Agjencioni FLOART - PRESS
03 maj 2008
Struktura kompozicionale në veprat letrare dhe shkencore të Abdullah Konushevcit
Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrmtar i shquar shqiptar.
Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillore dhe të mesmë dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”.
Tituj të veprave
Vëllimet me poezi
* Rënia e mollës (poezi, 1981),
* Pad jabuke (serbisht, 1982),
* Qerrja e diellit (poezi, 1983),
* Loja e strucit (poezi, 1987),
* Të qenët të mosqenë (poezi, 1990),
* Pikat AD (poezi, 2002)
* Gjuha shqipe XI (tekst shkollor, "Dukagjini", 2004)
* Demaçi, vepra letrare (monografi, "Ombra GVG", Tiranë, 2008)
Përkthimet nga anglishtja
* Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);
* Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);
* Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht
* Ludo Hupperts: Koncerti dhe tregime të tjera (2006).
Përkthimet nga kroatishtja
* Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),
* M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990) dhe
* Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989)
Të tjera
Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni për letërsinë e shkruar dhe gojore, për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madhe veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Për poezinë e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci etj.
Cikël poetik nga Abdullah Konushevci
Pikat AD
A. Demaçit
Foshnjat duhet t’i marrin
15 deri 20 pikë në ditë
Të rriturit që nuk kanë pirë
Qumësht Nëne
10 deri në 15
Pikat AD
I forcojnë eshtrat
Dhe e rritin mallin
Të kesh Nënë
Kujdes nga faktori Rh—
Nga kolori i rremë AG+FA
Mund të dalë letër kalk
Dhe të lëshojë ngjyrë të zezë të zezë
Sa më shumë pika AD
Nuk e shihni se na ranë këmbët
Duke ecur në gjunjë
Kur Vritet Biri i Madh
Kur vritet biri i madh
Fadil Tallës
Fytyra e tij e qeshur
më ndjek kudo
Pate acar të madh në zemër
Kur vemjet i mbushën rrugët
Ti dole dhe i talle bishat
Që hynin me nxitim në arenë
Zogj të hekurt
Na kërcënonin nga sipër
Kur i binim varrit
Dhe të kërkonim ndjesë
Për jetën e këputur
Ata nuk e dinin
Se ti na mësove ta tallim vdekjen
Ti që s’ishe as njëzet vjeç
Dhe ishe aq i madh
Të zije vend
Ndërmjet tokës e qiellit
Zonja Mëmë
Jam lodhur duke pritur
Zonja Mëmë
T’i nisësh shërbëtorët e Tu
(Dhe unë shërbëtor Yti jam)
Të m’i këputin hekurat
Jam bërë një ashtlëkurënajë
E ka rëndë
Dhe toka të më mbajë
Ku ta këput kokën
Mbështetur për muri
Ti Zonja Mëmë
Mos resht të m’i ledhatosh shpresat
Po mbahem për një fije floku
I bindur se është floku Yt i thinjur
Zonja Mëmë
Mendimet për Ty
M’i vrasin në rrugë
Po malcimet e plagëve
Ti m’i ndien
Dhe ballin rrëzon në shuplakë
Ti duhet ta dish
Zonja Mëmë
Kur më hipën zjarrmia
Ai kroi i cemtë
Që rrjedh dikund aty pranë
Je Ti
Kur më ngushtohen rrugët
Dhe e kam pisk
E di se Ti
Zonja Mëmë
Do të më hapësh një shteg
Se me Ty është liria
Dhe dashuria ime për Ty
Mungesa e Lirisë
Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët
Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth
Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë
Si fatthënë e rysur që ishe
Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirsië
Vjershë Ekspresioniste
Qielli ka ethe
Dhe mban erë gjak
Nga zogjtë e hekurt
Që i therin gjirin
Mjeshtrit e vdekjes
E punojnë shkel e shko tokën
Koka duar këmbë
Hedhin ngado
Si t’i mbledh gjymtyrët
Para se të bjerë nata
Dhe t’i kall në dhe
Para se t’u bien në erë
Larashët oshënarët
Kthimi i Dritësorëve
Dritësorët do të kthehen
Me leshra të kërleshur
Me thonj të paprerë
Me trup-duar-fytyrëdheu
Do të përplasen brenda
Do të na zënë për fyti
Do të na shkulin për flokësh
Dhe ne s’do t’i shohim
Se ata janë prej drite
Se nuk bëjnë hije mbi dhé
Ata e kanë pushtuar
Zemrën e tokës
Dhe kupën e qiellit
Dritësorët do të kthehen
Të na mësojnë zejën e vdekjes
Të na japin pak zemër të tokës
Pak kupë të qiellit
Të dehemi dhe ne
Me hirin e zjarrit
Të mos jemi vetëm hije mbi dhé
Jeta në Mozomazi
Në Mozomazi mund të vdesësh çdo çast
Të këputesh si lule në erë
Dhe të vazhdosh së jetuari pas vdekjes
Me të gjallët e vdekur përreth
Që ruajnë kujtimin tënd të përgjakshëm
Si vashën e mallit të parë
Në Mozomazi jetohet për mrekulli
Aktor mund të jesh kur të duash
Dhe të ndërrosh jetë kur të të teket
Si një aktor i palodhshëm tragjik
Ja pse në Mozomazi pihet shumë raki
Dhe pagjumësia bëhet ëndërr e ankthshme
Dhe njerëzit kanë turp të gjallojnë
Karshi thneglave milingonave karkalecave
Që kryejnë punët e ditës e natën çojnë dashuri
Zot
Në Mozomazi nuk shihet njeri
Se nata bie aq shpesh
Dhe terri është aq pis
Çdo gjë që lëviz ecën fluturon
Shoqërohet lehaqensh larashësh laureshash
Ëndrra... Pastaj Vlora
Diqysh shkuam në një planet tjetër
Ku kishte bukë qumësht mish
Dhe s’kishte milicë
Shqiptarët ishin shumë të mirë
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bënin dashuri të mëdha
Disi... kur hyri Vlora në dhomë
Babi mbrëmë me dy orë natë
Na shkallmuan derën përsëri
Ata që s’mund t’u zë emrin në gojë
Vdekja e Dytë e Gjergjit*
Kur derdhet atdheu në det
Shkulet shkëmbi fusha mali
Terri derdhet me shtëmba
Dhe thikat vezullojnë
Vlorën e zënë ethet e dridhet
(Babi, do t'i kenë tretur
Gjergjit eshtërat
Se Atdheu po derdhet
Përsëri në det)
Drilonit s'mund t'i them
Ji i fortë
Dritoni është bërë dhé
Dhe ata po e shohin
Se s'është kjo më
Lojë me qen e mace
Duke Pritur Gjergjin e Ri
Ai do të vijë
Ti do ta çosh patjetër
Ne do të dalim dhe do ta presim
Me tupan e me zurna
Do ta marrim do ta hipim
Lart mbi supe
Do t'i brohoritim
Derisa të mos kemi zë
Ai do të vijë
Se ne e presim
Si Shpëtimtarin si Shëlbyesin
Do të shkelë këmbëzbathur
Mbi Dheun tonë
Do të ndezë qirinj
Te varret tona
Ai do të vijë
Ne e shohim ëndërr përnatë
Është kripëgjatë
Dhe nuk i trembet bishës
Që s'na lë të dalim
Nga portat e qytetit
Ai do të vijë
Ta therë në fyt bishën
Do t'i pastrojmë puset
Do të gjuajmë peshk
Dhe shpesë dhe kafshë
Do t'i njomim flitë përsëri
Ai do të vijë
Se ne e presim
Se ne vdesim përditë e më shumë
Se qyteti bie erë kufomë
Dhe Ikim
Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak
Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë
Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë
Si e Krijoi Zojsi Dardaninë
Nuk dihet
Nga koka a nga kofsha
Zojsi nxori Dardaninë
Dhe e deshi, e deshi, shumë e deshi
Nga dashuri e madhe
Kish rrezik ta mbyste
Sot e atë mot
E varim në dardhë
Dashurinë e tij të madhe
Dhe kryqin e marrim në shpinë
Duke pritur të ndodhë mrekullia
Eshtrat i bëjmë grumbull
Në Kodrën e Kafkave
Përpjekje për t’i Zënë Konturet e Mbinjeriut
Dhe e more more e dhe
Nga dritarja me grila
Ta zhdavaritje terrin
Dhe u dogje ngadalë qetë butë
Ti sy fëmije para lodrës së re
Dashuri e madhe të mbante në jetë
Ndaj syzat i përdorje si llupë
Ta ruash të gjallë zjarrin
Hije të zeza të mëdha
Shtrëngonin nofullat kthetrat
Dhe tërhidheshin gjithë tmerr
Nga shkëlqimi që të rrethonte
“Ky paska luajtur, ky s’qenka në vete
Kur na tall kaq pa turp”
Dritë e madhe të mëkonte në jetë
Kur jepje e merrje kur merrje e jepje
Ta mbaje të gjallë zjarrin
Skicë për një Elegji
Ja
Kjo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe kjo këtu
Dhe kjo pranë saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo
Ja
Dhe ajo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranë saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo
• Disa mendime rreth fjalëve “di”, “ditë’, “Diell”, “Enji’, “i lum”, “perendi”, “zot” në dritën e gjuhësisë krahasimtare
Moti jemi munduar t’i vijmë rreth problemit të besimit të parakërshterë të shqiptarëve, por, si të thuash, në literaturë ky problem, sigurisht nga më të rëndësishmit, nuk është trajtuar sa duhet, me gjithë përpjekjet e mëdha të alabanologëve të ndryshëm.
Nga të parët që janë marrë pak a shumë me këtë problem janë gjuhëtarët G. Majer, N. Jokl, H. Pedersen, K. Trajmer, H. Bariq, Milan Budimir, i cili në Arkivin e Bariqit boton gjermanisht shkrimin Alb. Zot und griech. Bazileus, i cili shpreh një mendim të kundërt me atë të Pedersenit, të Bariqit, të Trajmerit, si dhe të Majerit për rrënjën a etimonin e fjalës shqipe zot.
Mendimi ynë është se fjala zo (forma e prapashtesuar zot), janë të gjitha gjasat, të jetë një prapaformim i fjalës zonjë < *gwhe:na me kalimin e rregullt të buzoprapaqiellzores gw(h) > z (khs. zjarr <
Onomastikë
Kosovo është calque linguistique i emërvendit Truda Autor: Abdullah Konushevci
Truda, Tërdevci dhe Tushila janë forma shumë më të hershme se horonimi Kosovo, që, nga sa duket, është vetëm një calque linguistique i tyreo Të burimit latin janë dhe toponimet Vragoli, Smolicë, Smolushë, Slovi, (E)Skivian, Glogovia, etj.
Mendojmë se nga toponimet e para që meriton një trajtim të denjë është emërvendi i fshatit Vragoli, i cili, nga sa mund të shihet, pësoi përndërrime nga më të çuditshmet. Megjithatë, po të vihet në një kontekst më të gjerë toponimik, mund të vihet re lehtë se trajtja e tij e kryehershme ka qenë Oracola me kalimin e o-së nistore të latinishtes në vo-/va-, si dhe ve- (khs. oleum > voj/vaj, orphanus > i vorfën/i varfën, orbus > i verbër, opus, -eris > vepër, që ka prekur edhe sllavizmin ubog> i vobek>i vapek).
Por, derisa në toponiminë shqiptare ai u ruajt në një formë më konservative tek emërvendi Frakull, në Kosovë, ai pësoi ndryshime të ndjeshme, duke iu përshtatur së pari ndjenjës gjuhësore sllave, që e kishte lidhur atë me fjalën vrag 'djall', kurse më vonë ndjenjës gjuhësore turke me prapashtesën -li. Gojëdhënat e ndryshme sllave se aty paska qenë vendi i djajve janë vetëm gojëdhana, sepse nuk dihet, qoftë në toponiminë sllave, qoftë në atë botërore se djalli ka mundur të jetë bazë motivuese e ndonjë emërvendi, kurse, siç dëshmon toponimi shqiptar Frakull <> r - u. Pra, forma e kryehershme e emërvendit Trudë qe Turdna. Forma me metatezë është më e re dhe, falë saj, nuk kemi evoluimin e grupit -rd- > -rdh-.
Të dokumentuar për herë të parë historikisht në formën e tij të vërtetë e gjejmë në letrën e sundimtarit të Vilajetit të Kosovës, Jashar Pashë Gjinollit, këtij Justiniani të dytë shqiptar, drejtuar sulltanit më 19 shkurt 1832, në formën TORDINA (KPV, 138).
Trajta sllave, Trudna, që është një trajtë me metatezë e Turd + -na, duket të jetë më e vjetër se trajta Tord + -ina, sepse Turdus është një fjalë e latinishtes klasike, kurse tordo 'mëllenjë' dhe tordela 'mëllenjëz' janë fjalë të leksikut neolatin. Po këtu do kërkuar edhe burimi i kuptimit të fshatit të Kosovës Tërdevc < style="font-weight: bold;">Toponimet latine-romane të Gjakovës
Një bashkësi më vete toponimike të Gjakovës sajojnë toponimet, që ne i gjejmë të burimit latin e roman.
Një toponim të lashtë e gjejmë te Romaja (forma e dokumentuar Ramovije, ku gjymtyra e dytë gjan të jetë via< apud="" bregu="" ri="" sllavizuese="" fshat="" vendosur="" breg="" lumit="" apelativi="" latin="" ripa="" krijon="" toponimike="" kjo="" gjetje="" jona="" pati="" rdorim="" re="" t="" si="" profesori="" mahir="" u="" m="" studimeve="" tona="" toponomastike="" mendimin="" po="" ashtu="" ojkonim="" kuptimin="" cilit="" ne="" te="" latinizmi="" zmolje="" jokli="" ardhur="" nga="" vulgare="" mulgeo="" theksohet="" se="" ky="" rvend="" soi="" shmimin="" a="" gjirie="" zgjerimi="" n="" luese="" sllave="" r="" i="" toponimit="" me="" etimonin="" saj="" duket="" burimit="" shqiptar="" rvendet="" krahas="" rmenden="" tu="" enska="" dhe="" shtesin="" edhe="" mendim="" tonin="" atanasije="" toponimi="" branislav="" emil="" toponimet="" romane="" truall="" shqipes="" studime="" kryengritjet="" popullore="" vitet="" 30="" shekullit="" petar="" etimologijski="" nik="" hrvatskoga="" ili="" srpskoga="" selami="" popullsia="" s="" ash="" e="" rps="">
Etniku dardan dhe horonimi Dardania
Në studimet albanistike hasen mendime të ndryshme rreth dardanëve, të cilët heqin origjinën e tyre që nga kohët mitologjike, duke u dëshmuar, krahas peonëve, një fis fqinj i tyre, siç mësojmë nga "Iliada" e Homerit, edhe në luftën e Trojës. Prandaj, zbërthimin dhe kuptimi i etimonit dard mund t'i çojë shumë larg studimet jo vetëm gjuhësore.
1.1. Hani për Dardaninë. Lidhur me kuptimin e këtij emri, Çabej vë re se është J.G. von Hani nga të parët që në Albanische Studien, I (1854) emrin e dardanëve e lidhi me apelativin e shqipes dardhë, duke shënuar në atë mes që në Shqipëri janë të shpeshta emrat e viseve të formuara nga emra drurësh, ku ai përmend bash edhe një emër katundi e mali në Shqipëri të Mesme të quajtur Dardhë. Ky dijetar, në veprën e tij Udhëtimi prej Beogradi në Selanik (Reise von Belgrad nach Salonik), botimi i dytë (1868), i risillet edhe një herë kuptimit të emrit të dardanëve dhe të Dardanisë: "Poroshtica na dha një vërtetim të papritur të shpjegimit që jemi përpjekur të japim për emrin Dardania në veprën "Studime shqiptare" sepse ne, përsa mundnim të shohim, pamë se sidomos shpati i saj lindor ishte i veshur plot me dardha të egra, që ne i kishim ndeshur edhe më parë, të përziera me pemë të tjera, por që kështu grumbull gjer më sot nuk i kishim gjetur me një shumicë kaq të madhe. Dardha e egër është e përhapur në mbarë Gadishullin Ballkanik, dhe, nga sa dimë ne, është e vetmja pemë frutore me farë që rritet në ato anë, dhe sikurse dihet, ajo i ka dhënë emrin një malësie të tërë që gjendet në këndin veriperëndimore të Gadishullit; kështu pra rrjedhimi i emrit Dardania prej shq. dardhë. na duket shumë afër mendsh dhe kuptimi i kryehershëm ngjan të jetë "vend dardhash" (f. 389). Këtë mendim, sipas Çabejt, e përkrah nga pikëpamja botanike edhe mendimi i A. Baldecit se kjo trevë është shumë e pasur me pemët e egra Pirus amygdaliformis".
1.2. Durham për Dardaninë. Lidhur me horonimin a emrin e krahinës Dardania, nga të parët, që u mor shumë seriozisht me etimonin "kuptimin e vërtetë" të saj, qe studiuesja e dëgjuar angleze, Edith Durham, e njohur edhe si mbretëreshë e pakurorëzuar e Shqipërisë. Në veprën e saj "Prejardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone të Ballkanit" (më pas PFKZB), ajo, lidhur me dardanët dhe Dardaninë, thotë: "Më pas Dardaninë e gjejmë në hartat e Ptolomeut (140 e.r.). Skica nga botimii Manxhinit më 1621, pavarësisht nga shtrembërimet, na jep një ide mjaft të mirë për pozicionin e saj, duke treguar se shtrihej në veri të Nishit. Nën Dioklecianin e gjejmë Dardaninë si provincë me kryeqytet Nishin. Vetë Diokleciani ishte me gjak ilir, fakt i cili mund ta ketë bërë ta mbante emrin ilir. Perandori Justinian ka lindur atje dhe thuhet se ka qenë me gjak vendas. I ungji (e ka fjalën për perandorin Justin, v.j.), fshatar, shkoi në Bizant dhe u regjistrua në Gardën perandorake, ku, si mjaft të tjerë të rangut të ulët, shpejt u ngrit në postin e lartë dhe pati trashëgimtar nipin e tij të ndritur. Vetëm kohët e fundit, emri i Dardanisë është fshirë nga hartat tona. Në një që kam vetë, nga Xhon Spid i vitit 1610, e hasim këtë emër. Në një botim të Nuremburgut, më 1770, mbi një rrip toke në qendër të gadishullit shkruhet 'Dardania deserta'. Mendoj se emri i saj nuk është shkruar në hartat e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Këta Dardanë, që luftuan kundër Maqedonisë dhe Romës dhe nga gjaku i të cilëve ishte Justiniani, a kanë lën ndonjë gjurmë në trojet e sotme?" (f. 497-498). Pasi shtron këtë pyetje retorike, ajo shton: "Në qoftë se fjalën 'Dardani' e nxjerrim me prejardhje nga fjala ilire që do të thotë 'dardhë' dhe që është e njëjtë me fjalën e sotme shqipe 'dardhë', atëherë sigurisht që kanë lënë gjurmë. Pranë Drinit ka tre vende, në Shqipëri, që quhen Dardhë. Këtu vendi është tej mase malor dhe sipas të gjitha gjasave, në vazhdimësi ka qenë banuar prej një popullsie pak a shumë me gjak ilir (shqiptar). Përtej Drinit, tokat fushore u serbizuan në fillim të mesjetës, por emri nuk humbi. Atë e gjejmë edhe në trajtat e serbishtes Krushevo, Krushevas dhe Krushenica. Një fshat afër Prizrenit, kur kam kaluar më 1908, kishte emër të përzier: Krusha (serbisht) dhe e vogël (shqip). Ndoshta tani që u është dhënë serbëve, quhet Krusha mala (dardha e vogël). Një tjetër shenjë që Dardania do të thotë 'dardhishte' gjendet në hartën e P. B. Bertius, hartograf i Luigjit III të Francës. Ai i shënon 'Pirustët' lart, mbi Drin dhe thekson se ata janë 'shqiptarë'. 'Pirusi' gjithashtu gjendet në një botim të Ptolomeut, që ka dalë më 1462. Duke pranuar shtrembërimet e këtyre hartave, këto vende janë të gjitha në po atë krahinë, ku janë edhe sot në Shqipërinë e sotme ato vende që quhen 'Dardhë'. 'Pirustë ' mund të jetë veç forma latine e emrit dardhë" (f. 498). Dhe, në fund, me një zhbirim të habitshëm, shton: "Së fundi, emri i dardhës na vjen në një tjetër formë. Emri i familjes së të madhit papë Sikstit (Sixtius, 1585-9) ka qenë Pereti. Ai ishte fëmijë i refugjatëve, siç thuhet, të cilët ikën 'nga një vend në Schiavonia i quajtur Krushevo'. Një njoftim e identifikon këtë me Krushevicën në Grykat e Kotorrit. Ata u vendosën si fshatarë në Itali dhe e italianizuan emrin e mëparshëm të vendit të tyre. Do të ishte e dëshirueshme ta dinim nëse fëmija fshatar që u bë papë, ka pasur ndonjë lidhje me gjakun ilir, ashtu siç pati Justiniani, i cili u end që nga Dardania deri në fronin e Bizantit. Papa ndërtoi kolonadën madhështore të Shën Pjetrit, Justiniani ndërtoi Shën Sofinë".
Struktura kompozicionale e romanit
Derisa romani “Përroi i Andrrës” është më shumë një prozë e realizmit magjik, ku romanizohen besime, bindje, paragjykime, përjetime të larmishme rreth togfjalëshit që përthekon emërvendin Përroi i Andrrës, domethënies që ai fiton në jetët e banorëve të asaj ane, duke marrë shpesh tipare të një qenie mitike, romani “Tri motrat në një qytet” zgjedh një temë të re, temën e diktaturës totalitare, staliniste, të cilën e trajton fare natyrshëm, duke ndriçuar mekanizmin e veprimit të saj mbi fatin e individit dhe të shoqërisë nga kënde të ndryshme.
Ekspozicioni, që në të vërtetë është shthurja e veprimit të romanit, fillon me vendosjen e tri motrave Lisi: Flakës, Vesës dhe Jehonës në Kukës, ku priten në zyrat e Këshillit Popullor, nëpunësit e të cilave i vendosin për pak kohë në hotel “Përparimi”. Pas këtij takimi formal, Flaka, si më e shqetësuara prej tyre, pyet sportelistin e hotelit, Rrok Hila, se ku është Shtëpia e Zotit në atë qytet. Përgjigjja e tij është e thjeshtë: “I kemi prishë krejt.... Jo vetëm në qytet... Kahmos”.
Nënteksti si tipar i prozës moderne
Me një fjalë, nëpërmjet Rrok Hilës me emër e mbiemër të krishterë, që tash mbron ateizmin, “fenë” e vetme zyrtare në Shqipëri, si dhe Këshillit Popullor, autori vetëm sugjeron konturet e sistemit totalitar, duke i lënë çdo gjë nëntekstit, si një tipari thelbësor të prozës moderne.
Ky procedim ndiqet edhe në paragrafin: (...) po zhyteshin në një mjegullnajë të pakuptim: as dritë, as terr, por që kujtdo që mund të zhytej në të, mund t’i sillte me lehtësinë më të madhe një si përzierje në tru. Por, edhe më domethënëse është ngrija në trup dhe në shpirt, që kaplon tri motrat, të cilën e paralajmëron Flaka, pas kthimit nga bredhëritjet pa krye që me natë rrugëve të qytetit, të cilat sikur theksojnë shqetësimin e shkaktuar nga parandjenjat e fatkeqësisë që do t’i katandisë. Për këtë arsye ne shohim në të një modelim të profeteshës, të Kasandrës.
“Ngrija” do të vazhdojë edhe në hotel “Përparimi”: ftohtë, vetëm ftohtë, një bujtinë e pikërruar prej të ftohtit... Ngrija shtrihej kudo.
Pas Rrok Hilës, Vesa takohet edhe me një shitës, i cili, në pyetjen e saj për të blerë dy paketa cigare, i përgjigjet: -Kemi vetëm “Partizani”, duke theksuar se (...) Ju, të huajt, s’i keni qejf cigaret “Partizani” dhe kur ajo ngulmon se nuk janë të huaj, ai sikur flet me vete: “Kështu na kanë thënë sot në mëngjes... Jo vetëm në mëngjes, por na e kanë përsëritur sot e gjithë ditën”.
Është kjo vetëm një nga format e shpëlarjes së trurit ushtruar nga diktatura komuniste, e cila, duke i mbajtur njerëzit pezull, as në tokë, as në qiell, siç shprehet autori, sikur ngjall te ta njëlloj mazokizmi, njëlloj vetëdëshire për të rrënuar çdo gjë jetësore, duke humbur madje edhe buzëqeshjen dhe vullnetin për jetë: heroina Flaka ka dëshirë ta bëjnë qentë copë-copë mishin e saj vetëm e vetëm të mos vazhdojë më kjo gjendje ankthi e tmerri.
Pas këtij qëndrimi, në të parë të qetë, fillon periudha e kërcënimeve, e shpifjeve, e akuzave e trillimeve, që nis me konstatimin e sportelistit Rrok Hila: - Po lëviz si tepër!, që i drejton tri herë Flakës. Çuditërisht kjo fjali përkon edhe me fillimin e akuzave për Demaçin, por në formën “Po flet tepër!”. Kjo pse për sistemet diktatoriale, si dje, si sot, çdo gjë që nuk është e njëtrajtshme, uniforme, është frikësuese, tronditëse, sepse mund të ndërrojë rendin e vendosur nga frika, që ngrin, paralizon çdo sjellje të lirë njerëzore.
Struktura kompozicionale e romanit
Sikur thamë më parë, romani fillon me shthurjen e veprimit, kurse ekspozicioni a paraqitja e veprimit nis me arratisjen e Can Lisit në një natë me hënë të plotë, kur mendohej se nuk kishte guxim të arratisej njeri nga syçeltësia e madhe e rojave të kufirit (f. 24-29). Pas merret vesh lajmi për arratisjen e Can Lisit, fshati rrethohet nga ushtarët dhe prindërve të tij u kumtohet nga inspektori politik se tash e tutje do të jenë dhe ata nën mbikëqyrje. Megjithatë, pas një kohe, kur më nuk mbikëqyreshin, edhe ata ia dalin të arratisen dhe t’i bashkohen të birit në Melburne të Australisë. Atje Cani martohet me Zojë Gjinin dhe gjejnë fëmijët: Jetonin, Vesën, Flakën dhe Jehonën. Jetoni, pasi mbaron gjimnazin, meqenëse në shtëpinë e tyre flitej vetëm shqip, i prirë, mbase dhe nga motive patriotike, dëshiron të mbarojë mjekësinë në Shqipëri, pavarësisht se i ati nuk pajtohet, madje e kërcënon se po e çel me dorë të vet derën e ferrit. Pasi arrin në Shqipëri, kalojnë mbi gjashtë muaj dhe familja nuk merr letra prej tij, ndaj dhe motrat, që kanë dashuri më të madhe për vëllanë se për vetë jetën, vendosin të shkojnë në Shqipëri dhe të mësojnë për fatin e tij. Në këtë udhë u bashkohet edhe e ëma, Zoja, sado që Cani edhe ato i këshillon të mos e çelin derën e ferrit. Sistemohen në hotel “Drini” në Tiranë nga nëpunësit e Ministrisë së Brendshme. Të nesërmen i ftojnë në Ministrinë e Brendshme dhe u kumtojnë se Jetoni ndodhej në spital, meqenëse ishte lodhur nga studimet dhe kishte nevojë për qetësi të plotë. Pra, deri në këtë paragraf kemi thurjen e veprimit, i cili arrin kulmin, kur mësojnë se Jetoni ndodhej në Spitalin e të Çmendurve. Takimi me të dhe ulërimat e tij bëjnë që përsëri të sundojë ngrija, sidomos kur e shohin në ç’gjendje ishte katandisur. Me gjithë lutjet e tyre që ta merrnin jetonin për ta mjekuar në Melburne, mjekët kundërshtojnë, duke pohuar se ai mund të shërohej vetëm në këtë spital dhe askund tjetër. Ato vendosin të rrinë në Tiranë, por pas shtatë ditëve u grisin letërnjoftimet me arsyetim se kishin pasur lejeqëndrim vetëm për pesë ditë dhe i pajisin me letërnjoftime shqiptare. Pas kësaj kohe i shpërngulin në Kukës, duke u kujtuar se ato qenë të bijat e një arratisësh, që kishte shkuar në ferrin kapitalist. Në ankimin e tyre se i ati i tyre ishte arratisur, kur ato as që kishin lindur, një zyrtar ua kthen me egërti “-Kishit lindë a s’kishit lindë, jeni bijat e Can Lisit!”
Thurjes së veprimit i takon edhe kapitulli 11, ku përshkruhet mallëngjimi i motrave në Melburne për të vëllanë në Tiranë, sidomos gjatë festës së Kërshnellave. Ndezja e një qiri nga Jehona, më e vogla, dhe lutja e saj për shpirtin e të vëllait, që shoqërohet më vonë nga Flaka, sikur është një paralajmërim i kobit të mëvonshëm. Vëmendjen tërheq edhe një element i mrekullisë, që përjeton Jehona: “Sytë e Flakës dhe të Vesës nxirrnin dritë si të ndriçuesve të urës... Si zjarre që nuk shuheshin...”
Ekskomunikimi i tri motrave
Me ardhjen e tyre në qytet, fillon edhe procesi i ekskomunikimit të tyre nga shoqëria. Ky ekskomunikim fillon me përhapjen e lajmit të rremë se duhej të ruheshin prej tri motrave flokëverdha më tepër se prej gjarprit, se ato ndrynin njëlloj zezone që mund të rroposte cilindo. Po ashtu flitej se hijeshia e tyre mund t’i vriste të rinjtë e qytetit, se mund t’i bënte me dhimbje në tru etj.
Të shtrënguara nga ekskomunikimi i përgjithshëm, ato shkojnë në Zyrën e Kuadrit për të kërkuar punë. Jehonën, më të voglën, që kishte ndjekur klasën e tetë, e kthejnë në klasë të shtatë; Flakën, që ishte një piktore dhe njihte anglishten dhe që kërkon të japë anglisht dhe pikturë, e çojnë në fabrikën e tullave, punëtore në ngarkim-shkarkim dhe Vesën, më të madhen, teknike e ndërtimit, e çojnë në kantierin e qytetit të ri, që kishte filluar të ndërtohej, si punëtore të thjeshtë.
Përpjekjet e tyre për t’u ambientuar, sidomos përpjekja e Flakës, që zë të bëjë emër si notare e shkathtë, marrin fund si mos më keq. Mbytja e Egzon Drinit, që hidhet nga Ura e Drinit të Zi dhe dështimi i Vesës për ta shpëtuar dhe bindja e të gjithëve se po të ndodhej aty Flaka, Egzoni do të shpëtonte, bëjnë që punëtorët e sigurimit, Mir Lala dhe Lad Gjini ta zhveshin në mes të lumit me qëllim që të njollosin imazhin e mirë që kishte filluar të krijohej për të. Madje, këtë akt pothuajse kriminal e shoqërojnë me sharjet: “Shkërdhatë! Putanë e huaj!”
Me interes është legjenda për gruan e ve 22-vjeçe, së cilës i vdiq fëmija motak, meqenëse nuk mund ta ushqente. Ajo u zhyt pastaj, aty ku merrte frymë Drini i Madh dhe kur del në krye të ujanës, shndërrohet në qyqe. Më pas kalon nëpër degët e pemëve dhe bën “Ku-ku, ku-ku!’. Megjithëse është kjo një përpjekje për të ndriçuar etimologjinë popullore rreth emërvendit Kukës, megjithatë ndërthuret me shumë sukses në nëntekstin e romanit, duke i mëshuar kështu më shumë zërit për një mjedis të vetmuar, të izoluar, gjëmëmadh.
Të lidhura ngushtë me legjendën për emërvendin e Kukësit janë dhe rrëfenjat për Bardh Drinin, të atin e Egzonit, që hap varrin pranë të birit, motiv ky që do të gjejë një shprehje më të plotë në romanin e tij më të ri “Njeriu që kujdesej për varrin e vet”, fragmente të të cilit u botuan në revistën “Meht Licht” dhe rrëfenja për Man Qarrin, një ish-i burgosur politik, i cili, pa lajmëruar askënd, me qëllim që t’u mos nxjerrë kokëçarje fqinjëve me pushtetin, vetëm me gruan vendosin ta varrosin fëmijën e vdekur. U del ndihmë edhe Vesa Lisi, e cila, kur e sheh Manin si rropatej për të hapur varrin e të birit, e ndih me gjithë shpirt.
Veshja e territ me dritë
Pasi e mund frikën, duke e ndihmuar Man Qarrin në hapjen e varrit, Vesa rebelohet gjithnjë e më shumë kundër diktaturës. Edhe në çastet e takimit me Zef Brahkolën, i cili i thotë se sistemi kërkon nga ta të fusin më tepër gaz në jetën e njerëzve, ose, thënë metaforikisht, ta veshin terrin me dritë, ajo i thotë troç se drita nuk mund të gjendet askund, sepse ajo është sosur, është tretur moti. Përqasja e Shpellës së Zezë, që merrte terrin nga jashtë për t’u bërë edhe më e zezë, me bunkerët që e rrethojnë ngado është nga më mbresëlënëset. Për më tepër, ajo fillon të numërojë: Një..., pesëmbëdhjetë..., tridhjetë e pesë..., për të përfunduar: Yllëzit shfaqen në mes të territ, kurse Bunkerët shfaqen në pikë të drekës. Ajo fiton mbresën se bunkernaja e hirtë e kishte rrethuar nga të gjitha anët dhe mezi priste ta gëlltiste....
Flaka dhe ujana
Duke çuar pjesën më të madhe të kohës pranë ujanës së dy Drinave dhe të liqenit, është e kuptueshme se kjo lidhje e Flakës me ujin, si element anksiolitik, shpjegon më së miri shqetësimin dhe ankthin e saj të përditshëm. Këndelljet, pra kthimet në gjendjet e qetësisë së nevojshme shpirtërore, që i sjell ujana dhe Drini i Zi e Drini i Bardhë, sikur janë treguesi më i qartë i atmosferës së zymtë, vrasëse. Për më tepër (kapitulli 35), edhe ujana e liqenit fillon të marrë ngjyrë të tymtë. Pra, e përhimja, si ngjyrë që shpreh monotoninë, mërzinë, pikëllimin, fillon të bëhet mbisunduese. Është kjo një gjetje e autorit për të krijuar një çift sinonimik në mes të përhimes dhe të tymtës, që sikur ngjyrosin çdo gjë përreth tyre. Pjesë e kësaj grije totale është dhe thashethemnaja, që kish raste të lëvizte si një ushtri karkalecash që i sulet kallëzve të grurit mu në pikun më të madh të vapës. (Të shtojmë me këtë rast se fjalët me prapashtesën –najë, prapashtesë kjo e fshatit Lisnajë, vendlindjes së atit të tyre, bëhet një morfostilemë e këtij autori: khs. më sipër bunker-najë, pastaj thirr-najë, thashethem-najë etj. Një tjetër morfostilemë mund të merret edhe krijimi i emrave abstraktë në –i nga mbiemrat, si: that-i, egërt-i, lagët-i etj.)
‘Dosjet’ e motrave Lisi
Megjithëse duken si dosje, pjesët në kursiv “Për Jehonë”, “Për Flakën” dhe “Për Vesën” janë një përmbledhje e mendimit mbizotërues të qytetit për to. Jehona, ndonëse e njomë, e shoqërueshme, sa nuk mund të dallohet nga nxënëset e tjera, me një hijeshi që i derdhej lehtas prej fytyrës në të gjitha pjesët e trupit, megjithatë, sipas fjalës së urtë: Rrushi sheh rrushin e piqet, paragjykohet se do të jetë një me motrat e saj më të mëdha, prandaj të gjithë duhej të ruheshin prej bukurisë së saj të rreme.
Për Flakën thuhej se ishte një endacake, që nuk dinte kur niste dita e kur mbyllej nata, e cila rëndonte mbi atë qytet të kërrusur nga dimrat me sjelljet e saj prej të harlisure, që i kishte marrë jashtë shtetit dhe këtë të keqe kërkonte ta mbillte në qytetin e tyre të qetë dhe me liri të tepërt, në qytetin e tyre pa britma dhe pa moral të rremë. Nga ajo kishin frikë edhe fëmijët e vegjël, të cilët, kur u mësonte notin, i prekte aty ku s’duhej t’i prekte dhe fëmijët, që në fillim qeshnin dhe kënaqeshin, duke kuptuar se kishin të bëjnë me një djall me flokë të verdhë dhe nga frika se mund t’u shfaqej në gjumë, e linin vetëm në mes të ujit. Madje, për këtë nuk kishin guxim t’u tregonin as prindërve të tyre, ndaj të nesërmen ajo i priste tek uji të nisnin atë punën e fëlliqtë nga e para. Megjithatë, narratori-autor thotë se të gjithë po mësoheshin me tri motrat flokëverdha, siç qenë mësuar me dritën, bukën dhe ujin, por në fund jep dhe habinë e botës a communis opinio: “O Zot, o i madhi Zot që e kishin mbi krye, o Zot, kujt i kish falë hijeshinë!”
Për Vesën, njësoj si për Flakën, thuhej se edhe ajo luante bishtin dhe u pëlqente të dilnin shpeshherë të dyja bashkë e të gjenin strehë andej nga bunkerët.... I joshnin dashnorët e tyre, ua merrnin mendtë, ua futnin helmin në tru... Megjithatë, ata riktheshin te motrat Lisi me një dëshirë të re dhe me ethe të tjera. Për më tepër, gjithnjë sipas mendimit të botës, ato mundoheshin t’i njihnin ata sa më mirë që të luanin me ta si macja me miun. Por, sipas mendimit të botës, njeri nuk thoshte fjalë të keqe për to, sepse deheshin nga flokët e verdha. Madje, Vesa, edhe në orar të punës joshte punëtorët, të cilit mezi prisnin ditën e nesërme të shkonin në punë për të ndenjur me atë femër të shthurur. Bota nuk janë të kënaqur se ishte dënuar vetëm me pesë vjet burg, pse i kishte thirrë drejtuesit e shtetit jo me emra, por vetëm me numra. Edhe në qeli kishte kënduar këngë të huaja. Sipas tyre, edhe ajo ishte e hijshme, por ç’e donin hijeshinë e zezë?!
Alternimi i shpeshtë i mendimit të narratorit-autor me narratorin-botë i jep mundësi autorit të shprehë qoftë mendimin e tij, qoftë të botës, duke i dhënë kështu një karakter kontrastiv njësisë së veprimit.
Bërja e të gjallëve të vdekur
Në këndin e lajmërimeve njoftohet për vdekjen e Flaka Lisit, madje edhe me datën dhe orën e varrimit: dita e nesërme, ora pesëmbëdhjetë. Por, nuk ka ndonjë shënim për shtëpinë e të ndjerës dhe për ata që japin një kumt të tillë. Është kjo me siguri njëra nga metodat më të vrazhda, më terrorizuese e sigurimit kundër individëve të caktuar, të cilët me gjallje i shpall të vdekur, duke dëshmuar kështu se morali dhe metodat e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me përmasën njerëzore. Kjo metodë, fatkeqësisht, gjeti shprehje edhe në Kosovën e pasluftës nga segmente të ndryshme të sigurimit, duke i shpallur njerëzit e gjallë për të vdekur. Për më tepër, jo vetëm bërja e të gjallëve të vdekur, por edhe kërcënimi i të gjallëve me vdekje, sidomos i individëve të pamanipulueshëm nga këto struktura të sigurimit, u bë një gjë e zakonshme, duke krijuar kështu drama të mëdha individuale dhe familjare. Lajmin për kumtin e vdekjes së saj e mëson nga një kalimtar, i cili i lutet të shkojë vetë t’i hedhë një sy. Hutimi i saj shoqërohet nga hutimi i kalimtarëve, të cilët e kishin lexuar më parë këtë lajm. Megjithatë, ajo nuk jepet, por shpërfillëse dhe krenare, lexon lajmërimin për një koncert, duke pikëzuar sytë më së shumti në orën e fillimit të koncertit (kap. 37.). Pavarësisht nga qëndrimi i saj dinjitoz para botës, ky lajm lë gjurmë të thella në psikikën e saj, duke fituar edhe përmasat e traumës së rëndë. Kur ngel vetëm, ajo e mendon veten si do të dukej e vdekur: “Në një natë më parë tek kryet e Flakës së vdekur kishin qëndruar dy motrat. Aty kah e vona erdhën edhe komshinjtë, me të cilët i kishin shtëpitë dera-derës (...). Para se ta mbulonin me pëlhurën e bardhë, e lanë me ujë të ftohtë... E lanë përsëdyti... E lanë përsëtreti. (...) Ia mbërriti koha kur do ta nisnin të vdekurën për në bujtinëzën e fundit.... (...) Zojë Lisi kish qëndruar brenda dhe me shumë keqardhje u kish thënë se nuk as frymë dhe as shpirt të përcillte Flakën e vdekur, se qe i dyti prej fëmijëve të saj që po i fuste në tokë që në gjallje të saj” etj., etj.
Edhe të nesërmen Flaka del nga varrezat. Kur del në qytet dhe në shesh, njeri nuk i fol, askush nuk e përshëndet, kthen dhe në këndin e lajmërimeve, por aty më nuk e gjen njoftimin për vdekjen e saj.
Kjo bërje e të gjallëve të vdekur do ta ndjekë edhe pas arratisjes së saj jashtë shtetit. Hetuesi Tat Rama u kumton të motrave të saj se ajo qe mbytur në liqen, se dikush në hetuesi kish rrëfyer disa orë më parë se kish parë trupin e një femre të vdekur me flokë të verdha tek Ura e Vezirit dhe se do të bëjnë çmos të gjejnë trupin e saj sa më parë etj., etj.
Qëndrimi i paepur dhe dinjitoz i Flaka Lisit vihet re edhe në hetuesit, kur në pyetjen e hetuesit Tat Rama se me cili ka bërë për herë të parë qejf, i përgjigjet: “-E, pra, mësoje një herë e mirë: me atë që shkon gruaja jote sot e gjithë ditën e lume...”.
Pra, mund të përfundojmë pa ngurrim se romani “Tri motrat në një qytet”, një fshikullim fin i diktaturës staliniste në Shqipëri, është roman i Flaka Lisit, e cila edhe i jep strukturë unazore: fillon me arratisjen e Can Lisit dhe merr fund me arratisjen e Flaka Lisit.
Maksimumi i një mediumi
“Burrat mbi gratë”, kështu titullohej ekspozita e prezantuar nga Akademia e Arteve dje në galerinë private “Zenit Art” si një shenjë “festive” në Ditën Ndërkombëtare të Grave. Nën përzgjedhjen e pedagogëve të ateliesë multimedia/Mode/Grafika tre pedagogët Vladimir Myrtezai, Najada Hamza, Ardian Isufi, sollën konceptimet e tetë artistëve të rinj, që shtjellohen në mediumet pikturë,
fotografi, videoart e performancë. Burrat rrëfehen për gratë. Ndërhyrje artistike mbi situata të shpjegueshme ose jo, që e kanë zanafillën që nga kopshti Eden ...
Përgatiti:Flori Bruqi
Links to this post