Nga FLORI BRUQI
Anton Pashku lindi më 8 janar 1937 në Grazhdanik (katund afër Prizrenit). Nënën, Getën, e kishte nga Zymi, kurse babën, Tonin (bukëpjekës), nga Karashëngjergji (katund pak më larg Zymit, rrëzë Pashtrikut). Kishte të kryer shkollimin e mesëm - Gjimnazin real në Prishtinë. Gjithë kohën punoi në Rilindje, njëherë gazetar, mandej redaktor i Rubrikës së kulturës e në njëzet vjetët e fundit, redaktor në Shtëpinë Botuese Rilindja. Shkrimet letrare filloi t’i botojë që nga viti 1955. Shkroi prozë dhe drama. Vdiq në Prishtinë, më 31 tetor 1995. Në tregimet e Anton Pashkut dallohen tri qarqe themelore tematike; ai i temës së dashurisë, i vetmisë, të kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm; dhe, qarku tematik për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: Nën qarr po rrinte vasha, Floçka, Kulla, Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë, Dy fjalë për një plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kënaqësitë e Megalopolisit, Anija e dehur.Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani Oh ka bërë një ndikim të ngadalshëm por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij. Dramat e Pashkut Sinkopa e Gof janë luajtur në Teatrin e Kosovës, në Teatrin ITD të Zagrebit, në Teatrin e Shkupit dhe në teatro të tjera të shqiptarëve. Vepra e tij letrare, është bërë vlerë kulturore kombëtare dhe tashmë është materie që mësohet në të gjitha nivelet e shkollave shqipe, ku ligjërohet letërsia bashkëkohore shqipe.
Si shkruan Anton Pashku
Por për çfarë shkruante dhe si shkruante Anton Pashku, kur ende nuk i kishte mbushur të njëzetat? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po sjellim dy tregime (poetike), që së bashku mund të përfshihen vetëm brenda një faqeje libri. Fjala është për tregimet "Në stuhi" dhe "Klithma", që të dyja botuar në vitin 1957. Në të dy rastet bartësit e ngjarjes janë maksimalisht të reduktuar
Anton Pashku sjell një frymë krejtësisht moderne në traditën e prozës shqiptare. Çështja bosht në rrëfimin romanor të Anton Pashkut është veçanërisht vetëdija e autorit për pozitën e tij dhe perspektiva e synimit të këtij rrëfimi. Shtresimin ironik gjatë gjithë rrëfimit, rrëfimtari do ta derdhë e ta përhapë tërthorazi, e jo si deklarim të qëllimshëm dhe moralizues. Reflekset ironike dhe aludive përjetohen drejtpërsëdrejti nga lexuesi dhe janë më mbresëlënëse se një fotografi e gjallë e një realiteti absurd. Rrëfimtari e nis udhëtimin nga një kohë e pacaktuar që gjatë ecjes fiton peshën e një vatre të gjallë dhe jehona e reflekseve të së kaluarës shfaqet si përsërítje e pafund e dramës sonë kombëtare. Ky vizion i fuqishëm dhe largpamës i veprës së Pashkut që përbën tharrmin krijues të tij, realizohet përmes strukturimit të nëntekstit ironik të rrëfimit. Kjo gjë e nxit dhe e motivon parreshtur lexuesin që ta kërkojë atë që nuk thuhet, atë që duke heshtur, e bën lexuesin të jetë zëri kryesor.
Titujt e veprave
Tregime, Jeta e re, Prishtinë, 1961
Nji pjesë e lindjes, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1965
Kulla, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1968
Sinkopa, dramë, Rilindja, Prishtinë, 1969
Oh, roman, Rilindja, Prishtinë, 1971
Kjasina, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1973
Gof, dramë, Rilindja, Prishtinë, 1976
Lutjet e mbrëmjes, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1978
Tragjedi moderne, drama, Rilindja, Prishtinë, 1982
Shtëpia Botuese Rilindja në vitin 1986 i botoi veprat e zgjedhura të Anton Pashkut në tri vëllime:
Tregime fantastike, Rilindja, Prishtinë, 1986
Oh, Rilindja, Prishtinë, 1986
Tragjedi moderne, Rilindja, Prishtinë, 1986
Romani "Oh" (analizë)
Romani "Oh" i Anton Pashkut, për shumëçka është karakteristik dhe fare i veçantë në letërslnë shqiptare. Kur u paraqit para tridhjetë vjetësh, u emërua "hermetik", u tha se është jehonë e antiromanit, e kështu me radhë. Në të vërtetë, kjo vepër është një vazhdimësi e natyrshme e tregimeve pararendëse moderne të autorit, në kuptimin e mirëfilltë të nocionit modernizëm: prozë që i shprish konvencionet tradizionale që artikulon realitetin përmes figurshmërisë së veçantë dhe originale që në mbështetje të së kaluarës konstrukton kuptime, mundësi dhe vizione, të shumëfishta universale. Ky roman është fabul klasike, pa lidhje syzeike, pa rrjedhje njëdimensionale kronologjike, pa rrëfyes të artikuluar qartë, pa këndvështrim të fiksuar të autorit; natyrisht që nuk mund të ritregohet përmbledhtazi si thurje e rregullt ndodhish të caktuara. Në fillim të romanit sajohet një mjedis nismëtar i mbyllur: burri dhe gruaja në dhomë, dhe akuariumi simbolik me tre peshqit brenda. Fillimi i tekstit përcakton aktualitetin nga i cili burri (rrëfimtari i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë, pjesërisht personazh), niset në një udhëtim imagjinar nëpër të kaluarën dhe të ardhmen. Rrëfimtari, burri që do t'i sajojë shkallët e mundshme të zbritjes retrospektive përkatësisht shkallët e ngjitjes, vendoset në situata dhe perspektiva të ndryshme, në kontekstin e bëmave nga e kaluara ilirike e këtej, si dhe në atë të kohës, si histori e përsëritur. Ai vepron vetëm përmes imagjinatës, pa ndërmarrë asgjë konkrete. Gruaja, e cila nuk flet e as ndërhyn fare gjatë këtij udhëtimi të burrit, shpaloset si tip iluzionist që ndërton kulla rëre. Në fund të romanit, që është përsëritje e tekstit fillestar, gruaja largohet në mënyrë protestuese; dy peshqit e vegjël kanë ngordhur, ndërsa ai me pika të kuqe lëviz "krenar" nëpër hapësirën e akuariumit. Duke qenë përsëritje e tekstit fillestar, e tekstit ku paraqitet vizualisht një mjedis i rivendosur në fund të romanit, pas gjithë atij udhëtimi imagjinar në të dy krahët e kohës, lexuesit i lindin një sërë përfytyrimesh simbolike lidhur me realitetin dhe jetën përgjithësisht. Në strukturën tërësore të këtij romani të rrëfimit qarkor, ku udhëtimi i nisjes i përngjan atij të kthimit, nga drejtimi i kundërt në pikën e nisjes, duhen sqaruar dy kategori themelore të poetikës së romanit: koha dhe rrëfimtari.
Rrëfimi shtrihet deri në kohën antike ilire dhe jepet përmes ngjyrimit ironiko-alegorik, ekspresion ky që duke heshtur, e shquan dhe e bën më të zëshme idenë qendrore të romanit: historinë shqiptare të dhimbshme e të përsëritur, shpalimin e mungesës së substancës së formuar dhe të artikuluar të qenies. As e ardhmja e projektuar në këtë kuadër, në vizionin e Anton Pashkut nuk është shpresëdhënëse. Vizioni i projektuar para tridhjetë vjetëve, prandaj tingëllon aq aktual sot. Kështu, romani mund të quhet edhe historik, po në radhë të parë si roman i idesë, i mendimit, madje filozofik.
Rrëfimi i ngjarjeve strukturohet mbi disa nivele kohore: e tanishmja që rrjedh si dialog i Burrit - rrëfimtarit me "bashkëbiseduesen" e pranishme. Në fillim, ky "dialog" përgatit atmosferë dhe kushte për kërcim drejt shkallës retrospektive, të përftuar si dialog me Plakun. Kjo mundëson një retrospektivë të dyfishtë, për kapërcimin në kohën dhe botën antike ilire. Rrëfimi lidhet me tri nyje kohore, e tanishmia dhe dy shkallët e kohës së kaluar. Përmes tyre dhe zërit të fuqishëm të fshehur jepet përsëritja e historisë, e dramës kolektive shqiptare. Romani "Oh" ngrihet mbi një strukturë të komplikuar e të përsosur të llojit të vet dhe njëkohëslsht u prin dhe shtron çështje teorike nga më të rëndësishmet lidhur me zhanret tregimtare, e sidomos me kategoritë kryesore të poetikës, siç u tha më sipër.
Lidhja e nyjeve kohore, zhytja e rrëfimtarit drejt retrospektivës së njëfishtë e të dyfishtë në rrëfimin romanesk të Anton Pashkut, sajohet përmes teknikës moderne që këtu rrjedh natyrshëm, pa asnjë imitim të sforcuar. Mjedisi antik nuk realizohet, para së gjithash, përmes faktografisë historike (edhe pse mund të identifikohen lehtë bëma dhe autorë të tyre), por si një gjallërim, konkretizim i vetëdijes mbi të. Kjo teknikë e zhytjes shkallë-shkallë në kohë mund të quhet dhe psikologjike-asociative. Kështu, kur rrëfimtari duhet të bëjë një kërcim parabolik në kohë, ai fillon parapërgatitjen për këtë hap, duke synuar në një cak të cakuar që nënkupton, në të njëjtën kohë, shkëputjen nga realiteti aktual. Përmes kësaj thirrjeje të brendshme, shfaqen të gjalla kohët e synuara, aktorët dhe ngjarjet historike dhe të sajuara.
Kështu, lexuesi sa mrekullisht aq edhe spontanisht gjendet brenda një bote antike, ambjentohet me të duke e harruar rrëfimtarin. Gjendja haluçinante që për një çast e rrëmben lexuesin, zhduket sakaq dhe gjithësinë e merr në dorë një tjetër ligjshmëri. Kështu, sa më thellë depërton në lashtësi para së gjithash, rrëfimtari synon të sugjerojë një vizion të mundshëm për kohën e ardhme, që shtrihet në pjesën e dytë të veprës.
Edhe lexuesi me pak përvojë, e ndien se rrëfimi i drejtpërdrejtë shqipton një kuptim të mbuluar, të cilin e zbulon dhe e shumëfishon lexuesi. Pikërisht për këtë shkak, leximi i romanit në fjalë i Anton Pashkut jo vetëm që kërkon përqëndrim maksimal, por është vepër që domosdoshmërisht kërkon lexim të dytë.
Ngjarjet të duken vetvetiu të natyrshme, të parrëfyera nga pikëpamja e dikujt, pra i lë veprimet të ndodhin e jo të ritregohen. Një sistem i tillë rrëfimi nxit lexime dhe interpretime shumështresore duke përbërë, tiparin dallues të stilit të Anton Pashkut.
Në Stuhi
Tek "Në stuhi" shfaqet personi i molisur nga jeta, dera e shtëpisë dhe trari mbi të; fërshëllima e stuhisë dhe rrëkëllima e trarit; vetëm kaq. Për këta përbërës rrëfen narratori, në vetën e tretë. Molisja është gjithëpërfshirëse dhe subjekti-personazh ndien nevojën të ikë nga trualli i vet, por nuk e le sedra, e mbase diçka më e thellë. Stuhija ushtron një terror dhe Ai, ankthshëm, e ndien peshën këtij terrori që artikulohet përmes rrëkëllimit të trarit që mban peshën e shtëpisë. Dhe, në vend të rebelimit, të ikjes, pason tërheqja, rrudhosja dramatike në vetvete. Rrethi mbyllet përfundimisht dhe stuhia zotëron si në pranga hapësirën (Truallin).
Kulla
Te Tregimi "Kulla" mund të merret si model-bazë tematike e pjesës dërmuese në krijimtarinë letrare të Anton Pashkut. Përveç temës së dashurisë, që shtrihet në një pjesë të vogël të veprës së tij tërësore letrare, në këtë tregim janë të mpleksura: motivi i lashtësisë, i dramës shqiptare nëpër shekuj, i qëndresës, i ekzistencës, i aktualitetit dhe i vizionit të së nesërmes. Kjo do të vërehet sidomos tek romani "Oh", ku ky model tematik shtrihet thellë deri në Iliri dhe njëkohësisht, në mbështetje të asaj përvoje dhe të gjasave aktuale, projektohet e ardhmja. Në këtë rrëfim, përmes jetës së dy brezave, të kapërthyer dhe të shtrirë në tërësinë ekzistenciale kolektive të kombit, shprehet aktualiteti i rëndë, ankthi i banorëve të kullës.
Është përvoja e Plakës, pas vdekjes të së cilës Djali projekton të nesermen e vet duke e mbartur tutje përvojën nga e kaluara. Biri, plot ankth, ndien se qëndresa dhe ekzistenca e Kullës është në rrezik dhe sajon mekanizmin mbrojtës pikërisht në sajë të trashëgimisë simbolike të saj. Përmes traditës, rrëfimtari shpalon kulturën shpirtërore kolektive si mburojë simbolike nga kanosja e shprishjes prej dhunës së ushtruar në kohën kur është shkruar tregimi. Dhuna e ushtruar brutalisht përballë mekanizmit të traditës kulturore kombëtare dhe tërësisë shpirtërore kolektive, në art del e përkohshme, kalimtare dhe pa gjasa triumfi. Kështu përmbyllet tregimi antologjik "Kulla", me ngadhnjimin e së nesërmes, me lidhjen jetike të Birit pas trollit e kullës: rrëfimtari është gjithmonë banor i kullës; brenda saj e kujton të shkuarën nga e cila projekton dhe përcakton perspektivën.
Edhe rrethi tematik i vetmisë, ai i tërheqjes në vete nga çensura e shtypja, edhe rrethi tematik i dhunës dhe i krimit, që zënë vend qëndror në prozën tregimtare të Anton Pashkut, janë rrjedhim i shtypjes dhe i dhunës së ushtruar mbi qenien kolektive shqiptare, historikisht dhe aktualisht. Ky version regjional dhe kolektiv në prozën e Anton Pashkut uníversalizohet si vlerë artistike dhe si mesazh, si filozofi dhe si parim moral.
Drama "Gof" (analizë)
Edhe në këtë giini Anton Pashku është i veçantë: e mbindërton tekstin e dramës mbi konvencionet klasike (sidomos të tragjedisë) dhe me prirje të qartë drejt antidramës. Njësoj si tek proza, teksti i tij dramatik vështirë se mund të rrëfehet si lidhje fabulare brenda një shtrati kryesor. Më parë ai del si ide, si mendim i fuqishëm, si portretizim i gjallë i një dukurie, ngjarjeje, gjendjeje, nga ku përmes ironisë, analogjive dhe parabolave kohore sugjerohen realitete të tjera. Teksti i kësaj drame është ndoshta teksti me tensionin dhe ankthin më të madh dramatik në letërsinë tonë. Fjala është për kohën e pushtimit fashist (1939), që si datë përmendet vetëm në një rast, pa e përmendur as si fashizëm, as si pushtim, as si dhunë; pa shprehur fare as patetikë apo patriotizëm...
Drama ka dy pjesë (jo akte), dhe tri personazhe: Lulashi, Lulua, Lulani, të cilët mund të merren edhe si tri variante, tri perspektiva të një personi. Tekstin e shqipton vetëm Lulashi, duke e thyer shpesh monologun dhe ndërhyrjet e paramenduara të të tjerëve. Monologu, pra, është një kolazh tekstesh e dokumentesh të kohës, si: afishe, deklarata, urime, falenderime, kërcënime, reklama, që së bashku paraqesin një tërësi njerëzish, vlerash, antivlerash, ngjarjesh, ambiciesh, ëndërrimesh... Kështu krijohet përshtypja e një mjedisi shoqëror të përbërë, ku individi humb personalitetin, humb vetveten. I tillë është Lulashi, gjysmë i shpëtuar, gjysmë i humbur, i cili në zjarrmi e përgartje lëshon mendime të tilla që tingëllojnë si kritikat më rrënqethëse, ku ankthi e ironia shkallëzohen në sarkazëm. Të krijohet pamja e një shoqërie që identifikohet me një gjendje kaotike, me një tollovi të përgjithshme, me degjenerim moral, anarki mendimi, ndjenje, me zhdukjen e skajshme të vlerave, ku mbi të gjitha mbizotëron zëri i mashtrimit, i dhunës, e i hipokrizisë. Si sdo shkrimtar i madh, Anton Pashku e parandien dhe e paralajmëron përsëritjen e kësaj gjendjeje tragjike në shoqërinë shqiptare,të viteve tridhjetë, gjysmë shekulli më pas, ashtu siç e ka projektuar dhe në romanin "Oh".
Drama "Sinkopa" (analizë)
Edhe kjo dramë përbëhet nga pjesa e parë dhe pjesa e dytë. E para zhvillohet në dhomën e Xhexheut, ku janë të pranishme një telefon dhe një thikë: telefoni si simbol i përgjimit, manipulimit, përgjimit, dhe thika simbol i dhunës e i krimit. Xhexheu ngrihet në nivel të subjektit; është i vetmi strumbullar rreth të cilit plekset e shplekset çdo gjë në këtë dramë. Ai zhvillon një "dialog" me palën tjetër në skajin tjetër të telefonit, me palën që e ka numrin: një me njëmbëdhjetë zero pas dhe me njëmbëdhjetë zero para dhe njëshin në fund, që është numri i Xhexheut. Teksti i palës tjetër mund të merret me mend për aq sa lejon monologu i Xhexheut.
Pala tjetër është e pranishme në dhomën e Xhexheut vetëm si ftohtësi, si bardhësi boshe, pa trajtë individualiteti, si mekanizëm dhe sistem që të ndrydh, që të ngujon brenda rrjetave të hekurta. Xhexheu synon ta ngrejë tërë atë patrajtshmëri në shkallën e subjektit, gjë që do të realizohet në pjesën e dytë të dramës, e cila zhvillohet në një lokal publik, ku mblidhen plot njerëz dhe merren me biseda të kota. Xhexheu në këtë kontekst provon të veçohet, të shkoqet pëfundimisht nga ky realitet, përmes një rebelimi të skajshëm. Kështu, në pjesën e parë rrëfimi dramatik paraqitet zëshëm, si një monolog i reflektuar nga një bashkëbisedues imagjinar, ndërkaq, në pjesën e dytë ngjarja shfaqet e dukshme, vizuale.
Gjuha simbolike: numrat e dy anëve të telefonit; thika, emrat e personazheve, (Xhexheut, si jehonë e nxitjeve për vetveten, Lumnia si jehonë e idesë së pandryshueshme të realitetit, Lumtunia si ideal i synuar, dhe Shpresa, si mbështetje e brendshme e personazhit), mjediset (si Rruga e Trimave dhe Kozmodromi), ku zhvillohet pjesa e dytë, janë pjesë përbërëse e idesë qëndrore, e kuptimeve të ndërthurura, që nxitin tekstin e hapur të Pashkut.
“Një mur xhami që ia kemi ngritur vetvetes nuk na lejon ta trajtojmë shkrimtarin kosovar Anton Pashku, si pasuri tonën shpirtërore”. Kështu thotë studiuesi Behar Gjoka, i cili i ka kushtuar një libër studimor një prej përfaqësuesve kryesorë të letërsisë moderne shqipe. Sipas Gjokës fatkeqësisht Pashku prej vitesh nuk është pjesë e programeve tona mësimore dhe kjo për arsyen se ai ende trajtohet si një shkrimtar i “jashtëkufijve”.
Jeni duke përfunduar një libër studimor mbi veprën e Anton Pashkut, përpara se te flasim për këtë vepër, pyetja që lind natyrshëm është: sa e njohin shqiptarët Pashkun?
Anton Pashku, në kuptimin estetik, është një vlerë e shtuar e modernitetit të letrave shqipe, pa mëdyshje një nga përvojat e shkrimit letrar të periudhës bashkëkohore, është shumë i njohur në Kosovë dhe trojet etnike, madje shpesh trajtohet si magjistar i fjalës. Nga ana tjetër, krijimtaria e larushisë letrare të Pashkut është jo pak e njohur në diasporë, porse është i njohur më shumë si emër në Shqipëri, në kuptimin që ende nuk është hipotekuar si vlerë shpirtërore, për shkak të murit prej xhami që ia kemi ngritur vetvetes, fill pasi kemi shembur muret e betonta të dikurshme, ose me gjasë të vijimit të leximit të autorëve shqiptarë të trojeve etnike, si letërsi jashtë kufijve, sepse rrethanat e favorshme të komunikimit, mjerisht na kanë sjellë në portat e mungesës absurde të tij.
Sa i pranishëm është në tekstet shkollore shqiptare?
Ka dy pamje të pranisë së veprës letrare, aq të vlertë dhe moderne, nëse në Kosovë është plotësisht i pranishëm, madje në të gjitha nivelet e shkollimit të saj, si një vlerë dhe proces thelbësor i shkrimit letrar, nga ana tjetër, ndërsa në Shqipëri duket si emër për herë të parë aty nga fillimi i viteve ’90. Porse, tanimë ka një periudhë të gjatë kohore, që nuk është përfshirë më në programet shkollore të shkollës shqiptare, të këndej kufirit. Dhe, në këtë pikëpamje, ka një paradoks të rrokshëm, ndërsa rrekemi të unifikojmë abetaret dhe librat shkollorë, letërsinë e vërejmë ende me syzet e letërsisë së jashtë kufijve…
Le të vijmë te vepra juaj, pse një libër për Pashkun?
Është shkrimtar që e pëlqej, madje në të gjithë treguesit e vet, të thënies dhe artikulimit letrar, të lëvrimit gjuhësisht, të njëkohshëm të variantit të gegnishtes dhe të gjuhës së njësuar, e sidomos të vendosjes së ligjërimit të gjuhës shqipe në koherencë me ligjërimin letrar të përbotshëm, veçmas në shkrimin e tragjedive moderne. Pashku, pa mëdyshje gjenia krijuese e tij, është një vlerë e konfirmuar e letrave shqipe, aq sa është tepër e vështirë që të rrëfehet, po kaq mbetet një nga modelet e përsosura në lavrimin e prozës së shkurtër. Në sendërtimin e tregimit, të natyrës fantastike, një përcaktim autorial, gjithnjë sipas shijes dhe bindjes sime, Pashku është një nga përvojat më të vyera, që së bashku me Kutelin dhe Koliqin, të cilët hodhën themelet e prozëshkrimit të gjuhës shqipe, përbëjnë kurorën e trinitetit të tregimtarisë shqipe, që e futën prozën shqipe në shtjellat e lavrimit modern, por njëherazi shënojnë edhe kulme unike të shkrimit të saj.
Pashku nuk është një autor “i thjeshtë”, veprës së tij duhet t’i rikthehesh vazhdimisht, cila është “e fshehta” apo “misteri” i krijimtarisë së Pashkut?
Për mua është autori më i vështirë, krahasuar me të gjithë shkrimtarët me të cilët jam marrë kësaj ndërkohje, për shkak se është nga të paktët shkrimtarë të letërsisë shqipe që nuk ka gjasa të gjesh në përgjumje dhe shërbesë joletrare… Po kaq, vepra letrare e Pashkut nuk të jep dorë për ta lexuar sipas optikave ideologjike, sociologjike apo monografike, të ndërthurjes jetëshkrimore dhe letrare, të rrafsheve mendjembyllura të akademizmit shqiptar, sidomos të këndej kufirit, pra duhet lexuar dhe shqyrtuar si tekst dhe vetëm si hapësirë tesktologjike, gjithnjë pa harruar porosinë e Umberto Eco-s, mbi “hapësirat e shprazta”, që duhen mbushur nga bashkëpunimi i lexuesit. Duke qenë i vështirë, mbase prandaj është edhe kaq tërheqës… Ka tregime të ndryshme, si dhe dy tekstet e tragjedive që janë lexuar disa herë, kohë pas kohe… Në fakt, krijimtaria letrare e Pashkut, në vetvete dhe më përtej saj, bart jo pak mister dhe enigma, që duhen zbuluar ngadalë dhe me shumë përqendrim. Do të ndalesha në dy prej tyre, të cilat mua më duken edhe më thelbësoret, por edhe sa për të krijuar një ide fillestare mbi këtë dukuri unike të letrave shqipe. Së pari, dramatikën e ka emërtuar tragjedi moderne, si një rimarrje dhe riformulim, që sugjeron kodin, por edhe e ndërlikon shkrimin e leximin e saj. Po kaq, së dyti, prozën e shkurtër, e cila jo rastësisht është përcaktuar nga vetë shkrimtari si tregime fantastike. Ka edhe të tjera, por vetëm zbërthimi i këtyre dy hallkave është një realitet që, sa herë lexohen tekstet e autorit, aq herë zbulohet si magji shkrimi, aq herë do të duhet të rihysh në marrëdhënie me kodet dhe dekodimin e tyre.
Është i keqkuptuar Pashku?
Ka më shumë arsye për të qenë i pakeqkuptuar, sepse moderniteti shkrimor, në prozëshkrim dhe në dramatikë, në një farë mase ka projektuar dhe skicuar hapësirat dhe natyrën moderne, ku edhe po gjallojmë. Por, edhe në këtë rast, për çudinë e çudive, sërish nuk mungojnë shkaqet për të qenë i keqkuptuar, pra dhe jo i hipotekuar në vlerat letrare të rrafshit të bashkëkohësisë. Në emërtimin si i keqkuptuar, do të thosha se ka jo pak mundësi që të trajtohet si i tillë, jo se ka arsye letrare të mjafta për të qenë i keqkuptuar, në këtë paragjykim. Kanë rolin e vet ligjërimi i gegnishtes, në një pjesë të madhe të tregimeve fantastike, ndeshim në praktikën e shkrimit me dy variante, pra edhe në gjuhën e njësuar, duke u bërë kufiri ndarës dhe ura ndërlidhëse e hapësirës së letërsisë si gjuhë e autorit, që nuk është se ka të bëjë shumë me standardizimin e saj, po kaq shkrimi letrar, pavarësisht gjinisë dhe llojit letrar të ligjëruar, si një fakturë moderne dhe eksperimentale, përbën një shkas fiktiv, për ta keqkuptuar, aq më tepër që në një moment të caktuar ai ka dalë hapur kundër modelit të realizmit socialist, e prandaj duket se kundrohet si përfaqësues i letërsisë së jashtë kufijve, një absurditet që nuk ka mundësi të zgjatet pafundësisht.