LETËR E HAPUR VOTUESVE TË MI
Nga Alma Lama
Kam vendosur t’ju drejtohem të gjithëve ju, që kur u afruat pranë kutive të votimit, në zgjedhjet e vitit 2010, në mendje kishit emrin tim, dhe dora juaj rrumbullakësoi pikërisht numrin që përkonte me këtë emër.
Ju drejtotem sepse në një shoqëri demokratike, të vetmit që japin legjitimitet demokratik, janë pikërisht votuesit, pjesë e sovranit që quhet popull. Vetëm ju mund t’i jepni mundësinë dikujt t’ju përfaqësojë, të bëhet zëri juaj.
Ndihem e privilegjuar që ma dhatë mundësinë të bëhem pjesë e Kuvendit të Kosovës, institucionit më të lartë në vend dhe jam e vetëdijshme çdo çast për përgjegjësinë e madhe që kam marrë mbi supe.
Me një vetëdije të tillë, jam përpjekur të jem zëri juaj, zëri i mijëra njerëzve që e dëshironi një Kosovë të ndryshme nga ajo që është sot, që dëshironi një shtet më të fortë, më demokratik, një shtet që kujdeset për ju, që respekton e garanton liritë tuaja, që i respekton miqtë që na dolën në krah, atëherë kur gjysma e kombit- Kosova rrezikohej nga zhbërja.
Po ju drejtohem ju sepse jeni të vetmit që ndjej obligim t’ju shpjegoj situatatën e krijuar përreth meje dhe subjektit politik ku bëj pjesë.
Në tetor të vitit 2010 iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me dëshirën dhe vullnetin më të mirë për të dhënë kontributin tim për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë në shtetin e Kosovës.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me besimin e plotë se vetëm në këtë subjekt mund të punoja për çuar përpara ëndrrën tonë të përbashkët për bashkim kombëtar.
Iubashkova Lëvizjes Vetëvendosje! pa pasur as dyshimin më të vogël se kjo organizatë do bënte çmos për të ruajtur identitetin tonë kombëtar, atëherë kur ndonjë gjarpër i pabesë do të tentontetë na futej në gjirin tonë për të na e helmuar shpirtin dhe mendjen, siç na ka ndodhur shpesh përgjatë historisë.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me bindjen e plotë se kjo do të ishte gjeneratori i moderimit të shoqërisë, i instalimit të kulturës demokratike përendimore, që do ta dërrmonte politikën klienteliste, klanore e të errët që sot po e mban peng politikën dhe vetë jetën.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! sepse i besova programit të saj.
Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! sepse kam besuar se vërtet kjo lëvizje do t’i kthejë politikës moralin e munguar.
Sot, pas më shumë se dy vitesh e gjysmë që jam pjesë e këtij subjekti politik, mund t’ju them se shumica ekoncepteve dhe parimeve që permenda më lart, janë ngulfatur dhe zvetënuar nga radikalizmi, nga mjetet të cilat shpesh përfundojnë në promovim të dhunës, e që kompromentojnë çfarëdolloj qëllimi të mirë.
Radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat më të mira që i kanë shumica e vajzave dhe djemve të Vetevendosjes!
Qytetarët e Kosovës kanë kaluar nëpër periudha shumë të dhimbshme të dhunës së imponuar, plagët janë ende të hapura, dhe unë mendoj se riciklimi i saj, në çfarëdolloj niveli apo intensiteti, qoftë edhe simbolik, nuk i ndihmon askujt, as qytetarëve, as demokracisë, as imazhit të Kosovës, as interesit kombëtar.
Përdorimi i dhunës si mjet për arritjen e synimeve politike, nuk ka qenë pjesë të programit të Lëvizjes, por kjo po ndodh në praktikë gjithnjë e më shpesh. Asnjë forcë serioze nuk mund të ecë përpra duke u bazuar në këtë mjet. Mjeti i gabuar degradon vetë qëllimin.
I kam shprehur në mënyrë të vazhdueshme këto brenga dhe qëndrime të mia brenda Lëvizjes, kam kërkuar me ngulm që të respektojmë rregullat e lojës demokratike, të respektojmë institucionet dhe ligjin, por për fat të keq zëri im nuk është dëgjuar, ka qenë vazhdimisht i izoluar brenda strukturave, ku debatet janë vetëm nuance e së njejtës ngjyrë.
Kam shpresuar gjatë gjithë kësaj kohe se gjërat do të ndryshojnë me jetën institucionale, që kjo do të sillte edhe pjekurinë politike. Mirëpo kjo nuk po ndodh, përkundrazi, radikalizmi po thellohet nga dita në ditë. Jemi dëshmitarë të gjithë të asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës; në tentativën për të ndaluar deputetët të hyjnë në Kuvend, në trajtimin jodiplomatik që iu bë ambasadores së vendit që është mbështetësi më i madh, i lirisë dhepavaresisë së shtetit të Kosovës; në përleshjet e vazhdueshme me policinë me qëllimin për të prodhuar konflikt; në polarizimineskajshëm të shoqërisë.
Unë nuk mund të pajtohem me këto sjellje, nuk mund t’i mbështes. Janë plotësisht në kundërshtim me bindjet e mia.
Nuk pajtohem me politikat e qeverisë aktuale, kam qenë dhe jam kritikuese e ashpër e praktikave korruptive të qeverisjes, e dështimit në bisedime me Serbinë, e dhënies së autonomisë për serbët në veri.Vota ime ka shkuar kundër të gjitha këtyre vendimeve, por nuk mund të pajtohem kurrsesi që sjellja irracionale të zëvendësojë racionalen, që dhuna të zëvendësojë argumentet, që polarizimi i shoqërisë të zëvendësojë tolerancën, dhe të gjitha këto sjellje të dëmshme, aspak të mos e ndryshojnë realitetin e kritikuar. Përkundrazi, thjesht po e legjitimojnë qeverisjen e korruptuar, e cila për ironi, shpesh bëjnë të duket më e moderuar.
Përgjatë gjithë kësaj kohe, kam kuptuar se nuk janë vetëm metodat me të cilat unë nuk pajtohem, por janë edhe vetë konceptet ideologjike të Lëvizjes Vetëvendosje!. Unë jam për demokraci liberale, për respektimin e lirisë së individit, të sferës private, për lirinë e tregut, jam për korigjimin dhe përmirësimin e përditshëm të sistemit demokratik, jo për ideologji të tjera dhe ndryshime radikale të cilat do të mund të kishin pasoja fatale.
Të dashur votues,
Nuk mund ta fsheh para jush se ndihem thellësisht e zhgënjyer nga qëndrimi më i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje! në lidhje me fenë dhe raportin me identitetin tonë kombëtar. Flirtimi politik me rrymat radikale fetare, qoftë edhe për arsye pragmatike siç është vota, për mua është joparimor dhe për pasojë i papranueshëm. Janë disa arsye të fuqishme që më shtyjnë drejt këtij qëndrimi por më kryesorja sepse jam e bindur se këto rryma, të cilat nëpërmjet indoktrinimit fetar të popullatës, synojnë identifikimin me fenë dhe jo me kombin, na e rrezikojnë identitetin kombëtar, na çojnë në regres, në epokën e diskriminimit të grave, larg kulturës përendimore. Këto rryma në fund të ditës, mund të na e rrezikojnë lirinë, për të cilën u derdh shumë gjak.
Çfarëdo tendence për të keqinterpretuar fjalën time dhe qendrimet e mia publike në lidhje me fenë islame në përgjithësi, ka qenë një luftë speciale e grupacioneve të caktuara politike, të cilët i shoqëruan me kërcënime, linçim publik dhe me fyerjet më të ulëta që iu është bërë ndonjëherë grave shqiptare. Jam ndjerë e shokuar nga niveli i këtij diskursi.
Prandaj të heshtesh apo me vetëdije të mbash qëndrime relativizuese ndaj synimeve te grupacioneve të tilla, që kërcënojnë, prodhojnë gjuhën e urrejtjes, linçimit publik, fanatizmit, fondamentalizmit, antishqiptarizmit, që bëjnë diversion kombëtar, për mendimin tim është e pajustifikueshme.
Për mua pra kjo është një çështje që ndan dy botë, është një zgjedhje mes errësirës dhe dritës, prandaj dhe pozicionimi im është i pakompromis me këdo dhe kurdo.
Për mua tashmë kjo është edhe një çështje e dinjitetit personal.
E kam të qartë se politika ndërtohet mbi kompromise por një devijim kaq i madh nga parimet dhe programi, nga ana e Lëvizjes për mua ka qenë i papërfytyrueshëm.
Të dashur votues,
Për shkak të këtyre qëndrimeve të shpjeguara më lart, por dhe shumë çështjeve të tjera shumë të rëndësishme , të cilat nuk do t’i rendis në këto radhë, mua më është bërë i pamundur qëndrimii mëtejshëm në Lëvizjen Vetëvendosje! Ndryshimet konceptuale mes meje dhe drejtuesve të LVV janë fondamentale; qëndrimet për çështjet më të rëndësishme nacionale nuk përputhen dhe metodat për të arritur synimet politike, janë të papajtueshme mes nesh.
Shpreh keqardhjen e thellë që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur, në drejtimin në të cilin unë besoja kur iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje!, me vullnetin më të mirë që nëpërmjet saj të jepja kontributin për vendin dhe shoqërinë.
Mandatin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës tani e tutje do ta përmbush jashtë grupit parlamentar. Do të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvend, deri në fund të mandatit, duke punuar më përkushtim dhe aktivizëm në interes të vendit dhe aspiratave tona të përbashkëta për demokraci dhe bashkimin të kombit.
Musa Lamallari (Tim Shkupi) ka përgatitur një poster në AlbaNur ku reagon ashpër kundër islamofobisë së Alma Lamës
Lëxo më shumë në...
http://www.toplajmi.com/nje-urate-per-alma-lamen/

Policia e Kosovës ka nisur hetimi ndaj organizatës, Forumi i të Rinjve Myslimanë, të cilët nëpërmjet një komunikate kanë fyer deputeten e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Alma Lama.
Fillimisht, deputetja Lama ka raportuar në Polici që përmes një letre e cila është dërguar nëpër media është kanosur dhe fyer nga persona të një Organizate.
E, Policia e Kosovës, rastin e ka hapur si kanosje. “Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet policore, dhe lidhur me ketë është duke u marr Njësiti i Hetimeve. Ne e kemi hapur rastin si kanosje”, tha për Indeksonline zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Gjatë ditës së djeshme, Forumi i të Rinjve Myslimanë nëpërmjet një letre, duke mbrojtur hoxhën Irfan Salihu, kanë sulmuar deputeten Alma Lama, për fjalimin e cila ka mbajtur në Kuvendin e Kosovës kundër Irfan Salihut.
Në letrën e FRM-së, thuhej se “Forumi i të Rinjve Myslimanë ka lexuar në internet fjalimin që fshatarja e Krujës nga Shqipëria, Alma Lama ka mbajtur në parlamentin e Kosovës në lidhje me videon e hoxhës së nderuar Irfan Salihu. Në fjalimin e saj, refugjatja Alma Lama ka sulmuar hoxhën patriot Irfan Salihu dhe hytben e tij, në të cilën hoxha ynë i nderuar, ne popullin e Kosovës na mëson që gratë ti kemi të ndershme, ti marrim të virgjëra, besimtare dhe jo kurva, siç u bënë shumë gra në Shqipëri në vitet 90 të cilat u trafikuan në Itali për prostituta. Ne jemi popull musliman. Ne jemi popull i ndershëm. Ne nuk jemi kurva e kurvarë. Nëse Alma Lamës dhe shoqeve të saj i pëlqen që të bëj seks me burra të tjerë përveç burrit të saj apo seks paramartesor, ajo është e lirë ta bëj një gjë të këtillë – edhe pse ne na dhimbet burri i saj”. Nga ana tjetër këto fyerje, dje i ka dënuar edhe Qeveria e Kosovës.
Një uratë për Alma Lamen
Musa Lamallari (Tim Shkupi) ka përgatitur një poster në AlbaNur ku reagon ashpër kundër islamofobisë së Alma Lamës
Lëxo më shumë në...
Publikuar, 06/07/2013
Musa Lamallari (Tim Shkupi) ka përgatitur një poster në AlbaNur ku reagon ashpër kundër islamofobisë së Alma Lamës
Publicisti shqiptar Musa Lamallari (Tim Shkupi), që drejton shumë faqe në Internet, pas lajmit në gazetën “Bota Sot” se deputetja Alma Lama ka vendosur të largohet nga VV-ja, ka reaguar në Albanur.Eu që drejtohet prej tij, pikërisht në lidhje me arsyet që Alma Lama i jep në letrën e saj për t’a braktisur konceptin politik të VV-së. Në vazhdim ju sjellim reagimin e tij:
Sot është e premte, besimtarët e fesë islame falin namazin e xhumasë. Unë jetoj në Londër dhe dua të ju tregoj miqë të dashur se sot e kam falë xhumanë në ambientet e komunës Isleworth, e improvizuar për këtë ditë…
Ndaj kur dikush, sikur Alma Lama, por edhe ca islamofobë tjerë, në mungesë të respektit për të tjerët, përdorin kombin për të justifikuar ndjenjën e tyre të përçudshme për t’i dominauar të tjerët në shoqërinë shqiptare, vetëm nga shkaku për t’i siguruar komoditet vetvetes dhe aty (në islamofobi) s’ka asgjë për komb…
Kombi i tyre, është interesi i tyre personal, ose ndonjë agjendë e huaj…
Respektim i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve,
qofshin edhe të drejtat fetare,
nuk janë radikalizëm, as filtrim,
por janë guxim njerëzor, kombëtar, qytetar
dhe shtetëror për ta ndërtuar shtetin
ku të gjithë do të ndihen të sigurtë…
Rebelimi i VV-së në formë protestash,
kohë pas kohe, nuk është dhunë,
por mosbindje për persekutorët e shpirtit të shqiptarit,
që mbështeten në mashtrime, uzurpime, nënshtrime,
dominime, hajni, ku pavarësinë e Kosovës
e zëvendësuan me legjitimimin e hajnisë së politikanëve
që janë në varësinë e ndjenjës për t’i sunduar
dhe jo menaxhuar shqiptarët…
Alma Lama, më vjen keq,
që nuk e ke kuptuar konceptin Vetëvendosje!
Ti e ke fenë tënde, ne e kemi tonën…
Të dëshirojmë fat atje ku vërtetë banon shpirti yt!
Musa Lamallari (Tim Shkupi), Londër
Më poshtë Musa Lamallari ka përgatitur një poster ku reagon ashpër kundër islamofobisë së Alma Lamës.
E sa mire qe je ne Londer dhe mos u merr me punet tona se qenke vertet larg nesh dhe ngjarjeve, prandaj dhe gabon,...
Emigrantja Alma Lama, e cila disa javë më parë ofendoi rëndë popullin, gratë dhe hoxhallarët e Kosovës, më në fund ka vendosur të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje! Arsyen e largimit të saj nga kjo lëvizje, Alma Lama e lidh me qëndrimin patriotik që VV ka mbajtur në lidhje me respektimin e lirive fetare për besimtarët myslimanë të Kosovës, thuhet në një letër dërguar mediumeve në vendin tonë nga ana e Kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë.
“Kryetari i VV-së, Albin Kurti është shprehur pro mbajtjes së shamisë dhe dhënies fund të aparteidit shtetëror kundër myslimanëve në Republikën e Kosovës. Por sjellja patriotike e Albin Kurtit e ka tërbuar anti-kosovaren Alma Lama, e cila kërkon që Kosovën ta kthejë në një shtet të dhunshëm që shtyp liritë e mendimit dhe besimit sikur ka qenë Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës. Pasi VV-ja nuk ka pranuar që t’i shpallë luftë besimtarëve myslimanë në Kosovë, Alma Lama në një formë histerike është larguar dhe ka sulmuar këtë lëvizje dhe e ka akuzuar atë për infiltrim me lëvizje radikale.
Forumi i të Rinjve Myslimanë deklaron se radikale është Alma Lama. Ajo ka ofenduar në mënyrë radikale gratë e Kosovës. Ajo ka ofenduar në mënyrë rrugaçërore hoxhallarët e Kosovës. Vëllai i saj ka kërcënuar me nder dhe në formë terroriste anëtarët e Forumit të të Rinjve Myslimanë, për të cilin kërcënim ai është kallëzuar në polici nga organizata jonë”, thuhet në këtë letër publike.
Ky forum e “përshëndet largimin e turpshëm të Alma Lamës nga VV-ja” dhe shprehet se i vjen keq që VV-ja “është infiltruar, ofenduar dhe tradhtuar nga një emigrante sikur Alma Lama. Megjithatë ne themi më mirë vonë se kurrë!”.
“Tani, pas largimit të Alma Lamës nga VV ne i apelojmë asaj publikisht që të largohet nga Parlamenti i Kosovës. Ajo në Parlament TONË u fut me votat e popullit të Kosovës, të cilat iu dhanë VV-së! Ajo në Parlamentin e Kosovës paguhet nga NE, taksapaguesit kosovarë! Pasi ka tradhtuar VV-në, që e ka bërë deputete dhe votat e popullit të Kosovës, ne e lusim Alma Lamën që këtej e tutje të mos tallet me popullin e Kosovës dhe të mos hajë taksat e tij!.
Emigrantes Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri ! Shko në Krujë, puno aty, dhe Kosovën na e lë ne djemve dhe bijave të saj ! Alma Lama ik andej nga ke ardhur se ne nuk të duam! Ti nuk na përfaqëson ne dhe as Kosovën. Ti gjendesh aksidentalisht në Parlamentin TONË!”, thuhet në këtë letër.
Ky forum kërkon nga Prokuroria e Prishtinës që të hapë procedurë penale për, siç vlerëson ai, nxitje të urrejtjes ndaj popullatës myslimane të Kosovës, ndaj Alma Lamës, dhe Parlamenti t’ia heqë imunitetin, ashtu sikurse iu është hequr imuniteti deputetes Le Pen nga Parlamenti Evropian, e cila kishte bërë thirrje për nxitje të dhunës kundër myslimanëve.
Letra e Kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë përfundon me parullën “Rroftë populli i Kosovës dhe Kosova e lirë”.