2013-07-18

PSE ËSHTË GJALLË RAMUSH HARADINAJ NUK E DO FATOS LUBONJA(Fatos Lubonja – kjo qyqe në folenë e shqipes)





Fatos Lubonja, publicist i njohur shqiptar, në një shkrim për revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve. Për këtë arsye, ai ka kritikuar politikanët shqiptarë, duke nisur nga Berisha dhe Rama, pse kanë dalë në mbrojtje dhe kanë përgëzuar Haradinajn për lirimin e tij.
“Ironia është se të gjithë politikanët e lartë që celebruan të shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për të pasur dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta. Pra, se në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë. Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i ICTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin.3 Ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt”, shkruan Lubonja.
Sipas tij, është e pabesueshme se si shqiptarët i glorifikojnë këto personazhe. Kjo ndodh, sipas tij, sepse jemi një komb skizofrenikësh.
“Kjo hipokrizi kaq kurajoze mund të shpjegohet me faktin se ky qëndrim ka të bëjë me mbisundimin e ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’u shpëlarë trurin njerëzve. Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar”, shkruan ndër të tjera Lubonja.
Njerëzit e UÇK'së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar dhe vrarë".(FATOS LUBONJA)


********





 REXHEP SHAHU 

(ENKAS PËR AGJENCIONIN  FLORIPRESS SHKRUAN NGA TIRANA )

Sa herë kam dëgjuar emrin Fatos Lubonja apo e kam parë ekraneve duke bërë të gjithëditurin edhe kur ia ka futë si kau pelës, edhe kur ka bërë ekpertin që nga fluturimet kozmike deri te thellësitë dhe ngjyrimet e seksit, më ka gufuar së brendëshmi një ndjenjë mëshire për të. Kjo vetëm për shkak të burgut të gjatë që ka bërë në kohën e Enverit jo si kundërshtar I regjimit të Enverit por për shkak se kuçedra diktaturë kullufiste bijtë e saj që e ndërtuan dhe çimentuan atë.


Duke e ndjekur Fatosin që I priste palla pa mëshirë vura re ndër vite se ai ka shumë inat me shqiptarët. Inat me heronjtë dhe simbolet e shqiptarëve. Inat që iu bë patologji urrejtje. Dhe I dhashë karar: çfarë faji kam unë si shqiptar, çfarë faji kanë shqiptarët pse bëri burg Fatosi që ai i urren shqiptarët.
Dhe ai din kë të urrejë : të gjallët, të suksesshmit, fitimtarët. Urren Ramush Haradinin. Po pse nuk urren vëllezërtit e vdekur të Ramushit, pse nuk urren shqiptarët e vdekur por të gjallët. Apo i urren pse të gjallët janë gjallë dhe nuk janë të vdekur. Sipas thënies se shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur… Apo jo Fatos?

Ramush Haradinit ia kam dëgjuar bëmat heroike në kohën e luftës. Nuk kam qenë në luftë por mu buzë saj, si më i privilegjuari dhe më me fat gazetar i asaj kohe. E kam takuar menjëherë pas lufte rastësisht. Ishte uragan, të merrte përpara. Kam bërë një shkrim fill pas lufte dhe e kam kritikuar Ramush Haradinin kur shkruhej për të në beze që lidheshin shtyllave në rrugën Gaajokë – Pejë “Mirëse vjen heroi ynë i gjallë legjendar Ramush Haradinaj” dhe unë e kritikoja se ai nuk mund të ishte edhe hero edhe I gjallë edhe legjendar pasi ai ishte një figurë reale, konkrete dhe as legjendar e as historik.
Kur shkoi vetë në Hagë herën e parë kam botuar shkrimin “Heroi do të kthehet bashkë me lirinë” dhe ai u kthye bashkë me lirinë e pavarësinë.


Kur erdhi me liri të pakontestuar dhe shkoi u perul para varrit të Ibrahim Rugovës shkrova se ai është trim, hero, lider, mirënjohës dhe po sillet si burrë shteti. Kur kerkoi të bëhej kryeministër pa zgjedhje pasi erdhi nga Haga unë qesha me vete. Kaq histori kam unë përsonalisht me të.


Por sot nuk po i dal zot Ramush Haradinajt sepse ai nuk ka kurrëfarë nevoje për mua, por po i dal zot vetës time, çdo shqiptari, po u dal zot prej atyre që na kanë marrë e vazhdojnë të na marrin nëpër këmbë.
Në shkrimin e botuar shqip në gazetën Panorama (e cila nuk e ka qëndrim të sajin këtë shkrim) dhe anglisht, që ka marrë dhenë, Fatos Lubonja nuk ka droje të shpallë urrejtjen e tij kundër shqiptarëve dhe knaqet, ekzaltohet me urrjetjen e tij, paguhet që të urrejë shqiptarët, që t’ua shembë shtyllat ku mbahen shqiptarët.
Po shkëpus këtë pasazh, për të mos ribotuar unë pretencën e Fatos Lubonjës kundër shqiptarëve dhe njërit prej heronjve të gjallë të tyre, Ramush Haradinit.


“në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë.”


Dhe po mendoj jo krejt i ftohtë : po Fatosi ku i din këto gjëra. Kur i pa apo provoi vetë. Kur s’i ka parë me sy dhe prekur me dorë, pse duhet të besojë kundërshtarët apo ato që shkruajnë e thonë rrena.
Një mik i tij i burgut thotë se Fatosi në burg ishte qëndrestar, dhe pasi hoqi dorë nga spiunlleqet, provoi të dënohej me qëndrim në qeli 3 vjet dhe kur dilnin ndonjë shëtitje thoshte “hajde të bëjmë pak axhitacion e propagandë”. Nëse unë them se Fatosi ushqehet me rrena e thashetheme, si zakon të vjetër që e ka, çfarë do të thoshte Fatosi. Nëse unë them se Fatosi paguhet si mercenar dhe shërbetor i djallit për të rithënë të pavërtetat e për ti publikuar të pavërtetat kundër shqiptarëve nëpër botë, çfarë do të thoshte Fatosi. Nëse unë them se për një grusht para ai e shet shpirtin dhe hedh shigjeta rrufesh kundër shqiptarëve (jo kundër vetes se nuk ndjehet i tillë), çfarë do të thoshte ai. Pak gjëra të mira, të mira jetëgjata që bëjnë shqiptarët, Fatosi i mallkon këto të mira.


Unë kam bërë një përgjigje që e mendoja shterruese për Fatosin në librin “Apologji për Udhën e Kombit” kur ai shan dhe mallkon Udhën e Kombit dhe e quan atë udhë për në planetin Mars. Kështu i dukej Kosova atij. Pasi atdheu i shqiptarëve dhe bash ashti i atdheut të shqiptarëve atij i duket si planeti Mars. I pamësuar të mos jetë në vorbull, pasi boll ka ndënjtë në burg dhe vetmi, ai sa herë që e sheh se nuk e fokusojnë kamerat hedh ndonjë gur në ujë. Dhe fiton vemendje. Unë e mirëkuptoj plotësisht. Por kur ai sulmon dhe flliq gjërat më të mira të shqiptarëve, mi përzien zorrtë në bark e ma tharton mutin.



Shau Udhën e Kombit si vepra më e madhe e ndërtuar nga shqiptarët në historinë e tyre, si vepra që pohoi se shqiptarët kanë shtet dhe po të duan bëjnë mrekulli në vendin e tyre. Shan tani luftën e UCK si lufta që solli ndërhyrjen e NATO-s dhe që solli fitorën më të madhe të historisë për kombin shqiptar. Lubonja dhe ata që e paguajnë nuk e kapërdijnë një gjë të tillë, një fitore të tillë, një madhështi të tillë të shqiptarëve. Nuk e kapërdijnë që shtetet më të mëdha, më demokratike e më të fuqishmë të botës e ndihmuan Kosovën, ndihmuan kombin shqiptar, ia çertifikuan si të drejtë luftën dhe paqen. Kosova u çlirua, u pavarësua, Udha e Kombit e bashkoi kombin, bashkoi fizikisht Kosovën me Shqipërinë. Tani që ka filluar të ndodhë pajtimi me serbët, del Lubonja e lubonjërat dhe hedhin helm. Që të mos ndodhë pajtimi. I cili duhet domosdo të ndodhë një ditë. Sepse po të mos ndodhë ky pajtim, duhet të rrokën pushkët edhe për shekuj të tjerë. Dhe fati do të caktojë pastaj për shqiptarët ose për serbët të njejtën gjë që caktoi psh për vllehët: duhet të bredhin skutave të Ballkanit me shkop e trastë në krahë, me shkop në dorë për të lypë bukë, ujë e strëhë për të futë kokën. Që të mos këtë më Fatosa të tjerë duhet të pajtohën më në fund serbët me shqiptarët dhe të jetojnë në paqe në vendet e tyre, në trojet e tyre.


Shumë thashetheme din Fatosi siç di unë dhe shumë shqiptarë të tilla për Fatosin. Por historinë nuk e bëjnë thashethemet që din Fatosi e as thashethemet që di unë. Ramush Haradinaj është komandanti më komandant në Kosovë për kohën e luftës. Ka dalë nga lufta veç kur ka ardhë dhe ka varrosë vëllain në Vlahën të Hasit dhe është kthye direkt në luftë dhe nuk ka bërë kurrë luftë nëpër kafenetë e restorantet e Kukësit, Tiranës, Zvicrrës apo Gjermanisë, por ka bërë luftë të vërtetë. Ai i dha luftës gjithçka. Se e ka falë plumbi është punë e zotit.


Edhe Fatos Lubonja la rininë burgjeve dhe ka gjithë mirënjohjen tonë, ani se në burg e futi Enveri për t’i trembur babanë dhe shpejt pas të birit burgosi babanë. Por babë e bir për Enverin punuan edhe në burg shumë kohë, nëse u besojmë thashethemeve siç u beson Fatosi për Ramushin. Plumbat nuk i fërshëllyen mbi kokë Fatosit. E fali Enveri prej plumbave jo zoti si Ramushin. Fatosi vuajti familjarisht nga Enveri që u bë vlla me serbët, Ramushi u vra familjarisht nga serbët, Ramushi si familje derdhi gjak vëllezërish që ia ka bërë nëna e jo lopa për lirinë e Kosovës, la dritën e syrit. Dhe është larg të dërdhësh gjak për lirinë me të bësh burg se don Enveri. (Në fakt nuk ke bërë burg se ke kundërshtuar Enverin)


Dhe pas shkrimit të Fatosit si platformë urrejtje kundër shqiptarëve që për dreç më kujton platformën e Çubrilloviçit kundër shqiptarëve për t’i zhdukë e shfarosë shqiptarët, për ti nxjerrë ketej Bjeshkëve të Nemura…, më kujton ishkryeministrin serb Vlladan Gjeorgjeviçin që i nxirrte shqiptarët me bisht dhe tezat e tij i ka artikuluar duke i vjedhë dhe duke i shitë si të tijat Fatos Lubonja, pra pas shkrimit të Lubonjës globalist, pacifist, internacionalist = nacionalist serb, grek, vlleh etj etj që vajton për serbët e romët e vrarë nga shqiptarët por kurrë nuk thotë një fjalë për shqiptarët e vrarë nga serbët, për mijëra shqiptarët e zhdukur nga sërbët që nënat e Kosovës i kërkojnë sot e gjithë ditën, pra pas këtij shkrimi, po shoh reagime parulleske që veç ia bëjnë qejfin Fatos Lubonjës pamundur askush t’i thotë se cili është në fakt ai, pa mundur me e vu përballë pasqyrës së vetes e të vërtetës së tij që e bën me vjellë edhe atë edhe ne.


Platforma e Vaso Çubrilloviçi kundër shqiptarëve, për zhdukjen e shfarosjen e tyre, që na e zbuluan dhe botuan kroatët dhe jo babai i Fatosit në 1956, më duket e derdhur me finesë por pa mundur të fshihet në shkrimin e Fatos Lubonjës.


Fatosi i sulet Gjykatës së Hagës pse ajo u doli zot shqiptarëve dhe nuk plotësoi ajo vërdiktin e Çubrilloviçit. Gjykata e Hagës nuk është e Milosheviçit, këtu është ndryshimi dhe mjerimi i Fatosit. Ajo gjykata vepron mbi vlerat e drejtësisë njerzore dhe jo të inateve të njerzve pa identitet. Ajo e shpalli dy herë të pafajshëm Ramush Haradinin dhe çertifiloi e ligjëroi botërisht pavarësinë e Kosovës.
Fatos Lubonja në shkrimin e tij i kundërvihet nacionalizmit shqiptar. Ai mendon se po i kundërvihet nga pozitat e një pacifisti, globalisti, nga pozitat e një lideri të shoqërisë civile dhe rreket të na shitet si pacifist kampion. Këtë inat ka Fatosi. Ngushëllime Fatos. Kjo gjykatë duhet shpallë kriminale për t’ia rehatuar zemrën Fatosit.


Kur je i ndarë, siç thotë e deshiron Fatosi, nuk je shqiptar. Se një i ndarë vulëhumbur nuk din çfarë është në fakt. Shqiptarët e ndarë 100 vjet nuk janë shqiptarë, janë kosovarë, thotë ai me kompetencën e shpikësit apo të krijimit të planetit Mars.


Si pjestar i një shumice shqiptare të bekume prej zotit më pëlqen të hyj nën lekurën e Fatos Lubonjës dhe të gjej shkakun e tërbimit të tij kundër shqiptarëve. Ku kemi gabue me Fatosin? Cilat janë rrënjët e urrejtjes së tij ndaj meje e ndaj nesh. Enveri burgosi më shumë shqiptare se të huaj jo shqiptarë. Nuk harrohet kjo as nuk fshihet dot. Por Enveri nuk ishte nacionalist pse don ta quajë të tillë Fatosi. Enveri shkëmbente shqiptarët e burgosur me serbë. Por Fatosit nuk i dhemb për shqiptarët e Kosovës se ai i quan kosovarë dhe jo shqiptarë. Fatosin e futën në burg për të trembur babanë e tij. Unë e kuptoj se sa e rëndë është kjo se jam prind vetë. Por unë nuk ia shuaj e as letoj dhimbjen. Shqiptarët e Kosovës u kalbën burgjeve, morën plumba u shfarosën për të mbajtë gjallë idenë e bashkimit kombëtar që sot është duke lulëzuar.


Në gjithë sa shkruan, nuk tregon minimum respekti për shqiptarët e vrarë e të zhdukur, nuk tregon minimum dashurie për shqiptarët që dhanë jetën. Nuk ka shkruar as këtu dhe askurrë për shqiptarët e vrarë, masakruar e përdhunuar prej serbëve. Nuk ia bën zemra të shajë serbët Fatos Lubonjës. Sepse atij i dhimbsen serbët e zhdukur, të vrarë, i dhimbsen romët, vllehët etj.
Ai harron me dashje se çeshtjet e luftës zgjidhen me luftë dhe në luftë ndërsa çeshtjet e paqes zgjidhen me paqe në paqe.


Nuk don t’ia dijë se shqiptarët vunë mishin e trupave të tyre përballë hekurit të plumbave të serbëve, vunë pushkët përballë topave, tankeve, auroplanëve serbë, përballë helmeve luftarake që përdori Serbia kundër shqiptarëve.

Ramush Haradinaj i dha vëllezërit luftës, i dha veten. Por Fatos Lubonjës do t’i bëhej qejfi të ishte i vdekur Ramushi dhe mbase të vdekur edhe mund ta donte pastaj.




Revolta e Fatos Lobonjës kundër shqiptarëve, kundër Hagës që u dha të drejtë shqiptarëve duke e shpallë dy herë të pafajshëm Ramushin dhe duke e shpallë të ligjshme botërisht pavarësinë e Kosovës, jo se gjykata e Hagës është gjykatë e zotit, pra revolta e Fatosit është e njejtë si revolta e një nacionalisti të thekur serb dhe do t’ia kishte zili Shesheli që luftoi t’i nxirrte shqiptarët këndej Bjeshkeve të Nemura.
Po të vinin këndej atyre bjeshkëve kosovarët që nuk janë shqiptarë sipas Fatosit e ca tosëve të tjerë që ngjyjnë kaçoren në shllinën serbe, Lubonja nuk do t’i pranonte këtu. Do të thoshte le të rrinë në Kukës.
Fatos Lubonja si i huaj po don me ua tregue shqiptarëve punët e veta, punët e shqiptarëve. Fatosi është si vetja e vet fiks një primitiv i shekullit të 19, i asaj kohe kur ripeshin shqiptarët si berret nga antishqiptarët si Zografi, Venizellos, dhe shqiptarët antishqiptarë si Spiro Milo etj etj…


Lubonja është në rregull nëse shqiptarët janë pa identitet sespse identitetmunguarit i duan të tërë pa identitet.
Nga pozitat e një nacionalisti të thekur por jo shqiptar ai duke denigruar figurat e shqiptarëve, këto që janë, kujton se denigron politikanët shqiptarë që nderuan Ramushin dhe e pritën si hero. I bie shuplakë politikës në Shqipëri dhe akuzon për këtë Sali Berishën tani që ka humbur zgjedhjet politike në vend. Lubonja duhet ta dijë se Berisha nuk u ndëshkua pse tha se nuk mund të klonohen kombe të tjera shqiptare në shtetet ku jetojnë shqiptarët sepse shqiptarët e kanë kombin e tyre dhe s’kanë ngelur bredharakë, janë në hapsirën e tyre etnike të pashkëputur ani se në 5 shtete të ndryshme.


Reagimet e nxituara dhe emocionale kundër Lubonjës (edhe si ky i imi) nuk vlejnë edhe pse e di se i bëjnë nder Lubonjës. E mbajnë gjallë në pazar dhe ia largojnë do kohë mjegullën e harresës që i mbështillet dhe sillet vërdallë.




Por nuk duhet të harrojmë se sa kohë që i shan Lubonja shqiptarët, ata janë në rregull, janë në udhë të drejtë. Por unë nuk po them këtë. Unë nuk dua që Fatosi t’i dojë shqiptarët dhe nuk qaj pse ai nuk i do. Nuk dua që t’i mëshirojë kurrë se shqiptarët nuk janë për mëshirë. Le të mos i dojë fare. Shqiptarët nuk kanë nevojë për dashurinë e Fatos Lubonjës. Ata janë fitimtarë. Kanë fituar gjithçka. Me luftë, mund, sakrifica. Kjo fitore pikërisht e çmend Fatos Lubonjën. Ramushi nuk kishte rrugë tjetër veçse të luftonte. Dhe për luftën që bëri e duan në Kosovë. Por nuk e kanë frikë, nuk i tutet atje askush Ramushit. Dashuria nuk është frikë Fatos. Ramushi është simbol i lirisë. Dashurinë për Ramushin nuk e kanë irracionale në Kosovë. Ai është trim siç është trimi. Ai ka ditë edhe me kërkue falje. Ka ditë edhe me lënë syrin e tij. Fatosit nuk i vjen mirë që doli një shqiptar trim si Ramushi. Që dolën shumë shqiptarë trima. Por më vjen mirë mua dhe krenohem unë për këtë gjë. Çfarë t’i bëj unë Fatosit pse atij i vjen keq. Çfarë t’i bëj unë Fatosit pse për atë Ramushi do të ishte i mirë po të ishte i vdekur. Ndoshta vëllezërit e vdekur të Ramushit janë të mirë për të.




Më çudit globalisti, pacifisti, antiamerikani me raste, antiamerikani kur amerikanët i duan dhe përkrahin shqiptarët dhe proamerikani në çdo rast tjetër, më çudit pra që Fatosi është kundër gjykatës së Hagës.
Rri aty ku je, rri rehat, ndaç përpushu zi zorra në prush dhe gjuaj gurë kundër diellit sa të mundesh, lëshoji qentë e tu ta lehin hënën sa të mundin, vazhdo të jesh serial killer me fjalë kundër shqiptarëve dhe qëllo sa të mundesh, sofistikohu sa të mundesh, por Gjykata e Hagës dhe bota demokratike nuk merr mendë e tua, nuk ec me mëndë e tua z. Lubonja edhe pse ke përvojë burgu, edhe pse na ngjall mëshirën për ty, por nuk je kurrësesi hero.

Shqiptarëve u ka ngelë tani vetëm që të thërrasin “izrealitët” e tyre emigrantë ngado që janë nëpër botë që nga koha e Skënderbeut dhe t’ia kujtojnë botës se kush janë. Fati i shqiptarëve është bashkimi. Ndaç të trembet Fatos Lobonja dhe gjithë tosët, ndaç le të gëzojnë me vendasit.


Nga Flori Bruqi



SKIZOFRENI I PËRDALUR FATOS LUBONJA ,mendon njajtë siç kanë shkruar disa vjetë më parë mediat dhe analistët serb,ku thoshin se Z. Ramush Haradinaj është vrasës (Ramus Haradinaj Ubica )

Ja lexoni ç'thoshin për Heroin tonë Ramush Haradinaj mediat serbe:


”Blic” (“Tužilaštvo traži 20 godina zatvora za Haradinaja “)



Prokurorja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë sot, në fjalën e tij përmbyllëse, i pyetur për “një minimum prej 20 vjet burg,” ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës komandanti Ramush Haradinaj për krime lufte kundër shqiptarëve, serbëve dhe romëve në kampin e burgimit të UÇK-së në fshatin Jabllanicë, në afërsi të Deçanit në vitin 1998 ka sjrkaur gazeat serbe >”Blic” (“Tužilaštvo traži 20 godina zatvora za Haradinaja “) duke shrkuar se gjykata kekron 20 vjet për ramush hradinaj, në kohën kur procesi mbahje kundër tij. Por lirimi i tij nga TPI dëshmoi prepogandën serbe dhe etikemtiemt e disa analsitëve serb se ra,mush hardianj na qenka vrasës, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”



Në fund të rigjykimit, prokurorët kanë dënimin e njëjtë propozuar për bashkakuzuarit Balajt dhe Lahi Brahimajt. Pas gjykimit të parë, Haradinaj dhe Balaj ishin prill 2008 u liruan, dhe Brahimaj u dënua me gjashtë vjet në burg.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj janë akuzuar me gjashtë akuza për vrasje, trajtim mizor dhe akteve çnjerëzore, shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës. Ata janë akuzuar për torturimin, abuzimin dhe vrasjen e të paktën tetë të burgosurve në Jabllanicë, dy prej të cilëve ishin serbë dhe romë të tjera dhe shqiptarët.
Akuzuarit të parë Haradinaj ishte në atë kohë një komandant rajonal i UÇK-së, Balaj u udhëhequr nga një njësi të veçantë të milicisë, dhe Brahimaj komandonte kampin në Jabllanicë.
- Dënimi minimal që duhet të shqiptohen për të tre të akuzuarit është 20 vjet në burg, “tha prokurori Paul Rodgers në fund të argumenteve përmbyllëse.
Rogers tha se gjatë rigjykimit provuar se të pandehurit ishin pjesëmarrës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale qëllimi i të cilit ishte “eliminimi brutal të bashkëpunëtorëve të gjithë kundërshtarët” e supozuara të UÇK-së dhe spiunëve “, abuzimi torturë dhe vrasje” në Jabllanicë.
Haradinaj, i cili “ka gëzuar statusin e pothuajse hyjnore”, “të inkurajuar dhe mbështetur autorët e krimit” direkt – të cilat përfshinin Brahimajn xhaxhain e tij dhe i akuzuari i dytë Balaj – për të “eliminuar kundërshtarët,” urdhërimin e “policisë ushtarake” UÇK “fshijnë bashkëpunëtorë”, ai Prokurori.



Dhe krejt në fund:

Një ditë pasi publicisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, e ka quajtur vrasës kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka vonuar reagimi i këtij të fundit. Kreu i AAK-së ka thënë se kjo çfarë ka deklaruar Lubonja është një befasi jo e këndshme.

“Kërkoj nga Lubonja që ta lexojë vendimin e gjykimit të dytë, ku Gjykata e Hagës e ka precizuar qartë se jo vetëm që nuk kam kryer vepra të tilla, por kam ndihmuar për të kundërtën. Miqtë e miqve të armiqve janë zgjuar nga gjumi në një fushatë negative dhe kjo do të rritet për ditë e më tepër në Kosovë, nga njerëz të cilët i shfrytëzojnë pozitat e tyre që ky vend të mos zhvillohet”, deklaroi Haradinaj.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që këtë akt të Lubonjës ta ndjekë edhe nëpërmes procedurave ligjore, në mënyrë që ta mbrojë imazhin e tij.

Fatos Lubonja, publicist i njohur shqiptar, në një shkrim për një revistë gjermane e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve.

Po çfarë shkrova unë në librin tim "Guximi shqiptar"për Ramush Haradinaj dhe çfarç shkroi publicisti i mirënjohur shqiptar z.Zef Pergega lexoni:


http://www.scribd.com/doc/64538117/5/Hero-ne-lufte-hero-ne-paqe-Ramush-Haradinaj

http://floripress.blogspot.com/2011/08/ai-ishte-gjeneral-ne-lufte-hero-ne-paqe.html

NËN QIELLIN E EUROPËS





Nga Fatos Lubonja 

Afro dhjetë ditë pasi u çlirua nga Gjykata për Krimet në ish-Jugosllavi (29 nëntor 2012) prej akuzave për krime lufte, ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri një vizitë triumfale në Shqipëri. Atij iu dedikua një seancë e Parlamentit shqiptar ku mbajti një fjalim të shkurtër; u prit nga Kryeministri Sali Berisha me shumë nderim, kurse më 10 dhjetor u dekorua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Në fjalën e tij Nishani e quajti kënaqësi që në emër të qytetarëve të Shqipërisë i shprehte mirënjohjen njërit prej burrave shqiptarë më të përkushtuar të kohëve moderne: “Ai kurrë nuk u iku përballjeve, rezistencës, – tha Nishani, – duke bërë të mundur që edhe përmes transparencës, kurajës, përballjes me Gjykatën e Hagës, të ruante të pacenuar dinjitetin e një lufte rezistence, dinjitetin e një lufte çlirimtare që ne e bëmë së bashku me partnerët më të mirë të shqiptarëve”.1
Kryeministri Berisha, po në ato ditë bëri një deklaratë në të cilën, pasi e nderoi të shfajësuarin, u shpreh se “Qeveria e Republikës së Shqipërisë do t’u kërkojë instancave përkatëse ndërkombëtare të autorizojnë ndërmarrjen e një hetimi të pavarur ndaj ish-prokurores Carla Del Ponte, për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj”. Në deklaratën e tij ai i kërkoi sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë “të nisin menjëherë një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë çështje”.2
Edhe kreu i opozitës, socialisti Edi Rama, manifestoi të njëjtin respekt në pritjen që i bëri Haradinajt. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama, i cili e kishte përshëndetur çlirimin e tij nga akuzat që ditën që kjo ndodhi, tha se i shprehu atij mirënjohje për mbrojtjen dhe sakrificat e bëra në vite për popullin e Kosovës dhe se me të biseduan për bashkimin e shqiptarëve “nën qiellin e Bashkimit Europian” për unifikimin e arsimit dhe sistemit doganor etj.
Akuzat ndaj Haradinajt
Ironia është se të gjithë politikanët e lartë që celebruan të shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për të pasur dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta. Pra, se në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë. Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i ICTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin.3 Ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt.
Atëherë si do ta shpjegojmë këtë glorifikim nga shqiptarët të Haradinajt në kthimin e tij nga Haga, me gjithë këto fakte të tmerrshme? Si ta shpjegojmë se në Kosovë, mu pas kthimit të tij, ai u shpall si Kryeministri i mundshëm i ardhshëm i Kosovës. Si t’i shpjegojmë iniciativa kaq kurajoze si ajo e Berishës për të hapur hetime mbi Carla Del Ponten?
Së pari, kjo hipokrizi kaq kurajoze mund të shpjegohet me faktin se ky qëndrim ka të bëjë me mbisundimin e ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’u shpëlarë trurin njerëzve. Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar. Mbajtja gjallë e këtij lavazhi trushplekset gjithashtu me faktin shumë më prozaik se Haradinaj me shokë, meqenëse kanë në Kosovë jo vetëm pushtetin politik, por edhe atë ekonomik, kanë arritur, duke i ngritur edhe monumente vetes, t’u imponojnë njerëzve në Kosovë mitin e tyre, i cili pastaj i shërben pushtetit të tyre në një rreth vicioz. Fati i dëshmitarëve që pësuan “vdekje të parakohshme” e lehtëson edhe më punën e tyre.
Së dyti, mbrojtja e Haradinajt nga ana e shqiptarëve është e lidhur edhe me mbrojtjen e imazhit të vendit të tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar. Akuza si ato të Carla Del Pontes duhen përgënjeshtruar dhe refuzuar, pasi ato dëmtojnë çështjen kombëtare, pasi i delegjitimojnë shqiptarët, madje duke u dhënë të drejtë armiqve të tyre, që i akuzojnë si rrezik në rajon me idenë e bashkimit kombëtar, që kohët e fundit është bërë kryefjala e retorikës politike në Shqipëri. (Në një nga fjalimet e tij të fundit, Kryeministri Berisha tha se është e papranueshme që shqiptarët jetojnë në pesë shtete të ndryshme, duke nënkuptuar Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë (Preshevën) dhe Maqedoninë.)4
Gjuha e dyfishtë
Në deklarimet e tij, veçanërisht ato drejtuar partnerëve dhe mediave ndërkombëtare, kur flet për çështjen e nxehtë të “problemit të pazgjidhur kombëtar”, Haradinaj e paraqet veten si një politikan i moderuar. “Çështja shqiptare është zgjidhur me pavarësimin e Kosovës”, – i deklaroi Haradinaj një medieje greke kohët e fundit. – “Gjithkund ekzistojnë minoritete. Nëse fillon të projektosh kufij ‘etnikisht të pastër’, nuk do të ndalosh kurrë”. “Unë konsideroj se sot është koha e arsyes. Do t’i ftoja të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, të veprojnë në drejtim të integrimit europian”. “Ne do të shikojmë përpara, nuk do të merremi me gjërat që tashmë kanë kaluar”.5
Kjo gjuhë, megjithatë, nuk e pengon atë të përdorë një tjetër gjuhë brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Në një ceremoni ku iu dha titulli “Qytetar Nderi” i qytetit të Lezhës, ai tha: “Ne jemi një komb, një gjuhë, një flamur, një rrugë (është fjala për autostradën e ndërtuar nga Berisha, që lidh Shqipërinë me Kosovën), e cila na mundëson për të qenë një”.
Kjo gjuhë e dyfishtë është shprehje e ideologjisë dominuese të pushtetit që kanë adoptuar politikanët shqiptarë gjatë njëzet viteve të fundit. Kjo ideologji, që e kam quajtur nacional – europeizëm (si kalim i retorikës së elitës politike shqiptare nga nacional-komunizmi në diskursin nacional-europeist, që nënkupton instrumentalizimin e integrimit europian6) pretendon ta zgjidhë çështjen kombëtare të bashkimit të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan nëpërmjet integrimit europian duke përzierë kështu vizionin nacionalist të Shqipërisë së madhe etnike me vizionin postnacionalist të Bashkimit Europian të qytetarëve në një lloj Shqipërie të madhe europiane. Sipas kësaj ideologjie, serbët, grekët, maqedonasit, malazezët do të mbeten të njëjtët armiq që kanë qenë në të shkuarën.
Po cili është Haradinaj i vërtetë? Ç’përfaqëson ai për shqiptarët; po për europianët? – Carla Del Ponte përshkruan në librin e saj La Caccia – io e i criminali di guerra (Feltrinelli 2008) se si ndërkombëtarët e UNMIK-ut, në vend që ta ndihmonin Tribunalin për një hetim më të thellë të çështjes “Haradinaj”, i krijuan asaj pengesa me argumentin se politikanë si ai ishin shumë të fuqishëm në Kosovë dhe, kësisoj, dëmi që do të pësonin do të ishte më i madh sesa përfitimi, sepse këta njerëz mund të destabilizonin rajonin. Ky fakt flet shumë për Haradinajn. Ai u përket atyre kafshëve politike në Shqipëri dhe Kosovë që u intereson vetëm pushteti personal dhe përfitimet që nxirren prej tij. Ai e di shumë mirë se për momentin ai nuk mund ta mbajë këtë pushtet pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Prandaj, kur flet me europianët ai tund flamurin me gjashtë yje të Kosovës, ndërsa kur flet me politikanët dhe bashkatdhetarët e tij shqiptarë, mbështillet me flamurin kuqezi.
Ambiguiteti i Europës
Etien Balibar, duke shkruar për situatën në ish-Jugosllavi, thotë se ajo nuk është atipike, përkundrazi, është një projektim lokal i formave të konfrontimit dhe konflikteve të të gjithë Europës që Balibar nuk heziton t’i quajë “marrëdhëniet raciale europaine.”7 Europa e sotme, më tepër se kurrë po shfaq kontradiktën e saj të brendshme midis një Europe të egoizmit të shteteve kombe dhe një Europe postnacionaliste të qytetarëve, duke konfirmuar fjalët e Balibarit mbi Europën si një “projekt politik i pazgjidhur”: “Fati i identitetit të ri europian si i tërë po luhet në Jugosllavi dhe më në përgjithësi në Ballkan. (…) Europa duhet të pranojë se situata në Ballkan nuk është një monstruozitet në gjirin e saj (…) por një pamje dhe reflektim i vetë historisë së saj dhe duhet të ndërmarrë masa për ta përballuar dhe zgjidhur atë, çka do të thotë ta vërë edhe vetveten në diskutim dhe të transformojë vetveten. Vetëm atëherë Europa do të fillojë ndoshta të bëhet e mundshme përsëri.”8 Nëse disa vjet më parë ne mund të thoshim se europianoperëndimorët shikonin drejt së ardhmes, ndërsa europianolindorët po shihnin drejt së kaluarës, siç po ndodhte në ish-Jugosllavi, kjo nuk duket se është më e vërtetë. E ardhmja e projektit europian nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më në krizë se gjatë këtyre kohëve. Gjuha e dyfishtë e Haradinajt dhe e politikanëve më të rëndësishëm si në Shqipëri dhe në Kosovë është, pa dyshim, edhe pasqyrim në Ballkan i mëdyshjeve dhe ambiguitetit të europianëve përsa i përket projektit të së ardhmes së tyre.
Rasti i shfajësimit të Haradinajt është shumë sinjifikativ në këtë kontekst. Dështimi i dhënies së një vendimi të drejtë ndaj tij hap një diskutim të madh jo vetëm mbi problemin e raportit të politikës me drejtësinë, d.m.th. mbi atë se si pushteti politik krijon pengesa ndaj drejtësisë, por edhe mbi atë se sa mund të funksionojë normalisht një gjykatë ndërkombëtare e Europës postnacionaliste kur ajo ka kundër interesa të ashtuquajtura kombëtare. Vetëdija se ekziston një gjykatë krimesh, një drejtësi përtej pushtetit të tyre, si ajo e Hagës, ka penguar shumë nga këta njerëz, që kanë arrogancën të thonë në vendin e tyre se “ligji e drejtësia janë ata vetë”, të kryejnë krime të tjera. Por pandëshkueshmëria e tyre, edhe si rezultat i dobësisë së kësaj Europe të qytetarëve ndaj Europës së shteteve kombe, është një inkurajim për ta që t’u fryjnë erërave nacionaliste në vendet e tyre dhe të mbajnë gjallë ndjenja urrejtjeje ndaj fqinjëve.
Kjo pandëshkueshmëri nuk është vetëm një kërcënim për paqen dhe integrimin e vërtetë europian, por është edhe një kërcënim për zhvillimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës brenda vetë Kosovës. Niveli i kriminalitetit është shumë i lartë në Kosovë, veçanërisht korrupsioni dhe krimi i organizuar. Elita politike ku bën pjesë edhe Haradinaj dhe Limaj, akuzohet fort për këtë. Nuk është rastësi që Kodi i ri i Procedurës Penale i janarit 2013 e bën më të vështirë se ai që ishte më parë, madje edhe më të rrezikshme, mundësinë për të thërritur dëshmitarë.9 Politikanët kosovarë, megjithëse kanë shtetin në duart e tyre, në vend që të bëjnë ligje që t’i mbrojnë më mirë dëshmitarët duke lehtësuar kështu përdorimin e tyre nga ana e Prokurorisë, bëjnë të kundërtën. Dhe statusi i tyre si mbrojtës të bashkatdhetarëve, – paçka se Carla Del Ponte shkruan se “nuk ka asgjë fisnike apo heroike në ato krime” duke ngulmuar se pandëshkueshmëria e tyre mund të shkaktojë luftëra të reja, – ua bën më të lehtë hartimin e këtyre ligjeve.
“Racizmi triumfon kur identifikohet me shtetin, kur bëhet vetë shteti.” (Foulcauls). Nën qiellin e një Europe që resht së shikuari të ardhmen e saj si një Europë e qytetarëve dhe kthehet mbrapsht në Europën e egoizmave të shteteve kombe, ky leksion mbetet kuptimplotë, veçanërisht në rajone të tilla si Ballkani.
* Ky shkrim është botuar në anglisht në numrin e majit 2013 të revistës SUDOSTEUROPA Mittelungen, që ka vënë në fokus (me kontributet e Andreas Ernst, Florian Bieber, Natasha Kandiç, Karl – Peter Schvarz, Adelheid Wolfi, Sonja Biserko, Fatos Lubonja) çështjen e çlirimit nga Gjykata për Krimet në ish-Jugosllavi të Gatovinës dhe Haradinajt dhe pasojat e saj
.





  

1 Kulla Ilir

Nga Ilir KULLA


E kam ndier veten të zhgënjyer si qytetar, si intelektual dhe si shqiptar me shkrimin e botuar dje në gazetën “Panorama” nga një intelektual shumë i çmuar i Shqipërisë së sotme si Fatos Lubonja. Që në adoleshencë jemi rritur me intelektualin Lubonja, i cili ka qenë emblemë sakrifice, vuajtjeje, opozitarizmi, persekutimi, qëndrestarie dhe rreshtimi për nga vërtetësia dhe e drejta. Pikërisht duke lexuar dje një qëndrim komplet të kundërt në raport me këto shtylla përbërëse të historisë së Lubonjës, është e domosdoshme t’i analizojmë të gjitha, një e nga një, në raport me ngjarjet, historitë, personazhet dhe realitetin e sotshëm.
* * *
Lufta popullit të Kosovës iu imponua nga makina shtetërore e dhunshme e Serbisë së atyre viteve, e cila ishte komplet e kundërta e shtetit të së drejtës, të tipit europian. Në një lloj mënyre, Serbisë dhe Milosheviçit i takon “merita” e krijimit të UÇK-së. Ajo lindi nga njerëzit e thjeshtë të Kosovës, nëpër fshatra, nëpër familje të persekutuara nga komunizmi jugosllav e më tej serbomadh që nga koha e Shaban Polluzhës e ndoshta dhe më parë. Nëse sot mund të themi që a ka pasur themelues ideator UÇK-ja, patjetër, e shumë madje, por në krye të tyre qëndron Adem Demaçi, i cili po ashtu si zoti Lubonja e kaloi rininë dhe jetën nëpër burgje, i ndrydhur pas hekurave si i burgosur i ndërgjegjes, asaj ndërgjegjeje kombëtare qytetare shqiptare, e cila kërkonte të drejtën e shkollimit në gjuhën e vet, të përfaqësimit, të të shprehurit, të lirisë dhe jo në emër të ultranacionalizmit, njëlloj si z. Lubonja. Adem Demaçi dhe shokët e tij të lëvizjes së ’68-s në Kosovë, ashtu si në të gjithë Europën, mbajtën në Kosovë flakën e lirisë të ndezur për brezat e mëvonshëm, ata që luftuan dhe e fituan lirinë.
* * *
Jugosllavia e pas Dejtonit ishte një Jugosllavi e cunguar, ishte Jugosllavia e Milosheviçit, ku kishte katër lloj qytetarësh, niveli i parë serbët “të përzgjedhurit” e Zotit që kishin lindur për të sunduar të tjerët. Malazezët, të cilët e dinin shumë mirë se një shkëputje me luftë nga Serbia do të thoshte shkatërrim dhe rrënim si në Bosnjë dhe ata ishin shumë të vegjël, kështu që ia vlente të vazhdonin të jetonin nën Serbi për shkak të detit dhe të 45% të popullsisë serbe, dhe jo për shkak të dashurisë mes tyre. Hungarezët e Vojvodinës, të cilët për shkak të pozitës gjeografike dhe industrive jugosllave kishin pozita të avantazhuara nga pikëpamja ekonomike dhe politike në krahasim me të tjerët, pavarësisht se ishin vetëm një krahinë autonome. Shqiptarët e Kosovës, të cilët pavarësisht se me numër qytetarësh ishin me shume se Mali i Zi e Vojvodina, bashkë ishin të dënuar të jetonin, nën aparteid të papërfaqësuar, nën dhunë të vazhdueshme të makinës ushtarake shtetërore. Mjafton të përmendim që armata më e madhe e Jugosllavisë të mbetur ishte e tëra e vendosur me trupa dhe mjete të rënda në mënyrë permanente në Kosovë, nën mungesën e drejtësisë që nga ajo e pronësisë e deri tek ajo e të folurit. Qëndresës historike paqësore të Rugovës dhe LDK-së iu përgjigjën me indiferencë të plotë dhe me dhunë sistematike shtetërore.
* * *
Në vitin 1997, ditën e protestave të studentëve, të udhëhequr nga Albin Kurti, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Bujar Dugolli etj., ishte në krye me studentët dhe një intelektual i shquar i asaj kohe, profesor Ejup Statovci, që u masakrua live nga forcat speciale të policisë serbe para kamerave të mbarë botës. E pra, Statovci e studentët të cilët një vit më pas do ishin të tërë në UÇK, ishin më paqësorë se vetë gandistët vetëm pak muaj para luftës. Më 28 nëntor të atij viti, në Drenicë tre njerëz dolën para kamerave me uniformën e UÇK-së, një ndër ta ishte nxënës 17-vjeçar, i cili paradite kishte qenë në shkollë. Emri i tij ishte Daut Haradinaj, vëllai i vogël i Luanit, që ishte vrarë atë vit në kufirin Shqipëri-Kosovë nga ushtria serbe, i Ramushit që kishte lënë Perëndimin e ishte kthyer të mbronte shtëpinë e vet, i Shkëlzenit që dy javë para se të përfundonte lufta u vra po ashtu nga ushtria serbe. Në mars të 1998-s ushtria serbe nuk masakroi vetëm familjen Jasharaj në Prekaz, por edhe familjen Haradinaj në Deçan. Të gjithë ata që u vranë ishin civilë, femra dhe fëmijë, kështu u krijua UÇK-ja, fshat më fshat e shtëpi më shtëpi. Një luftë që të imponohet është një luftë e drejtë, sepse me atë ruhet dinjiteti, identiteti, qytetaria, origjina, prona gjuha dhe liria; ky nuk është nacionalizëm, por patriotizëm.
* * *
Rusvelti e dinte shumë mirë se kur të hidhej bomba bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, nuk do të vritej Perandori japonez apo as komandantët e ushtrisë, por do të vriteshin shumë civilë, dhe një pjesë e madhe e tyre të pafajshëm. Por në emër të asaj bombe do t’i jepej fund një lufte, e cila mund të vazhdonte në Paqësor edhe për 20 vjet. Natyrisht, nuk mund të mendosh që lufta e Kosovës mund të ketë qenë një luftë ku janë zbatuar të gjitha konventat e të drejtat e njeriut, pasi çdo luftë është e pisët, por luftërat ku ushtria e shtetit lufton kundër qytetarëve të vet, pra lufta civile, është 10 herë më e pisët dhe e vështirë. Megjithatë, nën qiellin e Europës për shumë vite kjo u lejua në ish-Jugosllavi, deri kur “Pëllumbi i Paqes” së Dejtonit, Milosheviçi, nuk i theu hundët pikërisht nga ata fëmijët e katundarëve të Kosovës, bijtë e thjeshtë të popullit fukara, të cilët krijuan ushtrinë që na riktheu krenarinë qytetare e kombëtare: UÇK-në. Një ditë të bukur, në burgun e Shevingenit në Hagë, teksa Sllobodani ishte në ashensor, u gjend me Ramushin vetëm për vetëm dhe uli kokën teksa Ramushi i tha: “Eh zoti President, a ta merrte mendja ndonjëherë se një ditë do gjendeshe me mua këtu?”…. E pra, njëri u largua me arkivol nga aty, e tjetri u kthye dy herë i lirë dhe hero te njerëzit e vet. Por jo sepse gjoja ishin zhdukur dëshmitarët, por sepse në atë luftë kishte një humbës dhe një fitues, humbësit qëndruan me humbësit dhe fituesit me fituesit.
* * *
Kenedi i madh ka thënë: “Mos pyet ç’ka bërë atdheu yt për ty, por ç’ke bërë ti për atdheun tënd”. E pra, Kenedi nuk ishte nacionalist e ultranacionalist, ishte patriot, jetoi e vdiq si i tillë. Nëse një burokrate e shpifur dhe e dështuar si zonja Del Ponte, që në vend të shkruante libra duhej të bënte punën e vet si prokurore, për shumë vite kërkoi të na mbushte mendjen se Ramushi, Fatmir Limaj, Rustem Mustafa dhe e gjithë UÇK ishin kriminelë, për ta dhe për ata që mendojnë si Del Ponte ka vetëm një përgjigje: një popull i tërë nuk mund të jetë kriminel, liria nuk fitohet me pallavra, por me gjak e sakrifica.





Fatos Lubonja – kjo qyqe në folenë e shqipes


Nga Fahri Xharra

Qyqet janë mbrojtëse të armiqve djallzorë, të cilët vrasin e djegin gjithçka që ndeshin në rrugën e tyre. Qyqja, ky zog i llahtarshëm me ngjyra të çelta që e mbështjellin pjesën më të madhe të trupit të saj, me fytyrën e saj në formë zemreje, me sytë e saj të mprehtë gjatë natës, me aftësinë e saj të rrotullimin të kokes për 270 shkallë pa e lëvizur trupin, me krihët e saj pa fishkullimë gjatë fluturimit, gjuan vetëm kur bie muzgu i natës, këto aftësi e bëjnë zogun më të frikshëm të natës. Qyqet e kanë një veti shumë të rrezikshme,ato i lëshojnë vetë në foletë e zogjve tjerë. Të huajt që kaluan mbi ne, i lëshuan vetë e qyqes në foletë e shqiponjave . Kur ata ikën,zogjtë e qyqeve shpëtuan falë jozgjuarësisë së shqiponjave. Një lloj i qyqes është edhe Fatos Lubonja që gjuan në një moment jo fort të volitshëm për popullin tonë.

Ç`farë këqësie do të ndiente Fatos Lubonja, apo thënë ndryshe a do ta shihte misionin e tij të përfunduar sikur:-“ shkencëtarisht të vërtetohej e të pranohej se shqiptaret janë popull pa prejardhje”,-“ të dokumentohej se ilirët ishin fise bredhëse të Balkanit dhe erdhën në të njejtën

kohë me sllavët këtu ku janë “,-“ që autoktonët e parë të Balkanit ishin Grekërit, e civilizimi ka filluar me ta ,atëherë kur ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhëshem që prishnin qetësinë e civilizimeve”,-“ të thuhej e të shkruhej se tokat e banuara nga sllavët u populluan me një race shqiptare ,të cilet i solli turku nga Azia,për baraspeshë për të pushtuarit sllavë”,-“ sikur të dokumentohej që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu ishte një surogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre ,kundër turkut”,- “sikur Lidhja e Prizrenit të dilte si lojë turke vetem për t`i kënaqur do apetite falso”,-“ të shkruhej se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljës së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i këthejnë tokat e tyre”,-“sikur plejada e Rilindasve të shpallej si renegatë të perendimit ,pa qëllime konkrete vetëm për t`iu kundervuar turkut”, -“ sikur Nëna e Madhe Terezë ,të shpallej e të pranohej botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë,apo bijë vllehësh”,- “ që Ismail Kadare të vërtetonte përfundimisht se ishte frikacak dhe se shkruante here për interesa të Rusisë, herë për interesa të perendimit”,

- “ të shpallej nga Parlamenti i Kosovës që gjuha zyrtare e Kosovës është Kosovarishtja,e formuar nga disa nën dialekte të saj”,-“ sikur që lindja e një shteti të ri të shoqërohej me lindjen e një kombi të ri,kombit kosovar ,që ka origjinë shqiptare e që nuk janë shqiptarë”,-“ sikur GJND-ja të thoshte që shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shpallje jolegjitime në tokat e një provinceje serbe”,-“ sikur shteti Kosovës të fillonte haptas armiqësitë ideologjike me Shqipërinë “,-“ sikur Natoja t`i bie pishmnan dhe të terhiqej nga marrëveshja me Shqipërinë,”- “ sikur KFOR-i të tërhiqej e t`iu lëshonte Kosovën forcave serbe të ushtrisë “,_ “sikur shqiptarët të shpalleshin vrasësit më të medhenj të hebrenjve”,- “ sikur shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë t`a pranonin kombësinë turke si të veten”,-“ sikur Jugu i Shqiperise pa dallim feje të regjistrohej grek”,?

Po i ceki vetëm disa çmenduri antikombëtare të Lubonjes. Ai konsideron se Nëna Tereze nuk perfaqëson popullin shqiptar, sepse sipas tij, njeriu është prodhim i kultures, një sistemi vlerash, besimi dhe traditash, që në rastin e Nënës Tereze nuk kanë të bëjnë aspak me vlerat, traditen dhe besimin e popullit shqiptar. Me këtë pozicionim, Lubonja është në përputhje të qartë me pozicionimet Serbe përsa i përket katolikes shqiptare.

Sa i përket Skënderbeut, thotë se shqiptaret e kanë edhe një problem para se të të aftësohen ta ndajnë të vërtetën nga fantazia, të vërtetën nga miti. Serbofobia është origjina e nacionalizmit të shqiptarit të sotëm. Skenderbeu i tradhëtoi turqit në Nish, Skenderbeu preferoi të mos i sulmon serbet dhe u këthye në vendlindje.

Fatos Lubonja i thotë edhe këto:

- “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një deshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia,siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb.”

- “ Midis miteve kryesore janë ata që mburrin lashtësinë e popullit shqiptar dhe gjuhen shqipe si një nga me të vjetrat.”

Eshtë shumë e quditshme me ne, se si lejohen këta njerëz të kullosin lirëshëm në livadhet tona duke vjellur vazhdimisht vrerë për identitetin shqiptar.

Me të gjitha këto “ të vërteta shkencore”, athua do të shterrej truri i mbimendësit (superintelektuali) shqiptar? Athua më në fund do të pranonte se “ The mission is over”?

Po,për çka do t`i mbetej pastaj të flas e të shkruaj? Kush do na i mbushte ekranet televizive, çdo mbrëmje?

Për njohtim, për ata që se dijnë Fatos Lubonja i ka mbajtur 17 vjet burg gjatë kohës së diktaturës, dhe është liruar pas `91-shës.

Por tani me të vërtetë po duket se ka ardhë koha që shqiponjat të pastrojnë foletë e tyre. Ne duhet të ndalojmë kukamat e qyqeve ndjellakeqe para se lakuriqët e natës, çakejtë dhe hienat të kërkojnë gjakun dhe tokën e shqiponjave, e kjo ditë duhet të vij pa tjetër.

*(Ky shkrim eshte shkruar ne Prill 2011)


Reagon AAK: Lubonja ia kaloi edhe Tomislav Nikoliçit

Pas shkrimit të Fatos Lubonjës, ku kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj cilësohet vrasës, ka reaguar edhe Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK.
Ai thotë se Lubonja ia kaloi edhe presidentit serb, Tomislav Nikoliç.
“Gjyqi pa gjykatë është krim. Por, gjyqi pas shpalljes dy herë të pafajësisë nga gjykata është krim me paramendim. Fatos Lubonja ia tejkaloi edhe Nikoliçit për qëndrime gjykuese anti luftës çlirimtare. Kur Tribunali i Hagës shpalli komandantin e Dukagjinit të pafajshëm, shihet qartë se nuk paskan qenë hidhëruar vetëm radikalët e Serbisë. Paska qenë hidhëruar e dëshpëruar keq, ndër të tjerë edhe Fatos Lubonja, “intelektuali” që po do të vendosë “drejtësi” duke i bërë gjyq njerëzve jashtë gjykatores. Turp dhe tmerr! Kjo është mënyra më e qartë e mundshme për t’i shërbyer agjendave të djallit!”, shkruan Ramadani në FB.





2013-07-17

Sahit Jashari-Nuk e vrava Ivan Bulatoviçin


Foto: KP

Sahit Jashari ka mohuar para Prokurorit Mauricio Salustro vrasjen e Ivan Bulatoviç, për çka akuzohet.
Duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e Prokurorit special të EULEX'it, ai dhe mbrojtësi i tij, avokati Tahir Recaj kanë prezantuar provat të cilat sipas tyre dëshmojnë se Jashari nuk është personi i cili ka vrarë Ivanin, duke lënë të kuptohet se ai është ngatërruar nga Prokuroria.
lufta




Jashari:Nuk e vrava Bulatoviçin









Serb women cry while they display photos of their missing relatives, during a protest in downtown Belgrade, Yugoslavia Thursday Nov. 16, 2000. Several hundred Kosovo Serbs staged a protest demanding the release of information on about 1,300 Serbs missing in Kosovo province since 1998.
Photo by Srdjan Ilic (AP)


Tahir Recaj nuk deshi të jap shumë detaje rreth argumenteve që kanë prezantuar, mirëpo tha për mediat se asnjëri nga "Grupi i Drenicës" nuk është fajtor për ato që po dyshohen.

sylejman selimi



"Zoti Jashari është përgjigjur në pyetjet e Prokurorit dhe kemi propozuar edhe provat të cilat do të vërtetojnë alibinë e zotit Jashari se ai nuk është personi për të cilin dyshohet se ka kryer krimet sipas Prokurorisë.
drenica-jpg1371971498



Ai nuk është personi i cili mund ta ketë kryer veprën kryesore të vrasjes së Ivan Bulatovicit ashtu si pretendohet nga Prokuroi po ashtu jo edhe veprat tjera për të cilat dyshohet", tha Recaj.


"Tani është faza e hetimit dhe nuk mund të jap detaje se si e kemi argumentuar këtë para Prokurorit mirëpo mund t’iu them as Jashari e as të tjerët që njihen si Grupi i Drenicës nuk e kanë kryer ato vepra", shtoi ai.

Grupi Drenica sot para Salustros


Shtatë të pandehurit e “Grupit të Drenicës” do të përcillen sot nga Qendra e paraburgimit deri në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ku pritet të paraqiten për t’u përballur me pyetjet e Prokurorit italian Mauricio Salustro, lidhur me akuzat për krime lufte.

Sahit Jashari do të paraqitet në ora 10: 30, ndërkaq ish- Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, përballjen me Salustron do ta ketë në orën 11:30, ndërsa menjëherë pas tij është radha e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Prokurori është në përfundim të hetimeve. Ndërsa, vendimi për ngritje apo jo të aktakuzës pritet të kumtohet në fund të shtatorit eventualisht në muajin tetor të këtij viti.




logo

HRONIKA

Istraga otmice i ubistva policajca

Kako je OVK otela iz voza policajca Ivana Bulatovića, čiju smrt rasvetljava Tužilaštvo za ratne zločine
Ivan Bulatović
Tužilaštvo za ratne zločine Republike Srbije očekuje punu saradnju kosovskog pravosuđa, koje je pod kontrolom Unmika, u procesuiranju trojice osumnjičenih za ubistvo policajaca Ivana Bulatovića. Gecaj Sabita, Muhalj Hisena i Ramaj Sokolja, koji i danas žive na Kosovu i Metohiji, osumnjičeni su da su 23. maja 1998. godine oteli Bulatovića iz putničkog voza u mestu Banjska, duže vreme ga držali zatvorenog u selu Likovac a zatim ubili i njegovo telo bacili u bunar u selu Gornje Obrinje.
– Očekujemo kvalitetnu institucionalnu saradnju, bez uticaja politike. Prikupili smo obilje dokaza, neophodno je obaviti saslušanje svedoka, izvršiti ekshumaciju i obdukciju tela, kao i DNK analizu – kaže za "Politiku" Bruno Vekarić, portparol Tužilaštva za ratne zločine.
Iskustvo govori da je do sada saradnja sa privremenim pravosudnim organima na Kosovu i Metohiji bila promenljivog kvaliteta. U slučaju Antona Lekaja, pripadnika OVK osuđenog za ubistvo i mučenje svatova u Đakovici u junu 1999. godine, bili su omogućeni razgovori samo sa svedocima koji su govorili Lekaju u korist. Na složenom slučaju, pokrenutom povodom objavljivanja fotografija pripadnika OVK koji u rukama drže odsečene glave srpskih vojnika, u kosovskom pravosuđu su se do sada izmenjala trojica međunarodnih tužilaca tako da nijedan nije uspeo ni da se dobro upozna sa predmetom.

Policajac Ivan Bulatović otet je 23. maja 1998. godine dok je, u društvu supruge, putovao iz Peći u Glogovac, gde je radio u Odeljenju unutrašnjih poslova. Bio je u civilnoj garderobi, u to vreme već je bilo rizično kretati se Kosmetom u uniformi MUP-a Srbije. Bračni par u prepodnevnim satima krenuo je vozom iz Peći. Kada je kompozicija prošla kroz stanicu Dobre Vode iznenađeni putnici su videli da ovaj objekat u potpunosti kontroliše paravojska OVK.
– Moj muž, kao da je naslutio ono što će se dogoditi, vidno uznemiren, dao mi je svoj službeni pištolj koji sam uspela da sakrijem – pričala je kasnije njegova supruga Mira.
Oko 13.30 časova voz je stao u mestu Banjica u ozloglašenoj Drenici, bastionu albanskih separatista. Na stanici je bilo oko stotinu naoružanih pripadnika OVK. Ušli su u voz i započeli legitimisanje i pretres putnika. U jednom trenutku u kupe, u kome je sedeo policajac sa suprugom, uleteo je proćelavi četrdesetogodišnjak, uperio pištolj u pripadnika MUP-a Srbije i rekao: "Predaj se Ivane Bulatoviću!"
Takav postupak ukazuje da je OVK presrela voz upravo da bi otela ovog policajca. Osim njega niko nije otet, ni njegova supruga kao nijedan vojnik koji je putovao u uniformi. Mnogi Albanci su poznavali Bulatovića, pretpostavlja se da ga je neko od njih "tipovao" i dojavio pripadnicima OVK da se u vozu nalazi policajac. Odveden je u nepoznatom pravcu, uz pucnjavu iz automatskog oružja. Tada je, ne računajući otmičare koji su ga držali zatvorenog još izvesno vreme pre nego što su ga ubili, poslednji put viđen živ. Iza sebe ostavio je suprugu i četvoro dece.
M. Galović
objavljeno: 17.04.2007.



Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe Ramush Haradinajn vrasës

Fatos Lubonja , lindi në Tiranë në vitin 1951, është humanist dhe shkrimtar shqiptar.


Mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës.U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja". Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.

Botime

"Në vitin e shtatëmbëdhjetë", 1994
"Ploja e mbrame", 1994
"Ridënimi", 1996
"Liri e kërcënuar"
"Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik", 1999



Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe Ramush Haradinajn vrasës


Fatos Lubonja, në një shkrim për revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve. Për këtë arsye, ai ka kritikuar politikanët shqiptarë, duke nisur nga Berisha dhe Rama, pse kanë dalë në mbrojtje dhe kanë përgëzuar Haradinajn për lirimin e tij.

“Ironia është se të gjithë politikanët e lartë që celebruan të shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për të pasur dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta. Pra, se në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë. Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i ICTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin.3 Ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt”, shkruan Lubonja.

Sipas tij, është e pabesueshme se si shqiptarët i glorifikojnë këto personazhe. Kjo ndodh, sipas tij, sepse jemi një komb skizofrenikësh.

“Kjo hipokrizi kaq kurajoze mund të shpjegohet me faktin se ky qëndrim ka të bëjë me mbisundimin e ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’u shpëlarë trurin njerëzve. Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar”, shkruan ndër të tjera Lubonja.

Pse shqiptaret nuk duhet të llastohen si “gjyshër të amerikanëve”!!





Nga Besi BEKTESHI

Nuk ka kurrfarë pike dyshimi se shqiptarët, kombi, territori dhe në përgjithësi raca e tyre, kanë dekada e dekada, që mbrohen dhe respektohen nga shtetarë, politikanë të lartë dhe studiues të jashtëzakonshëm amerikanë. Është e qartë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë demokracia e madhe e botës perëndimore, është shteti ku të drejtat e kombeve dhe shteteve, rracave dhe etnive respektohen. Kjo padyshim, është e para dhe për këtë duhet ti themi faleminderit kombit dhe shtetit amerikan, që jo vetëm kanë mbajtur qëndrimet e tyre të larta në mbrojtje të vendit dhe shtetit, por, edhe të qënësisë tonë territoriale dhe kombëtare. Kjo nuk ka dyshim. Por sa më shumë shkojmë në kohë, shtohet edhe momenti i besueshëm dhe jo tashmë thashethem se “ne jemi në një farë mënyre edhe gjyshërit e amerikanëve”. E kam vënë në thonjëza, jo për mos vërtetësi, por për të dalluar një të vërtetë nga një teori akoma e pa vërtetuar me vula e letra, e cila lëviz moralisht dhe shpirtërisht për origjinën e George Washington, ose babait të shtetit dhe kombit amerikan si President i parë i USA. Po, për origjinën e Mary Ball Washington ose Mari Bala me origjinë 100% shqiptare nga Peja e lindur në SHBA, por që ka shkuar atje nga Dobrovniku dhe pastaj Britania, drejtpërdrejtë në Amerikë. Një ish President si Rosevelt ose “Ariu” në vitin 1913, pranon kandidaturën për “Mbret të Shqiptarëve” që ju bë, dhe vetëm ana e pa plotësuar financiare, nuk realizoi ardhjen e tij përpara princ Widit. Të dhënat janë se ky ish President legjendar amerikan, ka lexuar ndër të parët testamentin e Washingtonit, në të cilin vërtetohet origjina e tij gjysmë shqiptare dhe një lloj dëshmie si amanet, për kujdesje ndaj këtij kombi. Pas tij është presidenti Willson dhe po ashtu edhe presidenti Kenedi, që ju thotë “mos e prekni Shqipërinë” pikërisht Rusëve në vitin 1960-61 kur situata midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik sidomos në bazën e Vlorës ishte tepër e rrezikshme. Është një material i John Mçallum e Reuters-it që e trajton origjinën e letrën e famshme, por sekrete të Presidentit Washington, për origjinën e tij gjysëm shqiptare. Më e bukura është referimi që i bëhet çështjes së paku mediatikisht dhe e dalë në publik përpara disa kohësh, ku Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik dhe i shumë përmendur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare. Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan, që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar. Derisa Instituti nga Bazeli, nuk hyn në shumë detaje në lidhje me këtë zbulim të madh, ekspertë të fushave të tjera kanë filluar që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjenealogjike e linguistike. Në fakt, kjo nuk është një çështje që i ngjan momenteve të tipit “masoneri”, sepse subjektivizmi dhe analogjitë, por edhe format, bëjnë edhe famën, por këtu është problemi i ADN-së dhe gjenetikës, të një personi dhe historisë së shkuarjes së prindërve të tij në Amerikë.
Dakord, dhe këtu nuk është se pikon shumë si te masoneria...! Po si kështu, “nëna e Presidentit të parë amerikan është shqiptare”!? Po, dhe Albert Myko si një linguist dhe anëtar akademik i Universitetit të Berkley në Kaliforni, ka plot dëshmi që e ëma e Washingtonit, është pikërisht shqiptare. Po, ai së paku kështu këmbëngul, dhe del kështu sipas shumë botimeve dhe të shkruarave në shumë e shumë sit-e ku thuhet: Sipas linguistit “Albert Myko”, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Kalifornisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit, ishte shqiptare. “George Washingtoni, ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt, ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virxhinias, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza ose Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, apo më mirë Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë, është e përshkruar në librin biografik “Mary Ball Washington” të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt, kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, (ka edhe fshatra me Siniq nëpër Shqipëri) në komunën e Deçanit, thotë pikërisht Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”. Po, shkruhet kështu në zonat e shumta të faqeve të caktuara të rrjeteve sociale dhe botës së shtypit të tillë. Nuk është se për herë të parë ky këndvështrim është i tillë. Po ashtu, është edhe autori Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra sidomos dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët. Po, dhe bën lidhje për qëndrimin patjetër pro shqiptar dhe kosovar të këtij Presidenti të famshëm. Biles kur ka takuar vetë Presidentin Clinton dhe i ka thënë për letrën i ka thënë se: E kam parë Karl, e kam parë, sepse po të mos e kisha parë, një zot e di në se do të kishim intervenuar ashtu në Kosovë. Kështu shprehet pikërisht ai që ka fituar katër çmime Pulitzer. Ky person, beson se çdo President amerikan e ka lexuar një letër të tillë, dhe përmend faktet e Willson, por dhe Nixon si shtytës për autonominë e Kosovës në kohë të Titos, por dhe Carterit për statusin e mundshëm të Republikës për Kosovën. Willsoni, ishte personi që normalisht për pasojë të veprimeve të qarta të administratës së tij deri në vitin 1920, bënte krijimin e shtetit të parë shqiptar të vërtetë, atë të Shqipërisë, dhe deri sa vijmë në kohën e Republikës së Kosovës. Po, dhe nëqoftëse të gjitha këto që thashë me lart, duken pak “fantazmagorike” apo gjëra të cilat realisht nuk pranohen, por realisht as nuk mohohen qartë nga administratat amerikane, ato që dihen janë ndihma dhe qëndrimet e forta amerikane në favor të shqiptarëve. Këto sigurisht që dihen. Duke mos u zgjatur shumë, janë punime dhe autorë amerikanë, që janë marrë seriozisht me racën dhe vetitë gjuhësore (krahas austriakëve dhe gjermanëve, por edhe britanikëve dhe italianëve) të shkëlqyera të shqiptarëve dhe botime të Harwardit deri në 1972-shin, flasin qartë si për racën dhe origjinën e kombit shqiptar me vjetërsi pellazgjike dhe normalisht të vjetër, shumë të vjetër të kontinentit Europian. Në Amerikë, e kanë zakon të përmendin në fakt origjinën e prejardhjen e kombeve, por që krenohen për kombin e sotëm amerikan. Gjithsesi,gjyshat nuk i harrojnë. Ne në fakt, jemi të përkëdhelurit e tyre. Na kanë futur pa e merituar në NATO, po, na marrin me të mirë kur bëjmë sherre, kanë ndërhyrë për të bërë të mundur futjen tonë më shpejt se sa duhet në BE. Biles, këtë të fundit, edhe pse nuk e meritojmë edhe pse “përditë themi ashtu kot, se e meritojmë”. Por ne, edhe pse mund të jetë një “legjendë” puna e origjina e Mary Ball, ose Marie Bala si shqiptare dhe bashkëkombëse e Angje Bojaxhi, e katër Perandorëve të Romës, katër dhe më tepër papëve të Romës dhe shumë e shumë të tjerëve të rangjeve të larta, nuk duhet të abuzojmë me nipat e përtej detit. Ata vërtetë janë nipat e fortë dhe të demokratizuar, por si gjyshër që jemi, së paku të mos bëjmë adoleshentin, ose dementët në shtetërim dhe demokraci. Pse kemi nipa kaq të fortë dhe të mirë, nuk bën që të livadhisim monopateve të autokracive dhe shtigjeve të arrogancës, apo edhe hullive të anarkisë politike. Nuk bën, dhe nuk duhet. Na duhet krenari për një popull të lashtë si ne, dhe që ka ruajtur sa ka mundur ADN-në e tij, dhe që me sa duket ka pasur edhe gjysmën e meritës të krijimit dhe edukimit të Presidentit të parë të SHBA-ve, George Washinton. Ose babait të kombit dhe shtetit amerikan.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...