2013-07-02

Ohri, qyteti i dritës



Nga Fahri Xharra 


“Disa emërtime gjeografike si Nishi, Shtipi, Ohri iu erdhën Sllavëve  nga goja e arbanasve, e cila ndoshta kishte mundur të paraqes mundësinë që shqiptarët të kenë jetuar në lokalitetet e përmendura që para ardhjes së Sllavëve.” (Bogumil Hrabak “Širenje arbanaških stočara po ravnicama i slovenski ratari srednjovekovne Albanije”Burimi): "Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji" – Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i 23. juna 1990. godine) Nga ky paragraf i cekur shihet se sa sllavët , janë plagjiatorë të historisë dhe okupatorë të një toke të huaj , ,por në shkrimet e tyre nuk  e kanë të mundëshme që t`ikin krejtësisht e të mos e tregojnë të vërtetën. “ Jemi te Ohri dhe historia e tij shqiptare  , por e stërvjedhur  nga ardhacakët.Në antikuitet (shënime sllave) qyteti njihej me emrin e vjetër “Lychnidus” që ndoshta do të thoshte “ qyteti i dritës” ose “ guri i çmuar që lëshon dritë”.Por pas vitit 879 psK nuk quhej më Lychnidos , por sipas sllavëve Ohrid,që ndoshta rrjedhë nga fjala sllave “ “vo hrid “ me kuptimin “ në breg” sepse qyteti i vjetë ishte në maje të bregorës buzë liqenit”. E shifni , një rrenë tjetër e zakonshme sllave  me qëllim të humbjes së çdo gjurmëje shqiptare . Por është e pamundur! Banorët  e herëshëm të  regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit  (Bogumil Hrabak... Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve  nga goja e arbanasve...) ishin Dasaratët dhe Enkelejt ( fise Ilire). Zbulimet në vazhdimësi tregojnë që qyteti banohej edhe nga Filip i II-të i Maqedonisë  (Origjina ilire e Aleksandrit të Madh Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve. Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË. Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve - Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli. )(.Përgjat pushtimeve Romake kah fundi shek III -të dhe fillimi i atij të II-të ( prK)  përmendeshin Dasaratët dhe regjioni Dasaratia.  Zbulimet tregojnë që  “Fortifikata e Samuilit” ishte mbindërtuar mbi një kështjellë të mëherëshme që datonte nga shek IV  ( prK). Edhe studjuesi aspak i drejtë për qështjen shqiptare J.J. Wilkes  në librin e tij “The Illyrians, 1992,” shkruan” ,"the Illyrian Enchelei, the 'eel-men', whose name points to a location near Lake Ohrid" ( Enkelejt Ilirian , “njerëzit- njalë”, përputhet  me lokacionin afër Liqenit të Ohrit). Bullgarët , rreth vitit 867 e pushtuan Ohrin, dhe Ohri ishte qendër e fortë dhe krteqytet i Imperatorisë Bullgare . Prej vitit 990 e deri në vitin 1018 ,Ohri ishte qendër edhe e Patriarkati Bullgar.  Historia e shënoi këtë epokë si epokë bullgare ,por ata aty e gjetën Ohrin dhe aty është ende. Shkrimi është kryesisht për Kështjellën e “Samuilit” dhe sipas bullgarëve kjo kështjellë u zgjodh nga Cari Samuil i Bullgarisë si kryeqytet i tij, por aojo ishte aty eshe më herët para ardhjes së sllavëve,Kështjella është edhe vetë historia e Ohrit prej shek .IV prK e deri në ditët e sotit. Edhe Kalaja e Prizrenit ishte Ilire ,pastaj sllave , pastaj turke  dhe sot është e Kosovës . Historia e jonë është e papërfunduar, ajo “rrëshqet” si njala. Pra  “ Kështjella e Samuilit” përmendet edhe nga Livy në vitin 209 prK  e kjo gjatë mbretërimit të Filipit të II-të Maqedonisëk
Kështjella e “Samuilit”
 “Pamja e sotme e kështjellës dhe madhësia e saj sipas të gjitha gjasave u formuan në shekullin IV  psK” shkruan në shënimet për këtë margaritar historik. Pra Samuili e gjeti të gatshme ,500 vjet pas. ” Teknika e ndërtimit është “opus mixtum” - tulla të shtrira në tre dhe katër rende dhe lidhura me llaç gëlqeror. Kjo kështjellë e kishte rolin e madh në mbrojtje dhe sipas shënimeve historike Theodorik Amali ,Mbreti i ostrogotëve në vitin 479 në fushatën e tij okupuese të Maqedonisë dhe Epirit ishte i pasuksesshëm në robërimin e Lychnidus-it  , sepse ishte i ndërtuar fortë dhe kishte burime të mbrendshme të ujit ,mbrenda mureve. Kështjella , mvarësisht prej rrethanave historike ishte gjithnjë në fokus ,dhe shkatërrohej dhe rindërtohej në vazhdimësi. Përndryshe hapësira sipërfaqësore ka mbetur e njejtë që nga koha e antikuitetit. pas vdekjes së Samulit më 1014 ,Kështjella u muarr nga Mbreti Bizantin Basili i II-të. Në shek. e 14-të  gjysma e dytë e këtij shekulli pra, shënohet me një përforcim dhe rindërtim i Kështjellës në kohën e bujshme të familjes shqiptare të Andrea Gropës e cila ishte  mbretëruese e  regjionit të Ohrit. Pra historia nuk e ndalet e as nuk mëshifet e aq më pak të vidhet. Edhe turqit e patën pushtuar Ohrin dhe njëstet ushtarake ishin vendosur mbrenda kështjellës , e cila  në atë kohë e muarr një emër tjetër. Xheladin -Beu (1880) ndërroi ,meremetoi edhe ai diçka dhe e bëri Sarajin mbrenda saj.Në vitin 1934 ,mbreti Aleksandër i ish Jugosllavisë ,edhe  ai çapuriti diçka këndej pari për ti lënë gjurmët  e tija. Por origjina nuk i humbi kurrë. Në kuadrin e hulumtimeve të vazhdueshme (2001-2002) mbrenda kështjellës janë gjetur varreza të vjetra  , maskat e arta të varrosjes si dhe dorëzat e arta , që janë unike vetëm për këto anë e që datojnë që nga shek 6-5 -të para Krishtit. Pra një histori e vjedhur nga ardhacakët , të cilët nuk kanë mundësi t`a mëshehin krejtësisht hajninë e tyre. Për të dëshmuar se kjo anë ishte ortodokse shqiptare ja edhe dis shënime;Autorët 2.          Shukarova, Aneta; Mitko B. Panov, Dragi Georgiev, Krste Bitovski, Academician Ivan Katardziev, Vanche Stojchev, Novica Veljanovski, Todor Chepreganov (2008) dhe Todor Cepreganov në librin e tyre ”History of the Macedonian People” (20011) ndër tjerash shkruajnë :” Kryepeshkopi i Ohrit , Dorotej në vitin 1466 me të gjithë priftërinjt e tjerë u dërgua në  Stamboll , sepse gjatë luftës së Skënderbeut  kishin treguar antiosmanizëm” .Të njejtën e thot edhe ” Srpsko arheološko društvo (1951), Starinar, Beograd: Arheološki institut”:  ”Sulltani pas vdekjes sëSkënderbeut , i shpërnguli një numër të madh të banorëve të Ohrit si dhe kryepeshkopin Dorotej” Vallë, Kisha e Shën Naumit a nuk ishte ortodokse shqiptare ?k 1
Maskat e arta të varrosjes që u gjetën në Trebenishtë -Ohër
Kemi ende të flasim për Ohrin , qytetin e dritës. Shpesh e kam thënë  se historia e jonë edhe nëse është zhdukur mbi dhe , ajo me krenarinë e saj qëndron nën te. Kemi mrekullira të ruajtura të cilat vetëm se e dokumentojnë autoktoninë tonë në këto toka. Historia e ynë është e artë , është e praruar  dhe i ka bërë ballë mijëravjeqarëve ; edhe pse është zhbërë, por ishte edhe e mençur dhe me dinakri qëndronte ndër dhe  duke pritur momentin që të çfaqët dhe ta tregon vetvetën. Dy mijë e pasqind vjet pas, u gjetën maskat e arta të pavdekshme të engjujve për të cilët ishin bërë. Mrekullia së cilës vështirë e kemi të ia vemë çmimin  u gjetë në fshatin Trebenishtë .në rrugën Kërçovë- Ohër: Varrezat Antike nga mileniumi i parë i para Krishtit ,të mbushura me ari , argjend dhe dhurata tjera të ndryshme të varrosjes. Ishte 39 Shtatori  2002 kur u gjet maska e artë e pestë me rend  në një kohë më pak se një shekull.( Maska e parë ishte zbuluar para 94 vjetësh) . Shenjë e gjallë e një toke me pasuri të madhe arkeologjike në Europë. ” Mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën , se me ate çka do të gjejnë do të iu rritet krenaria , e mandej e kemi vështirë të qeverisim me `ta”- thoshin turqit në vazhdimësi. Pika arkeologjike Gorenci-Trebenishtë  që daton nga shekulli 6 -të prK u zbulua për herë të parë më 1918. U gjet nekropoli, gjëja më interesante arkeologjike e Epokës së Hekurit në këto anë. U gjetën 12 varret mbretërore, e tërë dinastia e varrosur në atë vend. Historia e maskave të arta në nekropolën e Trbenishtës ( 10 km nga Ohri) e kanë traditën e tyre të gjatë. Maskat e  para të arta  u gjetën në kohën e sundimir bullgar të Maqedonisë(1918) . Nnjë vjet pas erdhi Mbretëria SKS, ku një pjësë e rrethinës së Ohrit me 22 fashtra iu dha (?)  Shqipërisë . Në vitët 1930 - 1934 , arkeologu serbe H. Vuliç , e vazhdoi zbulimin e tij me ç`rast i gjeti edhe 6 varre rjera në të njejtin vend, dhe  e tëra që u gjat aty  shkoi në Muzeumin Kombëtar të Serbisë. Të shtojmë edhe një herë që banorët e parë regjionit të Ohrit ishin fiset Ilire të Enkelejve dhe Desaratëve “Mos i lejoni shqiptarët të shkollohen, mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën e tyre se pastaj na bëhën të rrezikshëm.”rRRk 2
Reliefi i artë nga një varrezë në Maqedoni, shek.3 para Krishtit.

Autariatët, Amantët dhe Breukët

Nga Fahrri Xharra
Autariatëtr, sipas gjeografit grek Strabos  ishin ndër fiset ilire më të fuqishme dhe më të mëdha. Sipas arkeologëve Autariatët kishin jetuar në jug-lindje të Bosnjës deri në jug-perëndim të Serbisë së sotme dhe në veriun e Malit të Zi dhe automatikisht vazhdimësia e tyre shtrihej në Kosovë dhe Shqipëri. ose thënë ndryshe në ato territore ku u zhvillua grupi etnik i fuqishëm i kohës së Hekurit. Edhe kultura e asaj kohe u quajt kultura e Glasinacit (rrafshinë afër Sarajevës), por e njëjta u zbulua edhe në luginën e Matit dhe si e tillë njihet Kultura e Glasinac – Matit. Klasa e lartë e fisit Ilir të Autariatëve si dhe shoqëria e kohës e mbërriti kulmin e zhvillimit ekonomik dhe gjatë shek. V-të pr.Kr.r Kur Strabo shkruante” për popullin Ilir më të madh dhe më të fuqishëm “ sigurisht që mendonte për këtë kohë. Por maja e zhvillimit filloi të shuhet me rënien graduale te Autarianëve duke përfunduar rreth viteve 310 pr.K. Nga Autariatët u trashëgua një pasuri e madhe e të mirave. Përndryshe mbi 100 kështjella të tyre të shkatërruara janë gjetur , si dhe me mijëra tumule të tyre. Çdo gjetje ( bizhuteri dhe armë) e ringjallë origjinalitetin etno-kulturor të Autariatëve. Ata e kishin një traditë të vazhdueshme në përpunimin e metaleve dhe qeramikës. Kompleksiteti i traditës së tyre shquhej në zbukurimet  e rripave luksoz me ari dhe argjend. Autariatët ishin popull “ malor” dhe si të tillë e tregonin edhe mentalitetin e tyre”malor”, duke i ruajtur me kujdes të madh besimet e tyre të vjetra Për tu përmendur është që Autariatët e ruanin me xhelozi traditën e tyre të djegies së të vdekurit në tumule, e cila nuk kishte ndryshuar deri në shuarjen e Kulturës së Glasinacit. Mbetjet arkeologjike tregojnë që jeta e tyre fetare ishte e ndikuar nga kulti i të parëve të tyrer dhe kulti i diellit. Në të gjitha territoret të banuara dhe të kontrolluara nga Autariatët shihen gjurmët e kultit të diellit. Autariatët, Amantët dhe Breukëtar 5 Ekonomia e fortë e Autariatëve qëndronte në blegtori , punimin e metaleve , punim dore dhe tregti.  Fisi ilir i Autariatëve ishte partneri më i madh tregtar i Italikëve dhe Grekërve gjatë shekujve 7-të dhe 6-të prK. Një karakter i posaqëm luftarak i Autariatëve ishte vrasja e shokëve të plagosur dhe të dobësuar të luftës ,nëse kuptohej se ata më nuk mund të vazhdojnë dhe si të tillë mos të biejnë në duar e fiseve armiqsore. “ Disa elemente të punuara në stilin e Kulturës së Trebenishtit (rrethi i Ohrit) .janë gjetur gjithashtu edhe në lokalitetet e Shqipërisë e deri në Skodër; kultura materiale e gjetur në tumulet e shumta në luginën e Lumit Mat ( në Shqipërinë Veriore), karakteristike për kulturen ilirike të kohës së Hekurit  është shumë e ngjajshme me ate të Glasincit në Bosne.”( The Illyrians: history and culture, Aleksandar Stipčević)" Në mesin e  popullit Ilirik , në veri të lumit Shkumbin ishin  fiset që ishin shumë konzervativ në praktikimin e ritualeve të tyre ,vitet 750-530 prK. Edhe në Zadrime  e edhe në luginën e Matit , varrosja në tumuluse që ishte  kryer në të kaluarën ,kishte vazhduar  deri në fillimin e shek.të tretë paraKrishtit.Tumulet ishin përdorur pë luftarakët dhe klasën aristokrate të kohës. Varrosja kryhej me të gjithë pajisjen ushtarake ;  kurse në varrezat e aristokrateve nuk mungonin as qaforet dhe rruazat prej qelibari . Në anën e Kukësit rreth Drinit (Driloni) ,në fashtrat e  Krumës dhe Kënetës tumuluset ishin të shekujve 7-të deri në shek  e 4 -të PrK ( N.G.L. Hammond “Illyria”). Të gjitha këto të ngjashme me ato të Glasinacit.ar 4
Kultura e Matit. Nga Muzeu arkeologjik i Tiranes
 Fiset Ilire janë shumë ; në të vërtetë ato ishin shumë dhe na jemi sot . Edhe pse sot jemi shumë më pak se ata të parët tanë  ,por ne e kemi krijuar historinë . Shquheshim për trimëri ,dashuri ndaj dheut tonë.Shquheshim për të gjitha ato që  njerëzimi i trashëgoi prej nesh.Por natyra dhe historia nuk ishin mike për ne . Për Amantët ,ka pak shënime ,por dihet që ishin fis Ilir , e sipas ndarjës së më vonëshme administrative të Romës ,ishin fis Ilir i Panonisë. Amantët ishin afër Sirmiumit(Mitrovica e Sremit,sot) por duke u thirrur në qytetin Amantia , atëhër duhet të kenë jetuar edhe në viset jugore ilirike. J.J. Wikeys në librin e tij  “The Illyrians(1992) “ shkruan se lufta me Romën ishte një egërsi . Amantët dhe Breukët ( fis tjetër ilir) e kishin luftuar aq shumë Romën sa që pas dështimit të tyre Amantët u shiten si skllevër  në Itali, dhe si të tillë edhe u zhdukën. Kurse Breukët e pësuan  një fat tjetër duke u shpërngulur me dhunë nëpër Daki ( Rumania e sotme; Ion Grumeza, Dacia: Land of Transylvania, Cornerstone of Ancient Eastern Europe) Sirmiumi Breukët, si ilir që ishin jetonin në tokat e tyre në Sllavoninë e sotme ( Kroacia);  në tokat e nënlumit Sava nga Novsko deri në Sllavonsko Gorje në veri ,në lindje deri te Bosuta ,si dhe shtriheshin në vazhdim në mes të lumit Vërbas dhe Drina ( Lumi “Ba(thinus)”- Bosna dhe Hercegovina e sotme ) Kufizoheshin me vëllezërit e tyre fiset Ilire të Andizetëve, Kolapianëve, Amantëve dhe Skordiskëve; të gjithë të njohur për qëndrueshmërinë e madhe ndaj pushtimeve të Romës.ar 2Sirmiumi Shenimet e para pëe Breukët , sipas studjuesve kroat dhe boshnjak, gjenden shume vonë në shek  XIX, ku flitej vetem në mënyrë fragmentare . (Arkeologu i njohur C.Patsch në Enciklopedinë e tij të vitit 1897 ) .30 vjet më vonë  nga historianët i kushtohet plotësisht  një kujdes Breukëve ( fililogu Milan Branimir).  Për Breukët kishte folur edhe Herodoti  ,duke thën se ata ishin me origjinë Frigase . Burimet e ruajtura antike thonë që Breukët kanë jetuar në territorin e Panonisë (Pannonia Inferior),
ar 3 

Qendër arkeologjike ne Sirmium krahas rrjedhës  së Lumit Sava . Kurse Straboni  në Gjegrafinë e tij shënon që popujt panon ishin ilirët si Breukët Andizetët, Dicionët ,Pirustët dhe Mezejt e Desidatët. Kurse , sa i përket kufinjëve lindorë at shtriheshin deri në Frushka Gorë në kufi me Amantët e që shtriheshin deri në Sirmium. Sipas të gjitha shënimeve mund të përfundohet  që Breukët kanë jetuar në të dy anën e rrjedhës së Savës ,pra në Kroacinë dhe Bosnën e sotme.Kjo s`është e çuditshme kur dihet se popujt parahistorik dhe protohistorik kanë jetuar në luginat e lumenjve , sepse ato lejonin drejtime të lira të komunikimit nga të cilat edhe janë formuar territoret etnike dhe finore ,kurse lartësitë malore ishin kufinjt në mes tyre. Rreth lumit Sava janë gjetur vendbanime arkeologjike të periudhës së bronzit dhe asaj të hekurit  Mbetjet e Sirmiumit janë gjetur në lokalitetin e sotëm të quajtur Mitrovica e Sremit ,55 km në perëndim të Beogradit ( Singidunumit) dhe largë qytetit Kosolac (Viminacium) vetëm 145 km. Dhe ,gjetjet e vjetra mbi 5000 vjet prK tregojnë se aty kishte jetë të organizuar njerëzore.Rar 1

Kombi ynë, i humbur në kohë

 Nga Fahri Xharra



 Sa më shumë po kalon koha; sa ma shumë po i  afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetvetes. Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet, mos i  numëroni yjet natën se nuk duhet; kështu na thoshin. Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla, bënim atë që na thoshin dhe i përkuleshim mosdijes, e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri. Na janë fshehur gjërat me shekuj, edhe vazhdojnë të na fshihen. Prapë rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje dhe, prapë në frikën nga shpejtësia e informimit, mësimit dhe vetëdijesimit. Terr!

Buajt zhgërryhen e bretkosat ngordhin: 


“Shkuarja ime në Siri ka qenë e bazuar në aspektin fetar, edhe e kam parë se në Siri është filluar lufta mes sunitëve dhe shiitëve cilët (luftë) e kanë filluar shiitët me alevit”.“Duke e parë, ndihmesën që i ka ardhur sektit alevit, nga sektet e tyre që janë shiitët, atëherë unë kam vendosur, i frymëzuar nga Kurani dhe Syneti i Pejgamberit S.A.S., të marr rrugën për t’i dalë në ndihmë atij vendi, ku Allahu dhe vetë Pejgamberi S.A.S., e kanë obliguar çdo mysliman që të marrë pjesë në luftë kundër një zullumqari dhe në luftën kundër qafirëve. Kur them qafirit, po flas për gjendjen aktuale në Siri”, nisi rrëfimin për Radion Evropa e Lirë, një shqiptar i Kosovës, që luftoi si vullnetar në Ushtrinë për Çlirimin e Sirisë, për tetë muaj.( Lufta në Siri dhe shqiptarët e Kosovës ). Sa jemi të informuar se çka dhe pse po ndodhë kjo në Siri?d Kjo është luftë buajsh e cila neve nuk na përket. Të rrimë sa më larg këtyre zhgërryerjeve, se jemi shumë të vegjël t`iu ndihmojmë apo t`iu ç`ndihmojmë. Pse dhe për kë? Dromca  që e bëjnë të përditshmen tonë. 

Pjesëmarrja në luftë:


 “Thënë të drejtën, ashtu si nuk kam dashur te deklarohem për pjesëmarrjen në luftë, gjithashtu nuk kam dashur as te aplikoj për statusin e veteranit të luftës, sepse, siç thash, atë pune nuk e kam bërë për interesa te dynjasë, por thjesht për hatër te Allahut si përmbushje të një obligimi ndaj popullit tim. ...unë kam aplikuar që të më njihet statusi i veteranit te UÇK-së. Është dëshmi për kontribut dhe asgjë tjetër”, ka theksuar Krasniqi për Indeksonline.”  Pse tani “Statusi i veteranit”, kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi në rritje, me ulje të standardit jetësor  dhe me ... me ...? " Gazetat raportojnë sot se kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës me disa bashkëpunëtorë kanë aplikuar për statusin e veteranit të luftës së UÇK-së. Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe disa bashkëpunëtorë të tij kanë aplikuar për statusin e veteranit të UÇK-së, megjithëse siç shkruan “Koha ditore”, nuk kanë bërë as “bam” në luftë! Por myftiu Tërnava, si kontribut në luftë ka përmendur disa mijëra marka e ndihma ushqimore dhe sanitare për refugjatët shqiptarë në zona të ndryshme të luftës. Sipas myftiut, kjo është e mjaftueshme për të marrë statusin e veteranit të luftës.” Standardi i jetës po bie përditë e më shumë dhe ne kemi kohë të kërkojmë: “Por sikur Tërnava për veteran ka aplikuar edhe kryeimami Sabri Bajgora, si dhe komplet Kryesia.” “Unë e thashë, se është dashtë që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së t'i ketë listat e sakta për ushtarët. Por, meqenëse ajo nuk e ka kryer punën e vetë si duhet, atëherë le t'i jepen meritat ashtu siç i takojnë secilit për ta marr titullin veteran, edhe pse ky numër i fryrë krijon mëdyshje të mëdha. Le t'ua arkivojmë secilit meritat që i kanë për atë periudhë shumë të rëndësishme të historisë sonë. Nuk ka të drejtë askush që në emër të meritave të luftës të krijoj  përfitime politike, fetare e materiale në interes te vetin (për vete) apo qe te shkaktoi urrejtje ndërpartiake, ndërfetare e aq mrë pak besimin fetar ta ngris mbi kombin. (Dibran Idriz Gashi)
KosovaPse Rexhep Boja i kishte  këshilluar kolegët e tij hoxhallarë që të mos bëjnë një gjë të tillë.? 


Lufta dhe shkenca


“Vendi i pestë i botës  ku kishte observator ( Observatori megalit ilir-pellazg i para 4 000 vjet),prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit, edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino. Kush e thotë që Kokino ishte Ilire? Sllavët e Maqedonisë jo, por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjie, mjekësore, anije ndërtimtarie; i kishin qytetet e tyre, i kishin mbretëritë e tyre, i farkonin monedhat dhe shpatat e tyre (F. Xharra, Observatori Megalit Pellazgo -Ilir  afër Kumanovës) . Pse tani Kokino?, kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi, me ulje të standardit jetësor dhe me ... me ...? Por  ne duhet të dimë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biem pre e mashtrimeve, vetëmohimeve dhe autozhbërjes.


Lubonja: Vepra e Kadaresë në shërbim të Enverit:


 "E kam konsideruar si një vepër në shërbim të ideologjisë nacional komuniste të Enver Hoxhës. Domethënë ku në një anë glorifikohet e kaluara shqiptare, në një frymë nacionaliste dhe kam parasysh korpus veprash të tëra, dhe nga ana tjetër është edhe pasqyrë e ideologjisë komuniste në kuptimin e të ardhshmes po të kesh parasysh shumë vepra si "Ëndrra industriale", apo romane si "Dimri i madh" etj, etj. Kjo është një ideologji e pushtetit dhe unë kam mendimin që një analizë serioze e veprës së Kadaresë të sjell tek fakti që vepra e tij ka ndjekur hap pas hapi propagandën, këtë ideologji dhe propagandën e kësaj ideologjie në rrjedhën e kohës me disa përjashtime ndoshta"- tha Lubonja.” KADAREJA! E kemi nga ata margaritarët që bota na e ka lakmi .“ Shqipëria me Kadarenë, e ka jetën përpara” – Laurence Cosse (Le Quotidien de Paris,17.03.1982) Shkruanin në Europë. E ende shkruajnë. Po ju? Sipas kësaj që thotë Lubonja, atëherë duhet gjuajtur në mbeturina edhe Vaçe Zelën, Abdurrahim Buzën, Odhise Paskalin, Eqrem Çabejn, Fitnete Rexhën, Mentor Xhemajlin, Aleks Budën. Jo, Jo keq e keni Fatos Lubonja.


 E fshehta e Luftës së Kosovës (1389)

 Milorad Dobriç (Милорад Дерић Тајна Косовског боја )” Para 600 vitesh u zhvillua beteja në Fushën e Mëllenjave dhe deri me sot ende nuk iu kemi përgjigjur se kush e fitoi dhe kush e humbi. Si është e mundur që në të njëjtën luftë vdiqën edhe Cari i Serbisë edhe Sulltani i Turqisë, që të dy ushtritë u mundën dhe në të njëjtën kohë që të dyja dolën fitimtare? Shkruesin e këtij shkrimi (Milorad Dobriçin, pra) e kanë penguar shumë mëdyshje që të japë përgjigje. Përgjigja të imponohet vetvetiu: - kjo s`ka mundur të ndodhë në një luftë të vetme? Duhet të kenë qenë dy luftëra - dy beteja, me dy fate të ndryshme lufte. Kur dhe si? Dihet që ndeshja kishte filluar në orët e hershme të mëngjesit me 28 Qershor 1389, dhe lufta kishte mbaruar në orët e pasdites të së njëjtës ditë, dhe në atë mëngjes u mbyt sulltan Murati. E qau dysh jatagani i kalorësit serb “prej ushkurëve e deri në fyt”. Si mundi që ai kalon nëpër rojet turke dhe askush të mos ia vëren atë “armë të fshehur”? Të fshihet ka mundur vetëm ndonjë brisk i vogël. Por “shqyerja e trupit deri në fyt” me brisk të vogël nuk bëhet. Si arriti kalorësi vrasës tek Sulltani? Vrasja e një Sulltani, nga kalorësi që hyri në çadrën e Sulltanit për t`iu nënshtruar duke ia puthur dorën është pak e pabesueshme.” Sidoqoftë vetë serbët e vejnë në dyshim mundësinë e “heroizmit serb”. E na e shenjtërojmë atë vend të një ngjarjeje, at vend të një konspiracioni që do të zbulohet herë do kur do. 


Frankofonia ( me F të madhe) e përshkruan botën e përbashkët frankofone, dmth vendet e ndryshme ku frëngjishtja është gjuhë amtare apo gjuhë e dytë. Fjala është për shprehje gjeografike dhe një rigrupimi gjeopolitik; kurse Gjermanishtja standarde apo Hoch Deutsch (Gjermanishtja e lartë) e grumbullon dhe e njëson të folmen e mbi 250 dialekteve gjermane, të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Bukur shumë. Një gjë më çuditë se si një popull aq i madh me një përparim aq të madh ekonomik, po ka nga (kohë) të merret edhe me unifikimin e gjuhës. Po tek ne “Abetarja gjithëshqiptare” qenka kundër Kushtetutës së Kosovës.

Zbulohet dokumenti, Pavarësia u kërkua që në vitin 1828 Nga Dritan Egro

zbulohet-dokumenti


 Dokumente të reja mbi përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi. Zbulimet më të fundit nga fondi Hatt-i Hümayün (Arkivi Osman i Kryeministrisë, Stamboll) Qyteti i Beratit është një nga qendrat urbane më të rëndësishme të periudhës osmane. Në këtë fat historik gjatë kësaj periudhe, një rol vendimtar ka luajtur pozicioni i tij gjeografik si qendra kryesore dhe më e fortifikuar e prapatokës së qytetit të Vlorës. Megji-thëse sanxhaku osman emërtohej sanxhaku i Vlorës, qendra administrative e tij ishte Berati.Ky fenomen përbën një rast specifik në historinë e institucioneve dhe administrimit territorial osman. Ai ka lidhje jo vetëm me pozicionin gjeografik të qytetit të Beratit në raport me Vlorën-port, por edhe të Vlorës si çelësi i Otrantos dhe një nga pikat kryesore të planifikuara për nisjen e inkursioneve ushtarake nga Perëndimi kundër Perandorisë Osmane. Për pasojë, qendra e sanxhakut administrativisht u zhvendos nga Vlora në Berat, e bashkë me të edhe elita drejtuese e këtij sanxhaku. Pozicioni gjeografik i Beratit, kur analizohet në raport edhe me viset e tjera të brendshme shqiptare dhe me rrugët e komunikimit dhe të tregtisë e rriti edhe më shumë peshën e këtij qyteti, madje krijoi premisat që ky qytet të njihte atë zhvillim që mund të thuhet se ishte klasik gjatë periudhës osmane. Ndërsa në urdhrat dhe dekretet e sulltanit që niseshin nga Stambolli për të identifikuar këtë qytet, zyrtarisht është përdorur emri Belgradi shqiptar (Arnavud Belgradi), në dokumentacionin që mbahej në vend, autoritetet lokale të tij qytetin e identifikonin thjesht me termin Berat. Ky identifikim ishte më se i nevojshëm për të shquar Beligradin shqiptar nga Beligradet e tjera ku osmanët shtrinin sundimin e tyre: Belgradi i Danubit (Beogradi i sotëm); Stolni Belgrad në Hungari dhe Beogradi i Transilvanisë. Berati shqiptar duke filluar nga mesi i shek. XVIII dhe më pas në gjysmën e parë të shek. XIX ka shërbyer si një nga qendrat më të rëndësishme të politikës lokale shqiptare. I administruar nga krerë të familjes dinastike Vlora, ai u ka rezistuar fuqishëm poleve ekonomike e politike, Shkodrës dhe Janinës, respektivisht kryeqendrat e pashallëqeve të Shkodrës dhe Janinës. Një burim vendës, Alipashaiada  e Haxhi Shehrretit, na dëshmon mjaft qartë se Ali Tepelena, ndërsa ishte një kandidat që mbartte ambicien për të rivendosur autoritetin e të atit, erdhi në Berat për të biseduar me Ahmet Kurt Pashën, dhëndër në familjen Vlora. Aq i rëndësishëm në plan strategjik për mbrojtjen dhe administrimin e viseve shqiptare ishte Berati, sa Ali Pasha ndërsa organizoi mbrojtjen e tij finale, birin e tij të bindur, Myftarin, e caktoi në Berat. Kurse shteti osman në vitet post-Ali Pasha për shkak të peshës që kishte marrë si kryeqendër e përpjekjeve për shkëputje, në dokumente emrin e Beratit e shoqëronte me shprehjen çelësi i Shqipërisë. Fondi Hatt-i Hümayün (Arkivi Osman i Kryeministrisë, Stamboll) është plot me dokumente që pasqyrojnë në mënyrë kronologjike dhe sistematike ecurinë e zhvillimeve politike në viset shqiptare. Në dokumentet e këtij fondi terminologjia e përdorur për të identifikuar zhvillimet politike në trevat shqiptare në vitet ’20 të shek. XIX dhe cilësimet për elitën separatiste shqiptarë janë të njëjta me ato që autoritetet më të larta osmane kanë përdorur për zhvillimet politike që po ndodhnin paralelisht në Peloponez dhe për krerët e kryengritjes greke.akti 1 Vetëm pak pas vrasjes së Ali Pashës, një prej krerëve të kryengritjes greke, Teodor Kollokotroni, i drejton një letër greqisht (dok. 39917-R), ku i kërkon që ata të tërhiqen nga pozicionet e tyre si krerë të trupave luftarake për llogari të shtetit osman (1822). Nga ana tjetër, pinjollë të tillë të familjeve shqiptare si Ismail bej Vlora(gjyshi i Ismail Qemalit), të cilët i ndiqnin nga afër zhvillimet politike në rajon dhe sidomos në Peloponez, u larguan shumë herët nga fronti i luftimeve osmano-greke (dok. 33837 B) dhe më pas, duke parë ecurinë e zhvillimeve politike në Greqinë e re që po lindte, ishte po ai që më 29 nëntor 1828 i dërgon një letër krerëve të tjerë shqiptarë, për t’u mbledhur në qytetin e Beratit dhe për të diskutuar fatin e shqiptarëve në dritën e zhvillimeve të reja gjeopolitike (dok. 21436/A-B): Ky është përkthimi në osmanisht i letrës së Ismail bej Vlorës dërguar Hasan Agës dhe Abdyl Agës, shkruar në datën 29 të muajit Te?rin-i Sani /  29 nëntor 1828: Pas komunikimit të rangut tuaj, po ju bëj me dije se, ngaqë guvernatori i Rumelisë është vënë së tepërmi në pozitë të vështirë me fillimin e sulmeve nga të gjitha anët prej komitëve grekë, shqiptarët kanë ardhur nga çdo anë dhe janë grumbulluar në Janinë, dhe prej këndej, nën drejtimin e Sulejman bej Konicës, Tahir aga Abazit, Veli aga Grebenesë dhe agallarëve të tjerë, janë urdhëruar të veprojnë mbi komitët e lartpërmendur. Meqenëse qëllimet dhe veprimet e guvernatorit të lartpërmendur ndaj Shqipërisë janë të mbrapshta, për ta vënë valiun në gjumë (le të shkojmë në Janinë), dhe për të qarë hallet e Shqipërisë, ashtu siç do mblidhemi atje, të shkojmë në qytetin e Beratit për të projektuar dhe miratuar (qëndrimin që duhet mbajtur për) të ardhmen e Shqipërisë. Vetëm se (në Berat duhet shkuar) me një kusht që të gjithë ne (të paraqitemi si) bij të lirë dhe të çliruar prej çdo lloj varësie. Guvernatori i Rumelisë ne të mos na çojë në Virlestene (Velestino ?), ndërkohë që qëllimi i tij është të na përdorë sikur të ishim në situatë mobilizimi të përgjithshëm (ushtarak) të Rumelisë, dhe të na mësojë (se si duhet të reagojmë; këtë e bën) ngaqë ju jeni paria e vendit dhe njerëz që u shkon fjala në Shqipëri. Mos u nxitoni për t’i shkatërruar dhe asgjësuar komitët (grekë), pasi sikurse e dimë të gjithë, ajo që po ndodh me punët e grekëve do të na ndodhë edhe ne. Që punët e popullit shqiptar të rregullohen ashtu siç duhet dhe të merren nën kontroll të plotë, jam marrë vesh dhe kam rënë në një fjalë me Silahdar (Zylyftar) Podën, me anë të një gruaje që është kushërirë e jona. Ngaqë edhe ju jeni pjesë e parisë së Shqipërisë, hapini mirë sytë për të mbrojtur atdheun/vatanin tonë. Kështu që, kur punët e Shqipërisë të rregullohen dhe të merren nën garanci dhe kur t’i kemi zgjidhur të gjitha problemet tona (me shtetin osman), me ndihmën e Zotit të Madh i rregullojmë ne punët e grekëve. Po ju shkruaj që jam në pritje të përgjigjes suaj për këtë problem. Me shkallën e njohjes që kemi deri më sot, Kuvendi i Beratit, i dhjetorit 1828, duhet shënuar si tentativa e parë e organizuar e elitës shqiptare për shkëputje nga shteti osman dhe për krijimin e një shteti shqiptar. Ky dokument na dëshmon se në këtë moment delikat edhe elita shqiptare e kohës po kërkonte rrugët dhe mënyrat për një pozicionim të ri të shqiptarëve, ndërsa kishte filluar procesi i ribërjes së rajonit, proces që do të zgjaste më se një shekull. Në këto kushte, është shumë e rëndësishme të perceptojmë dhe të vlerësojmë drejt shkallën e emancipimit politik të elitës shqiptare: ky emancipim është i një natyre të veçantë për shkakun se ndonëse me osmanët elita shqiptare ndante të njëjtin besim fetar dhe gëzonte pushtet ekonomik, politik dhe ushtarak nën ombrellën osmane, ky dokument dëshmon se përfaqësues të saj qartazi mendojnë për shkëputje nga Perandoria Osmane. Madje, edhe termi vatan, i përdorur në këtë letër, nga një term tradicionalisht i përdorur në gjuhën politike të Islamit në kuptimin atdhe i myslimanëve, në këtë dokument përdoret me kuptimin atdhe kombëtar (patria). Ndoshta ky dokument është nga të parët në gjuhën politike osmane kur ky term pëson një ndryshim të tillë semantik. Elita shqiptare kishte më shumë se një shekull që de facto e kishte “shijuar” etapën e vetëqeverisjes nën ombrellën osmane. Vetë pashallëqet në këtë aspekt ishin modeli ekstrem i vetëqeverisjes së realizuar nga individë (Ali Pasha) apo familje (Pashallëku i Bushatllinjve). Ndërkohë, mbiemrat e shumë personaliteteve të kohës që përmenden në këtë dokument, në fakt janë mbiemrat e familjeve të mëdha shqiptare, pjesëtarë të së cilave morën përsipër përmbushjen e misionit kombëtar dhe ngritjen e shtetit shqiptar.

Edhe pse deri më sot, arkeologët dhe historianët shqiptarë i referohen shkrimit të lashtë Ilir, si shkrim “shqip” por me alfabet grek!!!

mbishkrimi-ilir-q-i-tremben-arkeolog

A është e vërtet kjo? Pa dashur të zgjatemi po ju paraqesim një fakt të padiskutueshëm të identitetit shqiptarë Ilir që në lashtësi! Kjo fare lehtë mund të faktohet në mbishkrimet mesapike... ku duket qartë përdorimi i germave jo “helene” ku veçojnë R-ja, F-ja dhe A-ja Ilire, të cilat stolisin këtë mbishkrim të lashtë, por që në fakt dëshmojnë qartësinë e shqipes së shkruar që në lashtësi./alb-observer.com/ Në këto mbishkrime duket qartë fjala Bilifa... që sipas gjasave bëhet fjalë për Ana Aprodita e bija e Alfekos... dhe vijon! Por, duhet theksuar se mbishkrimi i përket shekullit të 3-të para erës së re! Dhe i rikthehemi pyetjes: - A nuk është më e pastër se kurrë kjo shqipe e shkruar?AnaAna 1

PËRFUNDUAN XHIRIMET E FILMIT ZVICERAN MBI SHQIPTARËT




Këto ditë përfunduan xhirimet e filmit Dokumentar Zviceran qe flet mbi shqiptarët “Welcher bisd du” ( Cili je ti ) ne regji dhe skenar te regjisorit Valton Jakupi dhe Producent Felix Baumgartner dhe Valton Jakupi. Ky film projektin e tij ka filluar qysh para një viti sepse është film që financohet nga Komuna e qytetit Wil, dhe Departamenti i brendshme i Kantonit St. Gallen, dhe një ndihmë ka dhen edhe Migros. Filmi ju besua ta punonte Teatri Antika dhe International Film Europe Swiss me regjisorin dhe Producentin Valton Jakupi, në bashkëpunim me Produksionin New Vizion me kameraman Blerim Isenin. Filmi tregon karakteret e ndryshme të shqiptarëve, dhe domethënia e këtij filmi është se shqiptaret edhe pse janë këtu me shumë vite kanë arritur të integrohen dhe të shkollohen dhe që kontribuojnë edhe në shtetin zviceranë. Po ashtu në këtë film janë mendimet e Presidentes së qytetit Wil, zyrës për Integrim si dhe shumë personalitete të tjera, se çka mendojnë për shqiptarët dhe sa janë të integruar shqiptarët këtu. Sipas Producentëve Valton Jakupi dhe Felix Baumgartner, filmi është xhiruar në teknologjinë HD dhe sipas Producentëve së pari premiera do të jepet në Kinë ma Zvicër dhe në të gjitha shkollat Zvicerane, pastaj do të udhëtoj në festivale të filmave Europian. Në këtë film ka pjesë edhe artistike ku aktorët Shukri Ademi, Blerim Abazi, luajnë një skenë të emigrantëve të ardhur në kohët më të hershme në Zvicër, kurse Lorik Jakupi, Altin Bektashi, Ensar Rashit, luajnë rolet e fëmijëve që sot fëmijët tanë shqiptare janë të integruar ne Shoqërinë Zvicerane. Kurse sipas Organizatores së Filmit njeherit e është edhe Antare në Komisionin për Integrim pran Komunës së qytetit Wil, shprehet se rrjedha e filmit ka ecur mirë, përkundër pengesave të motit, sepse në disa ditë është dashur ta ndërpresim xhirimet shkaku i shiut që pengonte në xhirime, por prapë kemi arritur me kohë ti kryejmë xhirimet, janë ndarë e kënaqur me stafin punues dhe me regjisorin dhe Producentët. Është krenari të punohet me një Ekip Profesional të filmit dhe që nuk ndien lodhje aspake. Ky film do të tregoj realitetin e shqiptarëve, e jo qe ndokush mendon se shqiptaret jemi vetëm klasë punëtore e thjesht, prandaj kam dashur ta punoj këtë film me dëshirë të madhe dhe të jap mesazh se shqiptarët janë të integruar dhe sot janë në poste udhëheqëse vendimmarrëse edhe ne shtetin Zviceran kështu u shpreh Regjisori i këtij filmi Valton Jakupi. Pyetur Regjisorin Valton Jakupin, për projekte të ardhshme, na bënë të ditur se pas këtij filmi, është në planë filmi dokumentar që do të ketë temën e KANUNIN ndër Shqiptarët dhe do te bëhet një film që ta kuptojnë edhe shtetasit Zviceranë çështjen mbi Kanunin.Zvicer

Një shembull që ia vlen të publikohet ne Floripress


 Shkrimtari Mhill Velaj në SHBA, mblodhi kontribute në Kosovë dhe Amerikë dhe gëzoi me shtëpi të re familjen e poetit të ndjerë, Tahir Desku në Prishtinë. A mund të ndihmohen edhe familje të tjera të varfëra? Çoni ndërmend shënjtëreshën me gjak shqiptar, Nënë Terezën, që nuk u tërhoq kurrë nga ushtria e madhe e të varfërve dhe e të sëmurëve. Deklarata e saj: “Do t’i shërojmë të gjithë, Një e nga Një”, duhet të na e nxisë kurajon dhe vendosmërinë…/

DIELLI

Me iniciativën e aktivistit të komunitetit shqiptaro –amerikan, shkrimtari , poeti dhe publicisti Mëhill Velaj, ndërmori një aksion për blerjen e një banese në Prishtinë për familen e shkrimtarit të njohur, bohemit,Tahir Desku, ish kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, autor i disa librave, gazetar i disa gazetave të kohës, kontribues në gazetat “Dielli” e ”Illyria” ne SHBA, ka ushtruar shume funksione te ndryshme në institucione kulturore të Kosovës. Poeti Desku jetoi disa vite në SHBA.U kthye në atdhe për t’u bërë pjesëtar i UÇK, reporter në vijë të parë të luftës. Në atdhe e gjeti vdekja në një aksident automobilistik.

Familja gjashtë anëtarëshe e Tahir Deskut ka pasur nevojë për një strehë banimi dhe kjo u arrit në sajë të angazhimit të zotit Mhill Velaj dhe Shqiptarëve të Amerikës dhe Kosovës që familja Desku sot të gëzojnë një banesë 60 metra katrore në zemër të Prishtinës. Shumë nga ata që e dëgjuan Mhill Velaj të endej nëpër komunitet duke u mbushur mendjen bashkadhetarëve se kjo nismë mund të realizohej, patën shprehur mosbesim se mund t’ia arrinte, por z. Velaj me qetësinë dhe vendosmërinë e tij arriti që t’i bindë se kjo ishte e mundshme. Ai u tregoi bashkadhetarëve faktin se kjo familje jetonte skajshmërisht keq dhe ishte e pa strehë.Si mund të lihej në atë gjendje familja e poetit që sakrifikuar gjatë Luftës?

Velaj nuk e akuzon askënd, as shokët e luftës as Shtetin e Kosovës se sic thotë ai janë të varfër për momentin.Mblodhi si bleta nektarin familje në familje dhe ia doli që të grumbullojë shumën e nevojshme për blerjen e një banese në Prishtinë, gjë që e gëzoje shumë familjen e të ndjerit Tahir Deskut. Shtëpia u ble në një zonë të mirë, në qendër të Prishtinës.Velaj i falenderon të gjithë ata që kontribuan me shuma të mëdha e shuma të vogla parash.Me rëndësi eshte fakti se u arrit qëllimi i caktuar.Pa bërë shumë zhurmë e bujë, me durim dhe ashtu heshturazi Velaj trokiti në zemrat e bashkatdhetarëve dhe ia arriti qëllimit.Edhe kur e kundërshtonin qëllimin e tij ai nuk ndalej, por vazhdonte trokiste tek të tjerët. Sot ndjehet i kënaqur që ka arritur të bëjë dicka për një familje që jetonte në kushte tepër të vështira. Këtu në SHBA ,Velaj falenderon të gjithë ata që kontribuan emër për emër. Një falenderim të vecantë ai ia drejton famullitarit të Kishës Zoja e Shkodres ne NY, Don Pjeter Popaj, i cili bëri të mundur që në Kishën Katolike shqiptare të bëhej një fushatë per t’i ardhur ne dnihme familjes Desku. Velaj falenderon të gjithë personat që e përkrahën. Ai informon gazetën Dielli se një pjesë të mirë të të hollave, gati një të tretën, i mblodhi në Kosovë . Bashkeshortja (e veja) e Tahir Deskut kishte kursyer 8000 Euro dhe u tregua e gatshme që t’ia dorzonte të gjitha z. Velaj, shumë së cilës ai i shtoi ndihmat që mblodhi. Mëhilli tërhoqi në këtë nismë edhe shumë të tjerë, të cilët u bënë pjesë të këtij aksioni humanitar. Në Klinë të Kosovës ai ngriti një komision, që i dhe ndihmë të konsiderueshme në nismën e e ndërmarrë. Të gjithë i falenderon që iu bashkëngjitën dhe e ndihmuan dhe nuk kursyen kohën dhe mundin. I falenderon të gjithe ata: Sejdi Raci,Kolë Prenaj,Aziz Desku e Miftar Krasniqi.

E pyetur ne telefon nga gazeta Dielli, zonja Hajrie Desku, se çfarë kishte për të thënë për ata që e bënë me shtëpi të re, ajo u shpreh ; I falenderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuan në këtë aksion dhe e bënë të lumtur familjen time dhe sot falë Zotit dhe mirësisë të njerëzve me shpirt të mirë, e kemi një banesë në Prishtinë dhe më duket se po m’i lehtëson vuajtjet që kam përjetuar.Mëhill Velaj u gjet tamam si prind në familjen tonë dhe vërtetoi dhe njëherë se Tahir Desku nuk ka vdekur por jeton në zemrat e miqëve e dashamirëve të tij.

Ndërsa vajza e Tahir Deskut, 13 vjeçarja Fitore, u shpreh përmes telefonit: – Nuk gjejë fjalët e duhura për t’iu falenderuar të dashur bashkëkombas,miq të babait tim.Kurrë nuk do t’i harroi shokët e babait,unë sot jam fëmijë i lumtur si shokët e shoqet e mia,kam një kënd në banesë ku mund të fle, të luaj e të mësoj.

Arbëri, djali i vetëm i kësaj familjeje e shprehu mirënjohjen me këto fjalë; Tani jemi bindur se Zoti vonon po nuk harron, unë ndjehem i qet’, kam mundësi t’i vazhdoj studimet, miqtë e babait nuk do t’i harroj kurrë. Ndërsa, vajzat Ardiana,Valtrina dhe Mërgimja atë ditë kur telefonuam në familjen Desku kishin shkuar për vizitë në banesën e re, u shprehën për Gazetën DIELLI; Nipërit dhe mbesat e Tahirit do ta kenë një mundësi ma shumë për të ardhur në vizitë tek mamaja jonë, që na ka rritur dhe edukuar me shumë vështirësi.Njëherit falenderojmë me shpirt dhe babaine ndjerë, me të cilin mburremi me veprat e tij.

Një shembull i veçantë ky i Mëhill Velajt, që të fut në mendime për fisnikërinë e e shpirtit njerëzor, që nuk sheh vetëm jetën e vet, të njeriut që mendon për të tjerët që nuk mund ta jetojnë jetën normalisht nga që nuk i kanë kushtet, qoftë ato më elmentaret. Mëhill Velaj duhet ta ndjejë shpirtin ngrohtë për miresinë që bëri sepse i dha mundësi që të jetojë normalisht; gëzoi anëtarët e saj, dhe mori mirënjohjen e dhe ebkimin e tyre. Po sa familje të tilla ka në Kosovë e Shqipëri, Malësi e Luginë të Preshevës, në Maqedoni, kudo ku jeton gjaku ynë? Sa mirë do të ishte që ashtu si Mëhill Velaj t’ua paksonim pak nga pak vuajtjet! Ne shqiptarët duhet t’u ndihim bashkadhetarëve tane, sidomos atyre të Kosovës sepse ata kaluan një shekull vuajtjesh dhe Lufta për Liri, shumë nga ata ia ka lënë në varfëri. Po ata, të varfërit janë shumë. Do të thotë ndonjë që sheh vetëm hallet e jetën e vet. Po dhe ne jemi shumë këtu në Amerikë apo në Europë, sikur nga pak të dhurojmë, bëjmë mijëra dollarë. Humanizmi ynë duhet të orientohet e frymezohet nga trashëgimia që na la Nëna Jonë Terezë. Gjithë bota I mban në mendje mësimet e Shënjtëreshës sonë, Nënës së Përbotshme, me origjinë e gjak shqiptar. Si? Janë shumë? Po ju sjell ndër mend Nënën Terezë, kur e pyetën në praninë e qindra e mijëra njerëzve rrugëve të gërbulur e të përfshirë nga sëmundjet e shumta , ajo deklaroi ; Do t’i shërojmë të gjithë, Një e nga Një.

Andaj dhe ne të gjithë me shembullin e Mëhill Velaj dhe me ndihmën e njerëzve me zemër të madhe t’i shërojmë dhe familjë të tjera që kanë po të njëjtin fat si kjo familje e Bohemit Tahir Desku.(Korresp i Diellit)

Lista emerore e të gjithë Kontribuesve; Mëhill Velaj i ka ndarë në këtë mënyrë;



KONTRIBUT I ARTË;



Hajrie Desku,8000 euro

Sylejman Selimi ,2500 euro

Vëllezërit Bytyqi,3000 $

Hajdar Bajraktari,2000 euro

Familja “Pizza”,1500 $

Vezire e Ragip Krasniqi,1100 euro

Sejdi Raci, 1000 euro

Naim e Ardiana Musliu,1000 euro

Bujar Morina”Nora”,1000 euro

Lushe Gjuraj(motra e M.Velaj) 1100$

Burim Krasniqi,1100 $

Zef Balaj,1100 $

TE ARGJENTE;

Gjon Lleshaj, 1000 $

Dode Preçi Curanaj , 1000$

Halit Raci,1000$

Agim e Arianit Krasniqi ,1000$

Rrustem Gecaj,1000$



TE BRONZTE



“Benita” Kompani ,5oo$

“Ginza” Kline,500 $

Kole Cacaj,500$

Nike (Gjergji)Kalaj,500$

Luigj Shkreli,500$

Vuksan Vuksanaj,500$

Rame Shala,500$

Mark e Mhill Perlleshi,500$

Nikolle Vataj,500$

Hasan Racaj,500$

Nderim Balidemaj,5oo$

Imer Berisha,500$

Cene Krasniqi,500$

Syle Lajçi,500$

Shaqir Gashi,500$

Leon Gjonaj,500$

Xhevdet e Shefqet Ukaj,500$

Mark Gjonaj,500$

Martin Rrasi,500$

Tush Lleshaj,500$

NGA 300$

VESA TRAVEL,300$

Besim Malota,300$

“Agrobutrinti”Kline,300 euro

Islam Raci”Hotel”Ujevara”,300 euro

Gjeto Gjonlekaj,300 $

Leke Gojani,300$

Nga 25o$

Valdet Racaj,250$

Rasim Racaj,250$

Ismer Mjeku,250$

Muhamet Dautaj,250$

Nga 200$

Paloke Rudaj,200$

Ndoc Simolacaj,200$

Naim Krasniqi,200$

Vuksan Vataj,200$

Gjergj Dedevukaj,200$

Luan Berisha,200$

Pjeter Gashi,200$

Sinan Tafilaj,Kline,200 Euro

Flamur Mushkolaj,200 $

Pashk Berisha BKB,200$

Sylejman Gashi,Kline,150 euro



DHURUES ME NGA 100$,60$,50$,40$,30$ e 20$



Leke e Pashko Gojçaj

Zef Selca

Agim Thaqi

Shaqir Krasniqi

Viktor Curanaj

Selim Balidemaj

Hasan Berisha

Beqir Balidemaj

Sinan Kamberaj

Sylejman Gashi

Avdi Gjini

Pal e Margita Ndrecaj

Xheladin Shala

Mikel Mataj

Perparim Krasniqi

Mirvad Musaj

Anton Gjokaj

Fadil Lipaj

Leke e Gjon Duhanaj

Don Anton Kqiraj

Armens Shaba

Sami Gashi

Haxhi Gashi

Janez Krasniqi

Gjergj Karaqi

Mark Shkreli

Prend Ndoja

Fran Shala

Prel Sinishtaj

Zef P.Curanaj

Adnan Memeti

Brahim Desku, Kline

Baci Petroll,Kline

Bytyqi company,Kline

Avdi Abazi,Kline

Pren Prenaj,Kline

Pren Hicimi,Kline

Fidanishtja “Bytyqi”Kline

Zef Perndoca

Nail Spahiu

Bruno Selimaj

Memet Raci

Driton Gecaj

Selman Ukaj

Nikolle Juncaj

Gjon Sylaj

Preke Curanaj

Valmir Kuqi

Hil Popaj

Filip Uka

Fran Selca

Kristofer ?

Xhevdet Gashi

Halit Gjocaj

Isuf Nezaj

Sami Shaba

Faik Berisha

Anton Ulaj

Pashk Bytyqi

Preke Vataj

Syle Berisha Kline

Gjin Duhanaj,Kline

Gjoke Prenaj,Kline

Dr. Augustin Selmanaj,Kline

Muhamet Desku,Kline

Shefqet A.Desku,Kline

Dalip Greca

Agim Rexhaj

Ramiz Muja

Gjon Buçaj

Arben Berisha

Rame Osmanaj

Nikolle Curanaj

Nikolle Grishaj

Nikolle Gj. Curanaj

Kreshnik Smajlaj

Veton Gojani

Augustin Cutaj

Franush Kciraj

Vasel Shkreli

Gjelosh Vukaj

Rrok T.Selca

Kanto Elezaj

Ilir Shala

Fehmi Gashi

Llesh Smajlaj

Leke Rukaj

Vjeko Cotaj

Gjoke Gojçaj

Tome Gojçaj

Gjoke Selca



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...