Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/07

Ekzekutohet në lokal nate balerina 26 vjeçe, policia identifikon autorin


  • Luftë dhe panik në “Dream City”. Policia; vajza u vra në lokal, kemi identifikuar autorin
  • Dëshmitari; Sherri nisi mes balerinave dhe një tavoline me disa djem rreth të 30-ave


Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka identifikuar autorin e vrasjes së Sonila Tafës, balerinës e cila humbi jetën aksidentalisht në një klub nate në Tiranë. Autori i vrasjes dyshohet të jetë, 34-vjeçari Artur Kuliçit me origjinë nga një fshat i Tropojës dhe me banim në Durrës.

Policia pas identifikimit ka shpallur në kërkim autorin, ndërkohë që ka nisur kontrollin në banesë dhe negociata me familjaret për kapjen e tij.

Por sot policia ka bërë të mundur arrestimin e Edon Barajktarin si bashkëpunëtor të Artur Kuliçit. Nga hetimet paraprake mësohet se në banesën e Edon Barajktarit u gjet makina e Artur Kuliçit si dhe një armë e tipit kallashnikov.

Nikoleta Kovaçi

-Tmerr, panik, plumba dhe më pas një viktimë. Viktima është një vajzë vetëm 26 vjeçe. Quhej Sonila Tafa, e diplomuar në Akademinë e Arteve dhe e punësuar si balerinë në lokalin që është kthyer në shesh-betejë dy net më parë. Është qëlluar për vdekje. Policia nuk ka ende asnjë version për ngjarjen, veç faktit se vajza nuk ka qenë objekt i sulmit me armë të personit që ka qëlluar në lokal me kallashnikov. Vajza është nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak me një plumb në kokë dhe një në trup. Janë shpërndarë turma dhe bashkë me ta ka ikur edhe autori i krimit. Policia ende nuk e ka arrestuar por orëve të vona bëri me dije se është identifikuar. Janë shoqëruar të gjithë personat që janë gjendur në vendin e ngjarjes si dhe ato që kanë qenë para se të shkonte policia. Është shoqëruar personeli dhe të gjithë personat që kishin dijeni për ngjarjen. Policia ka dalë me një deklaratë mesditën e djeshme, duke sqaruar vetëm emrin e viktimës, ndërsa asnjë e dhënë tjetër nuk e shoqëron ngjarjen e rëndë, ku vajza 26 vjeçe është qëlluar për vdekje në ambientet e lokalit. Policia bën me dije se gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes të rinjsh në lokal, ndërsa vendngjarja ditën e djeshme ka qenë spostuar në ambientet e jashtme të lokalit. Aty policia kishte rrethuar vendin ku kishin mbetur gëzhojat. Policia jo zyrtarisht ka bërë me dije se janë mbledhur 6 gëzhoja, ndërkohë që gjithë ambienti është nën fokusin e kamerave të sigurisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Dream City”, në afërsi të “Casa Italia”, ose e njohur ndryshe si zona e Kasharit.

Ngjarja në versionin e dëshmitarëve okular

Mësohet se gjithçka ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të djeshëm. Sherri ka nisur në afërsi të banakut vendit ku kërcenin balerinat. Dyshohet se një tavolinë të rinjsh ka nisur debatin me balerinat. Madje sipas dyshimeve të para bëhet me dije se njëri prej tavolinës nga ku është nisur sherri, sinjalin e ngacmimit e ka patur pikërisht për balerinën që më pas humbi edhe jetën. Gjithçka tregohet nga dëshmitarë okular që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, ndërsa personi me të cilin kontaktoi “Shekulli” ditën e djeshme, tregon se ndodhej larg tavolinës ku ka nisur edhe sherri. Ai thotë: “Kam parë të fluturohen shishe, të ulërihet dhe të plasë një panik i madh në ambientet e brendshme. Me grupin e miqve të mi, kemi tentuar të dalin përjashta, por dera ka qenë e zënë dhe jemi mbështetur te muri për të bërë të mundur daljen sa më parë, momentin kur të lirohej dera. Nuk dimë se si kanë rrjedhur ngjarjet, pasi secili shikonte për të shpëtuar veten. Por kemi parë të qëllohet me armë. Nuk jam i sigurt, nëse personi i armatosur ishte brenda apo ka ardhur nga jashtë, por që di që gjithçka ka nisur nga një tavolinë djemsh të cilët ishin në moshë rreth të 30-ve dhe se ishin thuajse të gjithë të së njëjtës krahine, pasi në momentet e sherrit, dëgjohej i njëjti dialekt”.

Vrasja

Referuar të dhënave të policisë mësohet se gjithçka ka ndodhur në ambientet e lokalit, por që nga hetimet e para të ditës së djeshme është mësuar se Sonila Tafa, nuk ka qenë objekt i atij sulmi me armë. Sipas të dhënave, njëri nga djemtë pas sherrit që ka patur në ambientet e lokalit, ka dalë përjashta, ka shkuar te makina e tij, ka marrë armën dhe ka hyrë brenda. Ka qëlluar në ajër dhe plumbat kanë kapur vajzën. Fillimisht u tha se plumbat kanë bërë rekoshet, por fakti që janë zbuluar dy plagë në trupin e balerinës profesioniste, policia ka ngritur dyshimin se dyshohet mos vajza është vrarë qëllimisht nga autori i cili ka ikur në drejtim të paditur.



Policia bëri me dije ditën e djeshme se personeli i lokalit ka theksuar gjatë dëshmisë se gjithçka ka qenë aksidentale dhe se personi nuk ka pasur si qëllim vrasjen e vajzës, por nga fakti që është nxjerrë përjashta nga rojet e sigurisë së lokalit, ai ka dashur të qëllojë mbi personelin e sigurisë. Gjithashtu policia në vendin e ngjarjes, jashtë lokali ka rrethuar 4 vende ngjarjeje ku thuhet se janë gjetur gëzhojat e armës automatike, ndërsa nuk bëhet me dije se sa plumba në të vërtetë janë nxjerrë nga armë, brenda dhe jashtë lokalit.

Policia: Kemi identifikuar autorin, do e kapim

Orëve të vona të mbrëmjes së djeshme policia ka pranuar se është identifikuar autori i krimit të rëndë. Gjithçka mësohet se është fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit si dhe nga personat e panumërt që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr. 6 dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të krimeve të Rënda, ndërsa krerët e Policisë dje nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj mbi ngjarjen e rëndë dhe të paprecedent. Sipas të dhënave të policisë bëhet me dije se personi është mësuar shumë vonë, ndërsa janë rimarrë në pyetje disa herë personeli. Janë siguruar dëshmitë e të gjithë të pranishmëve që kanë dijeni mbi ngjarjen dhe janë ekspertuar pamjet filmike të të gjithë sherrit që solli edhe vrasjen. Mësohet se familja e vajzës e ka tërhequr mjaft vonë trupin e pa jetë nga morgu ditën e djeshme, ndërsa lamtumira për profesionisten e baletit është përcaktuar për ditën e djeshme. Ajo mësohet se është vajza e vogël në familje dhe se punonte prej pak kohësh si balerinë. Referuar të dhënave të policisë, saktësohet se janë dy versione të zbuluara nga dëshmitë; e para lidhet me faktin që autori ka hyrë i armatosur në lokal dhe ka qëlluar mbi tavolinën me të cilën ishte konfliktuar dhe plumbat kanë kapur balerinën, ndërsa versioni i tjetër që është dhënë nga personeli i lokalit të natës, ka saktësuar se personi ka bërë sherr në lokal, është nxjerrë jashtë nga rojet dhe më pas ka pritur derisa kanë dalë personeli i lokalit përjashta duke qëlluar mbi ta. Plumbi ka bërë rekoshet dhe ka vrarë Sonilën. Policia po punon intensivisht për të zbardhur ngjarjen e plotë, ndërsa në faqen zyrtare të “Dream City”, në Facce Book, është paralajmëruar se lokali do të jetë i mbyllur për një javë, pasi aty ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku aksidentalisht ka humbur jetën një balerinë.

Deklarata e Policisë së Tiranës

“Ditën e sotme (dje) rreth orës 03.00’ është marrë njoftim se në një lokal nate në zonën e Kasharit në Tiranë, është plagosur me armë zjarri shtetasja Sonila Riza Tafa, 26 vjeç, banuese në Tiranë. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë duke formuar grupin e posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit dhe ekspert kriminalist, me synim zbardhjen e rrethanave dhe motiveve. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti midis të rinjsh në këtë lokal nate, ku viktima është qëlluar dhe si pasojë më pas ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (djeshme). Aktualisht nga strukturat e Policisë së Tiranës, po punohet intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen tërësisht të kësaj ngjarje, duke mbledhur dhe administruar provat si dhe marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë në vendngjarje. Për çdo ecuri të këtij hetimi në drejtim të kapjes së autorëve do t’ju informojmë sërish.”

Hakerët e Kosovës vendosin flamurin shqiptarë në faqen e bankës greke


Grupi hakerëve, “Kosova Warriors Group”, që merren me sulmet në internet, sot kanë sulmuar bankën e famshme greke "E-Banking Eprius".

Ky sulm, sipas “Kosova Warriors Group”, u be për shkak se hakerët grek kishin sulmuar bashkësinë Islame në Shqipëri.


Kështu qe KËG mori vendim sulmimin e bankës greke "Eprius", www.epirusbank.com, duke vendosur në web-faqen e kësaj banke një flamurë shqiptarë. 

Marselino ka punuar si zhigolo? Bashkëshortja: Nuk e di sekretin e tij

Marselino, djali 25-vjeçar nga Berati dhe bashkëshortja e tij Liljana, janë prindër të një djali të vogël, dhe dëshira për të jetuar bashkë në vendlindje, bëri që Marselino të bëhet pjesë e reality shoë-t “Big Brother”.

Sivjet diskutimet më të mëdha lidhur me banorët, po bëhen rreth sekreteve të tyre. Marselino është ndër më të diskutuarit dhe thuhet se ai fsheh faktin që dikur ka punuar zhigolo.

E pyetur nëse bashkëshorti i saj më parë ka punuar si zhigolo, ajo ka thënë: “Po ky është një sekret, dhe si i tillë, unë nuk mund ta zbuloj.”

Ndrsa më tej Liljana ka thënë se nuk e di, se cili është sekreti që fsheh Marselino:

“Kur e kam pyetur se çfarë sekreti ka thënë për jetën e tij, ai më është përgjigjur që sekreti mbetet sekret”.

Duke folur për mediat shqiptare, ajo ka shtuar: “Normalisht që e di çfarë jete ka bërë, por kjo nuk do të thotë që duhet të jem unë ajo që i zbulon gjërat. Njerëzit mund të hamendësojnë sa të duan. Dikush mund të dalë e të thotë që di diçka mbi Marselinon, por nuk mund ta marrim për të mirëqenë atë që flitet”.

Zhigolo Marselino

Marselino Hitollari fshihet pas personit ‘zhigolo’ brenda shtëpisë së edicionit të gjashtë të “Big Brother Albania” – njofton Panorama Plus.
25-vjeçari e ka origjinën nga Berati, por prej vitesh jeton familjarisht në Bari. Kohët e fundit ka punuar si roje sigurimi, por ai nuk ka një profesion të tijin të mirëfilltë, pasi e konsideron veten një “gjithçkabërës”, duke qenë se nuk lodhet e nuk mërzitet nga asnjë lloj pune fizike. Prej një viti është bërë baba i një djali, dhe gjatë bisedave me banorët shprehet se familja është pjesa që e bën të ndjehet më krenar për veten.

“Big Brotherin” e sheh si mundësi që të rikthehet në Shqipëri dhe ta ndërtojë jetën me familjen e tij të re këtu. Ai ka qenë një konkurrent në “Mister Albania” disa vite më parë, ku nuk ka mundur të marrë ndonjë çmim, edhe pse qëllimi i tij ishte ta fitonte. Po ashtu ka marrë pjesë si imazh te klipi i Ingrid Gjonit, “Përse me mua”.

Në edicionin e sivjetmë të “Big Brother” secili banor ka një sekret dhe lufta nuk bëhet vetëm për ta mbrojtur atë, por edhe për të zbuluar sekretin e konkurrentëve të tjerë. Gjithë intriga e lojës është ndërtuar mbi sekretet më interesante të lojtarëve që janë: një vegjetarian që s’dihet se sa kohë nuk do kuptohet se është i tillë; një personazh tjetër ka 100 palë këpucë, po s’dihet sa palë ka marrë me vete në shtëpinë e “Big Brother”. Një banor tjetër është talasemik, ndërsa një tjetër do realizojë një ndërhyrje kirurgjikale gjatë qëndrimit në “Big Brother”. Grindjet familjare kanë detyruar dikë që prej 13 muajsh të mos flasë me babanë. Njëri e konsideron sekret në këtë lojë tifozllëkun që ka për Real Madridin, e dikush tjetër se është i martuar. E përveç sekreteve, në këtë lojë vlerësohet si më interesant misioni i dy vëllezërve binjakë identikë nga Peja, që duhet të zëvendësohen herë pas here me njëri-tjetrin pa u kuptuar nga banorët e tjerë.

Flet Franko, vëllai i Marselinos: Unë di jo 1, por 11 sekrete të tij.


Zhigoloja brenda shtëpisë së “Big Brother 6” është personi që ka ngacmuar më shumë kuriozitetin e publikut për ta zbuluar se te cili prej tyre fshihet ky sekret. I përfoluri i vetëm deri tani ka qenë Marselino, 25-vjeçari i ardhur nga Bari, i martuar dhe me një djalë. Nxitoi të bëhet protagonist në këtë lojë para kamerave duke i pasur kundra banorët, ndërkohë që për jetën e tij, pasionet e fshehura dhe marrëdhëniet me femrat, tregon vëllai i tij 18-vjeçar, Franko. Ai rrëfen për martesën e tij fiktive në Itali me modelen italiane, bashkëshorten me të cilën ka një djalë dhe çfarë di ai për sekretin e të shkuarës së tij si zhigolo.
Si e sheh Marselinon në këtë lojë?
E shoh mirë, edhe pse këtë javë është në nominim e duke e ditur që të gjithë janë kundra tij.
Dimë që Marselino ka konkurruar para disa vitesh në “Mister Albania”. Cila ishte arsyeja, është ambicia e tij televizioni?
Po, Marselino konkurroi në “Miss dhe Mister Albania” për faktin se i ka pëlqyer të jetë gjithmonë një njeri i famshëm në jetë, sidomos në fushën e aktrimit, që është ëndrra e tij e madhe.
Ka tentuar t’i hyjë botës së aktrimit, apo kjo ka mbetur thjesht dëshirë e tij?
Ka tentuar patjetër. Menjëherë pas garës në “Mister Albania”, Marselino u regjistrua pranë Akademisë së Arteve të Bukura. Por fatkeqësisht ai nuk e fitoi të drejtën e studimit.
Dhe si vazhdoi jeta e tij më pas, duke ditur që në atë kohë ai ka bërë martesë me celebrim në Itali?
Po, pasi mori përgjigjen nga Akademia e Arteve që nuk e fitoi degën e dëshiruar, i dëshpëruar Marselino mori rrugën e emigrimit për të realizuar ëndrrën e tij si model në Itali, edhe pse parapëlqente gjithmonë aktrimin. Gjatë sfilatave ku mori pjesë në pasarelat e Romës, dhe në vende të ndryshme u njoh me një modele italiane, emrin e së cilës nuk dua ta bëj publike për faktin se ajo tashmë është martuar me dikë tjetër dhe ka një djalë. Ajo i ofroi një zgjidhje vëllait tim, që të bënte martesë me të e të mund të pajisej me dokumente për ta pasur më të lehtë mundësinë për t’u shfaqur lirshëm në media, pra për t’u bërë i njohur dhe për të arritur kështu qëllimin e tij për famë.
Sa vjeç ishte modelja dhe përse ata e përjashtuan mundësinë e një martese të vërtetë?
Aktualisht modelja është 25 vjeçe, dhe Marselino nuk mundi dot të martohej vërtet me të, pasi preferenca e prindërve tanë nuk e lejonte një gjë të tillë.
Sa kohë zgjati kjo lidhje, dhe a pati ndjenjë mes tyre?
Ata qëndruan tre vjet bashkë, por asnjëherë nuk u dashuruan për arsyen se ajo jetonte me familjen e saj, ndërsa Marselino punonte dhe jetonte pranë një restoranti në Romë. Ndërkohë është në pritje të divorcit me vajzën italiane, pasi këto procedura zgjasin në Itali. Edhe pse ka bërë disa seanca, ky vendim e ka penguar të bëjë celebrimin me gruan aktuale, me të cilën ka dhe një djalë.
Po për njohjen me gruan aktuale çfarë di, kur janë njohur dhe si?
Janë njohur në Tiranë dhe u dashuruan shumë shpejt. Kanë tri vite bashkë dhe së bashku kemi jetuar në Bari.
Cilat janë preferencat për femrat, sa mundësi ka që ai ta tradhtojë partneren e tij me një nga vajzat në lojë?
Pamja e tij tregon të kundërtën e asaj që ai është. Të tjerët mendojnë për të se mund të jetë aventurier, por unë di të them që Marselino është shumë besnik me lidhjen e tij serioze të krijuar në jetë. Dhe kështu ai s’ka për ta tradhtuar kurrë partneren e tij, derisa kjo lidhje të ketë fundin e saj, qoftë edhe përjetësisht.
Po në jetë ka qenë tip aventurieri me femrat, apo i pëlqejnë lidhjet e gjata?
Si çdo adoleshent në kërkim të më të mirës për veten, në kuptimin e mirë të fjalës, por kurrë nuk ka qenë Don Zhuan.
Po histori me femra më të mëdha në moshë ka pasur, ty çfarë të ka treguar?
Ato i përkasin të fshehtës së atij vetë, nëse ai ka pasur lidhje apo jo me femra më të mëdha. Askush nuk e di.
Ka shumë për të treguar Marselino nga jeta e tij në këtë “reality”? Cila është jeta që ka bërë në Itali?
Ai na ka treguar që përgjatë moshës së adoleshencës, kur emigroi jashtë Shqipërisë, ai ka qenë duke sakrifikuar edhe jetën në disa raste. Por asnjëherë nuk na i ka treguar me detaje rreziqet dhe vështirësitë që ka kaluar, për faktin se nuk ka dashur që prindërit t’i dinin me saktësi. Por është mjaftuar vetëm me një fjali, duke pohuar se do ta rindërtojë jetën e tij në Shqipëri.
Disa nga banorët e kanë nominuar, pasi u duket mendjemadh dhe arrogant. Është kështu dhe jashtë?
Sa herë që nuk e kuptojnë, ai bëhet i tillë. Por në jetën e përditshme është shumë i matur dhe tepër i edukuar.
Menjëherë pas hyrjes së Marselinos në BB6, nga jashtë shtëpisë u tha se sekreti “Unë jam zhigolo” i përket pikërisht atij. Ti ç’mund të thuash?
Të jesh zhigolo konsiderohet punë, përderisa ofron seksin për para. E në qoftë se është një punë që sjell përfitim dhe mbijetesë, atëherë kush nuk do donte ta bënte një gjë të tillë, kur puna dhe seksi janë dy domosdoshmëritë kryesore që kanë lindur me njeriun?!
Pra, ky sekret është i vëllait tënd?
Të gjithë kanë bërë diçka në jetë në forma nga më të ndryshmet, ashtu siç ua ka diktuar jeta. Por fati i ndan disa gjëra, disa të jenë më të privilegjuar në jetë. Besoj që këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, sepse profesioni “zhigolo” nuk ka lindur sot, por është më i hershmi i njerëzimit. Çdo burrë është “zhigolo” për gruan e tij.
Mund ta pohosh? Është ai djali zhigolo dhe pse u përfol pikërisht ai?
Kush e paska thënë një gjë të tillë me kaq kompetenca?!
Unë nuk kuptoj një gjë. E vërtetë është ajo që deklarohet nga vetë dhe jo ajo që shkruhet, sepse te faqet e facebook-ut të banorëve dikush prej tyre paska deklaruar brenda në shtëpi nga euforia një gjë të tillë, pra që zhigoloja është Iliri jo Marselino.
Po nëse do të ishte vëllai yt, si do e priste gruaja, po ju si familje?
Nuk jemi të bindur, kështu që për momentin s’kemi si ta pranojmë.
Sekreti tjetër që përflitet që mund të jetë i Marselinos, është ”Nuk flas me babanë prej 13 muajsh”. Është e vërtetë?
Përkundrazi, e ka pikën e tij më të dobët babain. Ne kemi 4 vjet që jetojmë bashkë në një familje. Disa ditë më parë ai ka folur shumë për babain, i cili para ca kohësh ishte shtruar në spital.
11 sekretet e Marselinos
1. Pika e tij më e dobët është babai
2. I pëlqen shumë të lexojë libra filozofikë
3. Është shumë tip i ndjeshëm
4. Numri i shansit është 31
5. Kënga e tij e preferuar është “You’re beautiful” e James Blunt
6. Beson vetëm në Frymën e Shenjtë
7. Prej 10 vjetësh ka ushtruar sportin e futbollit
8. Ushqimi i preferuar janë vezët e rrahura
9. Veshja e preferuar është sportive
10. Ngjyra që pëlqen është e zeza
11. Marselino, vetë emri është sekret i tij. Deri më sot as ai nuk e di të vërtetën e emrit të tij, por gjithmonë ka menduar se është bashkimi i një luleje i fjalës Mar-selinon. Por jo, dhe sekretin e emrit e di vetëm im atë, sepse të dy emrat tanë kanë një sekret të përbashkët.

Panorama

Zhigolo, meshkujt me pagese, zgjedhja e femrave moderne





Një femër në pesë ka eksperimentuar seksin me pagesë në vendet më të përparuara të perëndimit. Por janë shumë më tepër femrat që mendojnë për një “çmenduri” me një profesionist. Të sigurosh seks me pagesë është një procedurë tërësisht mashkullore: janë pikërisht meshkujt ata që e shohin tradhëtinë si një akt tërësisht fizik, të privuar nga ndjesitë sentimentale, për pasojë aspak e turpshme që portofoli të vihet në shërbim të kënaqësive maskimale. Tërësisht e pavërtetë! Ky pohim mund të dukej normal para pak kohësh, por tani vijnë fakte të reja, që vërtëtojnë se edhe femrat janë në gjendje të veprojnë si meshkujt, duke u zhveshur nga ndjesia e turpit dhe komplekseve. Në 1.500 femra të intervistuara të moshës 18 deri në 50 vjeç u zbulua se një femër në tre (37 për qind) ka marrë në konsideratë mundësinë për të bërë seks me një mashkull me pagesë, të quajtur ndryshe zhigolo, ndërsa pothuajse një femër në pesë (19 për qind) e ka bërë këtë gjë vërtet.

Zhigolo... një profesion?

Buzëqeshje, përkëdheje, seks dhe para: zanati i tyre është të shijojnë dhe kënaqin femrat. Një mashkull zhigolo nuk ka një zanat të vërtetë dhe as një pagë të përcaktuar. Shpesh bëhet fjalë jo për tarifa, por për oferta vullnetare. Një pjesë e këtyre meshkujve, në jetë kanë një profesion normal ditën, ndërsa në mbrëmje argëtojnë zonjat e palumtura. Ata nuk mund ta përjashtojnë veten as nga ndjenjat e vërteta gjatë një takimi të paguar. Shpesh dashurohen, shpesh refuzojnë klientet jo të pamshme. Termi “zhigolo” është një term që vjen nga frëngjishtja dhe i kushtohet aktivitetit të kryer nga meshkujt, i cili parashikon shoqërimin e femrave, por edhe të meshkujve në disa raste. Në këto takime, jo gjithmonë përfundimi është seksi. Një zhigolo preferohet kryesisht falë sharmit të tij, mënyrës së trajtimit të veçantë të femrave, por edhe komunikimit të sinqertë.

30-50 vjeç, femrat që preferojnë një zhigolo

Profoli dominant i femrave që pëlqejnë të shoqërohen me një mashkull “me qira” parashikon moshën nga 30 deri në 50 vjeç (63 për qind). Ato padyshim kanë një nivel të lartë shoqëror dhe kanë kualifikime të rëndësishme profesionale si: menaxhere, sipërmarrëse, por edhe femrat e famshme. Të pakta janë femrat shtëpiake që do ta bënin një veprim të tillë. Në këto kërkesa ndikon edhe gjendja civile duke pasur parasysh se 35 për qind e tyre janë beqare, 21 për qind të martuara dhe 27 për qind të divorcuara. Por cfare i shtyn këto femra të kërkojnë një mashkull zhigolo? Mes atyre që pëlqejnë një zhigolo, në fakt 22 për qind e bëjnë ose do ta bënin për të siguruar seks të kënaqshëm, 18 për qind për të kompesuar përkedhëljet e munguara dhe 26 për qind për të dalë nga monotonia e përditshme. Praktisht janë të pafundme ofertat e meshkujve të gatshëm edhe në faqet e ndryshme në internet, ajo që i pengon femrat në këtë rast është desponibiliteti financiar. Çdo ditë, në forume dhe faqe të specializuara, janë rreth 300 mijë femra që vendosnin një kontakt me meshkujt zhigolo, çdo muaj rreth 8 mijë marrëveshje të arritura me çmime të vendosura përafërsisht 100 euro për një takim dhe një çmim dhjetë herë më të lartë për kalimin e fundjavës. Por kush do të paguante më shumë, deri në 5 mijë euro për një natë të zjarrtë, sigurisht nuk do të kenaqej me një mashkull të zakonshëm. Femrat shpesh synojnë meshkujt e famshëm edhe pse ata pothuajse asnjëherë nuk tregohen të gatshëm të pranojnë ofertat. Ndër figurat më të preferuara të këtyre meshkujve seksi janë: Riçard Gir, Bred Pit, Xhorxh Kluni, Xhoni Dip dhe Xhastin Timbërleik.

Turizmi seksual, fenomeni më i fundit “zhigolo”

Zonjat gjithmonë e më tepër janë të gatshmë të paguajnë djemtë e rinj, që ofrojnë dashuri në këmbim të parave. Por cfarë ndodh? Krizë çiftesh, meshkujsh, vlerash... Kushdo qoftë arsyeja e vërtetë edhe femrat janë “infektuar” nga zakoni i keq i seksit me pagesë, larg kufijve të përcaktuar prej një jete. Identiteti i femrave në gjueti të dashnorëve të rinj me pagesë është përgjithësisht: beqaret, të sapodivorcuarat. Zhigolotë më të preferuar vijnë nga vende si: Gambia, Senegali, Maroku, Kenia, Kuba dhe Xhamajka. Vendet më të prekura nga ky fenomen padyshim janë vendet turistike të cilat vizitohen nga femrat që dëshirojnë të qëndrojnë për disa ditë larg jetës së tyre të përditshme. Turizmi seksual është një fenomen që po mbledh karakretistika dhe proporcione që shkojnë përtej lidhjeve normale. Janë të shumtë aventurierët që plotësojnë dëshirat seksuale të zonjave të pasura, të cilat prezantojnë oferta nga më të ndryshme, në bazë të të cilave përcaktohet edhe shërbimi. Është femra ajo që shkon në vendet perëndimore, në gjueti të një mashkulli zhigolo dhe me pak intuitë dhe joshje arrin të bëjë realitet dëshirën, për të qëndruar disa orë më një djalosh të pashëm dhe seksi. Fenomeni merr nota pesimiste kur bëhet fjalë për skllavërime të të miturve, që shpesh shiten nga familjet në nevojë, me autorizimin e autoriteteve të cilat mbyllin një sy për të trefishuar numrin e turistëve në vend. Një vend që shquhet për turizmin seksual është Gambia. 70 për qind e popullsisë pranojnë se arsyeja kryesore e turizmit europian në vendin e tyre është pikërisht seksi. Vërtet dëshirojnë femrat të jenë pjesë e gjithë kësaj? Emancipimi shpesh merr devijime misterioze.

Dita "D" për Serbinë?

Nga Flori Bruqi

SHBA  mbështet  dialogun midis Beogradit e Prishtinës, është shprehur ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, i cili ka shfaqur shpresën se marrëveshja mund të arrihet. Ai ka dhënë mesazhin e qartë  se Uashingtoni mbështet të dy palët negociuese dhe jo vetëm njërën palë.  

“Disa herë e kam përsëritur se SHBA mbështesin marrëveshjen midis Beogradit e Prishtinës”, ka thënë Kirby duke shtuar se çdo marrëveshje vetëkupton miratimin nga të dy palët, citohenë mediet e Beogradit të ketë thënë ai.


Serbia gjendet në një dilemë të vështirë dhe situatë që të zgjedhë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës dhe transmeton deklaratën e zëvendëskryeministres Edita Tahiri për premtimet e thëna serbe sa i përket pezullimit të institucioneve të Serbisë në veri të Kosovës. 

Tahiri i deklaroi gazetës gjermane se Serbia “paraprakisht ka konfirmuar se do t’i shpërbëjë strukturat ilegale në veri të Kosovës, por kur u desh të merrej vendimi final, duket sikur nuk është e gatshme për këtë”. 

Ajo ka theksuar se është iluzion përfitimi i një lloj autonomie në Kosovë si ajo e Republika Srpska në Bosnjë, duke shtuar: “


Serbia gjendet në situatë pa rrugëdalje, duke vlerësuar se perspektiva evropiane e saj do të mbetet e largët nëse Beogradi deri të martën nuk arrin unitet me qeverinë në Prishtinë për statusin e pjesës veriore të Kosovës, kurse në anën tjetër është gjë e dhimbshme heqja dorë nga një rajon ku jetojnë serbët. 

Gazeta më pastaj transmeton deklaratat e nënkryetarit të qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, i cili thotë se vendi i tij duhet të zgjedhë mes dy “zgjidhjeve katastrofave”. 

Si konstaton tekstshkruesi, Serbia ka kohë të mendojë deri të martën se a do të pranojë “kërkesat e BE-së dhe para së gjithash të Gjermanisë”. Në të kundërtën, vlerëson gazeta gjermane, anëtarësimi në BE e me të edhe perspektiva ekonomike-politike e Serbisë do të mbesin të largëta. 


BE-ja më 16 prill do të shqyrtojë raportin e progresit për Serbinë dhe dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim, mirëpo kusht për të dalë aty është Kosova dhe normalizimi i raporteve me të.  

Kisha Ortodokse serbe i ka dërguar një apel kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq, kryeministrit serb Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrit serb Aleksandër Vuçiq që të mos e pranojnë, siç njofton FoNEt, asnjë kusht të Bashkësisë Evropiane për anëtarësim të Serbisë në të.

Nënkryetarja e Qeverisë serbe Suzana Grubjeshiq lidhur me debatin aktual mbi marrëveshjen me Kosovën thotë se refuzimi i saj për Serbinë do të ishte i keq me pasoja afatgjate për Serbinë.  

"URS (Rajonet e bashkuara serbe) konsideron se refuzimi i marrëveshjes do të thotë edhe një kthim shpine i të ardhmes e që Serbinë do të shpinte në periudhë afatgjate në izolim ekonomik e politik të cilin vështirë se do ta përballonim", ka thënë je Grubjeshiq për Tanjug 

"Serbisë për një periudhë të gjatë kohore do t’i mbyllej perspektiva e anëtarësimit, e mjafton vetëm të shkohet ç’situatë ekonomike e sociale kemi e të përfundojmë se cilat do të jenë pasojat e ndërprerjes së integrimeve”...

Në kumtesën e Kishës, nënshkruar nga Ipeshkvi Irinej, ndër të tjera theksohet se “kisha nuk po iu drejtohet në mënyrë të rëndomtë, por Kisha u bën apel që të mos pranoni kushtet e Brukselit” që janë vënë për Kosovën” dhe këtë gjë, Kisha e bën pasi që në opinion është thënë se “Kisha po hesht rreth Kosovës”.

“Kisha nuk po hesht rreth Kosovës”, thotë kumtesa e cila vazhdon pastaj me gënjeshtra të njohura rreth realitetit historik, të shkuar dhe aktual, në Kosovë.

“Premtimet më të rëndësishme bërë para e pas zgjedhjeve me të cilat e fituat besimin e popullit që në këtë periudhë turbullirash e trazirash të udhëhiqni Serbinë, kanë qenë se nën kurrfarë kushtesh nuk do ta dorëzoni, nuk do ta tradhtoni dhe nuk do ta shisni Kosovën”, thotë ndër të tjera kumtesa e Kishës Ortodokse Serbe.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq deklaroi sot se qëndrimi i shtetit lidhur me ofertën e Brukselit për marrëveshje me Kosovën, të cilin e quajti ultimatum, do të jetë unik, por qeveria në Beograd nuk do ta ketë të lehtë që nesër ta miratojë dhe t’ia komunikojë qytetarëve dhe “atyre me të cilët kemi biseduar”. Pas bisedimeve që i zhvilloi sot me udhëheqjen e Republika Srpska të Bosnjës, Nikoliq deklaroi se Serbia ka hasur në mur dhe se i është vënë kushti që të harrojë kushtetutën dhe ligjet e veta, ndërsa njëkohësisht të respektojë kushtetutën dhe ligjet e nxjerra nga autoritetet kosovare.

Sipas tij, kjo në Bruksel nuk ka qenë ofertë, por ultimatum dhe për të mendojmë në po atë mënyrë. Por, ai theksoi se do të qëndrojë prapa vendimit të qeverisë, si dhe që beson se atë do ta përkrah edhe shumica e partive parlamentare.

Edhe kryeministri Daçiq përsëriti fjalët e Nikoliqit. Ai shtoi se pret që në ditët e ardhshme të shtohen përpjekjet për arritjen e zgjidhjes kompromise sa i përket çështjes së kompetencave të Bashkësisë së komunave serbe në fushën e policisë dhe gjyqësisë.

9 prilli nuk është Dita D, sepse të mërkurën Catherine Ashton duhet të paraqesë raportin për përmbushjen e kushteve, ndërsa vendimi përfundimtar për negociatat përafruese me BE-në do të merret nga fundi i muajit qershor, duke konstatuar se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet edhe nëse nuk merret data për fillimin negociatave me BE-në.

Alternativë është që tashti të ndërprejmë gjithçka, kurse pa dy vjetësh të fillojmë nga kjo pozitë, apo mbase edhe ndonjë ofertë edhe më e keqe.

“Nuk bën të vazhdojmë luftërat, betejat e të cilave deri tash të gjitha i kemi humbur, por mbase një mund ta fitojmë. Nuk është porosia që të gjithë duhet të vuajmë dhe që 500 vjet të presim që retë e zeza të largohen nga qielli ynë”, tha ai.


Krejt ato çfarë thuhen në mediat serbe, rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë gënjeshtra të kulluara, thotë komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.

Gjenerali  Kadri Kastrati ka hedhur poshtë gjithçka që është thënë nga mediat e Serbisë, duke e sqaruar qartë se roli i FSK-së nuk përputhet me atë çfarë është shkruar në Serbi.
“Misioni ynë nuk është ai për të dalë në veri apo për të intervenuar. Ne jemi duke i kryer punët sipas mandatit dhe misionit që e kemi.


Çfarëdo që është thënë absolutisht nuk është e vërtetë. Ne i kryejmë detyrat e rëndomta që i kemi kryer dje, sot, e që një vit. Qëllimi ynë është me e ngrit FSK-së në aspektin profesional e jo me e përgatit për Veri. Ajo është punë e policisë e jo e FSK-së”, ka thënë Kadri Kastrati, komandanti i FSK-së .


Thaçi po përgatit FSK-në të ndërhyjë në veri?

Beograd, 7 prill - 12:26 - Stërvitja taktike e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e kryer javën e kaluar në afërsi të Mitrovicës është demonstrimi më serioz i deritashëm i forcës dhe kulmi i presionit ndaj veriut të Kosovës. Sipas një skenari të plasuar nga mediat serbe, njësitet e këmbësorisë së FSK-së do të ndërhynin në veri për të provokuar incidente për të ndërhyrë KDFOR-i që të zgjidh “problemin serb”.

Duke u thirrur në burmime mirë të informuara të afërta me forcat ndërkombëtare, gazeta serbe “Novosti” shkruan se rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së, me pajisje luftarake kanë defiluar nëpër pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, transmeton Telegrafi.

“Uniformat amerikane, armatimi dhe mënyra e lëvizjes nëpër grupe urdhrat karakteristike të gjestikulimeve tregojnë se kush i ka stërvitur. Njësitet Kanë kryer një stërvitje taktike në drejtimin nga jugu i Mitrovicës- Bair - Vaganicë. Sipas karakteristikave që ka ai teren ngjason në drejtimin Suhadoll – Kroi i Vitakut- Zveçan, lokacione këto në të cilat tri vitet e fundit po popullohen me shqiptarë. Sipas të gjitha vlerësimeve, ky do të ishte drejtimi më i përshtatshëm për sulm në veri”, citon një burime të saj “Novosti” .

Stërvitja taktike e FSK-së është demonstrimi më serioz i deritashëm i forcës. Мirëpo, është e qartë se Prishtinë, nuk mund as nuk guxon të ndërmarr asnjë hap pa lejen e SHBA-së, shkruan gazeta.

Sipas kësaj gazete, përflitet një skenar sipas të cilit njësitet e FSK-së do të shërbejnë për provokimin e incidenteve me qëllim që të përfshihet KFOR-i dhe të zgjidh “problemin serb”.

“Diçka të tillë ka paralajmëruar Thaçi, i cili ditëve të fundit ka deklaruar se mos arritja e marrëveshjes do të mund të shkaktonte përkeqësimin e situatës dhe se në atë rast Prishtina do të jetë e detyruar të vendos pushtetin e saj në veri të Kosovës. Për këtë shkak me interesim po pritet arritja e Brigadës 525 luftarake-vëzhguese amerikane, 600 pjesëtarët e së cilës do të vendosen në kampin te Leposaviqi, shkruan gazeta serbe.


Pasojat, të cilat mund të rrjedhin nga mosarritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e komunave serbe, ose rezultatet pozitive që mund të dalin në rast se kjo marrëveshje arrihet, nga njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve politike në Kosovë, vështrohen në mënyra të ndryshme.

Shpend Kursani, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave - KIPRED, vlerëson për Radio Evropa e Lirë se mosarritja e marrëveshjes ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, nuk pret që të prodhojë pasoja negative të mëdha.

Sipas tij, një situatë e tillë nuk do të ndikonte në gjendjen në Kosovë, siç thotë ai, më keq se sa që është gjendja tash.

“Gjendja në veri do të vazhdonte kështu siç është. Meqenëse Kosova, ashtu -kështu nuk do të përfitonte asgjë nga Bashkimi Evropian, edhe me mosarritjen e marrëveshjes përsëri nuk do të përfitojë ndonjë gjë. Pra, humbja e Kosovës në neto, është zero".

"Sa i përket Serbisë, mosnënshkrimi i marrëveshjes do të thotë: vonesë në marrjen e datës për fillim të negociatave dhe mendoj se mosnënshkrimi i marrëveshjes, do të ndikonte në tensionimin e situatës dhe marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Do të thotë, do të kemi një ngecje”, thotë Kursani.

Kursani shton se kjo ngecje nuk do të jetë e gjatë, sepse, sipas tij, palët përsëri do t’i nënshtrohen presionit ndërkombëtar për t’i vazhduar negociatat, mbase fillimisht me ndonjë tjetër.

Por, politologu Behlul Beqaj, vlerëson se mosarritja e marrëveshjes nënkupton pasoja për të tria palët, Prishtinën, Beogradin dhe Bashkimin Evropian. Sipas tij, si rrjedhojë e kësaj, në Kosovë mund të ashpërsohet gjendja, për faktin se serbët kanë paralajmëruar një mënyrë të veçantë të organizimit, duke pasur lidhje të drejtpërdrejtë me Serbinë.

Kjo e fundit, sipas tij, nuk do të jetë më afër procesit të integrimeve evropiane, ndërkaq, që Bashkimit Evropian do t’i shënohet si mossukses në politikën e jashtme.

Në rast të një arritjeje eventuale të marrëveshjes, sipas Beqajt, do të përfitonin të tria palët.

“Në rast të arritjes së marrëveshjes, mendoj se Kosova dhe Serbia do të fillojnë të ballafaqohen me realitete të reja, do të thotë, Serbia, me njohjen e pavarësisë në proces, ndërkaq, Kosova me njohjen e faktorizimit të serbëve (në veri), të cilët kanë ndërtuar pak a shumë një imazh të veçantë. Njësoj edhe çështja e BE-së, do të jetë më e fuqizuar në kuptimin e suksesit relativ, për faktin se BE-ja nuk mund të insistojë në aso marrëveshje për veriun e Kosovës, nëse ajo e rrezikon në pikëpamje afatgjate jo vetëm stabilitetin e Kosovës, por edhe relacionin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, vlerëson Beqaj.

Ndryshe, në takimin e fundit ndërmjet të dyja palëve, të Kosovës dhe të Serbisë, të udhëhequra në nivel kryeministrash, kjo e fundit ka refuzuar marrëveshjen, e cila Asociacionit të komunave serbe nuk i ofronte kompetenca ekzekutive.

Veprimin e Serbisë, analisti Kursani e sheh si një “faj” për dështimin e marrëveshjes. Dënimi, siç e quan ai, për Serbinë, do të jetë mosfillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, sipas tij, një gjë e tillë nuk do të pasohej me ndonjë kolaps ekonomik ose politik në Serbi, ashtu siç po prognozohet nga qarqe te ndryshme politike dhe të njohësve të rrethanave politike në Kosovë dhe në Serbi.

“Unë po vërej se kjo po keqinterpretohet, gjoja se Serbia do të fitojë miliarda euro nga BE-ja (në rast të marrëveshjes). Ndërsa, Serbia, në fakt, tashmë me marrjen e statusit të kandidatit është kualifikuar për t’i marrë ato fonde. Sa i përket gjendjes së brendshme në Serbi, nuk shoh pse mosmarrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në do të shkaktonte një krizë të brendshme. Unë mendoj se zoti Vuçiq e ka kërcënuar zotin Daçiq se do të ketë tensione të brendshme politike në Serbi, në qoftë se nënshkruhet marrëveshja e Ashtonit”, thekson Kursani.

Të dënuara politikisht dhe moralisht po, por juridikisht nuk besoj që do të ketë të dënuar,

Megjithatë, politologu Beqaj, shpreh mendimin se fajtorin për mosarritjen e marrëveshjes në takim e 2 prillit në Bruksel, duhet kërkuar te të tria palët, Prishtina, Beogradi dhe Bashkimi Evropian.

“Të dënuara politikisht dhe moralisht po, por juridikisht nuk besoj që do të ketë të dënuar, përveç nëse fillojnë rishikimet në kuptimin e proceseve zgjedhore, veçmas në Serbi. Por, edhe Kosova nuk mund të jetë imune nëse eventualisht nuk ndryshon situata".

"Fajtorë janë të gjithë ata që janë pjesë e procesit. Edhe ne jemi, pse nuk kemi kontribuar në ndërtimin e ambientit që të pranohen kompromiset. Kompromiset, në Ballkan, po kuptohen ende sikur të ishin vetëm dështime. Kompromiset në Ballkan duhet të kuptohen më në fund edhe si pjesë e veprimit intelektual, inteligjent. Pa kompromise nuk mund të bëhet politikë. Aty ku nuk ka kompromise, aty fillon lufta ose diçka tjetër që ka të bëjë me dhunën”, shprehet Beqaj.

Ndryshe, zyrtarët e Bashkimit Evropian, megjithatë kanë shprehur shpresën se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të arrihet deri më 9 prill, kur pritet që zyrtarët serbë do të sqarojnë nëse e pranojnë ose jo marrëveshjen me Kosovën.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...