Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/09

NASA filmon objekte te paidentikuara




Mos jane vertet UFO ato objekte te filmuara nga kamerat e "International Space Station"

Jemi të vetëm në kozmos, apo mund të takohemi me jashtëtokësor, qoftë edhe për të luajtur... me letra? Kjo çështje e shumëpërfolur sikur po përpiqet të zgjidhet përmes dokumentimit, vizioneve, apo dëshmive që shpesh përfundojnë, duke thënë 's'është e mundshme". Po çfarë ndodh nëse kamera që regjistron gjithçka është ajo e "International Space Station" (ISS)?
Që në ditët e para të vitit 2013 ka pasur sinjalizime të shumta UFO-sh dhe këtu nuk ka asgjë të re. Por ja që ka edhe objekte të paidentifikuara, të shikuara në hapësirë, afër ISS. Në videot e mëposhtme mund të vërehet prania e objekteve të formave të ndryshme, të filmuara nga telekamerat e NASA-s. Disa janë më të ngadalta e disa më të shpejta. "Nuk ka pse befason fakti që pas thuajse gjysmë shekulli nga fluturimet e para humane, njerëzit mahniten. Eshtë normale të ndiheni të befasuar nga ajo që s'arrihet të kuptohet", shpjegon James Oberg, ekspert i fushës. Ai nuk i jep shumë të drejtë atyre që flasin për objekte fluturuese, të cilat i takojnë një jete aliene. Po çfarë janë objektet që shfaqen në video? Meteorë, mbetje hapësinore, apo thjesht imazhe të gjeneruara nga kompjuteri...? (giorn)


NASA: Jane edhe 461 planete te tjere te ngjashme me Token



Këto janë zbuluar nga teleskopi hapësinor i NASA-s, Kepler në 22 muaj vëzhgimi




Janë plot 461 planetet e reja, pjesa më e madhe e të cilave kanë dimensione të njëjta me Tokën e disa të tjerë pak më të mëdhenj. Këto janë zbuluar nga teleskopi hapësinor i NASA-s, Kepler në 22 muaj vëzhgimi. Mes tyre është edhe një, me madhësi 1 herë e gjysmë sa planeti ynë, që vërtitet në mënyrë analoge rreth diellit të vet, por në harkun e 242 ditëve në vend të 365.
Objektivi i misionit Kepler, të nisur në orbitë që prej marsit të vitit 2009, është të përcaktojë se përreth të cilëve yje vërtiten planetët e krahasueshëm më Tokën. Gjithashtu synohet të zbulohet se mbi cilët mund të gjendet ujë në gjendje të lëngët, që është thelbësor për jetën.

Asteroidi qe do te "fërkojë" Tokën, ja disa kuriozitete



Sikurse është bërë me dije edhe më parë, ne datën 15 Shkurt 2013, nje asteroid do t'i afrohet Tokës si asnjehere me pare.

Sipas NASA-s, afrimi i asteroidit t ë pag ëzuar me emrin 2012 DA14 nuk do te ketë asnjë impakt për Token. Ja disa te dhëna qe lidhen me ketë fenomen:
1. Distanca me e vogël qe do ta ndaje ate nga Toka do te jete 27.520 km.
2. Distanca qe ajo do te ketë nga orbita e sateliteve TV do te jete 800 km
3. Ora e sakte ne te cilën asteroidi do te arrije distancën më t ë shkurtër me Token do te jete 14.24 Ne East Coast, që me orën tonë lokale do te përkoje me orën 20.24.
4. Diametri i asteroidit eshte 46m
5. Ky eshte asteroidi qe është afruar me pranë me Token, qe nga koha kur ka filluar studimi i tyre.

Asteroidi i fundit qe ka prekur Token daton vitin 1908, kur një asteroid goditi atë duke djegur dhe shkulur te gjitha pemët e rajonit ku ra ne Siberi, ne një distance prej 2150 km2.

Zbulohet numri me i madh prim, zoteron 17 milione shifra



Merita i takon profesor Curtis Cooper të Universitetit të Missourit


Komuniteti shkencor feston një zbulim të radhës, pasi eshtë gjetur një numër prim i ri. Bëhet fjalë për një numër jo çfarëdo, por për më të madhin dhe për më tepër për një numër prim të Mersenne, kategori veçanërisht e rrallë për t'u gjetur. Merita i takon profesor Curtis Cooper të Universitetit të Missourit, me rastin e një projekti të nisur 17 vjet më parë dhe që u quajt "Great Internet Mersenne Prime Search" (Gimps). Ky projekt përdor kompjutera të vendosur në dispozicion nga vullnetarët, për të përpunuar llogari mbi një algoritëm të zhvilluar nga ish-inxhinieri i "Apple", Richard Randall në vitin 1990 dhe lirisht i shkarkueshëm.
Numri i zbuluar është aq i gjatë, që nëse shkruhej me shifra me gjerësi 1 cm do të mbulonte një distancë prej 170 km. Për këtë arsye u shpreh me formulën e murgut francez Marin Mersenne në shekullin e XVII e që saktësisht është: 2 në fuqi të 57.885.161, minus 1.
Për kuriozitet mund të thuhet se Mersenne, i cili frekuentoi kolegjin jezuit të La Fleche, zbuloi një nënklasë të veçantë të numrave, atë që shprehet nga 2 në fuqi të një numri, mundësisht pozitiv e të plotë, minus një. Për shembull, 3-shi, numri më i vogël prim i Mersenne, është rezultat i 2 në fuqi të dytë, minus 1. Ndryshe nga numrat e tjerë, ata të Mersenne janë një nënbashkësi shumë e ngushtë. Ndërkohë që numri i zbuluar nga Copper është vetëm i 48-ti. Për t'u veçuar është edhe fakti që për këtë zbulim, për të cilin profesorit ju desh të kryente një test prej 39 ditësh me radhë, ai do të marrë një shpërblim prej 3 mijë dollarësh.
Ky zbulim ka një rëndësi para së gjithash teorike, pasi shton kuptimin tonë për numrat dhe shihet si tepër e domosdoshme për zhvillimin e njohjes njerëzore. Megjithatë duhet thënë edhe se këta numra primë në përgjithësi përdoren në sistemet e kriptografisë dixhitale asimertrike, që është më e përdorshmja në fushën informatike. Të dhënat janë të mbrojtura nga produkti i dy numrave primë shumë të mëdhenj, që përbëjnë kyçin e deshifrimit. Nëse për të shumëfishuar dy numra të përbërë nga qindra shifra duhen të mijtat e sekondit, për të zbërthyer rezultatin në faktorët e tij mund të jenë të nevojshëm vite të tërë. Jo më kot, "Electronic Frontier Foundation", organizata që mbron të drejtat dixhitale të përdoruesve, ka vendosur 150 mijë dollarë për ata që do të gjejnë një numër prim prej 100 milionë shifrash. Do të ishte një instrument i padështueshëm për të garantuar privatësinë e komunikimeve të kriptuara.

Virusi HIV s’u zbulua në ‘900, eshte i lashte me miliona vite



Nje studim i kryer ka zbuluar se behet fjale per nje virus, qe ekzistonte te shimjet afrikane



Megjithëse virusi i Sidas, HIV, u shfaq mes njerëzimit vetëm shekullin e kaluar, origjina e tij mund të jetë shumë e vjetër. Një studim i ri gjenetik i realizuar në "Fred Hutchinson Cancer Research Center" të Seattle, ka treguar atë që shkencëtarët e dinin prej kohësh: virusi HIV është shumë i vjetër. Specialistët e fushës janë në dijeni të faktit që viruse të tillë, të cilësuar si lentivirus, ishin shumë të përhapur te pararendësit tanë afrikanë. Një kërkim i fundit gjenetik ka zbuluar se rrënjët e HIV-it modern datojnë që dhjetëra mijëra vite më parë, mirëpo ekspertët pohonin se një shifër e tillë ishte nënvlerësuar. Faktikisht bëhet fjalë vërtet për miliona vjet, pasi virusi sulmoi shimjet antropomorfe në Afrikë që prej 5 deri 16 milionë vite më parë.
Për ta konfirmuar këtë, shkencëtarët kanë ekzaminuar firmat gjenetike të HIV në një sër kafshësh të asaj kohe, si shimpanzetë, gorillat, apo organo-tangot. Kështu, ky kërkim jep të dhëna sesi sistemi imunitar i të afërmve tanë të lagërt ka evoluar për t'i bërë ballë infeksioneve të tilla. Megjithatë, kjo sëmundje godet ende edhe sot 24 milionë njerëz në të gjithë botën. Doktor Michael Emerman i 'Fred Hutchinson Cancer Research Center' ka shpjeguar: "Studimi ynë zbulon se, teksa lentiviruset e pararendësve tanë mund të kenë pasoja për shëndetin e njerëzve të tanishëm, ato në fakt kanë origjinë të lashtë në pararendësit tanë jo njerëzorë. Kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë sesi funksion virusi dhe shpresa është që një ditë, kjo të përkthehet në terapi".

GRIPI I DERRAVE


Dr. Hysen DEMELEZI, pediatër

Gripi (influenca) shkaktohet nga disa tipe dhe nëntipe të virusëve të influencës A, B dhe C të cilat prekin njeriun, ndërsa disa kategori tjera prekin edhe kafshët. Tipi A është më përgjegjës për përhapjen epidemike dhe pandemike të sëmundjes me përmasa të mëdha.

Si njerëzit, edhe shpezët e derrat preken nga gripi (influenca virusi). Një nga speciet me rëndësi të veqant me të cilën po përballet bota për momentin është virusi që shkakton gripin e derrit, për faktin e gjenerimit të pandemisë. Ky virus përmban komponentë të virusit të gripit të derrit, gripit të shpendëve dhe gripit të njerzve. Pra, është një koktej virusesh që përmban një potencial të fuqishëm për pandemi. Pavarësisht se quhet gripi i derrave kemi të bëjmë me një virus të ri, i cili nuk është identifikuar më parë deri tani.

Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi A, H1N1.

SHENJAT E SËMUNDJES

Simptomat e këtij gripi tek njerëzit janë të ngjashme me simptomat e një gripi normal: temperaturë e lartë, kollë, rrjedhje hunësh, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke, plogështi dhe mungesë rezistence. Shkakton edhe vdekje. Shumë nga personat e prekur nga sëmundja kanë pasur edhe diarre dhe të vjella të vazhdueshme.

Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia (ndezja e mushkërive).

Kur përballemi me të sëmurë me këto simptoma nuk do të thotë se ata janë të prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje kanë manifestime të ngjashme. Analizat laboratorike vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër.

PËRHAPJA E GRIPIT TË DERRAVE NË NJERËZ

Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nepërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.

Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastërta apo gjësendet që përmbajnë virusin e gripit.

Personat e prekur nga sëmundja konsiderohen të infektueshëm (mund të përhapin sëmundjen tek personat tjerë) një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes, përgjatë gjithë kohës që janë me këtë grip dhe deri në 7 ditë pas shërimti total nga simptomat. Ndërkaq fëmijët mund të qëndrojnë të prekur nga ky virus edhe për një kohë më te gjatë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tërhoqi vëmendjen, se deri tani nuk ka asnjë të dhënë për përçimin e virusit nga derri tek njeriu. Deri tani përçimi ka qenë nga njeriu tek njeriu.

Ngrënia e mishit të derrit nuk paraqet rrezik dhe është e sigurt, me kusht që mishi të zihet ose të piqet mirë. Gripi nuk ka të bëjë me infeksionin e produkteve ushqimore.

Komisioni i BE-së tani do të përdorë emërtimin „gripi i ri“ (Novel Flu).

PARANDALIMI


OKB ka paralajmeruar se virusi mund te shndërrohet në pandemi por bota është e përgatitur të përballet me kërcënimin. Vaksinat antivirale janë gati dhe udhëtaret po u nënshtrohen kontrolleve në aeroporte për simptomat e sëmundjes.

Tani për tani nuk ka vaksinë e cila mbron kundër gripit të derrave (megjithëse punët kanë filluar për gjetjen e vaksinës së re).

Sëmundja mund të parandalohet nëse respektohen këto parime:

- Rekomandohet higjiena më e madhe personale. Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanërisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose përdorni faculeta me alkool.

- Mbuloje hundën dhe gojën me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes. Hedhe në vend të sigurtë faculetën pas përdorimit.

- Shmangni kontaktin me njerëz të sëmurë.

- Shmangni prekjen e gojës, hundës ose syve. Kjo nuk është lehtë për t’u bërë, andaj kujdesuni që duart tuaja të jenë vazhdimisht të pastra.

- Nëse ndjeheni i sëmurë, qëndroni në shtëpi (mos shkoni në punë, shkollë, hapësira publike) për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

KËSHILLA PËR TË SËMURËT

Kërkoni ndihmën e mjekut kurdo që përballeni me këto simptoma në mënyrë që gjendja e juaj shëndetësore të ndiqet në vazhdimësi.

- pini më shumë lëngje,
- pushoni,
- merrni ushqim cilësor, të pasur me vitamina.
Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet të përdoret pas përshkrimit nga ana e mjekut.Terapia në fjalë është e sukseshme nëse merret sa më shpejt pas paraqitjes së shenjave të sëmundjes. Kjo terapi pengon rritjen e virusit, por nuk i ndalon simptomet menjëherë, por vetëm i zbut ato, ndërsa sëmundja zgjat më pak.

Nga Flori Bruqi: Bota serish ne rrezik, rinis kerkimi mbi virusin H5N1



Gripi i derrit është sëmundje të cilën e shkaktojnë lloje të ndryshme virusesh të cilët te derri janë endemikë. Virusi H1N1, i tipit A, nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por transmetohet nga njeriu tek njeriu, njejtë si gripi i normal, pasi është një kombinim i gjeneve të virusit të derrit, të shpendëve dhe njeriut.


Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. Gripi i derrit ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm. Specialistët deklarojnë se nuk ka asnjë vaksinë që të mbron prej tij, por është provuar se është i ndjeshëm ndaj disa medikamenteve.




Kërkimet mund të rifillojnë në disa vende në mbarë botën. Për momentin përjashtohet SHBA


Rifillon kërkimi mbi supervirusin, apo më saktë mikrorganizmin tepër infektues dhe vdekjeprurës për njeriun, që vjen prej virusit të gripit H5N1, i lindur si problem sidomos në vitin 2011.


Zyrtarizimi vjen përmes një letre të publikuar në "Science e Nature" nga ana e po atyre 40 kërkuesve, që një vit më parë kishin vendosur një moratorium prej 60 ditësh, pas debatit të ndezur nga publikimi i dy studimeve të akuzuara se përfaqësonin një rrezik për sigurinë publike.

"Do të dërgohen deri në fund studimet që ishin financuar e pastaj u ndërprenë për moratoriumin - shpjegojnë vetë ekspertët në lidhje me këtë çështje -. E njohim nevojën për të shpjeguar qartësisht përfitimet e këtij kërkimi të rëndësishëm dhe masat që duhen marrë për të minimizuar rriskun".


Kërkimet mund të rifillojnë vetëm në vendet, ku qeveritë dhe institucionet kanë marrë vendime të qarta sesi të kryejnë këto studime në mënyrë të sigurtë, duke respektuar kushtet e bio-sigurisë të kërkuara nga vetë shkencëtarët. Për momentin, SHBA duhet të jenë të përjashtuara.
Ç'është gripi i derrave?

Është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes tek derrat, e shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që shkaktojnë epidemi gripale tek kjo kafshë. Edhe pse prek në masë derrat, ngordhshmëria e tyre nga kjo sëmundje mbetet e ulët. Ky virus është zbuluar për herë të parë në vitet ‘30 të shekullit të shkuar.

Njerëzit, zakonisht nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1.

A sëmurën njerëzit nga gripi i derrave?

Normalisht, njerëzit nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Është raportuar se virusi i gripit të derrave përhapet nga njeriu në njeri, por nuk dihet saktësisht si ndodh përhapja e virusit.

Cilat janë shenjat e sëmundjes së gripit të derrave ndër njerëz?

Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi.


Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Si përhapet gripi i derrave ndër njerëz?

Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.



Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra apo gjësendet që përmbajnë virusin e gripit.

Personi i infektuar me virusin e gripit të derrave përhap sëmundjen tek personat e tjerë një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes dhe shtatë ditë pasi të jenë shfaqur shenjat e sëmundjes.


Njerëzit mund të infektohen duke ngrënë mishin e derrit?

Jo, virusi i gripit te derrit nuk transmetohet në ushqim; nuk mund të infektohesh nga gripi i derrit duke ngrënë mishin ose produktet që kemi prej tij.


Mishi mund të hahet i gatuar në mënyrë të kujdesshme, duke gatuar në temperature 70-80 gradë. Viruset e gripit të derrit ashtu si dhe bakteret e viruset e gjallesave të tjera nuk u rezistojnë dot temperaturave të larta.

Si parandalohet gripi i derrave?

Nuk ka vaksinë e cila mbron kundër gripit të derrave, por sëmundja mund të parandalohet nëse respektohen këto parime:


* Mbuloje hundën dhe gojën me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes.


* Hedhe në vend të sigurt facoletën pas përdorimit.


* Pastroji rregullisht duart me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanërisht pas kollës, teshtitjes dhe prekjes së gjësendeve.


* Mos i prek sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra.


* Evitoni kontaktet me personat e sëmurë nga gripi.


* Nëse sëmurësh me grip mos shko në punë, shkollë, hapësira publike, qëndro në shtëpi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Këshilla për të sëmurët?


* Pini më shumë lëngje,

* Pushoni,

* Merrni ushqim cilësor me vitamina.


Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet të përdoret pas përshkrimit nga ana e mjekut.

 Terapia në fjalë është e suksesshme nëse merret sa më shpejt pas paraqitjes së shenjave të sëmundjes.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...