Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/09

Skënderbeu e deshi Zulejkën

Dashuria e Skënderbeut për vajzën e sulltanit, që përfundoi në tragjedi
description
Antonio Xonkanda, shkrimtar italian, ka shkruar 200 vjet më parë një roman 800 faqesh për Skënderbeun. Historia e një heroi, që në rrugën drejt fitores shoqërohet nga pasioni, intrigat dhe tradhtitë. Një dashuri fatale me vajzën e Sulltan Muratit II.

Dashuria me vajzën e vetme

"Skënderbeu e deshi Zulejkën. Turkesha me sytë e zinj dhe flokët që i binin lehtë mbi qafën e hollë e kishte magjepsur qysh fëmijë. Mbrëmjeve ai lutej për portretin e saj dhe mëngjeseve nuk mendonte gjë tjetër veç të shihte siluetën e saj larg tek ecte me fustanin e gjatë në kopshtin e oborrit mbretëror. Dashurinë ia shprehu përmes letrash. Në kartën e bardhë i shkroi me duart që i dridheshin gjithë atë çfarë zemra e tij mbante brenda prej vitesh. I tha se ishte gati të bënte luftëra dhe do të ishte gjithnjë një kalorës i denjë për dashurinë e saj. Ajo i ruante me kujdes letrat të gjitha bri shtratit ku flinte, derisa një mbrëmje doli fshehurazi nga pallati për të shkuar aty ku ushtari i pashëm nga Shqipëria flinte, për t'i thënë se zemra e saj i përket të tijës", shkruan Xonkada. Ai tregon se Sulltan Murati II, duke parë dashurinë e ushtarit të tij më të mirë për vajzën e tij të vetme, i premton se do t'i lidhë me kurorë nëse ai e ndihmon të luftojë kundër mbretit të Serbisë."Por, sulltani nuk e mban fjalën. Pas paqes së bërë me mbretin e Serbisë, ai kërkon ta bëjë atë dhëndër në oborr, duke i dhënë vajzën. E tronditur nga ky lajm, Zulejka vret veten. Ikja e saj do të linte një dhembje pafund për heroin shqiptar, që asnjë fitore sado e madhe nuk do ia shuante kurrë", shkruan Xonkada.

Tradhtia e sulltanit

Në librin me titull "Skënderbeu, histori shqiptare e shekullit XV" përshkruhet dasma e heroit me Donikën dhe më pas përshkruhet një pasazh ku heroi iu flet të ftuarve për veten."Duke parashtruar ngjarjet e jetës së tij, heroi flet për dashurinë që ndjen për të e bija e sulltanit, Zulejka, dashuri prej së cilës ngrohet edhe zemra e Skënderbeut. Të dy të rinjtë, me mbështetjen e kryeunukut Shabek, i rrëfejnë njëri-tjetrit ndjenjat përmes letrash. Në këtë kohë vdes Gjon Kastrioti dhe shqiptarët thërrasin të shkojë atje Skënderbeun për të zënë vendin e të atit. Por, sulltani me të marrë vesh këtë i premton për grua të bijën e tij, Zulejkën, po qe se lufton pranë tij dhe të luftojë kundër mbretit të Serbisë që ka ngritur krye. Skënderbeu, marrëzisht i dashuruar, pranon dhe me një ushtri të fortë sulmon mbretin e Serbisë, pushton krahina dhe qytete dhe është gati ta shpartallojë ushtrinë armike, ku një ferman i sulltanit e thërret për në Andrinopojë dhe e urdhëron t'i dorëzojë komandën emirit Hasan, kundërshtarit të tij të egër. I bindet urdhrit dhe kur kthehet te sulltani, ky, pasi e lavdëron për fitoret e korrura në Serbi, i thotë se e ka thirrur për të shkuar kundër hungarezëve, të udhëhequr nga Huniadi, që kanë sulmuar tokat perandorake. Por, për martesën me Zulejkën nuk i thotë asgjë", citohet shkrimtari. Kështu që sulltani e tradhton dhe vendos që ta martojë Zulejkën me mbretin e Serbisë dhe ajo vetëvritet."Dhimbja e Skënderbeut është e thellë e papërshkrueshme. I ngarkuar të marshojë me ushtrinë kundër të famshmit Huniad, Skënderbeu ka vendosur të kthehet në Shqipëri e të çlirojë Shqipërinë".

Letërsia shqipe, larg asaj evropiane



Viteve të fundit, autorët kosovarë janë përkthyer vetëm në rumanisht e në ndonjë gjuhë tjetër, si polonisht, për shembull. Ky mbase nuk duhet të shihet si ndonjë sukses i madh, sepse ato përkthime kryesisht kanë ndodhur nga shqiptarët që janë njohës të kësaj gjuhe.

Drama, më shumë e përkthyer

Në disa raste krijohet përshtypja se letërsia që bëhet në Kosovë rrallë e tejkalon edhe kufirin kombëtar, që do të thotë se duhet diçka të ndryshojë, sidomos te trajtimi i temave dhe qasja ndaj ngjarjeve. Por, vitet e fundit duket se romani që po shkruhet në Kosovë nuk ngjall shumë kërshëri te lexuesit e huaj, ndërkaq, nga ajo që shihet duket se drama ka zgjuar interesim te lexuesit e huaj dhe kjo është përkthyer pak më shumë. Duket se mossuksesi për t’i përkthyer veprat tona si dramat, poezitë, romanet etj., në gjuhë të huaj është sepse te ne shkruhen pak romane e drama dhe të huajt nuk dinë se çka të përzgjedhin për të përkthyer. Kurse, vetë shkrimtarët dhe kritikët e letërsisë thonë se të dyja nuk kanë njohur ndonjë zhvillim për t’u mburrur.

Romani, zhanër më i vështirë

Shkrimtari Ardian Haxhaj thotë se romani është më i vështirë për t’u shkruar dhe kjo nënkupton se edhe më i vështirë është për t’u përkthyer. “Artet skenike janë më lehtë të perceptueshme dhe më lehtë të përthyeshme nga të huajt. Ndërkaq, romani, si zhanër më i vështirë për t’u shkruar, njëherazi kërkon më së shumti investim për t’u përkthyer në gjuhë të tjera. Që romani ynë të mbërrijë te lexuesit e huaj së pari duhet të përkthehet. E përkthimi, si sot, si dje, si para qindra vitesh kërkon investim financiar, të cilin romancierët tanë sot nuk e kanë. Zakonisht në letërsitë e vogla shteti investon te përkthyesit dhe te romanet që i vlerëson si reprezentative në letërsinë e saj”, tha Haxhaj.


Temat që tërheqin lexuesin

Studiuesi Adil Olluri tha se as romani, e as drama nuk janë të përkthyera shumë dhe kjo gjë është mirë të ndryshojë të ardhmen. “Nuk është e vërtetë se drama shqipe e Kosovës ka arritur ndonjë sukses më të madh sesa romani. Kemi shumë pak dramaturgë të përkthyer. Romani kosovar është përkthyer pak, sepse është shkruar pak”, mendon ai. Sigurisht se pak do të ishte e rëndësishme se cila gjini e letërsisë është më shumë e përkthyer, por e rëndësishme është që letërsia jonë, sidomos në përkthim të ecte me hapa gjigante për t’iu afruar asaj evropiane, e cila duket se ka përparuar shumë, sidomos në tema, të cilat i tërheqin lexuesit. Nëse do të kishim më shumë vepra të përkthyera, atëherë shkrimtarët nuk do të vraponin nëpër librari për t’i shitur librat, por lexuesi do të vraponte pas tyre.

Presidentja Atifete Jahjaga tha se miratimi i Kushtetutës përmbledh gjithë sakrificën, punën dhe angazhimin e gjeneratave të tëra për ndërtimin e shtetit të Kosovës, për liri, pavarësi dhe demokraci, duke trasuar rrugën e zhvillimit dhe të përparimit të vendit.


Kushtetuta e Kosovës sot feston ditëlindjen e pestë, ndërsa ajo vazhdon të mos zbatohet në gjithë territorin e vendit. Janë komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe që vazhdojnë ta sfidojnë atë, ndërsa institucionet kosovare nuk kanë mundur ta shtrijnë autoritetin në rreth 20 për qind të territorit që juridikisht i mbulon Kushtetuta.



Seal of the President of Kosovo.svg

Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi më 15 Qershor 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj përfaqësuesit special të Sekretatit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.
Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.

Coat of arms of Kosovo.svg

Një draft i Kushtetutës së re ishte përgatitur dhe publikuar në Prill të 2008ës. Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 Prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 Qershor 2008.Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk do të largohet nga Kosova në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk e ka terminuar misionit e tij. Meqënëse kushtetuta e re nuk do të përforëcohet në Enklavat Serbe të Kosovës, hyrja në fuqi e saj në pjesët e dominuara me shqipëtarë dërgon tek një de-facto ndarje e Kosovës.

Preambula thotë:

Ne, Populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë. Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kushtetuta gjithashtu thotë se "Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi.", ky është një mesazh i çartë ndaj pretendimeve irredentiste (bashkim me Shqipërinë, ose aneksimin e zonave shqipëtare brenda territorit të Serbisë). Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.




Me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prillit, njohës të rrethanave kushtetuese dhe analistë politikë thonë se për këto vite të kushtetutshmërisë është bërë shumë pak në drejtim të formimit dhe aftësimit të organeve institucionale dhe në drejtim të zhvillimit shoqëror e ekonomik të vendit.

Presidentja Atifete Jahjaga tha se miratimi i Kushtetutës përmbledh gjithë sakrificën, punën dhe angazhimin e gjeneratave të tëra për ndërtimin e shtetit të Kosovës, për liri, pavarësi dhe demokraci, duke trasuar rrugën e zhvillimit dhe të përparimit të vendit.

“Në këtë pesëvjetor të miratimit të Kushtetutës, po kremtojmë historinë dhe trashëgiminë e vendit tonë që po ndërtohet si një shtet i së drejtës, me garancitë e plota për të gjithë dhe që siguron një të ardhme më të mirë”, tha ajo.

Gjithëpërfshirja, respektimi i ndërsjellë, demokratizimi dhe toleranca ndërmjet qytetarëve të Republikës së Kosovës, sipas saj, janë bazë e Kushtetutës dhe vlera të përgjithshme të shoqërisë sonë. 



 Kushtetuta e Kosovës

 Kushtetuta e Kaçanikut, 10 shtator 1990

Dialogu duhet të vazhdojë



“Pas disfatës lidhur me Kosovën Serbisë i duhet një fillim i ri dhe është koha që të përshëndetet me nacionalizmin”, vlerëson Vedran Xhihiq, anëtar i Institutit austriak për politikë ndërkombëtare, në shkrimin autorial në gazetën vjeneze “Die Presse”.

Sipas mendimit të tij drama lidhur me Kosovën është inskenuar dhe tani ajo po hynë raundin tjetër

“Serbia duhet ta njohë de facto Kosovën sepse nëse nuk e bën këtë, do të ndërpriten integrimet evropiane, e serbet e Kosovës do të fitojnë autonomi të gjerë por jo dhe kompetenca ekzekutive dhe gjyqësore. Tani po punohet që vetëm dikush opinionit t’ia kumtojë të vërtetën se Kosova është humbur”.

Edhe gazeta tjetër vjenez “Standard” vlerëson se dialogu duhet të vazhdojë.




Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se dialogu mbetet opsioni i vetëm i arsyeshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe ka shfaqur gatishmërinë për të pranuar ftesën për takim të përbashkët në Bruksel që do të organizohej ditëve në vijim nga baronesha Catherine Ashton.

"Dështimi i dialogut nuk duhet të jetë opsion as i Kosovës dhe as i Serbisë. Për këtë arsye mbetem i vendosur dhe i gatshëm të pranoj çdo ftesë të re për takim të përbashkët në Bruksel që do të caktohej ditëve në vijim nga Ashton”, ka thënë Thaçi për gazetën "Blic".

Ai pohon se Kosova tashmë ka bërë shumë kompromise dhe ka mbetur konstruktive në përpjekjet për t’u arritur marrëveshje kreative në përpjekjet e saj për arritje të marrëveshjes".

Duke vlerësuar se dialogu është i vetmi opsion i arsyeshëm, Thaçi thotë se të dy palët janë pajtuar se marrëveshja është e domosdoshme për të hapur kapitull të ri paqeje, tolerance e bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.




Qeveria e Republikës së Kosovës është e zhgënjyer me refuzimin që pala Serbe i bëri propozimit të dhënë nga shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i tha RTK-së se propozimet e dhëna nga BE-ja ishin në funksion të paqes, stabilitetit dhe evropianizimit të rajonit dhe do të shënonin fillimin e përmbylljes së një konflikti historik në rajon.

Duke e komentuar refuzimin e Serbisë për pranimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovës, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se Kosova asnjëherë nuk do të pranojë që të jetë fajtor kujdestar dhe të ndëshkohet për dështimin e marrëveshjes. Ai tha se Kosova e ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga Ashton dhe sipas tij, fajtor kryesor është pala serbe e cila ende përballet me probleme psikike.

“Ne nuk i kemi besuar Serbisë që do të jetë ndryshe. Ata e kanë një problem psikologjik apo një traumë në të kaluarën që nuk mund të dalin lehtë. Por, në anën tjetër presim një presion të shtuar nga BE-ja dhe SHBA-të. Unë besoj se BE-ja tani e ka marrë një goditje, nëse më lejohet të them, më shumë se sa ne, ngase ne kemi qenë në këto pozita”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Kosova tashmë ka bërë një varg kompromisesh duke përmendur Pakon Gjithëpërfshirëse të Presidentit Ahtisaari. Ndërsa, shton se nga refuzimi i Serbisë për të arritur marrëveshje, janë sfiduar të tri palët e përfshira në procesin e bisedimeve.

“Dje është sfiduar Serbia në radhë të parë, jemi sfiduar edhe ne por në veçanti është sfiduar edhe BE-ja. Pas këtij dështimi i mbetet BE-së që ta jep një orientim të qartë. Unë besoj se kryeministri Thaçi do të konsultohet edhe me partitë politike të vendit tonë edhe me partnerët tanë ndërkombëtar dhe do ta shohim rrugëzgjidhjen”, theksoi Kuçi.

Sipas Zëvendëskryeministrit Kuçi, Kosova do t`i përdor të gjitha mjetet demokratike për integrim të territorit dhe sundim të rendit e ligjit në secilën pjesë të vendit.

Lojë si macja me miun mes Berlinit dhe Beogradit







Gati çdo serb e konsideron Gjermanisë si mikun më të madh të Kosovës. Edhe vetëm për këtë fakt, Gjermania shihet në Beograd si armiku më i madh i Serbisë. Por shkaqe ka shumë, thonë analistët e atjeshëm.

Kaherë nuk ka zgjuar vëmendje kaq të madhe në opinionin gjerman ndonjë informacion nga Serbia, si shkrimi i gazetës Veçernje Novosti "Shantazhet dhe ultimatumet ndaj Srbisë edhe në shekullin 21“.



Shkas për këtë shkrim ishte vizita e një delegacioni parlamentar gjerman në Beograd dhe kërkesa që Serbia të bashkëpunojë me autoritetet ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.




 Duke iu referuar faktit që Serbia dhe Gjermania në 100 vjetët e fundit gjithmonë kanë qenë në anë të kundërta, në Beograd flitet edhe tani për komplotin gjerman ndaj këtij vendi dhe kundër serbëve.

Berlini si porta e hyrjes në BE

Ekzistojnë disa nivele të raporteve mes Berlinit dhe Beogradit, mendon profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Simeunoviq. Raportet mes qytetarëve të rëndomtë janë në nivelin më të mirë. Por raportet më të thella politike janë të tendosura.



"Shkaku është qëndrimi i Gjermanisë ndaj qënrimeve të Serbisë për situatën në Kosovë dhe në anën tjetër kërkesa e Serbisë që të futet në Bashkimin Evropian, ku Gjermania e ka rolin më të fuqishëm", pohon ai.

Tani nuk dyshohet më fare se rruga e Serbisë për në BE është e lidhur me normalizimin e raporteve me Kosovën.

Historiani Çedomir Antiq mendon se Serbia në BE mund të futet aktualisht vetëm si një "vend i nënshtruar". Mendimet radikale serbe ndaj Gjermanisë, sipas tij, janë pasojë e politikës së Berlinit ndaj Serbisë.



 "Nëse respektohet autonomia e Ishujve Alande, të cilat kanë pushtetin ekzekutiv, gjyqësor dhe ligjëdhënës, ndërsa në Kosovë institohet që ushtria e Thaçiq të futet në veri - atëherë nuk mund të flitet për një perceptim tjetër veçse - si një armik", thotë Antiq.


Ndërsa Simeunoviq pohon se mediat serbe e kanë gabim kur Gjermaninë e paraqesin si faktorin me qëndrimet më të ngurta për Kosovën. „Në vitet 90-të kemi pasur një situatë kur populli gjerman, falë raprotimit të mediave, ka krijuar një bindje të keqe për serbët", rikujton ai.

A ka përfituar Gjermania nga shkatërrimi i Jugosllavisë?

Pikërisht vitet e shkatërrimit të Jugosllavisë e kanë sjellë Gjermaninë në skenën kryesore politike dhe e kanë forcuar rolin e Berlinit, mendon Antiq, i cili rolin gjerman nga kjo periudhë e vlerëson si "mbështetje të parezervë për nacionalizmin slloven dhe kroat".


„Gjermania në atë kohë e ka forcuar rolin në Evropë. Ajo nuk ishte më vetëm një faktor i fuqishëm ekonomik, por edhe një prej vendeve kryesore në Grupin e Kontaktit. Gjermanët dhe austriakët kaherë janë duke mbajtur pozicionet kyçe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, thekson ai.

Simeunoviq mendon se në Serbi kanë mbetur rezerva dhe paragjykime ndaj gjermanëve që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, por ai është i bindur se kjo "do të kishte ndryshuar sikur Beogradi dhe Berlini të ishin angazhuar më shumë.“

Disa historianë të tjerë e quajnë politikën gjermane madje si "fashizëm demokratik". Çedomir Antiq mendon se kjo është e tepruar. "Natyrisht që nuk mendoj se demokristianët gjermanë janë fashistë apo nazistë, por mendoj se Gjermania po e shfrytëzon rastin e Serbisë për të shëruar plagët e zhgënjimeve nga shekulli 20. Situata e tanishme po përdoret si mjet për të relativizuar fajin e Gjermanisë ndaj Serbisë, të cilin është dashur ta pranojë por nuk e ka bërë këtë. Nuk mendoj se dikush tërë jetën duhet të kërkojë falje për atë që kanë bërë prindërit e tij, por mendoj se nuk është në rregull nëse historia përsëritet vetëm ndaj serbëve", nënvizon Antiq.

Për mbështetjen e Gjermanisë dihet shumë pak

Kohë pas kohe në Serbi harrohet se pikërisht Gjermania është vendi nga i cili kanë ardhur më së shumti para, pas rrëzimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Simeunoviq mendon se fajin e ka edhe vet Gjermania, e cila nuk ka bërë reklamë sa duhet për ato që ka bërë në Serbi. "Si është e mundur që të jepen kaq shumë para dhe të mos dihet? Ku ka mbetur propaganda e njohur gjermane? Sikur njerëzit në Serbi ta dinin se çfarë investimesh ka bërë Gjermania në këtë vend, me siguri që qëndrimi i tyre do të ishte ndryshe dhe faktet historike do të shikoheshin me një sy tjetër", mendon Simeunoviq i cili ka doktoruar pikërisht në Gjermani. Antiq pohon madje se as qeveria e Zoran Gjingjiqit nuk e ka pasur një mbështetje të sinqertë të Gjermanisë. Raportet mes Berlinit dhe Beogradit prej vitit 1991 deri më sot ai i sheh si një "lojë sadiste e maces dhe miut". Sipas tij, asnjë qeveri në Serbi nuk e ka pasur mbështetjen e plotë gjermane. Ndërsa Simeunoviq mendon se Gjermania e ka më të lehtë të realizojë interesat e saj. "Por kjo mund të jetë edhe kontraproduktive", shton ai.

Përveç tekstit të cituar të Veçernje Novostit për "fashizmin demokratik" të Berlinit, në gazetën gjermane "Der Spiegel" citohet edhe metropoliti Amfilohije, i cili flet për "okupimin e Kosovës dhe Metohisë" dhe "vazhdimin e politikës pushtese të ngjashme me atë të okupimit pesë shekullor osman në Kosovë“. Gazetat në Gjermani rikujtojnë se pikërisht Amfilohije e ka organizuar dikur një lutje për shkatërrimin e aleancës së NATO-s. Dhe përderisa mediat në Serbi e paraqesin Gjermaninë si një keqbërës të përhershëm, mediat në Gjermani e paraqesin Serbinë si një fantazmë të përhershme.

2013/04/08

A dihet se çfarë përmban CD-ja e cila i’u dha të akuzuarve?



Gjykatësja ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve te Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për rastin e MTPT-së, për ta shpallur aktakuzën e jashtëligjshme, ngase vlerëson se s`ka bazë ligjore.

Pas kësaj prokurori ka shpërndarë për gjithë të akuzuarit nga një CD, ku siç ka thënë ai janë disa dëshmi të siguruara nga raportet policore, mediave dhe vendime të organeve të drejtësisë.

Kurse mbrojtja ka kërkuar që dëshmitë të sillen në mënyrë të shkruar dhe jo në këtë mënyrë. Po ashtu mbrojtja ka kërkuar nga prokuroria të deklarohet se çfarë është kjo CD dhe pse nuk është sjellë më herët.

Trupi gjykues i ka kërkuar një përgjigje prokurorit, por ai ka kërkuar kohë për të kthyer përgjigje. Ky trup i ka kërkuar prokurorit që brenda pesë ditëve të tregojnë se çfarë përmban CD-ja e cila i’u dha të akuzuarve.

Avokati Tahir Rrecaj, ka theksuar se provat të cilat i ka konfiskuar prokuroria janë kthyer si të dëmtuara dhe disa nuk i janë kthyer fare. Po ashtu Turpi gjykues e ka urdhëruar mbrojtjen që brenda pesë ditëve të tregojnë se cilat dokumente mungojnë nga provat.

Avokatët kërkojnë të mos mbahet seanca, e konsiderojnë të jashtëligjshme

Gjykatësja e seancës fillestare ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për rastin e MTPT-së pritet te marre vendim nëse do te pranohet kërkesa e avokateve mbrojtes, të cilët kane kërkuar qe te mos mbahet seanca meqë vlerësojnë se është e kundërligjshme pasi mendojnë se edhe vet aktakuza eshte e kundërligjshme.

Gjithashtu mbrojtja kërkon që të mos lexohet aktakuza.

Gjykatësja ka kërkuar qe kërkesa e avokateve te jete me shkrim, per vendosur me pas nese ajo do te pranohet.

Ndërsa, Prokurori ka kërkuar që te përjashtohet avokati mbrojtës Karim Khan, gje qe është hedhur poshtë nga gjykatësja, e cila ka thene se meqë ka gjykatës dhe prokuror te huaj, nuk ka arsye qe edhe avokati mbrojtes te mos jete i huaj. Gjithashtu, Gjykata vendosi Khan të mbrojë Limajn pasi që posedon licencë nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Prishtina vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se nuk është tragjike nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen pasi që pala kosovare dhe ajo serbe asnjëherë nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, as në Rambuje dhe as në Vjenë. E rëndësishme, sipas tij, është që Kosova të punojë në sundimin e ligjit. “Me Beogradin, edhe atëherë kur jemi marrë vesh, nuk jemi marrë vesh dhe fatkeqësia është se ne nuk jemi marrë vesh asnjëherë me këtë shtet, as në konferencën e Rambujesë, as pas bisedimeve të Vjenës dhe natyrisht nuk kam pritur se do të dalë diçka më e mirë, e më e mbarë as nga këto bisedime”, ka thënë Krasniqi, raporton KTV.

Megjithatë i pari i Kuvendit të Kosovës, nuk e sheh përdorimin e forcës, si zgjidhje të problemeve në veri të Kosovës. “Përdorimi i forcës nuk prodhon demokraci, institucionet që janë për mbarëvajtjen e rendit dhe ligjit duhet të punojnë në këtë drejtim për t’u siguruar qytetarëve një zhvillim normal në Kosovë”, është shprehur Krasniqi.

Refuzimin e mundshëm të marrëveshjes nga pala serbe, nuk e shohin si shqetësues as shefat e grupeve parlamentare të partive politike. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ende shpreson në arritjen e një marrëveshjeje. E Ismet Beqiri ka ritheksuar se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e delegacionin kosovar, në rast të një rundi të ri bisedash me palën serbe. Ndërsa, Ardian Gjini ka thënë se edhe nëse nuk arrihet marrëveshja, megjithatë dialogu nuk kthehet në pikën zero.

Kuvendi në këtë javë ka vendosur që të mbajë tri seanca. Sot u mbajt seancë solemne kushtuar Betejës së Koshares. Të mërkurën do të mbahet vazhdimi i seancës së kaluar, ndërsa të enjten do të mbahet seancë lidhur me Debatin parlamentar për statusin e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti 1900 deri në vitin shkollor 1999, sipas kërkesë së Grupit Parlamentar të LDK-së.




Pak kohë pasi Serbia ka refuzuar marrëveshjen për Veriun e Kosovës dhe çështje tjera, ka reaguar Baronesha Catherine Ashton, e cila ka shprehur keqardhje për vendimin e autoriteteve serbe.

Ajo u ka bërë thirrje atyre që rishqyrtojnë vendimin dhe të bëjnë edhe një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshje.

“Shpreh keqardhje për vendimin e Qeverisë së Serbisë që t’i refuzojë propozimet dhe u bëjë thirrje që të bëjnë edhe një përpjekje të fundit që të arrihet një marrëveshje për të mirën e popullit të tyre”, thuhet në reagimin e Baroneshës.

Pavarësisht se ka përmendur përpjekjen e fundit, ajo nuk ka treguar nëse do të angazhohet personalisht për ta bindur Beogradin.

Sido që të jetë, Ashton ka thënë se tashmë ka hapësirë të mjaftueshme për gjetur një zgjidhje.

“Pas disa raundeve të bisedimeve unë besoj se elementet për një marrëveshje në Kosovën veriore janë në tavolinë”, ka thënë Përfaqësuesja e Lartë e BE’së.

Baronesha Ashton, e cila ka ndërmjetësuar tetë takime ndërmjet Kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, në 6 muajt e fundit, ka përdorur një gjuhë të kujdesshme në reagimin e saj duke mos fajësuar askënd për mosarritjen e marrëveshjes.

Ajo ka thënë se beson në të ardhmen europiane të dy vendeve dhe se do ta mbështes atë.

“Shpresoj se do të udhëheq diskutimet në BE gjatë ditëve të ardhshme për të mbështetur hapat e vërtetë përpara të Serbisë dhe Kosovës drejt të ardhmes së tyre europiane”



Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pret përgjigjen zyrtare të Beogradit për propozimin e paraqitur në rrethin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Në bazë të saj do të ndërmerren edhe hapat e ardhshëm”, ka deklaruar zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiq.

Ajo i ka bërë këto komente në pyetjen e gazetarëve në Bruksel, se a do të ketë raund të ri bisedimesh, pasi zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi do të kërkojë vazhdimin e procesit.




Qeveria e Serbisë ka vendosur unanimisht të mos e nënshkruajë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Arsyetimi që është thënë ka të bëjë me, siç thuhet, mos-garantimin e sigurisë dhe të drejtave të njeriut për komunitetin serb në Kosovë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Qeveria e Serbisë sot unanimisht e ka refuzuar zgjidhjen e ofruar për Kosovën dhe ka propozuar vazhdim urgjent të dialogut me Prishtinën, nën ndërmjetësimin e BE-së.
“Qeveria e Serbisë nuk mund t’i pranoj parimet e propozuara, të cilat në mënyrë gojore i janë paraqitur ekipit negociator të Beogradit, sepse nuk garantojnë siguri të plotë, mbetje dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut të serbëve në Kosovë. Një marrëveshje e tillë nuk mund të zbatohet dhe nuk do të sillte një zgjidhje finale dhe të qëndrueshme “, tha kryeministri Ivica Daçiq, në mbledhjen e qeverisë së Serbisë, e cila ishte e hapur për media.
Qeveria e ka autorizuar zotin Daçiq, që për vendimin e Beogradit ta njoftoj Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e ofruar ka pasuar tetë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash, të ndërmjetësuara nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton.

Çështje e kontestueshme për Beogradin ka mbetur autoriteti që do të ketë asociacioni i komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Beogradi kërkon që ky asociacion të ketë fuqi ekzekutive, veçanërisht në fushën e policisë, drejtësisë dhe planifikimit hapësinor.

Prishtina zyrtare e ka kundërshtuar fuqishëm, duke kërkuar nga Beogradi që të përballet me realitetin e ri të krijuar në Kosovë.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) i ka rekomanduar që në mëngjes Qeverisë së Serbisë që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Prishtinën të cilën e ofroi Brukseli, bëri të ditur kryetari i partisë, Aleksandar Vuçiq.

Kundërshtimin, ky subjekt e publikoi të hënën në mëngjes pas mbledhjes së kryesisë e cila i sugjeroi qeverisë që urgjentisht të thirr Brukselin për vazhdim të negociatave, me synimin e sigurimit të më shumë të drejtave për serbët në Kosovë.

“Duam të gjejmë zgjidhjen e problemit sa më parë të jetë e mundur, sepse nuk kemi kohë për taktizime. Datën do të na japin në qershor ose shtator, por (ajo që dihet është se) do të na e japin datën”, mediet në Beograd citojnë Vuçiq të ketë thënë pas takimit të kryesisë së partisë.

Vuçiq, i cil i është edhe zëvendëskryeministër i Serbisë, tha se 2 nga 8 pikat e parashtruara nga Brukseli në marrëveshje janë të papranueshme, e që nënkuptojnë se katër komunat veriore nuk do të jenë autonome por në kuadër të rregullimit kushtetues të Kosovës, dhe që forcat e armatosura të Kosovës do të dislokohen në atë zonë.

Ai ka shprehur zhgënjimin e tij, lidhur me ofertën e BE-së, por ka theksuar se kjo nuk do të thotë se duhet mbyllur dyert me Brukselin, pasi sipas tij, SNS-ja “nuk dëshiron ta kthejë Serbinë kah e kaluara, e as ta çojë në humnerë”.

“Nuk duam të shesim trimëri dhe të mbledhim poena politikë, por që të paraqesim qëndrime racionale, të arsyeshme dhe të Serbisë normale, e cila nuk e dëshiron të nëncmohet, por të bisedojë se si të gjejmë zgjidhjen për problemin e Kosovës”, tha Vuçiq.


Pavarësisht raportimit në mediat serbe se Prishtina zyrtare me në krye kryeministrin Hashim Thaçi po përgatit planin policor për ndërhyrje në veri në rast të mosnënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, hedh poshtë zëra të tillë, ndërsa thotë se Prishtina vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore.

“Jemi të fokusuar në arritjen e marrëveshjes dhe ky është qëllimi ynë. Arritja e marrëveshjes garanton integrimin paqësor dhe të dinjitetshëm të qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të vendit tonë”, ka thënë Kuçi, shkruan gazeta “Zëri”.

Por, zëvendëskryeministri i Kosovës pranon se mosnënshkrimi i marrëveshjes është sfidues për Kosovën e Serbinë, por edhe për Bashkimin Evropian si ndërmjetës i dialogut. Por ai nuk specifikon se me çfarë sfidash do të përballen vendet.

“Ne duam zgjidhje paqësore dhe institucionale në raport paqeje me fqinjët përfshirë edhe Serbinë”, ka thënë Kuçi.

Në këtë ditë mediat serbe kanë publikuar lajme se si Qeveria e Kosovës po përgatit planin për ndërhyrje në pjesën veriore të Kosovës me qëllim të shtrirjes së sovranitetit në tërë territorin e Kosovës.

Ata kanë bërë me dije këtë lajm duke iu referuar deklaratave të para dy ditëve të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili ka bërë me dije se mosnënshkrimi i marrëveshjes do të destabilizonte situatën, ndërsa e kundërta do të qetësonte situatën dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...