2013-07-02

Tahir Desku, zë i luftës çlirimtare

Tahir Desku, zë i luftës çlirimtare
Reporterët e luftës ishin zëri i vuajtjeve dhe sakrificave të popullit, ishin zëri i luftëtarëve të lirisë, por njëherazi ishin edhe zëri i shpresës së mërgimtarëve,... në ankthin e pritjes për të marrë lajme të mira për familjaret e tyre nën flakët e luftës në Kosovë, kur distanca në mes jetës e vdekjes ishte tepër e ngushtë.
 z. Maxhun Smajli po ashtu reporter i luftës e gazetar, i cili në asnjë rrethanë nuk i harroi kolegët e vetë, bashkëluftëtarët e bashkëveprimtarët, miqtë e shokët,...që vazhdon të ndjekë rrugën e atdhetarëve të mëdhenj që dhanë gjithçka nga vetja e pasuria e tyre për çështjen kombëtare.
Pushtetarët shkojnë e vijnë,...krijuesit janë ata që mbetën gjithmonë liderë shpirtëror të popullit të tyre, për arsye së asnjëherë nuk ju përshtaten politikave ditore të regjimeve antipopullore,...duke u shndërruar kështu në fanarë drite e simbol shprese të popullit të tyre.
Poetët nuk krijohen, ata lindin të tillë,...në momentin kur largohen nga kjo botë, nga ai moment fillojnë të jetojnë përjetësisht në kujtesën e popullit.
I tillë ishte edhe poeti Tahir Desku më poezitë e tij, veprimtarinë atdhetare dhe guximin e tij ishte shndërruar në frymëzim shprese për luftëtarët e lirisë.
Kosova edhe në atë kohë kishte mjaftë reporter e gazetar, por të paktë ishin ata që vendosen të jenë krahë luftëtarëve të lirisë, për të përhapë të vërtetën e luftës çlirimtare, për të përhapë në tëre botën zërin e vuajtjeve e sakrificave të një populli që lufton për liri a vdekje me barbarinë serbosllave.
Pa ta dje, sot e vërteta e luftës çlirimtare ndoshta do të ishte tjetërsuar, por falë shënimeve; ditarëve të luftës, blicit të aparatit dhe syrit të kamerave të tyre doli në sipërfaqe e gjithë e vërteta e luftës çlirimtare.

POEZI E NOVATORIZMIT DHE E ANTIKONFORMIZMIT SHOQËROR E LETRAR

 

nga  Flori Bruqi


...edhe gjatë nderimit do ta ndjeni këngëvajin e tij, lirikën e jetës dhe të luftës, të dashurisë për liri....


Tahir Desku i këndoi jetës dhe lirisë

Me 4 mars 1957 -Lindi gazetari nga Kosova Tahir Desku. Rrugën e gazetarisë e ka nisur në gazetën studentore "Bota e re" e Universitetit të Prishtinës. Ai vazhdoi misionin në Televizionin e Prishtinës dhe pas mbylljes së tij si kryeredaktor i gazetës më jetëgjatë shqiptare "Dielli" që botohet në New York. Tahir Desku shquhet edhe për vargjet e tij. Katër vëllime me poezi mbajnë emrin e tij. U nda nga jeta aksidentalisht ne vitin 2005.


POEZI E NOVATORIZMIT DHE E ANTIKONFORMIZMIT SHOQËROR E LETRAR


(Sprovë për vlerësim cilësor të veprimtarisë krijuese të shkrimtarit Tahir Desku.Kumtesë e lexuar në Manifestimin letrar tradicional “Ora e Tahir Deskut”, themeluar me vendim të Kuvendit komunal të Klinës,në korrik 2009, mbajtur më 7 shtator 2009, nën patronazhin e kryetarit të Komunës, z. Sokol Bashota. Juria e Manifestimit dha dy çmime: çmimin për veprën më të mirë të vitit iu dha shkrimtarit dhe kritikut letrar Prend Buzhala për veprën kritike “Kode poetike të mbijetesës shpirtërore”, botuar këtë vit në Tiranë nga shtëpia botuese Argeta-LMG, kurse çmimi për poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare iu dha poetit Sejdi Berisha për poezinë “Ujëvarë stinësh”. )



REPORTERI I LUFTËS TAHIR DESKU


Nga Mahir Morina 



Po hapej qielli
Errësirës fundi i kishte ardhur
Penda e pushka kapen
Ditën për ta zbardhur

Rrezet e lirisë zbrisnin
Një reporter luftonte
Maleve pushkët krisnin
Një luftëtar raportonte

Në shkëmbinjtë e Drenicës
Shkruante vargje

Reporteri i poezisë
I luftës
I lirisë

Kujtimin e luftës
Flakën, tymin
Nostalgjinë e pavdekësisë
I thuri në”Engjëjt e Lirisë”

Shokëve amanetin ua kreu
E jetoj çastin e lirisë
U kthye tek ta
Me veprën e pavdekësisë



********

Shkrimtari Tahir Desku është njëri ndër emrat e njohur të letërsisë sonë në përgjithësi e veçanërisht të poezisë, e cila për të mbeti lloji letrar dhe mjeti i vetëm për të shprehur qëndrimet e veta si njeri dhe si poet, për të krijuar një art në shërbim të përsosjes estetike dhe në shërbim të mesazhit e të krijimit të një katarze shpirtërore që mundohet ta bëjë letërsia tash e mijëra vjet.
Tahir Desku me shkrime letrare filloi të merrej qysh si nxënës, kurse veprat letrare filloi t’i botonte në fillim të viteve ’80, pra ai është përfaqësues i një brezi letrar që këmbëngulte për krijimin e një poezie ku do të vërehej qartë novatorizmi, origjinaliteti, një përkushtim më i madh ndaj teknikave të krijimit të vargjeve dhe një interesim e përkushtim ndaj temave të reja, disa prej të cilave deri më tash kishin qenë në margjina të interesimeve të krijuesve. Tahiri botoi këto vepra poetike: Prejardhja e dashurisë (1982), Nga biografia e pashkruar (1984), Idil e vetmi (1989), Engjëjt e lirisë (2000), Në cilin gjeth e kam vdekjen (2006, post mortem), botuar nga LSHK-ja. Një libër poetik i është përkthyer në gjuhën angleze nga Fadil Bajraj.
Tahir Desku, duke i shërbyer me përkushtimin më të madh Letërsisë dhe Kombit, la pas vetes vepra të rëndësishme letrare, por me përmasa po aq të larta krijoi edhe veprën njerëzore, kulturore, atdhetare e luftarake-vepra këto që po ashtu mund të lexohen sikur poezia e tij, duke shtuar vlerat e personalitetit të tij që reflektonte në forma të ndryshme projektimin për thyerjen e vetmisë, për krijimin e hapësirave të lirisë njerëzore e kombëtare.Antikonformizmi ishte një vlerë tjetër e rrallë e njeriut dhe shkrimtarit Tahir Desku.
Pjesëmarrja në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqet një tjetër kapitull të rëndësishëm në biografinë e Tahir Deskut. Puna e vështirë e reporterit të luftës, heroizmi i bashkëluftëtarëve, rëniet për liri e frymëzuan për krijime të realizuara letrare dhe lanë gjurmë të pashlyeshme e të dhimbshme në shpirtin e ndjeshëm të poetit.Ndër biseda me miq vazhdimisht thoshte e përsëriste se koha e luftës ishte për të pjesa më e dashur e jetës, më e shtrenjta, më e bukura, më e paprekshmja dhe më e dhimbshmja vlerë në shërbim të lirisë së Kosovës.Këtë të vërtetë e skaliti bukur në veprën e një përmase të rrallë estetike “Engjëjt e lirisë” ku si në një teatër antik ndihet dhe përjetohet atmosfera e luftës, ideali i lirisë dhe madhështia e ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së.Si kryefjalë e të gjitha vjershave në libër, si poezi programatike qëndron në ballë të veprës poezia “Baladë”, shumë mirë e realizuar artistikisht, kushtuar Komandantit Mujë Krasniqi dhe 36 dëshmorëve që ranë për liri në Gorozhup të Prizrenit, më 14 dhjetor 1998.
Vepra “Engjëjt e lirisë” do të mbetet njëra nga veprat kryesore të poezisë moderne shqipe, jo vetëm për objektin e frymëzimit dhe për personazhet e veçanta të saj, por edhe për mënyrën e realizimit ideor e estetik, për laryshmërinë e mjeteve të shprehjes, për dendësinë e mendimit, për shprehjen elokuente dhe eliptike. Në këtë vepër autori ka vendosur ngjarje të përjetuara nga lufta çlirimtare e UÇK-së, skena të triumfalitetit të komandantëve dhe të ushtarëve të saj, emra dëshmorësh dhe heronjsh të gjallë që ndërtojnë peizazhin e luftës, krenarinë, dhimbjen dhe shpresën për fitore. Përpos kësaj, autori ka gdhendur edhe idealin e tij jetësor, entuziazmin që është ndërmjet luftëtarëve të lirisë, krenarinë që në luftën e atdheut të vet për liri është pjesë e asaj lufte, prandaj edhe vdekjen e pret qetë, aty pranë një guri, aty pranë një lisi. Është një heroizëm jetësor dhe një heroizëm estetik që i japin madhështi fjalës, luftës dhe lirisë.

Subjekti lirik i poezisë së Tahir Deskut është njeriu ynë i trazuar, që është vazhdimisht në kërkim të plotënisë së identitetit dhe të dinjitetit të tij njerëzor e kombëtar.Ky njeri është përherë i revoltuar, në kërkim të krijimit dhe të zgjerimit të hapësirave të lirisë.
Antikonformizmi i njeriut dhe poetit Tahir Desku reflektohet edhe në krijimtarinë e tij letrare, në mënyrën e shkrimit dhe të meditimit estetik. Në asnjë vepër, pothuajse në asnjë poezi të tij nuk u bë rob i uniformizmit, i propagandimit, i kallëpeve dhe i klisheve që patën shoqëruar e dëmtuar procesin e zhvillimit të poezisë shqipe, kur më shumë e kur më pak, duke ngushtuar tematikën dhe fondin e meteve të shprehjes, bashkë me moralizimet, patetizmin, retorizmin ose eksperimentizmin e panevojshëm, i cili nganjëherë promovonte një hermetizëm të panatyrshëm.
Flalët shtëpi, dashuri, liri, Kosovë, Shqipëri janë disa nga fjalët kyçe në poezinë e Deskut, të cilat reflektojnë kuptime, emocione, ide e gjendje të ndryshme shpirtërore të subjektit lirik të kësaj poezie.
Në përgjithësi poezia e Tahir Deskut, qysh në fillimet e saj, paralajmëroi një zë të ri dhe të fuqishëm, një emër që këmbëngulte në përsosmërinë e vargut poetik dhe të mesazhit, në origjinalitetin e shprehjes dhe të krejt prosedeut krijues.Poezia e tij në shumë aspekte sjell elemente novatore në zgjerimin e tematikës dhe në interesimin e poetit ndaj njerëzve fatkeq, ndaj atyre që jetojnë në periferitë e jetës dhe të shoqërisë, shpeshherë të përbuzur dhe të anatemuar pa të drejtë.
Poeti Tahir Desku ishte njohës i thellë i traditës kulturore dhe letrare shqiptare, njohës i thellë i zhvillimeve, tendencave dhe novatorizmit letrar që kishin sjelë në letërsinë tonë emra të njohur si Kadareja, Agolli, Arapi, Shkreli, Podrimja etj. Duke lënë të pashkëputshme fijet me traditën, Tahir Desku veprën dhe orientimin e tij letrar e vuri në shërbim të natyrës së vërtetë të artit letrar e jo në shërbim të qëllimeve të tjera jashtëletrare. Qëndroi larg përfshirjes së ideologjisë dhe partishmërisë në veprën letrare.
Tahir Desku është përfaqësues i brezit të shkrimtarëve të viteve ’80, të cilët duke asimiluar përvojën poetike të traditës, duke reflektuar herë pas here natyrshëm ndikimin nga brezi i njohur i shkrimtarëve të viteve ’60 që bënë kthesën më të madhe dhe më të diskutueshme në letërsinë shqiptare, veçanërisht në fushën e poezisë- pasuruan poetikën e poezisë sonë moderne në aspekte të një zgjerimi më të madh të gamës së interesimeve tematike, në aspekte të një lirie më të madhe metrike dhe të një gjuhe poetike që mëton të shlyejë kufirin ndërmjet zhanreve letrare, duke latuar një figuracion poetik të veshur me simbol, metaforë dhe ironi të përpunuar në një shkallë të lartë estetike, në shërbim të qëndrueshmërisë së tekstit dhe të nëntekstit, qoftë edhe atëherë kur poezia ndërtohet brenda një ligjërimi që nuk dallon shumë nga gjuha e komunikimit joletrar.
Shkrimtari Tahir Desku me veprimtarinë e vet krijuese, me trajtesat dhe debatet për letërsinë e afirmonte dhe e promovonte mendimin kritik, të cilin e kishte lanësuar në fillim të shekullit XX shkrimtari Faik Konica, sipas të cilit vepra letrare duhet të vlerësohet ndaras nga jeta e shkrimtarit, në bazë të kritereve estetike e jo në bazë të qëllimeve për të cilat shkruhet ajo.
Në asnjë vepër të Deskut, në asnjë poezi të tij nuk gjen elemente të krijimtarisë oborrtare.Në asnjë veprim dhe qëndrim të Tahir Deskut nuk gjen elemente të krijuesit oborrtar. Herët e ndjeu dhimbjen e popullit të vet dhe herët u vu në shërbim të lirisë së Atdheut, me të gjitha format e mundshme të betejave. Kohën që e jetoi, e mbijetoi dhe e përjetoi, mirë e skaliti në vargun poetik dhe në këtë drejtim u la brezave të lexuesve një testament estetik për ta njohur një kohë me të gjitha aktet e saj, me të gjitha personazhet, duke mos i harruar asnjëherë as ata që jetojnë margjinave të jetës, të ekonomisë e të shoqërisë, pra duke u solidarizuar në jetë e në krijimtari me të pastrehët, me të sëmurët, me të përbuzurit dhe me fëmijët që rriten më ngadalë për shkak se preokupohen me shqetësimet e të rriturve. Me jetën dhe me veprën e vet letrare Tahiri mbrujti dimensionet e njeriut e të krijuesit kryengritës dhe protestues, elemente këto që e kanë shoqëruar që në zanafillë intelektualin, shkrimtarin dhe letërsinë tonë, e cila shpesh, nëpër vorbullat e kohëve, e ka tjetërsuar vetveten për t’i shërbyer ndërgjegjes, vetëdijesimit, luftës dhe lirisë.
Duke folur për shkrimtarët, për mjeshtrit e fjalës ose për magjistarët e saj, historiani i njohur i letërsisë shqiptare, Jorgo Bulo, shkruan: “Ne ikim, ikim vazhdimisht, herë të entuziazmuar drejt së ardhmes, herë të të trembur drejt humbjes, por ata, zotërit e fjalës, vijnë vazhdimisht drejt nesh, dhe na magjepsin me magjinë e verbit shqip, dhe na shkundin nga marrëzia e shkatërrimit të vlerave ose nga përtacia mendore e indiferencës ndaj tyre.Ata na bëjnë të realizohemi si njerëz të këtij trualli ku ka lindur, për të mos vdekur kurrë dhe për t’u ripërtëritur pafundësisht fuqia e perëndishme e fjalës shqipe”.
Poeti i madh kombëtar, Lasgush Poradeci, thotë se Kombin e bëjnë poetët. Në këtë kontekst, shkrimtari Tahir Desku në një intervistë dhënë shkrimtarit dhe publicistit Frrok Kristaj, për gazetën “Rilindja” të datës 20 janar 2001, tha: “...Poezia është dhembje e bukur...Atdheu, të cilit i mungojnë poetët, i mungon bukuria, ndërsa popullit të atij Atdheu i mungon dhembja”. I citova këto thënie lapidare të njerëzve të letrave për të argumentuar se ndër ata që kanë bërë punë e mund për ta bërë Kombin dhe Lirinë është edhe shkrimtari ynë Tahir Desku.(Hajdin Morina)





Kujtimet, përkujtimet, rikujtimet, e kam përsëritur shpesh, janë orët e mira, seancat shiprtërore që e mposhtin vdekjen. Tahir Desku, si vëllai ynë, ka vdekur tragjikisht brenda kësaj nate që iku. Tahir poeti, ndërkaq, është këtu, midis nesh, është fryma e tij. Përpiquni të përfytyroni një minutë heshtjeje çastit, dhe do ta ndjeni zërin e tij, do ta ndjeni frymën e tij....edhe gjatë nderimit do ta ndjeni këngëvajin e tij, lirikën e jetës dhe të luftës, të dashurisë për liri.

Poeti,luft1%tari i lirisë Tahir Desku e mbylli ciklin e jetës së tij biologjike me rreth gjysëm shekulli. Kur erdhi në këtë botë bashk me të qarat e fëmijërisë, ndjeu klithmat e vërragëve të burrave pas aksionit të UDB-së për mbledhjen e armëve, ishte ky viti 1956, kur edhe u lind Tahiri.... Vdekja e hershme dhe e papritur e Tahir Deskut është humbje e madhe për letrat shqipe, gazetarinë dhe letërsinë shqiptare.

Poeti Tahir Desku ka dhënë kontribut të madh edhe kur ai raportoi nga frontet e luftës bashkë me luftëtarët e lirisë, duke mbajtur penën dhe pushkën bashk. Tahirin do ta mbajmë në mend edhe si njeri i cili ishte i afërt me të gjithë, njeri me shpirt poeti.

Tahir Desku ka humbur jetën tragjikisht  në një aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Pejë, te vendi i quajtur “Kroi i mbrerit”( u varros me  5 dhjetor 2005 në Siqevë të Klinës-Kosovë)

Ai ishte poet, publicist, reporter i luftës dhe ish-kryetar i LSHK-së. Sç fundit, ishte duke punuar si gazetar kulture në Radio Kosovë.





Tahir Desku ka botuar disa vëllime poetike: “Prejardhja e dashurisë”, “Nga biografia e pashkruar” , “Engjujt e lirisë”. Etj...

BALADË

(Mujë Krasniqit dhe 36 të rënëve në Gorozhub, më 14 dhjetor 1998)

Kush është ai që zbret nga mali
Është Mujo Komandanti
Është ai, Muja vetë, me nëqind e dyzet
Nga po vjen, nga Tropoja a nga Vlora?
Kah vjen ai shkrin bora
Vjen në borë vjen në shi
Nga Shqipëria në Shqipëri

As hëna nuk kishtë dalë
Rrëzë bjeshke atë natë
Vetëm terri shtrihej si gjarpër i zi
Terri që ndante atdheun në dysh
Atdheun e moçëm nën qiellin gri
Dhe pjesën tjetër nën shi...nën shi...

E rruga ishte e largët tek zhdukej në pafundësi
Ai vështron fushat e paskaj të Kosovës
E mendon për zogjtë:
Nuk ka vend më t’bukur fluturimi
Kur flet me lumenjtë thotë:
Është vend i papushtuar
Kur numëron plagët shton:
Vetëm vdekja ia shton bukurinë Lirisë!

Pastaj zbardh dita e plogësht
Dhe ëndër e keqe numëron 36 herë
Dhëmbja shtron gjakun për dhe
Vashat shamizeza ulur nën një breg
Kanë ndalur pranverën e bimët që mbijnë
Diku në një shteg...diku në një rimë

Ai sërish ngritet dhe nis këngën e moçme
Që këndohej në anët tona:
Nuk po mundëm or shokë me folë
Se m’ka ra do gjak në gojë...


ME TË RËNËT

Sa do të kisha dashur
Të jem me ju sonte,
Me ju të mirët,me ju të mëdhenjtë
Të flisnim bashkë
Ç`ëndërr ish liria

Asgjë s`mbetet tjeter
Veç neve kënga
E juve lavdia

Netëve të zymta
Shpesh e ndal mendimin,pyes
Ku e ka burimin
Gjithë ky zjarr ky mall
Kjo dashuri
Në cilën këngë zogu
Në cilën pupël shpendi
Në cilën val deti
Ky frymëzim

Gjithënjë më bëhet
Sikur s`jam ndër të gjallët

Edhe për të vdekur
Nuk ka më kuptim


Kam mundur te vdes 


Sa e gjate kjo pushke
Qe me ben hije mbi koke
E ky shkemb ku po e shkruaj
Kete varg

Kam mundur te vdes
Per shembull ne Beverly Hills
Londer Paris a Barcelone


Bulevardeve te Europes dhe Amerikes
Mes gjinjve te vashave
Rimave e vrimave

Kam mundur te vdes larg

Bukur po vdes
Tek ky shkemb
Ne kete varg

Lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2011/01/balade.html
http://flori-press.blogspot.com/2006/03/leter-nga-amerika.html

Lexoni:

Dear Flori Bruqi,

I would like to thank you for your kind words and the photo of Mr. Desku. Tahir was a very brave and special man. My family and I met Tahir "Tom" Desku in 1992, here in the United States of America. He loved art and poetry. He had a funny sense of humor too. When he left the USA in 1996 we were very sad and missed him. I am extremely sorry to learn of his tragic death. He will always be remembered as a bright soul who protected and loved his homeland. He was proud to be an Albanian man. I am lucky and honored to have met him. I hope that one day a book will be written about all of the good deeds he performed. My thoughts are with you, his dear friend, and his family.

Sincerely,
Chantell
http://www.chantellvanerbe.com
----- Original Message -----
To: Bruqi Flori
Cc: Chantell@chantellvanerbe.com
Sent: Thursday, March 30, 2006 11:51 AM



Hello Flori,

I saw your article on Tahir Desku. Unfortunately, I do not speak Albanian. I was curious on the life of Mr. Desku as a poet, an author, soldier and a journalist. Can you please tell me more about him? I read in an American paper that he recently died in December 2005. How did he die? I would appreciate your time. Thank you so much.

Best,


Chantell

http://www.chantellvanerbe.com

Pse vdiqe para vdekjes Tahir Desku!


Sëveme Fetiqi: Pse vdiqe para vdekjes


Tahir Deskut


Ah ajo natë
kur ishte pa hënë
Ditë pa dritë
Agim pa këngë këndezi
Qiell pa kaltërsi
E ai bar që i vinte
Erë tym e flakë
E kjo Tokë
Kur thithte lumenjë të gjakut
Ti ishe aty

Ata që është dashur
Të mbesin në heshtje
Ç´ka ju duk atyre jeta jote
Ç´ka ditën ata për bukurinë
E lindjes së shpirtit përsëri
Pas shekujve të vrarë

Le të mbesin përjetësisht
Në baltën e gënjeshtrave
Ata që zgjohen vonë
Ofshamat për t´i shëruar
Dhe ata që me këmbë urrejtjeje
Shkelin gjakun e atyre
Që ishin këtu e më s´ janë

Nëse nuk ka Shqipëri
As ne s ´do të jemi

Të vdesësh para vdekjes
Domethënë të zgjohesh
Heret me këngën e këndezit
Deri në pavdekësi



Rita SALIHU: PAS KOHËS SATE TË TRISHTUESHME

Tahir Deskut

Edhe pas kohës sate të trishtueshme
Hijet nuk hoqën dorë nga ndjekja
E dritës shekujve duke përtypur mashtrimin
Se mund t'i marin majat
E synimeve që na i le amanet
Deri ti nuk je në krye të rrugës
As në majën e majës së shpresës
Që të mbante vertikalisht para stuhisë

Ne shtegtomjë pa kalorës
Horizontet mbyllin kurorat
E ti si në balladë
Freskon trupin trurin

Duke ia vjedhë bukuritë Mirushes
Nuk di a buçet firishëm ujëvara

E mendimeve tua nëpër këngë
Apo Mirusha ngrihet peshë
kokën per t'ia shpëtuar lirisë

Lisat rreth e rreth tunden
Dhe qëndrojnë duke sviduar stuhitë

Në pelgje gjaku për të mos rënë
Çuditshëm rrënjët e shpresës
I ujit fresku i shikimeve tua
Që ia dhurove një vashe çastin e fundit

Së voni midis nesh
Pos dhëmbjes dhe mallit
Kanë mbetur dhe kujtimet për Ty
Që sfidohen rënd nga pesha e harresës

Boston, 2010


Izet Abdyli: PARA ME SHFAQET KANJUSHË E VERDHË

(Tahir Deskut)

Sa here shoh imazhin tënd
Para me shfaqet libri Kanjushë e verdhë
Ato ditë marsi 1981
Rastësisht e gjeta te një shitës rruge
Pranë menzës së studentëve
Sa u gëzova unë
Më shumë u gëzove ti
Se Jusufin e kishim larg
Por Kanjushën e kishim pranë
Sa u çmallëm ahere me vargjet e tij
Aq po çmallem sot me kujtimin për ty

Ishte ditë marsi 1981 P.s. Ishte pra libri Kanjuishe e verdhe i Jusuf Gervallessi shkas qe une te njihem me 1981 me Tahir Deskun, une e kisha gjetur rastesisht dhe ai ma mori ne huazim per nja tri jave


Xhemajl Rudi: NË MES ËNDRRËS

-Poetit te Lirise...Tahir Deskut...


Në mes endrres
është
nderprerja jote
e zerit tënd
e kenges se pathënë
e ndjenjes se lenduar
prej ushtari te fjales
te maleve te lirise
ku rridhte fitorja e pergjakur
ku pikonin ditet ne lotin e femijes
ne syte e nenave ku ngrihej qendresa
ne honin e qiellit si re te bardha
vijezonin mbi trishtim te muzgut te mbremjes
udheve te golgotes
dhimbje pikonin mengjeseve te rinjë
Ti poeti i zemres se dheut
i kenges te mbetur ne mes
i shpirtit qe pikon mallë
ne kujtimin per ty
si obelisk ne udhen e jetes
endrrat e tua qe marrin hapin tutje
pas vdekjes
pa ty
pikon si qiriri dhe ndrite ne muzgjet
në udhën e Lirise e të fjalës së pathënë
ku rri e heshtur si një pikëllim
te vese e ngrirë e syrit në këngën e zërit tënd


Venka CAPA:FANAR HISTORIE

Tahir Deskut


Vringëllove armët e rrokullise gurin e historisë,
Në vrullin poetik si gurgullima e ujit të rrëpishëm
Fluturove dhe mblodhe nektar kudo në hapësirë,
Lirinë kërkoje, në fluturim...pa bërë kompromis...
Ty të rrëmbeu, të nxiti, të frymëzoi,
Dashuria për atdheun dhe liria!
Mirësinë e gatuaje e i jepje formë kuptimit...
Ti je poçari i letrave, poçari i vargjeve për liri,
Vargu ishte ajër, oksigjen, frymëmarrje dhe atdhe!
Burimi i i tij ishte trokëllimë kali.
Heshtje e murosur, psherëtimë e hijeve
Që endej i vendosur nëpër këtë lëmsh jete...
Bota shpirtërore të rrëqeth me trimëri e penë.
Shkrove për njeriun, këndove për lirinë,
Ne sot e shohim, e ndjejme thellë,
Me sytë e receptorit të zemrës...
Testamenti i heroit T.Desku, do jetë fanar,
Rreze drite për të gjetur shërim çdo bashkëatdhetar.
Emri juaj është pjesa e ndritur e historisë,
O reporter i shpirtit, të lirisë e pavdeksisë


Sejdi BERISHA:UJËVARË STINËSH

Ti, ujëvarë
Histori shekujsh
Gurgullimë e freski jete
Bukuri e kujtim i hidhur
Sa uji nga ti ka rënë
Në përroin dhe lumin e jetës
Dhe, asnjëherë nuk ke treguar
As për dashurinë
As për urrejtjen
As për mashtrimin
As për tradhtinë
Por as për ëndrrat rinore
As për vuajtjet e shkëmbit
As për barrën e tokës
As për shuarjen e etjes
As për shkrumbin e shpirtit
Çdo gjë roman kënge e ke bërë
Kurrë dhe asnjëherë nuk u moshove

Të pyes
A më njeh tash në këtë kohë
Nëse s’më ke harruar
Jam ai çunaku
Që ujin ta pija për ëndrra të mira
Jam ai i riu
Që me bukurinë tënde
Këngën përrallore e thurja
Jam ai që të rrëfeja për shkrumbin
E ti më lazdroheshe me freskinë
Por sikur kurrë nuk më kuptove
Megjithatë
Tani erdha prapë tek Ti
Sepse kam mall për Ty

Po, më thuaj diçka
Së paku më qorto
Për atë flakën që ta ofroja
Për t’ma shuar
Apo bjeshkë për t’ma bërë
Për atë këngën e nënës
Të kujtohet
Për qumështin e gjirit
Me të cilin asnjëherë nuk u ngopa
E mban mend
Atëherë kur ta pata thënë
Fjalën e fjalës ime
Ti vetëm buzëqeshe
Nuk ma bëre mall as zërin e lutjes
Edhe pse në burim të burimit
Tash diçka paske gdhendur
Diçka paske shkruar në ujin
Që sertshëm bie nëpër Ty

Ti, ujëvarë e stinëve të pasosura
Ndale për një çast rrjedhën tënde
Në heshtje më thuaj
Se, a e mban mend
Fëmijërinë tonë të çuditshme
Rininë hujnike e kurrë të pajtuar
Të gjitha për kujtim t’i kam sjellë
E, Ti hesht
Se, ndoshta ke shumë për të thënë
Por, edhe diçka dua të pyes
A mund ta kthesh prapa
Gjithë atë ujë që e ke hedhur gjithandej
Çfarë tkurrje historike
Mendimi im
Mos u çudit
Sot erdha tek Ti
Me një tjetër mall
Me një tjetër pezëm
Ti, ujëvare shekujsh
Sot të kam trokitur në derë
Për lutjen e cila
Për asgjë nuk ka kuptim
Tani, kurrë nuk do të lus më
As për pleqërinë time të katandisur
As për rrugët dredharake
Por, thuami dëshirat tuaja të shkuara
Ujëvare stinësh
Të lutem
Vetëm harresën mos e përqafo
Mos i harro emrat
E gjithë atyre kalimtarëve
Që tek ti kanë pirë ujë
Që janë freskuar
Që kanë pushuar e kënduar
Që kanë vrarë e dashuruar
Që tek Ti kanë gënjyer
Por edhe kanë heshtur
Për historinë e stinëve
Për bukurinë e tokës
Për biografinë tënde
E cila vetëm rrjedh
Si loti i pakthyer

ME NDIHMONI ME MATERIALE PER POETIN TAHIR DESKU



Te dashur miq, jam duke punuar nje blog ne shenj respekti per mikun e poetin Tahir Desku dhe kam shume nevoje qe te me ndihmonime materiale. E kam kerkuar ndihmen tuaj edhe me pare. Me jan pergjigjur miqtePrend Buzhala, Biser Mehmeti, Sabit Zeneli, Iamet Krasniqi etj. Prend Buzhal mika derguar te gjitha shkrimet qe i ka bere per Tahir Deskun, kurse miku tjeterBiser Mehmeti ma ka derguar komplet librin e Tahirit „Prejardhja e dashurise“te daktilografuar dhe te gatshem per ta vendosur ne blog. Kesisoj, edhe mikuSabit Zeneli ma ka deguar librin „Engjët e lirisë“.

Keto materiale i kam vendosur ne blog, por per shkak te njedefekti ne kompjuter, me jan shlyer disa materiale tjera qe mi kann derguarmiqte dhe disa foto.

Ndaj ju lutem, me nihmoni perseri. Kam nevoje per foto te poetitte njere, per librat tjere , per shkrimet qe jan bere per krijimtarin e tij, perndonje kujtin tuajin per Tahirin. Me nje fjale, gjithçka përTahir Deskun. Njeheresh, kerkoj edhe ndihmen e familjes spoetit qe te me dergojne foto apo ndonje material tjeter.

Materialet mund te mi dergoni ne adresen elektronike : albplanet@hotmail.com
Nese dergoni materiale me njoftoni menjehere edhe permesFacebok-ut.


Sekendejmi, ju njoftoj sekam punuar me perkushtin dhe blogu kushtuar mikut dhe poetit Tahir Desku kafilluar ta marre te mbaren dhe mund ta vizitoni ne kete adrese: http://tahirdesku.blogspot.com/

Me shume respekt,
Haxhi Muhaxheri

E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty!!!


Sot zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, bëri thirrje të hapur , për të " rrëzuar" Edi Ramën " dhe koalicionin e majtë nga fitorja ..Në statusin e tij në Fb ky mostër i policisë së shtetit , shkruan :
“Përshendetje liderit historik të shqiptarëve Doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studentë të ’91-it shembëm diktaturën enveriste. Do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”
Në zgjedhjet e 23 qershorit , ky pinjoll i së keqes , tentoi të ndrrojë kutitë e votimit në KZAZ-në Nr 33 në Tiranë ...


Ishte ai që u tha depudetëve të PS , kur e kapën me presh në dorë se " - Ishte polic i shtetit dhe jo i Berishës " ..
Më këtë rast , u bëj thirrje gjithë forcave të ndershme të policisë së shtetit , që të distancohen nga mostra të tilla që për fatin e keq të tyre dhe të shqiptarëve , janë në drejtimin e policisë edhe disa javë akoma ... !!
Pastaj sigurishtë që ky edhe të tjerët do të japin llogari , edhe për 21 Janarin , edhe për dhunën ndaj Gazetarit të Top-Channel , edhe ndaj Grevistëve të urisë ish të përndjekur politik , ku u mohoi edhe ujin edhe glukozin .. I tillë trim është ky ... !!Por trimëria e tij ka mbaruar në 23 qershor , ku shqiptarët jo i larguan por me plotë kuptimin e fjalës , i shporrën këta të pa shpirt dhe përkrahës të krimit !!

Partizan Cene

Presidenti Akademik Ibrahim Rugova më meritori për 2 korrikun 1990 , ditën e Republikës


Përpjekjes së shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi i paraprinë shumë ngjarje që janë të shënuara në historinë e Kosovës së re. Njëra ndër to është deklarata kushtetuese e dy korrikut të vitit 1990 nga legjislatura e fundit të viteve të ’90-ta e Kosovës.

Nën erën e ndryshimeve dhe përmbysjes së komunizmit, që po i udhëhiqte LDK-ja në Kosovë, në krye të së cilës ishte lideri historik dr.Ibrahim Rugova, do ta bënte legjislaturën e viteve të ’90-ta të Kuvendit të Kosovës, që të ndryshonte apo që të përforconte qëndrimet atdhetare.
Kështu nën këtë erë të re frymëzimi demokratik dhe kombëtar të nisur nga lideri Rugova, duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht, para Kuvendit të Kosovës, Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall republikë. Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia.

Kjo ngjarje sot kujtohet pashkëputshëm së bashku me figurën kolosale, presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova, i cili me formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës hapi rrugën që të zhvillohen proceset e reja demokratike që deri në atë kohë ishin vetëm një ëndërr e shqiptarëve, të okupuar me shekuj.
Tani, kur u bënë 23 vite nga kjo ngjarje e shënuar delegatët e asaj kohe kujtojnë vullnetin, dilemat dhe dramacitetin e situatave, dhe vendimin që pavarësisht rreziqeve që mund të paguheshin me jetë, do të bëheshin pjesë e përmbushjes së ëndrrës shekullore të shqiptarëve.

Presidenti Rugova sa ishte gjallë gjithmonë e promovonte 2 korrikun si ditën e Republikës, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare vetëm njohjen formale të saj.

“Simbolika” dhe ironia e datave:

Jeton Llapashtica


2 korrik 1990 – Delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese – gurthemeli i Pavarësisë së Kosovës. Me këtë Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Pjesa dërmuese e deputetëve të asaj kohe kanë ikë nga pushteti i atëhershëm i Millosheviçit në ish-Republikat Jugosllave, ndërsa një pjesë kanë përfunduar në burg;

2 korrik 2013 – (23 vjet më vonë), presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e “rikthen” Kosovën më shumë de dy dekada mbrapa – vendosë që zgjedhjet lokale në Kosovë të organizohen ashtu siç ka preferuar dhe paralajmëruar kryeministri serb, Ivica Daçiq, pra me 3 nëntor;

28 qershor 1389 – (624 vite më parë) ushtritë aleate (përfshirë edhe serbët) e humbin betejën kundër osmanlinjve. Kjo datë njihet si Vidovdani dhe festohet nga serbët si fitore;

28 qershor 1989 – (para 24 vjetëve) Sllobodan Millosheviq, i sapozgjedhur president i Serbisë, në një miting para serbëve, në 600-vjetorin e Vidovdanit paralajmëron derdhje gjaku dhe se serbët askush s’guxon t’i prekë me dorë;

28 qershor 2012 – Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, ia jap mandatin liderit të socialistëve serb, Ivica Daçiq për ta formuar qeverinë e re të Serbisë, të cilën e drejton sot;

28 qershor 2013 – Qeverisë së Serbisë i hapen negociatat për anëtarësim në BE;

Të gjitha këto, mua s’po më duket si të rastësishme!

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...