Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/22

NË SPIKAMË :Janullatosi bën kauzë me nazifashistët e Athinës kundër emigrantëve shqiptarë


Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri


Megjithëse po bëhen më shumë se 20 vjet që Janullatosi ndodhet në Shqipëri, atë asnjëherë s’e kishim dëgjuar të thoshte ndonjë fjalë të vetme për emigrantët shqiptarë në Greqi. Por vitin që kaloi, në skenën politike të Greqisë doli një parti nazifashiste me emrin “Agimi i Artë”. Kjo parti është shprehur publikisht se është armike e emigrantëve shqiptarë. Madje një deputet i saj me emrin Kristo Papas, para ca ditësh deklaroi haptas se zanati i emigrantëve shqiptarë na qenka“plaçkitja” dhe se në Greqi kanë shkuar me përdhunime, vrasje dhe vjedhje. Ai deklaroi shprehimisht:

“Erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që u jepte bukë, e kafshonin atë” (Citohet sipas faqes së internetit të zotit Feliks Taho, me titull: “Grekët: Jemi në luftë me Shqipërinë”. 24 janar 2013).

Por, çuditërisht, në bashkërendim të plotë me qendrimin e nazifashistëve të Athinës kundër emigrantëve shqiptarë, shprehet edhe armiku i betuar i kombit shqiptar Anastas Janullatosi, i cili ka deklaruar publikisht në shtypin shqiptar:

“…emigrantët abuzuan me mikpritjen e treguar dhe shfaqën sjellje kriminale” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 22 janar 2013).

Le të ndalemi pak shkurtimisht në të ashtuquajturën mikpritje greke ndaj emigrantëve shqiptarë, të cilët sot janë dhembja dhe plaga e kombit shqiptar, plagë kjo që shovinizmi grekomadh e ka mbajtur vazhdimisht të hapur, duke e cingrisur orë e çast.

Emigrantët tanë u gjendën në Greqi pas shembjes së sistemit komunist, jo se Greqisë i digjej barku për ta. Jo, absolutisht. Greqia, kjo përkëdhelake tradicionale e Evropës, e majmur dhe e stërngopur me paratë e taksapaguesve evropianë, i kishte mbushur mendjen vetes se ajo na qenkej, demek, kërthiza e botës, duke e konsideruar veten një “agalleshë” të Bashkimit Evropian, të cilin e kishte tërhequr për hunde me mashtrime në fushën e bilanceve financiare. Prandaj grekët qenë shndërruar në “pashallarë” në kurriz të Bashkimit Evropian dhe, duke mos paguar as taksa, patën krijuar bindjen përfundimtare se ata duhej të bënin vetëm qejf dhe për ta duhej të punonin të tjerët. Në këto kushte, ata i dhanë karar se për ta kishin ardhur kohë “të arta” për të vënë në jetë ëndrrën marrake për “aneksimin” e Shqipërisë së Jugut. Prandaj edhe kufijtë me vendin tonë i shqyen kat e kat në dhjetor të vitit 1990, në mënyrë që emigrantët shqiptarë të dyndeshin në masë drejt Greqisë. Dhe emigrantët e shkretë, të katandisur në derexhenë e fundit prej sistemit komunist, u dyndën drejt Greqisë, duke pasur parasysh atë fjalën e urtë të gjuhës shqipe “halli të çon në derë të hasmit”. Me shqyerjen e kufijve me Shqipërinë, Greqia bënte hesape me lapës në dorë, duke parashikuar që emigrantët do t’i shndërronte në një peng me mjaft peshë, për t’i zhvatur sa më shumë lëshime Tiranës zyrtare. Këtë qëllim të poshtër të Greqisë e ka pranuar haptas Presidenti i tanishëm Karolos Papulias që në fundin e viteve ’80 të shekullit të kaluar, kur ishte ministër, çka del qartë nga faqja e internetit me titull “Dosja e zezë e Greqisë”.

Prandaj emigrantët shqiptarë u trajtuan në Greqi thjesht si argatë dhe sa herë që shovinizmit grekomadh i tekej për të zhvatur lëshime nga Tirana zyrtare, përdorte kartën e emigrantëve, duke i keqtrajtuar, masakruar, vrarë dhe duke organizuar operacionet e fëlliqura fashiste me emrin “fshesa”.

Për të gjitha këto qëndrime fashiste që shovinizmi grekomadh ka mbajtur ndaj emigrantëve shqiptarë, Janullatosi s’e ka hapur gojën as edhe një herë të vetme. Madje ka bërë të paditurin edhe për kufomat e 145 emigrantëve të kthyer në Shqipëri në arkivole, të cilët i vrau dora kriminale greke.

Në një artikull të mëparshëm kam përmendur një takim që pata me një profesor grek në vitin 2004 në mjediset e hotelit “Dajti”. Pyetjes sime për emigrantët shqiptarë në Greqi, ai iu përgjigj:

“Më vjen turp për pronarët tanë që sillen keq me emigrantët shqiptarë”.

Po si shpjegohet që Janullatosi, pikërisht tani, kur në skenën e politikës greke ka dalë një parti nazifashiste, ngrihet dhe sulmon emigrantët shqiptarë? Përgjigjja është e thjeshtë: pikërisht kjo parti e ka marrë në mbrojtje Janullatosin nga sulmet e Aleancës Kuq e Zi. Madje partia nazifashiste greke, popullin shqiptar e quajti popull kaçak se pse po sulmohet Janullatosi. Pra, Janullatosi bën kauzë pikërisht me këtë parti nazifashiste kundër emigrantëve shqiptarë.

Por ne s’duhet të habitemi nga ky qëndrim armiqësor i Janullatosit ndaj emigrantëve shqiptarë. Se Janullatosi ka qenë dhe mbetet armik i mbarë kombit shqiptar. Asokohe kur krimineli Millosheviç po masakronte dhe dëbonte nga vatrat e veta popullin shqiptar të Kosovës dhe kur NATO-ja kishte filluar bombardimet kundër Serbisë, Janullatosi u gjend për një vizitë në Moskë. Atëherë Kremlini kishte ngritur më këmbë mbarë Federatën Ruse. Njerëzit rusë, i madh e i vogël, që nga Vladivostoku e deri në Peterburg, shfrynin tërë mllef kundër kombit shqiptar dhe sidomos kundër popullit shqiptar të Kosovës. Para Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, numri i vullnetarëve të regjistruar për t’u nisur drejt Ballkanit për të vrarë shqiptarë dhe për të marrë në mbrojtje Serbinë, e pati kaluar shifrën 70 mijë veta. Pikërisht në ato momente, Janullatosi u radhit përkrah Millosheviçit, duke sulmuar NATO-n dhe duke u pozicionuar haptas kundër mbarë kombit shqiptar.

Janullatosi duhej larguar me kohë nga Shqipëria. Por tani, pas kauzës së përbashkët që bën me partinë nazifashiste greke kundër emigrantëve shqiptarë, ai duhej përzënë me teneqe. Por, fatkeqësisht, s’ka kush ta përzërë se Shqipëria është vend pa zot. Deklarata e Janullatosit kundër emigrantëve shqiptarë, e lëshuar në të njëjtën gjatësi vale me deklaratën e “Agimit të Artë”, vërteton konkretisht se Janullatsi është i instaluar në Shqipëri si përfaqësues i nazifashizmit grek që ka për qëllim greqizimin e Shqipërisë së Jugut, çka përbën edhe qëllimin final të misionit të tij.

Për habinë e mbarë shqiptarëve me vetëdije të lartë kombëtare, Janullatosin e merr ne mbrojtje D.Gj. Meta, në një artikull me titull; “Nuk mund të heshtë kundër papërgjegjshmërisë së Aleancës Kuq e Zi”, të botuar në gazetëm “Mapo” të datës 6 janar 2013.

Në artikullin në fjalë, ky zotëri, në një mënyrë krejt të thjeshtëzuar, misionin e Janullatosit në krye të kishës ortodokse ish-shqiptare fanoliane, e krahason me misionin e disa meshtarëve shqiptarë në Itali apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si është e mundur që ky zotëri e anashkalon qëllimisht deklaratën publike të historianit grek Nikolas Stavros, sipas të cilit “hedhja në dorë e kishës ortodokse shqiptare është fitorja me e madhe e Greqisë në shek. XX”?

Por edhe më e çuditshme është deklarata e një politikani të lartë të Partisë Demokratike, zotit Tritan Shehu, i cili sulmon egërsisht Aleancën Kuq e Zi dhe merr në mbrojtje Janullatosin. Për përfaqësuesit e kësaj Aleance ai deklaron:

“Thirrjet e tyre kundër drejtuesit të Komunitetit Ortodoks në Shqipëri, shkëlqesisë së tij z. Janullatos, ngjajnë veçse me thirrjet e talebanëve, nacionalizmi i tyre i ngjan atij millosheviçian” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 07 janar 2013).

Po si është e mundur që ky deputet shqiptar, dikur ish-Ministër i Punëve të Jashtme, t’i krahasojë përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi me talebanët, të cilët ishin dhe mbeten armiq të popullit afgan? Si është e mundur që nacionalizmin e kësaj Aleance ai ta krahasojë me nacionalizmin e Millosheviçit, i cili nuk ishte aspak nacionalist. Përkundrazi, Millosheviçi ishte shovinist, prandaj edhe e gjakosi rëndë Evropën Juglindore me luftërat agresive që ndërmori? Si mund të bëhen krahasime të tilla absurde, vetëm e vetëm që të merret në mbrojtje Janullatosi që sulmon poshtërsisht emigrantët tanë, duke u radhitur përkrah partisë nazifashiste greke? Me ç’të drejtë zoti Tritan Shehu i fyen kaq rëndë ata mijëra djem dhe vajza që janë anëtarësuar në radhët e Aleancës Kuq e Zi, duke i krahasuar me talebanët dhe me kriminelin Millosheviç? Me mbrojtjen që i bën Janullatosit dhe me sulmin që ndërmerr kundër Aleancës Kuq e Zi, zoti Shehu gjendet në të njëjtën barrikadë me nazifashistët grekë kundër emigrantëve shqiptarë. Cila duhet të jetë vallë arsyeja e një qëndrimi të tillë të këtij politikani të lartë të Partisë Demokratike? Si është e mundur që deklarata e historianit grek Nikolas Stavros të mos i bëka asnjë përshtypje zotit Tritan Shehu?

Një deklaratë e tillë e zotit Tritan Shehu në mbrojtje të Janullatosit, poshtëruesit të veprës së Fan Nolit, lë rast për të dyshuar se do të ndikojë për keq në uljen e aksioneve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit.

Jusuf Gërvalla një zë i veçantë në poezinë e sotme shqipe


Nga Ramiz Dërmaku


KULTURË: SHFLETOJMË HISTORINË E DIASPORËS



Të shkruash për gazetarin, poetin, atdhetarin dhe martirin e kombit Jusuf Gërvalla është shumë vështirë sepse nuk di ku t’ia fillosh dhe kur do ta mbarosh. Shkrimtari i madh me famë botërore Ismail KADARE , për Jusuf GËRVALLËN thotë: “Krijimtaria letrare e Jusuf GËRVALLËS, poezit e si dhe proza artistike e publicistike përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptar. Jusuf Gërvalla ; ishte poet, prozator, publicist, etj. Ai posedonte të gjitha cilësit dhe dimensionet që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave të kulturës. Për fat të keq mundësitë e tij mbetën të pa shprehura plotësisht“. Lirishtë mund të themi se poezia e sotme shqipe , është një poezi që shënoi një hap cilësor e sasior. Mirëpo, kur regjimi serbo-çetnikë sllavo komunistë e okupoi Kosovën, kur filloi t’i largojë nga puna shqiptarët, ti maltretoj, ti rrahë, ti burgos, ti dënuoj atdhetarët dhe intelektualët shqiptarë, për t’i shpëtuar më të keqes, ata u detyruan të largohen nga vendlindja – atdheu. Viteve të fundit për shkakë të dhunës, presionit që ushtronte regjimimkriminel serbë shumë atdhetarë e intelektualë u detyruan të emigrojnë . Në mërgim ndodhet një numër i konsiderueshëm i intelektualëve, atdhetarëve, gazetarëve, çdo njëri nga këta për nga mënyra e vetë autentike dhe origjinale duke filluar nga dëshmori Jusuf Gërvalla, e deri tek Poeti, intelektuali, atdhetari : Neki LULAJ, Shaban CAKOLLI.., etj , secili nga këta për nga mënyre e tyre autentike dhe origjhinale sollën një senzibilitet , vullnetë dhe forcë poetike figurative të vetën. Sot procesi i zhvillimit dhe modernizimit të shprehjes poetike është më i shpejtë na thotë; poeti Neki LulaJ: Poezia e sotme shqipe si në atdhe ponjashtu edhe në mërgim . Poezia e sotme shqipe zë vend të spikatur dhe po zhvillohet me një shpejtësi marramendëse, ajo po marshon me hapa gjigantë drejtë zhvillimit dhe internacionalizimit të saj, falë punës dhe përkushtimit të poetëve tanë. Poezia shqipëtare dalë nga dalë po ecë me hapa të sigurtë dhe do të rradhitet në syazat e një poezie të vërtetë mediative dhe intelektuale. Aty shumë shpeshë gërshetohen e sintetizohen e kaluara por edhe e sotmja, e shëmtuara dhe e bukura, kombëtarja dhe jo kombëtarja, pastërtia e shprehjes e krijimit etj. Në mesin e poetëve të denjë të kësaj periudhe zë padyshim edhe poeti, gazetari, intelektuali, e dëshmori i kombit i madhi Jusuf GËRVALLA, i cili shumë shokëve të tij sjellë një klimë të re si në aspektin ideor dhe artistik ponjashtu edhe në pikëpamje konceptuale për qëndrimin e tij ndaj vetvetës. Poetin Jusuf GËRVALLA, duhet vendosur në rreshtat e parë të këtyre poetëve.
Martiri i kombit i madhi Jusuf Gërvalla para lexuesëve të asaj kohe doli pra lexuesëve me tri vëllime të poezive:
1“ Fluturojnë e bien“ në vitin 1975
2“ Kanjushë e verdhë“ dhe Shenjat e shenjta“ në vitin 1979, dhe shumë poezi tjera të pa botuara. Poeti, Jusuf Gërvalla , ishte (po të ishte gjallë) e është edhe sot, një zë origjinal dhe i veçantë në poezinë e sotme shqipe. Posë krijimtarisë origjinale , Jusuf GËRVALLA, ka bërë përkthimin e një numri të madh materialesh dhe veprash letrare; si poezi, tregime, drama, romane, ese, balada etj. Një kontributë të madh zoti Jusuf Gërvalla dha edhe për nevojat e RTP-ës. Ai kishte përgatitur edhe një numër të madh të kopertinave të librave për shkrimtarët shqipëtarë nga Kosova.
“Krijimtaria letrare e Jusuf Gërvallës, poezitë e tij si dhe proza artistike e publicistike përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptar. Jusuf Gërvalla, ishte poet, prozator, publicist, etj. Ai i posedonte të gjitha cilësit dhe dimensionet që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave të kulturës“. Poezia e Jusuf Gërvallës, është lirikë e kulluar, e patër dhe e qiltës, është poezi magjepse për lexuesin, është poezi shfryerjesh të sinqerta si nji larje hesapesh dhe vujtjesh e preokupimesh të thella të shpirtit të poetit. Vargjet e Jusuf Gërvallës janë të lexxueshme dhe të lehta. Poeti Jusuf Gërvalla, rradhitet në grupin epoetëve të cilët i karakterizon dashuria e madhe ndaj Atdheut dhe transponimi subtil i saj. Ai ne shumë shkrime të tij, ia ka kushtuar ATdheut, vendlindjes.., por ai shpeshë edhe i këndonte Atdheut. . Tek poezit e tij gjejmë një tendosje emocionale për Kosovën, vendlindjen dhe nënën AJSHE.
Po i shënojmë ca vargje të Jusuf Gërvallës
Në zgjimin tim më të heshtur të më ngurosin
Në flijimin tim më të begatshëm të verës
Në nisjen time në fillimin tim të ri
Në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë
Le të më puthë rrezja e qartë ngazllyse
E druvarit të fjetur në rudinë
Myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë
Emër të mos ketë e shkronja le të flasë
Në gjuhën e vjetër të kafshes së zezë
Guaca e kërmij le të vijnë për dasmë
Mbi rrasën time
Le të shtrihen edhe ata si dy yje
Ftohtë le të bëjë verës e verës verë
E me një pikë ujë verdhësisë së barit tim
Le t’i mëshirohem
Vërmëni atje tek do të tregojë guri për udhën
Deri te shpija ime bërë dru e kashtë
Le të thuhet çdo pasqyrë që ka
ballsamosur
ballin tim e mrrolen e çastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er’e re e dashurisë së tokës
se jam i pa rrezikshëm kaq i pafuqishëm
muj me përftyrim që krahasohet me rrahun
tek do të më vini përsëri ju pas
le të më lënë të fle qetë si pranë stufe
dimrit të madhë të dashurisë sime
nuk o të përpëlitem nuk do të rrotullohem
s’do të shplohem natën e nuk do të kollitem
me fjalët e mia le të më mallkojnë
në rrasën time atë rrasë të zezë
të ftohtë
në duartë që i kam prekur le të
më leshojnë
rrjedhës të qetë të fatit të pret
shigjet e mërisë le të bjerë mbi dhe
në shkretirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos më vijnë kur unë nuk i pres
ata që tërë jetën e prita, të dashurit
ç’po flas kështu pash Zotin ?
BEKIMI I NËNËS
Le të piqen pemët kur të kesh ardhur sërish
bari i zverdhur fare le të jetë
nën çatit e kullës le të pikojë shi
le të vërë trashë cipa e tëmb
në kusi
le t’i marr lumi urat e trerët
le të thyhen
në cung le të ketë një sëpatë për dru
lulet e verës le ti ketë prerë me bar kostari
le të ftohet
ka stinë ku veq parzma e nënës
do të ngrohet.
Le të vërë

MALLI. SHTEPIA.




Fakete Rexha: 

MALLI. SHTEPIA.

Dashuria. Besimi. Brendia e thelle. Lumturia. Gezimi. Vatra. Ngrohtesia. Emancipimi. Pranimi i kohes qe iken. Strehimi i vetem. Prej gjithe ç'eshte e tmerrshme. Nata. Hijet. Shqetesimi prej gjerave te panjohura, te frikshme, te zeza. Qe s'kane shpiegime te definuara. Shtepia s'i le te kapercejne pragun. Brenda te hyjne e te na frikesojne. Krijim hyjnor. Barometer i te qenit. Sikur trupi qe strehon shpirtin. Shtepia. Zarfe e jashtme e familjes. Hijeve te dashura. Figurat. Objektet, gjesendet neper dhoma. Gjithekah. Gjitheçka ka pamje te hareshme. Magjepese. Era e kendshme e kuzhines. Zeret e dashur familiar. Te ngrenit sebashku. C'lumturi e madhe, pakrahasim. Shtreterit e vaket dhomave. Ku kemi deshire te qeshim, te qajme ne qetesi e paqe. Ku zemra dehet e der...dhet nga kenaqesia. S'ka lumturi me te gjere. Kur nena ngjitet larte ne dhome. Mbi djepin me foshnje perkulet. Kendon me gjysme zeri. Kengen e dashur per femijen e saj. Shtepia. Malli. Kuptimi. Mikpritjes, lirise, hyrjes, daljes. Lidhja ne mes jashte e brenda. Jashtesia, brendia kuptimi i hapjes ndaj botes. Mbrojtja. Shtepia. I vetmi vend ku na pelqen çdo gje. Ruajme çdo gje. Duam gjithe njerezit. Si budallenje. Hareshem. Paharrueshem. Perkundim endrrat tona te femijerise. Nga Malli. Prej largesise.

C'fatlumesi e bukur, ta kesh.
Nje shtepi ku hareshem jetohet.
Nje shkak me teper. Per tu zgjuar.
Cdo mengjes nga gjumi.

Eduard M. Dilo: THIRRMENI EMRIN SI ME PARE



THIRRMENI EMRIN SI ME PARE

Emigrant emrin e kam
Edhe pse ne Vendlindje jam
Kam tani 15-te vjet larguar
Shoh qe qenkam i harruar.
Emigrant aty ku jam
Emigrant dhe ne ATDHE!
I pa strehe, i vetmuar
S'ka nje shtepi ne kete dhe
Veç ambjentin une e njoh
U riperteriva- u bera djale
Plot kujtime, nostalgji
Rrugeve eci pa u ndale...
I njoh guret dhe me njohin
Edhe pse une kam ndryshuar
Isha i ri, plot endrra, shpresa
Tani shkoj i moshuar...
Bora mi ka zbardhur floket
trupi dikur drejt, tani perkulur..
Isha dikur djale ne fluturim
Edhe pse endrra keputur.
U lutem o gure te udhes
Kroje qe rridhni ngadale
Mos me thirrni emigrant
Thirrmeni emrin si me pare...


Marrë nga "Malli" në FB

Po vjen një Spasse i ri, Qendresa Halili me një ”’Përsëri përsëritet’




Nga Eduard M. Dilo



‘Ajo qysh e vogel, jo me shume se 9-te vjece, Qendresa Halili, nga menyra se si shkruante dhe si shprehej ne ato qe kemi lexuar nga ajo moshe, premtonte se do te ecte dhe perparonte.

Gjithmonë me një fjalë e shprehje të bukura, shkruante, mbante shënime për ato që ajo shikonte dhe përjetonte, në ato kohë tepër të vështira, në Kosovën e robëruar. Me kureshtje, me interesim ndiqte gjithcka dhe me ato duart e vogla, krejt të njoma, si një filiz në zhvillim, regjistronte, shkruante dhe vetëm shkruante.
Gjurme ka lënë ajo kohë në mendjen dhe kujtesen e saj, gjurmë që reflektohen aq realisht, aq butesisht dhe plot ngjyra në cfarë lexojmë prej saj.
E kush më bukur, më cilter, më sinqerisht se një fëmije mund të tregojë? Fëmije, Engjëll, që nuk ka pronë ligësine, fëmije i talentuar që rrëfen, gjithcka reale, interesante dhe tërheqëse.
Qëndresa, me inkurajimin, përkrahjen e familjës boton librin e parë në vitin
2008 ”Kur të vie fundi….’’ e më vonë pasojnë:
”Gëzuar, lirinë Vendi im” viti 2009
”Jeta e një femre I” 2010,
”Jeta e një femre II”2011,
”Një thënie, një shpetim” 2012.
Romani i ardhshëm i saj mban titullin: ”Përsëri përsëritet”.
Tani pergatit e së shpejti boton e sjell para lexuesve dhe dashamirësve të shumtë të saj librin që po flasim shkurtimisht më poshtë.
Zhytesh në leximin e librit dhe harron të shkëputesh, harron të merresh me dicka tjetër, do me cdo kusht që të mësoshe përfundimin e romanit.
Në roman ajo di të ndertoje e të ndërthure bukur bisedat, monologet, mendimet, ënderrimet, gjithcka…!
Me një llogjike të fortë ajo futet në botën e brendeshme të atyre që përshkruan dhe i paraqet mjaftë bukur.
Kemi një mendim filozofik e psikologjik, shkruar rrjedhshëm në ato që lexon.
Ajo bukur, jep atë cka e bren për brenda, ate që e mundon në kërkim të Lirisë, të të drejtes së mohuar të femrave në shoqerinë ku jeton.
Dikur gjithë vendi, gjithë populli pa dallim ishte i mberthyer nën shtypjen e thundrës së të huajve, pa gëzuar asnjë të drejtë, ndërsa sot edhe pse është arritur Liria popullore, mungon Liria për femren, e cila vazhdon të jetë e shtypur, e pa përfillur në abjentin familjar dhe kudo ku jeton.
Ajo përbuzet, përcmohet e shihet si dicka krejt pa vlere edhe pse mbi te gjitha ajo është NENE, e si e tille duhet të jetë e Shtrenjtë dhe e Shejtë, e respektuar shumë në familje. Nënë- femër, do të thotë ripërteritje jete, falje jete, frymëmarrje, do të thotë gjithcka.
Shkrimtarja, plot elegance, plot ngjyra e plot dhimbje njëkohesisht, shkruan për të, e bën aktive e me një llogjike tepër të saktë.
Si lejtmotiv në këtë roman, “Përseritja e përseritjes që përseri përseritet”, të bën të të ngelet në mendje, të bën që të kuptoshe e mendoshë shumë…
Gjithë romani shtjellohet rrjedhshëm, të tërheq, të mban të pështjellë e të bën të mendoshe.
Qëndresa Halili me librin e saj të fundit, vec pjekurise artistike fut dhe elemente të një gjendjeje të errët psikotike, një vecori e letërsisë së sotme moderrne. Ecja në rrugën e mbarë te konsolidimit si shkrimtare, tregon se do të bëhet dhe të jetë Dikushi në letërsinë shqipëtare edhe më tej…
E thjeshtë, simpatike, shumë tërheqëse në shkrime, kjo vajze e talentuar do arrije suksesin se ka një rrugënisje të mbarë dhe të drejtë.
Nuk dyshojme ne suksesin e librit, libër që do mirëpritet nga lexuesi , libër që do kërkohet të jetë në cdo bibliotekë të lexuesve, sikurse ishte dhe goditit ’’Pse-hja’’ e Sterio Spasses…

SIMPLEKSITETI DHE NGJYRAT POETIKE

Nga Shefqet Dibrani


Shqipe Hasani, „AKUARELI I DHEMBJES“, poezi, botoi „FLOMED“,

Prishtinë 2008, faqe 62. ISBN 978-9951-415-04-0


                              Shkrimtari, kritiku dhe veprimtari Shefqet Dibrani


Shqipe Hasani, i takon brezit të shkrimtareve që u bënë kurban i proceseve politike e shoqërore nëpër të cilat kaloi vendi ynë, përkatësisht fati i saj ishte “kryqëzuar (si) një trup (e) një shpirt”, (f. 61). Si të themi, procesi i formimit intelektual është rezultat i rrethanave shoqërore e politike që kaloi vendi ynë, përkatësisht si rrjedhojë e atyre proceseve nëpër të cilat kaloi atdheu i shqipes, sepse ajo ishte “ankthi (që) kërkon poetin/ të dalë nga çelësi i enigmës”, (f. 11).


Libri i saj “AKUARELI I DHEMBJES”, plotëson më së miri nocionin e flijimit, që për fatin e mirë të saj edhe pse e ka jetuar diskriminimin institucional, ajo më në fund në këtë libër “në emër të Atdheut/ rrëfehet arbërisht”, (f. 18), dhe në anën tjetër duket se ka triumfuar. Më pas ajo e ka përjetuar edhe “vuajtjen e Rozafës me trup të përgjysmuar”, (f. 29), përkatësisht Luftën e Kosovës 1998 – 1999, jo vetëm duke e soditur atë me sytë e saj, por duke e ndjerë në palcën kurrizore krimin mizor që pat rënë mbi hapësirën tonë, e mbi të gjitha, (të paktën kështu duket përmes këtij libri), autorja ato kohë, e ato tmerre i paska mbijetuar me sukses se mbase “jeta e poetëve thyhet kufijve të vrazhdë”, (f. 29). Këtë konstatim timin e sforcon libri i saj poetik me një titull sa simpleks(lat. i thjesht) po aq përmbajtjesor siç është “AKUARELI I DHEMBJES”, i cili është konstruktuar si një metaforë që shpjegon se “asgjë nuk falet nga kjo botë”, (f. 30).

Se poetët janë racë që u japin ngjarjeve përjetim artistik duke i përshkruar deri në hollësi dramacitetet dhe tragjicitetin e ndodhur për të “zgjeruar kufirin e dashurisë”, qoftë edhe me emrin e saj, (f. 36). Poetët, janë ata të cilët edhe dhembjen e kthejnë në përjetësi, po poeteshat këtë dhembje mund ta sjellin edhe në mënyrë më përjetuese, më melankolike, ashtu siç shprehet se “krejt çka shkruaj sonte/ është vaji dhe fundi i një rrëfimi”, (f. 45), prandaj janë këtë arsye pse mendojmë se libri “AKUARELI I DHEMBJES” i Shqipe Hasanit plotëson diçka të mirë në këtë plan.

Ajo ka arritur t’i përshkruaj mirë ngjarjet e përjetuara, dhe sidomos ato që i ka përjetuar populli i saj t’i kthej në një krijim artistik siç është poezia, e cila do të kujtohet, dhe do të mbahet mend më mirë, qoftë si ngjarje e jetuar që mund të duket nga “boja – ngjyra” e jashtme, e qoftë si përjetime shpirtërore nga ana e brendshme, që përfaqësohen përmes nocionit të “dhembjes” që e karakterizon pjesën e dytë të titullit. Por poetesha mendon se “as dimri Siberian/ s’mund t’i mposht murlanet/ që fryjnë mbi emrin Kosovë”, (f. 47). Pikërisht janë ngjyrat (akuareli) që e plotësojnë më mirë përjetimin, përkatësisht dhembjen si një proces fiziologjik, me të cilat poetesha Shqipe Hasani ka ditur të ndërtoj anagramet e përjetimeve të saja, qofshin këto përjetime edhe vetëm si nocione artistike sa për ta ndërtuar poezinë e vlefshme në të cilën do të shprehet “s’harrohet durimi as dhembja as vuajtja/ populli përballet me shpresa”, (f. 47).

Pikërisht janë poezitë e përjetuar, ato që lëndës së prezantuar në librin “AKUARELI I DHEMBJES” i kanë dhënë nocionin e së mirës artistike, qoftë kjo e mirë e shprehur në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi nëpërmes metaforave poetike me të cilat si tërësi libri është mjaft i begat: “Nuk ringjallet asgjë nga mallkimi/ borxh mbeten të rënët të gjallë”, (f. 54). Gjithsesi nga vet titulli, merret vesh se poezia e saj ka dhembje, ka përjetime të rralla, një lloj dramaciteti, dhe një lloj ankthi të pashmangshëm apo siç shprehet ajo: “Atdheu quhet fjala dhe emri yt (lexo saj)”, (f. 43).

Por vetvetiu shtrohet pyetja, nëse Shqipe Hasani e cila e paska nxjerr dhembjen në mënyrë artistike, madje duke e bërë atë publike, ajo paska qitur në pah një të vërtetë të cilën po e diskutojmë. Mua më duket se poetesha sikur e ka heq dhembjen e ndrydhur nga shpirti i saj, sikur ajo është larguar për një çast nga ankthi i së kaluarës, si përjetim më vete ngase siç thotë ajo në një varg të saj se “askush nuk vdes nga uria e cunguar/ as nga hijet e bishave të zeza barbare”, (f. 58). Ndonëse imponohet pyetja, por për një popull të tërë “plaga (a) do të gjejë udhë shërimi”, (f. 56)?

Shqipe Hasani, edhe disa temave që iu ka rikthyer për diskutim, pikërisht i gjen ato ngjarje që tmerruan jo vetëm të tashmen, por e patën tmerruar edhe fillimin e shekullit të kaluar, ku pasojat, bile të papërmirësueshme përjetohen një shekull më vonë, në të tashmen tonë qoftë përmes boshatisjeve, e qoftë përmes krimeve në shkallë kombëtare, duke prekur cep më cep hapësirën e atdheut, por ajo – poetesha, ka marrë në shqyrtim një skaj të atdheut, përkatësisht njërin nga fshatrat më tragjike të Malësisë së Gallapit, fshat ky në të cilin për disa herë janë kositur, pushkatuar e varfëruar banorët e tij, pikërisht nga bandat pushtuese të krimit e dëbimit, ashtu siç ndodhi edhe para një dekade në Luftën e Kosovës, për liri, demokraci e pavarësi.

Këtë element sa artistik po aq tragjik e gjejmë tek poezia “KRONIKË PËR PRAPASHTICËN”, e cila si krijim poetik është njëra nga poezitë më të mira jo vetëm brenda këtij libri, por njëra nga poezitë më të mira që iu kanë kushtuar krimit bizar mbi këto anë. Poezia, sjell të freskët në kujtimin tonë një ngjarje dhe një tragjedi që pat pllakosur këtë vend e këto anë rreth një shekulli më parë, ndonëse Prapashtica, siç dihet i ka përjetuar të paktën tri masakra masive të cilat kanë bërë që ky fshat malor i cili shtrihet buzë kufirit të atdheut sot të mbetet pothuajse një lloj “frymimi që lëngon me ankth nga shpata harkore”, fshat ky që “jeton me gjuhën e legjendave dhe me kronikën në mes bukurisë dhe shëmtisë”, (f. 41).

E, pikërisht ky ngjyrim e ky përjetim në librin “AKUARELI I DHEMBJES”, merr përmasat jo vetëm tragjike por më shumë të përjetësimit historik e artistik ku i japin dhembjes nuancat e një përjetimi real, qoftë aty tek poezia që cituam më lart apo edhe tek një varg poezish të tjera të kësaj natyre, nëpër të cilat ku më shumë dhe ku më pak paraqitet realiteti dhe përjetimet e dhembjes, qofshin ato si përjetime fiziologjike e qofshin si nocione poetike, përkatësisht filozofike, se mbase edhe poezitë e këtij libri janë në kuadrat të njëjtë me filozofinë qoftë si shkencë e qoftë si interpretim: “Nuk i heshtim eklipset e dhembjes/ Gjersa gjenden njerëz të zhdukur/ Heshtja një ditë më vret/ Gjuha një natë më thumbon”, (f. 12), “Tim atë ma rrahën pas burgut/ Derisa vdekja i sillej mbi kokë”, (f. 14), “Babë piramidë e dhembjes sime”, (f. 35), “Mbi qiell të Medvegjes rigon shi”, (f. 58), “E dëgjon kush klithmën time/…/Ndalem labirinteve Ilire me ditar Atdheu”, (f. 60), etj.

Te poezia e këtij libri, (në nuanca të caktuara), gjejmë mjaftë vlera të qëndrueshme, qofshin ato të aspektit estetik apo tematik që mbushullojnë suksesin e arritur të Shqipe Hasanit. Natyrisht, autorja është bërë emër i njohur jo vetëm në Kosovë, por në tërë hapësirën etnike sepse ajo me dashuri dhe përplot vullnet i këndon atdheut dhe truallit të saj fisnik, u këndon bëmave dhe sfidave të njeriut të shumtë, po më shumë u këndon arritjeve në Kosovën e saj të dashur, për të cilën do të shprehet: “Dikur vjen një melodi/ Ndoshta jehonë fyelli/…/ Një mall vërshues më zgjon/…/ Zemra ma thotë një këngë/ përsëri festojmë Kosovë”, (f. 7). Por, për të mos mbetur ky konstatim imi vetëm deklarativ po sjellim këtu edhe disa vargje e strofa për të parë se si autorja e ka ndërtuar metaforën dhe poezinë e saj: “Nënës i lidhën duart/ Të mos gatuante”, (f. 14), “Ku mbeten stinët e pafajësisë”, (f. 26), “Kokës vardiset fjalë e shenjtë/ ENDE NUK ËSHTË VONË”, (f. 33), “S’mund t’i shoh fëmijët migjenianë/ mbështetur ëndrrave të statujave”, (f. 47), “Gjallërohet fisi me tinguj të baladës”, (f. 52), “Pranverave i mëkoi engjëjt e dhembjeve”, (f. 55).

Nuk e kuptoj çfarë malli a çfarë brenge e lidh poeteshën mërgimi, por ajo temën e mërgimit, përkatësisht metaforën e mërgimit e ka mjaftë të sforcuar, ndoshta ka dike nga të afërmit në mërgim, apo nga të dashurit e saj, ka ndonjë mik a shoqe të gjeneratës, është i mërguar ndonjë i njohur a personalitet i adhuruar prej saj, por brengat e saj, në poezitë e këtij libri, qajnë edhe gurin, në kohën kur dihet, (të paktën prej se e njohë unë), ajo jeton dhe gjallërinë në Prishtinë. I gjithë ky mall, gjithë ky mallëngjim është për t’u admiruar se si ajo e ndjen dhe e përjeton këtë plagë të rëndë në shoqërinë tonë: “Shtegton qyteti pa frikë/ Kalorës i stinëve të çuditshme/ Kurorën e flokëve të gjata/ Fshihje si enigmën mes fjalëve” se “Vitet e mërguara i kaplon dhembja/ Sizifi i mbulon me gurë e djersë”, (f. 8). Motivin për mërgimin e gjejmë më të sforcuar te poezitë: “Ankth mërgimi”, “Klithmë mërgimi”, kurse në nuanca të caktuara edhe ndërmjet vargjeve e strofave edhe nëpër ca poezi të tjera, por në poezinë e Shqipe Hasanit ka edhe simbolika të shumta me të cilat ajo ka ndërtuar metaforat dhe konceptin e saj poetik, mjaftë i pranueshëm dhe të përjetueshëm.

Një tufë poezish u kushtohen personaliteteve të njohura, qofshin ato familjare, të paqes a humanizmit, po më shumë personaliteteve të flijimit, për të cilët autorja ka respekt krijues të veçantë, pa të cilat sikur do të lëngonte nocioni i “dhembjes” që na shfaqet qysh në titullin e librit. Poezi të këtij motivi janë: “Nëse më fton zëri i nënës”,“Baladë për babanë”, “Zbrazëti kohe”, “Fjala s’ka mbarim – kushtuar dr. Agron Krasniqit”, “Në horizont amshimi – kushtuar Agim Ramadanit”, “Luftës i shëroi plagët – kushtuar prof. dr. Gani Bajraktarit” e ndonjë tjetër që i kanë dhënë vlerë librit dhe poezisë së saj, ku e ka dëshmuar mishërimin dhe përkushtimin krijues duke qenë gjithmonë falënderuese për sakrificën e tyre që ne të frymojmë më të lirë në atdheun tonë me emrin KOSOVË, në të cilën “midis Emrit e Atdheut/ (autorja?!), mbanë një LIRI të ngushtuar”, (f. 12).

Jo vetëm në këto vargje që i kemi cituar sa për të ilustruar mendimin e thënë, sa për të sforcuar këtë shënim të çiltërt, për poezinë e Shqipe Hasanit, për të cilën mendojmë se ka një vlerë e cila nga libri në libër është sforcuar dhe përpunuar, madje ajo ka krijuar individualitetin e saj krijues mjaftë të besueshëm. Këtë stërhollim lirik e plotësoj edhe dhjetëra poezi të tjera që kanë motiv lirik, madje të një lirike që ngjyrimet shkojnë edhe nga poezia erotike, të cilat brenda këtyre vargjeve të dhembjes e përjetimit sikur lë testamentin se ishte në këtë jetë për të mbetur edhe më pas prezent – gjallë: “Kur të vdes natyrshëm/ Mos m’i verboni ëndrrat/Gjymtyrët e njoma/ Mos i hidhni zhavorrit/ Të kënetës së tharë”, (f. 9), sepse askush nuk e dëgjon “klithmën e saj”, (f. 60), e ajo sikur nuk ka “me kë të flas për romancën”, e “portretime njëmijë metafora erotike/ kërkon dashuri/ dashuri të ngushëlluar/ kërkon dashuri…”, (f. 61).

Shqipe Hasani, vazhdimisht ngulmon në kërkimin e hapësirës së saj krijuese, e sigurt se nga libri në libër do të bëhet edhe më e pranueshme në hapësirën e letërsisë shqipe në Kosovë dhe më gjerë!…


Shefqet DIBRANI

SHËNIME PËR AUTOREN:






                    Shqipe Hasani


Shqipe Hasani u lind më 18 dhjetor 1971 në Prishtinë. Filloren dhe shkollën e mesme, (mjekësin e përgjithshme) , si dhe fakultetin Filologjik, dega Gjuhë dhe letërsi Shqipe i mbaroi në Universitetin e Prishtinës.

Përveç dramës “QËNDISTARJA S’KA MORT”, (2011), Shqipe Hasani deri më tani ka botuar edhe këto vëllime me poezi:
1. “Shiu i vetmisë”, (1997).

2. “Qielli i varreve”, (2000).

3. “Akuareli i dhimbjes”, (2008).

4. “Premtim i lënë peng”, (2009).

Vëllimit poetik “Akuareli i dhembjes”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës i dha Çmimin e Mitingut të Poezisë, si libri më i mirë me poezi i vitit.

Shqipe Hasani jeton në Prishtinë.





Cikël me poezi nga përmbledhja “AKUARELI I DHEMBJES”,

botoi “FLOMED”, Prishtinë 2008.





HAPE PORTËN



Hape portën nënë

s’kam frikë nga profetët dhe vrastarët

reve të kuqe pashë

pikturat e masakrave

të mbuluara me perde krimi

lufta dhe eklipsi paskan mbaruar



ardhur jam nga metropolet Ilire

veshur me petkun e bardhë

simbol kam historinë e fisit

t’i puth muret e kalasë së gurit

logun e fjalës

qytetit të lashtë

kokës mbaj vellon e lirisë



merr valixhen e mallit

fshehur e mbajta arkës së vjetër

katalogun me emra të zhdukur

dosje me dëshmi

harta kampesh e burgjesh

të mbështjella me flamur

dhembjeve të shekullit





NDOSHTA JAM ROZAFA



Mos pandehni se nuk kujtoj

vuajtjen e Rozafës me trup të përgjysmuar

mbron një dashuri të mbyllur

si një kurorë qielli

kjo legjendë me mua

përballet si një hije nuri

dashurinë ma ndrydh nga pak



Çfarë përpëlitjesh ndiej

harrohem përtej fundit e nisjes

virgjëreshë i mbetem kohës boshe

kërkoj dashuri të ngushëlluar

rrëmbimet të mos ringjallen

jeta e poetëve thyhet kufijve të vrazhdë

për asgjë mos më pagëzoni mëkatare

se një ditë bëhem Rozafa





KRONIKË PËR PRAPASHTICËN



Dielli vezullon majë labirintit

Të Malësisë së djegur

Ajo e shprush historinë

Mbështjellur me kopertina vuajtjesh



Etshëm puth idealet

E lidhura qafës gjerdan



Frymon me ankth shpata harkore



Prapashtica është kështjellë

Që amshon ëndrrat e gjyshërve

Për djepa e nipër

Kishin dëshirë të kenë urë shekulli

Pleqërishten me pleqërisht

Aty ku buron Kroi i Thanës



Prapashtica jeton me gjuhën e legjendave

Me kronikën e bukurisë dhe shëmtisë



Tash gjithçka digjet në galeri kujtimesh

Malësi e djegur betejë e kuqe

Gjallë je

Gjallë





KY POPULL MJAFT DUROI



As dimri Siberian

S’mund t’i mposht murlanët

Që fryjnë mbi emrin Kosovë

Pjesë e ngjitur e pa frikë

Jam unë që gatuaj territ

U nxjerr brumin fjalëve

A ka kohë midis jetës dhe vdekjes

Që s’duroi ky gjak populli

Nuk e besoj kurrë

Evropa përgjoi mplakjen

Ëndrrave mashtruese

Simfoninë e zërit hodhi me drojë

Derisa zgjonte peshë vetveten

Varret s’mund të përmbyten

Mjaft durova mëkate.



S’mund t’i shoh fëmijët migjenianë

Mbështetur ëndrrave të statujave

Si lexojnë vargun e skamjes

Gjirit të mjerimit



Çmenduria nuk vjen nga e mira

Mbi varg vazhdova

Të pi lot në vend të ujit

Të mbyll vdekjet pas perdes së robërisë

Të gjejë dashuritë lirive të mangëta

Mes klithjes dhe kureshtjes

S’harrohet durimi as dhembja as vuajtja

Populli përballet me shpresa





PESË PLAGËT E TRUALLIT



Shumë afër lëkurës sime

Rrinë muret e vjetra

Plot ëndrra terri

Kufijve të kuq kumbon

Kënga shqiptare



Kosovës lindore

Hidhen farërat të pluhurit

Ujërat turbullohen

Bujanocit digjen ngjyrat rrugëve

Mbi qiell të Metvegjës rigon shi

Ç’mynxyrë mëngjesit të fjetur

Mjegulla e Kosovës shtrihet atje

Egërsisht hyn foleve të braktisura

Perdet e verbra shqyhen me hov



E fisi im pyet

Kush mund të hajë bukë

Me liri të ftohtë

Askush nuk vdes nga uria e cunguar

As nga hijet e bishave të zeza barbare



Loti i këngës buzë muzgut

I lidh duart popullit tim



Ushtarët e UÇPMB që i rriti nëna ime

Zgjojnë çdo fund horizonti

Presin eklipsin e diellit

Nga lindja në perëndim

Ylberit të ndezur

Ndalojnë dhembjen e shëmtuar



Kosova e lindjes është relief

Palcës së Kosovës së madhe

Trojeve të zgjuara

Thurin kurorë

Ishullit të lirë





LETËR MBI ISHUJ



Me kë të flas për romancën

Kryqëzuar një trup një shpirt

Për letrën ditëlindjes së fundit të vajzërisë

Skllavëria kryeneçe shponte

Fate me shigjeta të acarta

Mërzia ekzaltonte



Vellos së bardhë i vinte era epsh

S’pëlcitnin gjëmat oazave

Puthjet virgjinë deheshin

Kornizave artistike

Mozaiku i shpirtit çdo ditë

Derdhi nga një pikë gjak

Një zjarr fërgonte dashurinë

Në kohë zbrazëtie

Harrova se kush jam



Viteve të ikura

Vargjet lirike në dorëshkrim të Serembes

Notuan deteve tej kontinenteve



Ishujve piramidalë

Një kartolinë mbështjell hermetikisht

Me frymën e uratave në shekuj

Portreti me njëmijë metafora erotike

Kërkon dashuri

Dashuri të ngushëlluar

Kërkon dashuri

NË SHQIPËRINË E MONSTRAVE, QË I HA FËMIJËT – POLITIKANËT DELIROJNË NË EUFORI NDËRSA SHOQËRIA HESHT




Nga Elida Buçpapaj




Opinioni shqiptar e ka ndjekur herë pas here kronikën e zhdukjes të djalit 10 vjeçar Julian Çela, deri tek pretendimet e policisë se „djali është larguar me dëshirë nga shtëpia“. Kur në vend të këtyre absurditeteve do të duhej të ngrihej menjëherë gjithë shteti dhe shoqëria në këmbë në shpëtim të jetës të fëmijës.
Për institucione profesioniste që merren me hetimin e krimit dhe kapjen e kriminelëve në rastin e Julian Çelës pistat kryesore të hetimit do të duhej të ishin dy. Duke u nisur nga fakti se i jati i djalit, zoti Skënder Çela është nëndrejtor i antiterrorit në SHISH, zhdukja e fëmijës do të duhej të hetohej si akt terrorist i segmenteve mafioze që i bëjnë presion shtetit. Opinioni shqiptar duhet ta mbajë mend vrasjen terroriste të shoferit të ish-kryeprokurorit të Shqipërisë në sytë e të bijës minorene dhe të shoqes së këtij të fundit.
Pista e dytë, do të duhej të ishte rreziku prej pedofilëve. Policia e shtetit do të duhej të kontrollonte listat e pedofilëve dhe në mënyrë të menjëherëshme të ushtronte kontroll tek personat me precedentë të tillë. Meqë monstra Prenjasi banonte pikërisht në rrethinat ku banonte edhe vogëlushi, policia do të duhej të kishte shkuar menjëherë tek krimineli. Sepse Ardian Prrenjasi, ishte i skeduar i policisë dhe rezultonte „i dënuar“ nga (pa)drejtësia shqiptare.
E kam vendosur në thojza fjalën dënuar, sepse pedofili Ardian Prrenjasi i kapur në flagrancë në vitin 2008 rezulton të jetë dënuar vetëm me një gjobë si nga organi i akuzës, ashtu nga gjykata, duke u konsideruar prej tyre „i parrezikshëm për shoqërinë“. Merrni me mend, një kriminel që dhunon fëmijët nga drejtësia shqiptare konsiderohet i parrezikshëm dhe po ashtu shihet si një person që nuk përbën shqetësim për policinë e shtetit edhe kur lajmërohen raste të zhdukjes të fëmijëve!!! Tmerr i vërtetë.
Nisur nga rasti Ardian Prrenjasi del qartë se si policia e shtetit ashtu dhe drejtësia kanë falimentuar, sepse e kanë lënë jashtë vemendjes një person që rezultoi të jetë me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë shqiptare.
Kjo paaftësi e lartë e organeve që mbrojnë rendin kushtetues dhe të drejtësisë shqiptare, të cilat duhet të sigurojnë jetën e qytetarëve dhe ta mbrojnë atë nga kriminelët dhe keqbërësit është e pajustifikuar.
Zhdukja e vogëlushit Julian Çela, të birit të nëndrejtorit të terrorit në SHISH, mosgjetja e fëmijës dhe moszbardhja e krimit hedh hije të forta dyshimi, se institucionet e shtetit ose se janë të paafta ose se janë të kapura nga krimi.
Sepse nëse jeta e fëmijëve të zyrtarëve më të lartë të institucioneve të inteligjencies dhe sigurisë të shtetit është e rrezikuar, dhe organet e sigurisë të shtetit nuk arrijnë që të sigurojnë jetën e familjes dhe familjarëve të tyre, atëherë ju lutem më thoni se në ç’nivel sigurie mund të jetë jeta e qytetarëve të thjeshtë.
Nëse fëmija e një zyrtari të lartë të SHISH është zhdukur prej nëntorit 2013 dhe që sot rrezikon të ketë humbur jetën, kjo do të thotë se organet e sigurisë në vend janë të rrezikuara dhe nuk e kryejnë dot funksionin që kanë.
Të mos harrojmë një fakt, se më 1997 shteti i sulmua nga kriminelët e burgjeve, të tipit të Zani Çaushit. Kjo hedh pistë dyshimi tek Ardian Prrenjasi, i cili si një person i skeduar mund të përdoret nga segmente kriminale brenda institucioneve të sigurisë të vendit.
Kohët e fundit, në Shqipëri janë vrarë tre kryekomisarë dhe sot rezulton i zhdukur një vogëlush 10 vjeçar që është i biri i një zyrtari të lartë të antiterrorit.
Këta fakte alarmi, duhet të ngrenë në këmbë shoqërinë shqiptare dhe t’ia venë këmbën në një këpucë politikës shqiptare, e cila ka dështuar sepse në vend që të merret me plagët e shoqërisë që janë krijuar prej paaftësisë të institucioneve shtetërore, merret me prognozat e fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.
Ku janë deputetët e parlamentit të Shqipërisë kur zhduket një fëmijë, si mund ta bëjnë gjumin e qetë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë kur vriten kryekomisarë, si mund të komprometohet deri në këtë gradë misioni i përfaqësuesit të popullit duke u konformuar deri në degradim për një karrike pushteti!
Duke mos patur asnjë reagim nga politika jemi përballë një cinizmi brutal dhe të frikshëm të saj i cili duhet të marrë fund menjëherë. Shoqëria shqiptare duhet të ngrihet në këmbë, jo me akte rebelimi dhe dhune, por përmes mundësive të panumërta që siguron demokracia, përmes shoqërisë civile dhe mediave të cilat flenë, sepse thonë me mendjen e tyre se janë të sigurta duke mbyllur sytë sepse kështu sigurojnë jetën e qetë të tyre dhe të familjeve të tyre. Në fakt, gabojnë dhe falimentojnë edhe me heshtjen e tyre edhe me mënyrat infantile si analizojnë faktet, të cilat kanë qëllim vetëm largimin nga e vërteta.
Kur vriten kryepolicë dhe kur zhduken fëmijët e zyrtarëve të lartë të antiterrorit në SHISH – do të thotë se shoqëria shqiptare dhe vendi janë në rrezik. Mjaft me eufori dhe lluks!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...