhatje të lehta por me një rritje të vazhdueshme të vlerës së IMF-ve. Sipas raportit të BQK-së, në gjysmën e parë të vitit 2012, vlera e përgjithshme e IMF-ve u zvogëlua për 4.1 për qind, duke rënë në 122.6 milionë euro, përderisa vlera e kredive të lëshuara deri në qershor të vitit 2012 ishte 102.6 milionë euro.

Në vitin 2011 vlera e portofolit te kredive të lëshuara nga IMF-të arriti në 115.2 milionë euro dhe shënoi rritje vjetore prej 1.2 përqind.

Ndërsa deri në qershor të vitit 2010, vlera e kredive të lëshuara nga IMF-të arriti në 113.9 milionë euro.

Në vitin 2009 vlera e përgjithshme e aseteve të këtij sektori arriti në 133.7 milionë euro,

që paraqet një rritje vjetore prej 35 për qind. Ndërsa, deri në shtator 2009, vlera e kredive të lëshuara arriti në 108.8 milionë euro që paraqet një rritje vjetore prej 22 për qind.

Deri në shtator të vitit 2008 asetet e IMF-ve ishin 99.0 milionë euro. Ndërsa, vlera e kredive të lëshuara arriti në 89.1 milionë euro.

Miratimi i këtij ligji ka shkaktuar debate të shumta, sidomos në lidhje me pronësinë e aseteve, paratë që janë dhënë si donacione dhe ato që janë krijuar si profit gjatë këtyre viteve të veprimit, e për të cilat këto IMF nuk kanë paguar fare tatim.

Tendencë për shpëlarje parash


Ibrahim Rexhepi drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, thotë se debati që nxiti Ligji për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare nuk zbardhi problemin, por edhe më tej krijoi konfuzion dhe mospajtime të mëdha. Sipas tij, e tëra fokusohej vetëm në një pikë se kush është pronar i parasë që krijojnë mekanizmat jofitimprurës që veprojnë përbrenda sistemit financiar dhe si mund të bëhet shpërndarja e tyre, posaçërisht kur është e qartë se sipas ligjit, ato nuk mund të mbajnë fonde të krijuara nga fitimi e as të paguajnë dividendë.

"Këta mekanizma që kanë statusin e OJQ-së ishin lejuar të themeloheshin me qëllim që përmes huazimeve të vogla dhe investimeve në projekte të natyrës humanitare të ndihmonin popullatën për tejkalimin e pasojave të luftës. Më vonë ato ofruan edhe ndihmat e para me qëllim të nisjes së bizneseve, meqenëse kjo u pamundësohej nga bankat komerciale, të cilat nuk u jepnin para atyre që nuk kishin përvojë më të gjatë në biznes", thotë Rexhepi, duke shtuar se të gjitha këto para janë “dhuratë” nga donatorët e ndryshëm dhe asnjë ligj nuk lejon përvetësimin, por ato vazhdimisht duhet të qarkullojnë kryesisht për qëllime humanitare, që sipas tij ky kriter që nuk po respektohet, meqenëse këta mekanizma ofrojnë kredi të ndryshme me kamata shumë më të larta se bankat komerciale.

Rexhepi thotë se me rastin e likuidimit vullnetar apo të detyrueshëm, kapitali i mbetur duhet të shpërndahet për qëllime bamirësie në Kosovë dhe në rast se këtë nuk e bëjnë themeluesit, atëherë shpërndarja e kapitalit bëhet sipas planit të miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe se gati kriter i njëjtë vlen edhe për OJQ-të që duan të transformohen në bankë.

"Kapitalin duhet t’ua kthejnë dhuruesve ose ai do të shpërndahet sipas planit që miraton BQK-ja. Në të dyja rastet paraqitet i njëjti problem. Pse BQK-ja duhet të ndërhyjë në shpërndarjen e parasë, meqenëse në këtë rast ajo në mënyrë indirekte paraqitet si pronare e këtij kapitali. Po ashtu, çka do të ndodhë me kapitalin që nuk është siguruar si donacion, por është marrë kredi me kushte të buta, i cili në Kosovë shitet me kamatë 5-6 herë më të lartë", theksoi Rexhepi.

Rexhepi thotë se tentimi që të ndryshohet mënyra e qarkullimit apo pronësia mbi paratë e dhuruara si donacion dhe si ndihmë për zbutjen e problemeve ekonomike e sociale të vendit nuk është asgjë tjetër pos shpëlarje e parasë.

"Si makinë për shpëlarje mund të jetë edhe buxheti, nëse paratë përfundojnë aty. Ndërsa ky rrezik mund të evitohet vetëm duke respektuar dispozitat e ligjit që kanë të bëjmë me shuarjen e OJQ-ve", u shpreh Rexhepi.

Për të kundërshtuar disa nga nenet e këtij ligji, mbi 50 OJQ përmes Avokatit të Popullit kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të pezullojë përkohësisht këtë ligj për shkak të dëmit të pariparueshëm që mund të krijojë zbatimi i tij në shoqërinë civile.

Këto OJQ konsiderojnë se nenet 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116 te Ligjit për Banka, Institucione Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare, Nr. 04/L-093, shkelin nenin 44 [Liria e Asociimit], nenin 46 [Mbrojtja e Pronës], dhe nenin 10 [Ekonomia] të Kushtetutës, parimet ndërkombëtare të OJQ-ve jofitimprurëse dhe legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë që rregullon fushën e lirisë së asociimit të OJQ-ve.

Ligji Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në nenin 4 thotë se OJQ-ja nuk shpërndan të ardhura neto ose fitime për asnjë person; Pasuritë, të ardhurat dhe fitimet e një OJQ-je përdoren për të mbështetur qëllimet jofitimprurëse të përcaktuara për organizatën; Pasuritë, të ardhurat dhe fitimet e një OJQ-je nuk mund të përdoren për të sjellë drejtpërdrejtë ose tërthorazi përfitime, për ndonjë themelues, drejtor, zyrtar, anëtar, punonjës ose donatorë të OJQ-së, përveç pagesës apo kompensimit të arsyeshëm për personat që kryejnë punë për organizatën.

Ndërsa neni 21 i këtij ligji në paragrafin 3 thotë se "në rast të shuarjes ose çregjistrimit të OJQ-së, e cila ka shfrytëzuar lehtësi tatimore ose fiskale, donacione publike, ose grante nga qeveria, e gjithë pasuria e mbetur pas shlyerjes së borxheve të OJQ-së i jepet OJQ-së tjetër me qëllime të njëjta apo të ngjashme. Kjo OJQ identifikohet në bazë të statutit të OJQ-së, ose me propozim të organit më të lartë udhëheqës të OJQ-së. Ministria themelon Komisionin për Shpërndarjen e Pasurisë së mbetur të OJQ-së së shuar dhe të çregjistruar, me përfaqësues edhe të OJQ-ve, duke u bazuar në aktin nënligjor të nxjerrë nga Qeveria".

Duke marrë parasysh këtë ankesë të OJQ-ve, Gjykata Kushtetuese më 24 dhjetor të vitit 2012 ka marrë vendim që të pezullojë deri më 31 janar 2013 nenet: 90,95 (1.6),110,111 dhe 116.

Ligji nuk duhet të lejojë privatizimin e donacioneve

Sipas Ligjit për Bankat, Institucionet mikrofinanciare dhe Institucionet Jobankare, Banka Qendrore e Kosovës ka përgjegjësi ekskluzive për licencimin/regjistrimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e bankave dhe të gjitha Institucioneve Mikrofinanciare dhe Institucioneve Financiare Jobankare.

Zëdhënësi i BQK-së Besnik Kada, thotë se Ligji në fjalë mundëson alternativat me parakushtet përkatëse për organizimin e IMF-ve si OJQ, Sh.a dhe nivelin e investimit në banka. Ai thotë se parakushtet për këtë përfshijnë kryerjen e obligimeve ndaj kapitalit të dhuruar dhe tepricës, të kryerjes së obligimeve kontingjente ndaj Administratës Tatimore për benefitet e grumbulluara në ushtrimin e së drejtës së statusit të përfituesit publik dhe shpërndarjen e kapitalit për qëllime bamirësie, siç është detajuar në ligj.

"Deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë nga asnjë OJQ për t`u shuar apo likuiduar dhe kjo bëhet sipas ligjeve në fuqi", ka thënë Kada. Ndërsa sa i përket donacioneve që kanë marrë OJQ-të, BQK nuk ka dhënë asnjë detaj edhe përkundër insistimit disa mujor të Preportr për të ditur se sa është shuma e tyre për secilën OJQ dhe nga kanë ardhur ato donacione.

Agron Demi nga Instituti GAP, thotë se në kohën e shqyrtimit dhe aprovimit e këtij ligji, ky institut e ka kundërshtuar këtë ligj pikërisht për shkak se le hapësira të gjera interpretimi. Sipas tij, pjesa më diskutabile ka qenë pjesa që ka të bëjë me institucionet mikrofinanciare, të cilat deri në fillim të këtij viti kanë funksionuar si organizata jo qeveritare, kurse tani rregullohen me ligjin për bankat.

"Ajo çfarë kemi kërkuar ne, ka qenë që Ligji për bankat të definojë se çdo institucion mikrofinanciar i cili dëshiron të shndërrohet në institucion bankar, duhet që fondet e grumbulluara t`i shpërndajë për sektorin e shoqërisë civile në Kosovë, ashtu siç e parasheh Ligji për Asociim në OJQ", thotë Demi.

Ai thotë se ky ligj krijon një lloj të ri të OJQ-ve, siç i quan OJQ mikrofinanciare, por sipas Ligjit për Asociim në OJQ, në Kosove ekzistojnë OJQ të themeluara si shoqata ose fondacione, por jo OJQ mikrofinanciare dhe kjo krijon mundësi të shumta interpretimi.

"Ajo çfarë mund të ndodhë në vitet në vazhdim është se institucionet mikrofinanciare, të cilat në emër të mbështetjes se bujqësisë dhe popullatës se papunësuar, kanë grumbulluar kapital të shumtë financiar, do të aplikojnë për licencë bankare. Dhe Ligji aktual, lejon hapësirë të tillë për transformim", theksoi Demi.

Të kujt mbesin paratë?

Një çështje shumë e diskutuar në këtë ligj është pronësia e donacioneve, profitit të krijuar përmes tyre dhe aseteve në përgjithësi. Për t`u shndërruar në bankë apo aksionarë, institucionet mikrofinanciare duhet që të shuhen, e që nënkupton se edhe kapitali i tyre që e kanë marrë si donacion dhe profiti duhet të shpërndahet, pra të mos investohen.

Por se çka do të ndodhë me këto para nuk e dinë as disa nga anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës. Albana Fetoshi, anëtare e këtij komisioni, thotë se gjatë gjithë diskutimeve që janë bërë për çështjen e pronësisë dhe investimit eventual të këtyre parave, nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete nga sponzorizuesi i këtij ligji që është Ministria e Financave, se si është e rregulluar saktësisht kjo çështje dhe pse është paraparë ky ligj të miratohet si i tillë.

Preportr ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Financave për të sqaruar këto çështje, por nuk na është mundësuar asnjë takim.

Preportr ka kontaktuar disa institucione mikrofinanciare që veprojnë në Kosovë, por përveç drejtuesve të "Finca", (e cila ka degë në 21 vende, e që selinë e ka në Washington) asnjë tjetër nuk ka pranuar që të takohet apo të përgjigjet në këto pyetje rreth pronësisë dhe investimit eventual të këtyre mjeteve.

Keith Sandbloom drejtor ekzekutiv në "Finca" dega në Kosovë, thotë se kjo çështje nuk është rregulluar si duhet përmes ligjit në fjalë. Sandbloom thotë se "Finca" është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë që i ofron ligji i ri për OJQ-të mikrofinanciare. Por ai thotë se ky ligj nuk është shumë i qartë dhe nuk jep shpjegime për disa raste që kanë të bëjnë me pronësinë dhe donacionet.

"Çfarëdo që vendosim të bëjmë, do ta bëjmë në përputhje me rregulloret e secilit vend, por në disa aspekte ligji për IMF-të nuk na tregon se çfarë duhet të bëjmë. Çdo institucion mikrofinanciar ka situata të ndryshme. Disa janë OJQ të regjistruara lokalisht, e disa tjera janë degë të OJQ-ve ndërkombëtare. Disa prej tyre kanë gjeneruar profit e disa jo, pra ka situata të ndryshme dhe ligji nuk ofron udhëzime të caktuara për secilën prej situatave", thotë Sandbloom.

Ai thotë se nuk i ka të gjitha përgjigjet në interesimet tona se kush do të mbetet pronarë i mjeteve që kanë qenë donacione dhe parave që janë krijuar si profit gjatë këtyre viteve nëse vendosin që të transferohen në bankë.

"Çdo kontribut vjen me dokumentacionin e tij dhe disa kontrata janë të qarta kur shkruhen se këto para duhet të përdoren për këtë arsye dhe pasi të përfundojë misioni përcaktohet se çka të bëhet me ato para", theksoi Sandbloom.

Ai thotë se nëse një OJQ është lokale dhe vepron vetëm në këtë vend dhe nëse ajo OJQ ka pranuar donacione, ato donacione janë vetëm për t`u përdorur brenda Kosovës. "Nëse keni vetëm një degë të një OJQ-je, ndërkombëtare siç është "Finca" tash varët a janë bërë këto donacione për Kosovën apo për organizatën amë, pasi që në rastin tonë "Finca" vepron në 21 vende të botës dhe këto gjëra juridike nuk janë të shtjelluara në ligjin e ri".

Ndërsa sa i përket çështjes së investimeve eventuale në ndonjë bankë, se a do të investohet me para që kanë dhënë donatorët apo që janë krijuar si profit, Sandbloom thotë se nuk ka vetëm një përgjigje në këtë çështje. Sipas tij, ka dallim të fondeve, pasi që disa janë për të bërë diçka specifike në Kosovë, për të zhvilluar projekte të caktuara.

Ai thotë se këto para do të duhej të qëndronin në Kosovë, pasi që sipas tij, nga kthimi i tyre tek donatorët Kosova nuk përfiton asgjë. "Nga ajo si ne e kuptojmë ligjin, varet nga mënyra se si janë marrë ato burime. Ligji i bankave e thekson një gjë, që thotë se disa prej donacioneve duhet t`i kthehen donatorit që i ka dhënë. Çka do të ndodhë me ato donacione kur të kthehen? A do të investohen në Kosovë si aksione mikrofinanciare apo në shoqëri aksionare? Apo do t`i kthehen donatorëve dhe ato kurrë nuk do të kthehen në Kosovë. Ne jemi duke kërkuar një përgjigje se si këto para do të qëndrojnë në Kosovë, sepse nëse këto para shkojnë jashtë vendit Kosova nuk fiton asgjë", theksoi Sandbloom.

Paratë nuk duhet t`i kthehen donatorit

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se donacionet kanë ardhur për t`i ndihmuar popullatës dhe me Ligjin për Lirinë e Asociimit, ato nuk duhet që t`i kthehen donatorit, por t`i shpërndahen OJQ-ve që kanë mision të njëjtë.

Ai thotë se të gjitha OJQ-të pavarësisht se a janë degë të ndonjë OJQ-je amë duhet që të regjistrohen në Kosovë dhe të veprojnë konform ligjeve të Kosovës. Sipas tij, është skandaloz fakti që me ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciar dhe Institucionet Financiare Jobankare, po tentohet që këtyre OJQ-ve t`u mundësohet transformimi i kapitalit dhe ndërrimi i subjektivitetit juridik, kur dihet se ligji për Lirinë e Asociimit në OJQ, e ka rregulluar shumë qartë se një OJQ, mund të shuhet dhe asesi të transformohet në bankë apo institucionet tjetër.

"Aktivitetet që i kanë bërë deri më tani këto IMF, në shumicën e rasteve kanë qenë në kundërshtim me Ligjin për Lirinë e Asociimit, dhe nga ana tjetër kanë shfrytëzuar të gjithat privilegjet dhe të drejtat që ju ofron ky ligj si OJQ, dhe me këtë kanë dëmtuar edhe konkurrencën në tregun bankar", thotë Selmanaj.

Ai thotë se pavarësisht se si kanë vepruar deri më tani IMF-të, i gjithë ky kapital, përfshirë edhe asetet, në asnjë rast nuk guxojnë të “privatizohen” apo t`i kalojnë personave privat, por ato duhet t`i nënshtrohen dispozitave ligjore që parasheh Ligji për Lirinë e Asociimit në OJQ dhe parimet universale të lirisë se asociimit, të cilat kanë përcaktuar qartë se qëllimi i OJQ-ve, është përfitimi i publikut e asesi përfitimi i një individi apo një rreth i ngushtë të tyre, e aq më pak të atyre që kanë menaxhuar këto OJQ.

IMF-të që veprojnë në Kosovë ishin shumë të rezervuara në dhënien e përgjigjeve në lidhje me paratë që kanë marrë si donacion dhe profitin që e kanë krijuar përmes tyre.

Institucioni mikrofinanciarë "KEP Trust", ka dhënë përgjigje të kufizuara në lidhje me këtë çështje. Edhe përkundër insistimit të Preportr që të takohet me drejtuesit e KEP-it për të sqaruar këto çështje, kjo nuk është mundësuar.

Arta Haxha, zyrtare për marrëdhënie me publikun, ka thënë se KEP është duke shqyrtuar opsionet që i lejon ligji i ri për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo-bankare, por nuk ka dhënë ndonjë përgjigje në lidhje me donacionet, shpërndarjen eventuale të tyre në rast të shuarjes, pronësinë etj.

"Ne jemi në fazat fillestare të eksplorimit të opsioneve të ndryshme në bazë të dispozitave të ligjit të ri", ka thënë Haxha.

Mustafizur Rahman, drejtor ekzekutiv i "Kosovo Grameen Missione Arcobaleno Microcredit Fund (KGMAMF)", thotë se ky institucion mikrofinanciarë filloi të veprojë në Kosovë në qershor të vitit 2000 për të ndihmuar njerëzit e prekur nga lufta për të ndërtuar jetën e tyre përmes implementimit të një programi të qëndrueshëm të mikrokredive përmes qasjes në Grameen Bank.

"Me qëllim për të ndihmuar popullin e Kosovës të prekur nga lufta, Misioni "Arcobaleno", ka dhënë 4 milionë e 83 mijë dollarë për "Grameen Trust" për të ngritur një program të mikrokredive në Kosovë", thotë Rahman.

Gjithashtu edhe Rahman nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me shndërrimin eventual të këtij institucioni mikrofinanciarë në aksionarë apo bankë dhe për pronësinë e këtyre donacioneve nëse vendoset për një gjë të tillë.

Ndërsa institucioni tjetër mikrofinanciarë "Besëlidhja" (BZMF) nuk ka pranuar të japë asnjë përgjigje për këtë çështje.

Rrëfimi për burrneshat shqiptare në një film italian(1)

Regjisorja italiane Laura Bispuri po punon për realizimin e një filmi, mbështetur në romanin “Virgjëreshat e përbetuara” të shkrimtares Elvira Dones. Historia e Hanës, personazhit kryesor në librin e Donesit, tashmë do të realizohet në film. Hana është formuar me kulturën e qytetit, por pas vdekjes së prindërve duhet të kthehet në fshatin e lindjes, për t'u kujdesur për shtëpinë. Më pas, që të mos martohet me detyrim zgjedh të bëhet burrë, sipas traditës së maleve. Hana Doda bëhet Mark Doda dhe bën të gjitha punët e një mashkulli. Më pas Lila, kushërira që jeton në Amerikë, e fton të thyejë betimin. Hana merr iniciativën të gjejë vetveten, tashmë në një vend të largët, atje ku Kanunin nuk e zbaton askush dhe për shkeljen e tij nuk dënohet askush.Laura Bispurin, e cila aktualisht është anëtare e jurisë në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Durrës, në një intervistë për “Shekullin”, tregon përshtypjet e saj për burrneshat shqiptare, si dhe ecurinë e realizimit të filmit.

“Kam realizuar shumë filma me metrazh të shkurtër që janë vlerësuar dhe me çmime të mëdha nëpër botë. Po kërkoja një histori për filmin tim të parë me metrazh të gjatë dhe kur lexova librin e Elvirës, kuptova se kjo ishte historia që po kërkoja. Më shtyu historia që tregonte për femrën, për raportin e saj me lirinë”, ka thënë Bispuri e lindur në Romë, ku ka diplomuar për letërsi. Regjisorja e vlerësuar me disa çmime për filmat me metrazh të shkurtër si "Një burrë pas"(2010) fituese e çmimit “David Di Donatello”, për filmin më të mirë "Me kalimin e kohës", thotë se filmi i saj që bazohet në librin e Dones mund të tregojë një histori me një dramë shumë të fortë, dhe me personazhe të fortë. “Në brendësi të këtyre karakteristikave doja të tregoja për temën që kam për zemër, për raportin ndërmjet gjinisë femërore, lirisë dhe identitetit. Një film i ndarë në dysh, mes një bote ‘arkaike’- asaj të maleve dhe botës moderne”, ka thënë ndër të tjera ajo. Regjisorja italiane tashmë është vënë në kërkim për aktorët që do të luajnë në filmin e saj. 

“Gjatë kësaj periudhe po shikoj edhe për aktorët. Por pjesa më e madhe e aktorëve do të jenë shqiptarë, të tjerët italianë dhe kosovarë. Mund të ketë edhe ndonjë person të thjeshtë që do të interpretojë si aktor”, ka thënë ajo. Bispurin ka zbuluar edhe detaje të tjera të filmit me temë shqiptare. Veshje tradicionale të burrneshave nuk do të ketë. 
“Sepse është një film që niset nga situata e sotme, prandaj do të përdoren veshje që vishen në këtë kohë. Duke qenë se ky është një film që bazohet në realitet, s'do të ketë asgjë ndryshe të rikrijuar. Kjo do të jetë një punë e realizuar me sa më shumë elemente reale. Gjatë filmit është dhe një skenë martese, ndoshta aty mund të gjejmë elementet tradicionalë”, ka thënë ajo. Xhirimet e këtij filmi, sipas saj, do të bëhen në Valbonë, Romë dhe në Milano. E përfundimin, produktin final, ajo shpreson ta shfaqë në dimër. Fituesja e shumë çmimeve me filmat e saj të shkurtër, me veprën e fundit që ia ka mësyrë të realizojë shpreson se do të ketë sukses. 
“Synimi im është që të realizoj një film që të dal dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, jashtë Italisë, një film ndërkombëtar. Dhe sigurisht që synoj festivale shumë të mëdha ndërkombëtare”, ka thënë ajo. 
Mbështetje financiare për këtë film ajo ka marrë nga produksioni italian “Colorado Film”, një fond nga produksioni evropian i “Medias”, nga Ministria italiane e Kulturës, si dhe nga një bashkëpunim me Francën.

 “Meqenëse është një histori shqiptare, e shkruar nga një shkrimtare shqiptare, me shumë filmime në Shqipëri, me shumë aktorë shqiptarë, përfitoj nga rasti të bëj një ftesë që dhe Shqipëria të na mbështesë në realizimin e këtij filmi”, ka thënë ajo. 

“Burrneshat” e politikës shqiptare(2)




Nga Anduela Ndreu


Gruaja forcë e madhe! Një slogan të cilin për hir të së vërtetës e kam më shumë të dëgjuar e të lexuar dhe jo të përjetuar. Duket e largët dhe e theksuar fort gjatë viteve të komunizmit, por po rikthehet fort edhe sot e kësaj dite. Ndoshta jo në formën e asaj kohe por në një formë të tillë që duket, se grave duhet tu jepen poste për hir të të qenit grua. Vendosa të shkruaj për këtë çështje, jo për shkak të nevojës vetjake për t’u ndier e përfshirë, pasi kjo nuk më mungon por për shkak të një lobimi që politika po përpiqet “sipërfaqësisht” ti mëshojë kësaj teze.

Gruaja në vendimmarrje, roli i gruas në jetën politike, angazhimi i saj në strukturat politike, etj, janë bërë lajtmotivi i deklaratave politike të liderëve në çdo takim që i referohet barazisë gjinore, a thua se gjysma tjetër e “brishtë” shoqërisë është “parazite”. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Kemi parë shumë gra që kanë marrë poste drejtuese dhe e kanë kryer punën e tyre më së miri, ndoshta më mirë edhe se burrat…

Kemi jo pak raste të grave që dinë të drejtojnë institucionet më të larta në vend me profesionalizëm. Këtu mjafton të përmendim disa syresh. Jozefina Topalli e cila prej më shumë se shtatë vitesh drejton Kuvendin e Shqipërisë, një punë jo e lehtë, dhe ka qenë shpesh herë në qendër të akuzave të opozitës. Por jo vetëm për këtë e ka patur të vështirë, por edhe sepse është pjesë e një pakice të dukshme pasi Parlamenti as që bëhet fjalë që 30 përqind të tij ta ketë me gra (kur në fakt po të ndiqnim rregullin e artë të barazisë aty duhet të ishin 70 gra). Kemi kryeprokuroren Ina Rama e cila prej 5 vitesh po drejton organin e akuzës , ku më së shumti është etiketuar nga politika djathtas e majtas sipas oreksit të politikës së kohës. Arta Dade e cila ka qenë në krye të diplomacisë, dhe që kishte një pozicion jo të lehtë në kohën kur Shqipërisë i duhej një mendje e mprehtë për ta prezantuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Ermelinda Meksi e cila ka qenë në postet më të larta drejtuese të kabinetit “Nano”, e cila e ka kryer me shumë profesionalizëm punën e saj.

Nuk po ndalem në emra të tjerë konkretë pasi janë të shumta ato gra të cilat kanë drejtuar institucionet pa patur nevojë për slogane e mbështetje morale vetëm për faktin që janë “gra”. Por ka ndodhur që duke mbajtur këto poste atyre u është dashur të dalin nga natyra e brishtë femërore për tu kthyer ndonjëherë edhe në “burra”, vetëm e vetëm se e tillë është karriera vendimmarrëse dhe duhet të përshtatesh me natyrën ashpër të vendimmarrjes pa ekuivoke. Së fundi kemi edhe një grua tjetër në drejtimin e një institucioni, që më së shumti është etiketuar nga palët humbëse elektorale. Por çdo të ndodhë kësaj radhe? A do të tregohet e rezervuar klasa politike, në shigjetimin e akuzave për Lefteri Lleshin e cila pritet të marrë frenat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve?? A do t’i përshtatet sloganit të shpalosur së fundi kreu i PS në takimet me gratë “Shqipëria është Grua” apo a do të mundet kryeministri që të respektojë atë që ka thënë në një takim me gratë në festën e 8 marsit “që gratë nuk kanë nevojë për të kërkuar barazinë e ato mund ta sigurojnë vetëm në sajë të kapaciteteve të tyre”??? Kjo është një pyetje që do të marrë përgjigje vetëm në vjeshtën e 2013 pasi vera do të jetë po aq e nxehtë edhe politikisht.

Burrneshat shqiptare(3)

5
Disa media ndërkombëtare ditët e fundit kanë raportuar një seri të fotografive të titulluar “Sworn Virgins of Albania” (Virgjëreshat e përbetuara të Shqipërisë) të fotografes Jill Peters, e cila në Shqipëri dhe në Kosovë ka regjistruar gratë që tërë jetën e kanë kaluar si meshkuj dhe që i kanë të gjitha të drejtat si burrat.

Fotografja Jill Peters ka vizituar fshatrat në pjesën kodrinore të Shqipërisë Veriore, duke përshkruar traditën që zgjat me qindra vite.
Kjo traditë ka lindur në mënyrë që familjet pa trashëgimtar mashkull ta ruajnë pasurinë familjare, kështu që vajza rritet si djalë. Por, femrat mund të bëhen “virgjëresha” edhe pas prishjes së ndonjë lidhjeje, por duke hequr dorë përjetësisht nga e drejta për t’u martuar, transmeton Telegrafi.com.
“’Virgjëreshë e përbetuar’ është termi që i jepet femrës biologjike në Ballkan që zgjidhet, zakonisht në moshë të re, të marrë përjetësisht identitetin social të mashkullit.

Tradita daton me qindra vite, dhe kjo ishte e domosdoshme në shoqëritë që kanë jetuar brenda klaneve fisnore, të ndjekur nga Kanuni, kodi arkaik i drejtësisë, dhe që mbahet si një rregull shtypës gjininë femërore. Kanuni thotë se të gjitha gratë janë pronë e burrave”, thotë Jill Petters.
E drejta për të votuar, e drejta për të ngarë makinën, të marrë punë ose fitojë të holla, të pi duhan, të mbajë revole ose pantallona, u takon tradicionalisht meshkujve.


 Vajzat e reja janë të detyruara shpesh në martesat me mësit, sidomos për meshkujt në fshatra të largëta.
“Alternativa është që të bëhet ‘virgjëreshë’ apo burrneshë, status që ia mundëson femrës të gjitha të drejtat dhe privilegjet e popullsisë mashkullore. Për ta mbajtur traditën, këto gra shkurtojnë flokët, veshin rroba mashkullore dhe shpesh i ndërrojnë emrat”, thotë fotografja.
Ato ushtrojnë gjestet dhe të ecurit e burrave derisa të bëhen “natyrë tjetër”. Ajo bëhet ai. Kjo praktikë ndodhë edhe sot, por modernizimi po vjen edhe te fshatrat e vegjël, kështu që kjo traditë arkaike duket e tepërt. Sot janë vetëm disa burrnesha.


Në komunikim me vendasit ajo zbuloi se "burrneshat janë shumë të respektuara në komunitetin e tyre", dhe se "tranzicioni i tyre është pranuar plotësisht, pa asnjë dilemë në komunitet".
4
"Por, më e habitshme është se këto gra nuk ankohen për atë që janë sakrifikuar", thotë Peters.

Përndryshe, virgjëresha të tilla ka pasur edhe në Kosovë dhe në viset shqiptare në Maline  Zi.





Burrneshat Shqiptare (4)


Te pastera si te virgjera, dhe te forta si luftetare
 Zbulohet e verteta e femrave qe mbahen sit e virgjera ne shqiperi.burneshat,qe duke ndjekur traditat e vjetra dhe te forta sa malet, kane ber betim ndershmerie, qe te konsiderohen burr ate vertata. 
 Gazetarja  e mirënjohur shqiptare Stela Pende shkoi ne malet e Shqiperise ne kufi me Kosoven, per te treguar jeten e pazakoncme te kater burrave. Ato jane Qamile Stema, Dila Deda, Fatime Xhedia, Diana Rakipi:Te lindura gra, por fati dhe tradita I ka detyruar te ndryshojne natyren ne femra te “virgjera  te betuara”, Per te jetuar ne barazi me meshkujt.
Te qenit burrnesha eshte nje tradite e zonave malore  te veriut te shqiperise, dhe kosoves  qe prej 300 vitesh me pare, por qe dhe ne kohet tona ka akoma shembuj te tille te rralle. Nje e virgjer e betuar eshte nje femer qe ka premtuar paprekshmeri  te perherte , per te patur krenarine per te qene burr.
Ato vishen si burra, mund te armatosen per te luftuar , gjithashtu mund te ken cdo ves qe ka nje mashkul, si pershembull: te pine cigare, alkol gje qe femrave te ketyre zonave I ndalohet. Ky eshte nje zakon I forte, qe respektohet deri ne fund per krenarine e familjes . “ Nuk mund te te behesh e virgjer(burrneshe) per arsye feje: Burneshat jane dhe muslumale dhe Kristiane.Kur keto vajza refuzojne nje martese , ato sndrohen ne burrnesha.Ky shndrim behet edhe kur ne familje ka mungese meshkujsh,Dhe vajza ne kete rast shndrohet ne murneshe per te trasheguar pasurite e familjes, qe ne rast te kundert nuk mund ti mernin.Por ky shndrim mund te behet edhe ne memorjen e vdekjes se babait ose te nje vellai “. Ne rastin e Diana Rakipit, 54 vjeç, e gjashta e nente femijeve, e cila sot punon si roje e betuar e portit te Durresit. “Ajo thote qe I vellai I vdiq per arsye te nje mallkimi ose magjie, dhe per ta kujtuar u shndrua ne nje burr te bukur sic ishte ai.” Rituali, qe I ka rrenjet nga nje culture e fisshme parashikon nje ceremony te lare me shenjteri. “Shnderrimi ndodh kur vajza, adoleshente, betohet per virgjerine e saj perpara 12 burrave me te rendesishem te fshatit.”
Leya, deshmitarja tjeter e ketij realiteti, eshte 56-vjec dhe ruan nje kujtim te paste rte ceremonies qe I ndryshoi jeten per gjithmone: “Dridhesha. Ishte krenaria per tu bere burre, por edhe frika per tu ndare nga deshirat dhe endrrat e femijerise (…) Atehere, kryeplaku I fshatit me ofroi xhaketen e tij prej gjuetari, dhe me I riu pushken e tij te mbrojtjes. Pastaj kryeplaku, me duart e tij te ashpra m’I preu nje per nje kacurrelat e zeza, te cilat rane perdhe sikurese edhe femeria ime. Isha bere nje mashkull I vertete”.  Sot personazhi kryesor I ketij tregimi jeton ne Tropoje, ku punon si marangoze. Ndersa, Fatime Xhedia, kaloi disa vite ne nje miniere kromi, dhe sot, ne moshen 77-vjecare jeton neper male duke u kujdesur per bagetite e saja.
Mendohet qe eshte bere burre per t’ju larguar nje martese te padeshiruar. “Kam patur nje jete te eger dhe te veshtire. Sikur te mos kisha qene nje i forte – thot- nuk do t’ja kasha dale mbane”. Pranimi I kushtit per te qene burrneshe kerkon nje sacrifice pertej cdo kufiri, e jo vetem per pastertine e detyruar, por edhe sepse per te qene nje burre I vertete, nevojitet te marresh persiper edhe pergjegjesite, punet madje dhe “zanatet” mashkullore, qe kerkojne nje force fizike te madhe. “Jete te sakrifikuara – shkruan Stela Pende – sepse ne ato toka te humbura,nje bije e paste luftetare, I jep familjes se saj I jep nderime aq te medha sa qe prek lavdite epike.Kjo te kujton  mitet nacionale te ideologjive nacionaliste te atyre koheve: ajo e malesorit, dmth te luftetarit te guxinshem, symbol e indipendences shekullore  nga osmanet.Pa u bazuar te legjendat , tradita e te virgjerave te betuara ka nje shpegim me modern .Ne shqiperine rurale per nje femer duhani, puna dhe seksi  eshte nje turp , ne kete menyre burnesha maskohet me keto ide sa per sy e faqe.Gjithashtu e ben kete gje edhe per te fshehur homoseksualitetin e saj, qe ne vendin ku jeton as nuk duhet te mendohet.Antropologu shqipetar maikon Zego ka nje shpegim shume me te thjeshte:”Asgje nuk eshte cudicme – me vertetsi – toka jone eshte nje toke me maskimesh magjepse.NE disa fshatra pas lindjes se nje femije, burri ben sikur eshte mamaja qe sapo ka lindur, dhe prêt miqt I shtrire ne krevat , I veshur si femer.

Burrneshat shqiptare(5)


Gratë që betohen se do të vdesin të virgjëra, që sillen dhe jetojnë si burra, janë në fokus të komedisë “Burrneshat”, e cila pas Prishtinës vjen premierë në Tiranë. Kjo pjesë vjen nën regjinë e Jesica Bur dhe Florent Mehmetit.

Ngjarjet zhvillohen ne një fshat malor, ne familjen e një këpucari i cili është tepër i moshuar, por ka një pasion te madh për armët. I biri i cili është emigrant në SHBA vjen për te takuar te afërmit

Së bashku me bashkëshorten amerikane, ato i kane ndihmuar familjarët, prej vitesh por tashmë ato nuk ja dalin dot, për shkak te krizës ekonomike.

burri

 Kjo është njëra ane e shfaqjes, e cila ngjall jo pak konflikt. Nga ana tjetër është figura e Medllin Ollbrajt, e cila vjen në fshat për të marrë pjesë në përurimin e statujës së saj e cila është realizuar nga daja i protagonistëve. Një ushtar amerikan dhe një reporter i “Nj Jork Times” vijnë për të mbuluar ngjarjen, ku krijohen shumë keqkuptime dhe zbulohen sekrete te gjitha këto vijnë ne skene përmes lojës aktoriale.


Në fund bëhesh luftëtar, sepse për të mos u dorëzuar duhet të luftosh". Por plaku dikur ka bërë edhe një tjetër punë: "Vitet më të këqija kanë qenë ato të minierës. Më parë nuk bëja asgjë, por pastaj u gjenda në fund të tokës. Ai është një zanat i tmerrshëm, nuk është as për burrat dhe jo të mendosh se diçka të tillë ta bënte një grua!" Po, pikërisht një grua. Sepse, në pasaportën e këtij bariu-minator është shkruar vetëm një emër: Fatime Xhedia, datëlindja 1930. Nuk bëhet fjalë për një tjetër rast të seksit të tretë. Kjo "zonjë", me pantallona ngjyrë gri të fortë, këmishën bojëqielli dhe flokët e shkurtër ngjyrë gri, nuk është transeksual. Është një virgjëreshë e betuar, një grua që ka premtuar se do të qëndrojë përherë e pastër, për të pasur nderin e të qenit burrë. Të vishet, të mbajë armë, të luftojë, por edhe t‘i lejojë vetes gjëra luksi tradicionalisht për meshkuj, si duhani e alkooli, të ndaluara për gratë e shoqërisë shqiptare.
Historia e burrneshave (nga fjala shqiptare burrë) është një traditë e vjetër e maleve shqiptare dhe kosovare, që ka lindur rreth 300 qind vjet më parë, ndërsa për to flitet shumë edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit, kodi më i ashpër kombëtar i krijuar deri më sot. Shndërrimi bëhet kur vajza, akoma e vogël, betohet për virgjërinë e saj para 12 burrave më të rëndësishëm të fshatit. "Dridhesha. Mes krenarisë për t‘u bërë burrë, por edhe frikës për të hequr dorë nga nostalgjia dhe ëndrrat fëmijërore", tregon Leila, një 56-vjeçare nga Tropoja, ku punon si zdrukthëtare. "Atëherë plaku më i vjetër i fshatit më dha xhaketën e tij, ndërsa më i riu pushkën. Pastaj plaku më preu një për një kaçurrelat e mia të zeza, që u "rrokullisën" përtokë njëlloj si feminiliteti tim. Isha bërë një burrë i vërtetë". Virgjëresha të betuara dikur kishte edhe në Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa sot janë shumë të rralla dhe pak të tilla, disa dhjetëra, fshihen në malet ku Shqipëria kufizohet me Kosovën. Arsyet dhe misteret që i kanë çuar gratë kosovare dhe shqiptare të bëhen virgjëresha të betuara duhen kërkuar te zakonet dhe zemrën e kësaj toke luftëtarësh. "Nuk bëhesh virgjëreshë për arsye fetare, burrneshat mund të jenë si myslimane ashtu edhe kristiane. Por shpesh vajzës i duhet ta paguajë me pastërti, pasi ka refuzuar premtimin e një martese". Kështu ka shkruar antropologia Antonia Young, në librin e saj "Women who become men" të shkruar mbi jetët dhe zakonet e virgjëreshave të betuara. "Shndërrimi bëhet sidomos kur meshkujt mungojnë në familje. Një vajzë mund të bëhet burrë për të trashëguar pasuritë familjare, që ndryshe nuk do të mund t‘i kishte. Por "shkëmbimi" ndodh edhe për kujtim të babait apo vëllait të vdekur para kohe".
Njëlloj si Diana Rakipi, 54 vjeçe, e shtata nga nëntë fëmijët e familjes së saj: "Vëllai im vdiq nga mallkimi i syrit të keq. Kështu, për ta kujtuar, vendosa të bëhesha një mashkull i bukur, ashtu siç ishte ai", tregon Diana, që thith cigaret njëra pas tjetrës plot qejf, me bindjen se po të ishte femër nuk do të mund ta bënte dot. Diana vesh uniformën e rojës në Portin e Durrësit ku edhe punon. Kapelja ushtarake nuk e fsheh feminilitetin e vjetër që i shfaqet në lëkurë dhe buzëqeshje. Dëshira për të qenë femër duket se i tradhtohet edhe nga unaza prej floriri dhe sytë e kaltër. "Te gratë pëlqej ndjeshmërinë, ndërsa te meshkujt vlerësoj kurajën dhe sinqeritetin". Me virgjëreshat e betuara u dashurua edhe shkrimtarja shqiptare, Elvira Dones, kur në një foto të vjetër të familjes kosovare pa fytyrën e një burri shumë femëror. Elvira nisi të hetojë, duke shkuar nëpër vende dhe fshatra të maleve shqiptare e duke zbuluar histori dhe jetë, që sipas fjalëve të saj, "i pikturuan shpirtin", aq sa shkroi romanin "Hana", një roman ku një vajzë bëhet burrneshë me dëshirë të familjes, e ikën në Amerikë për të gjetur feminilitetin e humbur. Por që nuk ia arriti dot. Ajo që i shqetëson antropologët, shkrimtarët dhe këdo është ndjenja e sakrificës që qëndron brenda zgjedhjes së gruas-burrë shqiptare. Një vajzë e bukur, e ndoshta ëndërrimtare për familje dhe fëmijë, që ia dhuron jetën e saj nderit të nënës dhe babait. Jetë të shenjtëruara, sepse në ato toka të humbura, një vajzë
luftëtare e pastër, i jep familjes së saj lavdinë e fitores epike. Diçka që të kujton mitin kombëtar të ideologjisë së kaluar komuniste: atë të malësorit, domethënë të luftëtarit guximtar, simbol i pavarësisë shekullore nga otomanët. Duke lënë mënjanë ritet dhe mitet, tradita e virgjëreshave ka një shpjegim shumë më modern. Në një Shqipëri rurale, ku për një grua duhani, puna, seksi e çdo ndjenjë lirie quhet turp, burrneshat e vënë këtë maskë thjesht për të jetuar. E ndoshta edhe për të fshehur homoseksualitetin e tyre, një sakrilegj që në këtë vend as nuk është imagjinuar. Nuk është rasti i Qamile Stemës, 87 vjeçe, me jelek të zi dhe orë me lavjerrës. "Isha një vajzë normale, por u bëra burrë vetëm për të bërë të lumtur tim atë", tregon duke fërkuar duart e saj të rrudhosura. "Ai priste një djalë, por unë linda e nënta vajzë. Nuk kisha zgjidhje". Për të mbërritur në fshatin e saj në Krujë ecet me mushkë deri në majë të malit. Peizazhe përrallore e të vështira, që Qamilja i ngjit me hapa të vegjël e të shpejtë. Sapo mbërrin në shtëpi, pasi gëlltit rakinë, një lloj pije alkoolike e ndaluar për femrat, Qamilja ulet për të ngrënë drekë vetëm me nipin, ndërsa gratë e tjera të shtëpisë i shërbejnë. "Nuk është asgjë e çuditshme, kjo e jona është një tokë shndërrimesh magjike. Në disa fshatra, pas lindjes së një fëmije, burri hiqet si ‘nëna‘ e tij i shtrirë në shtrat dhe i veshur si grua", tregon antropologu shqiptar Moikom Zeqo.

2013/01/21

QKUK- Kardiokirurgjia dhe Instituti i Onkologjisë janë dy projekte të cilat do të funksionalizohen në tërësi.


(Foto: Jetmir Idrizi)

Është vendosur në krye të QKUK-së sepse beson se ishte më i miri. Nuk pranon se në krye të kësaj qendre është vendosur me të njohshëm. Beson se mandatit të tij trevjeçar, do t’ia shtojë edhe një tjetër. Premton kushte më të mira për personelin në QKUK-së  si dhe  shërbime më efikase për pacientët....




Gjatë këtij viti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të ketë shërbime të reja për pacientët në nevojë. Investime do të ketë edhe në aparaturë mjekësore e renovim të klinikave.


 Operacionet në zemër të hapur dhe rrezatimi kurativ do të jenë të mundshme gjatë këtij viti edhe në sektorin publik, premton Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Sipas tij, Kardiokirurgjia dhe Instituti i Onkologjisë janë dy projekte të cilat do të funksionalizohen në tërësi.

“Ajo që pritet gjatë viti 2013 të ndodh është që të funksionalizohen shërbimet e reja të Kardiokirurgjisë, pra shërbimet terapeutike në Institutin Onkologjik.


Më pastaj do të vazhdojmë të investojmë në realizimin e një performancë më të mirë brenda QKUK- së.



Natyrisht do ta përmirësojmë furnizimin me barna dhe material harxhus me mbi 3 milion”, tha  Prof.dr.Ferid   Agani

Një projekt tjetër brenda Qendrës Klinike Universitare që do të nis gjatë këtij viti është ai i ambulancave specialistike.



Do të demolohen barakat dhe do të ndërtohet objekti i ri për këto shërbime. Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu tha se për këtë projekt janë ndarë 1 milion euro.

“Rreth 1 milion do të investohen në ndërtimin e ndërtesës së re për ambulancat specialistike, pasi që deri më tani ambulancat specialistike veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në kushte jo shumë të favorshme për punë, në baraka që nuk i kanë plotësuar kushtet”, theksoi ai.

 në tërësi do të ketë rreth 6 milion euro vetëm për investime duke përfshirë këtu edhe renovimin e disa klinikave, aparaturën mjekësore dhe mirëmbajtjen e saj.



Kohë më parë në Klinikën e Neurokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është operuar me sukses pacienti N. Elshani, rast tejet i rrallë, me tumor 5 kilogramësh që përveç trurit, kishte përfshirë edhe pjesët e tjera të fytyrës.

Operacioni ka zgjatur më shumë se 10 orë dhe është kryer të enjten, nga ekipi i mjekëve i udhëhequr nga Prof. dr. Arsim Morina, neurokirurg, Dr. Agim Berisha, kirurg plastik, Dr. Agon Meka, Dr. Qamile Morina, anesteziologe, Dr. Imer Sejdiu, instrumentarja Sanije Dervishi dhe tekniket e anestezionit Alldina Suljmani dhe Sadete Arifi, njofton QKUK.

 Pacienti kishte tumor të trurit që kishte përfshirë ashtin dhe lëkurën, duke dalë jashtë lëkurës duke penguar edhe pjesën e poshtme të fytyrës

Sipas QKUK-së i njëjti pacient më herët kishte kërkuar ndihmën mjekësore në Tiranë, Shkup e Beograd, por për shkak të rrezikshmërisë së madhe i ishte thënë se nuk mund të operohet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...