Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/07

Nga Flori Bruqi: Serbia e mbytur tenton të kapët për fije kashte !...




Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson po pret marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht qëndrimeve që i ka shprehur pala serbe.

Jacobson ka thënë se përkrah çfarëdo marrëveshje për Veriun me kusht që të ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin.

Ajo ka thënë se nëse të dyja palët nuk arrijnë marrëveshje atëherë një mundësi historike do të humbas dhe të dyja vendet do të ngecin sa i përket integrimit në BE.

“Shpresoj se ditëve të ardhshme do të shohim arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, e cila përveç se do të kishte ndikim në Kosovë dhe Serbi, një gjë të tillë do ta ndjente edhe tërë rajoni. Do ta rriste stabilitetin dhe sigurinë, zhvillimin ekonomik pastaj do ta bënte rajonin më tërheqës për investitorët e huaj dhe më të vërtetë do ta linte prapa të kaluarën e hidhur dhe tragjike në mënyrë që të dy vendet të mund të ecin dejtë të ardhmes europiane”, ka thënë Jacobson për televizionin publik.












Oferta e Prishtinës gjatë bisedimeve të kaluara është nënçmuese, e papranueshme dhe e pazbatueshme në teren, ka thënë kryeministri serb Ivica Daçiq në një intervistë për gazetën franceze“Le Monde”, duke sqaruar se serbëve në veri iu ofrohet një bashkësi protokollare pa kurrfarë kompetencash as në arsim dhe shëndetësi e të mos flasim për polici dhe gjyqësi.“Situata është pothuaj se qesharake. Nuk na ofrojnë asgjë. Si ta pranojmë dhe nënshkruajmë kapitullimin?”, ka thënë Daçiq.
Ai ka përkujtuar se bashkësia ndërkombëtare m herët ka thënë se nuk ka kurrfarë ndarje të Kosovës dhe se maksimumi që mund t’iu ofrohet serbëve është një autonomi gjerë për veriun.

Duke folur për problemet që i kanë ndjekur gjatë bisedimeve në Bruksel, Daçiq ka thënë se Beogradi fillimisht kishte kërkuar që komandanti rajonal i policisë të emërohet me propozimin e bashkësisë serbe dhe që ai të jetë kompetent për katër komunat në veri.

“Prishtina nuk e pranoi këtë. Kushti i tyre ishte që në rajonin e veriut të përfshihet edhe jugu i Mitrovicës, që do të thoshte se përbërja etnike e policisë do të ishte 65 me 35 për qind në favor të shqiptarëve”, tha ai.

Ai tha se Prishtina nuk ka dashur as të dëgjojë për kërkesat e tjera, që kanë të bëjnë me gjyqësinë dhe mos praninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri.

“Bashkësisë sonë nuk i ofrohet kurrfarë pushteti...”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, qëllimi i bisedimeve është që serbët të pranojnë gjithçka që është në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Në qoftë se është ashtu, pse atëherë na kanë ftuar në bisedime”, tha Daçiq, duke potencuar se Serbia gjendet në situatë tepër të rëndë, sepse atë që i është ofruar nuk mund ta pranojë, as nuk mund ta refuzojë, sepse është e kushtëzuar drejtpërdrejt me integrimin e saj evropian.

“I kam thënë kryeministrit francez se në po jetojmë në baltë dhe nëse bëjmë lëvizjen më të vogël do të fundosemi në të. Askush nuk ka na ka zgjatur dorën e përkrahjes. Nuk kemi përkrahje siç e ka Thaçi, i cili jo vetëm që ka pas vetes SHBA-në por edhe BE-në. Ne jemi të vetëm”, ka thënë Daçiq.



Mediet në Beograd kanë paralajmëruar një ndërhyrje të njësisë speciale të Kosovës ROSU në veri.

Sipas tyre, Kryeministri i Kosovës ka ngritur ROSU-n në nivel të lartë gatishmërie, transmeton Indeksonline.

Sipas medieve serbe kjo do të bëhet nëse Beogradi nuk arrin të nënshkruajë marrëveshje me Prishtinën.

Në këtë rast kryeministri Thaçi ka në plan t`i nis forcat speciale për në veri, brenda 48 orëve.




Nëse pala serbe refuzon që përfundimisht ta nënshkruajë marrëveshjen për komunat e veriut, atëherë qasja e Prishtinës në tri komunat e banuara me shumicë serbe, do të vështirësohet edhe më shumë, ndërsa i gjithë “mundi” i Qeverisë së Kosovës në dialog do të shkojë huq.

Në takimin e fundit në Bruksel, dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, nuk arritën marrëveshje, ndërsa qëndrimet e tyre, sipas baroneshës Catherine Ashton, kanë qenë diametralisht të kundërta, veçanërisht për rolin që do të ketë Asociacioni i Komunave Serbe.




Analistët politikë parashikojnë “ditë të nxehta” nëse në takimin e ardhshëm Thaçi e Dacic nuk do të arrijnë marrëveshje, e cila, pak a shumë cilësohet si fillim i ndryshimit të gjendjes në veri, shkruan Zëri.

Analisti Nexhedin Spahiu thotë se nëse palët arrijnë marrëveshje, atëherë hapet një kapitull i ri, por nëse nuk bëhet kështu, atëherë Prishtina zyrtare duhet ta ushtrojë autoritetin në veri duke përdorur forcën, por, pa shkaktuar viktima.

Sipas tij, shtetet që e kanë përkrahur Kosovën do ta përkrahin edhe në hapin e saj për të vendosur rend dhe ligj në veri, duke e bërë këtë me forcë, në të kundërtën, siç thotë ai, Kosova duhet të heqë dorë nga veriu.

Por, nga ana tjetër, Shpend Kursani nga Instituti KIPRED, thotë se nëse dështon marrëveshja e mundshme mes Prishtinës e Beogradit, gjendja në veri nuk do të bëhet më e rëndë se që është momentalisht.
Zgrada Vlade u Nemanjinoj 11
“Nëse dështojnë negociatat, duhet të bindet Bashkimi Evropian që t’i bëjë presion Serbisë, t’i largojë strukturat e veta nga veriu, në mënyrë që të ruhet stabiliteti jo vetëm i Kosovës, por edhe ai rajonal, e që është në interesat e BE-së. Do të thotë kjo është mënyra që Kosova duhet ta përdorte”, thotë ai.

Sipas tij, pala kosovare duhet ta ketë të qatë konkretisht se si do ta integrojë veriun pa negociata me Serbinë, ndërsa thekson se veriu i vendit po vazhdon të “frymojë” si oazë e krimit të organizuar.

Pak a shumë kështu besojnë edhe drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët besojnë se çfarëdo që ndodh në Bruksel, situata në veri nuk do të përmirësohet.

“Ajo që po quhet normalizim, në fakt është normalizim ta themi mes politikanëve, elitave, por kurrsesi normalizim mes popullit shqiptar të Kosovës dhe kundrejt Serbisë, që do të duhej ndonjëherë të normalizoheshin por do të duheshin hapa të tjerë”, thotë deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu.

Ai shprehet i bindur se veriu nuk mund të integrohet duke negociuar me Serbinë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se nëse dështon marrëveshja mes dy kryeministrave, atëherë vendosja e rendit dhe ligjit në veri duhet t’u lihet trupave të KFOR-it, të cilët, sipas tij, edhe janë përgjegjës për një gjë të tillë.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri thekson se deri më tash nuk ka pasur vullnet nga KFOR-i për një gjë të tillë, prandaj, sipas tij, nëse pas një afati të caktuar KFOR-i nuk ndërmerr masa, atëherë këtë hap duhet ta ndërmarrin institucionet e vendit.

“Për momentin ne nuk e kemi atë fuqi të që intervenojmë, për këtë arsye po them që duhet një përgatitje e arsyeshme kohore. E nëse arrihet marrëveshje, strukturat duhet të tërhiqen me urdhër të regjimit të Beogradit, problemi do të jetë më i lehtë”, thekson Quni.

Për arritjen e marrëveshjes, dhe mundësinë e dështimit të saj, dy ditë më parë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë mbledhjes së rregullt të qeverisë ka thënë se ajo që nuk është arritur tash e pesëmbëdhjetë vjet, prej kur ka përfunduar lufta, duhet të arrihet tash, në mënyrë, që, siç ka thënë ai, të mos humbet mundësia që kanë të dy vendet.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, beson se nëse dështojnë bisedimet, dhe Prishtina zyrtare nuk ka fuqi ta marrë veriun me forcë, atëherë bashkësia ndërkombëtare do ta përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje që të vijë në pushtet, dhe ajo më pas do ta ushtrojë sovranitetin, duke i dërguar atje forcat e rendit.

"Telashe " prilli


Nga Përparim Hysi



1. Plaç, o mëndjeshkarë !



Nën tylin e zi që të rri pas trupit
Vajtën sytë e mi dhe nuk pyes prej turpit.
Shtati yt i derdhur, buzët pak të hapura
Më bëjnë si të "rrjedhur", për çaste të "shkuara"


Flokët lidhur tumb, zbardhon qafë e gjatë
Si të mos e humb, nga i tillë "adhap?!!!"
Duke si një gonxhe; gonxhe e sapoçelur
Ndaj edhe më joshe, si një mëndjerrjedhur.


Kam një lëmsh në zëmër (sa nuk jam në vete ?!!!)
Më je aq e ëmbël, sa po më zënë "ethe"
Është si një goditje, me shkim të parë
Mos është si "lajthitje?! ( plaç, o mëndjeshkarë!)


2. Një erë parfumi


Një erë e mirë parfumi
Si nga lule gjysëm të hapura
Me fllad m'i mbushi
Mushkëritë e "zbrazura"


Në ninëzat e syve
Diçka unë "lexova"
U besoj "magjive"
Nga "vise të njohura"


Lëshon një buzëqeshje
Që është aq ndjellëse
S'më duket si "përqeshje"
Moj zonjë magjepse.


Buzëqeshje shprese
A është si premtim
Për dhënie "licence"
Made in ngazëllim.


Më deh parfumi
Kur është i "rëndë
Miku krejt e humbi
Zonjë, a e bën "pëndë?!!!"


3. Po cilin pret ?


Po cilin pret, moj zonjë atje
Në këtë mëngjes të bukur ?
Mos kujton se askush nuk të sheh
Tek vej e vjen si diçka të ketë humbur?


Ta shoh fytyrën ndezur flakë
Si ndjesi e një fajtori pa faj
Di ta lexoj këtë "horoskop" pak
Dhe e kuptoj se nuk e ke kollaj.


Oh, i njoh ethet e pritjjes
Vegime vitesh e vitesh më parë
Dhe heq dorë prej habitjes:
E di që pret një mik me mall.



5 prill 2013

ECJE E PANDALSHME



Vullnet Mato
 
ECJE E PANDALSHME
 
Eci ditën dhe natën, 
në dimër e në verë,
pa ditur ku ndodhet 
finishi i rrugës sime;
mbase gjendet në fund 
të një oqeani të thellë,
ndoshta prapa Hënës, 
ku s’ka fare agime... 
 
Eci me gjurmët  
e padukshme të erës,
shkel me kërcinjtë 
e ujshëm të shiut,
fluturoj me flatrat 
e avullta të reve,
nga poli i jugut, 
në akujt e veriut. 
 
Kam treçerek shekulli
në këtë ecje revan,
paralelisht me dritën, 
krah rrezeve diellore, 
përshkoj çdo paralel,
kapërcej çdo meridian, 
akrepat e orës janë 
vërtitjet e mia kohore.
 
S’jam endacak pa strehë, 
as pa vatër familjare, 
kam dhe në Antarktidë, 
një shtëpi prej akulli,
në Madagaskar një jaht 
ka fjetjen time detare,
më pret kudo në glob 
shtrati bosh i një orakulli;  
 
Eci, sepse qëkur linda, 
kam përbrenda trurit, 
një pergamenë gjaku, 
me mision të shkruar, 
ku një fuqi madhore 
më ka lënë urdhrin
dhe itinerarin jetësor, 
në gen të programuar; 
 
Dhe s’ndalem gjersa shirat 
të më gdhendin emrin,
në kujtesën e pavdekshme 
të erërave dhe reve. 
Vetëm pas trokut sfilitës
në skajet e çdo vendi,
truri dhe zemra do ndalen, 
në prehjen e përjetshme... 
 

KOSOVA ËSHTË NJË KOSOVË TJETËR NGA KJO QË E KEMI NJOHUR



Brahim AVDYLI:





Për t`a njohur më mirë Kosovën, nga pikëpamja ime, si idhëtar dhe anëtar i LNçKVSHJ-së, duhet të dimë se si është konceptuar më parë termi Kosovë, në përgjithësi. Në bazë të shpjegimeve të LNçKVSHJ-së dhe atij shqiptar të asaj kohe, përveç se nën administrimin osman, në të cilën i kishte pesë vilajete, duke e përfshirë edhe vilajetin e Selanikut, ku kombi shqiptar ishte komb i mirëfilltë, termi "Kosovë" shprehte të gjitha territoret shqiptare nën Jugosllavinë[1], e jo në përgjithësi vetëm territorin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

Kur kam folur për Kosovën dhe kur kam shkruar një poezi që e kam titulluar kështu, e kam nënkuptuar tërë territorin shqiptar nën Jugosllavinë. Termi im i Kosovës dhe termi për "Mbretërinë e Dardanisë" ka përfshirë të gjitha tokat veri-lindore të Shqipërisë. Nuk i ka përfshirë tokat jugore dhe jug-lindore të Shqipërisë, që janë të banuara pjesërisht me shqiptarë, pas gjenocidit të madh "grek" mbi shqiptarët, sado që nacinalizmi grekomadh bën një "zhurmë" kot, sikur pretendon "Epirin Verior". Nuk ka diskutim se Greqia "Epirin Jugor" e ka shpopulluar pothuajse tërësisht dhe ka mbetur vetëm çameria shqiptare, duke përdorur lajthitjet më të përkryera "greke", sikur ka patur punë me "turqit" e jo shqiptarët, sado që i dalin duçat për ledinë.

Për t`u krijuar "Kosova" me të gjitha tokat autoktone në Jugosllavi, do të duhej të prekeshin dhe të mos ekzistojnë këto shete: Serbia, Maqedonia dhe Mali i zi, duke e përfshirë edhe Greqinë. Dhe një gjë të tillë nuk do t`a pranonte bota përëndimore, në të cilin ishin të involvuara në radhë të parë Greqia, Rusia, Anglia, Franca, Italia, etj. nga të cilat janë pjesërisht Franca dhe Italia, ndërsa tërësisht, Greqia, Anglia dhe Rusia.

Këto shtete ishin dhe mbetën të përkushtuara për "ringjalljen" e besimit dhe sistemit fetar ortodoks, që është një besim iliro-shqiptar në pjesën e saj të parë, por që në pjesën dominuese është spekulluar dhe identifikuar me kulturën fetare sllave, të shpikur nga Cirili dhe Metodi, dy murgër grek dhe evrej, ku janë përfishirë edhe ata popuj dhe pakica popujsh ilir që besonin ortodoksizmin, dhe sot quhen me të padrejtë "grek", "serb", "malazez" dhe "makedon".

A e shihni ju prej ku është krijuar "kombi" artificial i grekëve, serbëve, malaziasve dhe makedonëve? Rrymat fetare na kanë përçarë dhe kthyer kundër njëri tjetrit, respektivisht, na kanë bërë plojë të luftërave të tyre.

Greqia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk pushojnë të bëjnë çdo dredhi në kurriz të popullit shqiptar, i cili është i pavetëdijshëm sa duhet të jetë për këte dhe e ka përfshirë fuqimisht "rryma" islame, veçanërisht në Maqedoni dhe pjesërisht në Shqipëri dhe Kosovë, i cili po kamuflohet në baza fetare, veçanërisht në Maqedoni.

Para dhe pas pavarësisë nuk është bërë asgjë e rëndësishme, pos atyre gjërave që ka "lejuar" forca ndërkombëtare dhe indirekt UDB-ja, krahas luftës së pashkëputur për shkatërrimin e vërtetë të shqiptarëve përmes milicisë federale të Serbo-jugosllavisë, përmes ushtrisë serbo-jugosllave te drejtuar nga Serbia, përmes popullit shovinist serbo-madh, përmes pakicës serbe në Kosovë të militarizuar tërësisht brenda politikës serbo-madhe dhe paraprakisht përmes të afërmive shqipfolëse apo të shqiptarëve të lidhjeve të UDB-së në ish Krahinën Automome Socialiste të Kosovës, që ishin ndër të parët ata të cilët "u kyqen" në UçK.

Kosova e vogël mbeti "boshti" kryesor i "luftës" së UçK. Ndryshimet në Platformën dhe Statutin, sikurse krijimi i Shtabeve të Zonave Operative (SHZO) të UçK, e kishte po këtë qëllim. Unë mbeta kryesisht jashta konturave të saj, bashkë me disa shokë. Por, për të kuptuar më drejtë këtë çështje, po sjellim një shkëputje nga artikulli shkencor i Fatbardha Demit, "Ideologjia politike e historiografisë Europiane", të dhënë tekstualisht në www.pashtriku.org:

>>Me synimin për të krijuar në shk. 21 një “komb” të ri (një praktikë e ndjekur edhe më parë në Ballkanin e shk. 19 me “kombin” malazez, bullgar dhe më ’45 atë maqedon), disa “intelektualë” shqiptarë (analfabetë të historisë), dolën me propozimin donkishotesk, për të krijuar një «komb kosovar». Mbrapa këtyre ideve, të hedhura në masmedia, fshihej në fakt, synimi politik për të tjetërsuar kombin shqiptar, në “popull kostitucional” kosovar, të pagëzuar me simbolet e BE’së (flamurin blu me yje të verdhë) dhe momentin “historik” të Marrëveshjes së Ahtisarit. Historia e këtij “populli kostitucional” e shkruar sipas modelit “biblik” dhe “romak”, do të pëlqehej dhe do bëhej e pranueshme nga Politika dhe Historiografia Europiane.<<

Për fat të keq, para, gjatë dhe menjëherë pas përfundimit të luftës së UçK-së, kam bërë disa reagime të fuqishme për këtë temë mjaft aktuale dhe relevante të Kosovës, një ish-"Krahinë Socialiste Autonome", të lënë me dhunë në Serbi, që u bë Republikë e Pavarur e Kosovës, po me ata kufinj që ka pasur më parë. Për atë periudhë kohore kam kuptuar me "Kosovë" të gjitha tokat tona brenda ish-Jugoslavisë. Duhet të krijohej një ushtri, e jo të krijoheshin tri ushtri: UçK-ja e Kosovës; UçK-ja e Maqedonisë dhe UçBMP-ja, të cilat nuk i kanë patur gjasat themelore të "ngriteshin" në "ushtri" të vërteta për këto territore që i prezentonin, rrespektivisht UçPMB-ja dhe UçK-ja e Maqedonisë.

Kosova nuk ka ndërruar asnjë gjë në kufirin e jashtëm, pos disa zonave që i ka "populluar" Serbia me serbët problematik, dhe të atyre tokave të vlerëshme që ajo ia ka "vjedhur" Kosovës brenda territorit të saj. Nuk ka gjuhë të përbashkët për "kosovarët"; nuk flitet askund "kosovarishtja" dhe nuk ka mundësi të "nxirret" "gjuha kosovare", sado që "shtetësia e Kosovës" bëhet e njëta gjë me "përkatësinë kombëtare", dhe kjo vendohet për të gjithë qytetarët e Kosovës në pasaportën e tyre. Kosova me atë "kombësi" e ka "kombësinë kosovare", pa marrë parasysh se kush janë. Kosova teorikisht është shtet multinacional, por në praktikë, me mbi 80% shqiptarë, është shtet shqiptar, gjë që nuk thuhet.

Duhet të themi se "ekspertët" e "analistëve" të shumtë "jugosllavë" në Kosovë, kanë mbetur poashtu të "mëdhenj", si psh. Azem Vllasi. "Ekspertët" e rij përpiqen të japin një "gjuhë gegërishte", vetëm që "gjuha e kosovarëve" të ulej poshtë se sa gjuha e vërtetë shqipe dhe kjo "gjuhë" të "barazohej" me "shpikjet" e grekëve dhe serbëve, të cilët janë të njohur kështu, nëpër tërë territorin Euro-Atlantik, me veprime antishqiptare.

Thuhet gabimisht se "kombi është akt besimi", siç thotë z. Ndue Ukaj. Besimi ka të bëjë me të drejtën shpirtërore të njeriut të besojë fenë, por jo kombin. Kombi është mbi të gjitha fetë. E besoj apo nuk e besoj, kombi do të jetë ideali i ynë madh. Një komb mund të ketë disa fe, por kjo nuk ia "nxjerr" jashta qenies kombin e tij. Kombi nuk është "çështje besimi", por ideal, përkatësi e ndërgjegje e lartë. Ajo është ndërgjegje e vetëdijshme e njerëzve të caktuar, të mbledhur brenda një shtrirje gjeografike të caktuar, që i mbledhë shoqëria e tyre në qendrat e vendosjes dhe që kanë bazën e tyre historike të ngjashme, që kanë kulturë të ngjashme, gjuhën me të cilën komunkojnë dhe zakonet dhe stilet e veshjes e të sjelljes...

Meqë tani ne po merremi vetëm me "Kosovën", dhe nuk kemi kohë të lëshohemi në "çështjen e besimit", do të themi se në planin e jashtëm e kufitar të Republikës së Kosovës janë bërë edhe lëshime fatale mbrenda kufirit të jashtëm të saj, si "krahinë autonome" e Kosovës, ndërsa në planin global e të brendshën të Kosovës, në planin politik aktual të Kosovës, do t`a them, ndër të tjera, një gjë:

-Kosova kishte pak kuadra të caktuara, si p.sh. në udhëheqje të vendit; në disa drejtime deficitare; në marrëdhënie ndërkombëtare; integrime dhe diplomaci, etj. të cilat, me shpejtësi i ka kompletuar. As për ekomominë e vendit, sidomos për prodhim, nuk ka pasur kuadra, të cilat sot po i përmbush. Borgjet janë shtuar nga jashtë, por një pjesë e madhe e tyre u takojnë të jashtmive, në përgjithësi. Sepse, mungesa e kuadrave u ka lënë hapësirë veprimi kuadrave të korruptuara nga jashtë të "sulmojnë" Kosovën me veprimtariinë e tyre dhe të korruptojnë tërësisht klasën e re politike kosovare. Kosova duhet të pastrohet nga kjo sëmundje, sepse po ia zë frymën! Madje, fare mirë! I ka bërë asaj vese të liga, sa nuk thuhet!...

Por, si e sheh qytetari i këtij vendi Kosovën, pa marrë parasysh se cili mund të jetë ai?

-Qytetari i Kosovës e sheh parasegjithash Kosovën shtet të lirë, një shtet që është "multinacional"; është shqiptar, turk, serb, malazias, boshnjak, goran, jevgjit, "egiptian" apo i ardhur si asylant nga "bota e tretë", Kina apo tjetër, sepse të drejtat e barabarta në mes tyre janë garantuar në radhë të parë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Shtetasit turk janë të shpallur si "turk" dhe mësojnë gjuhën turke, edhe pse nga mbiemrat dihet se janë shqiptarë të turqizuar; ndërsa populli "egjiptas" fare nuk ekziston dhe kështu janë "shpallur" të tillë, sepse kanë qenë ashkali, njëra pjesë e formuar nga shqiptarët e tjera "gabel", pra jevgjit. Edhe goranët janë shqiptar që jetojnë nëpër bjeshkë dhe që e flasin serbishten. Të gjithë këta janë pakica nacionale (kombëtare), të cilët, së bashku mund të përbëjnë maksimalisht 20% të popullsisë së tij dhe para ligjit barazohen me minimalisht 80% të popullit autoktonë shqiptar.

Republika e Kosovës është një "shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm"- thuhet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Dispozitat themelore, Neni Nr. 1. Ai është shtet i shtetasve të tij dhe rrespekton të drejtat dhe liritë e tij, brenda kufijve të saj.

Pra, Republika e Kosovës është një shtet shumetnike (multinacionale) që përbëhet nga komunitetet e tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike.

Shetet fqinjë, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, që janë krijuar me copat e tokave tona dhe popullatën shqiptare (ilire) nëpër to, që kanë pranuar fenë ortodokse, krahas Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, që e kanë edhe fenë islame, por edhe Serbia, që ka popullatë autoktone shqiptare me fenë islame, dhe neve na shohin si "të ardhur" në këtë pjesë të gjeografisë nga kushedi cili vend, por më parë thonë se "kemi ardhur nga Shqipëria", dhe "harrojnë" se ato e kanë popullin autokton shqiptar në Maqedoni, në Kosovën Veri-Lindore (në Serbi), dhe Mal të Zi, të "shpëtuar" nga gjenocidi shumëvjeçar serbo-maqedono-malazias.

Pa tokat tona dhe pa popullin tonë, të dënuar kryesisht nga fuqitë e mëdha, deri në gjenocid, këto shtete artificiale nuk kanë pasur gjasa të mbijetojnë, të eksistojnë dhe të njihen ndërkombëtarisht.

Populli shqiptar mbetet në fërkim më të fortë e më të pashembullt, deri në vrasje, sepse e përbëjnë kështu "një rrezik për lirinë dhe sovranitetitin shtetëror" të sheteve fqinjë, me të vetmen arësye të qartë: frymojnë shqip, mendojnë shqip e flasin shqip...

Larg asaj që pretendon papushim Prof. Dr. Mehdi Hyseni, në Barometrin e tij diplomatik, kryesisht ribashkimit të shqiptarëve në tokat e veta, strategjia më efektivisht që do të përdorej në Kosovë për të arritur stabilitet, do të ishte synimi kryesor i kësaj pjese të bëhej e të jetë plotësisht pjesë e pavarur, pa ndikimin e politikës, kapitalit, e ndihmës së huaj. Ajo duhet të jetë në gjendje të mbajë vetveten me ato kapitale të rralla që ka, si p.sh.: ar, argjend, nikel, hekur, zink, krom, uran, boksit, etj. dhe të mos na i synojnë të tjerët, veçanërisht grekët e serbët, që po na bëjnë edhe më shumë se përpara të varur prej tregëtisë së imponuar nga shtetet e tyre. Vazhimisht jemi bërë vegël, eksperiment dhe teren i lojës së armiqve tanë të organizuar maksimalisht. Po bëhemi praktikisht si blerës të verbër e të shtrenjtë të prodhimeve të tyre...

Ne duhet të jemi në gjendje të vetqeverisemi, të synojmë të vetqeverisemi në pikëpamje të administrmit të Kosovës; të jetojmë mundësisht me pak të holla, e shumë më pak të kemi borgje te Evropa dhe të kemi më shumë të holla vetiake; të jemi më të pavarur prej kapitalit, ndihmës e mallit të huaj; të shkollohemi shumë, e më shumë të prodhojmë; të shesim diçka nga mallrat, në vend se të jemi blerës të shtrenjtë, që nuk prodhon e kërkonë të holla nga bota;... me një fjalë, të fillojmë t`a sjellim rrotën e fatit nga minus në zero dhe plus; të jemi edhe njëherë, siç ishim dikur. Të jemi një shtet prodhues; një shtet për stabilitet, në radhë të parë për vetveten e mandej për Evropën; një rehabilitues i denjë për Shqipërinë, Ballkanin dhe Evropën...

Ne, nuk i kemi bërë askujt dëm; kemi qenë më poshtë dhe i kemi provuar në kurriz të gjitha format e dhunës. Ne, jemi mësuar me dhunën, e kemi duruar deri në pafundësi dhe kemi qenë për lirinë e madhe vetiake, por edhe për të tjerët. Ne e kemi ditur vlerën e madhe të lirisë dhe për atë vlerë jemi mësuar të vdesim, duke mos kursyer asgjë nga jeta...

Nuk kemi pasur dhunë midis komuniteteve etnike, madje asnjëherë, pos ndonjëri që i thotë vetvetes "minoritet", si psh. serbët, që është gjatë i mobilizuar në skenën politike me armatim e dhunë të përkryer të autoriteteve serbe. Ky "minoritet" serbo-sllav ka zhvilluar dhunë të pa skaj mbi popullatën shumicë shqiptare në Kosovë dhe ka 12 vite që nuk pushon t`i jap zjarr kur thotë Serbia zjarrit shekullor serb mbi Kosovën.

Ne bëjmë çmos që ky "zjarr" mundësisht të ulet dhe të shuhet; të mos ketë më gjakderdhje të panevojshme; të jetojmë si vëllezër në dheun tonë; të pajtohemi, të falim mëkatarët e djeshëm dhe të ndërtojmë të ardhmen e përbashët, në Kosovën që po i thonë "Kosova multietnike".

Sa më të përmbajtur dhe më të gatshëm që të jenë ata për punë më të vlerëshme e të përbashkët, dyfish më në gjendje do të jemi ne në ruajtjen dhe sigurimin e pavarësisë, tërësisë dhe demokracisë për tërë Kosovën. Pavarësia, sovraniteti, demokracia, uniteti dhe pacenueshmëria e këtij vendi, janë vlera të pandalshme të Kosovës...

Kur synimet grabitëse të fqinjëve tanë më të urryer lihen mënjanë dhe bëhen "të zhdukura" apo "të konsumuara", mendoj se prezenca e forcave ushtarake të huaja duhet të largohet prej Kosovës. Në ndërkohë, FSK do të ketë hapësirë të nevojshme për të shprehur qëndrueshmërinë, vitalitetin, dinjitetin, vigjilencën, arsyeshmërisë, doemosdoshmërinë dhe prezencën e vet në shoqërinë multidimensionale të Evropës.

Atëherë, prezenca ushtarake "e huaj" në Kosovë nuk do të jetë aq e nevojshme, sa që është tani.

Kur përputhet diametrialisht interesi i FSK me politikën dhe politika me FSK dhe Policinë e Kosovës; ndërsa qytetari nuk ka më tjetër për çka të jetë i siguruar në lirinë, drejtësinë dhe sigurinë e tij në Kosovë, atëherë, prezenca e huaj e mëtutjeshme në Kosovë nuk është më i nevojshëm...

Pra, duhet t`a ndijë qytetari sigurinë e mirëfilltë të Kosovës dhe të mos e ndiej nevojën që forcat e huaja të jenë aq prezente në këtë territor...

Po çka bënë Beogradi zyrtar me serbët e saj në Kosovë?
Edhe kësaj dite Beogradi po mban nën direktiva një pjesë të mirëfilltë të serbëve të grumbulluar në Mitrovicë, duke dashur që ate t`a përdorë vazhdimisht kundër Kosovës; të mos e lë të kyqur në jetën e brendshme të Kosovës, por t`a përdorë rregullisht si tagmente të saj në të gjitha përpjekjet e veta kundër Kosovës; t`a uzurpojë përmes saj ekonominë e pavarur të Kosovës; t`a ketë në duar të veta xehtarinë e pasur të Kosovës dhe të Mitrovicës; t`a bëjë edhe një të ashtuquajtur "krahinë" breda Kosovës, që ta ketë kurdoherë nën kontroll e nën komandë të veten...

Në Kosovën e pasluftës janë mbledhur të gjithë serbët dhe "jugosllavët" e vjetër, nëpër disa vise, të cilët e kanë sabotuar jetën e re nëpër Kosovë, veçanërisht në Mitrovicë. Këto forca kanë qenë kurdoherë të militarizuara dhe të organizuara nga Serbia dhe përpiqen në njëfarë forme të jenë me Serbinë, sado që Bashkësia Ndërkombëtare u tregon se nuk ka prishje të kufirit të jashtëm të Kosovës.

Ndonjë forcë ndërkombëtare, si p.sh. EULEX-i, i ndihmon dhe i merr në mbrojtje...

Beogradi kërkon edhe më tutje që minoriteti i tyre i serbëve të ketë njëfarë "autonomie më të gjërë" dhe t`i ketë nën mbikqyrje, sado që ata nuk japin asnjë përgjigje për mbi 3000 njerëz të zhdukur shqiptarësh, për krimet e tyre të njohura në Kosovë; për dëmshpërblimet që duhet të jepnin gjatë bisedimeve dhe as të drejtat minimale të minoritetit shqiptar në Bujanovc, Preshevë e Medvegjë...

Bashkësia Ndërkombëtare dhe politika e re e Kosovës përpiqet t`i ulë në tryezë të punës; t`i formojë komunat e reja; t`u ndajë të holla; t`ua japë edhe televizionin e dytë të RTK, në serbisht; t`ua rezervojë vendet e punës në Prishtinë, ndonëse ka mbi 80% shqiptar; të harrojë tërësisht luftën e tyre të bërë dhe përpiqet t`i inkuadrojë në shoqërinë re...

Ajo nuk ka gjasa të njerrë një automomi në ish-Krahinën që është bërë sot Republikë e Kosovës. Ka gjasa të rehabilitohet e të sistemohet, por nuk ka gjasa të "pavarësohet", edhe pse i ka zënë trevat e dikurshme me plot xeherore, krejtësisht shqiptare...

Republika e Kosovës është e vogël për të bërë një "autonomi" për serbët. Serbia, më parë i ka në dosje të gjitha kërkesat dhe rekomandimet e Kosovës Lindore, jashtë Kosovës, që ajo e zhvlerëson me "cilësimet" e saj si "lugina e Preshevës", së bashku me "pajtimet" njëzëri të "politikajve" të Republikës së Kosovës. Sebia është e prirur të "shpikë" brenda Kosovës një "çështje" të re, "Kosovës veriore", sado që ajo e ka ende të pazgjidhur çështjen e Kosovës Lindore, brenda Serbisë.

Më parë se ta shtron për "zgjidhje" këtë çështje të serbëve të grumbulluar aty, ajo duhet t`ua japë automominë e zgjeruar Kosovës Lindore, apo siç e quajnë tani "lugina e Preshevës", me të tri komunat: Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Kur t`ua japë këtyre komunave dhe rajoneve të tjera të Kosovës Veriore me Tregun e Ri (Novi Pazarin), atëherë, ndoshta vie në shprehje të flasë për "për autonomi të serbëve" brenda Kosovës.

Ndryshe, nuk ka mundësi absolute që të bëjë ndonjë gjë breda Kosovës! Ajo le të bëjë përpjekje, qoftë me hipnozën dhe magjitë ordodokse, edhe të na i vë sikur në "gjumë" shtresat e mëdha të popullit, por nuk ka gjasa të bëjë diçka! Populli shqiptar i ka kaluar nëpër trup të gjitha magjitë ordodokse, të cilat, kanë qenë më parë shqiptare, por jo tani! Prandaj, ngritet rrugëve të qiellit. Ngadalë, shumë ngadalë!...

Është vit i gjarpërit ky vit dhe periudhë e gjatë e përtërirjes së tij...

Dhashtë fati dhe u bëftë mirë!...


[1] Fakeqësisht, nga duart e Redaktorit në Shqipëri, Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja, është plaçkitur dorëshkrimi im prej 1000 faqesh A4 shkrime politike dhe analiza, me titullin "çështja shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e saj" I e II, dhe i është dërguar direkt në duar, Shtatmadhërisë së atëhershme më të lartë të Jugosllavisë, ku krimineli i famshëm i Jugosllavsë, Sllobodan Millosheviqi, ishte kryetar. Këtë libër, nuk kam patur fat të nxjerr përsëri nga kompjuteri i përmbytur, pos versionit paraprak, që është shumë më pak i papërgaditur...

Historia e kinematografisë dhe televizionit në Kosovë - Shukri Kaçaniku



...Studiot televizive të qendrave jugosllave fillojnë të emitojnë programe në këtë radhitje kohore : 


TV Zagreb - 1957, TV Beograd -1958, TV Ljubljana -1961, TV Sarajevo -1963, TV Skopje – 1964, 

TV Titograd -1965 , TV Prishtina 1975 e TV Novi Sad 1975. Deri në vitin 1966 në Kosovë nuk kishte asnjë program televiziv në gjuhën shqipe...

Me formimin e Kosova filmit ne Shkurt 1969 nga Kuvendi i Kosoves fillon kinematografia e mirëfilltë kosovare. Drejtori i parë i “Kosovafilmit” ishte Abdurrahman Shala (1922-1994)

(Botuar në revisten mujore "Albanica" - Prishtinë, Dhjetor 2007 - Janar 2008)


SKICË PËR HISTORINË E ZHVILLIMIT TË KINEMATOGRAFISË NË KOSOVË

Xhirimet filmike në territorin e Kosovës

Shkruan: Shukri Kaçaniku


Në botën e filmit, 28 dhjetori i vitit 1895 njihet si fillim i kinematografisë, meqë në këtë datë, për herë të parë, vëllezërit Lumier shfaqën programin dhe projeksionin e tyre të parë në Grand Cafe, në bulevardin Des Capucines, në Paris. Filmat e parë ishin të thjeshtë, xhirimet e ngjarjeve të përditshme, zakonisht diçka në lëvizje, si hyrja e trenit në stacion, apo dalja e punëtorëve nga fabrika, sepse paraqitja e lëvizjeve të shumta kanë fascinuar, si xhiruesit e parë, ashtu edhe shikuesit. Më pastaj, në vitet në vijim, xhiruesit me kamera të thjeshta do të lënë gjurmë në shiritat filmikë-celuloidë, duke përjetësuar ngjarjet e ndryshme nëpër botë. Sot, në kohën e teknikës moderne, në kohën e internetit, sado që mundohesh t’i gjesh shënimet mbi xhiruesit e parë në trevat tona, janë të pakta shkrimet e rrumbullakuara për kinematografinë apo edhe më parë, për fotografinë, në përgjithësi shqiptare dhe në veçanti kosovare. Kjo më nxiti që të bëj një përmbledhje, sado modeste, të informatave dhe bisedave private me xhiruesit, që ndoshta do të zgjojnë kureshtjen e lexuesit, e posaçërisht të atyre që merren dhe duan të merren me kinematografi e film. Shënimet e para: -Fotografi i njohur i kohës, Pjetër Marubi, i lindur ne Piacenca –Itali më 1834, nis aktivitetin e vet prej fotografit shumë herët, qysh në vitin 1856, në Vilajetin e Shkodrës. Me “kutinë magjike”, më 1858, ai nisi të fotografojë jetën jashtë studios, ndër të cilat edhe ngjarjet politike të kohës, si për shembull ,“Kryengritja e Mirditës” (1876-77); Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-81), që mbetën dëshmi edhe në faqet e revistave të njohura evropiane “La guera d’Oriente”, “The Illustrade London News”, “L’lustration”, etj. - Më 1903 - Xhirimi i parë në Shqipëri bëhet nga kompanitë e huaja filmike. Pak vite më pas, vëllezërit Manaki, nga Manastiri, xhiruan në vende të ndryshme të Ballkanit. Më 1908 - Kolë Idromeno (1860-1939), piktor, arkitekt dhe urbanist me një kulturë erudite, në vitin 1883 ngre në Shkodër një laborator të quajtur “Dritëshkronja Idromeno” dhe në vitin 1908 fillon të organizojë shfaqjen e diapozitivave dhe të filmave të parë. Ndërkaq, te ne, në Kosovë Ahmet Zherka (1882-1967) nga Gjakova në fillim të vitit 1900 hap dyqanin e parë fotografik në vendlindje, pasi e mësoi zanatin në Budapest të Austro-Hungarisë. Ndonëse këta emra të përmendur më sipër qenë përpjekjet e para të punës me kamerë fotografike dhe për zhvillimin e fotografisë dhe kinematografisë në përgjithësi, nuk u zhvillua ndonjë aktivitet i tillë nga ana e shqiptarëve në përgjithësi. Sipas gazetave të kohës nga Serbia, Male Novine 1912, projeksioni i parë i filmit në Kosovë është shfaqur në Pejë, në një hambar, në vitin 1911, nga kinematografi shëtitës, që kishte ardhur nga Cetina, mbas shpalljes së Mbretërisë së Malit të Zi. Në këtë kohë shfaqën kronikat filmike - (journal). Ja një pasqyrë e kronikave filmike-xhirime në Kosovë të shfaqura në Beograd: 1912 në Beograd shfaqen filmat: Gaumont kronikat filmike : 1. Zarobljeni arnauti, (Arnautët e zënë rob) 1913 me xhirime të produksionit Pathe 2. Oduzimanje oruzja od arnauta u Duhle-hanu na putu za Prizren, (Marrja e armatimit nga arnautët në Hanin e Dulës në rrugën për Prizren), 16 mars1913 kino Stinberg, Beograd, 3. Smrt Muje iz Ljipljana,(vdekja e Mujës nga Lipjani), 24 mars1913 kino Stinberg, Beograd, 4. Juris srpske konjice na Kosovom Polju, (Sulmi i kalorësisë serbe në Fushë-Kosovë), 5. Proslava nezavisnosti velike Srbije na Kosovom polju, (Festimi i pavarësisë së Serbisë së madhe në Fushë-Kosovë),
(shënimet nga Bosa Sljipcevic në “Inostrana filmska snimanja u balkanskim ratovima”-filmograf 1977- Beograd)

Forcat okupuese austro-hungareze, që kanë qenë në Kosovë deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore, kanë pasur kinema ushtarake FELDKINO, (por nuk dihet se në cilin vend!)
(shënimet nga arkivi i Mbretërisë së Jugosllavisë, Beograd, 1920)

Gjatë luftërave ballkanike, xhirimet me kamerë janë bërë nga kompanitë e njohura si Pathe ,Gaumont, Eclair dhe Charls Urban dhe nga këta xhirues: Lajos Zoltan Arpad Pitrolf 1879-? (alias Luis de Beery), Karl Freund 1890-1969 (xhirues i njohur që bëri karrierë në HOOLYWOD), Donald C. Thompson (1890-1936), Reidar Noble dhe Josip Hala (1879-1960) ,dhe disa xhirues-fotografë që ishin në forcat e ushtrisë serbe: Slavko Jovanovic (1887-1964),, Mihajlo Mihajlovic-Afrika (1892-1941), dhe Dragisa M. Stojadinovic, që ishte shef i grupit të fotografëve dhe xhiruesve filmikë të Komandës supreme të ushtrisë serbe gjate Luftës së Parë Botërore.

Pos materialeve të kompanive të Perëndimit dhe nga SHBA-ja në kinotekën e Serbisë gjenden edhe këto materiale të xhiruara në Kosovë:

57. Kosovo i Metohija, viti 1932, 463 metra, numri arkivor 271; 58. Kosovo i Metohija, viti 1932, 195 metra, numri arkivor 272; 59. Kroz nase Kosovo, viti 1932, 773 metra, numri arkivor 1579. (*Shënimet nga “Sluzbeni glasnik republike Srbije - filmska gradja od izuzetnog znacaja-godina XXXVI –Broj 19*)

Zhvillimi i kinematografisë pas Luftës së Dytë Botërore Para Luftës së Dytë Botërore në territorin e Kosovës, me saktësisht në vitet 1935-37 kanë qenë të regjistruara 7 kinema: Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.
(shënimet nga Instituti për film – Beograd 1970)

Shumë të rinj nga tërë Jugosllavia e atëhershme, janë shkolluar në Beograd, e më vonë edhe në qendrat e tjera të Evropës Lindore dhe ish-BRSS për profesionin e operatorit të kamerës. Në mesin e tyre s’kishte asnjë shqiptar nga Kosova. I vetmi shqiptar, që është shkolluar dhe ka vijuar kursin për operator në Qendrën e filmit “Zvezda film”, në Beograd, ka qenë Mandi Koçi - (1912-1981) nga Korça, i cili ishte dërguar nga Qeveria e Shqipërisë, mbasi kishte qenë pjesëtar i LNÇ-së. Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1947 dhe i xhiroi kuadrot e para të filmit dokumentar numër 1 - formati 35 mm, nga aktiviteti i kryetarit të PPSH, Enver Hoxha, me titull: VIZITA E SHOKUT ENVER HOXHA NË SHQIPËRINË E MESME DHE TË JUGUT

Mandi KOÇI -me pseudonimin MAK u lind në Voskopojë të Korçës, më 17 janar 1912 në një familje zanatlinjsh. Në vitin 1936 hap në Korçë të parën studio fotografike me rrymë. Fotografoi demonstratën e bukës dhe xhandarët e Zogut, pushtimin fashist në Korçë. Në vitin 1942 atashohet pranë Brigadës I partizane si dhe fotograf i shtabit. Në vitin 1947 hap ekspozitën e parë të fotografisë në Moskë. Mandi Koçi, pasi studioi fillimisht në Beograd, e më pas në Moskë, u bë operatori i parë shqiptar i filmave të parë artistikë shqiptarë, si: “Fëmijët e saj” dhe “Tana”. Ai punoi pothuajse të gjithë dokumentarët artistikë dhe kronikalë shqiptarë, në bashkëpunim me regjisorin e talentuar sovjetik, Ilia Kopalin. Gruaja e tij, Roza Koçi, ishte bashkautore e të parit fjalor shqip-rusisht. Mandi Koçi, për veprimtarinë e tij të shquar antifashiste, u internua në Porto Romano, së bashku me Pëllumb Dishnicën, Todi Maliqin, Mithat Frashërin, Zai Fundon, Manol Konomin, Stefo Grabockën, Safet Butkën, Mina Uçin, Reshit Çollakun, Sadik Bekteshin, Qazim Kapisyzin, Spiro Shalësin. Me Mandi Koçin, në vitin 1947 fillon në Shqipëri profesioni i operatorit kinematografik. Më pas me prishjen e marrëdhënieve me ish- BRSS, burgoset për 20 vjet, edhe nga fakti se ishte martuar me një ruse. Lirohet në fillim të viteve ‘80. Pas burgut, në moshën 70-vjeçare, i vetmuar, përfundon në azilin e pleqve në Tiranë, ku vdiq. (*shënimet nga “Kujtime” në gazetën “Panorama” – Tiranë, shkruar nga Gjergj Titani, funksionar i lartë i PPSH dhe Lazër Siliqi)

Xhirimet e jugosllavëve në Shqipëri Në vitin 1946, xhiruesit nga Jugosllavia qenë: Ljubisa Ivkovic, Nebojsha Lolin, Milorad Markovic dhe Nikola Zedrinski, të cilët me regjisorët: Vojislav Nanovic dhe Miodrag Jovanovic, realizuan dy filma dokumentarë: “Albanija putem slobode”-(Shqipëria drejt lirisë) dhe “Balkanske igre”- (Lojërat ballkanike) -1946. (*Instituti për film Beograd 1970), Edhe xhiruesit nga Maqedonia xhiruan në Shqipëri deri në vitin 1948: Trajce Popov dhe Nikola Hristovski për nevoja të arkivit të Zvezda film/Filmske Novosti dhe Ndërmarrjes Kinematografike Shqiptare si dhe ndihmuan në realizimin e projekteve të përbashkëta, p.sh. filmi dokumentar “HEKURUDHA TIRANË- DURRËS” i vitit 1947 – operator: Hamdi Ferhati dhe Nikola Hristovski).
(Trajce Popov: Filmska kultura Zagreb1985)

Filmat dokumentarë dhe artistikë të xhiruar në Kosovë “FILMSKE NOVOSTI” dhe ZVEZDA FILM - BEOGRAD xhiruan 2311 numra të kino-zhurnalit, në mesin e tyre shumë ngjarje nga Kosova. Aktiviteti i kompanisë Zvezda film/Filmske Novosti fillon në vitin 1944, fill mbas çlirimit të ish-Jugosllavisë. Xhiruesit e tyre kanë qenë në të gjitha qendrat e republikave, përpos në Kosovë. Ngjarjet në Kosovë xhirohen nga ekipet e qendrave të Beogradit e të Shkupit. Shumë xhirues të Filmske Novostit, Avala film, Slavija film dhe UFUS (Shoqata e artistëve të filmit nga Serbia), kanë xhiruar në Kosovë: Mihajlo Popoviq, Simon Rackoviq, Branko Kosiq, Trajce Popov, Nikola Hristovski, Mihajlo Matiq, Branko Mihajlovski, Ilija Miletin, Mihajlo Ivanjikov, Rasim Crnovrsanin, Nikola majdak, Dario Bremec, Ilija Ceperac, Stevo Landup, Josip Novak, Nikola Djonoviq, Dragan Mitroviq, Stevo Labudoviq, etj. kurse filmat artistikë Branko Ivatoviq, Ljube Petkovski, Branko Perak, Milivoje Milivojeviq dhe Milorad Jaksiq –Fandjo. Në këtë kohë nuk vepronte asnjë shqiptar xhirues Kosovë. Filmi i parë dokumentar që është xhiruar në Kosovë është realizuar në vitin 1948:

PRVE SVETLOSTI: prodhim i Avala film, skenari: Frida Filipoviq, regjisor: Zhika Mitroviq, xhirues: Mihajlo-Mika Popoviq (1908-1990), muzika: Josip Slavenski, montazhi: Zhika Mitroviq, metra 1258, formati 35 mm B/Z, e lejuar për shfaqje më 4.02 .1949 Përmbajtja: Përpjekjet për ta elektrifikuar Kosovën. Bashkëpunimi i serbëve dhe shqiptarëve, sjell një ndërtim më të shpejtë të hidrocentralit që ndikon në zhvillimin e këtij vendi të prapambetur, për ardhmërinë e tij më të ndritshme.
(Instituti për film, Beograd,1970)

Filmi i parë i luajtur artistik realizohet në vitin 1954 ESHALON DOKTORA M, 1955 - prodhimi UFUS, skenari: Dushan Zhega, Zhika Mitroviq, regjisor: Zhika Mitroviq, drejtor i fotografisë: Mihajlo Popoviq, muzika: Ivan Rupnik, skenografia: Kosta Krivokapiq, montazhi: Vojislav Bjenjas, rolet kryesore: Nadja Poderegin, Severin Bjeliq, Marijan Lovric, Ilija Xhuvalekovski, Janez Vrhovec, Milivoje Popoviq,Vladimir Medar. Metra 2486 m. formati 35mm, B/Z standard – lejuar për shfaqje më 14.02.1955

Përmbajtja: Ushtria e re e Luftës Nacionalçlirimtare sulmohet nga ballistët, kështu që sulmohet edhe reparti i të plagosurve, që e mbikëqyr dr. M. Duke e ditur se e drejta është në anën e dr. M, Ramadani, i biri i udhëheqësit të ballistëve, i bashkëngjitet Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe ndihmon në fitoren e saj.
(Instituti për film, Beograd,1970)

Fillimi i televizionit 1957-1974 Fillimet e televizionit në Jugosllavi datojnë nga viti 1957-58. Studiot televizive të qendrave jugosllave fillojnë të emitojnë programe në këtë radhitje kohore : TV Zagreb - 1957, TV Beograd -1958, TV Ljubljana -1961, TV Sarajevo -1963, TV Skopje – 1964, TV Titograd -1965 , TV Prishtina 1975 e TV Novi Sad 1975. Deri në vitin 1966 në Kosovë nuk kishte asnjë program televiziv në gjuhën shqipe, por ngjarjet kulturore, politike e shoqërore, u xhiruan nga xhiruesit e Filmske Novostit. Në të shumtën e rasteve, në Kosovë punoi xhiruesi Branko Kosiq dhe ndonjë xhirues i ardhur nergut nga TV Beogradi (Nikola Djonoviq).
(nga biseda private me Branko Kosiq, 1975)


PASQYRA TELEVIZIVE ose FILLIMI I TELEVIZIONIT DHE KINEMATOGRAFISË NË KOSOVË

Në vitin 1966, pas Plenumit IV të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, ku u dënua politika antishqiptare e Rankoviqit, u formua redaksia shqipe e TV Beogradit me këta entuziastë: Gjeto Leka – gazetar-redaktor, Faik Hima folës, Ekrem Kryeziu gazetar-folës e pastaj edhe regjisor, Antigona Nimani - realizatore dhe folëse, Mitalip Çoça xhirues-gazetar dhe Bejto Jusufi ndriçues që përgatisnin emisionin e parë në gjuhën shqipe të titulluar “Pasqyra televizive”, më vonë ju bashkëngjitën Masar Murtezai si redaktor përgjegjës, Vera Gjevori-Hima si folëse, Sytki Imami përkthyes e lektor, organizator Shaip Bejta, asistent kameramani elektronik Fatmir Nushi dhe korrier Kadri Hakiqi. Emisioni i parë u transmetua më 29 nëntor 1966.

Mitalip ÇOÇA ishte shtylla kryesore për xhirimin e kronikave të emisionit.

MITALIP ÇOÇA (1936-1997) - Pas mbarimit të normales punon mësues në Suharekë dhe korrespondent i disa gazetave dhe Radio Prishtinës nga rajoni i Prizrenit. Gjatë vitit 1963 vijon mësimet në Institutin e gazetarisë në Beograd dhe pas mbarimit të kursit gazetaresk studentët shpërndahen nëpër redaksi të ndryshme për të provuar dijeninë dhe të marrin përvoja të drejtpërdrejta në profesion. Mitalipi praktikën e ushtroi në Televizionin e Beogradit - programi informativ, si reporter dhe xhirues. Mbas kësaj kohe ai kthehet në Prizren dhe vazhdon bashkëpunimin e frytshëm me TV Beogradin duke xhiruar ngjarjet e ndryshme nëpër Kosovë. Pra ky është xhiruesi i parë shqiptar nga Kosova që filmoi me kamerën e filmit dhe xhiroi kronika dokumentare nga territori i Kosovës. Ai ka qenë i pajisur me kamerën EUMIG 16mm kurse më vonë ka punuar me një kamerë më të avancuar të tipit BOLEX PAILLARD 16mm me transfokator-zoom 12-120mm. Ai nuk bëri punë të tjera kreative të xhiruesit, por u ndal në xhirime informative dhe kronika dokumentare për emisione të lajmeve. Një kohë ishte përfaqësues diplomatik në përfaqësitë e Jugosllavisë në Gjermani-Këln e Shtutgart. Diplomoi në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti juridik.

Në redaksinë e parë shqipe të TVB në Prishtinë në ndihmë vijnë edhe disa punëtorë të tjerë nga Beogradi, si: xhiruesit: Nikola Djonoviq dhe Zavisha Stojkoviq si dhe tonisti i Radio Prishtinës: Slobodan Rakoçeviq.

Më vonë, me kërkesën e udhëheqësve kosovarë, redaksia e zgjeron programin televiziv. Me këtë shtohet edhe numri i punëtorëve. Në vitin 1967 pranohen në punë xhiruesit filmik:

Rudolf SOPI (1933-1984), me profesion fotograf-retusher, më vonë studioi kamerën në Akademinë e filmit në Zagreb. Vjen në TVB nga kombinati ndërtimor “Ramiz Sadiku” ku punonte me makina kopjimi të planeve arkitektonike. Mbas kursit për aftësimin për punë me kamerë në TV Beograd fillon punën e xhiruesit filmik në redaksinë shqipe të TVB. Shquhet për talentin e tij të madh. Në vitin 1971 realizoi filmin e parë TV “TË NGUJUARIT” me regjisorin Ekrem KRYEZIU, ku u pa talenti i tij dhe vazhdoi të punojë edhe si asistent i kamerës edhe në disa projekte të Kosova-filmit për të perfeksionuar zanatin. Asistoi në disa filma artistikë dhe xhiroi disa filma TV, para se të xhirojë serialin dhe filmin e parë kinematografik: “ERA E LISI” në vitin 1978. Për filmin dokumentar në prodhim të Kosova-filmit “PIKË E GURË” të regjisorit Ekrem Kryeziu u shpërblye me medaljen e artë në Festivalin e filmit dokumentar, në Beograd më 1977. Kështu Rudolf SOPI hyn në historinë tonë kinematografike si xhiruesi i parë kosovar i filmit artistik. Miodrag STOJANOVIC (1932-2001) deri atëherë punëtor në administratën e gazetës “RILINDJA”, por që kishte shkollën e mesme të filmit, dega e ndriçimit. Ka punuar pos kronikave për lajme edhe emisionin “Bujku” dhe në emisionet për fëmijë. Ka qenë specialist për xhirime të kronikave sportive-futbollit.

Mbas 2 vjetëve ndihme largohen punëtorët serbë të Beogradit dhe e gjithë barra e xhirimit të emisioneve e kronikave bie tash në kuadrot kosovare. Këtu duhet të përmendet kontributi i regjisorit dhe skenaristit:

Ekrem KRYEZIU (1943 – në TVB nga fillimi 1966). Si profesionist i vërtetë, pas shkollimit në Akademinë e filmit në Beograd, luajti një rol me rëndësi në aftësimin dhe përkujdesjen artistike të punës me kamerë të xhiruesve në redaksinë shqipe në TVB, gjatë viteve 1967-1973. Në vitin 1967, mori pjesë në realizimin e filmit të parë në gjuhën shqipe: “UKA I BJESHKËVE TË NEMUNA” (1967), si asistent i regjisorit Miki Stamenkoviq. Kryeziu dinte të përdorte kamerën e filmit dhe në shumë raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazhierit, në montimin e kronikave për lajme dhe emisione të zhanreve të ndryshme. Në vitin 1982 për aktivitetin e tij patriotik burgoset dhe dënohet me 7 vjet burg.

Në vitin 1969 punësohet Ruzhdi FEJZULLAHU (1945-) në TVB vjen nga puna e teknikut në kombinatin “Trepça” në Kishnicë. Vijon kursin për xhirues në TV Beograd. Më vonë diplomon letërsinë dhe gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pos kronikave për lajme, ka punuar edhe reportazhe, dokumentare dhe programe artistike, xhirime të shfaqjeve teatrore të teatrit të Gjakovës, etj.

Ne vitin 1970 punësohet edhe Murat ZEKA (1940-), në TVB vjen nga puna e arsimtarit të artit figurativ. Në vitin 1980 shpërngulet në Australi nga represioni i policisë serbe. Pos kronikave të emisionit për lajme, ka punuar shumë reportazhe, udhëpërshkrime dhe emisione muzikore. Filmin e parë profesional e xhiroi në vitin 1977 “RUFAITË” në prodhim të Kosova-filmit.

Ne vitin 1971 punësohet Shaban GASHI (1939-1990), në TVB vjen nga puna e fotografit shumëvjeçar në Prizren. Më vonë studion kamerën në Akademinë e filmit në Zagreb. Pos punëve të rëndomta për lajme, ka xhiruar edhe emisione nga kultura dhe emisione dokumentare e muzikore. Ka asistuar në shumë projekte te xhiruesi R. Sopi për Kosova-film dhe RTP. Ne këtë vit punësohet edhe Agron SEDLLARI (1944). Në TVB vjen nga puna e teknikut të bujqësisë. Në vitin 1989 shpërngulet familjarisht në Zvicër nga represioni serb. Ka punuar në lajme dhe në shumë emisione dokumentare e muzikore.

Në vitin 1972 punësohem edhe unë, Shukri KAÇANIKU (1951). Në TVB shkova nga Mitrovica, pas mbarimit të shkollës së mesme, me përvojën 3 vjeçare në kino-klubin “Optika”, ku kam punuar me kamerën 2x8mm. Më vonë vijova studimet në Akademinë e filmit në Beograd, degën e kamerës. Pos kronikave dhe reportazheve dokumentare dhe programeve të rregullta, kam xhiruar filma TV “Kopshti i pleqërisë” 1977 “E kafshoja terrin” 1977”, “Një jetë e tërë” 1980, serialin për fëmijë “Fidani” 1980 etj. Shumë filma dokumentarë, ndër ta, atë të parin, filmin profesional dokumentar, më 1974, me titull “KOSOVA”, në regji të Ekrem Kryeziut dhe në prodhim të Lidhjes Turistike të Kosovës.

Kështu, lirisht mund të themi se fillet e kinematografisë kosovare ishin në atë bërthamën e vogël të redaksisë shqiptare të “Pasqyrës televizive” në TV Beograd. Kjo redaksi, pastaj, me fillimin e punës të Televizionit të Prishtinës, më 1974, do të pasurohet me një numër të konsiderueshëm xhiruesish të shkolluar e të talentuar.

Ja një radhitje e filmave dhe serialeve të realizuara në TV PRISHTINA PRODUKSIONI I FILMIT DHE SERIALEVE NË TV PRISHTINA Realizuar me kamera filmike dhe negativ 16mm

1974: “Por” - formati 16mm kolorRegjisor: Ekrem Kryeziu, kamera: Rudolf Sopi,
1975: “Lec pazheci” - formati 16mm B/ZRegjisor: Faik Ymeri, kamera: Rudolf Sopi,
1975: “Trimi” – formati 16mm kolor Regjisor: Besim Sahatçiu, kamera: Rudolf Sopi,
1975: “E shtëna në ajër”- formati 16mm B/ZRegjisor: Skender Nimani , kamera: Rudol Sopi,
1977: “Kopshti i pleqërisë” – formati 16 mm kolor Regjisor: Skender Nimani, kamera: Shukri Kaçaniku,
1977: “E kafshoja terrin” – formati 16mm kolor Regjisor: Ekrem Kryeziu, kamera: Shukri Kaçaniku,
1978: “Era e Lisi” - formati 16 mm kolor,Regjisor: Besim Sahatçiu, kamera: Rudolf Sopi,
1980: “E tërë jeta për një ditë”- formati 16mm kolor Regjisor: Ekrem Kryeziu, kamera : Shukri Kaçaniku,
1980: “Fidani” - formati 16mm kolor,Regjisor: Sadedin Prekazi, kamera: Shukri Kaçaniku,
1981 “Tre veta kapërcejnë malin” – format 16mm kolor,Regjisor: Besim Sahatçiu, kamera: Rudol Sopi.

KOSOVA NË KINEMATOGRAFINË E ISH-JUGOSLLAVISË 1945-1965

Deri në vitin 1965 janë xhiruar 2977 tituj.
Shumë pak në Kosovë.
Nga 2977 tituj në periudhën 1945 – 1965, në Kosovë dhe për Kosovën janë xhiruar 29 filma, 26 dokumentarë dhe 3 filma artistikë:

1. Prve svetlosti 1949 – Avala-film, 35mm – xhirues: Mika Popoviq, 2. Kosmet 1952- Filmske Novosti 35mm – xhirues Simon Rackoviq, 3. Prizrenski motivi 1952 – Avala-film ,35mm - xhirues Simon Rackoviq, 4. Festival na Kosmetu 1953 -UFUS, 35mm –xhirues Branko Ivatoviq, 5. U srcu Kosmeta 1954 - UFUS ,35mm - xhirues Nebojsa Lolin, 6. Probudjena zemlja 1955 - UFUS, 35mm - xhirues Ilija Miletin, 7. Pec 1957 – Studio film, 35mm - xhirues Rasim Crnovsanin, 8. Magle se dizu 1957 – Slavija-film 35mm - xhirues Ilija Miletin, 9. Visoki Decani 1958 – Slavija-film 35mm – xhirues Ilija Miletin, 10. Pecka Patrijarsija 1958 – Slavija-film 35 mm – xhirues Ilija Miletin, 11. Tri grada 1958 – Filmike Novosti, 35mm – xhirues Velizar Jankoviq, 12. Na raskrscu vekova 1958 – Slavija-film, 35mm - xhirues Ilija Miletin, 13. Prva decenija 1958 –Slavija-film, 35mm – xhirues Ilija Miletin, 14. Kosovski rudari 1959 – Slavija-film, 35mm - xhirues Nikola majdak, 15. Motivi sa Kosmeta 1959 – Slavija-film, 35mm – xhirues Ilija Miletin, 16. Kosmet 1959 : 1959 – Slavija-film, 35mm – xhirues Nikola majdak, 17. Po Kosmetu i dolinom Ibra 1960 – Dunav-film 16mm - xhirues Ljubisa Ivkoviq, 18. Kok per kok 1961- Lovcen-film, 35mm – xhirues Dario Bremec-Ilija Ceperac, 19. Rugovo-Sota 1961 – Avala-film, 35mm kolor - xhirues Stevan Landup, 20. Poslednji grnicari 1962 – Slavija-film, 35mm - xhirues Nebojsa Lolin, 21. Rugovska legenda 1962 – Slavija-film, 35mm - xhirues Rasim Crnovsanin, 22. Rugovo 1962 – Lovcen-film, 35mm - xhirues Dario Bremec/Ilija Ceperac, 23. Kosovsko crno zlato 1963 – Avala-film, 35mm kolor - xhirues Mihajlo Matiq, 24. Rudari, hleb sa devet kora 1964 – Dunav-film, 35mm - xhirues Stevo Radoviq, 25. Zakon Krvi 1965 – Dunav-film, 35mm - xhirues Josip Novak/Stevo Radoviq, 26. Selimov svet 1965 – Dunav-film, 35mm - xhirues Ilija Ceperac, 27. Ekselencije 1966- Kosmet-film, 35mm – xhirues Branko Mihjlovski, 28. ESHALON DOKTORA M, 1955 - UFUS, 35mm - xhirues Mika Popoviq, 29. KAPETAN LESHI, 1961 – Slavija-film, 35mm, kolor sinemaskop –Branko Ivatoviq, 30. OBRACUN, 1962 – Avala-film, 35mm - kolor totalskop-Ljube Petkovski,
(Instituti për film, Beograd, 1970)

Kinematografia në ish Jugosllavi, mbas Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet sipas kritereve të politikës së Lidhjes së Komunistëve. Ndërkaq, drejtpërdrejte për zhvillimin e kinematografisë në vend merrej Komiteti për Kinematografi i Qeverisë së RFPJ-së në Beograd, kurse nëpër republikat e tjera kanë funksionuar qendrat republikane të kinematografisë. Nga ky organizim, Kosova ishte lënë anash dhe nuk kishte asnjë ndikim ose asnjë mundësi për pjesëmarrje ne prodhimin e filmit dokumentare dhe te luajtur artistik si dhe në shkollimin e kuadrit për kinematografi, sikur pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë. Mbas Plenumit te 4 te PK te Jugosllavisë me 1966, ku dënohet politika anti shqiptare e Rankoviqit fillon te depërtoj fryma e re ne zhvillimin e kulturës ne Kosove. Kështu fillon edhe kinematografia me formimin e Qendrës për kulture te Kosovës.

AKTIVITETI I QENDRËS KULTURORE TË KOSOVËS: Përpos aktivitete tjera, qendra është marre edhe me prodhim te filmit, ne mungese te shtëpisë filmike ne Kosove, Ajo i prodhoi këto projekte:

1967: “UKA I BJESHKËVE TË NEMUNA” – filmi i pare artistike që flet shqipe në ish-Jugosllavi,

1.“UKA I BJESHKËVE TË NEMUNA”, format 35mm Widescreen 1:1,66 colorSkenari: Murteza Peza, Abdurrahman Shala dhe Kole Çashule Regjia: Miodrag-Miki Stamenkoviq Drejtor i fotografisë: Branko Ivatoviq Ass.regjisor: Ekrem Kryeziu.

2.1966 “EKSELENCIJE”, format35mm B/Z dokumentar Regjisor: Zdravko Velimirovic

3.1968 ”SKENDERBEU” format 35mm ,dokumentar Regjia:Zdravko Velimirovic

LIDHJA TURISTIKE E KOSOVËS: Është producent i filmit turistik-dokumentar : “KOSOVA “ 1974 formati 16mm kolor , Skenari dhe regjia: Ekrem Kryeziu, Kamera: Shukri KAÇANIKU,


AKTIVITETI I KOSOVAFILMIT KOSOVAFILMI

U themelua në shkurt të vitit 1969 nga Kuvendi i Kosovës. “Kosovafilmi” kultivoi me përkushtim vlerat artistike të kinematografisë kosovare në kushtet dhe rrethanat tejet specifike. Financohej nga buxheti i Kosovës. Drejtori i parë i “Kosovafilmit” ishte Abdurrahman Shala (1922-1994), njëri ndër aktorët më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare në Kosovë. Deri ne vitin 1974 Kosovafilmi angazhonte xhirues nga ish Jugosllavia, kurse me ardhjen e Azem Shkrelit (1938-1997)si drejtor, filluan gjerat te ndryshojnë. Se pari, ai angazhoi xhiruesin e TVP Rudolf Sopin (1932-1984), qe te bej hulumtime dhe zgjedhje për blerjen e teknikes filmike per nevojat e Kosovafilmit. Kështu ne vitin 1975 nga firma ARRIFLEX e Munihut arritën 2 kamera 35 mm Arriflex 2C dhe një 16mm Arri st 16mm, me komplet pjesët dhe optika e nevojshme, qe për atë kohe përdoreshin ne xhirime ne ish Jugosllavi .Teknika filmike ne vitin 1999 u bajt ne Serbi bashkë me stabilimentet tjera prone e Kosovafilmit.

Projektet e para filmike të ndërmarrjes së vetme për prodhim të artit filmik KOSOVAFILM i realizuan kineastët : Rudolf SOPI, Afrim SPAHIU, Shaban GASHI, Murat ZEKA , Shukri KAÇANIKU dhe asistenta e kameres Agron NELA e kujtim BEJTULLAHU me regjisorin e skenaristin Ekrem Kryeziu dhe Besim Sahatqiu.

Me fillimin e produksionit të pavarur u vunë themelet e prodhimtarisë filmike origjinale, me ngjyrime të theksuara autoktone, që flisnin shqip dhe që paraqisnin kulturën e traditën tonë, por pati edhe dështime evidente në koprodukcionet me producentë të tjerë, ku nuk iu kushtua kujdes aspak shkollimit te kuadrit teknik dhe artistik nga Kosova.

SHKOLLIMI I KUADRIT PËR KINEMATOGRAFI DHE TV NE KOSOVE

Para vitit 1977 nga Kosova shume pake studentë shqiptare kanë studiuar kamerën ne akademi te filmit: Fatmir Bajrami ne vitin 1974 vjen nga Franca, kurse Afrim Spahiu me 1975 nga Kroacia ,kurse 2 studentë nga Kosova qe kanë kryer studimet ne akademinë e njohur FAMU ne Praga te Çekisë ne vitin 1977 Destan Seferaj dhe Rifat Dobra nuk kthehen ne vendlindje por mbesin ne boten e jashtme. Në vitin 1977 RTP dërgon në shkollim komplet një gjeneratë të studentëve nëpër akademitë e filmit dhe TV-së në ish-Jugosllavi. Konkretisht, në Beograd dhe Zagreb,ne te gjitha degët e prodhimit filmik, studentët e katedrës së kamerës:Menduh Nushi, Fatos Kastrati(1954-2007), Sylejman Klokoqi, Xhon Marku, Milazim Salihu,, Njazi Qukiq, Rafet Elezi, Nazmi Hajrullahu të cilët kthehen në Kosovë pas 4 vjetëve edhe fillojnë punën në TV Prishtina dhe Kosovafilm. Disa prej tyre edhe realizojnë filmat e parë artistikë të metrazhit të gjatë.

TELEVIZIONI I PRISHTINES - Teknika filmike dhe elektronike ENG qe numëronte afërsisht 40 kamera dhe 1 komplet për xhirime animacioni me pjesët përcjellëse, 3 autoreportazhe OB e shume pjese teknike për montazhin filmik dhe elektronik, shume reflektor për ndriçim etj. u vodhën ne mënyrë te organizuar gjate viteve 1992-99 nga Televizioni i Serbisë RTS. Produkcioni i Televizionit Prishtina –sektori i kamerës:Lista e punëtoreve te sektorit te kamerës deri ne mbyllje nga policia serbe me 5.07. 1990. Xhiruesit filmik dhe ENG: Ruzhdi Fejzullahu, Shaban Gashi, Shukri Kaçaniku, Nihat Zherka, Fatmir Bajrami, :Miodrag Stojanovic Lulzim Shasivari, Aziz Krasniqi, Fatos Kastrati, Rafet Elezi, Milazim Salihu, Njazi Çukiç, Branko Milosavljevic, Fadil Turuskovic, Halim Kollqaku, Sahit Kokoli, Nazmi Hajrullahu, Leonard Mulliqi, Bedri Dibra, Novica Tanasijevic, Tefik Gashi, Ahmet Konjusha , Tarik Pagarusha, Dervish Lekaj dhe Remzi Abdullahu.( Kurse para vitit 1999 per arsye te ndryshme e kan leshuar TVP keta xhirues: Urim Ukimeri 1978,Ramadan Bobaj 1979 ,Fadil Bajgora 1980, Murat Zeka 1981, Agron Sedllari 1988, Xhelil Halili 1987 Dragan Grubanovic 1988 dhe Kujtim Bejtullahu 1988,Sylejman Kllokoqi 1986 kalon ne RTS Serbia,). Kamermanet :Nexhdet Osmani, Anton Noka,Dimitrije Puzhic, Ruzhdi Domi, Abaz Zeka, Abdullah Berisha, Xhevdet Shala, Sadik Shabani, Jusuf Rizvanolli, Ekrem Perjuci, Adnan Sulejmani, Smajo Gashi, Zoran Popovic, Dragan Djordjevic,Agim Rukovci, Gazmend Ballabani,Gazanfer Nishliu, Viti 1978 , ERA DHE LISI- komplet prodhim kosovar. Ne vitin 1978 filloi realizimi i projektit filmike dhe serial TV ma te madhe deri atehere ne Kosove.Ne projekt kane qen te anagazhuar pos aktoreve kosovare edhe nje numer i konsiderushem i specialisteve filmik dhe TV nga Televizioni Prishtina.Konsiderohet se projekti ERA dhe LISI ka qene suksesi i madhe artistike dhe organizative i kinematografise dhe televizionit Kosovare . “Era dhe lisi” Çmimet: “Arena e Artë” për skenar “Pula 1979” (Petrit Imami) “Arena e Art” për rolin kresor “Pula 1979”(Abdurrahman Shala) “Shperblimi tradicional i kritikeve te filmit” Sarajeve 1979” • Zhanri: Dramë e pasluftës • Regjia: Besim Sahatçiu • Producent: KosovaFilmi, RTP-TV Prishtina • drejtor i fotografisë: Rudolf Sopi • ass.kamere: Fadil Bajgora dhe Sahit Kokoli • Kamera 2 : Shukri Kaçaniku • Kohëzgjatja: filmi 111 minuta, dhe 6 episode TV nga 50 min. • Teknika: Wideescreen 1,1:66 , kolor • Premiera: 6 korrik 1979. PRODUKCIONI I KOSOVAFILMIT 1969-1990 “Dashuria e parë” 1970, “Rekuiem për të nesërmen”1970,“Koka ime e krisur” 1971, Si të vdiset 1971,Hedhësit e bombave, 1973,Sulmi i kuq 1974,Dervishi dhe vdekja 1974,majat e Zelengorës 1976. (Keta filma jane punuar nga xhirues jashtë Kosoves dhe shumica e ketyre filmave jane koprodukcione ku vetem disa aktore nga Kosova kane mare pjese). 1979- Kur pranvera vonohet , • Zhanri: Luftarak , • Regjia: Ekrem Kryeziu, • Producent: Kosova Film, Prishtinë , • Drejtor i fotografise: Milorad Jakšić-Fanđo , • Ass.kamere: Jovan Jekic, Dragan Stevandic Fadil Bajgora, • Kamera 2 : Shukri Kaçaniku, • Kohëzgjatja:filmi 124 minuta dhe 6 episode TV 55 min. • Teknika: Widescreen 1:1,66, kolor, • Premiera: 12 korrik 1979.

"Disidenti" i çuditshëm ?!

Tregim


Nga Përparim Hysi



Me Rako Telon, si të thuash, kisha ngrënë një thes me kripë. Qëlloi që në nga dy nga emrimet e gushtit ( gjithmonë në gusht deri mes viteve '70-të bëhej kuadri në arsim) të punonim në të njëjtën shkollë dhe, me që dhe na pëlqente muhabeti, u bëmë miq. Rako Telo qe nja 5-vjet më i madh nga unë, por nuk qe aspak problem që mos na puqeshin urat. Edhe kur takoheshim në qytet (ai banonte në qytet se unë tërë jetës kam banuar në fshat), ne takoheshim në klub dhe, kur qëllonim të qemë të dy kokë për kokë, digjnim vajguri me hallet e botës. Shkurt: e vinim në lupën tonë gjithë botën dhe mikrobotën. Por,sado kokë më kokë dhe, pothuaj, intimë: vetëm biseda politike nuk bënim. Se, ndërsa ai, politikisht, qe si kulaçi mbi vezën e pashkës, unë, përkundrazi: isha me "plevitë" të rëndë.
Kështu që politikës i ruheshim ashtu siç i ruhet delja gërshërëve. Mua nuk ma mbante, ai qe mbroth: si me koracë dhe, kështu,atyre porblemeve u kish vënë kapak.
Por, për të qenë i ndershëm tek rrëfej, një gjë e kisha të qartë: Rako Telo kurrë nuk lakonte për keq emrin tim, qoft dhe në qoshka të fshehura. Ky qëndrim, ta merr mëndja, që ishte reciprok. Pra, nga kolegë, qemë bërë miq. Kur thoshte një miku im: - Me këto buzë që kemi, do puthemi ! Secili prej nesh kishte huqet e veta dhe, si të tillë, e kishim pranuar njëri- tjetrin.

* * *

Një ditë prej ditësh, më tregoi një histori që më gajasi. Dëgjo,- më tha,- sado që imatë është kuadër nga të luftës, por unë jam "disident?!". Sa e filloi këtë bisedë, unë pak u "rrënqetha", se nuk më rrinte mirë samari. Jo vetëm nuk më rrinte mirë, po sikur po më vriste dhe po ma bënte kurrizin copë.
-Ore Rako, - e ndërpreva,- po ytatë veteran dhe ti disident, po lëre atë muhabet dhe kalo në "linjë". Me "linjë", mes nesh, ishte muhabeti për ato. Kur them ato, ju duhet të kuptoni se ose ishte fjala për ndonjë kolege, o për ndonjë që qe shfaqur ashtu, kalimthi.
Se të thuash të drejtën: koleget e bukura nuk mungonin në shkollën tonë dhe jo vetëm kaq: qoft Rakos (epo vet nuk e bëj hasha!) dhe qoft mua, na haheshin hudhrat. Dhe u çudita me këtë "disident" në tavolinën tonë. Nuk flas kot, nguli këmbë Rakoja. Ty ashtu të duket, po, kur të t'i rreshtoj faktet do bindesh.
Bobo, mendova, seç ka ndodhur me mikun tim dhe, ç'ka më trondiste dhe më keq, më lindi dyshimi i ndonjë provokimi dhe mpreha vigjelencën.
- Pa hë ta dëgjojmë njëherë këtë "disidencën" tënde,- lëshova pe unë, sado që pak i trëmbur qeshë.
-Unë e di që ti shpreson për ndonjë disedencë si andej matan ( qe fjala për vëndet socilaliste me të cilat kishim patur miqësi ), por kjo "disidenca" ime është e tjetër lloji. Isha ushtar, andej nga Korça, - filloi ai të më tregojë,- dhe si komandant skuadre pata një tetar nga Veriu. Qe graduar si ushtar më i vjetër, por ke parë, e mbante veten si gjeneral. Mua po inati në majë të hundës, po ato të shkreta rregullore ta hanin shpirtin. Ky, Veriori, vërtet ta merrte shpirtin, po kur e hiqte veten si me edukatë. Kurrë nuk të thërriste me emër, pa i vënë atë nofkën: shoku. Shoku Raku (po kur s'më thoshte Rako,po Raku!) shkoni me qrue kartolla në kuzhinë. Shoku Raku këtu e shoku Raku atje, m'u bë si burrë i nënës. Doja ta vija poshtë e t'i hyja dorë me shqelma, po ku unë e ku ai. Qe si lis nga trupi. Ta çaje me sëpatë. Kisha një muzikë nga ato gjermanet. E kisha timen dhe, sa herë që kisha kohë të lirë, i bija ndonjë avazi si me nostalgji nga jeta civile. Tetari më dëgjonte dhe nuk i pëlqente, sado që unë vetëm në kohë të lirë e përdorja. Dhe ja një ditë m'u afrua dhe më tha: - Shoku ushtar Raku pa ma jep njiat mue. Mendova se qe kurioz dhe ia zgjata. E mori në dorë, provoi t'i binte dhe, kur pa, që muzika lëshoi një zë çjerrës, e futi në xhep.
- Shoku tetar,- sulmova unë, është muzika ime dhe nuk është e repartit.
-Po veta jam komandant dhe kur po e gjykoj veta ta napi apo nuk ta napi.
Flokët m'u ngritën gjëmb, por, të them të drejtën nuk ma mbante. Me inat dhe fuqi nuk ia dilja dot. Dhe mendova që t'ia punoja. Si e si t'ia merrja muzikën time. I vura zëmrës një gur dhe një ditë, kur tetari qe në qejf, futa në punë "grackën" time. I them ( rreth e përqark qenë ushtarët e tjerë) : - Vallaj, tetar Marku, i mirë je shumë veçse ke një të metë të vogël.
Ai u këndell (epo kush nuk këndellet që të jesh i mirë po të kesh vetëm një të metë. Dhe kjo- e meta- të jetë e vogël?!) dhe, ndërsa ma zgjati muzikën që më mbante peng, më tha: - Aman, shoku Raku, ma thuej çfarë të mete kam?
-Nuk ta them dot,- ngulmoja si më kot unë.
-Aman,bre, ma thuej se due me e përmirësue, hej ?!
-Jo, shoku tetar, nuk mundem.
Ushtarët sy e veshë se cila do qe ajo e meta ( dhe,patjetër, e vogël ) që kish tetar Marku që e paskam vërejtur unë dhe ata nuk e dinin. Tetari vdiq duke m'u lutur, por unë kisha vendosur t'ia bëja shpirtin derr. Edhe shokët për rreth zunë të mbajnë anën e tetarit:
-Po thuaja, o Rako, se na plase.
-Po të lutna shoku Raku, po mos më korit, he, burrë!- bëhesh dysh tetari.
Unë si u largova aq sa më hante syri nga ndonjë rrezik i beftë (se çfarë nuk prisje nga ia lloj?!), më së fundi, i them:
- I mirë shumë je shoku tetar Marku, por e ke sumën prapa !!! Dhe, papritur reagimin e tij, ia dhashë vrapit sa më hanin këmbët. Prapa më ndiqte brohorima e shokëve se inatin e tetarit vetëm e përfytyroja,se nuk e ktheja kokën prapa. Kur më pa që dhe unë ia dhashë të qeshurit, më tha: - Hë, u binde tani me "disidencën" time. Unë po qeshja me shpirt se u çlirova nga ndonjë dyshim me ngjyrime politike, pa kjo për të qeshur qe.
Por nuk mbaron këtu "disidenca" ime, -ndëryhri Rakoja. E di, - shpejtova unë,- pastaj tetari ta ka marrë shpirtin dhe ta ka nxjerrë "disidencën" nga hundët.
- Jo. Jo. Vërtet që më vuri postë jashtë radhe ,muzikën e fsheha (sikur më kish humbur) dhe këtë "haraç" e pagova deri sa më dërguan në kurs për radiollokator.

* * *
Shkova në kurs dhe "shpëtova" nga tetari. Kursin për radiollokator na i bënte një tetar rus. Aso kohe (janë vitet '50-të ) në repartet e mëdha kishte oficerë e nënoficerë rusë. Kursin e mbarova me rezultate të mira dhe u gradova rreshter. Shpëtova nga tetar Marku dhe çdo ditë kisha vëndin tim të punës në radiollokacion. I madhi i repartit tonë qe një kolonel dhe po një kolonel që dublonte atë qe rus. Mirëpo a e ke dëgjuar atë shprehjen ti që deles së zezë venë dhe i ngjiten rrodhet. Kështu ndodhi dhe me mua. Sado që qeshë graduar rreshter, kur vinte puna, duhet të rrija "sus" para atij tetarit që, ndryshe nga tetar Marku, ky qe rus. Qe ai specialisti që kish ardhur nga Rusia. Dhe mbahej apo nuk mbahej. Zakonisht, rusët, silleshin mirë, por ky, tetari "im", kish qëlluar njeri i keq. Donte si e si, për të na zënë në gabim. E quanin Boris. Një qimebardhë (qimeshllirë thoshin në mes tonë se qe punë me rrezik me rusët, shkoje si spata pa bisht) dhe aq i lig qe, sa hallall ta bëja tetar Markun , me atë të "metën e vogël nga pas. Epo do e hidhje vallen sipas muzikës së kohës. Tetar po komandant, or tunjatjeta. Kapelja nuk më rrinte mirë, por nuk ma mbante, or burazer. Kur një ditë nuk durova më. Shpërtheva.
Çfarë,- thashë unë,- dhe atij i the: - E ke sumën prapa.
Jo, ky qimeshëllira qe i lig dhe lindur për poshtërsira. Kish vajtur para meje dhe, pasi kish hequr një nga llampat e radiollokatarit, më urdhëron mua:
- Serzhent Tello, gatov aparat!
Jep e merr unë që ta vë në punë aparatin, po hiç. Qimeshëllira mënd jargosej nga kënaqësia dhe, ndërsa mua inati më kish hipur në majë të hundës, ai tërë mllef, e zbrazi:
- Eto diversant !!! Medemek, atë llambushkën e gadishmërisë e kish marrë diversanti. Shtinte larg qimeshëllira. Ca se nuk e shihja dot me sy (tek lëpinte gjuhën nga kënaqësia), ca se po më vinte në lojë dhe më lakonte për mungesë vigjelence, po më t'ia lëshoi: fap-fap nja dy fllacka të forta, sa i lëshuan shkëndija sytë dhe tërë mllef, i them:
- Diversanti i sat-tëme! Ore qimeshëllira i mutit. Po unë jam rreshter, kurse ti je tetar, ore kokëbardhë nga Siberia. E bëra veprimin, i nxorra këto batare sharjesh nga goja, por i paramendova pasojat: më priste gjyqi ushtarak. Kisha qëlluar një specialist rus. Dhe, aty për aty (nuk priste puna më) vrapova në kuzhinë, gjeta një kokërr qepë. E zhvesha atë dhe i bëra të dy sytë. Lotët po më shkonin çurg dhe sytë dukeshin sikur isha ngritur i lemeritur. Si e pashë veten në pasqyrë, po me vrap shkova e trokita në derën e kolonelit rus. Trokita dhe nuk prita as da as na, po drejt e brënda. Koloneli u çudit që një nënoficer shiqptar vjen e trokit dhe hyn si i alarmuar në zyrë.
Papritur që t'më pyeste ( e ku mirrja vesh nga rusishtja unë?!) , fillova ashtu si duke qarë:
-Menja tetar Borja,bau-bau, pëllëmba menja! Bot ... dhe çurg lotët.
-Shto? Shto? - u alarmua me të vërtet koloneli.
Dhe unë: Bau-bau (zija faqet me dorë dhe u bija me shuplakë),menja,tetar Borja. Lotët po vërgaj.
Koloneli erdhi dhe t'u nxi dhe,sakaq rroku telefonin dhe bisedoi me dikë. Unë aty:-Bau-bau, menja... lotët..
Koloneli doli me mua. Kur shoh që reparti qe rreshtuar. Mbrriti dhe komandanti i repartit tonë dhe ky kolonel. Unë aty me ta.
Koloneli rus urdhëroi: -Tetar Borja pjerjod! (dil para rreshtit). E pashë qimeshëllirën që doli dhe u mat të shpjegohej me eprorin e tij.
Po koloneli rus nuk e zgjati shumë, shkoi dhe ia hoqi spaletat tetar Borjes se kish "rrahur" rreshterin shqiptar. Mua, sado lotët nuk më pushonin, po nuk kishte kënaqësi më të madhe, kur pashë tetar Borjen që ta hipnin në një xhips ushtarak dhe që athëherë nuk u pa më në reparrtin tonë. Unë e dëgjova me një fyrmë dhe ai më pyeti:
-Hë, a kam qenë disident unë?!
-Po,- i thashë,- gjithsesi ke qenë një "disident" i çuditshëm.


* Kujtimit të kolegut tim, Arqile Pambuku, që ka vjete që ka ndrruar jetë.


Tiranë, 7 prill 2013

2013/04/06

“AMANETI”, KTHIM NË VITET ‘90

Regjisori Namik Ajazi dhe aktorët Eva Alikaj, Amos Zaharija, Myzafer Zifla, Guljem Radoja, etj, kanë realizuar tashmë në disa sheshxhirime skenat e filmit "Amaneti", premiera e të cilit pritet në fund të këtij viti. Xhirimet e para janë realizuar në Pogradec e më pas stafi realizues i filmi është rikthyer në Tiranë. "Amaneti", me skenar të Ruzhdi Pulahës, rrëfen historinë e një funksionari të lartë të Sigurimit, i cili pret fundin, ashtu si edhe ai ua ka përgatitur të tjerëve. Ngjarjet zhvendosen në vitin 1982. Është koha kur është eliminuar Mehmet Shehu dhe klani i tij.

Ky film rikthen në sheshxhirim aktoren Eva Alikajn, roli i fundit i së cilës në Shqipëri ka qenë në filmin "Përdhunuesit" në vitin 1995. Sinopsi i filmit vërtitet rreth një djali që do të çojë në vend amanetin e të atit. Babai i beson një sekret që ta bëjë publik mbas vdekjes së tij. Ky i fundit mbasi ka qenë një nga personazhet kyç që ka ndihmuar në eliminimin e gjithë kundërshtarëve kryesorë brenda e jashtë partisë, ka ardhur në fund edhe radha e tij për t’u goditur.

Regjisorit Namik Ajazi iu desh të priste rreth katër vjet, që projekti i tij të miratohej nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, për të filluar nga puna për filmin e parë artistik me metrazh të gjatë. Kur filmi u miratua skenari bënte fjalë për një histori gjakmarrjeje, por skenari i ngjashëm me filmin "Falja e Gjakut" i detyroi krijuesit të ndryshojnë fabulën e filmit të tyre.

Regjisori është shprehur në media se, shpreson të realizojë një film të mirë, ku ata që kanë jetuar diktaturën të shohin të vërtetën, të rinjtë të mësojnë më shumë dhe të huajt të njohin Shqipërinë, të cilën e kanë parë vetëm përmes historish emigrantësh apo mafiozësh. Kthimi në vitet ’80 ka vështirësitë e tij për sa i përket vendeve ku do të xhirohet dhe garderobës. Xhirimet e para janë zhvilluar në Pogradec, aty ku rezidencat e ish-pushtetarëve komunistë kanë mbetur thuajse njësoj. Ndërsa për xhirimet në zonën e ish-Bllokut është ndërtuar një interier i ngjashëm me të.

Filmi xhirohet edhe në Rubik për një episod në fshatin e internimit e më pas në Minierën e Bulqizës ku po punon familja e personazhit kryesor. Xhirime do të zhvillohen edhe në Itali me një kast italian. Ajazi i ka dërguar skenarin edhe aktorit Remo Girone, por edhe nuk është konfirmuar pjesëmarrja e tij. Filmi pritet që të shfaqet në muajin nëntor.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...