Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/05

NË VARGJET E REJA, POETËT SJELLIN EDHE FJALË TË REJA



Nga  Ali R. Berisha


Ali R. BerishaT'i mbajmë gjallë
SHPRESËFIKURAT e vendlindjes




Vepra poetike veç madhështisë së vargut që shërben si gur muri për ngrehinën e vet duhet të ketë edhe madhështinë e fjalë, e cila e lidh atë mur. Arti letrar, kjo mrekulli e mjeshtrisë njerëzore, veç poezisë, ka edhe gjini të tjera që e kanë bërë atë të pavdekshëm qe sa e sa shekuj. Njëra e rrëfimit, tjetra e ndjenjës, njëra e shpirtit tjetra e mendjes, njëra e vargut tjetra formëlirë bartet prej shpirtit në shpirt qoftë me gojë e qoftë me penë, por gjithnjë e gjithmonë me atë xhevahirin e mendjes e të shqiptimit që quhet fjalë. Në njërën matet e çmatet, në tjetrën melodizohet, në njërën lëshon puhi lulesh e në tjetrën bubullima që vrasin si reja. Diku rrit shtat e shton jetë, diku plagos e shtrin përdhe. Fjala është fryma që e mban gjallë e gjaku që e ushqen poezinë.
Ajo mund të gdhendet e lëmohet si diamante, por edhe mund të helamtiset si thin gjarpëri a mprefet si majë bize. Ka fjalë që erëmojnë si lulet, por ka edhe asosh që kundërmojnë. Ka asish që shërojnë, por edhe asish që mbysin. Ajo di gjithçka, mundet gjithçka, sepse ajo është e para e botës. Prandaj kur shkruan shkrimtari, poeti sidomos, ndalet e pret, zgjedh e përzgjedh, fshinë e përfshinë sepse çdo fjalë e kërkon më të mirën fqinje të saj, përndryshe hahen e përlahen dhe prishin çdo gjë. Brendësia e qëlluar dhe jashtësia e zgjedhur të brumosura me një gjuhë fjalësh të zgjedhura, e bëjnë një krijim letrar të lindur, me ç'rast autori shndërrohet në artist, kurse krijimi i tij në vepër artistike. Shkrimtari, e sidomos poeti i mbledh e i zgjedh më të mirat e më të qëlluarat fjalë, krijon e formon edhe të tjera të vetat, duke mo u bërë gjithmonë rob i fjalorit të gjuhës. Në botën e gjerë e gati të pafund të fjalëve ai bredh duke zgjedhur e mbledhur atom ë të mirat.
Krijuesi i zellshëm letrar sjell edhe aso fjalësh që s'i ka lexuar a dëgjuar kush, por që me mendjen e tij poetike krijon a formon, gdhent a shton duke e rikrijuar a lindur pikërisht atë fjalë që i duhet për në vendin e duhur, nga një here duke e vënë në vendin e ndonjë tjetre më të errët a më të huaj. Nëse fjalën e tillë të re, poeti sidomos, di ta vendos në vendin e duhur, ku tingëllon më shumë, ku lidhet mirë me të tjerat, e ku kuptueshmëria e saj është e lartë, atëherë ajo fjalë fiton shumë nga pesha, dhe pikërisht si guri i rëndë e bën vendin e vet. Tashti ajo edhe të tjerëve u pëlqen, ia marrin lakmi dhe e fusin në përdorim.
Kështi disi, të themi neologjikisht, krijohet një fjalë e re dhe merr vlerën e një krijimi letrar. Atë, pastaj do ta përdor krijuesi një herë, dy herë … më pastaj krijon edhe një tjetër, dy, tri,… mbase dhjetra e qindra. Me një punë të tillë artisti i letrave e pastron dhe e pasuron gjuhën e vet, kështu që të tjerët me të drejt mund të thonë për të se filan poeti tanimë e ka krjuar dhe begatuar gjuhën poetike. Ndokush edhe ndalet e i numëron disa nga prurjet e reja të tij. Koha kur artisti i letrave e krijon gjuhën e vet poetike është mosha e re e tij. Pra fjala e re në kohën e re. Atyre që e kanë për zemër dhe kujdesën për fjalët e reja kohëve të fundit po u vije në ndihmë edhe gramatika, kjo kurrnace e gjuhësisë, duke lëshuar pe para fenomenit gjuhësor të quajtur neologji.
Pasi që kësaj radhe po flasim për një poet, në këtë fjalë timen do të ndalem te çështja e formimit dhe krijimit të fjalëve të reja nga ana e tij, të cilat edhe unë i edhuroj shumë dhe u kushtoj kohën më madhe të punës sime krijuese.
Poeti dhe letrari Sali Bashota në të gjitha veprat e tij - pa dallim, ka bërë një punë të madhe duke gjetur, duke formuar, duke krijuar e duke prurë në shqipen tonë një tufë fjalësh të reja, të cilat, guxoj të them, se përbëjnë një thesar me vlerë të lartë për gjuhën poetike e disa prej tyre edhe për leksikun e përgjithshëm të gjuhës.

Rrugët e krijimit të fjalëve të reja nga ana e këtij poeti janë të shumta. Janë të ngjashme me ato që kanë ndjekur edhe poetë e shkrimtarë të tjerë, e të cilat specialistët e gjuhësisë i kanë quajtur si të pranueshme në këtë kontekst. Unë nga ana ime kam gjetur mundësitë dhe i kam lexuar veprat në tërësi të Sali Bashotës, i kam shënuar s'andejmi fjalët e reja, për të cilat kam patur bindjen se meritojnë të marrin një epitet të tillë. E kam një kriter timin sa i përket mbledhjes, shënimit dhe përzgjedhjes së tyre, prandaj atë atë e kam respektuar edhe gjatë punës, kur e kam punuar Fjalorin e fjalëve të reja, të botuar në fillim të vitit 2006. Nuk kam shënuar në fletëzat e mia ndonjë fjalë, ndonëse bien në sy si krijim i ri, nëse ka figuruar në ndonjë fjalor apo në ndonjë vepër studimore nga tematika e neologjisë. Kështu kam vepruar edhe me fjalët e reja të poetit tonë të nderuar.
Që në fillim më duhet të them se prurjet fjalëformuese a fjalëkrijuese te ky poet janë më të shumta te veprat e fillimkarrierës, sidomos te veprat Albumi i grisur, Plagomë dhe Shqipshkrimi kritik, kurse te vëllimi i fundit poetik Ëndrra në parajsë, dukuria mezi bie në sy, me dy, tri sish. Që të mos e rëndojmë këtë paraqitje timen me shënime të tjera, po i jap këtu sipas radhitjes alfabetike fjalët me peshë neologjike të Sali Bashotës:
afrontim, anijezezë, artbotë, artkrijim, artlexim, artshkrim (+3), ballafaqor (+2), bashkëligjërim (+1), besërisht, besimor, bojëvarr, brilantëri, bukurdhembje, burgëri, cilësori (+2), çastndarje, dijesi (+1), dritëdalje, dhembjekrijim, dhembjesim, dhembjesor, dhunërisht, ëndërrkeqe, fatvendosje, ferrohem, firmësoj, fushëlojë, fushëmal, fytyrëzoj, gurtherrë, gjuhëdhembje, gjumëharresë, gjumësor, heshtimë, ideotematik, iliror, imazhëri, jermëron, kaqvonshëm, kllapishëm, krimbon, kryelig, kufomëri, lexuesorësi, lotërisht, lotëruar (e), lulevarr, lumëzi, mallkimor, mbitheksoj (+2), mëshiror, ndajshkrim, ndërkeqja, ndërlidhnisht, nismëtari, orëligësi, (+1) orëmal, orëqyqe (+1), pafjalësi, parashpine, përballësor, përcaktimor (+2), përfytyror (+1), përharrim, përjetësor (+2), përlakmitar, përmortor, pikëshkrim, prehjesim, sundimtari, syrgjynërisht, syzheor, shkencëzoj, shkrimdhembje, shpërprrallur, shpërthimtar (+1), shpresëfikur (+1), shqipshkrim (+4), temëdilemë (+1), tiranozaur, trillueshmëri, trishtimdalje, udhëtimore (+1), udhëzor, vajevashë, valëjetë, vdekjesim (+1), veçantësoj, vetëgjakim, vizionoj (+3), vlerësimor, vogëlsor (+1), zemërvrimuar, zemërngujuar, zvogëli, zhurmëror. (Shënimet numerike pas fjalës tregojnë se edhe sa autorë e kanë përdorur këtë fjalë më pas. Nuk janë përfshi fjalët e formuara prej ndonjë tjetri e që janë përdorur nga autori në fjalë).
Nëse ndalemi me pak më shumë kohë duke lexuar veprimtarinë shkrimore të këtij poeti, do të vërejmë fare lehtë se fjalori i Sali Bashotës është tejet i pasur me fjalë tëreja. Përveç të vetave ai me një kujdes për t'u admiruar përdor me të madhe dhe me shumë vëmendje fjalëkrijime të shumë autorëve të tjerë. Ky veprim është një ndihmesë tjetër mjaft e domosdoshme për t'u dhënë jetë e përjetësi fjalëve të reja. Nëse në llojet tjera shkrimore marrja e një krijimi prej dikujt tjetër konsiderohet "krim" në neologji, veprimi i tillë është jo vetëm i lejuar, por edhe i kërkuar.
Pjesa më e madhe krijimeve që i shënuam këtu bëjnë pjesë në grupin e fjalëve të reja që mund të quhen poetokrijime. Autorët u japin atyre rëndësi të theksuar, prandaj i përdorin në tituj poezish, madje edhe në tituj veprash, siç është rasti me autorin Bashota, te vepra Shqipshkrimi kritik.
Ana më e madhe zbehtësore e këtyre krijimeve të mrekullueshme, është se kur ato gjenden jashtë kontekstit, sidomos kur ato radhiten për t'u numëruar - siç është rasti i këtushëm, humbin shumë nga vlera, disa prej tyre, madje pësojnë edhe nga kuptimi.


(Kumtesa u lexua në Takimin letrar, mbajtur me rastin e Javës së bibliotekës "Kongresi i Manastirit" në Klinë, kushtuar 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit.) 

**********



I botuar në fund të viti që lamë pas (2007) Fjalori i Fjalëve të Reja, i autorit Ali R. Berisha është përuruar në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prisahtinë. Recenzenti i këtij Fjalori, Dr, Qemal Murati tha se fjalëkrijimet me mjete të ndryshme të shqipes, me para e prapashtesa e me përngjitje, me resemantizim etj., që kanë krijuar shkrimtarët, letrarët, publicistët, gazetarët etj. kohët e fundit janë një pasuri e madhe dhe e pallogaritshme për leksikografinë shqiptare, që gjuha jonë të mos mbesë në vjetërsinë e saj, por të bëhet edhe kjo gjuhë moderne si shoqet e saj evropiane. Sipas Muratit, këtë lëndë leksikore kërkimtari i zellshëm Ali R. Berisha ka marrë dhe e ka qëmtuar prej shumë vjetësh me shumë kujdes dhe me dashuri të madhe, duke e arkivuar në një fjalor të madh, si ky që e kemi në dorë dhe që po u ofrohet lexuesve dhe satudiuesve, prej të cilit mund të udhqehet edhe fjalori standard i gjuhës sonë.

Me këtë vepër fitohen shumë fjalë që nuk i kanë pasur më parë glosarët tanë

"Ky fjalor neologjizmash përfshin një korpus të përfillshëm fjalëkrijimesh të fushave të ndryshme të leksikut konkret e abstrakt, ku janë përfshirë afro 10 mijë fjalë e që do t'u vijnë në ndihmë glotologëve në lëmë të shqipes për të ndriçuar probleme gjuhësore të tipave të ndryshëm të fjalëformimit. Fjalësia e re e gjuhës shqipe me këtë vepër fiton shumë fjalë që nuk i kanë pasur më parë glosarët tanë", theksoi Murati. Sipas tij ndërmarrja e autorit Ali R. Berisha për të gjurmuar anë e mbanë e kënd më kënd literaturën shqiptare të dhjetëvjeçarëve të fundit dhe për të hartuar një fjalor të tillë, duke derdhur në të shumë mund e djersë, natyrisht nuk ka qenë e lehtë dhe pa rreziqe, si për punë metode si dhe përzgjedhjen e fjalësit që do të përfshihej aty, sidomos kur kihet parasysh se në leksikografinë shqiptare na mungojnë fjalorët e tillë. Megjithatë autori ynë ia ka arritur me këtë vepër t'i shtojë edhe një zë leksikografisë shqiptare dhe të hedh bazat e një leksikografie të re në fushë të neologjisë. Duke u ndalur në këtë çështje, Murati përmendi edhe faktin se ky Fjalor dëshmon nga ana atjetër se mundësitë potenciale të gjuhës shqipe për formim fjalësh me vlera të reja semantike e stilistike janë të mëdha, por duhet një dorë e kujdesshme si ajo e Ali R. Berishës që t'i vargëzojë a tufëzojë ato. Në vende të tjera, një punë të tillë dhe ndërmarrje të tilla i realizojnë akademitë e shkencave, kurse tek ne ende nuk është arritur një traditë e tillë e akademive tona ose institucioneve tona.

Kontribut për leksikografinë tone me metodologji shkencore

Neë Fjalor janë përfshirë shumë fjalë të reja, të cilat nuk janë përfshirë as në fjalorët e gjuhës shqipe të hartuar më parë, as edhe në fjalorin më të ri të botuar vitin e kaluar të Mahmet Elezit. Mbi 10 mijë fjalë i shtohen fjalorit të gjuhës shqipe. Kjo është një vepër e mirëfilltë në leksikografinë shqiptare, ku përfshihet një numër i madh i fjalëve të reja që i kanë krijuar autorët, dhe që dihen autorët e tyre me emër e me mbiemër, si dhe vepra e tyre, prej nga është cituar fjalae re (neologjizma) e krijuar. Për herë të parë kemi një fjalor të tillë në laksikografinë tonë, ku bëhet e njohur edhe autorësia e atyre që kanë krijuar fjalën e re. Përdorimi i termit "fjalë e re" është shumë i qëlluar. Edhe në Francë fjalori i neologjizmave quhet fjalor të fjalëve të reja. Ky fjalor ka edhe peshën e madhe metodologjike.

 Fjalorin e cilësoi punim serioz dhe të rëndësishëm që e pasuron leksikografinë tonë, dhe shkencërisht të çmuar për faktin se autori ka ndjekur metodologjinë e pranuar shkencore gjatë punës së tij.

Autori i Fjalorit, Ali R. Berisha thekson  se rreth mbledhjes së materialit leksikografik të Fjalorit ka punuar afro 30 vjet, duke shënuar fjalë të reja nga vepra të mbi 200 autorëve si dhe nga një numër i madh gazetash e revistash të botuara në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në diasporë.



Ka lindur në lagjen e bricorëve të fshatit Qallapek të Lugut të Baranit me 20. 7. 1942. Shkallët diturore e arsimore i ka arritur duke filluar prej shkallës së parës që e ka marrë nga prindërit, pastaj në shkollën fillore në Baran dhe në Deçan, në Gjimnazin e Pejës, në Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe, në Universitetin e Prishtinës, ndërkaq shkallën tjetër nga Jeta, nga librat, mediat e kështu me radhë. Ka bërë punë të ndryshme, duke filluar që nga punët e bariut (si fëmijë), të bujkut, e më vonë të arsimtarit, të gazetarit, të përkthyesit, të kulturës, të profesorit të gjuhës e letërsisë, të gjuhës latine etj.. Vendësisht ka punuar në Baran, Prishtinë, Mitrovicë e kohëve të fundit në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, prej ku edhe ka dalur në pension. Dendurisht e më se gjati jështë marrë me krijime letrare, gjuhësore, kritikë, publicistikë etj., me të cilat ka filluar që nga bankat e shkollës fillore dhe vazhdn  edhe sot e kësaj dite. Ka qenë dhe vazhdon  të jetë  bashkëpunëtor i të gjitha revistave dhe gazetave që janë botuar në Prishtinë dhe Shkup, kurse kohëve të fundit edhe me disa që botohen në Tiranë. Përshtypje më të mbresëshme i ka lënë aktiviteti  i tij  si aktor me studentët e Prishtinës në fillim të viteve të ’70-ta, kur e kanë përgatitur, në regjinë e Kristë Berishës, dramën Trimi i mirë me shokë shumë, të Sulejman Pitarkës. Atë e kanë  shfaqur anembanë Kosovës, në Maqedoni, në Mal të Zi, madje edhe në Hvar të Kroacisë, duke zënë atje vendin e dytë në festivalin e grupeve amatore në nivel të Jugosllavisë. Në atë dramë ka luajtur rolin e Engjëllit. Në fushën e punës krijuese është  ndjerë shumë i gëzuar kur me rastin e botimit të Fjalorit të fjalëve të reja, shtypi e vlerësoi shumë lart punën  e tij...

Librat:

1.Vëllimin e parë: Poezi me titull në fund – “Jeta e re”, Pri. 1997,
2.Vëllimin e dytë: S’ka më po e zi – KL “Vorea Ujko”, Klinë 2005,
3.Vëllimi i tretë: Poezi e lashtore, - KL “Vorea Ujko”, Klinë 2008,
4.Nga fusha e neologjisë: Fjalor i fjalëve të reja, Pejë 2006,
5.Nga fusha e aforistikës, në bashkëautorësi me Luz Përnokajn; Aforizma nga autorë
Shqiptarë në katër vëllime – “Faik Konica” Pri. ; vëllimi I - 2007, vëllimi II, - 2008, vëllimi III – 2011, dhe vëllimi IV – 2012.
6.Tregimet : Hijet e flladitshme të diellit, “Dukagjini”, Pe. 2012,
7.Vëllimi i katërt me poezi: Agu e hap dritarën vetë, 2012 dhe
8.Monografi për dramën “Trimi i mirë me shokë shumë, 2012.

Eshtë  anëtar i  Lidhjes  së Shkrimtarëve të Kosovës(LSHK) dhe i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Kosovës.

Meritojnë një vëmendje të veçantë edhe dhjetra e dhjetra artikuj: kronika, analiza nga fusha e drejtshkrimit në gjuhësi, e botimit të librave, nga sfera pedagogjike, analiza kritike, për fjalëformimin e autorëve të caktuar, polemika, e të tjera. Ka drejtuar revista e publikime revista të nxenesve dhe studentëve, revistën lokale “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ka organizuar dhe shfaqur me sukses drama e recitale me anëtarët e SHKA – në Mitrovicë dhe Klinë.

Dy janë projektet e tij afatgjate: Ribotimi i Fjalorit të fjalëve të reja (i plotësuar – tani është shënuar materiali per rreth 25.000 fjalë) dhe vazhdimi i botimit të vëllimeve të rinjë me aforizma. E të mos i përmendim  edhe veprat e tjera ne dorëshkrim – 2 romane Fjalorthin e të folmës së Lugut të Baranit, fjalorthin e fjalëve të reja të autorëve kosovarë, të formuara para Kongresit të Drejtshkrimit, Fjalorthin nga leksiku stilistik – zëra dhe onomatope e të tjera.

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe të 70 vjetorit të lindjes së tij ,studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur Ali R.Berisha i hyri punës që të botoj 4 vepra:

1.Aforizma nga autorë shqiptarë, në bashkëautorësi me Luz Përnokajn, vëllimi IV,
2.Vëllimin me tregime: Hijet e flladitshme të diellit,
3.Vëllimin me poezi: Agu e hap dritaren vetë dhe
4.Monografinë: “Trimi i mirë me shokë shumë”, në bashkëautorësi me Sylë Osmanajn.

Përgatiti Flori Bruqi

Arbenita Azem Babiqi në moshën 14 vjeçare shkroi libër për babain e vet , dëshmor i kombit nga Dabisheci i Gallapit(Gollakut)





http://gazetaditore.com/uploads/2012/12/Asllan-Dibrani.png

Shkruan Asllan Dibrani


Ishte  koha e luftës  në Kosovë .Kosova i thirri bijtë  e vet ti dalin zot anembanë  saj. Ushtria dhe organizatat terroriste   serrbo- sllave  ditët ditës    e  ushtronte  një  platformë  politike  antishqiptare për   dhune dhe  përndjekje të serishme  nga  Kosova sikur  në vitet 1875-1878 nga Sanxhaku, rrethi i Nishit dhe Toplicës qe me qindra mija   shqiptare ndoqën , i dogjën dhe i prenë  .Po ashtu   kjo dhunë  ishte përqendruar edhe në zonat  e Gallapit,   po me theks te veçantë   edhe në fshatin Dabishec   të Prishtinës,  në veriun e Kosovës qe përkufizohet me Serbinë. Edhe aty   u formuan celulat e para të UÇK-së  nga një grup  patriotësh  dhe luftëtarësh,  po njeri ndër ta ishte edhe   Azem Hamit Babiqi si student i  Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë,  i martuar me Azemine Maliqin. Azemi  për ta    bërë Kosovën të lirë   e rroku armën  pikërisht atëherë  kur deshi ta shijoj  botën djaloshare të rinisë. Pikërisht atëherë ai i kthej shpinën   fakultetit , gruas ,familjes dhe  karrierës se ëndërruar për ta  mbrojtur Kosovën nga  pushtimi  i egër serb!   Armët   i ngjeshte  këmba këmbës  kundër  armikut që mos të depërtojnë   këmbë serbi  në Kosovë.


Arbenita  Azem Babiqi  poete e re me pretendime  te mëdha  në të ardhmen!

Azemit   në frontin    kur ishte   në një ofensivë kundër armikut i  i erdhi lajmi në fushat e betejës  për lindjen e Arbenites ,    me 13 korrik 1998,në mungesën e Azemit  halla  Mirishahja  me  mamanë Azemienen  i vënë  këtë emër  të bukur. Arbenita   Azem Babiqi lindi  në fshatin Dabishec,në Malësinë e Gallapit në fshatin heroik  nga të gjitha kohërat qe i ndezi ndjenjat kombëtare brez pas brezi  ndaj Kosovës martire .
-Kur Arbenita   kishte nevojë për   përkëdheljen  e babait   ai i mungoj, ai ishte atje duke e mbrojtur atdheun ,  Arbenita filloj të  buzëqeshe  pa prezencën e babait duke   e rritur  nëna Azemine   qe  shpesh e nxinte   edhe mëngjesi duke përgatitur  bukën  për   ushtarët  e  frontit, po edhe  në përkujdesjen  ndaj  Arbenitës së vogël dhe familjes   se Azemit .
-Muajt po shkojnë , Kosovën  po e përshinte   lufta në të gjitha cepet e saj ,  edhe fshatin  Dabishec e përfshiu  flaka  mu në trungun e saj ,    ku Azemi i ndejti besnik me armë në dorë deri sa e goditi plumbi i armikut     dhe u vra në  fushën e betejës   frontale   në  lagjen  e Llapsidesë  në Dabishec me  26 prill 1999.  Ai  i fali jetën fshatit dhe vendlindjes së tij qe  e deshi  ta sheh të lirë!  Vrasja e heroit tonë Azem Babiqin   e ndau nga i vetmi fëmijë nga  Arbenita  qe kishte vetëm 9 muaj. Pas luftës  se ashpër qe nuk mbeti asgjë pa u djegur nga  armiku ,   Nëna Azemine  u detyrua të  ik  për  në  Prishtinë  pas përballimit të një jete  të rënd në Dabishec.






   


















Shkolla fillore e Dabishecit  e  shndërruar nga "Afërdita"  në dy dëshmorët e kombit nga  fshati Dabishec,"Azemi dhe Salihu"


Arbenita u rrit edhe   shkollën fillore  e   filloj po në fshatin  Dabishec në fshatin e lindjes, deri në klasën e pestë  e ndoqi  në SHF “Azemi dhe Salihu” në Dabishec  në emër të  dy dëshmorëve,  Azemi  babai i  Arbenitës   . Ajo sot ndjek mësimet në SHF”Hasan Prishtina” në  Prishtinë  në klasën e  nëntë tek kujdestarja Hamide Pollozhani, të cilën  e  vlerëson shumë  si mësues qe  ka një respekt të veçantë dhe përkujdesje për Arbeniten   bijën e  dëshmorit ..
Arbenita është nxënëse shembullore,dhe  patëm               rastin t’i lexojmë vjershat e kësaj poeteje të vogël po me  gërshetim   të  spikatur artistik  të një  krijueseje ,  qe në të ardhmen  pritet  të    ngritët     edhe ma lart. Ajo  është   ndër ma të mirat nxënëse  shembullore në mësime. Sikur  ju plotësua    amaneti  i  Azemit qe i la  Azemines  kujdesu ndaj Arbenites edhe nëse  bie në frontin e luftës , shkolloje  dhe   rrite  ... Azemines dhe mësuesve   ju ra në sy talenti i  Arbenitës  si fëmijë   i talentuar , atë   të shprehur e  publikoj në klasat    e  hershme të   fillores me vjersha       me një  frymëzim dashurie ndaj   babait të saj    hero i kombit, atdheut fshatit   rrethit qe jetonte  diellit te Dabishecit  etj.
-Arbenita   frymëzimin  dhe  poezitë  e para i kushtoj babait ,ma vonë e bëri një përmbledhje  proze fragmentare   mbi biografinë e të ndjerit Azem Babiqit   të kombinuar     me poezi kushtuar   qëndresës së tij heroike  .Ne pyetjen tonë  se  a donë të  merresh  me shkrime  akoma ?
- Ajo përgjigjet se po, jam duke shkruar  edhe një përmbledhje tjetër    ,por   me botuar,    nuk dua  para se ta mbaroj shkollën e mesme .

-Arbenita   përmes  këtij artikulli   ju mbetet mirënjohës  mamasë  Azemine-Maliq-Azemit,    xhaxhallarëve të vet   Arben,Muhamet dhe Fatmir  Azemit  për përkrahjen dhe  frymëzimin që me kane  dhënë  ata   thotë ndër të tjera Arbenita. Unë përmes tyre mësova edhe dashurinë për babanë tim qe nuk e pash asnjë herë ,   as qe pata fat ta   thërras   emrin baba  siç thërrasin  moshatarët e mi. Librin  e Arbenites të botuar  2012 në   Prishtinë nga  redaktori  Riza GREIÇEVCI  u prit shume ë mirë   nga    publiku,   por edhe nga moshatarët e vet. Arbenita  vajza e Azem H. Babiqit," Dshmorit  të Kombit" thekson  se  këtë tufë  vargjesh poetike nga zemra i nxjerr unë Arbenita   për  babin tim qe  e ndiej krenare veten, se  ai i fali  jetën atdheut tonë të shtrenjtë Kosovës , Dabishecit  tonë të bukur dhe  të dashur! Ai i fali  jetën  Shqipërisë,  qe edhe vdiq  për ta bashkuar,Shqipërinë    me një flamur  me një gjuhë  përfundon ndër të tjera Arbenita .

Arbenita  Babiqi  nxënëse e klasës së 9-të pranë "Shkollës  fillore  Hasan  Prishtina në Prishtinë nxënëse shembullore !


"TREGIMI I ARBENITA BABIQIT  PER BABEN ÇLIRIMTAR"
              Kështu e titullon Arbenta  librin e saj .

-Arbenita përfshinë biografinë sakrificat , bujarinë dhe trimërinë  qe   pati
ndaj atdheut  Azem Babiqi.  Shkëpusim  një fragment  nga    libri  i Arbenitës   kushtuar babait:

- "Unë, Arbenita,  jam një fëmijë i rrallë në botë që kurrë s’e kam pa babën tim. As s’e kam pa me sy, as s’e kam prekur me dorë, as s’e kam puthur kurrë në faqe me shijuar dashurinë ndaj babës , as s’e kam përqafuar siç përqafohen babë e vajzë.   
         Unë, Arbenita, madje as zërin s’ia kam dëgjuar tim babë, as buzëqeshjen s’ia pashë...E sa kam mall për fytyrën, buzët, sytë, faqet, zërin, fjalën, dashurinë prindërore të babit tim, Azem Hamit Babiqit.
         Mua, Arbenitës ,  nuk e mbaja mend  qe mosha ishte   e vogël me muaj   , ne fazën e  belbëzimit ta mësoj fjalën babë dhe nënë  ti me le dhe ike   për mos me vdekë kurrë.
Po i bashakangjesim një poezi kushtuar  babait Azem Babiqit  ,  fshatit Dabishec , maleve,  fushave   lirisë  dhe   dashurisë   për atdheun  nga Arbenita Azem Babiqi!!


ZGJOHU!

Zgjohu nga gjumi
Boll ke fjetur
O baba im dëshmor!
Arbenita do me fol me Ty
Dabishecin e ka marrë malli për Ty!

Zgjohu nga gjumi
Ma jep dorën, babë
Të ecim gisht për gisht
Të ngopemi liri shqip!

Zgjohu nga gjumi
Boll ke fjetur, o baba Azem!
Kanë ardhur me të pa
Gjyshi Hamit
Gjyshja Adile

O krejt Kosova
Ka ardhë  me t’pa!
Gjyshi hoqi plisin nga koka
Gjyshja  heshti
Ashtu siç hesht toka!

Kënaqu
Shih në oborrin e shkollës
Qindra vajza
Qindra djem
Janë shkollarë
Janë shqiptarë
Janë të lirë
Janë të mirë!

Zgjohu baba Azem!
Na ka   djegur  malli
Me të pa duke buzëqeshur
Duke u ngjitur maleve të Dabishecit
Duke u betuar para flamurit
Besa-besën  e burrit!

Lulet kanë ardhur nga malet
E Dabishecit
Ka ardhur malli i shokëve luftëtarë
Dhe vajza jote Arbenita
Me nënën Azemine kanë ardhur
Qëndrojmë krenar afër teje

Ti hesht!
Një fjalë  s’e flet me Arbetiten
As me nënën s’flet
Po flet gjaku yt
Po flet jeta   e flijimi yt 
Trimëria e Azemit po flet

Gjithandej Kosovës
Po dëgjohen
Brohoritje:
Të faleminderit
Azem Babiqi
Dhe ju çlirimtarët e Dabishecit

Lirinë që na e sollët Ju
E kemi këtu
Këtu
Këtu
Në gjak!
Në zemër!

Unë!
Edhe ti!
Edhe ai!
Edhe ata!
Lirinë e kemi në sofër


Copë buke
Gjak
Jetë
Dëshorësh të kombit!


Këto   thënie dhe thurje     pasqyrojnë  thellësinë e Arbenitës  në botën e të shkruarit  që nene       s'na mbetet tjetër, pos ti urojme  suksese   duke    e pritur    në një të ardhme të  shkurtër të   bëjë Arbenita një emër   në   krijimtarinë e një  poeteje  të    rrallë duke u mbështetur në talentin e saj  dhe në moshën qe  ka!

Nga autori i lartshënuar  portret kushtuar  poetes së re  Arbenita Babiqit 2013 .  







MERAKU I MADH I SALI ÇEKES

Rexhep Shahu
REXHEP SHAHU

Në fillimqershorin e vitit 1998, pata rast ta takoj fizikisht dhe ta njoh nga afer Sali
Çekën, me të cilin kisha komunikuar nëpërmjet telefonit për radio Kukësin kur ai qëndronte në Gjermani dhe kisha realizuar disa intervista telefonike me të.
Bashkë me mikun tim Izet Duraku e kishim realizuar një intervistë me Sali Çeken, sapo ai kishte mbërritë në Tropojë. Dhe dy ditë më vonë, me 8 qershor 1998, përsëri e takova zotin Sali duke u afruar tek hotel turizmi në Bajram Curr, rreth orës 6 të mëngjesit. Pasi u përshëndetëm, e pyeta se a kishte ndonjë të re gjatë natës ose gjatë dy ditëve që s’ishim parë. Ndonjë të re që të ma thoshte ai, pasi çdo çast kishte të reja në ato ditë kur eksodi vazhdonte, kur mikpritja e tropojanëve demonstrohej mrekullisht dhe të huajt në Tropojë habiteshin me atë që po ndodhte sepse kjo që po bënin shqiptarët për njëri-tjetrin ishte diçka e harruar dhe e pabesueshme në dhera të tjera.
Ka plot të reja, filloi të fliste ai. Më futi krahun dhe dolëm nga sipër godinës së hotelit ku kishte më pak njerëz dhe ishte më qetësi.
Por unë kam një merak, vazhdoi Saliu. Po due me shpreh me gjithë fuqinë e shpirtit e të zemrës mirënjohjen time dhe të gjithë Kosovës për tropojanët dhe krejt shqiptarët për mikpritjen që po u bëjnë të dëbuarve që vijnë prej Kosove…
Ishte shumë i impresionuar.
Dhe keshtu dalëngadalë, si pa kuptuar, ne filluam t’ia plotesojmë nevojat njëri-tjetrit, unë ta intervistoja përsëri e ai të mund të shprehte mirënjohjen për tropojanët. Dukej sikur ishim në vijim të intervistës së realizuar para dy ditësh. Dhe lirshëm e krejt shpengueshëm, në atë mëngjez të 8 qershorit 1998 realizova bisedën e mëposhtme me Sali Çeken :
Pyetje: - Megjithëse kemi folë para dy ditëve, unë do të doja të bënim edhe sot një bisedë me ju zoti Sali. Banorët e rajonit më të varfër të Shqipërisë që është Tropoja, po ndajnë përgjysmë kafshatën e gojës me vëllezërit e dëbuar që vijnë nga Kosova. Ju keni disa ditë këtu dhe po shihni vetë se ç’po ndodh…
Përgjigje: - Para së gjithash, në këto situata është e vështirë me gjetë fjalë të mençme e fjalë miradije, fjalë që kishin me shprehë gjithë atë që njeriu deshiron me shprehë. E them këtë sepse gjenerata jonë nuk është mësuar të ballafaqohet me situata të këtilla. Gjeneratat e mëparshme e kanë përjetue edhe këtë gjë, por ne jo. Prandaj për ne ka qenë më e vështirë ta përjetojmë një eksod, një tërheqje në masë të madhe të popullsisë shqiptare nga Kosova, nëpër një rrugë aq të vështirë për tu vendosë në Tropojë.
Mirëpo është kënaqësi e veçantë që të shohësh gadishmërinë e vëllezërve, motrave dhe gjithë bashkëkombasve tanë nga Tropoja e vise të tjera shqiptare. Një gadishmëri për ta ndarë bashkë edhe kafshatën e bukës, edhe pse të vetëdishëm se ndoshta pas tri ditëve nuk do të kenë çka të hanë më. Por sot po e ndajnë kafshatën përgjysmë. Kjo tregon se shqiptarët e Kosovës kanë se ku të mbështetën. Dhe edhe sot e nesër do të kenë mbështetjen e popullit shqiptar të Shqipërisë e të viseve shqiptare rreth kufirit. Kjo do të thotë që populli i Kosovës, pavarësisht situatave që do të krijohen, do të ketë një mbështetje reale.
Në anën tjetër, kjo afirmon një ndjenjë të madhe të popullit shqiptar të të dyja anëve të kufirit – atë që janë të një gjaku dhe që janë të pandashëm.
Kjo hedh poshtë gjithë atë që është proklamue dhe propogandue ditëve të fundit, sikur shqiptarë nga Shqipëria po sulmojnë fshatrat rreth kufirit në Kosovë.
Kjo do të thotë se ata të cilët kanë sulmuar fshatrat rreth kufirit në Kosovë, kanë qenë banda të cilat kanë bashkëpunuar me sigurimin serb dhe sigurime të tjera, dhe nuk është populli i Tropojës dhe i viseve të tjera të kufirit. Kjo ka një rëndësi të veçantë tani për tani dhe për të ardhmen, që të gjithë ata të cilët kanë qenë të luhatshëm, të gjejnë vijën e bashkimit dhe të bashkëveprimit.
Pyetje : - Dje dhe mbrëmë u njoftua se ata që janë aktualisht në Kosovë po bëjnë qëndresë. Nga njoftimet mësohet se dy pleq në dy fshatra të ndryshme kanë vrarë me bomba nga tre policë serbë sejcili në momentin që policët po tentonin tu hynim forcërisht nëpër banesa. Ata pleq po mbrojnë pragjet e shtëpive të tyre. Çfarë mëndon Sali Çeka kur tashmë lufta s’është në prag por është ndezë dhe po vazhdon dhe serbët po vritën, po i vritka plumbi edhe serbët.
Përgjigje : - Shqiptarët sa më shpejt që ta bindin vetvetën se nuk është lufta gati për të shpërthyer, por lufta ka shpërthyer dhe ne jemi në luftë, situata do të tejkalohet shumë më lehtë.
Sa më tepër që subjekti politik dhe subjektet shtetërore do të mendojnë se kjo çeshtje do të shtyhet, do të zgjidhet pa luftë, sigurisht që kjo gjendje do të jetë më e rëndë. Populli po vetëorganizohet dhe do të vetëorganizohet, mirëpo kjo duhet të kordinohet në masën më të madhe me subjektet politike dhe institucionet shtetërore të republikës së Kosovës.
Serbët nuk janë të pavdekshëm. Ata duhet ta kuptojnë se në fshatrat e rrethit të Deçanit e më gjërë nga ku janë shperngulë njerëz, serbët kanë patur të bëjnë me gra, fëmijë e pleq. Por në momentin që serbët do të ballafaqohen me forcat reale ushtarake të Kosovës, ata me turp do ta lëshojnë Kosovën. Dhe kjo ditë nuk është e largët.
Shpresoj se të gjithë këta që kanë ardhë nga Kosova në Shqipëri, një ditë shpejt do të kthehen në trojet e tyre etnike, në vatrat e tyre. Pavarësisht se edhe këtu janë në tokë shqiptare dhe këtë kufi ndërshqiptar e konsiderojmë artificial, ata do të kthehen aty ku kanë lindë e rritë, aty do të kthehen patjetër.
Na vjen shumë keq që disa pleq e plaka kanë rënë viktimë e terrorit serb. Asnjë ushtri në botë nuk e bën atë që po bën ushtria serbe. Edhe ushtri të tjera kanë sulmuar dhe kanë marrë teritore në vende të ndryshme, por në momentin kur ka kaluar ushtria, nuk është marrë kund me pleq e me plaka. Vetëm një ushtri që nuk ka besë në vetvete, që nuk ka forcë, vetëm ajo merret me pleq e me plaka. Sikur të ishte një ushtri e rregullt e një shteti, atyre pleqve e plakave do të duhej tu jepte ndihmë, ti strehonte ose ti mbante robë. Por serbët janë aq të dobtë, aq të ligj saqë merren me pleq e me plaka. Ende nuk janë ndeshë me forcat e mirfillta ushtarake të Kosovës. Sepse serbët nuk do të mund të silleshin kështu. Kam shumë shpresë se nuk do të lejohën serbët të përsërisin masakra. Lufta që ka nisë do të marrë përmasa shumë të mëdha. Serbia, dashtë e pa dashtë, do të largohet prej Kosove. Sepse në Kosovë kanë qenë e do të jenë shqiptarët.
Pyetje : - Çfarë mesazhi do të japë Sali Çeka para se me hy në Kosovë. Për ata që kanë ardhë në Shqipëri, për ata që po strehohën nëpër Kosovë, e sidomos për ata që po luftojnë në Kosovë.
Përgjigje : - Për mua kjo është më e vështira. Të gjithëve atyre që janë në Kosovë, të gjithëve atyre që po luftojnë në front ballë për ballë me ushtarët serbë, të gjithëve atyre që janë vendosë në Shqipëri, kisha me ju thanë të mos ta ndjejnë vetën të vetmuar. Sepse shqiptarët kudo që janë po bëjnë përpjekje për një organizim të mirëfilltë.
Ju them atyre që janë në front se nuk do të jenë të vetmuar. Do të kenë çdo ditë e më tepër njerëz krah për krah. Do të jenë krah për krah me të gjithë shqiptarët e tjerë. Dhe ushtria e policia serbe do të detyrohen me turp ta lëshojnë Kosovën.
Kurse bashkëvendasve të mi të Deçanit, rrethinave e viseve të tjera, do tu them se nuk janë të vetmuar. Sepse qindra e mijëra shqiptarë janë të gatshëm dhe po bëjnë përpjekje bashkë me organet e institucionet e Kosovës të organizohën mirëfilli për ta përballuar këtë gjendje.
Ndersa shqiptarëve që kanë ikë prej dhunës serbe e janë vendosë në Shqipëri, ju premtojmë dhe garantojmë se një ditë shpejt do t’ua krijojmë kushtet që të kthehën në Kosovë, në vatrat e tyre. Do t’i rindërtojmë ato dhe do të bëjnë një jëtë tjetër në vendin e tyre.
Gjithë atyre që këto ditë hapën shpirtin e tyre, zemrat e tyre, që të pranojnë shqiptarët e Kosovës, i falenderojmë nga zemra.
Pyetje : - Merret vesh z. Sali, se mjaft djem të rinj të Kosovës po e lënë punën në perendim dhe po kthehën për luftë në Kosovë.
Përgjigje : - Kjo është një e vërtetë që qëndron. Sepse shqetësimi i kosovarëve është i arsyeshëm. Mjetet e informimit po e përcjellin gjendjen tragjike të krijuar në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës edhe pse kanë qenë të larguar e të vendosur në vendet më të mira të perendimit, ata janë të vetëdishëm se ato vende nuk janë vendet e tyre. Ndaj ata po kthehen e duhet të kthehen përkrah vëllezërve e motrave të tyre.
Pyetje : - Dhe ky kthim për të hyrë në luftë, kjo ardhje për të hyrë në luftë është vlerë dhe vitalitet i shqiptarëve, apo jo z. Sali.
Përgjigje : - Pavarësisht se si do të zhvillohen situatat në Kosovë, pavarësisht
sa do të zgjasë kjo luftë e si do të jetë kjo kjo luftë, Kosova është e jona, me luftë, me paqe, ose pa luftë, Kosova është e jona.
Faleminderit zoti Sali.
Shënim :
Në vitin 2001, në një tubim madhështor që u organizua në Deçan për Sali Çekën, pata rastin të marr pjesë.
Për të nderuar ato mijëra njerëz që ishin të pranishëm, me ndihmën e dy djemve që ishin bashkëluftëtarë të Sali Çekes dhe që unë nuk i njoh, dhe kundër deshirës së drejtuesve të ceremonisë, të do farë aktorëve a ku ta di se çfarë, që s’pranonin të delnin jashtë programit, kam mundur ta lëshoj në foninë qëndrore kasetën ku kam të regjistruar këtë intervistë me Sali Çeken, dhjetë minuta para se të fillonte ceremonia zyrtare për Sali Çekën ku të gjallët s’do t’i shmangeshin dot tundimit të mos flisnin për të gjallët duke spërkatur me do fjalë të rënët.
Mijëra njerëz u ngritën në këmbë. U bë heshtje. Në atë shesh kumbonte zëri i Sali Çekës. Por vetëm 4 minuta. Vetëm 4 minuta. Dikush nxitoi dhe e ndaloi. Renda me vrull dhe e mora kasetën time dhe ika larg, larg. Pati shumë interesim, shumë pështjellim. Mjaft gazetarë tentuan të regjistronin zërin e Sali Çekes. Por s’patën kohë. Sepse Sali Çeken e lejuan të fliste në tubimin e organizuar për të, vetëm 4 minuta. Se duhej të flisnin të tjerët për të e për veten e tyre.
Gjithë biseda, kjo intervistë e dytë e imja, me Sali Çekën ishte e gjatë 11 minuta. Sikur të transmetohej e plotë, nuk do të kishte nevojë askush, asnjë lider, asnjë bashkëluftëtar, asnjë kohanik, asnjë, asnjë, asnjë që të fliste më. Sepse po ju fliste vetë Sali Çeka, për të cilin ishtë organizuar tubimi. Por nuk ndodhi kështu. Sepse të gjallët kanë zakonet e tyre dhe të vdekurit duhet të rrinë në punën e tyre dhe vetëm të dëgjojnë të gjallët kur rrëfejnë për bëmat e tyre heroike, trimërishte...
Askush, asnjëherë nuk e kërkoi zërin e Sali Çekës përveç gazetës “Bota Sot” në ato vite të pas luftës. Ajo e ka emetuar e para intervistën e parë të Sali Çekes, intervistë e gjatë e realizuar nga Izet Duraku dhe unë.

REXHEP QOSJA I KERCENUAR PREJ HARRIMIT


Rexhep Shahu

REXHEP SHAHU


I kërcënuar prej harrimit të pamëshirë, Rexhep Qosja që e ka rrejtë mendja e vet se ka kryet e vendit në panteonin e boshatisur ku ka futë e ka ulë kë ka dashtë vetë e ku ka dashtë vetë, lyp me deshpërim të thellë të kapet me thonj në ndonjë rrënjë, degë apo majë lisi, varësisht ku e mundëson niveli i harrimit.
I përdorur e keqpërdorur dhunshëm në gjithë motet e kaluara, me një ndjenjë përtej mëshirës ndaj vetës, kur e ka kuptuar se më së shumti I ka çuar dëm vitet e tij dhe ka zhgënjyer pritshmëritë shqiptare, ka zgjedhë mënyra vulgare dhe kundërshtarë që e mundin që në krye të betejës, vetëm për faktin e thjeshtë që të jetë prezent në opinionin publik qoftë edhe për gogla dushku, vetëm e vetëm me shpëtu prej harrimit e deshpërimit që po i a zënë frymën dhe terrojnë pamjen.
Kundërshtarët e tij, që ai i ka konsideruar si të tillë por në fakt ata nuk ia kanë vënë veshin, nuk e kanë marrë aq seriozisht asnjëherë (përjashto një rast Kadarenë) dhe ia kanë kapë me dorë rrufetë që ai ka derdhë ndaj tyre, janë Ibrahim Rugova, Sali Berisha dhe Ismail Kadareja.
Këto figura, përjashto simpatitë apo antipatitë e brendshme, konjukturat e rastit dhe inatet e të vegjëlve, janë figurat kryesore të kombit shqiptar që ia kanë zbukuruar pasaportën çdo shqiptari në tri dekadat e fundit e pak më herët.
Sa herë që ndonjëri nga këto tri figura bën veprime të forta kombëtariste, Rexhep Qosja nis rrufetë ndaj tyre që ti shkoklojë. Në pamundësi, t’ua lidhë këmbët apo krahët që të mos fluturojnë. Ose t’i shëmtojë.
Ibrahim Rugova me gjithë jetën dhe veprën e vet, duke mos u marrë me Qosen as me tehet e tij, e zvogëloi atë aq sa u bë e vështirë me e njoftë kush. Për mos me u harrue, Qosja hidhte gurë ndaj tij, Rugova ia kapte gurët dhe i fuste ne xhep e qeshte me Qosen.
Rugova bënte shkëncë, humanizëm, politikë, shtet, pavarësi, ulej në tavolinat që Qosja s’i shihte as në ëndërr, me burrat e botës që Qosja I shihte ne televizion, Qosja mbronte me llastiqe që vrasin zogjtë romantizmin shqiptar që nuk e ka kërcënuar askush asnjëherë duke vrarë ditët në dëshpërim dhe duke kujtuar vllazërim bashkimin e shokut Tito.
Ismail Kadareja, më I madhi dhe I njohuri shkrimtar shqiptar, ia bëri të plotë e të saktë autopsinë Qoses dhe tezave të tij dhe I tha qartë e prerë që shqiptarët janë Europë, janë perendimorë dhe jo lindorë apo islamistë dhe e ftoi Qosen të shpëtojë nga deshpërimi dhe të mos mbetet peng i askujt, as i mëkatëve të veta në kohën e shokut Tito. Kadareja i bëri nder të madh që e konsideroi dhe e shpëtoi për do kohë prej harrimit, ani se Qosja nuk është mirënjohës ndaj Kadaresë për këtë shkak.
Sali Berisha, si për inat të Rexhep Qoses mbetet figura politike më e madhe shqiptare e dy dekadave të fundit lidhur me çeshtjen kombëtare shqiptare dhe zgjidhjen e saj.
Gjykuar ftohtë, pa inate partiake, cilido do të pranojë se Berisha ka merita të përveçme si asnjë politikan shqiptar për çeshtjen kombëtare, si duke shpallur që në numrin e parë të gazetës Rilindja Demokratike se çeshtja kombëtare shqiptare do të jetë ylli polar i Partisë Demokratike, si duke kërkuar që në vitin 1992 bombaridimin nga NATO të caqeve serbe në Kosovë, që ndodhi 8 vjet me vonesë, si duke ndërtuar Udhën e Kombit që ka bashkuar fizikisht kombin shqiptar, si duke ndezë zjarrin e bashkimit kombëtar në Shkup me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së një pjese të trojeve shqiptare, si duke shkruar në pergamenë në Vlorë që Shqipëri është nga Preveza… etj etj.
Sa herë që ndodhin gjëra të mira për kombin, sa herë që Berisha bën gjeste të forta prej trimërie e jo prej tute, siç bëri këto ditë në Mynih të Gjermanisë, ngjarje që do të gdhendet në historinë kombëtare shqiptare, ngjarje e munguar 100 vjet, që nuk ka ndodhë kurrë në 100 vjet shtet shqiptar, kur në atë konferencë sigurie të nivelit më të lartë, kërkoi bashkimin kombëtar se nuk ka pesë kombe shqiptare por është një, Rexhep Qosja e ka zakon të krrokrrasë kundër Sali Berishës. Si shërbëtor i dreqit.
Të ishte vetëm pak humanist dhe kombëtarist, duhet të ishte i pari që duhej ta përshëndeste dhe uronte Sali Berishën për atë që bëri në Gjermani.
Duket edhe me e kapë prostata dhe me e pengue për shurrën, ai fajëson Sali Berishën.
I është refuzue një titull si qytetar nderi në komunën Tropojë, në fshatin e Sali Berishës. Dam s’ashtë kanë, dam s’ashtë ba, do të shpreheshim në gegnisht.
Nuk e meriton titullin e nderit në atë komunë Qosja. Sepse nuk asnjë lidhje me atë komunë. Por edhe me ia dhanë, pesë euro kushton ajo letër. Ai knaqet me të dhe kur folë vetemevete thotë ja u bëra qytetar nderi në fshatin e Sali Berishës.
Të kishte ardhë vetëm një hërë me i pa apo takue shqiptarët e dëbuar prej Kosove në 1998-1999 edhe ia vlen. Por ai atëherë luftonte me ia marrë pushtetin Rugovës dhe nuk kishte hall tjetër. Fshihej në kullën e tij në Prishtinë dhe nuk ia çelte derën asnjë katundari. Rruhej taze, vishej si grue dhe fshihej mes turmave derisa mbërriti te vila 31 në Tiranë ku qëndroi sa iu rrit mjekra dhe doli për herë të parë me Thaçin deri në Mullet të Tiranës me takue në kamp shqiptarët e dëbuar nga Kosova që ai i quante refugjatë dhe i shihte si nga maja e thanës.
Kur nuk të duan në katundin tënd lyp me të dashtë në katundin e huaj! Qosja i fryrë si gjel, duke luftuar Rugovën dhe Berishën doli me një furgon me vota në zgjedhjet në Kosovë por ai nuk merr vesh se nuk ia ka askush ngenë dhe duhet të rrijë në punë të vet. Akuzon Berishën se ai ia ka ndaluar titullin në Tropojë dhe nuk akuzon vetën pse bën gjeste përçarje, pse lyp vend ku nuk ka vend. Kundërshtarët e Berishës po e përdorin frikshëm, po tallen keq me të dhe ai nuk meriton kaq shumë tallje.
Thotë se Vlora i ka dhënë titull. Jo! Vlora kurrë nuk jep titull për Qosen, por ia kanë dhënë kundërshtarët e Berishës duke turpëruar Vlorën. Është përdorë keq në Vlorë dhe ka vra vetën me gishtin e madh. Të ishte ai që pretendon se është ai e refuzon talljen.
Vlora kurrë nuk e harron se ditën kur erdhën kufomat nga deti ai u tha vlonjatëve që derdhnin lotë hidhërimi se unë shoh lumturi në sytë tuaj…
Vlora – Vlorë kurrë nuk e harron fjalimin e tij për rrevolucion e vonuar demokratik ku ai quante revolucion demokratik vrasjen e vlonjatëve nga vlonjatët në motin e zi 1997.
Historia nuk është sa jeton Qosja, se si Qosja dhe unë historia hedh në kosh mijëra. Historia është e gjatë dhe Vlora nuk është aq inferiore sa e bëjnë partizanët e ditës pasi Vlora është qytet demokratik me vetëdije të lartë kombëtare dhe s’mund të jetojë me hartimet e Rexhep Qoses.
Për këto që i ndodhin Qosja shkruan letër në një gazetë, qan si i mjerë, me të futë në gjynah. Por vjell vner dhe kur e sheh se edhe teksa mbytet në harrim është idhnak dhe nuk flet asnjë fjalë miradije për punët e mira që bëjnë të tjerët, të hyp nervat siç mi hypi mua dhe ma harxhoi do kohë për ta ndihmue edhe unë që ta shpëtoj prej harrimit e deshpërimit që e ka zënë dhe po ia merr frymën.

Një leksion fort i qëlluar i zotit Artur Zhej për klasën politike të Tiranës



Eshref Ymeri



“Poshtërsitë e mëdha bëhen nga urrejtja,
poshtërsitë e vogla bëhen nga frika”.
                                                     Monteskje

       Në mbrëmjen e 31 janarit (sipas orës së Shqipërisë) ndoqa me shumë interes emisionin e analistit dhe të publicistit të mirënjohur, zotit Artur Zhej, me titull “360º. Marrdhëniet Shqiptaro-greke. Një paqe e armatosur”, të transmetuar në kanalin TV  News 24. Ai emision më la mjaft mbresa. Kjo për faktin se që kur u vendos pluralizmi e deri tani, në asnjë kanal televiziv (me përjashtim të kanalit TV Koha, në të cilin gazetari Robert Papa ka ftuar kohë pas kohe zotin Abdi Baleta) asnjëherë nuk është bërë objekt diskutimi i përmasave të tilla një temë kaq e mprehtë dhe me një rëndësi të jashtëzakonshme, siç është pozicionimi para qëndrimit shovinist të shtetit grek ndaj vendit tonë dhe sidomos ndaj çështjes së pushtimit të kishës ortodokse fanoliane prej një uzurpatori dhe mashtruesi të thekur, si Janullatosi, i cili kishën në fjalë e ka kthyer në kishë greke apo në një shtojcë të kishës shoviniste greke.
       Gjatë këtyre 21 vjetëve, moderatorët e emisioneve televizive kanë ftuar nëpër studio analistë të ndryshëm, ku është diskutuar e për çfarë nuk është diskutuar, madje edhe për  “dasmën e mizave dhe ahengun e pleshtave”, por vetëm për një çështje kaq madhore dhe me rëndësi kombëtare, siç është çështja e ruajtjes së themeleve të pavarësisë së kishës ortodokse fanoliane, nuk është diskutuar asnjëherë.  Prandaj jam i bindur që emisioni i zotit Artur Zhej ka pasur me siguri një auditor shumë të gjerë jo vetëm në mbarë trojet tona etnike, por edhe në diasporë.
       Ky emision kishte si pikësynim t’i zgjonte shqiptarët nga letargjia politike që i ka pllakosur dhe t’u hapte sytë për rrezikun që u kanoset nga nepërka greke, e cila ka 21 vjet që po zvarritet nëpër Shqipërinë e Jugut, duke mbjellë gjithandej helmin e greqizimit. Edhe tre profesorët e nderuar dhe kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj që ishin ftuar në studio, e bënë edhe më interesant mesazhin që zoti Zheji kishte për qëllim t’u përcillte teleshikuesve.
       Nga materialet filmike, nga intervistat dhe nga bisedat mjaft interesante në studio, të cilat zoti Zhej, si një analist dhe publicist mjaft i talentuar, i kishte ndërthurur mjeshtërisht, dalin ca përfundime fort domethënëse, të cilat vijnë e ravijëzohen fare qartë.
       Së pari, nga intervista me deputetin e Agimit të Artë Papas, doli në pah fakti se kjo parti e re përbën vetëm majën e “aisbergut” politik në detin e urrejtjes greke kundër kombit shqiptar. Në studio u tha se kjo parti ka marrë 7% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare. Por po të kemi parasysh faktin që hedhja e votës në Greqi është e detyrueshme dhe që rreth 10 milionë vetë marrin pjesë në votime, atëherë rezulton se për këtë parti kanë votuar 700 mijë zgjedhës, të cilët përkrahin alternativën nazifashiste. Pra, alternativa në fjalë ka një elektorat jo fort të papërfillshëm. Por po t’i shikosh gjërat më thellë, rezulton se kjo parti, në të vërtetë, përfaqëson krahun “e armatosur” të partisë “Demokracia e Re” të Antonis Samarasit në qëndrimin ndaj Shqipërisë, sepse anëtarët e saj janë të vendosur gjithandej në mbarë strukturat e shtetit grek, përfshirë policinë dhe ushtrinë. Kjo për faktin se arroganca shoviniste e Samarasit, nuk ka ndonjë dallim nga histeria e urrejtjes shoviniste të Agimit të Artë ndaj vendit tonë. A nuk deklaroi me arrogancë Samarasi se çështjen e kufirit detar me Shqipërinë e quante të përfunduar dhe  nëse Shqipëria nuk hyn më në bisedime, Greqia do ta vendosë vetë kufirin detar? Madje vendimin e Gjykatës sonë Kushtetuese Samarasi e shpërfilli krejtësisht. Gjatë fushatës zgjedhore Samarasi rihodhi në qarkullim kartën e Epirit të Veriut për të grumbulluar sa më shumë vota. Pra, qëndrimi shovinist ndaj Shqipërisë është i kultivuar në çdo pore të shoqërisë greke, sepse në qenien e çdo greku lëvrin gjaku i priftit grek, i cili, si bashkëpunëtor i djallit, urrejtjen për vendin tonë ia ka mëkuar që në moshë të njomë.
       Fakti që kisha greke është bashkëpunëtore e djallit dhe madje “mban poste të larta në hierarkinë e pushtetit të djallit”, doli në dritën e diellit nga një njoftim i parapakditshëm, në të cilin thuhej se“Arkipeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Hristodhulos, mbështeti masakrën e Peshkëpisë”, (Citohet sipas faqes së internetit “Sot News”. 30 janar 2013).
       Pra, kisha greke është frymëzuesja, organizatorja dhe mbështetësja e organizatave fashiste në Greqi, të cilat jo vetëm mbjellin farën e urrejtjes kundër kombit shqiptar, por organizojnë edhe akte terroriste, siç ishte masakra e Peshkëpisë e vitit 1994. Tani le të dalë ndokush dhe le t’i mbushë mendjen mbarë opinionit publik shqiptar se kisha greke “merret me punët e Zotit”. Mbjelljen e urrejtjes kundër një vendi fqinj dhe organizimin e bandave terroriste për kryerjen e masakrave në territorin e tij, një kishë, si kisha greke, dhe kreu i saj Hristodhulos, nuk mund ta ndërmerrnin pa qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të djallit.
       Së dyti, qëndrimi shovinist ndaj mbarë kombit shqiptar dhe ndaj Shqipërisë në veçanti, përbën konstanten e politikës shtetërore greke. Parullat që kohë pas kohe hidhen si tollumbace në mjetet e informimit masiv të Tiranës për gjoja qëndrime të ca qarqeve politike greke kundër vendit tonë, kanë për qëllim të maskojnë qëndrimin shovinist të politikës shtetërore greke. Kjo politikë, fill pas daljes në skenë të platformës së Megaliidesë të vitit 1844, asnjëherë nuk e ka ndryshuar natyrën e vet shoviniste deri në çastet e tanishme. Ajo përherë ka qenë armiqësore, tinëzare dhe e shoqëruar me shfaqje flagrante urrejtjeje dhe agresiviteti.
       Së treti, misioni i Janullatosit në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një mision i pastër politik që ka për qëllim greqizimin e Shqipërisë së jugut. Fakti që citoi Prof.dr. Ksenofon Krisafi nga letra e Janullatosit, dërguar Ramiz Alisë më 3 qershor të vitit 1991, se ai po vinte në Shqipëri gjoja si eksark dhe një vit më pas, mes një turme ku ushtonte emri i Papa Kristo Negovanit dhe kënga “Për mëmëdhenë”, e shpalli veten kryepeshkop, dëshmon fare qartë se prapa tij fshihej politika shtetërore greke, kisha shoviniste greke dhe misioni i tij politk.
Fakti që Janullatosi, tërë kishat e ndërtuara apo të rindërtuara në Shqipëri, i ka zbukuruar me simbolikë greke apo me elemente të kulturës greke, dëshmon se misioni i tij në Tiranë është një mision i pastër politik, si pararojë e shovinizmit grekomadh. Madje dëshmitarë të ndërtimit të kishave kanë pohuar se Janullatosi ka sjellë nga Greqia edhe gurë të posaçëm, me shkrime në greqisht, të cilët i ka vendosur në themelet e kishave, në mënyrë që t’u thuhet breznive pasardhëse se Shqipëria e Jugut është, demek, tokë greke, se ja, edhe gurët e themeleve të kishave, shkrimin e kanë në greqisht. Me këtë rast, dëshiroj të theksoj për Aleancën Kuq e Zi dhe për Klubin e Patriotëve të Rinj se politika shoviniste  greke, mendon që tani për brezat që do të vijnë pas 2000 vjetësh. A nuk pati deklaruar kryepeshkopi i kishës serbe se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas 2000 vjetësh? Prandaj varrezat e ushtarëve agresorë grekë, manastiret dhe memorialet e ngritura në nderim të tyre në Përmet, në Gjirokastër, në Korçë e gjetiu pikërisht këtë qëllim kanë: t’u kujtojnë breznive pasardhëse greke, edhe pas 2000 vjetësh, së këtu është tokë greke. Madje, siç është bërë e ditur nga mjetet e informimit masiv, qeveria greke i paska kërkuar qeverisë shqiptare që të ngrihen varreza ushtarësh agresorë grekë edhe në Karaburun e madje deri në Elbasan. Pra, pikërisht në ato treva që shovinizmi dhe kisha shoviniste greke i konsiderojnë si kufirin skajor të Epirit të Veriut.
Fakti që Janullatosi, përmes argatit të tij të bindur me emrin Vasil Thomollari, nxori nga varri eshtra shqiptarësh për t’i paraqitur si eshtra ushtarësh grekë, dëshmon se ai është marrë dhe vazhdon të merret me punët e djallit. Se vetëm djalli është ai që përdhos eshtrat e të vdekurve.
Fakti që Janullatosi asokohe fluturoi me helikopter drejt Përmetit për t’i dhënë porosi çakallit të eshtrave të zhvarrosura me emrin Vasil Thomollari që ta ndiqte nga afër atë proces makabër, dëshmon se ai ishte duke kryer një mision të pastër politik me ngarkesë shoviniste.
Fakti që sapo iu hoqën petët lakrorit të zhvarrosjeve, Janullatosi, si ujku i eshtrave në fjalë, fluturoi drejt Athinës dhe frymën e mbajti në “Megaro Maksim” -  selinë qeveritare të Kostas Karamanlisit, pikërisht atje ku ishte hartuar edhe plani për zhvarrosjen e eshtrave në Përmet - dëshmon se ai ishte duke kryer një mision të pastër politik.
Fakti që Janullatosi u ra kambanave të alarmit për vrasjen e panevojshme të të riut Alekdandër Guma në Himarë, duke ndikuar që shqiptarët të hidheshin në një kacafytje vëllavrasëse, dëshmon se misioni i tij është vetëm politik.
Por ama Janullatosit s’i bëri asnjë përshtypje fakti që emigranti i shkretë, djaloshi Gramoz Palushi, që ishte duke shprehur gëzimin e tij për fitoren e kombëtares sonë të futbollit kundër përfaqësueses greke më 4 shtator 2004, vritet me thikë nga kriminelët grekë në rrugët e Athinës. Para kësaj vrasjeje të poshtër, Janullatosi heshti sikur të kishte qenë ndonjë mumje.
Fakti që Janullatosi, në emër të Sinodit të Shenjtë, me gojën e sahanlëpirësit të vet, të quajtur Nikolla i Apolonisë, sulmoi aq egërsisht Atë Nikolla Markun dhe u bëri thirrje gjithë besimtarëve ortodoksë që t’i kthejnë krahët Kishës së Varfër të Shënmërisë në Elbasan, dëshmon fare shkoqur se ai është vënë në krye të punëve të djallit. Si është e mundur që një Sinod që e mbaka veten për të Shenjtë, të propagandojë dhe të bëjë thirrje për mbjelljen e urrejtjes kundër njeriut? Madje kundër një prifti ortodoks, si Atë Nikolla Marku, i cili thjesht po mbron me vendosmëri trashëgiminë e Nolit, të Ahmet Zogut dhe të Visarion Xhuvanit, siç është pavarësia e kishës ortodokse shqiptare? Kur në një kishë flitet për urrejtje kundër njeriut, atëherë ajo nuk është më strehë e Zotit, ajo është kthyer në strehë të djallit.
Së katërti, nëse një ditë të bukur në Tiranë do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet kombëtar, asaj i bie një barrë e rëndë për të rishikuar me imtësi tërë spektrin e marrëdhënieve shtetërore me Greqinë. Kësaj klase do t’i duhet që, për opinionin e brendshëm dhe për mbarë opinionin ndërkombëtar, deri në strukturat e larta të Bashkimit Evropian dhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të bëjë publike “Dosjen e Zezë të Greqisë” që prej vitit 1913 e deri tani. Me materialet e kësaj dosjeje, klasa politike shqiptare duhet ta demaskojë botërisht shtetin grek dhe kishën shoviniste greke, si një shtet kriminal dhe si një kishë kriminale në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Kjo do të jetë një detyrë fisnike që klasës politike shqiptare do t’i duhet ta kryejë patjetër, në mënyrë që të japë kontributin e vet për emancipimin e shtetit shovinist grek dhe të kishës shoviniste greke, të cilët duhet të çlirohen nga vargonjtë e mykut mesjetar dhe të mësojnë se si duhet jetuar me fqinjin në paqe dhe në miqësi. Se kisha greke duhet të zhvishet nga shovinizmi, duhet të flakë tutje aleancën që ka me djallin dhe duhet të merret me punët e Zotit, duke kultivuar dashurinë dhe respektin për njerëzit në tërësi dhe për fqinjët shqiptarë në veçanti. Shteti dhe kisha greke, të zhveshur nga shovinizmi, duhet të mësojnë nga kodi moral i etnisë shqiptare, e cila asnjëherë nuk ka ushqyer urrejtje për fqinjët e vet.
Por këtë mision me qëllime shumë fisnike për mbarë shoqërinë greke dhe sidomos për kishën greke, klasa politike shqiptare duhet ta ndërmarrë pasi ta ketë pastruar Shqipërinë krejtësisht nga priftërinjtë grekë, si edhe nga krejt varrezat e ushtarëve agresorë grekë, nga manastiret dhe memorialet në nderim të tyre, për të cilat i duhet kërkuar Greqisë që t’i zhvendosë në territorin e vet. Dhe nëse Greqia nuk pranon, atëherë duhen vënë në punë buldozerët.
Së pesti, nëse një ditë të bukur do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet vërtet kombëtar, ajo e ka për detyrë para mbarë kombit shqiptar që ta zhveshë nga mbuloja enigmatike dhe ta “skanerojë” klasën politike që ka qënë në pushtet që prej vitit 1991. Kjo është e domosdoshme për mbarë opinionin publik shqiptar, në mënyrë që ai të mësojë se cilat kanë qenë arsyet që kjo klasë politike e zhveshi vendin tonë nga çdolloj dinjiteti kombëtar dhe e poshtroi deri në derexhe të fundit para shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke. Duhet të dalë në dritën e diellit se cilat kanë qenë arsyet e vërteta që klasa politike shqiptare, që prej vitit 1991, ka lejuar që një shtet grek dhe një kishë greke që notojnë kryekëput në mykun mesjetar, ta poshtërojnë kaq rëndë vëndin tonë në shumë e shumë aspekte, ta nëpërkëmbin kaq rëndë racën shqiptare që është raca më fisnike në kontinentin evropian. Cilat kanë qenë arsyet që deputetë dhe politikanë të tjerë grekë janë lejuar të hyjnë e të dalin në Shqipëri si në një stan pa zot, duke na sharë e poshtëruar në tokën tone? Cilat kanë qenë arsyet që kjo klasë politike i ka kthyer krahët dhe e ka shpërfillur krejtësisht Atë Nikolla Markun, si mbrojtësin e shqiptarizmit dhe të ortodoksisë fanoliane, dhe gjatë 21 vjetëve ka rënë në gjunjë para Janullatosit dhe ka puthur veladonin e tij? Kjo klasë politike, që e ka poshtëruar kaq shumë veten dhe mbarë vendin tonë para Greqisë,  ka pasur hallin e emigrantëve? Ka pasur hallin e firmës greke për futjen e vendit tonë në strukturat evropiane? Apo në këtë mes kemi të bëjmë me ndonjë tjetër arsye shumë më të rëndë? Kjo klasë politike ka lejuar që Greqia të vazhdojë të mbajë në fuqi ligjin e luftës, çka përbën edhe njërën nga poshtërsitë e saj më të mëdha në raport me vëndin tonë, duke zbritur deri në poshtërsitë më të vogla, siç është kthimi mbrapsht në kufi i grave dhe i fëmijëve shqiptarë, të cilët emërvendet (toponimet) u dashka që t’i kenë sipas midesë greke.
Grekëve po u troket me forcë në derë çështja çame. Kjo ka bërë që ata të tmerrohen dhe të humbasin vetëkontrollin. Kujtojnë me ankth të madh Millosheviçin, i cili dikur pati deklaruar se nuk ekziston çështja e Kosovës. Prandaj edhe ata deklarojnë se nuk ekzistuaka çështja çame dhe ndërmarrin hapa dëshpërues, duke rinxjerrë në skenë nazifashizmin e tyre tradicional dhe duke dërguar ambasadorin e tyre te Ministri ynë i Punëve të Jashme për të mos lejuar kalimin e Rezolutës Çame në parlament. Një qëndrim ky me të vërtetë i shpifur, një qëndrim prej burracakësh. Grekët, si të pabesë dhe burracakë shembullorë që janë, nuk kuturisin dot t’i dalin të vërtetës ballë për ballë, ta pranojnë botërisht gjenocidin që ushtruan ndaj popullsisë çame dhe të kërkojnë ndjesë po botërisht. Me këtë ndjesë ata do të dëshmonin se dinë të jenë edhe fisnikë. Në mënyrë që çështja çame të vihet në rrugën e zgjidhjes përfundimtare, duke filluar, së pari, nga rikthimi i saj në vatrat e veta stërgjyshore.
       Përderisa shovinizmi grekomadh e ka praktikë pune të përditshme nëpërkëmbjen e vendit tonë përmes Janullatosit dhe strukturave të tjera shtetërore greke, do të ishte mirë dhe e domosdoshme që zoti Artur Zhej, përmes ekranit të TV News 24, të vazhdojë ta mbajë të informuar publikun shqiptar në vijimësi, me fakte të tjera nga ajo që quhet “enciklopedia e urrejtjes greke”.

Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
04 shkurt 2013

FACEBOOKPOLITIKA




Elvin LUKU


“E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i teknologjisë, por mënyra e përdorimit të saj.” (Dominique Wolton)

Kur Hermesi, shpikësi i shkrimit, sipas Platonit, i prezantoi krijimin e tij faraonit Thamus, këtij të fundit i ngriu buzëqeshja dhe i tha: “I mençuri Hermes: Memorja është një dhuratë që ne duhet ta mbajmë gjallë. Me shpikjen tënde, njerëzimi do ta humbasë atë. Njerëzit nuk do të jenë më të aftë ta kenë kujtesën si aftësi të brendshme, por si një mjet përtej tyre”. (“The future of book”, Umberto Eco)
Sot, ne e kuptojmë se frika e faraonit egjiptian vinte nga padija dhe mosnjohja e rëndësisë së shkrimit si media e re, sikurse kuptojmë sekpticizmin që ka ekzistuar në shekuj, se alfabeti do të “vrasë” imazhin, libri do të “vrasë” katedralen, makina-njerëzimin sepse ecim më pak, televizioni-librin, kompjuteri-TV-në, interneti-gazetën etj…
Historia përsëritet!
            Së fundmi, kryeministri Berisha kuptoi se “Shqipëria dixhitale” nuk ka të bëjë as me kodin mors, radion, kabinat telefonike, as postën e dikurshme shtetërore, dhe hapi edhe ai faqen e tij në Facebook, - Në fakt, bëri mirë.
            Megjithatë, për saktësi profesionale, duhet të kujtojmë shakatë “ciu-ciu” të kryeministrit me rivalin e tij politik Edi Rama dhe komunikimin në Twitter: “Rroftë ciu-ciu! Por, Shqipërinë dixhitale, ne nuk e nisëm për të krijuar opozitën virtuale. Shqipërinë dixhitale e nisëm që shqiptarët, pavarësisht nga bindjet e tyre, të kenë shërbimet më të shkëlqyera, të njohin shpejtësitë më të mëdha. Rrjetet sociale janë rrjete sociale dhe nuk duhet t’i deformojmë qëllimet e tyre. Ato janë për të shumuar plazmën e njerëzisë e komunikimit midis njerëzve.” (Mbledhje qeverie, 22 gusht 2011)
Habiteni! Sigurisht, që jo.
Koherenca e mendimit dhe vizioni për të ardhmen nuk kanë qënë ndonjëherë pika të forta të kreut të qeverisë, si…
I pari që nisi të bëjë politikë aktive në mediat sociale, është lideri i opozitës Edi Rama, i cili me komunikimin politik në Twitter pati dhe vazhdon të ketë “tifozë” dhe skeptikë në rradhët e qytetarëve, gazetarëve apo komentatorëve politikë.
Rama është, po ashtu, i pari politikan që eksperimentoi konferencën e parë në një media sociale. Pas tij, të njëjtën eksperiencë e ndau edhe ambasadori amerikan Arvizu.  Rezultatet ishin befasuese. Një përgjigje se facebookpolitika funksionon.
Në fakt, skeptikët të kujtojnë të ashtëquajturën lëvizjen ludiste të shekullit XVII në Britaninë e Madhe, të cilët u bashkuan për të shkatërruar makinat, me argumentin se po kufizonte ndjeshëm  krahun e punës.  
            Një ndër faqet më aktive në Facebook, është ajo e profesor Artan Fuges. Filozofi i njohur i komunikimit e përdor këtë dritare për të diskutuar disa nga temat më të rëndësishme të politikës  së ditës, si “Jo, dy ekonomi, një për të pasurit dhe një për të varfërit!”, “Integrimin europian të Shqipërisë duhet ta marrin në dorë qytetarët”, “Ne na drejtojnë sendet”, “Gazetaria “e shtuar”, “Info-obeziteti e vret informacionin”, “Për KKRT: Një propozim qytetar!”etj., dhe këtë e bën në mënyrë interaktive me mbi 16 mijë miqtë e tij. Faqja është konceptuar si një media e qytetarit, ku respektohet dhe promovohet mendimi i çdokujt, por ka disa rregulla të rrepta etike, të cilat nuk mund t’i shkelësh.
Pra, Profesori e përdor faqen për të komunikuar me studentë, miq e intelektualë; gjuhëtari Ardian Vehbiu përdor pjesërisht facebookun e twitterin por më shumë blogun e njohur “Peisazhe të fjalës” ku ndan shkrime e opinione me gazetarë, gjuhëtarë, komentues dhe dashamirës të faqes; gazetari Virgjil Kule, për të disktuar mbi probleme të gazetarisë, poezinë dhe për të promovuar librat e tij, i fundit “Skënderbeu”; qëndra “Abacus Research” për të shpërndarë të dhënat e matjes së audiences etj...
Në faqen e kryeministrit Berisha, më 23 janar ishte postuar kjo barsaletë për darken që Sekretari për Ekonominë dhe Financën i PS-së, Anastas Angjeli shtroi në hotel Sheraton ditën e emrit të tij: “...Sipas zakonit, Caci, të cilit më shumë hije i ka kuleta se fjala, falenderoi të ftuarit, ngriti dollinë dhe u ul duke pritur me padurim dhe emocion elozhet e kryetarit të tij, z.Rama. Pas pak kohe, z.Rama u ngrit, falenderoi me perzemërsi Cacin për ftesën dhe, ndër të tjera, tha: Të dashur miq! Unë kam fatin e madh të mësoj të këshillohem e të frymëzohem çdo ditë për çështjet madhore të ekonomisë dhe financave, në këtë kohë krize rrënuese, nga një personalitet i shquar, i rrallë, me njohuri të nivelit më të lartë në këto fusha.
            Të gjithë sytë e të ftuarve ishin drejtuar si prozhektor tek Caci!
            Vetë atij i vershoi adrenalina nga rrënjet e flokeve tek gishtërinjtë e kembëve. Ai po përjetonte një gjendje më shumë se ekstaze që nuk e kishte provuar kurrë më parë. Me gotë në dorë u ngrit i përgjëruar dhe gjysmëndenjur në respekt të shefit të tij. Mirëpo, papritmas gjithçka në qënien e tij ngriu, madje, ngrinë edhe krushqit, kamarierët, sazet dhe darka, përveç gotës së dollisë që, se si ra nga dora dhe u be copa ne momentin kur shefi i tij tha se personi apo gjeniu në fjalë ishte gjysma e tij më e mire, pikërisht zonja Basha.
            Ç'pate? - i tha bashkeshortja Cacit. Hiç, hiç, goten ma moren duartrokitjet, u përgjigj ai, ndonese i dukej se i kishte rënë jo tavani, por hoteli mbi kokë! – sb”.
Pavarësisht stilit jo dhe aq, elegant të të shkruarit dhe ironisë, nuk janë barsaletat ato që presim nga një kryeministër.
Kemi dëgjuar se, veç talentit në mjeksi, kryeministri ka edhe humor. Por, tani për tani, le të mbetemi të kënaqur me “Al-Pazarin” e Agron Llakajt në Vizion Plus dhe “Portokallinë në “Top-Channel”. Kurse si mjek, meqë është në pushtet, talentin mund ta tregojë te shëndetësia, - që është për faqe të zezë.
Çfarë presin qytetarët tjetër nga kryeministri në facebook?
Në një intervistë dhënë së fundmi në një të përditshme, historiani i njohur Pëllumb Xhufi bën një bilanc 22-vjeçar të udhëheqësve politikë shqiptarë në demokraci: “...filluan me vrasjen e historisë e të Kishës Autoqefale të Fan Nolit në 1992, dhe po e mbyllin me vrasjen e ëndrrës europiane të shqiptarëve, në 2013. Mes këtyre dy caqeve mbetet një hapësirë e mbushur me fëlliqësira nga më të pamendueshmet në historinë e shtetit shqiptar: aleanca të fshehta e të hapura me makinën vrastare të Millosheviçit gjatë luftës në Bosnjë dhe më tej në Kosovë, mbytje e demokracisë, vrasje e zgjedhjeve, përmbysje vlerash e morali, katastrofa ekonomike, përmbytje sistematike të Veriut të Shqipërisë, degradim i programuar ekonomik e infrastrukturor i Shqipërisë së Jugut, dyndje e kaos demografik në Shqipërinë e Mesme, “çmilitarizim” i territoreve jugore me tërheqjen prej andej të reparteve ushtarake dhe atyre të sigurisë, fshirje nga harta e kufijve jugorë të vendit dhe  “mbjellje” e tij me varreza, shkolla, simbole, konsullata, biznese të dyshimta e qendra terrorizmi e spiunazhi grek, sabotimi i Korridorit VIII, sabotimi i axhendës europiane të Shqipërisë, rrënimi i bujqësisë, zhbërja e pasurive kombëtare e deri te mbjellja e përçarjeve ndërshqiptare veri-jug e Shqipëri-Kosovë.” (Gazeta “Shqip”, 30 janar)
Veç sukseseve me rritje dyshifrore dhe, së fundmi, deklaratat gati primitive nacionaliste, asnjë nga këto çështje nuk e kemi parë në facebookun e kryeministrit, ndonëse prej kohësh flitet një legjendë për të. Thonë se punon dhe lodhet shumë. Nëse rri tërë ditën duke sharë me gojë e me shkrim Cacin apo duke mbushur facebookun me “ciu-ciu” e “puc-puc” për Ramën, atëherë le të vazhdojë të lodhet.
Mesa dimë, puna matet me rezultate. Dhe, kjo puna e kryeministrit na kujton shprehjen e mençur popullore: “Drangër-dung këmborë e madhe, qumështi gjysëm okadhe...”
Thuhet se kryeministri i ka dhënë urdhër gjithë ministrave, që të hapin edhe ata faqet e tyre në facebook.
Urojmë që facebookpolitika e ministrave të mos imitojë kreun e qeverisë.
Sentenca e famshme e profesorit të komunikimit Dominique Wolton, se: “E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i teknologjisë, por mënyra e përdorimit të saj”, më sjell ndërmend albanologun e fundit të gjallë, profesor Shaban Demiraj, i cili në janar mbushi 93-vjeç. Edhe 100-vjeç, profesor!
Disa vite më parë, një ish-student i tij u mrekullua kur profesori gjithë vitalitet i tha: “Vazhdoj të punojë edhe më shumë për shkenën e gjuhësisë. Kam botuar edhe dy libra të tjerë. Tani kam një lehtësim të madh nga kompiuteri. Është një shpikje e mrekullueshme, edhe për ne”.
Ka shkrimtarë që vazhdojnë të shkruajnë “me dorë” dhe janë nobelistë; historianë, kineastë, teoricienë që kanë spikatur edhe në diktaturë, sikundër ka jo pak gazetarë, inxhinjerë, matematicienë, ekonomistë, informaticienë që janë dështakë në demokraci, etj...
...Nuk është gjithmonë e lehtë të përcaktosh raportin dhe harmoninë mes formës dhe përmbajtjes.

                                                                        

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...