Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/04/14
AMALGAMË (POLITIKE) - Skice
(Fjala e "pionierit", dmth. më e sinqerta, të gjithë emrat e përdorur janë antroponime të pastra, përkundër asaj të (pa)njohurës anekdotë: "moj Alma, i tha profesori Almës, po t'na duhej "ë" siç ia bën gjithandej, ti do na ishe Alëma, Anjeza do na ishte një anjëz ndoshta... një bubë, një ergjëz!")
S. Guraziu
Ooo Dëmaç, për nga rangu titulli Bej qe më i ulët, më i lartë na ishte një Pasha (së këndejmi, padyshim, dhe më fisnik), ore Thaç, o anaç, një Skënderbe s'ia doli kurrë, nuk e pati atë privilegj, ja ku e ke Ali-Gjyshin e Tepelenës, por vallë cili Gjeneral qe më i madh për gjaksorin, dhe cili për ne?!
***
Deri kur o Dëmaç dhe ti Thaç, do harakuqni qengjat n'hell, me hajr-edina e me hash-ima... deri kur do piqni misra n'diell, për verbëri dhe grykësi populli haraç, ooo Dëmaç, allashqiptarçe, me sahana e jarana, dajre dasmash, surle e tupana, shpata mediatikësh e jatagana, edhe=edhe, as=as, ore Bac, o u kry = o nuk u kry, o=o, ose=ose, aiiii bre Bac, e gjithë meselja është pa bisht dhe pa kry, si nuk e sheh s'është as për plis as për mexhlis, as allaturka, as allafrënga, një silos plot sihariqtarë aq shumë miq, allishervish, drith-e-miell për palaçot politikë, as hallvaja s'ju zuri, o Dëmaç, as ameli... dhe të ikni siç ju ka hije, ore Thaç!
***
Ooo Thaç, o "warlord" të doli tymi, u bëre katran, u shkrumose si kulaç, bëhu Pasha nëse ta mban, si "cowboy" hap dhe ti një kanal, përshko nëntokën, me nëndetëse nga Bondstill deri n'Sazan, përkrenaren me bri-dhi, mbushi thasët me guaca, perla, me krenari, ti e di... autostradat, tunelshpueset të gjitha blihen, para e popullit, teknologji (ehuuu, ata i shkuan përfundi La Manshit - ç'flet dhe ky)!... për tre ditë Avrupa hazër pa ia huq, mbase ta shtron tunelin me qilima të kuq, në luftë "gjarpër" quheshe, gjarpëro prapë, të ka hije çfarë të pati, një dekadë, "Gjeneral" titullin ta kërkoje, dhe "Mareshal" pse jo... por një serpent këmishat i ndërron prapë gjarpër mbetet, është kjo urtësi e paqes... ore Thaç, Kosova s'ka nevojë për sulltanate e dinasti... ik tani atje ku të ka hije, si "warlord" në preri!
***
Ooo Dëmaç, o akullaç... pse nuk e blen një kalë n'pazar, një pelë allate, një allaxha-shami apo shall pse s'e mbështjellë si Sulltan, si nuk e sheh... Kosova sa një kotec, dredho mustaqe, shtatë derhem burrec, si misërok larushan dil në fushë kuq-ezi, bëhu poet "politik", babagjysh egocentrik, aka-dem i korruptuar deri n'shpirt... por hesht "aman o Sulltan", i heshtur ik dhe nën hije struku, të sjellin bozë dhe limonatë... të nderojnë për çfarë të ka hije, atje ku të ka hije!
Një krahasim për "hir" të një anekdote, të Tagore!
(si përshëndetje)
Poetët duhet të jenë të vetëdijshëm për gjuhën e yjeve, për gjuhën e luleve... - na e thote terthorazi, pothuaj si aluzion, Tagore. Mbase ata dhe janë të vetëdijshëm, sigurisht që janë, por dhe shpesh "rëndohen" me gjëra më të rënda sesa mund t'i mbajnë, ata mëtojnë ta kapërthejnë ama secilën gjë... e natyrisht, për disa gjëra dhe ata vetë janë të vegjël, aq shumë të vegjël.
Ironikisht, në botën reale-fizike thneglat mud të bartin pesha disa herë më të mëdha, proporcionalisht me peshën e trupit të tyre. Është interesante, është si fakt "magjepsës" dhe për vetë shkencën, për kalkulimet dhe ligjet e fizikës që p.sh. një lloj insekti (emrin nuk ia di tani, natyrisht - por një lloj brumbulli ;) mund të bartë peshën 850 deri 1000 herë më të madhe se pesha e trupit të vet.
Por dihet... madje as luanët, tigrat, arinjtë etj dhe as njeriu nuk mund të çojnë pezull pesha më të mëdha se 10 x në proporcion me vetë peshën e tyre trupore.
Si është e mundur kjo, si mund të bartet pesha 1000 x më e madhe se pesha e trupit "amë", dhe si shpjegohet ky fenomen (mbase fizika dhe ia del ta shpjegojë me numra e shifra, por le ta quaj fenomen, sepse dhe është pakashumë i tillë, qyshkur nuk është fjala për "thnegla atomike", për ndonjë vizatimor të Walt Disney apo për ndonjë sci-fi marrëzi)?!
Përafërsisht diç e ngjashme (ndoshta) është dhe me "bagazhin emocional, ndjesor... me ato duqet e ndjesisë, hejbet metafizike" në kurriz të poetëve, shumë nga ta, si "kryeneçër të pandreqshëm" nisen dhe shtyjnë tek ashtu madje, një gur "sizifi" faqes së bjeshkës - se përse duhet ai "gur i rende" atje në majë ndoshta askush nuk e di (sa për brumbujt, e ka kush idenë përse stërmundohen ashtu kot?!)... Por poetët dhe janë ashtu siç u morëm vesh - veç e thamë këtë - tamam si ato thneglat e brumbujt e çuditshëm!
Ja po i rendis dy-tri thënie të cilat e pasqyrojnë sado-kudo "problematikën" më lart, ose së paku flasin qartë për "kryeneçësinë" e poetëve ;)
- Ti i sheh gjërat dhe pyet "Përse?". Unë i ëndërroj gjërat të cilat kurrë s'kanë qenë, dhe pyes "Përse jo?" (George B. Shaw)
- Kreativiteti është… të shohësh diç që ende nuk ekziston. Ti duhet ta gjesh mënyrën se si të rezultojë ekzistenca e asaj që sheh... dhe kështu duke u bërë bashkëlojtar i Zotit. (Michele Shea)
- Çlirimi nëpërmjet fjalës: Nga jashtë ta hapësh derën e burgut ku ndodhesh i ngujuar. (Sybren Polet)
- A habitej se si B shkruante për dashurinë pa qenë vetë e dashuruar. B iu përgjigj - Unë shkruaj për vdekjen po ashtu, pa qenë e vdekur fare. (Cees Buddingh')
- dhe poetët - thotë Whitman - "gjykojnë si një diell që bie përreth gjithçkaje dhe që djegë e shkrumon pamëshirshëm gjithçka" (Walt Whitman)
(anekdota më poshtë i përshkruhet Rabindranat Tagore - përveç tjerash, e njëjta flet dhe për faktin që poetët janë të vetëdijshëm sa i përket vogëlsisë së tyre - është postuar nga Eqrem Kryeziu në formën e një grafike... thjesht po e ndajë dhe me ju)
Një fundjavë sa më të këndshme,
sguraziu
Tagore - Kur poeti ua lexoi vargjet e veta njerëzve të ditur e të shquar në Pallatin mbretëror, oborrtarët dhe dijetarët e duartrokiten me zjarr, kurse Princi e kurorëzoi me një varg margaritarësh.
Dalëngadalë dita kridhej në errësirën e natës, ndërkaq poeti, duke u kthyer në shtëpi rrugëve të qytetit, të cilat brohoritnin emrin e tij, pa në një dritare një nuse sesi rrinte e qetë pranë një çampaku me lulet e verdha, të hapura. Poeti psherëtiu dhe tha me vete:
"Jo, kjo nuk bën për mua. Dashuria ime vrapon ta shfaq adhurimin e vet në shkëlqimin verbues të pallateve, mirëpo forca e saj është e dobët, dhe gjithmonë i them vetes se pse nuk jam si pylli që zemrën e vet ua hap luleve, si ylli që flet me gjuhën e flakës"!
DEKLARATË PËR SHTYP E PARTISË "ALEANCA POPULLORE"
From: Levizja Came <info@levizjacame.al>
To: floribruqi@yahoo.com
Sent: Sunday, 14 April 2013, 18:53
Subject: Levizja Came kthehet ne parti politike dhe rregjistrohet ne KQZ
To: floribruqi@yahoo.com
Sent: Sunday, 14 April 2013, 18:53
Subject: Levizja Came kthehet ne parti politike dhe rregjistrohet ne KQZ
DEKLARATË PËR SHTYP E PARTISË "ALEANCA POPULLORE"
• Lëvizja Çame kthehet në parti politike dhe rregjistrohet ne KQZ
Një grupim prej 12 Partish, Shoqatash dhe grupe të tjera interesi të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Came, marrin jetë tashmë në një parti të vetme me emrin “Aleanca Popullore”. Kryetar i Partisë Aleanca Popullore është z. Artur Dojaka.• Grupimi prej prej 12 Partish, Shoqatash dhe grupe të tjera interesi do të quhet Aleanca Popullore. • Aleanca Popullore e bindur në suksesin elektoral për shkak të mbështetjes së gjerë që gëzon. • Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga kërkesa për Votim Unanim në Parlamentin e Shqipërisë të Rezolutës për Çështjen Çame • Aleanca Popullore shpall kandidatin për deputet në Qarkun e Tiranës, Doktor Arjan Hamiti. • Slogani i Aleancës Popullore për zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit është: “Voto për Veten Tënde” Aleanca Popullore është tashmë një parti politike e rregjistruar në KQZ që në thelbin e vet ka mbrojtjen dhe promovimin e Cështjes Kombëtare dhe në vecanti Cështjen Came. Të zhgënjyër nga vorbullat politike që nuk japin rezultate konkrete, duke mos dashur të humbim më kohë të vlefshme politike, Ne marrim sot përsipër fatet tona. Të ndërgjegjshëm për kohën ku jetojmë, të vetëdijshëm për instrumentat kombëtar e ndërkombëtar në dispozicion, vijmë sot jo si demagogët e rradhës por si një forcë e aksionit politik dhe forcë e arritjeve politike. Në kordinim të plotë me faktorin politik ndërkombëtar, duke vlerësuar këshillat e tyre të vlefshme dhe ndjer mbështetjen e tyre e plotë, ndihemi sot më të plotë se kurrë. Duke mos humbur kohë në gjetjen e indetitetit tonë kahjeve të politikës shqiptare por duke pasur si vet kahje, Shqipërin. Me një mbështetje shumë të gjerë, së pari në komunitetin Cam, e të bashkuar pa asnjë paragjykim më të gjithë ata që Atdheun kanë të parin, Aleanca Popullore shpall sot nisjen e fushatës së vet elektorale më synimin e vetëm, Fitorën në zgjedhjet e ardhshme të 23 Qershorit. Në një kohë kur Kombi vjen gjithmon mbrapa interesave politik, kur Cështja Came nuk po njeh asnjë përparim, kur vet Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë krijon konfuzion duke e vënë shqiptarin e thjesht në pozicionin e tij më të vështire. Konfuzion i paprecent në historinë e politikës moderne; vet Institucioni i Parlamentit është i paqartë nëse këmi një rezolutë të aprovuar për Cështjen Came apo jo. Nëse dinjiteti ynë Kombëtar ka arritur në atë pikë fundore të tijën sa për tju shmangur përgjegjësive të momentin kërkojmë të ringjallim rezoluta të dështuara; Kur Politika sot nuk ka kurajo qytetare që në një vendim unanim të pranoj me zë të lartë një realitet që ka të bëj me thelbin e konceptit të Kombit Shqiptar. Sigurojmë sot mbarë opinionin publik shqiptar që Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga kërkesa për Votim Unanim në Parlamentin e Shqipërisë të Rezolutës për Cështjen Came. Në një kohë që na ndalojnë në kufi për shkak të vendlindjes, kur nuk gëzojmë dot të drejtën universale të pronës apo kur nuk vendosim një tufë lule në varrin e të parëve tanë kemi gjithë të drejtën legjitime për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtën tonë. Flasim për Camërinë por nuk mund ta prekim atë. Folën shumë për Camërinë por vetëm sa e përdorën atë. Do ti kërkojmë cdo Cami që sot e ndjen veten të papërfillur, të papërfaqësuar të bëhet pjesë e jona, do të shkojmë këto ditë te ato anëtarë të komunitetit tonë që nuk i bëri kush pjesë të vendimarrjes dhe i la jashtë cdo benefiti politik e social. Do të dëgjojmë cdo zë, cdo ankesë, cdo shqiptar që ka sot një ide apo dëshirë. Aleanca Popullore do të ndërtoj marrëveshje me këdo që në thelbin e përpjekjeve të veta ka Shqipërinë. Aleanca Popullore shpalli në takimin e sotëm kandidatin për deputet për Qarkun e Tiranës, Doktor Arjan Hamiti. Kroniken e aktivitetit mund ta shikoni ketu: http://www.youtube.com/watch?v=z7oDU-fQaXs Për më shumë info, Ju lutemi vizitoni: www.aleancapopullore.al ose www.levizjacame.al
Ju mund te keni nevoje qe te lejoni shfaqjen e fotove per te pare fotografite e meposhtme.
|
Fermere dhe fermerë të Shqipërisë.
Në mandatin e ardhshëm s’do ta ndal vrapin për të ndryshuar Shqipërinë rurale
Nga Sali Berisha
Fermere dhe fermerë të Shqipërisë.
Të dashur qytetarë dhe qytetare të Shqipërisë Rurale.
Qytetare dhe qytetarë shqiptarë kudo që jeni.
Zonja kryetare e parlamentit.
Zotërinj ministra, akademikë, profesorë.
Të dashur pjesëmarrës dhe pjesëmarrëse në konventën e Partisë Demokratike për Shqipërinë Rurale për bujqësinë shqiptare.
Përshëndetjet më të përzemërta dhe më vëllazërorë, për të gjithë ju.
Unë nga kjo tribunë, dua të përulem me nderimin më të madh para secilit fermer shqiptare, para të gjithë fermereve të Shqipërisë të shpreh respektin, të shpreh dashurinë, të shpreh mirënjohjen e pakufishme timen, ndaj tyre.
Vëllezër dhe motra,
Ju këtu dëgjuat oratorë të shumtë të flasin për punërat, që janë bërë gjatë këtyre viteve për zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe ato janë të rëndësishme. Por ju. duhet ta dini se shume here më e madhe është dashuria e fermerit shqiptare për familjen e tij, për kopshtin e tij, për arën e tij, për lopët e tij, për derrat e tij, për dhitë e tij, për delet e tij, për ullinjtë e tij, për pulat e tij, për gjithçka që ai prodhon për familjen dhe shoqërinë shqiptare.
Ndaj dhe duhet ti garantoj ata, se ne jemi krenarë me ta, se ne vlerësojmë, se ne frymëzohemi nga dashuria e tij e pakufishme. Se anë ata të cilët me këtë dashur krijojnë të mirat e mëdha materiale, që i gëzojnë ne në çdo vakt, në çdo feste, në çdo darkë, në çdo rast.
Por miqtë e mi, fermeri, fermerja janë qytetarë që jetojnë vështirësi të mëdha. Me vështirësitë e tyre të përballojnë, të ngjallin respektin më të thellë. Në një kohë kur ne të gjithë vazhdojmë gjumin e mëngjesit, ata zgjohen pa u gdhirë, shkojnë tek lopët e tyre, e mjelin atë, pastrojnë grazhdin, ua rregullojnë vendin. Puna për ta nuk mbaron kurrë. Nga lopa kalon tek kopshti, duhet ta vadisë atë para se ti bien rrezet e para të diellit, më pas vazhdon në arë.
Vëllezër, tek këta gra dhe burra puna nuk mbaron kurrë. Në qoftë se ne i mbyllin zyrat tona dhe kthehemi në shtëpi, ata nga puna në punë deri në rrezet e fundit të hënës. Për ata ka vetëm rend pune, por nuk ka të sosur kurrë prej tyre.
Ne u detyrohemi atyre shumë. Ne kemi bërë, por ju detyrohemi shumë më tepër. Një burrë i mençur në një fjalim të tijin thotë se: Zoti ditën e tete hodhi sytë poshtë drejt parajsës që kishte krijuar, u kujtua menjëherë, me duhet kujdestari i saj dhe kujdestari i saj është fermeri, është ai që ruan tokën, që ruan ajrin, që ruan ujërat, që ruan mjedisin. Është ai që qëndis tokën, qëndis kodrat, qëndis fushat. Ai është kujdestari i Zotit për tokën kudo që ndodhet.
Po, ne kemi bërë, por kemi shumë për të bërë dhe do të bëjmë gjithçka për t’ua shpërblyer atyre atë që meritojnë. Për t’ua shpërblyer atyre, atë që ata burra dhe gra fisnik bëjnë për shoqërinë tonë. Mos harroni, se në fytyrat e tyre shumë kohë më parë se në fytyrat tona, shfaqen rrudhat e mundimit, shfaqet kërrusja, që i bën ata për shkak të punës në tokë. Por rrudhat e tyre janë vula e Zotit mbi punën e tyre të bekuar. Është bekimi i Zotit, për punën e mrekullueshme që ata bëjnë.
Këto kohë kemi hartuar programin e katër viteve që vijnë, kemi mbledhur ekspertët më të mirë, akademikë të shkëlqyer, specialistët më të shquar. Por, krahas Universitetit të Bujqësisë kemi marrë mendimin çdo ditë të universitetit tjetër, të universitetit të fermerëve tanë, të cilët me mençurinë e tyre, me praktikën e tyre na kanë dhënë mendimet më të çmuara për mandatin e ardhshëm.
Zonja dhe zotërinj
Këtu u renditen të gjitha investimet. Të gjitha ato janë të vërteta, por zotimi ynë më solemn është se do të bëjmë gjithçka, që çdo fshat i këtij vendi të ketë infrastrukturën e lagjeve të qyteteve tona dhe ata e meritojnë plotësisht. Pak vite me parë, ata përjetonin errësirat e zgjatura. Ne i ndaluam ato, garantuam furnizimin me energji, por çfarë konstatojmë tani. Ata janë zhvilluar aq shumë, sa drita që ju çojmë ne është një dritë e zbehtë. Bizneset e tyre, stallat, fabrikat, frigoriferët, sipërmarrjet e tyre, duan furnizim energjie me cilësi më të madhe. Ndaj dhe jam këtu sot para jush, për tu zotuar para të gjithë fermerëve shqiptarë kudo që janë, në ultësirën e bregdetit, në lartësinë e maleve dhe të alpeve, se në katër vitet që vijnë, çdo fshat shqiptarë do të llamburisë nga dritat, njëlloj si lagjet e qyteteve tona.
Ne, kemi ndërtuar 8 mijë kilometra rrugë, por unë dua ti garantoj fermerët e tjerë, se as rrugët e reja të asfaltuara, as tapetet e kuqe nëpër të cilat kaloj, nuk do të më pengojnë kurrë për të parë gropat e rrugëve te tyre, për të bërë gjithçka për të asfaltuar dhe kilometrin e fundit në rrugët e fshatrave dhe komunave të tyre.
Mandati i ri i ardhshëm, është mandati i përfundimit të plotë të infrastrukturës më moderne. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar qindra e qindra shkolla ,por vrapi unë nuk do të ndalet kurrë, derisa fëmijët e tyre kudo që janë, të ulen në shkolla të njëjta me të qyteteve të Shqipërisë. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar qindra ujësjellësa, kanalizime, por vrapi ynë nuk do të ndalet kurrë derisa tu garantojmë ujë të rrjedhshëm të gjitha fshatrave të Shqipërisë. Mos të mendojë kush se sukseset do të na pengojnë ne të shohim vështirësitë. Jo dhe jo.
Dje unë isha në një komunë të mrekullueshme në Kashar. U njoha me arritjet e tyre, por gjithashtu u njoha edhe me vështirësitë ë banorëve të Kodër- Mëzezit, të cilët mbartin ujë me kafshë, sepse nuk funksiononte ujësjellës i tyre. Isha në Goriçan. Fermerët e Goriçanit, mu ankuan mua se kryetari nuk kishte vendosur filtrin në depon e ujit dhe ata pinin ujë të turbulluar. Fshati tjetër nuk kishte ujësjellës fare. Ja për çfarë është programi ynë i mandatit të ri, për rrugët e pashtruara, për energjinë, për ujësjellësat. Fermerët e Goriçanit e kishin shndërruar fushën në sera. Mua mu ankuan se nuk e kemi në rregull kullimin. Është mëkat i madh të përmbytet sera dhe i garantoj ata se përparësia e parë do të jete kullimi i të gjitha zonave me sera, mbillni sa më shumë sera, ne do t’ju mbështesim ju. Unë vizitova fermën e zotit Nezha, një bio fermë e mrekullueshme, prodhonte çdo gjë bio. Dua tu them fermerëve shqiptarë, se në prodhimet bio janë guximi juaj, janë vizioni juaj, janë e ardhmja më e shkëlqyer, janë siç thotë një specialist i madh, mali që s’ka majë kurrë, lumi që nuk shteron kurrë. Ndaj dhe unë ju inkurajoj që të ecni sa më shumë drejt bios, që prodhimet tuaja të bëhen të njohura në mbarë Europën.
Është e vërtet se Shqipëria Rurale ka ndryshuar, është e vërtet se në qoftë se Shqipëria është rritur me 11 herë, Shqipëria Rurale falë atyre grave dhe burrave dhe tretin çdo ditë muskujt, mendjen, shpirtin, zemrën, dashurinë e tyre, është rritur 20 herë. Por ne qëndrojmë të vendosur të bëjmë gjithçka katër vitet që vijnë të shumëfishojmë prodhimin në tokën shqiptare, fermerëve shqiptarë.
Vëllezër
Nuk ka vend më të bekuar sa në këtë vend . Zoti e i ka dhënë tokës sonë, të gjitha vetitë, të gjitha pasuritë, për të qenë toka më pjellore, toka e prodhimeve të shkëlqyera bujqësore dhe blegtorale
Këtu dëgjuan suksesin e fermerëve. Unë isha në fermën e Agron Ramilit dhe ai mbarshtronte 500 lopë. Një bashkëfshatari i tij tha se kjo është si në Zvicër dhe me të vërtetë ajo ishte një kryevepër. Por, bashkëshortja e tij më thotë se, ne duhet të kualifikojmë fermerët, ne duhet ti trajnojmë ata. Kudo që shkova fermerët e fisnik më kërkuan të bëjmë shumë më tepër për arsimin profesional në fermat tona.
Shkova në Vlorë dhe vizitova fabrikën e vajit “Extra Vergine”, të zotit Musai, modest nuk e tha këtu, por ka marrë këtë vit, dy medalje ari për vajin e fabrikës së tij. Njërën e ka marrë në Itali dhe tjetrën në Kroaci, krenari e Vlorës, e Shqipëri ë, e ullirit Kaliniot, e prodhimeve shqiptare.
Kemi bërë një dialog të vazhdueshëm me fermerët, kemi mësuar shumë prej tyre, kemi mësuar shumë në akademi dhe ju garantoj ju, se do të jenë akademikët e vendit, që do të udhëheqin zhvillimin shkencor, të bujqësisë, blegtorisë dhe të të gjithë sektorëve.
Ju garantoj ju, se do të jete eksperienca, kultura e mrekullueshme e fermerëve shqiptarë, që do të frymëzojë programin e qeverisë në katër vitet që vijnë.
Po. Ne vendosëm në një akt madho të heqim çdo taksë, çdo tarifë, mbi çdo import, mbi çco gjë, që fermerët shqiptarë e përdorin për rritjen e prodhimi dhe ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Fermerët e pritën shkëlqyeshëm këtë , por tre ditë më parë në Goriçan, një i ri i kthyer nga emigracioni çfarë më thotë: - Unë u ktheve se nuk kisha më punë dhe kam mbjellë dy dynym sera, problemi im është çmimi i lartë i plehrave kimike, ndaj kërkoi ai, që këto 20 përqind TVSH që hoqët, na e ktheni ne. Këtë kërkuan edhe fermerët e tjerë. Sot me një grup ekspertësh dhe me Ministrin e Financave vendosëm të bëjmë realitet kërkesën e tyre. Njeri nga specialistët më thotë, si do t’ia bëjmë sapo e votuam në parlament. Unë i them se në parlament, ne votuam që ajo TVSH tu mbetet atyre, në qofte se nuk e llogaritëm mirë, tani do të zbatojmë kërkesën e tyre dhe do të çojmë javën tjetër në parlament për t’jua dhënë atyre në dorë. Ndjehem mirë, që nga 250 mijë lekë, 247 mijë lekë tollona nafte, që nuk i kanë parë kurrë fermerët ne kemi kaluar në 5 miliardë e 700 milion grande subvencionimi për 42 mijë fermerë.
Zotimi unë është solemn, këto do të trefishohen. Zotimi ynë është solemn se do të financojmë dhe do të nxisim prodhimin në çdo fushë, në çdo fshat, në çdo rreth, mbarë Shqipërinë.
U tha këtu se kemi subvencionuar, kemi ndihmuar 97 mijë koshere bletësh. Shqipëria është toka e bletës, është vendi më i pasur me lule në Europë, është vendi që mund të prodhojë mjaltin ideal. Do të bëjmë gjithçka, që gjatë katër viteve që vijnë të dyfishojmë dhe të ecim më tej.
Shqipëria është vendi i ujërave. Ujërave me detërat e saj të mrekullueshëm të kripur, ujëra me liqenet e saj të mrekullueshëm, ujërat me rezervuarët e panumërta.
Unë i garantoj qytetarët , se peshkimi si një sektor realisht i shmangur, do të ketë përparësinë më të madhe. Shumë shpejt do të bëjmë disponibël për flotën e peshkimit , kredinë e butë me 20 milion euro, që ata të mund të kenë flotën më moderne në Adriatik dhe në Jon për peshkimin. Kemi hequr të gjitha tarifat për çdo gjë që nevojitet për peshkim.
Në Goriçan dhe në zona të tjera, fermerët më thanë mua; zoti kryeministër 70 përqind e serave tona është hekuri që përdorim. Kam kënaqësinë ti informoj se TVSH për serat nuk ekziston më.
E nisëm me besimin më të madh, se Shqipëria nuk mund të jetë kurrë vend i zhvilluar pa Shqipërinë Rurale të zhvilluar, se Shqipëria nuk do të jetë kurrë vend i zhvilluar, pa një bujqësi moderne të zhvilluar. Kur ne shpallëm projektin tonë, jo të paktë ishin ata që na thanë se po i hyni “detit me këmbë “, detin po e kalojmë falë supeve të fermerëve shqiptarë, punës, mundit të tyre dhe ne do të bëjmë realitet programin tonë.
Vëllezër dhe motra
Këto që kemi arritur për çdo shqiptarë, kudo që jeton janë një ndryshim i madh dhe ne me krenari vijnë sot këtu, deklarojmë se ne jemi ndryshimi. Por ne jemi të vetëdijshëm dhe të vendosur, se katër vitet që vijnë do të bëjmë shumë më tepër për fermerët shqiptarë, për Shqipërinë Rurale.
Përpara, Përpara, Përpara.
*Fjala e Kryeministrit Berisha në Konventën e Partisë Demokratike, ku u prezantua programi për Shqiperine rurale dhe bujqesine moderne
...

A fshihet shtiza në thes? Prestigjiatori Rama fsheh Pallatin në torbë!
Nga Kostaq Xoxa
Prilli ende s’ka mbërritur në mes të rrugëtimit të tij; por rrenat e datës 1 prill kanë thyer rekordin e viteve në këtë mot të vigjiljes së zgjedhjeve parlamentare. E gënjeshtra më trashanike, më budalle, e denjë për rekordet Gines, është ajo që ka të bëjë me shitjen e librit “Kurban”. Me këtë shitje na qenka blerë një pallat 5-katesh, me vlerën e 1 milion eurove! Lajmi është përçuar nga selia private bashkëshortore e çiftit Rama. Sa për vlerat e këtij libri të vetëreklamuar me hiperbolat vargan të autorit, do të japim më poshtë një episod interesant të një pedagogu të gjuhësisë e të letërsisë i cili, ndonëse i majtë, nuk është nga ata të indoktrinuarit. Ai mësues i aftë, ç’është e vërteta, duket se i ka dhënë një përgjigje të merituar asaj shprehjeje të “Kurbanit”, ku flitet për ‘pasionalitetin’ (!) e kahershëm të Ramës për gjuhësinë.
Edi Rama, pra, me një libër na bleka një pallat! Dhe nga një fukara, me një shtëpi me qira, në të cilën nuk ka as një raft rrobash apo një dollap ku të vërë librat, na u shndërrua në një milioner!
Në ato faqet e librit të tij që flasin për këtë subjekt, autori i këtij libri të palexueshëm mundohet të mallëngjejë lexuesin me hiperbolat e tij bajate, si ato në të cilat na thotë se shtëpia me qira është kaq e ngushtë sa edhe paretet ndarëse janë sajuar me “tulla” (demek me libra), të vëna njëri mbi tjetrin, për të ndarë kuzhinën nga “dhomëza” e fjetjes! I shkreti! – thoshte Tartufi i Molierit.
Edhe gënjeshtrën e ka pa kripë! Zëdhënësja e PD-së, tani kur po i dalin petët byrekut, e fillon troç fjalën e saj publike: “Rama, deklaró 1 milion eurot për vilën në Dajt!”. Tashmë mashtruesit po i kërkohen faturat për të përligjur të 1 milion eurot për pesëkatëshin me sipërfaqe 900 m². Në faqet 30-31 të librit të tij të gënjeshtrave flet, pa pikë galeje, për atë që e quan “legjenda e pasurisë së tij”. Dhe s’e ka për gjë që të akuzojë të tjerët, se janë ata që shpifin, duke përftuar këtë “legjendë”. Citojmë: “Legjenda” e pasurisë sime marramendëse, si një jehonë që përplaset mal më mal e breg më breg dhe merr dheun për vite me radhë pa pushim, skaj më skaj, duke e bërë gënjeshtrën të vërtetë e të vërtetën rrenë me bisht … është një luftë e paskrupullt politike”. Ç’hiperbola foshnjarake! Me fjalë kumbuese, që bien era mosbesim, kërkon të na bëjë shpëlarje të trurit, si në ato fjalët e tij propagandistike. Dhe e tjer kaq gjatë e me fjalë aq të mërzitshme, sikur e parandjen që nuk e besojnë. Madje e thotë edhe këtë: “Është zor të them se njerëzia do të pajtohet me tjetër të vërtetë (nga ajo që po bëhem copë e çikë për të vërtetën time), duke hapur kapakët e miliarda fjalëve të thëna për ta bërë të vërtetë gënjeshtrën”. Pastaj shkëputet nga kjo temë për të folur “për të dy fëmijët e tij të bukur”. Por, meqë mendja i rri aty, tek abuzimet e zbuluara, vjen sërish në temë, duke thënë: “… Paçka se mileti përsëri do të më dijë po aq të pasur sa ç’janë më të korruptuarit e këtij vendi”. Le të vërehet se popullin që s’e beson, e quan “milet” në mënyrë përbuzëse. Asnjëherë nuk gjendet një fjalë e mirë, për askënd. Më tej i qan hallin prapë vetes, në një frazë kakofonike: “Publikut i është bërë pothuajse e pamundur që të çmësohet me çmësimin e imponuar…”. (I duket letrare ai çmësimi me çmësimin!”). Faqja 33, që përmban talljet dhe ekstravagancat e shëmtuara të sapo cituara, - dëshmi e përdhosjes flagrante të gjuhës së njësuar amtare,- nuk mund të përligjet nga asnjë leksikograf, i djathtë apo i majtë. Ai, Edvini, që ka rënë në dashuri me vetveten, as që do t’ia dijë se mediat shkencore nuk i kanë bërë asnjë vlerësim, për mirë apo për keq, “Kurbanit”. Ia kanë lënë harresës!
Meqë folëm për atë megalomaninë e barasvlerës së këtij libri me një pallat milionash, nuk më duket e tepërt që të bëj të njohur atë që më ka thënë një miku im: “Një fqinji im më tregoi një episod për një nxënës të një mësuesi të majtë, i cili jep në shkollë lëndën e gjuhës e që gëzon respektin e nxënësve për njohuritë gjuhësore. I ati i nxënësit e kishte prurë “Kurbanin” në shtëpi, që e kishte blerë me listë, siç shiteshin “Veprat” e Enverit. Një nxënës i kishte thënë në orë të mësimit: - Ju po na mësoni standardin gjuhësor që të shkruajmë në mënyrë të njësuar. Dhe na korrigjoni në hartimet tona fjalët jashtë gjuhës së kodifikuar. Por a janë të standardit gjuhësor fjalët si thashethemuar, vitrinat e qepenosura, ujqërisht, pallatizuese, pasionalisht, i bubullimshëm, i vandalizuar, banorë të alienuar, i mbrapshtudhëhequr, vite të rëndëngarkuara, e tatëpjetë metaformike, korruptorët, mik i asnjëherëharruar, më la të mbresuar në kujtesë, e shumëhimnizuara taksë, perversiteti i disasterrtë, ndryshe nga ç’thashethemohet, dinamitimi i kishave, pervertimi i kontakteve, qyteti me asnjëtëpërgjasuarin, veshë të rrëshirosur, shkrimtarë të tiranizuar…? Mësuesi që e kuptoi menjëherë se në cilin libër i kishte gjetur nxënësi ato fjalë, i kishte dhënë këtë përgjigje: - Ke bërë mirë që ke gjetur fjalët jashtë standardit. Ndërmjet tyre ka edhe neologjizma të sajuara. Jashtë standardit janë edhe fjalët e huaja të zëvendësueshme. Qëmtime të tilla duhet të bëjnë edhe nxënësit e tjerë. Do të ishte mirë të shihni edhe gabimet e disa folësve në TV. A e keni vënë ré sesa herë bëhen gabime të përsëritshme të mjaft folëseve? Disa shembuj: “Këto” ishin titujt e filan gazete. Duhet “këta”…Gabime të përhapura janë edhe ’recension’ për ‘recesion’, apo anasjellas (kanë kuptime të ndryshme); apo “proçes” për “proces”; ngatërrohen “afruar”, me “ofruar”. Edhe këto me kuptime të ndryshme, etj. Autorët nuk na duhen. Po flasim për gabimet e shpeshta, që përsëriten në vazhdimësi. Një rast tjetër i ngatërresave të shpeshta: ‘Elementë’ (njerëz) “të ndershëm”. Por “ tri elemente” të tabelës së Mendelejevit. Pra: ‘tre elementë’ të zellshëm. Por ‘tri elemente’ të natyrës’ (për shembull uji, zjarri, ajri). Nuk është e rëndësishme të merremi me autorët. Këtu jemi për të ndrequr gabimet. E përsëris: Përpara nxënësve nuk u përmend emri i autorit. Mësuesi specialist nuk mund të hyjë në fushën e propagandës. Por, amà, nuk mund të përligjë shkatërruesit e standardit të gjuhës së njësuar, qoftë edhe duke mos i përmendur me emër”.
Nuk është e rastit që libri “Kurban” nuk ka gjetur asnjë gjuhëtar që t’i dalë në mbrojtje këtij libri, të lavdëruar me hiperbola neveritëse nga vetë autori. Po si nuk është shfaqur asnjë gjuhëtar i vetëm, qoftë édhe socialist, që t’u dalë për zot lavdeve të skajshme të vetë autorit, në tryezën e kritikës letrare? Kuptohet se kështu do të shkonin punët, përderisa libri për të cilin po flasim nuk është vetëm se një bashkësi fletësh, pa asnjë personazh pozitiv,( me përjashtim të vetë autorit)...
Më duhet të shtoj edhe diçka: Sikur të bëhej një pallat me një libër, kushedi sa miliona do të kishte Mitrush Kuteli, që vdiq i varfër! Nuk do të çuditemi, nëse édhe “Kurbani” do të katandiset si “Refleksionet”.
Për ta mbyllur me argumente të tjera që dëshmojnë korrupsionin e Ramës, po japim edhe disa të dhëna të tjera, të shprehura nga zëdhënësja që përmendëm, e cila i drejtohet Ramës: “Keni deklaruar se tokën e keni blerë në vitin 2003 me 2 000 lekë të vjetra / m², domethënë me 2 dollarë / m². Por edhe në zona më periferike, në vitin 2000, është shitur me 20 000 lekë / m² apo 20 dollarë /m², pra ju e keni blerë me dhjetëfishin e çmimit më pak, ndërsa ngjitur me ju, me dokumente të rregullta, fqinjët tuaj e kanë blerë tokën me 50 dollarë /m² ”, domethënë 25 herë më shumë, krahasuar me 2 $ / m² të blerjes së Ramës.
Për ta ballafaquar më qartë hipokrizinë, citojmë përfundimisht një fragment në f. 31: “Edhe dashamirët e mi nuk e përfytyrojnë e jo më ta besojnë se arka ime e kursimeve është modeste dhe jetesa ime krejt normale”. Do të thosha se arka e kursimeve të Ramës nuk është asfare modeste dhe jetesa e tij nuk është as krejt normale, as ai vetë nuk është aspak shpërfillës ndaj parasë, sipas një shprehjeje tjetër të tij. Nga “varfëria” e tij ‘mallëngjyese’ e “Kurbanit”, te deklarimet e tanishme të detyruara me ligj, ka ndryshesa të mëdha, që portretizojnë një xhambaz, jo një shpërfillës të parasë. Nuk ka përse të fajëson edhe dashamirësit e tij që s’e besojnë. Me ç’atribut i ka dhënë ‘të drejtën’ vetes që të ketë mundësinë të blejë prona të paluajtshme me një çmim 25 herë më të vogël se qytetarët e tjerë? Me atë që shfrytëzon imunitetin e postit të tij, për afera për të cilat në Perëndim janë dënuar me burg personalitete të rëndësishëm? Dhe mos të harrojmë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Po vërtetohen fjalët e Nanos për shitjet abuzive të ikonave në Francë. Udhëtimet si të milionerëve në vendet e ngrohta në acaret e dimrit, shpenzimet me bollëk jashtë shtetit për të zbukuruar dentierën e tij si edhe mjaft të dhëna që po e nxjerrin kokën për qyteza të tëra në pronësinë e tij në plazhet e shtrenjta të Spanjës, shkojnë në këtë kahe; në atë të fshehjes nën mantelin e një varfanjaku, të një pasurie të paligjshme përrallore!
Pra, ‘carta canta’ është një shprehje italiane, domethënë janë faktet që flasin. Sa për ato “Jehonat që përhapen mal më mal e breg më breg e skaj më skaj”, ato janë për të bërë efekte në naivët, në një libër që është për leshkot dhe që kërkon të çmohet si bakri i ndryshkur për flori 24 karatësh.
MISIONI I VARGUT SI VIZION PËR TË ARDHMEN, PËRKUSHTIM POETIK I REXHEP SHAHUT
Shkruan: Gëzim AJGERAJ
Gëzim AJGERAJ www.gezimi.jimdo.com
MISIONI I VARGUT SI VIZION PËR TË ARDHMEN, PËRKUSHTIM POETIK I REXHEP SHAHUT
Rexhep Shahu, ”LIS I VETËM NË FUSHË“, poezi, botoi “ALBDESING“, Tiranë, 2011, faqe 144. ISBN 978-99927-685-5-6
Poezia e Rexhep Shahut, këtu e dymbëdhjetë vite më herët, edhe në përmbledhjen “Mali i Hënës“, më ka tërhequr për filozofinë metaforike, që mbështjell vargun e tij, duke e bërë një varg shumë hermetik por aq edhe të ëmbël në lexim. Për mua, poezia e tij, është shumë meritore në avancimin e poezisë së sotme shqipe, me plot forma estetike që qojnë në përsosmërinë e formave të ndërtimit të poezisë.
Vlerësimin tim për librin “Lis i vetëm në fushë“, do ta nis me poezinë e parë, që na vjen si një prolog i të gjitha zhvillimeve kohore, me të cilat ballafaqohet poeti, e që shpeshherë shpirti i tij shpërthyes nuk pajtohet me to.
Poezia e Rexhep Shahut sikur bartë me vete ndrydhje të brendshme deri në shpërthim, që në fakt herë herë bartë emocionet e poetit, i cili për nga aspekti filozofik në varg, na bën të kuptojmë se ai i ndjek edhe zhvillimet në kohë, për ti metaforizuar ato brenda vargut, bashkë me përcaktimin e drejtë karshi zhvillimeve, për çfarë na jep të kuptojmë se poeti dhe vargu i tij, bëhen shkëndijë drite në zhvillimet e kohës.
Si kuaj të zi nisur për luftë
Turfullojnë e rendin radhë e pa radhë
Kalorësit u kanë mbetë s’dihet se ku
Jelet u janë zbardhë.
SI KUAJ TË ZI TË NISUR PËR LUFTË, (faqe 7)
Pra, me një fjalë ai e portretizon harbimin e trazimeve në kohë, deri në përfundimin e këtyre trazimeve që shpeshherë na dëmtojnë si popull se sa sjellin diç të mirë, dhe pikërisht këtu poeti përmes vargut, bëhet shkëndijë drite, për lexuesin, që me misionin poetik në varg, hap portat e dritës, se nga duhet të ecet.
Bregun synojnë dallgët e çmendura
Si në çdo luftë ku s’fitohet gjë
Përplasen në shkëmbinj e zalle
Shuhen e treten pa zë.
SI KUAJ TË ZI TË NISUR PËR LUFTË, (faqe 7)
Ai vazhdon më tej duke mos u ndalur, dhe qëndron karshi furtunës deri në veshjen e plotë të kësaj maskote. Ai e vesh kohën, zhvillimet deri në ekstrem, dhe kjo është dëshmia më e mirë se Rexhep Shahu, është shumë i vendosur në misionin e poetit vizionar dhe taban të gjerë në shërbim të interesit të përgjithshëm kombëtar.
Me veten e kanë dhe e bëjnë stuhinë
Si njerëzit që fundin harrojnë
Dhe rendin ta shalojnë lavdinë
E në fund në zalle shterrojnë.
SI KUAJ TË ZI TË NISUR PËR LUFTË, (faqe 7)
Për të mos u ndalur vetëm tek e sotmja, e cila sa do drejt e besueshmërisht të jetë pasqyruar, me zhvillimet dhe ecjen nëpër kohë mund të shihet ndryshe, brenda koncepteve tematike të poezive, ai na shfaqet edhe me tema të tjera metaforike, të cilat pasqyrojnë sentenca të tjera të jetës nga perceptimi poetik dhe pikërisht, këtu qëndron filozofia e poetit, duke i dhënë laryshi tonesh librit, për ta bërë tërheqës dhe të qëndrueshëm në çdo kohë vargun e tij, edhe në të ardhmen e largët. Dhe poeti vazhdimisht arrin të përsosë ndjeshmërinë e formave të ndryshme letrare, që sjellin laryshi artistike në stilet dhe strukturat e ndërtimit të vargut.
Nëse më do, mos më fto të vdes
Më ler të ngjitem në parvaz të dritares
Të shoh hënën…
(NËSE MË DO)… (faqe 24)
Jo rastësisht, kapëm një lirikë të poetit, për ta argumentuar atë që e thamë rreth laryshisë së poezive në këtë libër, dhe mesazheve të shumta që mbërthejnë ato brenda vargjeve. Dhe lirika brenda këtij libri, e cila nuk është e paktë, sikur të çlodh nga përditshmëria e cila është e stërngarkuar me zhvillime që herë herë e rëndojnë njeriun tonë, për mes këtij lloji të poezisë, poeti ia arrinë ta çlodhë lexuesin, që sa do pak ta ëmbëltojë për mes vargut, në shpirtin e tij.
Ti je mbyllë ne kullën e heshtjes,
Për mua mendon orë e çast
Unë i kam hypë kalit të ëndrrës
Prej vetes më ikë larg.
Aty ku troshiten nata me ditën
Në mbrëmje, të pres përnatë,
Mbërthyer në heshtje varri
Flas me yjet e hënën e ngratë
TI JE MBYLLUR (faqe 128)
Poezia e Rexhep Shahut, është sikur një pasqyrë, e zhvillimeve të kohës dhe ecjes së poetit nëpër të, e që natyrisht është e mbështjellë me metaforën letrare, që librin e bën të këndshëm për lexim. Krahas kronikave të përditshmërisë, për mes vargut, ai hedh dritë në të ardhmen. Vargu i tij, sikur të deh gjatë leximit, për të mos u ndalur deri në fund të librit. Dhe kjo çlodhje, që e ndjen gjatë leximit, sikur të mbushë plot motive shprese për ta shijuar të bukurën që e ofron jeta.
Të rend çdo çast drejt teje nëpër shi me çadër në dorë,
E të mos kujtohem ta hap çadrën nga nxitimi,
Hutimi a frika se mos vonohem;
Të emërtoj gjithë sendet e njerëzit e botës me emrin tënd;
Të ndaloj urbanin, të zbres dhe të ec në këmbë
Se më duket se urbani ecën më ngadalë se unë;
…
TË REND, (faqe 81)
Bota e brendshme e poetit, shpeshherë është shpërthyese, në raport me kohën. Ai vazhdimisht është në kërkim të së bukurës, të drejtës, të lirisë, që herë herë në varg tingëllon edhe ndryshe.
E kam marrë përdore veten
Dhe plasa ta tërheq për tek një qiell tjetër
Ku s`të thonë “trus”…
Pronarët e qiellit janë harbutë
Të jesh i gjatë do prerë diçka nga vetja
Të bëhesh i shkurtë.
Këtu si të tjerët duhet të jesh
As të dish më shumë as të kesh,
Ndaj e kam marrë për dore veten
Zvarrë po e tërheq…
NJË QIELL TJETËR, (faqe 65)
Rexhep Shahu, për mes këtyre vargjeve, nuk i bindet realitetit të të sotmes, e cila herë herë sikur nuk është në binarët e normales. Ky realitet, për fat të keq, po e përcjell vazhdimisht shoqërinë tonë njerëzore, në veçanti në Ballkanin e trazuar, e cili nëpër tranzicionin e tejzgjatur, herë herë po del nga realiteti i rregullave të normales. Dhe ky realitet, tek poeti, perceptohet nëpër vijat e holla të vargut, deri në ekstrem, të kërkimit të “Një qielli tjetër”. Ndaj, vargjet e tij, bartin mesazhe të qarta, duke i dhënë grusht të fortë ligësive të kohës, mesazhe këto të cilat veç sa e forcojnë misionin e të qenit poet.
Ku janë heronjtë, ku janë,
Ku rrinë, ku struken, ku pinë…
Kohë heronjsh nuk ka,
Nuk ka stinë të tyre, as mot të tyre,
As shekull, as ditë, as orë, as çast heronjsh nuk ka.
Ata s`ishin kur na u deshën në luftra,
Në tragjeditë tona jo e jo,
Pse t`i shpikim vallë?
Heronjë nuk ka kund motra ime,
Viktima po, të mundur po,
Të mundur që urrehen e vazhdojnë të munden nga të gjithë,
Të mundur që s`munden t`ia kafshojnë xhelatit
As gishtin kur ua fut në gojë.
Të mundurit e përdhunuar gjithmonë kanë faj,
E kurr jo xhelati.
Dhunuesi ishte hero dje,
Sot e përgjithmonë.
HERONJTË, (faqe 48)
Pamjet e këtilla që na faqen në libër, sikur na vijnë nga një shpërthim i brendshëm poetik, për ti ndërruar kohët. Kjo papajtueshmëri me kohën, brenda kronikave na vjen si një mesazh, se vërtet kohët dhe mentalitetet duhen ndërruar. Ai për mes kulturës krijuese, është shumë i vetëdijshëm se poezia e tij, do ti shërbejë edhe të tjerëve.
Poezitë e librit; “Lis i vetëm në fushë”, na bëjnë gjithmonë të besojmë se Rexhep Shahu, i kronikon kohës, i freskët me misionin poetik në gji, dhe pa ngarkesa nga e kaluara, por gjithmonë me vizion drite dhe besim në të ardhmen.
Unë nuk dua tavolinë të shtruar feste, urime gëzimi e cakërrime gotash
Në ditëlindjen time,
Sepse nuk dua të festoj humbjet e mia, vitet e çuara dëm
Nuk dua t`i shes mend zotit e as të festoj plakjen.
Nuk dua sepse kështu çoj dëm orët e lumtura që do të rrija veç me ty
Dhe trishtohem për këtë shkak, trishtohem pa fund…
NUK DUA FESTË NË DITËLINDJEN TIME, (faqe 116-118)
Këto vargje, sikur na japin të kuptojmë se, edhe përkundër jo ngarkesave të së kaluarës, ai brenda vetes bart vragën e dhimbjeve, nga ajo kohë, që poeti i quan; vitet e çuara dëm. Pra, për shumkënd, edhe për poetin, një pjesë nga e kaluara, sikur ishin vite të humbura, të cilat nuk kanë sjellur asgjë për një popull të tërë, pos dhimbje e vuajtje. Megjithatë, brenda këtij libri, thuaj se fare, poeti nuk i kthehet më të kaluarës. Sikur, s`don ta kujtojë më atë kohë. Disonanca e ngjyrave në vargje ndryshon, duke sjellë laryshi të temave të cilat janë preokupim edhe përditshmërisë poetike. E gjithë kjo laryshi temash, na vjen pasi vagjet në libër na vijnë si tërësi jo të ndara në cikle. Dhe kjo formë e aplikuar, librin sikur e bën më hermetik brenda akceptimit të temave. Megjithatë, ndoshta këtu do i jipnja të drejtë poetit, sepse estetika e ndërtimit të librit, temat dhe bukuria e vargjeve, e ruan origjinalitetin e përditshmërisë kronologjike të poetit.
Lis i vetëm në fushë
Gjysmë i plakur e gjysmë i kalbur
Që ende dëgjon gjithçka
Nga bëmat e botës,
Që sheh edhe ato që s’duhen parë.
Trumcak i ngrirë në borë
Me krahun e thyer nga llastiqet e fëmijëve.
Sytë e Hënës që shohin gjithësinë,
Dera e çelur ku hyjnë zërat,
Dritare pa xhama nga hyjnë zogjtë,
Dhimbja që ndjen toka nga pesha e hapave,
Etja e lumit nga shterrja e ujit,
Tharja e buzëve nga mungesa e puthjes,
Thirrja e gjinjve për tu shtërnguar,
Malli i dorës për të rrëshqitë mbi flokë,
Shëmtimi i oxhakut pa zjarr,
Fole dallendysheje e braktisur…
E tjetër çfarë mund të jem
Në këtë ditë pa sy
Në këtë natë të verbër
Kur ti s’je…
LIS I VETËM NË FUSHË, (faqe 34-35)
Vargjet që vijnë brenda poezisë, që shfaqen në formën e kronikave, na japin të kuptojmë se Rexhep Shahu, i vetëdijshëm për misionin poetik, sikur bartë mbi vargje edhe peshën e kohës, duke nxjerrë mesazhe të qarta edhe për ardhmërinë, pa ndonjë ngarkesë nga e kaluara, por duke ecur gjithmonë drejtë një vizioni plot dritë. Figurat letrare që i përdor poeti në vargje, vijnë si rezultat i një përvoje të gjatë në letra, përvojë e cila me mjeshtri i u jep kuptimin artistik në poezi. Pra, siç shihet nëpër vargje, poeti në masë të madhe, ja ka arrit të zbërthejë shpirtin e përditshmërisë së tij, të cilën më së miri e pasqyron poezia, ndryshe ecjes sonë do ti mungonte kuptimësia. Nga kjo që thamë, konstatojmë se poeti Rexhep Shahu, i kronikon kohës, duke e shikuar dhe ecur nëpër të, brenda vizionit poetik, që për mes poezisë hap dritë për të ardhmen, njëkohsisht përmes vargut, shquhet plot guxim, si luftëtar për ndryshime të përgjithshme shoqërore. Nga ky prizëm i të menduarit, na jep të kuptojmë, se poeti Rexhep Shahu, me plot besim në vizionin e tij, na shprehë atë edhe përmes vargjeve, të cilat në të shumtën e rasteve u prijnë ndryshimeve në shoqëri, e sidomos tek ne kur ende jemi përpëlitjeve tranzicionale.
Këto që i thamë, për poezinë Rexhep Shahut, nuk mundë të jenë e tëra. Ishte njëri nga aspektet e përceptueshmërisë shumëdimensionale të poezisë së këtij poeti. Kemi prekur vetëm disa pejsazhe nga libri ”Lis i vetëm në fushë”, për të sjellë mes jush perceptimet tona brenda kësaj bukurie letrare, nga këndi i ynë. Me këtë konstatim Rexhep Shahut, i urojmë edhe për shumë margaritarë tjerë letrarë, në botën e letrave shqipe.
--------------------------
KOSOVA NJË PLANET I PANJOHUR PËR EDI RAMËN
REXHEP SHAHU
E ndoqa Edi Ramën në konferencën që zhvilloi në Prishtinë për të treguar se si do të jetë ai pas 23 qershorit kur të jetë kryeministër në Shqipëri, nëse do të jetë.
Më erdhi shumë mirë që ai ishte në Prishtinë, që foli atje, që ka filluar ta konsiderojë Kosovën dhe ta kuptojë se ganxha ku varet çeshtja shqiptare sot e mot është Kosova dhe vetëm Kosova.
Foli mirë për shumë çeshtje dhe unë jam plotësisht dakort me zotin Rama për mbledhje të përbashkëta qeverie mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, natyrisht gjithmonë nëse don Kosova (apo jo?), për doganë të përbashkët, nëse të lejojnë rregullat ndërkombëtare dhe interesat financiare të nëndheshme të bizneseve, për abetare të përbashkët, për kupën e flamurit kombëtar në futboll etj etj..
Ato që i kishte menduar qartë i artikuloi qartë. Për pjesën më të madhe të monologut të tij ishte i paqartë sepse po fliste gjuhë të pakuptueshme para njerzve të cilët i mendonte të një planeti të panjohur. Foli për gjëra që nuk janë e nuk mund të jenë kurrë në dorën e tij qoftë kryeministër e qoftë çfarë të dojë.
Në tërësi është ngjarje shumë e mirë që Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kryetari i saj shkojnë në Kosovë, priten atje, flasin atje edhe pse ende i rezervojnë atje asaj dhe atij vend në sofrën e fundit.
Por, (sepse më vjen gjithmonë keq kur ka një por dhe doja të mos kishte kurrë por) edhe pse tha se pas 23 qershorit nuk do të ketë më ministër apo zyrtar shqiptar që do të shajë jashtë shtëpie opozitën, zoti Rama vazhdoi edhe kësaj radhe të vetvrasë veten në Kosovë me gishtin e tij të madh duke sharë. Dhe kur vret veten me gishtin tënd të madh nuk ke kujt t’ia kërkosh gjakun.
Nuk pati fuqinë që të artikulonte qartë se hipoteka që ka në shpinë Partia Socialiste e Shqipërisë është shumë e keqe dhe negative dhe nuk i siguron kredi politike e morale në Kosovë. Sepse, Partia Socialiste e Shqipërisë ruan e mban në kurriz me dashje hipotekën e Partisë Komuniste të Shqipërisë, të Partisë së Punës të Shqipërisë të cilat e kanë vrarë vazhdimisht Kosovën dhe i kanë hapur varrin në vijimsi.
Ende në radhët e partisë së zotit Rama militojnë si gurë të fortë shahu eksponentë që kanë hesape për të larë me shqiptarët e Kosovës, eksponentë që kanë vrarë e burgosur shqiptarë të Kosovës, që kanë spiunuar, ndjekur e asgjësuar shqiptarë të Kosovës. Nëse do të shkundte supet zoti Rama dhe të rrëzontë në tokë këtë hipotekë, ai do të fillonte të hynte në planetin Kosovë që është shumë i mistershëm dhe i panjohur për zotin Rama, planet të cilit ia shau edhe gjuhën...
- Afron 23 qershori i 2013-ës , Edvin Kristaq Rama i futet detit në këmbë!
Deshi të kritikonte të kaluarën e partisë së tij, por nuk ia mbajti. Sepse nuk është i lirë ende nga trashëgimia e partisë së tij, nga kryetari i parë i partisë së tij Enver Hoxha, i emëruar nga MiladinPopoviçi e Dushan Mugosha, për llogari të Miladinit e Dushanit e të Titos, i cili, nëse nuk dha urdhër të vritën shqiptarët që u masakruan në Tivar e rrugës për atje, nuk i ndihmoi si shqiptar shqiptarët që të mos vriteshin, nuk i shpëtoi, nuk i ndihmoi, nuk u divorcua nga Titoja e jugosllavët, por bëri siç e urdhëruan jugosllavët.
Deshi të kritikonte zoti Rama të kaluarën e partisë së tij, por nuk e lënë eksponentët që i ka në parti lojtarë të peshave të rënda, rrjeshtues votuesisht të tij, të cilët kanë burgosur, vrarë, masakruar, internuar, shfarosur e zhdukur pafund shqiptarë të Kosovës dhe që tani sillen si në atë historinë të vret natën e të qan ditën.
Z. Rama duket ka lexuar atë që kam shkruar unë nga Lagush Pogradeci i cili ka thënë se kur të çlirohet plotësisht Kosova, komunizmi do të ngordhë në Shqipëri, dhe tek e sheh se është në prag të ngordhjes komunizmi, po tenton të hyjë në planetin Kosovë, të panjohur për të.
Duke premtuar se nuk do të shalojë kalin e sharjeve, ai u sul egër kundër Sali Berishës. Duke qenë i bindur edhe vetë se Berisha sa i përket Kosovës është Skënderbe, le të ironizojë sat ë dojë zoti Rama. Atje në Kosovë dinë më shumë se z. Rama për Kosovën dhe raportet e saj me Sali Berishën, dinë më shumë se ai e se gjithë ne për Sali Berishën. Të qëllosh mbi Sali Berishën në Kosovë është njëlloj sikur të qëllosh mbi një objekt që ta kthen plumbin mbrapsht e ai plumb të vret ty. Kaq duhet ditur nga një pretendent për kryeministër.
Kur përmend arkivat dhe ato që quan gabime të Sali Berishës, duhet me qenë i drejtë dhe i ndershëm deri në fund dhe arkivat duhen përmendë të plota. Sepse të vetmen betejë që zoti Rama dhe çdo zotëri tjetër e ka të humbur sot dhe gjithmonë me Sali Berishën është Kosova.
Yll polar të Partisë Demokratike e ka shpallur ai Berisha Kosovën që në numrin e parë të gazetës Rilindja Demokratike, në programin politik të Partisë Demiokratike.
Ndërsa PS vetëm kësaj radhe foli fjalë dhe vetëm fjalë për Kosovën, pasi në programin politik të botuar të PS ka vetëm gjysmë fjalie, ka 54 germa “ndërtimi i një partneriteti me shtetin e ri të Kosovës”.
Zvarrë e ka marrë politikën shqiptare Sali Berisha dhe mbushi shpresë shqiptarët kur shpalli “Një komb, një qendrim”, atë botë kur ishte i ri z. Rama.
Këshilltarët e vobektë që e këshillojnë z. Rama për Kosovën janë më shumë se të padijshëm dhe mua më vjen keq sepse unë dua që partia socialiste të qaset, njihet e të pranohet plotësisht në Kosovë dhe të mos struket në qoshka atje, të mos hyjë si hajduti në shtëpinë e mbretit sepse PS ëhstë parti shqiptare, pasuri e vlerë kombëtare e jona.
Zoti Rama duhet të arrijë të kuptojë një gjë që ai dhe shumë si ai e kanë të vështirë ta kuptojnë. Unë kësaj radhe nuk kam asnjë mllef që po shkruaj, pasi sinqerisht më vjen mirë që PS të afrohet me Kosovën. Por Kosova nuk është starti apo si quhet ajo dërrasa ku kërcen notari që të mund të hidhet për not. Jo. Kosova nuk i sherbën edhe për shumë dekada për këtë gjë PS.
Sepse zoti Rama nuk e di çdo të thotë të të mungojë Kosova. Nuk e di mungesën e Kosovës siç e di dhe ndjen Sali Berisha. Siç e di dhe e ndjej unë dhe çdo njeri që është rritë me sytë e ballit, të mendjes, shpirtit e zemrës nga Kosova, që është rritë në kufi me Kosovën, që e ka parë me sy dhe ka plasë me zemër. Por kjo nuk është faj për zotin Rama. Por vetëm tregues se ai nuk e di çdo të thotë mungesë e Kosovës dhe dashuri për të.
Ai recitoi për shkelje të embargos se karburanteve. Autogol i rëndë për zotin Rama por ai edhe këtë nuk e di se nuk ia thonë. Zoti Rama duhet ta dijë njëherë e mirë se karburant për të furnizuar makinerinë luftarake të Serbisë nuk mund të jepte Shqipëria. Ose ai nuk e njeh fare madhesine dhe forcën e makinerisë luftarake serbe. Danubi dhe vaporrët në Danub kanë furnizuar Serbinë zoti Rama dhe këtë e din mirë politika botërore, e din mirë Amerika dhe Natoja, e din mirë Europa.
Që ta kesh të qartë (po më frymëzon ta bëj një roman për kufirin dhe karburantin që kalonte në kufi…) naftë me serberatorë veturash kanë çuar në Kosovë, kryesisht te kosovarët që e përdornin për traktorët me mbjellë arat dhe jo te ushtria serbe anëtarët dhe eksponenetet e partisë socialiste. Vizat për në Serbi tek ambasada jugosllave në Tiranë, nuk i jepte e as nuk i ndalonte dot Sali Berisha qoftë president apo zot. Por eksponenetë të partisë socialiste jepnin e nxirrnin viza serbe, shisnin viza serbe qoftë për rajonin e Kukësit, qoftë për rajonin e Shkodrës.
Kjo histori ka bisht zoti Rama dhe nuk ka leverdi ta hajë këtë dardhë se e ka bishtin të gjatë. Mundet PS ta zotërojë listën e njerzve që dërgonin serbetarotë me karburant në Kosovë apo në Mal të zi. Nëse nuk e ka atë listë, mund ta sigurojmë fare lehtë… Ta shohë emër për emër atë listë. Por edhe kjo, si në rastin e vetvrasjes me gisht të madh kur shan Berishën në Kosovë, është vetvrasje për Partinë Socialiste.
Nëse zoti Rama vendos të qërojë hesapet me gjithë spiunët e vjetër e të rinj…, lë të hyjë në këtë luftë dhe të zbardhë storjen e furnizimit me karburant nga Shqipëria në Kosovë. Por ato spiuna e rrezikojnë qenien e zotit Rama në krye të PS.
Asgjësuese ishte pyetja e gazetarit që i tha si do ta mundësh Sali Berishën në Kosovë.
Të shash Berishën në Kosovë kjo është papjekuri, pamençuri. Dhe tha nuk e shava. Duke dashtë me dhënë model të mirë e të ri, dha model të keq.
Z. Rama e ka gjithmonë të vështirë të dalë përtej modelit Berisha edhe sot edhe mot.
Foli për përceprtim të keq që ka Kosova për PS. Është krijuar për 70 vjet dhe nuk e rrëzon dot me 70 mijë fjalime, pa qenë deri në palcë i sinqertë dhe pa kërkuar ndjesë, ndjesë që ta pranojë Kosova atë ndjesë.
Përsëri u mor me Udhën e Kombit. Është e shkruar e zeza në të bardhë por zoti Rama mendon se ky vend dhe ky popull nuk ka memorje. Ai vetë dhe një çetë e tij prej shtatë eksponenetësh e kanë sharë dhe kundërshtuar Udhën e Kombit sa kanë plasë. Le të shikojë edhe ai arkivat e televizoneve dhe gazetat e kohës. E ka sharë mu në mes të Prishtinës Udhën e Kombit. Atë udhë e bëri Sali Berisha. Tallet keq me Kosovën dhe me Majkon kur thotë se PS dhe Majko nisën udhën e Kombit. Është kujtesë që të ben të ulësh kokën cilindo.
Tallet keq kur thotë se PS dhe Majko kanë historinë e UÇK në dorë dhe janë meritorë. Zotit Majko ia kam thënë se ai nderohet e çmohet në Kosovë vetëm se deshi dhe respektoi të dëbuarit dhe për hir të dashurisë që tregoi për to, por kurrë dhe asnjë gram për hir të trimërisë së munguar të Makjos apo të Shqipërisë për Kosovën dhe UÇK. Zoti Rama është larg me shekuj nga kjo histori se për të kjo historia e luftës së UÇK dhe e dëbimit të shqiptarëve të Kosovës është e shkruar në kinezçe.
Tha zoti Rama se bashkimi kombëtar ka ndodhur. E beri Sali Berisha dhe më vjen mirë që e pranoi zoti Rama. Udha e Kombit është bashkimi fizik i kombit.
Z. Rama ende nuk ka gjetë partnerët e tij dhe të partisë së tij në Kosovë.
Mua më vjen keq që ai dhe ne dhe ata nuk e dinë kush është aleati i PS në Kosovë. Shpresa te Thaç dhe PDK u sos sepse PDK hyri e majtë në komventën e fundit dhe doli e djathtë.
Prandaj Kosova është planet i panjohur për zotin Rama. Gëzohem që ka filluar të dojë që ta njohë. Më bëhet zemra mal që Shqipëria dhe PS ta dojë Kosovën.
-------------------
Ka provuar gjithëfarëlloj punësh e profesionesh në fusha e male me bujq e blegtorë, kosëtarë e korrës gruri... Ka jetuar e punuar me mineralkërkuesit, minatorët, vagonistët, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bërë sekretarin në prokurori, ka qenë drejtues kulture, tregtar, ka themeluar një kompani ndërtimi, ka punuar gazetar në Radio Kukësi, Radio Tirana, Top Albania Radio e në organe të shumta shtypi të Tiranës e Prishtinës, zëdhënës në Qarkun e Kukësit dhe në Ministrinë ë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, ku dhe ende punon për një detyrë tjetër. Por veten e gjeti në profesionin e gazetarit. Ka drejtuar si kryeredaktor revistën kulturore “Dy Drina”, revistën për fëmijë “Kallz”, organe këto të Qendrës Kulturore “Dy Drina”, të përkohshmen “Gazeta e Kukësit” dhe prej vitit 2005 edhe revistën kombëtare “Bujqësia Shqiptare” organ i Ministrisë. Veç librit “Apologji për Udhën e Kombit”,” ky autor ka botuar edhe gjashtë libra të tjerë, tre vëllime poetike dhe tre libra me publicistikë: “Mali i Hënës”, poezi, Tiranë, 1988; “Bregu i Brengës”, poezi, Prizren, 2000; “Misioni për Paqen”, kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës; “Bllaca” monografi; “Marsi i Minave”, Tiranë, 2006; “Lis i Vetëm në Fushë”, poezi, Tiranë, 2011.
...
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...