2013-07-19

Nga thesari i Kadri Veselit:

Kimete Berisha
Kimete Berisha
Jo Beni, po Xeni!
Tash, punëtorët e UDB-ës, po tregojnë që “Adem Jashari e ka vrarë familjen e tij, dhe nuk ka faj Serbia”.
Këta janë “thesari kombëtar” i Kadri Veselit.
Qe, kur ta nxjerrim nga thesi i Kadri Veselit njërin prej kriminelëve antishqiptar (të amnistuar nga Kadri Veseli), këqyrni se si duket e vërteta në pasqyrën e viktimave shqiptare.
Vrasësit tanë, ish shefi i SHIK-ut nuk mundi me alkimi t’i shndërrojë në margaritarë. Prandaj, spiunët që i amnistoi dhe i dekoroi Kadri Veseli, tani po e fyejnë më së rëndi vet Kadri Veselin-po e quajnë vrasës.
Këta kanë eliminuar elitat intelektuale, e po ta bëjnë hesap Kadri Veselin!
Financial Times (London); February 5, 1982, Friday, By Paul Lendvai in Vienna
Mehmet Maliqi- Ministri i punëve të brendshme, tha:
“Armiku shqiptar ka krijuar në përgjithësi një atmosferë për migrimin e serbëve, duke shfrytëzuar metoda të ndyra të presionit, siç janë sulmet ndaj pasurisë individuale të serbëve dhe malazezëve. Armiku shqiptar ka shkruar kërcënime të ndyra nëpër shtëpitë e serbëve, ndër të tjera gjëra edhe se ata duhet të migrojnë, si dhe kanë shkruar letra anonime që kërkojnë largimin urgjent të serbëve nga shtëpitë e tyre. [13]”- ka thënë Mehmet Maliqi,sekretar i Ministrisë së Brendshme të Kosovës më 16 Nëntor 1982..
Në raportin e 16 Nëntorit 1982 (RAD Background Report/242) lexohet shqetësimi i kriminelit shqiptar për zbrazjen e Kosovës nga serbët
“armiku i jashtëm, nga Shqipëria, i ka organizuar këto protesta, dhe me të gjithë forcën duhet luftuar protestuesit”.
Mehmet Maliqi, në shkurt të vitit 1982 raporton se ka zbuluar 33 grupe shqiptarësh nacionalistë, 350 nga ata janë identifikuar nga ky grup.
Për suksesin e tij që arriti duke arrestuar shqiptarët nacionalistë, studentët demonstrues Mehmet Mailiqi. mbajti një fjalim, qëi u botua në të gjitha mediat jugosllave. Në fjalimin e tij me shkronja kapitale nënvizoi: “hostile activities by the Albanian nationalists have continued.”
280 shqiptarë i ka arrestuar, dhe 100 të tjerë i ka futur në paraburgim. “Ne kemi arrestuar mbi 800 shqiptarë që kanë përkrah demostratat e studentëve. Maliqi tha e “90% e djajëve shqiptarë, keqbërësve janë evidencuar, dihen emrat dhe mbiemrat e tyre”.
Ndërkohë, ai tregoi se dhjetëra grupe shqiptarësh kanë zbuluar metodën e “troykas” 3 veta në grup, shfrytëzojnë pseudonime; në disa raste emra të rrejshëm po përdorin nacionalistët shqiptarë për disa vendbanime të Kosovës. Këto grupe, ka thënë Maliqi, janë të lidhura me armikun më të errët, armikun e jashtëm të Jugosllavisë, me Shqipërinë.
Në fjalim ai tregoi suksesin e tij që kishte zbuluar 8 baza nëntokësore të grupeve shqiptare 13 strehime me material propagandistike nga Shqipëria, 3 revole, 2 bomba, dhe 2ëalkie-talkie terminale. [5] (RADIO FREE EUROPE Research / RAD Background Report/242 (Yugoslavia)16 November 1982 ËHY ARE SO MANY SERBS LEAVING KOSOVO?. By Louis Zanga)
29 vjet më vonë, trashëëgimtari
Nuk është tragjike që Shkelzen Maliqi insistoi të bind shqiptarët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet e Serbisë, trashigimtari i Mehmet Maliqit, “filozofi i paditur”, sepse, ai nuk përdori DAJAKUN e të atit për t’i bindur shqiptarët, pra nuk e vazhdoi rrugën e të atit për të vrarë, arrestuar dhe përdhunuar shqiptarët, por ky vazhdoi të luftoj kundër kulturës (primitive) të shqiptarëve të Kosovës me mjete paqësore.
Ai porositi shkrime kundër Ibrahim Rugovës, ndjeku, bëri fushatë linçuese kundër intelektualëve të kombit, dhe kundër Vetvendosjes. Dikur e angazhuan që të fut hundët në kulturë.
Në kulturën e Kosovës askush nuk i pëlqeu, ndaj fyu çdo shkrimtarë, çdo krijues, çdo vlerë të Kosovës. Më 16 Qershor 2010, 30 vjet pasi i ati i tij, demonstratat e studentëve të UP-së i quajti akt fashist, Shkelzen Maliqi e kualifikoi kulturën dhe institucionet e Kosovës si mediokre. Që do të thotë, nga Formula e Pagëzimit e deri te Ibrahim Rugova të gjithë janë nën nivelin mesatar, të dorës së dytë dhe të pavlerë, natyrisht në krahasim me kulturën “superiore” të Serbisë.
Në Kosovë që nga Kryetari deri te shkrimtari janë mediokër, përvec Shkelzen Maliqit, i cili ka pasur fatin që të mos jetë mediokër. Vetëm mendjet e ndritua serbe mund ta kuptojnë se sa rëndë e përjeton Shkelzeni, sa i nëncmuar ndjehet duke qenë pjesë e kulturës mediokre të Kosovës.
Prandaj, Shkelzeni nuk e ka asnjë vepër, asnjë të vetme, sepse s’ka për kë ta shkruaj, kur të gjithë shqiptarët janë nën çdo nivel. Plus gjuha shqipe është mediokre (se, edhe gjuha është kulturë) A ka mallkim më të madh për “filozofin” se sa të jetë pjesë e një populli mediokër. Do ta shkruante serbisht ndonjë vepër, por as atje s’ka kush ta kuptoj, as ta lexoj, sepse atje (në Beograd) të gjithë janë mbi nivelin e tij.
Pra, fati tragjik i “filozofit të paditur” ka dashur që në Kosovë të gjithë të jenë nën të, ndërsa në Serbi të gjithë të jenë mbi të. Shkelzen Maliqi nuk është dorëzuar asnjëherë, duke shpresuar se Kosova do të arrij nivelin e tij dhe të Serbisë, ka dhënë kontribut edhe në art, duke hapur në një tavan të një lokali në Pejë një galeri-mini që e quante Exit. Tavan-tavan por ai mori shumë pare për atë galeri, natë e ditë nëpër dyer të Sorosit e të Organizatave të tjera, por kot, kur s’pati me kë të punoj, kur të gjithë ishin mediokër, ndaj iu desht që paret ti mbaj ne xhepin e vet.
A ka nemë më e madhe për kritikuan (e artit inekzistent) që të mbaj paret në xhep në vend se ti shpenzojë ato në artin që nuk ekziston.
Galeria i mbeti shkret, s’ka më Exit. (një auditim do të dëshmonte heroizmat financiare të Shkelzen Maliqit, i cili në kërkim të talenteve të reja, dhe në emrin e tyre mori shumë pare nga OJQ-të ndërkombëtare, për të ngritur në nivel të kënaqshëm kulturën mesjetare të shqiptarëve, por kot, shqiptarët janë mediokër, nukl i shpëton as Zoti, e as Shkelzeni, i cili as Zotit nuk i beson, ka të drejtë, punë për të që nuk i beson Zotit, sepse është ateist.
Psikologjia do të mund të nxjerrte përfundime se si Shkelzeni ka shpëtuar pa ra në nivel të ultë sikur shqiptarët e Kosovës. Ndoshta shkaku se atë nuk e ka rrah dajak ati i tij, por e ka dasht, njeriu e don fëmijën e tij, ashtu siç i ka rrah shqiptarët pa përjashtim. Ndoshta, dajaku i atit të tij na ka lënë mediokër, gjysmë njerëz kemi mbetur për shkak të dhunës që ka ushtruar mbi ne babai i tij.
Disa javë pas kësaj deklarate filozofike, se Kosova dhe Institucionet e saj janë mediokre, që u citua nëpër media serbe dhe u debatua nëpër forume të shumta në internet (por jo edhe në mediat shqip), mendjet e ndritura të Serbisë, në krye me Gardën e Car Llazarit, filluan të gjuajnë bomba kundër Institucioneve mediokre të Kosovës. Po të mos ishin medikore, ata serbët nuk do të gjuanin bomba. Që janë mediokre ka thënë Shkelzen Maliqi. Meqenëse Shkelzeni është mbi të gjithë shqiptarët, gati-gati në nivel të serbëve, vetëm atij i besojnë serbët.
Sikur të mos ishte ishte mediokre Kultura dhe Institucionet e Kosovës, do të kishte reaguar Akademia e Shkencave e Kosovës, por është mediokre, ndaj Institucionet heshtin dhe i dridhen Shkelzen Maliqit që është superior.
Sepse, e din që është “thesar” i Kadri Veselit.

Personat që bëjnë akte vandale…thyejnë skulptura, fyejnë Legjendat, Heronjtë tanë, ju mungon ADN-ja e Shqiptarisë

Personat-njerëzit qe bejnë akte vandale…thyejne skulptura,fyejne Legjendat,Heronjet …tanë atyre u mungon ADN-ja e Shqiptarisë thjeshte janë njerez kopila,meleza …pjellë e djallit te mallkuar
Lekë Mrijaj
Lekë Mrijaj
Dikur para kohës se luftes kam lexuar diku nje shkrim ne nje gazetë te huaj per një djalosh i cili ishte rritur nga prinderit nena e tij dhe ” babai ” ( pa ADN e babait origjinal me fjale tjera kopil ) gje per te cilen “babai” i djaloshit fare nuk dyshonte per ate menyrë tek gruaja e tij edhe pse e kishte tradhëtuar pra djaloshi biologjikisht ishte i biri i dikujt tjeter ( dike tjeter e kishte baba ) djaloshi i konsideronte tamam si prinder te vertetë ( pa asnje dyshim tek babai ) ishte rritur ne nje varferi te s’kajshme.
Pas disa koheve djaloshi rritet dhe perfundon shkollimin e mesem mirpo fillon te ecen rrugëve te kqija…nuk perfill edukaten e prinderve te nenes dhe “babait” dhe asesi edukaten shkollore ,futet me nje shoqeri te mjerë,hajnash,banditash…e burgosin disa vite mirpo dhe me ndihmen e “babait” te tij lirohet me kusht.
Mirpo pas disa muajve djaloshi asesi te ecej se mbari perseri ia filloi me probleme duke u fut edhe ne lojera te fatit, lotari-casino…dhe aty e merr siq thotë populli edhe kaparin e fundit të jetës se tij “babai” fillonte qe ti jepte këshilla ta edukonte ‘birin “ mirpo djaloshi djaloshi te bindet ,borgjlinjet per çdo mbremje vinin tek dera e shtëpisë duke kerkuar borgjin e “djalit” per lotarinë,tek “babai” ai paguante sa paguante mirpo nje ditë prej ditësh vie deri tek falimentimi i familjës u veshtirësohet gjendja financiare ,filluan ngaterresat ne mes te familjës ,’’i biri “ i kerkonte “babait” para ,mirpo siq e permenda gjendja u kishte veshtiresuar nuk kishte sa kah te ia mbante “babai” per ta shpetuar djalin nga borgjlinjet e llotarisë-lojerave te fatit.
Kopili “djali” filloi me ngaterresa me “babain” e tij shkuan deri ne rrahje pra edhe ia futi revolverin “babait” dhe ia mori jetën.Menjiherë nderhyjnë policia dhe emergjenca e mjeksisë ku konstatohet se “babai” nuk ka shenja jete.Mirpo ja se çfare ndodhi kopili dhe lavirja ( nena e kopilit ) ata s’bashku bene nje marrveshje qe asesi te mos pranojë se djali i tij e ka vrarë “babain” por ta paraqesin me deshmi te perbashket se ai kishte berë vetvrasje.
Ja se çfare ndodhi me vonë pas ekspertizes ligjore ne bashkpunim me gjyqesorin dhe prokurorin e lendes ne fjalë konstatohet se asesi burri nuk ka bere vetvrasje por eshte vrarë nga ndokush ose bashkeshortja ose femiu –kopili pra konstatohet dhe vihet ne perfundim ,zbardhet ceshtja e vrasjes se djali ka vrare “babain “ e tij dhe dyshon gjyqesori se nuk eshte e mundur qe nje djale te vrase ne menyre kaq barbare babain e tij kete nuk e shkruan as ligji i te drejtes penale,juridike dhe ne asnje menyre nuk mund te ndodh nje veper e tillë makabre e nje vrasje te tillë, vetem e vetem nese nuk ka te beje biri me babain pra duhej te i behet analiza e AND-se te konstatohet se ndoshta ka mundesi qe te mos jetë biri i viktimës.
Menjiherë konstatohet se viktima ne fjale nuk ka asgjë te perbashket me birin e tij pra te gjitha konstatohen permes analizave te AND-se dhe jipet fjala perfundimtare nga gjykatesi-gjyqesori pra: AKUZOHET I ASHTUQUAJTUR …( kopili ) KA KRYER VRASJE BARBARE NDAJ “BABAIT” DHE KA TENTUAR TE MASHTROJË GJYQESORIN PER MOS VRASJE TE “BABAIT” TE TIJ DHE DENOHET ME BURGIM ME PUSHKATIM-VARJE ndersa e ema e tij …..DENOHET ME 35 VJETË BURGIM PER TENTIM MASHTRIMI FSHEHJE TE RASTIN NE FJALË DHE THYRJE TE MORALIT TRADHETI NDAJ BASHKESHORTIT.
Duke analizuar kete rast i cili ka ndodhë diku rreth viteve ’80 ,diku ne shtetet sovjetike konsatojë se shumë raste qe ndodhin ne Shqipëri,Kosovë dhe Trojet Tona Etnike pra njerez te tillë qe fyejnë prinderit e tyre,identitetin e tyre kombetar,figurat me emblematike atdhetare, thyejnë ne menyre vandale skulptura…te strategve te Shqipërsë Etnike siq ishte rasti i thyerjes se skulptures se IDRIZ SEFERIT ,ata njerëz qe bejnë veprime te tilla nuk kanë te bejnë asgjë me Shqipërin,Kosovën dhe Trojet Tona Etnike urgjentisht kerkohet te ju behet analiza e AND-se te konstatohen se a janë me te vertetë Shqiptar apo janë njerëz me leza,kopila te cilet duhej menjanuar nga faqja e dhet te kesaj toke Shqiptare.

Homazh për ëndrrën e përgjakur

Jorgo S. TELO

(ETIEN M. DILOS në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta)

ETIEN M. DILO

        ETIEN M. DILO


Shkoi një vit që pragu Dilo provon zinë e papërmbajtur.
Shkoi një vit e shpirti Dilo hesht mbi ëndrrën e përgjakur.

Hidhni sytë në Kokojkë. Rri e zhytur në trishtim.
Ndjen mungesën e Etienit, ëndërrtarit në amshim.

Gjiri Bambullit te lumi ndjen shtrëngim tek bambullon.
Lotët e familjes Dilo grushte – grushte grumbullon.

Shihni pran’ Llagaturatit, si drithmon der’ e shtëpisë.
Hidhni sytë përmbi strehë, si rënkon kulmi i çatisë.

Drithërima, psherëtima prej dënesës së pashterur
- Ç’do këtu, o Etien djali? – vikat nëna zemërtherur.

- Ç’të të flas, o mëm’ e shtrenjtë? Ndoshta më dërgoi malli.
Ndoshta më dërgoi Zoti. Boll po vuaja përsëgjalli…

Jeta jon’, o mëm’ e dashur, kurrsesi nuk quhej jetë?
Tërë kohën buzëplasur, shpresëhumbur, të paqetë.

Të kujtohët, mëm’ e mirë, sill ndërmend si më le mua!
Dhe durimi humbi durimin, kur liria na u privua…

- Sterra un’, bir, ç’të ka gjetur, s’na u ndanë këto dhimbje!
- Po, moj nënë, pranuam dhimbje, sepse kishim tjetër bindje.

Dhe qëndruam të paepur, siç qëndron një qendrestar.
Përmes dhimbjesh mbijetuam. Kurrsesi s’u hoqëm zvarrë.

Kishim ëndrra e dëshira për një tjetër Shqipëri
Porse shpresat na u vranë nga e keqja egërsi…

E di mirë babai i mirë, ç’hoqi përmes izolimit…
Po ti, mëmë, ç’i ndjeve jetës; veç përbuzjes, masakrimit?

E di mirë motra e vetme si iu vranë ëndrrat e bardha.
Mirë e dinë dhe vëllezërit, si prej tyre unë u ndava…

Etien isha, etje kisha, për të nxënë dije pareshtur.
Etien isha, etje kisha, për të folur, për t’mos heshtur…

Për të folur për familjen e për gjyshin kryesipër
E për gjithë xhaxhallarët të dashuruar me dritën.

U larguan të vrerosur xhaxha Jani me Orestin.
Nën rregjimin e pangopur ata kurrë s’mund të ecnin.

Dhe të tjerët për lirinë e shkallmuan krejt rininë.
Nuk u trandën nga xhelatët jetëvrarët xhevahirë.

Nuk harroj hallat e mira të urta e shembullore
Viktorinë e Fevroninë – një e dijes, një punëtore.

xxx

Ç’gjëm’ e zez’ në dhe të huaj e rrëmbeu të mirin burrë?

Si Mihali dhe Kaliopi të tillë kob s’e prisnin kurrë.

…Shkuan vite prej masakrës… e çdokush kryet i ngriti.
Porse ikja e Etienit, sërish kokën ia uli fisit…

Burrë që s’e njihte vesin, mbushur vetëm me virtyte.
Për të nxjerrë librin e parë , shihte Foni se si ngutej.

Profetike ajo ngutje, apo veç një parandjenjë?
Vrulltaz punonte për librin, veç atë kishte në shenjë…

Përkushtuar në qëmtime, zhytur n’punë pa zhurm’ e bujë;
Si symbol i modesties, nuk i reshti mendja kurrë…

Ec e ec në gjurmë të gjyshit, kushedi ku do kish mbërritur…!
Porse fati… eh, ky fati shpesh vepron si i marrisur…

Admirimin që kish Foni për vëllanë e mençuruar;
E shpreh sot kur mban ndër duar librin e Tij të pambaruar.

Si vëllezërit dhe Donika nuk u zënë fjalëve besë;
Si mund të vriste makina atë burrë që kish kujdes…!

Kish kujdes kur ecte rrugës thellësisht duke u menduar.
Vetëm librin kish me vete, një dëshir’ të përshpejtuar…

Ashtu ulur mbi kompjuter e kujtojnë që të gjithë
Pamje ëmbël, plot virtyte… diç t’i jepte Shqipërisë…

Donte t’fliste sa më qartë për “të drejtën e burgosur”
Për gjith’ dhimbjet njerëzore, që për Të s’kishin të sosur…

Zoti i Madh e mori pranë, larg prej dhimbjesh tokësore
Duke marrë një brilant, i dha poste engjëllore…

Gjithësekush ballë shtëpisë e ndez për Ty një qiri
Gjyshin ke aureole, krejt një fis të mban në gji.

I pavdekshëm, je Etien, më e ndritshmja shëmbëlltyrë.
“Prehu qet!” – të gjith’ të thonë. “Shijo paqe, Etieni ynë!”

Gjirokastër 04.06.2009

AKROSTIK* PËR ETIEN DILON

(Me rastin e njëvjetorit të vdekjes)

(Nga Jorgo S. TELO)

Eh! – ç’po pasthirrmon një penë, -

Tani… ç’dorë mua do të më mbajë?

Imzot, ku më je? Ku je, shpirtzjarrti Etien?

Etien, qenke ngjitur në yllnajë.

Nuk vij dot tek Ty. Ti tek unë s’vjen…

Ditë për ditë po të presin zemërdjegur, mallzhuritur

Ike Ti… ike përgjithmonë…po kë le pas?

Le motrën e vëllezërit. Le Eftalinë, Eldën, Eljon trup-e-shpirtdrobitur

O, ç’përvëlimë zemre u shpure babait e mamasë…!

Akrostik = lloj poezie kur gërma e parë e çdo vargu formon një emër e mbiemër të përcaktuar./

Gradacioni i Atdhedashurise masè ka kontributin e jo deshiren e nje grup njerezish

Ksenofon M. DILO

Ksenofon M. DILO

Kaluan vite. E reja merr ç’i takon dhe i jep hakun sé kaluarès. Koha èshtè e etur pèr Demokraci. E uritur pèr Drejtèsi . Kjo, kèrkon soliden. Grindjet ,amullitè kèrkojnè e i duan varrmihèsit e kombit,qè presin sa ne tè flèmè.Flet me gjuhen e jetes dhe derdh frymen e vet SHQIPTAR me tonin burbero dhe pa kompromis ne vendin ku njerezit bashkohen me malet e burreria si vetetima ,sa me errèt me shume ndriçon e jep peshen domethenes te se vertetes kenga labe sa gjemon dhe zemerimi i reve :

“..Ne kohe te pleqerise na zune halle te renda

Per SHQIPERINE qe s’u be si na ka enda

Kosove e Cameri i mbajti jeziti brenda “

Vetèm filosofia e disa brumbujve,qè si u thotè populli ..”vrave njè gjerman tè vrarè” e sheh çèshtjen kombètare né interesin e vet dhe, u detyron tè njèjtin avaz- tèrè jetèn tè vazhdojnè kryqèzatèn kundèr patriotève ! Ti bien gjoksit duke mburrur bèmat dhe vet-veten, tè ngrènè né qiell “meritat” e tyre .Njèsoj sikur nxjerr shpirtin tè nxjerrè tè vèrtetèn nga goja ..i droguari nga Mugosha, .”Bukurira,tè” butèsisè “sè tillè serboiste sa , dhe tè vdekurin çvarrosi“ komunist o lule” dhe na e quanin sakrilegjin –progres ! mund ti takosh vetèm né pèrralla…. Sè fundi çudia: ”Kush nuk bindet nuk do popullin!”

Dhimbjet janè tè shumta. Ato tè shqiptarit patriot kalojnè ç’do tjetèr . Trishtohesh kur burra me pèrmasa tè tilla si Petro Harito , Dr Jani Dilo etj. .qè busull térè jetè kishin patriotizmin dènohen me heshtje! Heshtje..qè,nuk èshtè flori..! Ajo nuk lejon popullin tè ushqehet me qumèshtin e vet .

Po, historia nuk vidhet. Kombi na kèrkon kurdo herè modestè ndèrsa, kasta e kuqe pèrdor tèrè arsenalin e marifeteve tè saj pèr tè poshtèruar virtytin.Intriga komuniste ,èshtè ajo qè mbjell grindje midis njerèzve..pèr tè vrarè dashurinè midis tyre.. Kolera e kuqe godet e kèrkon tè zhduki -shpresèn ! Mè kryesorja metodè e pèrdorur- terrori ! (Kjo shpjegon qè dhe viti 1991 shènoi lindjen e stinès terrorit me armè tè ftohta…si ne Sheper -_Zagorie etj . vatra demokratike…)

.. Dhunonin kujtesèn historike pèr diplomatin Mihal Harito qe, mènçuria popullore i thosh :

“…Kur dilje né portè e rrinje

Ç’bèhej né Stamboll e dinje. “

Eleganca e etikès zagorite sjell frymèn e historisè pèr pjesmarresin e lidjes se Prizrenit,krahun e djathte te Adyl Frasherit , burri udheheqès né” rrugèn e karvanit” tè ndèrtimit SHQIPERISE ,qè kèrkoi“bashkimin e 4 vilajeteve shqiptare”,si deputet né parlamentin e parè turk , me kèngèn :

”O Mihal balli i karvanit /

C’i shtive drithmèn Sulltanit”/..)

Njeriu ndjeu dhimbje , dobèsia banale e mèndjes envero-ramiziste pèrbuzte virtytet kombètare!Mjerimi,hiqte ç’do aspiratè njerèzore shqiptare.. Kuqo-dopingèt ndjenin nevojèn pèr tè mobilizuar tèrè potencialin emocional e mendor, qè tè dobèsonin kujtesèn kombètre . Shqiptari tè vuante shqiptarizmin !…Identifikohej akti patriotik me aktin e vuajtjes , Tè mbesès sè Mihalit,bijès sé Petro Haritos ,zonjès sé nderuar- Ifijeni, . nuk ju lejua kurrè(dhe nga shtetii vet-quajtur demokrat) tè banonte né shtèpinè e tè parève tè saj !! Nga mèndja,nuk mè çkitet : ish né ato çaste agonie(nènèntor 2007-tès) .. ajo Mèmè, e mèkuar qysh né fèmirinè e saj me patriotizèm, kur.. vèshtroi flamurin me shkabèn dy krenare qè u- çpalos.. (edhe pse doktorèt hequr çdo shpresè …vdekja ishte lodhur duke pritur Halle IFIN kete grua fisnike qe kesaj here e pristei fare pak…Ajo gjeti forca (si dhe kunata e saj me 25 janar 1991 qe edhe pse po e masakronin …u foli sadisteve:”Mos mor i ngisni e i grisni ato libra jane te Babait,ILIA DILO SHEPERIT,jane te te gjitheve”) kur u shpalos flamuri me shkaben dykrenare ta shterngonte fort e ta puthte Kish jetuar si burrereshe dhe ish aty tere jeta e saj, jeta e nje Trimereshe gjeti forca e foli me gjithè shpirt: -“Sa lezet ka ky Flamur i Skènderbeut, sa krenare kjo shqiponjè dy krenare! Afromani ta puth njè çikè !..”…e ..me sa fuqi i kish mbetur e shtèrngoi me dorèn e Saj aq sa mundi! .

.Shkojnè njerèzit tani afèr asaj shtèpie te ai rrap madhèshtor- ,urojnè (dikush dhe ndihmon- èshtè gjak shqiptari qè vlon) birin e saj, Piron (inxhinieri dinjtoz qè, dhe né demokraci né vazhdimèsi.. persekutimi..i rèndon) edhe pse né kushte shume tè vèshtira me njè punè vetmohuese plotèson “zbrazètinè”.,shmang dhunèn mbi kujtesèn kombètare.., né vèndin ku kanè hyrè e kanè dalè Burra tè Kombit . Gradacioni i Atdhedashurise mase ka kontributet e jo deshiren e nje grup njerezish.

Kanè histori ata Burra tè besès, tè fortè si stralli,hijerèndè si rrapi,tè bèjshèm,tè drejtè,kurrè s’i ranè gjoksit me grushta,as qaheshin e shkumèzonin prapa gardhit por,serjozè,tè mènçur qè e kishin pèr turp tè tè mburreshin e tè flisnin pèr trimèrinè e tyre( se,veç gratè flasin né Zagori pèr to). Burri zagorit e ka trimèrinè né gjak, e tregon kur duhet.. sa dhe né monizèm me zgjuarèsi ,baruti i kèngès sé tij kèrkonte opozitè. Isua , mbushte…kèngèn aprovonte bujshèm mesazhin qè shpèrthente (dhimbjen pèr dobèsitè parimore, morale dhe ideollogjike):

”More rrap tè qofshim falè,more rrap!

Ku i ke burrat e parè ,more rrap!..”

Shtonte efektin kuptimor tè kètyre vargjeve , vlera e mbèshtetjes emocionale te shqiptarizmit, ngrinte peshè ( kènga labe) sa, shtynte dhe dègjuesin mè indiferent tè jetè, dakord me to. Partizanet me shqiponje apo me yll ne balle ishin shqiptare .Turpi,per ate qe vrau vellane , lagu flamurin e Skendereut me gjakun e vellait dhe ja dorezoje te huajit. Mè madhorja ,shquante bukuria e shpirtit shqiptar ! dhe ç’ka jeton nè botèn e shpirtit tè shqiptarit, nuk vdes kurrè.

Eshtè force lèvizèse e karakterit- energji shpirtèrore, nè vèndin ku burri kèrkon burra tè vèshtrojnè rrugèn e pèrjetèsisè. Koha i kèrkonte dhe i kèrkon burrat è besès e tè fjalès,burra qè nuk u dridhej qerpiku,si Mihal Harito, Ilia Dilo Sheperi, Petro Harito,Jani Dilo-,Aristidh Ruci,Anton Cako (Cajupi),Ilia Harito,Spiro Zheji , Jorgji Cakon, Kostiken , Levani , Qirjako Dilo,Llukan Bici,Sokrat Dervishi,Leonidh Duda etj.etj. se, shqiptarizmi nuk plaket ,as nuk vdes .Ai,jeton nè botèn e shpirtit shqiptar,dhe ,kush jeton nè botèn e shpirtit nuk vdes kurrè.

Gjallèron e shquan dukshèm sot, i riu me sedrèn shqiptare nè universete kudo duke u-prezantuar denjèsisht para botès krenar - j a m sh q i p t a r ! .Edhe nè kètè mes pèrsèritet tani e vèrteta e qèmotshme, njèkohèsisht dhe oshètima e fjalès me zè tè lartè ,e besimit tè patundur tè rilindasve :

Shqiptarèt janè tè v e ç a n t è !

KRIMI I MONSTRËS “INTELEKTUALE”

Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, është shfaqur shumë i ashpër në një reagim ndaj shkrimeve të Fatos Lubonjës, dhe në veçanti ndaj atij të shkrimtarit Arben Idrizi.
Ky i fundit duke marr shkas nga një shkrim i Lubonjës që fliste për krimet e luftës të kryera nga Ramush Haradinaj, në shkrimin e tij, përveq që i cilëson si kriminel Haradinajn, dhe disa ish luftëtarët të tjerë, ngreh dilemë edhe për sakrificën e Adem Jasharit.
Kryeparlamentari Krasniqi, në një komet të tijin të postuar në rrjetin social Facebook, këta të dy i cilëson si shkrimtarë “monstrum”.
Më poshtë, lexoni të plotë reagimin e kryeparlametarit Jakup Krasniqi:
KRIMI I MONSTRËS “INTELEKTUALE”
Shkruan: Jakup Krasniqi
Këto ditë në mediet shqiptare është rikthyer tema e luftës çlirimtare, e cila solli lirinë e Kosovës, kulmuar me shpalljen e Pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008. Ky rikthim vjen çuditërisht tendencioz deri në skajshmëri me qëllimin e vetëm – dinigrimin e njerëzve të gjallë e të vdekur. Unë nuk do të merrem me ato që thuhen për të gjallët, pasi ata i kanë mundësitë të deklarohen vetë. Unë do të flas atë që duhet folur në rrethana të tilla me abuzuesit e fjalëssë lirë, duke rikujtuar atë që ka folur dhe ka dashur për lirinë tonë, për jetën tonë dhe për ardhmërinë tonë vetë Adem Jashari
Fundja, mua kurrë nuk do të më kishte shkuar mendja se në Kosovë ka ndonjë i arsimuar i mirëfilltë i edukuar në frymën moderne apo tradicionale kombëtare, që për flijimin e Adem Jasharit dhe familjes së tij të flasë me një gjuhë barbare, aspak njerëzore, siç bëri “intelektuali” e “shkrimtari” i vetëquajtur A.I. në një të përditshme (elektronike), më konkretisht, më 18 korrik (gazetaexprss.com).
Por kjo nuk është më e rënda apo më e dhimbshmja!
Më e rëndë dhe më e dhimbshme, më e papërballueshme dhe që s’hahet dot është tendenca që ky “intelektual” dhe “shkrimtar” ta amnistojë krimin më të rëndë të mundshëm të makinerisë çnjerëzore të Millosheviçit! Ta amnistojë krejt atë makineri kriminale, bashkë me kriminelët e saj e faji t’i mvishet Adem Jasharit, për të cilin familja ishte gjëja më e shtrenjtë e mundshme në këtë botë! Dhe një hakmarrje të tillë Adem Jashari nuk do ta ndërmerrte mbi asnjë familje të botës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Dhe këtë nuk mund ta dijë askush më mirë sesa unë. Sepse i kam të freskëta dhe s’mund të harrohen dot si kërkesa ime e sinqertë bërë mikut e bashkëluftëtarit Adem Jashari që të qëndronte, të organizonte, së këndejmi edhe të jetonte sa më larg familjes si dhe përgjigjen që kam marrë ndaj një kërkese të tillë nga ai. Një përgjigje të tillë mund ta jepte vetëm një njeri me tipare tepër të veçanta. Adem Jashari ishte me identitet të veçantë! I veçantë ishte si për atdhedashuri, ashtu edhe për guximin njerëzor. Ndoshta faji i tij i vetëm ishte se më shumë se jetën në robëri e donte vdekjen për liri. Dhe këtë nuk e kam dëgjuar e as lexuar ta mohojnë as mendjet më të ndritura të Evropës në veprat e tyre kapitale për dashurinë për jetën, lirinë dhe atdhedashurinë.
S’do të ngurroja ta kuptoja edhe “intelektualin” e “shkritmarin” A. I., sikur kjo (masakra ndaj familjes Jashari) të ishte masakra e parë dhe e vetmja apo e fundit serbe në Kosovë, brenda një viti lufte tepër të pabarabartë. Do ta kuptoja “intelektualin” monstër e “shkrimtarin” snob dhe këdo tjetër, që është i pakënaqur me “heronjtë” e gjallë (unë nuk besoj në heronjtë e gjallë), me komandantët e luftës e të pas luftës. Por për të rënët për liri e demokraci kërkohet nderim, nderim së paku edhe pa fjalë miradije. Të rënët nuk mund t’u përgjigjen monstërve, kujdestarëve denigrues të kryevlerës njerëzore – flijuesve për liri.
Po kujt po i flas?
Kjo që them vlen për intelektualin njeri, shkrimtarin e vërtetë dhe kjo nuk vlen për prodhimin njerëzor prej monstre. Pasi vetëm nga ky dyzim lindin njerëz me deformime fizike e mendore si në rastin tonë, me “intelektualin” dhe “shkritmarin” A. I.?! Vërtet nuk kam sesi ta di, prej nga dhe pse ky soj “intelektuali” e “shkrimtari” shqiptarëve më shumë ua preferon jetën nën të ashtuaujaturën Serbo-Jugosllavi, e cila brenda një viti lufte ka kryer dhjetëra masakra, madje edhe mbi familjet që nuk e kanë bërë asnjë rezistencë.
O “intelektual” dhe “shkrimtar i shpifur, në Kosovë kanë ndodhur pa fund masakra, mbi 13 mijë njerëz nuk jetojnë më! Pa folur për dëmet tjera që nuk mund të llogariten e as të konvertohen në euro. A e di ky “intelektual” e “shkrimtar”, sa familje shqiptare kanë humbur më të dashurit e tyre, të të gjitha moshave edhe pa e bërë asnjë rezistencë, bile edhe atëherë kur i kanë besuar makinerisë se Milloshit. Familje të tilla ka kudo dhe ngado në Kosovë, por “intelektualit” dhe “shkrimtarit”, le ta themi, “tonë” kjo nuk i bën asnjë përshtypje.
Në fund, do të doja t’i diskutoja me këtë monstër jo duke e pandehur si “intelektual”, “shkrimtar”, “analist”, “qytetar” dhe të “arsimuar” të Prishtinës se unë, qytetari i kësaj toke, ndjehem i fyer, jashtëzakonisht i fyer që një mendje e vetëquajtur përdhos kryeheronjtë e luftës çlirimtare. Fundja a s’është racizëm intelektual ky, i pashpejguar as nga shkenca psikanalitike frojdiane apo jungiane për një nivel të tillë shkencor “vlerësues” për legjendarin Adem Jashari? Ishin masakrat e Drenicës, të Gjhakovës, të Rahovecit, të Therandës, të Pejës , të Reçakut etj., etj., ato që e binden çdo shqiptar liridashës se nuk mund të jetohej apo bashkëjetohej me një shtet që i vriste në mënyrën më mizore qytetarët e “vet”, i dhunonin grat shqiptare për të përdhosur nderin dhe moralin e kombit, madje për këtë u bindën edhe SHBA-të dhe BE-ja dhe e gjithë bota demokratike. Bota u bindë, por ja që shqiptarët nuk po binden, përkundrazi gjarpri vazhdon të helmoj plagët e shumë familjeve shqiptare.

A thua, a mund të gjindet në Evropën e vlerave kulturore evropiane një intelektual monstër që do të merrte guximin për të përdhosur heroin kombëtar Adem Jashari si dhe luftën tonë çlirimtare. Jo, këtë s’mund ta bëjë askush që posedon ca vlera civilizuese, nga më elementaret. Evropa Perëndimore, jo, nuk e njeh këtë gjuhë, së paku jo nga koha qëkur u vendosën themelet e BE-së. Nuk besoj, që kjo formë banditeske e komunikimit do t’i ketë shkuar ndërmend ndonjë intelektuali evropian. Nuk besoj, që kjo formë kafshore e komunikimit kalemor do t’i këtë shkuar ndërmend ndonjë intelektuali evropian. Unë po bindëm për të saten herë se pushka vret vetëm një herë, ndërsa penda në dorën e “intelektualit” monstër vret përtej pushkës e pas pushkës. Kësaj populli do ti thoshte:”Mos e vet se tregon vet”. Vërtetë si në komunikimet gojora apo të shkruara secili shpërfaqë, fytyrën e vet, karakterin e vet, shpirtin apo pa shpirtin e vet të deformuar. Sigurisht që intelektuali nuk vret as me pushkë e as më fjalë. Bisha vret sa herë që i ipet rasti. Intelektualit monstër i është dhënë rasti!!!

ARTET MA TË VJETRA ... “NË DORËN E JEVKUT”...!

Fritz Radovani

Nga Fritz RADOVANI:



Untitled-3
Në vitin 1967 ky “jevk” ka shkri të gjitha këmbanat e Kishave ...

            Në vitin 1956 isha maturant në shkollën Pedagogjike të Shkodres. Barometri i asaj kohë në Shqipni matej me mardhanjet që kishim me Bashkimin e “lavdishëm” Sovjetik dhe vendet sllave fqinjë. Jugosllavia nuk ishte “kryefjala” e fjalive të Enver Hoxhës, ndërsa Greqia, pothuej ishte harrue gjoja me “gjendjen të luftës” ...Ardhja e Hrushovit në krye të udhëheqjes sovjetike tregonte edhe njëfarë zbutje të klimës stalinjane, nëse do të themi të vërtetën. “Kulti” i Stalinit dhe dënimi i tij u pritën mirë nga të gjitha vendet e quejtuna “demokraci popullore”, sigurisht, as nuk diskutohej reagimi pozitiv i sovjetikëve. Edhe tekstet shkollore të marksizëm-leninizmit pësuen ndryshimet e tyne. Në dukje kishte ndryshime edhe nga ana ekonomike, mbasi disa fabrika me “hekurishta të ndryshkuna” që na “dhuroi” Bashkimi Sovjetik, krijuen disa fronte të reja pune. Këta kombinate dhe fabrika ishin kudo në qendrat e qyteteve ndër harta të mëdha në gjithë RPShqipnisë. Ndonse komitetët e rinisë në shkolla të mesme vazhdonin punën e tyne si gjithmonë “me disa agjentat e vet”, po edhe “lufta e kllasave” pësoi zbutjen e vet bashkë me luftën kundër “kultit” të Stalinit, sidomos kur një ditë me shkronja të forta edhe gazeta “Zëri i Popullit” njoftoi se edhe kufoma e Stalinit u hoq nga qendra e Moskës, prej maozoleut...
Haje dreq askush nuk pyeti ku e çuen atë qelbësinë?!
Edhe Populli Shqiptar me mend e me gojë tha: “Na pastë marrë të keqen..e dreqi ia pastë marrë shpirtin!”. Por nga sheshet qendrore të qytetëve shqiptare ai nuk zhgulej!
            Pranë fjalës “zbutje” qendronte përkufizimi i “vigjilencës”...tipari themelor i atij sistemi përbindsh. Edhe organet e diktaturës dukeshin disi ndryshej...nga vetë koha që nuk “dilte drita” në mengjez me të shtimet e automatikëve të Zallit Kirit. Një fakt i njohun nga shkodranët mund të rikujtohet sot që kryetari i degës së mbrendëshme gjeneral Hilmi Seiti, që njihej si kriminel, filloj me u njoh edhe si imoral...mbasi koha ma e madhe i kalonte në teatrin “Migjeni”. Pra, kryente një rrugë e dy punë! E ky imoralitet ishte i pranishëm në të gjitha institucionet shtetnore, ku përfshiheshin edhe sekretarët e parë të komitetëve të partisë, rinisë e deri tek “levat e partisë”, agjentat e sigurimit nder organizatat profesionale... Kishte raste që kapeshin djelmë të rinjë tue u arratisë në kufi, por gjenerali, me “zemergjansinë” e tij, i çonte në degë dhe mbasi i “këshillonte” (tue i detyrue me nënshkrue “deklaratë bashkpunimi me sigurimin e shtetit”)...i “lironte”, dhe ka pasë edhe raste kur iu gjente edhe vend pune me të ardhuna ma shumë, e edhe ata shkonin atje e kryenin “një rrugë e dy ose tri punë”. Ka ndonjë që vazhdon atë detyrë edhe sot!
            Nga fundi i vitit 1956, në fund të shtatorit ndryshoi gjithshka shumë shpejtë. Revolucioni  Hungarez në një kohë rekord na rikthej edhe njëherë ku ishim. Arrestimi i grupit të “Liceut Artistik” në Tiranë, me Nik Pavacin, Ndrekë Bazhdarin dhe Karlo Çefën, sillte në familjet e tyne në Shkoder edhe njëherë psikozën që na dukëj se filloi me “u harrue”, por jo!.. Ujku nuk kishte ndrrue as qimen, as vesin...Nik Pavaci e pagoi shtrejtë atë hetuesi, tue humbë shndetin e vet nder zhytjet deri në bel n’ ujë të ftohët nga vetë krimineli Hilmi Seiti. Edhe pse ndonjë klerik plotësonte dënimin dhe lirohej, hynte tjetri mbas një muej, e madje, edhe pushkatohej...si: Don Ejëll Kovaçi (1958), apo Don Dedë Malaj (1959), me datën 10 Maji, pothuej as dy javë para se të vinte Hrushovi në Shqipni. Hetuesit e Tyne ishin dy terroristë: Hilmi Seiti e Xheudet Miloti.
Nuk besoj se ndokush asht marrë me studimin e ngritjeve dhe zbritjeve të ashpërsisë së kësaj “lufte kllasash” që ka pushtue miljona njerëz në kampin komunist të Lindjës. Mbesin të panjohuna zhdukjet e qindra mija njerëzve aso kohe në Gjermani, Hungari, Çekosllovaki, Poloni, që gjatë atyne vitëve, kur Popujt e Tyne të robnueme u ngritën kundër rregjimeve të tyne terroriste komuniste për me fitue Lirinë... dhe pikërisht, mu në zemër të Europës në Berlin, Hrushovi, që dogji Stalinin, ngriti disa kilometër “Murin e Berlinit”, një “turp i vërtetë i komunizmit” dhe i Shekullit XX ...në zemren e Europës dhe në gjithë Botën.
            Se mos ishte turpi i parë i komunizmit ky!?
            Ndersa Xhon Kenedi kur ishte aty tha: “Unë sot jam qytetar Berlinez!”   
            Aso kohe në Shqipni ka pasë edhe një lëvizje ma të madhe turistësh...
           Mbas vitit 1961, Shqipnia “socialiste” pësoi frakturën e saj nga vendët komuniste të Lindjes Europjane të “demokracive popullore”. Ikëm nga “Traktati i Varshavës” drejt Pekinit.
Nisem udhtimin për Lindjen e Largët...prej nga endé nuk duket se jemi kthye, mbasi për rrugë kemi pasë fat e u ndeshem me “miqtë e vjeter robnues” që na janë vue me forcë, janë “vëllaznit e gjakut” që edhe sot po na luten: “A po na rrini sonte..?”
Asht proverb i yni: “Iriqi në ferr se në ferr!”
            ***
            Një studjues gjerman i kulturës Europjane erdhi në Shqipni nga viti 1956...
Më tregonte perkthyesi i tij që kishte shetitë ndër qytetet kryesore tue perfshi edhe Shkodren bashkë me té. Ai studjues kishte pasion edhe muziken popullore. Kur po vinte tue iu afrue koha e largimit nga Shqipnia, Ai e kishte pyet perkthyesin: “Vrejta një dishka që nuk e kishe pa në asnjë nga vendet tjera komuniste që kam vizitue... Punimin e hekurit dhe muziken që janë artet ma të vjetra ju, ua keni lanë me i trashigue jevgjit... Asht dishka që nuk mujta me e kuptue pse keni veprue kështu me artet ma të vjetra? ... Nuk po të kerkoj përgjegje,.. po edhe “artin” e drejtimit të Shtetit ua keni ‘lanë’ në dorë atyne?...”
Sigurisht, atëherë, biseda e tyne asht mbyllë me këte pyetje...” pa pergjegje!”.
Në fakt atyne u takon me i trashigue, askush para tyne nuk asht kenë “vëlla gjaku” me turq, arabë, libanez...dhe, këte, e ka provue viti 1967, kur “jevku’ i Gjinokastres, pat shkri të gjitha këmbanat e Kishave të Shqipnisë...per me derdhë monumentin e vet...që disa gabelë janë çue peshë me e vue prap ngjitë me xhaminë e re me kater minare që do të ndertohet në Tiranë.
Jevgjit e gabelt e Azisë e kanë mendjen vetem “harrllek e aheng”...
            Në kjoftë se sot do të më drejtonte dikush këte pyetje, ai nuk do të largohej prej meje pa marrë pergjegje, e ajo, do t’ ishte:
“Jo, kam njoh jevgjë që sot do t’u vinte keq me u thanë “qeveritarë demokratë”
            Madje, edhe do të fyheshin!!”

            Melbourne, 2013.   

Fatos Lubonja si Herostrati

Nga Prof.Dr.Eshref Ymeri


E lexova me shumë kënaqësi shënimin mjaft interesant të zotit Rexhep Shahu, të cilin e respektoj për formimin e tij të shkëlqyer nacionalist. Nuk duhet habitur me qëndrimin e zotit Fatos Lubonja ndaj heroi të Kosovës Ramush Haradinaj, sepse ky zotëri shikon vetm zi, mendon vetëm zi, përfytyron vetëm zi, hamendëson vetëm zi, ëndërron vetëm zi. Unë mendoj se zoti Lubonja duhet të krijojë firmën "Vajtoca", me qëllim që çdokush që përjeton ndonjë fatkeqësi, ta thërrasë me qira në zinë e vet, në mënyrë që aty ai të shpërfaqë tërë larminë e regjistrit të vajtimeve të veta. Me sa duket, zoti Lubonja ka vendosur të lërë gjurmë në histori me morinë e "zive" të veta. Edhe kjo është një mënyrë origjinale për ta skalitur emrin e vet në histori. Vallë a nuk e skaliti emrin e vet në historinë e njerëzimit Herostrati, i cili Tempullit madhëshor të Artemidës në Efes (Turqi), të ndërtuar në vitin 550 p.e.r., i vuri zjarrin në vitin 356 p.e.r.?
Eshref Ymeri
Sarandë, 19 korrik 2012




PSE ËSHTË GJALLË RAMUSH HARADINAJ NUK E DO FATOS LUBONJA(Fatos Lubonja – kjo qyqe në folenë e shqipes)




Nga Redaksia Floripress:





Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...