Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/16

Evropa


Sylejman Aliu

Evropa

Të njihnim si nuse të vjetër
Shkrepëtimat t’i mblidhnim me dorë
Në verën tonë seç bënte dimër
Dimër i fortë

Prapë të njihnim si damë të vjetër
Jo një vit, një thes shekujsh,
E urtë, e mlleftë, e ftohtë

Kishe ato që kërkonin të tjerët
Një ëndërr të çliruar nga tmerret

Mburrja yte vilte e vjelë
Qiell e diell
Në prehrin tim mushkonja pjellë

2.

Kishim lënë gjeografinë
E trollit të përgjakur
Brenda harrimit tënd ndëshkues
Kur gurë spirrash ngulnin në ne
Herë kryqe bizantësh
Herë maskaradë e fe
Herë shpatë e gjak
Litarë gjymtyrësh
Edhe në amësi
Vrisnin Iliri
Gjymtonin Shqipëri
Hije Karpatesh t’mashtronin n’histori
Otomania hapëronte si gjarpër i zi
Të të prekte dhe ty

Por ne ishim aty

Të mbronim si nuse të vjetër
Shkrepëtimat t’i mblidhnim me dorë
Në verën tonë seç bënte dimër
Dimër i fortë

Poezi nga Brahim Avdyli





KËNGA IME

Kënga ime- jeta ime e shastisur
t`u përgjakën gishtërinjtë e të ranë dhjetë lëkura
së renduri pas diellit me një strajcë ëndërrash
me një strajcë dhembjesh, dëshirash që pëlcasin
pa britmë e pa vaje, por që s`pushojnë së renduri
pas pulëbardhave në fluturim horizonteve të ngrysura...
Zgjaten shtigjet tua, zgjaten e kurr nuk sosen
gjithnjë e më pak jam unë- çdo gjë ta kam falur
bonjakja ime- këngë, bimë e etshme gjaku;
s`di ç`të bëj me dhembjen që të çel në çdo rremb
s`di ç`të bëj me pikëllimin tënd pipave të tharë
s`di ç`të bëj me lulet e vyshkura- jeta ime e vrarë
kur dridhen sahatkullat ndër shtërgata motesh,
pa plang e pa shtëpi jemi, ne, endacakë të përjetshëm
ikim nga harrimi, mashtrimet, dhuna, nga vdekja...
por askund fundi i kësaj odiseade, askund Itaka
me buzëqeshje të na shkrijë akujt ankthit e të mallit-
duart t`i ngrohim pranë vatrës- kurrë të braktisur,
të na përtërihet durimi, ty- zëri i shterur
nga fundi i ferrit duke klithur, lëndinës së shtrigave...
T`i mbledhim, moj, cuklat e dashurisë e kujtesën e grisur
edhe me gjysmë mushkërie mund të ecim kah e nesërmja
tash e dimë përmendësh pse u nemën bjeshkët
dhe mësuam të zbresim në det, të ngjitemi kah dielli
udhën e shkronjave e mësuam, shtigjet e fjalës
fanarët e shpirtit t`i ndezim tej- përtej oqeanit
qiell e dhé je për mua- prush e hi jam për ty
djep i ëndërrave të mia- rrita ime je ti,
ndaj të pëshpëris çdo natë dhe të shtrëngoj si fëmijë
jeta ime e shastisur, vdekja ime- poezi!...




PËRPËLITJE

Ç`dhembje më e thellë
oj Nënë,
se dhembja e asaj që s`mund

ta them?!...


UNË DHE SIZIFI

Unë dhe Sizifi
nga të dy skajet e kohës
shekujt i masim
e pesha e dhembjes
si dënim i përjetshëm
na rëndon.

Më duket se ai
ka më shumë fat
meqë zbret në fund
të përsëritë lojën-
sa herë i rrokulliset guri

derisa unë-
këngëtar`i shkretë,
marr e jap një jetë të tërë
dhe s`lëviz nga vendi
gurin e dhembjes!...





LUGETËRIT E FJALËS

Sa herë flas
më thonë të hesht

sa herë hesht
nën dhunën e tyre
më yshtin të flas

vetëm po të lëviz
nofullat nga dëshprimi
ngërdhuzen tmerrshëm

matem t`i pështyj
më gërvishtin në fytyrë
dhe fshihen

përpiqem t`i harroj
kur dalin papritmas
plot egërsi...

O të mallkuar,
a do të kishte kuptim
ferri pa ju!





ORAKUJT E RREJSHËM

Ei,
edhe poetët ditkan të bëjnë lajka,
të përhapin mashtrime,
të mbështesin Çezarin
e të lavdërojnë tiranët-
në emër të luftës për Liri!

Edhe poetët ditkan të jenë
si të gjithë të tjerët,
të yshten me të holla,
me shpërblime ndërkombëtare,
e të bëhen zëdhënës
të një të çmenduri tiran
maje Froni,

t`i mbulojnë tragjeditë
me perdet magjike të fjalës,
t`i kurdisin dramat e dhimbshme
të shekujve-
kur blihen!!...

O burrani,
mos u besoni kurrë
orakujve të rrejshëm-
krijuesve oborrtarë!





SYTË E ARGUSIT

Sytë e tu, Argus
i ka fryrë dhembja-
freskinë ua kanë tharë
marrëzitë e kohës.

S’ishte e lehtë të shije botën
duke ndërruar ngjyrë
dhjetë herë në ditë
si kameleoni,

s’ishte lehtë të shihje
demonë të nderuar si hyjni
dhe hyjnitë që grisnin munshkëritë
për të dëshmuar
shejtërinë,

s’ishte e lehtë
të përpije gjithë këtë pleh
që shitet për ar
midis bebëzave

e të masje
dioptrinë e hirësisë
çthjurjen e shekullit
pa guxuar të nxjerrësh
të vërtetën-

Argus,
ytë e tu i vrau shëmtia
në një kohë të pa kohë!*)

*) Kjo poezi e ka fituar shpërblimin e dytë të Konkursit letrar të „Zërit të Kosovës“ për poezinë më të mirë të botuar më 28. Nëntor 1997.



TRAJEKTORJA E FATIT

U linda në malësi
e u treta në mërgim

duke djegur veten
me vargje nëpër buzë
e kokën e lënë
peng për të nesërmen.

Për besë,
kudo shpërndava
dhembjen time të zjarrtë
e mbolla ëndërrat-
thirrjet për Lirinë!

Sa keq,
vështirë po na lëshon
kllapimi e vdekjes-

ndaj na ndjekin
këmba pas këmbë të Ligat!

Poezi nga Adem Gashi


Adem Gashi u lind me 1953 ne Nekovc te Drenices.Ka mbaruar studimet per Gjuhe dhe Letersi ne Univerzitetin e Prishtines,ku edhe tani jeton.Ishte kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves.
Adem Gashi shkruan poezi dhe proze dhe deri me tani kabotuar:
-Pa ombrelle 1982
-Duke punuar autoportretin-1985
-Realiteti objektiv-1990
-Ëndrra te liga-1989
-Doreshkrimi i djegur-2001
-Lulet e vetmuara-2001

Etj.
Ishin keto vetem permbledhjet poetike te Adem Gashit,pa u thelluar ne krijimtarine e tij ne proze.




BLASFEMI POETIKE

AJRI
(De Rada)

Një varr deti në mes një qiell amorf përsipër
Kangjelat e mallit andej-këndej
Dhe vdekja neutrale

Kaq vite ajo re e bardhë
Në kokën e mjekrën e bardhë lëvaret

Një portret kothere buke
Vizatojnë fëmijët në leximet letrare

Mund të vuajsh të kesh uri e plagë
Dhe përjetësinë e ajërt:
E hedh me një hap pellgun e varrtë të detit

Andej e këndej një kangjele
Shpirt që nuk dëvaret -
Është parajsa e lashtë
Brenda robërisë lirike të ajrit


ZJARRI
(Fishta)

Nga zjarri bubullak brafullojnë fjalët
E digjen kockat e mishi e gjaku
Siç digjet jeta e drurit

Zjarr i ndezur me fitil shpirti
Në një shpat malcie të butë
Ku pëlcet lëkurë e egër e dhisë

Përbirohemi fjalësh
Me lahutarin në të zeza
Si të ishim hije që s'i kap rrëfeja

Po jemi njerëz ama njerëz jemi
Dhe nuk dalim dot mbretërisë së zjarrit të veladontë
Që na djeg me të tëra
Veç shpirtit tonë e të Oso Kukës

Shpirtin na e ruan ai
Ati Ynë Lahutar as në tokë as në qiell
Thellë në pergamenë dhie të egër


UJI
(Lasgushi)

S'je shenjti larg asaj as qoftëlargu nuk je
Vizëllimë e ujit faqes së liqenit

Asgjë s'u lirua teje as pas vdekjes
Kot thonë dhe shkruajnë se ke vdekur

Damarëve të njelmët shëtit etja jote e jona
Bastuni yt gjarpërush e kapota e qeni
Tablo sureale me vija të dredhura
Të dorës së Beketit

Vullkan i bunkertë koka jote
Shpërthen te secili prej nesh
Kur mendojmë marrëzinë e të qenit poet

Larg asaj
Ti qoftëlargu nuk je as shenjti
Dhe s'ka rëndësi aspak në rron a ke vdekur
Njerëzit duan të jetojnë a të vdesin
Në robërinë e vargjeve tua
Si vizëllimë ujore
A si alge në fundin e liqenit

"Dorëshkrim i djegur", Rozafa, Prishtinë 2001




PO M'RRI PERBALLE ALI PODRIMJA

M'krisi mendja me e nxjerr territ
midis Trines e Xhenit
ne nji sfond letrash qi munden me kjen libra

Me thane asht plak
nuk asht
me thane i ri s'ma zen syni

Me thane mos me e çarte per shtate gjaqe
perendue bukurie asht

Po kendue ka he ja bafsha gjamen
se Akeronin e ka kapercye not
me dhimbten e Lumit

Po m'rri perballe Ali Podrimja
a po i rri
vra shtegit t'harrimit





NGJARJE

(Për Mirko Gashin)

Këtu ka ndodhur në një mot të largët
Një nate që mendonim se është ditë
E vrisnim orë e çast ngapak
Derisa pinim vargje

Ai shfaqej sërish në mjegullën e avujve
Herë si shejt herë si demon
Dhe jepte kumtin e hatasë së madhe

Ne e vrisnim sërish
Sërish ai ngrihej si më parë
Dhe ligjëronte: Nuk vriten perënditë

Ai Poseidoni shqiptar
Që në një pikë vese në një pikë ujë
Zbulonte oqeanin e urtisë
Dhe vrasjen e Sokratit

Ai ishte ai është
Te secili prej nesh shtjellë e vetmisë
Dhe na mëshiron si orakulli:
Faljau zot sëmundjen e marrëzisë

Ja Ai pa çelësin e shtëpisë

Parajsë e përbaltur është e hapur
Dhe si më parë ne të vetëvrarët

Ja unë ja ti ja Ai
Duke lexuar dhembjen e vetmisë dhe fajin
Në urtinë e ujit
_______________
Kjo poezi u nderua me çmim të parë në “Requiem për Mirko Gashin”, mbajtur n[ tavernën e tij “Veranda” në Prishtinë, më 12 janar 2000. U botua në vëllimin “Dorëshkrim i djegur”, Rozafa, Prishtinë 2001




XHAMI MIDIS

jashtë ka një stuhi
brenda bën furtunë

brenda a jashtë jam unë

xhami midis
pëlcet thërmohet
ç'shfaqje sureale e Kalorësit fytyrëvrerosur

midis kamxhikëve të reve të tërbimit
si një Rënie e Lirë në fizikë
bie Gjethja e Fikut

kaq u dashka
të marrë mbroth e mbarë
shpirti i Hidalgos së marrë

(11 gusht 2010)





KETU U BE NJE LUFTE

ketu shpertheu nje lufte
nje lufte bashkekohore me mjete primitive
ku vriteshin pak njerez
po vritej teresisht njerezorja

seç rrodhi gjaku i lodrave
i fletoreve librave vargjeve
gjaku i kujtimeve ne album fotografish

ketu i be nje lufte im bir
ku u vrame dhe une e ti
pa pranine tone pa graden
hero deshmor

tash veshtrojme pertej varrit mbitokesor
trajtat tona fosile prej letrash e leshi
e shqyhemi se qeshuri

nje lufte e tmerrshme behet ketu tani
biri im
nje lufte vertet epike
ku heronjte deshmoret e vrasesit
kerkohet te jetojne tok si ne mite
me ndihma humanitare te Perendimit
te Lindjes
me art modern me piktura kubiste
dhe ne mos qofte parajsa kjo
eshte vete parabota kaotike
ku Eva ne vend te Molles se Adamit
te dhuron virusin e HIV-it

(Menjehere pas lufte, korrik 1999)




PREKAZI


Eshte nje katund i rendomte
Me zini bese
Te rendomta i ka stinet balten

Njerezit enderrojne njesoj
Ne gjysmegjumin e nates
Kur zene e kendojne gjelat e pare

I rendomte eshte misri gruri
Serialet dhe mbremjet e bluzit ne tv
Dhe drumolla e thare

Ju thashe
Nje katund krejt i rendomte eshte Prekazi
I tille ishte dhe i tille do te jete

Ju thashe...

O asgje s'ju thashe me zini bese
E parendomta aty shfaqet sakaq
E jashtezakonshmja ndodh vertete
Kur trazohen rrathet e ajrit




LËNGATË DASHURIE


2. Para se të vije

para se të vije ti
akrepat e orës dolën
jashtë pushtetit të pritjes

dielli dita kalimtarët
u bënë irealë

mbeti imazhi yt dhe pritja
parakaloi një kortezh funeral

midis nesh hyri ftohja
pastaj vdekja

para se të vije ti
erdhi imazhi yt njëherë
pastaj mosardhja

5. Era vërshëllente mbi asfalt

era vërshëllente mbi asfalt
viu iu iuuu – ajo iku ikuuu
ku kah – pyesja i trallisur u’
e zëri ngri(hej) heeeej – bariton e alt

era vërshëllente mbi asfalt
ç’gjuhë e lashtë neveritëse memece
më sillte mandatë përzier me kuisje
i vetëm i vetëm i vetëm

era vërshëllente mbi asfalt
viu iu heeej me tenor e alt

"Duke punuar autoportretin" Rilindja, Prishtinë 1985




E HËNA ËSHTË FUSHË E MINUAR

Agu kërthi lazdran
përbirohet nbëpër lëmashkun e freskët të territ,
pastaj jepet sinjali i lindjes:
sirenat, lehja e qenve, kukurisja e gjelave
dhe, natyrisht
alarmi i orës së tavolinës.

Ngrihet gruaja pastaj unë,
orar zyrtar ka vetëm zgjimi i fëmijëve,
ne jemi të papunë.

Pas kafjallit fëmijët nisen për shkollë,
na e lënë ditën e mirë, po unë
si t'i futem ditës pa busollë
kur e hëna është fushë e minuar:
në çdo orë të saj
mund të pëlcasë një bombë e kujtimeve,
nëpër çdo minutë mund të ndizet fitili i dinamitit
të një thirrjeje -
ftesë për bisedë informative
në polici,
lajm vdekjeje,
tryezë e rrumbullakët në një redaksi gazete.

E thashë pra,
e hëna është fushë e minuar

Në kthesën e paradrekës
më vë pritë lypsi i vogël a shitësi i gazetës.

Ku ta dish,
në gjumin e pasdrekës
një ëndërr minë mund të rrijë fshehur
me vetminë e n jë breshke.

Diku në tangjent të akrepave të kohës
ballë për ballë si në një ndeshje
një lot, një puthje a një buzëqeshje.

Në një çast
edhe unë mund të pëlcas
brenda orbitës së fushës së minuar
dhe lë pas,
lë pas
gjurmët e vargut të pashkruar.
__________________________
"Ëndrra të liga", Rilindja, Prishtinë 1995, f. 20/21


NËSHTEPINE E HENRICH-ut


DHE HENA NGANJEHERE NDRIN

Dhe hena nganjehere ndrin
Fytyrat qe i dua dhe s'i dua
M'i sjell ne ekranin horizontal te kujteses
Maskat cinike lozin role politikanesh
Ne skenen e jetes

Ndrin nganjehere dhe hena
E tepert dhe e domosdoshme
Ne perjetesine e vet
Pertallese e tmerrshme e poeteve
Qe dergjen ne ishullin e shkrete
Ose
Ne ferrin qe e krijojne vete


VAJZA DHE LULET NE DRITARE

Ne dritare vajza dhe lulet
Ose lulet dhe vajza
Mungesen e gruas femres
Ne pranine time
E perkund shperfillshem kolovajza

Nje vajze ne dritare a lulet
Figure demode dhe e konsumuar
(Gjermane as e shemtuar as e bukur)
Motiv i mjaftueshem per nje burre te vetmuar


LULET E VETMUARA

Gjermanja
As e bukur as e shemtuar
vjen njehere ne fundjave

Ne vetmine estetike
Lulet vetevriten ose çmenden
Si Narcisi

Sesi me vjen te bej nje skandal

Lulet e vetmuara
jane vetem per varr
________________
"Lulet e vetmuara", Rilindja Prishtine 2001

po e zëmë…[1]

po e zëmë se lexoja mbrëmë vargje
domethënë poezi
mbi dashurinë kishte rënë një vello
mërzi

rënkim e dënesë në një adresë
pa emër
si s’bëhet i gjallë Khajami:
jo gur Qabeje,
zemër kërko haxhi (poet), zemër

lexoja, po e zëmë, kot
se ishte një çast i lig, i kotë
siç e këtillë, fundja
edhe vetë kjo botë

dikur, brenda shpirtit të Njeriut
u zgjua demoni i fjetur
profan, trazovaç si vetë poeti
dhe klithi si Uollt, po frikë:
Jam Uitmeni i madh, o Amerikë!

po e zëmë...
paj edhe mund ta lëmë,
në solfexhon: doremifasollasi
paçka se në lirikë bie shi!

[1] E gjeta krejt rastësish në ca shkresurina me firmën e 15 majit 2010





Ç'MUJ M'I THAN GJEÇOVIT SOD

...edhe toka m'u dridh mundet
n'dridhma ajri
edhe qiellnat m'u shemb

e prap t'humbun s'kem me kjen
zotyne

gjurmes tande: fjal'e shpirt'e zemer
ma ashkel zjarri te njasaj mendje
qi drite diellit marr i ka

ku xe fill rraj'e gjytetnis
ku ban hir fjal'e e burrnis
n'vend n'kuvend n'Kanu

edhe qiellnat mujn me ra
e m'u bamun fusha mal e mali fushe
e me metun pa gja

...veç emni yt zotyne
na mbush na mbush na mbush

___________
Janjeve, 16 qershor 2012




NJË TRAJTË E SHFAQJES SË DEMONIT
(Predikim)

Është përbrenda secilit prej nesh Ai
Demon i fjetur, i bukur
I vetëm i vetëmjaftueshëm
Midis pyllnajës së vetmisë njerëzore.

Ai shfaqet kur ngatërrohet lëmshi,
Kur fijet e bardha të mendimit
Nyjohen me fijet e zeza të lakmisë.

Hije është Ai, hije
Me tërë shkëlqimin e ngjyrave
I gjithëkohshëm, i paqenë
Darkave, drekave
Kur mugullon e shuhet gjeni njerëzor.

Dikur, lodhur nga bredhëritjet e natës
Kur këndojnë gjelat e parë -
Konvertitët e fundbotës,
Ai kthehet i mundur nga babëzitë e njerëzve
Labirinteve të trurit,
E ngujohet brenda njeriut
I vetëm, i vetëmjaftueshëm.

Të tjerë djaj të imët
Zgjohen tok me agimin
E nisin bredhjet bezdisëse
Pikërisht si njerëzit e shtëpisë sime,
Të lagjes sime,
Të qytetit tim,
Të atdheut tim që s'e kam.




ROB I XANUN

Varianti I.

tash ti mshel m’ke shtatë drynash
shtatë çelësat m’i ke fsheh
nandëdhetë e nandë dergjë m’i çove
e s’del bar me m’dhanë qetsi

as natës pa hanë
as dites vejushë
nji askunvendi ku bren miza hekur

mkatin kërkoj e s’gjaj tjetër
veç njatë t’moçmin faj
dashnijet m’u djeg tej n’dekë

zot i madh
rob i xanun dashnijet qindroj
sall mos m’ban me vra njeri


Varianti II.

shtatë porta m’i ke kyçur
e tretur m’i ke çelësat
kopshtit të një ëndrre të vjetër

nëntëdhjetenëntë lëngata m’i çove
ndëshkim dhuratë a çfarë tjetër

as nata me hënë s’më zgjon
as dita diellit djegur

e po as fjetur jam
në delirin e fajit pa faj
që i thonë dashuri

zot i madh
zemërvrari nuk vret njeri


Varianti III.

me shtatë dryna ma ke mbyllur portën
nëntëdhjetenëntë sëmundje m’i ke hedhur në shtat
nuk m’ia hap zemrës aortën
as valë e detit as Drini plak

nuk më zgjon gjumit të pafjetur
as dita e huaj as nata ime
ëndërrkotja paska tretur
dashurinë ma le jetime

si Tantalli etjes digjem
jam Sizif me një gur të ri
zjarrit tënd piqem e piqem
po shpirtvrari s’vret njeri




KUNDËRHIMN PËR LIRINË


HAPËSIRA E LIRISË SIME

Aq e lirë
Sa për të kaluar në mbretërinë e vdekjes
Papengueshëm

Tek t’i puthja sytë e zez në terrin e zi
E dashur
Çdo gjë merrte dritë

Oh, si po më robëron hapësira e lirë
Me varret e atyre që mungojnë
E s’janë veçse sy të dielltë

Duke u vetëvrarë ditët
Si murgj skeptikë
Po hyjnë në kalendarin e ri

Ç’t’i bëj kësaj hapësire të lirë
Dhe boshit me dritë sterile



LIRIA E KOHËS SIME

Po rend pelë e pafre
Mbi shkrimet e censuruara
Si mbi livadh nostalgjie

Çdo gjë qe dhe është e paemër
Veç dhimbjes për brinjen e munguar

Tashti pa emra janë ditët datat
Nën tiraninë lirisë
Ngarend koha ime e pangjyrë

Po rend koha pelë
Dhe unë jam krejt i lirë
Ta shaloj kotësinë



Poezi qe due me m'u lexue si Urim

29.

‘I kingj t’ngrimun m’a suell agu
n’syt’e tij dy copa qjélle
ç’m’u ndal hapi mu te pragu
ku nis gjélla e k’saj të djélle

gjâ s’piptin as zog’i malit
ka ra dheut págjá e borës
veç n’kujtim nji trok’i kalit
t’rrahme t’zemrës m’i sjell dorës

se nd’rroi ora desh me m’thanun
n’kremte K’shnéllash Lady shkoi
si nder leqe zog’i zânun
thelltí synit lot pikoi

faqes’ tháme e la njollën
qysh e len veç gaca vrragën
er’e dimnit m’a hedh fjollën
e m’a shton dhimten mbi plagën

çka s’thot zemra me thâ m’erdh
po k’saj goje s’del mallkim
m’i ra ftyrës qehrja verdh
si me kjen harru’ jetim

nji mejtim sall nata m’pruni
thue Hyj m’a l’shoi nga qjélla
nji kângë-vaj prej guri e druni
thash t’ja bâj Lady-t për K’shnélla


Lady Mak(th)beth, 2006




MOLLË E PIKUR MIDIS GJETHEVE TË KALBURA

Njëra faqe e skuqur gjak i Krishtit
Tjetra e përbaltur ndër gjethet e kalbura

Zot i estetikës së përsosur
E gjej bukurinë
Në dhimbjen time dhe plagën

Sa keq që s’e bëra unë vrasjen
Ta këpusja oh nga dega
Bashk me ditët e mia të plakura

E të kryqëzohesha pastaj
Si martir pa faj
Në qengelin e natës buzëplasur



SHTËPIA NË FSHAT

Ziliqare e madhe mes kumbullave të zeza
Më mban mëri
Unë s’jam djali plangprishës,
Korridoreve tua me dritë hënësine
A nuk të bënte shoqëri pagjumësia ime

Edhe po s’ma hape portën
Hajnisht do të vij netëve me brymë
Dhe bashkë me minjtë do ta grimcoj mërzinë
Si çamçakëz evrope

Më në fund
Natës së pagjumë
Sherret e vogla do të çojnë fortune

Ja një fotografi nga Shtëpia e Heinrich-ut
Nga Shtëpia e të vdekurve e Fjodorit
(Një suvenir)
Ai plakushi i parruar jam unë
Me mallin tënd të braktisur

(Langenbroich, 2001)


 Poezi qe due me m'u lexue si Urim




‘I kingj t’ngrimun m’a suell agu
n’syt’e tij dy copa qjélle
ç’m’u ndal hapi mu te pragu
ku nis gjélla e k’saj të djélle

gjâ s’piptin as zog’i malit
ka ra dheut págjá e borës
veç n’kujtim nji trok’i kalit
t’rrahme t’zemrës m’i sjell dorës

se nd’rroi ora desh me m’thanun
n’kremte K’shnéllash Lady shkoi
si nder leqe zog’i zânun
thelltí synit lot pikoi

faqes’ tháme e la njollën
qysh e len veç gaca vrragën
er’e dimnit m’a hedh fjollën
e m’a shton dhimten mbi plagën

çka s’thot zemra me thâ m’erdh
po k’saj goje s’del mallkim
m’i ra ftyrës qehrja verdh
si me kjen harru’ jetim

nji mejtim sall nata m’pruni
thue Hyj m’a l’shoi nga qjélla
nji kângë-vaj prej guri e druni
thash t’ja bâj Lady-t për K’shnélla


Lady Mak(th)beth, 2006

Keni kujdes ,mos e banalizoni UCK-ne


Qazim Berisha

Shkruan : Profesor Qazim BERISHA

1.


KENI KUJDES, MOS E BANALIZONI UCK-ne

Komisionit per verifikimin e pjesemarresve ne UCK, i doli pune me shume se sa qe mendoi vet.

Kjo vjen nga fakti se u pesefishuan e mos te themi edhe me shume se paskane qene ne radhet e UCK-se.



Krejt kjo do te ishte ne rregull sikur te perzgjedhen njerezit qe vertet kane qene ne lufte,qe ne cfardo forme qofte , ia kane kthyer pushken armikut.


Mirepo, te gjenden ne ate liste disa figura publike qe per dekada te tera ne Kosove punuan kunder interesave kombetare, qe rinia shqiptare heret i pati shpallur tradhtar.


Ne mesin e luftetareve te lirise nuk bene te jene keta halldup, qe ia paten qitur rinine shqiptare ne goje armikut, duke i quar neper kazamatet jugosllave.

Keta njerez i sollen rinise dhe popullit vuajtje.

Dikush po mundohet t'i rehabilitoi,disa per se vdekuri, e disa per te gjalle, por populli ata i njeh me emer e mbiemer, ata kane mbetur te tille ne memoren e popullit ashtu sic kane qene, e kurresesi te radhiten ne mesin e atyre qe derdhen gjakun e lane gjymtyret neper male.


Mos ju lutem, me keta njerez qe deri dje ishin proserb e projugosllav, mos e banalizoni UCK-ne.Si popull jemi te prirur te falim, por jo edhe tradhtine.



Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, më 20.4.2013, në orën 13:00, në Institutin Albanologjik të Prishtinës mban Kuvendin zgjedhor.

Njoftim




Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

Njoftim

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, më 20.4.2013, në orën 13:00, në Institutin Albanologjik të Prishtinës mban Kuvendin zgjedhor. Ftohen të marrin pjesë të gjithë anëtarët e LSHK-së.

Me respekt,
Kryetari
Adem Demaçi





LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS

1. Abdullah Konushevci
2. Abdullah Troshupa
3. Abdyl Kadolli
4. Adem Demaçi
5. Adem Shkreli
6. Adem Zaplluzha
7. Adem Zejnullahu
8. Ag Apolloni
9. Agim Desku
10. Agim H. Berisha
11. Agim Vinca
12. Aishe Qorraj - Berisha
13. Albert Shala
14. Albina Idrizi
15. Ali Alidemaj
16. Ali Prebreza
17. Ali R. Berisha
18. Anton Marku
19. Arben Hoxha
20. Arben Kastrati
21. Arben Veselaj
22. Arif Bozaxhi
23. Arif Haliti
24. Arif Molliqi
25. Arsim Halili
26. Arsim Kajtazi
27. Avdi Ibrahimi
28. Avni Dehari
29. Aziz Mustafa
30. Bajram Kosumi
31. Bajram Sefaj
32. Baki Ymeri
33. Bedri Halimi
34. Bedri Neziri
35. Bedri Zyberaj
36. Begzad Baliu
37. Behram Hoti
38. Beqir Buzuku
39. Berat Luzha
40. Besim Rexhaj
41. Bilall Maliqi
42. Brahim I. Avdyli
43. Brikenë Ceraja
44. Çerkin Bytyçi
45. Daut Demaku
46. Demë Topalli
47. Demir Reshiti
48. Demush Berisha
49. Dibran Demaku
50. Dibran Fylli
51. Dren Shala
52. Edmond Zhulali
53. Ejup Ceraja
54. Ekrem Kryeziu
55. Emin Kabashi
56. Esat Kamberi
57. Esat Loshaj
58. Faik Shkodra
59. Fakete Rexha
60. Fatime Ahmeti
61. Femi Cakolli
62. Fitnete Ramosaj
63. Flora Brovina
64. Flori Bruqi
65. Ganimete Podvorica
66. Gëzim Ajgeraj
67. Gjokë Sokoli
68. Gjon Gjergjaj
69. Hajdin Abazi
70. Hajro Ulqinaku
71. Halil Kajtazi
72. Halil Xani
73. Hamdi Aliu
74. Hamza Halabaku
75. Haqif Mulliqi
76. Hasan Gjonbalaj
77. Hasan Qyqalla
78. Hasije Selishta-Kryeziu
79. Hydajet Hyseni
80. Hysen Këçiku
81. Hysen Matoshi
82. Ibish Neziri
83. Ibrahim Skënderi
84. Idriz Ulaj
85. Ilam Berisha
86. Ilaz Metaj
87. Ilir Hoxha
88. Isak Ahmeti
89. Isak Shema
90. Ismail Simnica
91. Ismajl Syla
92. Ismet Aliu
93. Ismet Hebibi
94. Ismet Lecaj
95. Izet Hajdini
96. Jonuz Fetahaj
97. Jusuf Bislimi
98. Kadri Rexha
99. Kadrush Radogoshi
100. Kemajl Aliu
101. Liri Loshi
102. Mahmud Hysa
103. Masar Stavileci
104. Mazllum Baraliu
105. Mehmet Bislimi
106. Mehmetali Rexhepi
107. Merita Përvetica – Lumley
108. Merxhan Avdyli
109. Mexhid Havolli
110. Miftar Kurti
111. Mikel Gojani
112. Milaim Berisha
113. Miradije Ramiqi
114. Muhamed Kërveshi
115. Muhamet Tërnava
116. Mustafë Xhemaili
117. Myrvete Dreshaj - Baliu
118. Naim Balidemaj
119. Naim Kelmendi
120. Naxhije Doçi
121. Nazmi Rudari
122. Nazmi Rrahmani
123. Nebi Islami
124. Nebih Bunjaku
125. Nebih Krasniqi
126. Nehat S. Hoxha
127. Neriman Braha
128. Nexhat Rexha
129. Nezir Prokshi
130. Niko Stylo
131. Nikollë Kërhanaj
132. Nuhi Veselaj
133. Nuhi Vinca
134. Nuri Pervizi
135. Prend Buzhala
136. Qemal Aliu
137. Qerim Pllana
138. Ragip Ramaj
139. Ragip Sylaj
140. Ramadan Thaçi
141. Ramiz Kelmendi
142. Rasim Selmanaj
143. Resmije Kryeziu
144. Reshat Sahitaj
145. Rexhep Hoxha
146. Rexhep Kastrati
147. Rexhep Qosja
148. Rexhep Smajlaj
149. Rifat Ismajli
150. Riza Haziri
151. Rushit Ramabaja
152. Rrahim M. Sadiku
153. Rrustem Berisha
154. Rrustem Geci
155. Sabahate Byci
156. Sabile Keçmezi - Basha
157. Sabit Idrizi
158. Sabit Jaha
159. Sadije Ismaili
160. Sadik Përvetica
161. Sadri Fetiu
162. Safete Rexhepi
163. Salajdin Gashi
164. Salajdin Krasniqi
165. Sali Bytyçi
166. Sanije Ahmeti - Dubova
167. Sarë Gjergji
168. Sejdi Berisha
169. Skënder R. Hoxha
170. Sylë Dreshaj
171. Sylë Osmanaj
172. Shahin Hasani - Shkoza
173. Shaip Beqiri
174. Shaqir Foniqi
175. Shawn Sturgeon (SHBA)
176. Shefkije Islamaj
177. Shefqet Rexhepi
178. Shefqete Gosalci
179. Sheremet Prokshi
180. Sherif Çitaku
181. Sherife Thaçi
182. Shqipe Hasani
183. Shyqri Galica
184. Tomë Paloka
185. Uzeir Ajradini
186. Vehap Shita
187. Veli Veliu
188. Violetë Bardhi
189. Xhaladin Mjeku
190. Xhemajl Rudi
191. Ymer Berbati
192. Ymer Shkreli
193. Yrjet Berisha
194. Zana Piraj
195. Zef Mulaj
196. Zeqir Bekolli
197. Zeqir Bërdynaj
198. Zeqir Fazliu
199. Zeqir Gërvalla
200. Zymber Elshani
201. Zymer Neziri
Përfundon me nr. rendor 201

Tronditet SHBA: Dy të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 100 të plagosur


Graphic showing Boston Marathon explosions

2 killed, dozens injured in Boston Marathon bombing



Tronditet SHBA: Dy të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 100 të plagosur (video)


 






Women react in shock.


A man reacts in pain.


Medical workers aid injured people at the finish line of the 2013 Boston Marathon following an explosion in Boston, Monday, April 15, 2013. Two explosions shattered the euphoria of the Boston Marathon finish line on Monday, sending authorities out on the course to carry off the injured while the stragglers were rerouted away from the smoking site of the blasts. (AP Photo/Charles Krupa)



Boston Marathon Explosion



The scene after the bombs exploded.


Boston Marathon Explosion

Boston Marathon Explosion

Boston Marathon Explosion

Boston Marathon Explosion

Boston Marathon Explosion


Boston, 15 mars 2013

Onlookers react to bombings at Boston Marathon









Deadly explosions rock Boston Marathon (AP)


Dy persona janë vrarë dhe së paku 40 janë plagosur nga dy shpërthime që kanë goditur vijën e finishit në Maratonën e Bostonit. 

Shpërthimet kanë shkatërruar atmosferën e njërës prej ngjarjeve më të mëdha sportive në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar panik dhe konfuzion.

Shërbimet e emergjencës janë shfaqur në vendin e ngjarjes, i cili shpejt është rrethuar nga forca të shumta të policisë.

“Isha duke ecur në rrugën Boylston dhe kemi dëgjuar dy shpërthime të mëdha. Kam menduar se kanë qenë diçka për Ditën e Patriotit… por kur kemi kthyer te këndi, kemi parë njerëzit që vrapojnë majtas dhe djathtas… Së paku dhjetë auto-ambulanca kanë arritur menjëherë dhe ato kanë mbyllur të gjitha rrugët”, rrëfen atë që ka parë një qytetare me emrin Jessica.
Medical workers wheel the injured across the finish line during the 2013 Boston Marathon following an explosion, April 15, 2013.
”Kam mbuluar shumë gjëra dhe kjo është ndoshta gjëja më e keqe që kam parë”, ka thënë në anën tjetër David Abel, reporter pranë “The Boston Globe”.

Shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe kanë ndodhur rreth dy orë pasi fituesit kanë arritur në cak, përkatësisht rreth orës 14:50, sipas kohës lokale.

Njësitet emergjente po shfrytëzojnë tendën e ngritur për vrapuesit e maratonës, për të trajtuar të plagosurit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se presidenti Barack Obama është njoftuar për ngjarjen dhe se ka urdhëruar administratën e tij që të ofrojë ndihmë në hetime. Nënpresidenti Joe Biden ka thënë se “lutjet tona janë me njerëzit në Boston, të cilët kanë pësuar lëndime”.
Medical workers aid injured people at the finish line of the 2013 Boston Marathon following explosions in Boston, April 15, 2013.
Administrata Federale e Aviacionit ka krijuar zonë të ndalim-fluturimit mbi vendin e ngjarjes. Ndërkaq, në Uashington dhe Nju Jork është rritur dukshëm siguria përreth vendeve kyçe.

“Policia në Nju Jork ka shtuar masat e sigurisë përreth pikave kryesore në Menheten, si dhe përreth hoteleve”, ka thënë për agjencinë Reuters Paul Brown, zëvendëskomisar i Policisë së Nju Jorkut.

Maratona e Bostonit është njëra nga gjashtë maratonat më të mëdha në botë. Rreth gjysma e 27,000 atletëve të regjistruar kanë pasur të përfunduar garën në kohën e shpërthimit.

Organizatorët e maratonës në Londër, e cila është planifikuar për këtë javë, kanë thënë se janë “të tronditur dhe të pikëlluar” me lajmet nga Bostoni.




2013/04/15

EVOLUCIONI DHE REVOLUCIONI NE LETERSINE E SOTME SHQIPTARE



Letersia nen diktature

Ne Shqiperi shkrimtaret ne kushtet e sistemit totalitar komunist duke paguar edhe „‟haraçin‟‟ , kane arritur te krijojne edhe vepra me vlera te qenesishme artistike qe i kane qendruar kohes.
Fushnjaja e realizmit socialist nuk qe asnjehere lendine e blerte ku mund te levrohej letersia e vertete, ajo e ndershmja, e moralshmja, intimja, ajo qe vlereson pergjegjesine qytetare ndaj lexuesit dhe ndaj vetes, ajo letersi qe njef e respekton individin dhe denon mohimin dhe dhunen ndaj te drejtave te tij njerezore.
Po pervec ketyre letersia e kesaj kohe pati shume ngjarje te dhimbshme sepse shume u internuan, çensuruan, burgosen, torturuan dhe keto gjera ndikuan jo vetem tek shkrimtaret dhe krijimtarise se tyre,por edhe tek familjaret e tyre qe u internonin dhe ndaj tyre ndiqeshin politika ndaj me mizoret.

Letersia shqiptare bashkekohore

Ne Republiken e Shqiperise pas vitit 1944 u vendos shteti i diktatures se proletariatit,duke lejuar vetem nje letersi thellesisht te ideologjizuar e te politizuar,brenda kerkesave dogmatike te se ashtuquajtures metode e realizmit socialist qe ne thelb ishte nje rregullore ushtarke e veshur me fraza demagogjike, si fryma socialiste e karakteri kombetar.Mbizoterimi i kritereve ideologjike mbi ato estetike paralizonte lirine e brendshme, fantazine krijuese dhe kerkimet per krijimin e individualitetit artistik. Ne keto kushte ishte e kuptueshme ekzistenca e te ashtuquajtures „‟letersi e sirtareve‟‟, ashtu sic ishte e pameshirshme heqja e te drejtes se botimit shkrimtareve jokomformiste ose te quajtur „‟armiq‟‟ nga regjimi si Kasem Trebeshina, Trifon Xhagjika, Pano Taçi, Ethem Haxhiademi, Astrit Delvina, Zef Zorba, Frederik Reshpja etj. Ishin te ndaluar te botoheshin edhe vepra te shkrimtareve perendimore moderne si : Kafka, Xhojsi, Prusti, Eliot, Begeti, Jonesko etj. Por edhe shkrimtare te arratisur si Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa, Bilal Xhaferri etj. Deri ne 1970 nuk ishte botuar asnje liber nga Kosova gje qe e kufizoi integrimin e kultures e te letersise shqiptare.dhe me rrjedhat bashkekohore te kultures e te letersise boterore.


Ne vitet 1950 poezia eci ne shtratin e nje retorike bombastike e folklorizante, duke i sherbyer si tellall entuziasmit politik.Proza ishte nje ilustrim i ideve politike te dites dhe nje himnizim i luftes çlirimtare. Vitet 1960 shenuan ne letersine shqipe nje rritje te dukshme cilesore te poezise nepermjet veprave te Ismail Kadarese, Dritero Agollit, Azem Shkrelit, Ali Podrinjes, Fatos Arapi, etj. Thyerja e klisheve poetike tradicionale, çelja e lirizmit subjektiv, gjallerimi e freskimi i figuracionit dhe kryesorja pervetesimi i nje konceptimi te ri pe poezine, shenuan nje fare kthese, por ne Shqiperi poetet mbeten brenda nje tematike te percaktuar, konformiste, ku patetika nuk arriti te çrrenjosej.

Ne vitet 1970, shkrimtaret e rinj po sillnin me guxim gjetje te reja ne temat e njohura dhe menyra te reja te shprehjes artistike, qe ne krahun verilindor arrinin ne eksperimente formaliste te skajshme.Perpjekjet e shkrimtareve per te thyer pak skernat rutinore te poezise se realizmit socialist ishin sa te sukseshme aq edhe te kufizuara. Edhe ne vitet 1980 vazhduan keto prirje dhe, vetem ne fillim te viteve ‟90 ne Republiken e Shqiperise, pas renies se diktatures, pati nje shperthim , sidomos nga autoret e rinj, te cilet pa kurrfare hezitimi zune te imitojne drejtimet artistike moderniste e postmoderne. Por mosnjohja dhe mungesa e nje pergatitjeje serioze e sistematike teoriko-letrare dhe estetike beri qe disa autore ta kuptonin letersine si shthurje dhe kaos dhe jo si strukture e veçante estetike.

REALIZMI SOCIALIST NE LETERSINE SHQIPTARE. TIPARET.

Sipas Sabri Hamitit,metoda socrealiste konsiderohet si zyrtarizimi i ideologjise se majte,e kthyer ne konvence shoqerore me pretendime te kodifikimit te metodes letrare,u zyrtarizua me emrin metode socrealiste.Ajo ishte natyrisht si derivim satelitor i modelit sovjetik rus.Tiparet e kesaj letersie,sipas Hamitit jane: -Kthimi i serishem i misionit te shkrimtarit ne shoqeri dhe i rolit sherbyes te letersise, me nje tematike te re kolektive e ideologjike. -Artikulim i konflikteve shtresore shoqerore,te cilat i zgjidh heroi pozitiv,si misionar i idese se perparimit. -Nje neoromantizem rreth projektit te shoqerise te se ardhmes,pra teper larg kriterit te realitetit te deklaruar. -Konsiderimi i letersise si art i aplikuar per nevojat shoqerore e ideologjike. -Format letrare me te preferuar,poema socrealiste me subjekt,tregimi dhe nje zoterim i ngadalshem i romanit ne horizontin e pritjes se lexuesit.Mungon dramatika. -Mungojne diksurset letrare subjektive,e “vershon” diksursi i pergjithshem skematizues.


Arshi Pipa ka trajtuar se çeshte raporti midis diktatures dhe shkrimtarit ne “Contemporary Albanian Literature”.Arsyetimi dhe lidhja qe ben Pipa per raportet midis letersise dhe politikes dhe politikes se letersise,duke ju referuar me shume realizmit socialist,por duke e pare ne nje rrafsh shume te gjere te historise shqiptare.Sipas Pipes “Letersia shqiptare eshte shprehja me e qarte dhe e vazhdueshme e nacionalizmit shqiptar”. Pipa kur i referohet per sa i perket poezise, ai e vlereson se ajo eshte me lart sesa proza,edhe sepse ndikimi i realizmit socialist atje ishte me i ndryshem edhe per shkak te ndikimit te forte te tradites se poezise gojore.Keshtu ai ne ate kohe vecon Esad Mekulin, Enver Gjergjekun, Murat Isakun, Muhamet Kerveshin, si nje poet prendues, etj.


EVOLUCIONI DHE REVOLUCIONI NE LETERSINE E SOTME SHQIPTARE

Formimi i një kulturë letrare në Shqipëri kurrë nuk ka qenë një punë e lehtë, megjithëse nuk kanë munguar përpjekjet artistike apo shtysat krijuese.Rrjedha, shpesh e turbullt e historisë shqiptare, ka bërë që sythet e letërsisë shqiptare të ngrijnë e të mos çelin lule, dhe fidanët e kulturës intelektuale të priten që në rrënjë.

Themelet e qëndrueshme të një letërsie kombëtare shqipe u hodhën përfundimisht në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë me lindjen e lëvizjes kombëtare, e cila luftonte për mëvehtësinë e Shqipërisë nga Perandoria e kalbur osmane.

Letërsia e kësaj periudhe të zgjimit kombëtar, të quajtur Rilindje, ishte një letërsi e nacionalizmit romantik dhe ajo na jep një çelës të shkëlqyer për të kuptuar mendësinë shqiptare, madje, edhe të ditëve të sotme. Sikundër ka ndodhur shpesh në historinë e letërsisë shqiptare, shkrimi në shqip, vetëvetiu ka përbërë një akt sfide kundër atyre fuqive të huaja që e sundonin vendin ose mbizotëronin në kulturën e tij.

Porta e Lartë e shihte pjesën më të madhe të veprimtarisë kulturore e arsimore shqiptare si veprimtari subversive, ndoshta me të drejtën, dhe prandaj e pa të arsyeshme të mos lejojë shkolla në gjuhë shqipe dhe botime librash e organesh shtypi në shqip. Duke mos patur mundësi për tu shkolluar në gjuhën amtare, vetëm një numër i pakët shqiptarësh patën mundësi për të kapërcyer pengesat për krijimtari letrare dhe veprimtari intelektuale.


Është fakt se mbarë letërsia e Shqipërisë së paraluftës u fshi nga revolucioni politik që u krye në këtë vend gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, për tu zëvendësuar nga një letërsi thellësisht socialiste e proletare, që mbeti gjithmonë në hapat e para të fëminisë. Megjithatë, ministri i parë i arsimit dhe kulturës në Shqipërinë e Re, Sejfulla Malëshova (1901-1971), i vetëquajtur poet rebel, me pseudonimin Lame Kodra, ndoqi një rrugë relativisht liberale, me qëllim që të nxiste bashkimin e shkrimtarëve e të forcave jokomuniste me strukturat e reja të pushtetit.

Por suksesi i tij qe i kufizuar, pasi pas pak kohe ai pësoi katastrofën e oportunistit dhe u eliminua nga Enver Hoxha (1908-1985) në luftë për pushtet më 1946. Malëshova, për çudi, mbeti gjallë pas rënies. Ky idealist i majtë, që dikur kishte qenë anëtar i Komintern-it, e kaloi pjesën e mbetur të jetës në internim si magazinjer i thjeshtë në qytetin e Fierit, ku, për vite me radhë, as edhe një banor i vetëm nuk guxoi të flasë me të. Nuk pati kontakt tjetër shoqëror, përveç lojës së futbollit me fëmijët. Kur ndokush afrohej, ai mbyllte buzët me gishtërinj, se ishte betuar që të mos fliste tërë jetën, për të mbetur gjallë. Malëshova vdiq nga apendisiti në vetmi të plotë.Një fat të tillë ose edhe më të keq patën shumë nga ata shkrimtarë dhe intelektualë që nuk kishin mundur të largoheshin nga vendi më 1944.


Konceptit i Disidences

Shqiperia kishte diktaturen me te rrepte se ne te gjitha vendet e tjera diktatoriale . Shpirti i disidences individuale, qe ishin ato qe nuk u pajtuan kurresesi me dhunen ndaj fjales se lire, me mohimin e te drejtave te njeriut, me neperkembjen e vlerave humane dhe qe, prandaj, u persekutuan, u internuan, u burgosen, u vrane, jetoi gjate gjithe kohes sa jetoi edhe diktatura .

Qe ne vitet e para te vendosjes se regjimit komunist, u vune ne shenjester shkrimtaret atdhetare,qe qene kundershtare te komunizmit ose qe paraqitnin rrezikshmeri per te.Ne shqiperi u pushkatuan , pas shum torturave tetmerrshme, shkrimtaret klerike te Veriut si : Dom Ndre Zadeja (1891 – 1945) - lindi në Shkodër, klerik, dramaturg, poet e prozator me subjekte te theksuara dramarike.

At Anton Harapi (1888 – 1946) - lindi në Shkodër,ishte mësues, orator, pedagog, filozof, prozator e publicist. Dom Lazer Shantoja (1892 – 1945) – lindi ne Shkoder ,poet lirik, eseist, publicist, humorist , perkthyes,orator. Seminaristi Mark Çuni (1920 – 1947) – poet shume i talentuar dhe shume premtues.

Trifon Xhagjika (u pushkatua me 1963) – poet disident, i cili mbetet nje pike referimi i fisnikerise se letersise sone, nje yll i shkelqyer i mosnenshtrimit,i mospranimit te genjeshtres dhe dhunes.
Dom Ndre Dom Lazer Zadeja Shantoja At Anton Harapi
Vdiqen ne burg: At Viçenc Prendushi ( 1885 – 1949) – lindi në Shkodër, poet, prozator, publicist, folklorist, perkthy es. At Bernardin Palaj ( 1894 – 1949) – me origjine nga Shllaku, eshte cilesuar „‟poet gjenial, kritik dhe estet i holle‟‟ At Viçenc At Bernardin Palaj Prendushi
Vuajten burgjet dhe internimet : Dom Ndoc Nikaj (1864 – 1951) – lindi ne Shkoder, publicist, botues, historian, dhe nje nder nismetaret e romanit ne letersine tone. Padër Donat Kurti (1903 – 1983) – lindi ne Shkoder, etnolog, folklorist, albanolog, gjuhëtar, poet, pikt or e muzikant. Dom Nikolle Mazreku (1912 – 1996) - lindi në Mazrek, shkrimtar, polemist e analist kritik. Imzot Frano Illija (1918 – 1997) – shkroi vepra fetare me karakter letrar e didaktik. At Zef Pllumi (1924 - ) – lindi ne Lezhe, prozator, polemist, dhe publicist i shkathet. Imzot Zef Simoni (1928 - ) - prozator, eseist i nje diapazoni te gjere problemesh.
Dom Nikolle MazrekuDom Ndoc Nikaj Padër Donat At Zef Pllumi Kurti

Burgjeve, internimeve dhe ligjit te prerjes se gjuhes iu nenshtruanpothuajse te gjithe shkrimtaret, qe kishin filluar veprimtarine e tyreletrare para se ta merrnin pushtetin komunistet dhe qe nuk u pajtuanme ideologjine dhe politiken e tyre antikombetare si EthemHaxhiademi, Mitrush Kuteli, Musine Kokalari, Vedat Kokona, KydretKokoshi, Sejfulla Maleshova etj.

Dramaturgu Ethem Haxhiademi autor i dramave me subjekte antike e kombetare, vdiq ne burgu e Burrelit, pas 23 viteve burg.

Mitrush Kuteli (1907 – 1967) – autor i shquar tregimesh impresioniste dhe poemash patriotike, perkthyes, kaloi 2-3 vjet ne burg. Vedat Kokona (1913 – 1998) – prozator, kritik letrar, polemist, perkthyes. Sejfulla Maleshova (1901 – 1971) – politikan dhe poet, i njohur si „‟poeti rebel‟‟ per arsye te poezive te tij luftarake shume te fuqishme.

Vedat KokonaMitrush Kuteli Sejfulla Maleshova
U arrestuan gjithashtu shume te tjere me akuzen e perbashket : „‟agjitacion e propagande ne art e letersi‟‟ Asaj „‟epoke te coroditur kur shume njerez te mire, te drejte, e te paster ne idealet e veprimet e tyre, qene luftetare e heronj te nje kauze aq absurde, e cila pretendonte se vetem me dhune mund te ndertohej pallati madheshtor i Drejtesise njerezore mbi toke‟‟, i takon edhe Kasem Trebeshines (1926).

Enver Hoxha i shihte me dyshim të thellë shkrimtarët dhe intelektualët dhe kështu mbeti deri në fund të jetës. Ajo liri intelektuale, që për ironi të fatit, kishte ekzistuar para lufte gjatë diktaturës së Zogut dhe gjatë pushtimit italian, mori fund plotësisht. Partia kërkonte një nënshtrim absolut ndaj saj. Mjeti më i thjeshtë për të eliminuar shkrimtarët e dyshimtë ishte heqja e të drejtës dhe e mundësisë së botimit. Për rrjedhojë, shumë pena të talentuara iu kthyen nga halli përkthimit.

Për poetin panteist Lasgush Poradeci (1899- 1987), klasik i shekullit të njëzetë, thuhet se më fort ishte gati të thyente lapsin e ta bënte copë e çikë, se sa të shkruante "si duan ata". Në vend të saj ai përktheu Bërnsin, Pushkinin, Ljermontovin, Gëten, Hajnen dhe Brehtin deri sa vdiq në varfëri të plotë. I nderuari Petro Zheji
(l. 1929), baba shpirtëror i një brezi të tërë intelektualësh shqiptarë, është përkthyes i admiruar i Aragonit, Servantesit, Asturiasit, Gonçarovit dhe Shashas, por atij nuk iu dha kurrë mundësia e botimit për krijimet e veta të përshkuara nga fryma e simbolizmit. Jusuf Vrioni, përkthyesi i talentuar i Kadaresë në frëngjisht, për shkak të origjinës së tij aristokratike kaloi mbi dhjetë vjet në burg para se të lejohej për të punuar.Përndjekja e intelektualëve - sidomos e atyre që kishin qenë jashtë vendit para vitit 1944 - dhe shkëputja nga mbarë tradita e njëmendët kulturore krijuan në Shqipëri një zbraztësi letrare e kulturore, që zgjati deri në vitet gjashtëdhjetë, rrjedhojat e së cilës mund të ndjehen ende sot. Askush nuk do ta dijë me saktësi se sa shkrimtarë dhe artistë të talentuar u dërguan për të bërë punë të rëndomta fizike në degët e rënda të industrisë ose u syrgjynosën përgjithmonë nëpër provinca, në fshatra të thella malore, pa kurrfarë shpresë për tu kthyer.


Ajo çka ngjau nga viti 1973 deri më 1975, ishte një sundim i vërtetë terrori mbi shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë, që mund të krahasohet për nga thelbi e fryma të paktën, me spastrimet staliniste të viteve 30. Këto vite përbëjnë kthimin më të madh prapa në zhvillimin e letërsisë e të kulturës shqiptare.

Poetë e prozatorë filluan kush e kush të shpallë më fort zellin e vet revolucionar e kush e kush të dalë në ballë kundër ndikimeve të huaja e liberale. Ata që ishin më pak të vendosur ose botimet e të cilëve kishin ngjyrime liberale u dërguan në provinca, në gjirin e popullit për tu edukuar, ose u mbyllën në burg. Ata më fatlumët humbën vetëm të drejtën për të botuar.

Thuajse të gjithë autorët kryesorë e patën nga një vepër të hequr nga qarkullimi ose të dërguar për karton. Mësimi i gjuhëve të huaja në të vërtetë u ndalua, kurse ata që kishin fatkeqësinë të dinin frëngjisht ose italisht e ndjenin veten në rrezik. Piktorë si Maks Velo (l. 1935), Edison Gjergo (l. 1938), dhe Ali Oseku (l. 1944) u demaskuan në Plenumin e 4-t dhe u dërguan në burgje apo në kampe përqëndrimi të tillë, si miniera famëkeqë e bakrit në Spaç, për agjitacion e propagandë - domethënë, pse kishin shprehur një farë interesimi për Pablo Pikason, Salvador Dalinë, apo Maks Ernstin.


Letersia nga burgu

Te burgosurit poete e mbijetonin burgun e trerrshem vetem duke lexuar, duke shkruar dhe duke shprehur veten e tyre ne format letrare. Letersia nga burgu eshte kryengritese.Ajo refuzon moduset e dhena te jetes, ngrihet kuder tyre, jo me furite shkaterimtare por me idene e krijimit te nje modusi tjeter jetesor.Eshte mbizoteruese tema e e lirise me te gjitha format e saj qe nga liria individuale e deri te liria kombetare dhe liria e pergjithshme individuale e shoqerore, tema e dashurise ndaj njeriut,qofte grua, nene, vella, moter, femije apo nje njeri i panjohur, tema te diktatures shteterore e ideologjike dhe pasojat e saj, tema te kontrollimit te trurit te qytetareve nga aparati i shtetit etj., jane kryetema ne kete letersi.

A ka patur ndonjëherë disidencë, mendim të kundërt, në letërsinë e sotme shqiptare dhe veprimet e marre nga shkrimtare te ndryshem ?Edhe po, edhe jo. Në një pro memoria dërguar Enver Hoxhës, shkrimtari Kasëm Trebeshina(l. 1926) paralajmëronte udhëheqësin shqiptar qysh më 5 tetor 1953 se politika e tij kulturorepo e çonte vendin poshtë e teposhtë drejt katastrofës. Pas shtatëmbëdhjetë vjetësh burgimi(dënim ky relativisht i lehtë, siç e quan ai vetë) dhe pas njëzet vjetësh heshtjeje, Trebeshinadoli përsëri në sipërfaqe bashkë me një numër shkrimtarësh dhe artistësh të tjerë - ndër tëcilët janë Lazër Radi (l. 1916), Kapllan Resuli (l. 1935), Frederik Reshpja (l. 1941), FatosLubonja (l. 1951), Visar Zhiti (l. 1952) dhe Bashkim Shehu (l. 1955) - duke e parë se siprofecia e tij doli e vërtetë. Mendim të kundërt pati, ndonëse në formën e tërheqjes pasive e tëmendimeve të pashprehura, të fshehura në thellësi të mendjes e të zemrës së çdo intelektuali.Po opozitë a kishte? Jo! Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në shkurt 1991, DritëroAgolli deklaroi se të gjithë shkrimtarët shqiptarë kishin qenë konformistë. Në një kuptim, aika të drejtë dhe kjo kuptohet më mirë po të mbajmë parasysh shkallën e kontrolli politik mbiveprimet, e madje mbi mendimet e të gjithë intelektualëve, një kontroll të pashoq në Evropëdhe ndoshta në të gjithë globin. Çdo vëllim poetik kalonte para botimit nëpër duart e dhjetë-pesëmbëdhjetë recensorëve politikisht vigjilentë, kurse çdo dramë nëpër duart e të paktëntridhjetë vetëve (çka na ndihmon për të shpjeguar mungesën e një teatri të mirë shqiptar).Kurrë nuk ka patur ndonjë samizdat shqiptar ose ndonjë shtëpi botuese në mërgim. Lidhjetme botën e jashtme ishin zvogëluar nga partia në shkallën e një minimumi absolut dhe shumërrallë u lejohej shkrimtarëve shqiptarë të shkonin jashtë shtetit. Për dyzetepesë vjet me radhëShqipëria ishte një planet krejt tjetër, i shkëputur nga bota që ne njohim. Një ishullim ishkëlqyer? Kurrsesi! Mbetet shumë për të bërë nga ato që nuk u bënë. E ardhmja është akomaplot paqartësi. Por një gjë mund të thuhet me siguri: periudha më interesante në historinë eletërsisë shqiptare sapo ka filluar.

Floripress

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...