Qerim Pllana
Z. DEMAÇI ME NENSHTETËSI TË DYFISHTË SHQIPTARE-ÇUDI!
Ndonëse lajm dite, jave dhe muaji është cepi verior i Kosovës, skenarët, kidnapimet, vrasjet e vazhdueshme të shqiptarëve nga kriminelët serb, krimi dhe kriminaliteti, situata këto të ndera politike në tërë hapësirën shqipfolëse. Çështja e një dyshtetësie të fituar pas dy vjet pritje nga Tirana zyrtare për z. Adem Demaçi, zgjon një kureshtje tjetër të pakëndshme aktuale politike shqiptare. Gjithë ajo procedurë për të ardhur deri të një certifikatë, duke dëshmuar se je shqiptar dhe ke (s`ke) dy-shtetësinë, dëshmon hilet e politikës, qeverisë dhe instancave më të larta të shtetit shqiptar ndaj Kosovës, qytetarëve vëllezër, pjesës së vetë autoktone! Kjo anomali s`ka brirë, pos që është fundërrinë e kahershme komuniste, marksiste-leniniste! Sepse, shqiptarët pikërisht janë ndarë me këso intriga dhe hile politike! Nga Tirana zyrtare, prejse është bërë kryeqytet i krye-diplomacisë, politikës dhe i sistemeve, skemave të njëpasnjëshme të çoroditura të ndikuara nga pansllavizmi ortodoks-otoman. Qysh me Berlinin, Bukureshtin, Londrën, Parisin, Moskën, Jaltë e Maltë, Rambuje, Paris dhe Vjenën mike të Kosovës ahtisaariane”! Me Vlorën heroike të I. Qemalit, Durrësin e renegatit Toptan, Shkodrën lakmi e përjetshme e malazezëve, veriun e Kosovës, Shkupin, Preshevën, Plavë, Guci, Ulqin e Beranë...
Më fal, z. Demaçi, mos është hile. Është dashur që dyshtetësinë shqiptare, pikërisht në emrin dhe autoritetin Tuaj, ta kërkoni për të gjithë shqiptarët jashtë “Nënës”, Shqipëri! Mos e harroni një çështje i nderuari “Mendela”, ka edhe nënë dhe baba të ligë, të cilat i lënë fëmijët bonjak, për një burrë a grua! Ka nënë që e vret fëmijën e vet, fëmijë që vrasin prindërit etj.! Nëna ime Emine me babë Selimin, i patën pesëmbëdhjetë lindje, nëntë prej tyre na rritën, gjithmonë me shpresë, se një ditë do të ndahemi prej shkaut! Ajo thoshte: “Kemi pas dy nëna. Një na e mori shkau prej Rakovice në Leskoc, tjetrën për vete e bën Junani, moskovitë dhe do evropianë”..!
Pastë ndjesë nëna ime nuk dinte shkrim as lexim, por historinë e dinte më mirë sesa do historianë! Z. Demaçi e kishit dhe e keni për obligim, që në emër të shqiptarëve jashtë Shqipërisë Londineze, të kërkoni dy-shtetësinë e një kombi, një gjuhe, një flamuri dhe një histori-gjeografie. Unë besoi se këtë reagim, opinion apo emocioni paksa kundërshtues, do ta kuptoni. Mos e harroni një thënie: “Kush është i zoti mos i shkoftë kot e i zi moti”, por që s`është lavdi, lavdërim, gëzim-përgëzim a urim, nëse këtë nuk e gëzon pjesa tjetër e kombit!
Mbase nuk është kjo dëshira juaj e fundit, për ta përqafuar mëmën Shqipëri, e cila si emër subjekti nuk bartë farë faji. Është fajtore politika, diplomacia, nënshtrimi, egoja për të jetuar ndaras si 120 parti, të cilat për Kinën do të ishin tepri..! Ju z. Demaçi, shihet se u është plotësuar dhe një dëshirë, mbase pas asaj të Çlirimit të Kosovës. Mbase nuk mjaftojnë pa u bashkuar shqiptarët dhe pa u zhduk kjo hasmëri politike e ndërsjellë dhe e sjellë nga Evropa, apo gjenetika e së cilës grindje dhe përçarje nuk i dihet as pas zbulimit të ADN-së! Dëshirën për bashkim e kishit në shpirt Ju, si heronjtë tanë të shumtë; Adem e Hamëz Jashari, Agim Ramadani, vëllazëritë Haradinaj, bashkëshortet Xheva e Fehmiu, shumë dëshmorë e martirë anekënd atdheut, kombit shqiptarisë, heronj e dëshmorë të rënë në altarin e lirisë për bashkim-ribashkim, kur sesi nuk rënë për për dyshtetësi!
Z. Demaçi u përgëzoi në emër të familjes për ketë sihariq, për të cilin mendoi se është personale, me autoritet, por e bërë me spica, “hile e kiamet”! Sepse nëse nga ju është kërkuar; (a mos jeni nën hetime), është poshtërsi e fundit e diplomacisë dhe e shtetit shqiptar, nga i cili akoma s`ka fuqi për ta heq (zhduk) rrymën, frymën, idetë dhe parimet komuniste, përçarëse të huazuara nga pan-sllavistet, kur sesi bashkuese pan-shqiptare! Kur në krye të shtetit akoma sundojnë komunistet, të cilët dinë vetëm për t`i rrah tavolinat me grusht hurshçevian! Dinë të përçajnë të mos bashkohen kurrë, duke luftuar çdo ide, program dhe përpjekje për bashkim! Ademi ynë, e gëzofsh këtë dyshtetësi me shëndet, por është dhënë me spica! Jo si Kroacia, e cila për dy ditë ua dha dyshtetësinë. Sepse, Ajo në krye të shtetit kishte dhe ka patriotë, trima, guximtar, burrështetas të vërtetë.
Urime z. Demaçi, jo dyshtetësia por shqiptaria e vërtetë! Ju tani nuk jeni Kosovar, por as koçe-var! Jeni vërtetë më shqiptar sesa ata, që pas dy vjet pritje, ua mundësuan për habi këtë dyshtetësi... Prandaj, i ndjeri Pjetër Arbnori, nuk e pat thënë kot: “Këta që shtirën se janë enverist, po u garantoi, unë jam shumë më enverist sesa këta beduin, të cilët për karrige hodhën poshtë gjithçka dhe Enverin. Madje të gatshëm janë për t`i hedhë baba e mama, frikësohem dhe Kosovën etnike bashkë më Shqipërinë, të tërat për pushtet pasuri dhe kriminalitet. Janë pa nderë e pa namuz”! Këtë e pat thënë në zyrën e vetë, si Kryetar Kuvendi i Legjislaturës së parë opozitare, z. Arbnori më 27 shtator 1993. Fatkeqësish, dolën të jenë njësoj të dy palët. Sepse puna, politika dhe diplomaci përçarëse shqiptare këtë po e dëshmon çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më keq për fatin e një kombi të ndarë! A s`është qesharake, një Shqipëri me tre-katër milion banorë, t`i ketë 120 parti, mu si në Serbi! Çfarë imitimi i djallit është politikë e tillë luftë për pushtet, përçarje, kudo ndasi, në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoni?! Z. Demaçi e gëzofshi dyshtetësinë!
(Autori i njohur për Ju dhe opinionin e gjerë)