Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/29

Plagët e njerëzve qepen me penj për kafshë


SHKRUAN ENKAS PËR FLORIPRES:DR.SPEC.SAIMIR ISMET SHABANI


Jane dy arsye kryesore pse nuk mund te gjenden keto informacione.

1. Distributoret e produkteve nga Serbia jane njerez te skenes politike te Kosoves dhe dihet se cilat mund te jene pasojat e gazetareve dhe mediave.

2. Kompanite qe merren me distribuimin e produkteve serbe ndajne shume mjete per marketing, te cilat shperndahen ne media te ndryshme. Nje kompanie mediale i kushton sa qimet e kokes prishja me ndonjerin nga keta biznismen. E humb marketingun (qe eshte burimi i vetem i te ardhurave) nga ajo kompani.

Zakonisht, keto informata i dijme nga bisedat qe i kemi me njerezit qe jane te informuar per kete segment te ekonomise. Nje rast me i fresket eshte birra Skopsko, e cila prodhohet ne dy linja te ndryshme. Linja e re per Maqedoni dhe Europe dhe linja e vjeter per Kosove.




Plagët e njerëzve qepen me penj për kafshë

vjetë më parë,vërejtja (F.B) qkuk-ja   bëri kontraktimin rreth furnizimit me penj kirurgjikal,ndërkaq alarmohet se lidhja e kësaj kontrate është bërë në mënyrë të jashtëligjshme, dhe se penjtë eofruar nga firma fituese “Koslabor”, nga Theranda, i takojnë kategorisë “ZH”, të cilët përdorën vetëm për shërbime në veterinë.

Shpallja e tenderit për këtë qëllim ishte bërë nga drejtoria e QKUK-së, përkatësisht Zyra e Prokurimit, më
26 qershor 2006, ku fitues kishte dalë firma e lartcekur, ndërsa pasi ishin vërejtur disa parregullsi
ishte anuluar ai tender, për të pasuar më vonë ritenderimi me datë 15 shtator, ku fitues del firma “Flomed”
nga Prishtina. Por kjo kishte mbetur vetëm në letër ndërsa tash një javë i është konfirmuar firmës së parë
që të fillojë detyrimet konform asaj që është paraparë në tenderin i cili ishte anuluar për shkak të
parregullësive të vërejtura.

Flori Bruqi, drejtor i “Flomed”, i tha gazetës “Iliria Post” se i ka njoftuar të gjitha instancat me këtë
parregullsi, ndërkaq pohoi se është të pritje të një përgjigjeje, e në rast të kundërt tha të marrë vendim
për të njoftuar me rastin edhe prokurorinë ndërkombëtare.

“Është interesant se këta në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KPRP) kishin qenë të njoftuar për
lendën, por dikush nga këta e ka aprovuar atë dhe nuk dëshirojnë t’i zbulojnë marritë e veta! Prandaj,
tjetër gjë nuk më ka mbetur përpos që ta njoftoj Prokurorin ndërkombëtar të Kosovës, sepse lëmshi i
kësaj pune është shumë i thellë”, theksoi Bruqi.

Ai i ka shkruajtur një letër drejtuesit të përkohshëm të Bordit Ekzekutiv të QKUK-së, Abdyl Krasniqit, në të cilën pos tjerash e ka informuar se penjtë kirurgjik të ofruar nga firma “Koslabor”, i takojnë klasës “ZH”,
dhe të cilët përdorën në Veterinë, por jo edhe në mjekësinë humane!

Bruqi shqetësimine tij ia ka paraqitur edhe KRPP-së, duke ua bërë me dije se kompanija e tij ka patur
çmimin më të lirë me preparate (penj kirurgjik) të kompanisë së njohur amerikane (D+G), ku çmimi ofertues
ka qenë 20.845 euro, i cili ka bërë që firma në fjalë të fitojë tenderin. Prandaj edhe kërkon nga QKUK-ja
dhe nga KRPP-ja që të zhvlerësojë njoftimin për dhënie të kontratës firmës “Koslabor”, që ka ofruar penj jo
adekuatë.

“Lajthitja dhe falsifikimi i dokumentave në fjalë është bërë me qëllim nga ish shefi i prokurimit, z. Gazmend
Ahmaxhekaj, i cili qëllimisht ka fshehur dokumentacionin e tenderit me mostra te penjve dhe CV-të e
firmës”, theksoi me pezm Bruqi, për të shpresuar se “gabimi dhe falsifikimi i qëllimtë të përmirësohet dhe të
njoftohet opinioni i gjerë lidhur me këtë “gabim” të qëllimtë”.

Përndryshe, ai ka theksuar se do ta njoftojë PSSP-në, Joakim Ryker, për siç ka thënë, shkeljen flagrante të
integritetit të firmës që drejton, për çka tha t’i ketë njoftuar edhe udhëheqësinë më të lartë të Qeverisë, si
dhe Bordin Ekzekutiv shkruan gazeta prishtinase “Iliria post”,date ,9.11.2006.(B.Krasniqi,gazetar)

http://lajme.dervina.com/archive/arkivi_.php?lajmi=3625-1820:810&printo=3625-1820:810




Kur doktorët bëjnë zhurmë e nuk ofrojnë argumente

 “Plagët e njerëzve qepen me penj për kafshë”, të botuar  në “Iliria Post”, duket ta ketë irrituar tej mase drejtorin e firmës“Koslabor”, dr. Hamëz Zeqiraj. Një reagimi i tij ka ardhur në redaksi pasi në artikull ishte prezantuar edhëna se Qendra Klinike Universitare kishte bërë kontraktimin rreth furnizimit me penj kirurgjikal, ndërkaqishte alarmuar se lidhja e kësaj kontrate është bërë në mënyrë të jashtëligjshme, dhe se penjtë e ofruarnga firma fituese “Koslabor”, nga Theranda, i takonin kategorisë “ZH”, të cilët përdorën vetëm përshërbime në veterinë.


http://www.facebook.com

“Unë lexova disa herë artikullin e gazëts suaj dhe u binda se me të vërtetë keni një gazetar të
papërgjegjshëm i cili nuk din të shkruajë ashtu siq i ka hije një gazetari, por lanson gjëra të paverfikuara
çka më dëmton, në rastin konkret mua si firmë dhe mua si pronar të firmës, që punoj, ka 7 vite, duke u
munduar të jem sa më korrekt”, thuhet ndër të tjera në reagimin e dr. Zeqirajt.
Pas kësaj, ai kërkon edhe sqarime për artikullin, dhe shpreh nevojën që të merren masa “ndaj gazetarit që
në të ardhmen mos të shkruajë gjëra të paverifikuara-gënjeshtra, të mos përhapë dezinfomata por t’i
përmbahet kodit gazetaresk dhe të hulumtojë të vërtetën para se të shkruajë për një rast”.

http://www.facebook.com

Regimet duken të kenë ardhur pasi në vetë QKUK-në janë alarmuar pasi kanë parë se më të vërtetë
procedura e kontraktimit nuk ishte në rregull. Burime brenda kësaj qendreje bëjnë të ditur se prej
publikimit të këtij artikulli është duke u shqyrtuar mundësia për rishikimin e procedurës së këtij kontraktimi.
Ajo që mund të themi është se gazeta ka në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm ku bëhet e ditur se
shpallja e tenderit për këtë qëllim ishte bërë nga drejtoria e QKUK-së, përkatësisht Zyra e Prokurimit, më
26 qershor të këtij viti, ku fitues kishte dalë firma “Koslabor”, ndërsa pasi ishin vërejtur disa parregullsi
ishte anuluar ai tender, për të pasuar më vonë ritenderimi me datë 15 shtator, ku fitues del firma “Flomed”
nga Prishtina. Dhe ky është një fakt bindës që përcakton fituesin. Të paktën kështu thonë dokumentat.
Po të jetë ndryshe, atëherë përse dr. Zeqiraj nuk paraqet ndonje argument që vërteton rregullësinë e
mbarëvajtjes së procedurës e cila e ka bërë atë fitues të tednerit?

http://dogana.rks-gov.net/Uploads/Documents/Koslabor_-_Suhareke.PDF


http://www.facebook.com

Sa i përket cilësisë së penjve nuk është gazetari ai që e vlerëson këtë. I gjithë artikulli është bazuar në
letra dhe deklarata të njerëzve, konkretisht mr. Flori Bruqit, dhe i cili i ka shkruajtur një letër drejtuesit të
përkohshëm të Bordit Ekzekutiv të QKUK-së, Abdyl Krasniqit, në të cilën pos tjerash thuhet se penjtë
kirurgjik të ofruar nga firma “Koslabor”, i takojnë klasës “ZH”, dhe të cilët përdorën në Veterinë, por jo
edhe në mjekësinë humane!

http://www.facebook.com

Prandaj, kjo është e vërteta. Madje, as edhe në reagimin e dr. Zeqirajt nuk kishte ndonjë argument që e
thoshte të kundërten që është shkruar në artikull. Nëse ka është dashur t’i prezantoi në reagimin e tij. Më
mirë do të ishte kështu se sa ai të lëshohej se çka është etike e çka jo për tu shkruajtur.



Sido që të jetë, asnjëri në redaksi nuk i ikën përgjegjësisë për atë që publikohet, prandaj edhe autori i
shkrimit mbanë përgjegjësi për shkrimin e bërë publik me 10 të këtij muaji, e që mbante titullin “Plagët e
njerëzve qepen me penj për kafshë”. Jemi këtu për të thënë të vërtetën, dhe vetëm të vërtetën,shkruan
gazeta prishtinase “Iliria Post”,date 12.11.2006(B.Krasniqi,gazetar ).

http://lajme.dervina.com/archive/arkivi_.php?lajmi=3625-1820:810&printo=3625-1820:810

Më rastisi  pas 7 vjetëve të mësojë edhe shumë gjëra për Stramastikun dr.Hamza Zeqiraj...

http://www.facebook.com

Sihariqi më I rinjë është se  firma e stramastikut në tregun farmaceutik është e njohur për shumë allashvereshe ...thuhet se Stramastiku ka plasuar në tregun shendetsëor reagensa pa afat (në shumë institucione shëndetësore kosovare!) bile bile ka plasuar edhe traka të EKG-ve të prera më sharrë në ca shtypshkronja të Kosovës(ato i ka "shitur" në QKUK,Spitale Rajonale ...etj.)..



Stramastiku ka shitur edhe dezinfektantë ...,pejë kirurgjikë   të klasës "ZhL " gjegjsisht të veterinës në mjekësinë humane "...Është i njohur për letra dhe kërcnime që ju bënë herë pasë herë menagjerëve të Prokurimit sië bëri kohë më parë në Spitalin Rajonal të Prizrenit,...Pejës...,e harron i mjeri se këto institucione kanë kuadro shkencore që dijnë të vlerësojnë ç'është dushku e gogla...apo ç,është ilaqi i mirë dhe i keq i Operatorëve ekonomikë!!! 


http://www.facebook.com

Në vend që të heshtë ai...shkruan letra....akuzon...dhe harron  se ...Autoritet Kontraktuese e dijnë se sa kushton një litër Ethanol 96 %...ku vetëm akciza për të njajtin është rreth 5 ,00 euro...+ TVSH-ja + Çmimi blerës...+...e ky ofron çmimin shitës fiks  5 euro...

Vallë athua Stramastiku a është i vetëdijshëm se e dëmton buxhetin e konsoliduar të Kosovës kur e shet Alkoolin 96% 5 euro!?Ku janë Doganat e Kosovës ?

Ku është policia e krimeve ekonomike ...që nuk e viziton një herë Stramastikun për këto allashvereshe  ...


  Alkooli dhe Pijet alkoolike

  Ligji per akcizat

Oferta e tij mashtruese ishte në Tenderin me nr.prokurimi :70300-12-060-121...ku sharra i hasi Stramastikut në gozhdë...
Stramastiku është i mësuar për dallavere edhe më produkte  stomatologjike  kineze...,ku po përfiton më mija euro...por është i njohur edhe për kundërvajtje të shumta doganore:
Aferat më të mëdha Stramastiku i ka në kohën e mbretëreshës Dr.Remzije Mumcu dhe në kohën e të famshmit Hanu Vuorit!!!!

Për marifetlleqët dhe mashtrimet e Stramastikut do të shkruajmë vazhdimisht derisa dikush të ka guximin ta vënë në Listën e Zezë...për mashtrime dhe manipulime !!!!

[PDF] 
dogana.rks-gov.net/.../1%20%20Evidenca%20mbi... - Translate this page
File Format: PDF/Adobe Acrobat - Quick ViewSep 17, 2010 – KOSLABOR - SUHAREKE kompresor ajri. 5,250.00 €. 5,000.00 €. 84. 18.02.2010 . XHEMAJL MUSAHU - PRESHEVE. Dhembzor per llamelle ...
[PDF] 
www.eulex-kosovo.eu/.../ ...
File Format: PDF/Adobe Acrobat - Quick ViewOct 8, 2012 – Koslabor invoices page 407, dated 17/12/2007 P-409 B32; Koslabor ...Arbenita Pajaziti's statement; Contract between MoH and Koslabor 9.1; ...
http://gazetajnk.com/index.php?cid=1,979,3060
gazetajnk.com/index.php?cid=1,979,3060 - Translate this page
“Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti dhe Ismet Hyseni kanë mbajtur kontakte të papërshtatshme me operatorët ekonomikë 'Lirimed', 'Exclusive' dhe 'Koslabor'. Përmes ...




Në ambientin e kinemasë ABC 1 i pari i cili dëshmoi ishte Lirim Mustafa, pronar i farmacisë “Liri-MED”, e cila në vitin 2007 kishte fituar një tender emergjent dhe kishte dorëzuar faturat para se të jetë në gjendje të bëjë dorëzimin e mallit si rezultat i vonesës. 
Për këtë vonesë “Liri-MED” nuk është ndëshkuar dhe pse në bazë të principeve themelore do të duhej, tha prokurorja. Kontrata është valide dhe në ditët e sotme.
Përgjatë tërë procesit të dëshmimit, Mustaf shumicës së pyetjeve  u përgjigjej me “nuk më kujtohet”. 
Lidhur me raportin që ka pasur me të pandehurin Tolaj, Mustafa u përgjigj se ky raport ka qenë vetëm profesional. 
Në këtë rast prokurorja Bamie shpalosi një letër që Tolaj i kishte dërguar Zehadin Gashit nga AKPM-ja, ku ka kërkuar që AKPM-ja të lëshojë licencën e importit për “Liri-MED”. 
Në seancë po ashtu dëshmuan edhe dr.Hamëz Zeqiraj firma e të cilit në vitin 2007 kishte fituar një tender emergjent dhe Fatime Aliu, drejtoreshë e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Shëndetësisë.



DISTRICT COURT OF PRISHTINË/PRISTINA - eulex


Fatime Aliu dëshmoi për periudhën kur “Jona-MED” kishte inicuar padi civile kundër Ministrisë së Shëndetësië dhe kjo dëshmitare në seancat gjyqësore është paraqitur si përfaqësuese ligjore e Ministrisë. 
Ajo tregoi se edhe përpos përpjekjes së gjyqtares së rastit nuk është arritur pajtim gjyqësor midis dy palëve, kurse vendimi final ka rezultuar me aprovimin e kërkesëpadisë së “Jona-MED”.  




Autoritetet e rendit kanë kapacitete të limituara për ta kontrolluar veriun e Kosovës, andaj kontrabanda dhe krimi i organizuar në atë pjesë mbesin shqetësim për institucionet e vendit.

Aktualisht, në brezin kufitar në veri të Kosovës, qëndron Polica e Kosovës, Doganat e Kosovës, policia e EULEX-it dhe KFOR-i.

Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, thotë për Radion Evropa e Lirë se KFOR-i dhe EULEX-i e kanë përgjegjësinë më të madhe për të kontrolluar kufijtë në veriun e Kosovës.

“KFOR-i e ka prezencën më të madhe dhe përgjegjësia më e madhe i bie KFOR-it dhe EULEX-it, por edhe Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës në veri ka kapacitete të limituara dhe në të ardhmen sigurisht do të rriten edhe atje”, thotë Rexhepi.

Ndryshe, autoritetet policore tregojnë se në disa raste paraqiten vështirësi në kontrollim të mirëfilltë të kufirit, edhe pse, sipas tyre, Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme, që të mbajë nën kontroll gjithë territorin e Kosovës.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, jep më shumë hollësi:

“Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme që të mbajë nën kontroll gjithë territorin e Kosovës, por sa i përket veriut, atje është komponenta policore e KFOR-it dhe EULEX-it dhe bashkërisht kanë asete të mjaftueshme, por në disa raste paraqiten edhe vështirësi në kontroll të mirëfilltë të kufirit”.

Megjithatë, konsiderohet se me një kontroll më të madh të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, në një farë forme gjatë këtij vitit janë zbehur aktivitetet e kontrabandës.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, bën të ditur, se me vendosjen e doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31, kanë rënë dukshëm hyrjet ilegale të mallrave nga Serbia.

“Ka informata që ka hyrje ilegale përmes rrugëve dytësore, por që janë dukshëm më të vogla se para vendosjes së doganierëve”, konfirmon Stavileci.

Sipas zyrtarëve institucionalë, mallrat më të kontrabanduara nga Serbia në rrugë ilegale janë produktet medicinale, për shkak të, siç thonë ata, vëllimit të vogël dhe vlerës së madhe që kanë.

http://www.lajmeditore.com/portal/index.php?option=com_content&view=article&id=2527:barnat-kontra&catid=51:economy&Itemid=136

Së fundmi edhe Shoqata Farmaceutike e Kosovës ka reaguar për moskontroll të barnave që futen nga rrugët ilegale, duke pohuar se Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale në veri të Kosovës deri më tash, nuk ka pasur qasje dhe nuk ka kontrolluar asnjëherë medikamentet që kanë hyrë nga Serbia.

Besim Muzaqi, kryetar i Shoqatës së Farmacistëve, thotë për Radion Evropa e Lirë, se secili medikament që shkëputet nga zinxhiri i transportit legal, është i dyshimtë dhe i dëmshëm.

“Barnat, të cilat shkëputen nga zinxhiri i transportit legal dhe hyjnë ilegalisht, nuk meriton as të quhen barna, sepse ato mund të mos jenë të sigurta dhe janë shumë të dyshimta. Andaj ne jemi kundër këtij fenomeni”.

“Pjesa veriore ka probleme të ndryshme politike dhe aty nuk kontrollohen pikat 1 dhe 31 nga Qeveria jonë, andaj aty ka shanse të mëdha të kontrabandohen barna”, thekson Muzaqi.

Mungesa e zbatimit të ligjit në veri të Kosovës, dhe vetë konfiguracioni i kufirit të Kosovës me Serbinë, bën që kontrabanda të mos ndalet në mënyrën e duhur, pohojnë vetë zyrtarë institucionalë.


Kontrabandimi në kufirin Kosovë- Serbi shënon "rënie"

Nebih Aliu drejtor në departamentin e policisë kufitare tha për se patrullat e policisë kufitare më së shumti ndeshen me grupet kontrabanduese që merren me shitjen e kafshëve, kontrabandim të mallrave si gjëra ushqimore, prerjen ilegale të pyjeve etj.


Aliu tha se policia kufitare ka dhënë një kontribut edhe në pengimin e zjarreve në vijën kufitare në Dobrosin ku ka lajmëruar përherë ekipet e zjarrfikësve në Gjilan. Policia kufitare sipas tij është e pranishme në çdo kohë në vijën kufitare Stublinë – Dobrosin dhe në perimetrin e saj në vijat Pograxhë dhe Miresh.
“Kontrabanduesit nuk zgjedhin situatat, madje ata edhe në këtë kohë të zjarreve e shfrytëzojnë rastin dhe bëjnë kalime të mallit në mënyrë ilegale nga Serbia” tha Aliu, njofton rajonipress.
Aliu nuk ishte në gjendje të jepte një vlerësim nëse ka ulje të kontrabandimit krahasuar me vitin e kaluar.
Por sipas tij kontrabanduesit më së shumti merren me kontrabandimin e kafshëve, kontrabandimin e mallrave dhe atyre ushqimore. Më pak vërehet kontrabandimi me emigrantët ose trafikimi me qenie njerëzore tha Aliu.
Pikat më frekuentuese ku policia ndjek kontrabanduesit mbeten vijat Stublinë- Dobrosin , ku kontrabanda është më e theksuar.


Aliu ndërkaq rreth kalimeve ilegale me emigrant tha se ka rënie drastike. “Migrimi ilegal ka rënie në vitin 2012 dhe mund të themi se është zero krahasuar me vitet e kaluara”. Sipas tij kjo rënie lidhet me shtimin e pranisë së policisë në zonat kufitare , por edhe bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtarë i cili kësaj dukurie i ka shpallur lufta globale.


Aliu tha se janë edhe banorët e zonave kufitare të cilët e kanë kuptuar peshën që ka ky lloj trafikimi dhe çdo ditë po vetëdijesohen duke refuzuar të merren me këtë zanat.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan tha se kontrabandimi i të gjitha llojeve ka shënuar rënie këtë vit. ”Ka rënie të kontrabandës në Anamoravë për faktin se policia është më aktive, si ajo e kufirit , por edhe patrullat tona” tha Hashani.



Produktet serbe, vdekjeprurëse!



Nuk eshte hera e pare qe Serbia plason ne treg produkte te rrezikshme per shendetin, madje vdekjeprurese. Kesaj rradhe jane barnat e kompanise farmaceutike Hemofarm. Keto barna, permes kontrabandimit, jane shume te pranishme ne tregun e Kosoves.



Barnat serbe të Hemofarm, vdekjeprurëse

Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA thotë se ka zbuluar në bimët e kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm, baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen, shkruajnë mediat serbe.

Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, ka thënë për Kosovapress se produktet e Hemofarm-it, për shkaqe dokumentacioni që nga janari i këtij viti janë ndaluar të importohen në Kosovë, mirëpo ai nuk e ka mohuar që produkte të tilla të ketë në barnatoret kosovare.

Megjithatë, ai ka thënë se presin vendimin e agjencisë amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA dhe nëse ata vërtetojnë se prodhimet e tilla janë të dëmshme atëherë do të ndalohet rreptësisht.

Sipas FDA-së, barnat e kompanisë farmaceutike “Hemofarm” kanë baktere vdekjeprurëse.

Agjencia në fjalë para dy javësh iu ka dërguar letër udhëheqësve të Hemofarmit dhe kërkon kontroll të cilësisë përmes trajnimit të ri të të punësuarve, pastaj ridizenjimin e hapësirave të caktuara, rritjen e pastërtisë etj.

Prodhimet e Hemofarmit gjenden në shumicën e farmacive të Kosovës. Ndërkohë që kontrolli i barnave në Kosovë është në nivele të ulëta, atëherë këto barna të rrezikshme janë lehtësisht të përdorshme nga popullsia në Kosovë.


QKUK publikon listën e barnave vdekjeprurëse!

Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur emrat e barnave të produkteve të kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm që ndodhen në këtë klinikë, një ditë pasi një institut amerikan përi të ditur se bimët farmaceutike të kësaj kompanie përmbajnë bakterje të rrezikshme, të cilat shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen.

“QKUK njofton opinionin publik se bazuar në furnizimin e bërë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk figurojnë prodhime të kompanisë ‘Hemofarm’ dhe nuk ka nevojë të krijohen shqetësime dhe panik në mesin e pacientëve që trajtohen në QKUK”, thuhet fillimisht në komunikatë.

Por, më pastaj thuhet po ashtu se bazuar në Memorandumin që ka me Doganat e Kosovës dhe me AKPM, e që parasheh që barnat e konfiskuara të dorëzohen në QKUK në formë të donacionit. Në këto produkte që QKUK ka në dispozicion nga Hemofarm thuhet se përfshihen barnat si vijon:

Propafen 150 mg tableta;
Hidroklortiazid Amilorid 50 mg tableta;
Sinelip Gemfibrozil 450 mg tableta;
Redrirork ( dehidroergotoksinë) 1.5 mg tableta;
Diklofen retard 100 mg tableta;

“Këta artikuj janë përdorur që nga momenti i fillimit të zbatimit të Memorandumit dhe nga ana e mjekëve nuk janë vërejtur efekte anësore gjatë përdorimit tek pacientët”, thuhet në fund të komunikatës.

Bazuar në disa analiza që i ka bërë agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA, është zbuluar se bimët e kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm, kanë baktere të rrezikshme, të cilat shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen.

Autoritetet nga fusha e shëndetësisë kanë thënë se nuk duhet krijuar panik në lidhje me këto barna, pasi që ato nuk importohen në Kosovë që nga dhjetori i vitit të kaluar. Por, të njëjtit e kanë konfirmuar se nëpër barnatore ka ende barna të Hemofarm-it, ndërkaq nuk kanë paralajmëruar masa për tërheqjen apo konfiskimin e tyre.


Produktet e qumështit dhe ato të mishit të ngrirë janë të ndaluara të importohen nga Serbia pasi që Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), i ka parë me dyshim. Ndërsa ka edhe dyshime për pjesën më të madhe të importit për produkte ushqimore elementare që vijnë nga Serbia, si mielli, vaji, sheqeri dhe produktet e tjera higjienike. Produkte këto të cilat në Serbi kanë linja të ashtuquajtura linja speciale prodhuese për Kosovën, të cilat nënkuptojmë një kualitet shumë më të dobët dhe që në pika kufitare të Kosovës kalojnë pa u bërë analiza fare. Importi i këtyre produkteve ka ngritur frikë tek konsumatorët, të cilët dyshojnë se shumë sëmundje të shfaqura kohëve të fundit në masë më të madhe mund të vijnë si pasojë e konsumit të produkteve të importuara nga Serbia. Zyrtarët e AVUK-ut thonë se analizat laboratorike për produkte behën sipas ankesave nga qytetarët dhe kur ka dyshime në pikat kufitare. Ndërsa analizat për produktet higjienike nuk mund të bëhen nëse mungojnë laboratorët përkatës. Organizata “Qohu” dhe mbrojtës të konsumatorit akuzojnë Qeverinë dhe politikanët që u lejojnë disa biznesmenëve të importojnë mallra nga Serbia me cilësi të dobët.

Selatin Kaçaniku, nga Organizata për mbrojtjen e konsumatorit, organizatë e cila për momentin e ka të ngrirë aktivitetin, tha se janë të informuar që Serbia ka linja të veçanta të prodhimit të produkteve për Kosovën. “Të njëjtat informata i kemi pasur po edhe shqetësimin tonë dhe sa ishte organizata aktive e pata ngritur edhe pata kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë masa të paktën të bëjë verifikime dhe të konstatojë gjendjen faktike“, tha Kaçaniku. Sipas tij, për këto gjëra as një Qeveri, asnjë legjislacion i asnjë qeverie nuk e ka bërë dhe kjo dëshmon për interesimin e dobët të Qeverisë karshi obligimeve që i ka rreth kauzës së konsumatorit. “Duke iu referuar lojës që Serbia gjithmonë e luan karshi tregut të Kosovës ata stimulojnë lloj lloj sëmundjesh përmes produkteve që importojnë në Kosovë”, tha Kaçaniku. Ai tha se Kosova fatkeqësisht nuk ka laboratorë të duhur dhe laboratorë të mjaftueshëm dhe nga ky aspekt ne Qeverinë e shohim fajtore që nuk i forcon mekanizmat e mbikëqyrjes së tregut....

2013/04/28

Flori Bruqi:Në vend të përkujtimit për mikun ,poetin Iljaz Prokshi....





Nga Prishtina me erdhi lajmi e pikellueshem i vdekjes se shkrimtarit Iljaz Prokshi, i cili jo me shume se nje jave me pare, sakte me me 21 Prill, ne nje leter nga Spitali i Prishtines ku kishte pese muaj qe vuante nga semundja, me shkruante nder te tjera :

I nderuari dhe i dashuri Kole,

Para 7 ditesh kisha nje operacion ne lukth dhe nuk kam patur mundesi te ju shkruaj...Kam bere me mire por akoma edhe per disa dite jam ne spital....

Me respekt Iljaz Prokshi

Spitali i Prishtines,21.4.2007


Shkrimtari Iljaz Prokshi me shkruante se shpresonte te behej me mire, dhe une ne leter pergjigje ashtu e urova megjithe zemer por, ah... ja ku vjen nje lajm i hidhur qe me behet i pabesueshem. Shkrimtari Iljaz Prokshi mbylli syte, ndrroi jete, nuk eshte me nder te gjallat, nder ne qe me se shumti hallakatemi e bejme me shume zhurme se sa pune, sikur jeta te mos kishte kurrkund nje cak, duke harruar fjalet e Getes qe thoshte "Jeta eshte e shkurtet e arti i pafundem". Por Iljaz Prokshi ishte ndryshe. Bente shume pune e nuk i ndihej zani.

Iliaz Prokshi hyn nder njerezit e urte e modest ne jete por vec plot shkelqim ne art. Veprat qe ka shkruar, mbi 15 libra me poezi, tregime e romane si dhe ato te mbetura ne doreshkrim e qe do ta shohin driten e botimit se shpejti, tregojne pasionin e vullnetin e nje jete qe nuk shkoi humbur sepse la shumcka tek njerezit bashke me kujtimin, miresine e fisnikerine e tij.

I shpreh ngushellimin familjes Prokshi, kushurinjeve e te afermeve ne Fortese te Drenices, miqeve e dashamireve te tij, shoqates se Shkrimtareve te Kosoves per kete humbje te njeriut te tyre te dashur, por edhe kolegut tone shkrimtar, kujtimin e te cilit do ta ruajme sa te kemi jete,shkruan miku ynë publicisti,shkrimtari ,regjisori i madh shqiptar Kolec Traboini.


Me daten 28 prill 2007 pas nje semundje te shkurter vdiq shkrimtari,gazetari dhe publicisti i madh shqiptar Iljaz Prokshi.Varrimi i te ndjerit u bë më datën 29 prill)ne ora 13:00 ne fshatin e tijë Fortese(Drenice-Kosove).

Iljaz Prokshi lindi ne Fortese te Drenices, me 15 nentor 1949. Shkollen fillore e perfundoi me rezultate te shkelqyera. Edhe ne shkollen e mesem ishte nxenes i dalluar, duke u shquar per zgjuarsine, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi. Studimet i mbaroi ne Fakultetin e Filologjise, dega per Gjuhe dhe Letersi Shqipe (Albanologji), ne Universitetin e Prishtines me nota te larta. Si gjate shkolles se mesme dhe gjate studimeve universitare bashkepunoi me te gjitha gazetat dhe revistat e kohes si gazetar dhe krijues. Me vone punesohet ne gazeten Kosova te Korporates Energjetike te Kosoves, ne Prishtine, ne fillim si gazetar, me vone punoje si redaktor pergjegjes i kesaj gazete.

Nje kohe te gjate bashkepunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe qe dilnin jashte Kosoves, si Top Kultura, Spektri ne Zvicer, Trojet tona ne Nju Jork .Ishte moderator pergjegjes i blogut virtual Floart-Press (tash Floripress).

Poezite e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botoje ne gazetat dhe revistat letrare te Kosoves me 1966. Ishte ne moshe te re kur u paraqit ne letersi dhe vinte me nje pervoje qe e kishte arritur gjate leximit te shkrimtareve me moderne shqiptare dhe te huaj.
Iljaz Prokshi i takon plejades se krijuese avangarde te Kosoves. Ne konceptet estetike te tij shquhet me idene e nje fillimi te ri ne letersine shqipe, duke krijuar nje letersi qe eshte simbol i artit modern.

Pak kohe me vone ai botoi edhe tregimet e para, gjithnje ne kerkim te rrugeve dhe mjeteve te reja letrare. Si student ishte shume aktiv ne jeten kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese per letersine. Fitoi pothuajse cdo vit cmime letrare, per poezi ose tregime, ne konkurset letrare, qe shpallnin gazetat dhe revistat e kohes. Iljaz Prokshi, ne konkurse te tilla eshte nderuar prej cmimit te pare gjer ne cmimin e trete.
Botoi ne gazeten Rilindja, revisten letrare Jeta e re, Fjala, Bota e re, Zeri, Plejada, Koha ditore dhe ne disa gazeta me pak te njohura, qe botohen ne Kosove, si dhe ne periodikun shqiptar ne Shkup te Maqedonise, si Flaka dhe Jehona.

Per vepren e tij si ne poezi dhe ne proze kane shkruar kritike te njohur te vendit, ndersa rezonance e te gjithe ketyre, eshte se vepren e Prokshit e pershkon fryma e modernitetit.

Tek ky krijues, te shkruarit eshte gjithmone ne sherbim te kerkimit dhe te ideve filozofike, kurse ne qender te shqetesimeve te tij eshte njeriu, i rrahur mes ererave te absurdit dhe revoltes, kundruall nje realiteti te hidhur, me kuptim, qe qenia njerezore t’i iken karakterit negativ, te prezantoje ato vlera qe shquhen per vizionin e nje bote te fresket dhe te delire, shenjuese per kohen dhe hapesiren.
Lexuesit e admirojne letersine e tij, ndersa kritika me gjithe keta te paret i detyrohet vlerave dhe mesazhit poetik te kesaj vepre.

Poezi

Pike e bardhe endrre, Rilindja, Prishtine, 1983
Satana ne ferr, Fjala, Prishtine, 1992
Fytyre ne pergamene, Rilindja, Prishtine, 1995
Psalm arberor, Rilindja, Prishtine, 1998
Sonate e dhembshurise, Lidhja e shkrimtareve te Kosoves, Prishtine, 2003
Eshte ne botim e siper permbledhja me poezi Kambanat e shurdhra Shtepia botuese Dukagjini, Peje. Ka pergatitur edhe tri vellime te tjere me poezi.

Tregime

Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtine, 1987
Daullet e nates, Rilindja, Prishtine, 1990
Vdekja ne enderr, Rilindja, Prishtine, 1996
Magjia e mjegulles, Lidhja e Shkrimtareve te Kosoves, Prishtine, 1997
Vajza e trendafilave, Rozafa, Prishtine, 2002
Pallati i Helenes, Prishtine, 2003
Ka edhe dy libra te gatshme per shtyp me tregime.

Romane

Fundi i zemerimit, Rilindja, Prishtine, 1997 (Per kete roman, autorit iu dha Cmimi letrar si romani me i mire i vitit i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves me 1997)
Dashuri ne labirint, 2001 Ka te pergatitur per shtyp edhe dy romane, nje liber me kritika dhe ese letrare, si dhe shume shkrime publicistike.

Floripress boton disa poezi deri tash te pa botuara nga Iljaz Prokshi

BRAKTISJA E PIKELLIMIT

C'ngopa me heshtjen tende
Ku rri e merzitur si Helena
Sa do te me pelqente te shkoja
Prape me ty ne kino
Per ta shikuar filmin aq sensibel Kujt ...

AMNEZA E DASHURISE

Do te mund te ishim njohur
As dje as sot dhe kurrnjehere
Ne stolin e shkrimit te mos shkruaj kurre asgje
Era t'i marre fjalet e mia si gjethet e puthjes ...

KAOS NE UNIVERS

Me pak dashuri s'harrohet dot kaosi
Me ngjyra jeshile vesh endrren e humbur
Dua te ta theme nje meshe per miqte
Universin ta kaj duke deftuar dhembjen ...

IMAZHI I RREME

Asnjehere mes pirgut dhe ferrit
S'mjaftonte te ndieja vetmine absurde
Lehte ishte te rrish i vetmuar
Nen driten e jeshilte ne te erret
Dhe a duhej te ik ....

JETA ROB

Tani po qan shpirti im
Apo patjeter duhet ta shprishe kaosin
Ne mengjes jeta rob te mos gdhije
Te pi kafe para tendes ne kamp
Patjeter me duhet te ze rend per ...

PRELUD


Ne altar kam shenjteruar jeten
Dhe me pahir me kane abuzuar
Apo m'i kane fshehur dhe fjalet
Dita iken me nje balade qe nis
Me perdellime e mbaron me lot
Ne qie ...

LIBRI PA TITULL

I zhvendos dollapët e librave 
Të thyej vrazhdësinë si etikë
A s’është kjo gjëmë e të pafatëve

Vetëm pranë unit tim e mallkimit
Ndiej fëshfërimën e gjetheve nga era
Ç’më plas një gaz i zemëruar i trishtë

Para marrëzisë qyteti hesht as di përse
Ndanë pyllit të vetmisë shpëtoj e çuditem
Me të dalë duke dëgjuar fraza të rreme
Nga ata që shkruakan natën pakuptim 

Më infekton një hije para pasqyrës
Me zhurmë makabre s’hyhet në parajsë
As këmbë botës më kot nuk i sillem 

Kuarteve të zymta ëndërrojnë të zhdukurit
Me orë seç vendos e zhvendos fotot e tyre
Kurrë më të mos jem robër në flakë

Ç’më vjen të rihap të gjitha dritaret e botës

Në ballinën e fundit të librit një varg ta vë
Kujtoj se mbaroi botë e apokalipsit

I radhis sërish ato të pakta hieroglife
Pa ndonjë estetikë varros kotësinë e mohimit
Më paskëshin mashtruar engjëjt dhe ëndrrat

Apo mbase një muzë e përgjunjur do më vijë



QIELL I DASHURISË 

Në qoftë se më puth
do m’i fshish lotët kristal 
do e ndiej aromën e një princeshe 
mund te them se qenka "E shkruar" 
sepse gjithçka ndodh këtu 
veç dëborë sa nuk bie 
Unë shëtis rrugëve 
dhe një shi i bukur më lag 
shikoj orën 
akrepat kane kaluar 24-shin 
të vetmuar kemi mbetur
duke u larguar si tej reve
ku mua me mbulojnë kujtimet 
yjet dhe krahët e tu 
Por bota si gjithherë e gjerë 
mbetet shpesh pa fjalë 
si pa fjalë një erë fryn 
dhe shkund fletët e blirëve në qytet 
kërkoj dikush të më flasë 
një shpresë e çuditshme 
shpërthen si llavë 
tani i llaftaruar fshihem diku 
duke u munduar te vij tek ty 
e ti ik e ik si pa kokë a e di 
apo gjen strehë
në qiellin e dashurisë sonë blu 


SHËN VALENTINI I VETMUAR 
( Rinës) 

Si te therras moj Rine 
kuptohet s'di cfare te them 
mendova se ke ikur 
dhe me kot ia them sages sime 

S'do flas shume per Shen Valentinin 
per mua s'pat dite te tille 
sikur te dy e ndjenim veten te vetmuar 
si ne nje ishull te humbur 
ne detin e paane 

Karafili i djeshëm 
ka nisur te vyshket mbase 
ben nje te mire ndac moj engjell 
me duaj si une ty 
le te shpetojne buzet pa u ngrire 

I lene si nje beduine 
skaj botes ne ekzaltim 
i lenduar shpirterisht si Shen Valentini 
pres nje fjale 
oh nje fjale te kendshme 
qe te ma thuash 

Mbase tretesh ne mendime dhe ti 
e une rri i shqetesuar 
duke kenduar e dashur 

Kujtoj ata sy si deti 
e dua te lahem me permallim 
kujtoj shikimet e buzqeshura 
buzet tua dhe floket 
kujtoj hapat e tu te ngadalte 
ne kete qytet te cuditshem 

Oh nuk eshte cudi qe nje dite 
duke te puthur te digjem i teri 
e te falenderoj zotin 
qe te zbulova ne kete shekull



Iljaz Prokshi ‘’Vajza e trëndafilave’’, përmbledhje tregimesh për fëmijë



Prozatori ynë i mirënjohur dhe poeti i dëshmuar, Iljaz Prokshi, ka bërë emër të shquar në lëmin e prozës dhe poezisë shqiptare, me dhjetra vepra deri në ditët e sotme.

Bën pjesë në radhët e shkrimtarëve tanë të njohur që nga ditët e para të studimeve të tij në Gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ai është i matur me shkrimet e veta dhe përpiqet që të jetë sa më i afërt me lexuesit e tij të shumtë. Fuqimisht është i angazhuar që veprat e tij të jenë sa më kompozicionale. Rrëfimet e tij të rrjedhshme, spontane, përmbajtësore dhe të qëlluara lexohen me një frymë dhe me dashuri të madhe nga të vegjlit. Çdo tregim i tij ka një porosi të qartë patriotike, duke u bazuar në ngjarjet tronditëse të historisë sonë të dhembshme të cilat na kujtojnë sërish se në çfarë golgotash të tmerrshme u gjend ky popull i vuajtur.

Iljaz Prokshi me vite të tëra ishte i angazhuar në afirmimin e letërsisë sonë kombëtare dhe me një elan vullkanik nuk pushoi asnjëherë nga qëllimi i tij sublim që artin letrar ta kishte njërën ndër dashuritë e tij kryesore jetësore

Autori i veprës’’Vajza e trëndafilave’’ mbështetet në traditën tonë letrare të Rilindjes sonë kombëtare nga e cila e kishte thithur nektarin e dashurisë ndaj gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Përmbledhjen e tij e fillon me’’Mesharin’’ e Gjon Buzukut si vepra jonë e parë e botuar në vitin 1955, duke hyrë në lashtësinë tonë të errët, për ta përfunduar tregimin me një sukses të madh. Dhe na duket se po i shohim dialogët e personazheve kryesore të cilat zhvillohen para syve tanë, duke na kthyer me nostalgji në një epokë të ndritur kur lindi vepra jonë e parë letrare.

Shkrimtari me një imagjinatë të bujshme, arrin të na bëjë kureshtarë përkitazime kohën kur u krijuan veprat tonë të mirëfillta, që deri atëherë nuk kishim ndonjë dokument më të gjatë se Formulën e pagëzimit.

Iljaz Prokshi synimet letrare i arrin për mrekulli me formën e tregimit të shkurtër duke mbetur përherë i pa harruar në ndërdijen e lexuesve. Nga ky aspekt duhet shikuar aftësinë e tij si tregimtar i dalluar, duke na siguruar një dhuratë të tillë për të vegjlit tek të cilët fillon krijimi i identitetit kombëtar e njerëzor.

Në tregimin’’Meshari’’ janë të fuqishme mendimet’’Nëpër qiell tani nisi të fluturonte një shqiponjë dhe deshi të përpinte mallkimin që kishte rënë mbi të shkruarit e arbërit’’.’’Sundimtarët megjithatë humbin gjithmonë,- i thashë’’.’’Ofshana thellë dhe e dija se rruga që e përshkonin ishte një betejë nëpër errësirë, por që shpinte drejt dritës dhe shquante shkrimin shqip’’.

Tregimi për’’Mesharin’’ e Gjon Buzukut është një qasje e re dhe e mirëseardhur ngase sërish bëhet fjalë për një vepër që i përket lashtësisë sonë qindravjeçare dhe arealit tonë gjuhësor.

Në vijim kemi tregimin’’Zogu i mbërthyer’’ ku autori hyn në lashtësinë e Dardanisë, duke ecur drejt realitetit tonë të hidhur i cili kishte filluar të zbehej dhe nëpërkëmbej nga pushtuesi më i egër që e ka parë ndonjëherë raca njerëzore.

Okupuesi i tmerrshëm, që ishte lëshuar mbi ne si Apokalipsa më e përgjakshme , rëndonte si plumb edhe mbi shpirtin e tregimtarit tonë të devotshëm për çështjen tonë kolosale kombëtare.

Armiku ishte bërë si një demon që e gërryente dheun dhe atdheun shqiptar, ndaj në përmbledhjen e tij autori është i lidhur ngushtë dhe përjetësisht me fatin e pafat të këtij populli të lodhur dhe të robëruar nga fallangat famëkeqe serbe. Duke iu referuar gjendjes sonë aq të rëndë, ai ekzalton qëndrueshmërinë e pabarabartë të popullit ndaj armikut të përbetuar që rrinte si lubi mbi kokat tona.

Ndër tregimet më të njohura është edhe ‘’Hidhërimi i Pimit’’, kushtuar Teutës, mbretëreshës sonë të njohur që ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë tonë ilirike, kur ajo në shpirtin e saj kishte vetëm një ëndërr- krijimin e shtetit tonë të athershëm.

Hija e Zezë, të cilën e përshkruan me maturi të madhe Iljaz Prokshi, donte ta gllabëronte gjithë qytetin dhe Ilirinë, që korrespondon me rënien e Perandorisë egjiptiane të udhëhequr nga Kleopatra, kur Oktavian Augusti i kishte dërguar atje forcat e tij të shumta.

Është mjaft simpatik dhe interesant edhe tregimi’’Kusari’’, në të cilin Prokshi hedhë dritë se edhe kusarët duhej ta njihnin autoktoninë e tyre dhe vendin e dashur, duke u përpjekur që ta gjenin drejtësinë njerëzore.

Në tregimin’’Lyra’’ shtrohen mendime të fuqishme filozofike, siç janë’’Pak shëndet, pak lumturi dhe pak hapësirë’’, që na bëjnë të mendojmë për jetën tonë të përditshme dhe për shpirtrat e këqinj që sjellin kob, ngatërrime dhe luftra të reja.

Tek’’Vajza e trëndafilave’’ autori aludon në një mëshirë të madhe njerëzore ndaj pëllumbave si simbole të paqes së përgjithshme njerëzore. Dhe vajzës i dhemb shpirti për pëllumbin që nuk mund të flutronte. Këtë sëmbim shpirtëror të saj ai e përshkruan me vargun’’Jashtë bënte ftohtë dhe vajza ishte vënë në pikë të hallit. Ishte preokupuar me shërimin e plotë të atij pëllumbi’’(Halil Bogaj)





Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...