2013-03-19

ANTROPOLOGJI - JAKOV MILAJ “RACA SHQIPTARE”

http://flori-press.blogspot.com/2005/12/flori-bruqi-nga-antropometria.html



Nga Flori Bruqi

ANTROPOLOGJI - JAKOV MILAJ “RACA SHQIPTARE”

Do të lexoni këtu pjesë nga studimi elitar i autorit profesor Jakov Milaj, shkëputur nga libri i tij lapidary ”raca shqiptare”, botuar në vitin 1944.E mbajtur në hije për më shumë se 50 vjet,kjo vepër,së voni,i rikthehet publikut shqiptar, për t’i dhënë atij një nga studiusit më virtuozë të antropologjisë, i vetëm dhe i pakalueshëm deri sot ndër shqiptarët në këtë fushë mendimi

Kush është profesor Jakov Milaj ?

Ai i takon asaj pjesës më të mire të themeluesve të shkencës dhe mendimit shqiptar,asaj pjese që i dedikohet mbijetesa e identitetit tone Jakov Milaj lindi në Fier më 25.03.1911.

Ai u shkollua në Gjimnazin e Shkodrës, ku e mbaroi atë sin jë nga nxënësit më të mire në vitin 1931.

Si nxënës Milaj, drejtoj Shoqatën Kulturore “BESA SHQIPTARE”.Punoj si mësues në Fier, sekretar komune në nënprefekturën e Kolonjës,më vonë redactor përgjgjës në organe te ndryshme të shtypit të Tiranës e sidomos në “VATRA” të TIMO DILOS dhe në revistën “PERPJEKJA SHQIPTARE” të BRANKO MERXHANIT.

Në këtë kohë ka formuar shumë njohje,ku spikat mbi të gjitha,miqësia e madhe me Millosh Gjergj Nikollën-MIGJENIN.Për ata,që kanë shfletuar në shtypin shqiptarë të vitit 1930, është e pamundur që të mos hasin emrin Jakov Milaj apo inicialet e tij J.M.

Falë erudicionit të tij,ai shkrunte në fushënetnografike,antropologjike,gjeografike, historike etj.

Në vitin 1934 i është dhënë e drejta e studimit në Fakultetin e Veterinarisë pranë Universitetit italian të Torinos.

Përkohësisht Milaj in dërpret studimet(1935) dhe kthehet në Fier,ku merr pjesë në Kryengritjen e Fierit…

Dështimi i kësaj kryengritje ishte fatal edhe për studentin Jakov Milaj.Rexhimi i atëhershëm i mbretit Zog e denon Miljan më burgim 101 vjet.Pas ndërhyrjes së organizatave të shumta ndërkombëtare,ai falet.

Më pas,migron nga vendi për në Torino të Italisë për ti vazhduar studimet e veterans të lëna në gjysmë.

Në ditët e fundit të jetës së poetit tone të mjerimit-Migjenit,Jakov Milaj,do të jetë pranë tij dhe të motrës në Senatoriumin e Tore Feliçës…

Madje,do të ishte ai,që do të sillte edhe fjalët e fundit të Migjenit dhe dorëshkrimet e fundit të tij,nga Spitali.

Në Shqipëri Milaj kthehet në vitin 1939,pasi kishte doktoruar veteranën në Torino.

Jakov Milaj do të punon në institucionet zyrtare dhe në qeverinë e atëhershme do të ishte pak muaj edhe Ministër i Bujqësisë dhe i Pyjeve.

Shkak për largimin e tij nga fotelja e ministrit ishte se Milaj, kërkoj që”pyjet e Shqipërisë të shkëputeshin nga kontrolli Italian dhe milicia italiane e pyjeve të zëvëndësohej më shqiptarë”Kuptohët se professor Jakov Milaj u detyrua të jape dorëheqjen nga Ministri.Pas Luftës së Dytë botërore,doctor Milaj punoj në Stacionin e Veterinarisë në Durrës,Bilisht,Fier etj.

Rexhimi komunist shqiptarë e dënoi (1945)profesor Jakov Milajn me 15 vjet burg të rendë,prej të cilave bëri gjashtë vjetë burg(1945-1951) dhe katër vjetë internim(1951-1955).
Vdiq më 02.01.1997,në moshën 86 vjeçare.


Kryevepra e tij”Raca shqiptare” është shkruar në vitin 1944 dhe mbeti mbi 50 vjet në hije(deri në vitin 1997), ashtu si edhe autori i saj.

Në këtë vepër madhore,ai hodhi për here të pare rrugën për antropologjinë shqiptare.Vepra ka një karakter të theksuar shkencor,patriotic dhe kombëtar.

”Vepra doli atëherë ku në gjentikën shqiptare ishte gjendje thatësire.Si vepër,ajo është e para në llojin e saj e shkruar nga një autor shqiptar.

Në aspektin antropologjik,ky është i pari punim,i shkruar mjeshtërisht më një gjuhë të pasur dhe të pastër,ku del tipi fizik shqiptar dhe ecuria e tij evolutive në rrafsh kombëtar”kanë thenë shkenctarët e ndryshëm për “Racën shqiptare” të doktor Milajt.

Por vetë autori,më mire se kushdo tjetër e ka treguar misionin e tij në këtë vepër”Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qenë që të nxjerrë në shesh disa të vërteta,gjer më sot të panjohura,mbi racën tone dhe t’u jape shkas,atyreve qe ndjejnë vehten të zotin,për t’ u marrë pak më tepër më biologji e anthrologji.

Përfundimet,që ka për të nxjerrë lexonjësi nga këto faqe janë të thjeshta dhe ,ndofta,të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarëvet,me gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë:se populli arbëror ka një origjinë të vetme të përbashkët:se është anas(autokton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis muslimanvet e kristjanvet ,as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor;e,më në funt,se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizmin fizik të races shqiptare”.

Pa dyshim Profesori Milaj është pjesë më e mirë e studieuesve patriotë shqiptarë,i asaj pjese që i dedikohet mbijetesa e identitetit tone.


Një pasqyrë e shkurtër e hulumtuesve tjerë

Dihet se,të dhënat e para të antropologjisë shqiptare janë të formës përshkruese.Përshkrimin e pare të pamjes fizike e ka bërë F.Pouqueville(1805).

Të dhëna përshkruese antropologjike dhanë edhe J.Pisko(1894),P.Trager-i(1990),E.Durham(1905) si dhe F.Nopesa(1912) ...

Hulumtimet e mirëfillta antropologjike mbi shqiptarët janë bërë nga A.Weisbach (1868) i cili në Stamboll mati 17 meshkuj shqiptarë për të cilët gjeti lartësinë mesatare 1664 mm.L.Glück(1895) mati 30 shqiptarë kryesisht nga Kosova.A Haberland dhe V.Lebcelter(1916)matën 106 meshkuj shqiptarë nga zonat malore dhe 13 nga Fusha e Kosovës.

K.Dronçillov (1921)bëri një punim antropologjik në 112 shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia Perëndimore.

F.Luschan (1922) bëri matjen e kokës të 130 shqiptarë më banim në Turqi.

Si punim i plotë mbi antropologjinë e shqiptarëve mund të mirren matjet e bëra në 1.067 shqiptarë nga C,S.Coon(1930).Përveç të dhënave antropologjike në këtë punim janë pasqyruar dhe afktorët ekzogjen.Në bazë të dhënave që mblodhi,Coon-i përshkroi tipin dinarik të shqiptarëve dhe u mundua të shpjegoi prejardhjen e tyre ilire.

Zh.Gavrilloviq (1967) bëri disa matje antropologjike të kokës dhe trupit në mostren prej 201 shqiptarëve nga deçani(Kosovë).Fillet e para të hulumtimeve antropologjike ndër shqiptarë hasën në dy broshura e shkrimit Sami Frashëri”Njeri” dhe “Përsëri njeri”.

Punim më rendësi shkencor,si në matje ashtu edhe në përshkrushmërinë morfologjike të trupit dhe të kokës së populates shqipatre të Shqipërisë mund të mirrët punimi”Gjurmime antropologjike për shqiptarët”,i Aleksandër Dh.Dhima-s (1985).Autori në këtë punim jep të dhëna interesante për karakteristikat fizike të shqiptarëve.

Përveç të dhënave përshkruese të pamjës së jashtme(ngjyra e syve,çepallat,piloziteti trupor,ndërtimi muskulor i trupit,etj),autori jep velrat e disa matjeve trupore si dhe të kokës.
Ndër hulumtuesit e trevës sonë në këtë fushë studimi lypset veçuar edhe hulumtimet e reja në hapësirat antropometrike,lëvizore,fiziologjike nga Mustafë Aliu (1991), Hasim Rushiti (1999,2000,2001) ,Agron Rexhepi (1998),Abedin Bahtiri (2004), Ajvaz Berishës (2002), Flori Bruqi (2003,2004,2005) etj.

Mr.sc.FLORI BRUQI

JU RRËFEJ PËR RACËN SHQIPTARE(botim i viti 1945; ribotim 1997)
(Nga prof.dr.Jakov Milaj)

Shumë kohë përpara anthropologve,filologë,poetë,gjeografë,historjanë e udhëtarë të ndryshëm,që kanë kaluar nëpër Shqipëri,ose që kanë njohur,në ndonjë kënt të largët të Perandoris tyrke a të Ballkanit,ndonjë grup Shqiptarësh,nuk kanë përtuar të përshkruajnë sa më mire që të jet’ e mundur tiparet e këtij populli,që bie në sy për madhështi e bukuri.
Si na shihnin të huajt Ami Boue,si qindra të tjerë që s ‘po i përmendim,është prekur nga dukja fizike e Shqiptarëvet. Në veprën e tij”La Turquie d’Europe”(Paris 1842): “ata iu përngjajnë më shumë Grekve se sa Sllavëve dhe të kujtojnë tipat më të bukur të malësorvet zvicëranë më fytyrë vezake,më hundën e gjatë e të hequr,me trupin e tyre më shumë të hollë se të trashë e më trajtat e hedhura”.

Cypren Robert-i,që ka njohur vetëm gegët,në një studim të botuar në “Revue des deux Mondes” thotë se Shqiptarët kanë “sy të vegjël,shikim të drejtë e të ngulur,vetulla të holla,hundë të mprehtë,kokë të gjatë,ball të sheshtë,qafë tepër të gjatë,krahruar të rrumbullakët dhe pjesën tjetër të trupit të thatë e nervozë”.

Nga shkrimtarë të tjerë,dikush thotë se Shqiptarët i kanë syt e shkruar ose bojë qieli dhe flokët e verdhë e gati t ‘ artë; dikush tjetër-Pouqueville-i,për shëmbull-shkruen se syt i kanë te zezë.Këto shënime,me gjithë se në përgjithësi flasin mire për ne,qëndrojnë kaq lark njëri tjetrit sa të bëjnë të bësoshë se nuk ka një njësi fizike të tipit shqiptar.

Por,mos të rrojmë se këto nuk janë veçse verë të percipëshme e më të shumtën e herës,sentimentale.Vetëm në një pike,që të gjithë auktorët,janë të një mendimi:në bukurinë plastike të Shqiptarëvet.

Dhe ,kjo bukuri,pranohet edhe prej anthropologëve të vërtetë.Por,këta të fudit,hyjnë më thellë në shqyrtimin e veçorive trupore dhe pranojnë,me ndonjë përjashtim të vogël,njësin fizike të tipit shiptar dhe,bashkë me ketë,origjinën e njejtë të races sonë.

Por ,studimet më të plota mbi racën t‘onë,janë bërë prej shkënctarvet austriake A.Haberlandt e V.Lebzelter,prej Eeninger-it,prej studjonësit gjerman von Luschan dhe prej anthropologut zviceran Eugene Pitard.

Dy të parët,gjatë Luftës së Madhe u mblodhën në Shqipërin e pushtuar prej fuqive austro-hungareze.Bënë studime mbi një grup vullnetraësh,që shërbenin me armë në dorë për Fuqit Qëndrore dhe mbi një numër të vogël civilash e të burgosurish shqiptarë,që ishin kapur prej Serbëve.

Janë matur 140 vetë,të tërë meshkuj,madhor me verse njëzet vjeç e lart dhe,që të gjithë,më sa duket,t ‘ardhur nga krahinat e Gegëris.Studimet etyre u botuan më 1919 në “Archiv fuer Anthropologie”XVII,me titullin”Zur physischen Anthropologie der Albanesen”.

Mbledhjen e kësaj lënde ne nuk duhet t’a kërkojmë prej të huajvet,por prej vetë Shqiptarëvet.

Ndër emrat e autorëve të shumët q’u përmenden më lartë,lëxonjësi do të ketë vënë re se,ka edhe disa ballkanas që s ‘janë mjaftuar me studimin e racave të tyre,pork anë future hundën edhe në përshkrimin e races sonë.Për të zbuluar origjinën tonë dhe për të njohur vetvehten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të races,që do të kishte për rendësi të barabartë,në mos më të madhe me studimin e gjuhës e të historisë.

Dallimet fizike,paprekshmëria e racës

Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qenë kolonizatorë,pushtonjës ushtarakë ose migrantë endacakë.

Këta nuk kanë patur kontakt të barabartëme të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe.Por,ndërsa,ndrydhja e tyre ka qenë më forte për disa fise e vise,ka qenë shumë me dobët ose nuk është ndier aspak nder fise e vise të tjera.

Disa nga këta popuj,nuk kanë lënë gjurmë veçse në qytetrim: kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër fiset e pushtuara.Vetëm ai grup i Ilirve që më vonë u çuajt me emrin Shqiptar,qëndroi m’i pastërti dhe,me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesen e qytetërimit të huaj,mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit,filozofë,ligjëvënës,burra shteti,shkencëtarë,letrarë,dijetarë,poetë e artiste të mëdhënj.

Numrit të njerëzve të dëgjuar,që njihen si Shqiptarë,duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurishë,që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dime emrat.

Kontributin që kjo race i ka sjellë botës,në përpjesim më numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar,nuk e vë prapa racavet të tjera fqinje.

Tregon,për kundrazi,se paja shpirtërore e sajë është e madhe dhe e shumanshme.
Sipas Pittard-it lartësia trupore mesatare e gegëve është 1.683 mm;ajo e Toskëve 1,673 mm.

Si shihet,grupi i Gegëve të Dobruxhës jep një lartësi mesatare 1 mm më të vogël nga mesatarja e Glueck-ut,pra gati të barabartë me lartësinë e kosovarve dhe 10 mm më e ulët nga ajo,që kanë gjetur Haberlandt-i e Lebzelter-i,ndërsa Wniger-i ka vënë re se”në mes të Gegëve e të Toskve nuk ka asnjë ndryshim në lartësin e trupit”.

Sikur të krahasojmë shtatin e Shqiptarvet me atë të popujve fqinj,dalin në dritë disa fakte shumë interesante.

Përtej detit Adriatik gjendet një nga zonat me njërëzit më të shkurtër t’Evropës.

Karta e Biasutt-it,e botuar në volumin e pare të veprës”Razze e Populi della Terra”,është një pasqyrë e saktë e lartësisë trupore të popullsive që banojnë kundrejt bregdetit shqiptar.

Që nga Ankona e gjer në thembër të çizmës italike,e gjithë pjesa qëndrore,jugore e ishullore e Gadishullit e’ Apeninevet,përmban njerz që kanë një lartësi mesatare prej 158 deri ne 162,9 cm,pra 6 deri 10 centimetra më t’ulët se atë të Shqiptarëvet.

Nga kjo kuptohet se:për sa i përket kësaj veçorije,kryqzimet midis Shqiptarvet dhe Italijanvet gjatë shekujve të kaluar duhet të kenë qenë shumë të kufizuara për të most hënë se praktikisht nuk kanë eksistuar fare.Në lindje të tokës së zënë prej popullit shqiptar gjendet Bullgaria.

E ndan prej sajë Maqedhonija më njerz race të perzierë,shumica e të cilëve e mban vehten si bullgarë.Bullgarët,sipas Wateff-it,kanë një lartësi mesatare prej 1.665 mm.

Përpjestimi i njerzve të lartë nga ata të krahinave lindore:ai arrin mesatarisht në 1.678 mm do me thenë në një lartësi krejt të barabartë me atë të Shqiptarvet që gjen Pittard-i,ose 15 milimetra me t’ulët nga ajo që na japin Habrelandt-i dhe Lebzelter-i.

Del ,pra,në shesh se ata q’i thonë vehtës Maqedhonas duhet të kënë shumë gjak shqiptar dhe,për sa i takon lartësis mesatare,ndryshojnë mjaft prej bullgarvet të vërtetë.

Treguesi qefalik dhe veçantitë

Në veri të Shqipëris ethnike ndodhen Serbë,Boshnjakë e Malazezë.

Që të tre këta popuj kanë trup më të lartë nga Shqiptarët.Për të parët Deniker-i jep shifren mesatare 1.709 mm,që mund të shtohet në studime të mëvonshme.Weissbach-u në 3.802 boshnjakë,që ka matur ,ka gjetur si lartësi të mesme 1.726 mm.

Lartësi thuaj se të barabartë me këta kanë edhe barabartë më këta kanë edhe Malazezët.
Në jugun e vendit tone gjenden Grekët,të cilët kanë një lartësi trupi gati të njënjëshme me ne:1.670 mm.

Kjo veçori e disa të tjera,që do të shohim më vonë,bëjnë të besosh se shumica e Grekvet,posaçërisht pjesa perëndimore,janë të një race me Shqiptarët,e bile,janë Shqiptarët,që kanë humbur gjuhën dhe,nëpërmjet shkollës e të Kishës,kanë trajtuar një ndjenjë kombëtare që,shpirtërisht,i ndanë prej nesh.

Gjatesija e gjymtyrve të poshtme,në grupin e matur prej Pittard-it,kalon prej 711 milimetra në 872 milimetra; mesatarisht kapet në 792,6 mmm; kjo gjatësi shtohet rregullisht në përpjestim më lartësinë trupore.

Raporti mesatar i gjatsis së shalëve në gjatsin e përgjithshme të trupit është 47,25.
Shqiptarët kanë pra bustin më të zhvilluar nga të gjithë popujt e Ballkanit;kurse gjymtyrët e tyre,megjthëse të gjata,vijnë pas gjymtyrëve të Sërbëve e të Tyrqve.

Weninger-i ka gjetur ndër Gegë një gjerësi koke që kalon prej 145-172 mm me frekuenca më të shumta në 147-170 mm edhe ndër toskë një gjerësi që kalon prej 148-179 mm; me frekuenca më të dendura në 151-171 mm.

Në materialin e studiuar prej tij është vërtetuar se Toskët e kanë kryet më të gjërë nga Gegët.

Tregonjësi qefalik është veçorija anthropologjike më e rendësishme;që bën të dallohet raca shqiptare nga racat tjera.

Është shumë i lartë dhe prandaj vërteton se populli i ynë është,në përgjithësi,shumë kokë-shkurtër.

Për serit e ndryshme të Shqiptarvet,që ka matur Pittard-i,tregonjësi mesatar arrin në 86,4 dhe për atë që ka matur Haberlandt-i e Lebzelter-i është pak më i ulët 86,14...

Është shum’ e vështirë të gjendet,për sa i takon knjë popull tjetër që të ketë veçorira më të dukshme,shkruan në librin e tij lapidar”Raca Shqiptare”,në ribotimin e vitit 1997 autori erudite prof.dr.Jakov Milaj.

Mr.sc.Flori Bruqi


LITERATURA E SHFRYTËZUAR:

1.Aliu,M.:”Razvoj morfoloskih obelezja skolske populacije i razlike u tim obelezjima na kronolosku dob., Doktorska disertacija,1992,Sarajevo.

2.Bozina,M.I.:Morfoloske osobine jugoslovenskih naroda,etnoantropoloski problemi,knjiga 11,Beograd,1990.

3.Bruqi,Flori.:”Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet trupore,Flomed,Prishtinë,botimi 1,2003 dhe botimi 2,2004.

4.Bruqi,Flori.:Ndikimi sistematik i ushtrimeve fizike në strukturën e personalitetit të sportistit,Flomed,2003,botimi 1 dhe Flomed,2004,botimi 2.

5.Bruqi,Flori.:Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportiestë dhe jo sportiestë para dhe pas vrapimit 400 metra,Punim magjistrature,Prishtinë,2005.

6.Bruqi,Flori.:Ndikimi i ushtrimeve trupore në personalitetin e të rinjve,Prishtinë,2005,projekt

7.Bruqi,Flori.:Ndikimi i ushtrimeve trupore në fajshmërinë e adoleshentëve,Prishtinë,2005,projekt

8.Durakovic,M.M.,i suradnici,Morfoloska antropometria u sportu,Zagreb,1995.

9.Milaj,Jakov”Raca Shqiptare”,Tiranë,1945 dhe 1997.

Etj.


BESNIK PULA,Prishtinë shkruan në forumin Alb-shkenca.org dhe “Koha ditore”



Si dikush qe studion shkencat shoqerore jam i tronditur qe nje liber
sikur ky i Jakov Milajt "Raca shqiptare" mund te lavderohet si
kryeveper e shkences. Per dy arsye. E para eshte se libri ka si
paradigme teorite tashme krejt te diskredituara, pseudoshkencore
raciste qe mbeshteteshin ne ide gjoja evolucionare e qe argumentonin
epersine gjenetike te races se bardhe karshi grupeve te tjera racore,
te legjitimuara "shkencerisht" nga antropologet ne baze vecanerisht te
matjeve te kafkes, vecorive te fytyres etj. si shenja qe zbulonin
shkallen e zhvillimit biologjik e kulturor te grupeve njerezore. Kete
histori te pseudoshkences raciste e dokumenton dhe diskuton mire
Ste phen Jay Gould ne librin e tij "The Mismeasure of Man".

Tashme dihet historikisht se cfare kahje moren keto teori dhe cfare
projekte politike ato mbeshteten, duke filluar nga legjitimimi i
kolonializmit dhe shtypjes se eger te popujve jo-evropiane deri te
Holokausti dhe eliminimi i miliona njerezve nga shkaku i gjoja
"inferioritetit gjenetik" te tyre. Te njejtat paradigma teorike benin
qe zyrtare te larte te shtetit serb ne shek. 19 te argumentonin se
shqiptaret jane "njerez me bisht" duke i pershkruar shqiptaret si
popull "primitiv" dhe duke i projektuar mbi shqiptaret konceptet
raciste qe evropianet kishin zhvilluar ne kolonite e tyre afrikane e
aziatike.

Kjo eshte pikerisht ajo qe shqeteson me teper se fakti qe libri
mbeshtetet mbi baza joshkencore. Te lavderohet nje liber i tille si nje
qe ka karakter patriotik dhe kombetar (qe sic thote Elona eshte
paradoksale, sepse shkenca nuk mund te kete karakter patriotik dhe
kombetar) eshte te legjitimohet ideologjia raciste si perberese e
identitetit shqiptar. Ky liber mund te sherbeje si dokument per te
kuptuar origjinen historike te elementeve raciste ne kulturen
shqiptare, te tentimeve "shkencore" te intelektualeve shqiptare per ta
antropologjizuar popullin e vet dhe per ta shikuar permes syve te
shkences raciste (dikush do te thoshte, nga pikepamja e kolonialistit),
dhe te konstruktimit historik te identitetit shqiptar karshi forcave te
racizmit dhe kolonializmit qe vinin nga Evropa perendimore, simptomat e
se cilave akoma mund te shperfaqen ne ditet e sotme. Pikerisht ketu
mund te qendroje vlera e ribotimit te vepres, si nje pasqyre ku ne
menyre refleksive mund te zberthehet procesi historik i perpjekjeve per
ndertimin e identitetit nacional shqiptar, por sigurisht jo si
kontribut ndaj shkences dhe antropologjise.


Besnik Pula,shkruan:

Më 1938, Musolini vendosi që ta anashkalonte akademinë italiane dhe angazhoi një student të ri të antropologjisë, Guido Landra, që ta hartojë një platformë shkencore për racizmin italian. Studenti i ri, me bekimin personal të Musolinit, në korrik të atij viti nxorri një dokument me emrin "Manifesti i Shkenctarëve Racialë" (Manifesto degli Scientisti Razziali), i cili vendosi bazamentin ideologjik për politikën e mëtejshme raciale të regjimit fashist. Manifesti shpalli italianët "racë Nordiko-Arjane", konstantoi se italianët janë "racë e pastër dhe e veçantë", formuloi definicionin biologjik të racës dhe shpalli raca inferiore çifutët dhe afrikanët.


Aplikimi i teorive raciste përbrenda regjimit fashist italian përbënte një risi, pasi që deri më 1938 Musolini i kishte rezistuar teorive të racës që promovonte homologu dhe aleati i tij në Gjermani, Adolf Hitleri. Madje në një rast, Musolini gjatë një bisede private i kishte përshkruar ato teori si qesharake dhe të pavlefshme. Diçka e kishte bindur Musolinin që ta ndryshojë mendjen dhe menjëherë pas nxjerrjes së Manifestit, politika e regjimit fashist ndryshoi thelbësisht në raport me kolonitë afrikane dhe çifutët brenda Italisë, duke filluar një politikë persekutimi dhe represioni të haptë ndaj "racave inferiore" në bazë të një ligji racial të nxjerrë nga regjimi në po atë vit. Tani kur superioriteti dhe inferioriteti, pastërtia dhe ndotja e racave mund të vërtetohej shkëncërisht, ishte e natyrshme që shteti të ndërmarrë ve[imin dhe kategorizimin e njerëzve në bazë të “esencës” së tyre biologjike dhe gjenetike.

Pas prillit 1939, kur Italia kishte zbarkuar me trupat e veta në Shqipëri dhe bashkë me qeverinë e re shqiptare kishte shpallur Shqipërinë pjesë të "Perandorisë së Romës", aplikimi i teorive raciale gjeti terren edhe në "bregun e pestë" të Perandorisë fashiste. Megjithëse teoritë raciale kurrë nuk arriten shkallën e ndikimit brenda fashizmit italian sa kishin në Gjermaninë naziste, ato megjithatë orientuan një pjesë të politikës italiane, por edhe i dhanë bazë epistemologjike raciologëve të rinjë italianë si Guido Landra dhe Arturo Galandi, që kishin ndërmarrë hapa për klasifikimin e popullsive të Perandorisë në baza të origjinave dhe pastërtisë raciale. Galandi ishte ndër raciologët italianë që "zbuloi" se shqiptarët janë "racë arjane" dhe se si e tillë nuk meriton fatin e trajtimit inferior që kishin çifutët e Italisë apo popullatat arabe dhe etiopiane të pjesës tjetër të perandorisë fashiste. Sikur në pjesën tjetër të kolonializmit evro-perëndimor, teoritë raciale shërbyen si mjet "shkencor" për përcaktimin e identitetit dhe prejardhjes historike të popullatave të robëruara, për furnizimin e një baze gjoja "shkencore" për ta justifikuar rendin racist kolonial, i mbështetur mbi ideologjinë e "misionit civilizues", tani i armatosur me kredenciale biologjike dhe gjenetike për inferioritetin e popujve të shtypur dhe superioritetin e shtypësve.

Se teoritë raciale patën ndikim edhe brenda kolonive italiane si Shqipëria është shembulli i librit të Jakov Milajt "Raca shqiptare". Milaj rrekët që të identifikojë prejardhjen e asaj që ky e definon si "racë shqiptare", ku raca kuptohet si një bazament biologjik dhe gjenetik i shfaqjeve fizike dhe kulturore të një grupi njerëzor. Për Milajn, shqiptarët nuk përbëjnë vetëm komb kulturor, por edhe një popullatë që veçohet nga një prejardhje e veçantë gjenetike, që i bën shqiptarët të meritojnë cilësimin si "racë". Milaj, që kishte qenë ministër për bujqësinë në Qeverinë e parë fashiste në Shqipëri, nuk ishte antropolog, por në libër shkruan se ndjehej i cytur që teoritë raciale të gjejnë shprehje edhe në Shqipëri që të kuptohet "në baza shkencore" origjina dhe identiteti shqiptar.

Stephen Jay Gould në librin e tij "The Mismeasure of Man" ("Matja e gabuar e njeriut") hedh dritë mbi bazat false dhe pseudoshkencore të teorive raciale, të nocionit se kultura rrjedh nga biologjia, si dhe të metodave të klasifikimit të grupeve njerëzore në bazë të veçorive trupore (ngjyrës së lëkurës, formës së kafkës etj.). Dekada të tëra të punës së antropologëve dhe studiuesve të tjerë kanë dëshmuar se teoritë kishin karakter ideologjik e jo shkencor. Teorinë e vet për "racën shqiptare" Milaj e mbështet pikërisht në këtë traditë të dështuar të pseudoshkencës mbi racën, me të cilën ai tenton të vërtetojë "pastërtinë" e racës shqiptare dhe t’i vendoste edhe shqiptarët diku brenda hierarkisë së racave që kishin shpikur raciologët evropianë.

Kur merren parasysh dy fakte: e para, që teoritë racialë ka mbi pesë dekada që janë hedhur poshtë si të pabaza shkëncërisht; e dyta, që për më tepër, teoritë raciale i hynë në shërbim projekteve më të errëta të historisë perëndimore, përfshirë kolonializmit evropian në Afrikë dhe Azi dhe tragjedinë e Holokaustit; është jo vetëm shqetësuese por dhe tronditëse që një libër si ai i Jakov Milajt gjen një recenzurë krejt jo-kritike, madje lavdëruese në faqet e kësaj gazete (fjala është për artikullin "Thelbi i ekzistencës, të njohësh vetëvetën", të autorës Miranda Haxhia, Botuar tek Koha ditore e dt. 28 maj 2005).

Është shqetësuese që autorja abstrakon librin e Milajt nga konteksti historik (libri u botua për herë të parë më 1944) dhe reprodukon në mënyrë krejt jo-kritike teoritë e librit, duke u njohur atyre një status shkencor që në dukje të parë të lë përshtypjen e një tentimi për rehabilitimin e teorive raciste. Autorja (por edhe gazeta që e boton një artikull të tillë) do të përballej padyshim me një akuzë të tillë po të mos ishte i njohur për akuzuesin ambienti intelektual i cili prodhon artikulime të tilla që i shkruajnë elegji pseudoshkencës dhe teorive që shërbyen si justifikim ideologjik për disa nga epizodët më të errëta të historisë njerëzore. Është e vërtetë që në një ambient intelektual ku dominon një auto-referencialitet dhe provincializëm i vetë-zgjedhur (dhe jo i imponuar), mund të botosh edhe një trakt që teoritë raciste i quan mjet "për njohjen e vetvetës", se "raca ... ka dukje të brendshme shpirtërore", se raca krijon një "psikikë të veçantë" dhe se ajo gjen shprehjen më të lartë dhe më të pastër tek "gjeniu" -- që nuk është tjetër pos bazë ideologjike për diktaturën totalitare të një Duce-je apo Führer-i -- dhe do të botohesh pa u pyetur për asgjë nga askush, dhe atë mbi një rubrikë që mban titullin "Antropologji".

Kjo dukuri ka dhe një dimension tjetër. Botimi i recenzurave të librit sikur ai i Milajt (dhe vetë fakti i ribotimit të librit pas një gjysëm-shekulli) është pjesë e rrjedhës për rehabilitimin e figurave të përndjekura nga regjimi komunist në Shqipëri, prandaj edhe Haxhia e sheh të nevojshmë që ta nënvizojë faktin se Milaj ishte një nga të burgosurit politik të regjimit enverist. Mirëpo, tentimi për ta nxjerr historinë shqiptare nga kufijtë ideologjik dhe censura e historiografisë enveriste kalon në ekstremin tjetër, atë të rehabilitimit të ideologjive fashiste dhe njerëzve që ishin të afërt (qoftë në mendim, qoftë në veprimtarinë e tyre politike) me fashizmin dhe nazizmin dhe projektet e tyre kriminale politike. Një recenzurë jo-kritike që riprodhon në vitin 2005 teoritë e racizmit të fillimshekullit XX nuk mund të interpretohet tjetër pos si simptomë e një fryme revizioniste që historinë nuk do ta rishkruaj por thjesht ta përmbysë brenda raporteve ekzistuese, e që nga një pozicion izolacionizmi kulturor dhe shkencor do të merret me problemet e historisë dhe identitetit shqiptar.

(Autori është kandidat për gradën doktor në sociologji në University of Michigan, SHBA, ku specializon periudhën fashiste në Shqipëri)

------------------------------------------------
Në forumin virtual www.ktraboini dhe në disa të tjerë(Sport-ritmi i zemrës) mund të lëxoni

PASI KOLOMBI E KA THYER VEZEN...

Besnik Pulaj ben te mencurin duke e
quajtur Dr.Jakov Milajn racist .

E lexova shqetesimin e shkrimtarit nga Prishtina Flori Bruqi, ne lidhje me denigrimin absurd e tejet cinik qe i ben Besnik Pulaj vepres se Dr.JakovMilajt " Raca shqiptare" duke e quajtur veper
raciste, shqetesim qe e vleresoj te drejte sepse zoteriu kritizer ne fjale, flet me nje stil gjoja
akademik, por ex-catedra me nje fjalor qe nuk i shkon pershtat kurrfare studiuesi sado zemerak te
jete.

Zoti Pulaj duke e pare vehten ne dimensionin europian ngutet qe te perdore spaten e dardharit mbi nje intelektual shqiptar si Jakov Milaj (1911-1997),mjek dhe gazetar nder me te kulturuarit e mesit e shekullit te kaluar, jeta e te cilit ka qene nje mundim e travaje e pafund, i denuar nga regjimi i Zogut me 101 vjet burg dhe i denuar ne 1945 nga regjimi komunist me 15 vjet burg politik.

Duke u njohur me qendrimin e zotit Pulaj, ndryshe prej indinjates se shkrimtarit prishtinas, mua nuk me beri pershtypje fare sepse te tilla qendrime ai ka mbajtur qe ne vitin 1997 e ketej, neper ca linja interneti, ku shpaloste ca platforma fantazore dhe gjithnje kunder nacionalizmit si fryme kombetare e cila perkunder kesaj, per fatin tone, idene e shqiptarise e ka mbajtur gjalle neper shekuj.

Duke e shitur vehten si modern ky tip kritikuesi nuk e kishte per gje te polemizonte me kedo qe kishte fryme nacionaliste.

Po fundja cfare vleresime objektive mund te prese Kosova e mbare shqiptarizmi prej atyre qe shkojne ne shkolla te huaja dhe per te bere buje e korrur fame, bejne transplantime idesh pa marre parasysh rrethanat e vecanta qe ka nje komb e nje popull.

Nuk mund nje eksperience, sado e cmuar ne mendimin e nje hapsire tjeter kontinentale( qofte dhe ne Ameriken Veriore), te aplikohet ne nje terren qe ka te tjera karakteristika e tjera histori mardheniesh nderetnike sic ndodh ashper ne Ballkan.

Kesisoj transplatoresh, duke perfshire edhe ndonje organ shtypi apo mikroparti ne Kosove, ku vegjeton ky studiues, nuk e kuptojne se bejne montazhe jashte cdo lloj llogjike dhe prej ketyre mund te prodhojne kurrgje tjeter vec monstra idesh, qe e demtojne ceshtjen kombetare shqiptare e ketu rrezikun me te madh e ka Kosova nga disa hibride idesh qe vine perqark, vetem e vetem per te shmangur sa te jete e mundur qellimin e pavaresise apo bashkimin e Kosoves me Shqiperine si imediat historik.

Ne analiza qofte historike apo antropologjike,kushdo( duke perfshire dhe z. Pulaj), mund te kene
vrejtje per nje studiues si Jakov Milaj, se koha ka bere retushe, kane ndodhur ngjarje te medha ne
histori si Lufta e Dyte Boterore, qe ne kohen kur u shkrua e botua kjo veper nuk kishin dale plotesisht ne drite, por te besh te mencurin pasi Kolombi e ka thyer vezen eshte nje absurditet i pashoq, per te mos thene idiotesi ne fushe te mendimit kritik.

Jakov Milaj duhet gjykuar ne rrethanat kur akoma nuk diheshin plotesisht ngjarje te tilla si gjenociti i tmerrshem ndaj izraeliteve.

E per me teper nuk ka qene ideja e Jakov Milajt superioriteti i races shqiptare mbi racat e tjera, por per te zbukuar te vecanten, individualitetin qe kishte raca shqiptare e cfare nuk bie ndesh me vleresimet historike te te huajve qe kane njohur tek shqiptaret cilesi te larta qofte si luftetare qofte ne cilesite morale si besnikerine e mikpritjen.

Mirepo edhe pse disa studiues i bejne punet mbrapsht e mbare ne Kosove e ne Shqiperi po i mbajne me buke gjithndej e shkrimet e tyre publikohen me bollek e gjejne e mrekullisht edhe sponzor nderkombetar.

Absurde kjo, por fundja realiteti sotem eshte pjelle e nje absurditeti qe kapercyem e i cili nuk mund te na linte pa rudimente te tilla ala Pula, qe vene gisht per racizem tek intelektualet e shquar shqiptar, qe ka qene ne fate individuale poe edhe si popull e komb po aq te persekutuar ne histori prej greko-serbeve dhe po aq ngjashem ne tragjedi me fatin e izreliteve.

Sot Kosova pse jo dhe Shqiperia i ka themelet mbi qindramijra skelete eshterore te viktimave te
gjenocidit antishqiptar, prandaj te mos lodhet pinjollet e ideve te Enver e Fadil Hoxhe
internacionalisteve, qe te kerkoje gjelpera ne kashte, pra racizmin tone shqiptar qe vetem ndonje
delirant ne fushen intelektuale mund ta fantazoje,shkruan shkrimtari dhe publicisti i mirënjoftun
KOLEC TRABOINI,nga Bostoni/SHBA/...


Albert Nikolla,ne web faqen “Alb-Shkenca.org” me daten 13 maj 2005 shkruan:

Mendoj se zoti Besnik Pula ka shume te drejte.
Pavareisht se Jakov Milaj eshte nje personalitet e padiskutueshem, kjo nuk na jet te drejten qe te pranojme çdo thenie te tij si apsolute, pavaresisht se nese nuk e bejme kete autoriteti yne si "Race e Larte" bie paksa.

Personalisht mendoj se njeriu me adapt qe ka percaktuar racen tone me objektivitet eshte studiuse Kroat me Origjine shqiptare Aleksander Stipçeviç, i cili e percakton keshtu racen tone: Raca shqiptare ashtu si dhe te gjithe racat e tjera evropiane, eshte nje produkt i pese kulturave qe kane kaluar ne teritoret Ilirike, perkatesisht nje shartim Iliro-greke, iliro-greko-romak, me pas nje shartim Iliro-romako-bizantin, dhe ne fundi, nje prodikt Iliro-greko-romano-bizantino-tartar(Turk). Kjo teze eshte shkencore pasi bazohet ne elemente te redesishesh, si pushtimet e herepashereshme te trojeve shqiptare, ne levizjet dhe migracionin e popullateve te ndryshme ne drejtim te shqiperise, gjate gjithe periudhave historike, ne ekzistencen e disa tipave antropomologjike shqiptare si Tipi shqiptar mesdhetar, i shkurter, brun, me kohe te madhe dhe sy te vegjel, tipi shqiptar origjine kelte, i madh me sy blu deri ne kafe, dhe me kafke te madhe e shkatulla te gjera, (sy te medhej) kryesisht ne malesine e mbishkodres dhe ne kosove, dhe tipi shqiptaro-tartar me trup mbi mesataren koke relativisht te vogel, kembe te shtrembera, floke te zinj.

Evropa dhe kryesisht ballkani, ka qene nje kazan popujsh, dhe nuk ekziston ne asnje vend te evropes perfshire dhe Suedine, qe te kete nje race, te paster, qind per qind, (qofte dhe nentedhjete perqind te paster.)

Ne kete aspekt, me gjithe respektin per punen iluministe te Jakov Milajt, duhet te pranojme orgjinen fillestare nga iliret, dhe me pas revolucionin gjuhesor, gjenetik kulturor dhe lindjen e nje popilli te ri, shqiptar nga Arbereshet e pushtuar, qe fillon te kristalizohet ne shekullin e 17 e perfundon me Krijimin e shtetit shqiptar gjete kohes se Mbreterise.

Populli shqiptar nuk eshte nje mace laramane qe duhet ledhatuar,
populli shqiptar eshte nje popull i ri qe duhet keshilluar qe te mund te perparoje nen driten e Iluminizmit Evropian. "Ai qe te do, ta thote te verteten ne sy, ai qe nuk te do, te ben qejfin qe te qerrohesh e te bien ne gremine"- thote nje shprehje gjirokastrite.


Mr.sc.Flori Bruqi,”Sport-ritmi i zemrës,16 maj 2005.

Kush na qenka ky Besnik Pula?


z.Besnik Pula,na qenka nje "shkenctare" i OJQ-ve(Georgetown University in Washington,DC) i cili he per he “tentojë” per te kritikuar shkrimin tim te botuar ne “Alb-shkenca.org” etj., per librin (Raca Shqiptare)te prof.dr.Jakov Milajt.

Musafiret e paftuar ne forumin tone shkencore "Alb shkenca.org"(pa e lexuar fare librin e Milajt) keto dite derdhi lot krokodili duke e quajtur librin "jo shkencore",ndersa eruditin tone te madh (Jakov Milajn) e quan “”racist”!....

Emri i OJQ-istit tone te "njohur" z. Pula me disa serb tjere deshirojne ta kthejne" Kosoven ne vitet 74" gjegjesisht Kosoven deshirojne ta kthejne ne regjimet serbosllave...
Pra, ky harbut me disa cetnike tjere qe bashkepunon mendon dhe vepron kunder shqiptarise …
Une nuk kam ndermend te polemizoje me te ,ngase i njajti s’eshte i denje te polemizoje me mua dhe me vepren madhore te Jakov Milajt….

SOROS-sisti yne le te shes "dushk per gogla" sa te doje ne gazeten e Veton Surrojit ,ngase ai deri me sot nuk e ka lexuar mire “Racen shqiptare” te Jakov Milajt. …
Ju lumte -DJEMA -sorosiste! Me kosmopolitizem e perparojme racen tone!...Kërkoni nëse doni shkrimet e Pulës në webin google.com (Besnik Pula) se cfare shkruan me serbet per kthimin e Kushtetutes se Kosoves(74)...
Më të dt. 26.06.2005 “Sport-ritmi i zemrës” z.Enklid Milaj- nga Milano ,lidhur më temën e shtruar në disa forume dhe revista shkruan:Teoritë racore apo raciste

Letër e hapur drejtuar Muhamed Kullashit e Besnik Pulës për komentet mbi librin "raca shqiptare" të Jakov Milajt

1. "Ti gjysh do më shumë kosovarët sesa shqiptarët", i thashë një ditë tim gjyshi, ndërsa shëtisja me të dhe vëreja që përshëndeste me shumë dashamirësi disa njerëz që mbanin qeleshe kosove. Im gjysh më shkuli lehtë veshin e më shpjegoi se "nga veriu i Mitrovicës e deri në jugun e Prevezës, të gjithë ishim shqiptarë". Dhe pyetjes sime, nëse edhe Gjylja, që ishte aq e zezë, ishte shqiptare-Gjylja ishte një rome që me një thes të madh vinte e lypte në shtëpinë tonë - m'u përgjigj: "A nuk flet shqip, Gjylja?".

2. Pas reagimit emotiv ndaj artikujve tuaj, vendosa të rizbuloj gjyshin tim, jo plak 80-vjeçar siç e kisha njohur unë, por si kishte qenë në kohën kur mendoi e shkruajti "Racën shqiptare".

E duke qenë se unë nuk jam filozof, pedagog recitimi o doktorant në SHBA (pa specifikuar ku e në çfarë) e nuk mund t'i lejoj vetes të jap gjykime mbi "antropologjinë fizike", u limitova të hap enciklopedinë "Larousse" të 1923, për të parë sesa larg do të gjendej përcaktimi i "racës" së përdorur prej “racistit“ Jakov Milaj nga përcaktimi i kësaj enciklopedie jo raciste.

Por për përcaktimin e "racës" që bën të vetin J.Milaj, "Për këtë vepër do t'ishte më i përshtatshëm përkufizimi i Martial-it që iu shmanget rrymave politike, nuk lë përjashta pajën shpirtërore dhe i jep rëndësi kryesore historisë: "Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës, të fshehura ose të shfaqura (posaçërisht gjuha dhe vizat athropologjike përbëjnë, brenda historisë, një njësi të dalluar", (f. 13/Botimi i vitit 1944) ishte thuajse i njëjtë me ato të Larousse-it.

Atëherë, i kënaqur me rezultatin, hapa me ndrojtje një enciklopedi bashkëkohore multimediale, "Rizzoli-Larousse 2001", me mendimin e induktuar nga ju zotërinj, se pas 60 e kusur vitesh nuk do të gjeja më një përcaktim të termit "racë" për njerëzit. Por, tekstualisht atje, "Raca" përcaktohej në rendin antropometrik si "term i përdorur shpesh për komoditet klasifikimi, për të treguar një grup njerëzish që paraqesin një omogjenitet relativ të karaktereve somatik".

E atëherë, me më tepër guxim shfletova edhe një enciklopedi amerikane "Encarta 2002", e cila e përshkruan "Racën" si më poshtë: "Term i përdorur historikisht për të dalluar një popullsi nga një tjetër mbi bazën e elementeve biologjike. Të gjithë njerëzit i përkasin species homo sapiens. Koncepti i racës rrjedh nga ideja që speciet njerëzore mund të ndahen në grupe të ndryshme biologjike. Sidoqoftë, shkenca ka provuar që njerëzit nuk mund të ndahen në raca të pastra. Shumë shkencëtarë, sot e hedhin poshtë idenë e racës së ngurtë biologjike dhe e shikojnë njeriun si një proces në vazhdimësi. Pavarësisht nga kjo, raca persiston si një koncept i fuqishëm social e kultural, që përdoret për të karakterizuar njerëzit në bazë të diferencave fizike të dukshme e të sjelljes".

Mora frymë thellë. Përcaktimi i fjalës "racë" për njerëzimin vazhdoka të merret në konsideratë edhe sot e kësaj dite; nuk është, sigurisht, i njëjtë me atë që përdori, Jakov Milaj mbi 60 vjet më parë, por sidoqoftë nuk qenka herezi e, pavarësisht nga evolimi i saj, nuk qenka diametralisht i kundërt.

Nga leximet e mëpastajme arrita të kuptoj, që nga një anë ekzistojnë teoritë racore, e në anën tjetër ekzistojnë ato raciste. Që teoritë racore flasin për tipin, llojin e specien. Që teoritë racore janë shpesh keqkuptuar e keqpërdorur. Që nga keqpërdorimi i teorive racore ka lindur racizmi. E që "teoritë raciste" flasin për superioritetin e domosdoshëm të një race ndaj një tjetre dhe legjitimojnë shfarosjen e asaj inferiore.

Me këtë background, e rilexova librin e Jakov Milajt, por në fund nuk e ndjeva aspak veten t'i përkisja një race më superiore se ajo e serbëve dhe e grekëve, zotërinj, e nuk m’u ringjall asnjë lloj përbuzje për vllehët, jevgjit apo romët. Aq më tepër kjo, kur autori shkruan se "Çështja e racave superiore dhe e racave inferiore, që është rrahur aq fort dhe vënë në mënyrë gjenerike, nuk ka kuptim". (F.24, Botimi 1944).

Dëshpërimi im ishte i madh kur pashë se Muhamedin Kullashi, nga një anë përmend ndër emrat që kanë frymëzuar "racistin" Jakov Milaj, "racistët" Eugen Fiscer, F.Gall, Guenther e G.V. De Lapouge, që autori nuk i citon në librin e vet, nga ana tjetër, harron të shkruaj që "autori racist" ka përmendur në vitin 1944 edhe çifutin Norbert Jokl të vrarë prej nazistëve në vitin 1942 (f.44, Botimi 1944).

Por kritika juaj nuk mbaron me kaq. Në vazhdim theksoni se "Milaj nuk bën asnjë vërejtje ndaj kësaj politike shfarosëse, veç konstatimit se nuk është e sigurt se do të përfundojë me sukses".

U habita! Këtë vërejtje, Milaj e ka botuar në janar të 1944, kur nazismi kishte zaptuar Shqipërinë. Nuk e di ku keni jetuar e sa zemërluan keni qenë ju, Muhamedin Kullashi apo paraardhësit tuaj gjatë diktaturave, por të jeni i sigurt që vënia në dyshim e realizimit të "objektivit madhor", konsiderohej nga nazismi si krim, e për këtë ndëshkohej.

E së fundi, harroni qëllimisht, o nuk keni arritur të kuptoni, që Jakov Milaj nuk kishte marrë "racën e pastër" si premisë të punimit të vet, por kishte parapëlqyer të mbetej nxënës i Pittard-it, duke e cituar këtë të fundit thuajse 40 herë në veprën e tij.

Eshtë e vërtetë që autori përmend togfjalëshin "racë e pastër", por e përkufizon këtë togfjalësh duke thënë se, "asnjë popull evropian nuk është i pastër nga pikëpamja e racës. Luftërat mijëvjeçare midis fiseve, migrimet e popujve prej një vendi në një vend tjetër, përpjekjet e të fuqishmëve për të futur në dorë pasuritë natyrore që zotëronin popujt më të dobët, kanë shkaktuar gjatë shekujve përzierje kaq të shumta racash, saqë sot është e pamundur të flitet për pastërtinë e tyre të plotë. Por se përdorim me këtë kuptim përkufizimin e "racës së pastër", mund të themi me plot gojën se raca shqiptare është e pastër", (f. 141, Botimi 1944).

Për më tepër, ndërsa flet për “racën shqiptare”, Jakov Milaj, jo vetëm nuk mohon ekzistencën e minoriteteve, por arrin deri aty, sa shkruan që ato “nuk kanë asnjë ndryshim prej tipit dinarik; dallohen prej nesh vetëm për gjuhën. Hyjnë në grupin e tyre malazesët, bullgarët, grekët e kuçovllehët“. (f.126/ Botimi 1944)

3. Ndërsa ju, Besnik Pula, pohoni që autori i "Racës shqiptare" ishte fashist, pa i bërë pyetjen vetes çfarë do të thotë të jesh fashist. Përgjigjen nuk mund t’jua jap unë zotërinj, por mund ta gjeni në shtypin e kohës, ku Jakov Milaj shkruante herë me emrin e vet e herë me pseudonimin Horus.

Unë vetëm po limitohem t'ju kujtoj që Branko Merxhani, kryeredaktori i revistës "Përpjekja shqiptare", pas 7 prillit 1939, u largua nga Shqipëria, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Jakov Milaj, që u emërua kryeredaktor i revistës pas largimit të Merxhanit, arriti të botojë vetëm një numër të kësaj reviste, se pastaj fashistët ia mbyllën.

Po zotërinj, Jakov Milaj ka qenë ministër i Bujqësisë së qeverisë së Maliq Bushatit në vitin 1943. Por para se të njollosni emrat, duhet të paktën të verifikoni se cili ka qenë konteksti historik në të cilin veproi kjo qeveri, cili ishte programi i saj. Pastaj për hir të së vërtetës, z.Pula duhet të shkruani se pas tre muajsh, ministri Jakov Milaj dha dorëheqjen. (A nuk është edhe ky një akt i guximshëm për kohët e fashizmit?). Dhe motivi i dorëheqjes ishte refuzimi i nënshkrimit të dhënies me koncension të pyjeve shqiptare italianëve. Faleni kësaj here Jakov Milajn, zotërinj, ai si ministër bujqësie nuk mund të bënte më tepër se të emëronte 30 zoteknikë e veterinerë të lartë të Shqipërisë në Kosovën “djerrë, por pjellore”.

E mos harroni, se në vitet '40, dy ishin kampet që ndesheshin me njëra-tjetrën. Nga njëra anë, nacionalistët, që duke shfytëzuar situatën e kohës, për herë të parë arritën të shihnin një Shqipëri të shqiptarëve, edhe pse nën hijen e rëndë të fashizmit, e nga ana tjetër, komunistët të themeluar nën kujdesin e Miladin Popoviç, të cilët që në projektet e tyre fillestare donin që kjo e fundit t'i bashkangjitej shtetit jugosllav.

E mos harroni zotërinj, nëse jeni seriozë e pragmatikë, që një Shqipëri e shqiptarëve në ato kohë të vështira, ishte e mundur vetëm duke rinunçuar diçka e duke paguar një çmim tepër të madh, d.m.th. duke bërë kompromise me njërin kamp.

A nuk duhet të paguajmë një çmim shumë të lartë e të bëjmë shumë kompromise edhe sot, që komuniteti ndërkombëtar të njohë pavarësinë e Kosovës?

Nuk e di, nëse me fjalët e mia ju kam mbushur mendjen që Jakov Milaj nuk ka qenë fashist e racist në vitet '30 e '40, por di që, në ato vite, shqiptaromadhi Jakov Milaj ishte mik i "malazesit" Migjeni e bujti në shtëpinë vet në Torino "internacionalistin" Asim Vokshi, që ishte nisur për në Luftën e Spanjës.

4. Për sa i përket rehabilitimit prej komunizmit, Jakov Milaj nuk ka nevojë për mëshirën e askujt. Jakov Milaj e kishte për nder të ishte lidhur në të njëjtat pranga me "fashistin" At Anton Harapi apo Bahri Omarin dhe jo vetëm i kishte falur me kohë persekutuesit e tij, por i mësoi edhe fëmijëve e nipërve të vet të falin, por mos të harrojnë.

5. Jakov Milaj e përdori "racën" në librin e tij, jo për të bërë klasifikime raciste, (më citoni një fragment në të cilin shkruhet se jemi superior ndaj grekëve e serbëve (f.126 botimi 1944), por për të bërë një diversifikim. E diversifikimi është pasuri.

Jakov Milaj e përdori "racën" për të bindur labin kokëfortë, që kosovari është po aq shqiptar sa ai, për t'i thënë shqiptarit të Mitrovicës që himarioti nuk është grek, për t'i mbushur mendjen të krishterëve me ortodoksë e integralistë, që edhe pse Muhamedin Kullashi e Mehmet Kraja kanë një emër që tingëllon aq turk, sa emri i një turku Stambolli, janë shqiptarë.

Jakov Milaj e përdori “racën” në librin e tij, për t’i thënë shqiptarit “anakronik” të djeshëm e të sotshëm, që të ketë besim te vetja e të njohë vetveten në një kuptim të ri. Patjetër, "Raca shqiptare" është një vepër që pasqyron edhe filozofinë, shkencën e terminologjinë e kohës së vet e të gjitha limitet e saj; që ka një titull që të sjell menjëherë ndërmend "racizmin"; që me relativitetin e kohëve të sotme shumë prej tezave të shkruara në të nuk janë më bashkëkohore e ndonjë edhe e gabuar.

Për fat të keq, teoritë mbi racën u degjeneruan, u keqpërdorën dhe u shndërruan shpeshherë në racizëm, duke prodhuar tragjedinë më të madhe të shekullit të kaluar. A mos vallë edhe doktrinat e shenjta si krishtërimi e islamizmi, kur janë keqpërdorur nuk kanë pjellë dhunë?

Sidoqoftë, sado dashakeqës o sipërfaqësor të jeni zotërinj, sado mos ta keni lexuar librin e të keni marrë guximin të gjykoni prej titullit të tij apo parathënies, nuk e keni të drejtën morale të gjeni "racizmin shqiptar aty ku nuk është" e ta radhisni emrin e Jakov Milajt mes atyre që kanë realizuar “shfarosjen e çifutëve”. Ndër reliket që ndodhen në shtëpinë ku banonte Jakov Milaj, është edhe një "hanuchia". Dhuratë, që miqtë çifutë të "racistit" Jakov Milaj, i bënë familjarëve pas vdekjes së këtij të fundit.

6. Një miku im çam, pasi lexoi shkrimet tuaja këto ditë, më tha: "Për sa kohë kosovarëve u duhej bashkim dhe identitet e ndryshmëri nga serbi, ata e kishin librin ungjill (fjalë të prof.A.Cetës, thënë në Fier, 1992). Tani që nevoja e do të hapen e të njihen nga bota e shkelen menjëherë".

Jo, - i thashë mikut tim, - nuk e shkelin kosovarët Jakov Milajn, pasi e dinë se, nëse Jakovi do të ishte gjallë e do të kishte edhe më të voglin dyshim, se libri i tij do të bëhej në çfarëdolloj mënyre pengese për njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të ishte ai i pari që krijesën e vet të viteve '40 do ta kishte braktisur në hauret e harresës".

7. Kur nisa t'ju shkruaj këtë letër, isha i tronditur e druhesha se ajo do të dilte thjesht emotive. Por tani që e mbarova, vura re se më shumë se unë, ka folur Jakov Milaj.

“I dua kosovarët – i thoshte Jakov Milaj nipave të vet – pasi pa kosovarët, Shqipëria nuk do të ekzistonte”.




Enklid Milaj

Nipi i Jakov Milaj

Jurist pranë Studios Legale Internacionale "Lovells", Milano


-----------------------------------------------------------------------------------------
Më datën 14.05.2005. “Sport-ritmi i zemrës “z.ALBAN DUSHKU,shkruan komentin më titull : "PAK ME NDRYSHE PER JAKOV MILAJN "

Pseudoshkenctaret Besnik Pula,Albert Vlash Nicolla,Elona Pira,etj,ashtu sic beri plote 50 vjete regjimini komunist shqiptare per eruditin tone te madh-te ndjerin profesor dr.sc.Jakov Milajn dhe vepren e tij"Raca shqiptare"(botimi i pare 1945; botimi i dyte:1997).te njajtin avaz po e vazhdojne ca"shkenctare" shqiptare ne Forumin tone te mirenjohur "Alb-shkenca".Keta 3 harbute-musketare SOROSISTE apo KOMUNIST te rinj u munduan qe ne nje shkrim te tyre ta denigrojne veprimtarine e madhe te Jakov Milajt,duke e quajtur racist dhe vepren e tij "Raca Shqiptare"(punim pseudoshkencore).
Ju bejme me dije se Jakov Milaj,nuk ishte Adolf Hitler,Qubrilloviq,Andriq,Qosiq e Millosheviq siq pandehen ne nje shkrim keta "Shkenctaruca" duke torturuar opinionin shkencore ne "Alb-Shkence",pa e lexuar fare librin shkencore"RACA SHQIPTARE".

Prof.dr.Alban Dushku


Bleron Baraliu ,nga Prishtina publikon më datën 15.05.2005 shkrimin në ueb faqen “Alb-shkence.org”,ku shkruan :

Mendoj se Besniku ka te drejte vetem pjeserisht. Pajtohem me plote bindje se studimet shkencore nuk mund te kene karakter patrotik, mirepo nuk duhet refuzuar se rrjedhimet e nje hulumtimi shkencor mund te rezultojne ne perfitime kombetare dhe si te tilla te kualifikohen per nga natyra e kontributit patriotik, p.sh. hulumtimet amerikane ne kozmos dhe zbritja ne hene gjithmone kane pasur natyre patriotike per Amerikanet, ndoshta jo per karakterin e tyre(?!) por per arritjet e treguara. Ne anen tjeter, Besniku ka te drejte pjeserisht poashtu kur thote se paradigma baze e studimit antropologjik rreth percaktimit te vlerave te racave ka rene tashme kohe me pare dhe kur ka egzistuar si e tille ka qene paradigme jashtezakonisht social-regresive, mirepo nuk jam i sigurte nese Besniku ngutet ne gjykimin e librit para se ta lexonte ate. Nga permbledhja, kam mundur te kuptoj vetem se libri kerkonte te beje identifikimin statistikor te karakteristikave fizike te Shqiptareve dhe jo ti klasifikoj ata si superior apo te klasfikoj ndonje popull tjeter si inferior. Motivet e studimeve te tilla nga gjermanet, psh., kane qene te erreta, por kjo nuk mund te na shfrytezoje si paragjykim per studime tjera te kesaj natyre.

Ne fund te fundit te dhenat statistikore jane cfare jane, dhe une personalisht, megjithese matematicient me profesion baze, nuk i vleresoj keto te dhena si dicka me vlere te larte. Madje, tentoj te besoj se dobia dhe demi i konkluzave ne baze te studimeve statistikore nuk jane ne disproporcion te larte. Merr shembull deshtimet statiskore ne mjekesi, financa, dhe pothuajse ne cdo rrafsh tjeter social, politik, ekonomik te jetes. Te vleresojme relevancen e prezentimit te tyre dhe motiveve te nxjerrura nga Prof. Milaj na duhet opinioni i nje eksperti ose se paku dikujt qe e ka lexuar kete liber me vemendje.

Megjithate, me lejoni te ndalem per nje moment ne koncpetin e superioritetit te popujve. Te besosh qe te gjithe njerezit lindin te barabarte do te thote ti besosh nje doktrine te ngjashme me ate te Bibles. Ne kete aspekt nuk tingellon aq paaresyeshem! Mirepo, te besosh se njerezit mbesin te barabarte me ndryshimin e kohes dhe pavaresisht nga shpejtesia e ndryshimeve do te thote te jesh ndesh me cdo logjike te mundshme ne toke, nga ajo e Bibles se Vjeter e deri tek Teoria e Relativitetit. Ne kete kontekst, zhvillimet e popujve varen nga faktore historik te papermendshem, dhe vetem dogmatizmi komunist u mundua pasusksesshem te mohoj shkallen dramatike te ndryshimeve te krijuar nga vete fakti qe kultura te caktuara u zhvilluan ne rrethe te caktuara dhe shpeshhere me tipare unike. Kjo do te thote qe historia krijoi popuj te mire dhe popuj te keq!

Te thuash ate qe une shkrova ne fjaline e mesiperme eshte racizem fanatik, primitiv, i pandergjegjshem dhe i papranueshem, por, vetem nese nxjerret nga konteksti. Pse?! Sepse e mira dhe e keqja jane cilesi relative qe maten nganjehere dramatikisht ndryshe ne kultura te ndryshme. Per shembull, ne Afrike egizstojne kultura qe nje mysafiri mashkull ua dhurojne gruan e shtepise per te kaluar naten, intimisht! Kjo eshte e "keqe" dhe e papranueshme ne shumicen e kulturave perendimore, si i njohim ne. Per te mos e zgjatur shume, per te gjithe konformuesit e kultures se tyre kultura vetiake eshte me superiore ne bote, ne kuptimin e matjes se vlerave te se mires dhe se keqes. Si Shqiptar, populli juaj eshte detyrimisht populli me superior ne bote; perndryshe ju ose keni devijuar nga kultura e popullit Shqiptar, mendoni se ju dhe nje pakice Shqiptare e mbajne kulturen por shumica ka devijuar nga kultura bazike Shqiptare, ose jeni te bindur qe edhe popuj te tjere e percjellin te njejeten cilesi te kultures si populli Shqiptar, pak me mire ose pak me keq, pra egizton ose nje barazi ne botekuptimin tuaj ose inferioritet i nje populli apo tjeter.

Ne opinionin tim, ne sistemin e matjes se vlerave-- qe bazohet ne rezultat me te larte per faktoret e harmonise, solidaritetit, ndjenjave shpirterore dhe dashurise ndaj njeriut, kafshes dhe natyres, afinitetit ndaj respektimit te rregullave pa forcimin e tyre permes pushtetit diktatorial, e faktoreve te tjere me shume social dhe evulucionar ne karakterin e tyre e me pak ne zhvillime historike ekonomike/industriale mbi baza sistemesh sunduese, diktatoriale etj.-- pra ne sistemin tim te matjes te se "mires" dhe te se "keqes", matjes se superioritetit dhe inferioritetit te klaseve te njerezve qe per thjeshtesi po i ndaj ne popuj, populli Shqiptar eshte popull me superior se popujt tjere ne bote. Ky superiroritet, ne mendimin tim, eshte rrjedhoje e adaptimeve te detyrueshme historike, qe, ne kuptimin evulucionar i bene njerezit te afrohen me shume, te bazohen ne koncepte humane ne menyre qe te mbijetojne veshtiresite. Popuj te tjere, si Indianet, arriten ti afrohen vlerave humane permes sistemeve tjera, si ai i religjionit shume pozitiv Hinduist dhe Budist, por pavaresisht, duhet pranuar se egzistojne vlera unike per ti karakterizuar popujt, sepse po te mos egzistonte unikiteti i ketyre popujve ata as qe do te formoheshin ne pike te par. Dhe populli Shqiptar unikitetin e vet e gjene ne superioritetin e natyres se tij shoqerore dhe humane, pavaresisht prej egzistimit apo mungese se unkitetit fizik.

Ju pershendes me dashuri per te gjithe njerezit por me dashuri me te zjarrte per njerezit Shqiptare!



Flori Bruqi ,me 21.6.05 Alb-shkenca.org etj.
Në web faqen Alb-shkenca org më datën 21.06.2005. zhvilloj polemiken më titull: “Replike per shkrimin e B. Pules ne alb-shkence dhe Kohe ditore”


EDHE NJË HERË PËR LIBRIN “RACA SHQIPTARE” TË AUTORIT JAKOV MILAJT.


(Përkitazi më recensionin tim për librin “Raca shqiptare” të Jakov Milajt ,të botuar kohë më pare në disa faqe interneti:alb-shkenca.org; art-café;floart;flori-press;sport-ritmizemres si dhe shkrimit të z.Besnik Pula,i botuar më 20.06.2005 ., në “Alb-shkenca.org më titull:”Racë shqiptare apo racizëm shqiptar?”...)

…Kohë më pare në disa forume interneti publikova shkrimin tim më titull: “Recension për librin e Jakov Milajt “Raca shqiptare”,ku specializanti i sociologjisë për përiudhën fashiste në Shqipëri,z. Besnik Pula më shokë në mënyrë të paskrupullt sulmojnë Jakov Milajn dhe librin e tij “Raca shqiptare”.

Eruditin tone prof.dr.Jakov Milajn ,zoti Besnik Pula ,e quan racist,e unë them më plotë gojë se libri i tij nuk është racist dhe se Miljan nese dikush dëshiron mund të “akuzojë ” prap si në Kohën e E.Hoxhës si nacionalist shqiptarë.

Në këtë shkrim timin që po e postoj për forumet e sipërshënuara i kundërvehëm disa shkrimeve shumë të pamatura të kosmopolitit të “KAN”-it z.Besnik Pula e mendimtarëve tjerë sorosistë të “Kohës ditore”…

Lshtësia është konceptuar si problem kompleks që përmban çështje edhe të historiesë,kulturës,civilizimit,gjuhës,origjinës së shqiptarëve.
Disa syresh mund t’i takojnë historisë dhe arkeologjisë e shumë të tjera u takojnë antropologjisë fizike,sociale dhe kulturore,antropologjisë por edhe filologjisë dhe disiplinave të tjera diakronike.

Ka midis këtyre problemeve që do të mund të ishin objekt i një discipline të vetme shkencore, por këte që po e shtrojmë – lashtësia kërkon procedim ndërdisiplinar ngase çështja e gjurmëve të lashtësisë është një ndër ato probleme që prof.dr. sc. Shefki Sejdiu i quan”…konvergjentë, andaj edhe duhet kundruar multidisciplinarisht e interdisciplinarisht,por që, njëkohësisht kërkon edhe konvergjencë metodash hulumtuese.”..

Sikundër që shihet edhe nga vetë titulli(“Raca shqiptare”,vërejtja e F.B),në këtë rast objekt i kësaj trajtese janë ca gjurmë antropologjike, etnokulturore dhe gjuhësore që hasen të shqiptarët ”,thotë profesor Sejdiu në shkrimin e tij”Gjurmë lashtësie antropologjike dhe gjuhësore te shqiptarët”(ARS,30 janar 2005).

Dihet fare mire se natyra antropologjike e popujve të Ballkanit,Europës dhe të popullit tone në veçanti siç kam shkruar kohë më pare në “ALB-SHKENCË” etj., për librin e Milajt, është hulumtuar nga shumë shkencëtarë- antropolog,historianë,gjeografë,sociolog,filolog etj.

Shkenëtari zvicran Eugene Pittard në veprën “ Les peoples des Balkans” ka trajtuar çështje të antropologjisë të popujve të Ballkanit,mendimet e të cilit janë të një rendësie të konsiderueshme.

Përshkrimin e pare të pamjes fizike e ka bërë F.Pouqueville(1805).
Të dhëna përshkruese antropologjike dhanë edhe J.Pisko(1894), P.Trager-i(1990), E.Durham(1905) si dhe F.Nopesa(1912).

Në përshkrimet e tilla antropologjike vështirë mund të nxirren informata të sakta shkencore.

Hulumtimet e mirëfillta antropologjike mbi shqiptarët janë bërë nga A.Weisbach(1868) i cili në Stamboll mati 17 meshkuj shqiptarë për të cilët gjeti lartësinë mesatare 1664 mm.

L.Glück(1895)mati 30 shqiptarë kryesisht nga Kosova.

A.Haberland dhe V.Lebcelter(1916)matën 106 meshkuj shqiptarë nga zonat malore dhe 13 nga Fusha e Kosovës.

K.Dronçillov(1921) bëri një punim antropologjikë në 112 shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia Përendimore.

F.Luschan(1922)bëri matjen e kokës të 130 shqiptarë më banim në Turqi.

Si punim më i plotë mbi antropologjinë e shqiptarëve mund të mirren matjet e bëra në 1.067 shqiptarë nga C.S.Coon(1930).

Përveç të dënave antropologjike në këtë punim janë pasqyruar edhe faktorët ekzogjen (socio-ekonomikë dhe kulturorë).

Në bazë të të dhënave që mblodhi ,Coon-i përshkroi tipin dinarik të shqiptarëve dhe u mundua të shpjegojë preardhjen e tyre ilire.

Zh.Gavrilloviq (1967) bëri disa matje antropologjike të kokës dhe të trupit në mostrën prej 201 shqiptarëve nga Deçani (Kosovë).

Fillet e para të hulumtimeve antropologjike ndër shqiptarë hasën në dy broshurat e shkrimtarit Sami Frashëri”Njeriu” dhe “Përsëri njeri”…

Punim më rendësi shkencore,si në matje ashtu edhe në përshkushmërinë morfologjike të trupit dhe të kokës së populates shqiptare të Shqipërisë mund të mirret punimi “Gjurmime antropologjike për shqiptarët”,i Aleksandër Dh.Dhima(1985).

Autori në këtë punim jep të dhëna interesante për karakteristikat fizike të shqiptarëve.

Përveq të dhënave përshkruese të pamjes së jashtme (ngjyra e syve, çepallat, piloziteti trupor, ndërtimi muskulor i trupit ,etj.) autori jep vlerat e disa matjeve trupore si dhe të kokës.

Me aplikimine analizës faktoriale në hulumtimet antropologjike filloi një hulumtim më i suksesëshëm in dërlidhjes dhe ndikimit të ndërsjellë ndërmjet ndryshoreve të matura në të njejtën hapësirë apo në hapësira të ndryshme antropologjike.

Analiza faktoriale është aplikuar në hulumtimet e shumta ku është trajtuar ndërtimi dhe forma trupore e njeriut ( L . Rees , 1950, Milicerowa, 1951, M.Lorr dhe V.Fields,1954,W.Hammond,1957.).

Me matje antropometrike është marrë A. Skibinska ( 1970, 1977 ), Ferenc Bakoni ( 1968 ) , JosipBabiq ( 1986 ), Jan Babiak ( 1987 ), Xh. Stevanoviq (1990).etj.

Ndër hulumtuesit e trevës tonë ( Kosovë ) duhet veçuar hulumtimet antropometrike , morfologjike,fiziologjike dhe anatomike të popullatës tone si bije fjala hulumtimet shkencore të prof . dr. sc . Mustafë Aliu ( 1991 – 2005 ), Dr .sc. Agron Rexhepi ( 1998 ),Ass.Dr. sc.Ajvaz Berisha ( 2002, 2005) ,prof. dr.Hasim Rushiti(1999-2005), dr.sc.Abedin Bahtiri( 2004 ), Mr.sc.Flori Bruqi (2001- 2005), prof.dr.sc.Ibrahim Behluli( 1999-2005) ;prof.dr.sc.Bajram Nura (1999-2005) etj.etj.

Më sa kam njohuri specializanti i perudhës fashiste në Shqipëri z.Besnik Pula (e replikuesit tjerë si Mehmet Kraja më shokë ) që i kundërvihën më dhe pa argumente librit “Raca shqiptare” të J.Milajt nuk kanë bërë ndonjë hulumtim apo matje në trevat tona…

Dijmë se “kandidati për doctor i shkencave sociologjike ” zoti Besnik Pula ,është në një shkrim të 2004-shit anëtarë i një shkrimi ( më ca serb etj)për kthimin e “Kushtetutës e Kosovës së vitit ‘74”(document punimi i atashuar )…

Kemi thenë edhe më pare se Jakov Milaj, hulumtues shqiptar i viteve dyzet të shekullit 20-të, në vepren e tij epokale “Raca shqiptare”,duke u mbështetur në hulumtimet e bëra nga Pittard dhe të tjerë,sjellë një tab. matjesh cefalike dhe kranimetrike të tre popujve të siujdhesës Ballkanike:të shqiptarëve,grekëve,sllavëve(serbë dhe bullgarë);
Tab 1.Skema e tipave cefalikë më përqindje(sipas J.Milaj)

POPUJT
1. Brakicefalë - Shqiptarët 79,50% 11,60% 8,90%
2.bC Mezocefalë-Grekët 48,98% 17,24% 33,70%
3.mC Dolikocefalë- Bullgarët 24% 22% 24%

4.dC- Serbët 29,8% 30,70% 39,20%

Siç shifet,në këtë tab kranimetrike,brakicefalia është shumë e lartë të shqiptarët,është e lartë të grekët,por mjaftë e ulët(në raport më shqiptarët dhe grekët)të sllavët, kurse dolikocefalia është mjaftë e lartë të sllavët, mesatare të grekët,kurse shumë e ulët të shqiptarët.Brakicefalia e lartë të grekët ka qenë e vërejtur nga antropologët Pittard,Deniker,Bataglia etj.

Ata shohin brakicefalinë dominante të grekët që banonin në përendim të maleve Pind (që nga Epiri dhe Etolia deri në Peleponezë, hapësira këto më përpara të banuara nga dorët),ndërsa,këta antropologë,dolikocefalinë e kanë pare me predominance të lartë në lindje të vargmaleve Pind deri në Atikë.

Sipas këtyre shkencëtarëve,të rumunët predominon tipi brakicefal,kurse të jevgët(ciganët) e këtyre ha[pësirave predominon dolikocefalia.

Shefki Sejdiu, si dhe disa antropologë tjerë të shekullit 19 brakicefalinë e shpjegojnë si cilësi të popujve aziatikë,por Renato Bosuti(sipas nesh dhe Jakov Miljat) si dhe antropologjisë bashkohore rrënjet e brakicefalisë i shofim në Europë.

Antopologu gjerman L.Swidetzky mendon që,alpidët( Keltët) dhe dinaridët(Ilirët)ka pasur një kalim nga dolikocefalia,pra ka pasur një process dedolikocefalizmi,përkatësisht brakicefalizmi.

Në skemën e mëposhtme do të rekonstruktojmë proçesin evolutiv të ndryshimeve cefalike nga shkalla primare e tipit cefalik me predominance dolikocefalike(DC) tek indoeuropianët në djepin e tyre,që supozohet të ketë qenë hapësira e Europës Veri-Lindore e që,tani,është karakteristikë e popujve nordikë(gjermanë,skandinavë) dhe atyre të Europës Veri-Lindore(sllavët).

Supozohët se ky process ka qenë i hershëm. Kalimi i tillë nga dolikocefalia në brakicefali i alpino-dinaridëve(keltëve dhe ilirëve) është konfirmuar edhe nga P.Bosch- Gmimpera, antropolog i dhjetëvjetshit të fundit të shekullit të shkuar.
........

Siq kemi shkruar herën e kaluar në “Alb-Shkencë”; “Art-Café” etj.,sa i përket lartësisë së trupit,sipas matjeve të shkenëtarëve,serbët janë të gjatë deri në mesatare,shqiptarët kanë gjatësi mbi mesatare,kurse grekët kanë gjatësi mesatare të trupit.

Si tek Ilirët ,ashtu tash edhe te shqiptarët,tipi dinarid apo Adriatik apo Ilirik është dominues si për kah forma e kokës dhe gjatësia e trupit,por edhe për kah ngjyra e lëkurës dhe syve; të shqiptarët dhe grekët hasen mjaft tipare edhe te tipit Mediteran.

Kjo natyrë antropologjike dinarido-mediterane e shqiptarëve mund të spjegohet me praninë shumë të hershme të protoshqiptarëve në Ballkan dhe Mediteran.

Sipas shkenctarit kosovarë prof.dr. sc.Shefki Sejdiu,për të kuptuar më mire karakterin dolikocefalik dhe nordikeve dhe europianëve verilindorë ,janë flokëverdhë dhe atë të alpideve dhe dinaridëve mezocefalikë dhe brakocefalikë ndihmon shumë rregulla e Bergmanit,sipas të cilës qenieve të gjalla për të mbijetur në hapësirë më klimë të ftohtë u nevojitet një masë më e madhe trupore,por mutatis mutandis,në hapësirat e ngrohta apo në ato me klimë të moderuar nuk iu nevojitet një masë e madhe(mbrojtëse e tillë).Sipas kësaj rregulle rezulton se populli Kelt dhe ai Ilir,me herët se popujt tjerë indoeuropianë u janë drejtuar hapësirave më klimë më të moderuar dhe më të ngrohtë,të Europës Qendrore dhe Mesdhetare(Mediteranit).

Ky konstatim mund të përforcohet me faktinse edhe të francezët si dhe tëshqiptarët përveç tipareve Alpiko-Dinaride hasen edhe edhe ato Mesdhetare(Mediteranë).

Në fund mund të pohohet se shumë ndryshime antropologjiko-morfologjike(tipare të kokës,trupit,ngjyrës së lëkurës dhe syve)janë të kushtëzuar nga factorë gjeoklimatikë dhe rrethana të tjera sociokulturore,historike,kontaketsh dhe raportesh substrato-adstrato-superstratike etj.

Të shqiptarët hasen gjithashtu gjurmë të lashta etnokulturore siç janë kuvada,kulti i diellit,kulti i gjarpërit,rite vdekjeje,si psh.mbyllja e syve të posavdekurit nga ndonjë i afërm i tij,rit ky i ngjajshëm më atë të italikëve të periudhës romake dhe veprime siç është gjakmarrja,e ngjajshme me viendettan korzikane apo ajo malazeze etj.

Në fushë të etnolinguistikës,përveç përdorimit virtual dhe simbolik sidomos të numrave 3,7,9,12 etj., që mund të hasen edhe të shumë gjuhë të popujve të hapësirës mesdhetare e më gjërë,të shqiptarët haste edhe një përdorim emotive i këtyre numrave.

Të hangshin shtatqind mi dreqen ! etj.Nga gjuhët e ballkanit shqipja është e vetmja gjuhë që akoma ruanë gjurmë të sistemit vigezimal si të dyzetë(2x20=40);më përpara,në shqipe,për të shprehur nocionet’’ 60” dhe “80”,janë përdorur strukturat vigzimale trezet(3x20) dhe katërzet(4x20).

Një logjikë e tillë e formimit të emrave haste edhe në baskishte (2x20=40); në galishte(2x20=40); 3x20=60;4x20=80)në oksitanishte dhe në frengjishte të vjetër(3x20=60;4x20=80;6x20=120 madje edhe 15x20=300);në frengjishten e re gjithashtu haste 4x20 =80 por edhe emra të tjerë të numrave të ndërtuar mbi këtë bazë për numrin ,psh.99 thuhet 4x20+10+9=99 etj.

Profesor Sejdiu shkruan : “… Në gjuhën shqipe gjallojnë struktura etnolinguistike apo më saktësisht antropolinguistike dhe kulturore që dëshirojnë se,që në lashtësi,kanë ekzistuar kontakte të protoshqiptarëve dhe të gjuhës së tyre,me popuj,gjuhë dhe kultura paraindoeuropiane të Mesdheut.Këto gjurmë hetohen të disa emra të sistemit të farefisnisë si elemente materjarkati,p.sh.tek emir motër(

…Dhe në vend të konkludimit; këto gjurmë të lashta antropologjike,etnokulturore,gjuhësore,racore që ndeshën të shqiptarët nuk janë sjellë këtu vetëm si fakte të ndara dhe të shpërndara ,përkundrazi në këtu jemi përpjekur që këto fakte ti shohim ne,pra zoti BESNIK PULA etj., si struktura dhe ne sisteme (jo) raciste.Pjesa më e madhe e këtyre elementeve dhe fakteve janë gjurmë dhe dëshmi e kontakteve direkte dhe e një jete në simbiozë,që në kohrat më të lashta,me popujt paraindoeuropianë dhe indoeuropianë si dhe me kulturat dhe gjuhet e tyre në hapësirat e Mesdheut.

Prishtinë,14.12.05.                                                                                 FLORI BRUQI

Sihariqi letrar...në gazetën shqiptare Republika....







Flori Bruqi vjen me “Nëse kam ditur të guxoj”, Prishtinë, 2012
Vepër vështrimesh kritike dhe shumë shtresimesh letrare
Libri më i ri publicistik i shkrimtarit, tashmë të mirënjohur, Flori Bruqit, na vjen si një sihariq i mirë letrar. Libri me titull shumë sinjifikativ “Nëse kam ditur të guxoj”, përmban një lëndë të pasur në shumë aspekte letrare. Meqë kapitulli i parë përmban një cikël poezish të autorit, kapitulli i dytë hap një faqe interesante me shkrimet kritike nga autorë të ndryshëm e të mirënjohur shqiptarë, pra vlerësime kritike e vështrime për disa nga veprat letrare të Bruqit, por të publikuara më parë në shtypin shqiptar të kohës. Autori Bruqi i ka sistemuar këto shkrime, që përbëjnë një sërë vlerësimesh të çmueshme letrare për krijimtarinë e tij letrare, poetike, e publicistike, por edhe për ato botime të fushës profesionale të Flori Bruqit, nga emra tashmë të ndjerë, por mjaft të shquar, si Mehmet Kajtazi, Rifat Kukaj, Zejnullah Halili, Iljaz Prokshi e ndonjë tjetër. Por, edhe nga emra po aq të mirënjohur të letërsisë sonë, të gjallë, janë përmbledhur këtu mjaft vështrime që cilësojnë e vlerësojnë veprën e Flori Bruqit, sikur janë: Fatmir Terziu, Bedri Halimi, Lumturie Haxhiaj, Shyqri Galica, Namik Shehu, Izet Çuli, Zef Pergega, Kristaq Shabani, Naim Kelmendi, Rajmonda Maleçka, Eshref Ymeri, Rushit Ramabaja, Abdullah Konushevci, Rrustem Geci, Nehat S. Hoxha, Ajshe Qorraj, Arlinda Meksi, Shpend Ruci, Arian Blushi, Nikollë Frangaj, Faik Xhani e ndonjë tjetër. Do theksuar se në të gjitha shkrimet dhe vështrimet kritike mbi veprat letrare të Bruqit, qofshin ato vështrime të mëdha apo të vogla, ndonjëherë si njoftime mbi librat e publikuar nëpër kohë, të Bruqit, qoftë si vështrime më të gjata, cilësohet e vlerësohet krijimtari letrare e Flori Bruqit, dhënë letërsisë sonë më të re, duke bërë kështu emër në letërsinë moderne.
Ja si do të shprehej atëbotë shkrimtari i mirënjohur yni, Mehmet Kajtazi, në një vështrim të tijin për poezinë e Floriut: “Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet, që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjirme të thellë dhe si valëzat e detit, të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martirizim, me emrin LIRI”.Aponë një rast tjetër, njëri nga shkrimtarët tanë të shquar, Zejnullah Halili, shprehet kaq reflektueshëm: “Flori Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij, në fillim të kësaj poeme, na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e kësaj Luleje. Secila poezi ka gjethin e Vet, Dritën, shqetësimin dhe besimin, andejza, matanë errësirës, pra, ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala”.
Në kapitullin e tretë mbarështrohet një lëndë po aq e pasur dhe e thekur letrare e autorit mbi veprat dhe mbi jetën e shumë autorëve botërorë e shqiptarë, sipas këndvështrimit dhe shijes dhe dioptrisë krijuese të studiuesit Bruqi. Flori Bruqi këtu spikat me vështrimet e tij të thukëta dhe përmbajtjesore, me një metodologji klasike të vështrimit: ai shkruan mbi veprën e autorit, jep mjaft shënime biografike dhe shtjellon motivet e veprës së tyre, por edhe klasifikon ndonjë nga poezitë apo prozën apo shkrimin e akëcilit që merr në theks të vështrimit.
Në të gjitha këto vështrime kritike, vërehet përkushtimi dhe niveli studimor i autorit me një bagazh të mirë studimor mbi veprat dhe autorët. Poashtu autori, në secilin vështrim jep edhe të dhëna të shumta mbi veprat e autorëve, që përbëjnë opusin krijues të tyre, si informacion të plotë për lexuesin. Janë një sërë artikujsh kritikë e publicistikë edhe për figurat e jetës sonë letrare, por edhe politike e publicistike, sikur artikulli për dr. Ibrahim Rugovën, ku Bruqi qëmton me këndvështrimet e tij, duke na sjellë përshkrime dhe vlerësime për figurën madhore e komplekse të presidentit historik Ibrahim Rugova, por edhe për veprën e tij letrare dhe kritike që është mjaft e bujshme. Gjithashtu, me interes janë edhe mjaft shkrime të kësaj natyre, siç janë p.sh shkrimet për Nënë Terezën – nderin e kombit shqiptar, pastaj vështrimet kritike për figurat letrare si për Eqrem Çabejn, Ernest Koliqin, Martin Camajn, Azem Shkrelin, Ismail Kadarenë, Prend Buzhala, Naim Kelmendin, Bardh Frangun,dhe poetë të gjeneratës më të re të postmodernes, si Irena Gjoni, Lediana Kapaj, Alma Papamihali, Keidi Sejdini, Thani Naqo, Jorgo Sofokli Telo, Valdete Berisha e ndonjë tjetër.
Ato që përbëjnë gamën e gjerë të vështrimeve dhe temave sintetizuese, por edhe tematike, janë disa nga shkrimet që zënë vend në këtë vepër, si “Shkrimtari idealist shqiptar gjatë shekullit XX”, “Kritika tani ngjanë në një digë të shpartalluar, që i varen llamarinat nga erërat e fitimit”, ”Spastrimi etnik në Kosovë”, ”Shqiptarët në shtypin arab”, ”Historik i shkurtër i gjuhës shqipe” etj. Me një fjalë, vepra letrare e Flori Bruqit: “Nëse kam ditur të guxoj”, përbën një aureolë pikëvështrimesh të qëmtuara letrare mbi veprat e shumë autorëve të shquar, vendas e ndërkombëtarë, por edhe ato mbi veprën autoriale të këtij shkrimtari, tashmë të njohur në letrat tona, me kontributin e shumë veprave cilësore letrare, poetike e publicistike, që zënë vend të merituar në “Panteonin” e letërsisë shqiptare.
Nga Naim Kelmendi
http://www.gazetarepublika.al/?p=21613


Flet shkrimtari,poeti dhe publicisti Flori Bruqi

Prishtina Press – Prishtinë – New York – London

http://prishtinapress.info/te-gjitha-veprat-e-mija-kane-si-lajtmotiv-ceshtjen-shqiptare/

Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare.



Raimonda MOISIU
Flet shkrimtari,poeti dhe publicisti Flori Bruqi:

1
Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit,Republika e Kosovës.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004)Është kandidat potencial për Doktoraturë nga Fiziologjia kineziologjike në Universitetin e Prishtinës(2013). Bashkëpunon me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e në vazhdi. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Biografia krijuese e shkrimtarit,poetit e publicistit Flori Bruqi: ka botuar mbi 30 libra 21 fejtone publicistiko-shkencorë në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mijra punime shkencore në gazeta,revista shkencore si dhe në shumë web faqe interneti (2003-2013).Shkrimtari Flori Bruqi është nga miqtë e kolegët e mij më të nderuar, respektuar dhe të mirë, prej më shumë se një dekadë. Me Florin përvec bashkëpunimit krijues, kam pasur fatin të kemi qenë në disa Festivale Poetike në Kosovë. Qershorin e viti të kaluar ishim në Festivalin Drini Poetik, Prizren e cila më dha mundësinë që unë, ta intervistoja këtë shkrimtar poet e publicist të talentuar e mirënjohur që dashuria për atdheun, cështjen kombëtare, arrtin dhe letërsinë e signifikojnë shumë produktiv e dashamirës.Për më shumë lexoni intervistën.
Bisedoi:Raimonda MOISIU

-Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë biografinë e aktivitetit tuaj krijues.
Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale që ju lëvroni në zhanre të ndryshme. Cila ka qënë eksperienca juaj e parë me poezi, prozë, publicistikë, përkthim, esse, monografi….apo….?

Po nga viti 1973 datojnë publikimet e mija letrare në shtypin e kohës.Mbase këto fillime kanë qenë të suksesshme.duke fituar edhe çmime letrare në konkurset e ndryshme letrare atëbotë,por do të thosha se në publicistikë dhe eseistikë u mora nga viti 1974 e deri me 1980,duke publikuar 21 fejtone në gazetën e atëhershme të përditshme “Rilindja”,pra shkrime dhe tema të kësaj natyre.Atëbotë një përkrahje morale dhe nxitje për t’u thelluar më tutje hullive të këtyre fushave të shkrimtarisë,kisha nga Jusuf Gërvalla,Sedat Dida,Vehap Shita,Ymer Shkreli etj.Më vonë disa “smirëzinjve” ju “pengonte” suksesi im publicistik i theksuar,më tepër te gazetaria investigative,ku kam qenë më i guximshëm dhe më i ndërtuar,pra shkrimet e mia u pengonin edhe disa sejmenëve të devotshëm të komunizmit jugosllavë, të cilët ishin poltronë të atij sistemi, duket edhe kujdestarë për ta stigmatizuar fjalën dhe shprehjen e lirë, të cilët bukur shumë herë intervenonin për “embargot” publicstike ndaj meje dhe shkrimeve të mia.Për ta argumentuar këtë,kësaj i shkon më së miri një thënie e shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ramiz Kelmendit se, “shqiptari të fal gjithçka, por jo dhe suksesin!”.


-Do të thotë se ju keni nisur aktivitetin krijues që në moshë të re. Kjo duhet të ketë qënë me të vërtetë emocionuese dhe inkurajuese. Çfarë mendoni se ju ka frymëzuar për të shkruar?

Libri im i parë i botuar doli në vitin 1995,dhe është ai me poezi “Zjarri i diellit”.Pas këtij libri poetik vjen i botuar romani “Vrasja e liridonëve”, me 1996, e që u kushtohet tri personaliteteve të kombëtarizmës:Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës,Bardhosh Gërvallës, të vrarë me 1982 në UNtergrupenbach të Gjermanisë nga sigurimi i atëhershëm jugosllav, sepse ata ishin veprimtarë të kauzës sonë kombëtare.Më vonë,në këtë vazhdë të botimive pasojnë veprat tjera,pra romanet si:”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe vepra tjera poetike dhe publicistike dhe të zhanreve të ndryshme. Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare si dhe çlirimin definitive nga cerberët e Serbisë,por të shtjelluara në temën romanciere. E them tash,pas kaq vjetëve se, sinqerisht jam dhe i kënaqur për shkak të vlerësimeve nga kritika letrare e kohës, ngase këto vepra janë vlerësuar dhe cilësuar për tematikën dhe për nivelin artistik të tyre, janë vlerësuar sigurisht nga profesionistët e kësaj fushe.Mbase këto vlerësime janë të botuara dhe në shtypin e kohës dhe përmbajnë gjithmonë të vërtetën e thënë mbi vlerat e këtyre veprave,pa kozmetikë pa elozhe,por të vlerësuara saktësisht dhe objektivisht.

- Si keni arritur ju të procedoni “në udhëtimin tuaj krijues ”, të jeni kaq kreativ, ku ka një shtrirje të gjerë të kombinimit të fakteve historike, kujtesës, miteve, marrëdhënieve ndëretnike, kombëtare, evropiane, veçmas asaj ballkanike, që perceptojnë vlerën e madhe të edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, në marrëdhënie me të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?

Duke u bazuar në historinë e bujshme shqiptare dhe duke i njohur rrjedhat tona historike dhe të popujve tjerë përrreth nesh,në shumë vepra të mia janë shtjelluar faktet historike,etnike,antropologjike,kulturore etj,si dhe raportet në mes të këtyre popujve dhe historisë së tyre.Nga kjo del dhe vërtetohet lashtësia jonë dhe prejardhja në hapësirat ballkanike, që në shumë nga këto vepra të mia kjo temë zë vend qëndror dhe është shtjelluar nga shumë aspekte.

-Zoti Flori Bruqi keni shkruar qindra artikuj shkencorë dhe studimorë, për historinë ballkanike e botërore, të botuar në organe shtypi në Shqipëri, Kosovë agjensioni Floart press, e gjetiu. Mund të na tregoni diçka në lidhje me strategjinë tuaj për këto vepra, dhe a ka ndonjë gjë tërheqëse që ju shprehni nëpërmjet tyre apo ka diçka tjetër më tej se kjo…?

Puna publicistiko-shkencore edhe përkundër vështirësive të saj,ka arritur të më stimulojë në thellimin e këtyre studimeve,duke shfrytëzuar burimet arkivore në vend dhe jashtë tij.Qëllimi im i gjithmonshëm ka qenë që ta nxjerrë të vërtetën për tematikën në fjalë,prandaj edhe këto tema të këtyre zhanreve janë mbetur një kontribut imi mbase po shprehem “modest”,duke dashur që ta vlerësojnë të tjerët në të ardhmen.Ndërsa sa i përket agjencionit “Floart press”, mund të them lirisht se është një ndër gazetat elektronike ndër më të lexuarat,më e hapura dhe më e debatuara,më e pavarura në trevat shqiptare.Aty ka shkrime të duarta nga shkrimtarët e afirmuar dhe ata fillestarë pa dallime. Agjensioni “Floart Press” ka rreth 200 bashkëpunëtorë anë e kënd globit,ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues.Këtë e vërtetojnë rreth 1.200’000 klikime …

… që do të thotë se shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të ngushtë me një sërë burime dhe arkiva të ndryshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kosovës , veçmas në Ballkan. A keni hasur në vështirësi nga këndvështrimi i një protagonisti në gjetjen e tyre?

Nuk them se nuk ka pasur vështirësi, sepse është në natyrën e punës,por ato i kam kapërcyer gjithmonë,ngase në rend të parë si synim parësor njeriu ka qëllimin e arritjes së rezultateve në akëcilën fushë, në rend të parë me interes për opinionin.Tek unë kjo ka qen cytje dhe më ka motivuar që të mos ndalem pavarësisht se sa dikujt kjo dhe mund t’i ketë “penguar”.

-Duke pasur parasysh faktin se ju jeni të njohur në nivel kombëtar e ballkanik, dhe këtë e tregon kontributi tuaj, përveç sa përmendëm më sipër, keni vëllime poetike , në prozë reportazhe, përshkrime, artikuj kritikë dhe ese etj.

Mund të them se leximi i veprave të bënë të njohur dhe pikërisht këto kontribute të miat letrare, publicistike, mbase ma kanë krijuar emrin tek opinioni ynë lexues, kjo tregon për suksesin e veprës sime letrare dhe asaj publicistike.S’do të shtoja më shumë por them se jam respketues ndaj lexuesve të mi.Secili nga lexuesit e veprave të mia,qofshin ato poetike,romanet apo publicistike dhe të tjera,kudo qoftë ata,u jam mirënjohës, i vlerësoj dhe e çmoj vlerësimin e tyre.


-Me sa di unë keni shkruar shumë lirika dashurie. Çfarë ju ka shtyrë të shkruani poezi të tilla? Ç’është dashuria për ju ? Kur një burrë e ndjen se është i dashuruar dhe cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në poezinë tuaj?

Kam shumë miq shkrimtarë e shkencëtarë nga Shqipëria e Kosova.Disa edhe nuk janë në mesin tonë si Mehmet Kajtazi,Iljaz Prokshi,Rifat Kukaj, etj e që me siguri se kanë pasur ndikimet e e tyre pozitive në krijimtarinë time letrare,poetike e publicistike…Ndër të gjallët do të veçoja Akademik Prof.Dr.Fatmir Terziun, Akademik Namik Shehun,prof.Dr.Eshref Ymerin,prof Naim Kelmendin,Vullnet Maton,Raimonda Moisiun,Faik Xhanin,Kolec Traboinin,Vasil Qesarin, Përparim Hysin,Prof.dr.Shyqri Galicën,Rushit Ramabajën etj.

-Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju shtjelloni në poezitë tuaja? A janë ato autobiografike? Cfarë është idealja përreth poetëve në mënyrë që të dalin poezi të arrira?

Të gjithë përsonazhet, qoftë në poezi apo në prozë,romane etj,janë personazhe reale të kohës dhe hapësirës sonë etnike.Vlenë të veçoj se në të tre romanet e mija,sikur janë “Dorëzeza”, “Pallati i Akeronit” dhe “Pallati i gjaraprinjve”,personazhet janë realë, por të shkruar me emra artistik.Figurativisht ata janë në mesin tonë. Një numër personazhesh edhe janë gazetarë,shkrimtarë,politikanë dhe luftëtarë të tri luftërave çlirimtare,ata janë të prekshëm. Romanet e mia kanë stigmatizuar dukuritë negative në shoqëri si dhe bartësit e tyre në kohën e monizmit. Pothuaj të gjitha romanet e mi kanë bazë të mirë edhe për t’u bërë skenar filmash, dramatizime etj, ndoshta dhe mund të bëhen në një të ardhme,sepse tematika e këtyre veprave del nga jeta jonë nga ambienti ynë nga koha jonë e jetuar si shoqëri dhe si individ,por e cila kohë ka lënë gjurmet e veta, jo vetëm historike, por edhe psikologjike në njeriun e këtij nënqielli,gjithmonë i tragjizuar nga pushtuesit, në përkjejet e tij për liri dhe pavarësi kombëtare.

-Nga poet në prozator, studues, publicist, kritik letrar dhe esseist?A i shihni këto zhanre si sfidë?
Jo,përkundrazi do të thosha se e përplotësojnë njëra-tjetrën. Në rrugën time krijuese këto mbase e kanë pasuruar krijimtarinë duke e theksuar poashtu gamën e preokupimeve të mija krijuese.Qenësorja është që të gjitha këto zhanre të krijimtarisë sime kanë ecur sukseshëm.

-Cila është sfida për të shkruar një tregim apo roman? Zhanrin e tregimit dhe romanit e “bëtë ju të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?

Dihet se krijimi i romanit nuk është sikur p.sh është krijimi i poezisë dhe në të kundërtën.Romani merr më shumë kohë dhe ka ligjësitë e veta të krijimit,por unë them se në të shumtën unë preferoj romanin si zhanër dhe e kam shkruar.Puna ka dalur e suksesshme ngase kanë shkruar pozitivisht për këto romane.
-Ju i paraqesni personazhet tuaj nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Personazhet e romaneve të mija janë nga jeta reale, ngase ata janë njerëz, por që në krijimtarinë artistike ata marrin emra artistikë apo të imagjinuar,duke dashur që të mos “zbulohen”, sepse tashmë janë emra fiktivë letrar dhe jo realë, por të bëmat e tyre janë reale dhe kanë ndodhur në realitetin tonë në një kohë dhe në një hapësirë. Kjo mendoj se e ka pasuruar lëndën e romaneve të mija dhe mbase ato mbajën vulën e disa ngjarjeve me domethënie për një kohë të jetuar. Besoj se lexuesi do ta gjykojë këtë kur t’i ketë lexuar.


-Një nga gjërat që kam vënë re në librat dhe shkrimet tuaja reportazh është përshkrimi i vendeve, natyrës dhe pozicionit gjeografik të tyre. Pra, sa e rëndësishme është kjo në krijimtarinë tuaj?

Kuptohet se përshkrimet që juve keni gjetur në veprat që potenconi,përbëjnë si të thuash një bazament të ngjarjeve të shtjelluara në ato shkrime.Përshkrimet e kësaj natyre pasurojnë rrëfimin dhe krijojnë një imazh më të saktësuar për lexuesin.Ato,pra përshkrime e natyrës,vendeve, etj, i japin jetë dhe e dinamizojnë rrëfimin apo shkrimin e një vepre.

-Sa kohë keni që shkruani ? Çfarë iu ka tërhequr në artin e të shkruarit? Cila është eksperienca më e mirë që keni përjetuar kur shkruani? Po më zhgënjyesja? Cilat janë emocionet tuaj, kur shkruani?

Mund të them se secila vepër shkruhet me emocion,pavarësisht se krijuesi që në fillimet e shkrimit të një vepre letrare,të një tregimi,të një poezie etj, i vë si të themi ato spirancat e krijimit të ngjarjes,apo të pikave ideore kah do të ecën ngjarja. Është e vërtetë se kam ndjerë në të shumtën emocionin e një magjie që të jep shkrimi kur krijon.Ndjenjën e zhgënjimit nuk e kam përjetuar, jo për tjetër, por mbase kur krijuesi krijon veprën ai ka një qëllim parësor që e shtynë atë ta krijojë atë vepër.Unë ndjehem mirë me atë që kam arritur ta krijojë dhe tua transmetojë lexuesve.

- Ju keni një karrierë gjithashtu në publicistikë. Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj në librat, essetë dhe artikujt publicistikë?

Nuk do të ndalesha tek momentet,por në tërësinë e veprës së krijuar janë mbarsur temat e shtjelluara,ato në publicistikë janë të kohës sonë, të hapësirës sonë, të mendësisë sonë, dhe të psikologjisë sonë jetësore.Ka dhe tema nga historia,mbase për t’i ndriquar disa aspekte ngjarjesh apo personalitetesh etj,që janë e gjurmës sonë si komb në kohë, në data, në ngjarje të mëdha apo të vogla qofshin ato.Ato sikur më grishin kujtesën për t’i shtjelluar ngarendas në shkrimet e këtij zhanri të shkrimtarisë.

-Si ka ardhur ndryshimi juaj më herët, nga poet, prozator në suksesin tuaj si publicist?

Thënë të drejtën veten e shoh më të sendërtuar në zhanrin e romanit. Sikur më ka dhënë më shumë mundësi të të shprehurit,të të rrëfyerit,por gjithmonë me nivelin e gjuhës artistike të rrëfimit. Ndoshta, them sipas përshtypjes sime, jo larg këtij suksesi qëndron edhe poezia dhe publicistika.

-Si ndjeheni kur jepni intervista?

Them sinqerisht fare mirë sepse intervista është dhe një rast tjëtër i komunikimit më lexuesin,mbase nxjerrë për lexuesin në të shumtën dhe aspekte tjera, të panjohura ato që i interesojnë lexuesit për akëcilin person krijues.

-Mesazhi juaj për inteligjencën shqiptare,kosovare dhe talentet e reja.

Më e rëndësishmja është vlerësimi i drejtë i vlerave krijuese të kudoqoftë dhe vlerësimi i sinqertë i punës së njëri tjetrit kudo në hapësirën shqiptare dhe pastaj njohja e këtyre vlerave edhe nga jashtë.Ne kemi çka t’i prezentojmë edhe botës nga vlerat tona krijuese por duhet që ta kundrojmë drejtë vlerësn e secilit dhe pa grupe dhe paragjykime klanesh e interesash të ngushta.

-Çfarë dëshironi të shtoni….

Asgjë më shumë vetëm të ju falenderoj për misionin tuaj në prezentimin e vlerave artistike për lexuesin,suksese në punën tuaj..

Bisedoi: Raimonda MOISIU

Rusia dashurohet me filmin “Right to Love”


Nga Ermira Babamusta, New York

Filmi “Right to Love” (E Drejta për të Dashuruar) gjatë premierës në Rusi i dha emocione një salle mbushur plot e përplot, një moment i veçantë për aktorin Luan Bexhetin dhe producenten Amina Zhanan, të cilët ishin prezent. Premiera e filmit u shfaq në teatrin e famshëm “Eldar” me 17 mars 2013 në Moskë.

207423_283321598466175_1095112797_n

Premiera solli mbi 100 spektatorë, duke përfshirë edhe Vipat dhe yjet e njohur të Rusisë. Midis tyre ishin dhe aktoret e famshme ruse Ludmila Dmitrieva dhe Ksenia Berestnikova, ylli i muzikës Shamil, këngëtari i muzikës Balkar folk Ruslan Khasaitov, poeti çerkez Ratmir, etj.
Amina Zhaman dhe Luan Bexheti
Amina Zhaman dhe Luan Bexheti
amina
Filmi u shfaq në gjuhën orgjinale, në aglisht, pa përkthim ose titra, që ishte e para herë për kinemanë ruse. Filmi u realizua me regji të Paul Kurtit, me producentë Amina Zhaman (e cila ka shkruar skenarin dhe luan rolin kryesor, producente) dhe Marina Bolotokova, (producente & CEO e Oriental Pearl LLC).
luan
(Trailer i Filmit: http://www.youtube.com/watch?v=gHvAE53J-yA)
Jam shumë e lumtur që audienca vendase dhe e huaj në Moskë u dashuruan me filmin “Right to Love”. Shumë nga spektatorët kanë qarë në fund të filmit gjatë shfaqjes, të gjithë ishin të emocionuar dhe u prekën nga historia e Tonit dhe Aminës. 

Amina Zhaman
                              Amina Zhaman
Nuk donin që filmi të përfundonte pa “happy ending”. Që nga premiera Amerikane në dhjetor 2012 shumë kritikë dhe shikues të filmit më tregojnë që duan të shikojnë më shumë dhe filmi të vazhdojë me një pjesë tjetër. 

luan2
Te them të drejtën nuk e prisja këtë lloj reagimi në Moskë, meqë audienca këtu rrallë emocionohet. Jam mahnitur me numrin e madh të personave si në New York edhe në Moskë që duan të më bindin të krijoj pjesën e dytë si vijim për filmin Right to Love,” tha skenaristja dhe producentja e filmit, Amina Zhaman.
1
luan2

“Right to Love” movie wows audiences in Moscow

 “Right to Love” had an amazing sold out full house premiere in Russia. The premiere took place in Moscow at the Greek Hall of famous movie theatre “Eldar” on March 17th, 2013. Successful filmmakers, Paul Kurti (director), Amina Zhaman (screen writer, producer & lead) and Marina Bolotokova, (Producer & CEO of Oriental Pearl LLC) made a very good movie, with a great story. The screening brought out over 100 people, including VIPs and Russian stars. The screening was in the original language – English – with no translation and no Russian subtitles, which was a first for Russian cinema.
Lead actress Amina Zhaman and supporting actor Luan Bexheti attended the Russian premiere in Moscow. Among guests of the screening were famous Russian actresses Ludmila Dmitrieva and Ksenia Berestnikova, pop star Shamil, Balkar folk singer Ruslan Khasaitov, Circassian poet Ratmir and others. (Movie trailer: http://www.youtube.com/watch?v=gHvAE53J-yA
I am very happy that international Moscow audience loved the movie “Right to Love”. Many of the viewers cried during the screening, all of them had shivers, each of them was touched by the story of Tony and Amina and none of them wanted the film to end unhappily. Ever since the US premiere in December 2012 many critics and viewers keep telling me they want more and that the film should be continued. Frankly, I didn’t expect the same reaction in Moscow since the audience here is rarely emotional, and I am amazed by the number of people here who just like the New Yorkers persuade me that this is not the end and ask me to make a sequel of ‘Right to Love’”, – said screenwriter Amina Zhaman.


luan

Konsulli Astrit Zemaj: Pa Gjermaninë, Kosova nuk do të ishte kjo që është!



Në Velbert të Gjermanisë u mbajt manifestim në 5 vjetorin e Republikës të Kosovës

Konsulli Astrit Zemaj: Pa Gjermaninë, Kosova nuk do të ishte kjo që është!
“Bartja e përvojës nga shkollat gjermane në arsimimin e brezave të rinj në vendlindjen tonë, ka simbolikën e vazhdimësisë  të ndihmës si dhe të investimit të popullit Gjerman, në ardhmerinë e Kosovës”, theksoi Rrahman Islami
Rrahman Islami
Rrahman Islami
Në Velbert të Gjermanise, landi i NRW, mërgimtarët kosovarë bashkë me miqt gjermanë mbajtën një manifestim madhështor në 5 vjetorin e shtetit të Republikës së Kosovës. Në këtë manifestim, i cili u mbajt në një atmosferë familjare, morën pjesë mbi 500 shqiptarë të Kosovës nga Velberti me rrethinë. Kësaj ngjarjeje të rëndësishme, madhështinë ia shtoi pjesëmarrja e Konsullit të Republikës të Kosovës z. Armend Zemaj, familje të dëshmorëve dhe sidomos e miqëve gjermanë që kanë ndihmuar e po ndihmojnë mërgimtarët dhe Kosovën.
Islami: Falenderimi për këtë përvjetor jubilar i dedikohet  Presidentit historik Ibrahim Rugovës dhe heronjëve të lirisë
Kryetari i shoqatës  Velbert-Podujevë, Rrahman Islami duke përshëndetur të pranishmit tha se falenderimi për këtë përvjetor jubilar i dedikohet  Presidentit historik Ibrahim Rugovës dhe heronjëve Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Krasnici, Tahir Zemaj, Xhevat Jusufi, Luan Haradinaj, Agim Ramadani, Sali Cekaj, pastaj dëshmorëve Jetullah Islami, Sylejman Shala, Arsim Rama të rënë në Betejën e Koshares si dhe të gjithë heronjëve e të rënëve anëembanë Kosovës. “Emocioni i sotëm nuk ka se si të nisë ndryshe, përvec me fjalën, ajo që Biblikisht u tha nga Presidenti i përjetshëm i Pavarësisë dhe Dardanisë, humanisti dhe intelektuali e politikani që përmbylli ideimin e KOSOVËS  shtet. Presidenti RUGOVA do të thoshte: Faleminderit popull i dashur gjerman për mbështetjen në rrugën tonë të Pavarësisë! Z. Islami në vazhdim falënderoi miqt gjermanë të cilët ndihmuan dhe po ndihmojnë edhe sot Kosovën.
“Dua t’ju falënderoj shumë dhe sinqerisht për ndihmën dhe mbështetjen që na e keni ofruar me shekuj. Vecant, nga fillimi i luftës së fundit të shkaktuar nga regjimi serb i millosheviqit! Atëherë kur populli e Qeveria gjermane, hapi zemrat humane dhe dyert e shtëpive për të strehuar mija refugjatë nga Kosova…” deklaroi Rrahman Islami i cili është Deputet ne “Integrationsrat”, delegat në komisionin parlamentar për Rini e sport si dhe Moderator për shëndetësi, arsim, edukim dhe cështje familjare në qytetin e Velbertit. Ai duke evokuar kohën e grumbullimit të ndihmave për refugjatët e Kosovës në vitet 1999 theksoi se falë shpirtit dhe frymës gjermane dhe punës të shumë miqve e taksapaguesve gjermanë të kësaj treve, u grumbulluan mbi 16 tonë ndihma. Islami falënderoi për kontributi Kliniken Niderberg, Kryetarin e Velbertit  z. Stefan Freitag, mikun e madh të shqiptarëve e të Kosovës Dr. Stein, z. Hofius. Në vecanti Islami falënderoi edhe z. Beyer, deputet ne bundestagun gjerman,
z. Münchow, Deputet ne Landin e NRW-se, z. Burghard Fülling, udheheqes i CDU për Velbert, anëtar i parlamentit të këtij qyteti si dhe anëtar i kryesise i Shoqates Velbert-Podujevë.
Astrit Zemaj: Pa Gjermaninë e sotme, nuk do të ishte Europa kjo që është
Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt z. Astrit Zemaj , pasi përshëndeti të pranishmit, falënderoi miqtë gjermanë për pjesëmarrje. Ai foli për Kosovën dje, sot si dhe shpalosi vizionin për ardhmërinë e saj.  Konsulli Zemaj u dhuroi të gjithëve nga një libër në emër të konsullatës. Në mbyllje të përshëndetjes së tij, Zemaj tha: Pa Gjermaninë e sotme, nuk do të ishte Europa kjo që është dhe pa Gjermaninë, Kosova nuk do të ishte kjo që është!
Konsulli Zemaj në vazhdim ndau mirënjohje për Kryetarin e komunës të Velbertit si dhe kryetarit të Shoqatës Rrahman Islami. Këto mirënjohje i ka dërguar kryetari i komunës i Podujevës Agim Veliu.
Në vazhdim, të programit të moderuar shkëlqyeshëm nga motrat Qëndresa dhe Arbërie Islami, nxënësit e shkollës shqipe Nga Wupertali, Velberti dhe Solingeni shfaqën një program të pasur kulturor, ndërkaq që grupi muzikor i Bes Prizreni dhe Naim Smakolli argëtuan të pranishmit në këtë manifestim madhështor.
Në mbyllje të programit, Rrahman Islami falënderoi Mësuesen  Klosterköktter, e cila pranoi me kënaqësi që të bëjnë binjakëzimin e shkollës aë Velbertit me Shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujeve. “Bartja e përvojës nga shkollat gjermane në arsimimin e brezave të rinj në vendlindjen tonë, ka simbolikën e vazhdimësisë  të ndihmës si dhe të investimit të popullit Gjerman, në ardhmerinë e Kosovës”, theksoi Islami. Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe tha mbylli manifestimin me lutjen e Ibrahim Rugovës dhe falënderimin për Gjermaninë.
Është për tu theksuar pjesëmarrja e shumtë e miqëve gjermanë, në mesin e të cilëve: Bernd Tondorf, nënkryetar i Velbertit, Peter Beyer, Deputet në Parlamentin Gjerman dhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, Volker Münchow  Deputet i Lnadit të NRË dhe Delegat në Komisionin Europian, kryetari i CDU për Velbert z. Burghard Fülling, Gerno Böll-Schlereth  Kryetar i SPD  për Velbert, Dr. Paul  J. Stein  zyrtar në ministrinë e financave në Landit e Düsseldorfit, kryetari i “Integrationsrat” z. Cem Demircem dhe shumë aktivistë të shoqatave nga komunitetet tjera. Do theksuar se organizatori kishte ftuar me kohë RTK, por televizioni i vetëm publik i Kosovës nuk e pa të arsyeshme pjesëmarrjen!
Urim Kelmendi
Berlin

Me rastin e 14 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Prof. Selim Berisha

Adem Demaçi – simbolit të rezistencës sonë kombëtare, i cili në njërin prej përvjetorëve të rënies së heroit Selim Berisha të mbajtur në Drenofc të Prishtinës shprehet kështu : citoj ; “ Kjo le të jetë shembull për të gjithë ata që kanë menduar se liria fitohet duke ikur. Liria fitohet duke qëndruar, duke vdekur si ky trim “ 


Pra, ne sot kemi ardhur ta bëjmë një rit, që do të duhej ta bënim në secilin hap, kudo në Kosovë, jo për ta shndërruar këtë akademi në fjalime folklorike siç dimë nga njëherë, por për të dëshmuar përkatësinë e të gjallëve ndaj amanetit të të rënëve. 

Të rënët për lirinë e Kosovës, të rënët për tokat e okupuara nga fqinjët tanë grykës dhe nga fuqitë evropiane, që ndihmuan këtë okupim klasik, duke copëtuar gjeografinë tonë kombëtare, të rënët që përgjakën gjeografinë e Kosovës, në të njëjtën kohë rikthyen edhe një herë në skenën e historisë shqiptare,nderin e familjes dhe të kombit, sipas mësimeve që i kishte dhënë gati një shekull më parë Oso Kuka, duke e shndërruar Vraninën në varrin e vet dhe të okupuesve në të njëjtën kohë, kurse 10 vjet më parë Komandanti legjendar Adem Jashari, e kthente Prekazin e tij në shenjën më të fuqishme të krenarisë kombëtare, në altarin e përkuljes sonë kombëtare, për t’i bërë nderim lirisë. Mbajtja e kësaj akademie për Profesorin tonë të dashur kësaj radhe është shumë më kuptimplote për të gjithë ne, sepse me Pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj u jetësua një pjesë e amanetit të mija dëshmorëve (bijve dhe bijave tona më të mira) që ranë anë e kënd trojeve tona etnike, njëherit nga Evropa na u kthye një borxh i vogël nga gjithë ajo padrejtësi e madhe që iu bë shqiptarëve dhe Shqipërisë mëmë, me rastin e ndarjes së saj në shumë copa.
Flijimi i Prof. Selimit, më 20 mars 1999, vetëm tri ditë para se të binin bombat e para të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, ishte akt i një njeriu me vetëdije të lartë politike, akt i një veprimtari e atdhetari të vërtetë, i cili ishte thellësisht i bindur se liria nuk fitohet ndryshe, pos me gjak e sakrifica sublime. Barrikadimi i tij në kullën e vet stërgjyshore dhe, rezistenca e tij prej rreth dy orësh me një pushkë të lënë amanet nga gjysh e stërgjysh, duke luftuar kundër një shteti me armatimin më të sofistikuar të kohës, i ngjasonte një fronti me përmasa mitiko – legjendare. Ai bie, por i len të vrarë së paku dy polic, dhe disa të plagosur, këtë fakt nuk e kanë mohuar edhe vet mediat serbe. 


Të gjithë ata shqiptarë që ishin të bindur se Serbia nuk largohet nga Kosova me lutje dhe gjunjëzim deri në poshtërim, vendosën që ta krijojnë UÇK- në, njëri prej ushtarëve të kësaj ushtrie ishte edhe Selim Berisha, i cili ishte i frymëzuar me heroizmat e Ismail Qemalit,Bajram Currit e HasanPrishtinës, 
Isë Boletinit e Idriz Seferit, Azem e Shote Galicës, Nebih e Tahir Mehës, Zahir Pajazitit, e Luan Haradinajt, me rezistencën e pashembullt të Jasharajve të Drenicës heroike, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, andaj nuk ishte e rastit që me aq dashuri e ruante një libër që ia kishte dhuruar Hamëz Jashari, i vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Çdo gjë në këtë botë ka mbretërinë e vet, do të thoshte shkrimtari ynë i njohur Mehmet Kajtazi, atëherë pa mbretëri nuk është as letërsia, e letërsia që ka për art luftën për liri është mbretëri e të gjitha mbretërive, pa të cilën popujt e robëruar do të shuheshin, pra do të sumerizoheshin, siç ka ngjarë me sumerët, një popull i moçëm të cilëve vetëm emri u ka mbetur në muzetë e Londrës. Prof. Selim Berisha ishte i vetëdijshëm se qëllimi i pushtuesit ishte shfarosja kolektive e shqiptarëve dhe, nuk lejoi që të sumerizohet populli që e kishte lindur.

 Kur ta heqim Serbinë nga Kosova, ishte motoja e jetës së tij, atëherë do ta kemi pasurinë tonë, dhe vetëm atëherë do t’i gëzohemi rritës së fëmijëve tanë. Me qëndresën e tij heroike Prof. Selimi mbajti orën e fundit të historisë praktike (pas 26 vitesh orë teorike nxënësve të tij të dashur), duke dhënë shembullin personal se si duhet atdheu, si jetohet, luftohet dhe vdiset për të. 

Floart-press;FLORI BRUQI (2008-04-04 15:46:32)


----------------------------------------



Shkruan: Mr. Selim Krasniqi

PROFESORI I HISTORISE QE U BE SINONIM I QENDRESES EPIKE

Marsi muaj i dëshmorëve të kombit.Marsi sinonim i qëndresës dhe i krenarise kombëtare.Muaji që më së shumti vendosen lule mbi lapidarë dhe derdhet vesë syri .Jo larg Prishtinës, ne veri të saj, shtrihej fshati Drenoc, pranë lumit Llap,aty gjallon edhe Lagjja Xhafolli ,pranë një kodre të zhveshur. Në këtë lagje ndodhi nje epope e lavdishme,po edhe një rënie e madhe në altarin e lirisë. Pikërisht me 20 mars 1999, ra heroikisht profesori I historisë Selim Berisha.Dëshmori I lirisë profesor Selim Berisha u lind me 3 qershor 195o në fshatin Drenoc-Barileve.Shkollen fillore e kreu në Barileve e Breznice, normalen në Prishtinë për ta mbaruar ne normalen “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, ndersa Fakultetin Filozofik, Dega: Histori, në Prishtinë .Sapo mbaroi shkollën normale, filloi të punojë në fillim si mësues klase e pastaj si profesor historie , në shkollën fillore “Ali Kelmendi” Barilevë.Në këtë vatër arsimore punoi për 26 vjet më radhë, duke u dalluar si arsimtar I palodhshëm dhe atdhetar.






Një krismë pushke që po e mbronte nderin e familjeve shqiptare

Ishte dite e shtunë e 2o marsit 1999, kur Kosova po përjetonte ditët më të vështira të saj, kur lukunia serbe kishte marr ofensivë shfaruese kundër popullatës shqiptare cep më cep të Kosovës.

Një ofensive të tillë kishin ndermarrë edhe në Drenocin heroik, përkatësisht në lagjen Xhafolli, aty ku po I priste luftëtari I lirisë , profesor Selim Berisha.Ai ishte betuar në gjakun e dëshmorëve, ne besën shqiptare, në nderin e familjes shqiptarëve, ishte betuar në flamurin kombëtar para eprorëve tëUÇK-së se Selim Berisha do të lufton e do të reziston deri në fyshekun e fundit dhe deri në pikën e fundit të gjakut të tij.Atë betim që e kishte dhënë, e jetesoi pikrisht në ditën e pare të pranverës 1999.

Atë ditë kolona vrastare me police e ushtarë, militarë e paramilitarë, në mëngjesin e hershëm , ishin dale nga fshati Babimoc, I banuar me mbi treqind shtëpi serbe, të armatosur deri në dhëmb me automjete të rënda motorike, tanka e autoblinda , ishin nisur në drejtim të lagjës Xhafolli, ku po i priste profesori i historisë, luftëtari i lirisë Selim Berisha.

Me kot e kishin lutur familja etij, që së bashku të largohej, pasi mundësia ishte për t’u larguar, por ai nuk donte ta thente besën e dhëne se do të luftonte deri në fyshekun e fundit.Donte ta mbronte nderin e familjes, pragun e shtëpisë, donte t’I mbronte nxënësit e tij, fshatin e lindjes, Kosovën.

Krisma e pare e pushkës u ndie nga kulla e tij.Po luftonte një zemër, një luftëtar I lirisë në stilin e Oso Kukës me një kolonë të madhe vrastarësh.Si për çudi vetëm një pushkë atë ditë krisi në ato katër fshatra përreth.Kulla po digjej, e as sesi nuk po dorëzohej trimi,

Së bashku me krismën e pushkës së tij, po degjohej zëri I tij kërrëcnues duke ju drejtuar gjakatarëve: “Shporruni nga trolli im çetnik të mallkuar“ Pas një lufte të pabarabartë dyorshe, bie në altarin e lirisë professor Selim Berisha.Atë ditë po zbatohej pikpërpikë betimi I tij I dhënë para flamurit dhe epërorëve te UÇK-së..

Për rënien e tij heroike të profesor Selim Berishës, rënie e ngjashme me atë të komandantit legjendar Adem Jasharit, ngjarjen e transmetuan shume media të huaja si dhe ato në gjuhen shqipe, siç ishin BI BI SI, Dojçe vele, Evropa e lire,Zëri I Amerikës,pastaj Kosova e lire,TVSH si dhe Televizioni serb, duke komentuar: “Sot u vra terroristi më I rrezikshëm në Drenovc të Prishtinës”.

Ky television serb kishte pranuar se ne këtë operacion pati të vrare, duke dëshmuar se nga pushka e Selim Berishës pati të vrarë dhe te plagosur të forcave serbe.Për këte ngjarje që do të shënohet në analet e histories, bisedova me vëllanë e deshmorit, professor Qazim Berishën, me të cilin në vitin 1993 kishim punuar së bashku në gjimnazin “Hivzi Sulejmani”, ne Fushë Kosovë.

Kolegun tim e pashë paksa të lodhur në keto ditë marsi që ai muajin mars e quan muaj dhembje, malli dhe krenarie.E nisë rrëfimin kolegu im Qazimi me thënien e librit të tij Në zemren time banon dhembja, dhe vertete vërejta dhembjen e tij për vëllanë e rënë, sepse shpejt u pushtua nga emocionet: Po ishte ajo pranverë e përgjakshme.

Kurrë nuk kam menduar se një ditë do të ndahemi, e ai të shkon në amshim e unë do të mbetëm në jetë.Ishim të pandarë, në punë e në vprim, e kisha më shumë se vëlla. Atë ditë arma na ndau, ai ishte I armatosur, e unë isha duarthatë.Vetëm atë armë e kishim te trashguar nga babai I jonë.Shtëpitë tona të pesë vëllezërve ishin të rrethuara.

Ata ishin të porositur nga serbët local të fshatit Babimoc, që pikërisht familjet tona t’I asgjësonin, sepse ne njiheshim si familje nacionaliste.Rezistenca e vëlla Selimit bëeri që shtëpia e tij të granatohej në katër drejtimetTërë arsenali ushtarak u përdor atë ditë në shtëpinë e tij,derisa pushoi pushka e tij.

Si kundërpërgjigjje për rezistencën e tij, lokunia serbe,ia kishte vrare edhe bagëtinë në ahur, ia kishin rrënuar rrethojën, ia kishin shembur bunarin e shtëpise dhe në oborr ia kishin prerë pemët.Më në fund ia kishin djegur shtëpinë me themel.Ndërsa në shtëpinë time ate dite kishin thyer fotografite që I kisha në kornizë në dhomën e pritjes, të Hasan Prishtinës, Isa Bolotinit, Bajram Currit si dhe fotografinë e Bacë Adem Demaçit.

Në dhomën tjetër kishin grumbulluar tërë librat e bibliotekës sime më shumë se 1300 copë dhe ua kishin vëne zjarrin, ashtu kishin vepruar edhe me bibliotekën e vëllait tim Selimit.Pas luftës nga nxënësit dhe arsimtaret e shkollës professor Selimit I ngritën përmendore në varrezat e fshatit/ Lapidar u ngrit edhe në hyrje të fshatit Majac, me tete dëshmorë tjerë, ndërsa në Komleksin Momorial në Marinë të Drenicës është i skalitur emiri i luftëtarit të lirisë profesor Selim Berishës.

Emrin e këtij dëshmorit mbanë një rrugë e lagjes Arbëria në Prishtinë si dhe një rrugë e një lagjeje të Mitrovicës atje ku e kishte kryer shkollën normale.

Vite më pare është kërkuar nga nxënësit dhe arsimtaret e shkollës aty ku kishte punuar për 26 vjet me radhë,që të emrohet shkolla me emrin e arsimtarit dëshmor Selim Berisha në Barilevë, por kjo nuk u bë nga Komuna e Prishtinës, me arsyetimin se me gjithë respektin për arsimtarin dëshmor, emir i Ali Kelmendit që mbanë shkolla është i pa kontestueshëm.

Për rënien heroike të prof. Selim Berishes u realizua një film dokumentar , nje monografi dhe shume shkrime të publikuara në gazetat nëe Shqipëri dhe Kosovë.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...