Ne kuader te vitit jubile te 100 vjetorit te kishes ku ka sherbyer poeti i madh i letrave shqipe Ndre Mjeda, Qendra muzeore Ndre Mjeda ne Komunen e Bushatit, ka bere te mundur promovimin e 10 vellimeve per jeten e Mjedes te pergatitur nga studiuesi Mentor Quku. Prezente ne kete ceremoni ishte edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e cila shoqerohej nga ministri i Kultures Visar Zhiti, perfaqesues te komunes Bushat. Ka qene drejtori i qendres Muzeore Ndre Mjeda, Dom Nik Ukgjini i cili gjate fjales se tij foli rreth qellimit te ketij aktiviteti, por nder te tjera shtoi edhe domosdoshmerine qe tryeza e Mjedes, te kthehet ne vendin qe i takon prane shtepise muze ne Kukel te komunes Bushat. Gjate fjales se tij ministri, Zhiti, vuri theksin ne rendesine qe mbart kjo figure e letrave shqipe, si dhe deklaroi se brenda javes, tryeza ku mjeda ka shkruar veprat e medha te tij do te jete ne Kukel. Kryetarja e kuvendit Topalli dekloi se keto figura, jane nje vlere e shtuar per kombin shqiptar. Kompleksi ne fshatin Kukel perbehet nga dy objekte te lidhur me njeri-tjetrin, Kisha dhe Qela. Te dy objektet jane projektuar dhe realizuar nga Dom Ndre Mjeda, i cili ka qendruar dhe sherbyer aty per nje periudhe 30 vjeçare (1906-1937). Shtepia e ndertuar ne vitin 1906, paraqet nje ndertim dykatesh te stilit neoklasik. Gjate viteve 1962-1979 dhe 1982-1991 ka patur funksionin e nje shtepie muze kushtuar poetit Ndre Mjeda dhe e pajisur me objekte te ndryshme te vete klerikut. Ne shkurt te vitit 2012 MTKRS e shpalli kompleksin monument kulture.
2013-06-05
“JAVA NE LIBER”, DOMINOJNE SHKRIMTARET SHQIPTARE
Libra te rinj me tema nga me te ndryshmet kane mberritur ne librarite e Shkodres, te gatshem per te gjithe lexuesit. Yves Bonnefoy, nje prej emrave me te rendesishem te poezise bashkohore vjen me nje liber me poezi i titulluar. Shkrimtari francez eshte i lakuar nder vite ne listen e nobelit si dhe eshte i njohur edhe ne fusha te tjera te artit. “Ku jemi e ku vemi” eshte vepra me e re qe mban per autor David Gumeni. Permes publicistikes autori sjell ne vemendje sipas kendveshtrimit te tij ngjarjet e viteve te fundit te cilat paten ndikim te forte ne Shqiperi. Ne brendesi te libri eshte situate politike, sociale dhe ekonomike e Shqiperise ne vitet e fundit. Jacques Casanova de Seingalt permes nje autobiografie vjen me librin”Kujtimet e Kazanoves”. Shkrimtari i njohur Italian flet per jeten e tij ne vitet kur jetoi 1725-1798. Ai tregon per femijerine, kohen kur ishte prift ne Napoli, karrieren e tij ushtarake, kthimin ne Venecia si dhe ne Milano e mantova. Ky eshte nje liber i cili eshte pare si nje nga burimet e verteta te normave zakonore dhe jetes shoqerore europiane-perendimore pergjate shekullit te 18-te. Shkrimtarja shqiptare Viola Isufaj sjell librin e titulluar “Rikthimi i Mitit ne vepren e Kadarese”. Eshte nje veper e cila ka ne thelb kerkimet mbi lidhjet midis mitit dhe forms se shprehjes te Ismail Kadarese. Irakli Koçollari vazhdon me botimet mbi Ali Pashe Tepelenen, teksa kesaj here ka botuar vepren “Ali Pasha dhe Shqiperia ne arkivat Britanik”. Ky liber permban leterkembime te konsujve e ambasadoreve te kohes si dhe te vete Ali Pashe Tepelenes e po ashtu dokumente te ndryshme te cilat deri tani nuk jane botuar te plota duke qene keshtu te pashfrytezuara. Nje veper me tregime e novella vjen nga Ismail Kadare me titullin “Biseda per brilantet ne pasditen e dhjetorit”, nje veper e cila vjen me tregime letrate te Kadarese. Kesaj radhe nuk mungojne librat per femije teksa shkrimtari i apasionuar Xhahid Bushati ka botuar librin “Nje maçok dy here budalla”. Nje liber me perralla i autorit shkodran i cili do te behet pjese e kenaqesise te femijeve.
Pacientja serbe
Të punuarit në spital të jep mundësi të jesh në kontakt me individë të ndryshëm, amerikan apo nacionalitet të huaj. Sapo kisha filluar turnin e natës, ku pacintja që do të merja nga salla e urgjencës për ti bërë x-ray (radioskopi) ishte serbe. Infermieri, një afrikan – amerikan më thotë, po ta le ty këtë paciente, mu duk si shqiptare, por qenka serbe.
Në fillim u turbullova pak, por shpejt e përmblodha veten…
Punoj si ndihmës teknike në spital, në departamentin e radiologjisë pranë urgjencës. Ndihem mirë që kam punë, e që kam mundësi të jap ndihmesën time modeste për njeriun e sëmurë. Sigurisht nuk bëj dallime raciale apo etnike, për të gjithë kujdesem njësoj, por nuk e di sepse u bllokova për një çast nga një lëmsh që më shtrëngoi fytin.
I afrohem pacientes. Ishte vajzë e re, nën konvulcione të forta. Kishte edhe temperaturë të lartë e nga çasti në çast mund të kalonte në koma. Në urgjencë sipër krevatit i kishin hedhur një çarçaf të hollë, që nuk i jepte mundësi të përballonte gjithë atë të ftoht që ndjente brenda vetes, për shkak të sëmundjes që e kishte mbërthyer.
E pyes për emrin, por jo vendin se nga vinte. E para për privatësinë e pacientit, e dyta kolegu sapo më kishte treguar që ishte serbe. Pacientja shoqërohej nga një vajzë e re. Ishte e motra, me një tualet të rëndë në flokë e në fytyrë, që në përgjithësi femrat shqiptare nuk e aplikojnë në make-up e tyre. Ndërkohë ato mësuan për mua që isha shqiptare. E sëmura qante e vazhdonte të dridhej nga ethet e forta e temperatura e lartë.
Mos u mërzit i them, këtu je në duar të sigurta e do të bëhesh mirë. Mora tri batanie të bardha të ngrohta nga një makineri – mikrovale që mban të ngrohta bataniet e spitalit e i mbulova trupin. Filloi të ngrohej, e të vinte në vehte. U çuditën të dyja, e më thanë njëzëri faleminderit. .
“Montefiore” Hospital në Bronx renditet në një ndër spitalet më të suksesshme tashmë në SHBA dhe numri i të shtruarve është gjithnjë në rritje, e në atë mori pune e fluksi pacientësh gjeta mjekun e saj të rojes, dhe e informova mbi situatën e rëndë shëndetësore në të cilën ndodhej. Mjeku erdhi e pa përsëri e më falenderoi që e vura menjëherë në dijeni, edhe e sëmura me të motrën më falenderuan njëherazi e më vështronin me kërshëri gjatë gjithë kohës që qëndruan në sallën e emergjencës…
Ndërkohë që kujdesesha për të sëmurën, brenda vetes sillja në mendje krimet e masakrat monstruoze serbe ndaj vajzave, motrave e nënave tona të pa mbrojtuara gjatë luftës në Kosovë. Pjesa dërmuese e të cilave akoma vuajnë nën ato plagë. Apo që po humbin jetën dita ditës, duke lenë fëmijët jetim e duke u braktisur nga familjarët e tyre. Gjithashtu nëpërmjet medias sapo isha njohur, se në Tribunalin e Hagës ish ndihmësi i Punëve të Brendshme të Serbisë Vlastimir Gjorgjeviq kërkonte falje për krimet e kryera në Kosovë, duke deklaruar se, gjatë vitit 1999 janë bërë krime ndaj shqiptarëve. Ai gjithashtu kishte pranuar se ka marë pjesë në fshehjen e zhvendosjen e eshtrave të 724 trupave civile shqiptare në Batajonicë, Petrovo Selo të Klladovës dhe në liqenin Peruçaç.
Mbase edhe vajzat serbe të njëjtën histori – lufte po mendonin, e ndjenin keqardhje, përderisia më shikonin ashtu të habitura… Ndonëse jo…
Maj 2013
Mehdi Frashëri, Rrëfimet e njeriut-çelës të kufijve tanë (Vermoshi dhe Shen Naumi)
FATOS BAXHAKU
Shqipëria që doli nga 28 Nëntori i 1912-s edhe për do kohë do të mbetej e pavarur vetëm në letër. Jo vetëm se shumë territore të saj ishin të okupuara nga shtete të tjera, të mëdhenj e të vegjël, porse edhe sepse ajo vetëm më 1925-n arriti të ketë kufijtë e saj, të përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht. Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve të Shqipërisë ishte një organizëm ndërkombëtar ku merrnin pjesë përfaqësues të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve kufitare, Jugosllavisë dhe Greqisë. Përcaktimi i këtyre kufijve ka qenë një “aventurë” më vete, me shumë pasoja, shpeshherë të përgjakshme, dhe me shumë diskutime, që vazhdojnë ende sot e kësaj dite, jo vetëm në plan të diskutimit historik.
Ky komision kishte për detyrë vendosjen e piramidave kufitare mes Shqipërisë dhe fqinjëve mbi bazën e dy dokumenteve: Protokollin e Londrës së 1913-s dhe Protokollin e Parisit të 1921-shit. Ai praktikisht nisi punë më 1922-shin. Në fillim anëtarët shqiptarë të tij u ndërruan për arsye të ndryshme, dikush për shkaqe moshe, një tjetër sepse nuk shkonte mirë me anëtarët e tjerë e kështu me radhë. Ali Pashë Kolonja i la vendin Hilë Mosit, ky Bajram Fevziut, më pas erdhi Dhimitër Berati, derisa më 1922-shin shfaqet në “skenën kufitare” Mehdi Frashëri. Ky vinte si përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Lozanës, ku u vendosën kushtet e armëpushimit midis Greqisë dhe Turqisë. Për tre vjet me radhë Mehdi Frashëri do të merret me fiksimin e kufijve mes nesh dhe fqinjëve, kushtit të parë për të pasur një shtet të vërtetë. Për fat dëshmitë e tij kanë arritur falë këmbënguljes së nipit të tij Tefik Çelo, që të mbërrijnë deri në ditët tona. Prej tyre janë shkëputur këto copëza historie.
Vrasja e Tellinit
Gjenerali italian Tellini ishte kryetari i Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve (KNK). Në gusht të 1923-shit ai ndodhej në territorin grek duke u munduar të kuptonte diçka më shumë në pretendimet mes dy palëve. Ai, bashkë me shpurën e tij, u ekzekutuan nga njerëz “të panjohur”. U krijua menjëherë një skandal ndërkombëtar. Musolini, ende i ngazëllyer nga marshimi mbi Romë, dërgoi menjëherë luftanijet e tij, të cilat pushtuan Korfuzin. E lëshoi vetëm kur Athina pranoi të paguajë 50 milionë lireta. Ai kërkoi gjithashtu që grekët të nisnin hetimet për kapjen e fajtorit dhe të kërkonin ndjesë publikisht. Mes Shqipërisë dhe Greqisë lindi një luftë deklaratash të ndërsjella. Secila prej palëve akuzonte tjetrën si fajtore. Në fakt, shqiptarët nuk kishin asnjë arsye, të paktën politike, që të vrisnin gjeneralin italian, i cili ishte sjellë gjithnjë korrekt me ta. Lidhja e Kombeve – si me thënë OKB e atëhershme – krijoi një komision të posaçëm për të zgjidhur lëmshin dhe për të dënuar fajtorët. Delegati shqiptar në këtë komision ishte Mehdi Frashëri, i cili mbërrin në Gjirokastër në shtator të 1923-shit. Veç tij dhe përfaqësuesit grek, komisioni përbëhej nga një gjeneral italian, një kolonel francez, një ushtarak japonez dhe nga konsulli britanik në Selanik.
Në fakt, historia lidhet me një tjetër atentat ndaj një tjetër figure të njohur të historisë sonë, ndaj Myfit bej Libohovës. Më 1922-shin, kundërshtarët e Libohovës kishin paguar një të arratisur grek për të vrarë beun e njohur. Greku kishte gabuar, sepse në errësirë në vend që të vriste beun kishte vrarë shërbëtorin e tij. Vrasësi, që quhej Koço Memo, u kap nga libohovitët dhe u burgos. Mehdi Frashëri në kujtimet e tij thotë se të njëjtët njerëz që e kishin paguar vrasësin më parë hapën Burgun e Gjirokastrës dhe e strehuan Memon në familjen Karagjozi. Këta, kundërshtarë me Myfid beun, paskan pasur një armiqësi të vjetër edhe me një farë Koço Balo, kështu që nisin të përgatisin vrasësin profesionist Memo për të vrarë kundërshtarin e tyre. Sipas Frashërit, disa nga paria e grekëve të Dropullit, e kandisën vrasësin që, në rast se e pyeste dikush duhej të thoshte se shqiptarët ia kishin mbushur mendjen të vriste Tellinin dhe jo Balon. Me një fjalë, hetimi u ngatërrua më shumë në vend që të qartësohej. Pala shqiptare arrestoi një niviciot të krishterë, si të dyshuar për vrasjen, por asnjë nga dëshmitë nuk doli bindëse. Pas kësaj, vendosja e kufijve u ndërpre për do kohë. Porse tashmë Mehdi Frashëri ishte zyrtarisht përfaqësuesi shqiptar në KNK.
Kakavija
Duket se asokohe Kakavija, pika jonë e njohur kufitare, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një fshat i vogël me disa godina ushtarake diku në anë. Shkruan Mehdi Frashëri: “…Vija e ndarjes së ujërave e ndan katundin më dysh, por, meqenëse konferenca e mëparshme e Florencës më 1913 thoshte që vija shkon prej katundit Kakavijë, unë dhe delegati italian insistuam që gjithë katundi t’i mbetej Shqipërisë dhe me këtë mënyrë edhe godinat e rojave të Greqisë t’i mbeteshin Shqipërisë, duke i paguar Greqisë një shpërblim të vogël. Delegati grek, kolonel Avramidhi, insistonte ndryshe dhe u hidhërua e u nervozua tepër, kur komisarët e shteteve të mëdha, pasi u hoqën mënjanë dhe biseduan mes tyre, na komunikuan se katundi Kakavijë i mbetej Shqipërisë, me gjithë rojat aktuale të grekëve. Duke përparuar vijës në jugun e Kakavijës, arritëm në fshatin që quhej Katuna. Ky fshat vetëm kishën ka përmbi vijën ku ndahen ujërat, por fshati vetë ndodhet në rrjedhën e majtë të kurrizit ku shkonte kjo vijë. Sipas pozitës topografike, fshati Katuna duhej t’i mbetej Greqisë, por, meqenëse Konferenca e Florencës thoshte se fshati i takon Shqipërisë, unë insistova që ky fshat të mbetej në Shqipëri, kurse greku pretendonte të kundërtën, d.m.th. që vija të vazhdonte majën e malit. Në caktimin e kufijve të Shqipërisë, u thashë, nuk ishte marrë parasysh rrjedhja e ujërave, sepse, po të ishte marrë parasysh kjo normë, Shqipëria lypsej të përfshinte shumë katunde, të cilat sot i ka Greqia, prandaj në këtë rast të respektojmë pikërisht tregimin e konferencës më datë 1913. Ky vendim thotë shprehimisht se fshati Katuna i mbetet Shqipërisë. Më në fund fitoi teza ime. Dhe, meqenëse, ky fshat ishte çifligu i disa familjeve gjirokastrite, kur e morën vesh lajmin, u gëzuan tepër…”.
Bilishti
Në fund të prillit 1924, pikërisht ditën që Avni Rustemi jepte shpirt në Tiranë, Mehdi Frashëri ndodhej rrugës drejt Korçës. Kufijtë verilindorë ende nuk ishin vendosur. Sipas kujtimeve të tij, problemi më i madh ishte se në Protokollin e 1913-s ishte shënuar se vija kufitare do të ndiqte kufirin mes ish-kazasë së Korçës dhe asaj të Kosturit. Nëse zbatohej kështu, atëherë një pjesë e mirë e Devollit, duke përfshirë edhe Bilishtin dhe Bozhigradin, do të mbetej në Greqi. Nga ana tjetër, në territorin grek, ende të padefinuar kishin mbetur 16 fshatra të krishterë shqiptarë. Mehdi Frashëri e bën fare të qartë: këmbëngul që të mbahet Bilishti dhe fshatrat rreth e rrotull në Shqipëri, duke u lënë grekëve një pjesë të fshatrave që tashmë i kishin okupuar. Me keqardhje Frashëri na njofton se këto ndryshime kufijsh shkaktuan menjëherë largimin e popullsisë. “Është për t’u shënuar – shkruan ai – se në këtë kohë kishte filluar përshkulja e popullsisë myslimane të Maqedonisë për të shkuar në Turqi. Afër kufirit që kishim caktuar nga ana e Kosturit, që i ka mbetur Greqisë, ndodheshin tri katunde thjesht shqiptare: Kalevisht, Revan, Shark. I pari është krejt i krishterë, por thjesht shqiptar nga gjaku e nga gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptar dhe nga besimi muhamedan, por Greqia me propagandë i kishte bindur që të deklaroheshin si turq dhe kështu ato ditë përgatiteshin të shkonin në Turqi. Gratë po lanin teshat në lumë duke vajtuar që do të linin atdheun e tyre, eshtrat e të dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqërore. Gjë për t’u habitur ishte vendimi i gjysmës së popullsisë së katundit Rakickë, që, duke i mbetur Shqipërisë, dhe për pak ditë do të liroheshin, duke parë piramidat, që kishim ngritur gjatë majës së malit të tyre, që provonin se katundi i tyre i mbetej Shqipërisë, nga propaganda se në Turqi do të gjenin pasuri dhe fe, ishin bërë gati të iknin në Turqi, sepse ishin deklaruar si turq pranë komisionit të shkëmbimit të popullsisë muhamedane… Kjo ngjarje rrëfen sa fatkeq është një komb pa kulturë, pa histori të shkruar dhe pa ndjenja kombëtare. Popullsia e Rakickës janë të shëndoshë nga trupi, të gjatë e të hollë si lastarë, burra e gra të bukur nga fytyra. Ishte një mëkat i madh që këta njerëz të bukur dhe inteligjentë të shkonin në Turqi për të vdekur gjysma…”.
Vermoshi
Në Vermosh KNK “i kurdisi çadrat” në verën e 1924-s. Që pas 1913-s, kjo zonë ishte “terra nonullius”. Palët nuk kishin rënë dakord për vijën përfundimtare kufitare, ndërsa jugosllavët kishin pretenduar se tokat e lëna Shqipërisë nuk lejonin një jetë dhe një ndërlidhje të paqtë mes territoreve të tyre. Me pak fjalë, sipas tyre, trekëndëshi më verior shqiptar kishte depërtuar ca si shumë në Veri. Ndërkombëtarët vendosin që të dëgjojnë nga tre përfaqësues të secilës palë. Mehdi Frashëri takon urgjentisht njerëzit më me influencë në Vermosh, Atë Cirilin, Prenkë Calin dhe vojvodën Uc Turku. Nga pala serbe u paraqitën një avokat, një ushtarak dhe një gazetar. Pasi dëgjoi të dyja palët, KNK ia dërgoi të dhënat qendrës. “…Pas 15 ditësh – shkruan Frashëri – komisioni mori përgjigjen e konferencës, e cila konfirmonte vendimin e KNK, duke ia lënë Vermoshin Shqipërisë”. Puna nuk kishte mbaruar me kaq. Jugosllavët kërkuan që të shkëmbenin disa kullota. Frashëri bie dakord. “Kjo mënyrë zgjidhjeje ishte e dobishme për të dyja palët – thotë ai – sepse shihej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtësirat e liqeneve dhe të rrugës afër karakollit të Grençarit. Unë, para se të jepja pëlqimin, u këshillova me malësorët, të cilët me gëzim dhanë pëlqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Unë, veç pikave që u thanë më sipër, kërkova që një pjesë e kullotës që shkëmbenim me shqehët, një qark me një shtizë prej 100 metrash përqark karakollit të Velipojës, që do të shërbente për mbrojtjen e vendit, t’i mbetej Shqipërisë, sepse përndryshe godina e karakollit nuk mund të ngrihej atje ku ka qenë, se vija e kufirit shkonte gjatë kurrizit. Ngritja e karakollit të Velipojës do të shërbente për qetësinë dhe për sigurimin e Vermoshit…”.
Shën Naumi
Historia e Shën Naumit që në fillim kishte nisur ters. Në Protokollin e 1913-s ishte shkruar tekstualisht se “vija kufitare nis nga Lini dhe përfundon në Shën Naum”, pa përmendur nëse Shën Naumi mbetej përkëndej apo përtej Shqipërisë. Diskutimet që vazhduan gjatë nuk dhanë asnjë rezultat. Jugosllavët pretendonin se manastiri, por jo vetëm, u përkiste atyre, meqenëse Shën Naumi ishte një shenjtor tipik sllav. KNK, me gjithë kundërshtimin e përfaqësuesit jugosllav, vendosi që Shën Naumi t’i mbetej Shqipërisë. Jugosllavia nuk pranoi, kështu që çështja shkoi në Lidhjen e Kombeve, e cila, nga ana e saj kërkoi mendimin e Gjykatës së Hagës. Edhe kjo dha vendim pozitiv për Shqipërinë, por Jugosllavia nuk pranoi zbatimin e vendimit. Por ndërkohë kohët kishin ndryshuar, Zogu ishte rikthyer në pushtet me ndihmën e Jugosllavisë. Në fillim të 1925-s, qeveria i kërkonte Mehdi Frashërit që të gjente një mënyrë për të rënë dakord me jugosllavët. Në fillim pala shqiptare kërkoi që në këmbim të Shën Naumit të merrte disa katunde shqiptare që janë rreth Dibrës së Madhe. Jugosllavët nuk pranuan, kjo gjë, sipas tyre, e linte qytetin pa fshatrat e tij. Më në fund jugosllavët hedhin kartën e fundit. “…Qeveria jugosllave – thotë Frashëri – më në fund si kompensim shkëmbimi pranonte që t’i cedonte Shqipërisë katundin Peshkopi në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve, që si të tilla i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi. Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 kilometra. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e tre katundeve: Tushemisht, Podgoriçan, dhe Halamja. Përveç këtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec me 13 kilometra. Se po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej një nishan pushke me kufirin jugosllav…”.
Në pranverën e 1925-s, Venizellosi i famshëm fton për drekë në Paris si Mehdi Frashërin ashtu edhe Spalaikoviçin, asokohe ambasador jugosllav në Paris. Spalaikoviç gjen kohë t’i thotë Frashërit: “Ahmet bej Zogu duhet ta ketë mirë me Jugosllavinë dhe të ketë marrëdhënie drejtpërsëdrejti me mbretin Aleksandër të Jugosllavisë, sepse çdo gjë që po shkon nga Ministria e Jashtme nuk mbetet e fshehtë”.
Në maj të 1925-s, Frashëri takon Ahmet Zogun në Durrës. Zogu e udhëzon që të bëjë gati letrat për t’i paraqitur në Parlament. Myfid bej Libohova, asokohe ishte ministër i Jashtëm. “Meqenëse nuk i njihte as vendet, as çështjen – thotë Frashëri – m’u lut që të veja bashkë me të në Parlament për të dhënë shpjegimet e duhura”. Në Parlament çështja e kufijve me Jugosllavinë kaloi shpejt. Ishte maji i 1925-s, afër 13 vjet pas Pavarësisë.
Apologjia e njeriut të kufijve
Janë bërë, po bëhen, do të bëhen shumë diskutime mbi këto ngjarje. Më poshtë po citojmë se si e mendonte këtë punë Mehdi bej Frashëri, një nga personazhet më interesante të historisë moderne të Shqipërisë, njeriu që ishte vetë prezent, ndërkohë që vendoseshin piramidat e para shqiptare të kufirit: “Bashkë me çështjen e Shën Naumit ishte edhe pranimi i kufijve të Vermoshit. Refugjatët kundërshtarë këto dy çështje donin t’i shfrytëzonin për qëllimet e tyre kundërshtare dhe këtë gjë e tregonin si tradhti, por në realitet tundej mali për një mi. Rrethi i Shën Naumit që cedonte Shqipëria, ishte një copë tokë me diametër gjysmë kilometri. Pozitën e Shën Naumit donin ta tregonin si pikë strategjike, kurse në realitet kjo pikë, me shkëmbimet e përmendur, përmirësohej në favorin e Shqipërisë. Gjithë zhurma bëhej prej disa ortodoksëve të Korçës, që i jepnin Shën Naumit rëndësi fetare. Me këtë marrëveshje, çështja e kufijve shqiptarë, që kishte mbetur e varur që nga viti 1913, për 13 vjet rresht merrte formën definitive dhe ky përcaktim në politikën ndërkombëtare merrte një zgjidhje të favorshme dhe qetësiprurëse për Shqipërinë, sepse moscaktimi i kufijve definitivisht linte portë të çelur për elementët e brendshëm që mendonin keq për avenirin e Shqipërisë…”.
Amaneti
Këto kujtime janë ruajtur për shumë vjet nga familjet e Haki dhe Gani Karapicit dhe u kanë shpëtuar kontrolleve të dy arrestimeve, të fshehura midis librave të fëmijëve të tyre.
Gjyshi kishte miqësi me këtë familje dhe ua kishte lënë amanet pjesëtarëve të saj në prag të largimit nga Shqipëria në nëntor të vitit 1944. Rreth vitit 1960, këto kujtime të gjyshit, të ruajtura më se 15 vjet, mi dërguan në Gradishtë, ku vazhdoja të isha i internuar. Pasi i lexova me kujdes e me keqardhje që mungonte pjesa pas vitit 1933, u binda për vlerën e tyre dhe mendova se do të vinte një ditë që do të shihnin dritën e botimit… U përula me nderim përpara figurës dhe veprës së gjyshit dhe i fsheha me shumë kujdes.
Netëve vonë, kur isha vetëm, i lexoja e i rilexoja, duke i ngulitur në kujtesë, sikur kështu do të siguroja edhe më shumë ruajtjen e tyre.
Këto kujtime qenë për mua “libri i shenjtë” që më dha forcë e kurajë të përballoja internimin e gjatë dhe të vështirë, duke ruajtur dinjitetin e familjes, si dhe nderin e gjyshit.
Nipi i Mehdi Frashërit
Tefik Çelo
Guvernatori shqiptar i Palestinës
Mehdi Frashëri ishte pasardhës i Frashërllinjve të famshëm. Lindi në Frashër më 1874-n. Studioi në Manastir e Stamboll, ku edhe u diplomua si ekonomist. Pas kësaj u emërua në poste të ndryshme në administratën osmane deri në bej i Jerusalemit dhe guvernator i Palestinës, zëvendëskomisioner i lartë në Egjipt. E la këtë post të fundit sapo mësoi për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe u kthye në Atdhe. Në fillim ishte emëruar prefekt i Beratit, por në 1913-n u emërua përfaqësues shqiptar në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. Gjatë Luftës së Parë Botërore punoi si mësues i shqipes në kolegjin arbëresh të San Demetrio Koronas në Kalabri. Ishte disa herë ministër, përfaqësues shqiptar në Lidhjen e Kombeve, përfaqësues shqiptar në Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve, dhe Kryeministër (tetor 1935 – nëntor 1936). Kishte prirje italofile, porse u shpreh kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. Pikërisht për këtë u mbajt për disa vjet i internuar në Romë. Në tetor të 1943-shit, gjatë pushtimit gjerman pranoi postin e kryetarit të Këshillit të Regjencës. Në nëntor të 1944-s, u arratis në Itali. Mbylli sytë në Romë në moshën 89-vjeçare. Ishte i dënuar me vdekje nga Gjyqi i Posaçëm kundër Kriminelëve të Luftës.
(Të dhënat që do të citohen në këto faqe janë marrë nga: Mehdi Frashëri, Kujtime, 1913-1933, OMSCA-1, Tiranë 2005).
Mehdi bej Frashëri dhe Mihal Zallari-Frashëri, krerë të Regjencës (1943) |
ISMAIL KADARE-Martin Camaj, shkrimtari i lartësive
Nga:ISMAIL KADARE
Ndjesia e parë që provon lexuesi kur hyn në botën letrare të Martin Camajt është ajo e lartësisë. Pa përjashtuar përftimin eufemik të shprehjes, atë që ka lidhje me gjithë shkrimtarët e mëdhenj të një letërsie, te Camaj shprehja merr një kuptim të mirëfilltë. Në shumicën e veprave të tij, në mjediset e përshkruara, në klimën e tyre, te personazhet, ajri, madje dehjet e shëndetshme apo të turbullta që vijnë prej tij, janë ato të alpeve.
Sipas Ernest Koliqit, adhurues e njëherësh mentor i shkrimtarit, ky luks gjeografik lidhet me zanafillën e shkrimtarit. Lartësitë e bjeshkëve, më saktë Dukagjini, ku ai kishte lindur, kishin gjetur, më në fund, te biri i tyre, mjetin e vet shprehës.
Është një mendim i fisëm, nga ata që sa ç’kuptohen me lehtësi, aq edhe kanë nevojë për plotësim. Është e vërtetë se visoret dhe klima në
veprën e Camajt të kujtojnë shpesh ato të vendeve veriore, madje tepër të skajshme, si Islanda, por ato afrohen çuditërisht me klimën e teatrit grek, nëpërmjet të njëjtit fill të padukshëm që, siç e ka vënë re francezi Jean-Pierre Faye, kultura parake shqiptare përkitej me antikitetin.
Rrugëtimet e brendshme të ndjeshmërisë artistike mbeten shpesh të pazbuluara prej nesh. Por kjo nuk pengon që në një tjetër hartë ato të kryqëzohen, ashtu siç ndodh me sagat islandeze, doket e vjetra ballkanase dhe artin antik.
Ka gjasë që më shumë se te këto, te vetmia e shkrimtarit të gjendet shkaku i thellë i këtij mënjanimi. Martin Camaj ka qenë, pa dyshim, shkrimtari më i vetmuar shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Duke i strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta në një lartësi, që iu siguronte pavarësinë, ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej ndikimit të katrahurës shqiptare, asaj së cilës kujtonte se i kishte lënë lamtumirën.
I larguar tepër i ri nga atdheu, i cili çdo ditë e më tepër bëhej i huaj për të, për shkak të komunizmit, ka kujtuar se atë ç’ka humbur e ka gjetur disi në Kosovë, por ky nuk mund të ishte veçse një iluzion. Ka ndërruar truall përsëri, madje e ka lënë Gadishullin dramatik të Ballkanit, për një tjetër gadishull, më pak të tillë, atë të Apenineve, gjersa edhe prej andej është larguar përsëri. Po të kishte qenë muzikant ose piktor, më lehtë ndoshta do ta kishte shkëputjen, por arti i tij lidhej me gjuhën shqipe, atë vargor të rëndë, të cilën as mundte e ndoshta as donte ta ndërronte dot. Te viset e arbëreshëve, ku, ashtu si Koliqi, shkonte shpesh, gjente vërtet një spikamë të botës shqiptare, por kishte gjasë që, ndonëse e pabezdisshme prej doktrinës, ajo spikamë e zbehtë, më shumë se zëvendësuese, ishte thjesht një trishtim.
E ka kuptuar se përderisa poeti Zef Skiroi, ndonëse i lindur në këto vise, i kishte quajtur megjithatë “te dheu i huaj”, aq më tepër do të ishin të tilla për të. Një tjetër Zef, ai i Serembes, një shekull e ca më parë, e kishte shpjeguar të fshehtën:
Arbëria që prapa detit na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhé.
Ishte gjithmonë ajo, Shqipëria, që në epoka të ndryshme rrezatonte të njëjtin trazim.
I vendosur më në fund në Lenggries të Bavarisë, në këmbë të alpeve gjermanike, që i kujtonin bjeshkët e Dukagjinit, e ka ndier se ato, në fund të fundit, nuk ishin veçse pamje. E ka ndier përfundimisht se ashtu si Filokteti antik, me plagosjen e tij të pashërueshme, ai gjithashtu nuk do ta kapërcente dot mungesën e atdheut. Dhe atëherë, duke e parë se nuk i largohej dot më, ka bërë atë, për të cilën me siguri ka kujtuar se s’do të ndodhte kurrë: të dëgjonte lajme që vinin andej, pikërisht prej katrahurës, së cilës i ishte larguar me aq ngulm. Të dëgjonte ç’ndodhte me atë popull, me zhurmat e tij, me kambanat që po heshtnin, me burrat që kishin ulur kryet, me gratë e hijshme, së fundi me gjuhën shqipe dhe me shkrimtarët dhe fatin e tyre ziplot.
Një qerthull, nga ata që duket se krijohen prej harmonive të epërme, po mbyllej, më në fund, për të sqaruar raportet e ndërlikuara të shkrimtarit me lirinë dhe me vendin e vet. Liria dhe Shqipëria ishin të ndara. Së bashku ngjanin ende të pamundura.
Martin Camaj, ashtu siç iu qëllon rrallëherë shkrimtarëve, u rrek të kapërcejë pikërisht të pamundurën. Ishte ky epilog që, në trajtë testamentare, u shpreh në fjalët e tij, drejtuar gjithë shqiptarëve, e natyrisht kolegëve të tij, pak kohë përpara se t’i linte lamtumirën kësaj bote: “Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë”.
Letërsia shqipe është krahasuar disa herë me një ngrehinë të rreptë e të ftohtë, gjysmë kështjellë, gjysmë manastir. Fillimet e saj si letërsi murgjish, e kanë nxitur ndoshta një përftim të tillë.
E paktë, e tkurrur tragjikisht, për shkaqe dhe rrethana që dihen, me një ndalim të gjatë shumëshekullor, me një periudhë dygjuhëshe, latine dhe shqipe, me alfabet të padashur, madje të demonizuar në ceremoni zyrtare fqinjësh, ka mbërritur në shekullin e njëzetë, ku, në kundërshtim me shpresën, e ka pritur një zezonë e re: censura dhe vetëcensura, fajtore për të cilat nuk ishte askush tjetër veç vetë Shqipërisë.
Ndonëse e tillë, e ngushtë, përherë e pamjaftueshme, spartiate e pa madhështi të jashtme, si gjithë vlerat shpirtërore të krijuara përmes vështirësish, e rrezatonte megjithatë një hije të rëndë. Ndërkaq, për një paradoks të madh, në vend që të ishte mikpritëse ndaj shkrimtarëve që do të plotësonin mungesat e saj, bënte të kundërtën. Portat e saj rrinin më shumë mbyllur se hapur. Prej tyre ishin nxjerrë përdhunshëm personazhe të mëdha, ikja e të cilave bënte që të ngjanin edhe më të zbrazëta hajatet dhe qelat e saj.
Përpara këtyre portave u gjend një ditë Martin Camaj. Nuk ishte i nxjerrë jashtë mureve, si Fishta, Konica, Koliqi, por kjo nuk e bënte më pak të ndërlikuar problemin e tij. Kishte qenë thjesht nënshtetas i atij vendi që quhej Shqipëri, por asnjëherë brenda kullës letrare. Ka gjasë që për një kohë të gjatë, në nënvetëdijen e tij shestohej e paarritshmja: të bënte pjesë një ditë në atë fis apo në atë urdhër trillan.
Brenda kullës, përveç hijeve të mëdha, ishin shkrimtarë të gjallë, të ngjashëm me ta, por të padashur, si Lasgush Poradeci ose Mitrush Kuteli. Siç ishin të pakuptueshëm për epokën brenda së cilës u gjendën, ashtu do të ishin më pas, kur epoka të ndërrohej. Studiuesit do ta kishin më të lehtë të pohonin se, meqenëse në një epokë të tillë mizore nuk mund të krijohej letërsi, ata e kishin braktisur krijimin letrar. Ndërkaq, pikërisht në kohën e vështirë ishin krijuar disa nga perlat më të çmuara të të gjitha epokave, si vjershat “Gremina” dhe “Flaka” të Poradecit ose “E madhe është gjëma e mëkatit” e Kutelit e ndoshta të tjera vlera, që do të zbuloheshin më pas. Pyetje të shumta do të lindnin: ç’do të bëhej me këto perla? Do të mohoheshin, ngaqë bezdisnin klishetë dhe mendjet e ngushta, apo mashtrueshëm do të kalonin në tjetër kohë?
Edhe më të vështira do të ishin pyetjet për aradhen e shkrimtarëve që kishin lindur ose ishin rritur në epokën që quhej e gabuar. Për shkak të saj, e pas rrëzimit të saj, ata do të quheshin gjithashtu të gabuar e do të binin bashkë me epokën, apo fati i tyre do të vendosej pas ligjesh të tjera, e nga një tjetër verdikt?
Martin Camaj nuk i lejoi vetes asnjëherë që, duke përfituar prej lirisë që i jepte mërgimi të shkruante kundër sivëllezërve të tij në Shqipëri. Ishte e vërtetë se në kohën që ai kujtohej e bëhej merak për ta, ata nuk u kujtuan kurrë për të, por kjo nuk e shtyu asnjëherë t’u mbante mëri për shpërfilljen apo harresën e tyre të gjatë. Ishte i ndjeshëm për gjendjen e tyre, për optimizmin e rremë e për ankthin e fshehur me kujdes midis festës po aq të rreme.
Në vetmi, rrallëherë i kuptuar nga njerëzit, Camaj vazhdonte veprën e tij, duke u përpjekur të ruante dritësimin e saj alpin, qoftë në poezitë, qoftë në prozën e tij. Ishte pakti i tij i pandryshueshëm me artin, me lartësitë e bjeshkëve nga kishte dalë, e ku një ditë shpresonte se do të kthehej.
S’due me qenë si moti i lig,
kumtonte në një nga vjershat, duke shpallur kështu kthjelltësinë e fisme mbi pasionet politike, e sidomos mbi mllefet, pa të cilat ishte vështirë të përftohej bota shqiptare.
“Poezia shihet si formulë për ngadhënjimin e tragjikes”, shkruante për veprën e tij poetike studiuesja gjermane E. Glaser. Ai vetë do të sqaronte se “prej letërsisë kam pasë gjithçka, edhe vullnetin për të jetue”. Që nga përmbledhja e parë “Një fyell ndër male” e vitit 1953, në Prishtinë, e gjer te “Palimpsesti”, i botuar më 1991 në Munih e Nju-Jork, pak kohë përpara vdekjes, shtrihen dyzet vite krijimtarie të pandërprerë poetike. Poezisë së tij, ndonëse e një drejtimi që gabimisht dukej i huaj në letrat shqipe, modernizmit europian, kryesisht hermetizmit, përkundër paragjykimeve shkollareske, i shkon natyrshëm kostumi shqiptar. Arti i madh është njëherësh i kohës e i gjithëkohës. “Këngët e Milosaos” e De Radës, e cila disa vite më pas do të mbushë dy shekuj jetë, na tingëllon po aq e freskët e moderne sot, sa në vitet kur u shkrua.
Në art asgjë e epërme nuk është e përjashtuar, e aq më pak përjashtuese. Kështu janë poezitë e Camajt, romani i shkurtër “Djella”, me shoqërimin poetik, që si një pasqyrë iu hap udhë rreshtave të prozës, veprat e tjera, si “Dranja” dhe “Karpa”, ku në të parën u rrek të sendërgjojë fatalitetin a mallkimin, me fjalë të tjera, të rrokë të parrokshmen e të shprehë të pashprehshmen, tundim jo i rrallë i shkrimtarëve. Ndërkohë në të dytën përpiqet të shkojë edhe më larg, i ndjellë prej një magjistareje lojcake, gjuhës shqipe, prej përdorimit të së cilës, siç thotë vetë: “e kam ndie veten shpesh virtuoz, d.m.th, jam në gjendje të thom shqip gjithçka due!”.
E po kështu vijnë veprat e tjera, si romani “Rrathët”, dy dramat e përkora, për të mbërritur te novelat e gjata, “Pishtarët e natës” dhe “Rrungajat në mars”, ato “fletë të lume” në letrat shqipe, po të përdornim shprehjen e Koliqit, e që ndoshta përbëjnë majën më të lartë të artit të tij.
Në tetorin e vitit 1981, një nga stinët më të zymta të tiranisë shqiptare, rrethanat e sollën të takoj Martin Camajn. Isha i ftuar në Panairin ndërkombëtar të librit në Frankfurt, kur, në mbarim të një konference shtypi, gjatë së cilës iu isha përgjigjur pyetjeve jo të lehta të gazetarëve, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli shqip: quhem Martin Camaj, a mund t’ju flas? E kisha dëgjuar emrin e tij, madje diçka kisha lexuar prej tij në revistën “Shêjzat” të Koliqit, që botohej në Romë e gjendej me vështirësi në Tiranë. I thashë, natyrisht, që mund të flisnim dhe ai shtoi se kishte ardhur enkas nga Munihu për të më dëgjuar.
Një mik i tij shqiptar që e shoqëronte, ka përshkruar vite më pas në shtypin e diasporës ato pak minuta të takimit, kryesisht mëdyshjen dhe shqetësimin e tij se mos, duke më folur, më dëmtonte.
Ishim aty, në atë sallë të zhurmshme, shkrimtarë të të njëjtit vend e të së njëjtës gjuhë, por të largët si dy qenie, më saktë, dy fantazma të planetëve të ndryshëm. Ishim dy Filoktetë, gjithmonë me të njëjtën plagosje të njohur të pashërueshme, njëri që e kishte atdheun, por jo lirinë, tjetri, me liri, por pa atdhe.
Folëm diçka, në vështrim të parë të rëndomtë, por që, me siguri, nuk kishte të bënte me atë çka do të duhej të flisnim. Rreth dhjetë vite më pas, Werner Daum, intelektual dhe diplomat i shkëlqyer gjerman, mik i përbashkët i imi dhe i tij, personazh i dorës së parë në ngjarjet dramatike të Tiranës 1990, më ka takuar në Paris, për të më sjellë, ndër të tjera, përshëndetje nga Martin Camaj. Me ndërmjetësinë e diplomatit u vendos midis nesh një shkëmbim i përkorë mesazhesh, madje u caktua dhe një takim në Munih, ku do të udhëtoja dy muaj më pas, në mars të vitit 1992, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh.
Ky takim nuk ndodhi kurrë, për shkak të ikjes së tij të parakohshme, pikërisht në muajin mars të atij viti. S’më mbetej veçse, me ndihmën e shoqërueses sime, gazetares së “Frankfurter Rundschtau”, Verena Nolte, që e njihte dhe e çmonte, të kërkoja varrezën ku pushonte, për të vënë një tufë lulesh sipër tij.
Nëpërmjet Werner Daum-it, kisha arritur t’i tejçoj disa mendime për veprën e tij. Por ato ishin tepër të pakta në krahasim me atë çka do të duhej të thuhej. Një pjesë e tyre janë shprehur në këtë hyrje të botimit të veprave të tij të plota, tetëmbëdhjetë vite më pas, e gjithmonë janë pak. Të tjerat e kanë kohën e tyre përpara, atëherë kur vepra e shkrimtarit do të ketë qasjen e saj të plotë të lexuesit, atje ku nis një jetë tjetër e artit të letrave, ajo që përtëritet prore, në pafundësi.
Epokat dhe popujt zakonisht nuk bëjnë gabime në vlerësimin e artit të madh. Edhe kur gabimet ndodhin, nuk janë veçse të përkohshme. Gjithmonë vjen ora kur të vonuarit mbërrijnë dhe të munguarit shfaqen. Kështu kanë për të zënë vendet e tyre Anton Pashku i Kosovës dhe Zef Zorba i heshtur, dhe të tjerë ndoshta, të cilët, prej rastit ose rrethanave, janë penguar diku.
Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha.
Siç është thënë dikur, De Rada i paharrueshëm, në një përshkrim të natës së pashkëve, ka rrëfyer për “engjëjt që e bëjnë veç gostinë e tyre”. Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos.
101 përkushtime Podrimjes
Libri “Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”,Prishtinë,2012.Nebih Bunjaku.Dalja e këtij libri nga poetët e mirrnjohur:Nebi Bunjaku dhe Naim Kelmendi,nënë përkujdesin e redaktorit Pren Buzhala, është një ngjarje më rëndësi në zbardhjën e opusit të poetit tonë më te njohur gjithandej shqiptaris.Kjo sepse është berë nga profesionistët,poetët e njohur si para lufte po ashtu edhe pas saj.
____________________________________________________________________
Libri “Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”,Prishtinë,2012.Nebih Bunjaku.Dalja e këtij libri nga poetët e mirrnjohur:Nebi Bunjaku dhe Naim Kelmendi,nënë përkujdesin e redaktorit Pren Buzhala, është një ngjarje më rëndësi në zbardhjën e opusit të poetit tonë më te njohur gjithandej shqiptaris.Kjo sepse është berë nga profesionistët,poetët e njohur si para lufte po ashtu edhe pas saj. Në këtë libër, të titulluar:”Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), zënë vend 101 poetë me poezitë e tyre për poetin e madh kombëtar Ali Podrimja,i cili në muajin gusht ndërroi jetë në një qytet të Francës, në Lodve,gjatë pjesëmarjes së tij në një festival ndërkombëtar të poezisë.
Paralajmrimi I me hershëm në veb faqe dhe në feltonin e gazetës Kosova sot se do dal liber më poezi kushtuar Pdrimjes dhe do promovohët më 28 gusht në Prishtinë është një degradim i llojt të vet. Ishte një lajm i pa presedencë dhe jo kopetent nga një njeri më të meta psiqike,jo valid,mendoj une.Akademik Ali Podrimja nuk ka mbet qe ta shkruej një libër një njeri i retraduer.Nga një përson qe pa fije turpi duel ne shtyp dhe uzurpoje në një menyrë a tjetrën njerzitë kopetent. Pra vetëm poetët e mirfillt,Akademikët mund dhe jen të mirëseardhur ,kopetent të shkruejnë liber me plot profesionalizëm më të cilët edhe e ka kalue një pjesë të jetës Ali Podrimja,tashma i ndjer.Paralajmrimi në Kosova sot se gjerë më tani kan mbrri në imelin e tij 400 poezi është një rrenë e kulluar!Vetëm njeri psikopat dhe më përcjellje të detyrueshme nga konziljumi I mjekve në belgjikë shfrytzon këso tragjedish në njivel familjar dhe kombbetar.Te deklamosh institucionët,Akademin dhe poetet e mirnjohur të Republikës se Kosovës ,të Shqiperisë është thjesht një lajm qe për prapavi ka zhvatjën siq ka veprue terë jetën.Të shfletojmë rradhazi.Kur u vra Vehbi Ibrahimi në Bruksel,kush më përpara se ai do të përfitonte nga tragjedija dhe nga paturpesia e tij!Në fillim donte të dinte kush kishte bashkpune më të-listën!Për çka ju lutëm e kërkoni këtë,nuk ka nevojë ti të futesh këtu i tha njeriu qe për herë të parë fliste më te.Më vonë në shkrimët e tija Vehbiun do ta quente terrorist.U mundue më berë film,por nuk i shkojë për dore Kur u kthyën eshtrat e Vehbis nga Emin Kastrioti në Uglare të Gjilanit,ai i pari më Musë Hotin e zbuluën bustin.Pa dhënë as një kontribut! Njeriu qe kishte veprue më të mbeti siq thuhët më gishta në gojë.U desht vëllau i Vehbis t’ia ndrrojë vëndin,diku prapa rreshtave të parë,rast ky i pa presedent!A ka më sinigatve se në prezencë të masës i vëllaj i Vehbis të kërkoj qe ai mos të jëtë në rendin e parë!
Rasti tjtër ishte vrasja e Kadri Zekës dhe Bardhosh e Jusuf Gervalla.Po u garantojë lexuesve më jetë së Jusufin kurr nuk e ka takue ,kurr nuk ka qenë ai në Bruksel.Kurr nuk ka bashkëpunue më të!Dramën Procesi vet e ka pregaditë më shokët e Idriz Seferit dhe vet nuk e ka shfaq në Bruksel.Përse?…Këto janë insinuancat e andrrave të një njeriu që për vete është në gjendje më berë siq thot populli,mizen bull.Është ky far kalaveshi i pa parashikuar tek ne.Dhjetë vjet më vonë ndodhi vrasja makabre e Enver Hadrit.Shiqoni trakën e varrimit,organizimin e ceremonies mortore,as kun nuk shifët,as nuk lëxon ndonjë referat as edhe ndonjë poezi .Ky farë “shoku” postmortum,genjën sepse ata nuk janë gjallë.Mue vet me ka thënë une nuk kam guxoft as më u afrue gjatë ceremonies në Sharlua të Belgjikës e lene të lexoja diq!Shifej më një mantill të supovcave duke u mundue më zanë vend.Ky filloj të ben filmë në emër të vajzes se vet dhe ta shes nëpër Evropë.Është ky përfitim mbi gjakun e derdhur të Herojt Enver Hadri !?Ky njeri u pasurue edhe në Kosovë duke përfitue pas lufte!Në feltonin nr.1.04 gusht 12,faqe 35 një paralajmrim për neser më titull:”Ku takoheshin Enver Hadr dhe Ali Podrimja”?Dhe nuk mundët të bind lexuesin sepse Ali Podrimja kurr nuk është takue më Envr Hadrin në Bruksel.Nuk ka qenë lehtë më u takue më një armik të përbetuar t ë ish Jugosllavis të cilsuar”Lisica koja govori”,veprimtari qe ia luajti trollin nënë këmbë Beogradit,dhe të kthehesh pa pasoja në Kosovë:Me lejoni një rast tua përkujtojë:
POROSIA E XHAVIT NIMANIT
Genc Nimani dhe Bajram Bytyqi vijnë në një vizitë zyrtare në Bruksel. Para se të vijnë, Xhaviti e thërret Gencin dhe e porositi:
- Të takohesh me Enver Hadrin dhe t’i thuash që ta ndërpresë urgjentisht tërë veprimtarinë e vet armiqesor ndaj ish Jugosllavisë! -Genc, pasi po shkon në Bruksel zyrtarisht , shko dhe takoje së pari Mehmet Shoshin, kryeshefin e policisë në Prishtinë. Vetëm thuaj se të dërgova unë, e din ai. Mehmeti, kushëri i Enver Hadrit, më tha: -Thuaj Enverit, nipit tim, se e ka tepruar me aktivitetin e tij kundër Jugosllavisë. Thuaj le të qetësohet për një kohë. Së shpejti, ndoshta më së largëti, për një muaj do t’ia jap pasaportën gruas të tij sëbashku me fëmijët në Pejë dhe ajo me fëmijët munden të shkojnë në Bruksel dhe të bashkohen me Enverin (Këtë gjë Mehmeti edhe e ka bërë, brenda muajit).Takimi mbahet në Skarberg, në kafenenë më xhama te përfolur shumë nga mërgimtarët , në të cilën ka frekuntuar më së shumti mërgata e vjetër në krye me korronel Muharrem Bajraktarin.Pas një bisede Enveri nuk bindet gjegjësisht nuk pranon që ta ndërpresë punën për çështjen shqiptare në Kosovë.Ndahen …Kur kthehen Bajram Bytyqi e denoncon Genc Nimanin se është takuar, se ka ndejtë me Enver Hadrin në mjediset e një kafeneje në Skarberg.Kjo gjë përhapet me të madhe. E qorton edhe Mazllum Nimani se është duke ndejtë me tradhëtarë.Genci shkarkohet nga detyra pa pasë mundësi që aso kohe as vetë Xhavit Nimani t’i del në ndihëm!
Prof.Genc Nimani.Halit Elshani me Shyqeri Nimanin në BrukselNga ekspozita me rastin e Pavarësis se Kosovës
Bajram Bytyçi, pas takimit tim me Enverin, në mbrëmje në hotelin Sheraton të Brukselit, menjëherë, pasi ka shkuar Enveri, e ka thirrë Ambasadën Jugosllave në Bruksel dhe ka kërkuar prej tyre menjëherë të më deportojnë në Jugosllavi. Ambasada i ka thënë se kjo nuk është punë e tyre, por të më lajmërojë kur të kthehemi në Beograd.
Posa kemi mbërri në Beograd, Bajrami më ka lajmëruar për aktivitete dhe shoqërime me njerëzit ,veprimtarët në Bruksel qe veprojnë kundër Jugosllavisë. Pastaj më ka lajmëruar në SPM në Prishtinë, Suharekë dhe Prizren.
Në „Ballkan“ e ka thirrë mbledhjen e partisë dhe ka kërkuar të më përjashtojnë prej partisë. Kur i thashë Bajramit që unë nuk jam anëtar i partisë ai i tha sekretarit të LKJ që të më anëtarësojë aty për aty dhe menjëherë të më përjashtojnë nga partia!
Sekretari i partisë, Filip Mihajloviq, nga Mushetishta, në “Ballkan” i tha Bajramit se përderisa kjo është çështje e policisë, partia nuk mundet të marret me të.Në mbledhje Bajramit i thashë:
-Bajram, ti je njeri aqë i pafëtyrë dhe aqë i poshtër saqë tani nëse edhe të pështyej në fytyrë ti ke për të thënë se po bjen shi …
Brenda ditës, pas telefonatës time, ka ardhur Mehmet Shoshi, në “Ballkan” dhe i ka thënë Bajramit: Ke gabuar shumë, ti nuk je vetëm kundër Gencit por je kundër Xhavitit,Mehmetit. Mos gabo më me u marrë me këtë punë, se së shpejti, jo vetëm që s’ke për të udhëtuar jashtë shtetit por edhe nuk do të jesh më drejtor në “Ballkan”.Shumë shpejt pas kësaj, emërohet Drejtor i Ballkanit Remzi Kolgeci. Bajramin e dërgojnë të punojë në Prishtinë në Odën Ekonomike…-Mua Xhaviti më tha të rri në Ballkan edhe një muaj dhe pastaj të kaloj në „Printeks“ në Prizren. Kështu mbaroi kariera ime, por edhe e Bajramit në “Ballkan” të Suharekës!Duhet sqaruar se në “Ballkan” të Suharekës aso kohe ka vepruar grupi i quajtur “Këmishë zezët”, grup ky atdhedashësish shqiptarë të cilët deshte t’i shkatërrojë Bajrami, por duke i falënderuar, Ukë Gashit, djalit të Bajram Ukës, i cili ishte Kryeshef i policisë në Suharekë, këta patriotë nuk kanë pësuar.Më vjen keq qe këto vargje të përkthyera nga Enver Hadri nuk janë përfshi në këtë liber për shkak se une nuk kam pasë njohuri qe po pregaditët ky liber shumë i mirë,ne kohë të duhur dhe në një mënyrë është përgjegjeje ndaj atyre qe po i përvetsojnë përsonalitët e njohura për të ngritë imixhin e vet dhe për të zhvatë aq sa mund të zhvatët!
Akademik Ali Podrimja,Halit Elshani dhe poeti Ali Podrimja
ALI PODRIMJA
Au-delà de la douleur
Je suis une branche cassée, tombée d’un nuage sur ton corps vendu;
Kosove.
Tes maisons tombent en ruine jasques dans leurs fondements ,
les ailes de mon oiseau tué, l’amour de mes gens mourant de soif.
Je me suis enroulé comme un serpent autour de ton corps
Pour rallumer le feu dans tes foyers éteints,
pour avoir pieds et poings liés au fil de tes léegendes,
car je ne te lacherai pas, tant que je serai vivant,
sams baigner de mon sang chaque pouce de ton corps,
sans laisser ma peau et donner ma vie pour toi,
sans rallumer le feu dans tous tes foyers …
Je suis une branche cassée, tombée d’un nuage sur ton corps vendu
pas ces sinistres fusils,
ces fusils invisibles …
Quel sera mon dernier chant, le cri de mon peuple ?
On a brulé le peuplier de devant ma maison, où reposer mes regards
où éteindre cette soif de toi, Kosove ?
ALI PODRIMJA
Epika
Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur.
Me shekuj kam hëngër veten
E ditur s’kam të qesh me veten e tepruar …
Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet! [1]
Des siècles durant j’ai vendu mon sang
et j’ai grandi en le vendant.
des siècles durant j’ai grignoté ma propre v
et je n’ai jamais ri de ce qu’il m’en resëtait …
Amis,
la Kosove est mon sang qui ne se donne jamais!
Broshura për mbajtjen e programit për poezinë,
muzikën si dhe për Arkitekturën e Kosovës – Kullat.
Me anë të kësaj ekspozite duke e njohtuar popullin në Bruksel sensibilizonte për gjenezën e shqiptarëve, kullat që simbolizojnë qëndresën historike shekullore, kulturën e tij, me të arriturat në kulturë, si edhe përmes klubeve shqiptaro-belge, ekspozitave, radios që e udhëheqte vetë gjithnjë duke prezentuar kështu me dinjitet popullin shqiptar të cilit i përkiste, dhe dëshirën e tij për liri e pavarës
Vërtet imponohet pyetja: Zoti Enver Hadri sa orë punoi? Sa orë ia kushtoi familjes? Sa orë pushoi?!!Ai punonte shumë, shumë orë në ditë pandërprerë. Fatkeqësisht, i preokupuar nga problematika e çështjes së pazgjidhur të Kosovës mbetej që familjes së vet t’ia kushtojë shumë pak kohë, shumë më pak se që aqë shumë dëshironte t’ia ofrojë dhe dhurojë. E për pushim gati sa s’kishte kohë fare.
Për të thuajse ishte e shpikur motoja “Punë, punë nat’e ditë që ta nxjerrim Kosovën në dritë!”[2]
Pa dyshim, në bazë të këtij prezentimi, kësaj njohjeje, bëri që t’i hapen dyert e parlamentarëve dhe Parlamentit Evropian sikur të kishte kredenciale të vërteta nga shteti i Kosovës, të cilën flijimisht e deshti e punoi për të gjer në vdekje. Këto prezentime, kjo veprimtari e begatshme e tij ka lenë gjurmë në kujtesën e kombit liridashës shqiptar, sidomos e atyre militantëve… E kombi që përkujton kësi veprimtarë të denjë nuk do të vdesë kurrë!
Dinijitetin e kombit dhe të vërtetën e tij nuk ka kush ta mbrojë më mirë se bijtë e vet! Këtë e ka vërtetuar historia e të gjitha periudhave tek mendjet e ndritura të kombit.
Në bazë të disa dokumenteve, dëshmive që janë gjetë në diasporë, e që nuk janë të pakta, mund të pasqyrohet puna e Enverit edhe si përkthyes. Ai bën programin, përkthen poezi në frëngjishte të ”L inconnue des Balkanas – La Kosovë” – poesi la Kosovë”, ku përfshin poetët (e njohur) si Esat Mekulin, Din Mehmetin, Ali Podrimen, Sabri Hamitin, Agim Gjakovën, Enver Hadrin.
Lidhur me Festivalit Mesdhetar në Bruksel “L’inkonnue des Ballkanas – La Kosovë” është deklaruar njëherë për Enver Hadrin organizatori i Festivalit, zoti Philippe Preux, duke thënë se:
- Enveri e kryente punën që premtonte. Më vjen shumë keq që bashkëpunimi i ynë përfundoi me vrasjen mizore të tij! Vrasja e tij ishte diçka e papritur!
„L’INCONNUE DES BALKANAS“ (në gjuhën frënge e përktheu nga shqipja Enver Hadri).
Halit Elshani, kryetar i Shoqatës”Miqtë e TMK-ës ,
përkatësisht i Shoqatave të dala nga lufta
me seli në Bruksel
Riza Budakova, kryetar i ”RKSHK”-ësë me seli në Bruksel.
KRIJIMTARIA E PERGEGES NDJESI DHE MESAZH…
Ndodh qe ne jete kujtesa i shlyen disa nga thesaret qe kane patur nje timber ne kalendarin e viteve. Ndonjehere kujtesa eshte si nje lopate me Dhe mbi arkivolin e kohes. Te them te drejten e kisha harruar ate fjalim. Me mire ato fjale qe me dolen nga shpirti i dhimbjes, per humbjen e njerit nga njerezit dhe miqte me te mire te jetes time ne mergate, Mos. Dr. Zef Oroshi. Na lidhi nje miqesi e sinqerte, nje ideal i larte dhe nje udhe e veshtire brengash pertej oqenanit. Rastesisht me ra ne dore libri i Zef Pergeges “Vigan ne Krisht e Vatan” 2003, kushtuar kesaj figure te ndritur ne fene katolike dhe ne atdheun e dashur Shqiperine. Ai vinte shpesh ne shtepine time, ku kalonte disa dite pushime. Ne nje faqe te ketij libri Pergega kishte botuar edhe fjalen time prane trupit pa jeten fizike, te kalimit ne amshim te kapelanit te pare te kishes katolike shqiptare ne Amerike, prelatit Oroshi. Desha me njehere ta falenderoja po nuk gjeta asnje mundesi. Pas nje viti lexova ne gazeten “Illyria” nje shkrim shume emocional per humbjen e nje studenti shqiptar, me origjine nga Tepelena, nje nga me te talentuarit ne universitetet Amerikane. Syte mu perlotem. Qerpiket nuk u treguan te forte qe te ma ruanin burrerine e thinjave. Menjehere telefonova editorin D. Greca dhe ai ma dha numerin e telefonit te Pergeges. Keshtu pasi i shpreha mirenjohjen per perkushtimin gazetaresk dhe prekjen e temave me nje ndjesi qe regetin, nuk u ndava me, me thirrje telefonike, me kete njeri qe i bie vijes kufitare te kombit me kembe e duke gjurmuar me pene, per te na shpalos zerin e gureve te medhenj te atdheut, qe qendrojne si piramida te heshtura, por plot lavdi.
Para pak muajsh Pergega me dergoi dy librat e tij “Lereni kohen te flase” poezi dhe “Zjarri shqip regetin” publicistike ne Amerike. U mallengjeva kur lexova poezine mbi Rrapin e Ujit te Ftohte te Vlores time, qe nje dege e tij e lashte i ben hije Kalase se Kanines, te asaj keshtjelle ku kane themelet guret e kulles te te pareve te mi. Duke lexuar librin “Zjarri shqip regetin” mund te them se miku im i dashur Zef Pergega eshte nje gace e vatres ne diaspore qe regetin. E ai e mban ndezur kete prush me frymen e tij. Vetem duke lexuar titujt e studimeve historike dhe pershkrimeve letraro-artistike te kujton nje perkufizim amerikan “Who can ask for anythink more!”
Besoj se jam i pari ne diasporen e Amerikes, qe lexova librin e fundit te Pergeges “Zeri im Prishtine” Aty, si nje burim i pashterrshem i botes se tij krijuese, te ketij autori te spikatur, dallova edhe zerin tim dhe zerin e miqeve te mi, ate te moshuarve e ai i me te rinjeve, te atij qe doli ne demonstrate e deri tek ata qe takuan Presidentin e Amerikes per lirine e Kosoves. Me kete rast me nje respekt bujar e njerezor e falenderoj Pergegen, qe i ka kushtuar nje kapitull aktivitetit tim per Kosoven , qe nuk eshte nderprere edhe ne moshen time 90-vjecare, ne nisma te perbashketa me studiusin e kanunit profesorin japonez Kazuhiko Yamomoto. Libri i Pergeges duhet te lexohet, si nga te lashtet e mergates, si dhe me te rinjte. Une e lexova, por nje shtyse me ben qe t’i rikthehem edhe njehere kesaj vepre, qe nuk e teproj te them se eshte madheshtore. Kam 60 vjet ne Amerike dhe eshte shume interesante qe disa gjera, fakte e data, perkushtim akademik I inteligjences nacinaliste ne mamerike e gjetke, m’u be se nuk i kam ditur. Ky perkushtim publicistik i Pergeges, qe mbulon gjithe Shqiperine, qe nga Jugu ne Veri, qe nga Kosova ne Cameri eshte nje eveniment domethenes e ne zbulim e siper i aktivitetit te diaspores per Kosoven para vitit 1990.
Per cudi ky shkrimtar, ky vella i yni, ka pershkruar me linja te holla veprimtarine intelektuale e patriotike te diasporas shqiptare ne Europe, Amerike, Kosove e Cameri, pa kufi, qe flamuri kuq e zi te valvitet krenar ne ballin e trojeve tona, qe te paret na lane trashegim. Ky shkrimtar me gjendje fizike per mrekullira e ka trurin plot fuqi, qe ta lartesoje artin e fjales se shkruar plot me mesazhe. Shume njerez harrojne se c’fare kishin per te ngrene per darke, ndersa Pergega ka nje kujtese fenomenale, duke vene prane llampes se drites emra njerezish, qe zgjohen te gjalle nga pluhuri i harreses dhe shkelja e nencmuesve, per ata qe nuk kursyen as buken e femijeve per lirine e Kosoves. Ne kete liber perfshihen original dokumente e letra, si dhe pergjigjet e tyre, qe nisen e kthehen institucioneve te larta te Amerikes dhe Europes. Eshte shume interesante te lexosh poezite e Pergeges dedikur shpirtit te personit dhe botes kombetare, cdo zemre e shpirti qe dhemb ne lufte me te keqen, duke mos lene pas dore keshillen e urte te Rilindasve tane.
Ky lezhjan, qe ka bredhur Shqiperine me kembe dhe me fryme eshte ne gjendje ti afrohet Koliqit, i cili perdorte 60 mije fjale shqipe.
Libri i fundit i Pergeges “Zeri im Prishtine’”eshte i denje per bibliotekat tona, si nje liber i munguar gjer me tani, per nga tematika, menyra e shtjellimit e vendosja ne kontekst e fenomeneve historike dhe ato poetike, per te ardhur tek lexuesi ne kohen e duhur. Per mua edhe si autor e perkthyes ia vlen barra qerane qe autorit ti kerkohen nje, dy apo me shume libra, te ndihmohet nga ana financiare e mbi te gjitha te inkurajohet, qe burimi i tij krijues te mos i shterre shkulmat shperthyes, ne dobi te kultures dhe historise kombetare.
I nderuar shkrimtar Pergega per excellence! Jo vetem qe e mireprita librin tuaj “Zeri im Prishtine” po me befasoni, qe keni dedikuar kaq faqe per mua. Sic duket ju i ngjani Krojit te shenjtores se Parashqevise se Kanines ne Vlore, qe nuk shterronte me uje te kristalte dhe akull te ftohte. Dedikimi i shkrimit mbi Kaninen dhe perpjekjet e mia ne vazhdim per Kosoven, qe nje nga dhurata me te cmuara qe me ka bere njeriu. Botimi I Pergeges edhte nje gift per 100 vjetorin e pavaresise dhe pese vjetorin e shtetit te ri te Kosoves. Ndjehem krenar se kam nje mik shqiptar si ju! Ju lumte z. Pergega dhe Zoti ta shperblefte ne te ardhmen e femijeve!
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...