Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/08

Të tjerët për veprën letrare të Flori Bruqit-ose letërsia ndryshe e tij


Të gjitha veprat e mija kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare.


“Me Flori Bruqin” Flet shkrimtari,poeti dhe publicisti Flori Bruqi:



Pak Biografi :
Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit,Republika e Kosovës.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004)Është kandidat potencial për Doktoraturë nga Fiziologjia kineziologjike në Universitetin e Prishtinës(2013). Bashkëpunon me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e në vazhdi. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Biografia krijuese e shkrimtarit,poetit e publicistit Flori Bruqi: ka botuar mbi 30 libra 21 fejtone publicistiko-shkencorë në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mijra punime shkencore në gazeta,revista shkencore si dhe në shumë web faqe interneti (2003-2013).Shkrimtari Flori Bruqi është nga miqtë e kolegët e mij më të nderuar, respektuar dhe të mirë, prej më shumë se një dekadë. Me Florin përvec bashkëpunimit krijues, kam pasur fatin të kemi qenë në disa Festivale Poetike në Kosovë. Qershorin e viti të kaluar ishim në Festivalin Drini Poetik, Prizren e cila më dha mundësinë që unë, ta intervistoja këtë shkrimtar poet e publicist të talentuar e mirënjohur që dashuria për atdheun, cështjen kombëtare, arrtin dhe letërsinë e signifikojnë shumë produktiv e dashamirës.Për më shumë lexoni intervistën.
 Dhe më poshtë intervista e plotë  :  

image-Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë biografinë e aktivitetit tuaj krijues.

Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale që ju lëvroni në zhanre të ndryshme. Cila ka qënë eksperienca juaj e parë me poezi, prozë, publicistikë, përkthim, esse, monografi….apo….?

Po nga viti 1973 datojnë publikimet e mija letrare në shtypin e kohës.Mbase këto fillime kanë qenë të suksesshme.duke fituar edhe çmime letrare në konkurset e ndryshme letrare atëbotë,por do të thosha se në publicistikë dhe eseistikë u mora nga viti 1974 e deri me 1980,duke publikuar 21 fejtone në gazetën e atëhershme të përditshme “Rilindja”,pra shkrime dhe tema të kësaj natyre.Atëbotë një përkrahje morale dhe nxitje për t’u thelluar më tutje hullive të këtyre fushave të shkrimtarisë,kisha nga Jusuf Gërvalla,Sedat Dida,Vehap Shita,Ymer Shkreli etj.Më vonë disa “smirëzinjve” ju “pengonte” suksesi im publicistik i theksuar,më tepër te gazetaria investigative,ku kam qenë më i guximshëm dhe më i ndërtuar,pra shkrimet e mia u pengonin edhe disa sejmenëve të devotshëm të komunizmit jugosllavë, të cilët ishin poltronë të atij sistemi, duket edhe kujdestarë për ta stigmatizuar fjalën dhe shprehjen e lirë, të cilët bukur shumë herë intervenonin për “embargot” publicstike ndaj meje dhe shkrimeve të mia.Për ta argumentuar këtë,kësaj i shkon më së miri një thënie e shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ramiz Kelmendit se, “shqiptari të fal gjithçka, por jo dhe suksesin!”.


-Do të thotë se ju keni nisur aktivitetin krijues që në moshë të re. Kjo duhet të ketë qënë me të vërtetë emocionuese dhe inkurajuese. Çfarë mendoni se ju ka frymëzuar për të shkruar?

Libri im i parë i botuar doli në vitin 1995,dhe është ai me poezi “Zjarri i diellit”.Pas këtij libri poetik vjen i botuar romani “Vrasja e liridonëve”, me 1996, e që u kushtohet tri personaliteteve të kombëtarizmës:Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës,Bardhosh Gërvallës, të vrarë me 1982 në UNtergrupenbach të Gjermanisë nga sigurimi i atëhershëm jugosllav, sepse ata ishin veprimtarë të kauzës sonë kombëtare.Më vonë,në këtë vazhdë të botimive pasojnë veprat tjera,pra romanet si:”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe vepra tjera poetike dhe publicistike dhe të zhanreve të ndryshme. Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare si dhe çlirimin definitive nga cerberët e Serbisë,por të shtjelluara në temën romanciere. E them tash,pas kaq vjetëve se, sinqerisht jam dhe i kënaqur për shkak të vlerësimeve nga kritika letrare e kohës, ngase këto vepra janë vlerësuar dhe cilësuar për tematikën dhe për nivelin artistik të tyre, janë vlerësuar sigurisht nga profesionistët e kësaj fushe.Mbase këto vlerësime janë të botuara dhe në shtypin e kohës dhe përmbajnë gjithmonë të vërtetën e thënë mbi vlerat e këtyre veprave,pa kozmetikë pa elozhe,por të vlerësuara saktësisht dhe objektivisht...
Fraksimile , nga një ndër liprat e fundit të Flori Bruqit ..

- Si keni arritur ju të procedoni “në udhëtimin tuaj krijues ”, të jeni kaq kreativ, ku ka një shtrirje të gjerë të kombinimit të fakteve historike, kujtesës, miteve, marrëdhënieve ndëretnike, kombëtare, evropiane, veçmas asaj ballkanike, që perceptojnë vlerën e madhe të edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, në marrëdhënie me të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?

Duke u bazuar në historinë e bujshme shqiptare dhe duke i njohur rrjedhat tona historike dhe të popujve tjerë përrreth nesh,në shumë vepra të mia janë shtjelluar faktet historike,etnike,antropologjike,kulturore etj,si dhe raportet në mes të këtyre popujve dhe historisë së tyre.Nga kjo del dhe vërtetohet lashtësia jonë dhe prejardhja në hapësirat ballkanike, që në shumë nga këto vepra të mia kjo temë zë vend qëndror dhe është shtjelluar nga shumë aspekte.

-Zoti Flori Bruqi keni shkruar qindra artikuj shkencorë dhe studimorë, për historinë ballkanike e botërore, të botuar në organe shtypi në Shqipëri, Kosovë agjensioni Floart press, e gjetiu. Mund të na tregoni diçka në lidhje me strategjinë tuaj për këto vepra, dhe a ka ndonjë gjë tërheqëse që ju shprehni nëpërmjet tyre apo ka diçka tjetër më tej se kjo…?

Puna publicistiko-shkencore edhe përkundër vështirësive të saj,ka arritur të më stimulojë në thellimin e këtyre studimeve,duke shfrytëzuar burimet arkivore në vend dhe jashtë tij.Qëllimi im i gjithmonshëm ka qenë që ta nxjerrë të vërtetën për tematikën në fjalë,prandaj edhe këto tema të këtyre zhanreve janë mbetur një kontribut imi mbase po shprehem “modest”,duke dashur që ta vlerësojnë të tjerët në të ardhmen.Ndërsa sa i përket agjencionit “Floart press”, mund të them lirisht se është një ndër gazetat elektronike ndër më të lexuarat,më e hapura dhe më e debatuara,më e pavarura në trevat shqiptare.Aty ka shkrime të duarta nga shkrimtarët e afirmuar dhe ata fillestarë pa dallime. Agjensioni “Floart Press” ka rreth 200 bashkëpunëtorë anë e kënd globit,ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues.Këtë e vërtetojnë rreth 1.200’000 klikime …

… që do të thotë se shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të ngushtë me një sërë burime dhe arkiva të ndryshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kosovës , veçmas në Ballkan. A keni hasur në vështirësi nga këndvështrimi i një protagonisti në gjetjen e tyre?

Nuk them se nuk ka pasur vështirësi, sepse është në natyrën e punës,por ato i kam kapërcyer gjithmonë,ngase në rend të parë si synim parësor njeriu ka qëllimin e arritjes së rezultateve në akëcilën fushë, në rend të parë me interes për opinionin.Tek unë kjo ka qen cytje dhe më ka motivuar që të mos ndalem pavarësisht se sa dikujt kjo dhe mund t’i ketë “penguar”.

-Duke pasur parasysh faktin se ju jeni të njohur në nivel kombëtar e ballkanik, dhe këtë e tregon kontributi tuaj, përveç sa përmendëm më sipër, keni vëllime poetike , në prozë reportazhe, përshkrime, artikuj kritikë dhe ese etj.

Mund të them se leximi i veprave të bënë të njohur dhe pikërisht këto kontribute të miat letrare, publicistike, mbase ma kanë krijuar emrin tek opinioni ynë lexues, kjo tregon për suksesin e veprës sime letrare dhe asaj publicistike.S’do të shtoja më shumë por them se jam respketues ndaj lexuesve të mi.Secili nga lexuesit e veprave të mia,qofshin ato poetike,romanet apo publicistike dhe të tjera,kudo qoftë ata,u jam mirënjohës, i vlerësoj dhe e çmoj vlerësimin e tyre.

 

Shkrimtari dhe publicisti Flori Bruqi

-Me sa di unë keni shkruar shumë lirika dashurie. Çfarë ju ka shtyrë të shkruani poezi të tilla? Ç’është dashuria për ju ? Kur një burrë e ndjen se është i dashuruar dhe cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në poezinë tuaj?

Kam shumë miq shkrimtarë e shkencëtarë nga Shqipëria e Kosova.Disa edhe nuk janë në mesin tonë si Mehmet Kajtazi,Iljaz Prokshi,Rifat Kukaj, etj e që me siguri se kanë pasur ndikimet e e tyre pozitive në krijimtarinë time letrare,poetike e publicistike…Ndër të gjallët do të veçoja Akademik Prof.Dr.Fatmir Terziun, Akademik Namik Shehun,prof.Dr.Eshref Ymerin,prof Naim Kelmendin,Vullnet Maton,Raimonda Moisiun,Faik Xhanin,Kolec Traboinin,Vasil Qesarin, Përparim Hysin,Prof.dr.Shyqri Galicën,Rushit Ramabajën etj.

-Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju shtjelloni në poezitë tuaja? A janë ato autobiografike? Cfarë është idealja përreth poetëve në mënyrë që të dalin poezi të arrira?

Të gjithë përsonazhet, qoftë në poezi apo në prozë,romane etj,janë personazhe reale të kohës dhe hapësirës sonë etnike.Vlenë të veçoj se në të tre romanet e mija,sikur janë “Dorëzeza”, “Pallati i Akeronit” dhe “Pallati i gjaraprinjve”,personazhet janë realë, por të shkruar me emra artistik.Figurativisht ata janë në mesin tonë. Një numër personazhesh edhe janë gazetarë,shkrimtarë,politikanë dhe luftëtarë të tri luftërave çlirimtare,ata janë të prekshëm. Romanet e mia kanë stigmatizuar dukuritë negative në shoqëri si dhe bartësit e tyre në kohën e monizmit. Pothuaj të gjitha romanet e mi kanë bazë të mirë edhe për t’u bërë skenar filmash, dramatizime etj, ndoshta dhe mund të bëhen në një të ardhme,sepse tematika e këtyre veprave del nga jeta jonë nga ambienti ynë nga koha jonë e jetuar si shoqëri dhe si individ,por e cila kohë ka lënë gjurmet e veta, jo vetëm historike, por edhe psikologjike në njeriun e këtij nënqielli,gjithmonë i tragjizuar nga pushtuesit, në përkjejet e tij për liri dhe pavarësi kombëtare.

-Nga poet në prozator, studues, publicist, kritik letrar dhe esseist?A i shihni këto zhanre si sfidë?
Jo,përkundrazi do të thosha se e përplotësojnë njëra-tjetrën. Në rrugën time krijuese këto mbase e kanë pasuruar krijimtarinë duke e theksuar poashtu gamën e preokupimeve të mija krijuese.Qenësorja është që të gjitha këto zhanre të krijimtarisë sime kanë ecur sukseshëm.

-Cila është sfida për të shkruar një tregim apo roman? Zhanrin e tregimit dhe romanit e “bëtë ju të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?

Dihet se krijimi i romanit nuk është sikur p.sh është krijimi i poezisë dhe në të kundërtën.Romani merr më shumë kohë dhe ka ligjësitë e veta të krijimit,por unë them se në të shumtën unë preferoj romanin si zhanër dhe e kam shkruar.Puna ka dalur e suksesshme ngase kanë shkruar pozitivisht për këto romane.
-Ju i paraqesni personazhet tuaj nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Personazhet e romaneve të mija janë nga jeta reale, ngase ata janë njerëz, por që në krijimtarinë artistike ata marrin emra artistikë apo të imagjinuar,duke dashur që të mos “zbulohen”, sepse tashmë janë emra fiktivë letrar dhe jo realë, por të bëmat e tyre janë reale dhe kanë ndodhur në realitetin tonë në një kohë dhe në një hapësirë. Kjo mendoj se e ka pasuruar lëndën e romaneve të mija dhe mbase ato mbajën vulën e disa ngjarjeve me domethënie për një kohë të jetuar. Besoj se lexuesi do ta gjykojë këtë kur t’i ketë lexuar.


-Një nga gjërat që kam vënë re në librat dhe shkrimet tuaja reportazh është përshkrimi i vendeve, natyrës dhe pozicionit gjeografik të tyre. Pra, sa e rëndësishme është kjo në krijimtarinë tuaj?

Kuptohet se përshkrimet që juve keni gjetur në veprat që potenconi,përbëjnë si të thuash një bazament të ngjarjeve të shtjelluara në ato shkrime.Përshkrimet e kësaj natyre pasurojnë rrëfimin dhe krijojnë një imazh më të saktësuar për lexuesin.Ato,pra përshkrime e natyrës,vendeve, etj, i japin jetë dhe e dinamizojnë rrëfimin apo shkrimin e një vepre.

-Sa kohë keni që shkruani ? Çfarë iu ka tërhequr në artin e të shkruarit? Cila është eksperienca më e mirë që keni përjetuar kur shkruani? Po më zhgënjyesja? Cilat janë emocionet tuaj, kur shkruani?

Mund të them se secila vepër shkruhet me emocion,pavarësisht se krijuesi që në fillimet e shkrimit të një vepre letrare,të një tregimi,të një poezie etj, i vë si të themi ato spirancat e krijimit të ngjarjes,apo të pikave ideore kah do të ecën ngjarja. Është e vërtetë se kam ndjerë në të shumtën emocionin e një magjie që të jep shkrimi kur krijon.Ndjenjën e zhgënjimit nuk e kam përjetuar, jo për tjetër, por mbase kur krijuesi krijon veprën ai ka një qëllim parësor që e shtynë atë ta krijojë atë vepër.Unë ndjehem mirë me atë që kam arritur ta krijojë dhe tua transmetojë lexuesve.

- Ju keni një karrierë gjithashtu në publicistikë. Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj në librat, essetë dhe artikujt publicistikë?

Nuk do të ndalesha tek momentet,por në tërësinë e veprës së krijuar janë mbarsur temat e shtjelluara,ato në publicistikë janë të kohës sonë, të hapësirës sonë, të mendësisë sonë, dhe të psikologjisë sonë jetësore.Ka dhe tema nga historia,mbase për t’i ndriquar disa aspekte ngjarjesh apo personalitetesh etj,që janë e gjurmës sonë si komb në kohë, në data, në ngjarje të mëdha apo të vogla qofshin ato.Ato sikur më grishin kujtesën për t’i shtjelluar ngarendas në shkrimet e këtij zhanri të shkrimtarisë.

-Si ka ardhur ndryshimi juaj më herët, nga poet, prozator në suksesin tuaj si publicist?

Thënë të drejtën veten e shoh më të sendërtuar në zhanrin e romanit. Sikur më ka dhënë më shumë mundësi të të shprehurit,të të rrëfyerit,por gjithmonë me nivelin e gjuhës artistike të rrëfimit. Ndoshta, them sipas përshtypjes sime, jo larg këtij suksesi qëndron edhe poezia dhe publicistika.

-Si ndjeheni kur jepni intervista?

Them sinqerisht fare mirë sepse intervista është dhe një rast tjëtër i komunikimit më lexuesin,mbase nxjerrë për lexuesin në të shumtën dhe aspekte tjera, të panjohura ato që i interesojnë lexuesit për akëcilin person krijues.

-Mesazhi juaj për inteligjencën shqiptare,kosovare dhe talentet e reja.

Më e rëndësishmja është vlerësimi i drejtë i vlerave krijuese të kudoqoftë dhe vlerësimi i sinqertë i punës së njëri tjetrit kudo në hapësirën shqiptare dhe pastaj njohja e këtyre vlerave edhe nga jashtë.Ne kemi çka t’i prezentojmë edhe botës nga vlerat tona krijuese por duhet që ta kundrojmë drejtë vlerësn e secilit dhe pa grupe dhe paragjykime klanesh e interesash të ngushta.

-Çfarë dëshironi të shtoni….

Asgjë më shumë vetëm të ju falenderoj për misionin tuaj në prezentimin e vlerave artistike për lexuesin,suksese në punën tuaj..

Bisedoi: Raimonda MOISIU



***************
 Gazeta C 

http://gazetac.com/index.php/artkulture/25977-te-gjitha-veprat-e-mija-kane-si-lajtmotiv-ceshtjen-shqiptare.html

Skandaloze :Gjenerali madhor i UÇK-së Fatmir Limaj akuzohet me SMS të falsifikuar!



Fitim R.: Falsifikimin e SMS-ve e urdhëroi prokurori


Ish-polici kosovar, Fitim R., i cili dyshohet se “ka gisht” në falsifikimin e mesazheve telefonike mbi bazën e të cilave Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj nënkryetarit të parë të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, ka zbardhur detaje të reja nw lidhje me këtë rast.

Siç raporton gazeta Epoka e Re, ai të enjten ka qëndruar në redaksinë e kësaj gazete ku ka qarë në prani të babait të tij, i cili është prokuror special, ndërsa ka thënë se ndjenë keqardhje që për shkak të veprimit të tij po i përmendet babai në medie.

Ai thotë se vetë nuk i ka falsifikuar mesazhet telefonike, mbi bazën e të cilave po akuzohet Fatmir Limaj, por sipas tij, këtë e ka urdhëruar një prokuror vendor me inicialet O.M.

“Falsifikimin thotë se nuk e ka bërë në rrugë as në zyre, dhe thotë se nuk e di kush e ka bërë”...

Fitim R. sipas kësaj gazete nga e ka pranuar se ka të bëjë diçka me këto mesazhe, por thotë se vetëm e ka bartur faleshin (USB) me formatin e fajllit PDF nga Posta në Policinë e Kosovës me urdhër të prokurorit shqiptar në vitin 2009.

Për këtë çështje dy javë më parë ka raportuar “Zëri”, e cila ka treguar në detaje për falsifikimin e mesazheve telefonike, të cilat, Prokuroria pretendon se janë shkruar nga ish-shefi i Kabinetit të ish-ministrit Limaj, Endrit Shala, i cili, sipas mesazheve të falsifikuara ka komunikuar me njërin prej operatorëve ekonomik, Florim Zuka, i cili drejton kompaninë “Tali Compani”, të cilit i ka kërkuar mito për t’ia dhënë tenderët për asfaltimin e rrugëve.

Letra me mesazhet e falsifikuara nga Prokuroria kishte arritur në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ia kishte dhënë Limajt, ndërsa EULEX-i e kishte marrë atë në shtëpinë e Limajt kur e kishte bastisur atë.

Për këtë letër me mesazhe të falsifikuar prokurori ndërkombëtar e ka intervistuar edhe vetë kryeministrin, i cili, siç ka raportuar “Zëri”, nuk ka treguar se nga i ka ardhur kjo letër.

Më poshtë është teksti i plotë, i cili është botuar me 24 janar në “Zëri”:

Limaj akuzohet me SMS të falsifikuar!

Mesazhet telefonike mbi bazën e të cilëve është ngritur aktakuza ndaj ish-ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj, në rastin e Ministrisë së Transportit, janë të falsifikuara “fund e krye”.


Pothuajse e tërë aktakuza ndaj nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limajt, është ngritur duke u bazuar në disa mesazhe telefonike, që EULEX-i pretendon se janë shkëmbyer mes ish-shefit të Kabinetit të Limajt, Endrit Shala, dhe kompanisë ndërtimore “Tali”.

Gazeta “Zëri” ka siguruar aktakuzën e Limajt, ku përveç deklaratave të ndryshme, dyshimeve të Prokurorisë, vend të konsiderueshëm zënë mesazhet telefonike të Shalës me pronarin e kompanisë “Tali”, Florim Zuka.



Përveç dosjes së aktakuzës, gazeta ka siguruar edhe historitë e telefonatave dhe mesazheve të Endrit Shalës dhe të Florim Zukës. Të dy këto janë nxjerrë nga PTK-ja dhe të njëjtat ia kanë dorëzuar Prokurorisë së EULEX-it, të cilat dëshmojnë se mesazhet që EULEX-i i pretendon si të vërteta janë të falsifikuara.

Në fakt, mesazhet që posedon EULEX-i, të cilat janë të listuara në një dokument që nuk përmban asnjë dëshmi dhe vulë të ndonjë institucioni, vijnë në kundërshtim të plotë me mesazhet që Endrit Shala dhe Florim Zuka kanë marrë nga PTK-ja.

Mesazhi i parë, i listuar në “dokumentin” e EULEX-it, sipas këtij misioni, është shkëmbyer mes Shalës dhe Zukës, më 15 mars 2009, në orën 15:09, por në historinë e thirrjeve të PTK-së shihet se në këtë kohë nuk ka pasur fare komunikim mes këtyre dy numrave.

Situatë plotësisht e njëjtë është edhe me dymbëdhjetë mesazhe tjera.

“O Endrit shefi, pasnesër çelën senet, çka po ta merr mendja a po mundemi me bë naj sen o shef, e ta kryej obligimin ndaj teje, e ti tani normal ndaj atyre tuve që i ki. Ta jap o shpirt qat 25she me katër xero, kalo mirë e lajmerom”, është mesazhi i tretë, të cilin sipas EULEX-it, Zuka ia ka dërguar Shalës më 23 mars 2009 në orën 10:13.

Por, në të dy historitë e bisedave shihet se asnjëri dhe as tjetri në këtë kohë nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin, dhe se gjatë kësaj kohe që të dy kanë komunikuar me persona të tjerë, përkatësisht, me numra të tjerë të telefonave.

Mospërputhje e tillë ekziston edhe te mesazhet tjera. “O si je Tali kompani, a je mirë, a po lodhesh. Qe edhe unë po pushoj në vikend, ti si je a je mirë, si po të shkojnë punët, të përshëndes e kalo mirë. Tung”, është njëri nga mesazhet që, sipas “dokumentit” të EULEX-it, Endrit Shala ia ka dërguar Florim Zukës më datën 29 mars 2009 në orën 14:02.

Por, sikurse në historinë e telefonatave dhe mesazheve të Shalës, edhe të Zukës, gjatë kësaj kohe, përkatësisht me këtë datë dhe këtë orë nuk ka pasur fare komunikim mes këtyre dy personave.

Megjithatë, nuk janë vetëm trembëdhjetë mesazhet e falsifikuara në “dokumentin” e EULEX-it. Aty vërehet gjithashtu mospërputhje në kohë nga mesazhi në mesazh. Përkatësisht, gjatë radhitjes së mesazheve “hartuesi” i tyre e ka ngatërruar orën. Mesazhi i gjashtë që i takon datës 25 mars 2009 është i shkruar në orën 16:16, ndërsa mesazhi pasues, po ashtu i kësaj date, është i shkruar dy orë më herët, përkatësisht në ora 14:19.

Mesazhet i pa i pari Thaçi

Siç shihet nga aktakuza, “dokumenti” me mesazhet e falsifikuara, para se të bjerë në “dorë” të EULEX-it ka qëndruar paraprakisht te kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

Sipas aktakuzës, Limaj derisa merret në pyetje para Prokurorit të EULEX-it tregon se në vitin 2009 ka shkuar te kryeministri Thaçi, në Kryeministri për të biseduar me të rreth mesazheve të Shalës.

Kryeministri më pas ia ka ofruar Limajt “dokumentin” me mesazhet telefonike, duke ia bërë me dije atij se shefi yt i kabinetit është përshirë në korrupsion. Pas kësaj, siç ka rrëfyer Limaj, është ftuar Shala që të japë dëshmi për çështjen në fjalë.

“Kryeministri ma dha atë (letrën me mesazhe) dhe më tha shikoje këtë. Unë e shikova atë dhe ishte shumë serioze për mua. Unë në të vërtetë isha i alarmuar.



Unë e thirra këshilltarin tim (Endrit Shala), i thash shpjego çka ndodhi, ai më tha prit një orë dhe unë do t’i gjej tekstet (mesazhet) e mia se ky është fabrikim. Qëllimi im ishte që të ushtroj padi lidhur me këtë, por nuk kisha ide nëse Endrit Shala e mbante dokumentin apo e kisha unë atë, për këtë arsye ajo u gjet në banesën time (kur është bastisur nga EULEX-i)”, ka deklaruar Limaj në Prokurori, derisa është marrë në pyetje.

Ndërsa, pas një kohë të shkurtër Shala e kishte nxjerrë historinë e telefonatave dhe mesazheve të tij, me të cilën më pas ishte deklaruar e vërteta për mesazhet dhe thirrjet dhe se “dokumenti” që kishte ofruar kryeministri nuk është i njëjtë me atë që kanë dhënë zyrtarët përgjegjës në PTK.

Por, siç shihet nga aktakuza, EULEX-i më pas është “përpjekur” ta sigurojë historinë e mesazheve të Endrit Shalës, por kjo kishte qenë “e pamundur” ngase, prokuroria pretendon se dikush ka mundur t’i fshijë sms-at nga databaza e PTK-së

“Kur hetuesit kërkonin SMS-it, të numrit të Endrit Shalës nga PTK-ja në vitin 2011, mungonin vetëm këto SMS mesazhe fajësuese”, thuhet në aktakuzë.

Thaçi: “Po, unë e kisha letrën me SMS”

Gazeta ka siguruar edhe dy letra që përbëjnë një komunikim mes kryeministrit Hashtim Thaçi dhe prokurorit të EULEX-it, Johannes Pickert, të cilat në krye mbajnë vulën “tepër konfidenciale”.

Më 23 prill të vitit 2012, prokurori ia kishte dërguar një shkresë kryeministrit Thaçi, nga i cili kishte kërkuar që ose të intervistohet nga EULEX-i, ose t’u përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me mesazhet telefonike.

Kjo letër kryeministrit i ishte dërguar, pasi që, siç ka shkruar prokurori ndërkombëtar, gjatë marrjes në pyetje të Limajt, ish-ministri ka deklaruar se “mesazhet ishin falsifikuar nga dikush dhe se kryeministri kishte ardhur në posedim nga një burim i paidentifikuar”.

Ndërkaq, kryeministri kishte zgjedhur që në shatë pyetjet e prokurorit Pickeret të përgjigjet me një përmbledhje të shkurtër me shkrim, por nuk kishte treguar se nga e ka marrë letrën me mesazhet e falsifikuara. Ai vetëm kishte thënë se letra të tilla merr shpesh dhe se jo të gjitha i trajton vetë.

“Në të  e rasteve letrat e tilla hidhen si të pavlera, mirëpo në rast se ka ndonjë letër me përmbajtje të ndonjë rëndësie për ndonjë person apo individ i cili punon për Qeverinë e Kosovës, atëherë unë atë letër dhe atë përmbajtje ia përcjell individit të apostrofuar.



 Pikërisht një letër anonime ka qenë edhe letra për të cilën ju keni kërkuar sqarime përmes shkresës suaj zyrtare. E gjitha çfarë mund të them lidhur me atë letër është se unë ia kam përcjellë ministrit përgjegjës të apostrofuar, sepse e njëjta letër ka pasur përmbajtje që ndërlidhet me ministrinë të cilën ai e drejtonte”, është përgjigjur kryeministri në letrën që mban datën 15 maj 2012.

Ndryshe nga e gjithë kjo, aktakuza ndaj Fatmir Limajt për keqpërdorime në Ministrinë e Transportit ka pësuar “zbutje”. Fillimisht EULEX-i pati deklaruar se janë keqpërdorur tetëdhjetë milionë euro, por kjo shumë tash ka rënë në dyqind e pesëdhjetë mijë euro.

E gjithë përmbajtja e aktakuzës ndaj Limajt dhe katër bashkëpunëtorëve iu referohet tre tenderëve që janë dhënë për ndërtimin e rrugëve, duke pretenduar se zyrtarët shtetërorë kanë marrë njëzet për qind të vlerës së përgjithshme të tenderëve, ndërsa mesazhet telefonike janë pjesë e kësaj reference.

Shala: SMS-të janë të montuara!

Gazeta të mërkurën ka kontaktuar me ish-këshilltarin e Limajt, Endrit Shala, i cili ka deklaruar se mesazhet telefonike janë të montuara dhe se kjo është vërtetuar edhe nga historia e telefonatave, ndërsa mohon mundësinë që “mesazhet fajësuese” të jenë fshirë nga serverët e PTK-së, siç pretendon EULEX-i.

“Ne kemi komunikuar me zyrtarë përgjegjës të PTK-së, të cilët mohojnë në mënyrë kategorike mundësinë e fshirjes apo të montimit të SMS-ve në serverët e VALE-s, e sidomos pa lënë kurrfarë gjurmë. Prandaj, logjikisht rrjedh pyetja se si dhe ku janë montuar këta SMS? Padyshim, dëshmitar kyç për këtë do të duhej të ishte kryeministri Thaçi”, ka deklaruar ai. Sipas tij, nëse prokurori i EULEX-it është i interesuar ta zbardhë të vërtetën për mesazhet, atëherë këtë mund ta bëjë duke i kërkuar ata në Monaco-Telekom, ku sipas tij, ruhen edhe nëse fshihen SMS-të në Kosovë.

UNË KAM FRIKË - KURSEJINI METAFORAT

Rexhep Shahu


REXHEP SHAHU

Gjykata e shkallës së parë në Tiranë, (janë edhe dy nivele apo shkallë gjykimi, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë, pastaj edhe gjykata e Strasburgut), shpalli të pafajshëm gardistët për ngjarjen e 21 janarit 2011, ndërkohë që Prokuroria kërkonte dënim me burg.
Dhuna e deklaratave të pakënaqësisë ndaj vendimit të gjykatës dhe shprehja se gjykata rivrau të vrarët e 21 janarit, ishin më të frikshme se dhuna fizike e 21 janarit.
U mallkua gjykata. U vra gjykata. U vra besimi tek gjykata. U shpall vrasëse gjykata.
Gjithmonë kemi besuar kur kemi patur sherre apo konflikte çfarëdo, kemi ku t’i zgjidhim, kemi gjykatën. Por gjykata dje u vra nga ata që bënë 21 janarin.
Unë nuk e di dhe nuk mund ta di a është i drejtë apo i padrejtë vendimi i gjykatës, veç di se asnjë njeri në botë, president, kryeministër a çfarëdo qoftë, në sisteme demokratike, sikur me pasë edhe katër kokrra te bolet, nuk mundet ta gjykojë, rrëzojë apo anullojë një vendim gjykate nëpër konferenca shtypi, në studio televizive, me deklarata shtypi, apo në mitingje politike. Siç nuk mund ta di unë a është i drejtë apo padrejtë ai vendim gjykate, nuk mund ta dijë asnjë ambasador në Tiranë, asnjë lider politik, asnjë deputet. Një vendim gjykate e rrëzon apo e len në fuqi vetëm një gjykatë më e lartë. Dhe kur merr vendim ajo gjykata më e lartë si shkallë e fundit e pushtetit gjyqësor, ai vendim mbetet në fuqi dhe zbatohet.
Siç nuk mund ta di pse s’vajtën në gjyq nga prokuroria, që është përkrahur dhe nxitur edhe nga ambasada amerikane, organizatorët dhe nxitësit e 21 janarit si Skëndër Gjinushi, Spartak Ngjela, Edi Rama dhe ndonjë deputetkë tjetër për thirrje e nxitje për trazira e për protesta të dhunshme…
Di se ka vendime të pazbatuara gjykate për çeshtje civile, por nuk di se ka vendime të pazbatuara për çeshtje penale.
Vendimin e djeshëm të gjykatës së Tiranës mundet ta gjykojë, rrëzojë apo lërë në fuqi, plotësisht apo pjesërisht, Gjykata e Apelit e Tiranës, Gjykata e Lartë e Republikës ose Gjykata e Strasburgut.
Por nuk mundet ta rrëzojë as Edi Rama që mbjell frikë dhe terror me fjalimet e tij, nuk mundet ta rrëzojë as deputeti Saimir Tahiri nga foltorja e parlamentit të Shqipërisë, i cili ka dhënë prova se nuk e përfill gjykatën, as deputeti Taulant Balla që bën shurrën mbi gjykatën dhe kërcënon gjyqtarët nga foltorja e kuvendit.
Deklaratat e zotit Rama dhe të tjerëve dje thonin se kur të vijnë nesër në pushtet nuk do të pyesin për Presidentin e vendit dhe për Këshillin e Lartë të Drejtësisë që emërojnë dhe shkarkojnë gjyqtarë, por do ti emërojnë dhe shkarkojnë ata vetë…
Vendimin e Gjykatës së Tiranës nuk mundet ta rrëzojë as deklarata e shtypit e Ambasadës Amerikane në Tiranë, as deklarata e Bashkimit Europian. Sa keq flas dhe unë! Nuk munden them. Po të duan ata munden që më çudisin mua. Por unë them në kushte të një shteti ligjor, të një shteti të pavarur me institucione të pavarura.
Nëse për Shqipërinë bëjnë dhe vendosin drejtësinë punonjësit e ambasadës amerikane dhe përfaqësuesit e komisionerëve europianë, do të ishte shumë më e ndershme, më fisnike dhe do të qetësohej çdo shqiptar që gjyqtarët në Shqipëri të ishin punonjës të shtetit amerikan ose të vendeve europiane.
Që të vertetohen edhe në fushën e gjyqësorit shqiptar tezat e vjetra të huaja, kryesisht serbe, se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, të drejtojnë shtet.
Kur me anë të deklaratave të tyre të huajt dje thanë se vendimi i gjykatës është i padrejtë, pse nuk thonë se si është e drejta, si duhej të ishte ai vendim, pse nuk e thonë publikisht se sa e si duhej të dënoheshin të akuzuarit, pse nuk ia kanë çuar të shkruar vendimin gjykatës që gjykata shqiptare vetëm ta lexonte atë.
E folura gjasme diplomatike e të huajve për Shqipërinë, për ngjarjet dhe zhvillimet këtu, më duket se nuk është e folur shumë miqësore. Më duket sikur folësit e huaj u drejtohen marsianëve e jo shqiptarëve. Nëse ofrohen si miq, duhet të flasin si miq edhe para opinionit publik shqiptar dhe nuk shkon më e folura si nga Kina. Munden me folë më shkoqur, më qartë, pa arrë në gojë për hatër të qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët janë më amerikanë se amerikanët dhe duan të jenë anëtarë të Bashkimit Europian më shumë se sa duan vetë qytetarët e Bashkimit Europianë të jenë europianë.
Shqiptarët, me shtet apo pa shtet, me Turqinë apo pa Turqinë, në luftra të pasosshme ballkanike qysh sa mbahet mend, janë ende gjallë si komb, të pashuar, të coptuar dhe me një shtet 100 vjeç që nuk ka ditë ku të mbështetet dhe që ka jetuar 50 vjet diktaturë. Por janë. Kanë jetuar me miq e pa miq, me armiq e pa armiq dhe nuk janë shuar jo për hatër të miqve apo armiqve. Për hatër të miqve dhe armiqve shqiptarët kanë vuajtur diktaturën e burgjeve dhe të urisë 50 vjet.
Sot shqiptarët e duan Amerikën dhe Europën më shumë se kurrë. Ndaj përfaqësuesit e tyre duhet të na thonë troç kush është gabim nga politikanët tanë e kush nuk është, kush e ka mirë e kush jo, sipas gjykimit të tyre. Pa na lënë të na tërheqin zvarrë gazetarët a përkthyesit diletantë apo militantë të cilësdo forcë politike.
Nëse do t’i lini shqiptarët që të lexojnë buzëqeshjet apo mrroljet e fytyrave tuaja, do të fitoni antipati dhe po bëni mëkat ndaj fëmijëve shqiptarë.
Në vendin tonë nuk besohet asnjë institucion. Sikur është një marrëveshje e madhe e fshehtë që të mos besohet asnjë institucion.
Gjykata që flet në emër të republikës nuk besohet, kërcënohet. Dhe po mendoja, mjaft i trembur nga stuhia e sharjeve, nga kërcënimet e mallkimet, a do të kemi ndonjëherë ku të besojmë ne si shqiptarë. A do të duhet të besojmë se bëhet drejtësi ndonjëherë në vendin tonë.
Me 21 janar, kur ndaj policëve gjuhej si mbi djallin nga grupe kriminale dhe policët nuk u konsideruan fare si shqiptarë nga kriminelët e armatosur me hunj e gurë, unë kisha shumë frikë. (Kurrë shqiptarët nuk kanë luftuar me aq urrejtje në asnjë betejë kundër armikut të huaj siç luftuan atë ditë me hunj kundër policëve shqiptarë.)
Kisha shumë frikë se shteti do të bjerë në dorë halabakësh, të cilët sot i përdor njëri e nesër të njëjtët i përdor tjetri.
Por kur shtetit i vret gjykatën, ia shpërbën gjykatën dhe del mbi gjykatën lideri i nesërm, si duhet të besoj se jemi në sistem demokratik dhe se nuk do të hyjmë në diktaturë.
Edhe në diktaturë formalisht gjykata bënte ligjin dhe kishte autoritet suprem, pavarësisht se tekstet e vendimeve bëheshin siç donte udhëheqja.
Por të jetë aq i lirë, aq i dijshëm cilido udhëheqës që të zhbëjë vendimin e gjykatës, të zhbëje gjyqtarët, kjo më ngjall shumë frikë.
Kisha shumë frikë me 21 janar 2011 se lideri i opozitës do të nxitet, mashtrohet, joshet dhe do të hyjë përmes zjarrit e ta ulë bythën në karrigen e kryeministrit të vendit. Për të dalë nga ajo zyrë pastaj nga tjetri po me dhunë, për të mos u ndalë dhuna…
Atë ditë kam mallkuar veten për herë të parë që jetoj këtu dhe që kam fëmijët këtu dhe më është dukë vetja krejt i pazoti që nuk i kam nxjerrë fëmijët jashtë.
Atë ditë mallkova policët dhe i shava me loçkë të shpirtit që duruan të rriheshin e të poshtroheshin ashtu dhe që nuk lanë shakull në vend të plagosur cilindo që gjuante si kriminel mbi policët.
Por kur pashë se nuk ranë në duart e kriminelëve institucionet e shtetit, të kriminelëve që drejtoheshin publikisht e mediatikisht nga Gjinushi, Ngjela, Rama dhe një grusht politikanësh të tjerë që rrinin skutave e fshihnin bythën, (dhe që sot nuk shkojnë para gjykatës që të merret një vendim gjyqësor ndaj tyre), mu ngjall shpresa dhe u tret mallkimi që i bëra vetës pse jetoj me familjen në Shqipëri.
Dhe besova se shteti nuk do të mund të vritet më në Shqipëri.
Dje, nga stuhia e egër e deklaratave të liderit të opozitës dhe tellallëve të tjerë më zuri frika përsëri për të nesërmen, sado e largët të jetë ajo.
Frika është tek të gjithë njerzit e thjeshtë të këtij vendi. Mund të thoni jo. Është e drejta juaj. Por unë e ndjej tek vetja dhe tek të gjithë.
Na shpëtoni nga frika kush të mundet dhe kurseni metaforat...

Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro-Shqiptarët kanë qenë në Greqi gjithmonë


Reagojnë ashpër arbëreshët e Italisë kundër deklaratave të parlamentarit të së djathtës ekstremiste greke. “Greqia, me bashkëpunimin e Qytetërimit Europian, mohon paturpësisht ekzistencën historike të popullit arbëresh.”

Këto ditë, përmes mediave, informohem se qeveria greke, përveçse e përqendruar në synimin për të zgjidhur çështjen e saj ekonomike, e fundosur tashmë në karakatina të errëta dhe shpellare, me anë të një parlamentari të ekstremit të djathtë, me tone dhe pikëpamje të thartuara, vazhdon e patundur të mohojë ekzistencën e bashkësisë arbërore, ndryshe e njohur si arbëreshe, bashkërisht me identitetin e tyre gjuhësor dhe të kaluarën e tyre të lavdishme. E gjitha kjo tendencë të bind që të mendosh negativisht për rolin që luan entiteti shtetëror i Greqisë, shpesh me një arrogancë të qetë mbizotëruese (dhe abuzuese e fondeve publike europiane, përfshi edhe e parave tona), në kontekstin “qytetar” të të ashtuquajturit Komunitet Europian.
Shqiptarët kanë qenë në Greqi gjithmonë
Greqia, si një vend anëtar i Bashkimit Europian, është i vetmi shtet që nuk njeh minoritetet gjuhësore që ekzistojnë në atë territor për më shumë se gjashtë shekuj: arbërorët, ose siç e quajnë ata ndryshe veten arbëreshët, të cilët jetojnë dhe punojnë me dinjitet ekstrem.

Shfaqja e parë historike e shqiptarëve në territorin ku sot shtrihet Greqia daton në fund të 1200-s dhe në fillim të 1300-s, e megjithatë kronisti bizantin Kantakuzeno, përmend se në malet e Thesalisë rreth vitit 1100 u vendosën aty fise epirote, të tilla si ai i Buas dhe Maseretëve. Në lidhje me të njëjtin argument dhe të njëjtën periudhë kohore na flet edhe dijetarja Ana Komnena (1083-1150), e cila në veprën e saj “Alessiade” e identifikon këtë popullsi me emrin ALBANOI dhe specifikon se ata janë ‘Abasileuti’, pra që do të thotë se nuk i sundonte asnjë mbret.

Në vitet në vijim shumë shqiptarë u thirrën nga despotë të ndryshëm të Greqisë bizantine (kujtojmë këtu se Greqia nuk ka ekzistuar kurrë si një entitet shtetëror), për të populluar tokat e Atikës, Beotisë, Kosturit, Korinthit, Lakonis, Arkadias, Mores dhe të Thrakës.

Popullata shqiptare, krenare për origjinën e vet, jo shumë kohë më pas filloi të dallohej pozitivisht në krahasim me atë greke, kësaj të fundit i mungonte një identitet i vërtetë etnik dhe këtë aspekt e nxjerrim në dukje konkretisht nga shkrimet që rezultojnë në një raport nga veneciani Marino Sanudo i Vjetri (Marino Sanudo il Vecchio, 1270-1343), përmes së cilës na informon se: “Rajonet më pjellore, ato në Arkadia, në More, në Lakoni, në Negroponte ose ndryshe Eubea dhe në Thesali, ishin të mirëpopulluara me shqiptarë, të cilët jetonin në mirëqenie në shtëpitë e tyre, në sajë të parave që përfitonin nga bujqësia dhe nga blegtoria”.

Nga kjo dëshmi është e qartë se popullata shqiptare e vendosur në Greqi rreth shekullit XIII, nga një entitet nomad ishte transformuar në një entitet sedentar, duke u kujdesur për tokën dhe bagëtinë në një mënyrë më racionale.

Për shkak të ngjarjeve historike të shekujve XV dhe XVI, shkaktuar nga ekspansionizmi i njëpasnjëshëm i imperializmit osman, shumë familje arbërore/arbëreshe u zhvendosën në jug të Italisë, ku dhe ekzistojnë akoma. Ndërsa popullata shqiptare që pati më pak fat e që mbeti në Greqi, luajti më pas një rol shumë të rëndësishëm gjatë luftërave për pavarësinë e vendit në çerekun e parë të shekullit XIX. Në këtë kontekst duhet të përmendim personazhet heroike, si Marko Boçari, bëmat e Suliotëve, kapitenia e anijeve Bubulina e shumë të tjerë.

Si mund të fshijë padrejtësisht e sipas dëshirës disa nga faqet e historisë i pamaturi, arroganti e sipas të gjitha gjasave ndoshta injoranti, deputeti grek i së djathtës ekstreme? Kush mendon se është ky individ, Hermes ose një fëmijë i privilegjuar i Zeusit? Jo! Ai është vetëm një abort i qytetërimit dhe një polinom i arrogancës e i budallallëkut të pakujdesshëm.

Komuniteti Europian, si garantues i qytetërimit të Kontinentit të Lashtë, po mbetet i shurdhër e i verbër përkundrejt diskriminimit, i cili vazhdon ende edhe sot të praktikohet kundër popullsisë arvanitase. Më 16 shtator të 1969-s, arbëreshi i Kalabrisë, Papas Antonio Bellushi, bashkërisht me studiues të rinj europianë, do të raportojnë rezultatet e hetimeve të tyre në lidhje me gjendjen diskriminuese të shtetit grek përkundrejt pakicës gjuhësore shqiptare në Komisionin e Komuniteteve Europiane. Të shkëputur nga ky raport i Papas Antonio Bellushi, po sjellim në vijim kundërpërgjigjen që mbajti politika greke:

1) Qëndrimi i Partisë Nea Dhimokratia: “Nuk ekziston problemi i gjuhës shqipe në Greqi ashtu si nuk ekzistojnë fshatrat me origjinë shqiptare. Në qoftë se kjo gjuhë flitet brenda kontekstit familjar (sh. i autorit: ky është paradoks, ekziston apo jo kjo gjuhë?), nuk mund të shprehë një mendim të një rëndësie shumë të madhe”;

2) Qëndrimi i Partisë Pasok: “Kush nuk flet gjuhën tonë (greke), nuk është pjesë e racës sonë dhe e kombit tonë”;
3) Qëndrimi i Ministrisë së Kulturës: “Nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistojë asnjë mësimdhënie e gjuhës shqipe, sepse ajo nuk ekziston në territorin grek”;

4) Qëndrimi i gazetës periodike “Anti” në Athinë: “Pakicat gjuhësore në Greqi si arvanitasit, vllahët, pomakët (bullgarët) nuk mund të pretendojnë asnjë të drejtë. Në Greqi ka vetëm grekë”.

Kontradiktat dhe arroganca e qeverisë greke dhe e parlamentarëve të saj, në lidhje me çështjen e mbrojtjes së pakicave etnike, duhet të jetë një tematikë që Bashkimi Europian duhet të shqyrtojë me prioritet të jashtëzakonshëm, pasi, e ashtuquajtura Europë e civilizuar deri tani i ka vendosur qëllimisht në Erebo (sh.p.: bota e përtejme).

Gjithçka mund të injorohet, por jo historia!

[Linku i artikullit në gjuhën italiane: http://arberiaitalia.blogspot.it/2013/02/la-grecia-con-la-complicita-della.html ]

(Me kërkesë të autorit përktheu nga italishtja dhe përshtati në gjuhën shqipe: Brunilda Ternova)

*Shkruar nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro, pasardhës i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka-Ëngjëlli

Një asteroid më 15 shkurt i afrohet Tokës


Një asteroid më 15 shkurt i afrohet Tokës
NASA parasheh se një asteroid do ti afrohet tokës gjatë javës së ardhshme, dhe për këtë aryse Agjencia Amerikane e Hapësirës e ka quajtur këtë si objekin më ta madh ndonjëherë që është afruar aq afër planetit tonë.

NASA bënë të ditur se pika më e afërt e asteroidit me sipërfen e tokës do të jetë rreth 27.700 kilometra.


Edhe pse kjo distancë është e afërt, NASA thotë se nuk ka arsye për frigë.

Asteroidi është rreth 50 metra i gjerë, që i bije se është më i vogël se masa standarte e tyre. NASA ka parashikuar se ky asteroid do të ketë pikën më të afërt me tokën gjatë 15 shkurtit më saktësisht në orën 19:24 dhe do të kalojë nëpër Oqeanin Indian.

Vendet më të preferuara për të shikuar asteroidin do të jenë Evropa Lindore, Asutralia dhe Azia.

Hamdi Sopa është vra.

Eksperti i mjekësisë ligjore, Naim Uka, qëlloi kujdestar natën që Hamdi Sopa vdiq në rrethana të dyshimta, më 29 janar. Kur e pa se nuk po i del ashtu siç ishte thënë se dyshohet se rasti ka të bëjë me vetëvrasje, i thirri edhe dy kolegët e tij më të vjetër, Arsim Gërxhaliun dhe Flamur Blakaj. Këta tre ekspertë kryen autopsinë e të ndjerit Sopa ku versioni zyrtar doli se ai ishte vrarë e jo vetëvrarë siç ishte dyshuar në fillim.

Tash ky raport po kontestohet nga avokati i bashkëshortes së Hamdi Sopës e dyshuar për vrasje. Florin Vërtopi ka deklaruar se në bazë të gjitha provave del se i ndjeri Hamdi Sopa ka kryer vetëvrasje, duke kontestuar kështu raportin e mjekësisë ligjore. “Do të kërkojmë edhe ekshhumimin e kufomës, në mënyrë që t’i bëhet ekspertizë e re nga ekspertë ndërkombëtarë”, ka thënë Florin Vërtopi.

Por në Departamentin e Mjekësisë Ligjore qëndrojnë fuqishëm prapa raportit zyrtar që të hënën iu dorëzua prokurorit Blerim Isufaj. Në atë raport konstatohet se Hamdi Sopa nuk ka bërë vetëvrasje, por fillimisht është vrarë me thikë për t’u hedhur pastaj nga ballkoni i banesës në katin e nëntë. I kontaktuar nga Express drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se raporti i hartuar dhe i dorëzuar në Prokurori është shumë profesional dhe i saktë. Pa dashur të komentojë deklaratat e avokatit Vërtopi, Gërxaliu tha se qëndrojnë prapa raportit zyrtar.

“Qëndrojmë prapa raporteve tona, sepse të njëjtat përcillen edhe me fotografi të shumta”, tha Gërxhaliu. Ai sqaron se obduksioni është bërë në prezencë të hetuesve policorë, të Forenzikës dhe prokurores kujdestare. Këtë raport sipas tij ia kanë dorëzuar prokurorit dhe më nuk janë marrë me të. “I ndjeri nuk ka bërë vetëvrasje, ai është vrarë. Le ta sjellin kë të duan kështu do të dalë përgjithmonë”, tha Gërxhaliu për Express. Ai nuk jep detaje për mënyrën e vrasjes, sepse siç thotë krejt janë sqaruar në raportin që ia kanë dorëzuar prokurorit. Në bazë të këtij raporti prokurori Blerim Isufaj ka dhënë edhe urdhër për arrestim të bashkëshortes dhe dy vajzave të Hamdi Sopës. Momentalisht ato janë të dyshuarat e vetme për vrasjen e Hamdi Sopës.

Këtë e konfirmoi Isufaj edhe të enjten një ditë pasi gjyqtari i procedurës paraprake ua shqiptoi nga tridhjetë ditë paraburgim. Ndërkaq të gjitha ato që janë shkruar nëpër medie sipas prokurorit Isufaj janë spekulime dhe vetëm sa po i dëmtojnë hetimet. “Nuk ka asgjë të vërtetë me ato çka është shkruar. Unë bëj apel nëse dikush ka ndonjë provë në lidhje me këtë rast lirisht le ta deponojnë tek unë”, tha Isufaj. Ai po ashtu është i bindur se të dyshuarat e kanë kryer vrasjen. Për këtë tha se ka prova të mjaftueshme si dhe raportin zyrtar të Mjekësisë Ligjore. “Sikur mos të kishte prova të mjaftueshme as gjyqtari nuk do të caktonte masën e paraburgimit për të dyshuarat”, tha Isufaj.

Ai tha se prokuroria është duke punuar intensivisht për të zbardhur sa më shpejt këtë rast sipas tij të ndjeshëm.

Dyshimi i bazuar i prokurorit Blerim Isufaj është se të pandehurat T. Sopa, bashkëshortja e të vrarit Hamdi Sopa, dhe dy vajzat e tyre, A. dhe E. Sopa, më 29 janar 2013 rreth orës 16:05, në banesën e tyre në Prishtinë, për motive ende të panjohura e kanë privuar nga jeta bashkëshortin, gjegjësisht babanë e tyre. Viktimën e kanë qëlluar dy herë me thikë në regjionin e barkut, ku i janë shkaktuar plagët shpuese, e pastaj i njëjti është munduar ta kapë thikën, i është prerë dora nga tehu i saj. Në fund, viktima është goditur edhe me një mjet të fortë prerës në pjesën e pasme të kokës, e cila plagë ka qenë vdekjeprurëse.

“Të pandehurat më vonë e fshehin thikën nën lavatriçe dhe viktimën e hedhin nga kati i tetë i banesës në tokë. Me çka, ato kanë kryer veprën penale të bashkëveprimit në vrasje të rëndë”, thuhet në aktvendimin për paraburgim.

Tri të pandehurat u paraqitën të mërkurën para gjykatësit të procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Vehbi Kashtanjeva, i cili ua caktoi secilës masën e paraburgimit prej një muaji. Prokurori Isufaj, në kërkesën për masën e paraburgimit, ka thënë se të pandehurat mund të ndikojnë në dëshminë e dëshmitarëve, të cilët deri më tani janë dëgjuar nga prokuroria dhe ata të cilët nuk janë dëgjuar.

Pretendimet e prokurorit i ka hedhur poshtë mbrojtja që ka thënë se të pandehurat nuk e kanë kryer krimin, por i ndjeri ka bërë vetëvrasje. Sipas Florin Vërtopit nuk ka prova se klientja e tij Teuta Sopa dhe dy vajzat e saj kanë kryer krimin.

Sido që të jetë, ekipi mbrojtës i të dyshuarave kanë deponuar ankesë në Gjykatën e Apelit lidhur me vendimin e gjykatës.

2013/02/07

Caktimi i kufijve në Jug e manipulimet greke në 1913.



Kostë Çekrezi lindi në Ziçisht të Korçës më 31 mars 1892, sipas deklarimit të tij në regjistrimin e vitit 1942 në Boston, ku jetonte si shqiptaro-amerikan, pas arratisjes nga kampi i përqendrimit “Le Vernet Internment Camp” në Francë. Pasi kreu studimet në gjimnazin e Korçës, në qershor të vitit 1910 Çekrezi fitoi të drejtën të vijonte Shkollën e lartë turke të Selanikut për Drejtësi. Studioi vetëm një vit, 1911-1912. Vetëm 21-vjeçar ai punon si sekretar i Gjykatores Civile të Vlorës dhe më tej emërohet dragoman (sekretar-përkthyes) i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit pranë Qeverisë së Ismail Qemalit dhe më vonë, Princ Vidit. Pas largimit të Princ Vidit, në tetorin e po këtij viti Çekrezi niset për në Amerikë, i ftuar nga shoqëria shqiptare “Vatra”, për t’u bërë editor i gazetës “Dielli” në Boston, të cilën e ktheu në gazetë të përditshme. Plotëson shkollimin e tij në Harvard dhe diplomohet në 1918 me gradën “Bachelor of Arts” dhe, pas kësaj, jep leksione si profesor i historisë në Colombia University. Prej 2 marsit 1920 (deri në 1922), është i pari përfaqësues i akredituar nga Qeveria e Kongresit të Lushnjës pranë Qeverisë Amerikane, si Komisioner i Shqipërisë në Uashington. Në 1925 kthehet në Shqipëri dhe boton në Tiranë gazetat “Telegraf” dhe “Ora” deri në 1932. Kundërshtar i Zogut lidhur me disa koncesione në favor të bankave italo-shqiptare, Çekrezi bëhet njeriu më aktiv në organizimin e kryengritjes së Fierit. Me dështimin e saj, detyrohet të emigrojë në Europë deri në vjeshtën e 1941. Rikthehet në Amerikë dhe themelon shoqërinë “Shqipëria e Lirë”, duke pretenduar të njihej si president i një qeverie në mërgim dhe angazhohet për njohjen e Shqipërisë nga Uashingtoni. Më 1945 tërhiqet nga drejtimi i “Shqipërisë së lirë”. Në vitin 1951 boton “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, një vazhdim dhe plotësim i librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja”. Vdiq në Village Virginia, pranë Bostonit, në datën 10 janar 1959, në moshën 67-vjeçare.






Nga konferenca e ambasadoreve ne Londer



“Autoritetet greke urdhëruan lyerjen e shtëpive e veshjen e njerëzve bardhë e blu, ndryshe internoheshin”
Përpjekjet e dëshpëruara për ta paraqitur Jugun e Shqipërisë si grek.
Çekrezi: Bandat greke kërcënuan komisionerët.
Pas 93 vjetësh vjen në shqip historia e parë e Shqipërisë shkruar nga një shqiptar. Bëhet fjalë për librin “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja”, i botuar së pari në gjuhën angleze në SHBA në vitin 1919, me autor intelektualin dhe patriotin Kostë Çekrezi, përkthyer nga Arben P. Latifi. Një libër i lënë në harresë për vite me radhë, i cili trajton historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve që prej lashtësisë, deri në vitin 1919. Të vetëdijshëm se historinë shqiptarëve ua kanë shkruar gjithnjë të huajt, në këtë drejtim ky libër ka një vlerë të shtuar. Është vepra e një shqiptari për Shqipërinë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një emër si Kostë Çekrezi, gazetar, botues, diplomat dhe dëshmitar i një periudhe shumë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. “Se cilat janë të drejtat e Shqipërisë duhen mësuar jo nga ç’thonë fqinjët, rivalët apo armiqtë e saj të mundshëm, por nëpërmjet një mjeti më të drejtpërdrejtë e më të besueshëm – zërit të vetë shqiptarëve. Kjo është merita kryesore e librit të z. Çekrezi. Ai na jep mundësinë ta shohim Shqipërinë me syrin e një shqiptari. Për vite e vite me radhë, bota ka dëgjuar mjaft për punët e Shqipërisë, por ajo ka dëgjuar vetëm ç’thuhet thuajse tërësisht nga burime të jashtme; nga grekë, serbë a malazezë, dhe nga Fuqitë e Mëdha që, për arsye të vetat, më 1912-n krijuan në Londër shtetin e Shqipërisë dhe ia dorëzuan atë një princi të panjohur gjerman – Vilhelm Vidit (Wied)….




”. Kështu shkruan Charles D. Hazen, profesor i historisë moderne në Universitetin e Columbia-s në parathënien e librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja” të autorit Kostë Çekrezi. Kurse vetë autori ndër të tjera shprehet se “problemi i Shqipërisë është një libër i palexuar jo vetëm për publikun e gjerë, por edhe për njerëzit që janë seriozisht të interesuar për të. Kjo mosnjohje e punëve të Shqipërisë vjen, jo ngaqë nuk interesohet kush për to, të paktën në këto kohë që po jetojmë, por ngaqë mungon një trajtesë tërësore e praktike mbi Shqipërinë. Është e vërtetë se për të janë shkruar libra të shumtë, por ata ose janë shkruar nga autorë amatorë që priren të spekulojnë për gjëra që i njohin fare pak, ose janë veçse monografi a skica që nuk e përmbushin dëshirën për informacion të përgjithshëm”. Sipas informacionit që vetë autori jep në libër, për të shkruar këtë histori u nxit nga pedagogët e tij të Fakultetit të Historisë në Universitetin e Harvardit, në veçanti nga prof. A.C.Kulixh (Coolidge), lektor mbi Çështjet e Lindjes.
Sipas redaktorit të veprës, Naim Zoto, ndonëse i njohur gjithandej në diasporën shqiptare dhe në qarqet politike përtej Atlantikut, emri i Kostë Çekrezit në Shqipëri e në vendlindje u mbulua nga misteri dhe heshtja e pamerituar pas viteve ’40 dhe fatkeqësisht edhe pas rënies së regjimit komunist vijon të mbetet ende i pazbuluar.
Përkthimin e librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja” nga gjuha angleze në shqip e ka financuar fondacioni kulturor “Fan S. Noli”, Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar. Bashkë me informacionin për këtë libër dhe autorin, kemi përzgjedhur prej tij disa faqe ku trajtohet çështja e përcaktimit të kufijve nga Komisioni Ndërkombëtar në fund të vitit 1913. Vetë Çekrezi ka qenë dëshmitar okular i këtij procesi, duke shoqëruar Komisionin Ndërkombëtar të caktimit të Kufijve në juglindje të Shqipërisë, e duke na sjellë fakte nga mënyra se si grekët kërkonin me çdo kusht të manipulonin çështjet, duke kaluar në një farsë

Nga libri:
Ndërkohë që Qeveria e Përkohshme po përpiqej ta konsolidonte principatën e re me mendimin që kjo të ish ngritur më këmbë kur të vinte Princi sovran i zgjedhur nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, qeveritë e këtyre Fuqive po vazhdonin në mënyrë të zvarritur e me gjysmë zemre të emëronin anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar që do të ndryshonin e caktonin kufijtë juglindorë të shtetit shqiptar. U deshën disa muaj që qeveritë europiane të gjenin njerëzit e përshtatshëm që do të zbatonin me përpikëri urdhrat e tyre për ndryshimin e kufirit ose, më saktë, njerëzit e përshtatshëm që do të ishin më të prirë për të mos i dhënë Shqipërisë atë që i takonte, duke u besuar komedive qesharake të autoriteteve ushtarake greke që po i pushtonin këto territore. Si provë mund të përmendet fakti që qeveria franceze zgjodhi si anëtar të Komisionit konsullin e saj në Vollos të Greqisë.
Në të vërtetë, dukej sikur Fuqitë ishin lodhur tashmë duke u hequr sikur ia donin të mirën principatës së ardhme, përderisa rreziku i një lufte të përgjithshme ishte shmangur. Mbas disa muajsh zvarritjesh të kota, Fuqitë më në fund i emëruan komisionerët me kërkesën urgjente të Qeverisë së Përkohshme, e cila i kishte paralajmëruar ato në mënyrë të përsëritur lidhur me zemëratën në rritje të shqiptarëve, si pasojë e trajtimit çnjerëzor që grekët i bënin popullit në zonat e pushtuara. Njoftimet për këto mizori i sillnin përditë refugjatët që vinin në Vlorë nga Shqipëria e Jugut. Nga fundi i shtatorit 1913, Komisioni Ndërkombëtar shkoi në Selanik e prej aty në Manastir, ku kaloi edhe një muaj tjetër pa bërë gjë prej gjëje, me qëllim që t’u jepnin mundësi Fuqive që t’i bënin shantazh qeverisë shqiptare për t’i zhvatur ca koncesione fort të lakmuara, duke i futur frikën se puna e Komisionit të Kufijve do të pezullohej, nëse kontratat nuk do të nënshkruheshin në kohë. Kur më në fund kontratat u firmosën, Komisioni u vendos në qytetin e Korçës.
Udhëtimi i Komisionit Ndërkombëtar, në atë pjesë të Shqipërisë që mundi të shikonte, është mjaft interesant e ndriçonjës, sepse u dha rastin autoriteteve ushtarake greke të tregonin sa mendjehollë ishin në përpjekjet e tyre për ta hutuar e ngatërruar Komisionin nëpër shtigje qorre. Ai dëshmon, gjithashtu, se deri në ç’skaje mund të shkojë pafytyrësia skandaloze e shteteve të Ballkanit me qëllim që të marrin atë që duan. Fatmirësisht, veprimet e Komisionit ruhen në Procesverbalin Zyrtar të Konferencës së Firences, siç u quajt zyrtarisht Komisioni, kur u mblodh në Firence, Itali, për t’i dhënë dorën e fundit projektit për kufirin juglindor. Nevoja e do që këtu të përmendim vetëm disa nga incidentet më të rëndësishme.
1. Kamuflimi i Shqipërisë së Jugut
Zvarritjet e Fuqive në emërimin e anëtarëve të Komisionit të Kufijve u dhanë autoriteteve ushtarake greke mundësi të mjaftueshme që të përgatitnin siç duhej skenën për pritjen e Komisionit në gjithë Shqipërinë e Jugut. Materiali për ndërtimin e skenës ishte i gatshëm dhe aktorët ishin tepër të zellshëm që shfaqja të dilte me sukses. Megjithatë, për fatin e keq të Greqisë, ata u treguan më të zellshëm nga ç’duhej dhe kështu krejt farsën e prishën në fund fare.
Le të themi dy fjalë fillimisht për materialin dhe mandej për aktorët. Sipas vendimit të Ambasadorëve, Komisioni i Kufijve do të duhej ta përcaktonte karakterin etnik të njerëzve e të trojeve ku ata rronin mbi bazën e gjuhës që flisnin. Mund të mos pranohet se gjuha është kriter i sigurt i kombësisë, por, po të mbahet parasysh se vendi gjendej i pushtuar pikërisht nga ushtria e asaj qeverie që i pretendonte këto territore, nuk ka ç’kriter tjetër të përdoret. Megjithatë, edhe më i rëndësishëm është fakti që shqiptari njihet si i tillë më së pari ngaqë flet shqip, gjuhë të cilën e ka ruajtur qysh nga kohërat që s’mbahen mend. Për më tepër, shqiptarët asnjëherë nuk kanë mundur t’ia imponojnë gjuhën e tyre ndonjërit prej fqinjëve, kështu që përdorimi i këtij kriteri nuk është aspak gabim.

Nga konferenca e ambasadoreve ne londer

Ç’është e vërteta, dihej nga të gjithë që gjuha e folur në Shqipërinë e Jugut është shqipja. Por çka nuk dihej fort mirë ishte që shqiptarët e krishterë ortodoksë të këtij rajoni, si edhe ata të Shqipërisë së Mesme, duhet t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla greke për shkak të ndalimit që i ishte bërë gjuhës shqipe. Rrjedhimisht, ata meshkuj që kishin marrë njëfarë arsimi në shkollat greke mund të kuptonin e, në disa raste, edhe të belbëzonin greqisht. Sigurisht, kishte disa që kishin marrë një arsim më të lartë në gjuhën greke, sikurse jepej në gjimnazet e Janinës e të Korçës, dhe këta e flisnin greqishten shumë mirë. Nga ana tjetër, ishte e natyrshme që nga këto shkolla greke të dilnin një numër nxënësish të rënë viktimë e magjisë së kujtimeve të Perikliut, gjigantëve të Maratonës dhe gjithë lavdisë që kishte parë Greqia e lashtë. Por ngazëllimi romantik i këtyre ithtarëve grekë të shkolluar atje, zakonisht ftohej në moshën e pjekurisë, apo mbasi u qëllonte të shkonin në Greqi, ku kishin rast të habiteshin duke parë sa larg dhe me ç’pikëpamje raciale e morale ishte greku i sotshëm në dallim nga kohërat e Perikliut e të Sokratit. Por meqë të shkolluarit nga këto dy gjimnaze asnjëherë nuk e kalonin një duzinë për çdo vit, numri i ithtarëve fantazmagorikë të Greqisë së lashtë ishte ku e ku më i vogël se njerëzit që tundnin kokën të dëshpëruar, duke pyetur me vete në ishin në rregull nga trutë këta ithtarë të kohërave që kishin perënduar.
Ky ishte materiali me të cilin autoritetet ushtarake greke duhej të ndërtonin skenën. Le t’u japim hakën e të themi se, deri diku, ata e bënë shumë mirë punën e vet.
Dhe ja se ç’bënë:
Duke u rrekur t’i tregonin Komisionit Ndërkombëtar se i gjithë populli fliste greqisht, autoritetet greke u kujdesën që, kur kalonte Komisioni, nëpër rrugë të kishte vetëm greqisht-folës dhe, po kështu, vetëm këta mund të takoheshin me anëtarët e Komisionit. Atje ku s’kishte greqisht-folës, u sollën për këtë qëllim kolonë e refugjatë grekë nga Azia e Vogël, duke i paraqitur si banorë vendas. Gjithë të tjerët, gra, fëmijë, burra që s’flisnin greqisht, si dhe popullsia myslimane, u mbyllën nëpër shtëpira me roje tek dera. Mbasi e hodhën pas punën e gjuhës, autoritetet greke filluan të përgatisnin skenën ashtu siç duhej. U nxor një urdhëresë sipas së cilës njerëzit duhet t’i kamuflonin qytetet, fshatrat e shtëpitë, duke i lyer muret bardhë e blu, d.m.th. me ngjyrat kombëtare greke. Po njësoj duhej të vepronin edhe me tabelat e dyqaneve e punishteve, përndryshe do merrnin dënime të rënda, ndër të cilat rrahja deri në vdekje ishte ndëshkimi i zakonshëm kushtetues kur nuk zbatohej një urdhëresë. Si plotësim ndaj asaj që përshkruam më sipër, njerëzit u porositën gjithashtu që të vishnin bardh’-e-blu sa më shumë të mundnin. Ndonjë fatkeq që, pa e pasur mendjen, vishte ndonjë teshë me ngjyra kuq-e-zi apo shall, dënohej me burgosje ose internim.
Hapi i tretë i ndërmarrë nga autoritetet greke ishte terrorizimi dhe frikësimi i popullit. Burgjet e Korçës, Janinës, Follorinës, Selanikut dhe të qyteteve të tjera greke ishin mbushur plot me të burgosur nga krahinat që do të vizitonte Komisioni. Patriotët trima shqiptarë i kishin provuar edhe më parë birucat plot lagështi të burgjeve turke, por tani ato kishin roje greke.
2. Incidenti i Borovës
Të gjitha këto bëheshin me qëllim që Komisioni të përftonte përshtypjen për karakterin grek që kishin krahinat e Shqipërisë së Jugut, të cilat Europa donte t’ua jepte kasapëve të Shqipërisë.
Rrugës për në Kolonjë, ku do të fillonte puna e tij e vërtetë, Komisioni kaloi përmes qytetit të Korçës. Ky qytet, me gjithë krahinat, ishte përfshirë rregullisht në Shtetin e ri me vendimin e drejtpërdrejtë të Konferencës së Londrës, kështu që Komisioni s’kishte ç’të bënte në atë rajon, përveçse të ndiqte udhën përmes tij. Megjithatë, autoritetet greke kishin marrë masat e nevojshme me qëllim që t’i linte Komisionit të kuptonte se ç’padrejtësi të madhe kishte bërë Konferenca duke ia dhënë qytetin Shqipërisë1.
Zbukurimi e maskimi ishin bërë pa lënë gjë mangët; edhe kotecet e pulave dhe pemët ishin lyer bardh’-e-blu dhe qyteti kishte marrë pamjen e një deti që shkumbon. Por iluzionin e grekëve e prishi delegati italian, sido që kolegët e tij u zbavitën. Ca fëmijë shkolle ishin dërguar qëllimisht të luanin para shtëpisë ku rrinte Komisioni, të porositur që të flisnin greqisht ndërsa luanin. Sinjor Labia, komisioneri italian, doli në ballkon tok me disa kolegë që besonin lehtë dhe u hodhi fëmijëve një grusht me monedha të bakërta. Duke u turrur e shtyrë kush e kush të mblidhte sa më shumë monedha, fëmijët e shkretë e harruan fare porosinë që të mos flisnin shqip, kështu që beteja për monedhat vazhdoi në shqip, në gjuhën e tyre amtare. Komisionerët u kënaqën e qeshën me zë të lartë.
Zbulimi i hiles, efekti i së cilës shtohej edhe më tej nga lyerjet e tepruara bardh’-e-blu, i tërboi grekët dhe i bëri të ndryshonin taktikë. Meqë ishte e pamundur t’i mbyllje gojën gjithë popullit, pse shumë njerëz gjetën mënyrën e komunikuan me anëtarët e Komisionit, duke ua bërë të ditur maskaradën që po ndodhte, autoritetet greke iu kthyen dhunës. Ata lëshuan pas gjurmëve të Komisionit një tufë andartësh famëkëqij grekë, kriminelë profesionistë, që ta ndiqnin Komisionin kudo që shkonte e të thërrisnin “à tue-tête” (Bashkim ose vdekje!). Bëmat e lavdishme të kësaj bande fatmirësisht janë të regjistruara në Procesverbalin Zyrtar të Komisionit.
Kështu grekët u përpoqën ta hiqnin qafe fare Komisionin, kur e kuptuan që loja e tyre ishte aq groteske saqë nuk mund të mos u linte përshtypje të keqe të dërguarve të Europës. Si rrjedhim, kur Komisioni arriti në fshatin Borovë, në krahinën e Kolonjës, grekët vunë në zbatim planin e ri. Sapo shkelën në Borovë, komisionerët, të cilët tashmë komedia kishte filluar t’i mërziste, kërkuan të takoheshin drejtpërdrejt me banorët. Njëri prej tyre trokiti në derën e një shtëpie, që e kishin zgjedhur rëndom si pikën nga do të fillonin hetimin. Për fatin e keq të grekëve, pikërisht ajo qëlloi të ishte shtëpia ku ata kishin mbyllur të gjithë banorët që nuk dinin të flisnin greqisht. Grekët e kuptuan se kishte ardhur çasti ta nxirrnin hapur në shesh bandën e tyre. Kur komisioneri po trokiste përsëri në derë, e tërë banda që kishte qenë duke përgjuar çdo lëvizje të Komisionit, e kërcënoi se do ta vriste, nëse ai nuk ndërronte mendje për të hyrë në atë shtëpi.
Ndërhyrja skandaloze e bandës në punën e tyre, i bindi komisionerët se nuk kishin ç’të bënin tjetër veç të pezullonin çdo veprim. Ashtu bënë dhe secili njoftoi qeverinë e vet se ishte e pamundur ta kryenin misionin. Si rrjedhojë, qeveria britanike propozoi që Komisioni ta vazhdonte caktimin e kufijve me ndihmën e hartës, duke mbajtur parasysh vetëm arsyet ekonomike e gjeografike. Grekët kërcënuan se do ta bojkotonin tregtinë me Britaninë, por Fuqitë e pranuan propozimin.
Komisioni vazhdoi mandej në Firence, Itali, dhe e përfundoi punën në Dhjetor 1913, me ndihmën e Institutit Gjeografik të qytetit. Ai i caktoi Shqipërisë dy krahinat ose sanxhaqet e diskutuara të Korçës e Gjirokastrës, në përputhje me idenë që kishte pasur qysh në fillim Konferenca e Ambasadorëve. Por si për ta gjymtuar të vetmen linjë komunikimi që Shqipëria e Jugut kishte midis detit dhe tokës, një pjesë e vogël e rrugës u la brenda territorit që iu caktua Greqisë. Me vijën e re kufitare, jashtë Shqipërisë mbeti, gjithashtu, rajoni i Çamërisë, i cili popullohet nga një popullsi homogjene shqiptare e besimit mysliman, ndonëse fajin për këtë e kishte më tepër Konferenca sesa Komisioni.
Gjithsesi, për aq sa varej nga Komisioni, puna u mbyll. Por çështja e Shqipërisë së Jugut do të duhej ende të kalonte përmes shumë kundërshtive dhe do të bëhej përfundimisht gangrena që ia helmoi jetën shtetit të dobët të porsakrijuar dhe që i solli atij fundin e parakohshëm e të palavdishëm, siç do ta shohim pak më pas.
(Marrë nga libri i Kostë Çekrezit: “Shqipëria; e shkuara dhe e tashmja”)



Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...