2013-07-04

Hajredin Kuçi heq dilemat: S’ka amnisti për kriminelët



Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është munduar edhe një herë të mërkurën që t’i heqë dilemat për Ligjin e Amnistisë. Ai tha se nuk do të ketë amnisti për personat që janë në kërkim ndërkombëtar, as për personat që kanë kryer lëndime trupore, gjithashtu nuk do të amnistohen krimet e luftës.

Këto komente Kuçi i bëri në një takim më kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi. Ai tha se po të ishte vetëm në dorën e tij Ligji për Amnisti do t’i amnistonte të gjithë që nga Qershori i vitit 1999.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos keqpërdoret ky ligj. Nuk do të amnistohen as emrat e përveçëm, nuk do të amnistohet askush që ka bërë lëndime trupore ose vrasje qoftë të personave zyrtarë, qoftë të personave të pozitave të ndryshme politike apo tjetër, nuk do të amnistohen as personat që janë në kërkim ndërkombëtar që nuk i janë përgjigjur drejtësisë, nuk do të amnistohen krimet e luftës”, është shprehur Kuçi.

Ndër të tjera zëvendëskryeministri ka thënë se ka qenë propozimi i tij personal që të miratohet Ligji për Amnisti më 2/3 dhe jo si ligjet e tjera, dhe te gjitha këto siç ka thënë Kuqi i ka bërë mbi bazën e veprave e jo të etnicitetit.

“Unë kisha me qenë edhe më human si Ministër i Drejtësisë, dhe do të shkoj deri më 10 për qind për gjithë ata që janë në vuajtje të dënimit, dhe të mos mendojë dikush që po bëjmë diçka të veçantë, por po ashtu kur i jap mendimet i kam parasysh edhe familjet e viktimave, dhe unë e bëjë një balancë në mes të këtyre dy çështjeve, dhe nuk me pëlqen që ata që folin më të burgosurit duke ju premtua ndryshe dhe mediave që falin ndryshe”, ka thënë Kuçi.

Ndërsa sa i përket takimit me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, Kuçi ka thënë se buxhet jo i mjaftueshëm ka bërë që pensionistët të lihen pak anash edhe pse ka ekzistuar vullneti politik. Ai ka lënë të hapur mundësinë që gjatë raundit në vijim të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të rregullohet edhe çështja e pensionistëve.

Ndërsa Shabaj Kajtazi është shprehur mjaft i kënaqur më përkrahjen që u ka dhënë Ministria e Drejtësisë duke ua rritur rrogat vit pas viti. “Ne mendojmë qe ligjet të miratohen dhe njëherë e përgjithmonë të zgjidhet çështja e pensioneve në mënyrë institucionale me akte normative”, ka thënë Shabani.

Mbyllet universiteti fantom i Prizrenit



Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për mbylljen e institucionit dhe ndalimin e menjëhershëm të punës arsimore–shkencore të institucionit të arsimit të lartë privat “Universitetit Ndërkombëtar të Prizrenit”, me seli në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Mashtrim’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’.

Me 1 korrik 2013, rreth orës 11:00, Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion - Prizren, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar se ka kryer veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’, njoftoi policia. Hetuesit policorë së bashku me inspektorët e arsimit të lartë, pranë Ministrisë së Arsimit kanë bërë kontrollimin e dokumentacionit në lidhje me licencimin dhe akreditimin e të ashtuquajturit “Universiteti ndërkombëtar i Prizrenit”.

Gjatë kontrollit ka rezultuar se universiteti në fjalë nuk ka qenë i licencuar as i akredituar dhe që nga viti 2010 ka bërë regjistrimin e parë të 72 studentëve të vitit akademik 2010/2011 për studime bachelor dhe master, duke iu premtuar se studimet do t’i përfundojnë në këtë universitet në Prizren.

Ky universitet fillimisht kishte filluar si filiale e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, e pastaj në vitin 2011 ka bërë regjistrimin e 14 studentëve për vitin akademik 2011/2012, si Universitet Ndërkombëtar i Prizrenit, i cili kishte marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin shtetëror “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Shqipëri.

Të gjithë studentët janë mashtruar dhe në fund i ka detyruar ata që t’i vijojnë studimet në Strugë, Maqedoni, dhe viti i dytë akademik i kryer në Prizren nuk u është njohur studentëve nga Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit, kështu që janë detyruar t’i vijojnë studimet në Elbasan,Shqipëri, ku si pasojë studentët janë mashtruar dhe janë dëmtuar financiarisht.

Vlera e mjeteve (parave) të pranuara nga studentët, që kanë qenë të regjistruar në këtë universitet, arrin shumën prej 255,400.00 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind) euro, mjete këto të fituara me veprimtari të kundërligjshme, e që bie ndesh me Ligjin mbi arsimin e lartë.

Gjithashtu të hyrat nga regjistrimi i studentëve nuk janë paraqitur pranë ATK-së, gjë që dyshohet edhe për veprën penale ‘Shmangie nga tatimi’.

Për të gjitha veprimet hetimore është informuar Prokuroria Themelore në Prizren, ku me vendim të së njëjtës i dyshuari D. G. është ndalur për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore. 

Ambasadoren amerikane në Prishtinë z. Tracey Jacobson e lëndoi sigurimi



Kundërshtarët politikë të Lëvizjes “Vetëvendosje” e kanë përdorur dështimin e sigurimit të ambasadores amerikane, Tracey Jacobson, për ta etiketuar këtë subjekt politik si antiamerikan dhe si lëvizje që sulmon përfaqësues diplomatikë.

Kështu ka deklaruar të mërkurën deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, i cili ka thënë se aktivistët e kësaj lëvizjeje gjatë javës së kaluar kanë bërë përpjekje që t’i ndalojnë deputetët që të mos futen në Kuvend, në mënyrë që ta parandalojnë ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, por jo edhe të ambasadorëve ndërkombëtarë.

“Kundërshtarët tanë politikë e kanë qitur jashtë kontekstit prej asaj që ka ndodhur. Por ambasadorja ka ardhur në një kohë, ata (protestuesit) nuk e kanë ditur, ajo ka dalë nga vetura, sigurimi vet ia ka lënduar dorën. Mendoj që edhe ambasadorja nuk është dashur t’i japë aso përmasa. Vetëvendosja kurrënjëherë s’ka qenë kundër asaj si individ, ose kundër ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ambasadorja Jacobson po bie në gracën e kundërshtarëve politikë të “Vetëvendosjes”, Krasniqi ka thënë se këtë grackë e ka hapur ish-ambasadori Christofer Dell, ndërsa ka lavdëruar diplomaten amerikane se ka bërë punë shumë më të mirë sesa paraardhësi i saj.

“Megjithatë ajo nuk po mund të dalë nga ai vurbulli anti-Vetëvendosje që është krijuar në një rreth të caktuar”, ka thënë ai.

Krasniqi, i cili ka mbi njëzet vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se duhet të analizohet mirë situata që ka të bëjë me rastin e diplomates amerikane, ndërsa ka theksuar se në vendet demokratike është policia e shtetit ajo që duhet të kujdeset për sigurinë e diplomatëve.

“Ne kemi pasur rastin (në SHBA) kur kemi protestuar para ambasadorëve të caktuar, kundër liderëve të caktuar, në Nju Jork, ose diku tjetër kur kanë ardhur lider të caktuar. Për shembull, dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë që të protestojnë kundër individëve të caktuar, por është siguria ajo që merret me ta. Mbrojtja e afërt, shteti merret me sigurinë e korit diplomatik edhe mysafirëve”, ka nënvizuar ai.

Këto komente deputeti Krasniqi i ka bërë pasi ka përfunduar mbledhja e rregullt e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, të cilin e drejton ai.
Në këtë mbledhje është marrë vendim që të formohet grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë, kryesues i të cilit është caktuar deputeti Fadil Demaku, ndërsa anëtar deputetët Haki Demolli, Burim Ramadani dhe Duda Balje.

NËNA TEREZE NË LETËRSINË E SOTME SHQIPE

Flori Bruqi

Është me rëndësi të theksohet se personaliteti i Gonxhe Bojaxhiut, gjegjësisht i Nënë Terezes, humanistes shqiptare më të njohur në botë, u ka sherbyer shumë shkrimtarëve, poetëve dhe prozatorëve si një model për prototip të përsonazhit që përban tiparet ekskluzive të altruizmit dhe humanizmit.

Zakonisht në letërsinë shqipe si tekst, si amëz tematike gjithnjë ka sherbyer monografia: NËNA JONË TEREZE e Dr. Lush Gjergjit si dhe veprat e tjera të po këtij autori, që i përkushtohen Nënë Terezes.

Kjo shenjtëreshë, jo vetëm e kombit tonë, ka qenë dhe mbetet gurrë frymëzimi dhe trajtimi artistik edhe në letërsinë e sotme shqipe, veçanërisht n`atë të Kosovës që nga vitet e 80-ta e këtej, ndërsa pas viteve të 90-ta edhe në poezinë shqipe të autorëve nga Shqipëria.

Për më tepër, kjo figurë engjëllore, si përsëdytje e Krishtit mbi tokë (V. Zhiti), gjeti një trajtim të denjë artistik edhe në shkrimet shqipe, e sidomos te një pjesë e prozës të autorëve si Martin Camaj, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Kadriu, Nebil Duraku, Zejnullah Halili ,Flori Bruqi,Frrok Kristaj,Gani Gjafolli,Iljaz Prokshi,etj. Natyrisht, këtu, pa harruar edhe prozën antologjike: Hyjneshë e rranjës sonë të Pal Duka Gjinit alias Daniel Gjeçajt, Legjionet e të sëmurëve të Beqir Musliut, romanin: Qerrja e dritës të Ibrahim Kadriut, unë do t`i veçoja, megjithëatë, monografitë: NËNA JONË TEREZE (1980) (e ribotuar disa herë) dhe atë: NËNA E DASHURISË (2000) të Dr. Dom Lush Gjergjit, që përndryshe është një personalitet i fuqishëm krijues, tashmë i njohur jo vetëm në hapësirën kulturore mbarëshqiptare, por edhe më gjërë.

Përveç në prozën artistike dhe atë dokumentare (të letrarizuar), figura e Nënë Terezes ka gjetur trajtim të veçantë në poezinë e sotme shqipe.

C`është e vërteta, poezia e sotme shqipe e Kosovës kushtuar Nënë Terezes, edhe ajo që është prezantuar në librin antologjik: LULE PËR NËNËN (1985) të Dr. Dom Lush Gjergjit, përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën italiane nga poetja arbëreshe Kate Cukaro, por edhe poezia e botuar në dhjetëvjetëshin e fundit, nëpër libra, gazeta dhe revista në gjuhën shqipe, të kujtojn zemrën e madhe të nënës shqiptare, rënkimin e saj asket, zhuritjen e zjarrit që shuhet madhërisht, njëherit të përkujton besimin e madh të Nënë Terezes në Hyun, dashurinë për Të dhe nevojën që kjo dashuri të zbatohet e të mbretëroj midis njerëzve.

Kjo poezi kështu na del edhe si shqiptim e dëshmi e besëlidhjes shpirtërore artistike e poetëve tanë dhe e Nënë Terezes veçmas, me dritën dhe dashurinë e hirit të Zotit, besëlidhje me frymëzimin hyjnor dhe me të vërtetën hyjnore, që kanë një kuptimësi dhe një rëndësi të pazëvendësueshme për jetën e njeriut.

Së këndejmi, nëpërmjet trajtimit në poezi të figutës së NËNË TEREZES, të së vërtetës e të dashurisë së Hyut dhe të vetë Nënë Terezes, në të vërtetë shprehet qenësia e jetës ungjillore, e besimit, gjakohet dhe njëherit përligjë në artin e fjalës shqipe e madhërishmja dhe bukuria shpirtërore-metafizike (e Nënë Terezes).

NËNA TEREZE E SHQIPËRISË, e nominuar kështu në një botim të veçantë poetik të Kadri Manit (1998), do të këndohet me një frymëzim dhe përkushtim të madh nga poetët tanë të njohur si: Azem Shkreli, Ali Podrimja, Enver Gjergjeku, Mark Krasniqi, Din Mehmeti, Qerim Ujkani, Mirko Gashi, Abdylaziz Islami, Flori Bruqi,Musa Ramadani, Jakup Qeraja, Basri Qapriqi, Hasan Hasani, Ramadan Musliu, Sarë Gjergji, etj. Për më tepër kjo NËNA E JONË DHE NËNA E BOTËS, në vargjet poetike shqipe me të drejtë do të nominohet: Lule e trollit tonë (Mark Krasniqi), Qerre e diellit (Din Mehmeti), Zemër Nositi (Qibrije Demiri), Shpirt i gjallë (Ramadan Musliu), Zemra më e madhe e këtij rruzullimi (Musa Ramadani), Fishekzare e mirësie (Agim Deva), Det mirësie (Resmije Kryeziu), Mirësi (Ibrahim Kadriu), Dritë e Zjarrit tonë (Isak Ahmeti), Nëna e moteve (Sarë Gjergji) etj.

C`është e vërteta këta poetë, me vargjet e tyre kushtuar NËNËS TONË DHE NËNËS TË BOTËS kanë vënë një gur të çmueshëm në themelet e kulturës shirtërore të popullit shqiptar, që në këtë moment dhe në këtë mënyrë lidhet për emrin e Nënë Terezes, ashtu siç lidhet, për dhembull, një pjesë e mirë e poezisë dhe prozës sonë për emrin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut - dy figurat më të mëdha që populli i ynë i ka dhënë njerëzimit...

http://floart.blogspot.com/2006_09_01_floart_archive.html#115867452640737153

2013-07-03

ZENEPJA E PAEPUR…


40 vjet më parë  janë diplomuar gazetarët e parë të dalë nga radhët e universitetit shqiptar.
Mes tyre ishin dhe këta pesë vajza : Iliriana Hysi, Albana Melyshi, Dolorez Sinica, Teuta Shahini dhe Zenepe Luka, e ardhur nga fshati më malor i Librazhdit malor, por edhe më i bukuri prej të gjithëve, Dardha. Pjesa tjetër, djem, mes të cilëve edhe stari i gazetarisë vizive dhe analisti brilant Virgjil Kule.
Duke analizuar aprimavista zhvillimet e Shqipërisë postkomuniste, na rezulton se përplasjet e paprecedenta partiake apo mes pozitës dhe opozitës, janë paraprirë apo janë shoqëruar pandërprerë nga përplasjet e gazetarëve. Nga më të bukurat e gazetarisë mbarëshqiptare kanë qënë këta përplasje në vitet ’90 – 92, por më heroiket kanë ardhur më vonë. Kanë ardhur në kohën kur kërcënoheshin, rriheshin, gjakoseshin gazetarë ; atëherë kur dhe forca e pushteit të katërt qëndronte në kulmet e saj; ndrysh nga sot, kur kësaj force, shtetarët tanë, këta pjella kryesisht të listave të “politikanëve profesionistë” apo vetë këta të fundit,sidomos këta , i kanë gjetur një mënyrë më efikase të për dobësuar apo, mundësisht për ta shtënë në gropë pushtetin e katërt.
Që të jemi sa më konkret me lexuesit, ja, të marrim vetëm një element fare të thjeshtë dhe aspak agresiv; të trajtuar vetëm në “Tirana Observer” dhe vetëm nga ne; sigurisht me tër forcën dhe artin ton që kemi patur në arsenal. Trafiku i tmerrshëm i rrugëve.  Së paku ca kamera, policë, sidomos një  fushatë “karrotresh”  , ca gjoba shoferëve që flasin në cel duke ngarë makinën, që tejkalojnë shpejtësinë; ndonjë shkarkim zëvëndësministri dhe…vëndi ynë nuk do të kishte viktima më shumë se askund tjetër në Evropë për njësi popullate. Po, pos nesh, kushedi se sa herë të tjera ka folur media; sëpaku “kronikat e zeza” për aksidentet e përditëshme nëpër rrugët tona të të tëra linjave.   Mirëpo – arma shfarosëse; edhe më e egër se kur rriheshin gazetarë – ajo e heshtjes! Të jemi të saktë, edhe në këtë fushatë zgjedhjesh që sapo kaluam, , ja, pat ndonjë dhunë gazetari, si psh një vajze të “top chanel”,  por, jo më. Edhe pse pushteti i katër është dobësuar nga taktika e heshtjes, por, edhe, mmmm… e pse erdh një ditë që rrahjet dhe dhuna në përgjithësi ndaj  gazetarëve u pre si me thikë; sigurisht që kopromentimet me para joooooo!!!!. Dhuna fizike ndaj gazetarëve u pre si me urdhër. Nga kush fuqi vallë? Kush po  e din, vallahi!
Ama, deri të barriera e heshtjes, pushteti i katërt, ka parë  sa e sa kërcënime personale gazetarësh dhe oferta për t’i kopromentuar;  ka parë  në buzë të Lanës thuajse të vdekur gazetarin Lala, ka parë m kokë të çarë gazetarin Edi Rama një natë kur ecte I vetëm por  shkruante te “Koha Jonë”, ka parë të digjej gazeta “Koha Jonë” – gjuthmonë nga persona të paidentifikuar dhe që ngarkojnë me faj ente shtetërore të identifikuara. Por ka parë edhe dhunën mizore ndaj një gruaje. Ndaj njërës prej 5 femrave gazetare – trimëreshës Zenepe Luka.
Ta imagjinojë veten secili nga lexuesit veten femër, gazetare, të pambrojtur siç është e bardha e syrit, të dëgjojë publiksiht në një takim mes qytetit tënd dhe nga forumi i një partie shumë të madhe të shquar nga shëmbujt e agrsivitetit , furisë së dhunës dhe britmave të cilësuara nga disa ndërkombëtarë si “fashistoide” të thuhet kështu: “Për situatën që kaloi Vlora, përgjegjësinë më të madhe e mban gazeta “Koha Jonë” dhe gazetarja Zenepe Luka…Ai vijoi më tej duke fyer rëndë me fjalorin e tij banal dhe për bashkëpunim me bandat.”                                                                                       ”Kur gazetarja tentoi të hynte në një konferencë - sic vazhdon të kujtojë kjo grua e paepur - tek dera më ndali një burrë esmer, që m’u drejtua me fjalët:                                                                                                                                -Ti , Zenepe Luka e gazetës “Koha Jonë” të hysh në mitungun tonë?Largou, se do të hash plumbin.”                                                                                                 Gazetarja trime vazhdoi të qëndronte e të shkruante nga Vlora në kohën e bandave, trafikimeve dhe kur në marsin e 97, atje, kishte të rinj që vinin nishan kot së koti kalimtarë në e vret apo jo. “ U, ti xhaxhi P…paske qënë? Ne të vumë në nishan” – më tregonte një shok  vlonjat.  Pikërisht në këto vite të trazicionit, në këtë qytet port, gazetarja e gazetës së parë të pavarur “Koha Jonë”,do të ndeshej me fenomene si trafiku i kladestinëve, prostitucioni, për të mbrritur tek ngjarjet tragjike të 1997-tës.Zenepe Luka, ishte e vetmja gazetare që mbeti në Vlorë në këtë periudhë të vëshirë, pas rënies së fajdeve, që bashkë me TV e huaja si Rai, përcolli cdo ditë atë që ndodhte në Vlorë, duke shkuar përmes plumbave dhe përballur me bandat kriminale që lindën në qytet. Ajo nuk u mposht edhe kur i vunë ekslpoziv në shtëpi. Për t’ia shuar rracën, pra, për ta vrarë tok me të shoqin dhe fëmijët. Ishte ora 22.30 kur…ajo lexonte një libër, fëmiëjt në tv , etj…shpërthimi..Fëmjët thërresin “nënë” dhe nënëmjera e tmerruar, ndërsa i përkëdhelë kokën vajzës së llahtarisur për ta qetësuar, shikon që pëllëmba përkëdhelëse është e përgjakur nga gjaku i së bijës.  Luka , që ka shkruar një libër të sajin për jetën e vet me parathënien e poetit tonë të shquar Dritëro Agolli,  përmend si tronditjen e parë të dhunës , jo të imagjinuar për të provuar në kurriz, e ka marrë në mitingun e Partisë Socialiste të 29 majit 1996, tre ditë pas vjedhjeve massive të votave.
    Këta meditime na erdhën në mënd ndërsa informohemi se ky 40 vjetor i grupit të parë të gazetarëve,  është festuar pikërisht në Vlorën e kaltër. Nën drejtimin e heroinës së shkrimit tonë, e cila sot drejton një forum që mban emrin  “Nermin Vlora – Falaschi” dhe një tjetër me emrin e AL Banos. Në këtë takim ishin ftuar gazetare nga hapsira tërshqiptare ; kishte zbarkuar e mbiquajtura “Mbretëresha e diasporës shqiptare”  dhe përfaqësuese e grave gazetare të emigracionit shqiptar në Evropë   që nga Italia, Vitore Leka Stefa, nga SHBA kish mbërritur publicistet Raimonda Moisiu e Eleonora Koka, nga Kina, gazetarja me emrin shqiptar Shpresa – Uang Lei , Drita Nikoliqi , nga Vojvodina që e prezantoi veten si e ardhur “nga vëndi i ujqërve”, Flora Dyrmishi dhe Ajtene Krasniqi nga Kosova  , Teuta Demjaha dhe Laura Parpaniku nga Shkupi  , Hatixhe Nelaj dhe Zylfie Duraku nga Mali i Zi por kishin ardhur edhe personalitetet më të shquara të gruas shqiptare ne territorin tonë, pjestare të “Fondavionit Nermin Vlora Falaschi “ si aktoret dhe artistet e famshme  Margarita Xhepa ,Tinka Kurti, Adile Xhabia,Valentina Leskaj. Elsa Xhai,  Silvana Braçe, Kozeta Mamaqi, Irini Qiriaqi, Vitore Sallaku… Luka ka qënë inisiatorja që të mbildhen gratë shqiptare me përfaqësuesiet e tyre disa herë. Dhe në vënde të ndryshme.  Kulmore ka qënë për të vlerësimi “Grua e shquar” në Kuvendin botëror  të gruas, që u mbajt në Pekin nga Presidente e Federatës së grave kineze dhe zv. Kryetare e parlamentit të Kinës zonja Chen Zhili.
U lexuan kumtesa dhe përshëndetje  , nga më të ngrohtat dhe më analitiket, por, ja, të citojmë shokun e klasës së protogonistes sonë:
 “Unë jam Virgjil Kule, njëri nga gazetarët që jam diplomuar 40 vjet më parë.Për kursin tonë, sot është një eveniment i rëndësihëm pasi këtë takim emocional, me disa prej të cilëve e bëjmë pas 40 vjetësh, e organizojmë në Vlorë.Për këtë I shprehim mirënjohjen Fondacionit Nermin Vlora Falaschi dhe bashkisë së qytetit të Vlorës.\Ne jemi të prekur, pasi në këtë mbrëmje të gëzuar nuk është vetëm një takim emocional mes nesh, por mes tonë janë edhe artistet e mëdha të Kombit, janë edhe gazetare të shquara nga Shqipëria dhe nga shtete fqinjë, deri edhe nga Kina e largët. Kjo është një gjë e bukur, që do të lerë mbresa të pashlyera vecanërisht tek ne studentët që u diplomuam gazetarë në maj të vitit 1973.”  
Në këtë takim, pika kulmore ka qënë kur është mbjellur një ulli në një gropë të hapur që më parë. Kjo pemë paqësore që rron me qindra shekuj, është  mbjellur në një vënd simbolik. Mbjellja e ullirit, dhe vendosja e një tabele atje shkaktoi përmallime shumë, lotë, hare… Me flokët e verdhë dhe fytyrën rrumbullake si diell mbi ullinjtë  e Beratit, bie në sy “Mbretëresha e Disaporës”, aktivistja e shquar  kombëtare , së cilës luftëtarët kosovarë të UCK i kanë hapur këtë sit në google                                                                             “ WWW. nana _ loke .com” , Vitore Leka Stefa. Ajo,  përqafon gazetaren e  paepur duke i thënë me sy të përlotur “Të keqen Vitorja ty…t’u bëftë Vitorja””
Në tabelën që folëm dhe që e  vuri atje “Mjeshtri i Madh” Irini Qiriako shkruhet : ”Në këtë vend, më 30 maj të vitit 1996, është goditur në krye të detyrës, gazetarja e gazetës “Koha Jonë”Zenepe Luka.”                                               Pikërisht, 17 vjet më parë këtu egërsia ndaj pushetitt të katërt ka shkuar deri atje sa që, një burrë të zhburrërohet duke qëlluar një grua.
                    RIZA LAHI



NJE POEZI NE TRE GJUHE - XAKJA

MES PULLUMBAVE
 
Hyra mes pullumbave që po çukitnin
ata rrahën krahët…mijëra krahë
si engjëj të bardhë
 
Drejt kaltrinës blu
më morën me vete gadalë
dhe lehtë – lehtë më lanë
mbi një re të bardhë…
 
20-30 tetor
 
(Kjo poezi  është përkthyer nga presidentja e ËPS Teresinka Pereira në “Spanish expressión”, ardhur me postë me dt 1 korrik 2013)
Ja përkthimi i saj:
 
 
THROUGH THE DOVES
 
I entered through the doves, were pecking
They fluttered …thousand wings
Like white angels
 
They doggo got me
to the blue azure forthright
And lightly - lightly
Climbed down
 on a white claud
 
20 – 30 OF OCTOBRE
 
RIZA LAHI
 
ENTRE LAS PALOMAS
 
Pase’ por un bando
de palomas
buscando que comer
Ellas volaran.
miles de alas
come angelos blancos.
 
Ellas se fueran
para el azul claro, brillante
y subieron y volaron
en una nube blanca
 
traducción de Teresinka Pereira

PERKTHEU RIZA LAHI

2013-07-02

Mbahu nën`o mos kij frikë…

 Nga Fahri Xharra


"Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhurues i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj kombin shqiptar, siç dashuroj Amerikën. Shqipëria do të jetë e lirë. Ajo i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar gjakun e kombeve të tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje e të mbytur në gjak nga faji i Europës. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj, se ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime... tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time..." George Fred Williams 1914Former US President Bill Clinton visits Pristina Historikisht ,pushtuesit në vende të ndryshme të botës ,sulmin e parë dhe shkatërrues e kanë bërë mbi inteligjencën . Ashtu ka ndodhur edhe me ne .Po të analizonim çdo kohë të kaluar do të shohim se ndodhnin gjithmonë të njëjtat. Shikoni dhe rikujtoni kohën e turkut: “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen se paraqesin rrezik për ne”. Ne në Kosovë e njoftim kohën e serbëve të atyre të para luftës së dytë botërore dhe të atyre të pas kësaj lufte: inteligjenca shqiptare duhet shkatërruar. Ju kujtohen, vitet e 80-ta:,diferencimet në Universitet ,në shkolla  , në entet historike , në entet publike ; të gjitha këto vetë e vetëm  që inteligjenca e vërtetë shqiptare të shthuret, të stërkeqet dhe shoqëria të mbet në duar të pamendëve. E njëjta gjë edhe me grekërit, që nga koha e turkut e më vonë sulmin më të madh në inteligjencën shqiptare qofshin ata të kishës ortodokse shqiptare apo mësuesit dhe dashamirët e shkollave shqipe. Shembujt në këtë shkrim janë të panevojshëm të përmenden sepse të gjithë i dimë. Pra shëndeti mendor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetshme të asaj shoqërie.George Fred Williams 1914 Edhe të çmuarit e ndihmave ,përkrahjes dhe shpëtimit tonë nga një komb mik është në nderin e intelektualëve që t`ia bënë të ditur në mënyra të ndryshme të gjithë masës ,që edhe ata që nuk kanë qasje në letra dhe shkrime të jenë falënderues për të mirat dhe përfitimet që i kanë ardhur vazhdimisht që nga fitimi i Pavarësisë së 1912-ës. Të gjithë ne të mos bimë pre në interesat e caktuara dhe të harrojmë… atë çka s`duhet harruar kurrë. Me siguri që po nën kuptohet se fjalën e kam për Shtetet e bashkuara të Amerikës, shkurt Amerikës.  Shpresa e Shqipërisë, të paktën 100 vitet e fundit, kanë qenë dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshillat që na kanë dhënë përfaqësuesit e këtij shteti të madh demokratik e shpirtgjerë, i cili përherë është bazuar në zgjidhjen e problemeve në të drejtën ndërkombëtare, në respektimin e të drejtave të njeriut dhe jo në zgjidhjen e çështjeve sipas preferencave dhe interesave, kanë qenë të vlefshme, vazhdojnë të jenë të tilla, ndaj ne duhet t’i vlerësojmë, t’i dëgjojmë dhe t’i zbatojmë me korrektësi ato.( Nuri Dragoi). Rol mjaft pozitiv, për fatet e vendit tonë, ka luajtur amerikani Charles Telford Erickson. Ai ishte 12 vjet me misionin në Shqipëri dhe 14 vjet si i pavarur. Në vitet 1920¬-1921, ka qenë komisioner special për Shqipërinë, në SHBA, dhe në vitet 1922-1923, ka asistuar pranë stafit të American Legation, po në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, ai ka dërguar një sërë letrash dhe ka biseduar edhe vetë me presidentë, senatorë dhe të tjerë persona me rëndësi në SHBA, mbi historinë, kulturën dhe, mbi të gjitha, për situatën politike në Shqipëri. Çështja shqiptare u paraqit përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, të Senatit të Shteteve të Bashkuara, në vitin 1919. Kërkesa u lexua nga Senatori Henry Kobot Lodge, shef i komitetit të marrëdhënieve me jashtë të Senatit. Ajo u përcoll nga konsulli kombëtar shqiptar në Amerikë, pasi ishte hartuar prej delegacionit shqiptar. Komisioni shqiptar, i përbërë nga C. T Erickson, C. A Çekrezi dhe Kristo A. Dako, u paraqit përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, më 2 shtator 1919. ( Historia e popullit shqiptar) Qëllimi dhe dëshira e Charles Telford Ericksonit ka qenë më parimorja  dhe me një vizion të qartë që të iu bëhet e ditur fqinjëve gllabërues se Shqipëria e ka  pranë një mik të madh. Se mike, për popullin shqiptar ka qenë Amerika është vërtetuar edhe me fakte gjatë këtyre 100 vjetëve të fundit.Hillary T`i numërojmë ? Shpresa e Kosovës, të paktën në këto 20 vjetët e fundit kanë qenë dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo intervenim i Amerikës është shpresa e fundit për ne. E dimë ne këtë? Qëllimet e një Kosove të lirë  dhe të pavarur  nuk janë  as partiake e as individuale ; meritorë  për këtë që e kemi jemi të gjithë ,edhe unë ,edhe ti, edhe ai edhe ne të gjithë .Meritorë janë të 15 000 viktimat , meritorë janë 1 000 000 shqiptarë të zhvendosur e të dëbuar nga tokat e tyre , meritorë janë 20 000 vajza e gra të dhunuara . Kosova e lirë nuk është New Born i dikujt me emër e mbiemër, por është i posa linduri i të gjithë nesh. Fletorja Zyrtare nr. 56 (10 dhjetor 1922) shkruan : “Diplomati amerikan Maxwell Blake , njoftonte me disa nota pozitive departamentin e shtetit, se Amerika për politikanët shqiptarë ishte një vend i parapëlqyer . Pasi duke qenë një shtet i largët nuk kishte synime politike ndaj Shqipërisë. Prandaj kërkonte shpejtimin e njohjes dhe të vendosjes zyrtarisht të marrëdhënieve diplomatike .Duke u nisur nga këto vlerësime Departamenti i Shtetit vendosi më në fund të njihte zyrtarisht Shtetin Shqiptar dhe të urdhëronte M. Blake të paraqiste letrat kredenciale (me 28 korrik 1922) si ministër fuqiplotë dhe i dërguar i jashtëzakonshëm i SHBA-së në Shqipëri. Pandeli Evangjeli si funksionar i Shtetit Shqiptar ju përgjigj me fjalët : Populli shqiptar kujton me mirënjohje të thellë faktin se në çastet më kritike të ekzistencës së tij, kombi fisnik dhe i madh i SHBA, nëpërmjet përfaqësuesit të tij të denjë në Konferencën e Paqes, ishte njëri nga mbrojtësit më të vlefshëm të çështjes shqiptare dhe në sajë të këtij qëndrimi fisnik atdheu ynë mundi të shpëtonte nga një rrezik i madh. Kjo ngjarje do të mbetet e pashlyeshme në zemrat tona.”Fishta At Gjergj Fishta (Tiranë 1943) shkruan se njohja zyrtare e Shqipërisë nga qeveria Amerikane ishte edhe ndërhyrja e tij tek senatorët duke iu shpjeguar çështjen edhe nga ana fetare (H.Bello). Kur disa shkonin aq larg saqë e përshkruanin gjuhën shqipe si një “bashkim të tmerrshëm të së thjeshtës me çrregullsinë” dhe se një gjuhë e tillë në përgjithësi nuk ekziston ,del Fan Noli, që në një memorandum dërguar Komisionit Hetimor, shprehet se gjuha shqipe “është shembulli i vetëm i gjallë i gjuhëve origjinale të Evropës Juglindore, që janë folur që para Homerit. “Ajo është, sipas tij, pa dyshim gjuhë ariane, krejtësisht e ndryshme nga gjuha greke apo gjuhët slave” Amerikanët:” Në një libër historie, të shkruar nga shumë autorë amerikanë për shqiptarët në Shqipëri dhe në Amerikë, konkludohet se besimi fetar asnjëherë nuk ka qenë motiv ngatërresash ndërmjet prijësve. Informacioni përfundimtar i Komisionit të Lidhjes së Kombeve të datës 12 maj 1922 kundërshton idenë se shqiptarët për arsye të ndarjeve fetare nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern.” Pra? Fan Noli, në rastin e një takimi me presidentin Uilson, i paraqiti në mënyrë jo zyrtare problemin e Shqipërisë. Presidenti amerikan, sipas Nolit, e dëgjoi ekspozenë “me interesim dashamirës” dhe e siguroi Nolin se ka vendosur ta ndihmojë Shqipërinë. Fan Noli u takua edhe me ish-presidentin Ruzvelt, për të cilin shprehet se ishte jashtëzakonisht e mirinformuar për Shqipërinë. Ai ishte thellësisht i bindur se në Konferencën e Paqes në Paris Shqipëria do të fitonte pavarësinë nën garancinë e fuqive të mëdha. Pra ? Emigrantët shqiptarë, në përgjithësi, dhe në veçanti ata të Amerikës, mbështeteshin shumë shpresa tek Konferenca e Paqes dhe sidomos tek presidenti Uilson. “Në listën e miqve të Shqipërisë bëjnë pjesë edhe dy njerëzit më të ndritur të Amerikës dhe të botës: presidenti Uilson dhe ish presidenti Ruzvelt”, shkruan “The Adriatik Review”.Po , na sot?Amerika Jemi të vetëdijshë se çka po bëjmë ?E dimë të dallojmë mikun nga armiku? E dimë të falënderojmë mikun për ndihmën e dhënë ? Kosova është e të gjithëve ne , Kosova është e jona. Kosova nuk është pronë as e individëve  e as e partive ,Kosova është  e të gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe e pakicave që dëshirojnë t`a pranojnë Kosovën si të tillë dhe të jetojnë në te. Kur në Kosovë edhe në Shqipëri ballafaqohemi me probleme  që duan zgjidhje të mençur më shkon mendja tek një defekt i zemrës tek Sindromi “Wolf –Parkinsin –White” . WPW  karakterizohet me rrugëtim anormal elektrik të zemrës  i cili e shkakton çrregullin e ritmit normal të saj (aritmia). Të rrahurat e zemrës së shëndoshë janë të kontrolluara nga një sinjal i cili lëvizë nëpër zemër me një rrugë të kontrolluar në mënyrën më të përmbaruar. Kur pason çrregullimi elektrik i zemrës ,humbet kontrolli i hyrjes dhe daljes së gjakut nga zemra . Gjaku nuk di se a të del nga zemra apo të hynë në te. Kështu në këtë rrëmujë  e cila zgjatë jo gjatë truri mbetet pa oksigjen dhe pason vdekja.dy

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...